Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Zhvillimet Urbane > Mjedisi

Mjedisi Diskutime mbi Mjedisin.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 22-04-2018, 19:57   #61
Edvin83
Mjedisor
 
Avatari i Edvin83
 
Data e antarėsimit: Aug 2012
Vendndodhja: Tiranė
Posts: 3,864
Thanks: 266
Thanked 265 Times in 193 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 23
Edvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarėEdvin83 ka shumė pėr tė qenė krenarė
Pėrgjigje e: Alarmi i ambientalistėve: Ndalni HEC-et, po shkatėrrohen lumenjtė e Shqi

REVISTA MONITOR

Reportazh / Si po shkatėrrohet Valbona
21/04/2018 10:06 PM

Pas njė dimri tė vėshtirė, Mbretėresha e Alpeve Shqiptare qė tėrheq turistė nga e gjithė bota po i gėzohet ardhjes sė pranverės. Poshtė majave me borė, fadromat dhe ekskavatorėt kanė zhbėrė themelet e luginės duke fshirė gjurmėt nga peizazhet e mahnitshme tė deri vjetshme.
Gjatė 25 kilometrave tė grykės sė Valbonės janė vendosur tetė kantiere punimesh me gurore e kampe makinerish qė po ndėrtojnė HEC-et mbi lumė dhe hotele nė fshat. Rėnia e numrit tė turistėve, pėrfshirja nė TVSH dhe vonesat nė planin rregullues kanė pėrhumbur Valbonėn nė kėtė fillim pranvere

Nga Blerina Hoxha

Udhėtimi pėr nė Valbonė ka njė magji qė nuk i ngjan asnjė tjetri. Edhe pse mund ta kesh bėrė shpesh, adrenalina qė tė jep madhėshtia e natyrės plot oksigjen lė pas pakėnaqėsitė qė mund tė vijnė nga mungesat nė shėrbim dhe ushqimi. Kjo ėshtė arsyeja qė shumė tė huaj kur vizitojnė kurorėn e alpeve vendosin tė kthehen sėrish.

Por nė vend qė kjo dhuratė e natyrės tė mirėmbahet, pasurohet dhe tė “shitej” ashtu si takon, pėr tė rimėkėmbur zonėn qė trashėgoi njė varfėri tė skajshme, po shkatėrrohet nė themele. Kėtė pranverė, gryka e Valbonės nė 25 kilometrat e saj nga perėndimi i qytetit tė Tropojės deri nė qendėr tė fshatit ėshtė e zaptuar nga 8 kantiere punimesh qė kanė hapur HEC-et, gurorėt dhe hotelet e reja. Nė vend tė pishave dhe shkėmbinjve qė deri vjet lartėsoheshin thikė mbi grykėn e ngushtė tė lumit qelibar, kėtė pranverė janė bėrė tym e mjegull nga kamionė dhe ekskavatorėt dhe llava e betonit qė ėshtė shtrirė pėrmes luginės.

Vendasit tė lodhur nga arroganca e investimeve tė reja qė kanė shpėrbėrė shtratin e lumit qysh nė burim janė tulatur. Nuk kanė mė fuqi tė “luftojnė”. Rėnia e numrit tė turistėve, pėrfshirja nė TVSH dhe vonesat nė planin rregullues i kanė pėrhumbur nė kėtė fillim pranvere.



Gurorja nė hyrje tė luginės sė Valbonės. Punimet nė njė nga HEC-et nė zonėn e Dragobisė

Guroret nė portat e luginės

Kur Valbona i afrohet Tropojės kalon nė ngushticė nė formėn e njė minikanioni qė vendasit e quajnė Gryka e Shtrenjtit. Ka formėn e njė porte tė krijuar nga natyra pėrgjatė sė cilės ngjitesh nė Valbonė. Nė tė djathtė ėshtė Varri i Ajkunės dhe nė tė majtė lugina me fshatra alpinė me pamje mahnitėse. Po kjo i takon sė djeshmes. Shkėmbinjtė nė hyrje tė grykės janė shndėrruar nė gurore tė zhurmshme dhe nė varreza makinash. E para ėshtė nė hyrje tė kanionit nė pėrfundim tė qytetit. Disa makineri vijojnė tė gėrryejnė nė shpatin e rrugės pa kurrfarė kriteri.

Shoqėruesi ynė, teksa shikon pamjet, lajmėron se vitin tjetėr gėrryerja nė anė tė rrugės, mund tė krijojė njė shembje katastrofike. Ekskavatorėt dhe kamionėt nė hyrje janė tė shoqėruar me disa rrangalla tė vjetra makinash. Dikush nga punonjėsit tė shpjegon se gėrmimet po bėhen pėr tė sajuar njė truall pėr njė objekt biznesi. “Kanė tokat e veta. Do tė bėjnė hotel dhe lokal mė duket”, – tė thotė kalimtari. Mė tej, sqarimet janė tė pakta pasi i zoti i “shembjes” tė shikon vėngėr, maksimumi njė foto fshehtas mund tė bėhet.

Shija mbytėse qė tė lė gurorja varrezė ėshtė vetėm garnitura e udhėtimit tonė. As dy kilometra mė tutje, pasi kalon nė anėn tjetėr tė “portės”, ku nis e ngjitesh pėr lart, sa kalon fshatin e Shoshaj, njė gurore e stėrmadhe ka shembur gjysmėn e malit. Dhjetėra ekskavatorė vijojnė tė gėrmojnė pa pushim, plot kamionė me radhė presin tė ngarkohen. As shiu i dendur nuk e ka zbehur e pluhurin e kuq tė shkėmbinjve. Ndalojmė makinėn dhe pyes shoqėruesin. Ēfarė ėshtė kjo?

“Nuk janė HEC-et, pa merak kemi edhe do rrugė pėr tė bėrė. Ėshtė gurorja e vjetėr. Nuk e ke parė vjet” – shtoi ai.
Gjysma e malit nuk ėshtė mė. Pėr herė tė fundit kam qenė nė Valbonė nė shtator tė vitit tė kaluar. Shtanga, mali ishte fiks si frontet e punimeve qė kanė hapur fabrikat e ēimentos nė malet e Krujės. Shoferi bėn me dorė. “Mos u habit moj, se kėta kishin shumė punė kėtė vit. Shumicėn e materialeve HEC-et i kanė marrė kėtu, prandaj duket ashtu. Hajde nisemi tani se sa ke pėr tė parė deri lart. Kjo nuk ėshtė asgjė me atė qė i ka bėrė shtratit tė lumit lart”, thotė mė tej shoqėruesi. M’u errėn sytė deri te makina… nuk fola mė asnjė fjalė, teksa shoqėruesi habitej me reagimin tim. “Nuk kemi ēfarė tė bėjmė. Me ēfarė tė jetojmė. As tė huajt nuk po vijnė mė. Ja me kėta punonjėsit e HEC-eve dhe guroreve e shtynė lokalet kėtė vit. Ju kanė bėrė shumė xhiro”.




Devijim i rrugės Tropojė – Valbonė si pasojė e shembjes sė saj pėr shkak tė ndėrtimit tė HEC-eve

Nė vend tė lėndinave dhe korijeve, kantieret e HEC-eve

Biseda e shoqėruesit nuk zgjati shumė, pasi rruga ndėrpritet nga njė rrethim qė kufizon njė humnerė me rrugėn, pak pa hyrė pėr nė fshatin e Dragobisė. Gremina ėshtė aq e thellė sa ka pėrpirė rrugėn e re qė u ndėrtua pak vite mė parė dhe anėn tjetėr tė malit pėrtej lumit. Pamja ėshtė rrėqethėse, sidomos pėr mua qė disa herė kam shijuar pamjet e pashoqe tė deridjeshme.

“Kėtė e kanė bėrė ata tė HEC-it, – thotė shoqėruesi, – por prit se ende nuk kemi arritur te HEC-i”. Mė duket se ėshtė fronti mė i ri i punimeve pėr HEC-in e tretė. Shembja ka pėrfshirė malin nė dy anėt e lumit dhe ėshtė bėrė me mina.

Dy kamionė tė ngarkuar plot e pėr plot, qė vijnė nga gurorja poshtė nxitojnė tė parakalojnė. Tė shohin vėngėr. Fytyrat e tyre kanė njė pamje armiqėsore pėr ēdo kalimtar, si pėrgjigje ndaj neverisė qė shfaq ēdo vizitor. Po ecnim me ngadalė. Livadhi i bukur me lule e shkurre qė deri vjet ishte shesh pushimi pėr turistėt dhe kullotė pėr bagėtitė ėshtė plot e pėr plot me kabina, kamionė, ekskavatorė, punonjės me uniforma dhe sigurisht me njė zhurmė alarmuese qė tė hingėllin fort nė vesh edhe prej qetėsisė sė pyllit. Mė nė fund jemi bash nė qendėr tė kantierit tė HEC-eve. Ndaloj pak larg kampit tė punimeve pėr tė shmangur kontaktet direkte me punonjėsit, tė cilėt bėjnė me shenjė se nuk lejohen fotot.

Nga ana tjetėr e kampit poshtė rrugės nė shtratin e lumit, deri dje njė korije plot shkurre me ngjyra e ujė tė pastėr, tani ėshtė shndėrruar nė njė kanal betoni me njė digė nė mes. Lumi ka lėnė shtratin dhe ėshtė rrethuar me beton gati pėr tė shkuar nė turbinat ku do tė prodhohet energjia. Asgjė nuk ėshtė mė si mė parė. Mė lart, mbi kampin e punimeve, njė rrugė e shėmtuar ka ēarė nė mes shpatin e malit. Shoqėruesi thotė se qė andej do tė merret uji i lumit tė Ēeremit qė do tė kalojė nė njė tunel tė gjatė nėn tokė pėr HEC-in e parė qė ėshtė nė zonėn e Dragobisė. Kjo pamje e zymtė me kamionė, humnera e shpate tė thyera nga ekskavatorėt qė janė ngjitur deri lart nė shpatet e alpeve tė shoqėrojnė deri nė lart nė Valbonė.

Puna pėr ndėrtimin e hidrocentraleve ėshtė nė kulmin e saj dhe duket se tashmė gjithēka ka marrė fund. “Edhe Katerina, amerikania e Valbonės, nuk jeton mė kėtu” – thotė shoqėruesi. Ėshtė zhvendosur nė njė fshat afėr Tropojės larg poteres qė po krijojnė punimet. Katerina tashmė ėshtė njė personazh i njohur nga tė gjithė qė kanė dėgjuar pėr Valbonėn. Kur erdhi pėr herė tė parė si turiste, ajo vendosi tė jetojė pėrgjithmonė aty prej bukurisė mahnitėse, duke lėnė pas vendlindjen e saj nė Manhatan tė SHBA-sė. Ajo, sė bashku me njė grup banorėsh tė zonės, edhe sot e kėsaj dite janė pėrfshirė nė njė betejė ligjore pėr dėmin qė po krijojnė nė ekosistem investimet e hidrocentraleve. LEXO EDHE http://www.monitor.al/turizem-apo-hec-e-2/



Valbonėn e braktis dhe Katerina

“Edhe Katerina, amerikania e Valbonės, nuk jeton mė kėtu” – thotė shoqėruesi. Ėshtė zhvendosur nė njė fshat afėr Tropojės larg poteres qė po krijojnė punimet. Katerina tashmė ėshtė njė personazh i njohur nga tė gjithė qė kanė dėgjuar pėr Valbonėn.

Kur erdhi pėr herė tė parė si turiste, ajo vendosi tė jetojė pėrgjithmonė aty prej bukurisė mahnitėse, duke lėnė pas vendlindjen e saj nė Manhatan tė SHBA-sė. Ajo, sė bashku me njė grup banorėsh tė zonės, edhe sot e kėsaj dite janė pėrfshirė nė njė betejė ligjore pėr dėmin qė po krijojnė nė ekosistem investimet e hidrocentraleve.



Hotelet e reja, dėmi sa HEC-et

Kur ke kaluar Dragobinė dhe bėn njė copė rrugė, duke lėnė pas katrahurėn e hidrocentraleve, fshati i Valbonės fillon tė shfaqet bashkė me kurorėn e majave tė bardha me borė tė Alpeve. Pamja ėshtė mahnitėse. Lulet dhe pemėt kanė nisur tė ēelin nė breg tė lumit dhe pėrgjatė shpatit tė malit shumė afėr ka shumė borė. Pėrrenjtė e vegjėl rrjedhin ngado faqeve tė maleve dhe shkėmbinjve tė mprehtė.

Teksa rehatohesh dhe shijon pamjen, zhurma e njė fadrome tjetėr nis e dėgjohet. Mos! Hap sytė, mė shtohet vigjilenca. Zhurma shtohet sa mė shumė afrohesh drejt qendrės sė fshatit, nė vend tė turistėve ka vetėm mjete pune, edhe pse ėshtė njė mot i bukur me diell dhe nė ditė si kėto, ka shumė vizitorė.

Kėtė herė, Valbona ka njė pamje tė zymtė dhe hoteli ku akomodohem gjithmonė nuk ka asnjė mysafir, si rrallė ndonjėherė. Astriti, miku ynė prej udhėtimeve tė shpeshta nė Valbonė, na ndihmon si zakonisht me akomodimin. Na tregon se, kėtė vit, koha ishte shumė e keqe dhe rrugėt qenė tė bllokuara. Bujtinat thuajse janė mbyllur dhe shumicėn e kohės nuk kishin as energji, pasi linjat e shpėrndarjes dėmtohen shpesh nga shirat dhe bora. Pėrtej xhamave tė bujtinės, dy fadroma vinin e shkonin anės shtratit tė lumit, pak metra larg burimit tė tij.

Po shpėrndajnė inertet e njė hoteli qė po bėhet aty pranė duke e zhbėrė krejt shtratin e lumit pėrgjatė gjithė qendrės sė fshatit. Shtrati i lumit ėshtė rritur me gati njė metėr me dherat dhe gurėt qė po nxirren nga hapja e themeleve tė hotelit tė ri. Brezi natyror i lumit, deri vjet kishte tek-tuk disa pishina natyrore tė krijuara nga forca e ujit tė lumit qė tashmė janė zhdukur dhe nė vend tė tyre ka dhe, gurė dhe mbetje tė nxjerra nga prishja e njė ndėrtese tė vjetėr nė vend tė sė cilės po ndėrtohet. Burri i gjatė qė orienton fadromat ėshtė punonjėsi i firmės qė po ndėrton hotelin dhe duket se ėshtė vendali. Shqetėsimin tonė pėr batėrdinė e merr me njė nėnqeshje tė lehtė. “Ne po e sistemojmė pak se shirat dhe bora e kishin bėrė skandal lumin”, – thotė punonjėsi krejt i pavetėdijshėm pėr masakrėn qė ka bėrė.

Pėrballė janė dy nga bujtinat mė tė vjetra tė zonės. “E shikon. Kėto janė mė keq se HEC-et, edhe ato e kanė dėmtuar lumin mė pak se inertet e hotelit”, – shton shoqėruesi ynė. Siē duket largėsia me inspektoratet e mjedisit dhe kontrollit i kanė lėnė kompanitė tė ndėrtojnė pa respektuar asnjė lloj kriteri ndaj mjedisit bash nė zonėn mė tė bukur tė turizmit malor nė vend. Nga qendra e Valbonės pėr te Fusha e Gjėsė, ku ėshtė edhe hoteli mė i madh i Valbonės grumbuj inertesh janė vėnė andej-kėndej.



TVSH-ja, halli tjetėr

Shqetėsimet qė kanė krijuar HEC-et dhe punimet pa kriter nė hotele janė venitur pak, pasi pikėrisht atė ditė, mė 1 prill, bizneset e Valbonės janė pėrfshirė nė TVSH. Bujtina jonė ka disa kabina druri me nga njė dhomė, tė cilat janė vendosur nė atė tė livadhit pa cenuar aspak mjedisin pėrreth. Tė zotėt, dy vėllezėr me familjet e tyre kanė nisur tė shėrbejnė pėr turistet gati 25 vite mė parė. Nė mė shumė se dy dekada me punėn nė bujtinė vetėm sa po nxjerrin jetėn dhe ushqejnė familjet. Kėtė vit morėn kredi pėr tė instaluar edhe pesė kabina tė tjera, tė cilat pritet tė vihen nė punė kėtė sezon.

“Tė gjitha i kemi bėrė me forcat tona, me punė tė ndershme dhe me fitimet e bujtinės nuk mund tė zgjerohesh as me dhoma tė reja dhe as me punonjės, shpjegojnė ata. Bujtinat janė larg qendrave tė furnizimit dhe ēdo shėrbim qė ne ofrojmė ka kosto tė larta transporti”, – thotė Isai. Rritja e taksave nė njė kohė qė shėrbimet nga shteti mungojnė totalisht e bėjnė tė vėshtirė mbijetesėn.

“Sot pėr sot e kemi biznes familjar dhe punojmė nga agimi deri nė orėt e vona tė darkės. Na ndihmojnė edhe fėmijėt. Tė punėsosh tė tjerė ėshtė e vėshtirė. Valbona ėshtė larg. Pagat nuk mund tė mbulojnė kostot e transportit, ushqimit dhe fjetjes”, – shton Isai. Tani me aplikimin e TVSH-sė, fitimet tona do tė cenohen edhe mė shumė pasi nuk mund tė ndryshojmė ēmimet nga frika se mund tė ikin vizitorėt, shpjegon ai mė tej.



Shtohet akomodimi, bien vizitorėt

Nė bujtinat e Valbonės aktualisht akomodohen rreth 600 turistė nė natė, por me investimet e reja qė po bėhen, kapacitetet pėr njė natė pritet tė arrijnė 1000 persona, – thotė Astriti. Pėrveē vendasve, tė tjerė po investojnė nė Valbonė, edhe pse plani rregullues nuk ėshtė bėrė ende. Disa objekte janė bėrė pa leje dhe dikush po ringre ndėrtesat e vjetra. Mirėpo kėtė dimėr, vizitorėt kanė qenė mė tė pakėt nė numėr. Po dalim nga njė dimėr i vėshtirė, thotė njė plak i vjetėr nė cep tė restorantit tė Bujtinės.

“Gazetare je ti? Shkruaj se edhe njerėzit nė Valbonė janė me TVSH. Edhe dhitė madje. Unė gjithė jetėn kam pirė ujė burimi, pasi me ka qėlluar vrella (burimi) nė oborr, por tani thonė se do tė mė ēojnė nė burg se jam debitor tek ujėsjellėsi, se nuk kam paguar faturat e ujit. Kurrė nė jetėn time nuk kam pi ujė nė rubinet. Hajde shiko nė shtėpi, nuk kam asnjė tubacion uji”, bėrtet me zė tė lartė malėsori plak.

Astriti thotė se edhe pse po shtohet akomodimi, kėtė dimėr turistėt ishin mė tė paktė nė numėr se vitin e kaluar. Ka qenė dimėr i keq dhe shpesh ėshtė bllokuar rruga, prandaj mbase nuk kemi shumė vizitorė, – shpjegon ai. Por kam frikė se dhe kėto punimet lart e poshtė prishin imazhin pėr tė huajt, pohon ai. Furnitorėt kryesorė me turistė janė vendet perėndimore tė Europės. Mė sė shumti vijnė tė pasionuarit pas natyrės sė egėr. Bujtinat atje kanė pėrfituar duke ofruar shėrbime minimale ndaj tyre si ushqim dhe fjetje.



Projektet shterpė

Pėr zhvillimin e turizmit tė qėndrueshėm nė Valbonė ka shumė projekte nė letėr. Valbona ėshtė pjesė e masterplanit pėr zhvillimin e alpeve shqiptare. Valbona ėshtė pjesė e projektit 100 fshatrat, nė tė cilin synohet rindėrtimi i qendrės sė fshatit nė pėrputhje me traditėn dhe natyrėn.

Sipas planit tė qeverisė, mbėshtetja pėr 100 fshatrat do tė jetė me fonde pėr tė nxitur agroturizmin, zhvillimin e prodhimeve tradicionale, staneve, bizneseve tė reja startup pėr tė rinjtė.

Ende nuk ka njė draft final pėr financimin, katėr ministri pritet tė prezantojnė secila kontributin e tyre nė program. Por deri mė tani nuk ėshtė jetėsuar asnjė projekt teksa fshati i bukur i Alpeve qė vizitohet nga e gjithė bota ende nuk ka njė plan rregullues. Qeveria e Shqipėrisė ka premtuar se do tė miratojė kėtė vit planin rregullues pėr Bashkinė e Tropojės, nė tė cilėn bėn pjesė edhe Valbona, por kjo nuk ka ndodhur ende.



Valbona nxit ofertat e brendshme turistike

Valbona ėshtė nga tė paktat destinacione qė bashkė me Thethin ėshtė nė anėn tjetėr tė Alpeve. Agjencitė turistike e kanė pėrfshirė Valbonėn nė ture tė posaēme. Njė natė dhe dy ditė bashkė me ushqimin dhe fjetjen kushtojnė 59 euro pėr person. Nė kėtė paketė, agjencitė ofrojnė udhėtimin me traget qė nga Komani nė Fierzė me pamje mahnitėse, akomodimin nė hotel, vaktet dhe guidė nė luginė falas. Kthimi bėhet ditėn tjetėr, nga Kosova nėpėrmjet Rrugės sė Kombit ku mund tė vizitohen qytetet karakteristike tė Kosovės, Gjakova dhe Prizreni.

Aktualisht Valbona ka kapacitet akomodues deri nė 600 shtretėr, teksa qindra pushues tė tjerė pėrdorin kampingjet nė natyrė. Turi i Alpeve ėshtė tashmė aq popullor sa edhe udhėtimi i bregut nga Llogoraja. Shtigjet qė lidhin Valbonėn dhe Thethin janė aksesueshme dhe me njė sinjalistikė tė pėrkryer. Gjithashtu tė gjitha shtigjet e tjera tė zonės janė zbuluar dhe shėnjuar nga Maria, njė amerikane qė pasi ka vizituar Valbonėn ka vendosur tė mos ikė mė prej andej.

Valbona dhe Theshi janė pjesė e turit qė ofron “Maja e Ballkanit”, njė projekt qė ėshtė zhvilluar nga GIZ, Shoqata Gjermane pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar dhe qė pak kohė mė parė u vlerėsua edhe nė Abu Dhabi, me ēmim pėr kategorinė “Administrimi i destinacionit”. Nė njė kohė kur turizmi po kėrkon tė tėrheqė me destinacione tė veēanta, pėrvoja me adrenalinė dhe natyrisht me kosto tė ulėt, Shqipėria, nėpėrmjet kėtij projekti duket se ka mėsuar si tė ecė nė “shtegun” e duhur pėr ta bėrė edhe turizmin malor tė frekuentuar. Pėr zėvendėsdrejtorin e zyrės sė GIZ nė Tiranė, Ismail Beka, shtegu “Maja e Ballkanit” kalon nėpėr rajonet malore mė tėrheqėse tė Ballkanit Perėndimor deri nė lartėsi qė shkojnė 2,300 metra mbi nivelin e detit.

Nė kėto maja duket sikur koha ka ndalur. Pėr 20 vjet me radhė, ato kanė qenė mė shumė pjesė e “legjendave” dhe tė paktė kanė qenė ata qė kanė arritur t’i prekin dhe t’i shijojnė nga afėr kėto bukuri. Ėshtė pikėrisht kjo kulturė autentike, me shumė adrenalinė brenda, qė e bėn pėrvojėn mes shtigjeve ndėrkufitare tė Shqipėrisė, Kosovės dhe Malit tė Zi vėrtet unike. Njė fakt, i cili tėrhoqi jo pak vėmendjen e Kėshillit Botėror tė Turizmit dhe Udhėtimeve (WTTC) i cili gjatė Samitit tė 13 Botėror ndau edhe ēmimet pėr “Turizmin e sė Nesėrmes”.

Shtegu “Maja e Ballkanit” konkurroi pėr kategorinė e menaxhimit tė destinacionit kundėr dy tė nominuarve tė tjerė “Sentosa Development Corporation” nga Singapori dhe “Tourism Council” nga Butani. Zonat shqiptare qė pėrfshihen nė kėtė projekt janė Thethi, Valbona, Rragami, Ēeremi, Bjeshkėt e Dobėrdollit.
Edvin83 ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 23-04-2018, 12:22   #62
Smokkie
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Oct 2015
Posts: 558
Thanks: 11
Thanked 133 Times in 97 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 17
Smokkie ka shumė pėr tė qenė krenarėSmokkie ka shumė pėr tė qenė krenarėSmokkie ka shumė pėr tė qenė krenarėSmokkie ka shumė pėr tė qenė krenarėSmokkie ka shumė pėr tė qenė krenarėSmokkie ka shumė pėr tė qenė krenarėSmokkie ka shumė pėr tė qenė krenarėSmokkie ka shumė pėr tė qenė krenarėSmokkie ka shumė pėr tė qenė krenarėSmokkie ka shumė pėr tė qenė krenarė
Pėrgjigje e: Alarmi i ambientalistėve: Ndalni HEC-et, po shkatėrrohen lumenjtė e Shqi

Pa dale te zgjidhim probleme me serioze si psh ardhja e peshkopit rus apo anastas. Te vendosim enveri ishte hero apo tradhetar. Te analizojme ngjela eshte ok apo ka rrjedhur. Keto gjera e te tjera si keto pastaj nqs ka ngel ndonje peme shkojme e shpetojme.
__________________
Qesh sot se neser do jete me keq!
Smokkie nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 24-04-2018, 08:18   #63
SystemA
V.I.P
 
Avatari i SystemA
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 39,722
Thanks: 10,690
Thanked 5,923 Times in 4,010 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 283
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Alarmi i ambientalistėve: Ndalni HEC-et, po shkatėrrohen lumenjtė e Shqi

Shqipėria e Bukur: Blini i Gurit tė Lekės.

Surpriza e verės dhe e katėr stinėve pėr turizmin shqiptar, padyshim mbetet grykėderdhja e Lumit tė Shalės me......Blinin e Gurit tė Lekės.
Kolori pranveror mbi tė gjitha koloret, ka zbritur dhe nė brigjet e Liqenit tė Komanit nė vendderdhjen e Lumit tė Shalės.Bashkė me tė, kanė filluar tė zbresin dhe vizitorėt e parė tė stinės sė ngrohtė. Janė agjenci tė ndryshme turistike qė udhėtojnė nga Tirana apo qytete tė tjera, drejt kėtij destinacioni me njė bukuri natyrore tė pa krahasueshme. Nė grykėderdhjen e Lumit tė Shalės nė Liqenin e Komanit ėshtė krijuar njė oaz ujor tepėr piktoresk me njė plazh tė freskėt ku vizitorėt turistik ēlodhen dhe kundrojnė natyrėn pėrrallore.Investitori vendas ka ngritur aty njė Bar-Hotel me kushtet e akomodimit pėr njė numėr tė konsiderueshėm pushuesish qė vijnė me guidat turistike nga Tirana apo vende tė tjera dhe e popullojnė gjatė gjithė sezonit verorė. Jo vetėm burimet ujore, shpellat, uji i kristaltė por dhe historia e “Blinit Gurit tė Lekės”, tėrheq shumė kuriozė tė gojėdhėnave dhe historisė sė kėtyre anėve.Blini i Gurit tė Lekės, ndodhet nė vendpjekjen e Lumit tė Shalės me Liqenin e Komanit, nė prehrin e Komlemit, karshi Mollės sė Shoshit me plot histori, e cila lidhet me princin tonė rebel Lekė Dukagjini.Thuhet se Lekė Dukagjini, vitet e fundit tė jetės i kaloj nė kėtė vend, pėrballė i mbrojtur nga humnerat shkėmbore qė zbresin thikė deri ne Drin dhe nga pas shpine nga mbrojtja besnike e banorėve tė Dukagjinit. Emrin “Komlem” thuhet se e mori kur rrethimi i ushtrisė turke zgjati aq shumė sa atje lartė midis atyre shkėmbinjve lindėn 72 djem.Pėrballė Komlemit, nga ana tjetėr e lumit, ndodhet njė shkėmb i cili mban emrin “Curri i Haxhi Begut ” nga ku ushtria turke thonė qė gjuante me top malėsorėt e ngujuar aty nė Komlem bashkė me princin.Njė natė, Leka ju thotė ushtarėve, qė tė hedhin vozgat me raki nė shkėmb duke ju vėnė flakėn. Vargu i flakės zgjatej deri poshtė nė Drin dhe turqit e lėshuan rrethimin duke menduar se ishte barut dhe se kėta paskan aq shumė barut sa edhe ta djegin nė humnerė, thotė gojėdhėna.Vetėm kur arrin aty te Guri, e kupton se pse i thonė Guri i Lekės, sepse pasi je ngjitur mbi tė dhe ke hedhur vėshtrimin rreth e rrotull, kupton se ai ėshtė njė vend strategjik vrojtimi.Nga maja e kėtij guri, mund tė “krehėsh” tė gjithė zonėn nė njė hark prej rreth 300 grade.Pra, Leka, nga ky gur ka pikasur ēdo lėvizje tė armikut dhe kujtdo qė ka tentuar ti afrohet.Disa qindra metra afėr Gurit, ndodhet Shpella e Lekės, njė shpellė me njė hyrje jo shumė tė madhe por qė pas rreth 20 m zmadhohet dhe qė vazhdon pikjatė poshtė nė drejtim tė lumit.Sipas legjendės thuhet se Leka kishte lėnė amanet qė pas vdekjes trupi i tij tė hidhej nė kėtė shpellė, nė mėnyre qė tė mos i gjendej nga pushtuesit turq, kjo duke patur parasysh se ēfarė ata bėnė me varrin dhe eshtrat e Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu.Nuk ka dokumente pėr vendin ku Lekė Dukagjini kaloj vitet e fundit tė jetės, pėr kohėn e vdekjes apo pėr vendvarrimin e tij.Duke u mbeshtetur nė e gojdhėnat, Blini ėshtė posaēėrisht vendi ku Leka kaloj vitet e fundit tė jetės sė tij. Turistėt dhe vizitorėt bėhen shumė kuriuoz pėr kėto legjenda tė rrėfyera nga banor tė zonės apo dhe guidator vendas.
Udhėtimi drejt Blinit paraqet surpriza tė pafundme pasi ka atraksione tė shumta turistike pėrveē atyre qė paraqet liqeni i Komanit, lumi me troftėn pikaloshe, shpend dhe kafshė tė ndryshme, nga ēdo anė mund tė shihen nė faqet shkėmbore edhe dhitė e egra nėse atje kalohet pa zhurmė.Komlemi, Bira e Topit, Guri i Lekės, Shpella e Lekės, Ballkoni i Dhive tė Egra, Ujvara e Mullinit dhe vende tė tjera tepėr piktoreske, tėrheqin turistėt.Njerėzit e kėtyre vendeve tė bukura dhe historike, kanė ndėrtuar njė Hotel-Bar-Restorant nė breg tė lumit, njė ndertim i bukur duke ruajtur edhe traditėn e ndertimit me gur e dru,ku vizitorėt ēlodhen e mėsojnė historinė.“Tė huajt qė vijnė pėrherė tė parė nė kėtė vend, surprizohen nga natyra, historia dhe gojdhėna qė lidhet me “Blinin e Gurit tė Lekės” dhe largohen duke e quajtur kėtė vend si surpriza e turizmit shqiptarė” tregon pėr ATSH njė prej eksploratorėve tė guidave turistike Skėnder Ibi qė udhėheq turistėt nė vendet mė piktoreske.

ATSH.

PS: nje shkrim me ne fund i bukur,por edhe veda jam kurioz per.....jo turistet dhe legjendat e banoreve te zones por......guidator(et) vendas

Kaq.
Foto e bashkangjitur
Lloji i dosjes: jpg 4bpo60b4473bc714a5d_800C450.jpg (22.6 KiloByte, 18 shikimet)
Lloji i dosjes: jpg 4bpo7482ecc3a514a55_800C450.jpg (22.4 KiloByte, 18 shikimet)
Lloji i dosjes: jpg 4bpoc5f7595c7c14a51_800C450.jpg (22.5 KiloByte, 18 shikimet)
Lloji i dosjes: jpg 4bpod26ee8f58e14a59_800C450.jpg (21.9 KiloByte, 18 shikimet)
Lloji i dosjes: jpg 4bpof89feb555014a53_800C450.jpg (21.6 KiloByte, 18 shikimet)
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 23-05-2018, 00:03   #64
SystemA
V.I.P
 
Avatari i SystemA
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 39,722
Thanks: 10,690
Thanked 5,923 Times in 4,010 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 283
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Alarmi i ambientalistėve: Ndalni HEC-et, po shkatėrrohen lumenjtė e Shqi

Parku i Madh me kosha pėr mbeturinat, por qytetarėt i hedhin pėrtokė.

Pak javė mė parė Liqeni Artificial i Tiranės mori ēmimin “Flamuri i Bardhė” si njė certifikim i pastėrtisė sė ujit dhe basenit tė sigurt. Por qė ky nivel vlerėsimi tė rikonfirmohet sėrish nė vjeshtė ėshtė e domosdoshme qė jo vetėm ndėrmarrjet e bashkisė tė kujdesen ēdo ditė pėr mirėmbajtjen dhe pastėrtinė e tij, por mė sė shumti kėrkohet edhe kujdesi i qytetarėve pėr tė mbajtur pastėr ambientin dhe pėr t'i hedhur mbeturinat nė vendet e caktuara.

Siē shihet edhe nga fotot, pavarėsisht punės sė pėrditshme dhe mesazheve ndėrgjegjėsuese, punonjėsit e APR-sė vijojnė tė nxjerrin ēdo ditė nga liqeni masa pa fund mbeturinash urbane qė qytetarė tė papėrgjegjshėm vijojnė t'i hedhin nė ujė. E njėjta situatė vėrehet ēdo ditė edhe nė investimet e tjera tė kryera nė njė sėrė objektesh nė Parkun e Liqenit, ku qytetarėt ēdo mbetje tė produkteve qė konsumojnė e hedhin nė tokė.

Njė situatė kjo qė tregon se tė investosh pėr tė pėrmirėsuar infrastrukturėn dhe rritur aksesin nė Parkun e Madh tė Liqenit ėshtė njėra gjė, ndėrkohė qė pėr mirėmbajtjen duhet puna dhe angazhimi i tė gjithė aktorėve, si ndėrmarrjeve bashkiake ashtu edhe i qytetarėve.

Nė Parkun e Madh ka plot kosha mbeturinash. Duhet vetėm 1 pėrpjekje nga Ju! Tė mbani mbeturinat e t’i hidhni te koshi mė i afėrt! Jo nė tokė, jo nė liqen, jo kudo nė ambient! Ne pastrojmė, ēdo ditė, por ky mision ėshtė i pamundur pa mirėsjelljen Tuaj!

Burimi: shqiptarja.com

Shenimi im: Yoko ka ble grepa me gjujt per peshk???????
Foto e bashkangjitur
Lloji i dosjes: jpg 1526912864_foptotogalerialiqeni21maj1.jpg (22.4 KiloByte, 9 shikimet)
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 23-05-2018, 01:48   #65
murik
peace and love
 
Data e antarėsimit: Jul 2015
Vendndodhja: philadelphia
Posts: 859
Thanks: 601
Thanked 352 Times in 229 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 19
murik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Pėrgjigje e: Alarmi i ambientalistėve: Ndalni HEC-et, po shkatėrrohen lumenjtė e Shqi

Ate qe nuk e bene osmanet ne 500 vjet,e bene arnautet per pak dekada. Asgjesimin total te vendit.Mbytjen e te ardhmes
murik nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur