Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Letėrsia shqiptare > Letėrsi pėr Fėmijė

Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė Mėnyra e shfaqjes
i vjetėr 12-09-2012, 09:20   #1
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,449
Thanks: 0
Thanked 20 Times in 14 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Naim Frashėri (Letėrsi pėr fėmijė)

Naim Frashėri



Figura qėndrore e letėrsisė shqiptare tė Rilindjes, ai qė u bė shprehės i aspiratave tė popullit pėr liri e pėrparim, si poet i madh i kombit, ėshtė Naim Frashėri, bilbili i gjuhės shqipe. Naimi lindi mė 25 maj 1846 nė Frashėr, qė ishte edhe njė qendėr bejtexhinjsh. Mėsimet e para i mori tek hoxha i fshatit nė arabisht e turqisht. Qė i vogėl nisi tė vjershėronte. Studimet e mesme i kreu nė Janinė, nė gjimnazin e njohur "Zosimea". Aty horizonti i tij kulturor u zgjerua sė tepėrmi, njohu letėrsinė, kulturėn dhe filozofinė klasike greke e romake, ra nė kontakt me idetė e Revolucionit Borgjez Francez dhe me iluminizmin francez. Duke pėrvetėsuar disa gjuhė, si: greqishten e vjtėr e tė renė, latinishten, frėngjishten, italishten e persishten, Naimi, jo vetėm qė mori bazat e botėkuptimit tė vet, por njohu edhe poezinė e Evropės e tė Lindjes. Tė gjitha kėto tradita poetike ndikuan nė formimin e tij si poet. Mė 1870, pas mbarimit tė shkollės, shkoi pėr tė punuar nė Stamboll, por u prek nga turbekulozi dhe u kthye nė Shqipėri nė klimė mė tė shėndetshme.
Gjatė viteve 1872-1877 Naimi punoi nė Berat e nė Sarandė si nėpunės. Kjo periudhė pati rėndėsi tė veēantė nė formimin e tij. Atdhetar e si poet. Ai njohu mė mirė jetėn e popullit, zakonet, virtytet dhe aspiratat e tij, gjuhėn e bukur e shpirtin poetik tė njerėzve tė thjeshtė, krijimtarinė popullore, bukurinė e natyrės shqiptare.
Ndėrkohė vendi ishte pėrfshirė nė ngjarjet e mėdha tė lėvizjes ēlirimtare, qė do tė sillnin formimin e Lidhjes Shqiptare tė Prizerenitmė 1878, udhėheqės i sė cilės ishte Abdyli, vėllai mė i madh i Naimit. Naimi dha ndihmesėn e vet pėr krijimin e degėve tė lidhjes nė Jugun e Shqipėrisė, pėrkrahu dhe pėrhapi programin e saj. Mė 1880, kur veprimtaria e Lidhjes ishte nė kulm, ai shkroi vjershėn e gjatė "Shqipėria", nė tė cilėn shpalli idetė kryesore tė Rilindjes. Me kėtė krijim Naimi niste rrugėn e poetit kombėtar. Mė 1881 Naimi u vendos pėrfundimisht nė Stamboll, ku u bė shpirti i Shoqėrisė sė Shkronjave dhe i lėvizjes sė atdhetarėve shqiptarė. Gjithė forcat dhe talentin ia kushtoi ēėshtjes kombėtare, punoi pėr ngritjen e shkollės shqipe dhe hartoi libra pėr tė, shkroi vjersha, pėrktheu e botoi vazhdimisht, duke ndihmuar pėr zhvillimin e letėrsisė sonė, pėr botim edhe tė shumė veprave tė autorėve tė tjerė. Lėvizja kombėtare, idealet e ēlirimit tė Shqipėrisė, tė pėrparimit e tė qytetėrimit tė saj, u bėnė faktori themelor qė ndikoi nė formimin e Naimit si poet e atdhetar.
Krijimtaria e gjerė letrare e Naimit, me veprat poetike e didaktike, kap njė periudhė tė shkurtėr prej 13 vjetėsh (1886-1899). Vetėm nė vitin 1886 ai botoi veprat "Bagėti e Bujqėsia", "Vjersha pėr mėsonjtoret e para", "Histori e pėrgjithshme" dhe poemėn greqisht "Dėshira e vėrtetė e shqiptarėve", "E kėndimit ēunavet kėndonjėtoreja". Mė 1885 botoi pėrmbledhjen me vjersha persisht "Tehajylat" (Ėndėrrimet) mė 1888 botoi "Dituritė", mė 1890 "Lulet e verės", mė 1894 "Parajsa dhe fjala fluturake", mė 1898 "Historia e Skėnderbeut" dhe "Qerbelanė" dhe mė 1889 "Historia e Shqipėrisė". Sėmundja dhe lodhja e madhe ia keqėsuan shėndetin poetit, zemra e tė cilit pushoi sė rrahuri mė 20 tetor 1900, nė moshėn 54-vjeēare, i zhuritur nga malli pėr atdheun dhe me brengėn qė s'e pa dot tė lirė.
Vdekja e poetit qe njė zi e vėrtetė kombėtare. Shqiptarėt kishin humbur atdhetarin e kulluar, apostulin e shqiptarizmės, poetin e madh. Dhembjen dhe vlerėsimin pėr Naimin e shprehu bukur elegjia e Ēajupit, qė niste kėshtu:

Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
moj e mjera Shqipėri,
mendjelarti, zemėrtrimi,
vjershėtori si ai.



Poezi pėr tė vegjėlit nga Naim Frashėri


Tė vegjėlit

Lerini gjithė tė vijnė
tė vegjėlit pranė meje.
Ah! mos i bėni tė qajnė,
kurrė tė mos mallėngjehen,
sytė ulur tė mos i mbajnė
dhe tė meken e tė ndehen,
po tė qeshin, tė nxitojnė,
tė bredhin e tė gėzohem,
tė prehen e tė kėndojnė
e kurrė tė mos mendohen.
Mė tė vjen keq t'u mardhė dora
e faqėza bukuroshe,
kur bie e shkreta dėbora,
dhe kėmbėza vogėloshe.
Mė k'ėnda t'u mbaj nė duar...
................................................
N'atė sy kurrė mos shtjerė
lotin e hidhur e tė shkretė
dhe mos e lerė tė bjerė,
po falu nė buzėt gaz
dhe nė sythit bukurinė,
e rriti cazė nga cazė
duke u dhėnė urtėsinė.
Epu jetėzėn e gjatė
edhe mos i lerė kurrė
pa mėmėzė e pa atė
dhe nė brengė e tė sėmurė.
S'mund t'i shohė tė mallėngjyer
a tė varfėr e tė mjerė!
Dhe tė grisur e tė shqyer
kurrė, kurrė mos i lerė!
Falu gjithė mirėsitė,
tė rrojnė me nder nė jetė,
tė mėsojnė dituritė,
tė bėhen tė vėrtetė
tė ndėrtojnė mėmėdhenė,
vlerat t'ia lartėsojnė,
mbi gjithė botėn ta ngrenė,
si lule ta zbukurojnė!

Maēoku dhe minjtė

Tregojnė se njė maēok
ish i fortė sa s'kish shok,
kur dilte tė gjatonte,
asnjė mi nuk' i shpėtonte,

minjt' e gjorė desh u shuan,
ca tė pakėt qė shpėtuan,
nė vrimė rrinė tė tėrė
nga frika se mos i zėrė,

maēi pėrgjon nat' e ditė,
po s'dalin nga vrima mintė,
rrinė ndėnė prak.
Po pėr kėtė shkak,

maēi, njė mėngjes,
shtiret sikur vdes
dhe nė njė litar
nga kėmbėt u var,

as tundet, as flet,
mitė, me tė parė,
pandejnė vėrtet
se, maēokn' e kanė vrarė,

Nė dhomė, guxojnė
qasen mengadale,
nga gazi kėndojnė
dhe kėrcejnė valle,

i vdekuri qeshi,
(u ngjall si Lazari)
dhe ra nga litari,
zuri minj sa deshi,

ata qė shpėtuan
me vrap u larguan.
"Tekdo qė tė vini,
thosh maēi me vete,

shpėtim nukė kini
se di marifete,
di tė them tė rreme,
di tė bėj llagėme."-

Maēi njė tė diel.
U lye me miell.
Minjtė kėtė dhunė,
Nuk' e kupėtuan

dhe ju afruan,
njė nga njė u zunė.
Njė mi plak me mėnd,
i ditur, i vuar,

s'u qas n'atė vėnd:
"Tė kam kupėtuar,
dhe miell nė ke
s'tė bie nė duar,

se tė di kush je
sot s'mė gėnjen dot, s'mė qesh
dhe thes me miell tė jesh,
nuk qasem, mos ki shpresė."

Tha miu dhe iku.
Armikut, kush s'i vė besė,
shpėton nga rreziku.

Nė dashtė zoti

Nastradini ish qetuar
Dhe po rrij duke mejtuar;
Po pėrnjėherė u xgjua,
Sė shoqes i tha: "O grua,

Nesėrė jam pėr nė veshtė,
Se s'kam vatur kėtė vjeshtė,
Sindėkur vinja qėmoti."
Plaka tha: "Nė dashtė zoti."

Nastradini i tha: "Unė
S'e kėllas zotnė nė punė,
E shoh vetė punėn time,
E nuk e vė nėr mundime,

Qė tė doj' a tė mos dojė,
Se nukė mė flet me gojė."
Kėshtu the, o jetėgjatė!
Papo u ngrite me natė,

More shportat e gomarė,
Po s'tė vate udha mbarė!
Pėr rrush del njeriu i mjerė
E sjell shkarpa shumė herė.

Gjithė bota po punonin
E udhėtė po ndrejtonin.
Nastradinė kur e panė,
E zun' e mė nuk e lanė:

Gjithė ditėn gur' i gjori
Mbajti edhe pagė s'mori.
I kėputur, i drobitur,
I lodhur, i kahėnitur,

Natėn nė t'errėt u kthye,
Me pluhurė mbi qyrdye!
Erth mė der' e trokėlliti,
E shoqja nga shkalla xbriti,

Tha: "Kush ėsht' aty mė derė?"
Pa tha Nastradin' i mjerė:
"Nė dashtė zoti, jam unė,
Qė vajta e s'bėra dot punė!"

Zogu dhe djali

Njė zog tė vogėl zuri njė djalė,
Ai po dridhej dhe i thosh' ca fjalė,
Nuk tė vjen keq se jam i mitur,
Si ty i vogėl dhe s'jam rritur,

Mė pret im' mė si ty jot' ėmė,
Tė mos i vete, ē'bėhet prėmė?
Fjalėt e zogut djali i dėgjoi,
Qau, e puthi, pastaj e lėshoi.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Sponsor
i vjetėr 31-08-2013, 07:30   #2
Skydive
Super Moderator
 
Avatari i Skydive
 
Data e antarėsimit: Mar 2012
Postime: 3,173
Thanks: 259
Thanked 167 Times in 112 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Skydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėmSkydive i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Naim Frashėri (Letėrsi pėr fėmijė)

Njė zog tė bukur zuri njė djalė,
ai po dridhej dhe i thosh ca fjalė:
Nuk tė vjen keq qė jam i mitur,
si ti i vogėl e s'jam rritur.
Jam bir i vetėm e mėma mė pret,
e kam lėnė keq brenda nė folet.
Dheu me dėborė gjithė u mbulua,
mė ska mbetur gjėkund pothua,
vuaj i gjori ditė dhe natė,
e s'gjej dot as njė drudhė tė thatė.
E sheh sa u prish fort i shkreti mot?
Urie vdiqmė, mė s'durojmė dot.
Zemrės sime i lidha gurė,
por mėmė e zezė q'ėshtė sėmurė?
Kėrkoj e kėrkoj, e kam qė dje,
qė s'mund ti gjej dot asgjė t'i shpje.
Ah, kjo e keqe kėtu mė pruri
e gracka jote ra e mė zuri.
Mė pret im mėzė si ty jot ėmė,
tė mos i vete ē'bėhet prėmė?
Tė zesthit ne pėrse na ngini,
nė punėn tonė pėrse s'na lini?
Kam dhe unė shpirt, dua tė rroj
tė lėēinj, tė breth, tė loz, tė kėndoj.
Unė, qė s'kam mend (si thotė njeriu)
Kujt i bėra keq, ē'u bėra unė i ziu?...

Fjalėt e zogut djali i dėgjoi,
qau e puthi, pastaj e lėshoi..!

| Naim Frashėri |


e solla te plote
__________________
***Man sieht nur mit dem herzen gut, das wesentliche ist für die augen unsichtbar***
Skydive nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Bookmarks


Tema po shikohet nga: 1 (0 anėtarė dhe 1 vizitorė)
 
Mundėsitė nė temė
Mėnyra e shfaqjes

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur

Pėrzgjidh nėnforumin