Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Media / Politika / Sondazhe > Politika Shqiptare

Politika Shqiptare Cilat janė bėmat e fundit tė politikanėve tanė? A po zgjidhen problemet e shqiptarėve apo po shtohen dita-ditės? Ē’mendim keni pėr aktualitetin shqiptar?

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 02-01-2018, 20:07   #1
Onyx
Unpredictable
 
Avatari i Onyx
 
Data e antarėsimit: Mar 2016
Posts: 2,211
Thanks: 79
Thanked 607 Times in 385 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 29
Onyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėmOnyx i pazėvėndėsueshėm
Jep dorėheqjen kryetari i "Lėvizjes Vetėvendosje"

Kryetari i Lėvizjes Vetėvendosje nė Kosovė ka dhėnė dorėheqjen. Vendimin e ka komunikuar vetė ai pėrmes njė deklarate pėr mediat.

“Qė nga ky moment unė kam vendosur qė tė dorė hiqem nga tė gjitha pozitat e mia nė Lėvizjen Vetėvendosje. Dorėheqja ime ėshtė e parevokueshme”, ka thėnė Ymeri.

Largimi i tij vjen nė njė kohė kur nė Vetėvendosje po pėrgatiten pėr zgjedhjet pėr kryetarin e ri. Kohėt e fundit kjo parti ėshtė pėrfshirė nė debate tė brendshme, tė cilat kanė zyrtarizuar edhe dy linja; njėra qė kundėrshton rikthimin e Albin Kurtit si kryetar dhe tjetra qė e mbėshtet. Mbetet pėr t’u parė se si do tė rrjedhin gjėrat mė tej. Deri mė tani Kurti e ka konfirmuar qė do tė garojė pėr kryetar tė Vetėvendosjes.
__________________
I am only responsible for what I say, not for what you understand.
Onyx nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-01-2018, 06:48   #2
SystemA
V.I.P
 
Avatari i SystemA
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 39,154
Thanks: 10,235
Thanked 5,669 Times in 3,816 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 280
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Exclamation Pėrgjigje e: Jep dorėheqjen kryetari i "Lėvizjes Vetėvendosje"

Dorėheqjet, trysni mbi Albin Kurtin!

Vala e dorėheqjeve nė Lėvizjen Vetėvendosje, besohet se nuk ėshtė spontane, por pasojė e pakėnaqėsive tė akumuluara nė kėtė subjekt politik. Me 32 ulėse nė Kuvendin e Kosovės, Vetėvendosje aktualisht ėshtė subjekti mė i madh opozitar.

Viteve tė fundit, Vetėvendosje ishte subjekti mė i zėshėm nė Kuvend dhe nė disa raste edhe mė me ndikim, pavarėsisht qė atėherė pėrfaqėsohej me 17 deputetė.

Por, sa do tė reflektojnė tani dorėheqjet e shumta tė njerėzve nė pozitat kyēe nė kėtė subjekt politik nė Grupin Parlamentar tė Vetėvendosjes, kjo ēėshtje mbetet tė shihet nė ditėt nė vijim.

Tashmė ėshtė e qartė se tė dorėhequrit i dhanė njė mesazh Albin Kurtit, i cili mbetet kandidati i vetėm pėr t’u kthyer nė krye tė Vetėvendosjes, se ai nuk ėshtė i dėshiruari, pėr ta marrė drejtimin e timonit tė partisė.

Megjithatė, Kurti po tregohet i vendosur qė mė 21 janar tė kthehet nė pozitėn e kryetarit tė subjektit qė dikur e kishte krijuar me disa mbėshtetės tė tij.

Analisti politik, Albert Krasniqi thotė se po shihet njė orkestrim i vendimeve pėr dorėheqje, qė si qėllim mund tė kenė pengimin e Albin Kurtit qė tė zgjidhet kryetar i partisė.

E gjithė kjo duket qė ėshtė diēka e orkestruar dhe nuk ėshtė se po vjen natyrshėm prej vet anėtarėve, por ėshtė e planifikuar dhe ka pėr qėllim qė nė njėrėn anė t’i bėjė presion Albin Kurtit qė tė mos tė jetė kandidat pėr kryetar tė partisė, dhe nė anėn tjetėr nė rast tė mos arritjes sė njė konsensusi mes kėtyre dy grupeve, qė tė bėhet njė dėm mė i madh ndaj Vetėvendosjes, nė mėnyrė qė ato vota tė kapitalizohen potencialisht nė njė subjekt tė ri politik i cili do tė mund tė krijohej nga ata qė kanė dhėnė dorėheqjen nga Vetėvendosje, thekson Krasniqi.

Ndėr personalitetet e fundit qė ka dhėnė dorėheqje nga strukturat e kėsaj Lėvizje ėshtė edhe deputeti, Frashėr Krasniqi i dėnuar nga Gjykata Themelore nė Prishtinė me 8 vjet burg pėr rastin e sulmit ndaj Kuvendit tė Kosovės. Ai ishte njė nga aktivistėt qė ėshtė parė nė tė gjitha “aksionet” siē i quan Vetėvendosje, veprimet e saj nė terren.

Nga burgu i Dubravės, Krasniqi ka shkruar se ka vendosur tė jap dorėheqje pėr tė mbrojtur interesin e Lėvizjes, qė sipas tij, “sot po cenohet pėr interesa personale tė disa individėve”.

Ai ka kritikuar pikėrisht Albin Kurtin, tė cilit i ka vėnė epitetin e njė babai tė Vetėvendosjes duke besuar se ai po e vė interesin personal mbi interesin e Lėvizjes Vetėvendosje.

“Thirrjet pėr socialdemokraci e bashkim kombėtar, qė na shpėrthenin nga gjokset nė ēdo tubim, demonstratė e postim nė Facebook, po zėvendėsohen nga thirrjet histerike “Duam Babėn”, ka shkruar Frashėr Krasniqi nė letrėn e tij nga burgu.

Pėrplasjet nė Vetėvendosje, analisti Albert Krasniqi i sheh si sinjale qė tregojnė se nėse nuk do tė ketė pėrafrim tė pozicioneve mes individėve dhe grupeve brenda saj, nė tė ardhmen mund tė shihen dy grupime tė Vetėvendosjes nė Kuvend.

Besoj qė ata do tė vazhdojnė nė kuadėr tė Vetėvendosjes. E nė rast se do tė ketė njė shkėputje dhe nuk do tė ketė harmonizim tė qėndrimeve ndėrmjet kėtyre dy grupeve parlamentare qė mund tė krijohen nė Kuvendin e Kosovės, atėherė vėrtetė mund tė ketė pasoja.

Nė radhė tė parė, pasoja pėr qeverisjen e vendit, ngase kur ka njė opozitė tė dobėt, tė pėrēarė qė nuk mund ta mbikėqyrė punėn e Qeverisė, atėherė do tė rezultojė me njė keqqeverisje dhe shpėrfillje tė rolit tė Kuvendit nga ana e ekzekutivit, dhe nė radhė tė dytė do ta dobėsojė Vetėvendosjen e cila ishte nė kulmin e saj, duke arritur tė dyfishojė numrin e deputetėve nga zgjedhjet paraprake, thotė Krasniqi.

Nga postet e larta drejtuese tė Lėvizjes Vetėvendosje kanė dhėnė dorėheqje ish-kryetari Visar Ymeri, ish-sekretari organizativ Dardan Molliqaj, nėnkryetari Dardan Sejdiu, Driton Ēaushi, pastaj Aida Dėrguti dhe figura tjera nė poste tė larta tė partisė.

Dilemat aktuale janė nėse ata qė dhanė dorėheqje dhe mbėshtetėsit e tyre do tė rikthehen nė parti apo do tė vendosin tė themelojnė njė fraksion politik tė veēantė, jashtė strukturave aktuale. Tė dyja opsionet, po konsiderohen tė vėshtira pėr ecjen mė tutje tė kėtij subjekti politik, i cili viteve tė fundit kryesisht ka qenė zėri mė i fuqishėm opozitar nė Kosovė.

Vetėvendosje, ndodhet nė procesin e brendshėm zgjedhor. I vetmi kandidat pėr kryetar tė partisė ėshtė Albin Kurti.

Kuvendi zgjedhor pritet tė mbahet mė 21 janar. Aty do tė shihet nėse Vetėvendosje do ta ruaj unitetin apo do ta ketė fatin e disa partive tjera politike nė Kosovė, tė cilat u ndanė pikėrisht nėpėr kuvendet zgjedhore.

rel. Jan 12, 2018 19:55

Shenimi im: Alban Kurti ka nerva.
Foto e bashkangjitur
Lloji i dosjes: jpg 4bhj9ddc88e3d11f4x_800C450.jpg (12.3 KiloByte, 10 shikimet)
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur