Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombi Shqiptar > Historia e Shqiptarėve

Historia e Shqiptarėve Historia kombėtare shqiptare dhe ajo botėrore ndėr shekuj.

10 Temat e fundi stafi filluat perjashtimet nga legjenda kerkojm lirohet ban legjendes (Autor : shkrimtare - )           »          Rafte librash ne mur (Autor : Nova_Design - )           »          Si te ndajme kokrrat e misrit nga boshti. (Autor : Nova_Design - )           »          Abri Boka dekoracion (Autor : Nova_Design - )           »          Pajisje per te lyer dekoracione ne mur (Autor : Nova_Design - )           »          Djep(Kumo baby crib) (Autor : Nova_Design - )           »          E dua nje tavoline si kjo...... (Autor : Nova_Design - )           »          Kepuce XYZ krijuar me printer 3D (Autor : Nova_Design - )           »          Peshkaqenet shofin vetem bardh e zi. (Autor : Nova_Design - )           »          legjenda moderator ose de ve flake forum (Autor : legjenda - )

Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė Mėnyra e shfaqjes
i vjetėr 11-01-2012, 09:52   #1
fegi
V.I.P
 
Avatari i fegi
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Postime: 2,159
Thanks: 14
Thanked 15 Times in 13 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 21
fegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Gjendja bazė Zbulohet flamuri, me tė cilin u varros Ismail Qemali

100 vjet Pavarėsi
zbulohet flamuri, me tė cilin u varros Ismail Qemali
Tiranė, 10 janar 2012, NOA/ Irma Toptani – Nė vitin kur Shqipėria do tė kremtojė 100 vjetorin e shpalljes sė Pavarėsisė, identifikohet edhe flamuri kuq e zi me tė cilin u varros plaku i urtė i Vlorės, Ismail Qemali nė 12 shkurt tė vitit 1919, nė qytetin e Vlorės dhe nė rivarrimin e tij nė 28 nėntorin e vitit 1932 nė “Sheshin e Flamurit” nė Vlorė, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Zbulimin e rėndėsishėm historik pėr Shqipėrinė e bėnė dy studiuesit e Qendrės sė Studimeve Albanologjike, Frederik Stamati dhe Ariola Prifti.

Studiuesi i etnografisė Frederik Stamati deklaroi pėr agjencinė e lajmeve NOA.al se flamuri me tė cilin u varros Ismail Qemali u zbulua nė 2 dhjetor 2011 nė Fondin etnografik tė Qendrės sė Studimeve Albanologjike.

“Kjo pėrbėn njė ngjarje tejet tė rėndėsishme, qė nuk mund tė komentohet”, thotė Stamati.

Ai rrėfen rrugėtimin e kėtij flamuri deri nė fondin etnografik tė shtetit.

Kėtė flamur ia kishte dhuruar Ismail Qemalit, Duka i Monpasiesė nė mars tė vitit 1913, kur vizitoi Vlorėn, dhe gjatė varrimit tė Ismail Qemalit flamurin historik, e mbante me vete djali i madh i Ismail Qemalit, Et’hem Bej Vlora.

Mandej flamurin, me tė cilin u varros Ismail Qemali, Et’hem Bej Vlora ia dhuroi Muzeut Kombėtar.

Stamati thekson se ngjarjen e vėrtetojnė edhe disa dokumente qė gjenden nė Arkivin e Shtetit.

Flamuri i identifikuar ėshtė i plotė, por ka dėmtime tė shumta, ndėrsa ngjyra e kuqe e tij ėshtė zbehur nga veprimi i diellit.

“Duket tė jetė pis. Duhet restauruar. Do tė jetė njė punė jo e lehtė nė gjendjen qė ėshtė ai”, thotė studiuesi Stamati.

Ai bėn me dije se puna pėr identifikimin e flamurit nisi dhjetė vjet mė parė, pasi ishin plot 18 flamuj qė ruheshin nė fondin etnografik, dhe pikėrisht flamurit tė duhur, i erdhi radha nė 2 dhjetorin e vitit tė shkuar.

Stamati rrėfen se 18 flamujt, mes tė cilėve edhe ai qė mbuloi arkmortin e Ismail qemalit, erdhėn nė fondin etnografik nė vitin 1957, kur fondi u bė pjesė e Muzeut arkeologjik-etnografik, qė mori jetė me krijimin nė po kėtė vit tė Universitetit tė Tiranės dhe Institutit tė Histori-Filologjisė.

Deri nė vitin 1946 flamujt ishin ruajtur nė Muzeun Kombėtar dhe Bilbliotekė.

Stamati thotė se flamujt u mbuluan me mister pasi nuk pati asnjė dokument pėr historinė e tyre.

Ai evidenton se “i ndjeri Rrok Zojsi, themeluesi dhe shefi i etnografisė dhe i fondit etnografik, e kishte me tė dėgjuar se dikush i kishte dorėzuar flamujt pa dhėnė ndonjė sqarim pėr ta, duke thėnė: Merrini dhe ruajini edhe kėta! Punonjėsja mė e vjetėr e fondit etnografik Znj. Pandora Plaku, kujton edhe nė ditėt e sotme porosinė e Rrok Zojsit, qė tė kujdeseshin pėr kėta flamuj, dhe t’i ruanin nga infeksionet e insekteve dhe nga dėmtime tė tjera”, thonė studiuesit Frederik Stamati dhe Ariola Prifti.

“Pavarėsisht nga tė dhėnat e grumbulluara deri mė sot, rėndėsia e kėtij flamuri dikton domosdoshmėrinė e studimeve gjithnjė edhe mė tė gjera pėr tė ndriēuar maksimalisht kėtė simbol kombėtar”, nėnvizon studiuesi.

Ai thotė se flamuri me tė cilin u varros Ismail Qemali do tė ekspozohet pėrkohėsisht nė mjediset e Qendrės sė Studimeve Albanologjike pėr tė kujtuar pėrvjetorin e vdekjes sė Plakut tė Urtė tė Vlorės.



Ja si rrugėtoi deri mė sot Flamuri Kuq e Zi qė mbuloi trupin e Ismail Qemalit:



Dokumentet historike tregojnė se Ismail Qemali vdiq nė Peruxhia tė Italisė, nė hotelin “Brufani” mė 26 janar tė vitit 1919, sipas Fjalorit enciklopedik shqiptar.

Nė darkėn e 10 shkurtit 1919 luftanija italiane “Alpino” solli nė Skelė tė Vlorės arkivolin me trupin e pa jetė tė njeriut tė madh.

Nė atė kohė Vlora ndodhej nėn pushtimin Italian, andaj u vendos qė Ismail Qemali tė varrosej nė Kaninė, nė varrezėn familiare tė familjes Vlora, me qė nė qytet nuk kishte mundėsi urbanistike.

Komanda italiane, i frikėsohej rebelimit popullor qė do tė sillte hidhėrimi pėr vdekjen e Ismail Qemalit, andaj urdhėroi qė nė ceremoninė e varrimit tė mos pėrdorej asnjė flamur shqiptar.

Por, njė ceremoni e tillė ishte poshtėruese pėr ndjenjat e njė populli, patriotizmi i tė cilit mbushte grykėn e pushkės, thonė historianėt.

Kėshilli bashkiak i Vlorės kėmbėnguli nė pėrdorimin e simbolit shqiptar, dhe vetėm pas kėsaj komanda italiane duke kuptuar ultimatumin atdhetar lejoi qė gjatė ceremonisė arkivoli tė mbulohej me flamurin shqiptar.

Arkivoli u mbulua me flamurin e kuq me shqiponjėn e zezė dhe i gjithė kombi u pėrkul me nder mbi njeriun qė e ngriti kombin shqiptar nė pėrjetėsi.

Gjatė ceremonisė u ekzekutua hymni mbretėror Italian dhe mė pas kortezhi i gjatė u nis pėr nė Kaninė, ku banda ushtarake do tė ekzekutonte melodinė e pėrmortshme “Jone” tė kompozitorit italian Petrella.

Kortezhi prihej nga dymbėdhjetė kurora qė mbaheshin nga “Djelmoshat e Vlorės”, tė shoqėrisė me po kėtė emėr.

Kurorat me lule pėrcillnin nderimin dhe dashurinė e popullit tė Vlorės, nga shkollat, nga shoqėria “Djelmoshat e Vlorės” dhe nga gazeta “Kuvendi”. Mbas tyre vinte “Shoqėria djaloshare”, mė pas ecte banda ushtarake qė luante marshin funebėr.

Mbas bandės ushtarake ishin vendosur ushtarėt e regjimentit 86 dhe reparti i mitralierėve italianė dhe mė pas ecte karroca me arkivolin e mbuluar me flamurin e kuq dhe shqiponjėn e zezė, e nderuar dhe e ruajtur nga dy rreshta ushtarėsh.

Karroca me arkmortin ku ndodhej trupi i burrit tė madh tė kombit ndiqej nga grupi i hoxhallarėve dhe mbas tyre vinin tre djemtė e Ismail Qemalit, e mė pas gjenerali Settimo Pacentini, kundėradmirali Lrubetti, autoritetet ushtarake dhe civile tė krahinės, paria e qytetit dhe e qarkut, qytetarėt, nxėnėsit e shkollave dhe nė fund ushtarėt e kavalerisė.

Pėrpara varrimit flamurin e morėn djemtė e Ismail Qemalit.

Tė njėjtin flamur ata e pėrdorėn pėrsėri nė rivarrimin e tij nė “Sheshin e Flamurit” me 28 nėntor 1932.

Mbas kėsaj Et’hem Bej Vlora, i biri i Ismail Qemal bej Vlorės ia dhuroi flamurin Muzeut Kombėtar.

mit/NOA



Ja dokumentet e Arkivit tė Shtetit qė vėrtetojnė zbulimin:



Nė Arkivin e Shtetit ruhen disa dokumente qė vėrtetojnė ngjarjen:

Dokumenti: AQSH, fondi 195, viti 1933, dosja 173.

“MBRETNIJA SHQIPTARE

PREFEKTURA MBRETNORE

VLONЁ Nr. 172

Vlonė me 21. Kallnuer. 1933

P.T.

Ministris Aresimit

Tirane

Kétu ngjitun kemi nderin me Ju paraqite process-verbalin e mbajtun me rastin e marrjes né dorézim té Flamurit qé ashte ngritun pér té parén here né Vlone, prej Patriotit Ismail Qemalit.

Gjith ashtu né pako te veҫnté dhe po me kété shkresé dérgohet edhe Flamuri né fjalé.

Shtojme se me gjithqe Z. Etéhem Vlora pretendon se ky Flamur ashte ngritur pér té parén here né ndértesén Qeveritare me doren Atit tij, por nga sa kemi hetue ky Flamur ashte ngritur me té vértet mem 28 Nanduer 1912, por jo né ndértesén Qeveritare, por né Zyren e doganave né Vlone.

Lutemi me na njoftue marrjen né dorézim.

Prefekti

A. Nepravishta”

Shkruar me dorė:

“T’i dėrgohet ky

flamur Bibliotekės”

Nėn kėtė shėnim, ėshtė njė tjetėr, qė konfirmon marrjen e flamurit nė dorėzim:

“asht kėtu nė bibliotekėn t’onė”

(firma)

28/10/33

Vijojnė disa vula dhe firma dhe nė fund:

“Marrė nė dorėim me 29-X-933”.

Po paraqesim edhe proces-verbalin shoqėrues:

“PROCES-VERBAL

Sot mé 28 Nanduer 1932, ditén e Héné, me rrastin e transferimit té eshtravet té shénjtorit té Kombit té ndjerit Ismail Qemalit nga Kanina né Pemendoren kujtimore té ngrehun prej N.M. Tij Mbretit dhe né pranie té Pérfaqesuesit té N.M.Tij Mbretit Shkelqésis sé tij Gjeneral Leon De Gjilardi dhe té shkelqesave té tyne Z.Z. Hil Mosi, Ministér i Arésimit, Milto Tutulani, Ministér i Drejtésis dhe té Prefektit té Vlonés Z. Abedin Nepravishta, Zoti Ethem Bej Vlora, i biri i té ndjerit Ismail Qemal pér kujtim Kombétar i dorézoj Prefektit té Vlonés Flamurin Kombétar té cilin mé 28 Nanduer 1912 ati i tij Eroj i Kombit i ndjeri Ismail Qemal e ngriti né qytetin e Vlonés tue prokllamuar indinpendencén e Shqipnisé pas shumé shekujsh rrobnije.

Kété Flamur té shenjté Prefekti i Vlonés ja dorézoj Ministrit té Arésimit Shk. tij Z. Hil Mosi pér t’a dépozituar né Muzeun Kombétar né Tirané.

Pér sa ma nalté u redaktua ky Proces-Verbal i mbajtun né katér kopje dhe i nénéshkruem prej té gjithéve qe pérménden ma sipér.

Ministri i Arésimit Ministri i Drejtésis Pérfaqesuesi i N.M.Tij

Hil Mosi Milto Tutulani Mbretit

Gjeneral Leon De. Gilardidrejt



I biri i té djerit Prefekti i Vlonés

Ismail Qemal A. Nepravishta

Etem Vlora”



Nga shkresa e mėposhtme, e firmosur nga vetė ministri i arsimit Mirash Ivanaj, vėrtetohet se flamuri i u dorėzua Muzeut Kombėtar. E citojmė:

Dokumenti: AQSH, fondi 195, viti 1933, dosja 173.

“ MINISTRI E ARSIMIT

Nr. Prot. 1208. Dėrgohet Flamuri Komtar i ngrehun pėr herė tė parė nė Vlonė.

Drejtoris sė Muzeut Komtar, Tiranė

Kėtu ngjitun i dėrgojmė asajė Drejtorije kopjen e process-verbalit tė mbajtun me 28 Nanduer 1932 mbi flamurin komtar qi asht ngreh pėr herė tė parė nga i ndjeri Ismail Qemali nė Vlonė.

Pėr njiherit me kėto shkresa ju dėrgojmė dhe kėt flamur historik pėr t’a ruejtun me kujdes nė muzeun komtar.

Ministr’i Arsimit

Mirash Ivanaj (firma)

Nisur me 6/XI/1933”

Kėshtu, nė bazė tė kėtij dokumenti, Shqipėria u bė me flamur kombėtar. Por kjo nuk ishte e vėrtetė. E vėrtetojnė mohimet qė i u bėnė faktit tė servirur nga dėshmitarėt e atyre ngjarjeve, qė detyruan autoritetet e kohės tė bėnin verifikime tė shumta, pėr tė sqaruar tė vėrtetėn. Mirėpo patriotizmi vulosi mendimin. Pėr shumė kohė u besua se flamuri i pavarėsisė ndodhej i ruajtur nė Muzeun Kombėtar. U desh kohė qė ngatarresa tė shpėshtillej, por kjo ėshtė ҫėshtje qė nuk lidhet me kėtė shkrim, aq mė tepėr qė ėshtė sqaruar.

Vijojmė tė paraqesim dokumente tė tjerė qė shkojnė mė pranė tė vėrtetės.

“M.A.

Nri 402/749



Flamuri i Vlorėsė

Mėnistėrijės’ sė Arėsimitė

Q y t e t

Bashkė me shkresėn’ Nri 1208 tė sė 6s’ sė kėtij muaji, tė shoqėruarė me verbalin’ e endur’nė Vlorė mė 28 tė Vjeshtės’ sė Tretė 1932. Muarėm’ nė dorėim:

Flamurin’ kombėtar qė shtolli nė Vlorė vetė Ismail Qemal Vlora, mbė 28 tė Vjeshtės sė Tretė 1912.

Ky flamur zu vėndin’ nė rjeshtėn’ e kujtimevet’ t’ tjerė, me vlejė tė jėstorijėtė, qė ruhen’ nė Tiranė, 9 Vjesht’ e Tretė 1933

Drejtori

(Firma dhe vula )

Ngjitur’ pas kėsaj’ dorė-dėftesa

e jonė Nri C. 208”

Dokumenti: AQSH, Fondi 195, viti 1936, dosja 62.

“Flamuri i Vlorėsė

Pėr punėn, e flamurit’ kombėtar qė valoj nė Vlorė pėr here tė pare ditėn’ e tė lėҫiturit’ tė Shqipėrijsė mbė krye tė vehtė, Zoti Et-hem Bej Vlora, bir i tė ndjerit Iamail Qemal Bej Vlora, pati mirėsijėn’ tė shtronjė kėta kujtime:

flamuri upat nga shtėpija e Zotit’ Syreja Bej Vlora. (Shėnim nga F.Stamati: fjalėt, “nga shtėpija e Zotit’ Syreja Bej Vlora”, janė tė shuara me njė vijė pėrsipėr).

Pėlhura e flamurit’ qe e leshtė dhe shkaba e shtampuarė; nuk’ mban mėnt tė ketė pasur,’ theka o kravatė.

Tė madhėt’ tė tijė, gjer sa mund tė caktohet’ me tė maturė syri, munt tė qe afėro 0 m. 80 pėr sė gjati, dhe 0 m. 50 pėr sė gjėri.

Sa pėr fundin ‘ e kėtij, flamuri Zoti Et-hem Bej Vlora ėsht’ i mejtimit’ se flamuri nuk’ ka qėnė shdukurė, po se ndodhet’ i ruajturė nė Shqipėrijė, ndėr duar’ qė do tė kujtohen’ ndofta ndonjė ditė t’i a falin’ Muzejės’ Kombėtare.

Tiranė, 10 shkurt 1936”

Mė poshtė, nė tė majtė, ėshtė vula e Bibliotekės dhe Muzeut Kombėtar, si dhe firma, ndėrsa nė tė djathtė, firma e Ethem Bej Vlorės. Poshtė ka njė shėnim:

Zoti Et-hem Bej Vlora ndreqi me dorėn’ e vehtė:

“nga shtėpija e Zotit’ Xhemil Bej Vlora”.



Ёshtė me interes edhe njė dokument tjetėr:

Dokumenti: AQSH, fondi 195, viti 1936, dosja 62. Po e citojmė: “Flamuri i Doganės’ sė Vlorėsė.

Me shkresėn’ e Mėnistėrijės’ sė Arėsimitė Nri 1208 tė sė 6s’ sė Vjeshtės’ sė Tretė 1933, i udorėzua Muzejės’ Kombėtare njė flamur i trajtuarė prej dy fijesh pėlhure tė leshtė, 1 m. 45 i gjatė dhe 0 m. 95 i gjėrė, me shkabėn’, me dy krerė dhe me krahė tė shtallurė mbė tė pėrpjetė, pa theka dhe pa kravatė.

Pas shkresės’ qė i pėrsillte Muzejės’ Kombėare kėtė flamurė, janė mpėshteturė:

njė verbal me ditė 28 tė Vjeshtės ‘ sė Tretė 1932, nė tė cilin’ kan’ vėnė duarėtė:

Pėrfaqėsi I L. Madhėrijės’ sė Tijė Mbėretitė, Gjeneral Leon de Ghilardi,

Ministri i Arėsimitė, Hil Mosi,

Ministri i Drejtėsijėsė, Milto Tutulani,

Zoti Et-hem bej Vlora, pėrfaqėsi i Fėmijės’ sė tė ndjerit’ Ismail Qemal Beutė, Prefekti i Vlorėsė, A. Nepravishta.

Nė kėtė verbal ėshtė shėnuar se flamuri i dhuruarė Muzejės’ Kombėtare ėshtė muu ay qė pati ngriturė nė Vlorė me dorėn’ e vehtė i ndjeri Ismail Qemal Beu, tė 28nė tė Vjeshtės’ sė tretė 1912.

njė shkresė e Prefekturės’ sė Vlorėsė, Nri 172 me ditė 21 Jenar 1933, nė tė cilėn’, ndėr t’ jera, ėshtė shėnuarė se si pas kėrkim’ e hetimeve tė bėrė nga Prefektura e Vlorėsė, ky flamur nuk ‘ ka qėnė ngritur’ kurrė mbi ndėrtesėn’ qėverritare as ditėn’ qė ulėҫit tė krye-mbė-vehtėt’ tė Shqipėrijésė as mėė pas, po ka valuarė vetėmė pėr njė kohė tė gjatė mbi godinėn’ e Doganės’ sė detitė tė Vlorėsė.

Pėr tė kthillurė kėtė pikė ukėrkuanė hollėsija nga Zoti Et-hem Bej Vlora, i cili pati mirėsijėn’ tė apinj’ kėta shėnime: flamurin’ qė iu dorėzua Muzejės’ Kombėtare, i a fali tė ndjerit’ Ismail Qemal Beutė Duku i Monpansierit’, kur pat’ ardhurė nė Vlorė, nga Marsi i vitit’ 1913.

qėverrija e Shqipėrijėsė e pėrdori pėr Doganėn’ e Vlorėsė, mbi ndėrtesėn’ e sė cilėsė valoj gjer ditėn’ qė Ismail Qemal Beu hoqi dorė nga Kryesija e Qėverrijėsė.

mbė t’ ularguarė nga Vlora Ismail Qemal Beu, kėrkoj tė ketė si kujtim njė nga flamuret’ tė Qėverrijėsė; usgjoth ky flamur dhe i udorėua Zotit’ Et-hem Bej Vlora, i cili e pati me vehte gjatė kohės’ qė bashkė me t’ anė undodhėn’ ndėpėr Evropė.

ditėn’ qė i ndjeri Ismail Qemal Vlora ndėrroj jetė nė Perugia tė Italijėsė (25 Jenar 1919) Zoti Et-hem Bej Vlora mbuloj trupin’ e t’et me kėtė flamur.

kur upru i vdekuri nė Vlorė dhe uvendos nė sallėn’ e fllugėrijės’ sė pėrmortėshme, qė pati navaturė Kumanda e Ushtėrijės’ Italjane, prapė ky flamur under mbi arqivolin’ e tė vdekuritė.

gjatė pėrsjellės’ sė trupitė nga Vlora nė Kaninė, arqivoli qe mbuluarė me po kėtė flamur.

edhe ditėn’ qė eshtėrat’ tė tė ndjerit’ Ismail Qemal Beutė umbartėn’ nga Kanina nė Vlorė, pėr t’ ukallurė nė varrin’-monoment, qė ngrehu Qėverrija Mbėretėrore e Shqipėrijėsė, ky flamur qe nderur’ mbi arqivolin’ edhe gjatė rrugėsė edhe gjer sa mori funt shėrbesa e tė kalluritė, pas sė cilėsė Zoti Et-hem Bej Vlora u a dorėzoj Pėrfaqėsvet’ tė Qėverrijėsė Mbėretėrore, si kujtim pėr t’ uruajtur’ nė Muzejėn’ Kombėtare.

Tiranė, 10 Shkurt 1936”

Mė poshtė, majtas, ėshtė firma dhe vula e Bibliotekės dhe Muzeut Kombėtar, ndėrsa djathtas firma e Et-hem Bej Vlorės.

http://noa.al/3/artikull.php?id=135662

http://img440.imageshack.us/img440/2...6209918310.png
Foto e bashkangjitur
Lloji i dosjes: jpg Flamuri.jpg (6.1 KiloByte, 4 shikimet)
Lloji i dosjes: jpg ismail-qemali.jpg (42.8 KiloByte, 1 shikimet)
fegi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Sponsor
i vjetėr 11-01-2012, 11:56   #2
Irfan CANA
V.I.P
 
Avatari i Irfan CANA
 
Data e antarėsimit: Dec 2011
Postime: 2,046
Thanks: 0
Thanked 76 Times in 59 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 8
Irfan CANA ėshtė vėrtetė talentėIrfan CANA ėshtė vėrtetė talentėIrfan CANA ėshtė vėrtetė talentėIrfan CANA ėshtė vėrtetė talentė
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Zbulohet flamuri, me tė cilin u varros Ismail Qemali

Duhet tė ruhet si sytė e ballit.
Irfan CANA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-01-2012, 12:17   #3
SERAFIM DILO
Anti Busavata
 
Avatari i SERAFIM DILO
 
Data e antarėsimit: Aug 2010
Postime: 10,584
Thanks: 81
Thanked 1,327 Times in 999 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 45
SERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėmSERAFIM DILO i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Zbulohet flamuri, me tė cilin u varros Ismail Qemali

Lajm interesant.(ne qofte se eshte e vertete)
Vetem eshte per tu habitur qe nje simbol kombetar te zbulohet "sot" e te mos dihej edhe ne kohen e Enverit.Kjo,per te treguar vleren e mundesit e studiuseve shqiptar ne kohet e Enverit,si dhe "patriotizmin e nacionalizmin" qe ka treguar Enveri ndaj kombit shqiptar.
__________________
Lavdi ish moderatoreve te rene ne krye te detyres.
SERAFIM DILO nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-01-2012, 15:24   #4
Mano
V.I.P
 
Avatari i Mano
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Postime: 4,540
Thanks: 778
Thanked 801 Times in 466 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 31
Mano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Zbulohet flamuri, me tė cilin u varros Ismail Qemali

Sero...me ke marre fjalet nga goaj per zotin!

Eshte me te vertet Nje turp shume i madh.

Por Fal "patrioteve te vertet" modern qe mundohen te egzaltojn 100 vjetorin e shpalljes se pavarsise per Fitime Politike, pjese te historise se vertet te vendit po shfaqen copa copa.

Ajo qe eshte akoma me e Turpshme eshte kur shikon se cfar kemi arritur ne keto 100 vjet te pavaresise. Jo vetem si shtet por si kombesi dhe etnicitet. 100 vjet me vone shqipetaret gjobiten dhe arrestohetn kur mbajn simbole kombetare ne shtetet fqinje. Dhe shteti meme as qe ben deklaraten me te vogel. Sic dihet perparimi i vertet i vendit ndodhi gjate viteve 20 deri 40. Pastaj nje shfrenim i plot qe u kthye ne nje ecje mbrapsht per 75 vjetet e ardhshme! Ismail Qemali me Patriotet dhe Nacionalistat e vertet nuk luftuan per kete! Nejse kjo eshte per nje teme tjeter!

P.S Interesant eshte kur ke rastin per te pare dokumenta te vjeter, se si eshte shkruajtur shipja, ne ate kohe. Tingullon shume bukur ne fakt, e perzier me gegnishten tingellon natyrshem dhe jo e sforcuar sic tingullon sote.
Mano nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Bookmarks


Tema po shikohet nga: 1 (0 anėtarė dhe 1 vizitorė)
 
Mundėsitė nė temė
Mėnyra e shfaqjes

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur

Pėrzgjidh nėnforumin