Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Shkenca > Jurisprudencė

Jurisprudencė Strukturat dhe konceptet ligjore qė pėrbėjnė tė drejtėn nė terėsi.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 22-11-2017, 09:50   #1
Fshatari
No vip
 
Avatari i Fshatari
 
Data e antarėsimit: Jul 2013
Posts: 4,737
Thanks: 3,580
Thanked 1,900 Times in 878 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 78
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Akuza t'renda ne adresen e misionit korruptuar evlopian, eulesh

Mediet britanike shkruajnė pėr korrupsionin nė EULEX dhe se si puna e kėtij misioni shkoi nė “djall”

Mediat britanike nė faqet e tyre tė para dje dhe sot u kanė kushtuar rėndėsi tė madhe skandaleve qė po ndodhin brenda misionit mė tė madh tė Bashkimit Evropian, EULEX-it.
Gazeta Ekspress.co.uk, ka paraqitur nė tėrėsi rrėfimin e ish-kryetarit tė Gjyqtarėve tė EULEX-it, Malcolm Simmons, i cili, pos tjerash, deklaroi se EULEX-i pėr motive politike kishte pėr qėllim eliminimin nga skena politike tė Fatmir Limajt, dhe gjykime pėrfundimtare tė pabazuara si nė rastin e grupit tė Drenicės, transmeton Indeksonline.

Dorėheqja e zotit Malcolm Simmons dhe denoncimi i tij pėr korrupsion brenda EULEX-it, ka bėrė njė jehonė tė madhe nė qarqet politike dhe mediale tė BE-sė.
Britaniku Malcolm Simmons e ka lėnė punėn e tij nė misionin e Bashkimit Evropian nė Kosovė pasi ka akuzuar anėtarė tė tjerė tė lartė tė EULEX-it pėr korrupsion dhe keqpėrdorim.
Malcolm Simmons, i cili ka qenė gjyqtari mė i lartė i misionit qė nga viti 2014, pėr gazetėn britanike tha se ai kishte denoncuar disa raste tė korrupsionit nė zemėr tė misionit tė EULEX-it, gjatė javėve tė fundit dhe pretendoi se organizata, e njohur si EULEX, ishte subjekt i ndėrhyrjes politike.
Simmons, gjithashtu, ka akuzuar njė gjykatės tjetėr pėr sulmin e llogarisė sė tij tė postės elektronike dhe pėr ndarjen e emaileve tė tij me gjyqtarė tė tjerė.
Ai, gjithashtu, ka akuzuar njė gjykatės tė misionit pėr marrėdhėnie intime me njė juriste tė Kosovės, i cili pretendohej se kishte marrė njė favorizim nė njė detyrė gjyqėsore. Simmons akuzoi Ministrinė e Jashtme Britanike dhe Bashkimin Evropian se nuk veproi nė lidhje me paralajmėrimet e tij pėr korrupsionin.
“E gjithė kjo shkon kundėr procedurės normale, i kam kėrkuar zyrės sė jashtme tė Britanisė sė Madhe dhe BE-sė qė ta pėrcjellė atė nė polici, por tė cilėt kanė refuzuan tė mė mbėshtesin”.
Misioni, i cili punėson rreth 800 vetė, ėshtė i ngarkuar me pėrmirėsimin e sistemit gjyqėsore dhe ligjore tė Kosovės, duke i furnizuar gjyqtarėt dhe prokurorėt ndėrkombėtarė pėr raste tė rėndėsishme dhe mentorimin e zyrtarėve lokalė.
Por Z. Simmons tha nė realitet se qėllimi i misionit ishte politik. Ai nė njė intervitė tjetėr pėr gazetėn franceze Le Monde kishte thėnė se “EULEX nuk ėshtė njė mision qė synon tė promovojė sundimin e ligjit. Ėshtė njė mision politik. Ēdokush qė mendon ndryshe ėshtė naiv apo budalla “, duke thėnė se ai kishte dalė nėn presion pėr tė dėnuar njė politikan kosovar sepse misioni nuk donte qė ai tė qėndronte nė zgjedhjet e ardhshme.
Ai shtoi: “EULEX-i donte tė ulte njė pjesė tė klasės politike kosovare”.
Simons, gjithashtu, tha se i kishte shkruar shefit tė politikės sė jashtme tė BE-sė Federica Mogherini dy herė pėr t’u ankuar pėr korrupsionin nė mision, por nuk mori pėrgjigje.
“Pėr mua, kjo tregon qartė se si Bashkimi Evropian nuk merret me korrupsionin… ata duan ta shtypin kėtė ēėshtje. Ata nuk bėjnė asgjė. Unė nuk dua tė bėhem mė pjesė e kėsaj farse”, tha ai.
Nė Bruksel zėdhėnėsja e politikės sė jashtme tė BE, Maja Kocijancic, tha se BE-ja si dhe EULEX-i veprojnė njė politikė zero tolerancė ndaj pretendimeve pėr sjellje tė papėrshtatshme dhe tė gjithė anėtarėt e misionit janė pėrgjegjės pėr veprimet e tyre.
Pa komentuar hetimet nė vazhdim, Kocijancic tha se tė gjitha akuzat… janė hetuar dhe, sipas rastit, janė referuar nė njė bord disiplinor.
__________________________________________________ _
http://www.gazetaexpress.com/lajme/m...-djall-464917/
Fshatari nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Fshatari pėlqehet nga
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur