Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Zhvillimet Urbane > Mjedisi

Mjedisi Diskutime mbi Mjedisin.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 05-12-2014, 21:46   #1
Paion
shqiptar
 
Avatari i Paion
 
Data e antarėsimit: Dec 2014
Vendndodhja: vargmal
Postime: 38
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
Paion ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Bimėt

Asarum europaeum ėshtė njė bimė qė nė gjuhėn tonė quhet kopedan, bartlyeni, helmetun etj. Kryesisht pėrdoret si "bar Shėngjergji". Nė Marec, lidhur me kėtė bimė, ekziston bestytnia se kjo bimė mbron nga qeniet e kėqija. Ja si ėshtė tregimi nė origjinal:

"Dy shtriga ishin kan'nisė me hangėr ni fmi. Kur hynė n'aborr, hetuen se kalit i kish pas met n'thunėr do helmetun. Si e panė kit bari ikėn, se ku ka helmetun nuk muj'bajnė keq."

Gėshtenja, ndryshe nė popull quhet kshtajė, kėshtajė. Arbreshėt e Zarės e quajnė maron. Nė rrethin e Strugės ėshtė zakon qė natėn, kur tė hyjė dhėndėri, nė darkėn e parė me nusen, pėrveē ushqimeve tjera, tė ketė edhe 7-8 kokrra gėshtenja tė ziera a tė pjekura. Nėse nusja nuk bėn fėmijė, atėherė ajo zgjohet te ndonjė gėshtenjė dhe lutet pėr tė qenė fertile. Ndėrsa pėr ditėn e Shėngjergjit dilet nė pyll nė tė ashtuquajturat "panagjire tė gėshtenjave" nė shenjė gėzimi pėr ditėt e bukura pranverore dhe me dėshira pėr verė tė frytshme.

Qershija, nuk bėn tė prehet ngase nė kėtė botė paska ardhur me njėqind besa. Ajo bėn me u pėrdorė vetėm pėr urė dhe vig, pėr shpi kurrė. Kjo bindje ekziston nė Llap, ndėrsa nė Tepelenė, ditėn e vitit tė ri dhe nė ditėn e ujit tė bekuar, hidheshin nė zjarr bisqet, copat e shkopinjtė e qershisė, ndėrsa hiri i tyre hidhet mė pastaj nė vreshta.

Thana - Nė shumė vise besohet se thana ėshtė bimė e mallkuar nga ana e Profetit, ngase e ka penguar atė pėrderisa ai kishte tentuar tė ikte nga ēyfarrėt. Ai i kishte thėnė thanės: e para lulofsh, e mrama i piqsh, dru kurrė mos u bofsh!.

Nė rrethin e Strugės dhe Kėrēovės pėr Ditėn e verės (14 mars), nė hyrje tė shtėpive dhe kasolleve tė bagėtisė vihen rrema thanash. Nė mėngjes herėt, tė nesėrmen i pari qė zgjohet nga gjumi, i merr rremat e thanės dhe me to zgjonė nga gjumi anėtarėt tjerė, duke filluar nga mė i riu i familjes, dhe duke uruar "si thana qi asht e fortė ashtu tėi t'jesh i fortė, si thana qi ka shpėrthy, ashtou tėi shpėrthejsh". E tėra kjo bėhet qė anėtarėt e familjes vitin e ardhshėm tė jenė mė tė shėndetshėm, mė tė fortė dhe fatlumė.

Ftoi, Nė shumė vende tė Kosovės natėn e Shėngjergjit dredhin penj tė bardhė e tė kuq, i lėnė tėrė natėn nė degė tė ftoit ose edhe tė kaēės, tė nesėrmen i marrin dhe ua vėjnė djemve dhe vajzave nė qafė, ngase e kuqja dhe e bardha simbolizojnė shėndetin.

Daucus carota
L. Bimė e cila nė gjuhėn shqipe quhet karotė, nė disa vende tė banuara me shqiptarė quhet edhe lulenjerėzie, luleperde, lulemarrje, lule e marrės, lulebereēeti, luleturpi etj. Emėrtimi i kėsaj bime vjen nga bestytnia duke u bazuar nė pjesėn qendrore tė lules e cila ėshtė me ngjyrė tė zezė dhe e cila "dikur o kanė ma e madhe e tash o zvoglue shum, se ka hupė marrja te njerzija, tue hup kto, hupė edhe t'zezt e lulės".

Ahun s'e vret 'reja

Ahu, nė Llap e preferojnė si mriz hijen e ahut, sepse ekziston bindja se "e ka hijen e shndoshė dhe ahin nuk e vret reja".

Fiku, ėshtė interesante se nė Myzeqe, nė ditėn e lehonisė, gruaja qė nuk kishte gji shkonte bashkė me njė shoqe me fėmijė, te njė fik. Gruaja lehonė kapte degėn e fikut ndėrsa shoqja e pyeste: Ēfarė tund? Lehona pėrgjigjej: "Un tund fikun, fiku tund dheun, dheu tund detin, deti bie bulmetin (qumėshtin e gjiut).

Frashėri, Shumėkund besohej se frashėri ka fuqi magjike pėr tė absorbuar shikimin "e syrit tė keq", prandaj nga ky dru u bėnin fėmijėve krahosha apo m'syshe qė u vareshin me dyll nė flokė. Po pėr tė njėjtin qėllim edhe zgjedhat i bėnin nga i njėjti dru.

Shpendra, shumėkund quhet edhe shpinėl, kukuretė, kukuraqe, kukurek, taēe, kolonec, vuzhė, verboz, shpendve, etj. Nė anėn e Strugės Ditėn e verės fėmijėt dalin nė fushė pėr tė mbledhur lule dhe shpendra. Luleve u marrin erė, kurse shpendrat i pėrdorin pėr t'i fėrkuar sytė, qė t'i kenė tė shėndoshė, meqė besohet se kjo barishte i mbron ato.

Nė Kosovė fėmijėt sjellin nga fusha pėrplot buqete tė shpendrės dhe i stolisin shtėpitė dhe oborret nė shenjė gėzimi pėr kthimin e ditėve tė nxehta dhe tė gjelbėrimit.

Arra
, nė shumė vende besohet se nuk ėshtė mirė tė mbillet, ngase kur bėhet e gjerė sa koka e atij qė e mbolli, ai vdes. Nė Llap besohej se "nder arrė nuk asht mirė me flejt, as me nejtė e as bunar ngat saj me ba. Edhe nė rrethin e Kėrēovės ekzistojnė bestytnitė qė i pėrkasin anės dhe ato zakonisht i mbjellin pleqtė ngase nji i ri nouk bon ta mjelli, se kour tė rreitet arra e tė trashėt sa qafa e atij qi e ka mjellė, qatherė vdes ai". Ka gjasa qė kėtė bestytni ta kenė pėrhapur maqedonėt dhe serbėt, ngase ata vet e mbjellin me dorėn e tyre. Pėrndryshe arsyeja do tė ishte ngase arra nė njėfarė mėnyre ėshtė "pompė natyrore" dhe nga thellėsitė e mėdha e thith ujin. Kėshtuqė nė kohėn e thatėsirės, vendi ku ndodhet bima e arrės ka lagėshti natyrore. Kėtė e dijnė popujt tjerė.

Nė Myzeqe, me gjethet e njoma tė arrės shtronin dyshek qė t'i largonin tė ligat nga trupi dhe tė jenė tė shėndetshėm e ta kalojnė verėn si gjethja e arrės. Kėtė e bėnin nė muajin maj.

Molla, edhe me mollėn lidhen mjaft bestytni. Njėra nga do ėshtė molla e dasmės. Merrej molla nė shtėpi tė nuses dhe bartej gjer nė shtėpi tė dhėndėrit. Nė oborrin e tij hudhej, dhe ai qė do ta kapte atė mollė, mendohej se do ta pėrcjellte fati e lumturia. Nė kaptell tė djepit gdhendeshin molla, qershia e frutat tjera, tė cilat kishin domethėniet magjike qė tregonin se fmija t'jetė i shnoshė si molla, i hjeshėm si kukrra e ēurshisė, ndėrsa tė njėjtat motive mund t'i hasnim edhe te arkat e nuseve, qė ato tė kenė sa ma shum thmi t'shnoshė e t'hieshėm si pem't. Nė Myzeqe tė vdekurit i viheshin mollė ndėr duar qė t'ua japė fėmijėve qė e presin nė tė andejshmėn kur tė vejė. Rėndom mollėt i jepte njė nėnė zemėrdjegur qė i kanė vdekur fėmijėt e saj, e cila vajton me zė dhe e porositė qė t'ua japė fėmijėve tė saj nė atė botė.

Neottia nidus-avis Rich, nė gjuhėn shqipe quhet neoti, bar'ethē, ethē, ethc, ethacak, hethacak etj. Nga emertimi shihet se nė shumė vende besohet se nėse i jipet bagėtisė kjo bimė pėr Shėngjergj, i shtin gjanė tė ethėn ēpejt. Borziloku, ndryshe quhet edhe vasilikon, fesligen selfen, sefian, sefergjen, busule, lul'bojsilek, fesilgjen etj. Nė Myzeqe besohej dhe ishte zakon qė pasi tė rregullohej i vdekuri, i vihej nėn krye jasteku i mbushur me borzilok qė tė pushonte me erėn e kėndshme tė kėsaj bime. Pas disa ditėsh rrobet e tė vdekurit laheshin dhe pastaj spėrkateshin me ujė borziloku.

Nė ditėn qė, pėr sė dyti, martohej burri ose gruaja, e spėrkaste varrin e ish partnerit me ujė borziloku qė tė mos dėshpėrohej pėr martesėn qė po e bėnte i shoqi ose e shoqja.

Ulliri, E ka hijen e Zotit, e nuk bahet lugjat. Nė Myzeqe besonin se ulliri ėshtė pemė e bekuar nga perėndia ngase jep vajin pėr ushqim dhe krezm (vaj i shenjtė). Dega e ullirit futej nė varr tė njeriut, tė mos bėhej kokuth (lugjat), ngase pranė e ka hijen e zotit, qė lufton ngjalljen pėr kokuth. Nė Berat, pėr ditėn e Shėngjergjit nėpėr shtėpi e kasolle tė bagėtisė vėnin degė ulliri.

Ononis spinoza L, kalmuthi. Ndryshe quhej edhe nevestėr, ferribujkė, lamuth, caboketh, therranuse, ferrėnuskė, gjuhėnuse, therrė (thue) mace, barlugati, cronikth, etj. Rrėnja e kėsaj bime vendosej mbi derėn e shtėpisė, ngase besohej se mbron pėr mos me hi lugati. Gjembi i bimės qepej nėpėr tesha qė baheshin pėrēdo ditė - shko ku t'duesh, se s'ki frigė ma pej lugati. Kjo bestytni ishte mė dominuese nė Klinė dhe rrethinė.

Kumbulla, nė rrethin e Kėrēovės, tė Llapit dhe nė disa vende tė tjera, besohet se nėse femra e han frutin "binjak" tė kumbullės lind fėmijė binjakė.

Shega, te shqiptarėt e Ēamėrisė vjehrra ia jipte nuses njė kokėrr shege, tė ndarė nė katėr pjesė, tė cilat nusja i pėrplaste me forcė nė mur, qė kokrrat tė shpėrndaheshin. Tė pranishmit atėherė uronin: "Tė jesh e plotė si
Paion nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 05-12-2014, 21:48   #2
Paion
shqiptar
 
Avatari i Paion
 
Data e antarėsimit: Dec 2014
Vendndodhja: vargmal
Postime: 38
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
Paion ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Bimėt

Bima luleberonja (Ilex aquifolium), e cila ndryshe nė popull njihet edhe me emrat ashe, dushk i egėr, lar i egėr etj, si dhe bimėt lule Shėngjergji (Convallaria maialis ) dhe begoneja, nuk bėn tė ndodhen nė dhomėn e ēiftit tė ri. Lule Shėngjergji ėshtė bimė helmuese.



Lule Shėngjergji
Paion nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 05-12-2014, 21:49   #3
Paion
shqiptar
 
Avatari i Paion
 
Data e antarėsimit: Dec 2014
Vendndodhja: vargmal
Postime: 38
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
Paion ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Bimėt

GARBULL
Bar qė pėrdoret pėr tė shfarosur a pėr tė larguar mizat.

BAR DJATHI
Bimė qė pėrdoret pėr tė zėnė qumėshtin djathė.

SHPENDĖR
Bimė barishtore shumėvjeēare e ngjashme me shtogun, qė rritet nė djerrina dhe nėpėr ledhe e gėrmadha, me kėrcell pak tė degėzuar, me gjethe tė pėrbėra prej shumė fletėzash, me lule tė bardha si tufė, tė cilat bėjnė disa kokrriza tė zeza qė pėrdoren nganjėherė pėr tė ngjyer.

GJINEVERDHĖ
Lloj gjineshtre, nga lulet dhe rrėnjėt e sė cilės del njė bojė e verdhė qė pėrdoret pėr tė ngjyer lesh, tė linjta etj.

SHTARCĖ
Bimė barishtore shumėvjeēare e viseve malore, me gjethe vezake tė mėdha, qė pėrdoren pėr tė ngjyer.

MAZI
Gogėl e vogėl qė bėhet nė degėt a nė gjethet e lisit e qė pėrmban njė lėng, tė cilin gratė e pėrdorin pėr tė nxirė flokėt e vetullat; lėngu ngjyrues qė nxirret nga gogla tė tilla. Lyejnė flokėt (vetullat) me mazi.

VALANIDH
Lloj dushku i viseve mesdhetare, me trung tė trashė e tė lartė, me lėkurė ngjyrė hiri e tė plasaritur, me gjethe vezake, dhe qė bėn lėndė tė mėdha e me kapuē tė gjerė, tė cilat pėrmbajnė tanin e pėrdoren pėr tė regjur lėkurėt.

XUNKTH
Bimė barishtore qė rritet nė brigjet e lumenjve, tė liqeneve ose nėpėr
kėneta, me shumė kėrcej pa gjethe, tė rrumbullakėt, tė hollė e tė epshėm, tė cilėt pėrdoren pėr tė bėrė shporta, fshesa, pėr tė mbuluar ēatitė e kasolleve etj.


GJINESHTĖR
Shkurre e vogėl, me degė tė holla e tė gjata, me gjethe tė rralla, tė vogla e
heshtake, me lule tė verdha, nė trajtė vileje e me erė tė kėndshme, qė lidh si
fryt njė bishtajė; degėt e kėsaj bime qė pėrdoren pėr tė thurur ose pėr tė nxjerrė njė fije tė fortė. Degė gjineshtre. Lule gjineshtre. Lesė prej gjineshtre. Thasė prej gjineshtre.


ZHUKĖ I
1. Lloj xunkthi, me rrėnjė tė gjerė dhe me fije tė holla e tė gjata, qė dalin drejtpėrdrejt nga rrėnja dhe qė mbarojnė sipėr me njė krekėz tė mbushur me fara dhe me njė gjemb. Krekėza zhuke. Shkulėn (dogjėn) zhukat. U fshehėn nėpėr zhuka.
2. Fijet e kėsaj bime qė shkulen, pėrpunohen e pėrdoren pėr thurje, pėr litarė etj. Kapele (shportė, litar) zhuke. Njė tufė zhuka. E mbulojnė me zhuka. E lidhi me zhukė.
ZHULAS kal.
1. E zbut dhe e shtyp zhukėn, gjineshtrėn etj., qė tė dridhet e tė epet lehtė dhe tė mos kėputet (kur bėjmė litarė, kanistra etj.). Zhulatin zhukėn (xunkthin).
ZHULAT kal.

RROLBĖ
Bimė barishtore njėvjeēare, qė rritet nėpėr shkėmbinj gėlqerorė, me gjethe heshtore e me lule si tė gjembaēėve, rrėnjėt e sė cilės lėshojnė njė bojė tė kuqe. Ngjyej me rrolbė.

SHQUALL
Rripa qė bėhen nga lėkura e blirit e qė shėrbejnė zakonisht si lidhje.

RADHIQE
Bimė barishtore njėvjeēare e livadheve me gjethe tė gjata e tė dhėmbėzuara, me kėrcell tė kuq e tė bardhė, qė pėrdoret e zier pėr sallatė; bresė. Sallatė me radhiqe. Mbledh radhiqe.
BRESĖ
Radhiqe.

RRĖZĖ II
Bimė barishtore e vendeve tė ngrohta, me gjethe tė holla qė dalin si fije nga kėrcelli, me lule tė imėta, tė verdha e tė mbledhura tufė dhe me rrėnjė tė tultė, e cila thahet, bluhet e pėrdoret si bojė pėr tė ngjyer nė tė kuqe tė ndezur. Rrėnjėt e rrėzės. Ngjyej me rrėzė.

USHQERĖ
Bimė barishtore dyvjeēare e kullotave, me gjethe tė gjera, tė trasha e me push, qė pėrdoren nė mjekėsinė popullore pėr tė shėruar plagėt dhe me
lule tė kaltra ose nė ngjyrė vjollce, qė pėrdoren pėr tė ngjyer.
Paion nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 08-12-2014, 22:08   #4
Damastion
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Jan 2014
Postime: 1,588
Thanks: 270
Thanked 293 Times in 184 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 26
Damastion i pazėvėndėsueshėmDamastion i pazėvėndėsueshėmDamastion i pazėvėndėsueshėmDamastion i pazėvėndėsueshėmDamastion i pazėvėndėsueshėmDamastion i pazėvėndėsueshėmDamastion i pazėvėndėsueshėmDamastion i pazėvėndėsueshėmDamastion i pazėvėndėsueshėmDamastion i pazėvėndėsueshėmDamastion i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Bimėt

teme interesante,do ishte mire qe te na sjellini edhe fotografi te ketyre bimeve
Damastion nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-08-2017, 08:29   #5
Hello Kitty
❤☆҉‿★ Ŧђαήк „☺ů ★☆҉‿❤
 
Avatari i Hello Kitty
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Postime: 9,309
Thanks: 6,376
Thanked 2,050 Times in 1,122 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 167
Hello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Bimėt

http://www.explorerunivers.com/t372p...i-i-bestytnive
__________________
$ € $ ... ♥♫ - ♥♫
Hello Kitty nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur