Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Tė ndryshme > Arti i kuzhinės

Arti i kuzhinės Cilat janė ushqimet dhe gatimet tuaja tė preferuara ? ''Mė thuaj se ēfarė ha, tė tė them se ēfare je.''

Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė Mėnyra e shfaqjes
i vjetėr 12-11-2010, 19:25   #1
Marina
NiNi
 
Avatari i Marina
 
Data e antarėsimit: Feb 2010
Vendndodhja: N'prishtin
Postime: 980
Thanks: 0
Thanked 5 Times in 4 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 8
Marina ėshtė vėrtetė talentėMarina ėshtė vėrtetė talentėMarina ėshtė vėrtetė talentėMarina ėshtė vėrtetė talentė
Gjendja bazė Receta gatimi Greke

Skordhopsomo (Buke me hudhra)

Skordhopsoma eshte ne greqisht buke me hudhra,,per pergatitjen ,,marim nje buke,e presim ne mes per se gjati,shtypim hudhra mire edhe i perziejme me margarine e lyejme buken te gjithe pjesen e brendeshme,dmth i e kemi prere,,nga siper i hedhim djath kackavall e fusim ne furre deri sa te shkrije djathi edhe duke te kuqe pak


Patate ograden Greke

Perbersit:1 1/2kg patate,1 filxh.Caji kackavall i grire,500ml qumesht,250ml krem qumeshti(pana)2 luge gjalpe,2 kokrra hudhra,kripe,piper,moskokaridho(sipas deshires)

1:qerojme dhe lajme patatet mire dhe i presim ne feta ne holla rumbullake sic jane patatet

2:bejme tepsine me gjalpe dhe me pak hudher te grire dhe vendosim nje shtres patate ,mbi to djathe te grire mbi to patate perseri nje shtres dhe perseri pjesen tjeter te djathit

3:ne nje bol bashkojme qumeshtin me panen ,krip,piper dhe moskokaridho dhe i perzjejme mire

4:e hedhim kte perberje mbi patatet ne tepsi dhe gjalpin

5:e veme tepsine ne furre te nxehur me pare ne 200grade per 1 ore dersa te behen patatet dhe te skuqet siperfaqja

6:nqs deshirojme qe te kemi nje gjelle sa me te shijshme per miqte tane shtojme sipas deshires dhe zambon ose beikon te prere ne copka te vogla

Serviret e nxehte e prere ne copa katrore .


Kallamare te mbushura te Parosit

Perberesit:

2 kg kallamare te fresket
2 preshe
nje tufe selino
nje tufe qepe te njoma
oriz te verdhe
1 shishe te vogel(150 ml) uzo
250 gr vaj ulliri
koper
kripe dhe piper te zi te bluar

Pergatitja:

1. Pastroni dhe lani mire kallamaret.Koken dhe mustaqet e tyre prijini ne cope te vogla.
2. Kaurdisim qepet e njoma dhe preshet.
3. Shtojme koket dhe mustaqet e kallamareve, kopren, orizin dhe i leme te pine ujin.
4. E heqim tenxheren nga zjarri dhe fillojme te mbushim kallamaret.
5. I mbyllim me ane te kruajteseve te dhembeve qe te mos dali mbushja.
6. I vendosim ne nje tenxhere tjeter, me te madhe dhe te ceket, shtojme vaj ulliri dhe i kaurdisim lehte.
7. Shuajme me uzo dhe shtojme dhe pak uje nese eshte e nevojshme.
8.Mbulojme me kapak, shtojme kripe dhe piper dhe i leme te ziejne ne zjarr te ulet.
9. Servirim me feta limoni.


Palltexhane ne furre me beshamel

Perberesit:
Patllixhana 1 kg
Mish i grire 250 gr
Qepe 2 kokrra
Kackavall i grire 200 gr
Beshamel 1 kuti(standarte)
Kripe(sipas shijes)
Ereza si:majdanoz,piper i zi,rigon.

Pergatija:

Se pari patllixhanat i pastrojme mire dhe i presim ne forme katrore te vogla dhe i vendosim ne furre ne 200°C per tu pjekur afersisht 15 min.
Se dyti bejme nje pete byreku te holle(me mill dhe uje) dhe e shtrojme peten e bere ne nje tepsi katrore(mesatare).
Se treti pergatisim ne nje tigan kimen me mish te grire,qepen e grire holle dhe me erezat e ndryshme.
-Atehere tek peta e byrekut vendosim se pari kimen e cila eshte gatuar mire ne tigan,me pas patllixhanat e pjekur dhe shrojme siper tyre djathin kackavall dhe beshameli e cila e mbulon te gjithe masen tone.Kjo piqet ne 250 °C per 15 min ose dhe pak me shume,mund te shikohet me sy derisa beshameli te mari nje lloj ngjyre te hapur(psh si ngjyre mjalti)


Domate te mbushura me mishe te grire

Perberesit:

200g mish i grire
qep 2 kokrra
domate
krip
piper
rigon

Pergatitja:

1-marim domatet dhe i presim kokat dhe ia lem menjeane kokat pasi duhen me von nuk duhet te flaken,me nje lug gerryejm tulin e domates dhe e
vendosim ne nje ene,keto tule i presim ne forma te vogla.

2-marim qepen e grijme ne forma kubike dhe e kaferdisim ne nje tenxhere me pas i shtojme mishin e grire kripen,piperin,rigonin dhe i kaferdisim per pak min pastaj shtojme tulet e domates dhe i lem te ziejne duke i shtuar dhe pak uje per 20 min derisa te behet nje mase e trashe.

3-pastaj marim dhe mbushim domatet me salcen qe pergatitem duke i vendosur ne nje tepsi dhe pastaj i vendosim te gjithave kokat qe ju patem hequr me pare,i fusim ne furre dhe i lem te piqen per rreth 1 ore ne 180grade.


Pactico Greke

Per te pergatitur pasticon greke do te na duhet midh i grire panna ose 1 kg qumesht 5 luge miell 5 kokrra vez te vecuar te bardhen dhe te verdhen do ta perziejme me qumeshtin.
Ne do te naduheshin makarona tubo mish i grir qepe 2 kokrra salce pelte . Do te pergatitet panna me te verdhen e vezeve miell dhe qumesht deri sa te behet si brum petulle do ti zjejme pak makaronat pergatitet qepa me salcen dhe mishin e grire do tiskuqim tu dal yndyra dhe ne fund do te grim holle majdanoz .
Do lyejme nje tepsi me vaj por te jete e thelle ,shtrojme krem pak ne tepsi hedhim nje shtrese makarona pastaj hedhim mishin e skuqur me qepe e salce (te tera keto duhen te pergatiten me kripe) mbi mishin e skuqur hedhim makarona nje shtrese dhe siper tyre hedhim kremin. Do te perzjejme ose te rrahim nje kokerr veze dhe me furce te vogel lyejme holle pasticon persiper qe te marr pak shkelqim , e pjekim ne furre.


Karbunara Greke

Perbersit:

500g makarona misko
1 spec jeshil
i kuti me kerpurdha
i pako bejkon(proshut derri)
500g krema galaktos(pana)
200g djath kackavall
piper
krip

Pergatitja:

Ne nje tenxhere vendosim makaronat te ziejn pasi te zihen makaronat i kullojme dhe i leme menjeane.
Pastaj ne nje tenxhere te vogel hedhim vaj ulliri i hedhim specin e grire ne forme kubi e skuqim pak.pastaj hedhim proshuten e derrit e kaferdisim shum pak i hedhim kerpurdhat i skuqim shum pak pastaj hedhim panen pastaj hedhim piperin,kripen dhe ne fund hedhim djathin kackavall dhe e lem rreth 1 min ne zjarr pastaj e heqim dhe e hedhim tek tenxherja e makaronave dhe i perziejm mire mire,ju premtoj qe jane shum te shijshme.




Makarona Greke

Perberesit:

2 domate, te prera ne kube
250 gr djath te bardhe, te prere ne kube
majdanoz, i grire imet
rigon i thate
kripe
piper i zi i bluar
vaj ulliri
leng i 1 limoni
1 pako penne ose rigatoni (apo cdo lloj makaronash te shkurtra)
150 gr ullinj te zinj, pa berthame

1. zjejme makaronat ne uje me kripe dhe pak vaj ulliri, derisa te jene ” al dente”. I kullojme dhe i leme menjane.

2. Nderkohe, ne nje ene tjeter perziejme domatet, djathin, rigonin, majdanozin, kripen, piperin, ullinjte, lengun e limonit dhe vajin e ullirit.

3. I perziejme mire te gjithe perberesit dhe i perziejme bashke me makaronat.

4. Servirini te ngrohta.Sperkatini me pak vaj ulliri.

P.S Kjo eshte nje pjate e cila mund te serviret dhe e ftohte si sallate makaronash.
Nese deshironi mund te shtoni dhe pak hudher te shtypur per nje shije me pikante.
Gjithashtu dhe vajin e ullirin mund ta beni pikant duke e perziere me pak spec te kuq, piper te zi dhe ereza te pelqimit tuaj.



Lepur i eger lemonato

Perberesit:

1 lepur i eger (1,5 kg)
1 gote vaj ulliri
12 thelpinj hudher
1 flete dafine
1 dege rozmarine
leng prej 2 limonave
2 gota vere te bardhe
kripe & piper
uje
uthull per marinaden

Pergatitja:

1. E presim lepurin ne copa dhe e marinojme per 3,5 ore ne uthull. Uthulla duhet te mbuloje mishin deri ne gjysme. Pas 1,5 ore i kthejme copet e mishit te lepurit ne anen tjeter. Pas 3 oresh e nxjerrim lepurin nga uthulla dhe e skuqim mire ne vaj ulliri.

2.Ne tiganin ku skuqim lepurin shtojme dhe thelpinjte e hudhres te prere holle dhe per se gjati. Shuajme me vere te bardhe.

3. Me pas i kalojme ne nje tenxhere dhe i vendosim mbi zjarr mesatar. shtojme kripen, piperin, dafinen dhe degen e rosmarines dhe pak nga pak ujin.

4. E leme te zieje ne zjarr te ngadalte per rreth 1 ore. 10 minuta para se ta heqim nga zjarri shtojme lengun e dy limonave.
Kjo eshte nje recete tradicionale greke. Shoqerohet me pure ose me pilaf.



Dollma me laker

Lakėr 1kg, mish i grirė 200 gram ose njė filxhan ēaji, qepė 2 kokrra, oriz 2 filxhanė kafeje, krypė, piper.
Lakra e bardhė pastrohet nga gjethet e dėmtuara dhe kocani, vendoset nė tenxhere me ujė tė vluar dhe krypė dhe zihet pėr 7-10 minuta derisa tė zbutet pak. Pastaj i kullohet uji, i hapen gjethet dhe kėrcinjtė e fortė.
Nė fillim tė gjethes vendoset mbushja e cila mund tė pėrdoret me perime tė ndryshme si karrota, qepė, selino tė pėrziera me oriz gjysėm tė zier ose me kimė tė pėrzier me oriz.
Dollmat palosen nė formė rruli duke i futur anėt nga brenda. Nė njė tenxhere tė cekėt ato vendosen nė 2 shtresa u shtohet pak ujė dhe lihen nė zjarr tė avashtė pėr 30 minuta.
Mbushja pėrgatitet me mish tė grirė tė pakaurdisur, duke e pėrzier me qepė tė grira hollė, oriz gjysėm tė zier, kripė dhe piper.



Musaka me patate

Pėr 4-5 persona duhen:

Patate 1 kg, qepė 5-6 kokrra mesatare, yndyrė 3-4 filxhane kafeje,
domate 4-5 kokrra ose 1 lugė gjelle salce, krypė, piper, dafinė.
Pėr salcėn e bardhė duhen:

Gjalpė 1 lugė gjelle, miell 1 lugė gjelle, qumėsht 1 gote caji, vezė 1 kokėrr,
kackavall ose djathė tė thėrmuar njė lugė gjelle.

Patatet me madhėsi mesatare qėrohen, lahen dhe priten nė feta tė rrumbullakta, me trashėsi 5-7 mm. Patatet skuqen derisa tė krijohet njė kore e lehtė.
Qepa e prerė nė formė gjysmėrrethi skuqet me yndyrė nė zjarr tė javashėm nė menyrė qė tė mos digjet, por tė zbutet. Kėtu hidhen domate tė qėruara nė copa kubike, pak salcė, vazhdon kaurdisja edhe pak, shtohet krypė, piper flete dafine.
Nė tavėn e lyer me yndyrė shtrohet njė shtresė patatesh tė skuqura, mbi to gjysma e qepės, pėrsėri nje shtresė tjetėr patatesh dhe pastaj pjesa tjeter e qepės. Mbi kėto prapė shtrohet njė pjesė patatesh.
Nė njė enė kaurdiset miell me pak gjalpė, shuhet me gjumėsht, pėrzihet mirė derisa tė marrė valė, hidhet krypė dhe lihet masa tė trashet. Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe perzihet me vezė.
Salca e pėrgatitur hidhet mbi musakanė, spėrkatet me gjalpė dhe djathė kackavall.
Tava vihet nė furrė pėr tu pjekur pėr 30 minuta.



Byrek me spinaq (recetė greke)

* 1 kg spinaq
* 1/2 gotė ēaji majdanoz i grirė
* 1/2 gotė ēaji kopėr e grirė
* 1 1/2 lugė ēaji kripė
* 50-60 ml vaj ulliri
* 3 gota ēaji qepė tė grira
* 1/4 lugė ēaji piper i zi
* 190- 200 g margarinė
* 250 g djathė feta i thėrrmuar
* 12 ose 14 fije petė tė parapėrgatitura


1 - Lani mirė spinaqin. Hiqni bishtat e tij dhe lėreni tė kullojė. Grijini gjethet me thikė.

2 - Pėrzieni spinaqin, majdanozin, koprėn, qepėt e njoma dhe kripėn nė njė tas.
Lėrini tė qėndrojnė pėr 15 minuta dhe mė pas shtrydheni gjithė masėn qė tė kullojė lėngu qė ka.

3 - Nxehni vajin e ullirit nė njė tigan dhe kaurdisni qepėt derisa tė zbuten e tė bėhen transparente.
Shtoni masėn e spinaqit dhe vazhdoni kaurdisjen edhe pak minuta nė fund hidhni djathin feta dhe piperin e zi.

4 - Vendosni 6 ose 7 fije petė nė njė tavė, tė cilėn e keni lyer mė parė me margarinė. Shtoni masėn me spinaq nė formėn e njė shtrese dhe mbi tė vendosni petat e tjera.
Lyejeni petėn e sipėrme me margarinė tė shkrirė dhe priteni nė copa pėrpara se ta vendosni nė furrė pėr pjekje nė 170°C pėr 30-40 minuta derisa
tė marrė ngjyrė ari nė sipėrfaqe.



Qofte me gjizė nė salcė domatesh

* 350gr gjize dele (nė pamundėsi tė saj mund tė pėrdorim gjizė lope)
* 140gr tul buke
* 2 vezė
* 1 thelb hudhėr
* 100gr kaēkavall tė grirė
* 1 lugė tė vogėl majdanoz
* piper
* kripė

Pėr salcėn: 750ml salcė domatesh ▪ 5 lugė vaj ulliri ▪ 1 thelb hudhėr ▪ kripė.

Pėrgatitja:
Thėrrmojmė 140gr bukė me duar ose me ndihmėn e njė mikseri, e vendosim nė njė tas tė thellė bashkė me gjizėn e deles, vezėt, thelbin e hudhrės sė shtypur, djathin kaēkavall tė grirė, majdanozin dhe pak piper.

I pėrziejmė tė gjithė kėta pėrbėrės bashkė derisa tė formohet njė masė e butė, por e lidhur, mė pas e provojmė pėr kripė dhe i shtojmė aq sa nevojitet.

Gjithashtu kjo recetė mund tė shėrbej edhe si njė salcė e shijshme pėr tė shoqėruar makaronat.


Sallatė greke

Perberesit per 2 persona

2 domate te vogla per sallate
2 kastraveca te vegjel
1 qepe e kuqe e embel

1 spec jeshil

200gr djath Feta
8 ullinj te zinj
4 luge vaj ulliri
rigon
kripe
uthull (sipas deshires)

Lajme dhe presim holle specin jeshil, qerojme qepen e kuqe dhe e presim ne rrathe te holle, lajme domatet dhe i ndajme ne 8 pjese te barabarta, qerojme kastravecat dhe i presim ne rrathe. Presim ne kubik djathin Feta.


Ne nje pjate te ceket vendosim domatet, qepen, kastravecat, kubiket e djathit te bardhe, specin jeshil dhe ne fund ullinjt e zinj.
Te njejten gje bejme edhe me pjaten tjeter (racionin tjeter te sallates) duke i rregulluar me vaj ulliri, kripe dhe sipas deshires me uthull.

*Keshille: Sallata greke mund te pregatitet edhe me qepe te bardha ne vend te qepeve te kuqe,
gjithashtu kastravecat mund te priten pa u qeruar.




Suzukaqe

perberesit per 5 persona:
mish i grire 300 gr
2 vez
qep 4 kokrra
friganja trimeni(buke e thekur e bluar ne mikse)
majdanoz i fresket
salc 1 kuti
nje tas te vogel me miell
oriz 1 pako
krip
piper
rigon

Pergatitja:

Ne nje tas te madh hedhim mishin e grire 2 vezet e rrahura i ngjeshim, pastaj hedhim 2 kokrrat e qepes, pasi i kemi grire ne mikse ose ne mungese te saj i grijme ne
rende i hedhim ne tas dhe i ngjeshim me dor, pastaj hedhim majdanozin edhe ky duhet te jet i grire ne rende,me pas hedhim krip piper dhe pak rigon dhe ne fund hedhim friganja trimeni ose buk e thekur e grire ne mikse dhe i ngjeshim mire e mire me dore derisa
te behet ne formen e brumit,pasta marim pak nga brumi dhe duke ber me dor ne formen e qoftes e lem ne nje pjate nga e gjith brumi dalin rreth 15 qofte te cilat pasi i kemi vendos ne nje pjate i fusim per pak min ne frigorifer derisa te mpiksen.
Marim nje tenxhere ku hedhim 2 kokrrat e qepes te grira ne rende i skuqim pak me vaj ulliri me pas i hedhim kutin e salces i hedhim dhe uj po jo shum ama dhe i lem te
vlojn ne tem shum te ulet.
Nxjerrim suzukaqet nga frigoriferi dhe i lyejme te gjitha me miell ku me pas i skuqim ne nje fertere thjesht duan shum pak skuqje dhe pastaj i hedhim ne tenxheren ku esht salca dhe i lejme te zien mire e mire derisa te krijohet nje salce e trashe bashk me suzukaqet.
Ndersa ne nje tenxhere tjeter ziejme orizin ne forme pilafi.
Me pas e servirim ne pjate ku hedhim nje garuzhde oriz dhe siper saj hedhim salcen bashke me suzukaqet.
__________________
Tironse Mo,,,



Si Tirona se bo nona !!!
Marina nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 14-11-2010, 00:16   #2
Marina
NiNi
 
Avatari i Marina
 
Data e antarėsimit: Feb 2010
Vendndodhja: N'prishtin
Postime: 980
Thanks: 0
Thanked 5 Times in 4 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 8
Marina ėshtė vėrtetė talentėMarina ėshtė vėrtetė talentėMarina ėshtė vėrtetė talentėMarina ėshtė vėrtetė talentė
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Receta gatimi Greke

Vezė alla greke


Perberesit per 4 persona

4 veze
100gr djath Feta
4 fileto aēuge
1 spec te kuq te pjekur
3 luge vaj ulliri
2 luge majdanoz te grire
kripe
piper te bardhe (fakultative)

Veme te ziejne 4 veze per rreth 7 minuta dhe me pas i kalojme ne uje te ftohte per te pershpejtuar ftohjen e tyre. I heqim levozhgen, i presim ne gjysme, nxjerrim te verdhen e vezes dhe e therrmojme imet me duar. Presim djathin Feta ne kubik te vegjel dhe te njejten gje bejme edhe me specin e kuq, majdanozin dhe filetot e aēuges.

I vendosim ne nje ene te gjithe perberesit duke i perziere me kujdes dhe shtojme vajin e ullirit, piperin e bardhe dhe pak kripe (kini parasysh qe perberja eshte vete e kripur).

Mbushim zgavrat e vezeve te ziera me perberjen e perftuar dhe i vendosim ne frigorifer ne nje ene me kapak per te pakten nje ore. Ne momentin e servirjes i vendosim mbi nje pjate te cilen e kemi shtruar me sallata te ndryshme apo ullinj te zinj.

*Keshille: Nqs nuk keni gjetur speca te kuq te pjekur mund te perdorni edhe ato turshi duke e bere perberjen pak te tharte. Ne rast se perdorni specat nen vaj, kini kujdes t’i hidhni me pak vaj ulliri!
__________________
Tironse Mo,,,



Si Tirona se bo nona !!!
Marina nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 22-07-2012, 17:57   #3
Hello Kitty
★ ☆ Done and done ☆ ★
 
Avatari i Hello Kitty
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Postime: 5,872
Thanks: 3,484
Thanked 1,102 Times in 803 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 53
Hello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Receta gatimi Greke

Gjithmone me ka pelqyer shume guzhina greke, sidomos musaka.
__________________
$ € $ ... ♥♫ - ♥♫
Hello Kitty nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 25-07-2012, 22:20   #4
Lov!
Skyrim..
 
Data e antarėsimit: Jan 2012
Postime: 396
Thanks: 0
Thanked 2 Times in 2 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 3
Lov! do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Receta gatimi Greke

omlet,ta ka lezet shpirti.
Lov! nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-07-2012, 18:28   #5
SystemA
Larg femrave al
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Postime: 15,300
Thanks: 9,038
Thanked 2,863 Times in 2,057 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 89
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Receta gatimi Greke

Pace vici se derrin nuk e fus ne goje
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje


Tema po shikohet nga: 1 (0 anėtarė dhe 1 vizitorė)
 
Mundėsitė nė temė
Mėnyra e shfaqjes

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur