Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Tė ndryshme > Kėndi i vogėlushve

Kėndi i vogėlushve Kėtu mund tė sillni gjithēka qė ka tė bėjė me vogėlushet dhe rritjen e tyre.

Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė Mėnyra e shfaqjes
i vjetėr 07-04-2011, 13:19   #1
Regina
Away.
 
Avatari i Regina
 
Data e antarėsimit: Apr 2010
Postime: 1,175
Thanks: 177
Thanked 283 Times in 177 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Regina ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Kur duhet te lajmerojme mjekun pediater?

Kur duhet tė lajmėrojmė mjekun pediatėr ?


Prindėr, kėto faqe janė pėr ju.
Broshura ėshtė njė udhėzues pėr tė shmangur panikun qė ju krijohet nė rastet kur fėmija juaj nuk ėshtė mirė, sėmuret ose ka ndonjė vėshtirėsi tė lidhur me rritjen. Me ndihmėn e mjekėve pediatėr, tė psikologėve etj., janė veēuar gjendjet qė shqetėsojnė mė shumė mėmat dhe baballarėt. Qė nga ethet e deri te frakturat (thyerjet e kockave), ju themi se ēfarė mund tė bėni vetė dhe kur ėshtė e domosdoshme ndėrhyrja e shpejtė e mjekut.
Kur fėmija ėshtė i vogėl, sėmuret shpesh, pasi organizmi i tij ende nuk ka arritur mbrojtje tė mjaftueshme pėr tė luftuar mikrobet. Duke luajtur nė shtėpi ose nė kopsht, nganjėherė fėmija sėmuret. Pėr kėtė ėshtė e rėndėsishme qė prindėrit tė mėsojnė tė pėrballojnė ērregullimet dhe emergjencat mė tė zakonshme: nga kolla te astma, nga kolikat te rrjedhja e gjakut prej hunde. E, qė tė mos i zėrė paniku, duhet tė mbajnė nė shtėpi medikamente (barna) tė sakta, pėr t’i dhėnė ndihmėn e parė fėmijės.
Shkaqet pėr secilin problem dhe masat qė duhet tė marrin prindėrit, pėrshkruhen mė poshtė:

1. Ka dhembje koke.

Shkaqet mund tė jenė disa, p.sh.: temperaturė e lartė, ftohje ose ndonjė sinusit. Shkak tjetėr mund tė jetė njė tension emotiv: nė kėtė rast muskujt e qafės e tė shpatullave jafiė tė ngrirė (ngurosur). Veē kėtyre, shkaqe pėr dhembje koke mund tė jenė probleme qė lidhen me shikimin (sytė). Duhet menduar edhe pėr migrenėn e kokės. Mė nė fund duhet tė dimė se ka dhe fėmijė qė simulojnė dhembjen e kokės, shtiren pėr tė tėrhequr vėmendjen tek ata.
Ēfare duhet bėrė? Nė pėrgjithėsi pak pushim nė shtrat pėr tė kaluar dhembja. Nėse kjo nuk ikėn, jepen disa pika tė Takipirinės (Paracetamolit). Nė qoftė se dhembjet e kokės pėrsėriten, bisedoni me pediatrin.

2. Ka astmė

Shenjat: Kur fėmija merr frymė, i dėgjohet njė fishkėllimė, ka kollė, nganjėherė ėshtė i djersitur, zemra rreh mė shpesh dhe ritmi i frymėmarrjes rritet. Ky ėshtė ataku (goditja) klasik i astmės.
Ē’farė duhet bėrė? Mbajeni trupin e fėmijės drejt pėr ta qetėsuar dhe afrojeni pranė dritares sė hapur, pėr ajėr tė pastėr. Nėse pėr njė ēerek ore ataku nuk kalon dhe ritmi i frymėmarrjes vazhdon tė jetė i ngritur (mbi 40 frymėmarrje nė 1 minutė), thirrni pediatrin ose dėrgojeni fėmijėn nė spital. Pėrpara se tfi jepni medikamente bronkodilatatore (qė zgjerojnė bronket), p.sh. Salbutamol, kėshillohuni me mjekun. Si tė ketė kaluar ataku, vizitoni fėmijėn nė njė pneumolog (mjek i specializuar pėr sėmundjet e mushkėrive) ose nė njė klinikė kurimi tė alergjive. Pėr kėtė tė fundit, me kėshillė tė mjekut, mund tė mbani nė shtėpi Incidal ose Prometazinė.

3. Ėshtė kaps

Kapsllėku, vetėm nė shumė pak raste, mund tė jetė shenjė e njė sėmundjeje. Zorrėt e ngathėta (pėrtace), pėrgjithėsisht, i detyrohen (janė njedhojė) njė tė ushqyeri tė varfėr nė fibra (fijėza), aktivitetit fizik tė pamjaftueshėm ose vėmendjes sė jashtėzakonshme qė prindėrit i kushtojnė ritmit tė zbrazjes tė zorrėve tė fėmijės.
Ēfarė duhet bėrė? Kėmbeni dietėn, duke vendosur njė menu (ushqime) tė pasura me fruta dhe perime tė freskėta. Stimuloni (nxitni) lėvizjen, duke dėrguar fėmijėn nė det, nė pishinė ose nė ndonjė palestėr. Vetėm nė raste tė jashtėzakonshme pėrdorni laksativė (barna pėr tė dalurit jashtė), duke zgjedhur ato qė nuk acarojnė cipat (muret) e zorrėve, preparate me bazė miell lini.

4. Ka diarre.

Nė tė dytin ose nė tė tretin shkarkim (jashtėqitje) nga diarreja, duhet dyshuar qė fėmija ka njė gastroenterit ose njė’ infeksion tė zorrėve.
Ēfarė duhet bėrė? Mėnjanoni qumėshtin dhe, pėr 12-24 orė, i jepni fėmijės vetėm lėngje, si ēaj, kamomil, ujė me shumė sheqer, lėng perimesh. Po kėshtu mund ti jepet Trisol. Sipas rastit, mund tfi jepet edhe pak llapa orizi me kos ose kisel (niseshte me mollė tė grira). Nė rast se pas njė dite zorrėt (diarreja) nuk janė qetėsuar, bisedoni me pediatrin, qė mund t’ju kėshillojė tė bėni analizėn e feēeve (jashtėqitjeve) pėr tė kuptuar nėse ka infeksion. Kur mjeku ju kėshillon ta dėrgoni fėmijėn nė spitalin pediatrik, pėr tė marrė serum, mos kundėrshtoni. Te fėmijėt me moshė mė pak se dy vjeē, shkaktar i diarresė, shpeshherė, ėshtė rotavirus, njė germ (mikrob) qė shkatėrron mbulesėn e zorrėve.

5. Ka kolike (dhembje tė barkut).

Njė ndėr katėr fėmijė latantė (nė gji) vuan nga koliket “gazoze”, veēanėrisht nė pasditėn e vonė dhe nė mbrėmje. Pėr tė kuptuar shenjat e kolikut ėshtė e lehtė: fėmija ka njė tė qarė tė dėshpėruar dhe tėrheq (mbledh) kėmbėt drejt barkut. Shkaqet e ērregullimit mund tė jenė tė ndryshme: prania e ajrit nė stomak, mospranimi nga aparati i tretjes i proteinave tė qumėshtit tė lopės, probleme psikologjike, si: vėshtirėsia e pėrshtatjes me botėn e jashtme ose ankth i transmetuar nga prindėrit.
Ēfarė duhet bėrė? Thirrni pediatrin. Pėr tė lehtėsuar nxjerrjen e ajrit (gazrave) mund tė pėrdoren barna me bazė tė simetikonit, si Milikon. Pėr fėmijėt latantė nxjerrja e gazrave mund tė realizohet edhe me fėrkim rrotullues tė barkut, duke i ngritur kėmbėt mbi stomak e duke e mbajtur vertikalisht. Pėr qetėsi i vini edhe njė copė tė leshtė mbi bark. Nė qoftė se fėmija ėshtė ushqyer me gji, nėna mėnjanon nga dieta ushqime qė mund tė shkaktojnė ērregullime, si qumėshti. Nėse fėmija ėshtė ushqyer artificialisht, mjeku specialist mund t’ju kėshillojė njė tip tjetėr qumėshti qė i jepet fėmijės.Sipas grupmoshave 0-6 muajsh dhe 6-12 muajsh, shiten kuti qumėshti tė firmave tė ndryshme, nga tė cilat zgjidhni mė tė pėrshtatshmin pėr fėmijėn tuaj.

6. Ka ujėt e hollė tė kuq.

Nėse nė ujėt e hollė tė fėmijės suaj diktoni gjurma gjaku, ėshtė shumė e mundshme qė tė kemi tė bėjmė me njė ēistit.
Ēfarė duhet bėrė? Mos u frikėsoni. Kjo sėmundje, provokuar nga njė virus, shėrohet vetvetiu. Por nganjėherė nuk ėshtė ai (virusi) shkaktar i gjurmėve tė gjakut qė gjenden nė urinėn e fėmijės. Ujėt e hollė i kuq mund tė jetė shenjė edhe e njė guri ose e njė infeksioni nė veshka. Pėr kėtė, bymėrohet pediatri, qė, pėrgjithėsisht, propozon tė bėhen anaUza specifike, sidomos njė urokulturė. Nėrkohė, fėmija duhet tė jetė i qetėsuar nė shtrat.

7. Ka ethe tė larta.

Ethet janė reaksioni (kundėrveprimi) me tė cilin organizmi mbrohet nga ataku (prekja) i viruseve dhe baktereve.
Ēfarė duhet bėrė? Takipirina (Paracetamoli) dhe Aspirina, tė cilat janė barna antipirotike (kundėr etheve), mund tė pėrdoren vetėm kur temperatura kalon 38°C. Kėto shėrbejnė pėr tė parandaluar konvulsionet (pėrpėhtjet). Nga dy barnat e mėsipėrme ėshtė mirė tė zgjidhni tė parin, pasi Aspirina, megjithėse nė raste shumė tė rralla, mund tė ketė efekte anėsore tė rėnda. Pėr tė mėnjanuar ngritjen lart tė temperaturės, zhvisheni fėmijėn dhe i bėni njė banjė tė pjeshme (gjymtyrėve dhe baUit) me ujė tė freskėt. Por mė me efekt ėshtė banja e plotė me ujė tė vakėt nė govatė, duke shtuar gradualisht (nė anė tė
govatės) ujė tė ftohtė, qė temperatura tė jetė rreth 37°C. Ky proces tė zgjatė 5-10 minuta. Borsa me akull shėrben mbi tė gjitha pėr tė pakėsuar dhembjen e kokės, qė shoqėron temperaturat e larta. Ēdo 4 orė matet (kontrollohet) temperatura e fėmijės. Nė qoftė se gjatė njė dite temperatura nuk ulet, thėnisni pediatrin, ndėrkohė jepini fėmijės pėr tė pirė lėngje frutash etj. me shumicė.

8. Ka konvulsione (pėrpėlitje)

Konvulsionet vijnė si rrjedhojė e etheve tė larta qė godasin 5% tė fėmijėve, midis moshės 6 muajsh deri nė 6 vjeē. Si rregull, konvulsionet shfaqen kur ethet rriten me shpejtėsi: brenda 30-40 minutave temperatura e fėmijės arrin 37-39 gradė. Shpejtėsia e rritjes sė temperaturės zakonisht ērregullon funksionimin normal tė qelizave tė sistemit nervor, e pėr rrjedhojė, muskujt marrin impulse tė gabuara. I vogli, papritmas, humb ndėrgjegjen, merr frymė me vėshtirėsi, e ka muskulaturėn tė lėshuar, zgurdullon sytė. Kėto shenja zgjatin pėrgjithėsisht pak minuta dhe frikėsojnė mjaft prindėrit, por nuk janė tė rėnda. Kur temperatura rritet 37-40 gradė, por brenda njė dite, pėrgjithėsisht nuk ka rrezik pėr konvulsione.
Ēfarė duhet bėrė? Nėse fėmija e ka gojėn tė mbledhur (rrudhur), vendosni njė shami midis dhėmbėve, qė tė mos kafshojė gjuhėn. Nuk keni se ē’tė bėni gjė tjetėr, vetėm tė kėrkoni asistencėn e mjekut. Lajmėroni pediatrin tuaj, qė mund t’ju kėshillojė njė kurė pėr tė parandaluar atake (goditje) tė reja. I bėni fėmijės njė vizitė te neurologu dhe njė encefalogramė, pėr tė pėrjashtuar dėmtime tė mundshme tė trurit.

9. Ka qelb nė vesh.

Nxjerrja e materialit likuid (tė lėngshėm) ose seroz (tė trashė me qelb) nga veshi ėshtė quajtur otorrea. Ėshtė njė ērregullim mjaft i pėrhapur i lidhur me otitet, sėmundje qė prekin njė ndėr 4 fėmijė.
Ēfarė duhet bėrė? Lajmėroni mjekun pediatėr. Ndėrkohė mos e mbani fėmijėn shtrirė, sepse ky pozicion, duke rritur presionin nė brendėsi tė veshit, mund ta shtojė dhembjen. Pėr tė lehtėsuar dhembjen, pėrdorni Takipirinėn (Paracetamolin). Pėr fėmijėt latantė duhet treguar kujdes qė tė mos u futet ujė nė veshin e sėmurė, kur u bėjmė banjė. Veē kėsaj, vėzhgoni dhe kėshilloni fėmijėn ose kujdesuni qė ky tė mėnjanojė futjen e gishtave nė veshė.

10. Ka frymė (erė) si aceton.

Kur metabolizmi (shkėmbimi i lėndėve nė organizėm) shfrytėzon pėr prodhim tė energjisė yndyrna nė vend tė sheqernave, ēlirohen substanca (lėndė) kimike tė veēanta, qė prodhojnė (japin) acetoneminė. Kjo mund tė jetė shkak ose rrjedhojė e vjelljes. Acetonemia vėrtetohet me Ketotest, njė stricė reaktive, qė vihet nė kontakt me ujėt e hollė. Gjendet nė farmaci.
Ēfarė duhet bėrė? Jepini fėmijės pak ujė tė sheqerosur ose pėrsėritni suposte tė Bioketazit. Nėse pas 24 orėsh fryma pėrsėri bie erė aceton, lajmėroni pediatrin.

11. Ka dhembje stomaku.

Nėntė herė ndėr dhjetė, nuk njihen shkaqet e dhembjes sė stomakut. Shpesh fėmijėt e shfrytėzojnė si shkak pėr tė mos shkuar nė shkollė, pėr tė mos ngrėnė ose pėr tė tėrhequr vėmendjen e prindėrve.
Ēfarė duhet bėrė? Nėse nuk ėshtė e shoqėruar me simptoma (shenja) tė tjera, si: zbehje e fytyrės dhe djersitje, kuptohet se fėmija shtiret ( bėhet sikur ka dhembje). Por, nėse shfaqen ethe, qoftė edhe tė ulėta, vjellje, lajmėroni pediatrin, pasi mund tė trajtohet si njė infeksion nė zorrė. Nėse mė pas dhembja shfaqet papritur, e zgjat mbi 6 orė ose fėmija qėndron ulur me duar mbi stomak, ēojeni nė urgjencė (spital), ku mund tė trajtohet pėr apendicit. Nė ēdo rast, mos pėrdorni kurrė borsė (trastė) me ujė tė nxehtė, pasi rėndoni infeksionin nė zhvillim.

KUJDES! Kėto janė vetėm kėshilla dhe nuk e zėvendėsojnė rolin e mjekut!


Marre nga Mjeku 24.com
Regina nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-04-2011, 23:10   #2
HELEN OF TROY
Jeta vazhdon
 
Avatari i HELEN OF TROY
 
Data e antarėsimit: Apr 2010
Vendndodhja: prane teje
Postime: 1,436
Thanks: 3
Thanked 29 Times in 15 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 21
HELEN OF TROY ka njė tė ardhme tė shkėlqyerHELEN OF TROY ka njė tė ardhme tė shkėlqyerHELEN OF TROY ka njė tė ardhme tė shkėlqyerHELEN OF TROY ka njė tė ardhme tė shkėlqyerHELEN OF TROY ka njė tė ardhme tė shkėlqyerHELEN OF TROY ka njė tė ardhme tė shkėlqyerHELEN OF TROY ka njė tė ardhme tė shkėlqyerHELEN OF TROY ka njė tė ardhme tė shkėlqyerHELEN OF TROY ka njė tė ardhme tė shkėlqyerHELEN OF TROY ka njė tė ardhme tė shkėlqyerHELEN OF TROY ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Kur duhet te lajmerojme mjekun pediater?

Regina faleminderit qe na i solle keto keshilla interesenta ne forum.
__________________
Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...
HELEN OF TROY nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė
Mėnyra e shfaqjes

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur