Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Bota Shpirtėrore > Ortodoks

Ortodoks Kėtu janė tė ftuar tė gjithė besimtarėt ortodoks.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 24-03-2018, 12:44   #1
King Bardhyl
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Mar 2015
Posts: 2,118
Thanks: 985
Thanked 852 Times in 576 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 40
King Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėm
Manastiret Shqiptare ne Malin Atos.

Te Forumi tjeter nuk pati sukses si teme. Shpresoj qe ketu do te kete antare qe kane njohuri mbi kete teme dhe do te japin kontributin e tyre, vecanerisht ata qe publikojne rregullisht ne subforumin Ortodoks.
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga King Bardhyl Shiko postimin
Vite me pare ndersa lexoja per marredhenien qe kishte Familja Kastrioti me Manastirin e Hilandarit ndermjet te tjerave thuhesh:
Citim:
In 1426 Gjon Kastrioti, an Albanian lord, and his three sons (one of whom was Skanderbeg) donated the right to the proceeds from taxes collected from the two villages of RostuŔa and TrebiŔte (in Macedonia) and from the church of Saint Mary, which was in one of them, to the Hilandar where his son Reposh retired and died on 25 July 1431: in his honor the Tower of St. George of Hilandar was known as the "Albanian tower" (Serbian: Arbanaski pirg).[5][6] By the end of the 15h century according to the Russian pilgrim Isaiah, the monastery was Serb.[7]
ndersa ne futnote lexova kete informacion:
[7]
Citim:
A. E. Bakalopulos (1973). History of Macedonia, 1354-1833. [By] A.E. Vacalopoulos. p. 166. At the end of the 15th century, the Russian pilgrim Isaiah relates that the monks support themselves with various kinds of work including the cultivation of their vineyards....He also tells us that nearly half the monasteries are Slav or Albanian. As Serbian he instances Docheiariou, Grigoriou, Ayiou Pavlou, a monastery near Ayiou Pavlou and dedicated to St. John the Theologian (he no doubt means the monastery of Ayiou Dionysiou), and Chilandariou. PanteleĆÆmon is Russian, Simonopetra is Bulgarian, and Karakallou and Philotheou are Albanian.
Kjo pjese me vone u editua nga kjo faqe nga fqinjet tane qe na e duan shume te miren.
Por ju mund ta gjeni te faqja per Karakallou Monastery.
Kjo eshte nje foto e manastirit sot:

External view of the monastery.

Ndersa ke tu mund te shikoni fotografi te Philotheou monastery.


The monastery at dawn.

The monastery Philotheou

Doja te dija dicka me teper per keto manastire ne Malin e Shenjte dhe pranine shqiptare ne Malin Atos gjate historise.
King Bardhyl nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i King Bardhyl pėlqehet nga
i vjetėr 25-03-2018, 00:21   #2
BARAT
tăl'ithu kyOO'mI
 
Avatari i BARAT
 
Data e antarėsimit: Nov 2012
Vendndodhja: Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
Posts: 641
Thanks: 245
Thanked 119 Times in 67 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 24
BARAT ka njė tė ardhme tė shkėlqyerBARAT ka njė tė ardhme tė shkėlqyerBARAT ka njė tė ardhme tė shkėlqyerBARAT ka njė tė ardhme tė shkėlqyerBARAT ka njė tė ardhme tė shkėlqyerBARAT ka njė tė ardhme tė shkėlqyerBARAT ka njė tė ardhme tė shkėlqyerBARAT ka njė tė ardhme tė shkėlqyerBARAT ka njė tė ardhme tė shkėlqyerBARAT ka njė tė ardhme tė shkėlqyerBARAT ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Pėrgjigje e: Manastiret Shqiptare ne Malin Atos.

Manastiri Hilandar nė Malin e Shenjtė,aty ku gjendet edhe ajo qė njihet si "Kulla (Pirgu) shqiptare" dhe gjithashtu vendi ku prehet Reposhi,vėllai i Gjergj Kastriotit (Skėnderbeut).

Kaq i ēmuar ėshtė Mali Athos, saqė ėshtė bėrė edhe vend pelegrinazhi i medievalistėve tė ndryshėm. Plot 50 vjet mė vonė nga lajmi qė u erdhi piktorėve korēarė, ndėrsa ishte duke kėqyrur nė Malin Athos, medievalisti rus V. Grigoroviē do tė gjente evidencat e para tė emrit tė Gjon Kastriotit, por edhe dokumentet qė lidhen me Skėnderbeun nė oborrin e sulltanit. Dy akte nė serbishten bizantine bėnin fjalė pėr marrėdhėniet e tė atit tė Skėnderbeut me Malin e Shenjtė. Akti i parė bėn fjalė pėr njė akt-dhurimi (akt-legjitim) i lėshuar nga Gjon Kastrioti nė emrin e tij dhe tė katėr djemve tė vet, nė favor tė manastirit tė Hilandarit. “Akti u shkrua nė vitin 6934”, qė me kalendarin tonė pėrkthehet nė periudhėn prej 1 shtatorit 1425 deri mė 31 gusht 1426. Gjoni do tė shkruajė: “unė mėkatari dhe i pamerituari... Gjon Kastrioti me djemtė e mi Stanishin dhe Reposhin dhe Kostandinin dhe Gjergjin... dhe pasi u kėshillova me djemtė e mi i dhuruam manastirit tė shenjtė sipas fuqisė sonė... fshatin Radostushė me kishėn e Shėn Marisė sė Papėrlyer qė ėshtė nė atė fshat Radostushė, si dhe fshatin Trebisht...”. Mė tej, nė akt, Gjon Kastrioti zotohet tė heqė dorė nga tė drejtat qė gėzonin deri atėherė mbi kėto dy fshatra, duke ia deleguar tė drejtat manastirit tė Hilandarit. Akti i dytė ėshtė njė akt shitjeje, ku igumeni i manastirit, jeromonaku Athanas, nė emrin e kėshillit tė murgjve tė Hilandarit, i shet Gjon Kastriotit dhe tre djemve tė tij pirgun e Shėn Gjergjit sė bashku me disa prona tė kėsaj kulle. “Gjon Kastrioti... shfaqi dėshirėn tė blejė pirgun e Shėn Gjergjit pėr vete dhe pėr djemtė e tij, zotin Reposh dhe zotin Kostandin, dhe zotin Gjergj, sė bashku me vreshtat, ullinjtė dhe tė gjitha ato qė i pėrkasin pirgut dhe me katėr adelfate qė ti zotėrojnė zoti Gjon, zoti Reposh, zoti Kostandin, zoti Gjergj. Nė rast se ndonjėri prej tyre largohet ti merret adelfati prej manastirit. Dhe kur tė largohen (nga kjo botė) tė katėr personat e sipėrshėnuar, pirgu do ti kthehet pėrsėri manastirit dhe nė librin e tė vdekurve emri i tyre tė pėrkujtohet derisa tė ekzistojė Hilandari. Pėr tė gjitha kėto (Gjoni sė bashku me tre djemtė e vet) i dhurojnė manastirit 60 florinj”1. Nė tė njėjtat dokumente do flitet sesi vėllai i Skėnderbeut, Reposhi, djali i dytė i Gjon Kastriotit, vdiq si murg mė 25 korrik 1431. “Sa pėr Reposhin, djalin e madh, Barleti na thotė se ishte ba mungar [murg], por pėrpara edhe ky qe me tė tre vllazent i dhanė peng n’Adriene; e se aty, u martue me njė zojė turkinė e pat me tė njė djalė, Hamza Kastriotin. Gjon Muzaka pėrkundra nuk e zėn Reposhin tė dhanun peng Sulltanit. Pėr tė thotė se kishte qenė djalė shumė i pėrshpirtshėm e ishte ba mungar nė manastirin e malit Sinai, ku kishte pasė jetue e dekė: Repossio predetto Ju uomo de santa vita e se n’ando at monte Sinai e se fe frate e li morese. (16). Kjo asertė e Gjon Muzakės dhe e disa shkrimtarve tjerė, se Reposhi nuk qe dhanė peng para se t’u bajte mungar, historikisht asht krejt e gabueme, tuj qenė se biografėt e Skėnderbeut, Hamza Kastriotin e diftojnė pėr djalė tė Reposhit tė lemė n’Adriene2. Nė epigrafin e varrit, Reposhi mban titullin e lartė fisnik dukė”. Gjon Kastrioti nė kohėn mė tė mirė tė pushteti tė tij i shtrin zotėrimet deri nė Fushė Dardani dhe mė tej. Kėto janė vende tė njohura pėr plumb, argjend dhe hekur dhe kjo ka bėrė qė Gjon Kastrioti tė ketė mes tė tjerave edhe lidhje me Malin e Shenjtė.

Kronikat do ta lidhin devocionin e shumė murgjėve me origjinė shqiptare me tė shkuarit nė Malin Athos. Njė rast i tillė ėshtė nė shekullin e XIV, kur murgu Nifon nga Lukova, i cili mbyllet nė njė manastir nė Malin Athos, u shqua aq shumė pėr pėrshpirtshmėrinė e tij, saqė u kanonizua dhe u shpall shenjt nga Kisha Orthodhokse Bizantine. Por nė manastiret e Athosit apo tė Thesalisė ka edhe shumė murgj tė tjerė shqiptarė. Pėr tė mos thėnė deri nė klasėn e bujarėve vendas. Reposhi, vėllai i Skėndėrbeut, varroset nė tė ashtuquajturin Pirgu Shqiptar pranė Hilandarit dhe ka nė epitaf pėrcaktimin si Duka i Ilirisė.
BARAT nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i BARAT pėlqehet nga
i vjetėr 25-03-2018, 01:21   #3
ZET
Cursum Perficio
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 6,656
Thanks: 88
Thanked 487 Times in 285 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 109
ZET ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Manastiret Shqiptare ne Malin Atos.

Nuk eshte vetem varri i Reposhit, me sakte i Raguzit ne malin Athos, por edhe varri i vete babait te Skenderbeut, Gjon Kastrioti.

Te dy varret jane djegur pak para luftes ne Kosove, me siguri per te evituar identifikimin gjenetik ose ndonje lloj tjeter identifikimi te tyre. Djegjen e varreve dhe te Pirgut Arbanas, Serbet ja u faturuan shqiptareve.

Tashi, lidhur me Ragusin, vellane e madh te Skenderbeut. Mali Sinai eshte Athos. Se pse e quajne edhe Sinai, dhe a eshte Athosi Sinai i vertete apo mali ne Izrael, nje zot e di. Pra, Reposhi nuk ka vdekur ne Izrael. Tjetra, ne se do kishte vdekur si murg, bazuar ne principet e fese dhe rregullat e Hyllandarit, Raguzi/Reposhi do duhej te kishte denoncuar tere titujt dhe t'ja kishte kaluar pasurine Manastirit, si shenje e perulesise fetare.

Fakti qe ai mban mbi varr epitetin 'Duke i Ilirise' deshmon se Raguzi ka vdekur si civil duke pas trashegim titujt dhe pasurine e vet ne linje familare dhe jo institucionale e fetare.

Per me shume, bie ne sy se Raguzi dhe jo ati i tij, Gjon kastrioti ka titullin duke. Arsyeja eshte se Raguzi kishte vertet nje pronesi te pavarur ne veri te Shqiperise, sot jashte kufijve te vendit [Nuk do ta postoj ne forum se ku ishte]. Raguzi administronte dhe rronta ne zoterimet e tij deri kur u debua nga Turqit e ftuar ne Ilirik nga administratoret europiane te kryqezatave.

Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga ZET : 25-03-2018 nė 01:31
ZET nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 30-03-2018, 12:29   #4
King Bardhyl
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Mar 2015
Posts: 2,118
Thanks: 985
Thanked 852 Times in 576 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 40
King Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Manastiret Shqiptare ne Malin Atos.

Faleminderit tė dy juve pėr kontributin nė kėtė thread. Shumė mirė bėni qė flisni pėr marrėdhėnien e familjes Kastrioti me Malin e Shenjtė. Ėshtė njė temė relativisht e njohur dhe e diskutuar mė parė por gjithmonė ka vend pėr tė folur dhe tė thėnė gjėra tė reja. Por interesi im ishte pėrtej kėsaj. Nė materialin qė kam postuar nuk flitet vetėm pėr Kullėn Shqiptare tė familjes Kastrioti apo pėr ndonjė murg qė ėshtė mbyllur aty. Bėhet fjalė pėr manastire shqiptare dhe jo njė, por disa.
Mesa duket nuk ka shumė informacion. Shpresoja shumė nė kontributin e atyre anėtarėve qė janė tė interesuar dhe postojnė nė subforumin Ortodoks. Sepse nė strukturat kishtare patjetėr qė ka shumė mė tepėr informacion nė lidhje me kėto manastire.
King Bardhyl nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur