Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombėtare & Boterore > Trojet shqiptare

Trojet shqiptare Ēdo gjė mbi trojet shqiptare: Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Mali Zi, Ēamėria. Ēfarė i bėn trojet nga vini ju mė tė veēanta?

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 12-02-2018, 10:37   #1
Gi de Masha
V.I.P
 
Avatari i Gi de Masha
 
Data e antarėsimit: Apr 2010
Vendndodhja: Danimarkė
Posts: 9,791
Thanks: 8,298
Thanked 4,234 Times in 1,922 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 129
Gi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėm
Drenicė - emėrvendi: Si u krijua Prekazi

Nė Prekaz tė Epėrm varri mbi treqindvjeēar i Prekė Kuēit

Gjurmėve tė identitetit tonė tė lashtė kombėtar

nga, Bedri Tahiri

Sot, mė 15 Tetor 2016, me djalin e axhės, Nasufin, ia mėsymė Prekazit tė Epėrm. Dhe, para xhamisė, objekti i se cilės deri mė 1938 kishte qenė selia e Komunės sė Prekazit, na priste kushėriri ynė, profesori i filozofisė dhe shkencave politike nė Universitetin e Prishtinės, Blerim Latifi. Kohė mė parė kishim lėnė njė takim tė tillė pune gjurmimi e hulumtimi. Kaherė e kam thėnė dhe e kam vėrtetuar sė, i pari ynė, pra i fisit Kuē tė Drenicės, ka qenė Prekė Kuēi, nga i cili mori emrin Prekazi. Ai, diku kah fundi i shekullit 17 apo fillimi i shekullit 18, e themeloi kėtė vendbanim. Emri Prekaz u krijua nga format thirrore tė emrit Prekė: “I Prekajve”, “Prekaj”, “Prekas”, “Prekuē”, “Prekaz”. Kisha dėgjuar se i dihet edhe varri, por unė nuk e kisha parė dhe nuk e dija se ku gjendet. Dhe, gjatė zhvarrimit tė eshtrave tė nėnės sė Azem Galicės, Nėnė Sherifes me bija e mbesa, mė 18 Gusht 2016, nė bisedė me Blerimin, mora vesh se ai, nė bazė tė rrėfimeve tė pleqve e tė parėve tė tij,e dinte saktė atė varr.


Kėshtu qė, sot, mbase i erdhi radha konkretizimit tė kėsaj nisme tė mbarė, e cila lė tė shėrbejė si gur i parė i njė ngrehine mė tė madhe pėr shėnjimin e kėtij pėrkujtuesi mjaft tė rėndėsishėm tė historisė sonė...

Dhe, ē’tė shohėsh?!

Njė oazė qetėsie hyjnore, njė lugajė nė formė konike, njė fole zanash. Nė fund tė saj, njė si bunacė e ligatinė butėsie, gufonte gurgullueshėm uji bilur. Njė kompleks i mbėrthyer livadhesh, si gėrshetė nimfash, rrethuar me ara gjatoshe e, aty-kėtu, ndonjė copė mali si baloshė larushe. E gjithė kjo brenda njė emri: ATAVA.

Tej, lart nė kodėr, nė njė arė djerrinė, njė dardhė dredharake dhe gjysmė e tharė. Aty, tek rrėnjėt e saj, dikur moti kishte qenė trualli i tė parėve tė Prekazit...

Nė tė mėngjėr, po nė njė arė tė papunuar moti, pronė e pasardhėsve tė Ahmet Delisė, nėn hijen e dy dardhave tė egra, njėra e tharė fare, e midis ferrave kulumbrie e drizave pėrzier me lule, pushonin dy varre tė vjetra e gati tė mbuluara nga tisi harrestar. Aty ishin paqėsuar kėtu e mė shumė sė tre shekuj mė parė, dy shpirtrat e tė parėve tė fisit Kuē tė Drenicės, Preka e Lica. Ja edhe gurėt e zverdhur nga myshqet e tė mbuluar nga bari...


Dhe, tek sodisnim kujdesshėm ata gurė qė dėshmonin lashtėsinė e etnitetit tonė kombėtar, nė vesh mė oshtinin ca si zėra tė mekur lashtėsie:
...Dikur moti, kėtu erdhi e u ngulit Preka me njė nipi tė vetin, me Kolėn, djalin e Bibės, i cili kishte ngelur nė betejėn e Kuēit nė Mal tė Zi. Njė vėlla ishte ndalur nė Bėrjakė tė Kolashinit e shumė anėtarė tė tjerė ia kishte ngrėnė lufta kundėr anadollakėve. Me tė kishin ardhur edhe dy vėllezėr: Obri e Luta. I pari, Obri, zuri vend pak mė tutje dhe e formoi Obrinė, ndėrkaq tjetri, Luta, qė ishte punėtor i madh, u vendos nė Lug tė Baranit, nė Lutogllavė.

-Do tė tė martojė edhe njėherė, o baca Prekė, - i tha njė ditė Kola si pėr mahi tė ungjit, Prekė Kuēit.

-Jo, biro jo, tashti po u afrohem tė gjashtėdhjetave!- qeshi ai, pa e marrė seriozisht fjalėn e nipit, i cili ishte edhe shakaxhi i madh.

Por, jo, ai kėsaj radhe e kishte pasur me gjithė mend. Dhe, doli nė kodrat pėrballė vendit ku sot shtrihet fshati Klinė e Eperme. Nė njė arė, po lėvronte me qe Marku. Ashtu, shpat me shpat, malėsorēe, ndėrruan ca llafe: “O Mark, a ma jep motrėn Licė pėr bacin Prekė?”. “Po e pyes babėlokun!”. Dhe, pas pak, del nga kulla e ia lėshon njė zė: “O nipi i Prekės, na qoftė pėr hair miqėsia. Eja nė kullė dhe na e sjell njė dash tė pjekur e njė bucelė raki”.

Kėshtu, koha rridhte lumė e shtėpia e Prekės rritej e zgjerohej me djem e vajza e me nipa e mbesa...

Njė ditė edhe Kola u largua nga kėtu. Kaloi disa kodra mė tutje, atje nė lindje, nė shkrepat bri Qyqavicės dhe e krijoi vendbanimin e ri me emrin Galica...Aty pranė, nė perėndim, u ndal edhe njė nip, ku zuri embrion Tėrnafci...Por, mos harroni, tė gjitha kėto vendbanime: Prekazi, Galica, Obria, Tėrnafci dhe Lutogllava, edhe pse u shpėrndanė, gjithmonė e ruajtėn kėtė lidhje e afėrsi gjaku dhe kurrė nuk martohen mes veti...Kėshtu na erdhi rrėfimi i parė, pėrcjellė nga tregimtari e pleqnari i shquar Hazir Lutfiu (1895-1980).

...Preka me tė shoqen, Licėn, ishin tė fundit qė dhanė shpirt si tė krishterė, andaj e lanė porosi qė tė varroseshin kėtu tė vetmuar. Bile, Preka kishte vdekur shumė mė herėt. Fėmijėt e shumtė i rriti Lica. Ata, me radhė u konvertuan nė fenė e re, nė islam, e ajo jo. Vdiq e krishtere dhe u varros pranė tė shoqit,- na vegohen edhe zėri tjetėr i rrėfimtarit tė dytė, Bajram Haziri, djali i Hazirit

***

-Ėshtė mirė qė kėto dy varre tė rregullohen e kėtu nė ballė tė tyre tė vihet njė pllakė pėrkujtimore. Janė tė rralla rastet qė vendbanimeve u dihen themeluesit dhe u ruhen varret e tyre, por Prekazi e kishte kėtė fat- thotė Blerimi, i cili kėto rrėfime i kishte dėgjuar sa e sa herė si fėmijė atypari, duke mė kthyer nė vete nga ajo botė, e ruajtur vetėm nga kujtesa popullore, e ku kisha tretur si nė humbėtirėn e pafund.


-Kjo ėshtė njė punė e mrekullueshme dhe nuk duhet pritur as edhe njė ditė,- u zbraza unė si me gurgule, i entuziazmuar nga kjo mrekulli. Nuk ishte pak: Njė dėshmi kaq e vjetėr e etnisė sonė! Njė dėshmi se sa i pafuqishėm ka qenė pushteti turk nė Drenicė. Njė dėshmi se sa suksesshėm u kemi rezistuar asimilimeve tė pushtuesve tė pėrtej Dardaneleve. Kėtė e sforcojnė edhe toponimet qė flasin vetė: Livadhi i Kolbibės nė Galicė, Guri i Kuq nė Abri, Arat e Kishės nė Lagjen Mehaj tė Prekazit, etj.


Pra, shkurt e shqip, kjo nismė e mbarė, duhet pėrkrahur nga tė gjithė vullnetmirėt. Kėto janė shenjat e identetit tonė real, qė na rrėfejnė se cilėt ishim dhe nga duhet tė ecim si shtet, si komb dhe shoqėri.

burimi - kliko kėtu
__________________
Mirėkuptim, tolerancė dhe shumė, shumė dashuri!

Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga Gi de Masha : 12-02-2018 nė 10:40
Gi de Masha nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Gi de Masha pėlqehet nga
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur