Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Bota Shpirtėrore > Ortodoks

Ortodoks Kėtu janė tė ftuar tė gjithė besimtarėt ortodoks.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 03-12-2017, 11:24   #1
pirro
Anėtar i ri
 
Data e antarėsimit: Dec 2017
Vendndodhja: Tirane
Posts: 4
Thanks: 0
Thanked 3 Times in 1 Post
Shuma e pikėve qė jep: 0
pirro ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Djajtw nxisin urrejtjen z.Kondi- dhe nuk fshihen nwn Veladon

Kritikat ndaj ekspozimit tė Librit tė Sejdi Kondit `Djaj nėn Veladon` tė ekspozuara pėr publikun nė stendėn e “I Love Ēamėria”, ku listoheshin kryesisht tituj librash mbi Ēamėrinė, ishin tė ashpra dhe me tė drejtė nga KOASH, qoftė nga kopertina e librit qė paraqiste Fotot e Shen Kozmait dhe tė Kryepeshkopit Anastas nėn njė pamje aspak serioze, qoftė nga pėrmabjtja plot urrejtje fetare e librit (http://konica.al/2017/11/qendra-e-ba...-nje-shenjtor/).
Koment i njėjtė ishte dhe nga Qendra e Bashkėpunimit Ndėr-Fetar Elbasan e cila shprehte keqardhjen e pėr botimin e librit “Djaj nė veladon”, pasi sipas tyre nė kėtė libėr ironizohet njė shenjtor i besimit ortodoks``
(http://www.tpz.al/2017/11/25/reagon-...ues-ne-panair/).
Kėtė shkrim e nisa pasi lexova reagimet por mė e rėndėsishmja ishte pasi lexova tek gazeta elektronike Fjala e Lirėe datės 19 shkurt 2016 shkrimin me titull: ``Shkrimtari qė kėrkon Drejtėsi pėr Popullin e tij` nga Murat Gashi pėr `Veprėn e Zgjedhur tė Arben Kondit `Kosovė e Ēamėri`.
Kjo mė nxiti tė kėrkoj kush qėnka ky Shkrimtar i cili ka shkruar tė njėjtin Roman si shkrimtari Sejdi Kondi me emrin `Djaj nėn Veladon`?
Nuk do ta merrja vesh nėse nuk do tė lėxoja njė komenttė dėrguar nga Dhmitėr M. Xhoga tė cilin po e paraqes kėtu i cili spjegon e kush ėshtė Arben Kondi dhe kush Sejdi Kondi: `I Nderuari `sjale` Arben Kondi ju faleminderit me sa kontaktova nė kėtė orė mėesnate, qė sa mė pėrmallovė dhe me mė kėnaqe. (Mė kujtove sa tė ndjerin Sejdi (kutpohet se emri Sejdi Kondi ėshtė shkruar nė librin e ekspozuar nė Panair `Djaj me Veladon` nė vėnd tė emrit tė vėrtetė Arben Kondi), sa bijtė e xha Hamit Kondit, Asllan, Hekuran, Fiqiri; ky shoku im si vlla, sa bashkėnxėnės dhe student`….. (http://ėėė.fjalaelire.com/tema/28137.html).
Pa e zgjatur komentin e Dhimitėr Xhogas me Komentin e z. Murat Gashi i cili ja atribuon librin famėkeq `Djaj nė Veladon` z.Arben Kondi dhe jo z.Sejdi Kondi i cili paska vdekur (u prehtė nė paqe).
Ka nje paqartėsi pėr librin aspak normal tė tė ashtuquajturit Sejdi Kondi `Djaj me Veadon` tė promovuar nė Panairin i 20 i Librit nė Tiranė pėr vitin 2017, tė hapur pėr disa ditė nė Pallatin e Kongreseve Tiranė.
Paqartėsitė lindin qe tek emri i Autorit i cili nuk ėshtė nė fakt Sejdi Kondi por e ka emrin Arben Kondi.
Ky person ka shkrur nė kėto vite disa libra pėr Camėrinė si : `Romani Tmerri – qė flet pėr bombardimet e NATO-s nė Kosovė qė ka si personazh kryesor njė francize me emrin Natali De For e cila ishte martuar me nje serb qė vret kosovarėt….
Romani i dyte qė ka shkruar Arben Kondi, ėshtė `Vrasja e dytė e Marko Boēarit`njė roman qė tregon luftėn e arvanitasve kundėr Turqise me njė super pozim me krimet e Zervės kundėr popullsisė myslimane ēame nė tėrritoret e Greqisė duke bėrė aluzione por problemet e djeshme me ato tė sotme, pra njė koktej urrejtjeje kundėr fqinjėve e jo kundėr politikės.
Romai i tretė qė ka shkruar Arben Kondi ėshtė Romani `Barbarėt`, njė roman qė flet pėr UĒK, duke dhėnė idenė se liria fitohet me gjak.
Romani i peste titullohet `Shqiptarovrasėsi Napoleon Zerva`, njė libėr qė flet pėr vrasjet e Napoleon Zervės kundėr popullsisė ēame dhe qė e shkrimtari e krahason me Millosheviēin pėsa i pėrket dėshirės shqiptaro-vrasėse.
Romani i gjashtė titullohet `Rikthimi nė Ēamėri` i cili tregon Ēamėrinė e sotme pa asnjė tė drejtė pėr ēamėt, duke shprehur se edhe ēamėt orthodoksė nuk kanė asnjė tė drejtė. Shkrimtari hedh idenė se ēėshtja ēame do tė zgjedhet nėpėrmjet dy qeberive shqiptare dhe greke duke hedhur idenė e njė bashkimi tė afėrt.
E vendosa romanin e katėrt nė fund pėr tė treguar se ky roman ėshtė shkruar nėn efektin e njė urrejtjeje tė thellė ndaj Kryepeshkopit Anastas sikur ai tė jetė shkaku i armiqėsisė – gjė qė nuk ėshtė e vėrtetė. Ky Romani i katėrt i shkruar nga ky shkrimtar Arben Kondi ėshtė sigurisht Romani `Djaj me Veladon` nė kopertinėn e tij janė fotot e Shėn Kozmait dhe tė Kryepeshkopit tė sotėm Anastas, ku shprehet njė urrejtje e pakuptueshme dhe aspak realiste kundėr Kryepeshkopit Anastats tė cilin ky autor e shan dhe i vesh pėrgjegjėsi tė sė kaluarės sė trishtuar tė Shqipėrisė gjatė luftės sė parė botėrore, pėr Zervėn, madje kėtė budallallėk e dėrgon edhe nė njė kohė mė tė shkuar duke akuzuar edhe Shėn Kozmain si antishqiptar, madje duke mbėshtjellė edhe vetė shtetin grek me kėtė `veladon tė zi` urrejtjeje.
Radikalizmi dhe fondamentalizmi i shkrimtarit Arben Kondi alias Sejdi Kondi, shkon edhe mė tej nuk kursen tė pėrzjejė ashtu si nė njė pjatė ēervish tė servirur nga njė fallxheshė turke, problemet e Kosovės me ato tė Ēamėrisė duke treguar njė injorancė tė plotė jo vetėm pėr ngjarjet e djeshmė por edhe pėr kėto tė ditės sė sotme duke pėrdorur e tij opinionin e tij personal pėr Ēamėrinė nga e cila ai ka vėndlindjen e prindėrve tė tij – ashtu siē duket nga mbiemri i tij i krishterė Kondi, opinion i cili i barsur me urrejtje pijanecėsh tė kafeneve qė ashtu siē ndodh shpesh nė kafenetė e mejhanet e Shqipėrisė- flitet pėr politikė – sipas traditės sė pėrtacisė shqiptare: politika nė plan tė parė, pra duke u marrė me thashetheme dhe pastaj duke u autosugjestionuar- i pėrcjellin si lajme apo edhe si shkrime apo novela e Romane qė nxisin urrejtje, dėshirė pėr tė shkatėrruar edhe atė tolerancė fetare tė mirė qė kemi nė Shqipėri, por mė e rėndėsishmja ėshtė : mungesa e njohurive nga ana e popullit tė Kosovės por edhe e intelektualėve tė Kosovės pėr Komunitetin e madh Orthodoks dhe shumė patriot tė Shqipėrisė dhe rolin e tij nė Pavarėsinė e Shqipėrisė, luftėn e tyre pėr sė bashku me komunitetet e tjetra pėr ēlirim nga pushtuesit dhe tradhtarėt madje, dhe personalitetet e shumtė tė njohur qė i kanė dhėnė drejtim politikės, ekonomisė, shoqėrisė, mjekėsisė dhe arsimit shqiptar, pėrsonalitete tė Rilindjes shqiptare tė cilėt sot harrohen ndoshta dhe qėllimisht.
Problematika radikaliste dhe dilemma pėr emrin e autorit mė detyruan tė shkruaj dhe tė ngre zėrin kundėr librave tė tillė nacionalistė dhe luftėnxitės e plot urrejtje qė ngatėrrojnė dhe superozojnė ngjarje e data duke krijuar njė mishmash amatoresk por tė rrezikshėm pėr atė qė nuk njeh tė vėrtetėn.
Pra, divergjenca e parė qė vura re pėrveē problemit shumė tė rėnėsishėm tė mesazhit aspak njerėzor por luftėnxitės tė librit tė shkruar nga Arben Kondi, kėrkon qė shkrimtari, duhet tė shprehet pėr kėtė problem dhe tė kėrkojė falje pėr kėto dy gjėra:
Sė pari, tė sqarojė kush e ka bėrė kėtė libėr Arben Kondi, apo Sejdi Kondi me tė cilin ka dalė autori i librit.
Sė dyti, autori tė kėrkojė ndjese pėr librin qė ka botuar qoftė pėr mesazhin e urrejtjes ndaj orthodoksisė shqiptare dhe ndaj Kryepeshkopit tė nderuar Anastas, qoftė pėr mosnjohjen mirė tė orthodoksisė shqiptare tė sotme dhe rolit tė saj tė rėndėsishėm nė Pavarėsinė e Shqipėrisė dhe nė konsolidimin e shtetit shqiptar gjatė 105 viteve nėpėrmjet Rilindasve tė saj por dhe tė intelektualėve orthodoksė qė kanė dhėnė e japin kontribut shumė tė rėndėsishėm nė cdo kohė qė Shqipėria egziston.
pirro nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 08-12-2017, 23:03   #2
{A_N_G_E_L_69}
Bavarez
 
Avatari i {A_N_G_E_L_69}
 
Data e antarėsimit: Oct 2010
Vendndodhja: Allianz-Arena
Posts: 1,351
Thanks: 694
Thanked 340 Times in 143 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 23
{A_N_G_E_L_69} ka shumė pėr tė qenė krenarė{A_N_G_E_L_69} ka shumė pėr tė qenė krenarė{A_N_G_E_L_69} ka shumė pėr tė qenė krenarė{A_N_G_E_L_69} ka shumė pėr tė qenė krenarė{A_N_G_E_L_69} ka shumė pėr tė qenė krenarė{A_N_G_E_L_69} ka shumė pėr tė qenė krenarė{A_N_G_E_L_69} ka shumė pėr tė qenė krenarė{A_N_G_E_L_69} ka shumė pėr tė qenė krenarė{A_N_G_E_L_69} ka shumė pėr tė qenė krenarė{A_N_G_E_L_69} ka shumė pėr tė qenė krenarė
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Djajtw nxisin urrejtjen z.Kondi- dhe nuk fshihen nwn Veladon

Pirro me vjen mire qe te shoh ne Forum Al!
__________________
”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”
{A_N_G_E_L_69} nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 08-12-2017, 23:30   #3
drague
me pushime
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 16,484
Thanks: 3,569
Thanked 4,107 Times in 2,559 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 205
drague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Djajtw nxisin urrejtjen z.Kondi- dhe nuk fshihen nwn Veladon

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga {A_N_G_E_L_69} Shiko postimin
Pirro me vjen mire qe te shoh ne Forum Al!
pse, i dha albo foglio di via?
__________________
E tmerrshme Ledio, ma sekuestruan magazinen
drague nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i drague pėlqehet nga
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur