Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombėtare & Boterore > Historia e Shqiptarėve

Historia e Shqiptarėve Historia kombėtare shqiptare dhe ajo botėrore ndėr shekuj.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 17-05-2018, 03:31   #1
Kallmeti
Anėtar i ri
 
Avatari i Kallmeti
 
Data e antarėsimit: Sep 2013
Vendndodhja: Jacksonville Florida
Posts: 21
Thanks: 0
Thanked 29 Times in 15 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
Kallmeti ėshtė nė rrugė tė mbarė
Kur diktatura komuniste donte tė pėrgjakte Kallmetin

Kur diktatura komuniste donte tė pėrgjakte Kallmetin ashtu sikur pushtuesit osmano-turq nė vitet e Pavarėsisė

-Dėshtimi i kallmetoreve pėr tė sulmuar qendrėn e komunisteve nė qytetin e Lezhės pas shtypjes se kryengritjes antikomuniste tė Postribes dhe menēuria e njė kallmetori qė shpėtoi Kallmetin qendrėn e ipeshkvisė sė Lezhės nga hakmarrja e murtajės komuniste.



Rrėfim historik nga Lek Gjoka

Vjeshta e vitin 1946 ishte ulur kėmbėkryq mbi Kallmet. Bjeshka Velė ishte si gjithmonė dėshmitare jo vetėm pėr Kallmetin por edhe pėr Lezhėn, Zadrimėn , Shkodrėn, Mirditėn, madje deri nė pafundėsinė kaltėroshe tė detit Adriatik. Shumė emocione kishte pėrjetuar kjo Bjeshke krenare bashke me Kallmetin qė nga kohėt e lashta , nė kohėn e Besėlidhjes se madhe tė Gjergj Kastriotit nė Lezhe, tek Kuvendi i Arbrit organizuar nga ipeshkvia e Lezhės me pėrkrahjen e Papės shqiptare Klementi , tek mbrojta qe biri i Kallmetit shkrimtari Frang Bardhi i bėri heroit tonė kombėtar, tek besa qė i dhanė Dedė Gjo Lulit dhe Gjon Marka Gjonit nė mbrojte tė kombit shqiptar pėr mos copėtimin e truallit shqiptar dhe shpartallimit tė ushtrisė se pushtuesve osmano-turq . Gjithmonė menēuria e kallmetoreve kishte triumfuar. Madje nė luftėn qė bene tek Zalli i Rraboshtės kundėr pushtuesve turq ku disa kallmetore ranė dėshmore tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė garnizoni turk i Shkodrės u nis tė digjte Kallmetin qė me njė gur tė vriste dy zogj. Tė hakmerrej ndaj kallmetoreve qė kishin ngritur armėt si dhe tė digjnin ipeshkvine e Lezhės nė Kallmet me qellim qė i gjithė zona katolike Lezhė-Shkodėr tė kthehej nė besimin e pushtuesit turk megjithėse ishte nė prag tė kapitullimit. Por menēuria e kallmetoreve triumfoi. Nė drejtimin e kryeplakut tė Kallmetit Llesh Gjokės tė gjithė kallmetoret dėshmoret e Pavarėsisė nuk u varrosen nė varrezat e Kallmetit por nė Kishėn e Shėn Eufemisė (kishe qė nė shekullin e XXII-tė) nė njė shpat nė Bjeshkėn e Velės. Kur pushtuesit kontrolluan varrezat e Kallmetit dhe nuk panė varre tė rijnė u detyruan tė tėrhiqen pėr nė Shkodėr pa kryer asnjė krim mbi Kallmetin.
Por pėrsėri Kallmeti po vihet nė njė provė tė re edhe me tė egėr se pushtuesit turq nga kuēedra komuniste. Ngaqė Kallmeti ishte njė qendėr e ipeshkvisė se Lezhės dhe pėr pese shekuj me radhė kishte prodhuar verėn Kallmet qė pėrdorej nė Romė nga Papa pėr meshėn e shenjte e me gjere nuk shihej me sy tė mirė nga pushteti i ri komunist sepse qarkullonin fjale se nė Kallmet komuniste i quanin tė dėrguarit e djallit . Ndoshta ia kishin edhe friken ngaqė ishte njė fshat me numėr popullsie me tė madhe se vete qyteti i Lezhės megjithėse njė pjese e tyre kishin mėrguar nė Kroaci ku sot e kėsaj dite kanė njė komunitet te madh tė cilėt kanė mbajtura si mbiemėr emrin e vendlindjes se tė pareve te tyre Kalmet , ku kanė nxjerrė edhe njė ministėr pėr qeverinė Kroate nga komuniteti i tyre. Por si nė tė gjithė Shqipėrinė edhe nė Kallmet murtaja komuniste nisi pėrēarjen ndaj kallmetoreve dukė joshur disa banorė tė Kallmetit qė vinin nga shtresa e varfėr pa toke, pasuri dhe dinjitet. Ne tė njėjtėn kohė Pėrveē Kallmetit edhe Mali i Rrencit u pėrgatit te sulmonte Shėngjinin (Shninin) si dhe siē dihet u nis edhe kryengritja e antikomuniste tė Postribes minuar nga sigurimi i shtetit komunist qė pastaj e pėrdori pėr hakmarrje kolektive ndaj zonave antikomuniste duke vrare dhjetėra shqiptare te pafajshėm.
Edhe kallmetoret nuk e donin ketė rrėgjim komunist ndaj lajmi mori dhėnė nė Kallmet pėr organizimin e njė kryengritje nė Lezhė ndaj zyrave te instaluara tė pushtetit diktatorial dhe u grumbulluan nė qendėr tė Kallmetit . Me sėpata, kmesa, kosa u shtruan nė kuvend tė thjeshtė por dukė parė qė lajmi mund tė ishte njė kurth i sigurimit tė shtetit dhe mos armatosura e duhur i detyruan tė kthehen nė shtėpi. Por kjo nuk i ka pėlqyer njė kallmetori nga Kallmeti i vogėl ish spiun i komunisteve dhe kaēakeve tė malit dėrgoi lajm nė Shkodėr se kallmetoret do tė sulmojnė Lezhės ndaj njė pjesė e brigadės se ndjekjes se kufirit me urdhėr tė Mehmet Shehut u nis pėr tė djegur Kallmetin dhe vrarė qindra kallmetore antikomuniste. Fatmirėsisht njė tjetėr kallmetor punėtor policie , njė ish anėtar i Brigadės sė shtatė sulmuese tė Luftės diku jo shumė larg Kallmetit dhe Shkodrės takon njė pjesė tė brigadės se ndjekjes.
-Po ju !- iu drejtua komandantit tė cilin e kishte pasur shok luftė.
-Po shkojmė drejt Kallmetit me urdhėr tė Komandant Mehmet Shehut pėr tė shtypur me zjarr e hekur ato qindra antikomuniste kallmetor qė do nisen pėr tė sulmuar nė Lezhė zyrat tona tė pushtetit popullor.
– Nuk ėshtė e vėrtete !- ia pret kallmetori- unė nga Kallmeti po vij dhe nuk pashe asnjė gjė tė dyshimtė.
-Me tė vėrtete e ke sepse na lajmėroi njė kallmetor qė ishte me to.
– E di se ishte filani qė ju tha.
-Po ai dora vete.
-Harrove ti kur ishim nė luftė sa herė na ka rrejte?
-Me tė drejtė !- ia pret komandanti kallmetorit dhe i jep urdhėr kompanisė se ndjekjes tė ktheheshin pėr nė Shkodėr.
Kallmetori M. punonjės i policisė dhe ndjekjes se kufirit ktheu kokėn pas dhe qė larg dalloi krenarinė e Bjeshkės se Velės dhe njė ngrohtėsi shpirtėrore i vrapoi nė vena sepse arriti qė Kallmeti dhe kallmetoret edhe kėsaj herė tė shpejtojnė pėrsėri nga njė tragjedi e rrethimit komunist falė njė biri tė tij qė e rriti dhe e burrėroi me ndjenjat e trimėrisė dhe besnikėrisė ndaj vendit qė e lindi dhe e rriti.

Jacksonville Floirda
Qeshor 2017
http://illyriapress.com/kur-diktatur...-e-pavaresise/
Kallmeti nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Kallmeti pėlqehet nga
i vjetėr 17-05-2018, 04:02   #2
murik
peace and love
 
Data e antarėsimit: Jul 2015
Vendndodhja: philadelphia
Posts: 1,078
Thanks: 812
Thanked 439 Times in 289 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 21
murik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Pėrgjigje e: Kur diktatura komuniste donte tė pėrgjakte Kallmetin

Ata nuk ishin pushtet,por pushtues me te egerr se serbi e turku.Fatkeqsia me e madhe e historise shqiptare eshte pushtimi serbo-komunist
murik nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i murik pėlqehet nga
i vjetėr 17-05-2018, 12:55   #3
Beu_Shpata
V.I.P
 
Avatari i Beu_Shpata
 
Data e antarėsimit: Apr 2016
Posts: 2,853
Thanks: 1,049
Thanked 1,026 Times in 670 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 53
Beu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Kur diktatura komuniste donte tė pėrgjakte Kallmetin

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga murik Shiko postimin
Ata nuk ishin pushtet,por pushtues me te egerr se serbi e turku.Fatkeqsia me e madhe e historise shqiptare eshte pushtimi serbo-komunist
Atė qė nuk arrit ta bėnte dotė pushtimi osman pėr 5 shekuj e bėnė komunistėt bollshevik pėr 5 dekada!

Edhe mbas 500 vjetė trysni mongolite prap Rilindasit arritėn tė ndėrgjegjėsonin popullsinė shqiptare e cila kulminoi nė pavarėsinė e vendit. Kurse mbas 5 dekadash komunizėm alla-njė argyrokastriti pederast vendi filloi tė boshatisej dhe na dolėn mbathjet e ndyta e na e quajnė vehten Demokrat, pale edhe Rilindas.

Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga Beu_Shpata : 17-05-2018 nė 12:58
Beu_Shpata nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Beu_Shpata pėlqehet nga
i vjetėr 17-05-2018, 19:53   #4
Beu_Shpata
V.I.P
 
Avatari i Beu_Shpata
 
Data e antarėsimit: Apr 2016
Posts: 2,853
Thanks: 1,049
Thanked 1,026 Times in 670 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 53
Beu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Kur diktatura komuniste donte tė pėrgjakte Kallmetin

"Kapidani Nikollė Gjomarku-Njė jetė e perkushtuar pėr Mirditėn dhe atdhedashurinė



Njė jetė e perkushtuar pėr Mirditėn dhe atdhedashurinė
Nga: Tom Mrijaj

Pema gjenealogjike e parė e familjes sė madhe dhe e mirėnjohur shumė shekullore e Gjormakajve, sipas burimeve tė saktė arkivore historike vjen nga Pal Dukagjini. Maria Greco, njė gazetare italiane do tė magjepsej nga historia e familjes sė Gjomarkajve. Nė njė nga artikujt e saj mė tė spikatur ėshtė dhe historia e familjes ndėr mė tė njohurat nė Shqipėri.

“Gjomarkajt deri nė 7 prill 1939, me ardhjen e komunizmit kanė qenė udheheqėsit e Mirditės”, e fillon ajo artikullin e saj. Fillimi i sovranitetit tė Gjomarkut, i pėrket shekujve tė mėparshėm, sepse ato janė pasardhėsit e Lekė Dukagjinit. Princėrit e Dukagjinit ishin njė nga familjet mė tė vjetra dhe fisnike shqiptare.

Principata e tyre u konfigurua veēanėrisht nė fundin e shekullit XII, sepse ato kishin njė origjinė mė tė lashtė. Trashėgimia mė e madhe, qė i ka lėnė Dukagjini popullit tė tij ėshtė Kanuni i Lekė Dukagjinit. Nga shumė kėndvėshtrime kanuni, qė ėshtė njė e drejtė zakonore e vjetėr ruhet si njė vlerė e pallogaritshme.

Armiq tė mėdhenj ndaj turqve, pas vdekjes sė Gjergj Kastriotit kėto tė fundit pushtuan Shqipėrinė dhe njė pjesė tė territorit tė Dukagjinit ndaj ato u shtrėnguan nė Mirditė, qė pėr sa i pėrket relievit mund tė konfigurohet si njė vend i ashpėr me male.

Nė Mirditė, Gjomarkajt vazhduan luftėn e tyre antiosmane, krenar pėr fenė e tyre katolike derisa e detyruan Perandorinė Otomane (turke) tė merret vesh me kėtė krahinė krejt ndryshe nga krahinat e tjera tė Shqiperisė.

Nė shekullin XV dhe XVI, feja e krishterė u ruajt e paprekur vetėm nė Mirditė, me tė gjitha vlerat e dashurisė dhe humanizmit.

Pėr tė mbrojtur katoliēizmin dhe pavarėsinė, mirditorėt jetuan gjithmonė mes luftrash dhe gjakut, ku Gjomarkajt ishin tė gatshėm gjithmonė tė mbronin Atdheun e tyre ndaj armiqve tė kombit. Kur kėrkohej ndihma e tyre, nė bashkimin e trojeve shqiptare ato vraponin tė jepnin ndihmėn e tyre si nė vitet 1444, 1878-1912, 1920, 1944-1990.

Gjatė gjithė shekujve ata duruan burgun, sfiduan vdekjen nė mijėra luftėra, etj., duke lėnė pėrjetėsisht nė histori emrin e tyre heroik.

Tė tillė Kapidan mund tė pėrmendim disa, si: Gjon Marku I, Lleshi i Zi, Bib Doda, Preng Bib Doda, Marka Gjoni, Gjoni i Markagjonit, Dr. Mark Gjomarku (Ministėr i Brendshėm i Shqipėrisė), juristi Ndue Gjomarku kryetar i Blokut Indipend, oficer Llesh Gjomarku, i perskutuari politik Dedė Gjomarku (1944-1990), i cili, provoi tė gjithė burgjet dhe kampet e internimit nė kohėn e komunizmit nė Shqipėri, Nikollė Gjomarku, i arratisur nga Shqipėria nė kohėn e komunizmit tė zi, i cili, ndėrroi jetė sot, i rrethuar nga familja nė shtėpinė e tij nė New York.

Nė Orosh tė Mirditės, para 91 vjetėve, do tė lind nė vitin 1927 Nikollė Gjonmarku, qė i shton gėzimin prindėrve tė vet, sepse ishte djali mė i vogėl mbas 4 djemėve tė tjerė. Kjo familje e madhe oroshase, do tė ketė 10 fėmijė, pesė djem dhe pesė vajza.

Aty lindėn fėmijėt njėri mbas tjetrit, duke filluar me Markun, qė ėshtė fėmija i parė dhe mė pas u lind Ndoja, Lleshi (Aleksandri), Deda, Nikolla dhe motrat: Dava, Gjela, Marta, Dila dhe Bardha.

Kapidani Nikollė Gjon Marku, nga nėna ishte nipi i Bajraktarit tė Kurbinit i Gjok Pjetėr Pervizi, njė pėrsonalitet i njohur asokohe pėr besė, burrėri, zakone e tradita tė hershme dhe bashkėkohore shqiptare.

Nikolla, mėsimet e para i mbaroj nė Orosh tė Mirditės. Kur komunizmi pushton Shqipėrinė Nikolla ishte nė moshėn 17-vjeēare. Ai nė kėtė moshė fillon tė provoi mbi kurriz vuajtjet e rregjimit komunist.

Nikolla, sė bashku me me antarė tė tjerė tė familjes me gratėdhe fėmijė internohet nė kampin e punės sė deyrueshme nė Berat.

Ai mė vonė transferohet nė kampet e tjera tė punės, si: Uznovė, Kuēovė, Shijak, Valias. Sikur tė mos mjaftonin kėto vuajtje, Nikolla provon sėrisht vuajte tė reja nė kampet famkeqe tė internimit nė Tepelenė dhe Turan, nė rrethin e Gramshit nė Elbasan.

Atje puna ishe shumė e rėndė, sikurse mė thoshte shpesh Nikolla, gjatė takimeve qė kemi pasur sėbashku nė New York.

Ai ndėr tė tjera tregonte edhe detaje vuajtjesh, ku midis tė cilave ishte ushqimi dhe pėrbuzja e madhe, qė komunizmi kishte pėr tė gjithė kundėrshtarėt politik antikomunist.

Ai thoshte se ēdo ditė kampi i punės sė detyrueshme na jepte 800 gram bukė nė ditė, s’do tė dilte as pėr tė ushqyer zogun e shkretė… Kushtet e banimit ishin shumė tė tmerrshme, me lagėshti, baltė, dėrrasa tė kalbura etj.

Nikolla tregonte, se nė prill tė vitit 1945, tė gjithė familjen tonė na mbyllėn nė shtėpinė e Guljem Lukės, pėrballė shtėpisė sonė (Gjonit tė Markgjonit), nė tė cilin ishte vendosur komanda e Sigurimit tė Shtetit, ndėrsa shtėpia e shkodranit Guljem Lukės ishte njė burg i vėrtetė, me mure tė larta rrethuese dhe roje tė shumta policie.

Nė qershor tė vitit 1945, tė gjithė familjen e Kapidanit, sėbashku me familje tė tjera tė grumbulluara nga katundet e thella tė Veriut tė Shqipėrisė, i internojnė nė Kampin famkeq tė Beratit.

Nikolla, tek mė tregonte pėr vuajtjet nė kampet e internimit, ai thotė njė detaj shumė delikat, pėr gjyshen e vet nė moshėn 85-vjeēare. Nikolla tregon, se: “As pushtuesit e huej nuk janė sjell me ne sikurse komunizmi. Gjyshja e jonė ka kalue nji kalvar tė papėrshkruem nė komunizėm… Ma nė fund ajo ndėrroi jetė nė kampin e internimit nė vitin 1947…”

Vdekjet vijnė njera mbas tjetrės. Kėshtu nė kampin e Savėr tė Luhnjės, vdes nėna e Nikollės, gruaja e Gjon Marka Gjonit. Sėrisht aty vdes edhe kunata Martja, gruaja e vėllait Dr. Mark Gjon Markut ish Ministrit tė Brendshėm… Ky kamp famkeq, ka ekzistuar deri nė rrėzimin e komunizmit.

Nė pranverė tė vitit 1949, ose mė saktė nė maj tė atij viti, Nikolla sė bashku me nėntė shokė dibranė then perden e hekurt dhe arratisen nga kampi i Turanit.

Largimi nga vendi nuk ishte i lehtė. Nė ato ēaste ata u pėrlasėn direkt me forcat e ndjekjes sė Sigurimit, ku fatkeqsisht kapen tre prej tyre, ndėrsa Nikolla me gjashtė shokė bashkėvuajtės tė tjerė kalon kufirin dhe hyn nė territorin e ish Jugosllavisė, nė pjesėn e Maqedonisė.

Nė atė kohė kujtonte Nikolla, shefi i UDB-sė sė ish Jugollavisė pėr zonėn e Dibrės sė Madhe ishte Mustafa Lleshi, njė i afėrm i kupolės komuniste Haxhi Lleshit Kryetar i Kuvendit tė Shqipėrisė Komuniste, i cili, urdhėron menjėherė policinė jugosllave pėr t’i rikthyer nė Shqipėri.

Pėr tė fat mirė asokohe Nikollėn dhe gjashtė vetė tė tjerė nuk i dorėzuan tek forcat e Sigurimit shqipar tė Enver Hoxhės, por i kanė futur brenda territorit tė Shqipėrisė nė Dibėr, ku aty ata janė strehuar nė famijet bujare dibrane. Pas disa kohe tė qėndrimit nėpėr miq e dashmirė ata u arratisėn sėrisht nė ish Jugosllavi.

Kėsaj here ata kishin fat, sepse shefi i UDB-sė ishte njė qytetar maqedonas, i cili, i mori nė dorėzim. Nikolla ato ditė u arratis sėrisht sė bashku me Abdullah Kaloshin, Jonuz Ndreun dhe Xhelal Dinen, tė cilėt mbas shumė peripecish u vendosėn nė New York tė SHBA-sė.

Nikolla, qėndroi pėr shtatė vjet nė ish Jugosllavi. Ai gėzoi respekt nga tė gjithė nacionalistėt e njohur shqiparė, tė cilėt ishin nė dijeni pėr sakrificat e shumta tė Derės sė Gjomarkut kundėr komunizmit tė zi.

Nė nėntor tė vitit 1956, ai u lejua tė kalonte nė Itali, ku u bashkua me babain Gjonin dhe vėllain Ndue Gjomarkun.

Nikolla u martua nė vitin 1963 dhe ka dy djem dhe njė vajzė: Mark Gjomarkaj, Aleksander Gjomarkaj dhe Anna Maria Gjomarkaj.

Me ardhjen nė New York, sėbashku me vėllain e tij Ndue Gjon Markun, qė ishte kryetar i Bllokut Indipendent, Nikolla zhvilloi njė veprimtari tė dendur atdhetare nė media dhe mė sė shumti dejtoi revistėn nacionaliste: “Lajmtari i tė Merguemit”.

Pushoft nė lumnin e pasosun!"
Foto e bashkangjitur
Lloji i dosjes: jpg 1-Gjomarkaj-300x252.jpg (15.8 KiloByte, 17 shikimet)
Beu_Shpata nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Beu_Shpata pėlqehet nga
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur