Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Tė ndryshme > Studentėt

Studentėt Nqs keni lajme apo informacione mbi arsimin, studentėt, dhe jetėn studentore nė pėrgjithėsi,ose nqs keni nevojė pėr ndihmė me studimet tuaja, jeni tė ftuar t'i sillni kėtu.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 07-11-2017, 11:33   #1
iDeA
DiNaMiKe
 
Avatari i iDeA
 
Data e antarėsimit: Nov 2011
Vendndodhja: FrymeMarrja
Posts: 2,991
Thanks: 167
Thanked 337 Times in 190 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 117
iDeA i pazėvėndėsueshėmiDeA i pazėvėndėsueshėmiDeA i pazėvėndėsueshėmiDeA i pazėvėndėsueshėmiDeA i pazėvėndėsueshėmiDeA i pazėvėndėsueshėmiDeA i pazėvėndėsueshėmiDeA i pazėvėndėsueshėmiDeA i pazėvėndėsueshėmiDeA i pazėvėndėsueshėmiDeA i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė “Matura 2016”, si u penalizuan maturantėt e varfėr

Nga Ivana Dervishi

Raporti i publikuar nė tetor nga Kontrolli i Lartė i Shtetit zbuloi se, maturantėve iu cenua e drejta kushtetuese e studimit pėrmes njė procesi tė drejtuar nga MAS, qė u karakterizua nga shkelje tė shumta dhe afate alarmante pėr maturantėt.

Nė shtator tė vitit 2016, disa qindra maturantė nė panik dolėn tė zemėruar nė protestė duke tundur diplomat e tyre me mesatare tė larta, tė cilat nuk u kishin siguruar njė vend nė fakultetet e dėshiruara, pasi nė fazėn e parė kishin arritur tė pranoheshin nė universitete vetėm 20% e maturantėve. Protestat e tyre vazhduan pėr disa ditė dhe shėnjestruan procesin kaotik dhe ndryshimin e rregullave nė minutė tė fundit nga MAS, qė sipas maturantėve pėrmes Ligji tė ri tė Arsimit tė Lartė favorizonte universitetet private dhe shkatėrronte parimin meritė-preferencė. Shumė maturantė dhe prindėr u ankuan se zgjatja e procesit i kishte shkaktuar atyre njė tronditje tė thellė psikologjike dhe kishte shkatėrruar investimin e tyre arsimor pėr tė ndjekur njė degė tė preferuar tė studimit tė lartė, duke zhvendosur aplikantėt nė degė ku rezultuan fitues prej panikut tė raundeve 48-orėshe tė regjistrimit. Njė raport i publikuar sė fundmi nga Kontrolli i Lartė i Shtetit, i shpjegon rastet e maturantėve me mesatare si 9.7 tė mbetur jashtė auditorėve nė fazat e para tė aplikimit si efekti “bottleneck” (grykė shisheje). Ky efekt u krijua pėr shkak se maturantėt ekselentė bllokuan njė pjesė tė mirė tė degėve ku rezultuan fitues, derisa tė regjistroheshin pėr tė liruar vendet pėr 80 pėr qindėshin e mbetur pa shkollė.

Centralizim i paligjshėm

Audituesit e KLSH zbuluan nė raportin “Performanca e Institucioneve Pėrgjegjėse pėr Pranimet nė IAL tė Maturės Shtetėrore 2016” se procesi i centralizuar i maturės ndjekur nga MAS ishte i paligjshėm, penalizoi maturantėt e varfėr dhe se rezultoi i kushtueshėm nė mėnyrė tė panevojshme. Pėrgjegjėsia e kaosit sipas raportit tė KLSH bie mbi MAS, e cila pėrmes njė udhėzimi nr. 13, dt. 22.07.2016 – qė audituesit e cilėsuan nė kundėrshtim me ligjin pėr Arsimin e Lartė Nr.80/2015 – hartoi kriteret e pranimit pėr vitin akademik 2016-2017 pėrmes njė modeli tė centralizuar. “Ligji ia njeh tė drejtėn IAL-ve pėr ta realizuar vetė procesin pranues nė mėnyrė tė decentralizuar, mbėshtetur nė dokumentet e tyre strategjike”, vėren raporti.

Paligjshmėria fle edhe nėn faktin qė MAS lejoi aplikantėt tė regjistrohen pas datės kufi nė universitetet private, nė mėnyrė jotransparente edhe pas nisjes sė vitit tė ri akademik 2016-2017 – gjė qė nuk ndodhi nė universitetet publike. Platforma e centralizuar zbrazi auditoret e disa IAL-ve, duke mos lėnė aplikantėt fitues tė regjistroheshin pas datės kufi. Kjo solli kosto ekonomike pėr universitetet, qė u ndje nė buxhetet e tyre pėr pasojė edhe nė cilėsinė e mėsimdhėnies, axhendat e pedagogėve dhe konkurrueshmėrinė me universitetet e tjera. KLSH shprehet se Matura 2016 pati kosto edhe pėr qytetarėt, pasi aplikantėt qė mund tė ishin pranuar nė universitete publike u regjistruan pas datės limit nė ato private, ku sipas vlerėsimeve tė KLSh, tarifat e shkollimit janė 6 deri nė 10 herė mė tė larta. “Mė tė penalizuarit janė maturantėt me nota tė mira dhe qė vijnė nga familje me tė ardhura tė ulėta apo edhe mesatare”, vlerėsoi grupi i punės sė KLSH.

Studentėt ndihen viktima tė kaosit

Gerald Ramaj, ishte njė ndėr maturantėt e prekur nga Matura 2016, i cili doli nė protestėn e shtatorit 2016 kundėr sistemit tė Ministrisė sė Arsimit dhe Sportit. Aktualisht ai vazhdon studimet nė vitin e dytė nė Fakultetin e Shkencave nė Tiranė pėr Informatikė, ku u regjistrua nė fazat e fundit, duke i rezistuar frikės se do tė humbiste tė drejtėn e studimit duke refuzuar programe qė nuk i preferonin. Ramaj tha se e kujton fazėn e regjistrimit nė universitet si kaotike dhe pa informacionet e duhura pėr maturantėt. “Sistemi nuk ishte meritė-preferencė, pasi ne nuk kishim informacion tė duhur pėr fazat, pėr mė tepėr qė pati ndryshime nė moment tė fundit – tė gjitha kėto na penalizuan,” tha pėr BIRN studenti Gerald Ramaj. Ai shtoi se shumė shokė tė tij u detyruan tė shkonin nė universitete private nga frika dhe nga pamundėsia pėr tė fituar degėn pėr tė cilėn dėshironin tė studionin nė publik, pavarėsisht se sipas tij nė fund nė fakultetin e tij mbetėn tė paktėn 25 vende bosh.

Po ashtu, Klaudina Kuēi, njė tjetėr ish-maturante e 2016, e cila aktualisht studion nė Fakultetin e Drejtėsisė nė Universitetin e Tiranės tha pėr BIRN se pasi rezultoi jo-fituese nė raundin e parė nė asnjė degė studimi, nė tė dytin ajo u detyrua tė vendoste brenda 48 orėve pėr dilemėn mė tė madhe tė jetės sė saj. “Do tė doja tė kisha pasur mė shumė kohė tė mendohesha [pėr tė zgjedhur mes dėshirės pėr shkenca sociale dhe drejtėsisė ku ajo mendoi se do tė kishte mė shumė shanse punėsimi]. Bėhet fjalė pėr tė ardhmen tonė, nuk ėshtė njė lojė,” u shpreh Kuēi.

Studentja shtoi se stresi qė kaloi ajo dhe familja e saj ndėrkohė qė prisnin pėr regjistrimin nė studimet e larta nė universitetin publik, nuk ishte i njėjtė me atė tė atyre qė zgjodhėn universitetet private, ku fasha e fituesve mbeti e gjelbėr pavarėsisht ditėve qė kalonin. Esmeralda Nikolla, njė tjetėr maturante e vitit 2016, e pėrshkruan pranimin nė universitet nė shtator-tetorin e vitit 2016 si periudhėn e saj mė tė vėshtirė “pėr njė vajzė qė kalonte ēdo orė mbi libra”.

Ajo tha se pavarėsisht mesatares 9.2 priti deri nė raundin e dytė pėr tė hyrė nė Fakultetin e Drejtėsisė dhe se kur mbėrriti atje situata nuk ishte ajo qė kishte imagjinuar. “Te lista e studentėve pashė studentė tė pranuar me mesatare 6 tė futur nė raundet e fundit, se mė tė mirėt u regjistruan [nga frika] nė degė qė nuk kėrkonin notė tė mirė”, tha ajo pėr BIRN, duke shtuar se gjithsesi studimet nė juridik i nisi e shkurajuar mes talljeve se ēdo jurist nė Shqipėri pėrfundon kamarier ose operator telefonik. Nikolla vendosi t’i riniste studimet pėr drejtėsi nga e para nė Francė, ku pėr ēudinė e saj ajo zbuloi se tarifat ishin mė tė lira, profesorėt nuk tė detyronin tė blije librat dhe se oraret ishin freksibėl pėr studentėt qė punonin.

“Nė Francė ėshtė krejt ndryshe. E ndjen privilegjin e tė qenėt student. Kėtu i kushtojnė shumė rėndėsi praktikės dhe kemi filluar qė nė vit tė parė me ēėshtje, jo si nė Tiranė qė bėnin historira,” tha Nikolla. Esmeralda megjithatė thotė se nė letrėn e motivimit pėr pranimin nė universitet nė Francė ka shkruar se “dua tė marr mėsime nga shteti i tė drejtave tė njeriut pėr tė ndryshuar gjendjen aktuale nė Shqipėri, pėr tė pėrmirėsuar shtetin tim” dhe ajo thotė se i qėndron edhe sot kėsaj ideje. Ajo shpreson qė nė kthimin nė Tiranė, njė diplomė franceze tė bėjė diferencėn nė punėsim, krahasuar me kolegėt e saj tė rinj, tė cilėt u futėn nė shkollė falė njė sistemi kaotik qė shpėrbleu tė duruarit, por jo ata me nota tė mira.

MAS mohon

Nė kundėrpėrgjigje tė raportit tė KLSH, Ministria e Arsimit dhe Sportit kėmbėngul se ka vepruar sipas ligjit dhe brenda afateve tė pranueshme tė lajmėrimit tė maturantėve pėr ndryshimet nė vlerėsim. “Sqarojmė se, udhėzimi nr.13/2016 “Pėr procedurat e aplikimit dhe tė regjistrimit nė vitin akademik 2016–2017”, jo vetėm qė nuk ėshtė nė kundėrshtim me ligjin, por dispozitat e kėtij udhėzimi kanė respektuar nė mėnyrė rigoroze detyrimet ligjor si pėr MAS, institucionet nė varėsi tė MAS dhe IAL-tė publike dhe jo publike”, u pėrgjigj ministria te ekipi i auditimit. Ministria shtoi se koordinim nga ana e saj ėshtė i nevojshėm dhe se e kundėrta do tė krijonte hapėsirė pėr abuzime nga universitetet nė regjistrime dhe do tė linte tė painformuar aplikantėt pėr mundėsitė e studimit nė vendet e hapura nė kohė reale. “Do tė ishte i pamundur kontrolli i ligjshmėrisė sė procesit …nėse nuk do tė kishte njė platformė kombėtare regjistrimi”, argumenton MAS. Gjithsesi, raporti i quan hijet e dyshimit qė hedh MAS ndaj IAL-ve si paragjykuese dhe se cungojnė zhvillimin e universiteteve, cenojnė lirinė e studentėve pėr t’u regjistruar sipas nevojave tė tyre dhe se lė sistemin arsimor pas modeleve europiane. KLSH dhe MAS ndanė opinione tė ndryshme edhe pėr tė drejtėn e studentėve pėr t’u regjistruar nė dy programe studimi njėkohėsisht dhe mė pas tė regjistrohen nė njėrėn prej tyre, ku KLSH e cilėsoi kėtė si tė kundėrligjshme, ndėrsa MAS u shpreh se ligji flet pėr dy cikle tė ndryshme studimi, jo dy degė tė ndjekura paralelisht.

U harxhuan 11.7 milionė lekė, pedagogėt e bėnin “falas”

Njė tjetėr ndikim negativ i procesit tė Maturės 2016 sipas raportit ishte kostoja e madhe ekonomike. “Platforma elektronike e RASH ishte joekonomike pasi kushtoi 11.718.416 lekė, pėr njė punė tė ngjashme qė Universiteti i Tiranės e realizoi pėr 5 ditė me 5-6 pedagogė pa kosto tė tjera veē punės jashtė orarit,” vėren raporti. Njė platformė e krijuar pėr transparencė ndaj MAS nė pėrputhshmėrinė e aplikimeve tė kandidatėve me renditjet qė do tė bėnin IAL-tė, platforma elektronike e RASH realizoi de fakto procesin pranues nė universitete, tė cilėt 5 IAL e paguan privatisht pa procedura korrekte.

Universitetet pasive

Institucionet e Arsimit tė Lartė nė Shqipėri pėrveēse dolėn nga Matura 2016 me kosto ekonomike tė ardhura prej vendeve tė lira tė mbetura nė auditoret e tyre, pas shtyrjes sė studentėve nė degė tė tjera ose nė universitete private, u pėrfshinė gjithashtu nė kaos. Senatet akademike tė Institucioneve tė Arsimit tė Lartė publikuan kritere pranimi tė paqarta dhe shpesh tė papėrputhshme me kurrikulėn e shkollave tė mesme. Pati gjithashtu ndryshime tė procesit tė pranimit nė raundin e dytė. U ndryshua llogaritja e mesatares pas mbarimit tė provimeve. Maturantėt nuk u informuan pėr peshėn qė do tė kishin lėndėt me zgjedhje nė vlerėsimin e arritjeve dhe pėr mėnyrėn e pėrllogaritjes sė notės mesatare. Kontrolli i Lartė i Shtetit u shpreh se mesatarja nė Shqipėri nuk ėshtė tregues i besueshėm pėr shkak tė ndryshimeve mes arsimit tė mesėm publik dhe privat, atij nė rajone tė ndryshme tė vendit dhe maturės shtetėrore qė varet mė tepėr prej administrimit.

Kaosi do tė mund tė ishte shmangur pėrmes procesit tė decentralizuar tė pranimit nė institucionet e arsimit tė lartė nė vend, sipas KLSH. Megjithatė ky model nuk u zbatua pėr vitin 2016-2017 pasi shumė IAL nuk kanė Statute dhe Rregullore pėrtej afateve ligjore, atyre u mungon kapaciteti dhe aftėsia teknike pėr tė renditur kandidatėt, si dhe prej zgjedhjes pėr tė mos pasur barrė ligjore dhe morale nė zgjedhjen e fituesve. “IAL-tė aplikuan njė qasje tė pajustifikuar pasive qė nė fillim tė procesit tė pranimit, pėrmes pėrcaktimit tė dobėt tė kritereve dhe mosmarrjes sė pėrgjegjėsive qė iu takonin nė kėtė proces, nė mjaft raste duke kryer edhe shkelje tė natyrės financiare”, vlerėson raporti. Raporti pėrfundon duke rekomanduar qė MAS tė decentralizojė procesin ku, IAL-tė duhet ta konceptojnė, dizajnojnė dhe implementojnė vetė procesin e pranimit, nė pėrputhje me Ligjin dhe praktikat e mira. Kriteret e tyre e tė pranimit duhet tė reflektojnė njė politikė afatgjatė tė tyren.
__________________
E fortė e pasfidueshme,
Fisnike e paperulshme,
Vetvetja e paharrueshme!
iDeA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur