Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Letėrsia shqiptare

Letėrsia shqiptare Diskutime rreth letėrsisė nė Shqipėri . Autorė dhe krijimtaria e tyre.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 17-05-2018, 03:40   #1
Kallmeti
Anėtar i ri
 
Avatari i Kallmeti
 
Data e antarėsimit: Sep 2013
Vendndodhja: Jacksonville Florida
Posts: 21
Thanks: 0
Thanked 29 Times in 15 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
Kallmeti ėshtė nė rrugė tė mbarė
Pėr bukėn e gojės -Tregim nga Lek Gjoka

Pėr bukėn e gojės

Tregim nga Lek Gjoka

Njė ere e lehtė e ardhur nga gryka e lumit Drin tė priste fytyren si mė brisk nga tė ftohtit. Viti 84 po pėrgatitej tė jepte shpirt e tia linte rradhen 85 .Moti ishte lėshuar mė tere egersin e saj mbi Europe sikur tė kishte njė inat tė vjeter me kontinentin plak.Kastrioti ishte ulur nė njė cunge nė oborr dhe ia kishte ngulur syte nga larg Bjeshkes se Veles qe bardhesia e bores sa here puthej mė rrezet e shndritshme tė diellit krijonte njė drita ftohtesie shpirterore.
-Oh zot – psheretiu ai me vete- sonte ėshtė nata e Keshendellave dhe s’kemi as njė kile miell per njė byrek dhe ca petulla,valle si do ta festojme ditlindjen e Jezu Krishtit?..
Pėr njė ēast sikur i oshetiu si njė zė i ējerre zeri i mesues Avniut
-Feja ėshtė opium pėr njėriun,e mashtron ate,e ve ne gjume.Ndaj ne duhet te jemi tė lumtur se vetem ne nė Shqipėri po ndėrtojme shoqerinė mė te mire nė bote, njėriun e ri tė ketij shekulli, ndaj nė shoqėrinė komuniste tė gjithe jemi tė barabarte….
-Po,po-psheretiu nėpėr dhembe -ke te drejte shoku mėsues tė gjithė te barabarte jemi por tė gjithė nė skamje e varferi tė tejskajshme.
U ngrit ngadale dhe si hapi mė zhurmė deren e shtepise njė dere e mbeshtjelle mė plasmas qe tė paktėn tė mos hynte pa trokitur era dhe shiu mbrenda.Nene Maria ishtė ulur nė krye te oxhakut dhe dridhej nga ethet.Kastrioti iu afrua afer dhe e puthi nė balle.Dy lote dhimbje iu rrokullisen nepėr faqe.
-Nėne!- nisi tė flase mė njė trishtim tė shkruar nė fytyre- do tė shkoj te tezja tė marr pak miell,sontė ėshtė ditlindja e Krishtit dhe duhet ta festojme se..
-Ule zerin biri im !- e nderpreu e ema- se mos na degjon kush.
-Atehere,ti dhe nene daja na keni thanė se Krishti ndihmon ēdo njeri tė planetit te varfer dhe tė pasur, tė shendoshe dhe sakat ndersa komunistet..
-Sheet, a do tė hyjme nė burg pak kemi gjyshin apo do ta hajme dhe ne.Ti nuk merr vesh nga keto gjera sepse je i vogel sa i ke mbushe te katermbedhjetat, por do rritesh biri im,do rritesh.
-Mirė,mirė nena ime.
Iu afrua , i tha njė pėrqafim tė fortė mori njė cante prej lecke dhe doli.Pa mbyllur mire deren ktheu koken edhe njė here dhe i foli tė emes mė tė madhe.-Sonte gjalle a vdekur do tė kthehem me miell nė shtėpi,kemi feste e duhet ta festojme.
E ėma e veshtroi mė dhembshuri tė birin qė ishtė burrėruar para kohė nga hallet dhe ndieu njė dhimbje te tmerrshme shpirterore.Sa u mbyll dera pa vetedije nisi tė qante me denese…
Njė rig i hollė shiu perzier me breshnize bore rreshqiste nga rete.
Ishte mesi i nates.Edhe pak kilometra e ndanjte nga fshati kojshi me te dhe hynte ne zonen e Lezhes.Tek tezja kishte gjetur tė njejten varferi dhe kishte ikur deri nė Shkoder nė kembe ku kishte arritur tė blinte ca kile miell fale njė kusheriri tė larget .Nata tė shtinte friken.Oshetimat e ujqerve e tmerruan disa ēaste.
-Zot i madh qe je nė qiell !-nisi tė belbezonte neper dhembe urate nga bibla!- buken tonė tė perditshme falna sot
Kėmbet filluan ti ngrinin megjithese i kishte mbeshtjelle me plasmas sepse ēorapet i ishin bėre cope-cope.Ktheu koken nga bjeshka Vele dhe njė ēudi i pėrshkruan syte.Iu duk sikur kryqi i shendridshem rreze malit tek kisha e Shen Mise kryqin qe e kishin thyer komunistat kishte njė driēim mė vezullues.
-O Zot !- psheretiu si me vete,kur i hodhi njė veshrim fushes se pafundme tė Zadrimes-sa larg shtepise qenkem, a thua bej mire ti bie nga vau i Drinit se shkurtoj mjaft rruge?!..
Si pa e kuptuar i ishte afruar lumit Drin i cili ishtė mbushur plot dhe leshohej turruvrap mes per mes fushes pėr nė Lezhe.As nuk dukej se dikur aty ishte nje va.Vetem nje tub qe perdorej gjate veres pėr vaditje ishte si shenje.Kastrioti ktheu koken prapa.Nata ishte ulur kembekryq me gjithe ftohtesine e nates .Hypa ngadale dhe nisi te rreshqiste terė frikė neper tub.Pak pa arritur nė fund i rreshqiqi trupi dhe ra nė Drin.Nuk mendoi fare se do behej qulle por ngriti doren lart qe tė mos i lagej mielli.Ashtu ngadale-ngadale doli nė breg te lumit.U nis drejt fshatit te tij qe vetem pak kilometra e ndanin por atij i dukej njė jete larg.Dhembet nisen ti kercisnin nga tė ftohtit.Njė murlan i zi ia nisi vrapit nėper fushe duke fishkellyer njė melodi mortore.
-Edhe pak,edhe pak!-mundohej ti jepte kurajo vetes por me kot.Pervec rrobave edhe trupi po fillonte ti ngrinte akull.Ashtu duke u terhequr zvarre kishte arritur tek Suka e Cukajve.Njė cast i doli si nėpėr turbullire gjyshja…
-Ah mor biri im!-nisi ti fliste ajo duke ia bere mė dora nga ana e Sukes-kur kam ardhur nuse tek Cukajt kjo Suke ishte plot e per plot me arra,rrush, kumbulla …
-Pi pse e shiti gjyshi mij nene!- e nderpreu ai si me habi.
-Jo,jo gjyshi nuk e shiti por ia moren me force komunistat pėr ta perdorur nė kooperativen e re te fshatit
-Po pse,pse se nuk do ishim kaq tė varfer tani.
-Psene se ka gjetur askush biri im.Djalli beri ēdo poshtersi te dilte para Jezuesit ndaj ka ardhe bota e djallit,komunizmi ėshtė djalli vete por ki kujdes mos fol me askend se e pagojme shtrenjte …
Boria e forte e trenit te mengjesit qe vinte nga Shkodra e trembi disi Mark Korjen.Ia dha disi vrapit por meqe e pa se ishte vonė nderroi drejtim u nis pėr shkurt nga Suka e Cukajve.Dita akoma nuk kishte zbardhur.Kur u afrua nga mesi i Sukes dalloi njė njeri te shtrire qe ishte tkurrur nga te ftohtit.U tremb disi por u nis me nxitim drejt tij.Pa u afruar mire dalloi Kastriotin e Cukajve me syte gjysem te hapur.Iu afruar afer dhe si dalloi rrobat e trupit te ngrira kallkan njė ndienje dhembshurie i pėrshkoi trupin.E perkiti nė balle,e levizi pak me shprese se mos jepte ndonje shenje jete por me kot.Zemra e tij katermbedhjete vjeqare s’kishte arritur ta duronte me te ftohtin dhe ishte ndalur nė rruge.Poshte kokes kishte canten e leckes me pak miell.Marku i mbylli lehte syte dhe si i beri kryq belbezoi lehte nėper buze.
-Shpirti yt u prefte mė paqe biri im-dhe nuk arriti dot ta mbante veten dhe nisi tė qante me denese-dikur gjyshi yt iu jepte argateve te tij miell dhe mish pėr ēdo Keshendelle ndersa tani ti dhe jeten pėr buken e gojes pėr dy kile miell nė kete nate te madhe te ditlindjes se Krishtit.Oh Zot e shperlafte mordja ket djall komunizmi.
Ktheu koken nga bjeshka e Veles dhe nisi ti lutej Zojesh Shen Mi qe shpirti i Kastrioti te shkoje nė parajse dhe nje dite djalli i kuq qe po drejtojne Shqiperine te largohej dhe shpirtrat e shqiptareve te jene pėrseri te lire si dikur…

http://illyriapress.com/per-buken-e-gojes/
Kallmeti nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 17-05-2018, 03:43   #2
Kallmeti
Anėtar i ri
 
Avatari i Kallmeti
 
Data e antarėsimit: Sep 2013
Vendndodhja: Jacksonville Florida
Posts: 21
Thanks: 0
Thanked 29 Times in 15 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
Kallmeti ėshtė nė rrugė tė mbarė
Pėrgjigje e: Pėr bukėn e gojės -Tregim nga Lek Gjoka

Pėr me tepėr krijimtari mund tė lexoni tek Faqja Publike nė Facebook ku keni tė drejtė qė tė merrni krijimtarinė t'ime pa e ndryshuar dhe ta publikoni nė kete forum
https://m.facebook.com/LekGjokaPubli...?ref=bookmarks
Kallmeti nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur