Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Zhvillimet Urbane > Mjedisi

Mjedisi Diskutime mbi Mjedisin.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 13-03-2018, 12:35   #1
Onyx
Unpredictable
 
Avatari i Onyx
 
Data e antarėsimit: Mar 2016
Posts: 3,061
Thanks: 150
Thanked 922 Times in 585 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 37
Onyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėm
10 vendet mė ekologjike tė botės

Pėr t’iu pėrgjigjur kėsaj pyetjeje, ėshtė krijuar Treguesi i Performancės Mjedisore nga njė ekip shkencėtarėsh tė njohur tė universiteteve amerikane tė Yale-it dhe Columbia-s. Ky tregues i pėrllogaritur nė bazė tė kritereve tė tilla, si ndotjes, mbi-peshkimit apo pėrdorimit tė energjive tė rinovueshme, bėn tė mundur tė vlerėsohen, krahasohen dhe pėrmirėsohen politikat mjedisore tė tė gjitha vendeve.

Njė klasifikim plot surpriza i vendeve mė ekologjike
Ēdo dy vjet, Universitetet amerikane tė Yale-it dhe Columbia-s publikojnė njė raport qė shqyrton me imtėsi efektshmėrinė mjedisore tė 132 vendeve tė botės. Raporti bazohet nė rreth 20 treguesish, si aksesi i ujit tė pijshėm, vdekshmėria infantile, ndotja e brendshme, grimcat nė ajrin e qyteteve, ozoni nė ajėr, nitratet nė ujė, konsumi i ujit, shfrytėzimi i pyjeve, mbipeshkimi, efektshmėria energjitike, emetimet e gazit me efekt serre, etj. Treguesi matet me nota nė 100 tė mundshme.
Kriteret e pėrzgjedhura avantazhojnė vendet e industrializuara, por megjithatė ky klasifikim ka edhe surpriza, si Letonia, pėr tė cilėn nuk flitet shumė e qė ndodhet nė vendin e dytė pas Zvicrės, me 70 pikė. Por surpriza vazhdon edhe me vende qė kanė rezultate shumė kėqija, si Australia dhe SHBA-ja, tė cilat ndodhen pėrkatėsisht nė vendin e 48-ė dhe 49-ė me 56 pikė.

1. Zvicra
Nė krye tė klasifikimit ėshtė Zvicra me 77 pikė. Vendi, me njė popullsi prej 8 milionė banorėsh, ka njė shėndet tė mirė mjedisor, me njė cilėsi tė mirė tė ajrit dhe ujit. Me 80% tė mbeturinave urbane tė ricikluara, qytetarėt zviceranė janė kampionėt e riciklimit.

2. Letonia
Nė vend tė dytė ndodhet Letonia me 70 pikė. Ky vend i vogėl i Europės sė Veriut, qė laget nga deti Baltik, me njė popullsi prej 2 milionė banorė, ka bėrė njė ngjitje spektakolare. Nė klasifikimin e fundit Letonia ishte nė vendin e 22-tė. Letonia ėshtė shumė performante pothuajse nė tė gjitha kriteret. Gjendja e mjedisit ėshtė shumė e kėnaqshme dhe ekosistemet nė gjendje tė mirė. Qė nga shpallja e pavarėsisė nė vitin 1991, Letonia ėshtė duke u transformuar dhe ėshtė duke u bėrė njė model pėr vendet e tjera europiane, pėrsa i pėrket organizimit tė qyteteve, sidomos pėr faktin qė nė Letoni janė duke u shtuar hapėsirat e blerta nė zonat urbane.

3. Norvegjia
Norvegjia e ndjek nga afėr Letoninė me 69,92 pikė. Vendi ka fiksuar si objektiv pėr vitin 2020 “zero emetime”. Norvegjezėt rivalizojnė me ide tė reja pėr mbrojtjen e planetit, si p.sh. fiksimin e kostove shtesė pėr produktet e transportuara me avion, vendosjen e masave inkurajuese pėr blerjen e makinave tė pastra, etj. Oslo ėshtė ēdo vit nė vend tė mirė nė listėn e qyteteve tė botės ku jetohet mė mirė.

4. Luksemburgu
Ky Shtet i vogėl me 500 000 mijė banorė i njohur mė shumė pėr ekonominė sesa pėr ekologjinė, megjithatė e ka vendosur mjedisin nė qendėr tė vendimeve politike. Luksemburgu pėr mė tepėr, ka votuar njė ligj kombėtar pėr zhvillimin e vendit nė tre drejtime, tė cilat janė ekologjia, ekonomia dhe jeta sociale, duke kėrkuar njėkohėsisht rritjen e cilėsisė sė jetesės sė qytetarėve. Disa komuna, pėrfshira komunat mė tė vogla, synojnė tė arrijnė autonominė energjetike.

5. Kosta Rika
Kosta Rika, njė vend me 4 milionė banorė, qė ndodhet nė Amerikėn Qendrore, shkėlqen pėr biodiversitetin e saj tė jashtėzakonshėm. “Pura Vida!”, jeta e pastėr, ėshtė njė shprehje shumė e pėrdorur nė Kosta Rika, njė shprehje qė simbolizon njė jetė tė qetė, ku respektohet fauna dhe flora e kudo-ndodhur. Pėr mė tepėr, Kosta Rika e bazon tė gjithė ekonominė e saj nė shfrytėzimin racional tė burimeve natyrore, qė do tė thotė pėrdorim i plehrave bio nė bujqėsi, zhvillim i ekoturizmit, ripyllėzim i subvencionuar. Gjithashtu, Kosta Rika ėshtė vendi i parė qė ka vendosur tė financojė pronarėt e tokave pėr rimbjellen e pemėve tė pyllit.

6. Franca
Franca ka avancuar me tre vende qė nga klasifikimi paraardhės. Sipas raportit tė Treguesit tė Performancės Mjedisore, Franca ėshtė veēanėrisht performante nė fushėn e pastrimit tė ajrit dhe ujit, sikurse edhe tė ruajtjes sė mjedisit dhe biodiversitetit. Emetimet e karbonit nė Francė janė nė rėnie tė vazhdueshme qė nga viti 2007.

7. Austria
Ne qendėr tė Europės, Austria hyn nė vendet e para tė klasifikimit, falė pėrpjekjeve tė saj nė fushėn e energjisė sė rinovueshme. Nėse nė vitin 1978, Austriakėt refuzuan nė masė nėpėrmjet njė referendumi energjinė bėrthamore, vendi vazhdon tė importojė megjithatė energji tė prodhuar nga centralet bėrthamore tė vendeve fqinje. Austria kėrkon t’i japė fund kėsaj situate, duke kėrkuar pavarėsinė energjetike. Energjitė e rinovueshme pėrbėjnė 30% tė konsumit tė pėrgjithshėm tė energjisė, nė krye tė tė cilave qėndrojnė energjia e siguruar nga druri dhe energjia hidrike.

8. Italia
Masat e marra nga Italia pėr tė pėrmirėsuar performancat mjedisore kanė tė bėjnė kryesisht me sektorin e transporteve. Sektori i transporteve, sidomos ai i transportit rrugor, ka peshė tė madhe nė bilancin global tė emetimeve tė substancave tė pėrfshira nė ndotjen e atmosferės. Vendi ka pėrzgjedhur politikėn e ditėve pa makina, heqjen e taksave pėr zėvendėsimin e makinave ndotėse…Pėr mė tepėr, Italia ėshtė duke zhvilluar programe tė shumta kėrkimore nė lėmin e ekologjisė.

9. Mbretėria e Bashkuar
Historikisht, Mbretėria e Bashkuar ka bėrė pėrpjekje tė mėdha nė fushėn e bujqėsisė. Britania e Madhe ėshtė vendi i parė i Bashkimit Europian qė ka marrė masa pėr tė ndihmua bujqėsinė pėr mbėshtetjen e praktikave qė respektojnė natyrėn. Madje, edhe vetė mbretėresha ka vendosur njė kontroll tė pėrgjithshėm pėr emetimet e dyoksidit tė karbonit nga anėtarėt e oborrit dhe familja e Windsor-
ėve.

10. Nė tė njėjtin pozicion me Mbretėrinė e Bashkuar ndodhet Suedia
Suedia ėshtė kampione e botės pėr riciklimin. Vetėm 1% e mbeturinave shtėpiake nuk riciklohen. Suedia ėshtė e angazhuar tėrėsisht pėr tranzicionin energjetik: deri nė vitin 2020, vendi do tė heqė dorė plotėsisht nga pėrdorimi i naftės.
__________________
I am only responsible for what I say, not for what you understand.
Onyx nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Onyx pėlqehet nga
i vjetėr 13-03-2018, 22:34   #2
Hawk
V.I.P
 
Avatari i Hawk
 
Data e antarėsimit: Nov 2014
Posts: 5,152
Thanks: 1,988
Thanked 1,806 Times in 939 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 78
Hawk i pazėvėndėsueshėmHawk i pazėvėndėsueshėmHawk i pazėvėndėsueshėmHawk i pazėvėndėsueshėmHawk i pazėvėndėsueshėmHawk i pazėvėndėsueshėmHawk i pazėvėndėsueshėmHawk i pazėvėndėsueshėmHawk i pazėvėndėsueshėmHawk i pazėvėndėsueshėmHawk i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: 10 vendet mė ekologjike tė botės

Zvicrra eshte Parajse/Elysium i Shqiptarve.
__________________
Remember, today is the tomorrow you thought about yesterday.
Hawk nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur