Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombėtare & Boterore > Gjuha shqipe

Gjuha shqipe “Gjuha jonė sa e mirė!/ Sa e ėmblė, sa e gjerė!/ Sa e lehtė, sa e lirė!/ Sa e bukur, sa e vlerė!” Naim Frashėri

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 15-03-2018, 19:19   #1
cool_shqype
cun per s'mari
 
Avatari i cool_shqype
 
Data e antarėsimit: Jun 2011
Vendndodhja: ne NYC
Posts: 16,860
Thanks: 6,643
Thanked 6,084 Times in 3,873 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 344
cool_shqype ka mbyllur reputacionin
Albanologji: Njė ngjarje dhe njė fakt i frikshėm

ALBANOLOGJI: NJĖ NGJARJE DHE NJĖ FAKT I FRIKSHĖM

Nga Mehmet ELEZI




I. Ngjarja

Nėpėr libraritė e Tiranės doli Fjalor Etimologjik i Gjuhės Shqipe. Vepėr e Akademisė? Jo, vepėr e njė akademiku tė vetėm. Autor ėshtė prof. dr. Kolec Topalli.
Ani pse njė prej gjuhėve mė tė vjetra tė Europės dhe mbase tė botės, gjuhės shqipe i mungonte njė fjalor etimologjik. I Majerit ėshtė i vjetruar, i paplotė qysh kur doli, pėr shkaqe qė dihen. Ēabej, me Studimet Etimologjike nė Fushė tė Shqipes, hapi themelet. Zbrazėtia e krijuar prej ikjes sė tij tė parakohshme nuk u mbush me asgjė. Pėrpjekjet e ndonjė autori tė huaj nuk pėrbėnė dot lajm nė albanologji.
Tė mos flasim me eufemizma. Kolec Topalli pėrbėn fenomen nė gjuhėsinė shqiptare tė 30 vjetėve tė fundit. Sikur vetėm Fjalorin Etimologjik tė Gjuhės Shqipe tė kishte nxjerrė prej duarve tė veta, do tė kish qenė e mjaftueshme. Edhe njė akademi do tė kish tė drejtė me u mburrė me tė.
Por ky Fjalor nuk ėshtė vepra e vetme e Topallit. Fjalori ėshtė maja e njė piramide, qė autori ka ndėrtuar me punimet e tij. Janė 18 vepra me peshė nė fushėn e gjuhėsisė historike. Ndėr to edhe Gramatika Historike e Gjuhės Shqipe (2011), punė e vėllimshme, me pėrimtime e vėshtrime tė reja.
Fjalori Etimologjik mund tė vlerėsohet si kurora nė krye tė kėsaj piramide.
Nuk mė takon me hy nė vlerėsime tė natyrės gjuhėsore pėr tė. Vepra me gati dy mijė faqe ėshtė punė shkencore e mirėfilltė. Ėshtė miratuar pėr botim nga Kėshilli Shkencor i Institutit tė Gjuhėsisė e tė Letėrsisė tė Qendrės sė Studimeve Albanologjike. Ėshtė mbėshtetur me recensionet shkencore tė profesorėve mė tė njohur tė fushės.
Etimologjia, dhe nė pėrgjithėsi ēėshtjet e historisė sė gjuhės, janė hapėsira tė frikshme pėr dijetarin. Tė mbushura me prita e pabesi. Lumė i nėndheshėm, nėpėr tė cilin duhet me notue, duke iu shmangur vorbullave e puseve pa fund. Nėpėr terr, nėpėr terr. Me ndonjė xixė tė rrallė, tė shkrepur aty-kėtu nga paraardhės dhe kolegė tė shquar. Hulumtimi nėpėr to lyp formim shkencor tė thellė, tė qėndrueshėm, nė universitete tė mėdha. Lyp zotėrim tė shumė gjuhėve. Tė reja e sidomos tė vjetra.
Topalli ka studiuar kėtu, nė Shqipėri. S’ka pasur fatin me punue nė krah tė njė Ēabeji, qė ishte akademi lėvizėse mbi dy kėmbė tė gjata. As fatin e thjeshtė me qenė student nė Tiranė s’e ka pasur. Ėshtė diplomuar me korrespondencė, pa shkėputje nga puna.
Si arriti nė kėto kushte me studiue gjuhė tė vdekura e dukuri qė vijnė nga honet e fshehta indoeuropiane? Gjėrave u duhet vėnė emri qė u takon. Botimet e tij flasin pėr njė kėrkues shumė tė talentuar. Pėr intuitė e guxim shkencor jo tė zakonshėm. Pėr vullnet profesional, qė thyen shumėēka.
Ky Fjalor ėshtė ngjarje. Qė vjen nga bota e VIP-ave tė njėmendtė. E talenteve tė heshtur, tė pėrkushtuar. Tė pambėshtetur. Jo rrallė tė nemur, tė pėrjashtuar. Tė liēitur.
Ekranet dhe shtypi shqiptar duhej tė gjėmonin.
Nuk ndodhi.

II. Fakt i tutshėm

E gjeta nė shtėpi tė mbledhur, nėn peshėn e njė mjekimi tė vėshtirė tė kohėve tė fundit. Guxova me e pyetė, duke i marrė leje paraprakisht. Po, tha.
Ēfarė po?
Po, Fjalorin Etimologjik tė Gjuhės Shqipe autori e ka botuar me kursimet e veta, me tirazh modest. Ėshtė pensionist. Akademia e Shkencave i tha s’kemi fonde. Shteti nuk e mori pėrsipėr.
Pushtetarėt bėjnė shpenzime tė ēmendura luksi, flitet e shkruhet pėrditė. Disamilionėshe vilat. Makina, udhėtime… Politikanė qė harrohen me gjethin e parė, veē nė u mbajtshin mend pėr bėmat, luajnė me pare, shpėrdorojnė pasuritė e shqiptarėve. Pėr Fjalorin Etimologjik tė Gjuhės Shqipe shteti nuk gjet njė shumė tė papėrfillshme. Sa? Nė fund tė fundit sa duhet me botue njė libėr!
Mund tė perfytyrohet me ndodhė kėshtu nė njė vend tė qytetėruar? Nė njė shtet sadopak serioz, ku interesi kombėtar ėshtė pėrparėsi?
Kombet kanė shumė gjėra tė shenjta. Ne shqiptarėt po ashtu. Absolutisht e shenjtė pėr ne ėshtė gjuha shqipe. Herė tė lirė dhe mė shpesh tė robėruar, tė shpėrndarė e tė copėtuar nėpėr disa shtete e me disa fe, ajo qė na ka mbajtur tė bashkuar gjatė historisė sė mundimshme ka qenė gjuha shqipe, vetėm ajo. Gjuha shqipe ishte dhe mbeti ADN-ja jonė. Gjaku shqiptar identifikohej nėpėrmjet saj. E vetmja qė na bashkon prapė tė tėrė, ajo ėshtė. Kush do t’i zinte nė gojė shqiptarėt, nė qoftė se sot do tė ishim duke folur e duke shkruar nė gjuhėt e fqinjėve a tė dikujt tjetėr?
Fjalorėt etimologjikė, siē shkruan autori nė parathėnie, “janė pasqyrė e historisė sė gjuhės”. Dhe, nė njė kuptim mė tė gjerė, “janė pasqyrė e historisė sė vetė popullit qė e flet atė… Nėpėrmjet kėtyrė fjalorėve dėshmohet karakteri i veēantė i shqipes si njė gjuhė indoeuropiane… e cila ka ndjekur njė rrugė vetiake zhvillimi”.
Fjalori Etimologjik i Gjuhės Shqipe ėshtė njė shtyllė mbajtėse pėr Atė qė na mban. Pėr ngrehinėn mijavjeēare tė Gjuhės Shqipe.
Kur njė pushtet shpėrfill gjėnė mė tė shenjtė tė kombit, nuk jep as njė thėrrimėz pėr tė, ēka mund tė pritet mė pas?
__________________
If she's amazing, she won't be easy. If she's easy, she won't be amazing. If she's worth it, you wont give up. You just gotta find the one worth suffering for.
cool_shqype nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i cool_shqype pėlqehet nga
i vjetėr 15-03-2018, 21:49   #2
Elushe
~*~loved~*~
 
Avatari i Elushe
 
Data e antarėsimit: Aug 2012
Posts: 3,766
Thanks: 1,264
Thanked 1,497 Times in 616 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 126
Elushe i pazėvėndėsueshėmElushe i pazėvėndėsueshėmElushe i pazėvėndėsueshėmElushe i pazėvėndėsueshėmElushe i pazėvėndėsueshėmElushe i pazėvėndėsueshėmElushe i pazėvėndėsueshėmElushe i pazėvėndėsueshėmElushe i pazėvėndėsueshėmElushe i pazėvėndėsueshėmElushe i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Albanologji: Njė ngjarje dhe njė fakt i frikshėm

Disa njerez te imponojne respekt!
__________________
Ndrysho por beje ngadale, drejtimi eshte me i rendesishem se shpejtesia!
Elushe nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Elushe pėlqehet nga
i vjetėr 16-03-2018, 15:48   #3
Beu_Shpata
V.I.P
 
Avatari i Beu_Shpata
 
Data e antarėsimit: Apr 2016
Posts: 2,655
Thanks: 984
Thanked 939 Times in 616 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 47
Beu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Albanologji: Njė ngjarje dhe njė fakt i frikshėm

Coli, shkrim shumė i bukur. Ai vend ėshtė I varfėruar nga tė gjitha aspektet. Nuk ka njė istitucion ore, sikur edhe njė i vetėm qė mund tė thuash se po bėn punė tė mirė.

Po kush do me ditė pėr prejardhjen e fjalėve shqipe atje aman?

Kėshtu ėshtė kur ministritė janė mbushur, dhe kanė qenė tė tilla pėr dekada pa ndėrprerje, me injorantė dhe batakxhinjė.
Beu_Shpata nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Beu_Shpata pėlqehet nga
i vjetėr 17-05-2018, 03:16   #4
murik
peace and love
 
Data e antarėsimit: Jul 2015
Vendndodhja: philadelphia
Posts: 1,018
Thanks: 750
Thanked 417 Times in 272 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 21
murik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Pėrgjigje e: Albanologji: Njė ngjarje dhe njė fakt i frikshėm

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Elushe Shiko postimin
Disa njerez te imponojne respekt!
E ke lexu librin? Kolec Topalli nuk ben etimologji,por i mer te gatshme se ca kane thene te tjeret dhe i vendos ne nje liber qe e shesin si veper akademike. Sipas Topallit mbi 90% e fjaleve te shqipes jane te huazuara nga serbishtja,turqishtja,latinishtja, etj.
Etimologji eshte te zberthesh fjalen,ti nxjerresh kuptimin dhe origjinen.Topalli me shuke mjaftohen duke thene se kjo fjale vjen nga serbishtja apo turqishtja.Etimologji eshte kjo? Topalli eshte vegel e Serbise.
murik nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur