Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Letėrsia shqiptare > Shkrimtarėt Shqiptarė

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 10-02-2018, 22:33   #1
Ēaushi
V.I.P
 
Avatari i Ēaushi
 
Data e antarėsimit: Nov 2013
Posts: 2,663
Thanks: 4,610
Thanked 1,911 Times in 953 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 69
Ēaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėm
Jozef Radi

Monumenti nė Kėmbė i Musinesė…

nga Jozef Radi

…Hymn pėr nji grua,
pėr shumė gra,
pėr gjithė gratė…


Musine Kokalari (10 shkurt 1917-1983) - 101 vjetori i Lindjes intelektuale, humaniste, shkrimtare (e Para Shkrimtare Shqiptare), politikane, kundėrshtare e hapur e regjimit dhe diktatorit komunist. Jetoi 39 vite nė burgje dhe kampe interrnime humbėtirave dhe vdiq e vetmuar... e dhunuar edhe ne vdekjen e saj. Vetem 10 vite mbas vdekjes, nė 1993, iu dha titulli “Martire i Demokracisė”.

Pėr Musine Kokalarin kam lexuar dhe dėgjuar shumė… kam dėgjuar atėherė kur ajo qe e vrarė humbėtirave tė heshtjes dhe askush s’guxonte ta pėrmendte emrin e saj; kam dėgjuar mbrėmjeve rrėfime pėr tė, si pėr nji Hirushe qė humbi kėpucėn nė pyllin e Djajve tė Kuq… kam dėgjuar pėr nji grua qė rrinte edhe midis burrave mė tė menēur dhe ndriste… kam dėgjuar dhe menduar pėr Atė, pse im atė e kish pasur shoqe botimesh dhe universiteti, kurse nėna ime kish kaluar nji pjesė tė burgut dhe tė rinisė me tė… Kėshtu, Musineja ka qenė dhe mbeti njeri i shtėpisė tek ne edhe pa e parė, edhe pse e “keqja e pėrbashkėt”, e kish hedhur si Atė, ashtu edhe Prindėt e mi humbėtirave tė poshtėrimit…



Si pėr nji mike tė shtėpisė, kam qenė vazhdimisht i interesuar pėr tė… pėr ēdo grimcė tė jetės dhe veprės sė saj, pėr ēdo shkrim e foto tė saj, dhe sa mė thellė futesha nė botėn e kėsaj gruaje tė rrallė, aq mė e madhe bėhet bindja ime nė madhėshtinė vetmitare dhe tė pashoqe tė saj…

Prandaj sot me guxim mund tė them se: s’besoj tė ketė grua tė kėsaj bote tė madhe, tė nivelit intelektual dhe shpirtėror tė Musine Kokalarit tė jetė rrethuar me aq shumė urrejtje dhe poshtėrim, me aq shumė policė dhe burgje, me aq shumė spiunė dhe internime, me aq shumė fėlliqėsi dhe bisha, me aq shumė injorancė dhe shpėrfillje… bile Rrethimet e Musinesė me ferr e tmerr komunist… simbolikisht mund t’i krahasoja me Rrethimet e lavdishme tė Krujės nga pushtuesit mė tė egėr…

Nė nji betejė, kundėrshtarėt edhe vriten, po nuk u cėnohet dinjiteti… as robėrve as viktimave, kurse fundėrrinat sunduese dhunuan jo njerėz dhe heronj po edhe kufoma, i ēuan ato deri te gremina e vdekjes, po nuk i vranė, jo pse u dhimbseshin, por sepse deshėn ta gėzojnė egėrsisht atė vdekjen e ngadalshme nėn dhunėn e tyre, t’i gėzohen tjetėrsimit dhe rrėnimit tė vlerave tė njeriut stoik… aq mė e dhimbshme kur ky personazh ishte nji grua fisnike e nji dere tė Madhe e tė nderuar. Kjo bėhet edhe mė e beterrshme kur mendon se ajo ishte ndėr intelektualet e rralla, tė cilat koha i sjell rrallė, veē ndonji herė dhe s’merr guxim t’i pėrsėrisė mė… E Musineja mbetet e Papėrsėritshmja!

Musineja, jashtė gjithė vlerave tė saj intelektuale, shfaqet sot si monumenti mė i lartė moral i gjitha kohėrave, nji monument sa i dukshėm aq dhe i padukshėm, nji monument qė ende ėshtė i detyruar tė jetojė ndėr shpirtra, e t’i rrisė nė heshtje dhe pa zhurmė pėrmasat e saj, pėr sa kohė qė kjo shoqėri sė cilės i pėrkasim, ndodhet nė ēaste rrėnimesh e rrėzimesh tė skajshme morale, siē po na i dėshmon me shumicė koha e sotme…

I kam lexuar disa herė kėto pak faqe nga dorshkrimet e Musinesė, dhe i ndjeva si njė pajė nusėrie e qėndisur nė ferr, njė pajė e qėndisur me fill tė artė dashurie, ashtu gėrmė pas gėrme, fjalė pas fjale, dhimbje pas dhimbje, tmerr pas tmerri… dhe jam pėrpjekur tė futem thellė nė vetminė e saj solemne, tė ndalem aty, pėr tė kuptuar thelbin e kėtyre shėnimeve, qė pėrcillen pėrmes figurave dritdhėnėse tė Rilindjes, pa u ndalur shumė tė vuajtjet e saj. Sepse Musineja nuk i pėrket njerėzėve qė qahen, po njerėzve qė besojnė dhe trimėrojnė…
I rilexoj kėto shėnime tė shkruara ndėr netė tė egra dimri, netėve tė janarit tė 1977, dhe ndjej nėpėr rreshta tė disiplinuar e tė shkruar qetėsisht thellė e qartėsisht bukur nji klithmė tė madhe! Nji klithmė, qė nuk duhet veē lexuar, por edhe duhet pėrcjellė te ēdokush qė beson te humanizmi, e nė mėnyrė tė veēantė te brezi i ri, qė ėshtė i shterrur modelesh, sepse ai ėshtė nji mesazh-klithėm ndaj vlerave morale tė nji shoqėrie historikisht qėndrestare, por qė kahera e bjerr dukshėm e pa asnji dhimbje veten; qė kaherė po i shthur frikshėm strukturat shpirtėrore qė u kanė mbijetur stuhive edhe mė tė zeza se komunizmi i kuq…

Mesazhi i kėtyre pak rreshtave tė saj ėshtė ai i mbrojtjes sė vlerave morale tė njeriut shqiptar, ėshtė mesazhi i mosnėnshtrimit tė njeriut shqiptar ndaj sė keqes, ėshtė mesazhi i ballafaqimit haptas me tė vėrtetėn!

Nėnteksti i Musinesė e thekson: Shqipėria e Kulturės ėshtė ajo qė i ka dalė gjithherė pėr zot Shqipėrisė Politike, e cila ende asgjė tė mirė e tė shpresuar s’i ka sjellė dhe as mund t’i sjellė kėtij vendi…

Ėshtė Shqipėria e Musinesė qė i del pėrballė Shqipėrisė sė Hoxhės dhe i dėshmon me kurajo se cili ėshtė fitimtari… sepse gjithmonė ka pasur Dy Shqipėri kundėrshtuese, Shqipėria e Kulturės dhe Politikės, Shqipėria e Dritės dhe Errėsirės, Shqipėria e Idealistėve dhe Maskarenjve, Shqipėria e Maleve dhe Kėnetės, Shqipėria e Frashėrllinjve dhe e Haxhiqamilėve… dhe ka fituar gjithmonė Shqipėria e Kulturės, Shqipėria e Dritės, Shqipėria e Idealistėve, Shqipėria e Maleve, Shqipėria e Frashėrllinjve… pra ka fituar Shqipėria e Musinesė!

Musine Kokalari, e fitoi betejėn e madhe me Bajlozėt e Kohės sė vet, dhe jo si Motra e Gjergj Elez Alisė, po si Gjergj Elez Ali me Motėr bashkė, me dlirėsinė morale, me idealet e larta rilindase, me vlerat fisnike tė familjes dhe fisit tė saj, edhe pse lubitė e diktaturės, s’lanė poshtėrsi pa derdhur mbi trupin dhe shpirtin e saj.
Musineja, ėshtė sot monumenti mė i madh i kėsaj toke, qė ne duhet t’i pėrgjunjemi ēdo ditė; Musineja ėshtė monumenti mė i lartė moral i ēdonjerit prej nesh qė e duam vendin tonė; Musineja ėshtė monument i dinjitetit dhe mosnėnshtrimi ndaj sė keqes; Musineja ėshtė monument dashurie, qė edhe kur ia vranė mundėsinė e tė qenit Grua, Nėnė, Mėsuese, Intelektuale, s’mundėn kurrsesi t’ia vrasin nderin e tė qenit Zonjė Madhe e Shpirtit Shqiptar…
Tė pėrulem Musine!

Gusht 2014

(Ky shkrim ėshtė pėrcjellje e shkrimit “Unė… Nxėnėsja e Sami Frashėrit”)

__________________
Dhuro shumė...e prit pak!

Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga Ēaushi : 10-02-2018 nė 22:41
Ēaushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Ēaushi pėlqehet nga
i vjetėr 13-06-2018, 22:19   #2
Ēaushi
V.I.P
 
Avatari i Ēaushi
 
Data e antarėsimit: Nov 2013
Posts: 2,663
Thanks: 4,610
Thanked 1,911 Times in 953 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 69
Ēaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Jozef Radi

........


Kanga e dhimbjes sė nji nane…

nga Jozef Radi

Ky shkrim i kahershėm, mund tė lexohej me ose pa kėt shėnim…
Ka ma shumė se gjashtė vjet qė e kam shkrue, dhe si shumė shkrime tė miat, qė mbasi i shkruej dhe e ēliroj vedin prej asaj ēka mendoj, i lshoj diku nė arkivėn time, i bindun se nji ditė: “Bane punėn tande dhe hidhe n’detė, n’mos e gjen robi, e gjen peshku…”
Ky shkrim mjaft i ndjemė, asht ndėr tė paktit pėr Mamėn time, mbasi ajo s’desh kurrė as tė shkruhej dhe as tė flitej pėr tė… “S’kam ba asgja t’randsishme nė kėt botė veē Jush… Si unė kanė ba edhe gjithė nanat e tjera…!”

Duke u trembė, se mos kam vetėm babė, sot po e dėshmoj edhe Mamėn time…!

Vitore Vushmaqi – Radi, lindi nė Pejė, (Kosovė) me 12 qershor 1926, ishte ma e madhja e 6 fėmijve tė Frano Llesh Vushmaqit, me origjinė nga Vermoshi dhe fis i largėt i Prek Calit. I ati i saj, Frano dhe axha i saj Pjetėr, studiojnė nė Austri. I pari nė pėrpunimin e sallamit dhe i dyti nė shkollimin ushtarak… Nė vitin 1932, tė dy vllaznit Vushmaqi vendosen nė Tiranė, ku i ati i saj, hap punishten e parė tė sallamit nė kryeqytet, kurse axha i saj Pjetri shėrben si oficer i Xhandarmėnisė Mbretnore.

Merr mėsimet fillestare nė kolegjin e murgeshave dhe ma vonė shkollohet nė Institutin “Nana Mbretneshė”. Zotnon dy gjuhe tė hueja, italishten dhe serbo-kroatishten dhe punon pėr nji vit si sekretare. Fakti qė prindėt e saj u shkolluen nė Austri, banė tė ndjehet edhe te ajo disiplina, rregulli dhe respekti. Nė vitin 1943, martohet me Lazėr Radin, dhe mbas nji viti iu lind fėmija i parė vajzė – Veronika. Mbas arrestimit tė Lazrit, me 23 nandor 1944, ajo mbetet rrugave pa mbėshtetje dhe jeton te i kunati. I vdes vajza pa mbushė vitin… dhe ma pas arrestohet nė vitin 1951. Dėnohet me dhjetė vjet burg si “agjente”, nė nji grup, ku ajo s’njihte asnji prej t’akuzuemve… Lirohet nė vitin 1956, dhe kthehet nė kampin e Kuēit tė Kurveleshit ku qe interrnue i shoqi, si e vetmja mundėsi jetese, dhe jetoi aty tre vjet si e Vetmja Grua midis Njiqind Burrave!! Aty u lind djali parė. Ma pas vazhdon Odiseja e kampeve tė interrnimit: Gradishtė, Ēermė dhe Savėr, ku krahas vuajtjeve pafund i vijnė edhe dy fėmijėt e tjerė…
Kthehet nė Tiranė nė shkurt tė 1991… dhe vdes, po nė Tiranė, me 21 mars 1997…

Requiem pėr gjithēka ikėn prej kėsaj bote…

Dhjetė vite ma parė… 19 mars 1997

Dhjetė vjet ma parė, dukej sikur bota kish gjetė nji ekuilibėr tė pėrsosun me veten, ndaj gjithēka tė kėtij rrėfimi nis si pėrrallė…
…Ishin dy pleq vėrtet tė moshuem, qė i jetonin ditėt e mbrame tė jetės sė tyne, dikur aq tė llahtarshme, nė nji paqe tė plotė… Kishin pranė dy djem, dhe pėrtej oqeanit nji vajzė, e cila shpirtnisht ishte pėrdita me ta. Kishin tre nipa dhe tre mbesa si drita. Jetonin nė nji shtėpi tė re, (mbas nji gjysė shekulli rrugave… nji shtėpi e tyne!!! Ishte nji fat i pabesueshėm!!) me nji mirqenie ekonomike tė patrazueme, dhe me tė tre fėmijė, tashma tė sistemuem… Pra, kishin mbrritė me realizue nji pjesė tė asaj qė mund tė quhet “andrrėn e tyne tė palejueshme”… mbas aq e aq vitesh tė gjata e pafundme tmerri e terrori. Pra gjithēka qe kthye nė at rrafshnaltėn e paqme tė qetėsisė dhe harmonisė… Jo ma larg se njiqind metra larg prej asaj shtėpie tė dikurshme buzė Lanės, ku me 23 nandor tė ’44, kishte nisė kalvari pakthim i tyne…

Dhjetė vjet ma parė nė nji natė marsi si kjo e vitit 1997, Ata u mblodhėm tė gjithė bashkė, me kremtue ditėn e emnit tė djalit tė madh, njiherit dhe festė e baballarėve… Po njiherit na duhej me e pėrcjellė me dhimbje, dhe me lotėt e ndalun nė sytė e Nanės sonė, at fatkeqsi tė pėrbashkėt nė tė cilėn po zhytej me shpejtėsi aq marramendėse krejt Shqipnia.

Jashtė, qielli gri ishte pėrplot gjurmė krismash dhe toka nėn kambė pėrplot gėzhoja tė boshatisuna. Kurrė vdekja ma serbes s’i kishte shetitė rrugėt dhe sheshet shqiptare…

S’di qysh e s’di pse, ishim bą tė gjithė pjesė e asaj ēmendine kolektive qė po digjte, po vidhte, po vriste, po pėrdhunonte e po shkatėrronte gjithēka! Tė gjithė ishim tė pafuqishėm me ba diēka (qoftė edhe n’mbrojtje tė vetvetes), pse shteti, ai shtet i lirive tė andrrueme sa hap e mbyll sytė ishte bą prej letre, si nji sqepverdhė i posadalun veze…

Kisha mendue gjithēka, po kėt s’e kisha mendue kurrė, bile as nėpėrmend s’e kisha shetitė nji diēka tė tillė. As im atė, me gjithė thinjat dhe eksperiencat e tij pafundme, s’po mundesh me e rrokė kėt ēmenduni kolektive nė tė cilin po zhyteshim krej ne… individė dhe popull… as e kish besue at humnerė ku po zhyteshim tė gjithė bashkė, dhe s’e gjente ma as fjalėn dhe as arsyen ngushlluese pėr ēka po shihte me syte e vet…

Ajo zonjė, e ngriti me droje e dridhje duersh gotėn e urimit, po fjalė urimi s’gjeti dot… asnji! Sytė e saj u bąnė edhe ma tė thellė prej asaj batėrdie qė po e rrethonte dhe po e nxinte ngutshėm tė pėrditshmen dhe tė pėrnatshmen tonė.

“Ikni bir, ikni!! Ikni, s’e n’kėt vend s’ban hajėr kėrkush!! Boll vuejtėt ju nji gjysė shekulli prej nesh… Mos i lini fėmijėt tuej tė vuejnė prej jush…!”

Fjalėt qė u derdhėn prej buzėve tė saj, kishin ditė qė ia kishin pushtue krejt qenien dhe shpirtin e saj… thellėsisht besimtar…
“Ne, s’jemi mėsue me i ba keq kujt, por s’duhet as me pėsue vazhdimisht prej kėsaj sė keqe…! S’asht e drejtė! E kaluem krejt jetėn nė provėn ma tė madhe tė vuejtjes… Mjaft ma! Ikni bir, dhe mbajeni afėr njeni tjetrin!”

Kurrė fjalėt e saj s’kishin qenė ma tė thella… Kurrė s’e kisha ndigjue tė filozofonte ashtu si hyjneshė, si at mbramjen e 19 marsit 1997, mamėn time!
Tim at e njihja si sokratian tė lindun, e s’mund ta shihja ndryshe… Mamės s’po gjeja dot nji me e krahasue!
“Mos na kqyrni ne! Na e kena hangėr ēairin tonė. Nji ditė ma shumė, nji ditė ma pak, s’ēon asgja n’kandar… Shifni jetėn tuej dhe tė fėmijve tuej… Kėt ju thotė Mama, e s’di ma tepėr!!”

Ende s’po u besoja veshėve se ato fjalė tė dala nga thellėsia e shpirtit… ishin tė sajat… Jashtė qielli vazhdonte me gjimue prej krismave tė kryqėzueme tė kallashėve. Krejt afėr dritares, prej nji ballkoni aty afėr u lėshue nji dritė ulėritse plumbash nėpėr terr…
Ajo u tkurr edhe u ba ma e vogėl…

“Pėr fat, i keni rrugėt e hapuna… E keni ma tė lehtė… Edhe mbret me t’ba nė kėt vend, s’ia vlen… S’po ju them asgja me ju dishprue, po ju them ēka po shofin sytė e ēka po mė ndigjojnė veshėt…”
Im atė qe shtangė si statujė. E kqyrte drejt e nė sy at grua tė terrorizueme dhe s’dinte nėse duhej me e kundėrshtue, me e pėrkrahė, apo me e plotsue nė fjalėt e saj. Me e pėrkrahė kurrsesi, pse kishte mendue dhe veprue ndryshe tanė jetėn… Pse kishte besue nė t’ardhmen e vendit tė vet… Me e kundėrshtue s’mundte, pse ishte instikt nane, pra ishte cėnue thelbi i qenies sė saj, mbrojtja e krijesave tė veta. Ta plotsonte, nė ēfarė, pse… a s’ishte i plotė krejt kuptimi i thanive tė saj…?!

At mbramje Marsi, (oh Marsi: Perėndi e Sherrit dhe Luftės) ajo Grua, i kishte kapėrcye krejt limitet e veta, qė ai, si Patriark i Madh, as i kishte mendue!

“Mos ju gėzoni punėve qė keni, as njeni e as tjetri. Nji punė edhe ma e randė, boll qė t’jetė e ndershme, s’ka randėsi se ku… Po t’mė ndigjoni mue, njizetekatėr orė mos e zgjatni… Ikni… Mos e keni gajlen tonė, ne bajmė si bajmė…”

“Boll, boll, se na kėnaqe me filozofi! Poshtė urave kanė me fjetė… Mos kujto se po i pret ndokush me lule kah tė shkojnė…” ia ktheu im atė, tashma i nervozuem duke kthye njiherit gotėn e venės…
Pėr pak ēaste sundoi heshtja… Nji heshtje qė grryente gjithkah. Ndjeva nji ngashėrim tė thellė mbrenda vetes. Po s’kishte asnji kuptim tė zbrazesha… Dola jashtė. At natė u ndjeva mes udhėkryqit ma tė vėshtirė tė jetės. Dhe s’isha i vetmi! Ishte krejt nji popull midis atij udhėkryqi tė frikshėm. Krejt si popull kishim mbetė midis Skillės dhe Karibdės… dhe askush s’guxonte me folė pėr tė nesėrmen, mbasi e tashmja ishte e pafund… dhe e pakuptim!

Lajmet bahehin gjithnji e ma tė vrazhdta.

Vrasje, djegie, banda, kėrcėnime, premje kokash, Komitete (Qendrore!!)… ishin kudo… E keqja jonė e madhe, e nxitun nga jashtė dhe e mbėshtetun nga mbrenda po merrte pėrmasat e nji lufte civile… Jugu kundra Veriut, Veriu kundra Jugut… mbushte gjithkah ekranet.
Sėrish prap me tė humbunit ne… mendova me vedi, ndėrsa pėrcillja prindėt nėpėr terrin e natės…

Aty nė oborr, vuna re se mosha po u randonte edhe ma shumė mbi shpinėn e tė dyve, po ma shumė po u randonte ajo natė plumbash e bataresh pafund… Njeni ishte 71 vjeē dhe tjetri 81… Kishin mbi supe peshė burgjesh dhe internimesh tė pafundme, kishin nji jetė…
Ndėrsa po ndaheshim, nji breshėri kallashnikovi gjėmoi prej atij pallati pėrbri, dhe nji tjetėr e sharroi qiellin pak ma tej! Askush prej nesh nuk foli. E ē’kuptim kishin fjalėt nė nji natė si ajo. Flisnin grykat e pushkėve, dhe njeriu tashma kishte veē pėrmasėn e atyne armve qė kishin ndėr duar ata njerėz…

Mama u mbėshtoll edhe ma fort mbas palltos, i puthi tė dy nipat qė kishin dalė ta pėrcillnin, na puthi edhe ne tė tjerėve qė ishim shtangė aty nė oborr: “Nėse m’ke ndigjue ndojherė, mos e len mbasdore ēka tė thashė!” mė pėshpėriti si nėpėrdhambė, duke m’urue tė fundmen “Natėn e mirė…!”

Hapat e saj u larguen njashtu zvarrė nėpėr terr, ndėrsa grykat e kallashėve sharronin nė t’gjitha anėt qiellin kryeqytetas.
Ē’ka kish me thanė ma tepėr ajo Nanė… I kishte thanė tė gjitha ndėrsa ikte drejt pėrjetsisė…!

Mbas asaj nate krejt ekulibret e botės morėn teposhtėn brenda dhe jashtė meje. Ēka mė kish thanė aty nė tavolinėn e festės, ajo s’do tė kish mundsi me e pėrsėritė mą. Kurse mua m’duhej t’ia pėrsėrisja vedit pafundėsisht deri nė dhimbje…

Dy net ma vonė, ashtu si kputet nji lule, ajo e la kėt botė vuejtjesh me nji qetėsi tė papame. Foli me vajzėn e saj nė Amerikė u mbėshtet nė divan… dhe ashtu e mbėshtetun fjeti pėrgjithmonė… E braktisi kėt botė tė zhytun nė kaos e tmerr si nji engjėll nė kėrkim tė qiejve tė paqes. Jeta kish qenė nji tmerr i vėrtetė pėr tė e pėr shumė gra tė tjera si ajo, pėrtejeta sigurisht do t’i hapte pak vend diku nė Parajsė… pėr shpirtin e saj tė fisėm…

…Nuk ia shkulja dot sytė asaj fytyre ku flinte paqja vetė. Ishin aty tė shkrueme krejt vuejtjet e fshehuna, krejt lodhjet, krejt heshtjet e saj… po edhe ato fjalėt e thana si amanet, qė me aq dhimbje ia kishte shkulė shpirtit tė saj tė rraskapitun…

Prej asaj nate, jeta vazhdon rrjedhėn e vet, por asgja s’asht ma si para asaj nate. Krejt ekuilibret e atij ēasti magjik tash s’janė ma. Jeta pėrpėlitet, nėpėr gjurmat e fjalėve tė saja tė fundit, tė thana nėpėr at terr tė zhbiruem plumbash nė nji natė marsi, ndėrsa bota zhytej thellė e ma thellė n’at tmerr ende tė pashpjeguem, e qė veē njeriu i mbrapshtė mundet me ia shkaktue vetvedit…

19 mars, 2007
__________________
Dhuro shumė...e prit pak!
Ēaushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Ēaushi pėlqehet nga
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur