Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Bota Shpirtėrore > Musliman

Musliman Kėtu janė tė ftuar tė gjithė besimtarėt muslimanė.

10 Temat e fundi Ish-agjenti i CIA-s: Lideri i ISIS u trajnua nga Izrael (Autor : legjenda - )           »          Shtatoret sips A. Fuges (Autor : Duaje Siveten - )           »          Fenomen i rrallė nė Tiranė, ndriēohet qielli natėn- FOTO (Autor : MisterE - )           »          Hakerat sulmojnė faqet online tė 15 ministrive: Rama do gjithė pushtetin (Autor : MisterE - )           »          Reforma territoriale, Balla: Ndarja e re, rilindje e qeverisjes vendore (Autor : drague - )           »          AMC investon 600 miljon per kolltuqe kinemaje. (Autor : Nova_Design - )           »          Xhirim Video shume solid (Autor : Nova_Design - )           »          Platforme ujore qe pastron oqeanin nga ndotjet plastike (Autor : Nova_Design - )           »          Ēifutėt janė pėrzėnė 47 herė nė 1000 vjet – Pse? (Autor : legjenda - )           »          Gaza drejt paqes njė javore (Autor : legjenda - )

Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė Mėnyra e shfaqjes
i vjetėr 10-03-2012, 12:07   #1
ymer prizreni
V.I.P
 
Avatari i ymer prizreni
 
Data e antarėsimit: Jul 2011
Postime: 1,902
Thanks: 36
Thanked 46 Times in 31 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 8
ymer prizreni ėshtė njė gur i ēmuarymer prizreni ėshtė njė gur i ēmuarymer prizreni ėshtė njė gur i ēmuarymer prizreni ėshtė njė gur i ēmuar
Gjendja bazė Qabja madheshtore



Qabja qė ėshtė kibla e besimtarėve, ėshtė qėllimi i drejtimit tė namazit, tė cilin Zoti i Lartė e urdhėroi nė Kuran me shprehjen “...bėj sexhde dhe afrohu!” (el-Alak, 19). Gjithashtu Qabja ėshtė vendi ku drejtohen tė gjithė myslimanėt e botės, pra vendi ku bota Islame mat pulsin e vet.
Ashtu sikurse pasqyra e syrit hyjnor tek njeriu ėshtė zemra, po ashtu edhe pasqyra e gjithėsisė ėshtė Qabja. Pra Qabja nė gjithėsi, nė njė farė mėnyre, mund tė mendohet si zemra nė trupin e njeriut. Pėr kėtė arsye haxhi ėshtė njė adhurim qė duhet bėrė me zemėr, duke kuptuar madhėshtinė e Qabes.
Fakti qė Qabja cilėsohet si shtėpia e Allahut,tregon se ėshtė njė faltore e shenjtė qė prej Ademit(a.s) dhe se vizita tek Ajo ėshtė bėrė farz pėr ata qė kanė mundėsi. Nė ajetet Kuranore njoftohet kėshtu:“Me tė vėrtetė, Faltorja e parė e ngritur pėr njerėzit, ėshtė ajo nė Mekė, e bekuar dhe udhėrrėfyese pėr popujt.Nė tė ka shenja tė qarta (qė janė): vendi i Ibrahimit (makami Ibrahim); (fakti qė) kush hyn nė tė ėshtė i sigurtė; dhe vizita (pėr haxh) e kėsaj faltoreje (e cila ėshtė detyrė) pėr kėdo qė ka mundėsi ta pėrballojė rrugėn. E kush nuk beson, Zoti nuk ka nevojė pėr askėnd” (Al-i Imran, 96-97)
Nė Qaben madhėshtore ndodhet “Makami i Ibrahimit (a.s.)” Zoti i ka ngarkuar besimtarėt qė kanė mundėsi pėr haxh apo umre, detyrėn e tė ecurit nė vendin e shenjtė, nė vendin ku gjendet gjurma e kėmbės sė tij, Ibrahimit (a.s), si dhe tė falin namazin e tavafit, mbas postit tė tij.
Edhe “Haxheru’l-Esved” qė pėrshėndetet dhe puthet me respekt nė Qabe, ėshtė njė gur i madhėrueshėm, ėshtė vendi ku i jepet fjala pėr pėrulje dhe robėri Atij. Tė pėrshėndesėsh Atė, do tė thotė tė japėsh fjalėn se do tė heqėsh dorė nga tė gjitha pėruljet shpirtėrore dhe drejtimet qė tė jep shejtani.
Haxheru’l-Esved ėshtė njė pikė referimi e fillimit dhe e mbarimit tė tavafit. Deri tani pothuajse ēdo gur i Qabes ka ndryshuar, por Haxheru’l-Esved ka ardhur deri nė ditėt tona pa ndryshuar. Sa e sa pejgamberė me nė krye Muhamedin (a.s) e kanė puthur dhe sa e sa duar tė madhėrueshme e kanė prekur. Kėshtu qė ai nga njė gur i thjeshtė, ėshtė bėrė tashmė njė kujtim dhe njė gonxhe krejtėsisht tjetėr nė zemrat tona.
Shkurtimisht, Qabja me tė gjitha tė veēantat e Sa’jit, thuajse ėshtė njė hije e Fronit Hyjnor nė tokė, njė burim mėshire dhe mirėsie. E thėnė ndryshe, Ajo ėshtė njė pasqyrė e shndritshme qė rrezaton cilėsitė e mėshirės dhe tė faljes sė Allahut. Ajo ėshtė njė diell qė ndriēon shpirtrat, njė burim drite.
Sipas transmetimit nė lidhje me ndėrtimin e Qabes, Hz. Ademi me Hz. Havanė, nė kohėn qė u nxorėn nga xheneti, u takuan nė Arafat, ecėn sė bashku drejt Perėndimit dhe erdhėn nė vendin ku gjendet Qabja. Nė kėtė kohė, Ademi (a.s) deshi tė adhuronte Zotin pėr ta falenderuar pėr kėtė takim dhe iu lut Atij qė t’i jepte pėrsėri kollonėn e ndritshme
pėr tė bėrė ibadet, duke bėrė tavaf rreth saj,duke qenė nė xhenet. Pikėrisht aty zbriti kollona e dritės dhe Hz. Ademi adhuroi Allahun duke bėrė tavaf rreth saj.
Kjo kollonė prej drite humbi nė kohėn e Hz.Shitit dhe nė vend tė saj mbeti njė gur i zi. Mė pas Hazreti Shiti bėri njė ndėrtesė prej guri me katėr qoshe. Si atė dhe gurin e zi e vendosi nė njė qoshe tė ndėrtesės. Ja pra, ai qė sot njihet si Haxheru’l- Esved, ėshtė pikėrisht guri i zi.
Mė pas, kjo ndėrtesė mbeti e fshehur poshtė rėrės pėr njė kohė tė gjatė. Hazreti Ibrahimi me urdhrin e Allahut erdhi nė vendin ku ndodhet Qabja, dhe tė birin Ismailin (a.s) e vendosi aty sė bashku me nėnėn e tij. Mė pas sė bashku me Ismailin (a.s) kur i erdhi urdhri i Allahut, hapi vendin ku ndodhej Qabja. Gjeti themelet e ndėrtesės sė bėrė nga ana e Hazreti Shitit dhe mbi ato themele ndėrtoi Qaben madhėshtore.
Dhe kur pėrfundoi Qabja, Ibrahimi (a.s.), iu lut Allahut : “... Zoti Im! Bėje kėtė vend qytet tė sigurtė dhe furnizoji me prodhime banorėt e tij, ata qė besojnė nė Allahun dhe nė jetėn tjetėr!..” (el-Bakara, 126)
Si njė begati e kėsaj lutjeje tė Ibrahimit (a.s) nė Mekė ėshtė pėrputhja e ėmbėlsisė sė gojės me atė tė besimit.
ymer prizreni nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Sponsor
i vjetėr 10-03-2012, 12:08   #2
ymer prizreni
V.I.P
 
Avatari i ymer prizreni
 
Data e antarėsimit: Jul 2011
Postime: 1,902
Thanks: 36
Thanked 46 Times in 31 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 8
ymer prizreni ėshtė njė gur i ēmuarymer prizreni ėshtė njė gur i ēmuarymer prizreni ėshtė njė gur i ēmuarymer prizreni ėshtė njė gur i ēmuar
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Qabja madheshtore

Ndėrtimi i Qabes ėshtė bėrė rreth njėmbėdhjetė herė.

Hera e parė nga ana e ėngjėjve, hera e dytė nga ana e Ademit (a.s), hera e tretė nga ana e Shitit (a.s), hera e katėrt nga ana e Ibrahimit (a.s), hera e pestė nga ana e fisit Amalika, hera e gjashtė nga ana e Xhurhumive, hera e shtatė nga ana e Kusajt, hera e tetė ngaana e Kurejshit, hera e nėntė nga ana e Abdullah bin Zubejrit prej tabiinve(Gjenerata qė vjen pas asaj tė Muhamedit a.s.), hera e dhjetė nga ana e Haxhxhaxh-i Dhalimit dhe hera e njėmbėdhjetė nga ana e sulltanit Murat Han IV tė Perandorisė Osmane.

Perandoria Osmane ka treguar kujdes dhe respekt tė madh ndaj Qabes Madhėshtore. Kjo ėshtė vėnė re edhe gjatė riparimit, p.sh.Nė kohėn e Muratit IV ndodhi njė pėrmbytje dhe tė dy anėt e Qabes u ēanė. Pas kėsaj ngjarjeje u dėrgua menjėherė, pėr riparim nė Mekė, kryearkitekti Ridvan Aga. Ai, pasi bėri pėrcaktimet e nevojshme duke treguar vendet e dėmtuara, e gjykoi si mosrespekt ndaj Qabes Madhėshtore pėrdorimin e termave tė tillė si “shėmbje dhe ēarje”dhe pėrdori njė shprehje tė tillė:“Kėto pjesė tė shtėpisė sė Zotit kanė njė pėrkulje tė pjesshme.”Edhe gjatė riparimit ėshtė treguar kujdes i madh qė ėshtė dukur qartė nė marrjen e disa masave, me qėllim qė ato vende tė madhėrueshme tė mos ndoteshin nga kafshėt qė mbartnin materialet e nevojshme pėr ndėrtim.
ymer prizreni nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 10-03-2012, 12:10   #3
ymer prizreni
V.I.P
 
Avatari i ymer prizreni
 
Data e antarėsimit: Jul 2011
Postime: 1,902
Thanks: 36
Thanked 46 Times in 31 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 8
ymer prizreni ėshtė njė gur i ēmuarymer prizreni ėshtė njė gur i ēmuarymer prizreni ėshtė njė gur i ēmuarymer prizreni ėshtė njė gur i ēmuar
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Qabja madheshtore

Historia dhe shenjtėria e Qabes

Fjala Kabe (Qabe), kuptimi leksikor i sė cilės ėshtė “kub“(objekt nė formė kubi), pėrmendet nė Kur’an nė dy vende. E pėrmendur nė ajete edhe me emra tė tjerė, si Bejt, Bejtullah, el-Bejtul Atik, el-Bejtul Haram, el-Bejtul Muharram, el-Mesxhidul Haram, Qabja thirret nga populli pėrgjithėsisht me emėrtimin Qabja Madhėshtore (Kabe-i Muadhdhama).Qabja ėshtė ngritur mbi themele me gjerėsi afro 1.5 m.

Nė muret e saj tė bėra me gurė bazalti tė sjellė nga periferia e Mekės, ndodhen 1614 gurė tė madhėsive tė ndryshme.Nė kėndin lindor,nė lartėsinė 1.1m. nga toka,brenda njė mbrojtėseje prej argjendi, ndodhet Guri i Zi (Haxherul Esved), i cili shėnon pikėn e fillimit dhe mbarimit tė tavafit.

Kėndit lindor tė Qabes i thuhet Rukni Haxheri Esved ose Rukni Sharki, kėndit verior, Rukni Iraki, kėndit perėndimor, Rukni Shami dhe kėndit jugor, Rukni Jemani. Ulluku nėpėr tė cilin rrjedhin ujėrat e shiut qė bie mbi Qabe, njihet si Ulluku i Artė (Mizab-i Kabe).

Pjesa e parė prej 3 m. nga Qabja e vendit tė rrethuar me mure gjysmėrrethi me trashėsi 1.55 m. dhe lartėsi nga toka, 1.32 m. me pozicion pėrballė murit veriperėndimor tė Qabes (pėrballė mesit ndėrmjet Rukni Iraki dhe Rukni Shami), quhet Hatim. Kjo pjesė ka qenė pėrfshirė nė ndėrtesėn e Qabes tė ngritur nga Hz. Ibrahimi. Kur Qabja u meremetua nga Kurejshėt, kjo pjesė u la jashtė ndėrtesės pėr mungesė baze materiale.

Kurse pjesa tjetėr prej 5.46 m. e kėtij vendi emėrtohet Hixhri Kabe, Hixhri Ismail ose Hatra (Kujtim). Hz. Ibrahimi pati ngritur kėtu njė hije prej drurit tė quajtur erak pėr tė shoqen, Haxher dhe tė birin, Ismail. Rrėfehet se Hz. Haxher dhe i biri Ismail (a.s.) janė varrosur nė zonėn Hixhr.Ėshtė parė fetarisht e domosdoshme (vaxhib) qė tavafi tė bėhet jashtė Hixhrit. Porta e Qabes ndodhet nė verilindje tė ndėrtesės, nė lartėsi 2.25 m. nga toka. Pjesa e murit mes portės dhe Gurit tė Zi quhet Multezem. Lartėsia e Qabes ėshtė 14 m.

Gjatėsia e anės Multezem ėshtė 12.84 m., e faqes Hatim ėshtė 11.28 m., gjatėsia mes pjesės Hatim dhe Rukni Jemani ėshtė 12.11 m., mes Rukni Jemani dhe Gurit tė Zi ėshtė 11.52 m. Brenda Qabes janė tre shtylla qė mbajnė tavanin. Kėto shtylla ndodhen nė mes, tė radhitura nga muri jugor drejt Hatimit. Pasi kalohet porta, nė anėn e djathtė tė saj ndodhet njė shkallė qė ngjitet nė tavan.

Edhe nė hyrje tė shkallės ėshtė njė portė qė quhet Porta e Pendesės.Muret e jashtme dhe tavani i Qabes mbulohen me njė mbulesė jeshile tė mėndafshtė.) Kur qe zbritur mbi tokė, Hz. Ademi (a.s.) qe ngarkuar me detyrėn pėr tė ndėrtuar njė tempull nė vendin ku sot nė Mekė ndodhet Bejtullahu, Qabja. Zoti i Lartė urdhėron kėshtu: “Pa dyshim, shtėpia (faltorja) e parė e ngritur pėr njerėzit si burim begatie dhe orientimi pėr botėt, ėshtė ajo (Qabja) nė Mekė.” (Al-i Imran, 96)

Edhe i Dėrguari i Allahut (s.a.s.), si pėrgjigje ndaj pyetjes sė Ebu Dherit (r.a.), ka thėnė se faltorja e parė e ndėrtuar mbi tokė ėshtė “Faltorja e Paprekshme” (Mesxhidi Haram), kurse e dyta, “Faltorja Aksa” (Mesxhidi Aksa). Siē shihet, lugina e Mekės ėshtė zgjedhur qysh me njeriun e parė dhe ėshtė bėrė e bekuar.
ymer prizreni nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 10-03-2012, 12:12   #4
ymer prizreni
V.I.P
 
Avatari i ymer prizreni
 
Data e antarėsimit: Jul 2011
Postime: 1,902
Thanks: 36
Thanked 46 Times in 31 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 8
ymer prizreni ėshtė njė gur i ēmuarymer prizreni ėshtė njė gur i ēmuarymer prizreni ėshtė njė gur i ēmuarymer prizreni ėshtė njė gur i ēmuar
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Qabja madheshtore

Gjatė Pėrmbytjes sė Nuhut (Noes), edhe Qabja u pėrmbyt dhe mbeti nėn rėrė pėr njė kohė tė gjatė pas pėrmbytjes. Kur Hz. Ibrahimi u rikthye nė Mekė shumė vite pasi i pati lėnė aty gruan dhe tė birin, i tha kėshtu Ismailit (a.s.): “Ka urdhėr nga Zoti. Do tė ndėrtojmė njė tempull dhe ti do tė mė ndihmosh mua!”

Ismaili (a.s.) barti gurė, kurse Hz. Ibrahimi ngriti muret e faltores. Guri i mermerit qė sot njihet si Makami Ibrahim (posti i Ibrahimit), ku ndodhet gjurma e kėmbės sė Ibrahimit (a.s.), bėri punėn e skelės2 gjatė ngritjes sė mureve.

Nė ajetin kur’anor thuhet: “Njė kohė, Ibrahimi me Ismailin ngrinin themelet e Bejtullahut (dhe thoshin kėshtu): “Zoti ynė, pranoje kėtė prej nesh! Pa dyshim, Ti dėgjon dhe di!” (el-Bakara, 127)

Me qėllim qė Guri i Zi (Haxherul Esved) tė bėhej shenjė e vendit tė fillimit tė tavafit tė Qabes, Hz. Ibrahimi (a.s.) e vendosi atė nė njė kėnd tė Qabes. Siē ka njoftuar i Dėrguari i Allahut (s.a.s.), kur ka dalė nga xhenneti, ky gur i zi ka qenė mė i bardhė se qumėshti dhe bora,por, pastaj, mėkatet e njerėzve janė bėrė shkak pėr nxirjen e tij.

Veē kėsaj, rrėfehet se zjarret e njėpasnjėshėm nė periudhėn pagane para islamike dhe, pastaj, nė periudhėn islamike, e nxinė akoma mė shumė atė. Me tė vėrtetė, bėhet e ditur se kjo nxirje ndodhet vetėm nė pjesėn e dukshme tė Gurit tė Zi, kurse pjesa e tij e futur nė murin e Qabes ėshtė ende e bardhė.( Dijetarėt kanė thėnė: Nė qoftė se mėkatet mund tė bėjnė kaq shumė efekt edhe mbi njė gur dhe ta nxijnė atė, kushedi ē’gjurmė tė tmerrshme lėnė mbi zemrėn. Prandaj duhet tė ruhemi me tė gjitha mundėsitė tona prej mėkateve!Muxhahidi ka thėnė kėshtu:“Kur Abdullah bin Zubejr (r.a.) e shembi Qaben pėr ta rindėrtuar, e vėshtrova Gurin e Zi dhe pashė se pjesa brenda murit ishte e bardhė.”

Kur Karmatitėt qė e patėn shkulur nga vendi Gurin e Zi dhe e patėn marrė, e kthyen prapė nė vitin 339 hixhri, Nafi el-Huzai e pati shqyrtuar dhe pati thėnė kėshtu:“E shqyrtova Gurin e Zi kur ishte i shkulur nga vendi; nxirja ishte vetėm nė anėn e kreut, kurse anėt e tjera ishin tė bardha.”

Qabja u rrėnua pėrsėri nė vitin 1039 tė hixhrit nga njė rrebesh i madh. Imam Ibni Allan el-Mekkķ i cili ėshtė ndodhur aty gjatė rindėrtimit tė saj, i ka vėzhguar dhe i ka marrė shėnim etapat e rindėrtimit dhe ka thėnė kėshtu pėr Gurin e Zi:“Ngjyra e pjesės sė Gurit tė Zi tė mbuluar brenda Qabes ėshtė e bardhė si Pozita e Ibrahimit…”

Kur pėrfundoi ndėrtimi i Qabes, Hz. Ibrahimi me Hz.Ismailin (alejhimesselam) u lutėn kėshtu: “Zoti ynė! Bėna ne ndėr ata qė tė janė dorėzuar Ty! Dhe nga brezi ynė nxirr njė ummet qė tė bindet dhe tė tė falet Ty! Dhe na i trego mėnyrat e adhurimit dhe na i prano pendimet,sepse vetėm Ti je qė i pranon shumė pendimet dhe qė je mėshirues i madh! Zoti ynė! Dhe dėrgoju atyre nga mesi i tyre njė tė dėrguar qė t’ua kėndojė ajetet e tua, t’ua mėsojė Librin dhe urtėsinė dhe t’ua pastrojė nefset! Vetėm Ti je fitues dhe qė e bėn siē duhet ēdo gjė!” (el-Bakara, 128-129)

Pasi mbaroi ndėrtimi i Qabes, Zoti i Lartė e urdhėroi Ibrahimin (a.s.) t’i ftojė tė gjithė njerėzit nė haxh: “Dhe ftoji njerėzit nė haxh dhe le tė vijnė tek ti duke ecur ose mbi kafshė tė dobėsuara (nga rruga e gjatė) duke kapėrcyer ēdo luginė!” (el-Haxh, 27)

Nė bazė tė kėsaj porosie hyjnore, Hz. Ibrahimi, duke u ngjitur nė malin Ebu Kubejs ose duke hipur mbi gurin e quajtur Pozita e Ibrahimit, bėri zė nga tė katėr anėt duke ua njoftuar njerėzve se Zoti e kishte bėrė detyrim (farz) haxhin nė Qabe.

Pasi Ibrahimi (a.s.) bėri kėtė njoftim, i shkoi pranė Xhebraili(a.s.), i cili ia tregoi kodrat Safa dhe Merve si dhe kufijtė e Qabes dhe i tha qė tė ngulte nga njė gur si shenjė. Pastaj ia mėsoi tė gjitha detyrimet e haxhit.
ymer prizreni nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 10-03-2012, 12:14   #5
ymer prizreni
V.I.P
 
Avatari i ymer prizreni
 
Data e antarėsimit: Jul 2011
Postime: 1,902
Thanks: 36
Thanked 46 Times in 31 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 8
ymer prizreni ėshtė njė gur i ēmuarymer prizreni ėshtė njė gur i ēmuarymer prizreni ėshtė njė gur i ēmuarymer prizreni ėshtė njė gur i ēmuar
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Qabja madheshtore

Pas kėsaj, filluan tė vinin nė Hixhaz vizitorė nga vendbanimete afėrta e tė largėta dhe ta vizitonin Bejtullahin, Shtėpinė e Allahut. Duke u shndėrruar nė njė qendėr fetare me rėndėsi,Qabja fitoi interesimin e tė gjithė njerėzve.

Nga ana tjetėr, Qabja iu nėnshtrua sulmeve tė shumė fiseve politeiste qė nuk e duronin dot vlerėn dhe shenjtėrinė qė zotėronte ajo. Nė shekujt para sulmit tė urrejtur tė sundimtarit jemenas Ebrehe, tre sundimtarė tė tjerė politeistė tė Jemenit patėn dashur ta shembnin Qaben. Nė njėrin nga kėto sulme, disa persona nga fisi i tė bijve Hudhejl i patėn nxitur sundimtarėt jemenas pėr ta shembur Qaben dhe pėr ta rrėmbyer thesarin qė ndodhej aty.

Shkaku qė i pati shtyrė tė bijtė Hudhejl pėr tė vepruar kėshtu,ishte dėshira e tyre pėr tė shpėtuar nga sundimtarėt jemenas,sepse tė bijtė Hudhejl i besonin shenjtėrisė sė Qabes dhe, duke u mbėshtetur edhe nė pėrvojėn historike, ishin tė sigurt se sulmi kundėr Qabes do tė pėrfundonte patjetėr me shkatėrrimin e atyre qė do ta ndėrmerrnin njė veprim tė tillė!

Kėshtu ndodhi qė sundimtarėt jemenas me njerėzit e tyre tė nisur me qėllim pėr ta shembur Qaben, ngecėn nė rėrė dhe mbetėn nė rrugė. Atėherė, pas paralajmėrimit dhe orientimit tė njerėzve tė ditur qė merrnin pjesė nė shpurėn e tyre, sundimtarėt jemenas hoqėn dorė nga qėllimi i keq qė patėn ushqyer gjer atėherė ndaj Qabes, shfaqėn nderim ndaj saj, premtuan se do t’i ēonin dhurata popullsisė sė Mekės dhe, kėshtu, shpėtuan nga shkatėrrimi.

Pasi me kėtė dhe ndodhi tė tjera tė ngjashme, u zbulua vlera e Qabes nė lartėsinė e Zotit, nė vartėsi tė kėsaj, asaj iu lartėsua edhe konsiderata nė sytė e popullit. Bindja se Qabja, Meka dhe Kurejshėt ndodheshin nėn mbrojtjen hyjnore, u pranua edhe nga popullsia e Gadishullit Arabik.

Pas Hz. Ibrahimit, adhurimi i Qabes vazhdoi nė mėnyrė tė pėrshtatshme me parimet e besimit monoteist tevhid gjer nė kohėn kur filloi politeizmi. Atėherė, bashkė me pėrhapjen e politeizmit, filloi edhe ngritja nga politeistėt e shumė statujave brenda dhe jashtė Qabes.

Pavarėsisht nga kjo, Qabja kurrė nuk iu dedikua idhujve, por gjithmonė u pėrmend si Bejtullah, Shtėpia e Allahut!( Megjithėse njerėzit tė zhytur nė politeizėm u qenė falur shumė gurėve dhe drurėve duke i trajtuar ato objekte si idhuj, kurrė nuk u qenė falur Qabes, Gurit tė Zi dhe Pozitės sė Ibrahimit, pra, nuk i patėn konsideruar ato si objekte adhurimi me atė koncept siē i konsideronin objektet e tjera dhe kjo ishte njė mbrojtje e veēantė qė u kishte dhėnė atyre Zoti duke i ruajtur nga nėnshtrimi ndaj koncepteve dhe praktikave idhujtare)

Kur u triumfua Meka, idhujt brenda saj u thyen dhe u hodhėn tėrėsisht jashtė dhe Qabja u pastrua brenda e jashtė me ujin e Zemzemit nėn vėzhgimin e Profetit. Qė atė ditė e sot, ēdo vit, nė ditėn arife tė Bajramit tė Kurbanit, Qabja lahet e pastrohet me ujė Zemzemi e trėndafili, lyhet me aroma parfumore dhe mbulohet me njė mbulesė tė re.
ymer prizreni nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 10-03-2012, 12:15   #6
ymer prizreni
V.I.P
 
Avatari i ymer prizreni
 
Data e antarėsimit: Jul 2011
Postime: 1,902
Thanks: 36
Thanked 46 Times in 31 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 8
ymer prizreni ėshtė njė gur i ēmuarymer prizreni ėshtė njė gur i ēmuarymer prizreni ėshtė njė gur i ēmuarymer prizreni ėshtė njė gur i ēmuar
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Qabja madheshtore

Fakti qė nė periudhėn pagane paraislamike, paganėt dhe politeistėt varnin nė muret e Qabes poezitė qė fitonin ēmim nė konkurset poetike(Shtatė bezet ku shkruheshin poezitė fituese, quheshin Muallakatu’s-Seb’a.)si dhe dokumente politike me rėndėsi siē ishin,mė pas, vendimet pėr prerjen e marrėdhėnieve me muslimanėt ose shpalljet e bojkotit kundėr tyre, tregon se Qabja zotėronte nė ēdo aspekt njė rėndėsi shumė tė madhe.

Janė njė sėrė detyrash tė posaēme lidhur me Qaben, tė cilat janė kryer qysh nga dita kur ėshtė ndėrtuar. Kohėt e para, kėto detyra i plotėsoi Hz. Ismaili. Pastaj, kėto detyra tė nderuara i kaluan tė birit tė Hz. Ismailit, pas tij i kaluan fisit Xhurhum dhe prej atyre, duke kaluar nėpėr duart e fiseve tė ndryshme, arritėn gjer te Kurejshėt. Kėto detyra qė u zbatuan me kujdes tė veēantė edhe nė qytetin-shtet tė Mekės tė ngritur mė vonė, janė:
1. Sidane ose Hixhabe: Detyra e mbulesės sė Qabes dhe e mbajtjes sė ēelėsit tė saj.(Bėhet e ditur se Hz. Ismaili ėshtė personi i cili i ka hedhur mbulesė Qabes pėr herė tė parė .Nė historinė islame,mbulimi i Qabes ėshtė bėrė nga njė sundimtar i madh, nga kalifi ose nga guvernatori i Mekės. Mbulesa e Qabes e pėrbėrė prej dy copash,njėra e jashtme dhe tjetra e brendshme, nė vitin 1517, me kalimin e markalifatit te osmanėt, edhe pėr njė farė kohe vazhdoi tė endej nė Egjipt.
Nė periudhėn e Kanuniut, mbulesa e brendshme u end nė Stamboll,kurse nė periudhėn e sulltan Ahmedit III, copat e tė dyja mbulesave filluan tė endeshin nė Stamboll. Mbulesa e fundit e endur nė Stamboll u dėrgua nga Porta e Lartė nė vitin 1916, kurse pas kėsaj date, pėr shkak tė lėvizjes Sherif Hysejin, nuk u dėrgua mė. Mė vonė, pėr njė farė kohe, mbulesa u end nė Egjipt dhe u dėrgua qė atje, kurse nė ditėt tona endet nė njė fabrikė tė posaēme tė ndėrtuar nė Mekė.)
2. Sikaje: Dhėnia ujė tė pijshėm haxhinjve dhe kujdesi pėr burimin Zemzem.
3. Ridane: Detyra e ushqyerjes sė haxhinjve tė varfėr, e strehimit dhe e mirėtrajtimit tė tyre.

Kryerja e kėtyre detyrave konsiderohej nderi mė i madh. Nė Shekullin e Lumtur, pra, nė kohėn e Profetit, kėto shėrbime u ndanė mes familjeve tė parisė sė Mekės. Nė kohėn e kalifatit tė vet, Hz. Omeri ndau njė fond tė veēantė pėr kėto shėrbime, kurse duke filluar nga kalifati Muavije, u bė njė rregullim i ri i kėtyre punėve. Kurse nėn administrimin osman, pėr shėrbimet e Qabes,ēdo vit ėshtė ndarė pjesė nga fondi i posaēėm i dy faltoreve tė Paprekshme tė quajtura Haramejn, Qabja dhe faltorja Aksa.
ymer prizreni nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 10-03-2012, 12:17   #7
ymer prizreni
V.I.P
 
Avatari i ymer prizreni
 
Data e antarėsimit: Jul 2011
Postime: 1,902
Thanks: 36
Thanked 46 Times in 31 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 8
ymer prizreni ėshtė njė gur i ēmuarymer prizreni ėshtė njė gur i ēmuarymer prizreni ėshtė njė gur i ēmuarymer prizreni ėshtė njė gur i ēmuar
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Qabja madheshtore

Ngjarja e elefantit qė tregonte se Qabja ndodhej nėn mbrojtjen hyjnore

Qabja e ndėrtuar me urdhrin e Allahut tė Lartė, ėshtė vazhdimisht nėn mbrojtjen hyjnore. Ngjarja e cila nė histori njihet si “Ngjarja e Elefantit”, ėshtė njė nga shembujt mėsimdhėnės qė e nxjerr nė shesh kėtė.

Kur guvernatori i Jemenit, Ebrehe, nuk pa nga njerėzit interesimin e dėshiruar pėr kishėn qė pati ngritur nė Sana me ndihmėn e Perandorisė Romake, u nevrikos sė tepėrmi dhe, pas kėsaj, vendosi ta shembte Qaben qė arabėt, duke e pranuar si tė shenjtė qysh nė kohėt e lashta, vazhdonin ta vizitonin me tė njėjtin nderim si mė parė. Atėherė pėrgatiti njė ushtri tė madhe, tė pajisur edhe me elefantė qė, atė kohė, ishin si tanket e sotėm, dhe marshoi drejt Mekės. Kėshtu ai mendonte se do t’i kthente njerėzit te kisha qė kishte ndėrtuar vetė!

Ebrehesė i ishin errur sytė aq keq, saqė i tha me habi Abdylmuttalibit qė i kishte dalė pėrpara pėr t’i kėrkuar prapė devetė e grabitura, kėshtu:
“Unė erdha ta shemb Qaben, kurse ti e ke mendjen te devetė!”
Kurse Abdylmuttalibi i tha:
“Qabja e ka tė zotin qė e mbron!..”
Me pėrēartje, Ebreheja ia ktheu:
“Nuk ka kush qė ta mbrojė atė pėrballė meje!..”

Por kur Ebreheja i dha urdhėr ushtrisė tė marshonte drejt Qabes, elefantėt u ngulėn nė vend. Faqja e qiellit u mbush me zogjtė ebabil qė zunė tė lėshojnė mbi ushtrinė gurė tė bėrė prej argjile tė pjekur qė e dėmtonin rėndė atė qė e godisnin. Pėr njė ēast, fusha nė prag tė Mekės u kthye nė varrezė njerėzish dhe elefantėsh. Zogjtė e lehtė kishin shtypur e dėrrmuar elefantėt disatonėsh!
Ky vit nė tė cilin ndodhi kjo mrekulli hyjnore e tmerrshme, u quajt “Viti i Elefantit”.

Zoti i Lartė e tregon kėshtu kėtė ngjarje nė Kur’an: “Ti nuk e ke parė se ē’bėri Zoti yt me tė zotėt e elefantėve! A nuk bėri qė tė dėshtojnė planet e tyre? Lėshoi mbi ta shpendė tufa-tufa qė i qėllonin me gurė prej balte tė ngurtėsuar; dhe i bėri ata si gjeth i bluar!” (el-Fil, 1-5)

Sepse Qabeja ishte “shtėpia e mirėsisė sė lartė”, e ndėrtuar me urdhrin e Zotit dhe ishte bekuar si vend pėr adhurimin e Zotit, pėr ēka edhe ishte marrė nėn garancinė hyjnore. Kurse ndėshkimi i dhėnė veprimit tė Ebrehesė kundėr saj, bart cilėsinė e njė kėrcėnimi ndaj tė gjitha veprimeve tė ngjashme gjer nė kiamet.

Nė njė ajet tjetėr tė Kur’anit urdhėrohet: “Kush mund tė jetė mė mizor se ai qė bėhet pengesė qė nė faltoret e Allahut tė pėrmendet emri i Tij? Nė tė vėrtetė, ata duhet tė hyjnė atje duke u frikėsuar. Pėr ta nė kėtė botė ka poshtėrim, kurse nė jetėn tjetėr, ndėshkim tė madh!” (el-Bakara, 114)

Ebreheja i cili e kishte ashpėrsuar shumė dhunėn dhe padrejtėsinė,mė nė fund, kishte krijuar iluzionin se tek ai kishte njė fuqi dhe madhėshti tė pafundme. Nė kundėrshtim me kėtė, Zoti e shkatėrroi atė jo me anė tė qenieve tė fuqishme e tė tmerrshme tė shkretėtirės, si luanėt, tigrat ose gjarpėrinjtė helmues, por me anė tė gurėve tė vegjėl sa njė kokėrr qiqre tė hedhur nga zogjtė Ebabil, qenie tė dobėta e krejt tė pafuqishme!

Me tė vėrtetė, Zoti i Lartė, duke i shkatėrruar mendjemėdhenjtė e krenarėt, si Faraoni, Nemruti dhe Xhaluti, gjithmonė me anė tė qenieve nė pamje tė vogla e tė pafuqishme nė krahasim me ta, ka treguar se sa tė pafuqishėm kanė qenė ata dhe se sa pa kuptim ka qenė mendjemadhėsia e tyre!

Edhe Ebreheja i cili doli nga Jemeni me madhėshti e mendjemadhėsi,mundi tė kthehej me trupin tė dėrrmuar, i mjerė e i poshtėruar. Gjendja e tij ėshtė njė tabllo mėsimdhėnėse shumė e qartė e faktit se mendjemėdhenjtė turpėrohen e poshtėrohen qysh nė kėtė botė!

“Viti i Elefantit” u pėrdor mes Kurejshve si njė lloj date dhe fillimi epoke. Rrėfimi i mėposhtėm e ilustron bukur kėtė: Kubash bin Ushejm pati thėnė: “Unė dhe i Dėrguari (s.a.s.) kemi lindur nė Vitin e Elefantit.”Osman bin Affan e pati pyetur:
“A ti je mė i madh, apo i Dėrguari i Allahut (s.a.s.)?”

Sahabiu i bekuar i pati dhėnė kėtė pėrgjigje plot edukatė dhe hijeshi:“I Dėrguari i Allahut (s.a.s.) ėshtė shumė shumė mė i madhse unė, kurse si datė lindjeje, unė jam mė i vjetėr se ai!Unė i kam parė tė pasmet e elefantėve jeshile dhe tė ndryshuara!”
ymer prizreni nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Bookmarks


Tema po shikohet nga: 1 (0 anėtarė dhe 1 vizitorė)
 
Mundėsitė nė temė
Mėnyra e shfaqjes

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur

Pėrzgjidh nėnforumin