Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Shkenca > Filozofia | Psikologja | Sociologjia

Filozofia | Psikologja | Sociologjia Gjithēka qė ka tė bėjė me misterin me emrin "Njeri".

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 16-05-2018, 10:19   #1
unikportal
Anėtar
 
Data e antarėsimit: Apr 2018
Posts: 33
Thanks: 0
Thanked 7 Times in 6 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
unikportal ėshtė nė rrugė tė mbarė
Shėndeti mendor dhe sulmet e panikut

Shėndeti ynė mendor dhe mirėqenia jonė emocionale ėshtė po aq e rėndėsishme sa njė kėmbė e thyer apo njė dhėmbė i prishur.

Nėse mendoni se nuk e njihni askėnd qė vuan, mund t’ju duhet tė shikoni mė gjatė. Gjasat janė qė e njihni dikė, por ka mundėsi qė ata po bėjnė njė punė tė madhe pėr tė fshehur problemin. Ankthi, paniku, depresioni apo ndonjė sėmundje tjetėr mendore e bėn personin tė jetė shumė i izoluar nga bota, dhe ka ardhur koha tė thyejmė heshtjen dhe tė fillojmė biseda tė hapura rreth ērregullimeve mendore, nė mėnyrė qė t’u bėjmė me dije atyre qė pėrballen me kėto vėshtirėsi tė tilla se nuk janė vetėm.

Tė flasim pėr ankthin dhe sulmet e panikut. A jeni ndier ndonjėherė i pushtuar nga njė frikė dėrmuese, sikur nuk mund tė mbusheni mė frymė, njė ngushtim nė gjoks, marramendje, dridhje e gjymtyrėve, zemra ju ka rrahur aq shpejtė sa qė u ėshtė dukur se po e humbni kontrollin dhe se do tė vdisni?

Ka shumė mundėsi qė nė kėto raste te mendoni se keni pasur njė sulm nė zemėr, pėr shkak se simptomat janė tė ngjashme. Mjeku juaj shumė shpejtė mund t’ju tregoj se gjithēka ėshtė nė rregull me zemrėn tuaj. Tė tjerėt mund t’ju thonė se keni pasur njė ditė tė vėshtirė dhe se kjo ka qenė si pasojė e nervozes dhe shqetėsimit tė asaj dite. Ėshtė mė rėndėsi tė dini se ajo ēfarė keni pėrjetuar ėshtė njė Sulm i Panikut ose siē njihet ndryshe ankthi i panikut.

Sulmi i Panikut nė dallim nga Ērregullimi i Panikut

Vlerėsohet se 3-5 % e popullatės sė pėrgjithshme ka pėrjetuar sė paku njėherė ne jetėn e tij njė Sulm tė Panikut dhe kjo nuk paraqet ndonjė problem. Por, kur Sulmet e Panikut janė tė pėrsėritura dhe brengoseni vazhdimisht se ato mund tė rishfaqen, kjo do tė thotė se ju vuani nga Ērregullimi i Panikut, i cili ėshtė njė formė e Ērregullimeve tė Ankthit. Lajmi i mirė ėshtė qė askush nuk ka vdekur nga ankthi apo nga sulmet e panikut. Mirėpo, nėse kjo gjendje lihet e patrajtuar, mund tė pėrkeqėsohet dhe tė shkaktoj efekte tė mėdha negative sa qė mund ta bėjė tė pamundur funksionimin e pėrditshėm tė personit.

Simptomat e Sulmit tė Panikut

Sulmet e Panikut janė episode tė frikės dhe shqetėsimit intensiv, tė shoqėruara nga simptoma fizike, kognitive dhe emocionale, tė cilat arrijnė kulmin pėr disa minuta dhe mund tė zgjasin deri ne 20 -30 min dhe pastaj zhduken, tė tilla si: rrahje tė shpejta tė zemrės, djersitje, dridhje, ngushtim nė frymėmarrje, ndjesia se po ngulfateni, dhimbje nė gjoks, nauze, marramendje, ethe, ndjesia e mpirjes sė gjymtyrėve, derealizim (ndiheni si e shkėputur nga realiteti) ose depersonalizim (ndiheni si e shkėputur nga vetja), frika se po e humbni kontrollin dhe do tė “ēmendeni” si dhe frika se do tė vdisni.

Sulmet e Panikut janė tė paparashikueshme

Njerėzit qė vuajnė nga Ērregullimi i Panikut do tė kenė sulme paniku nė baza tė rregullta. Pėr disa, ajo mund tė jetė dy herė nė muaj, pėr tė tjerėt mund tė jetė pothuajse ēdo ditė, por kėto sulme shpesh do tė vijnė papritmas, pa shenja tė dukshme paralajmėruese. Njerėzit qė jetojnė me ērregullime paniku shpesh ndihen mirė njė minutė, dhe krejtėsisht jashtė kontrollit nga njė sulmi tjetėr paniku.

Shmangia apo ikja nga vendet apo situatat

Nėse keni pėrjetuar sė paku njė sulm paniku dhe jeni vazhdimisht i/e brengosur se nė ēdo moment mund tė pėrjetoni njė sulm tė ri paniku, do ta keni tė vėshtirė funksionimin e pėrditshėm. Si pasojė mund tė filloni t’i shmangeni vendet apo situatat nė tė cilat e keni pėrjetuar mė parė njė sulm paniku nga frika se kjo mund tė ndodhė pėrsėri (udhėtimi me transport publik, pritja nė rend p.sh. ne bankė, qėndrimi nė hapėsira tė mbyllura, udhėtimi vetėm larg shtėpisė, etj). Kjo mund t’ju bėjė tė ndihemi i/e izoluar.

Shkaqet e Ērregullimit tė Panikut

Nuk dihet me saktėsi se ēka e shkakton ose si vjen deri tek ky ērregullim, i cili shfaqet mė shumė tek femrat se sa tek meshkujt, nė proporcion 2:1. Kombinim i faktorėve gjenetik dhe atyre tė mjedisit si dhe rrethanat e vėshtira jetėsore tė individit luajnė rol tė madh, siē mund tė jenė pėrjetimi i ngjarjeve traumatike. Mendohet se personat qė vuajnė nga ky ērregullim kanė mė shumė aftėsi ose ndėrgjegjėsim tė shtuar pėr t’i identifikuar ndjesitė apo reagimet fiziologjikė nė trupin e tyre, duke i interpretuar ato si te rrezikshme ose alarmuese , prandaj janė mė vulnerabil nga ky ērregullim.

Nėse keni provuar mėnyra tė ndryshme ta tejkaloni kėtė problem dhe vazhdoni t’i pėrjetoni kėto simptoma, aq sa ua kanė dėmtuar kualitetin e jetės dhe funksionimin e pėrditshėm, bėni mirė tė konsultohuni me psikologun klinik.



VLERĖSIMI DHE PĖRCAKTIMI I DIAGNOZĖS

Pėr tė ndihmuar nė identifikimin dhe vlerėsimin e saktė, nėse keni apo jo Ērregullim tė Panikut ndiqen kėta hapa:

Njė ekzaminim tė plotė fizik tek mjeku dhe analiza tė gjakut, pėr tė kontrolluar gjėndrėn tiroide si dhe njė kontroll nė zemrėn tuaj, siē ėshtė elektrokardiogrami (ECG ose EKG), pėr tė eliminuar mundėsinė e paraqitjes sė disa simptomave tė ngjashme qė mund tė shkaktohen nga problemet me gjėndrėn tiroide dhe zemrėn.

Hapi i dytė ėshtė vlerėsimi psikologjik tek psikologu klinik, ku ju do tė flisni pėr simptomat, situatat stresuese, frikėn ose shqetėsimet, problemet e marrėdhėnieve me njerėz dhe ēėshtje tė tjera qė ndikojnė nė jetėn tuaj.



TRAJTIMI

Trajtimi mund tė ndihmojė nė zvogėlimin e intensitetit dhe frekuencės sė sulmeve tuaja tė panikut dhe pėrmirėsimin e funksionit tuaj nė jetėn e pėrditshme. Opsionet kryesore tė trajtimit janė psikoterapia dhe medikamentet. Njė ose tė dy llojet e trajtimit mund tė rekomandohen, varėsisht nga preferencat tuaja, historia juaj e problemit, ashpėrsia e simptomave tė ērregullimit tuaj tė panikut, nėse keni vėshtirėsi tė tjera (ērregullime tjera) bashkėshoqėruese dhe nėse keni qasje nė terapistėt tė cilėt kanė trajnime tė veēanta nė trajtimin e ērregullimeve tė panikut.



PSIKOTERAPIA

Psikoterapia konsiderohet si njė trajtim shumė efektiv dhe nė shumicėn e rasteve ėshtė zgjedhja e parė pėr trajtimin e Ērregullimit tė Panikut. Psikoterapia mund t’ju ndihmojė tė kuptoni shkaqet e sulmeve paniku, tė identifikoni situatat kur ato ju shfaqen dhe tė mėsoni se si t’i pėrballoni ato.



DISA TEKNIKA QĖ MUND T’JU NDIHMOJNĖ NĖ VET-MENAXHIMIN E SULMEVE TĖ PANIKUT:

Kjo nuk ėshtė njė renditje qė secilėn teknikė me radhė ta pėrdorni. Ju mund tė bėni atė qė ju pėrshtatėt, qoftė njėrėn, qoftė disa ose tė gjitha kėto.

1. Merr frymė ngadalė dhe thellė. Ankthi mund t’ju shkaktojė shpejtim nė frymėmarrje, gjė qė ua keqėson sulmin e panikut. Sapo filloni t’i hetoni simptomat e panikut, sigurohuni qė tė merrni frymė thellė dhe ngadalė pėr tė qetėsuar mendjen dhe trupin tuaj dhe do ti lehtėsoni simptomat.

2. Ushtrimi i frymėmarrjes pėr sulme paniku ėshtė ky: Merrni frymė ngadalė, thellė dhe butėsisht, pėrmes hundės suaj dhe nxirreni frymėn pėrmes gojės. Disa njerėz e gjejnė tė dobishme tė numėrojnė ngadalė deri nė 3, nė secilėn frymėmarrje dhe nė secilėn frymė-nxerrje. Pėr disa tė tjerė ėshtė ndihmuese tė mendojnė qė kanė njė balonė nė barkun e tyre, i cili zmadhohet kur merr fryme dhe zvogėlohet kur e rinxjerrim frymėn. Mbyllni sytė dhe pėrqendrohuni nė frymėmarrjen tuaj pėr disa minuta. Ju duhet tė filloni tė ndjeheni mė mirė nė pak minuta. Ėshtė normale tė ndiheni tė lodhur mė pas.

3. Ndaloni dhe mendoni. Kur mendimet tuaja fillojnė tė shpeshtohen dhe t’ju vėrshojnė jashtė kontrollit, pėrpiquni t’i organizoni mendimet tuaja. Identifikoni mendimet e juaja mė tė frikshme, ēfarė frikėsoheni se do tė ndodhe nė rast tė njė sulmi paniku? Mendimet me tė shpeshta dhe tė zakonshme gjatė njė sulmi paniku janė: “Do tė mė humb vetėdija, do tė dalė jashtė kontrollit, do tė ēmendem, do tė pėsoj njė sulm nė zemėr, etj.”. Pėr t’u vetėdijesuar pėr mendimet e juaja tė frikshme, mbani njė ditar dhe provoni t’i identifikoni ato sa herė qė vėreni se jeni nė ankth dhe i shėnoni ato pėr njė ose dy javė rresht, ēdo ditė nė ditar. Pasi t’i shėnoni ato bėjani vetės kėto pyetje: Sa ka gjasa tė ndodhė ajo qė frikėsoheni se do tė ndodhė? Ēka mund tė ndikojė qė ajo tė ndodhė? Edhe nėse ndodhė ajo qė po frikėsoheni, cila ėshtė me e keqja? Ēka pastaj? Duke u pėrgjigjur nė kėto pyetje, ky proces vet-reflektimi mund t’ju ndihmojė qė t’i menaxhoni me lehtė sulmet e panikut.

4. Mendoni pozitivisht. Pushoni mendimet negative nga mendja juaj dhe kujtohuni se e keni nė kontroll. Mendoni pėr raste kur keni qenė nė gjendje pėr tė menaxhuar me sukses situatat dhe pėr tė zvogėluar ankthin. Pėrpiquni t’ia kujtoni vetes se sulmet e panikut gjithmonė kalojnė dhe simptomat nuk janė shenjė e ndonjė ndodhie tė dėmshme ose tė rrezikshme dhe se sulmi i panikut ėshtė vetėm “njė alarm i rrejshėm i organizmit”. 5. Relaksoni muskujt tuaj. Ankthi shkakton tėrė trupin tuaj te jėtė i tensionuar, kėshtu qė bėni njė pėrpjekje tė vetėdijshme pėr tė relaksuar ēdo muskul nga kėmbėt tuaja deri nė qafėn dhe fytyrėn tuaj.

Pėrpiqu tė vazhdosh tė bėsh gjėrat qė ishe duke i bėrė. Nėse ėshtė e mundur, mos e lėsho situatėn derisa ankthi tė ulet dhe sulmi i panikut tė kalon. Mėsoni tė pėrballoni frikėn tuaj, sepse vetėm duke mos u larguar prej saj, ju jeni duke i dhėnė vetes njė shans pėr tė zbuluar se asgjė e keqe nuk do tė ndodhė gjatė sulmit tė panikut.


Filloni tė pėrqendroheni nė mjedisin tuaj dhe vazhdoni tė bėni atė qė keni bėrė mė parė. Pėrqendrohuni nė 5 shqisat tuaja, duke u pėrqendruar nė: 3 gjera qe je duke i shikuar pėr momentin (ato qė i ke rreth teje) 3 gjėra qė je duke i dėgjuar, 3 gjėra qė je duke i nuhatur, prekur dhe shijuar.
Mund tė jetė e dobishme tė keni dikė me ju nė rastet e sulmit tė panikut, duke ju siguruar se do tė kalojė dhe simptomat nuk janė asgjė pėr t’u shqetėsuar.


Mos prisni pėr njė sulm paniku qė tė filloni tė provoni kėto teknika. Ėshtė e rėndėsishme t’i pėrdorni kėto strategji rregullisht qė tė mėsosh tė menaxhosh ankthin nė faza graduale. NĖSE KENI PROVUAR METODA TĖ NDRYSHME TĖ MENAXHIMIT TĖ SULMEVE TĖ PANIKUT DHE PRAPĖ SE PRAPĖ GJENDJA JUAJ NUK ĖSHTĖ PĖRMIRĖSUAR DHE JETA JUAJ PO NDIKOHET DUKSHĖM NGA KĖO SULME, REKOMANDOHET FUQISHĖM KONSULTA ME PSIKOLOGUN KLINIK.

Brikena Krasniqi Hoti
Specialiste e Psikologjisė Klinike dhe Psikoterapisė

Artikulli: SHĖNDETI MENDOR DHE SULMET E PANIKUT
__________________
www.unikportal.com
unikportal ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur