• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kuriozitete te ndryshme

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
17,027
Pikët
113
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Kuriozitete..

1. Luksemburgu
Konsumimi vjetor i alko0lit: 15.5 litra për banor
Konsumimi i birrës: 84.4 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 16 vjeç (birra); 18 (pijet e tjera alkoolike)

2. Franca
Konsumimi vjetor i alkoolit: 14.2 litra për banor
Konsumimi i birrës: 35.5 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 16 vjeç (birra); 18 (pijet e tjera alkoolike)

3. Irlanda
Konsumimi vjetor i alkoolit: 14.2 litra për banor
Konsumimi i birrës: 131.1 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 18 vjeç

4. Hungaria
Konsumimi vjetor i alkoolit: 12 litra për banor
Konsumimi i birrës: 75.3 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 18 vjeç

5. Çekia
Konsumimi vjetor i alkoolit: 11.8 litra për banor
Konsumimi i birrës: 156.9 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 18 vjeç

6. Spanja
Konsumimi vjetor i alkoolit: 11.5 litra për banor
Konsumimi i birrës: 83.8 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 18 vjeç

7. Danimarka
Konsumimi vjetor i alkoolit: 11.5 litra për banor
Konsumimi i birrës: 89.9 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 18 vjeç (vetëm në bare ka limite)

8. Portugalia
Konsumimi vjetor i alkoolit: 12.9 litra për banor
Konsumimi i birrës: 59.96 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 16 vjeç

9. Zvicra
Konsumimi vjetor i alkoolit: 11.2 litra për banor
Konsumimi i birrës: 57.3 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 16 vjeç (për birra); 18 (për pije të tjera alkoolike)

10. Austria
Konsumimi vjetor i alkoolit: 11.1 litra për banor
Konsumimi i birrës: 108.3 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 16 vjeç (për birra); 18 (për pije të tjera alkoolike)

11. Gjermania
Konsumimi vjetor i alkoolit: 10.5 litra për banor
Konsumimi i birrës: 116.8 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 14 vjeç (për birra); 16 (për verë); 18 (për pije të tjera alkoolike)

12. Anglia
Konsumimi vjetor i alkoolit: 10.4 litra për banor
Konsumimi i birrës: 99 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 18 vjeç

13. Belgjika
Konsumimi vjetor i alkoolit: 10.3 litra për banor
Konsumimi i birrës: 93 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 16 vjeç

14. Holanda
Konsumimi vjetor i alkoolit: 10.1 litra për banor
Konsumimi i birrës: 79 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 16 vjeç; 18 vjeç (për pije të tjera alkoolike)

15. Australia
Konsumimi vjetor i alkoolit: 9.8 litra për banor
Konsumimi i birrës: 109.9 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 18 vjec
 
Përgjigje e: Kuriozitete..

Kryetari I njëzet amerikan, James Garfeald, ia dilte që njëkohësisht me njërën dorë të shkruante me alfabet latin kurse me tjetrën në gjuhën e vjetër greke.

Vaji I ullirit është një Lubrifikant (pastrues)i shkëlqyer i zemrës dhe i arterieve.

Konsumimi I tepruar I kafesë mund të çojë në rritjen e kolesterolit në gjak.

Kuajt mund te qendrojne deri ne 1 muaj ne kembe. (ndersa une di qe edhe kur flejne ato flejne ne kembe.)

Delfinet flene me nje sy hapur.

*Brenda nje viti ne bote harxhohen 50 miliarde aspirina.

*Gjuha eshte muskuli me i forte ne trupin tone.

*Krimbat mund te flejne deri ne tre vjet, dhe ciftezohen vetem njehere ne jete, ndersa ciftezimi mund te zgjase deri 12 ore.

*Raporti i madhesise se trurit ne proporcion me trupin ke delfinet eshte i njejte me raportin e madhesise se trurit ne proporcion me trupin ke njerezit. Prandaj delfinet llogariten si qeniet me intelegjente, pas njerezve. Keto kafshe perdoren ne Amerike per sherimin e femijeve me hendikep, por gjithashtu trajnohen edhe per qellime ushtarake, sic jane venia dhe zbulimi i minave nen uje. Mund te arrijne shpejtesine deri 50 km ne ore.

Prejardhja e emrit "tenis"
Fjala tenis eshte shkruar ne anglisht dhe anglezet e kane marre nga frengjishtja.Kur fillonte loja dhe njeri gjuante me rrakete para se topi te hidhej i thoshte kundershtarit:"tenez" qe do te thote:"mbaje".Anglezet i dhane fjales formen qe ka sot.

Shpikesi i telefonit

Uaston,hajde ketu,me duhesh.---Fjala e pare e transmetuar nepermjet telefonit nga shpikesi i tij,Aleksander Graham Bell qe therriste ndihmesin e tij,Uaston.Ai mori patenten e telefonit me numer 174465 ne vitin 1876.

Gjuhet e botes

Ne shoqerine e sotme njerezore fliten 2796 gjuhe te ndryshme.Ato ndahen ne 11 grupe kryesore dhe 50 grupe "gjuhesh te vogla".Njerezit qe flasin keto gjuhe perdorin rreth 8000 dialekte.
 
Përgjigje e: Kuriozitete..

Një mace ka mundur t’i mbijetojë një ageje të gjatë rreth 6 centimetra të futur në fytin e saj.

Padronët e Marley, 27 vjeçari Thomas Ward dhe bashkëshortja e tij Candi Carpenter, 23 vjeç, nga Streatham, në jug të Londrës, kanë vënë re se ajo kollitej në mënyrë të pakontrolluar dhe kanë vendosur ta çojnë në spitalin veterinar Blue Cross.

Vetëm pas një testi me rreze X është vënë re prania e ages.

Në këtë pikë Marley është operuar duke i nxjerrë agen me sukses.
 
Përgjigje e: Kuriozitete..

Cambridge / USA – Më tepër se 175 vite kërkojnë Astronomët zgjidhje për errësimin parcial ( pjesërishëm ) të Epsilon Aurigae ( Almaaz ), një ylli në largësi prej 2.000 viteve drite. ?ka e bën këtë yll të errësuar, ka qenë deri më tani e panjohur. Mirëpo tash besojnë Astronautët që të kenë arritur në të dhënat e para për fenomenin mysterioz të yllit.

Epsilon Aurigae është një yll që ndërron pamjen me anë të mbulimit , drita dhe ndriçimi i yllit çdo 27 vjet ( 9892 ditë ) gati për dy vjet të sakta errësohet dhe mbulohet nga një objekt deri më tash i panjohur.

Për çfarë bëhet fjalë te kjo gjendje dhe kush është ky objekt, ka qenë e panjohur që nga koha kur u dallua ky fenomen. Pra nga vitti 1821 u zbulua nga një Astronom amator gjerman J.H. Fritsch dhe mbeti ashtu deri sot i pazbuluar.

Faza e parë e errësimit filloi në gusht të vitit 2009. Sipas parashikimeve ashtu i errësuar edhe do të mbetet Ylli Epsilon Aurigae tërë vitin 2010 dhe në vitin 2011 do të ndriçoj prap. Një projekt i „ National Science Foundation „ i mirëmbajtur nga grupi punues „ American Association of Variable Star Observers" (AAVSO) që përbëhet nga Astronautët dhe amatorët , kanë marrë përsipër që të nxjerrin fshehtësitë misterioze të këtij përcjellësi të yllit në fjalë.

Rezultatet e para tregojnë se ky objekt i errësuar është një yll, i cili është i rrethuar nga një disk materiesh ( shiqo foton ). Ky disk ka përafërsisht një diametër prej 4 pjesëve astronomike ( AE ose AU= Astronomical Unit ), pra sa katër herë largësia në mes Tokës dhe Diellit dhe ka një trashësi prej 0,5 AE. ( gjysma e largësisë Tokë – Diell ).

"Forma reale dhe përbërja e diskut gazor është deri tash e pazbuluar. Mirëpo ne shpresojmë që sa më shpejtë të kemi të dhëna të sakta mbi këto mistere“ Thotë shkencëtari Robert Stencel. (Nga Suhejbi)
 
Përgjigje e: Kuriozitete..

Kali më i vogël në botë ndodhet në Britaninë e Madhe.
Ai peshon 3 kilogramë, është i gjatë 35 centimetra dhe quhet Ajnshtajn.
Kafsha në miniaturë lindi në Barnstead të New Hampshire në datën 22 prill dhe mund të thyejë çdo rekord të vendosur deri tani. Masat janë më të vogla se ato të një fëmijë dhe sipas “Daily Mail”, kali ka lindur në “Tiz Miniature Horse Farm”, ku pronarët e quajtën si gjeniu i shkencës.
Në ndryshim nga kali tjetër i vogël Thumbelina, Ajnshtajni nuk tregon shenja të darvinizmit, ai është thjesht një kal në miniaturë.
 
Përgjigje e: Kuriozitete..

Mban shpuesen elektrike( trapanin) një minutë në ashtin temporal


Mësuesi i Kung Fu-së ka mbajtur fuqishëm shpuesen elektrike në ashtin temporal, një minutë të plotë, e pas kësaj atë e ka përsëritur edhe në bark dhe ka kaluar pa lëndime.

Në Fushan, të provincës kineze Guangdong është mbajtur gara në artin e mjeshtërive luftarake.

Mësuesi i Kung Fu-së, Hu Qiong, ka kënaqur publikun duke mbajtur shpuesen e ndezur në ashtin temporal për një minutë rresht dhe ka kaluar pa lëndime.

Ai ka shpuar ashtin temporal dhe barkun për një minutë kohë secilin dhe nuk ka pësuar asnjë lloj lëndimi. Më pas e ka kapur me duar të thata sharrën elektrike.

Për të dëshmuar rregullsinë e aparateve të rrezikshme, ai ka shpuar vrima në metal, dru dhe plastikë.

Hu, të cilin kolegët e kanë emëruar “trupi i pathyeshëm”, ka filluar të mësojë mjeshtërinë e tij që nga mosha tetëvjeçare në një tempull Shaolin.
 
Përgjigje e: Kuriozitete..

Katërvjeçari në rehabilitim për shkak të varësisë ndaj duhanit

Një djalosh katërvjeçar ndodhet në rehabilitim në Tajvan pasi ka krijuar varësi ndaj pirjes së cigareve të babait të tij.

Babai, nga qytetit Gaoxiong, ka filluar të dërgojë djemtë e tij, të moshave nëntë e katër, në një qendër rehabilitimi, pasi që i ka zënë duke i vjedhur cigaret e tij.

"Përgjigjja ishte ajo ishte që e pritja, por më e vështira për ta pranuar", ka thënë ai për gazetën kineze China Times.

Djemtë pranuan vjedhjen dhe kanë thënë se e kanë bërë atë sepse mendonin që babai i tyre dukej “cool’ kur pinte duhan.

Katërvjeçari pranoi se ai shtynte vëllain e tij për të huazuar cigare nga shokët e tij të klasës kur nuk arrinin të vidhnin ndonjë nga babai i tyre.

Babai ka filluar t’i dërgojë djemtë e tij në një qendër rehabilituese për t’i shëruar nga varësia ndaj nikotinës. Megjithatë, Qendra e ka kritikuar atë për dështim për t’u trajtuar së bashku me fëmijët.

Doktoresha Xue Guangjie ka thënë se babai ka ardhur vetëm në dy seanca dhe ka shtuar: "Mënyra më e mirë për të larguar një ves të fëmijës është tu paraqesësh atyre një shembull të mirë".
 
Përgjigje e: Kuriozitete..

Ma Zhong Nan, nje burre 93 vjecar qe jeton ne nje fshat te vogel te Kines, tregon se si nje bri ka filluar ti “mbije” ne koke 5 vjet me pare.

Zoti Ma ishte duke u krehur nje dite kur padashje vrau koken. Duke qene se nuk ishte ndonje plage e madhe, ai nuk i dha shume rendesi. Por nuk do ta kishte menduar kurre qe nje bri i vogel dhe i forte do te kishte filluar t’i rritej ne koke. Qe atehere i moshuari e ka injoruar kete “bri” i cili me kalimin e kohes ka arritur nje gjatesi prej 10 centimetrash ne me pak se nje vit, duke formuar keshtu nje “bri” gjithmone e me te gjate dhe te forte. Por para tre javesh zoti Ma ka filluar te ndjeje nje kruarje te cuditshme ne koke dhe keshtu femijet e tij kane vendosur ta cojne ne spital per nje vizite.
Me mberritjen e te moshuarit ne spital mjeku ka mbetur i habitur dhe nuk ka arritur te jape nje shpjegim mjekesor. Tani familja Nan po kerkon ndihme nepermjet mediave per te gjetur nje kure per kete semundje te cuditshme. Por zoti Ma nuk eshte i vetmi qe vuan nga kjo anomali…
 
Ky është terroristi më budalla i historisë


Mund të duket si skenar i një filmi komedi, por kjo histori është e vërtetë. Mohammad Ashan, një komandant taliban në Afganistan, është paraqitur në një stacion policie me një urdhër arresti në duar, në të cilin gjendej fytyra e tij. Ai ka kërkuar një shpërbilm prej 100 dollarësh, ashtu siç premtohej në fotografi, për personat që do të jepnin informacione për kapjen e tij.

Ashan është arrestuar menjëherë nga policia afgane, duke qenë se është i dyshuar për organizmin e së paku dy sulmeve mbi forcat afgane të sigurisë.

Forcat amerikane, kur shkuan për të konfirmuar nëse ishte vërtet Ashani, nuk mund ta besonin që kjo ngjarje të kishte ndodhur vërtet.

“E pyetëm: ‘A je ti ky?’. Mohammad Ashan u përgjigj me një entuziazëm të jashtëzakonshëm: ‘Po, po, unë jam! A mund ta marr shpërblimin tim tani?”, ka treguar për The Washington Post një përfaqësues i forcave amerikane, Matthew Baker.

Pas skanimeve biometrike dhe analizave të tjera, është arritur në përfundimin se ai është pikërisht Mohammad Ashan. Pas kësaj, zyrtarisht Ashan meriton titullin e terroristit më budalla në botë.

544976_424527454225348_141388129205950_1766653_243475279_n.jpg



-------------------------------------------------------------


51 vjecarja ArLynn Presser nga Illinois, vendosi ti takoje te gjithe 325 miqte e saj te Facebook ne realitet. Ajo e quajti projektin e saj "Face to Facebook". Ne fund te 2011 ajo kishte takuar 292 miq, reth 90% te asaj qe kishte parashikuar. ArLynn ka udetuar ne Taivan, Korea, Filipine, Dubai, Itali, Malajzi, Irlande, Angli, Gjermani dhe 4 vende te tjera.

ArLynn Presser vuan nga agorafobia - frika nga vende me shume njerez ose ambjente publike te mbyllura.
 
Përgjigje e: Kuriozitete te ndryshme

Një pikë gjaku e Gandit shitet për 10.000 stërlina..

Fije bari, tokë dhe një pikë gjaku e Mahatma Gandit të marra nga skena e vrasjes së tij janë shitur për 10.000 stërlina në ankand.

Reliket e shquara shkuan “nën çekiç” së bashku me objekte të tjera që i përkisnin liderit të shenjtë, duke kapur shifrën totale prej 100. 000 stërlinave.

Kutia e gjakosur, bari dhe pak dhe janë shitur për 10,000 stërlina, së bashku me një letër origjinale, e cila është provuar se është marrë nga vendi ku Gandi është vrarë.

Në të tjera, një palë syze të Gandit të blera nga një okulist nga Gloucester kishin një çmim fillestar prej 10.000 stërlinash, ndërsa arritën të shiteshin për 34.000 stërlina, nga një blerës i cili shpenzoi plot 70.000 stërlina edhe për gjerë të tjera

544834_423700660974694_141388129205950_1764807_1346493441_n.jpg
 
Përgjigje e: Kuriozitete te ndryshme

548524_420305561314204_141388129205950_1759021_1449914877_n.jpg



Vajza me 56 tatuazhe në fytyrë..


Vajza e re belge, e cila tre vjet të shkuara e gjeti veten me 56 tatuazhe në fytyrën e saj, vazhdon të ketë të njëjtën pamje, edhe pse në atë kohë ajo vendosi të bënte një trajtim të plotë me lazer për ta pastruar fytyrën, e cila ishte shndërruar në një ‘galaktikë’ të vërtetë yjesh, shkruan Shqip.

Një gabim fatal duket se i kushtoi shumë 21-vjeçares Kimberley Vlaeminck tre vjet më parë, kur siç është shprehur ajo, shkoi të bënte tatuazh tre yje të vegjël në pjesën e fytyrës dhe në fund e gjeti veten të mbuluar nga 56 yje tatuazhe, të cilët i kishin mbuluar pothuajse gjysmën e fytyrës.

Verën e shkuar ajo shpenzoi një shumë të konsiderueshme parash për një kirurgji me rreze lazer, nga e cila shpresonte se tatuazhet do t’i hiqeshin nga fytyra deri në fund të shtatorit, dhe do të kishte përsëri pamje normale, por pamjet tregojnë se tatuazhet vetëm sa janë zbehur shumë pak, por kurrsesi nuk janë zhdukur nga fytyra e të resë.

Në qershor 2009, Vlaeminck kishte pretenduar para familjes dhe reporterëve se ajo kishte kërkuar nga tatuisti vetëm tre yje tatuazh pranë syrit të saj, por pastaj ai i kishte shtuar të tjerët pa dijeninë e saj, ndërkohë që atë e kishte zënë gjumi. Vajza premtoi në të kohë se do të padiste tatustin për dëmin që i kishte shkaktuar, duke pretenduar se një keqkuptim në gjuhën e përdorur, duke qenë se kur ajo i dha udhëzimet foli në gjuhën frënge dhe angleze, kishte sjellë edhe keqkuptimin nga ana e tij.

Megjithëse trajtimi me lazer ka dhënë një farë efekti në zbehjen e bojës së tatuazheve, edhe teknologjia më e përparuar do të lërë në mënyrë të pashmangshme shenja të bardha në të gjithë fytyrën e saj.
Sipas medias belge, tatuisti që e shndërroi 21-vjeçaren në atë gjendje është shprehur se nuk pendohet aspak për tatuazhet që i ka bërë Kimberley-t, duke shtuar se ai në këtë mënyrë e kishte bërë të njohur kudo në botë vajzën.
 
Përgjigje e: Kuriozitete te ndryshme


Eshte 26 vjeçe, por tregon 70: Fajin e kane frutat e detit

Kjo është situata e trishtë e Nguyeb Thi Phuong, një vajzë e bukur vietnameze nga Hanoi, e cila për shkak të një reaksion alergjik ndaj frutave të detit është rrudhur në një kohë të shkurtër.

Historia fillon në vitin 2008, kur në pak javë trupi i saj ka filluar të bjerë në mënyrë të habitshme.

Sipas mjekëve shkak është lipodistrofia, "degjenerimi i indit dhjamor për shkak të një shpërndarjeje të pabarabartë të lipideve në trup".

529940_425409957470431_141388129205950_1769070_265521739_n.jpg



PS-Kujdes me frutat e detit goca;)
 
Përgjigje e: Kuriozitete te ndryshme

Pula në Sri Lanka polli zogun

Një pulë në Sri Lanka polli një zog pa bërë fillimisht vezë. Zogu lindi i shëndetshëm dhe plotësisht i formuar, megjithatë pula ngordhi nga dëmtimet e brendshme gjatë pjelljes.
Sipas fjalëve të veterinerëve, veza e fekonduar brenda 21 ditëve ka evoluar në një zogth të plotë.
Lajmi i pulës gjallëpjellëse i dha shkas mediave lokale të ironizojnë në lidhje me temën e paradoksit filozofik mbi vezën dhe pulën. “Pula është shfaqur para vezës”, – kjo shprehje u bë titulli i një gazete lokale.

531330_425355510809209_141388129205950_1769030_1994891495_n.jpg
 
Përgjigje e: Kuriozitete te ndryshme

Kinezi ne veti mbane 33 kg bletë
Bletari Kineze She Ping Aje u përpoq për të thyer rekordin në mënyrë që trupi i tij është e mbuluar më shumë se 300.000 bletë.

Bletari 32 vjeqar i mbuluar pothuajse tërë trupin me 33 kg të ketyre insekteve, raporton News Orange. Dështimi për të thyer rekord botëror Gines e mbanë Indiani Vipin Seth, i cili i në vitin 2009 ne trupin të tij kishte 613 500 bletët.She Ping Aje tha se tre ditë nuk është pastruar në mënyrë më të mirë të tërhequr bletët.
 
Përgjigje e: Kuriozitete te ndryshme

LISTA E 100 NJERËZVE MË ME NDIKIM NË BOTË
kuzhinier René Rexhepi është më shumë ndikim se Obama, Merkel dhe Gjokoviç
kuzhinier René Rexhepi nga Maqedonia është më shumë ndikim se Barak Obama, Angela Merkel dhe Novak Gjokoviç, sipas një liste prej 100 njerëzve më me ndikim në botë të publikuar nga revista Koha amerikane.

32 Vjeçari Rexhepi , i cili ishte njëmbëdhjetë në listë, babai i tij shqiptarë nga Maqedonia, dhe nëna e Daneze. restoranti tij Nomë nëDanimarkë në vitin 2010. dhe 2011. Restorant me i mirë në botë deklaruar një britanik Rishikimit Revista Restorant. Për Rexhepi kan votuar 800 kuzhenera, gazetarë dhe ekspertë në ushqim,. Rexhepi përdor vetëm produkte skandinave. Sipas listës Times, Novak Gjokoviç është në vendi e 14 , Barack Obama në 61, dhe kancelarja gjermane Angela Merkel në vendin e 83.
 
Përgjigje e: Kuriozitete te ndryshme

Djaloshi kinez pa fytyrë
Pesë-vjeçari Wang Xiaopeng ka humbur fytyrë në zjarr në nëntor te vitit 2010. . Duart e tij janë djegur gjithashtu.

Prindërit shpenzuar të gjitha kursimet e tyre për të paguar shërimin e djalit. Për trajtime të mëtejshme nuk kan të holla. Xiaopeng ka kapur zjarri pasi është kapur zjarri një gjeth pak misër pranë shtëpisë së tij në Yinchuan në Province Ningxia. Zjarri u zhvillua nga flokët, buzët, qepallat dhe gishtat, raportet Emirates 247Për shkak të lëndimeve, ka vështirësi me vizion dhe gjitha gishtat e tij. Mo nuk shkon në shkollë, sepse ata nuk dëshiron të marrë atë. Dhe janë vetëm disa miq të cilët tashmë janë mësuar me paraqitjen e tij.Gazetari britanik humanitar Pa Kufij ka nisur një fushatë online për të mbledhur para për trajtimin e këtij djali pesë vjeçar.
 
Përgjigje e: Kuriozitete te ndryshme

U votua si fytyra më e bukur në Angli!


Nëse do të dëgjonit se një vajzë u votua si femra më fytyrën më të bukur të një vendi, çfarë pune mendonit ju se mund të bënte ajo?

Modelizëm, reklamim apo kampanjë?

Por ja, që bukuroshja Florence Colgate, e cila u votua si fytyra më e bukur në Britani, punon në një dyqan që shet papate të skuqura.
Fytyra e saj konsiderohet si më perfektja, pasi ajo disponon përmasat më të përsosura.
Studentja 18-vjeçare, ka fytyrën me përmasat më të përsosura ku sipas shkencëtarëve është përcaktuar si më perfekte që nga periudha kur Leonardo Da Vinci, shprehte teorinë e tij për fytyrën e përsosur. Fytyra e mrekullueshme e 18-vjeçares, vezullon akoma më shumë dhe nga sytë e saj blu, flokët bionde dhe disponon një buzëqeshje mahnitëse…

Të gjitha vajzat që merrnin pjesë në këtë konkurs, siç dhe Florence, nuk dihej të kishin bërë kurrë plastik si dhe nuk lejohej makijazhi. Bukuroshja 18-vjeçare, së shpejti do të kryej një udhëtim në Londër dhe do të shfaqet në shumë postera dhe reklama. Me gjithë suksesin e saj të madh, ajo vazhdon ende të punojë, madje deklaroi se i intereson të vazhdojë studimet e saj në Manexhim Biznesi.

295114_426281257383301_141388129205950_1771633_1858650873_n.jpg



ps-cdo femer ka bukurine dhe embelsine e saj:)Bravo goca,dhe akoma skuq patatet.Kesaj i them une bukuri Natyrale dhe Bukuri shpirterore
 
Përgjigje e: Kuriozitete te ndryshme

PRODHUESI MË I MADH NË BOTË I ÇAJIT TË ZI
Qaji eshte pija kombëtare në Indi
India do të njoftojë vitit të ardhshëm për pije e tyre kombëtar çaj, sot njoftuan zyrtarët.

Deklarata do të bëhet 17 prill Vitin e ardhshëm, me rastin e 212vjetorin e lindjes Manirama Davana , kultivuesve i pare i qajit indian asamskog.
Davan ka marrë pjesë në luftën për pavarësi indian, zyrtarët indianë thanë, siç citohet Sinhua.
India është prodhuesi më i madh në botë i çajit të zi në këtë vend, çaji është pirë në 83 për qind e familjeve. Filxhan i çajit është konsideruar të jetë më e lirë për një pije freskuese pas ujit.
 
Përgjigje e: Kuriozitete te ndryshme

Një zakone i çuditshme: sapomartuarit pas martesës tri ditë nuk do të shkojnë në tualet
Anëtarët te komunitetit indonezian Tidong gjatë kësaj kohe nuk mund të largohet nga shtëpia. Për të kaluar testin e mbikëqyren nga disa njerëz, dhe për t'u dhënë atyre një sasi minimale të ushqimit dhe pijeve

thestar.com sapomartuarit pas dasmës nuk shkojnë në tualet dhe nuk largohet nga shtëpia

Tradita e anëtarëve të komunitetit indonezian Tidong te porsamartuar për tre ditë nuke duhet te shkojn ne toalet, gjatë së cilës kohë nuk duhet të largohet nga shtëpia.
Tradita do të kishte mbetur i panjohur për publikun e gjerë që ka pasur Ministria e Art, Kulturë dhe Trashëgimi, i cili është një porosi e çuditshme martesa e zbuluar kohët e fundit në një manifestim në Sandakan. Me porosi të udhëheqësit të komunitetit shpjegoi Marukin Doll (72) që është thënë për të besuar se një shkelje e doganave mund të çojë në fund, të infertilitetit martese ose vdekjeje të fëmijëve.
Ai shpjegoi se disa njerëz një çift i vëzhguesve të bëni të sigurtë që ata kaluan testin.Gjatë tri ditëve të porsamartuar konsumojnë sasi minimale të ushqimit dhe pijeve. Pas tri ditësh çifti shkojnë me nje filxhan.
Para martesës, dhëndëri çon në shtëpinë te nuses në një barelë. Në vend të dhëndërit, unaza në dorën e gruas e vë nënën e saj, shkroi thestar.com .
Angazhimi në një komunitet suluk nuke zgjat më shumë se një javë, një grua e asaj kohe janë gjithashtu nuk lejohet të largohet nga shtëpia. Musaffah Hassan (41), kreu i komunitetit suluk, shpjegoi që zgjasin për një angazhim të shkurtër për të shmangur incidentet.
Nusja dhëndri të shihet vetëm kur ajo këndoi disa këngë dashurie, dhe pastaj i ndan ato perde, e cila më pas largohet.
 
Përgjigje e: Kuriozitete te ndryshme

I humb topi në Japoni – e gjejnë në Alaska

Një top futbolli, i cili kishte humbur në mars të vitit 2011 gjatë cunamit në Japoni, është gjetur në një ishull të largët të Alaskës dhe do t’i kthehet pronarit të tij, 16-vjeçarit Misaki Murakami, emri i të cilit është i shkruar në të.


topi1.jpg


BBC raporton se amerikani David Baxter e ka gjetur topin pas më shumë se një vit në një plazh në ishullin Middleton. Gruaja e tij japoneze e kishte përkthyer shkrimin në top, ku përfshihej një emër shkolle dhe një mesazh për fat të mirë.

Topi i ishte dhënë Misakit nga shokët në vitin 2005 kur e kishte ndërruar shkollën, ndërsa ai u ka thënë mediave japoneze se do t’i pëlqente po t’ia kthejnë atë.

“Jam shumë i lumtur se deri më tash nuk kam gjetur asgjë që kam pasur dikur”, ka thënë djaloshi që jeton në qytetin Rikuzen-takata, i cili në vitin e kaluar është goditur rëndë nga cunami.
 
Back
Top