Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Letėrsia shqiptare

Letėrsia shqiptare Diskutime rreth letėrsisė nė Shqipėri . Autorė dhe krijimtaria e tyre.

Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė Mėnyra e shfaqjes
i vjetėr 10-01-2012, 22:23   #1
iDeA
DiNaMiKe
 
Avatari i iDeA
 
Data e antarėsimit: Nov 2011
Postime: 3,381
Thanks: 193
Thanked 935 Times in 521 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 42
iDeA i pazėvėndėsueshėmiDeA i pazėvėndėsueshėmiDeA i pazėvėndėsueshėmiDeA i pazėvėndėsueshėmiDeA i pazėvėndėsueshėmiDeA i pazėvėndėsueshėmiDeA i pazėvėndėsueshėmiDeA i pazėvėndėsueshėmiDeA i pazėvėndėsueshėmiDeA i pazėvėndėsueshėmiDeA i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Femrat

Botuar te Shekulli, 12/09/2010

Kur u pėrkthye sė pari “Femrat” i Bukowskit shumė vetė rrudhėn buzėt. E quajtėn libėr shovinist. Nė fakt, ajo qė shkruante ai burri nė libėr ishte njė pėrshkrim i thatė deri nė brutalitet i marrėdhėnieve tė femrave me tė. Por, Bukowski ėshtė shumė “vitet 70”...
A thua? A thua femra shqiptare, qė nuk pati mundėsinė tė kalojė procesin e revolucionit seksual tė viteve 60, tė feminizmit tė 70’s e konsumizmit tė 80’s tė ketė thyer kodet e Bukowskit?

Duke qenė tė vetėdijshėm pėr maskilizmin e theksuar tė shoqėrisė shqiptare ku akoma ka zona ku lindja e njė femre konsiderohet ters; pėr pabarazhinė gjinore nė familje, nė arsimim, nė punėsim; pėr abuzimin verbal e deri fizik nė qendrat e punės apo tė shkollės e deri nė rrugė; ka njė pikė pėrtej sė cilės nuk ka justifikime pėr cilėsinė e kontributit qė femrat shqiptare sjellin nė civilizimin e shoqėrisė sonė. Ka njė pikė, pėrtej sė cilės lind pyetja, mirė tė tjerat, po kėto gra, vetė, ēfarė po bėjnė? Ēfarė po japin pėr ta bėrė mė tė paqtė, tė jetueshėm, e normal kėtė vend?

Femrat kanė nė dorė edukimin e fėmijėve tė tyre, djem e vajza, prej nga do tė dalin shovinistėt ose xhentėllmenėt, nėnat ose prostitutat e sė ardhmes. Femrat kanė nė dorė dhe shkollimin e fėmijėve, pėrderisa pjesa mė e madhe e mėsueseve nė fillore e deri nė gjimnaz janė gra.
Nė njė vend tė ngarkuar me tension seksual, ku pėr pak seks kemi parė qė burrat janė gati t’i vėnė ferrėn vetė shtetit, femrat, kanė nė dorė shumė. Kanė nė dorė, burrat!
Nė kohėt e vjetra, meshkujt bėnin atė qė donin tė bėnin. Nė kohėt moderne, meshkut bėjnė atė qė femrat u lejojnė atyre tė bėjnė.
Nėse femrat shqiptare do tė josheshin nga meshkujt trupbukur, tėrė burrat do rendnin nė palestėr. Nėse kėrkojnė meshkuj tė pasur, tė tėrė me vrap tė bėjnė para. Nėse femrat duan njė burrė me makinė tė shtrenjtė, secili do pėrpiqet ta sajojė njė, qoftė dhe tė vjedhur, qoftė dhe borxh. Nėse do donin meshkuj inteligjentė, s’do kishte mė lavazhe por biblioteka.

1. KOPRRACIA
Ajo qė vėrej, ėshtė se ato kėrkojnė shumė pak: Njė burrė, qė tė paguajė pėr to. Nuk kam takuar akoma njė femėr shqiptare qė tė mos i pėlqejė ta qerasin. Madje, edhe ato qė fitojnė mė shumė se burrat me tė cilėt ulen pėr kafe.
Pa folur pėr modėn e takimeve pas njohjes nė Facebook. Nė takimin e parė (nė kafene, sigurisht, mos kujtuat nė nė Ekspozitė pikture?), djali porosit kafe, ajo - Mohito. Nė 11 tė paradites!
Statusi vendoset qė nė fillim: “unė, kushtoj shtrenjtė!”
Problemi i kėtij statusi qendron te fakti qė djemtė e rinj, me humor e inteligjentė, nuk e kanė kuletėn e fryrė. Ndėrsa, burrat me kuletėn e fryrė, shpesh, i ka kapur dikush tjetėr mė herėt. Shpesh, kanė fėmijė dhe grua. Por vajzat e Bllokut e pranojnė kompromisin, me njė kusht tė panegociueshėm: Nėm! Nėm!! NĖM!!!

2. MENDJEMADHĖSIA
Femrat nė timon mė krijojnė ndjesi pozitive. Njė makinė duket gjė e vogėl, por ėshtė nė fakt, gjė e madhe. Ėshtė simbol i pavarėsisė sė individit.
Shpesh, shoh dhe femra nė timone makinash luksoze, tė cilat, gjasat janė qė nuk i kanė blerė vetė. Makina qė tregojnė standartin e tė pasurit, e herė tė garipit dhe tė fortit. Ato femra, nė ato lloj makinash, edhe nė rrugė ngasin si tė fortė. Xhirojnė gomat nė kthesė. Futen me arrogancė me tė kuqe. Sepse, kėto femra i japin makinės si ai qė ua ka mėsuar. Gjėja mė e trishtueshme nė asfalt janė femrat lace.

3. ZEMĖRIMI
Duket sikur moralin e pėrcaktojnė burrat. Nė fakt, moralin e pėrkufizojnė gratė. Fjalėn “Kurvė” e pėrdorin mė me urrejtje e pėrēmim femrat pėr femrat e tjera, sesa meshkujt. Madje, meshkujt e pėrdorin dhe me njėfarė respekti.
Femrat, i pėrcaktojnė normat e moralit nė bazė tė asaj qė nuk guxojnė t’i bėjnė apo arrijnė dot vetė. Tė ngecura nė njė jetė qė mund tė mos u japė shumė, pėrpiqen tė krijojnė status pėr veten e tyre, duke vendosur gardhin e “normės” pėr femrat e tjera.
Vendosja e statusit ėshtė agresive dhe e dhunshme, mes vetė femrave. Mė ka rėnė rasti tė dėgjoj njė studente qė i klasifikonte “zhulse” vajzat qė vinin nė shkollė tė veshura thjesht e me atlete. Pėr vete, vinte nė shkollė me takėn 10 pond e me minifundin mė tė shkurtėr se tė Gishtėzės. E kėshtu diskriminimi mes femrave vazhdon pa pushim, pa sens e pa masė.

4. EPSHI
Problemi mė i dukshėm i femrave shqiptare shfaqet te kodet e deformuara tė veshjes. Shohim pėrditė vajza qė shkojnė nė punė e nė shkollė tė veshura sikur po shkojnė nė pub, madje edhe me xixa me yje nė fytyrė; femra qė punojnė manaxhere lokalesh dhe ngjajnė sikur janė nė vitrinat e rrugės sė kuqe tė Amsterdamit; gra me deformime trupore qė veshin gjėra tė papėrshtatshme tė ngushta. Kėto nuk tregojnė qė femrat shqiptare janė me komplekse. Tregojnė tė kundėrtėn. Tregojnė njė mentalitet banal e tė thjeshtė. Meqė seksi ėshtė motori kryesor i shoqėrisė, meqė ėshtė e vetmja gjė qė i bėn burrat tė ngrihen nga kafja a divani, atėherė, duhet tė jemi seksuale nė ēdo orė. Jo sensuale. Seksuale!
Sepse, seksi, ėshtė arma kryesore.

Sigurisht, seksi ka qenė nė tė tėra kohėrat njė armė shumė e fortė. Por, ka qenė NJĖRA nga armėt. Joshja femėrore ka brenda inteligjencė, sharm, feminilitet e sensualitet, humor e buzėqeshje, finesė e indiferencė.
Sot, has femra qė nuk bėjnė as pėrpjekjen mė tė vogėl tė jenė interesante, tė zgjuara apo sharmante nė tavolinė. E manifestojnė hapur, vend e pa vend, qė tė gjithė ua kanė nevojnė sepse ato kanė “ēelėsin”. Ato besojnė se tė kesh “ēelėsin” e njė kumbaraje bosh mjafton pėr tė pasur status tė priviliegjuar kudo, qoftė dhe nė njė tavolinė tė thjeshtė kafeneje.
Tentojnė tė shiten shtrenjtė pa pasur asgjė tjetėr pėr tė ofruar, veē seksit.
Dhe ke parė qė, shiten! Bursa e seksit ėshtė gjimthonė lart! Ato kanė vendosur njė standart.

5. PLOGĖSHTIA
Njohja, flirtimi, krijimi i lidhjeve seksuale, kanė qenė motivi pse lindi jeta e natės. Njė vend ku njerėzit e lodhur nga puna tė mund tė takohen me qenie tė tjera e tė flirtojnė, tė ndėrlidhen.
Nė jetėn e natės sė Tiranės rrotullohen disa qindra-mijėra femra qė s’dinė ē’kėrkojnė.
Rrinė 2 ose 3 vajza ulur nė stol, pa folur, pėr orė me radhė, me njė pije pėrpara. Pastaj ikin nė shtėpi, tė kėnaqura qė bėnė jetė nate. Kėshtu prej vitesh.
Pse dalin atėherė nė kėto institucione flirtimi, nėse nuk kanė nė plan tė flirtojnė?
Qė tė duken! Mė shumė se tė argėtohesh, ka rėndėsi tė dukesh qė je aty ku tė gjithė thonė qė bėhet qejf. Kaq ėshtė. Tė kenė mundėsinė tė Hėnėn tė mburren: “unė isha aty”. Kaq u mjafton. Edhe pse “aty” ato vetėm vegjetojnė.

Por, modeli mė interesant, janė ato qė paguhen pėr tė qenė “aty”, pranė banakut, si karrem pėr klientėt.
Pije falas, pėr ekspozim falas. Narcizismi i tyre e pranon me kėnaqėsi marrėveshjen. Ato janė femra joshėse qė kanė qejf tė tregohen.
Por, shumica, s’ka kuptuar njė gjė: Jeta e natės ka natė, por edhe jetė. Kėto femra, kanė vetėm natėn. Nuk bėjnė jetė.

Duket sikur jeta e natės e Tiranės, nė mėnyrė absurde, ėshtė plot femra qė kanė dalė tė kėrkojnė burrė pėr tu martuar.

6. LLUPĖSIA
Burri, do tė thotė kompromis. Tarta e kompromiseve nė martesė, do tė ishte e gjatė e me seri.
Jemi tė rrethuar nga njerėz dhe histori qė dėshmojnė se martesa ėshtė kthyer nė njė institucion kompromisi tė frikshėm pėr shumė ēifte.
Pėr sa kohė gruaja ka para pėr tė prishur, burri ka leje tė mbajė dashnore. Ditėn bėj ē’tė duash! Nė darkė kthehu nė shtėpi! Mjafton qė unė tė mos e di!

7. ZILIA
Pėr tė kuptuar dualizimin dhe ēoroditjen e standarteve tė sjelljes shoqėrore te femrat shqiptare, mjafton tė shohėsh fotot e tyre nė Facebook. Vajza tė cilat kanė frikė tė flasin pėr seksin edhe me shoqet e ngushta, tė rritura mes tabush tė frikshme, dalin nė FB nė poza seksuale nga mė tė ēuditshmet, e madje edhe tė sikletshme pėr atė qė i sheh. Njė transformim total nė njė botė virtuale. Njė lėshim nga zinxhirėt, qė si ēdo ēlirim i kėtij llojit ka tendencėn ti ēojė pėrtej kufirit tė kundėrt. Gjithmonė nė web. Nė jetėn reale, kthehen nė statusin origjinal.

Ndrydhja, bėn qė ato vajzat e mbledhura e konform normave tė mesatares sė “moralit” shoqėror, sa dalin jashtė kufijve tė shtetit pėr konferenca, shkollė a ēfarė do tjetėr, jetojnė fenomenin e ēlirimit nga zinxhirėt. Kjo i ka shndėrruar gardhet e moralit nė njė farsė shoqėrore si puna e tezgjahut tė Penelopės: tė gjithė e thurim ditėn, dhe e shthurim natėn. Ose, e thurim nė Atdhe, e shthurim nė Perėndim.

E njėjta gjė ndodh me vajzat nga rrethet kur vijnė nė Tiranė. Vajzat e urta tė 2 muajve tė parė tė shkollės, kthehen nė pėrbindsha tė dėfrimit tė pafre. Nevoja pėr tė pėrballuar njė jetė tė shfrenuar qė kursimet e babait nė rrethin e largėt e tė varfėr nuk ia mundėsojnė, i shndrron kėto vajza nė njė pre tė lehtė. Dikush duhet tė paguajė pėr to, nė mos, ato vetė. Jo mė kot, rekrutuesit e prostitutave on call, xhiron parė tė “shopping-ut” e bėjnė nga Qyteti Studenti.

DIO DELLE CITTĄ, E DELL'IMMENSITĄ

Vediamo se si puņ/imparare queste donne/e cambiare un po' per loro/e cambiare un po' per noi...
Femrat, mbeten gjysma jonė mė e mirė. Kuptohet, qė pėrjashtimet nga 7 kategoritė mė sipėr janė tė shumta. Ka gra, tė cilat durojnė shumė dhe sakrifikojnė jetėn e tyre, pėr tė rritur fėmijėt. Ka vajza, qė qorrohen mbi libra, pėr tė arritur njė profesion a vend pune qė tė tjerat e kapin duke vajtur nė intervista me kurrizin pėrjashta. Ka dhe vajza tė tjera, qė mbahen mbyllur, pėr ti “ruajtur” nga “degjenerimi” i Bllokut. Ka dhe fshatra, ku fejohen, pa u pyetur qė tė mitura, ose arratisen nga mjerimi me tė parin mustaqelli qė kalon.

Gratė, duhet tė pėrpiqen fort qė tė bėhen gjysma jonė akoma mė e mirė. Nė njė botė ku meshkujt yshtin luftėn, ato mund tė impononin paqen. Aty ku burrat urrejnė, ato mund tė dhurojnė dhembshurinė. Seksi, do duhej tė ishte gėzim, jo pengmarrje sociale.

Pėrtej komplekseve personale e pėrtej pabarazisė gjinore, femra shqiptare duhet tė rishpikė vetveten.
__________________
"Mendjet e mėdha diskutojnė idetė,
Mendjet mesatare diskutojnė ngjarjet,
dhe Mendjet e vogla diskutojnė Njerėz.."
iDeA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Sponsor
i vjetėr 10-01-2012, 23:41   #2
SERAFIM DILO
Anti Busavata
 
Avatari i SERAFIM DILO
 
Data e antarėsimit: Aug 2010
Postime: 10,130
Thanks: 15
Thanked 1,145 Times in 868 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 43
SERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: FeMrAt

Shkrimi eshte shkruar vertet bukur,edhe mund te jete edukativ,"per brezat e vjeter",se brezat e rinj kane moralin e idete tyre.
Ka nje interpretimin te moralit e te sjelljes te seksit femeror qe nuk perputhet me lirin e barazin qe vete femrat kane kerkuar nder vite.
__________________
Zgjidhni Ian Gillan.Mos zgjidhni vetmin e banalitetin e kengetareve te tjere.
SERAFIM DILO nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Bookmarks


Tema po shikohet nga: 1 (0 anėtarė dhe 1 vizitorė)
 
Mundėsitė nė temė
Mėnyra e shfaqjes

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur

Pėrzgjidh nėnforumin