Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombi Shqiptar > Folklori Shqiptar

Folklori Shqiptar Gojėdhėnat, legjendat, kėngėt popullore, bejtet, kėngėt pėr heronjtė jane pasuri kombėtare qė shqiptarėt duhet t'i trashėgojnė nga brezi nė brez. Jepni kontributin tuaj tė ēmuar nė kėtė drejtim duke sjellė folklorin e krahinės suaj.

10 Temat e fundi Martohet vajza e Topit, ja detajet e dasmės. Albano Carrisi: Do kėndoj pėr Nadėn (Autor : drague - )           »          Pickohet 1000here nga bletet.Teksas (Autor : Nova_Design - )           »          Pacienti psikopat qellon doktorin me pistolet (Autor : Nova_Design - )           »          Kelmendi: Mos pini Coca-Cola, ėshtė e regjimit qė po vret palestinezėt (Autor : legjenda - )           »          Kush e ndėrtoi Jerusalemin dhe kush e bėn historinė? (Autor : legjenda - )           »          Lufta e Shenjtė": Perandoria Osmane nė Luftėn e Parė Botėrore (Autor : legjenda - )           »          ISIS shkaterron Vende te shenjta Islamike (Autor : Duaje Siveten - )           »          Vajtja e Dules nė Athinė cėnon sigurinė e shtetit shqiptar (Autor : Dasius - )           »          11 fakte pėr tė kuptuar konfliktin Izrael – Gaza (Autor : legjenda - )           »          DioGuardi: Marrėveshja e Ohrit dėshtoi pėr faqe tė zezė (Autor : legjenda - )

Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė Mėnyra e shfaqjes
i vjetėr 17-03-2012, 05:40   #1
DeuS
Authentic
 
Avatari i DeuS
 
Data e antarėsimit: Dec 2011
Vendndodhja: ..Relaxing!
Postime: 127
Thanks: 2
Thanked 5 Times in 4 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 8
DeuS ėshtė njė fener i lavdishėmDeuS ėshtė njė fener i lavdishėmDeuS ėshtė njė fener i lavdishėmDeuS ėshtė njė fener i lavdishėmDeuS ėshtė njė fener i lavdishėmDeuS ėshtė njė fener i lavdishėm
Gjendja bazė Figura e Gjergj Kastriot - Skenderbeut ne krijimet e folklorit !

Pa dyshim qe Gjergj Kastriot Skenderbeu eshte nje nga figurat kryesore te historise sone. Si figure e tille, ai ka frymezuar dhe eshte bere personazh kryesor i shume krijimeve folklorike si kenge, legjenda e mite te ndryshme. Shume autore shqiptare dhe te huaj e kane trajtuar figuren e Skenderbeut ne veprat e tyre, por persa i perket krijimeve folklorike te kohes se Skenderbeut, numri i tyre qe ka arritur deri ne ditet tona, fatkeqsisht eshte i paket. Kane mbetur vetem tre kenge dhe kenga e Gjorg Golemit, ku permendet emri i Skenderbeut. Megjithate, vete fakti se elemente te kengeve te vjetra rreth Skenderbeut gjenden ne folklorin arberesh te Italise, deshmon ekzistencen e tyre. Shkaku nuk eshte vetem koha e larget e krijimit te tyre, por perpjekjet gjate pushtimit te gjate otoman per ta fshire nga historia kete figure te shquar. Mungesen e kengeve e kane mbushur tregimet e shumta qe kane kaluar brez pas brezi, dhe flasin per kete periudhe te lavdishme te historise. Nderkohe, autor te ndryshem i kane perdorur keto krijime. Nje nder to, ĆƒĀ¢Ć¢ā€šĀ¬Ć…“Rapsodia di un poema albaneseĆƒĀ¢Ć¢ā€šĀ¬ e De Rades, sĆƒĀ¢Ć¢ā€šĀ¬Ć¢ā€žĀ¢ka dyshim se ajo eshte nje veper origjinale e tij, por nuk mund te themi se ajo eshte ndertuar vetem nga fantasia e autorit.
DeuS nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Sponsor
i vjetėr 17-03-2012, 05:41   #2
DeuS
Authentic
 
Avatari i DeuS
 
Data e antarėsimit: Dec 2011
Vendndodhja: ..Relaxing!
Postime: 127
Thanks: 2
Thanked 5 Times in 4 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 8
DeuS ėshtė njė fener i lavdishėmDeuS ėshtė njė fener i lavdishėmDeuS ėshtė njė fener i lavdishėmDeuS ėshtė njė fener i lavdishėmDeuS ėshtė njė fener i lavdishėmDeuS ėshtė njė fener i lavdishėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Figura e Gjergj Kastriot - Skenderbeut ne krijimet e folklorit !

Megjithese kenga e Gjorg Golemit nuk eshte nje kenge qe i eshte kushtuar direkt figures se Skenderbeut, ajo i perket te njejtes periudhe dhe eshte nje nga kenget e pakta te kesaj kohe qe ka arritur deri ne ditet tona. Kenga e Gjorg Golemit qe degjohet ne Berzeshte te Elbasanit, ne Shpat e ne Polis, duket se eshte per te vjehrrin e Skenderbeut, Gjon Arianit Komnen Topine, qe ka vdekur ne 1470. Nje nga elementet qe vihet re ne kete kenge jane simbolet e krishterimit. Kjo tregon qe shqiptaret me Skenderbeun ne krye, jo vetem luftuan per te mbrojtur tokat amtare, por gjithashtu u bene nje pengese serioze kundra perandorise otomane, ne mbrojte te krishterimit te Europes Perendimore. Europa nuk duhet ta harroj kete kontribut te shqiptareve me ne krye Skenderbeun. Ndoshta pa luften dhe perpjekjet e shqiptareve, historia e Europes do te ishte sot ndryshe.


Gjorg Golemi

Ky sulltani qan me lot;
Kam dhe nje Skender n'Sopot
Ne mal " Plak, ne nje breg
Gjorg Golemi thot jam mbret
Ne mal plak e ne Sopot
Gjorg Golemi kyezot
Njizet vjet me ta leftoj
Asqerin ma turperoj
Kostivaras, mor evlate
Shko n'Sopot e flij nji nate
Une fleta dhjete vjet
Po Gjorg Golemi trim me flet
Gjorg Golemi trim me flet
N'Galigat shkon dy net
N'Galigat, per She Meri
Do te shkoj me gjith ushtri
Zot, Maria* ka'nji fjale
Mu te mani paska dale;
Ti o prin, mos hyp ne kale
Do vij Turku te na marre!
Ndal, o at, ku po shkon
Do vij Turku na pushton
N'moll te kuqe ai na con**
Pash nje ander kete nate
Sopoti na mori flake
Ti o at, degjom ket here
Se vjen Turku e na therre!
Gjel ĆƒĘ’Ć¢ā‚¬Ā”elikun foshnje te ri
Na e cove n'Itali
Un do shkoj per Shen Meri
Zotit Krishtit ne gjunj do i rri
Zuni bor e bie shi
Gjorg Golemi sos n'She Meri
N'Galigat, per She Meri
Gjorg Golemi me gjith ushtri
Zotit Krisht ne gjunj i rri
Ne mengjes sa zbardhi mali
Me kerkoi cice djali
Mark Miloshi ne Liqe
Luan shpaten porsi dre
Luan shpaten si dragoi
Edhe turqit i coptoi
Shtiva syt ne Shkall Kurore
Po vjen asqeri si flogje bore
Ti, o ***Bos, o kame holle
Lshove Turkun n'Shkall Kurore!
Ti, o Bos, o sy perpjete
Tyja fara mos te mbete
Shove Sopotin per jete!
Sopotare moj te ngrata
Rrokni thika, rrokni shpata!
A do ikim te shpetojme
A do rrime te leftojme?
Na do rrime te leftojme
Gjorg Golemin s'e turperojme!
O pasha , o kordhe gjate
S'lefton burri me grate!
O pasha qenke pa shpirte
S'lefton burri me femijte!
Zot, Mari, mjaft fole ma mos
Se femit nder vreshta do t'i venos.



Galigat " fshat ne Shpat te Elbasanit, disa ore larg Sopotit. Vend ku behej panairi E premtja e Shen Merise.
*Maria " e bija ose e shoqja. E shoqja e Gjorg Golemit eshte " Maria Muzaka. Po ne kete kenge del e qarte qe eshte e bija.
**- shprehja e perdorur ne ditet e sotme eshte na con mbrapa diellit
Gjel Celiku " eshte i biri i Gjorg Golemit, te cilin i ati e ka derguar ne Itali
Mark Miloshi " komandant i Gjorg Golemit
Liqe " liqen ne mal te Sopotit
***Bos " nje nga rojet e Sopotit, tradhetoi dhe la te kaloj ushtrine tuke ne pabesi.
DeuS nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 17-03-2012, 05:42   #3
DeuS
Authentic
 
Avatari i DeuS
 
Data e antarėsimit: Dec 2011
Vendndodhja: ..Relaxing!
Postime: 127
Thanks: 2
Thanked 5 Times in 4 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 8
DeuS ėshtė njė fener i lavdishėmDeuS ėshtė njė fener i lavdishėmDeuS ėshtė njė fener i lavdishėmDeuS ėshtė njė fener i lavdishėmDeuS ėshtė njė fener i lavdishėmDeuS ėshtė njė fener i lavdishėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Figura e Gjergj Kastriot - Skenderbeut ne krijimet e folklorit !

Kenga e Skenderbeut!

Sadrazemi nje pashe i ri
po vjen detit me shume xhemi
drejt Krujes ia ka msy
kqyr kalane me dylbi
Kersh po i duket kalaja zi
rreth e rreth kullat me frengji
Po i fshin lotet me shami
S'kane c'i bajne kesaj topat e mij
Skenderbegu flet nje fjale:
C'ke Vasilko qe po qane?
Na i kemi dy asllane
Njanin ne Shkoder, tjetrin ne Tirane

[Kjo kenge nga te dhenat qe jane mbledhur, sidomos edhe nga gjuha e perdorur mendohet qe te jete krijuar me vone se koha e Skenderbeut. Ne tre vargjet e fundit, mendohet se jane perzier elemente te epokave te ndryshme; njera e Skenderbeut, tjetra e Ali Pashe Tepelenes dhe te Bushatllinjve.]

Sadrazemi - kryeminister turk
xhemi - anije
DeuS nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 17-03-2012, 05:42   #4
DeuS
Authentic
 
Avatari i DeuS
 
Data e antarėsimit: Dec 2011
Vendndodhja: ..Relaxing!
Postime: 127
Thanks: 2
Thanked 5 Times in 4 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 8
DeuS ėshtė njė fener i lavdishėmDeuS ėshtė njė fener i lavdishėmDeuS ėshtė njė fener i lavdishėmDeuS ėshtė njė fener i lavdishėmDeuS ėshtė njė fener i lavdishėmDeuS ėshtė njė fener i lavdishėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Figura e Gjergj Kastriot - Skenderbeut ne krijimet e folklorit !

Rrethimi i Krujes!

Ky murani i par ne Kruve
N'fush t'Kosoves fjal ka cuve
Sulltan Murati m'u ka afruve
Skenderbegu sa mur xhevapin
Me niher c'e njeshi (ngjeshi) shpaten
Ushtris vet c'i ka kallxuve
Si rrufeja ka mrri n'Kruve
Bashke me Uranin u ka bashkuve
Skenderbegu me ushtrin e vete
Ka dale malit kep me kepe
Kep me kep e prru me prruve
Te gjithe Krasten c'e ka rrethuve
Me Sulltan Muratin u ka takuve
Na jan vra, na jan dermuve
Sulltan Murati paska paje
Gjith ushtria qenka vraje
Qenka vra, u ka maruve
Ka dhan urdhnin me dredhuve (me u kthy)
Per Stamboll o per me shkuve
S'asht e mundun me hy n'Kruve
O mor po, po mor jo!


[Mendohet qe kjo kenge i eshte kushtuar rrethimit te pare te Krujes ne 1450. Murani- I drejtohet Kont Uranit (Vrana Konti)]
DeuS nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 17-03-2012, 05:43   #5
DeuS
Authentic
 
Avatari i DeuS
 
Data e antarėsimit: Dec 2011
Vendndodhja: ..Relaxing!
Postime: 127
Thanks: 2
Thanked 5 Times in 4 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 8
DeuS ėshtė njė fener i lavdishėmDeuS ėshtė njė fener i lavdishėmDeuS ėshtė njė fener i lavdishėmDeuS ėshtė njė fener i lavdishėmDeuS ėshtė njė fener i lavdishėmDeuS ėshtė njė fener i lavdishėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Figura e Gjergj Kastriot - Skenderbeut ne krijimet e folklorit !

Skenderbeu dhe Ballabani! *" Arbereshet e Italise -

Hapi cadrat Skenderbeu
nen hije shum'te gjera
Ulur po rrinin ushtaret
prane lumit te kulluar
duke ngrene e duke pire
kur na pane nje lajmetar
qe vinte nga an'e turqve
-Tek ti, mbret i shqiptareve
me dergoi zot, i madh:
Kur do te hapni lufte bashke?
-Ece e thuaj te me vije! "
Si u kthye lajmetari
Mehmeti u hodh ne kembeŠ
dhe mblodhi trimat e tij
-O ju trimat e mi
kujt nga ju zemra ia thote
te me sjell Skenderbeun
o te gjalle, o te vdekur? "
Gjith'degjuan po s'u pergjigjen
u pergjigj vec Ballabani
i arbereshi renegat
-E c'do te jete dhurata ime?
-Nenteqind mije dukat
dhe vendi i Shqiperise
-Mbrema e ke vrare, o lidhur "
dhe u nisen per ne lufte
po ne mes te udhes
nga po vinte Skenderbeu
na i del trimit perpara
ai qeni renegat
-Tani o qen renegat
o me bjer, o te te bie!...
U leshua Skenderbeu
Duke rrembyer e ndjekur
si zjarri ne kallamete
derisa mbushi udh'e gropa
me krer dhe me te vdekur
Vetem nje zu dhe e la
ate qenin renegat
per t'i cuar mbretit lajmin
i preu dhe veshin e djathte
qe ta kish ai si shenje
Por Mehmeti kur e pa
-Ballaban kryeplagosur
ku vajti ajo mburrja jote
se do sillje Skenderbeun
o te gjalle, o te vdekur?...
Dhe tani qasma at'krye
qe mban bese renegati
te shfryj une dufin tim!
-E rrembyen, e vun'ne trung
Edhe ia shkurtuan koken
DeuS nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 20-03-2012, 17:09   #6
Hajla
Anėtar i ri
 
Avatari i Hajla
 
Data e antarėsimit: Dec 2011
Postime: 24
Thanks: 0
Thanked 1 Time in 1 Post
Shuma e pikėve qė jep: 0
Hajla ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Figura e Gjergj Kastriot - Skenderbeut ne krijimet e folklorit !

Pershendetje DeuS..Paske Esenc Atdhetarizmi..Te lumte o vlla shqiptar-

Ndjehem e preveligjuar ketu mes ketyre shkrimeve te sjellura nga ju..vertet me kenaqet shpirtin me keto nostalgji te Atdhedashuris..E sa mire kur i kujtoim me krenarii....

Gjithe te mirat per te gjitheee...

Hajla.
Hajla nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-09-2012, 07:18   #7
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,344
Thanks: 0
Thanked 30 Times in 24 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Figura e Gjergj Kastriot - Skenderbeut ne krijimet e folklorit !

Gruni i katundit Lufaj


Kur erdhi Skenderbeu ne Lufaj, kish qene zi e madhe per bereqet. Populli e priti ke shpella Errt. Aty kishin vene nje magjyp duke ngrene grure, per t’i treguar Skenderbeut se kishin bollek, ishin te forte e nuk trembeshin prej papasjes se bereqetit.Skenderbeu u gezua nga fjala e Lufajve edhe e bekoi katundin: “U bafte perhere me bollek gruni ne kte katund!” Qe nga ajo dite, gruri behet det ne katundin Lufaj.

---------------------------------------------------
Lufaj – fshat ne Selite
Shpella Errt – Shpelle e madhe afer Lufaj




Armet e Skenderbeut



Skenderbeu shpaten prej floriri, frerin e kalit prej floriri e shalen e kalit prej floriri dhe rrobet prej floriri, krejt te gjitha, i ka lene ne Qafe te Buallit, ne nje shpelle, qe ngjitej lart-lart e me pas vazhdonte poshte-poshte, dhe perseri rruga ngjitej lart deri ne guven e fundit. Ku nuk mund te shkonte kush me i marr, se Skenderbeu ka bere betim, se ai ia ka bere amanet tokes.
I tha Skenderbeu tokes: “T’i kam dhene amanet keto gjera, me ia dhane vecse fisit tim” Dhe nuk i mori dot kush tjeter....
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-09-2012, 07:19   #8
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,344
Thanks: 0
Thanked 30 Times in 24 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Figura e Gjergj Kastriot - Skenderbeut ne krijimet e folklorit !

Skenderbeu dhe Ballabani – Arbereshet e Italise


Hapi cadrat Skenderbeu
nen hije shum’ te gjera
Ulur po rrinin ushtaret
prane lumit te kulluar
duke ngrene e duke pire
kur na pane nje lajmetar
qe vinte nga an’e turqve
-Tek ti, mbret i shqiptareve
me dergoi zot, i madh:
Kur do te hapni lufte bashke?
-Ece e thuaj te me vije! –
Si u kthye lajmetari
Mehmeti u hodh ne kembe…
dhe mblodhi trimat e tij
-O ju trimat e mi
kujt nga ju zemra ia thote
te me sjell Skenderbeun
o te gjalle, o te vdekur? –
Gjith’ degjuan po s’u pergjigjen
u pergjigj vec Ballabani
i arbereshi renegat
-E c’do te jete dhurata ime?
-Nenteqind mije dukat
dhe vendi i Shqiperise
-Mbrema e ke vrare, o lidhur –
dhe u nisen per ne lufte
po ne mes te udhes
nga po vinte Skenderbeu
na i del trimit perpara
ai qeni renegat
-Tani o qen renegat
o me bjer, o te te bie!...
U leshua Skenderbeu
Duke rrembyer e ndjekur
si zjarri ne kallamete
derisa mbushi udh’ e gropa
me krer dhe me te vdekur
Vetem nje zu dhe e la
ate qenin renegat
per t’i cuar mbretit lajmin
i preu dhe veshin e djathte
qe ta kish ai si shenje
Por Mehmeti kur e pa
-Ballaban kryeplagosur
ku vajti ajo mburrja jote
se do sillje Skenderbeun
o te gjalle, o te vdekur?...
Dhe tani qasma at’ krye
qe mban bese renegati
te shfryj une dufin tim!
-E rrembyen, e vun’ ne trung
Edhe ia shkurtuan koken

------------------------------------------------
Mehmeti – bir i Sulltanit turk Murati II
Ballaban Pasha – u rrit si jenicer ne Turqi. Arriti grada te larta ne ushtrine turke dhe luftoi kunder Skenderbeut

Kjo eshte nje nder kenget per heroin tone kombetar, Gjergj Kastriot Skenderbeu, qe eshte rruajtur nga arbereshet e Italise. Ajo flet per nje beteje fitimtare te Skenderbeut, por ne te nuk percaktohet me saktesi, as koha, as vendi i ngjarjes.
Studiuesit e folklorit, sidomos ata arberesh, kane mbledhur disa variante te kesaj kenge. Sipas tyre eshte fjala per betejen e Skenderbeut kunder ushtrise turke, qe rrethonte Krujen per te treten here (e marte, 27 Prill 1467)
Kenga kendohet edhe ne ditet e sotme, nder arbereshet, ne nje feste qe perkujton fitoren e Skenderbeut, ne nje dite te marte, ne fund te Prillit.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-09-2012, 07:20   #9
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,344
Thanks: 0
Thanked 30 Times in 24 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Figura e Gjergj Kastriot - Skenderbeut ne krijimet e folklorit !

Nese do te shikojme kostumet kombetare te Cameve dhe te pjeses Sarande-Himare shikojme qe qeleshja eshte e zeze.
Sipas studiuesve ata vendosen qeleshe te zeze ne shenje zie per humbjen e Skenderbeut, ndersa Camet shkuan dhe me tej duke i bere nje grope qeleshes ne mes duke kujtuar varin e tij.
Kenge per Skenderbeun kane mbetur 6.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-09-2012, 07:21   #10
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,344
Thanks: 0
Thanked 30 Times in 24 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Figura e Gjergj Kastriot - Skenderbeut ne krijimet e folklorit !

Trim, o Skenderbe


Do t'ia them nje kenge vete
hajde, more djal' trim, more Skenderbe *
neper male, ti more, pse rend
ti, ore trim, ku ke qene?
- Mal me mal e vend me vend
mblodha trimat ne kuvend
lidhem besen mbi bajrak:
"Besen ton' te forte do ta mbajme!"

---------------------------------------------
*Perseritet si refren pas cdo vargu

Shelcan - Elbasan
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-09-2012, 07:22   #11
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,344
Thanks: 0
Thanked 30 Times in 24 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Figura e Gjergj Kastriot - Skenderbeut ne krijimet e folklorit !

12 kajmekam - njė Skėn’er po i mun’





Ukshin Zajmi: Fuqia e Skėnderbeut nė njė kėngė (tė panjohur deri mė tash) lirike popullore nė Karadak




Kohė mė parė, Hamit Aliu (1947) mėsues nga Shurdhani i Gjilanit, duke biseduar pėr rrjedhat aktuale kulturore zbuloi se e din njė kėngė, qė ende askund nuk e ka dėgjuar pėr Skėnderbeun. Me insistimin tonė ai kėtė kėngė e kėndoi, ashtu siē e kishte mėsuar, si fėmijė, nga dajua i tij Rasim Murati (1885-1980) nga fshati Bresje e Karadakut tė anės sė Shkupit. Kėnga i ka tri strofa me tri refrene, qė dallojnė njeri prej tjetrit. Nė tekstin e kėngės ka edhe fjalė tė gjuhės turke, qė asokohe, kur ėshtė kėnduar kjo kėngė, kėngėtari anonim i ka huazuar.
Hartimi i kėngės ėshtė bėrė nė bazė tė nismės se luftės, arsyes sė saj dhe fuqisė e trimėrisė sė Skėnderbeut. Teksti i tri strofave tė refrenit na bėnė me dije se kėnga ėshtė thurė e kėnduar pas vdekjes sė tij, sepse ajo porositė qė bėmat dhe nderi i Skėnderbeut tė ruhet me mija vjetė dhe pėr te tė flasin guri, druri e bjeshkėt, sepse pėr te jeta ka qenė njėsoj si vdekja dhe se tėrė kėto luftėra i bėri “ pėr vatan me dekė ”
Kėnga pėrshkruan njė mėngjes tė bukur me diell, kohė kjo kur Skėnderbeu po e niste luftėn, strofė tė cilėn e pėrcjell refreni qė e pėrgėzon Skėnderbeun pėr mija vjetė dhe kėrkon qė guri, druri e bjeshkėt t’ia ruajnė nderin e tij. Strofa e dytė e arsyeton nismėn e kėsaj lufte tė Skėnderbeut, sepse siē thot kėnga: nė Fushė tė Krujės ka rėnė njė errėsirė e ranė dhe sulltan Murati donė me kallė dynjanė. Nė refrenin e kėsaj pjese tė kėngės, kėngėtari tash madhėron fisin e Kastriotėve- duke i uruar jetė mijėra vjeēare e duke rrefyer se jeta dhe vdekja e tyre (Ylmi dylmi) janė njėsoj pėr pėr atdheun. Kulminacioni i kėngės arrinė nė strofėn e tretė, kur kėngėtari popullor madhėron trimėrinė e kryetrimit tonė, tė cilin e zbret nga kali, qė kalorėsi e lidhė pėr njė guri tė shpumė (tė vrimosur) dhe 12 kajmekam (komandant kazashė) njė Skėn’er po i mun’. Edhe refreni i tretė pėrgėzon jetė mijėvjeēare tė jehonės sė kryetrimit Skėnderbe, duke treguar se ai: ditė e natė luftoi/pėr liri me dekė .
Komponimi i kėtillė i kėsaj kėnge dėshmon pėr njė zgjuarsi tė kėngėtarit popullor pėr tė pėrshkruar me pakė fjalė heroizmin e Skėndrbeut dhe pėr tė dhėnė porosi tė drejtpėrdrejta dhe figurative pėr ruajtjen e kujtimit pėr te.

Teksti i kėngės siē e ka shkruar Hamit Aliu:


“Nė sabah u ēova
Djelli seē po binte
-o, ky Skėnderbeu
luften po e niste

e rrnoft Skėnderbeu
me mija vjetė
e rrnoftė nėfuzi
n’gur, n’dru e n’bjeshkė

Ē’atje n’fushė tė Krujės
nji duvan i ranė
-o, sultan Murati
do me kallė dynjanė

o,o, e rrnoftė Kastrioti
me mija vjet
ylmi dylmi heci
pėr vatan me dekė”

E ka lidhė kalin
Pėr nji guri t’shpu’m
Dhymdhetė kajmekam
Nji Sken’er po i mund

E rrnoft Kastrioti
Me mija vjete
Dite e nate luftoj
Per vatan me dekė
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-09-2012, 07:24   #12
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,344
Thanks: 0
Thanked 30 Times in 24 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Re: Figura e Gjergj Kastriot - Skenderbeut ne krijimet e folklorit !

Kur ka ik Skendebeu prej turqve me ushtarėt e vet, i ka ra nėpėr Drenicė. Nalet nė katunin e parė nė Korroticė, pėr me pushue. Ushtrija ishin eētue e s'kishin ujė me pi. Skenderbeu nxjerr shpatėn e i mshon ni kodrės e prej aty del ujė. Prej atėherit i met emni Kroni i Mretit. Edhe sot osht aj kron aty dhe ka ujė me shumicė.


Ne zonen e Librazhdit eshte nje vend qe quhet sofra e Skenderbeut dhe nje tjeter qe njifen si gjurmet e kalit te Skenderbeut.per te paren legjenda thote se Skenderbeu e sheshoi shkembin me shpate per tu ulur me trimat e tije dhe per te dyten legjnda thote se kur e rrethuan turqit ai fluturoi me kalin e tije nga mali ne mal dhe ngelen gjurmet e kalit ne shkemb.
Me saktesisht keto dy vende gjenden ne malet afer qytetit te Perrenjasit dhe po ti shofesh duken me gjithe mend sekur e ka bere njeri me me dore sofren dhe shenjat ne shkemb duken si gjurme kali.Dikush nga kjo zone Perrenjasi apo Rrajca duhet ti dije me mire legjendat qe fliten per heroin tone dhe mund ti tregoje me bukur.



Lufta e Albulenės


Albulena prita - prita,
ndal, sulltan, se t'erdhi dita;
Skėnderbeu pėr majė kalit,
si rrufeja po zbret prej malit.
Skėnderbeu i bani benė:
- Po tė zura nė Albulenė,
asnji gjall' nuk do t'shpėtojė,
fushėn gjaku do ta mbulojė!
Mbar' ushtrin' ē'e mori hika,
Evrenozin ē'e zu frika.
- Me vrap, pash', se t'zu rreziku,
mjer kush mbeti, lum kush iku!
Albulena gropa - gropa,
met ushtria mish pėr korba.
Pėr vend ton', mor, pėr lirinė,
Albulen' e bajm' Arbrinė!

Zhejė, Krujė

--------------------------------
*Kenga i eshte kushtuar luftes te ushtrise se Skenderbeut kunder forcave turke ne vitin 1457 ne Albulene, ne afersi te Mamurasit.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-09-2012, 07:25   #13
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,344
Thanks: 0
Thanked 30 Times in 24 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Figura e Gjergj Kastriot - Skenderbeut ne krijimet e folklorit !

Pėrfytyrimi i Skanderbegut dhe authenticiteti i tij




Įt Vinēenc Malaj*





Figura e shkėlqyeshme e Heroit t’onė kombėtar Gjergj Kastriotit Skandergut porsi personalitetit mā tė randėsishėm nė historķn e popullit t’onė dhe roli i tij nė mbrojtjen kombėtare kundra pushtuesave osman nė shekullin e XV, āsht e njoftun mjaft mirė nga biografitė e shumta tė tijat dhe e shndritun deri diku nga dokumentat e kohės. Nė vjetėt e fundėme e sidomos nė vjetėn e kalueme jubilare 1968, nė rasėn e 500 vjetorit tė vdekjes sė tij, janė shoshitė e skjarue nė shum pikėpamje sį e sį ēashtje e rrethana nė lidhje me jetėn, veprat, epokėn, luftat e rezistencėn e tij, bashkė me princa e popull shqiptįr dhe tė tjerė fėqīj kundra anmikut tė pėrbashkėt. Ndėr kumtesa e studime tė shumta, sidomos nė vjetėn e fundėme gjatė festimeve e mbledhjeve jubilare nė Tiranė, Prishtinė, Romė, Palermė e njeti, āsht folė e shkrue shum mbi Skanderbegun. Janė skjarue sį e sį ēashtje historike rreth tij, gjithashtu ndikimi i figurės sė tij nė letratyrė botnore si nė prozė ashtu nė poezi, inspirimi i veprave luftareke tė tija nė muzikė e ndėr tjera harte, kėshtu qė kanė dalė nė dritė shum botime dhe dokumenta tė rinj e tė njoftun deri tash.
Megjithkėta, ndėr tjerė, endč nuk āsht skjarue krejt mirė, ose āsht folė pak e gabimisht mbi njė problem pėr shum kźnd t’interesantshėm, po due tė tham ēashtja e authenticitetit tė pėrfytyrimit tė Skanderbegut ndėr portreta tė tij, qė gjinden tė ruejtun ndėr muzej tė ndryshėm evropjan sikurse nė Firencė, Milan, Vjenė, Berlin, Palermė e njeti, ase pėrfytyrimi i tij ndėr inēizjone qė zbukurojnė botimet e moēme biografike tė tijat.
Tuj u marrė me mbledhjen bibliografike tė botimeve tė shumta mbi Skanderbegun, qė nėpėr mbarė Evropėn janė shtypė e rishtypė pa prā me qindra e qindra ē’prej mbarimit tė shekullit XV e deri nė dit t’ona e qė ruhen nėpėr bibliotekat mā tė fāmshmet t’qyteteve evropjane, porsi pregatitje pėr tė dhanė nji kontribut modest manifestimeve kastrotjane nė Romė dhe Palermė, kjeēė i ngarkuėm nga Drejtori i Institutit tė Studimeve Shqiptare t’Universitetit tė Romės Prof. Ernest Koliqit, qė materjalin e mbledhun tė bāj nji ekspozitė nė rastin festimeve nė Romė nė Prill e vjetit tė kaluėm (1967)
Prej gojės sė shum vizitatorve orė e ēast e ndiejshem pyetjen: “Cili āsht portreti mā authentik i Skanderbegut? A egziston nji portret i tillė?”
Tė njajtėn pyetje mund tė m’a bani edhe Ju, ndigjuės tė dashtun, prandej kėtu po orvatem t’i ap nji pėrgjegje skjaruese kurjozitetit t’Uėj tuj shtjellue njikohėsisht dhe historjatin e pėrfytyrimit tė Skanderbegut, t’ilustruėm deri diku edhč nga ekspozita e prānishme.
Nė lidhje me ekspozitė do t’a theksoj kėtu e jam i bindun se do t’a mirrni para sysh faktin se tė gjitha njisitė fotografike, sidomos smadhimet e portretave tė Skanderbegut qė kjenė paraqitė nė Romė, e ashtu si kjenė paraqitė atje, pėr arsyena teknike udhėtimit, kje e pamujtun t’i bimė kėtu nė New York, pėrse ishte dashtė nji arkė bajagī e madhe pėr t’i transportue. Portretat e mėdhenj kjenė xavendsue me mā tė vegjel dhe lanė shum frontespica asa balle librash, riprodhime dokumentash sė ndryshėm e inēizjone tjera nė lidhje me Skanderbegun, qė nė vedvedi janė shum t’interesantshėm. Prapėseprapė materjali i pranīshėm tham se mund t’apė nji idé tė mjaftueshme.
Prį para se t’u pėrshkruėj pėrfytyrimet e Skanderbegut, qė kanė mbrrijtė deri nė dit t’ona, pyetjes s’Uėj: “Cili āsht portreti mā authentik i Skanderbegut?” dhe: “A egziston nji portret i tillė?”, mund t’i pėrgjegji shkurtazi: deri mė sot nuk e dimė me siguri se egziston ase ka egzistue ndokun nė Shqipni as njeti nė botė nji pikturė, ritrat ase pėrfytyrim i vėrtetė e authentik i Skanderbegut, qė t’ishte drejtėpėrdrejtė nga koha e tij. Tė gjith ata ritrate qė janė ruejtė deri nė dit t’ona, janė mā tė vonshėm. A janė kopje tė bāme si mbas nji egzemplarit authentik mā tė vjetėr, a por invencjone tė bāme si mbas pėrshkrimit tė Barlecit e tė biografve tjerė, a por tė bāme si mbas kujtimit t’atyne qė kanė njoftė e pį Skanderbegun, nuk e dimė me siguri, mbasi mungojnė dokumentat kėsi llojit.
Mungesėn e nji ritratit tė tillė, mund t’a kuptojmė mirėfillit nė kje se e pėrshkojmė nėpėr mend jetėn e veprimtarķn ushtarake tė Heroit t’onė Kombėtįr, i cili nė kundėrshtim me shka bajshin princat tjerė e kapidanat e fāmshėm evropjan t’epokės sė tij, aj nuk kishte kohė as mėnyrė t’rrite me duėr n’ī e tė pozote pėrpara piktorave ase artistave, mbasi ditė e natė ju dote me ndźjė gadi me shpatė nė dorė tuj u mprojtė e tuj mėsy anmiqt, tuj organizue ushtrķ, tuj ndertue kėshtjellet e rrėnuėm etj, etj. punė, qė ishin shum mā tė randėsishme. Madjč edhč po t’ishte kźnė ndonji piktor Skanderbegu i kishte vū nė dorė nė vźnd tė penelit e tė paletės, shpatėn e shqytin.
Gjatė banimit tė tij nė Romė e Napul aj kishte tė tjera ēamje krejet e jo pėr tė bā ritrate. Gjithashtu as nuk kemi kurrfarė informatash direkte as indirekte se e kreu nji punė tė tillė.
Ndokush e pat ēekė mendimin se gjojį auktor i njij portretit tė tillė mund t’ishte piktori e portretisti i fāmshėm venecjan Gentile Bellini (1429 – 1507), i cili nė vjetė 1479 si mbas kėrkesės sė Sulltanit bā Senatit tė Venedikut, udhėtoi deri nė Stambollė e aty u ndal pėr dy vjet e bāni edhč nji portret tė Mehmetit II (qė sot ruhet nė Londėr). Por nji pohim i tillė, i hjedhun ashtu kot, nuk ka kurrfįr temelit historik, prandej nuk mund t’pranohet nė nji seli tė matun kritike.
Ndėr kolekcjonet botnore dhe private, āsht ruejtė nji numėr bukur i mirė prej portretave tė Skanderbegut, por mjerisht vjetėrsija dhe kvaliteti artistik i tyne āsht i dobėt, janė tė gjith kopje ase kopje tė kopjeve, tė shumta tė fundit tė shekullit XVI, tė shekujve tė XVII e XVIII.
Portreti i Skanderbegut qė e njohėm mā sė miri dhe qė zakonisht shumkushi e konsideron porsi mā origjinal tė tijin dhe mbi authenticitetin e tė cilit mund tė diskutohet, āsht padyshim portreti me bojna qė sot ruhet nė “Galleria degli Uffizi” nė Firencė. Me tė vėrtetė ky āsht nji ndėr ritratet mā tė bukur tė Skanderbegut, qė kanė mbrrijtė deri te na, megjithėsč edhč aj i pėrket nji piktorit tė dorės sė dytė pėr kah āna artistike.
Skanderbegu nė kėt kvadėr āsht i paraqitun nė profil i sjellun kah e djathta, nė moshėn afėr 60 deri 65 vjeēare, me mjekėrr tė gjatė e tė thījtė, e cila valė-valė e hijeshėm i rrėshqet mbi parzėm mbulue me nji gunė ase tallagan tė rrethuem me lesh tė zķ e pėrqafore tė kuqe. Nė krye ka nji kėsulė skarlati tė kuq, t’ashtuquejtun “alla Carmagnola”, nėn tė cilėn i rrėshqet nji copė bezė ase astįr porsi mproje nga djersimi. Shikimi i tij nė kėt pikturė āsht mjaft i theksuėm e i prehtė, por mā fort i āmbėl se i vrashtė, bįlli me rrudha i gjānė, deri nė gjymės e tė gjata mbulojnė buzėn e sypėrme, buza e poshtme e spikatun e pak e lavjerrtė (shpėrvjelun). Sypri krejet mban mbishkrimin : GEORGIVS SCANDER BEK.
Prejardhja e kėtij portretit nė Galerinė e Firencės duket se āsht nga kolekcjoni i Pįl Jovit (Paolo Giovio 1483 – 1552), humanistit tė pėrmendun, mjekut, historjanit, shkrimtarit tė fāmshėm e ipeshkvit titollįr tė Noēerės dhe njanit ndėr biografė tė Skanderbegut, i cili nė vjetėn 1536 nė Como nė brigjet e Liqźnit Lario ndertoi nji vilė si mbas projektit t Giorgio Visari-t, “Villa Pliniana”, me afreske e kopshtīje, nė tė cilėn do tė vendote kolekcjonin e qinda pikturave, sidomos portreteve tė njerzve tė pėrmendun, mbretėnve, princave, kapidanave tė fāmshėm, shkrimtarve etj, etj. tė gjitha kohve dhe tė gjitha kombeve. Disį ndėr piktura tė njerzve tė fāmshėm Jovit ja patėn dhurue miqėt e shumtė tė tij, pėr disį tjera organizoi piktora e kopista qė t’ia bājshin si mbas portretave qė aso kohet u ruejtshin ndėr familje princore. Kriteri i tij ishte qė pikturat tė jenė sa mā origjinale e artistike e kopjet sa mā tė pėrngjashme modelit ase pėrsonės qė pėrfytyronte.
Miqėsia e Jovit me shum artista tė kohės sė vet, sikurse me Giulio Romano, dishepullin e Raffaello-s bāni qė tė mblidhte nji sasķ tė madhe kvadrash tė piktorave tė pėrmendun, sikurse tė Raffaello-s, tė Tiziano-s, tė Michelangelo-s, tė Vasari-t etj., etj. Ishin mā tė shumtėn portreta t’artistave ase tė vehtjeve nė zā tėkohės sė kalueme. Ndėr tė tjerė edhe portreti i Mehmetit II i pikturuem nga gentile Bellini. Pėr njerėz tė pėrmendun dhe shkrimtarė tė kohės sė vet, Jovi organizoi nji tubė piktorash qė t’i bįjshin portretet e tyne nė mėnyrė direkte ase nėpėrmjet miqėsh. Pėr tė gjith kėta kvadre – ritrata, dy“ ishin qyshket e domosdoshme: gjasimi i pėrpiktė dhe kvaliteti ase cilėsija artistike.
Askush deri n’at kohė nuk e kishte nji asi kolekcjonit; as muzejt e Vatikanit nuk mund t’u levdojshin me nji gjā asi sojit. Me tė vėrtetė qė shum familje pricore e pasanikė tė kohės ndėr salone tė veta kishin kolekcjone ritratash, por vetėm tė pjesėtarve tė familjes sė vet, e jo nji kolekcjon aq tė gjānė.
Shembullin e tij e ndoqėn edhe tė tjerė. kje mā i pari mprojsi i tij Cosimo I De Medici (te i cili Jovi mā vonė nė vjetėn 1551 transferohet) qė desht t’a imitojė, jėshtu qė gjatė vjetėve 1552 e deri nė 1556 mbajtinė Como piktorin e vlershėm fjorentin Crisofano dell’Altissimo qė tė kopjote nga Muzeu Jovjan mā tė shumtėn e atyne portreteve (qė mbas Vasari-t ishin gjithėsejt 280) pėr tė stolisė Galerin Medici nė Firencė, tash tė quejtun Degli Uffizi.
Gjithashtu bāne edhe princesha Ippolita Gonzaga, Arēiduka Ferdinandi i Austris, Kardinali i Milanit Federico Borromeo etj.
Jovi, si mbas testamentit me 4 gusht 1552, muzeun e vet ja la tė nipit Giulio Giovio. Nji ndėr qyshket si mbas testamentit ishte qė asnji kvadėr, asnji pikturė a tjetėr gjā me vlerė t’u shitėte ase mund tė dilte nga muzeu, por tė ruheshin aty nė Como. Giulio Giovio i mbajti qyshket e ungjit dhe ja trashigoi tė pa prekun muzeumin e nipit tė vet Paolo Giovio, i cili nuk ishte mā aq i xčt pėr kėto punė, kėshtu qė e profani muzeumin tuj ja dhānė pėr banesė private nė vjetėn 1581 kapidanit ushtarak tė qytetit dhe kompanjis sė tij. Mė 1585 e mā vonė rishtas, muzeu e vila u bān trashėgim i dy degve tė familjes Giovio. Mė 1600 kvadrat shpėrndahen nga vila nėpėr banesa private tė familjeve Giovio nėpėr qytet pėr shkak tė vershimeve tė liqźnit nė vj. 1595. Vila mā vonė kje shitė, shėndrrue dhe shumtue nė nji menyrė barbare.
Pėr ritratin e Skanderbegut nė kėt kolekjcon, nuk kemi njoftime tė sigurta se si erdh nė muzeun e Jovit, prej tė cilit piktor kje punue dhe si kje mā fati i tij.
Pėr atė qė sot ruhet nė “Galleria degli Uffizi” nė Firencė, nuk e dijmė me siguri a āsht origjinali i Muzeut Jovjan, a por kopja e bāme nga piktori Cristofano dell’Altissimo gjatė vjetve 1552-1556 si mbas porosķs sė Cosimo I De Medici pėr Galer?n e tij nė Firencė (sot Degli Ufizi).
Kopje qė pak a shum u gasin kėtij, por shum mā tė dobta se ky portret, kjenė bā edhe mā vonė, sikurse pėr sh. ai pak i njoftun qė sot ruhet nė Bibliotekėn Ambroziane tė Milanit. Ritrati ndėr tė tjerė kje bā kah mbarimi i XVI ase fillimi i XVII shekull si mbas urdhėnit tė Kardinalit Federico Borromeo (1564-1631) nga kolekcjonet e ndryshme tė Romės, Firencės, Torinos e sidomos nga kolekcjoni i ritratave tė Muzeut Jovjan. Pėrmenden piktorat – kopista nė kėt ndėrmarrje Andrea Bianchi detto Vespiano, Antonio Marino e Giuseppe Franchi. Kjo kopje āsht shum mā e madhe e e frytė, mjekrra e lėmuet. Si mbas kėti portreti mbasanej duket se āsht edhe njani ndėr ata dy qė ruhen nė muzeumin e Vjenės, njani qė ruhet nė Pinakotekėn e Seminarit tė Monreale afėr Palermės dhe nji tjetėr i Seminarit italo – shqiptar, dhuratė nga familja Genzarelli, etj, etj.
Inēizjone e ksilografia si mbas portretit tė Muzeumit Jovjan kjenė bā nga Tobias Stimmer e riprodhue nė veprėn e Jovit Elogia virorum bellica virtue illustrium, Basilea 1575-1577 tė riprodhuemė dhe shum herė tjera dhe nė shum gjuhė. Gjithashtu si mbas kėtij portreti tė Muzeumit Jovjan āsht bā edhe pėrfytyrimi i Skanderbegut nė inēzjonin e Domenico Custos (si mbas vizatimit tė J. A. Fontana) i riprodhuem nė librin Augustissimorum et illustrium imagines, botue nė Oeniponti 1601, dhe nė pėrmbledhjen Atrii heroici, botue nga J. Pretorio nė Augusta Bavariae 602. Ky i mbrami āsht riprodhimi i tė parit veē deri nė brez, ndėrsį nė botimin e parė 1601, Skanderbegu āsht i paraqitun jo vetėm deri nė brez, por krejt trupi nė gjasim truporje vendue nė nji gungė mė shtylla tė qindisuna. Nė dorė tė djathtė mban e mė dorė tė shėmangėt kallxon shhpatėn Te kambėt n’ānėn e djathtė gjindet pėrkrenarja e Skanderbegut. Si pėrkrenarja si shpata janė po ato qė sot gjinden nė Muzeumin e Vjenės, tė cilat e kanė prejardhjen nga kolekcjoni i Arēidukės Ferdinand tė Tirolit, pėr tė cilin kje bā libri i naltėpėrmendun. Pėrkrenaren e shpatėn Arēiduka i pat blč nga konti Ėolfgang.
Mbas kėtij botimi janė bā edhe inēizjonet ndėr librin e Georgius Bertoldus Pontanus a Braitenberg, botue nė Hanovia 1609, nė librin e Jacobus kockert,Lubecae 1643, inēizjoni i J.B. Scotin (1750) e shum tjera varjante ndėr sį e sį botime tė ndryshme mbi Skanderbegun.
Nji ritrat nė kambė me pėrkrenare, me shqyt e shpatė, i veshun me pancerė e hekur, gjindet nė kolekcjonin e kėshtjellit Ambras nė Tirol.
Nė revistėn e ilustrueme “Ylli” qė del nė Tirane, u botue nji fotograf? e vogėl e njij portreti deri tash tė panjoftun e tipit tė posaēėm, ku thohet se origjinali gjindet nė Paris dhe ruhet nė nji familje meprejardhje shqiptare. Portreti āsht me bojna e gjojį i fundit tė XV ase i fillimit tė XVI. Por, si zakonisht, nuk epen data tė tjera mā preēize.
Pėrfytyrimin e Skanderbegut nė nji ksilografķ tė bukur, punė venecjane, e bjen edhe biografi mā i madhi i Skanderbegut, historjani shkodranė Marin Barleci nė librin e fāmshėm tė veetin: Historia de vita et gestis Scanderbegi Epirotarum Principis, botue nė Romė nga B.V. (Bernardinus Venetus de Vitalibus), pa datė por padyshim ndėrmejt vjetve 1508 e 1510. Pėrfytyrimin i Skanderbegut nė kėt inēizjon (afėr 17 cm i naltė) āsht paraqitun gjithashtu nė profil me mjekėr tė gjatė, hundė krrutė shqypjeje, me flokė pėrmbas tė qethun, me nji mantil ase mallotė brokatit me ornamente lulesh e frytesh e me kėsulė “alla Carmagnola” pak si tė naltė e me nji ornament qė duket nėn porsi mprojtje nga djersimi. Pėrfund portretit āsht shkrimi: SIGNOR SCANDER BEGO.
Ky pėrfytyrim i Skanderbegut, qė āsht shum i gjashėm me atė tė “Galleria degli Uffizi” mā i vlefėshmi dhe mā i ngjashmi i pėrfytyrimit tė vėrtetė tė Skanderbegut, jo veē se āsht mā i moēmi, por edhe pse āsht portret i bām si mbas udhėzimeve tė nji historjanit shqiptįr, i cili e pat njoftė Skanderbegun. Barleci, nė kjoftė se nė kohė tė tij ka egzistue ndonji portret authentik i Skanderbegut, do t’a kishte dhanė ksilografin qė boton me ja bā si mbas atij portretit; nė kjoftė se jo, atėherė do t’a kishte bā si mbas kujtimit pėrsonal, por gjithėsesķ me ja pėrngjį deri diku.
Mbas kėsa ksilografije āsht bā edhe ajo qė gjindet nė veprėn e Bonardo-s botue nė vjetėn 1584.
Gjithashtu i gjashėm me portretin e Skanderbegut tė paraqitun nė veprėn e Marin Barlecit dhe me atė qė sot gjindet nė “Galleria degli Uffizi” tė Firencės, āsht edhe pėrfytyrimi i Skanderbegut nė nji medalje tė moēme dhe shum tė radhė qė sot ruhet nė Muzeumin numizmatik tė Berlinit, dhe duket se āsht e tė XV ase XVI shekull, megjithėse nuk kemi data preēize mbi vjetėrsķn as mbi auktorin e sajė. Rreth pėrfytyrimit āsht shkrimi: GEORGIVS CASTRIOTA SCANDER BEGVS. N’ānėn tjetėr tė medaljės, pėrvizue me nji kunorė larit, āsht shkrimi tjetėr: FIDEI DEFENSOR INDOMITVS ET THRAGVM DOMITOR INDOMABILIS. Fjalė qė janė thanė pėr Skanderbegun Papėt Piu i II, Kalisti i III e tė tjerė. Auktor i kėsaj medalje mund tė jetė ndoshta medalisti i fāmshėm Antonio Pisano detto Pisanello (vdekė me 1450), i cili pat bā edhe medalje kėsi sojit pėr Sigismondo Malatestėn, nji tė Ferdinandit t’Aragonės, tė Nicoló Piccinino-s, tė Mehmetit II etj. Nji copė medaljet tė Skanderbegut e pėrmendė shkrimtari italo-shqiptį P. Leonardo de Martino da Greci nė veprėn e vet L’arpa d’un italo – albanese, botue nė Vendik 1881.
Propozimi i Otto Mazzucato-s se pėrfytyrimi mā authentik i Skanderbegut do tėmirret ai qė gjindet nė nji kupė ase ēinķ porcelanit nga Castel Durante i pikturuėm me bojna tė gjalla mbas gjaset nga Nicoló Peööipario rreth vjetit 1525, āsht i paraqitun nė kėt ēinķ porcelane nė moshėn rinore me pėrkrenare ushtarake dhe pancerė. Nė nji sheit āsht shkrimi SCANDE-RBECH. Kėtu, nė kje se nuk jemi pėrpara nji shablloni trillue nga fantazija e ēeremistit, āsht gjasa se kemi tė bājmė ndoshta me pėrfytyrimin e jo tė Skanderbegut tė moēėm por me atź tė nipit tė Gjergj Kastriotit Skanderbegut tė rķ “Sign. Zorzi Scanderbech ani 43 fiol dil fio fo Scanderbech vechio”, i cili rreth vjetve 1500 – 1503 ishte shum i njoftun nė Venedik pėr inicjativėn entuzjastike e tė pafat tė shlirimit tė Shqipnķs nga zgjedha otomane.
Biografi franēez i Skanderbegut Jacques de Lavardin qė botoi nė Paris nė vjetėn 1576, 1593 dhe 1597 nji historķ tė Skanderbegut, nė fletėn 17 bjen nji portret tė tijin, pėr tė cilin thotė “ky portret āsht i xjerrun nga Muzeu i Zotnķ André Theut, kozmograf i Mbretit, i prumė nga Bouthole, qytet i Shqipnķs”. Qyteti Bouthole mundet me kźnė Budva nė “Albania Veneta” t’asajė kohe, sot nė Boka tė Kotorrit. Nė botimin e dytė 1597 tė historķs sė Skanderbegut De Lavardin-i shton edhe portretin e Mehmetit II, bā simbas portretit tė Bellinit, qe aso heret u ruete nė Vendik.
Portreti i Skanderbegut nga biografija e De Lavardin-it merret e ribotohet shum heresh me varjante tė ndryshme si pėr sh. nga Calchondila e tė tjerė. Perfytyrimi i Skanderbegut nė kėt gravyrė āsht gadi en face (tre ēerekė) me flokė e mjekėrr tė gjatė e dredha-dredha damė dyshė, mė nji kėsulė si qeleshe enaltė e me lesh jashtė pėrānash, me duėr tė kryqėzueme nė parzėn qė mbajnė shpatėn.
Ksilografia e inēizjonė pak a shum tė gjashmė njāna me tjetrėn dhe varjante me ato qė pėrmendėm mā nalt ase fryt i fantazķs sė piktorave, disį shum qesharake, janė tė shumta, sidomos nėr veprat gjermane, franēeze e inglize qė botohen nė shekujtė XVII, XVIII e XIX dhe āsht kot me i marrė para syshė kur flitet mbi pėrfytyrimin authentik tė Skanderbėgut. Ato, shpresojmė, qė do tė jenė landė e nji studenti tonė tė posaēėm.
Para se t’i ap fund kėtij komunikacjonit, mė lejoni ndigjuės tė ndershėm, tė ēeki edhe nji kurjozitet tjetėr ase nji lajm rreth nji ritrati tė Skanderbegut qė pėrmendė aventurjeri dalmatin Stefan Zanovich nga Budva, ndjekės e bashkėkohės i Casanovės, i cili e quente vedvedin “Mbret i Shqipnķs, Princ i Grudės e i vetmi pinjuėll i Skanderbegut”. Ndėr udhtimet e shumta nėpėr Evropė vjen edhe nė Napoli. Aty njef nji frat domenikan, i cili ishte nji ndėr mā tė mbramėt nga familja e Tanushit, gjeneralit tė Skanderbegut, i hikun n’Italķ bashkė me Kastriotėt. Ky frat ishte aq i entuzjazmuėm pėr kujtimin e Skanderbegut, sa qė n’odėn e vet, ndėrmjet figurės sė Krishtit e tė Zojės, mbante atė tė Skanderbegut.
Edhe A. Degrand pėrmendė nji portret tė Skanderbegut qė u ruejte dikur nė familjen e Topijajve – Toptajve nė Krujė, qė kje konfiskue e ēue nė Stambollė.
A do tė dalė nė dritė ndonji portret mā i moēėm e authentik i Skanderbegut, deri tash i ruejtun nė mėsheftėsinat e ndonji kolekcjonistit ase tė familjeve private, i pį identifikuėm endč, kėt gjā ja lāmė fatit, ja lāmė kohės dhe ja lāmė hulumtuesvet t’interesuėm me studime albanologjike e t’entuzjazmuėm me kujtime rreth figurės sė Skanderbegut jo mā pak se ai frati napolitan.

---------------------------
*MALAJ, Vinēens:
njohės i shėnueshėm i ikonografisė sė kohės sė Skėnderbeut, bibliograf i kujdesshėm nė lamėn albanologjike e ribotues i veprave t’Įt Gjergj Fishtės. Ka qenė kujdestar i Bibliotekės Franēeskane nė Dubrovnik tė Kroacisė.
marrė nga:
Seminari Ndėrkombėtar i Federatės Panshqiptare VATRA ( New York 28 – 30 nėntor 1969)
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-09-2012, 07:28   #14
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,344
Thanks: 0
Thanked 30 Times in 24 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Re: Figura e Gjergj Kastriot - Skenderbeut ne krijimet e folklorit !

Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu nė artet figurative




nga Xhelal Zejneli




Figura e Gjergj Kastriotit Skėnderbeut dhe bėmat e tij janė pasqyruar prej kohėsh nė vepra tė pikturės, tė skulpturės dhe tė gravurės nė vende tė ndryshme tė botės.
Pjesa mė e madhe e veprave me vlera artistike dhe historike, si tipare karakteristike, japin njė profil tė veēantė me sy tė gjallė dhe hundė shqiponjė.
Portreti mė i hershėm qė njihet ndodhet nė galerinė Ufici (Uffizi) tė Firencės. Mendohet se ėshtė mbėshtetur nė vizatimin tė bėrė drejtpėrdrejtė nga natyra, tė piktorit venecian Xhentile Benini. Nė kėtė portret, Heroi Kombėtar i shqiptarėve ėshtė paraqitur nė moshė tė shtyrė, si duket kur e ndėrmori udhėtimin e tij tė fundit nė Itali nė vitin 1466.
Vlen tė pėrmendet edhe portreti i shekujve XV-XVI i zbuluar nė Shkodėr si dhe portreti i galerisė nė kėshtjellėn Valdbeng, njė riprodhim i tė cilit ndodhet edhe nė Muzeun e Krujės.
Njė portret i hershėm qė paraqet rėndėsi pėr tėrė ikonografinė e Gjergj Kastriotit, ndodhet nė botimin e parė tė veprės madhore tė humanistit dhe tė historianit shqiptar Marin Barletit – “Historia de vita et rebus gestis Scanderbegi” , Romė, midis 1508 dhe 1510 (Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut).
Portretin nė gravurė e kanė realizuar edhe mjeshtrit gjermanė si Jang Breu (1533) dhe Jost Aman, po i shekullit XVI. Amani heroin shqiptar e paraqiti me njė sfond kėshtjelle.
Gravura mbi Skėnderbeun, mė 1577, ka shtypur edhe njė piktor tjetėr gjerman Sigizmund Fejgrahent. Paraqitja epėrkrenares dhe e shpatės sė heroit jepet pėr herė tė parė (1539-1552) nė portretin tė bėrė nga Tabias Shtimer.
Nė qindvjeēarin XVII e kėndej u krijuan portrete tė Skėnderbeut pėr t’i ilustruar veprat letrare ose historike. Piktori francez N. Auronks ėshtė autor i portretit qė u botua nė poemėn eBysjerit (1658). Nė vitin 1662, kjo poemė u ribotua, por tani me portretin tė bėrė nga piktori Blanshet. Ndėrkaq librin e Biemit, tė botuar nė vitin 1672, e ka ilustruar piktori italian F. Zuēi (Zucci). Njė gravurė nė dru bėri I.B. Skotin.
Nė vitin 1743 vepra e Barletit u botua nė Zagreb nė gjuhėn kroate. Kėtu tani e kemi gravurėn nė dru tė Vajcit (Weitzi). Galerinė e Skėnderbeut, me veprat e tyre e kanė pasuruar edhe piktorė tė tjerė si Andrea Bianki, J. Fontana, Domeniko Kusto, A. Oslovski.
Pėr Skėnderbeun njė numėr veprash krijuan edhe piktorėt arbėreshė nė Itali, si G. Konforti, A. Skurra etj. Njė afresk i shekullit XVI ndodhet nė njė kishė tė Monreales nė Sicili. Duhet theksuar se nė kishėn katolike tė Prizrenit, nė vitin 1878, kur u krijua LidhjaShqiptare e Prizrenit, janė pikturuar me grizaj nė dy medaljone, komandanti ushtarak hungarez Jan Huniadi (1387-1456) dhe Skėnderbeu.
Figura e Skėnderbeut u bė njė nga temat qendrore tėarteve figurative shqiptare qysh nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare. Krahas portretit tradicional kthyer nė profil tė piktorit nga Korēa Gjergj Panariti (1883), figura e plotė e heroit mbi kalė dhe nė sfond beteja, u trajtua mė 1889 nga Anastas N. Ballamaēidhe Theohar Gjini (1880-1956). Ballamaēi u ndihmua nga tabloja e piktorit francez T. Zheriko.
Nga plejada e piktorėve qė punuan mbi bazėn e modeleve, shkoi mė tej piktori autodidakt Spiro Xega (1876-1953), autor i njė cikli romantik-heroik prej mė se tetė veprave. Midis tyre edhe“Skėnderbeu” (1913). Me fjalė tė tjera, prej tij ruhen mbi dhjetė tablo me figurėn e Skėnderbeut, disa prej tyre tė fillimit tė shekullit XX.
Nė vitin 1937, nė bazė tė njė gravure evropiane, edhe ikonografi nga rrethi i Korēės Vangjel Zengo (1877-1938) pikturoi disa herė portretin e Skėnderbeut, tablonė "Beteja e Skėnderbeut me turqit" qė ndodhet nė Muzeun e Krujės.




(Janaq Paēo, Monumenti i Gjergj Kastriotit, Krujė)


Linjėn kryesisht origjinale e pėrbėn tabloja “Skėnderbeu nė betejė” e pikturuar nė vitin 1915-1916 nga piktori shkodran Simon Rrota (1887-1961), i cili, nė vitet 1910-1915, kishte studiuar nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Milano. (Mėsimet e para pėr pikturė, S. Rrota i mori nga piktori shkodran Kolė Idromeno, 1860-1939, autor i njėrės nga kryeveprat e pikturės shqiptare, portretit“Motra Mone”). Edhe piktori shkodran Ndoc Martini (1880-1917)portretin e heroit e punoi nė disa variante – “Skėnderbeu”.

Nė fund tė shekullit XIX dhe konkretisht nė vitin 1917, pasqyrimit tė figurės sė Skėnderbeut nė skulpturė iu ēel rruga me bustet e skulptorit dhe tė poetit Murat Toptani (1868-1917).

Shprehja figurative e heroit, do tė ngrihet mė pas nė njė nga majat mė tė larta krijuese me bustin sintezė, heroik e legjendar, tė punuar nga figura kryesore e skulpturės shqiptare nė vitet ’20-’80, tė shkolluar nė Torino tė Italisė - Odhise Paskalit (1903-1985).Busti i Skėnderbeut, i ngritur nė Kukės nė vitin 1939, ėshtė njė kryevepėr monumentale, ku format e hiperbolizuara tė heroit krijojnė shoqėrim pėrfytyrimesh simbolike. Odhise Paskali, bashkė me skulptorin Andrea Mano (1921-2000) si dhe me skulptorinJanaq Paēo (1914-1991), nė vitin 1968 realizuan monumentin e Skėnderbeut nė Tiranė. Me vėrtetėsi deri nė hollėsi, siluetat e japin heroin nė njė lėvizje parade, me shpatėn mbėshtetur anash dhe kokėn energjike tė ngritur si luftėtar dhe burrė shteti.
Ndėr veprat mė tė shėnuara tė artit shqiptar pas vitit 1945 me kėtė temė, janė statujat ekuestre nė Krujė dhe nė Tiranė, qė mishėrojnė realizimin e njė dėshire tė hershme tė popullit shqiptar pėr ta parė tė ngritur nė monument figurėn e Heroit Kombėtar.
Nė pikturėn e pas Luftės sė Dytės Botėrore, nė tablotė kompozicionale, me nota emocionale, trajtohet lidhja e ngushte e heroit me masėn, epėrsia shqiptarėve liridashės. Skėnderbeu dhe bashkėluftėtarėt e ngushtė tė tij, pasqyrohen gjerėsisht nė artin figurativ shqiptar. Nė veprat e Muzeut Historik Kombėtar dhe nėMuzeun Kombėtar – Gjergj Kastrioti – Skėnderbeu nė Krujė, afresket, shtatoret, grupi skulpturor e pasqyrojnė heroin si luftėtar, udhėheqės popullor, burrė shteti dhe figurė e pavdekshme e heroizmit popullor.
Nė vitin 2001, monumenti i Heroit Kombėtar, vepėr e skulptorit Janaq Paēo, u vendos nė Prishtinė. Ndėrkaq, nė vitin 2003, shtatorja e heroit, vepėr e skulptorėve Muharrem Turkeshi dhe Agim Sela, u vendos nė Dibėr. Nė vitin 2006, monumenti i heroit, vepėr e skulptorit Thoma Thomai u vendos nė Shkup. Busti i heroit ėshtė vendosur edhe nė oborrin e gjimnazit “Skėnderbeu” tė Preshevės.
Monumenti i heroit, vepėr e skulptorit italian Romano Romanelli (1882-1969), i ngritur nė vitin 1940 ndodhet edhe nė sheshin Albania tė Romės. Bustit i Skėnderbeut ndodhet edhe nė Vaccarizzo Albanese – fshat i Kozencės nė Kalabri. Nė vitin 2008, busti i heroit u vendos edhe nė Civita tė Italisė.
Nė vitet ’60 tė shekullit XX, emigrantėt shqiptarė nė Belgjikė paraqitėn kėrkesė pėr ta vendosur monumentin e Skėnderbeut nė Bruksel. Kjo u realizua nė vitin 1968. Monumenti u vendos pranė parkut Josafat tė komunės Schaerbek nė Bruksel.
Monumentet, pėrkatėsisht bustet e Heroit Kombėtar ndodhen edhe nė Vjenė, nė Budapest, buzė liqenit tė Gjenevės, nė Detroit etj.
Pėrmendorja e Skėnderbeut nė Miēigan tė SHBA-sė ėshtė pėruruar nė vitin 2006, nė prani tė mijėra vetėve, pėrfshi kryepeshkopin e Detroitit - Kardinalin Adam Maida dhe presidentin e Shqipėrisė - Alfred Moisiun. Monumenti ėshtė vendosur nė hyrje tė oborrit tė Kishės katolike shqiptare Shėn Pali nė Roēester Hills, rreth 40 kilometra nė veri tė Detroitit. Pėrpos monumentit tė heroit, nė kėtė shtet federal ndodhet edhe pėrmendorja e Nėnė Terezės.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-09-2012, 07:32   #15
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,344
Thanks: 0
Thanked 30 Times in 24 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Figura e Gjergj Kastriot - Skenderbeut ne krijimet e folklorit !

Perkrenarja dhe shpata e Skenderbeut ne Muzeun e Vjenes:






Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-09-2012, 07:40   #16
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,344
Thanks: 0
Thanked 30 Times in 24 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Figura e Gjergj Kastriot - Skenderbeut ne krijimet e folklorit !

Figura e Skėnderbeut nė fotografinė shqiptare





Qerim Vrioni





Rilindja Kombėtare, kjo lėvizje e fuqishme dhe e gjithaneshme politike, shoqėrore, kulturore, ushtarake nė pėrpjekjet e saj pėr pavarėsinė e Shqipėrisė, i dha njė rėndėsi tė madhe edhe ngritjes lartė tė figurės sė Skėnderbeut nė artet pamore. Nė kėtė kuadėr , pėrveē piktorėve dhe skulptorėve, edhe fotografėt shqiptarė te fillimshekullit XX e vlerėsuan dhe identifikuan shqiptarizmin me personalitetin e Skėnderbeut duke e trajtuar atė me shumė tė drejtė si simbol tė kombit.
Fotografėt me intuitė, e kuptuan se arti i tyre komunikonte mė lehtė me publikun sesa piktura dhe skulptura, po tė kemi kėtu parasysh qarkullimin e vlerave kulturore. Pėr kėtė qėllim , fotografėt shfrytėzuan fotografinė , kėtė demokrate tė madhe e tė heshtur pėr tė ngritur lartė frymėn atdhetare. Kartolinat postare ishin krijime shumė tė pėrshtatėshme tė lėmit tė fotografisė. Ata pėrdorėn piktura dhe grafika tė ndryshme me portretin e Skėnderbeut pėr tė krijuar kolazhe qė nė pėrgjithėsi janė njė lloj shkrirje tė fotografisė me pikturėn, ose tė fotove tė ndryshme, duke formuar njė tė vetme. E quajmė meritė tė veēantė tė kėtyre fotografėve krijimin e kolazheve si njė zhanėr tė artit fotografik. Ato nė fund tė fundit pėrbėjnė fotokompozime tė mirėfillta e si tė tilla janė tė parat nė histori tė fotografisė shqiptare, ose mė ndryshe mund t’i quajmė hapat fillestare tė “instalacioneve” ose “performancave” tė sotme.Bashkimi i tyre shtypej mė pas nė fotografi tė posaēme dhe nė kartolina e, sidomos me tė dytėn, Heroi Kombėtar “hynte” nė ēdo shtėpi shqiptare, duke u bėrė kėsisoj njė figurė familjare. Mjaft kolazhe tė asaj kohe, vendosnin pranė portretit tė heroit tonė, portretin e Princ Vidit, mbretit tė caktuar tė shqipėtarėve mė 1914. Emri i mbretit tė ri qė ndonėse nuk njihej ende mirė, u lindi atyre shpresa tė mėdha pėr krijimin e shtetit mbretėror, dhe e pritėn ardhjen e tij me ngazėllimin e ardhjes pėrsėri tė “Motit tė madh tė Arbėrit” (periudha e Skėnderbeut, shekulli XV).
Nga njė pikshikimi tjetėr, mbėshtetja pėr mbretin e ri, tregon vizionin e fotografėve shqiptarė nė atė kohė tė trazuar, ashtu si edhe tė rilindasve tė tjerė, pėr kthimin e Shqipėrisė pas katėr shekujve nė familjen europiane (disa kohė mė parė ishte folur pėr njė princ turk nė fronin mbretėror shqiptar).
Nė kolazhet, ashtu si edhe nė kartolinat, pėrvec frymės sė theksuar atdhetare, ndjehet sensi i hollė artistik dhe mjeshtėria profesionale. Kėndvėshtrimi estetik, nė tė dy rastet nuk shfaqet vetėm nė piksynimin fotografik, qė edhe ky ėshtė nė nivel tė kėnaqėshėm, por edhe nė tekstet shoqėruese. Ato janė thirrje patriotike, por edhe vargje tė zgjedhura atdhetare nga poetė tė Rilindjes tonė, ose kėngė me pėrmbajtje shumė frymėzuese pėr lirinė e vendit qė sapo kishin filluar tė kėndoheshin.
Kolazh interesant me frymė tė theksuar atdhetare ka krijuar fotografi njohur korēar Vani Burda (1875-1949) nga Kolonia shqiptare e Bukureshtit i cili hapi nė Korēė studio fotografike. Ai ėshtė autor i fotopllakatit tė parė shqiptar (kushtuar dėshmorėve tė Ormėn-Ēifligut, 1911), dhe ka sjellė nė Shqipėri fotografitė e Frashėrllinjėve tė mėdhenj. Nė kolazh shihen tė vendosura pėrballė njera-tjetrės, figura e Skėnderbeut (e fotografuar nga ndonjė pikturė) dhe fotografia e Princ Vidit (foto1). Skėnderbeun, kėtu e shohim mė tepėr si politikan e diplomat, madje edhe si mbret, se sa si luftėtar. Kjo jo vetėm nė saje tė veshjes civile, por sidomos nga qėndrimi e shikimi. Piktori, e si pasojė edhe fotografi, e kanė paraqitur me pėrkrenaren aq luftarake e tė veēantė qė edhe nė atė moshė tė thyer i ka hije. Ajo ėshtė diēka organike e figurės sė tij. Mbretin e Madh dhe Princ Vidin i ndan dhe i bashkon njė shqiponjė dykrenare nė fluturim me krahė hapur. Ndonėse shqiponja ėshtė vizatuar thjeshtė, ajo merr vlera simbolike nė kolazh. Si tė gjithė shqiptarėt nė atė kohė, edhe fotografi Burda e priti me gėzim tė madh ardhjen e mbretit tė ri. Mbi kokėn e shqiponjės shkruhet:”Zoti qoftė me ne. Pas 5 shekujsh nė robėri, sot Shqipėri e shqipėtarėve”. Kolazhi ėshtė i vitit 1914 e qarkulloi gjatė si kartolinė postare.



Njė kolazh tjetėr qė bashkon Skėnderbeun me Vidin, ėshtė ideuar dhe zbatuar nga shoqėria atdhetaro-kulturore “Njė tufė djelmoēa shkodranė”, kryetar i tė cilės ishte fotografi shumė i njohur Kel Marubi (1870-1940) (foto2). Kėtu portreti i Skėnderbeut ėshtė fotografuar nga njė medalion i bėrė nė bazė tė pikturės sė pėrdorur edhe nga Burda. Por kėtu profili mė vertikal flet pėr njė frymė mė tė spikatur luftarake. Edhe ndriēimi i medalionit gjatė fotografimit duket mjaftė i gjetur. Dy figurat i lidhin krahėt e tejhapur tė shqiponjės me dy krerė e me yllin gjashtėcepėsh sipėr, dhe fjalėt “Besė e Bashkim”. Nė qendėr, poshtė duket skeptri mbretėror me yllin gjashtėkėndėsh shqiptar. Djathtas ai mbėshtetet mbi njė pallua, stemė e rrallė e familjes princėrore Vidi, dhe majtas mbi krahun e shqiponjės. Kolazhi pra ngėrthen shumė elementė simbolikė. Daton vitin 1915, princ Vidi kishte disa muaj qė ishte larguar, por shpresohej tė kthehej pėrsėri. Ka qarkulluar pėr shumė kohė brenda dhe jashtė vendit si kartolinė postare.



Atelie “Marubi” nė Shkodėr hodhi nė tregun ekonomik , por me synim mė tepėr “tregun shpirtėror” tė shqipėtarėve, nė fillim tė shekullit XX, njė kartolinė ku ėshtė fotografuar piktura e Skėnderbeut nga piktori i njohur Theohar Gjini (1880-1956), duke kalėruar me shpatė nė dorė (foto3). Nė kėtė fotografi, Marubi (Keli), na paraqet Skėnderbeun luftėtar, nė njė ēast beteje “duke ndjekur armikun” me armatimin e tij karakteristik. Nga njė pikturė e bukur nuk ka vėshtirėsi tė realizosh njė fotografi tė tillė. Merita e fotografit kėtu qėndron nė atė se ai krijon njė kartolinė shumė atdhetare. Karakterin e theksuar patriotik kartolinės ja shtojnė fjalėt ndėnė foto ku shkruhet:”Rrnoftė Shqypėnia” e mė pas vargjet: “Armiku ē’e hangri/e nė kambė s’e la/ Deri nė buzė tė varrit/ Skander Beu s’ju nda”. Pėrsėri Skėnderbeu, e pėrsėri figura e tij pėr tė ngritur lartė frymėn atdhetare . Edhe kjo kartolinė ka qarkulluar nė sasira tė mėdha dhe parapėlqehej shumė nga shqipėtarėt pėr korespondencė. Piktura e Skenderbeut e Th. Gjinit e shpalli piktorin nė tė gjithė vendet ku jetonin shqiptarė “piktor mėmėdhetar”, Konica e quajti “shqiptar tė kulluar, atdhetar tė vėrtetė, shqiptar tė urtė”, ndėrsa Noli e cilėsoi “Piktor tė parė tė Shqipėrisė” .Pėrmendim se nė vitin 1927, Kel Marubi i u dhuron shqiptarėve tė Amerikės nėpėrmjet Kryqit tė Kuq Shqiptar 500 kartpostale tė shtypura nė Shkodėr. Ndėr to pjesa mė e madhe ishin ato me pikturėn e Th. Gjinit.



Njė kartolinė me portretin e Skėnderbeut ka realizuar edhe Kel Marubi, i cili fotografon njė pikturė tė heroit tonė ku bie nė sy shpata e mbajtur me dorėn e djathtė, e me shikim nė tė kundėrtė tė armės (foto4). Nė kėtė kartolinė kemi njė portret tė heroit qė ndryshon shumė nga tė zakonėshmit. Piktori e ka vizatuar atė pa pėrkrenaren, me njė si diademė lulesh mbi kokė, por me shpatėn nė dorė. Pėrshtypje tė veēantė kėtu tė krijojnė sytė me shikimin e tyre mjaftė dinjitoz. Kartolina ėshtė e kolanės “Kujtim nga Shqypėnia” dhe shoqėrohet me vargjet e njohura tė Mihal Gramenos :”O trima luftėtare / o birtė e Skanderbeut/ kėrkoni ju shqyptar /Lirinė e mėmėdheut”. Piktura, sipas studiuesit Ferid Hudhri, ėshtė krijim i skulptorit arbėresh, Mikel Trota.



Njė kartolinė nė lėmin e kolazheve tė fotografėve shqiptarė tė gjysmės sė parė tė shek. XX, ėshtė edhe ajo e krijuar nga studio “Guga e shoku” tė Tiranės. Nė tė paraqitet Skėnderbeu dhe Zogu I, dhe i takon viteve ’30 (foto5). Skėnderbeu ėshtė riprodhuar nga ndonjė pikturė e vjetėr si luftėtar me pėrkrenaren nė kokė, pelerinėn dhe dorėn e majtė mbi dorezėn e shpatės. Edhe mbreti Zog pasqyrohet me grand uniformė ushtarake. Dy figurat qėndrojnė brenda elipsave, e mbi to duket shqiponja dykrenore e njėjtė me atė tė kartolinės sė shoqatės “Njė tufė djelmoēa shkodranė”, por pa yllin gjashtėkėndėsh sipėr. Poshtė portreteve shihen dy flamuj kombėtar tė kryqėzuar mbi tė cilėt ėshtė vendosur pėrkrenarja e Skėnderbeut, e anash tyre fjalėt “Besa shqiptare”. Nė kartolinė flamujt dhe shqiponja janė me ngjyrė tė kuqe, ndėrsa elipsat e portreteve janė rrethuar me varak tė verdhė, cka tregon se ajo kish njė farė lluksi pėr atė kohė. Autorėt e kartolinės shihnin me tė drejtė tek Zogu mbretin e dytė nė historinė e shqiptarėve.



Njė fotografi tjetėr qė ka gjetur pėrdorim si kartolinė ėshtė edhe kjo qė paraqet bustet e Skėnderbeut dhe mbretit Zog (foto6). Nė mes tė tyre mbi njė pod tė vogėl shihet pėrkrenarja simbolike e Skėnderbeut, e poshtė saj stema e mbretėrisė sė Zogut. Fotografi, deri tani i panjohur, ka zgjedhur buste tė mbretėrve shqiptarė, ku ata janė me uniformė ushtarake si pėr tė mbėshtetur mendėsinė e respektit tė madh tė shqiptarėve pėr armėt, por sidomos pėr mbajtėsit e tyre.



Nga ē’u shkrua mė sipėr, fare qartė del pėrfundimi se edhe fotografėt shqiptarė tė viteve tė para tė shekullit XX, kanė kontribuar me veprimtarinė e tyre nė lėvizjen kombėtare. Kjo ėshtė arritur nga ata, edhe duke ngritur lart figurėn madhore tė Heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastrioti- Skėnderbeu i shquar edhe pėr bashkimin e princave arbėr tė shekullit XV.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Bookmarks


Tema po shikohet nga: 1 (0 anėtarė dhe 1 vizitorė)
 
Mundėsitė nė temė
Mėnyra e shfaqjes

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur

Pėrzgjidh nėnforumin