Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Arti dhe Kultura Botėrore > Shkrimtarė tė huaj

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 08-09-2012, 14:44   #1
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,159
Thanks: 0
Thanked 9 Times in 8 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 13
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Viktor Hygo

VIKTOR HYGO


Viktor Hygoi lindi nė Besanēon mė 26 shkurt tė vitit 1802, ishte dramaturg, poet dhe shkrimtar francez, i konsideruar si "Babai i Romantizmit", "Poet Kombėtar i Francės" si dhe "Figurė dominuese nė letėrsinė franceze tė shekullit XIX."
Vitet e para tė jetės i kaloi nė shumė vende tė ndryshme i detyruar me familjen pėr shkak tė punės sė babait i cili ishte gjeneral nė fushatat aktive Napoleniane.
Nė periudhėn nga 1815 deri nė 1818 Viktori frekuentoi pėr njė periudhė, pėr tė plotėsuar dėshirėn e atit, Politeknikun e Parisit, por shumė shpejt i la studimet teknike pėr t’iu dedikuar letėrsisė drejt sė cilės e shtyu e ėma. Shkroi Odet, dhe keto ishin kompozimet e para letrare. Sėbashku me vėllain Abel themeloi Konservatorin Letrar (1819); shkroi mė pas Odet dhe poezi tė ndryshme (1822) dhe shumė shkrime tė tjera deri tek Odet dhe balada, qė i vleu njė rentė prej 1 mijė franga nga ana e mretit Luigji i XVIII.
Nė 1823 u martua me Adele Foucher njė shoqe fėmijėrie; dasma u kremtua nė kishėn e Saint-Sulpice (nė tė njėjtėn kishė ku u pagėzuan markezi Franēois de Sade dhe Baudelaire). Nė tė njėjtėn periudhė nisi tė frekuentoje rrethin e romantikėve tė Parisit mes tė cilėve edhe atė tė Charles Nodier. Nga martesa me Foucher linden katėr fėmijė: Leopoldinė, Charles, Franēois-Victor e Adčle.
Zbulimi, mbas disa vjetėsh, e tradhtisė sė tė shoqes me mikun e familjes Sainte-Beauve, do ta ēojė tė bėjė njė jetė tė lirė; e dashura e tij pėr gati 50 vjet u bė Juliette Drouet, njė aktore teatri tė cilėn e njohu gjatė provave tė Lucrezia Borgia (1833). Drouet i qėndroi gjithmonė pranė pavarėsisht e tradhtive tė shumta tė Viktorit.
Nė 1827 shkruan dramėn historike pėr teatrin Kromuell, ai qė u konsiderua si manifestimi i teorive tė reja romantike, ndėrsa nė 1830 u prezantue Hernani nė Komedinė Franceze; prezantimi u ndėrpre nga pėrplasjet mes mbėshtetėsve tė Hygos me disa horra. Puna megjithatė iu njohė nga shefi i shkollės sė re romantike. Vetė Hernani u kompozua me muzikė dhe u prezantua edhe nga Giuseppe Verdi (Ernani, 1844). Nė 1841, Hygo bėnte pjesė nė Akademinė Franceze, ndėrsa nė 1831 u publikua Notre-Dame de Paris, i cili pati njė sukses tė menjėhershėm dhe tė gjerė.
Nė 1843 mbytet e bija Leopoldinė dhe dhėndri ; Viktori e mori lajmin kur po kthehej nga pushimet duke e lexuar nė gazetėn Siecle (shekulli). Tragjedia, e bashkuar me mos suksesin e punės teatrale “I Burgravi” nė 1845, i shkaktoi njė depresion tė madh qė do ta mbaje larg botės letrare pėr 10 vjet. Nė tė njėjtin vit emėrohet Par i Francės nga mbreti Lui Filipi i Orleansit.
Nė 1848 Hygo benė pjesė si deputet nė Asamblenė Konstitutive, por grushti i shtetit i 1851 sjell nė pushtet Napoleonin e III. Fillimisht, e mbeshtet, por pastaj – kur vete nisi tė sillet nė mėnyre antiliberale – vendos distancimin dhe e sulmon me shkrime dhe diskutime kundėr varfėrisė dhe shtypjes qė bėhen ndėrkohė gjithnjė e mė pak tė tolerueshme.
Kėto kontraste e cuan Hygoin tė arratiset nė ishullin Guernsey, duke e shtrėnguar kėshtu tė jetoje nė mėrgim pėr 15 vjet. Por, Hygo, gjatė mėrgimit nuk pushoi kurrė sė konsideruar nga francezet si Babai i atdheut nė mėrgim.
Mbyllet kėshtu pėr tė njė periudhe e lumtur, edhe pse me kontraste tė forta, dhe po hapej njė tjetėr nė tė cilėn do tė merrte forme figura mitike e tij nė poetike qė duhej mė pas ti dorezohej traditės historike letrare. Gjatė kėsaj periudhe nuk iu kursyen fatkeqėsitė: nė 1855 vdes vėllai i tij Abel, nė 1863 vajza e tij Adele ēmendet dhe arratiset nė Kanada, nė 1868 vdes edhe e shoqja dhe disa nipėr, por nė tė gjitha kėto fatkeqėsi do tė kėtė gjithmonė pranė besniken Zhuliet.
Impenjimi anti-monarkik e ēoi nė njė publikim tė ri dhe shumė mė tė mbyllur publicistik nė favor tė ideve demokratike.
Rikthimi i tij nė atdhe ndodh nė 5 shtator 1870, pas mposhtjes sė Napoleonit tė III. U prit nga njė turme brohoritese dhe entuziaste qė kishte ardhur pėr tė pėrshėndetur rikthimin e tij nė Paris. Shtėpia e tij behet sėrisht vend pritjesh mes shkrimtaresh dhe ai rifitoi qetėsinė duke rinisur prodhimin letrar me “Viti ‘93” (1873) ; shkroi poezi tė tjera, disa nė lidhje me jetėn e tij familjare si “Femijet e mi” (1874), dhe poezi tė tjera satiro – politike si “Babai” (1887).
U rikthye sėrisht tė bėjė pjesė nė Senat nė 1876.
Nė 1878 goditet nga njė kongjestion cerebral por kjo nuk e pengoi - pavarėsisht sė sėmundja e detyroi tė pakėsonte aktivitetin e tij - tė ēojė deri nė fund “Torquemada” (1882), njė vepėr mbi fanatizmin e inkuizicionit qė kishte nisur disa kohė mė parė.
80 vjetori i tij u festua nga njė turmė festuesish qė i vendoste lule pėrpara shtėpisė; disa muaj mė vonė do tė goditej nga njė zi e re, me vdekjen e besnikes sė tij Zhulietė. Hygoi qėndroi pėr ta qarė nė vetmi deri nė 22 mars 1885, pra deri nė vdekje, nė shtėpinė e tij nė Paris. Trupi i tij u vendos pėr njė natė nėn Harkun e Triumfit dhe u shoqėrua nga 12 poetė. Nė ceremoninė e varrimit morėn pjesė persona tė ardhur nga ēdo cep i Francės.


KRIJIMTARIA LETRARE E VIKTOR HYGOSĖ

"Bug-Zhargal" - botuar mė 1820. Vepra e parė, roman.
"Oda e poezi tė ndryshme" - botuar mė 1822
"Kromuel" – dramė, nuk u luajt asnjėherė, traktat dhe manifest pėr romantizmin. I hedh poshtė rregullat e klasicizmit dhe ndėrton ato tė romantizmit. Kėrkon ndėrrimin e pėrmbajtjes tematike, formės letrare, tė futen ngjarje nga jeta e gjallė e aktuale, tė shprishen rregullat e ngurtatė dramės etj.
"Ernoni" - dramė 1830 zhvillon betejė mes romantizmit dhe klasicizmit.
"Katedralja e Parisit", roman 1831
"Mbreti dėfren"
"Vepra dhe fjalėt" - libėr gjykon qėndrimin e qeversiė dhe i mbron kryengritėsit
"Historia e njė krimi"
"Napoleoni i vogėl"
"Ndėshkimet"
"Soditjet‟
"Tė mjerėt"
"Njeriu qė qesh".
"Viti 93" roman flet pėr ngjarjet e vitit 1793, pas revolucionit borgjez.
"Legjenda e shekujve"
"Arti i tė qenurit gjysh"
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 08-09-2012, 14:46   #2
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,159
Thanks: 0
Thanked 9 Times in 8 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 13
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Viktor Hygo - poezi

Shqipėroi: Fan S. Noli


“LULE MBI VARR”

Menatė, nesėr kur tė zbardhet fush’ e shkretė,
Do nisem. Se mė pret, e di qė jam vonuar;
Do shkonj nga pylli dhe mali i pėrpjetė;
Mė tepėr s’mund tė pres lark teje i mėrguar.

Do tė bares me sytė nė kujtimet kridhur
Pa par’ asgjė, pa djer’ asnjė shamatė;
I vetėm, i panjohur, krrusur, duarlidhur,
Vrerosur, edhe dita do tė bėhet natė.

S’kam pėr tė par’ as perėndimin ar e zjarr
As lundrat me pėlhura tutje nė luginė,
Dhe kur t’arrinj, me gjunjė do tė ve mi varr
Njė tufė lule borsilok e trėndelinė.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 08-09-2012, 14:48   #3
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,159
Thanks: 0
Thanked 9 Times in 8 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 13
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Viktor Hygo - poezi

Shqipėroi: Sotir Caci


NĖ T’ ERRĖT


BOTA E VJETĖR

Mjaft o tallaz, de, mjaft! Pa zbrit, se s’tė shoh dot.
Kurrė ndonj’herė s’je ngritur kaqė sa sot.
Po ē’ke, vallė, qė dukesh kaq i ngrysur, i nxirė?
Pėrse kėlthet kėshtu sė thelli si egėrsirė?
Pėrse ky shi i fortė, ky rrebesh e ky terr?
Kjo shqot’ e zezė, e marrė, qė sokėllin si Ferr?
Vala jote po ngjitet lart e mė lart gjithmonė!
Qėndro! Mos shko mė tutje! S’ke lejė! Ndal tė thonė!
Ligjet e vjetra, frenat, tė vjetėrat kufi,
Injorancėn, mjerimin, hiēin, - kėto qeli,
Kėto burgje tė shpirtit, ku vdes e fundmja shpresė,
Edhe gostin’ e madhe ku horat s’kanė pjesė,
Gjith’ supersticionet, fatalitetet krejt
Dhe pushtetin e burrit mbi gruan drejtpėrdrejt, -
Sakėn! sakėn se i prek kėto tė shėnjta gjėra!
Pa zbrit aty dhe hesht! Kėto mure tė gjėra
plot kulla, i ndėrtova rreth mbarė njerėzimit.
Po ti gjith ulėrin! Gjith ēohesh prej tėrbimit!
Ēdo gjėje po i turresh me sulm e me vėrtik:
Vate ungjilli i vjetėr, vate kanuni antik!
Trekėmbėshi vala jote e shėmbi, e gllaburoi.
Mos, mbretin! Mzos e prek! - O qiell! E rrėzoi.
Mos, njerėzit e shėnjtė! Mos, priftin! Mos, gjyqtarin!
Ndalu tė thonė! - I fshiu tė gjithė, u bėri varrin!
Zoti tė tha: - Tallaz, mė tutje ti mos shko!
Po ē’ėshtė kshtu? O Zot! Po mbytem! Obobo!
Deti s’po bindet, deti po shfryn me gjėmė e dhunė.

TALLAZI

Ti mė pandeh baticė, po jam pėrmbytja unė!

JA SE Ē'MĖ THA NJĖ GRUA...

Ja se ē'mė tha njė grua: - Ia mbatha nė njė qosh.
Kisha vajzėn nė gji. E mjera vogėloshe
Qante, dhe kisha frikė mos dėgjohej ai zė.

Dy muaj s'i kish mbushur, nuk dinte ajo asgjė.
Si mizė, shpirt' i mamit, aq mundej tė vajtojė.
Me tė puthura plasa t'ia mbyllja atė gojė.
Atė natė tė zezė e shkuam kėsisoj.
Prapa njė porte mbudhė u fsheha tė pushoj.
Ajo ckinjej pa reshtur: bobo! se ē'po mė vdisė!
Donte tė pinte, murga, po unė s'kisha sisė,
Shihja pushkėt qė ndrinin dhe lotėt gėrr! rrėke,
Po kėrkonin tim shoq qė ta vrisnin atje.
Kur, sa filloi tė gdhihej, nėn portėn e tmeruar,
Ēupa s'u ndie mė. E zeza! kish mbaruar!
I vura dorėn: ish e ftohtė, zotėri.
Tani le tė mė vrisnin, aq mė bėnte tani.
Me ēupėzėn nė dorė, dolla: isha marrosur;
Dikush desh tė mė fliste, un' ikja e brengosur,
Po rendja si e marrė as unė s'di se ku,
Me kėto duar hapa njė gropė, - ububu!
Atje rrėzė njė peme te njė vėnd i vetmuar,
Dhe ėngjėllushkėn time atyth e kam mbuluar.
Sa keq ta shtiesh nė dhé loēkėn e zėmrės, zot!

Edhe babaj, qė ndodhej aty, qante me lot.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Askushi pėlqehet nga
i vjetėr 08-09-2012, 14:50   #4
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,159
Thanks: 0
Thanked 9 Times in 8 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 13
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Viktor Hygo - poezi

KĖNGĖT E RRUGĖVE E TĖ PYJEVE


STINA E TĖ MBJELLAVE



Mbrėmja


Kam dalė-e jam ulur te praku
Nė orėn e muzgut tė qetė
Dhe shoh si punon fusharaku
Gjer vonė, nė dritėn e zbetė.

Nė dherat e zhytur nė hije
Sodit i malluar, fshatarin
Si farėn nė brazat e shtije
Qė, nesėr, ta mbushi hambarin.

Nė fushėn e gjerė sundon
Figura e tij simbolike:
Me veprėn e vet na tregon
Tė punės fuqinė jetike.

Me ēapin ritmik po baret
Dhe vete e vjen nėpėr arė,
Ngre dorėn, hap grushtin dhe heth
Nė gjirin e tokėsė farė.

Pėlhurėzat nata po shtiell
Qėndisur me gurė tė shtrėnjtė;
Tė duket se ngre gjer nė qiell
Tė mbjellėsit gjestin e shėnjtė.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Askushi pėlqehet nga
i vjetėr 08-09-2012, 14:51   #5
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,159
Thanks: 0
Thanked 9 Times in 8 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 13
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Viktor Hygo - poezi

SHKRUAR MĖ 1855


Po shtoj njė posht-shėnim pas nėntė vjet. Jam rrekur
Tė di a jeni gjallė? Mbase dhe keni vdekur.
Po tė vdekurve mundesh t'u flasėsh qė kėtu.
Qivuri juaj po hapet, markez: - Ku je kėshtu?
- Jashtė botės, si ju. - l vdekur je? - Pothuaj.
N'errėsirė banoj mu tek njė shkėmb i huaj,
Qė tallazet e rrahin dhe mbushur ėsht me terr,
Ku struket kush shpėton nga njė pėrmbytje-tmerr.
- Po mirė, thoni ju, pastaj? - Si kurdoherė
Prapė rroj gjithėnjė nė vetmi tė paprerė,
Nuk shoh veē hon e det, vetėm qiell dhe re
Tė dėndura qė shkojnė nė heshtje si abé;
Pullazi mė kėrcet sepse tufani jashtė
Shfryn i tėrbuar natėn me valė e breshėr bashkė;
Duket sikur dikush po gozhdon njė qivur;
Kundėr meje, nga larg, pa hedhur s'lanė gur;
Sapo shkel kėmba ime, shkrepi luan, rrėzohet;
Era duket se trėmbet dhe nuk guxon t'afrohet,
Prandaj ma thotė mbytur, me njė zė qė tė pik,
Pėrshėndetjen e dhėmshur qė mė ēon ndonjė mik.
E tė gjallėve zhurma vjen gjer tek unė e shuar.
Si vesa u shkri, u bė tym gjith ē'pata ėndėruar.
Ditėt m'u bėnė abé, nė vetmi, si meit,
Pafundin po vėshtroj, vdekjen qė mė gėlltit.
Ju mė thoni: - Pastaj? - Rrėzė malit, kėrkova,
Bri detit, dhe aty vėndin e varrit tim caktova;
Rrotull: natėn, llahtarin, - humnerėn, unė kam,
Qė veē buēet. - Pastaj? - Prapė i kėnaqur jam!
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 20-09-2012, 22:53   #6
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,159
Thanks: 0
Thanked 9 Times in 8 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 13
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Re: Viktor Hygo

poezitė e mėsiperme jane shqipėruar nga Sotir Caci: SHKRUAR MĖ 1855; STINA E TĖ MBJELLAVE (Mbrėmja).
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 20-09-2012, 22:59   #7
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,159
Thanks: 0
Thanked 9 Times in 8 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 13
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Viktor Hygo - fragment romani

Fragment nga romani: Viti '93 - Viktor Hygo





Pėrktheu: Misto Treska




Goveni arriti nė kėmbėt e skelės. U ngjit sipėr. Oficeri, qė komandonte granatierėt, e shoqėroi gjer aty. Goveni zgjidhi shpatėn dhe ia dorėzoi oficerit; hoqi gravatėn dhe ia dorėzoi xhelatit.
Ai i pėrngjiste njė vizioni. Kurrė nuk ishte dukur kaq i bukur. Flokėt e tij tė zes valėviteshin nė erė; asokohe nuk i prisnin flokėt. Qafa e tij e bardhė tė sillte ndėrmend njė grua, dhe syri i tij heroik dhe sovran tė sillte nė mend njė kryeėngjėll. Ai qėndronte mbi skelėn e gijotinės, ėndėrronjės. Edhe ky vend ėshtė njė majė. Goveni ishte mė kėmbė, i madhėrishėm dhe i qetė. Dielli, duke e mbėshtjellė, e nxirrte nė pah si ndonjė dritė lavdie.
Megjithatė i dėnuar duhej lidhur. Xhelati erdhi me njė litar nė dorė. Nė atė ēast, kur panė kapitenine tyre tė ri tek shkonte me aq guxim nė thikė, ushtarėt nuk duruan mė; zemra e kėtyre burrave tė regjur nė luftra shpėrtheu. Atėherė u dėgjua ajo gjė e stėrmadhe, dėnesa e njė ushtrie. Njėbritmė ēau ajrin: Falje! Falje! Disa ranė nė gjunjė, disa tė tjerė flaknin pushkėt dhe ngrinin krahėt drejt platformės, ku ishte Simurdeni. Njė granatier bėrtiti duke treguar gijotinėn:
-A pranohen zėvendėsa nė kėtė punė? Ja ku mė keni mua. – Tė gjithė pėrsėrisnin me zjarr: “Falje! Falje! Edhe luanėt sikur ta kishin dėgjuar kėtė, do tė ishin tronditur ose do tė ishin frikėsuar, sepse lotėt e ushtarėve janė tė tmerrshėm.
Xhelati qėndroi, duke mos ditur se ē’tė bėnte.
Atėherė njė zė i prerė dhe i ulėt, por qė megjithatė tė gjithė e dėgjuan, kaq fort ishte e pėrzishėm, bėrtiti nga maja e kullės:
-Tė zbatohet ligji!
Ata e njohėn theksin e papėrkulshėm. Simurdeni kishte folur. Ushtria u rrėnqeth.
Xhelati nuk e bėri fjalėn dysh. U afrua duke mbajtur litarin.
-Prisni, – tha Goveni.
Ai u kthye nga Simurdeni, i bėri me dorėne djathtė qė i kishte mbetur ende e lirė, njė shenjė lamtumire; pastaj qėndroi ta lidhnin.
Kur ishte lidhur, i tha xhelatit.
-Mė falni. Edhe njė ēast.
Dhe thirri:
-Rroftė Republika!
E shtrinė mbi dėrrasėn si lisharse, ajo kokė e hirshme dhe krenare u kapllos e mallkuar; xhelati ia ngriti flokėt butė-butė, pastaj shkeli sustėn; trekėndėshi u zgjidh dhe rrėshqiti, nė krye ngadalė, pastaj me shpejtėsi; u dėgjua njė goditje e llahtarshme.
Nė tė njėjtin ēast u dėgjua edhe njė krismė tjetėr. Goditjes sė sėpatės iu pėrgjigj njė krismė kobureje. Simurdeni kishte kapur njėrėn nga koburet qė mbante nė brez, dhe nė ēastin kur koka e Govenit po rrėkėllehej nė shportė, Simurdeni e shpoi tejetej zemrėn me njė plumb. Njė valė gjaku i doli nga goja, ai ra i vdekur.
Dhe kėta dy shpirtra, vėllezėr tragjikė, fluturuan bashkė, hija e njėrit pėrzier me dritėn e tjetrit.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 23-10-2012, 16:31   #8
Mistrece
.
 
Avatari i Mistrece
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Postime: 6,893
Thanks: 0
Thanked 1,164 Times in 612 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 131
Mistrece i pazėvėndėsueshėmMistrece i pazėvėndėsueshėmMistrece i pazėvėndėsueshėmMistrece i pazėvėndėsueshėmMistrece i pazėvėndėsueshėmMistrece i pazėvėndėsueshėmMistrece i pazėvėndėsueshėmMistrece i pazėvėndėsueshėmMistrece i pazėvėndėsueshėmMistrece i pazėvėndėsueshėmMistrece i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Viktor Hygo

I love him.
Mistrece nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 23-10-2012, 21:31   #9
Kontinenti
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Oct 2012
Postime: 1,407
Thanks: 19
Thanked 1,397 Times in 425 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 21
Kontinenti ka njė tė ardhme tė shkėlqyerKontinenti ka njė tė ardhme tė shkėlqyerKontinenti ka njė tė ardhme tė shkėlqyerKontinenti ka njė tė ardhme tė shkėlqyerKontinenti ka njė tė ardhme tė shkėlqyerKontinenti ka njė tė ardhme tė shkėlqyerKontinenti ka njė tė ardhme tė shkėlqyerKontinenti ka njė tė ardhme tė shkėlqyerKontinenti ka njė tė ardhme tė shkėlqyerKontinenti ka njė tė ardhme tė shkėlqyerKontinenti ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Viktor Hygo

Viktor Hygo
Kontinenti nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 16-06-2017, 15:02   #10
cool_shqype
cun per s'mari
 
Avatari i cool_shqype
 
Data e antarėsimit: Jun 2011
Vendndodhja: ne NYC
Postime: 8,375
Thanks: 2,635
Thanked 2,556 Times in 1,546 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 233
cool_shqype ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Viktor Hygo

"Tė besosh ėshtė fuqia e dytė, sepse e para ėshtė tė duash....!!!!!!"

"Mjerė ai qė ka dashur vetėm formėn, trupin dhe pamjen, vdekja i’a rrėmben tė gjitha.
Dashuroni shpirtin......... se do ta rigjeni....
"

Viktor Hygo

Ky vigan eshte babai dhe edukatori i shpirtit tim, eshte ai qe me skaliti dalngadale e me durim romancen dhe te bukuren, dashurine dhe hakmarrjen.....me burreroi kur akoma isha nje femije....me mesoi te enderroj mes fjaleve te tij e ta gjej ndjenjen atje ku ajo qendiste fatin.
__________________
If she's amazing, she won't be easy. If she's easy, she won't be amazing. If she's worth it, you wont give up. You just gotta find the one worth suffering for.
cool_shqype nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i cool_shqype pėlqehet nga
i vjetėr 16-06-2017, 15:24   #11
cool_shqype
cun per s'mari
 
Avatari i cool_shqype
 
Data e antarėsimit: Jun 2011
Vendndodhja: ne NYC
Postime: 8,375
Thanks: 2,635
Thanked 2,556 Times in 1,546 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 233
cool_shqype ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Viktor Hygo

"Rima, ajo mbretėreshė e skllavėruar, ajo magji supreme e poezisė, ajo krijuese e metrikės sonė."


"Jeta ėshtė lulja pėr tė cilėn dashuria ėshtė mjalta."


"Kur Zoti dėshiron ta shkatėrrojė njė gjė, ai ia beson shkatėrrimin e saj vetė gjėsė. Tė gjitha institucionet e kėqija tė botės pėrfundojnė me vetėvrasje."

"Mendimi ėshtė laboratori i intelektit, ėndėrrimi ėshtė kėnaqėsia e tij."

"Simptoma mė e fuqishme e dashurisė ėshtė dlirėsia e cila bėhet kryesisht e padurueshme."

"Njeriu i mėsuar e di se ėshtė i paditur."

"E para simptomė e dashurisė tek njė djalosh ėshtė droja: tek njė vajzė ėshtė guximi."

"Shpirti njerėzor ende ka nevojė mė tė madhe pėr idealen se pėr realen. Nga realja ne ekzistojmė; nga idealja ne jetojmė."

"Idealja dhe e bukura janė njėsoj; idealja i korrespondon idesė, dhe bukuria formės; kėshtu qė ideja dhe lėnda janė kunata."

"Marrėzia flet, kotėsia vepron."



Viktor Hygo

nga Elida Buēpapaj
__________________
If she's amazing, she won't be easy. If she's easy, she won't be amazing. If she's worth it, you wont give up. You just gotta find the one worth suffering for.
cool_shqype nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i cool_shqype pėlqehet nga
i vjetėr 16-06-2017, 17:35   #12
SystemA
MORIOR invictus
 
Avatari i SystemA
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Vendndodhja: BRD
Postime: 33,604
Thanks: 6,017
Thanked 3,388 Times in 2,174 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 233
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Thumbs up Pėrgjigje e: Viktor Hygo

Pune e PAQSHME....qe mos ti heqim te drejten autoreve.
Meson dhe pak SHQIP.
http://www.schule-mehrsprachig.at/up...zet-Tregim.pdf
Hiqju KAPELEN apo mbrojtesen nga shiu dhe dielli.
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i SystemA pėlqehet nga
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur