Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombi Shqiptar > Historia e Shqiptarėve > Arkeologji / Antropologji

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 26-03-2013, 18:58   #21
ZET
Cursum Perficio
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Postime: 6,086
Thanks: 23
Thanked 177 Times in 97 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 103
ZET ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Etimologjia e fjales "Kosovo"

Urdheri i Shen Gjergjit, i takon Engjejve.
Ai u eshte shitur/"dhuruar" perandorive qe kane sot si urdherin me te larte.
ZET nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 15-08-2015, 20:50   #22
Ganimet
V.I.P
 
Avatari i Ganimet
 
Data e antarėsimit: Mar 2012
Vendndodhja: Ne toke
Postime: 5,371
Thanks: 185
Thanked 144 Times in 112 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 25
Ganimet ka shumė pėr tė qenė krenarėGanimet ka shumė pėr tė qenė krenarėGanimet ka shumė pėr tė qenė krenarėGanimet ka shumė pėr tė qenė krenarėGanimet ka shumė pėr tė qenė krenarėGanimet ka shumė pėr tė qenė krenarėGanimet ka shumė pėr tė qenė krenarėGanimet ka shumė pėr tė qenė krenarėGanimet ka shumė pėr tė qenė krenarėGanimet ka shumė pėr tė qenė krenarė
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Etimologjia e fjales "Kosovo"

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga ZET Shiko postimin
Kjo eshte nje teme shpesh e rrahur dhe mbase e bere uje. Sidoqofte, kendveshtrimi qe do sjell nuk eshte trajtuar ndonjehere, ose te pakten une nuk di te jete trajtuar ndokund. Materialet qe do permenden ne kete shkrim i kam hasur nderkohe qe ishe duke kerkuar teresisht per nje rrjedhe tjeter njohurie.

Ndonese fillimi do te ngjaje sikur i bie nga Kina per te dale ne Adriatik, ndjej detyrim ta bej me qellim qe secili te beje lidhjet perkatese.
serbet edhe Shqiperis i thon Allbania,Italianet Albania,Turqit Arnautlluk etj por kjo nuk u jap te drejten qe te kerkojn hise ne te.Fjala KO-(A) -do te tht kush-))SU-jon osa do te thot kush jon kta.Pra vet serbet u ndeshen me nji popyll qe nuk e njohen>kjo i bie nga etimologjia serbe..Prandaj nese duhet te tingllonte diqka serbe si emertim do thuhej ksht per Kosoven ,kuptohet ne variantin serb KO-SU-OVA e shqip ti them kush eshte kjo por ne i themi Kosova ose kah sorrat.nji shpend me sy te sorrm qe bie ne sy po sa te kalosh atu pari ka fush Kosova ose fusha e sollave sepse serbet nuk e theksojn RR-n (bashktinglloren RR. http://pashtriku.beepworld.de/files/...ve_24.1.09.htm
__________________
https://www.youtube.com/watch?v=jE_nX_SSPKM
Ganimet nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 27-12-2015, 18:45   #23
Pjer Thomas
V.I.P
 
Avatari i Pjer Thomas
 
Data e antarėsimit: Dec 2014
Postime: 1,045
Thanks: 3
Thanked 97 Times in 79 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 25
Pjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Etimologjia e fjales "Kosovo"

Une di qe jo vetem Kosova, por ter rajoni aty, Sanxhak, Kosove, nje pjese e Maqedonis, nje pjese e Serbise, quheshin Dardani dikur.
Pjer Thomas nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 28-12-2015, 14:54   #24
Gon!
IllyrianMuslim
 
Avatari i Gon!
 
Data e antarėsimit: Sep 2011
Postime: 6,278
Thanks: 602
Thanked 504 Times in 192 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 71
Gon! i pazėvėndėsueshėmGon! i pazėvėndėsueshėmGon! i pazėvėndėsueshėmGon! i pazėvėndėsueshėmGon! i pazėvėndėsueshėmGon! i pazėvėndėsueshėmGon! i pazėvėndėsueshėmGon! i pazėvėndėsueshėmGon! i pazėvėndėsueshėmGon! i pazėvėndėsueshėmGon! i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Etimologjia e fjales "Kosovo"

Kosovo eshte serbisht.

Kos - ovo

Ketu jane mellenjat

Brankovicvet kane qene sllave.

Paraardhesit tane ishin sllavizuar pothuajse teresisht.
__________________
"Liria e vatanit nuk fitohet me partia e me tarafe, me tė pafe e me shkije tė veshun shqiptarēe".
Gon! nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 28-12-2015, 21:08   #25
ZET
Cursum Perficio
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Postime: 6,086
Thanks: 23
Thanked 177 Times in 97 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 103
ZET ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Etimologjia e fjales "Kosovo"

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Gon! Shiko postimin
Kosovo eshte serbisht.

Kos - ovo

Ketu jane mellenjat

Brankovicvet kane qene sllave.

Paraardhesit tane ishin sllavizuar pothuajse teresisht.
Futjani kot. U shqepet duke lexuar gjepura facebook-u.
ZET nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i ZET pėlqehet nga
i vjetėr 28-12-2015, 21:55   #26
Demo Labi
Hajdut Zemrash!
 
Avatari i Demo Labi
 
Data e antarėsimit: Feb 2015
Vendndodhja: Ne Kerkim... Kerkohet per vjedhje zemrash.
Postime: 1,013
Thanks: 65
Thanked 182 Times in 124 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 25
Demo Labi i pazėvėndėsueshėmDemo Labi i pazėvėndėsueshėmDemo Labi i pazėvėndėsueshėmDemo Labi i pazėvėndėsueshėmDemo Labi i pazėvėndėsueshėmDemo Labi i pazėvėndėsueshėmDemo Labi i pazėvėndėsueshėmDemo Labi i pazėvėndėsueshėmDemo Labi i pazėvėndėsueshėmDemo Labi i pazėvėndėsueshėmDemo Labi i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Etimologjia e fjales "Kosovo"

Pune e zellshme Zet, pune e zellshme!

Sidoqofte etimologjia e nje emertimi krahinor nuk ka te beje me perberjen demografike.
Me shume emertimet krahinore jane administrative. Pra emertohen nga sunduesi i kohes per te thithur taksat. Dhe kosova ka qene sunduar prej kohesh nga Serbet. Keshtu qe nuk eshte cudi qe kjo fjale te rrjedh prej tyre. Mirpo kjo nuk ka asnje pike rendesie.
__________________
Bij cobanesh kemi qene, kemi ruajtur edhe dhene!
Here me duar, here me dhembe dhe mish ujku kemi ngrene!
Demo Labi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 30-12-2015, 16:20   #27
Gon!
IllyrianMuslim
 
Avatari i Gon!
 
Data e antarėsimit: Sep 2011
Postime: 6,278
Thanks: 602
Thanked 504 Times in 192 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 71
Gon! i pazėvėndėsueshėmGon! i pazėvėndėsueshėmGon! i pazėvėndėsueshėmGon! i pazėvėndėsueshėmGon! i pazėvėndėsueshėmGon! i pazėvėndėsueshėmGon! i pazėvėndėsueshėmGon! i pazėvėndėsueshėmGon! i pazėvėndėsueshėmGon! i pazėvėndėsueshėmGon! i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Etimologjia e fjales "Kosovo"

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga ZET Shiko postimin
Futjani kot. U shqepet duke lexuar gjepura facebook-u.
Futkotizma jane keto qe i ke shkruar ti me larte. Une nuk e perdor pothuajse fare facebook-un. "Kosovo" eshte toponim sllav. Vetem per kete germe jane bere bisedime ne bruksel, ku delegacioni serb kerkoi me ngulm qe Kosova te prezantohet me "o" ne fund, e jo me "a", dhe serbet ia arriten qellimit. Ne qofte se nuk kupton aspak serbisht, mere fjalorin serbisht-shqip dhe shife ne se nuk eshte ashtu. E sllavizuar ishte edhe Shqiperia, jo vetem Kosova.

Keto gjera ti i di me se miri, por nuk deshiron t'i pranosh.
__________________
"Liria e vatanit nuk fitohet me partia e me tarafe, me tė pafe e me shkije tė veshun shqiptarēe".
Gon! nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 30-12-2015, 16:40   #28
busavata
Rebel pa arsye
 
Avatari i busavata
 
Data e antarėsimit: Aug 2010
Vendndodhja: Gjilan
Postime: 7,711
Thanks: 772
Thanked 869 Times in 325 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 74
busavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Etimologjia e fjales "Kosovo"

Gjurmė historike



Cila ėshtė historiografia pėr emrin Kosovė - Kosova?



Shkruan: Dr. sc. Enver Rexha * Prishtinė, 24. 01. 2009

__________________________



Emri ėshtė elementi i parė i identitetit tė njeriut, kombit, vendit, e po ashtu edhe i shtetit. Pasi qė bėhet fjalė pėr emrin e shtetit tonė “Kosova”, fillimisht dua tė them se, nuk di si tė ndihem sot, krenar i zhgėnjyer apo i nevrikosur, e po ashtu, nuk di si ndihen studiuesit tjerė si, historianė, gjeografė, gjuhėtarė etj., kur shkruajmė dhe e pėrdorim emrin nė punime tė ndryshme e nuk e kemi ende tė qartė kuptimin apo prejardhjen e tij.



Rreth kėsaj qė u tha mė lartė, kisha pėr tė shtuar dhe atė se, tė habit fakti qė deri mė sot, kemi shumė pak rezultate, studime nga studiuesit shqiptar tė Kosovės qė janė marrė me kėtė ēėshtje. Kureshtja ime qė tė merrem me kėtė punė nis nga dy arsye. E para, kur disa muaj mė parė lexova nė gazetėn ditore punimin e botuar tė historianit Qazim Namani me titull “Fusha e Kosovės - Fusha e Kėshtjellave”, i cili emrin “Kosova” e nxjerr me prejardhje nga gjuha shqipe. E dyta, kur pak javė para shpalljes sė Pavarėsisė sė vendit, mjetet tona tė informimit, si televizioni e gazeta ditore, paraqiten intervista tė marra nga studiues e politikan vendor ku shtrohej pyetja: se nga e ka prejardhjen emri, kur emri pėrmendet pėr herė tė parė nė burimet e literaturėn historike dhe se, si do tė njihet vendi me emrin zyrtar pas njohjes ndėrkombėtare: Kosovė-a apo “Kosovo” (varianti qė pretendohet pėr shumė kohė e edhe sot nga historiografia serbe). Pėr fat tė keq, pėrgjigjet rreth kėtyre pyetjeve ishin mjaft konfuze dhe tė pa qarta nga tė intervistuarit. Kėto arsye, mė bėn qė tė merrem me hulumtimin dhe studimin e tė dhėnave - burimeve dhe literaturės historike qė kanė tė bėjnė me emrin ‘’Kosova’’, me qėllim qė tė kemi njė pasqyrė sa mė reale pėr kuptimin dhe prejardhjen e tij.



Fillimisht duhet tė dimė qė, emri i sotėm i vendit dhe shtetit tonė “Kosovė-a”, si toponim ėshtė emėr historik, i cili sot pėrfshinė vetėm njė pjesė tė territorit (pjesėn qendrore) tė Dardanisė antike e cila gjendej nė qendėr tė Gadishullit Ilirik, sot Ballkanik. Regjioni gjatė historisė sė vet, ishte sė pari pjesė e Dardanisė Ilire, pastaj nė kuadėr tė Romės, Bizantit (Campus Dardanci), pėr pak kohė nė mesjetė nėn Sllavėt e mė pas nėn Perandorinė Osmane, kur ndahet si njėsi e veēantė “Vilajet” (1877-1912). Gjatė kohės tė Jugosllavisė sė vjetėr (pasi qė vendi ishte okupuar mė 1913 dhe riokupuar mė 1918 nga Serbia), territori i Kosovės ėshtė ndarė nė tri zona - “zhupani” si: Zetės, Vardarit dhe Moravės (1921-1931), tė cilat mė vonė u shndėrruan nė “banovina” regjionale (1929-1939). Pas luftės sė Dytė Botėrore, territori bashkohet dhe formohet njė njėsi e re administrative dhe territoriale nėn Jugosllavinė e re qė do tė quhet, Territori i Krahinės Autonome tė Kosovės e Metohisė - “Kosmet” (1945- 1968). Nga viti 1968, vendi zgjeron statusin e tij, e do tė quhet Krahina Autonome e Kosovės - Kosova, e cila vepron deri nė vitin 1999, kur vendi pas luftės (1998-99) pavarėsohet dhe sot njihet ndėrkombėtarisht me emrin Republika e Kosovės.



Kėshtu, emri i sotėm i vendit “Kosovė” nga aspekti historikė, merret si pasardhėsi i emrit tė vjetėr tė vendit qė quhej “Dardani”. Tė dhėnat e para historiografike pėr emrin “Kosovė” (nė kuptimin e ngushtė tė fjalės “Fusha e Kosovės”) janė relativisht tė vona nė histori, edhe pse emri nė aspektin gjeografik pėrmendet qė nga shek. XIV. Emri historikė i vendit “Kosovė” njihet nga gjysma e dytė e shek. XIX, kur krijohet Vilajeti i Kosovės si njėsi administrative e territoriale nėn Perandorinė Osmane, qė pėrfshinte njė territor mė tė gjerė se qė ka sot (afro 30.000 km), duke vazhduar tė mbijetoj deri nė ditėt e sotme (shumė i zvogėluar, me 10.870 km).



Mendoj qė, ėshtė shumė me rėndėsi tė njihemi pėrgjithėsisht me qėndrimet historiografike qė janė dhėnė deri mė tani rreth emrit tė vendit tonė “Kosovė-a”. Lidhur me kėtė, duhet tė themi qė, rreth prejardhjes sė emrit tė vendit ‘’Kosovė/a’’, ka lindė problemi qe njė kohė tė gjatė dhe ai, nė mes historiografisė serbe dhe historiografisė tonė shqiptare. Historiografia serbe pėrgjithėsisht, kuptimin dhe prejardhjen e emrit mundohet ta nxjerr nga gjuha sllave-serbe. Duhet theksuar se, nė kėtė drejtim, shumė mė tepėr ėshtė angazhuar dhe ka punuar historiografia serbe, e cila i pėrkushton ēėshtjes dhjetėra punime deri sot, duke filluar qė nga vitet e para tė shek. XX. Rezultatet e dhėna tė deritashme nga historiografia serbe, siē do tė shohim nė kėtė punim, do tė jenė pėrgjithėsisht tė llojllojshme, tė sakta e tė pa sakta, tė deformuara, e pėr mė tepėr sipas mendimit tim, qėndrime tendencioze e skajshmėrisht tė politizuara.



Historiografia serbe, mund tė themi pa pėrjashtime, veēohet nė kėtė drejtim me qėndrimet e saja se, emri “Kosova” ka prejardhje (etimologji) nga gjuha sllave-serbe. Prejardhja e emrit, konsiderohet qė rrjedhė nga gjuhėt sllave tė jugut, ku fjala “kos”, “kosov”, “kosovac” e “kosoviq”, kanė kuptimin e shpendit (zogut) “mėllenjė” (merula), pėrkatėsisht “zogu i mėllenjės” apo “zogu i zi”. Kėshtu, nocioni kryesor dhe rėndėsia e emrit ‘’Kosovė’’, apo kuptimi i thirrjeve tė ndryshme (mendohet nė emėrtimet si, ‘’Serbia e Vjetėr’’, ‘’Serbia Jugore’’, ‘’Kosova e Metohija’’etj., E. R.), ka rėndėsi dhe kuptim tė ndryshėm nė disa shoqėri etnike. Te Serbėt, emri shėnon, pėrcakton ‘’tokėn serbe’’, ‘’hapėsirėn e Jerusalemit serb’’, e cila ngriti shkėlqimin kulturorė e ekonomikė nė mesjetė, qė nė mėnyrė brutale e ndėrpreu ardhja e Osmanlijėve. Mė tutje thuhet:’’se pėr serbin mesatar emri ‘Kosova’ ėshtė emėr qiellor, i cili shėnon, cakton tokėn e shenjtė [...]’’. Sipas kalkulimeve tė politizuara dhe tė mitologjizuara tė studiuesve serb rreth emrit, theksohet se, heronjtė serb tė rėnė nė Fushė Kosovė (Beteja e Kosovės - 1389) janė kthyer nė “mėllenja” dhe vajtojnė nė kėngėn e tyre pėr disfatė e qė nga atėherė na ardhka dhe emri Fushė Kosovė, ku “kos” ėshtė fjala serbe pėr “mėllenjė”. Emri i plotė i Krahinės (bėhet fjalė pėr periudhėn kur Kosova gjendej nė ish Republikėn Jugosllave, E. R.), e cila ėshtė juridikisht nė Serbi, ėshtė “Kosova e Metohija”. Ka shumė simbolika nė kėtė emėr. “Kosovo” ėshtė, nė serbisht, toka “Kosova”, “zogjve tė zinj”, ndėrsa “Metohija” tokė “metohie”, “prona manastiresh”[...]. ”Nė kohen e humbjes mė 1389, nė ‘tokėn e manastireve dhe tė zogjve tė zinj’ jetuan ‘serbėt’ dhe njė numėr ‘simbolik’ i shqiptarėve”.



Etimologėt serb ndėr kohė mė tepėr sikur e largojnė qėndrimin nga emri “kos” pėr ta nxjerrė kuptimin nga emri “kos-a” - “kositi”, qė ka kuptimin e veglės bujqėsore pėr korrjen, prerjen e bimėve, drithėrave etj. Sipas historiografisė serbe, emri “Kosova” pėrmendet pėr herė tė parė para Betejės sė Kosovės tė vitit 1389 nė njė diplomė (krisobul) mesjetare, origjinali i tė cilės i takon kohės sė Stefan Nemanjės. Nė kėtė shkrim pėrmendet emri i rrethit i quajtur “Kosova”, i cili duhej tė paguante taksa manastirit Studenicė. Pėr kėtė tė dhėnė tė parė tė emrit “Kosova” qė i takon kohės sė S. Nemanjės, i cili vdiq nė dhjetėvjetėshin e fundit tė shek. XII, kuptohet se edhe emri pėrmendet qė nga ajo kohė. Pėr diplomėn nė fjalė, autori A. Urosheviq thekson se, sipas fjalėve dhe disa emrave, ndėr ta dhe emri “Kosova”, qė ishin shkruar nė te asokohe, mendoj qė ky dorėshkrim u plotėsua mė vonė, pra nė kohen e re, sepse emra tė tillė nuk ka pasur nė kohen e Stefan Nemanjės e as nė gjuhen tonė. Kėshtu nė kėtė dorėshkrim (tė diplomės) hyri dhe emri “Kosovė”. Emri gjeografik “Kosova” paraqitet tek pas betejės sė vitit 1389.



Deri atėherė ky emėr me njė pėrjashtim tė dyshimtė, asnjėherė nuk pėrmendet me emrin “Kosova”. Pas Betejės sė Kosovės treva e Kosovės sė sotme gjithherė thirret me emrin “Kosovė”. Pas Betejės sė Kosovės, vendi i Kosovės sė sotme, gjithherė thirret “Kosovė” si nė shkrimet tona, turke dhe tė huaja. Kuptimin e kėtij emri tė huajt, sigurisht sipas pėrshkrimit - pėrkthimit tė vendasve, e kuptojnė sikur vjen nga emėrtimi i zogut “kos”, sepse pėrkthehet si Campus Merulae ose Shamp de Merles ose Amselfeld. Emėrtimi “Kosova e Metohija” nė vend tė “Serbia e Vjetėr” (Stara Srbija), u krijua tek pas luftės sė Dytė Botėrore. Sipas burimeve historike (serbe, E. R.) “Serbia e Vjetėr”, nė tė sotmen “Kosovė e Metohi”, pėrbėhej gjatė mesjetės nga 9 krahina (zhupa). Edhe gjatė shek. XVI e XVII, po sipas burimeve historike, gjitha kėto krahina thirreshin me emrin e pėrgjithshėm “Serbi e Vjetėr”. Sipas dėshmive tė shkruara nga Sava “Biografia mbi Nemanjėn”, Stefan Nemanja (1114-1200) bashkoi “shtetet serbe” dhe qė nga atėherė territori i sotėm i “Kosovės e Metohisė” (Serbia e Vjetėr) hynė nė kuadėr tė “shtetit tė madh serb”. Nga kryengritja e Parė dhe e Dytė serbe, 1804 dhe 1813, sikur dhe nė Mbretnin Serbe dhe Jugosllavi e deri te lufta e Dytė Botėrore, nė pėrdorimet zyrtare - shtetėrore ėshtė pėrdor termi “Serbia e Vjetėr”, ashtu si dhe nė hartat gjeografike, dokumente historike, literaturėn shkencore dhe shkrimet diplomatike, a sidomos nė studimet toponimike. Emri ‘’Serbia e Vjetėr’’ si thirrje gjeografike, vendoset nė shek. e XIX, nėn ndjenjėn e ndėrrimeve qė pėsoi pas ēlirimit Principata Serbe. Kur Principata e Serbisė, filloi tė paraqitet si trevė e veēantė nė Harta, gjeografėt (serb, E. R.) u dashtė tė krijojnė emrin e ri gjeografikė pėr ato treva tė ‘’shtetit mesjetar serbė’’tė cilat nuk hynė nė pėrbėrje tė Principatės. Me ‘’Serbi tė Vjetėr’’ u quajtėn atėherė tė gjitha trevat qendrore, jugore dhe jug veriore tė ‘’serbisė mesjetare’’. Autori D. Bogdanoviq nė librin e tij kushtuar historisė sė “Kosovės” thekson se, vetė emrin “Kosova” do ta pėrdori kushtimisht sepse, nė qoftė se ėshtė fjala pėr krahinėn, emri i sotėm qė e thėrrasim ėshtė turko-shqiptar (tursko-albanski), e rrjedh nga emėrtimi i “Vilajetit tė Kosovės” (Kosova), i cili pėrfshinte para luftės sė parė ballkanike gjithė territorin e Sanxhakut ( Novi Pazarit) me Polimljen e Epėrme, pastaj territorin e “Kosovės e Metohisė”, Maqedoninė Veriore deri te Velesi dhe at Lindore me rrjedhėn e plotė tė Bregalnices.



Insistimi pėr at emėrim (Kosova, E. R.), krahas lėvizjes sė autonomisė drejt njėsisė mė lartė, asaj federale (1968), kishte pėr ēdo kėnd qė merret vesh me historinė - parathirrje nacionaliste e pretendimeve tė “mėdha shqiptare”.[...] Nė dokumentet e PKJ, para dhe gjatė luftės sė Dytė, si dhe nė dokumentet e sė drejtės kushtetuese tė Jugosllavisė sė re, ky regjion quhej “ Kosova e Metohija”, edhe pse dhe ky emėrtim nuk ishte krejt i vėrtetė, sepse territori i tij pėrfshinte dhe treva tjera me emra tė veēantė. Nga pikėpamja e gjeografisė regjionale, as ky emėr nuk ka qenė plotėsisht i arsyetuar. Kėshtu, historikisht dhe sipas traditės (serbe), as emri i parė (Kosova) e i dytė (Metohija) nuk janė zbatuar nė kėtė territor dhe nė hapėsirėn e tij. Me arsyen mė tė madhe, pra ėshtė folur para vitit 1912 pėr “Serbinė e Vjetėr”, sepse kjo ishte foleja e “ kulturės dhe e shtetit tė vjetėr serb”[...]. Por ne do ta pėrdorim emrin “Kosova”, jo vetėm se ai ka hyr nė pėrdorim tė pėrgjithshėm si shenjė pėr tėrė trevėn por mė tepėr pėr at se, ky emėr tani ėshtė njė problem aktualė, politikė e historikė, i cili me kėtė emėr ėshtė i njohur dhe ka hyrė nė botė. Duke hulumtuar nė tė kaluarėn historike mesjetare tė Kosovės nė hapėsirė tė gjerė, krahas ‘’Fushė Kosovės’’ dhe ‘’Kosovicės’’ qė vazhduan tė jetojnė, nuk kemi tė dhėna tjera pėr tė ditur mė tepėr pėr emrin. Por sot, duhet ditur dhe duhet tė merret parasysh dallimi nė mes “Kosovės” mesjetare, e cila ishte nė rend tė parė thirrje gjeografike dhe emėrtimit modern tė gjerė tė “Kosovės” si tersi administrative tė datimit tė ri. Emri “Kosovė” filloi tė zgjerohet me krijimin e Vilajetit tė Kosovės (shek. XIX). Hapi mė i madh i zgjerimit merret mė 1968, kur emri prej dy pjesėve i krahinės autonome “Kosova e Metohija” ndėrrohet me emrin “Kosova”.



Pėrveē tė dhėnave tė paraqitura mė lartė, do tė paraqesim dhe qėndrime tė tjera qė jepen nga shumė autorė tjerė tė historiografisė serbe pėr emrin ‘’Kosova’’. Pa pėrjashtime, emrin “Kosova”, nė njėqind vitet e fundit, e gjejmė tė manipuluar nga autorėt e historiografisė serbe nė disa forma dhe trajtime, afėrsisht me qėndrimet e lartpėrmendura. Emėrtimet pėr “Kosovė-n”, prodhohen sipas dėshirave dhe qejfeve dhe i gjejmė nė format si: “Serbia e Vjetėr”, “Serbia Jugore”, “Kosova e Metohija” - “Kosmet” e “Kosovo”, emėrtime kėto, tė cilat nuk kanė tė ndalur as nė punimet e ditėve tona. Kjo vlen edhe pėr emėrtimet e popullit shqiptarė tė Kosovės, kur nga po kjo historiografi, shqiptarėt quhen ndėrkohė: “arnaut”,“arnautash” e “shiptari”. Termi ‘’shiptar’’ ndonėse i ri, u shti nė pėrdorim nė kėtė territor. Pėrndryshe, termi ‘’shiptar’’ si opsion, ishte gjatė nė pėrdorimin zyrtar nė ‘’Kosovė’’, afėrsisht deri nė vitet 1968.



Emrin nė trajtėn “Serbi e Vjetėr”, e hasim pothuajse nė tė gjitha shkrimet historike dhe materialin hartografik tė historiografisė serbe tė viteve tė fund shek. XIX, e duke vazhduar deri nė periudhėn e luftės sė Parė Botėrore, duke u pėrdor ndėrkohė deri nė ditėt e sotme. Nga vitet 1920 e deri mė 1940, emri i vendit parapėlqehet tė shkruhet dhe tė thirret edhe si, “Serbia e Re” (pėr pak kohė, nga viti 1913-1918) dhe “Serbia Jugore” (ku pėrveē territorit tė sotėm tė Kosovės, pėrfshihej dhe territori i Maqedonisė sė sotme e mė gjerė). Trajta e emrit “Kosovė e Metohi” qė pėrdoret nga vitet 1945 e deri mė 1968, edhe sot pretendohet nga “Serbia” tė jetė emri “zyrtar” i “Kosovės”. Qėndrimet e tilla i gjejmė, kushtimisht po e them, edhe te autorėt e mėdhenj tė historiografisė serbe, si: M.S. Milojeviē, J. Ristiē, S. Novakoviē, S. Protiē, V. Gjorgjeviē, J.Cvijiē, S. Stanojeviē, R. Novakoviē, N. Kostiē, J. H. Vasileviē, J. Dedijer, D. Kovaqeviē, S. Ēirkoviē, A. Urosheviē, D. T. Batakoviē, D. Bogdanoviē dhe te shumė autorė tė tjerė.

Duhet tė dihet qė, edhe nė shumė punime tjera tė autorėve serb kemi kėto qėndrime, tė cilat janė mė tepėr tė karakterit politik se sa shkencor, e pėr mė tepėr janė qėndrime qė autorėt i prodhojnė, i arsyetojnė etj., por ato siē do tė shihet, dalin tė jenė historikisht tė pa verifikuara, pra janė qėndrime tė falsifikuara. Historiografia turke na ofron njė tė dhėnė interesante sa i takon prejardhjes sė emrit. Kjo historiografi na ofron variantin turk tė prejardhjes sė emrit “Kosova”. Enciklopedia turke emrin e shpjegon sipas emrit “Koh - soh - vah”, qė ėshtė emėr origjinal turk dhe do tė thotė “fushė e mėllenjave”. Nė gjuhėn turke fjala “Kus” lexohet “Kosh” qė do tė thotė “mėllenjė”, derisa nė turqishten e vjetėr fjala “Kus” ka qenė adekuate pėr “mėllenjat”, ndėrsa “ova” do tė thotė “fushė”.



Po ashtu kemi dhe disa punime, por tė pakta nė numėr, tė autorėve shqiptarė tė Kosovės, kryesisht tė punuara qė nga vitet e tetėdhjeta tė shek. XX, qė janė marr me prejardhjen dhe origjinėn e emrit “Kosova”. Duhet domosdo tė theksohet se, vlen pėr ti veēuar vetėm autorėt, tė cilėt emrin e vendit dhe prejardhjen, origjinėn e nxjerrin nga emėr vendi, vendbanimi, mali, kėshtjelle apo qyteti nga hapėsira e territorit vendor, tė cilėt me punėn e tyre arrijnė nė pėrfundime qė, emri ka origjinėn nga gjuha ilire-latine, shqipe etj. Ndėr autorėt qė veēohen nė kėtė drejtim, kisha pėr ti pėrmendur kėta: Muharrem Carabregu, Skender Rizaj, Ejup Statovci, Avni Kėpuska e Qazim Namani. Fatkeqėsisht, kemi dhe disa autorė shqiptar tė cilėt duke mos pasur dije tė mjaftueshme, e ma merr mendja edhe duke qenė nėn ndikimin dhe shkollėn e historiografisė serbe, nė punimet apo deklarimet e tyre rreth emrit te vendit, prejardhjen dhe etimologjinė e tij e shpjegojnė se rrjedh nga gjuha sllave. Pėr mė keq, kemi dhe raste kur ndonjė i ashtuquajtur ‘’studiues’’ i joni, deklarohet dhe shpjegon se, emri “Kosova” pėr herė tė parė nė burimet historike pėrmendet apo shkruhet nė trajtėn “Kosovo”. Pėr kėta ‘’studiues’’ as qė e vlen tė bėhet fjalė, le ti kanė nė ndėrgjegje ‘’dijet’’ e tyre.



Historiografia ndėrkombėtare nė shumė punime shkencore qė i’a kushton historisė sė Kosovės, regjionit e mė gjerė, nė rastet e shumta nuk merret me prejardhjen e emrit “Kosovė”. Ėshtė njė numėr relativisht i vogėl i punimeve qė i qasen ēėshtjes sė emrit, dhe atė, duke e shpjeguar shkurt e sipėrfaqėsisht. E keqja ėshtė se, kemi edhe ndonjė rast, kur nė kėto punime, nga ndonjė autorė, merret versioni i historiografisė serbe rreth prejardhjes sė emrit, e kjo ėshtė njė propagandė e keqe nė kėtė drejtim. Fatkeqėsisht, kjo ndodh pėr njė arsye. Dihet qė historiografia serbe ka shumė punime tendencioze e jo objektive, qė pėrveē emrit, pėrgjithėsisht i dedikohen historisė sė popullit shqiptarė dhe Kosovės. Punimet qė janė mė tė rėndėsishme pėr propagandė shkencore anti shqiptare, institucionet serbe i pėrkthejnė nė gjuhėt kryesore botėrore (anglisht, frėngjisht, gjermanisht, rusisht etj.) dhe i shpėrndajnė institucioneve shkencore botėrore dhe opinionit tė gjerė ndėrkombėtar.



Nė vazhdim, do tė paraqesim dėshmi tė cilat do tė lidhen me kohėn kur emri fillon tė pėrmendet mė tepėr nga tė dhėnat historiografike. Duhet tė dimė se, emri “Fusha e Kosovės” -“Kosova”, vendi ku ishte zhvilluar lufta e vitit 1389, e njohur nė historiografi si “Beteja e Kosovės”, nė mes tė Koalicionit tė popujve ballkanik dhe Osmanėve (Turqve), nga historiografia evropiane e mė gjėrė, njihet edhe me emrat: Amselfeld (Gjermanisht), Campia Mierlei (Rumanisht), Champs des Merles (Frengjisht), Kosifopedhio (Greqisht), Rigomezo (Hungarisht), Campus Turdurum (Latinisht), Campus Merulae (quhet nga kronistėt latin), Kosovo Polje (Serbisht) dhe Kosova (Turqisht).



Dėshmitė, ndėr tė parat, pėr emrin e vendit, fushės, malit, katundit-fshatit, qytetit tė quajtur “Kosovė/a”, i gjejmė nė dokumentet e kohės qė dalin qė nga fillimi i shek. XV. Ipeshkvi i Ulqinit, Martino Segano (i lindur nė qytetin Novobėrdė tė Kosovės), i cili pėr njė kohė ishte dhe famullitar vendas i kishės katolike nė Novobėrdė, nė njė shkrim tė vetin me karakter gjeografik kushtuar vendlindjes gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XV, e pėrmend njė luginė tė quajtur “Kosovitza” nėpėr tė cilėn po kaluaka lumi Llap, ku nga vendi nė njėrėn anė gjendet Prishtina e nė anėn tjetėr Novobėrda. Nga shkrimi greqisht i Konstantin Filozofit i shek. XV, nė kontest tė pėrshkrimit tė Betejės sė Kosovės, pėrmendet dy herė njė vend i quajtur “Kosova/Kosovė”. Shėnimi tjetėr i shek. XV tregon se, pėr tė shkuar nga Prishtina pėr nė Vuqitėrn, tregtarėt duhej tė kalonin nėpėr “pyje (male) tė Kosovės”, pėrkatėsisht nėpėr “boschi di Cossova”. Nga Libri i borxhlinjve i vitit 1438, i tregtarit dubrovnikas, Michael de Luchari, i cili veproi nė Novobėrdė, nė afėrsi tė kėtij qyteti, pėrmend katundin “Chosouiza”. Nga punimet e studiuesit Muhamet Tėrnava, kemi tė dhėnat dhe pėr katundin “Kosofc” nė regjionin e Llapit, i cili pėrmendet nė vitin 1455, e qė dėshmohet dhe nė regjistrimet e viteve 1566 e 1574. Duket se po me kėtė katund ka tė bėj dhe studiuesi Iljaz Rexha, kur thekson se, dokumentet e viteve 1566/1574, e paraqesin katundin “Kosovc” por qė gjendet nė krahinėn e Gallapit.



Udhėpėrshkruesi i shek. XVI, Petantius, kur po kalonte nėpėr kėtė trevė, shkruan se, pėrgjatė rrugės qė shpie pėr Procopia (Prokuplje) nė Nisum (Nish) nėse lėshohesh poshtė, kah jugu, jo fort larg shtrihet lugina “Kosovitza” pėrmes sė cilės kalon lumi Llap. Libri i botuar nė Venedik mė 1605, nga Giacomo di Pietro Luccari, kur flet mbi Betejėn e vitit 1389, tregon se, sulltan Murati depėrtoi deri nė vendin e quajtur “Kosovė”, qė Gjermanet e quajnė “Amselveld”, Hungarezėt - “Rigomezev” a Turqit - “Cossova”. Sipas tė dhėnave qė i paraqet Haxhi Kalfa nga viti 1650, “Kosova” ishte Kadillėk (Kaza) i Sanxhakut tė Vuēitėrnės qė ndodhet mes Prishtinės dhe Kurshumlisė. Po ky autor, pra gjeografi turk Haxhi Kalfa, gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XVII, pėrmend qytetin “Kosova” duke e cilėsuar si Kadillėk. Historiani Skender Rizaj, paraqet dėshmitė e studiuesit anglez J. Mackay, qė tregojnė se, ekzistonte njė “qytet” qė quhet “Kosova” dhe i cili gjendej afro 7 (shtatė) milje (1 milje = 1.852 m) nė verilindje tė Prishtinės nė Rumeli (Ballkan). Po ky autor, na tregon se, “Kosova” ishte qytet dhe se njihej si lokalitet i vjetėr xehetarė. Njė defter i vitit 1498, pėrmend “Kosovėn”, duke treguar qė ishte dhe lokalitet i rėndėsishėm xehetarė [...]. “Kosova” si qytet antik, mesjetar dhe i kohės sė re u rrėnua nė fund tė shek. XVII, por fama e tij nuk u rrėnua, emri i tij pėrfshiu njė territor shumė mė tė gjerė tė Gadishullit Ballkanik. Qyteti ‘’Kosova’’ ishte njėri ndėr qytetet qė ranė nė duart e austriakėve nė viti 1689.



Pas tė gjitha kėtyre qė u thanė, do tė japim tė dhėna interesante qė kanė tė bėjnė me emrin “Kosova”, tė cilat dalin nga burimet hartografike (gjeografike). Kėto tė dhėna do tė paraqiten nė shumė Harta tė punuara nga studiues evropian qė pėrfshijnė periudhėn kohore qė nga shek. XV e deri nė shek. XIX. Nė kėtė drejtim duhet ta falėnderojmė studiuesin Muharren Carabregu, i cili me punėn e tij, na mundėsoi qė ti njohim burimet hartografike qė kanė tė bėjnė me emrin e vendit tonė ‘’Kosovė’’. Rezultatet e punės sė tij, kryesisht ato qė kanė tė bėjnė me punėn tonė, do ti paraqesim nė vijim tė punimit. Fillimisht, ėshtė shumė me rėndėsi tė tregohet se, nė shumė Harta, emri i vendit “Kosovė-a”, paraqitet apo shėnohet kryesisht si: “Casoua”(Kasoua), Casova(Kasova), “Cascova” (Kaskova), “Cassovia” (Kasovia) etj., dhe gjithnjė duke e paraqitur vendin, herė si vendbanim e herė si rajon (provincė). Kėto dėshmi tė para hartografike pėr emrin ‘’Kasova’’- ‘’Kosova’’ janė shumė tė rėndėsishme, sepse kėto vėrtetojnė ekzistimin e kėtij lokaliteti me kėtė emėr nė territorin tonė.



Dėshmitė e para hartografike pėr territorin (e Kosovės sė sotme) i kemi nga fundi i shek. XV, nga F. Roselli (1447-1527), i cili boton hartėn e Evropės J.L. nė Firenza tė Italisė, ku paraqet emrin ’’Casoua’’ (Kasova), qė ka tė bėj me emėr visi. M. Benventano nė vitin 1507 nė Romė-Itali, boton hartėn ‘’Tabula Moderna [...]’’, ku paraqet emrin ‘’Cascova’’ (Kaskova) pėr emėr tė vendbanimit. G. Gastaldi nė hartėn ‘’Carte dei paesi [...], qė e botoi nė vitin 1546, paraqet emrin ‘’Cascoua’’ (Kaskova) si vendbanim, ndėrsa nė hartėn ‘’Tavole nuovo [...]’’ tė vitit 1548, e quan ‘’Cassovia’’ (Kasovia), prapė duke e theksuar pėr vendbanim. Po ky autor, nė vitin 1560, boton hartėn ‘’Atlas Ptolomaeus [...]’’, ku si vendbanim paraqet vendin me emėr ‘’Scascoua’’ (Skaskova). G. Mercatori nė hartėn e botuar nė Duisburg nė vitin 1595, paraqet vendbanimin ‘’Scascoua’’ (Skaskova). Nė atlasin e Ortelit tė vitit 1595, paraqitet emri nė formėn ‘’Scascova’’ (Skaskova). P. M. Coronelli, duke punuar nė hartimin e atlasit-globit tokėsor gjatė viteve 1683-1704, boton harta nė 12 vėllime. Nė botimin e hartės ‘’Iliricum’’ tė vitit 1688, pėrmend vendin e quajtur ‘’Campo Cassova’’. Po nė kėtė atlas tė Coronelli-t, nė hartėn nr. 143 tė botuar mė 1689, paraqitet vendi ‘’Campo Cassoua’’. Mathias Seutteri nė hartėn nr. 152 tė atlasit tė tij, pėrmend emrin ‘’Campus Merlinius Cassovius’’, ndėrsa nė hartėn nr. 153, e paraqet ‘’Campus Cassovius’’. Nė njė riprodhim tė hartės sė I. M. Hasiusit, tė punuar nga Hamanni, pėrmendet visi me emėr ‘’Cassova Provincia’’. F. Reilly, nė koleksionin e atlasit hartografik tė botuar mė 1796, vendin e quan ‘’Cassovo’’, ndėrsa nė fletėn 22 tė po kėtij atlasi, e quan vendbanimin ‘’ Ebne Kassavo’’. V. de Vaudoncaurti, nė hartėn e punuar tė vitit 1818, e pėrmend vendbanimin ‘’Kassova’’.



Ėshtė interesant se, vetėm nė botimet e hartave tė fund shek. XVIII dhe nė shek. XIX, emri i vendit fillon tė quhet ‘’Kosova’’. Kėshtu, nė hartat regjionale tė Haxhi Kalfės nga vitet 1657, nė hartėn me nr. 297, paraqitet vendbanimi ‘’Kosova’’ . Nė hartėn e G. de L’Isle tė vitit 1702, paraqitet vendi i quajtur ‘’Planin de Cossova’’. F. A. Scheraembli, boton hartėn nė vitin 1788, ku pėrmendet visi ‘’Cossovo oder Amsel Feld’’ .J. Riedli nė hartėn e botuar mė 1812, pėrmend qytetin ‘’Kossova’’ qė e vendos nė V.L. tė Pristines (Prishtinės). Vendin ‘’Fusha e Kosovės’’, tė shkruar nė gjuhėn serbe ‘’Kosovo Polje’’ - ‘’Amsel Feld’’, do tė gjejmė tė pėrmendet gjatė shek. XIX , vetėm nė tri raste dhe kėtė: nė vitet 1867, 1876 dhe mė 1881. Ndėrsa, emrin nė variantin e shkruar ‘’Kosovo’’, do ta gjejmė vetėm nė njė rast edhe atė pikėrisht nė shek. e XIX, mė konkretisht nė vitin 1829.



Nga tė dhėnat-burimet hartografike qė i paraqitėm mė lart, shihet qartė se, qė nga shek. XV e deri nė fillimin e shek. XIX, baza e emrit ėshtė shkruar dhe paraqitet gjithnjė me fjalėn ‘’Kas’’. Gjatė kėtyre shekujve, emri kryesisht do tė ekzistoj nė variantin ’’Kasova’’. Vetėm kah fundi i shek. XVIII dhe gjatė shek. tė XIX, fjala ‘’Kas’’ fillon tė shkruhet dhe tė paraqitet nė trajtėn ‘’Kos’’, qė na jep versionin dhe formėn e emrit tė sotėm tė vendit ‘’Kosova’’. Nė kėtė drejtim, do tė ofrojmė dhjetėra tė dhėna historiografike tė autorėve-studiuesve tė ndryshėm botėrorė, tė cilėt nė punimet e tyre, kryesisht tė botuara gjatė shek. XIX, e nė pak raste dhe gjatė shek. XX, emrin ‘’Kosova’’ do ta paraqesin nė trajtėn ‘’Kasova’’.



Nė njė libėr, qė ėshtė botuar nė vitin 1822, kur flitet mbi Historinė Moderne Evropiane, gjejmė tė dhėna dhe pėr vendin tonė i cili paraqitet me emrin ‘’Kasova’’ ([...] on the plains of Cassova [...]). Libri ‘’ Allgemeine deutsche Real-encyklopodie [...]’’ e botuar nė vitin 1827, vendin e quan ‘’Kasova’’ ([...] bei Kassova [...]). Nė njė punim tjetėr tė vitit 1837, “The History of Modern Europe [...]”, po ashtu emėr vendi paraqitet nė versionin ‘’Kasova’’ ([... the plains of Cassova [...]). Libri ‘’Histoire de I’Empire otoman [...]’’, i botuar nė vitin 1841, vendin e quan ‘’Kasova’’ ( Assassinat qu’il commet sur Mourad I, dans la batalle de Kassova). Nė librin ‘’The Turkish Empire [...]’’, tė botuar mė 1854, duke u pėrshkruar shkurt ngjarja rreth Betejės sė vitit 1389, vendi quhet ‘’Kasova’’ ( A bloody battle was fought in the plain of Kassova [...]’’. Po ashtu, nė librin ‘’Histoire De L’Empire Ottoman’’ tė botuar nė vitin 1855, emri i vendit quhet ‘’Kasova’’ ([...] por le plateau de Kassova pour de scendre dans la Macedoine). Libri ‘’Chronological Tables [...] And History Of The World’’ i botuar mė 1857, vendin ku u zhvillua Beteja e vitit 1389, e quan ‘’Kasova’’ ( Victory of Kassova [...]). Revista shkencore ‘’L’Investigateur [...] Historique’’ e botuar mė 1857, duke e quajtur luftėn e vitit 1389, si njė ngjarje fatale, vendin e quan ‘’Kasova’’ ([...] apres la fatale batalle de Kassova [...]). Libri ‘’Histoire de la Turquie’’ i botuar nė vitin 1859, nė kapitullin IV, shkruan pėr vendin dhe luftėn e Kosovės (1389), ku emri i vendit quhet ‘’Kasova’’ ( IV. Bataille de Kassova - Mort d’Amurat). Libri ‘’Mittheilungen Aus Justus Perthes Geographischer [...]’’ i botuar mė 1860, vendin e quan ‘’Kassova’’.



Nė librin ‘’Die Geschichte der Welt var und nach Christus’’ tė botuar nė vitin 1853, vendi quhet ‘’Kassova’’ ([...] aber bei Kassova geschlagen [...]). Revista shkencore ‘’The Quarterly Review’’ e botuar nė vitin 1865, duke bėrė fjalė pėr luftėn e vitit 1389, vendin e quan ‘’Kasova’’ ([...] on the field of Cassova; [...] battle of Cassova [...]). Libri ‘’History of Europe [...]’’ e vitit 1877, duke folur pėr luftėn e vitit 1389, e quan ‘’Beteja e Kasovės’’ ( Battle of Kassova – 1389 [...]). Nė librin ‘’The Russo – Turkish War’’ i botuar nė vitin 1877, vendin e gjejmė tri herė tė shėnuar nė trajtėn ‘’Kasova’’. Libri ‘’A History Of The Empire And People of Turkey [...]’’ i botuar nė vitin 1878, duke bėrė fjalė pėr luftėn Hungareze tė vitit 1448, tregon se ajo u zhvillua nė vendin e quajtur ‘’Kasova’’ (Again the Hungarians rollied in 1448 and again they were routed at Kassova by the furius enemi). Nė librin ‘’Muslim Rule In Europe’’ autori , duke bėrė fjalė pėr Hungarinė dhe luftėrat e saj me Turqit, pėrmend luftėn e Huniadit (Hunyadi) tė vitit 1448, duke pėrmend edhe vendin ku ajo ishte zhvillua qė ishte quajtur ‘’Kasova’’. Nė punimin ‘’Baby Rue’’ tė botuar nė vitin 1881, pėrshkruhet lufta e vitit 1389, duke theksuar se ajo u zhvillua nė vendin e quajtur ‘’Kasova’’ ([...] of August , 1389, the sun a rose over the plains of Kassova [...] of victory to the Turkish Sultan). Nė librin ‘’Turkey Old And New’’ tė botuar nė vitin 1883, nė pjesėn e IV ,duke u bėrė fjalė pėr Greqinė, Bulgarinė dhe vendet shqiptare , thuhet se beteja e madhe e vitit 1389, u zhvillua nė vendin ‘’Kasova’’ ( 4. Battle of Kassova - Death of Amurath). Asociacioni i numizmatikės amerikane nė botimin e tyre tė vitit 1899, pėrshkruan luftėn e vitit 1389, dhe vendin e ndodhjes e quan ‘’Kasova’’ ([...] by the Turks at the battle of Kassova, in 1389, [...]). Nė punimin ‘’Cyclopaedia of Political Science [...] by the Best American and Europian Writers’’ tė botuar nė vitin 1899, nė pjesėn ku bėhet fjalė pėr Turqinė, flitet dhe pėr Betejėn e cila kishte ndodhur nė vendin ‘’Kasova’’ ([...] Turkish rule was established in its prezent European limits by the battle of Kassova [...]).



Nė librin ‘’Jahrbuch der geologischen Bundesanstalt [...]’’ tė botuar nė vitin 1905, autori vendin e quan ‘’Kasova’’. Nė librin ‘’Modern History [...]’’ tė botuar nė vitin 1907, kur flitet mbi luftėn e vitit 1389, vendin e ndodhjes autori e quan ‘’Kasova’’ (Kassova ‘1389’, the Turks completed the overthrow [...]). Nė librin ‘’The Modern World [...]’’ tė botuar nė vitin 1915, vendi ku u zhvillua lufta e vitit 1389, quhet ‘’Kasova’’ ( But at Kassova ‘1389’, the Turks completed [...]). Nė librin ‘’The Middle Ages, 300 - 1500’’ tė botuar nė vitin 1932, kur bėhet fjalė pėr luftėn e vitit 1389, autori atė e quan ‘’Beteja e Kasovės’’ (1389. Battle of Kassova. Great defeat by [...]). Nė librin ’’Islam in U.S.S.R., Turkey and Europe’’ tė botuar nė vitin 1956, autori duke pėrmendur trevat shqiptare qė gjendeshin nėn Perandorinė Osmane gjatė fundit tė shek. XIX dhe fillimit tė shek. XX, pėrmend provincėn ‘’Kasova’’ (Vilajetin Kosova, E. R.), si njėrėn ndėr katėr Provincat Turke qė paraqet sot Shqipėria ([...] die old Turkish provinces of Skutari, Yanina, Kassova and Monastir [...]). Nė librin ‘’Contribution a l’histoire du Commerce Bulgare’’ tė botuar nė vitin 1971, autori duke pėrshkruar Betejėn e Varnės, luftrat e Skenderbeut dhe Betejėn e vitit 1389, pėr kėtė tė fundit, tregon se u zhvillua nė vendin e quajtur ‘’Kasova’’ ( Bataille de Kassova). Njė autor hungarez nė librin e tij tė botuar nė vitin 1999, vendin e quan ‘’Kassova’’. Njė autor francez, gjatė qėndrimit nė treva tė ndryshme shqiptare nė gjysmėn e dytė tė shek. XIX, na jep njė qėndrim interesant qė ka tė bėj me emrin ‘’Kosovė’’. Ky ishte Emil Viet, i cili ishte pėr njė kohė Konsull i shtetit tė Francės nė Shkodėr, ku gjatė asaj kohe mėsoi shumė pėr shqiptarėt dhe vendet e tyre. Kur flet pėr territorin tonė, vendin e quan me emrin ‘’Kosova ose Gistivari’’ i cili nga emri i rrafshinės quhet gjithashtu ‘’Fushė Kosovė’. Ky ėshtė ‘’Kasobusi i vjetėr’’, qė shquhet prej dy betejave tė mėdha ku ngadhėnjyen Bajaziti I dhe Murati i II, mė 1389 dhe 1448 [...]. Gjendet nė rrugėn qė shpie pėr Nissa (Nish) [...]. Lidhur me paraqitjen e emrit “Kasobusi”, mendoj qė autori ka parasysh fjalėn “Kasaba”, e cila nė gjuhėn shqipe dmth. “qytet”. Po ashtu, ‘’Kasaba’’ ka kuptimin e “qytetit tė vogėl” (qytezė) edhe nė gjuhėn serbe. Fjala “Kasabali” nė gjuhėn tonė, ka kuptimin e “banorit tė vjetėr tė qytetit” , apo nė kuptimin e plotė tė fjalės dmth. “qytetar”.



Nga tė gjitha tė dhėnat rreth emrit “Kasova”-‘’Kosova’’, ėshtė me interes ta paraqesim dhe qėndrimin e Encillopedisė Britanike, qė lidhet drejtpėrsėdrejti me atė qė u tha deri mė tani. Sipas Enciklopedisė nė fjalė, alternativa e shqiptimit tė emrit ‘’Kosova’’ frekuenton nga fillimi i shek. XX, nga shqiptimi i mė hershėm ‘’Cassova’’ ose ‘’Cassoua’’, emėr i italianizuar. Nga e gjithė kjo qė paraqitėm, vlen pėr tė komentuar mė tutje dhe disa qėndrime shtesė qė lidhen me prejardhjen e emrit. Kėshtu, nga literatura kuptojmė se, interpretimin e parė tė emrit ‘’Kosova’’, e ka bėrė akademiku kroat Josip Rogliē, i cili thotė se: ‘’ e tėrė terminologjia gjeomorfologjike dhe emrat gjeografikė tė Gadishullit Ilir janė tė gjuhės ilire’’, duke ardhur dhe nė pėrfundim qė, terminologjia e emrit gjeografikė ‘’Kosova’’, i takon gjuhės ilire.



Po ashtu interpretimin gjeografik tė emrit e shpjegon dhe M. Carabregu, i cili thotė se, termi ‘’kas-a’’ pėrmban kuptimet e njė kodre, mali apo shkėmbi. Variantet e shpeshta tė emrit qė ndėr kohė paraqitėn si, ‘’Kasova’’, ‘’Kasava’’ dhe ‘’Kosova’’ na japin ‘’ kas-a’’ dhe ‘’va’’, qė tė dy terma gjeografikė. Nė bazė tė kėtij termi gjeografik ‘’kas’’, janė gjithashtu edhe emrat: Cassel, Castel, Cashtel, Casteli etj. Ky term pėrdoret edhe pėr emėr personal, fisnor dhe po ashtu si emėr vendi, si: Kas-i, Kasaj, Canius, Kastrat, Kastriot, Kasendra, Kas, etj. Kėtyre qėndrimeve, ju shtojmė disa shembuj qė vėrtetojnė kėto tė dhėna. Psh., Fisi “Kastrat” e ka djepin nė Veri tė Shqipėrisė. Emri “Kastrat” nė shqipen nuk ėshtė shumė i vjetėr, ky emėr vjen nga latinishtja ‘’Castrum’’. Qyteti mesjetar ‘’Kassa’’nė Hungari, nė gjuhen gjermane shqiptohet ‘’Kaschau’’ ndėrsa nė gjuhen latine ‘’Cassovia’’. Sipas dokumenteve dubrovnikase, familja aristokrate ‘’Kasica’’qė jetonte nė Dubrovnik, ishte me prejardhje nga qyteti Novomonte (Novobėrda), etj.



Ndėrsa, sa i takon termit gjeografik tė emėr vendit ‘’va -u’’, kuptohet tė pėrdoret tek emėr vendet pėr cektėsi ose gjerėsi tė lumenjve apo luginave, pastaj pėr pėrshkrimin e njė gjerėsie, rrafshine etj. Ėshtė me rėndėsi tė theksohet se, ky term, si prapashtesė ka pėrkrahje tė gjerė, kuptimi i tė cilit mund tė jetė nė tri aspekte: 1) te lumenjtė si vendkalim mė i pėrshtatshėm, 2) tek emėrtimet visore si gjėrsi , rrafshinė, dhe 3) te vendbanimet si rrafshi i ndėrtimit.



Nė vazhdim, duhet tė tregojmė se, qė nga koha antike gjejmė burime tė shkruara, tė cilat na munėdsoin pėr tė vėrtetuar se, fjala ‘’Kas’’, ėshtė shumė e pranishme si emėr nė gjithė vendbanimet, apo trojet ku jetonin ilirėt, e po ashtu disa nga emrat janė, tė afėrt me emrin e sotėm tė ‘’Kasovės - Kosovės’’. Nėpėr tėrė territorin e Kosovės, qė nga lashtėsia hasim njė shtresė tė theksuar ‘’castrumesh’’ (kėshtjellash) dardane, qė mė vonė i pėrforcuan romakėt. Disa prej tyre gėzonin dhe statusin e doganave, stacionit pėr pushim rrugor e disa dhe statusin e municipumit (qytetit). Kėshtu, fjala “Kastra” e gjuhės latine nė gjuhen shqipe, dmth. - Kamp ushtarak, Shatorre apo Llogore; Castrum - Kėshtjellė; Castellum - Kėshtjellė, Rezervuar uji, Katund apo fshat; Castellani - Banorėt e njė kėshtjelle; Kascus/a/um - I moēėm, I vjetėr, I lashtė; Kasa/ue - Kasolle, Pronė, Ēadėr ushtarake. Po ashtu tė dhėnat e para, nė kėtė drejtim, na njoftojnė se, nė tokat e Ilirisė - nė Epir, pėrmendet qyteti ‘’Kasopia’’ qysh nė vitet 313-312 p.e.s.. Shėnimet qė i gjejmė tė vepra ‘’Gjeografia’’, e gjeografit Klaud Ptolemeu tė shek. II tė e.s., na tregojnė se, kur bėhet fjalė pėr Epirin dhe vendin e tij, autori pėrmendė dhe qytetet, ku njėri ndėr ta ishte qyteti i quajtur ‘’Kassiope’’.



Nė tė dhėnat qė i gjejmė nė veprėn ‘’Mbi qytetet dhe popujt’’ tė autorit Stephani Byzantini, kur bėhet fjalė mbi fiset ilire e po ashtu edhe vendbanimet - qytetet e Ilirisė dhe Epirit, pėrmendet qyteti ‘’Kassope’’, [...] i quajtur kėshtu nga krahina ‘’Kassopia’’. Emėr etnik ‘’kassopaios’’, ‘’kassopios’’ [...]. Procopi Caesariensis (Prokopi i Cezaresė) nė veprėn ‘’De Aedificis’’ (Mbi Ndėrtimet) nė shek. e VI, duke folur pėr Dardaninė, pėrshkruan dhe fortifikatat (kėshtjellat, E. R.) qė Perandori Justinian ndėrtoi dhe i rindėrtoi nė kėtė vend. Prokopi i Cezaresė ėshtė historiani mė nė zė i Bizantit i cili jetoi gjatė shek. VI (... - 565), qė na la shkrime pėr territorin e Dardanisė gjatė kohės sė sundimit tė Perandoritė Justiniani. Njė listė e tėrė e shkruar na ofron tė dhėna pėr kėshtjellat e ndėrtuara dhe tė ri ngritura nga Justiniani, pra pėrmenden disa vendbanime, emėrtimet e tė cilave janė tė rėndėsishme pėr toponimet e Dardanisė, sot Kosovės. Ne, nė kėtė rast, do ti pėrmendim vetėm ato, qė fillojnė me fjalėn ‘’Kas’’. Fortesa tė ndėrtuara, tė reja, nė Dardani pėrmenden dy: ‘’Kastimon’’ dhe ‘’Kastelion’’. Ndėrsa, tė rindėrtuara pėrmenden tri:’’Kasyella’’, ‘’Kastellobreata’’ dhe ‘’Kastelona’’. Nė Maqedoni, me fjalėn ‘’Kas’’ nga fortesa tė rindėrtuara pėrmenden vetėm dy: ‘’Kasopas’’ dhe ‘’Kassopes’’. Po ashtu, nė trevėn Nais, paraqiten dy raste tė ndėrtimit tė fortesave tė reja, ku fjala e emrit fillon me bazėn ‘’Kas’’, e kėto janė: ‘’Kastellion’’ dhe ‘’Kasia’’. Qyteti Nais (Nishi i sotėm) aso kohe ishte njėri ndėr qytetet kryesore tė Dardanisė dhe gjendej nė pjesėn veri-lindore tė vendit. Nė mbėshtetje tė zbulimeve, hulumtimeve tė reja arkeologjike qė u zhvilluan deri nė vitet e tetėdhjeta tė shek. XX nė territorin e Kosovės, thuhet se, kemi tė evidentuara rreth njėqind (100) vendbanime antike, kryesisht nė gėrmadha, numri i madh i tė cilave nuk ėshtė identifikuar.



Tė gjitha tė dhėnat e deritashme na bėjnė pėr tė theksuar, edhe njė herė se, fjala “Kos” ėshtė vazhdimėsi e fjalės “Kas”.

Nė vazhdim tė punimit, do tė ndalemi edhe njėherė te fjala “Kos”. Nga disa punime dhe qėndrime tė ndryshme do tė shohim se fjala ‘’Kos’’, nuk mund tė pranohet ashtu si e paraqet historiografia serbe, se fjala ka prejardhje nga gjuha sllave, por do tė tregohet se, kjo fjalė i takon dhe gjuhėve tė tjera e po ashtu, ka dhe shumė kuptime nė shumė gjuhė tė botės. Pėr mė tepėr, prejardhja e fjalės ‘’kos’’ konsiderohet pėr e errėt. Do tė ofrojmė disa shembuj pėr tė treguar qė fjala nuk ka kuptim vetėm nė njė gjuhė siē pretendohet. Kėshtu, vendi i quajtur ‘’Kos’’ ose ‘’Cos’’ nė greqisht, nė turqishte ‘’Istankoy’’, nė italishte ‘’Coo’’, ėshtė njė ishull nė detin Egje nė Greqi. Ky vend me kėtė emėrtim ekziston qė nga kohet e vjetra-antike, qė tregohet qartė se emri s’ka fare tė bėj me farė kuptimi, origjine apo ka tė bėj me farė prejardhje sllave. Fisi (Farefisi) i Romės ‘’Kos-o’’ ose ‘’Kos-oje’’ ka origjinė nga Etrurėt, ndėrsa te serbėt kėta ‘’Kos-ari’’, i pėrkisnin familjes fisnike tė vjetėr tė Barit (Tivarit, E. R.). Emri ‘’Kos-tandin’’, predominon dhe pėrdorėt nė gjuhėn shqipe si emėr i njeriut. Edhe pse ky emėr dominon te shqiptarėt, origjina e tij rrjedhė nga gjuha latine. Emri ‘’Kos-tandin’’ ėshtė mė i afėrti me variantin ‘’Cos-tantino’’ qė e gjejmė te italianėt. ‘’Kos-tandin’’ ėshtė njė variant i emrit ‘’Con-s-tantine’’ i gjuhės angleze. Kėshtu, emri ‘’Kos-tandin’’ pėrdorėt vetėm nga italianėt ( Cos-tantino dhe Cos-tanzo) dhe shqiptarėt (Kos-tandin), ndėrsa varianti ‘’Kon-s-tantin’’pėrdorėt nė shumė gjuhė tjera si: angleze, gjermane, franceze, greke etj.



Me fjalėn ‘’Kos’’ nė Indi quhet ‘’mila e indisėveriore’’, pra ka kuptimin e njėsisė sė gjatėsisė gjeografike. Pastaj kemi termat nė matematikė si, ‘’Kos-ekans’’ (qė nė gjeometri ka funksionin e njė rrethi), ‘’Kos-ekant’’ (gjeometri), ‘’Kos-inus’’ (matematikė - sinus pika e dhėnė e rrethit dhe gjeometri funksioni i katetes drejt hipotenuzes) etj. Po ashtu, kemi dhe fjalėt si, ‘’Kos-mos’’ nė gjuhėn angleze, e cila nė shqip shqiptohet ‘’Kozmos’’, e nė serbishte ‘’Kozmos’’ (Svemir), e qė tė tria bashkė, kanė kuptimin e njėjtė ‘’Gjithėsi’’. ‘’Kos-kinomantia’’ (greqisht), qė nė pėrkthim dmth. ‘’tė profetizuarit - tė parathėnėt’’. ‘’Kos-marhija’’ (greqisht - bota, sundimi), sundimi i botės. ‘’Kos- mika’’, ( greqisht - bota, sundimi), nė gjuhėn tonė ‘’Kozmik/e’ ’dmth. botėrore-diēka qė i takon krejt botės. ‘’Kos-metika’’ (mjeshtėria e zbukurimit), dmth. ‘’Kozmetikė’’, etj. Kėshtu, prejardhja e fjalės, emrit ‘’Kos’’, mund tė konsiderohet jo sllave apo tė konsiderohet pėr fjalė e errėt, pasi qė gjuhėtarėt nuk e ndriēojnė pėr mė tepėr.



Nga gjitha tė dhėnat e paraqitura, mendojė se, argumentet flasin qė, emri ‘’Kosovė-a’’ origjinėn linguistike e ka nė emrin ‘’Kasova’’. Prandaj kemi metatezėn nė shqiptimin e emrit nga ‘’Kasova’’ nė ‘’Kosovė - Kosova’’. Sipas konsultimit me njė studiues tė gjuhės, i cili njehė mjaft mirė gjuhėn cirilike sllave dhe gjuhėn osmane, tregon se, nė shkrimet e vjetra cirilike sllave ndeshim shumė raste kur germa ‘’a’’ ėshtė shkruar ‘’o’’, ēėshtje kjo qė vėrtetohet me krahasimin e dokumenteve. Po kjo shihet edhe te studiuesit serb tė cilėt, nė rastet e pėrkthimit tė dokumenteve mesjetare latine e osmane shumė shpesh, apo nė shumicėn e rasteve, germėn ‘’a’’ e zėvendėsojnė me germėn ‘’o’’. Njė shembull adekuat nė kėtė drejtim, e arsyeton qėndrimin e theksuar mė lartė, e ky ėshtė emri i qytetit ‘’Kotor’’, i cili nė tė gjitha dokumentet qė nga mesjeta deri nė shek. XIX quhet ‘’Katar’’. Versionin ‘’Kotor’’ e gjejmė vetėm nė shkrimet sllave, ēėshtje kjo qė mund tė vėrtetohet nga argumente tė mjaftueshme.



Nga tė gjitha qėndrimet e theksuara mė lartė, vlen pėr ti pėrmendur edhe njėherė punimet e akademikut J. Rogliē dhe studiuesit M. Carabregu, nga tė cilat mundė tė theksojmė se, emri ‘’Kosova’’ ka origjinė Ilire, duke hedhė poshtė teorinė se, emri ka etimologji sllave-serbe. Edhe autorė tjerė janė tė kėtij mendimi kur theksojnė se, emri ‘’Kosova’’ [...] me sa dihet, pėrmendet qė nga Beteja e Kosovės (1389). Mendoj se fjala ‘’Kosovė’’duhet tė jetė fjalė e lashtė ilire apo trake, aq mė tepėr, kur dihet se, emrin ‘’Kosova’’ e hasim nė shumė vise tė Gadishullit Ballkanik [...]. Duke qenė se emėrtimin ‘’Kosovė’’ e hasim edhe nė disa vende si Dalmaci, Bosnje e Maqedoni, nė tė vėrtet mu nė pjesėt ku ishte zhvilluar etnosi ilir, mendoj se kanė prejardhje tė njėjtė. Kėshtu, ‘’Kosova Dalmatine’’ pėrmendet herėt si ‘’Campus Merularum’’ te kronika e “Popit Duklanin” e shek. XII, pra e ka kuptimin e emrit ‘’Fusha e Kosovės’’. Emri ‘’Kosova’’ edhe nė kėtė dorėshkrim tė shek. XIII, thuhet tė ishte njė termė mbi bazėn e gjuhės ilire. Autori, Q. Namani, na ofron tė dhėna qė, fjala “Kas” nėnkupton fjalėn “Kėshtjellė”, me arsye se, vendi kishte shumė kėshtjella gjatė historisė-vetėm nė shek. e VI, kishte 69 kėshtjella qė i paraqet autori Prokopi i Cezares, dhe fjalėn “ova” qė nėnkupton “fushė”. Kėto dy fjalė pėrbėjnė sot nė gjuhėn shqipe emrin “Fusha e Kėshtjellave” - “Kasova”, qė me njė metatezė ndėr kohė, emri do tė kalon nė formėn e sotme “Kosovė/a”.



Para pėrfundimit duhet tė theksojmė qė, kėrkimet e gjertanishme nė fushė tė toponimisė brenda kufijve tė sotėm tė Kosovės dhe nė kontest tė kufijve historik, tė cilat i janė pėrshkruar Dardanisė antike, dėshmojnė pėr njė numėr tė madh shtresash gjuhėsore tė saj, studimi i tė cilave krijon pasqyrėn e saktė tė kulturės gjuhėsore, etnografike e historike tė vendit. Nė fondin e pėrgjithshėm tė toponimeve tė Kosovės, dhe mė gjėrė Dardanisė, qė e pėrbėn fondi i vjetėr iliro-shqiptar, do tė ndeshim dhe fondin e shtresimeve romake, bizantine, saksone e sllave gjatė mesjetės, osmane gjatė pesė shekujve si dhe serbe nė shek. XX Ėshtė i njohur fakti se gjuha latine, pas pushtimeve romake tė viseve tė banuara me popullsi ilire bėhet mjeti kryesor i tė shprehurit shkrimor tė ilirėve dhe nė kėtė mėnyrė, pa u vėrejtur janė futur format romake nė onomastikėn dhe toponomastikėn e vjetėr tradicionale ilire. Pasi nė kėto troje, sundimi Romakė zgjati dhjetėra shekuj, duhet ditur ndikimin e fuqishėm tė tyre dhe fesė katolike tek populli qė jetonte nė kėto treva, tė cilėt bėnė qė vendi tė pranojė edhe elemente latinfolėse dhe qė shumė toponime tė lashta sot tė kanė apelativa latinė. Kjo ndodhi dhe me emrin ‘’Kas-a’’.



Derisa fondi i vjetėr i toponimisė shqiptare, dėshmohet nga shkrime dhe harta qė nga antikiteti, dihet se fondi sllavė i toponimisė mesjetare do tė rikonstruktohėt nga fundi i shek. XIX duke vazhduar nė shek. XX. Tė dhėnat fragmentare pėr emrin e vendit (edhe ato pėr emėrtimet e shumė vendeve tė tjera tė Kosovės) tė cilat na i afron lėnda arkivore-burimet historike (diplomat mesjetare) dhe dokumente tjera qė na paraqiten nga literatura serbe, duhet tė merren me rezervė. Kėto tė dhėna, qė nga mesjeta e deri nė fillim tė shek. XX, nuk kishin karakterin e pėrgjithshėm tė regjistrimit tė vendbanimeve. Shumė nga to, janė shkruar dhe pėrshkruar nga priftėrinjtė e kishave ortodokse sllave, tė cilėt me qėllime e pa qėllime i kishin ndryshuar tė dhėnat toponimike dhe antroponimike, duke i shkruar nė frymėn dhe formėn e gjuhės sllave, kėshtu qė shumė prej tyre ishin shtrembėruar dhe njė pjesė e tyre ishte sllavizuar nė mėnyrė direkėte me anė tė pėrkthimeve. Siē shihet, prej kėtyre tė dhėnave, toponimia dhe antroponimia shqiptare e popullatės vendėse ishte sllavizuar gati tėrėsisht. Kėto tė dhėna, pėr fat tė keq, edhe sot e kėsaj dite, hynė nė pėrdorim nė shkrimet zyrtare dhe keqpėrdorohen nga shkrimet e ndryshme tė historiografisė serbe.



Pėrveē dėshmive tė pakontestueshme qė dihen pėr sllavizmin e toponimisė mesjetare shqiptare, ky fond, dhunshėm do tė shtresohet mbi toponiminė e vendit, pas okupimit tė Kosovės nga Serbia qė nga vitet 1913 e kėtej. Nga kjo kohė, shumė emėrtime tė vendbanimeve do tė ndėrrohen dhe do tė zėvendėsohen me emra tė rinj, psh: Lazarevo, Miloshevo, Obiliē, Gjeneral Jankoviq, Uroshevac, Kosovo Polje, Dobra Voda e tjera. Zakonisht, dihet se pas ē’do lufte, mė mirė tė themi, pas ē’do okupimi, gjithherė janė shkaktuar ndryshime tė mėdha si gjuhėsore e etnografike dhe kulturore-historike tė njė populli apo tė vendit tė caktuar. Pushtuesit nė kėto troje, dhunshėm krijuan emėrtimet e vendbanimeve etj., duke krijuar dhe shėnimet, hartat topografike me politizime tė antroponimeve, toponimeve, hidronimeve dhe vet etnonimeve tė vėrteta e tė vjetra tė vendit. Kėta, gjatė shekujve, jo vetėm qė lėnė gjurmė kulturore e fetare, tė emrave tė njerėzve etj., por pėr mė keq, ngatėrruan apo dhe tentuan ta zhdukin topografinė reale tė vendit. Rezultati i pushtimeve sot, na e bėnė shumė tė vėshtirė tė dimė etimologjinė e vėrtet tė emėrvendeve tė territorit tonė dhe mė gjerė regjioneve ballkanike.



Nga e gjithė kjo qė u tha, konstatoj se: tendencat e shkencės sė politizuar dhe historiografisė serbe qė emrin ‘’Kosovė-a’’ ta paraqesin me prejardhje sllave - serbe etj., janė vetėm konstruktime, manipulime me qėllime nacionaliste e tė pa mbėshtetura nga dėshmitė historike. Ėshtė interesant tė thuhet dhe ajo, qė vėrehet pothuajse nė tė gjitha punimet e autorėve serb, se, shpjegimin e emrit e marrin nga tė dhėnat popullore e jo nga tė dhėnat shkencore.



Ėshtė shumė me rėndėsi tė paraqesim dhe qėndrimet tendencioze serbe qė i theksuam nė kėtė punim, e qė kanė tė bėjnė me pretendimet pėr ndėrrimin e emrit ‘’Kosovė/a’’. Historiografia serbe, qė nga gjysma e shek. XIX, e deri nė vitet e njėzeta tė shek. XX, pretendon dhe provon me tė gjitha mjetet qė ta quaj vendin me emrin e imagjinuar ‘’Serbia e Vjetėr’’, por ky tentim bie poshtė, pasi qė nuk arrin tė hyj nė pėrdorim zyrtar dhe nuk pranohet nga historiografia evropiane e mė gjėrė. Po ashtu, kemi tendencėn qė vendi tė quhet ‘’Serbia Jugore’’, emėr qė pėrdoret nga vitet 1920 e deri nė vitin 1940, por dihet se edhe ky emėrtim nuk pati jetė tė gjatė dhe nuk mundi tė realizohet. Pas dėshtimit tė dy emrave tė parė, tentimi do tė vazhdojė pas Luftės sė Dytė Botėrore, kur vendi do tė quhet ‘’Kosova e Metohija’’, deri nė vitin 1968. Por edhe ky emėrtim i pa bazė do tė bie, pasi qė emri i vendit, sipas Kushtetutės sė vitit 1968 tė Republikės Federale tė Jugosllavisė, me kėrkesėn e shqiptarėve, u vendos tė quhet me emrin qė e kishte mė parė ‘’Kosovė/a’’. Pas kėtyre tentimeve, historiografia serbe, kuptohet gjithė kohės me mbėshtetjen e qeverisė serbe, pasi nuk i mbeti alternativė tjetėr, gjeti mbėshtetje vetėm nė mundėsin pėr ta ‘’shpjeguar shkencėrisht’’ prejardhjen e emrit, duke e shpjeguar siē e pamė, se, kinse emri paska prejardhje nga ‘’gjuha sllave-serbe’’. Kėshtu, qė nga kjo kohė, pa ndėrprerė pretendohet qė, edhe sot emri tė shqiptohet dhe shkruhet nė variantin ‘’Kosovo’’. Ky variant, siē del nga dėshmitė e lartpėrmendura mė lart, nuk ka fare tė bėj me farė mbėshtetje shkencore, pėrveē asaj qė mund ta quajmė, pėrshtatje e ndjenjės gjuhėsore sllave-serbe.



Nga kjo del se, sikur emri ‘’Kosovė’’tė ishte me ‘’prejardhje sllave’’, nuk do tė kishim dhe tendencėn shekullore tė historiografisė dhe qeverisė serbe pėr ta ndryshuar atė, jo nė njė variant, por nė shumė variante, siē i pamė mė lartė. Nė kėtė drejtim, kemi dhe qėndrimin e autorit serb se, emri ėshtė turko-shqiptar, qė nėnkuptohet se emri, nuk ka prejardhje serbe. Po ashtu, po e ritheksoj qėndrimin e autorit serb qė tregon se, emri duke u pėrshkruar-pėrkthyer nga vendasit merret dhe kuptohet nga autorėt e huaj, sikur se emri ka prejardhje nga ‘’zogu’, kėshtu qė shumė autorė ndėrkombėtarė emrin e vendit pasi qė e pėrkthejnė nė gjuhėt e tyre e quajnė: Campus Merulae, Shamp de Merles ose Amselfeld dhe emėrtime tjera qė i kemi paraqitur mė lartė. Duhet tė dihet qė kėto emėrtime tė autorėve ndėrkombėtarė nė literaturėn historike fillojnė tė paraqiten tek nga fund shekulli XVII, kurse kėto do tė arrijnė tė marrin formė tek gjatė shek. XIX - XX. Pra, kėta emra kanė dalė si rezultat i vonė i shkrimeve dhe literaturės historiografike ndoshta tė imponuar, dhe pėr kėtė nuk mund tė kenė vlera autentike.



Tė dhėnat e mjaftueshme qė i ofruam, mė mundėsojnė pėr tė pėrfunduar se, emri i vendit tonė ‘’Kosovė/a’’, ka prejardhje nga gjuha ilire-latine-shqipe. Prejardhja e emrit lidhet me emrin e njė kėshtjelle, qyteti, province, mali apo fushe qė ekzistoi nė vendin tonė ndėr shekuj. Po ashtu nga tė dhėnat, mund tė theksojmė se, emrin mund tė kuptojmė qė paraqet vendin e vjetėr tė qytetėruar, vendin e kėshtjellave, vendin e kasollave-shtėpive etj. Por pėr mundėsinė e kuptimit tė emrit, mendoj se ėshtė reale t’ia lėmė gjuhėtarėve, etimologėve pėr tė dhėnė rezultatet e tyre nė kėtė drejtim, qė do tė ishte zgjidhja mė e mirė dhe pėrfundimtare e ndriēimit tė ēėshtjes, qė mendoj se, nė tė ardhmen e afėrt kėto rezultate nuk do tė na mungojnė. E rėndėsishmja e kėtij punimi ėshtė se, tė dhėnat historiografike dėshmojnė qė, emri ka prejardhje dhe kuptim nga vendi dhe gjuha e popullit qė jetoi mijėra vite nė kėto treva - popullit shqiptar.



Autori ėshtė Koordinator Shkencor nė Institutin Arkeologjik tė Kosovės.



DR. SC. ENVER REXHA: SI U SHNDĖRRUAN KISHAT KATOLIKE SHQIPTARE NĖ KISHA ORTODOKSE SERBE‏?!
__________________
I know it's only Rock 'n Roll but I like it
busavata nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 31-12-2015, 19:27   #29
Pjer Thomas
V.I.P
 
Avatari i Pjer Thomas
 
Data e antarėsimit: Dec 2014
Postime: 1,045
Thanks: 3
Thanked 97 Times in 79 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 25
Pjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėmPjer Thomas i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Etimologjia e fjales "Kosovo"

Shum artikull interesat dhe shkencor ky i profesor Enver Rexha.
Pjer Thomas nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 12-08-2017, 02:16   #30
ZET
Cursum Perficio
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Postime: 6,086
Thanks: 23
Thanked 177 Times in 97 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 103
ZET ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Etimologjia e fjales "Kosovo"

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Gon! Shiko postimin
Kosovo eshte serbisht.

Kos - ovo

Ketu jane mellenjat

Brankovicvet kane qene sllave.

Paraardhesit tane ishin sllavizuar pothuajse teresisht.
Me qe e kam hapur njehere kete teme, po bej korrigjimin e nevojshem.

Emertimi Kosove dhe i vete fushes se Kosoves [Cossovo] eshte nje surrogat i fjales 'Cesir adam' aka 'cassi' te gjuhes Turke, qe do te thote 'burre trim'. Pas vrasjes se Muratit ne 1373 [16 vjet me pare se shenojne Serbet per qellimet e tyre politike]fusha pagezohet me epitetin Cassi. Ky epitet i bente elozhe Muratit I, si fitues i guximshme i 27 betejave pa asnje humbje deri ne diten e vdekjes.

Parodia eshte se kemi nje shtet me Shqiptare qe i ben elozhe Turve dhe vjehrreve Serbe te perendoreve Turq.
ZET nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i ZET pėlqehet nga
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur