Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Bota Shpirtėrore > Agnosticist & Ateist

Agnosticist & Ateist Nje zonė e dedikuar pėr ata qė nuk besojnė nė fuqitė e mbinatyrshme. Tė gjithė janė tė mirėpritur, pasi "Ne jemi tė tėrė ateistė pėr shumicėn e Perėndive qė shoqeritė e ndryshme kanė besuar gjatė historisė. Disa prej nesh kanė njė Perendi mė shumė nė atė listė." - Richard Dawkins

Temė e mbyllur
 
Mundėsitė nė temė Mėnyra e shfaqjes
i vjetėr 20-09-2010, 22:52   #1
Freemason
SG
 
Avatari i Freemason
 
Data e antarėsimit: Jun 2010
Postime: 2,717
Thanks: 47
Thanked 101 Times in 75 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 24
Freemason ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Cfare do te kuptojme me fjalen Ateizem

Ateizmi


I prekur nga Zgjatimi i Tij Makaronik


Disa nga simbolet e Ateizmit:
1. Antiteistet
2. Atomi i ateisteve
3. A-ja Skarlet
4. Peshku i Darvinit
5. Unikorni Roze dhe i Padukshem
6. Shiriti kuq e zi
7. Simboli i atomit
8. Shenja "JO" ateiste


Termi ateizėm vjen nga greqishtja e lashtė "atheos", ku "a = pa" dhe "theos = zot", me kuptimin "pa zot", "pa perėndi".

Si kuptim origjinar nė kohėt e lashta termi pėrkufizohej si mospranim i zotave tė njė qyteti, mosbindja ndaj zotave tė njė qyteti, mospasja e njė zoti a zotave. Nė vijim, me shfaqjen e feve meslindore, termi do tė pėrdorej nga paganėt kundėr kristianėve dhe anasjelltas, meqėnėse pėr secilėn palė mosbesimi i palės tjetėr ndaj zotave tė palės akuzuese (ndonėse kishin natyrė tė ndryshme) konsiderohej si ateizėm.

Gjatė lashtėsisė ateizmi ishte shkalla mė e lartė e mosbindjes ndaj ligjeve fetare apo besimit nė zota tė caktuar dhe shėrbente si fjalė pėrbuzėse ndaj personit apo qėndrimit pėrkatės qė binte nė kundėrshtim me fenė apo adhurimin a pranimin e hyjnive tė qytetit pėr tė cilin bėhej fjalė. Me kalimin e kohės, termi i ėshtė nėnshtruar njė saktėsimi dhe pėrcaktimi mė tė qartė nga ana kuptimore ku duke ardhur deri nė ditėt tona ka marrė pėrmbajtje kuptimore dhe ngjyrim krejt tjetėr nga pėrdorimi i vjetėr.

Nė kuptimin bashkėkohor, termi ateizėm, si qėndrim dhe si pikėpamje filozofike, do tė thotė mosteizėm, tė mosqenit teist, tė mosqenit besimtar, tė mospasurit besim nė ato ēfarė beson njė teist, qė jo pėrjashtimisht, por tė paktėn tradicionalisht, pėr kontinentin evropian kuptohet si tė mosbesuarit nė "zotin" monoteist tė feve meslindore; Kjo, sepse vetė qėndrimi varet thelbėsisht nga pėrkufizimi pėrkatės qė teisti i jep fjalės "zot" pėr t'u bėrė i kuptueshėm pėr ēfarė flet dhe ky ėshtė njė pėrkufizim qė buron nga fetė nė fjalė dhe deri mė sot nuk qėndron gjatė zbėrthimit logjik.

"Jam ateist" pėrmbledh nė radhė tė parė frazėn "nuk jam teist", pasi qėndrimi ėshtė prej vetvete mohues i pohimeve teologjike, dhe sė dyti frazėn "nuk besoj nė ekzistencėn e "zotit"", duke pėrfshirė nė tė tė gjithė ata qė nuk kanė besim nė asnjė "zot", apo nė asnjė fuqi "mbinatyrore".

Dallimi i kuptimit tė sotėm nga kuptimi historik, sidomos atij mesjetar qė i ėshtė dhėnė nga fetarėt, ėshtė se ateizmi pėrfshin gjithēka qė nuk ėshtė teizėm dhe si e tillė gjendja nuk lė mundėsi tė tjera zgjedhjeje veē teizmit, apo ateizmit, pasi ėshtė njė rast pyetjeje me pėrgjigje po ose jo. Shkurtimisht, pra, me pėrkufizim, nėse nuk je teist, je ateist; nėse nuk je besimtar, je mosbesimtar.

Njė keqkuptim qė ėshtė kryer nė pėrcaktimin e ateizmit pėr disa shekuj me radhė ėshtė ai se ateizėm do tė thotė "besimi se nuk ka zot". Kjo kryhej nė lidhje me atė kategori tė ateistėve qė pohojnė hapur se "zoti" nuk ekziston, nė dallim nga pjesa qė thjesht nuk beson nė "zot" e qė nuk niset tė pohojė asgjė nė lidhje me "zotin". Ndėrsa ėshtė e diskutueshme nėse pohimi se "zoti" nuk ekziston ėshtė shprehje besimi ose jo, reduktimi i ateizmit nė thjesht njė pjesė tė ateizmit eksplicit (teorik, pozitiv) nuk e paraqet tė plotė qėndrimin ateist, ndaj dhe shihet nė ēdo rast si shtrembėrim i qėllimshėm. Ateizmi (si term pėrmbledhės pėr krejt qėndrimet joteiste) nuk thotė "besoj se nuk", por "nuk besoj se", njė dallim ky thelbėsor, pasi i dyti e pėrfshin tė parin, por nuk barazon me tė dhe nuk vlen anasjelltas.


Demokriti
Dy kategoritė kryesore tė ateizmit janė ateizmi implicit (praktik, negativ) dhe ateizmi eksplicit (teorik, pozitiv).

Ateizmi implicit ėshtė ai qėndrim apo mėnyrė jetese ku "zoti", besimi nė "zot", apo ēėshtjet rreth fesė, apo "zotit", nuk pėrfillen, nuk llogariten e nuk merren fare parasysh nė asnjė instancė tė jetės sė pėrditshme tė dikujt, nuk prekin asnjė veprimtari tė njeriut a jetės sė tij, pa qenė kėtu e nevojshme qė tė kryhet ndonjė pohim rreth "zotit" apo fesė, ndaj dhe ka karakter tė nėnkuptuar e tė pashprehur drejtpėrdrejt (implicit). Kėtu pėrfshihen tėrė ata pėr tė cilėt besimi nė "zot" nuk ėshtė fare pjesė e jetės sė tyre.

Ateizmi eksplicit ėshtė ai qėndrim dhe ecuri ku "zoti" apo feja hetohen imtas nė aspektin teorik dhe rrėzohen shprehimisht duke iu nėnshtruar zbėrthimit tė rreptė logjik. Ky lloj ateizmi ėshtė i shprehur nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė (eksplicite) dhe nis filo logjikisht qė nė lashtėsi me Epikurin, Demokritin, Anaksagorėn, Stratonin, Protagorėn dhe vazhdon deri nė ditėt tona me njė sėrė mendimtarėsh tė tjerė si Fridrih Niēe, Dejvid Hjum, Bertrand Rasėll, Xhorxh Smith etj. Kėtu pėrfshihen tėrė ata njerėz tė cilėt e hedhin poshtė shprehimisht besimin nė "zot".

http://ateistet.org/ateizmi
Freemason nuk ndodhet nė linjė  
i vjetėr 20-03-2011, 17:44   #2
gurax
Super Moderator
 
Avatari i gurax
 
Data e antarėsimit: Mar 2011
Vendndodhja: Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-Cygnus Spur, Sol-3, THE UNIVERSE
Postime: 2,652
Thanks: 1,043
Thanked 800 Times in 551 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
gurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Ateizmi


Nje tjeter simbol i ateizmit, vizualisht i ngjashem me shkronjen A.

Pėrkufizimi "ateist" ishte pėr shumė kohė njė pėrcaktim i kundėrshtueshėm, qė nuk u pranua nė fillim nga mosbesimtarėt, pra ateistėt. Ishte njė pritmėri fjalėkrijuese, qė pėrdorej prej atyre qė cilėsoheshin si besimtarė tė vėrtetė kundėr ose gjoja jobesimtarėve tė vėrtetė. Ateizėm nė kuptimin e "i paperėndi, i pafe" pėrmendej nė kėndvėshtrimet qė binin nė kundėrshtim me fetė themelore egjiptiano-judaike. Shpesh, rryma fetare me njė pėrfytyrim vetjak mbi perėndinė emėrtoheshin si ateistike nė kohėt e hershme, p.sh. pėrfaqėsues tė feve monoteiste (besim nė njė "zot") tė krishtermit, myslimanizmit dhe tė judaizmit cilėsoheshin pjesėrisht nga kundėrshtarėt e tyre politeistė si ateistė.

Shumė prej tyre qė vetėquhen ateistė kanė ide tė pėrbashkėta skeptike lidhur me pretendimet ndaj supernatyrores, duke vėnė nė dukje mungesėn e evidencave empirike pėr ekzistencėn e ndonjė lloj perėndie. Argumenta tė tjerė pėr ateizmin janė me natyrė filozofike, sociale apo historike. Ndonėse shumė tė vetėquajtur ateistė orientohen drejt filozofove sekulare, si psh Humanizmi, Racionalizmi dhe Natyralizmi, nuk ekziston njė ideologji apo terezi praktikash dhe sjelljesh qė ateistėt t'i konsiderojnė thelbėsore nė ideologjinė e tyre dhe t'u referohen me pas rigorozisht. Arsyetimet e tyre janė praktikisht tė pavarura dhe vetjake, me bindje tė ndėrtuar nga secili prej tyre nė veēanti. Elementi i pa-nevojshmerisė se ekzistencės sė njė dogme qendrore drejtuese, i bėn shumė prej tyre krenarė pėr kėto bindje dhė shprehen pėr vėrtetėsinė e tyre : njerėz tė ndryshėm, kudo nė botė dhe totalisht tė panjohur pėr njėri tjetrin dhe ambientin e tyre kulturor, pa patur njė udhėzues tė pėrbashkėt, duke aplikuar vetėm arsyetime tė pastra natyrore nė mėnyrė tė pavarur dhe duke u bazuar secili nė fakte qė shpesh as nuk disponohen nė njohurinė e njė ateisti tjetėr, pėrsėri mbėrrijnė nė pėrfundime tė njėjta.


Lajmi i keq eshte qe Zoti nuk ekziston. Lajmi i mire eshte qe nuk te nevojitet.

Kjo situate sot ėshtė nė kontrast tė fortė me tė shkuarėn. Termi ateizėm lindi si njė term ofendues dhe i aplikohej ēdo lloj personi idetė e tė cilit kundėrshtonin fenė e pranuar si normalitet nga shumica. Me shpėrhapjen mendimit tė lirė, skepticizmin shkencor dhe kriticizmin ndaj fesė, ky term filloi tė marrė njė kuptim mė specifik dhe filloi pėrherė e mė shpesh tė pėrdoret si vetė-pėrshkrues nga ateistėt.
gurax nuk ndodhet nė linjė  
Temė e mbyllur

Mundėsitė nė temė
Mėnyra e shfaqjes

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur