Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Argėtim & zbavitje > Zona Humoristike > Letėrsi Humoristike

Letėrsi Humoristike Letėrsi Humoristike

Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė Mėnyra e shfaqjes
i vjetėr 13-09-2012, 10:52   #1
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,344
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 28 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Naum Prifti (Prozė humoristike)

NAUM PRIFTI


Naum Prifti i lindur nė Rehovė, Kolonjė, mė 7 mars 1932, ku ka kryer shkollėn fillore. Mė pas, nė Ersekė, atė 8-tė vjeēare. Nė 1953, mbaron Politeknikumin Mjekėsor nė Tiranė. Punon njė vit si ndihmės mjek nė Sanatoriumin e Korēės. I apasionuar pas letėrsisė, vazhdon studimet pėr Gjuhė e Letėrsi Shqipe nė Universitetin Shtetėror tė Tiranės. Gjatė viteve 1954-1960 ka shėrbyer si redaktor nė revistėn Hosteni. Ndėrsa nga 1960-67 si redaktor nė revistėn “Ylli”. Mė pas ka punuar si arsimtar nga 1967-70 nė Divjakė tė Lushnjes. Nė 1970-72 ka patur pėrgjegjėsinė si redaktor pėrgjegjės pėr buletinin “Skena e fėmijėve”, pranė Shtėpisė Qendrore tė Krijimtarisė Popullore, Tiranė dhe si insepktor teatri nė Ministrinė e Arsimit dhe tė Kulturės gjatė 1974-76. Nė kėto vite ka shėrbyer edhe si petagog i jashtėm pėr Letėrsinė Shqipe nė Universitetin e Tiranės. Nė vitin 1991, emigron nė Amerikė (New York), ku vazhdon tė japė ndihmesėn e tij pėr komunitetin shqiptar kėtu dhe pėr Letėrsinė Shqipe. Nė vitin 1995, zgjidhet sekretar i Federatės Panshqiptare Vatra, detyrė qė e ka edhe sot. Me krijimin e Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė e zgjedhin kryetar tė saj. Ka fituar shumė ēmime pėr veprat letrare si vėllime me tregime, novela, letėrsi pėr fėmijė, humor dhe skenarė filmash. Nė vitin 2001 nderohet nga Ministria e Kulturės dhe Lidhja e Shkrimtarėve me ēmimin: “Penda e Argjendė”, pėr vėllimin me legjenda “Nėna e Diellit”. Ēmimin “Penda e Artė” pėr vėllimin me tregime dhe skica humoristike “As Miēo, As Muēo” nga Shoqata e Shkrimtarėve Shqiptare-Amerikane, New York, 2003. Pėr punėn e tij tė gjatė, tė vazhdueshme letrare dhe me nivel artistik, ėshtė Dekoruar nga Kuvendi Popullor me Medaljen e Punės dhe “Urdhėrin “Naim Frashėri” klasi ll-tė. Krijimtaria e tij letrare ėshtė e larmishme dhe shtrihet nė disa gjini: tregime, drama, komedi, novela, skenarė filmash, pjesė pėr teatrin e kukullave, skenarė pėr filma vizatimorė, biografi, artikuj kritikė, publicistikė, etj. Janė thuajse 100 vepra letrare, mė shumė se vite jete dhe dyfishi i njė gjysmėshekulli krijimtarie. Mijėjra e mijra faqe tė shkruara me dorė , tė shtypura me makinė tė thjeshtė shkrimi, dhe tė hedhura nė kopjuterin e ditėve tona , qindra e qindra analiza, diskutime, letėrkėmbime, biseda, qė mund t’i quash pa frikė-publicistikė, pėr nga idea dhe mesazhi qė mbartin dhe pėrcjellin. Tregimi: “Dimri i Urisė” ka fituar ēmim Nderi (Honour Prize), nė Konkursin Letrar Ndėrkombėtar tė Maison Naaman pour la Culture, 2004-2005. Autori pranohet antar Nderi i Shoqatės Kulturore Naji Naaman.



ZHAPIU
(Tregim humoristik)


Nga qershori deri nė fund tė tetorit, ne djemtė e rritur 12-14 vjeēarė, shkonim nė pyll pėr dru. Delnim nga shtėpitė herėt, nė orėn tre a katėr tė mėngjesit, u hipnim hajvanėve dhe pas tre orėsh soseshim nė ndonjė brinjė tė pyllit. Sa rrėzonim vlastarėt, sa i shkurtonim, sa anosnim drutė dhe ngarkonim kafshėt, kalonin dhe nja dy orė tė tjera. Kur ktheheshim nga pylli ishim mė tė ngeshėm, se kafshėt e dinin rrugėn vetė, prandaj gjenim kohė tė argėtoheshim duke mbledhur luleshtryshe, manaferra, ēaj mali ose qėlluar ndonjė shenjė me gur. Disa herė nxirrnim edhe koēanė nga toka, tė cilėt i hanim, pasi u pastronim fletėt me gjemba. Nuk ishin as tė ėmbėl, as tė lėngshėm, as tė brydhtė, po gjithsesi haheshin.
Secili zgjidhte shokun a shokėt e vet dhe kėsisoj krijoheshin grupime prej dy deri katėr a pesė veta, po ato zakonisht kishin jetė tė shkurtėr, sepse pėrbėrja ndryshonte vazhdimisht. Njė verė shkova disa herė nė pyll me Lilon. Ai qe nja shtatė a tetė vjet mė i madh se unė dhe si mė i fuqishėm merrte dy hajvanė. Mirėpo Liloja gjithmonė nxitonte. Kur shkonim nė pyll u grahte kafshėve tė arrinim sa mė parė, kur ktheheshim u ngjitej kuajve pas bishtit duke i nxitur sa me tė bėrtitura, sa me fshikull: "Deee! Hajde Gjoz! Jepi Ēil!" Po a durohej ky refren i Lilos tri orė me radhė?
E lashė Lilon sapo gjeta njė shok si veten, tė ngadalshėm e tė shkujdesur, qė ia kishte ėnda tė sorrollatej e qė s’bėhej merak pėr asgjė. Ky ishte Jani i Sotir Paskal Janit. Pas emrit tė tij pėrmendej babai, gjyshi dhe stėrgjyshi, vetėm qė tė mos e ngatėrronim me Janin e Telit dhe me Jani Kacidhen. Me tė m’u poqėn pipėzat pėr bukuri. Shokėt tanė dilnin nga shtėpitė e tyre pak pas mesnatės, ne kur fillonte tė zbardhėllehej; ata e hanin bukėn kaluar a duke ecur nė kėmbė, ne shtroheshim pranė ndonjė burimi sikur kishim dalė piknik; ata ktheheshin nė fshat para mesditės, ne nė pisk tė vapės, duke bėrė banja dielli. Kundrejt kafshėve tė ngarkuara tregoheshim tė mėshirshėm duke i lėnė tė ecnin pas dėshirės, se ato e dinin rrugėn vetė, prandaj s’kishte kuptim tė lodheshe duke u bėrtitur, a ca mė keq duke i fshikulluar. Gjatė kthimit argėtoheshim duke ua fluturuar kokat nė erė gjembaēėve me shkop duke, duke ngacmuar ndonjė kukumal milingonash qė t’i shihnim si rendnin tė alarmuara andej-kėtej, duke kthyer ndonjė breshkė mė kurriz qė ta shihnim si rropatej tė kthehej, me njė fjalė gjithmonė gjenim me se tė merreshim.
Nga mesi i gushtit shoqėrija jonė u zgjerua, sepse Liku i Babes shfaqi dėshirėn tė bashkohej me ne, pasi shoku i vet iu sėmur. Tha se grupi ynė i pėlqente mė shumė nga tė tjerėt dhe ne natyrisht e pranuam. Qe njė gjatovilė me sy tė gjelbėr si kumbullat e pranverės dhe me flokė nė ngjyrėn e kashtės sė grurit. Ishte pak mburravec e hileqar nė lojė, sikurse e kishim vėnė re me kohė. Kur shkarraviteshim nė akull, ai vinte e pėrplasej me qėllim, tė shtynte ose tė rrėzonte, tė shkelte dorėn me kėmbė dhe pastaj thoshte gjasme i penduar: "Oh, mė fal se s’tė vura re." Sa herė kėrkonte hua lapsin nė klasė, i thyente majėn, ose e kafshonte me dhėmbė dhe pastaj si pa gjė tė keq thoshte se iu thye. Ne ia dinim kėto dobėsi, por megjithatė na pėlqente, se Liku gjithmonė mbante nė ēantė gjėra tė mira pėr tė ngrėnė dhe ēdo gjė e ndante me shokėt.
Njė javė na shiti mend duke treguar trimėritė e tij, aq sa u bė i mėrzitshėm dhe ne s’po dinim si tė liroheshim nga shoqėria e tij, po pėr ēudi na ndihmoi njė zhapi.
Njė drekėherė, ndėrsa po ktheheshim nga pylli, Jani tha se do tė mblidhte ēaj zalli, prandaj e la rrugėn dhe mori poshtė zallit. Pas nja pesė minutash, kur s’kishte mbledhur veēse disa fije, na bėri shenjė me dorė t’i venim pranė.
- Mos na lodh, po eja edhe ti kėtej! – e ftoi Liku i Babes.
Jani vuri gishtin te buza tė mos bėnim zhurmė. Aq u desh pėr tė ndezur kureshtjen tonė. Ēfarė kishte gjetur dhe pse po na lutej tė rrinim urtė? Nė zall kishte gėzhoja, fishekė gjysmė tė ndryshkur, copra predhash tė mbetura nga lufta, ndonjė fole zogu, po ato nuk nuk kishin kėmbė tė iknin, sikur tė thėrrisje sa tė doje. Ai po na jepte shenja tė ecnim ngadalė dhe me kujdes. Edhe ne, pėr t’iu pėrshtatur stilit tė tij, po e pyesnim me shenja, si memecėt.
Kur i vajtėm pranė, na rrėfeu me gisht njė zhapi goxha tė madh qė po shullėhej nė diell mbi barin e gjelbėr. Dy ditė mė parė pati rėnė njė shi i ftohtė, qė e kishte ulur temperaturėn mjaft, megjithėse ishte gusht. Si duket zhapiu kishte dalė tė rrezitej qė t’i ngrohej gjaku dhe t’i shpiheshin gjymtyrėt. Zhapinjtė duken si krokodilė tė vegjėl, por bishtin e kanė tė rrumbullakėt dhe nuk futen nė ujė me dėshirėn e tyre. Ne ua kishim frikėn atyre zvarranikėve me kėmbė, se qė nga kohėt e lashta pėrsėritej gojė mė gojė se po tė kafshoi zhapiu, nuk tė lėshon derisa tė pėllasė gomari i zi! E parafytyroja atė skenė tė tmerrshme qė tė kallte datėn: zhapiun qė ngulte dhėmbėt nė mish duke i mbajtur nofullat shtrėnguar derisa tė dėgjonte pėllitjen e njė gomari tė zi. Gomerė tė murrmė e bojė hiri, nga ata kishte plot fshati ynė, po tė zinj nuk shihje askund, se ishin shumė tė rrallė edhe nė krahinė. Megjithatė kurrė s’kishim dėgjuar tė ngjokej ndokush prej zhapiut, apo tė pėsonte ndonjė cen. Edhe pse mėsuesi thoshte se ata nuk kanė helm si gjarpėrinjtė, askush nuk e besonte. Pėrgjithėsisht zhapinjtė trembeshin nga ēdo lloj zhurme dhe sapo ndjenin rrezikun mė tė vogėl, vraponin tė fshiheshin ku tė mundeshin, por as kjo nuk ua hiqte frikėn njerėzve.
Jani u pėrkul dhe ne pamė njė gur nė dorėn e tij. E kuptova se donte ta vriste zhapiun me njė tė qėlluar qė tė tregonte aftėsitė e tij si shėnjues, por Liku e ndaloi. Ky veprim nuk pritej nga ana e tij, se e dinim qė nuk i vinte keq pėr asnjė lloj gjallese, e jo mė pėr njė zhapi, mirėpo ai kishte tjetėr qėllim.
- Aman, lerma t’ia shtyp kokėn me kėmbė, - i pėshpėriti Janit nė vesh. – Shikoni ē’store do tė jetė!
Ne mbetėm tė ēmeritur, se na u duk kuturisje prej budallai tė guxoje ta shtypje zhapiun me kėmbė. Po sikur tė zgjohej dhe ta kafshonte? Liku iu afrua, pa u ndierė, si mace. Zhapiu, pėr fat, ende dremiste me sytė pulitur. Liku i vajti thuajse mbi kokė, ngriti kėmbėn e djathtė lart dhe pastaj e lėshoi sipėr zhapiut, mirėpo nė vend tė kėlthiste zhapiu, dėgjuam pallmėn e Likut tė Babes. Ai u pėrkul menjėherė pėrmbys duke shtrėnguar me tė dy duart kofshėn e majtė.
- Ē’pate? – e pyeti Jani.
- Zhapiu! – ulėriti Liku . – M’u fut nė brekė. Obobo! Obobo! – dhe vazhdimisht vinte rrotull mbi njė kėmbė.
Zhapiu pėr t’i shpėtuar goditjes, u fut nė kėmbėn e pantallonave tė tij, ndoshta ngaqė e pandehu guvė. Jani dhe unė tė tmerruar po shihnim rrotull mos kushedi na kapte syri ndonjė gomar tė zi.
- A tė ka kafshuar? – e pyeti Jani.
- S’ndiej gjė akoma… - qe pėrgjegja e Likut.
Sikur u lehtėsuam pak. Mbase qėllimet e zhapiut nuk ishin aq tė kėqija.
- Hiqi duart dhe lėre tė ikė! – e mėsoi Jani.
- Jo ore!? Po sikur tė ngjitet mė lart? – pyeti Liku.
Mė lart rreziku ishte mė i madh dhe sado qė situta ishte dramatike, ne filluam kukurizmat kur menduam ē’mund tė ndodhte. Liku vazhdonte ta mbante kofshėn shtrėnguar me tė dy duart qė zhapiu tė mos lėvizte. Sipas mendjes sime ai duhet ta kishte kokėn lart, ashtu sikurse qe ngjitur.
- Ktheja kokėn poshtė, - e kėshillova unė – dhe zhapiu do tė ikė vetė.
- Ku e di unė se nga e ka kokėn… - protestoi Liku, ndėrsa ata sytė e vegjėl si kumbulla pranvere i shkonin sa andej kėtej.
Kėshilla ime s’vlejti dhe unė nuk po dija si ta ndihmoja mė tej.
- Hiq pantallonat, nėse do tė shpėtosh prej tij! – i sugjeroi Jani. Liku e pa pjerrtazi se mos shoku i tij po tallej, po shpejt u bind dhe vetė se ajo qe zgjidhja mė praktike.
Hoqi njė dorė nga kofsha, liroi rripin e pantallonave dhe me shpejtėsi prej akrobati doli jashtė tyre duke u prapsuar nja dy metra. Zhapiu, sapo e ndjeu qė ra nė tokė, doli nga pantallonat me vrap dhe rendi drejt pėrpara. Likut iu duk sikur po e ndiqte ndaj theri me vrap tatėpjetė zallit pa kthyer kokėn prapa.
Ne po qeshnim me lot duke shikuar Likun qė po vraponte gjysmė lakuriq.
Pas kėsaj ndodhie, Liku s’erdhi mė me ne pėr dru.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-09-2012, 19:31   #2
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,344
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 28 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Naum Prifti (Prozė humoristike)

NAUM PRIFTI





GJYQI I KULAKĖVE
(tregim humoristik)





- Gjyq mė tė fantaksur e mė komik nuk kam parė, - e nisi Zijai rrėfimin nė verandėn e “Taivanit” kundrejt shatėrvanit pa ujė. Tok me tė ishin ulur rreth tryezės rrumbullake Njazi Gaēeja, nėnkryetar i gjykatės sė Tiranės, gjyqtari Nonda Ēoēoli dhe prokurori Gazmir Xherahu. Po ekzekutonin njė shishe raki rrushi, tė cilėn e kishte sjellė me vete Njaziu. Rakija muskat, panorama e bukur, fėrgesa e shijshme nė tava balte, e ngritėn humorin nė lartėsi tė admirueshme.
Zija Merolli i pėrkiste brezit tė ri tė gjyqtarėve tė diplomuar nga fakulteti i jurisprudencės, prej disa vitesh i emėruar nė gjykatėn e Tiranės. Ndryshe nga kolegėt e tij, nuk ishte as konformist, as hipokrit. Lindur e rritur nė Shkodėr, i mėkuar me humorin tradicional tė qytetit, komponent i jetės sė pėrditshme, edhe pse disa e shpėrfillnin si humor rrugėsh e kafenesh, ai qėmtonte ngjarje komike nga sfera e drejtėsisė, tė cilat ua tregonte me qejf shokėve tė tij. Djalė i njė veterani tė njohur, ai rrėfente gazmore politike me kunj, ose ngjarje qė i dukesh interesante dhe kėnaqej kur dėgjuesit argėtoheshin. Madje edhe proceset gjyqėsorė pėr tė ishin burim anekdotash. Ndryshe nga kolegėt e tij tė vetėndrydhur e konformistė, sidomos rreth tryezave tė rostiēerive e kafeneve, Zijai nuk druhej tė rrėfente ndodhi qė ngėrthenin tė vėrteta jetėsore edhe pse delnin jashtė kufizave ideopolitike. Ai i shihte i komentonte ngjarjet nga kėndvėshtrimi humoristik duke i qendisur mjeshtėrisht e duke u kujdesur ta pasuronte repertorin me subjekte tė freskėta. Nė qerthullin e anekdotave zakonisht futej vetė, pa qenė nevoja ta kujtonin a ta ngacmonin. Nėse nuk ishte nė formė, ēka ngjiste rrallė, shokėt e tij e cytnin t’ia zgjidhte grykėn thesit tė anekdotave dhe nėse ai rrudhte supet e mbrohej duke thėnė se s’kishte asgjė tė re, e lutnin t’u ritregonte disa nga ngjarjet mė pikante.
- Kjo ndodhi ėshtė fringo e re, e sapodalė nga kutia, - nisi Zijai. - Gjyqi u zhvillua nė njė qytet tė jugut, emrin e tė cilit nuk po e them, se s’dua tė mė marrė inat, as prokurori, as autoritetet. Ndodhesha me shėrbim dhe tek po pija kafen e mėngjesit, m’u afrua Gogo Kozmai, kryetari i gjykatės sė rrethit, dhe mė pyeti nėse doja tė ndiqja gjyqin e njė kulaku tė akuzuar pėr agjitacion e propagandė. “Me gjithė qejf,” i thashė edhe pse nuk m’u duk interesante, por meqė s’dija si e ku ta kaloja paraditen thashė po shkoj tė vras kohėn. Nė fakt edhe dėshmitari i akuzės ishte kulak, prandaj meriton tė quhet ‘gjyqi i kulakėve.’ U futa nė sallė. Nga ana e djathtė ulur nė karrige midis dy policėsh i akuzuari, kulaku Qerim Sinani, nė anėn e majtė prokurori Asllan Kaleshi i karfosur me kostum e kravatė sikur po shkonte nė ndonjė pritje, pranė tij sekretari i gjyqit dhe pėrballė gjyqtari Gogo Kozmai me dy ndihmėsgjyqtarėt. Sapo prokurori pėrfundoi leximin e akt-akuzės, salla duartrokiti dhe ai i falėnderoi duke tundur kokėn e duke buzėqeshur. Me siguri besonte se akt-akuza e tij ishte shembullore, model pėr studentėt e kursit tė jurisprudencės, kurse nė tė vėrtetė qe njė mishmash mbushur me parulla e propagandė.
Kryetari i gjyqit iu drejtua tė pandehurit:
- E pranoni akuzėn i pandehuri Qerim Sinani?
I akuzuari, burrė i moshuar nė prag tė pleqėrisė, ia ktheu aty pėr aty.
- Jo, jo se s’dua ta pranoj, por s’kam se si, - kundėrshtoi kulaku. – Mua mė shohin si delen e zezė, nė fshat s’mė flet njeri, kujt t’i bėja axhitasion, shelgjeve e murrizave?
Ata kishin ardhur aty tė predispozuar tė shihnin kryqėzimin e kulakut, mirėpo u befasuan nga argumenti i tij logjik dhe nė sallė u dėgjuan murmurima aprovuese, se tė gjithė e dinin udhėzimin e partisė qė kulakėt tė izolohen e tė mos u flasė njeri.
- Firma juaj ėshtė kjo? – e pyeti Gogoja duke vėnė gishtin nė fletėn e fundit tė procesit hetimor.
- Imja, si urdhėron, - u pėrgjegj i pandehuri.
- Pse pranove ta nėnshkruaje kur nuk ishte dakord me pėrmbajtjen? – e mbėrtheu kryetari.
- Hehe! Tė mos e kisha firmosur atė fletė, s’isha sot kėtu... – u pėrgjegj kulaku. Shpėrthim tė qeshurash nė sallė.
Prokurori, i prekur nga pėrgjigja e tij me kunj, mbajti njė diskurs tė zjarrtė pėr rolin e organeve tė hetuesisė, tė cilat kulaku po i njolloste sikur gjoja ia kishin shkėputur pohimin me dhunė, ēka vėrtetonte se edhe aty vazhdonte veprimtarinė armiqėsore. Sapo mbaroi ai, Qerimi e pyeti prokurorin:
- Me lejė? Kush e di mė mirė, ti apo kurrizi im?
Tjetėr shpėrthim tė qeshurash nė sallė, aq sa Asllan Kaleshi kėrciti dhėmbėt prej inatit. Kryetari i erdhi nė ndihmė prokurorit duke urdhėruar thirrjen e dėshmitarit Mevlan Tahiri!
Ftuesi pėrsėriti me zė tė lartė nė sallė dhe jashtė nė korridor.
- Dėshmitari Mevlan Tahiri! Mevlan Tahiri!
Flegra e derės gjysmė e hapur u shty mė tej dhe njė burrė i zeshkėt kokėmadh, hundėkėrrut, me prapanica tė gjera qė ecte kėrrusur sikur tė mbarte nė kurriz njė peshė tė rėndė, u fut duke ēaluar mes rreshtave tė stolave. Shkopi i tij godiste dyshemenė e sallės me ritėm tė rregullt, tuk-tuk-tuk. Te hapėsira qė ndante trupin gjykues nga salla, pati mėdyshje se s’dinte ku tė ndalonte.
Kryetari i gjyqit i dha shenjė “aty,” dhe pasi mori identetet e dėshmitarit, e pyeti. - E njihni tė pandehurin?
Mevlani u step nga pyetja, se iu duk pa kuptim.
- Po tė mos e njihja pse do tė vija kėtu? – u pėrgjegj pasi e mblodhi veten. - Prej sa kohėsh? – iu drejtua sėrish kryetari i gjyqit.
- Qė nė kohėn e Nemces, - u pėrgjegj Mevlani.
Murmurimat nė rreshtat e sallės e nxitėn dėshmitarin tė saktėsonte kohėn sipas kalendarit modern:
- E ore, qė nė kohėn e Luftės sė Parė Botėrore e kam njohur, qėkur gjuanim zogj me llastiqe, se ne i kemi fshatrat afėr. Bijem edhe krushq se njė nipi i kėtij mikut kėtu, ka marrė nuse kunatėn e mbesės sime.
- Nuk na duhen lidhjet krushqėrore, - e ndėrpreu kryetari. – A mund tė na thuash qė kur filloi Qerimi t’u bėnte agjitacion dhe propagandė kundėr pushtetit?
- Qė atė vit qė na shpallėn kulakė, - u pėrgjegj Mevlani serbes.
Plasi gazi nė sallė se nuk e prisnin qė edhe dėshmitari i akuzės t’i pėrkiste shtresės sė kulakėve.
Pėr tė bindur dėgjuesit, Mevlani u kthye nga i pandehuri dhe e pyeti:
- Kėshtu o Qerim?
- Ashtu, - tha Qerimi.
- Shoqėri kulakėsh, domethėnė, - replikoi kryetari.
- Si urdhėron! – u pėrgjegj Mevlani.
Ilaritet nė sallė. Prokurori u vrenjt dhe diē shėnoi nė fletėn qė mbante pėrpara. Ē’qenė ato komente idiote qė po bėnte kryetari? Gjyqi duhet tė demaskonte kulakun pėr veprimtari armiqėsore kundėr pushtetit e jo tė kthehej nė komedi. Duket se vėshtrimi i tij me xixėllima inati kishte forcė manjetike, qėkurse kryetari e ndieu pa i kryqėzuar sytė me tė dhe menjėherė iu kthye seriozisht detyrės zyrtare.
- Ēfarė dini pėr veprimtarinė e tė pandehurit Qerim Sinani? – e orientoi dėshmitarin. – Ku konsistonte qėndrimi i tij politik, ē’synime donte tė arrinte?
Thuaji tė gjitha me radhė, ashtu siē i di.
Mevlani e ndieu se tani po vinte ēasti mė i vėshtirė pėr tė. Duke akuzuar mikun e vjetėr, faqe tė tjerėve do tė dukej ai qė ishte, besėthyer.
- Ky shoku kėtu... – nisi Mevlani duke drejtuar majėn e shkopit drejt Qerimit, i cili po e shihte me ironi.
- Ēfarė shoku more? – protestoi prokuror Asllan Kaleshi duke iu hakėrruar dėshmitarit pėr lajthitjen e rėndė. - Na e bėre dhe shok, pale.
Mevlani e tėrhoqi bastunin pranė vetes.
- Ky shoku kulak... – e rregulloi shprehjen e vet Mevlani, duke besuar se kėsaj here e tha ashtu si e donte prokurori, mirėpo tė qeshurat qė shpėrthyen nė sallė nuk e lanė tė vazhdonte mė tej. Madje edhe trupi gjykues po qeshte nėn buzė me sintagmėn e padėgjuar “shoku kulak,” ndėrkohė qė Mevlani nuk po arrinte tė kuptonte ku e kishte shkelur.
- Vazhdo, vazhdo! - E nxiti kryetari.
- Njėherė, kur po dorėzonim drithin nė depon e grumbullimit, Qerim Sinani mė tha ta prisja dhe tė dy bashkė shkuam nė kafene. Porositėm kafe e konjak dhe – e drejta e Zotit – s’mė la tė paguaja. “Sa tė ka ardhur detyrimi?” mė pyeti. “Tre kuintalė,” iu pėrgjegja. “Mua pesė,” mė tha. “I kam tė rėnda, tha, aq sa nuk m’i mban kurrizi, tha. Pasi tė dorėzoj detyrimin, tha, nuk di a mė mbeten a s’mė mbeten pėr vete dy kuintalė drithė. Si ta nxjerr vitin? Ne paskemi qenė budallenjtė e botės kur qaheshim nga e dhjeta nė kohėrat e para. Tani katėr pėr shtetin, njė pėr vete...”
Prokurori u pėrkul dhe shėnoi diēka mbi fletėn qė mbante pėrpara.
- Kundėrshtoje, e kėshillova unė, bėji njė ankesė qeverisė. “Nuk tė dėgjon njeri, tha. Kastile na i venė detyrimet tė larta qė tė mos mundemi t’i shlyejmė dhe pastaj tė na kllaposin brenda nė burg. S’kam nga t’ia mbaj, do tė blej drithė nė pazar pėr tė mbajtur familjen. As nė kohėn e turkut, as nė kohėn e Nemces nuk na ka detyruar qeveria tė dorėzojmė mish, lesh, vezė e gjalpė. Me sa shihet duan tė na bėjnė tertebull,” mė tha.
- Ē’kuptim ka kjo fjalė? – u interesua Asllan Kaleshi.
- Trokė, - e sqaroi Mevlani. – Pastaj Qerimi mė tha, “Le tė na i marrin tė gjitha njėherė e mirė qė tė mbledhim mendjen edhe ne, edhe ata...”
- Domethėnė kulaku Qerim Sinani kundėrshtonte politikėn e qeverisė pėr tatimet nė natyrė, - ndėrhyri prokuror Asllani, - dhe jo vetėm kaq, por u bėnte propagandė edhe tė tjerėve tė kundėrshtonin.
- Ashtu, – e miratoi Mevlani, - po pse ma mbante mua tė mos i shlyeja detyrimet? Tė gjitha sa mė kėrkonin nė fletėn jeshile, ja u dorėzova.
- Pa tė shtrėnguar, - e sqaroi kryetari.
- Pa mė shtrėnguar, por e drejtė e Zotit, ato fletėt jeshile shkruanin “fletė-detyrimi,” - e plotėsoi Mevlani.
Murmurimat gazmore nga salla e shtynė prokurorin tė ndėrhynte duke demaskuar kulakun.
- E sheh dhe vetė i pandehuri Sinani se ke zhvilluar propagandė kundėr pushtetit qėkur kundėrshtoje urdhėresat? – Me ato fjalė prokuror Kaleshi besoi se e kishte mbėrthyer me shpatulla pas murit.
- Jo mor zot, unė i qava hallin kėtij si mik, - kundėrshtoi Qerimi. – Dhe Mevlani mė tha: “E di qė e ke mirė? Fole drejt.”
Thėnia e tij e ngarkonte me faj dėshmitarin e akuzės, prandaj Kaleshi ndėrhyri. - Shokė gjyqtarė! Shokė qytetarė! Shiheni kėtė fytyrė qė keni pėrpara! E heq veten si duduk, si i pafajshėm ndėrkohė qė e hidhte helmin me pikatore. – Prokurori e drejtoi gishtin drejt Qerimit qė rrinte i pėrhumbur midis dy policėve. – Partia e ka theksuar gjithmonė se kulaku ėshtė armik i betuar i pushtetit popullor dhe ja ku kemi kėtu njė shembull tipik. Kulaku Qerim Sinani kundėrshton tatimet nė natyrė qė vendosi pushteti popullor sipas mėsimeve tė Leninit dhe ca mėkeq lavdėron qeverinė e Zogut pėr tė dhjetat. – Pastaj theksoi se kulaku synonte minimin e aleancės midis klasės punėtore dhe fshatare, baza politike tė pushtetit.
Natyrisht i pandehuri nuk e kuptoi pėr ē’lloj minash fliste prokurori se iu kthye gjyqtarit dhe e pyeti.
- Me mua e kishte ky?
- Me ty, - i tha kryetari me inat.
- Unė pėr vete as kam parė mina me sy, as dua t’i shoh. Detyrimet i shleva deri nė njė, se e dija ē’mė priste, - u mbrojt Qerimi, - kurse disa qė s’dorėzuan asnjė fije lesh, as njė thėrunde gruri, s’i gjeti gjė...
- Cilėt ishin ata? – e pyeti kryetari.
- Ata fshatarė qė e heqin veten si tė varfėr, - e sqaroi kulaku. – Dhe e di ē’ngjau? Pas nja dy vitesh shteti ua fali detyrimet e pashlyera.
Atėherė prokurori gjeti rast tė theksonte se pushteti popullor ēmonte mė shumė fshatarėt e varfėr qė s’i shlyenin detyrimet, se sa ata qė i jepnin nga frika si kategoria e kulakėve. Kryetari iu kafshua Asllanit qė pohoi se pushteti nderonte evazorėt, shkelėsit e ligjeve, ndėrsa ata qė i derdhin tatimet rregullisht i trajtonte si armiq. Sa e kuptoi ai, e si e kuptoi ai, kėtė e di vetėm Asllani. Gogo Kozmai e pyeti dėshmitarin e akuzės:
- Tjetėr, ē’tė ka thėnė?
- Kur martoi vajzėn Sabaudin Krasta, na ftoi tė dyve se kemi lidhje miqėsore me tė. Nga mesi i darkės ky mė pėshpėriti nė vesh: “Mevlan, na mbetėn djemtė pa martuar se nuk do njeri krushqi me kulakun. Si do t’ia bėjmė? Shih mos na gjesh ndonjė tė mbetur a ndonjė vajzė kulaku, se ti lėviz mė shumė posht e lart. Aman, mė ndihmo!”
Prokurori u ngrit sėrish nė kėmbė dhe kėputi kopalla se i akuzuari Qerim Sinani kėrkonte pėrmbysjen e regjimit popullor qė tė martonte djemtė, argument qė s’kishte as kuptim, as lidhje.
- Njėherė tjetėr, - vazhdoi dėshminė Mevlani, - m’u ankua se s’dyqani s’kishte vaj dhe u kthye nė shtėpi me shishet bosh.
- E pranon i pandehur? – e pyeti kryetari.
- Kėtė e dinė tė gjithė, - tha Qerimi. - U prish makina e tregėtisė dhe dyqani mbeti njė javė pa u furnizuar. Po s’mė besuat, pyesni. Nuk i thashė ndonjė gėnjeshtėr.
Prokurori ndėrhyri duke thėnė se i pandehuri i kishte qypet plot me gjalpė, pra ankohej kot.
- Mirė mor zot, po a ke dėgjuar tė hahet sallata me gjalpė? - e pyeti Qerimi. – Unė pėr vete, jo.
Auditori shpėrtheu me tė qeshura, aq sa prokurori ishte gati t’i qortonte dėgjuesit se po bėnin gabim politik qė qeshnin me replikat e kulakut.
- Tjetėr ke? – e pyeti Mevlanin njė nga ndihmėsgjyqtarėt.
- Para ndonjė muaji e gjeta Qerimin nė arė duke lėruar. Unė po shkoja nė Pazar. U takuam nė ledhin e arės. Mė pyeti nėse fshati ynė ishte bėrė kooperativė. “U bė,” i thashė. “Tė pranuan ty?” mė pyeti. “Jo,” i thashė. “As mua, tha, por ca mė mirė, se kėshtu jemi zot nė mallin tonė.”
- Jo Mevlan, kėtė e the ti, mos ma vish mua... – e ndėrpreu Qerimi. Mevlani ngeli ngushtė, pa ditur si tė mbrohej. E rrotulloi hundėn si periskop njėherė djathtas, njėherė majtas, sikur donte tė nuhaste diēka.
- Ai ta tha pėr tė shikuar ē’mendje kishe ti, - ndėrhyri kryetari.
- Tamam ashtu! Sa mirė e gjeti kryetari, - tha i lehtėsuar Mevlani. - Dhe ti e miratove, - iu drejtua kryetari Qerimit.
- Po, mor po! Po ē’e do se pas ca kohe na futėn edhe ne nė shtrungė, - vėrejti Qerimi.
Kryetari e pyeti tė pandehurin nėse kishte ndonjė pyetje pėr dėshmitarin. Qerimi u ngrit nė kėmbė. Salla po priste reagimin e tij. Tani qė miku i vet e kishte kallėzuar nė Degė, duke u thėnė gjithēka kishin biseduar kokė mė kokė, pritej ta bėnte pėr ujė tė ftohtė. Pabesia e Mevlanit dukej sheshit.
- Pasurinė e kam vėnė me krahėt e mi, - tha Qerimi. - Kam djersitur mbi arat e mia ditė e natė tok me djemtė, i bėra qilizmė qė tė shtonin pjellorinė. Ndėrsa tė tjerėt mėrzenin hijeve, unė shkoja nė pyll, mbushja thasėt me plehė dhe i sillja me kalė. Tani del se e paskam patur gabim. Kėtė nuk arrij ta kuptoj. As i kam marrė njeriu, as i kam rrėmbyer kujt njė majė gjėlpėre. Pėr tė dhėnė po, kam dhėnė me tė dy duart...
- Lėri historitė, - e ndėrpreu kryetari – dhe bjeri shkurt. E pranon qė ke kryer agjitacion dhe propagandė kundėr pushtetit popullor? I pranon ato qė deponoi dėshmitari Mevlan Tahiri?
I akuzuari shikoi mikun e tij qė po rrinte pak si shtrembėr, mbėshtetur nė bastun. - Mor zoti gjykatės, ma dėgjoni njė fjalė. Kur takohen dy kulakė, ēdo tė bisedojnė tjetėr midis tyre veē halleve qė u kanė zėnė kėmbėt? Hė o Mevlan, nuk ėshtė kėshtu?
- Po, - tha Mevlani, - ashtu e dija dhe unė, mirėpo njė nga kėta tė Degės, –drejtoi bastunin te stoli ku ishin ulur disa policė me uniforma e disa civilė,– njė ilaka imi, mė tha se ato qė ēuēurisje ti paskan qenė agjitacion dhe propagandė qė duheshin kallėzuar. Dhe unė ēėk e ēėk e ēėk duke u mbajtur pas shkopit, shkoja dhe ua rrėfeja njė mė njė bisedat qė bėnim bashkė.
Me ato fjalė dėshmitari i akuzės zbuloi prapaskenėn si ishte kurdisur gjyqi ēka e skandalizoi prokurorin, sepse menjėherė brofi nga karrigeja, po Mevlani e siguroi me be:
- Pėr Zotin, kėshtu ka ngjarė!
Ktheva sytė nga salla. Hare e pėrgjithshme se gjyqi i kulakėve i kishte argėtuar mė shumė se njė shfaqje estrade, ” e pėrfundoi Zijai rrėfimin.
Fytyrat e shokėve tė tryezės dėshmonin kėndelljen qė u gufonte pėrbrenda. - Ama gjyq, - tha Nonda pa e fshehur ironinė.
Njaziu, nėnkryetari i Gjykatės sė Tiranės pyeti ēfarė dėnimi i faturoi gjyqi Qerim Sinanit.
- Tetė vjet burg kėrkoi prokurori, dhjetė i dha trupi gjykues pėr politikė penale, - i kumtoi Zijai, duke shfaqur hapur pakėnaqėsinė e tij.
- Gogo Kozmai duhet ta lironte Qerimin qė aty nė sallė, - vėrejti Gazmir Xherahu. - ... dhe pastaj tė jepte dorėheqjen dhe tė kėrkonte punė krahu, - shtoi Zijai, - se kryetar gjykate s’kishin pėr ta mbajtur.
- Politika penale e hedh nė erė barazinė e qytetarėve para ligjit, - vėrejti Njaziu, - mirėpo asnjerit nga ne nuk ia mban ta ngrejė si problem.
- Jo, e ke gabim, - e qortoi Zijai buzėqeshur. – Ky ėshtė udhėzimi mė i zgjuar qė kemi formuluar ne, domethėnė ata, (ai drejtoi dorėn nga selia e K.Q.) mė kuptimplotė, se shpreh konceptin tonė pėr drejtėsinė. Ai na lejon t’u japim shokėve tanė dėnime mė tė lehta nga ē’parashikon ligji, ndėrsa kundėrshtarėve t’ua rrasim sa mė thellė. Pra drejtėsia nuk humbet asgjė se ēka hiqet kėtej, shtohet nė anėn tjetėr dhe hesapi del eka-ek.
Konkluzioni i tij u miratua me tė qeshura kėndellėse.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-09-2012, 21:17   #3
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,344
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 28 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Naum Prifti (Prozė humoristike)

NAUM PRIFTI






Zogu prej druri





Me kėmbėt nė ujėt e kėnetės e me sqepin e gjatė ngritur vertikalisht drejt qiellit, ai sikur priste diēka. Shpendi dukej se kishte vetėm kėmbė e sqep e njė dorė pupla nė mes. Sikur Stiliani ta kishte parė duke ēepkatur farėza nėpėr lėndinat e zabelet, s’do t’i kishte lėnė mbresė, kurse atje nė blacė zogu me sqepin e hollė drejt qiellit, dukej se dėgjonte diēka mahnitėse. Stilianit nuk i hiqej nga mendja figura e tij. Kėmbėt e gjata e sqepi thuajse po aq i gjatė, me njė trumbė puplash nė mes, i parafytyrohej edhe kur mbyllte sytė. Nuk ia dinte emrin zogut, ndėrsa cicėrimat e lehta si ca mėrmėritje qė po ia besonte qiellit dhe bllacės, ia dėgjonte. Ndofta zogu priste a ftonte zogėzėn duke cicėritur: “Jam kėtu, jam kėtu. Tani vij, vij, vij, vij!” Pamja e zogut e ngacmoi Stilianin ta gdhendte figurėn e tij nė dru. Tek e parafytyronte tė modeluar, i shkonte njė e therur mes pėr mes, sikur i
fėrgėllonte shpirti prej padurimit. Zogu do tė qėndronte me sytė e pulitur kudo qė ta vije dhe kushdo qė ta shihte do tė kishte mbresėn se po ia dėgjonte cicėrimat qė delnin nga sqepi.
Ndėrsa dielli derdhte mbi luginė afsh tė ngrohtė, dhentė kullosnin si pėrherė tė qeta nė lėndinat me bar. Herė pas herė nė qiellin e kaltėr fluturonin zogj tė vegjėl duke hapur e mbledhur krahėt. Qielli mbushej me cicėrima e Stiliani mendonte sa mirė do tė kishte qenė sikur ta dinte gjuhėn e zogjve qė tė kuptonte ēfarė thoshin midis tyre. Vetėm te pėrrallat kishte njerėz qė e kuptonin gjuhėn e zogjve dhe Stiliani e besonte si tė vėrtetė. Nuk thonė kot pleqtė, kanė ngjarė, prandaj tregohen.
U fut nė zabel tė kėrkonte njė dru bushi tė trashė sa llėra dhe pėr fat e gjeti shpejt. E preu nė rrėzė me sakicė, pastaj i shkurtoi majėn dhe copa e bushit thuajse dy pėllėmbė e gjatė, akoma e pa xhveshur nga lėkura, tani ngjante si kopėrr pėr tė shtypur hudhrat, po ai do ta kthente nė shėmbėlltyrėn e zogut pa emėr qė sodiste i mahnitur diellin dhe qiellin.
Ēdo cefėl qė hiqte biēaku nga druri, i ngjallte pėrbrenda gėzimin e paēanėsuar se po nxirte nga duart njė zog po aq tė bukur sa ai ii vėrteti dhe kėnaqej tek e pėrfytyronte tė pėrfunduar. Do ta quante thjesht “Zogu i bllacės.” Dhentė ecnin duke kullotur dhe ai po ashtu ecte duke gdhendur copėn e drurit. E ndėrsa gdhendte kėrēelen, Stilianit i ngjante se ia dėgjonte kėngėn zogut, me refrenin “tani vij, vij, vij.” Mes cicėrimave biēaku shkiste lehtėsisht mbi drurin e butė tė bushit. Mė sė fundi e arriti qė donte, njė zog me kėmbė tė gjata e me nyje nė mes, trupi sa njė dorė fėmije me pendėt e krahėve tė palosura njėra mbi tjetrėn dhe qafa e ngritur lart me sqepin si shigjetė. Tani zogu i tij ishte si ai qė pa nė kėnetė. E soditi i gėzuar dhe duke e mbajtur zogun nė dorė, e vuri kopenė pėrpara dhe e nisi drejt fshatit, qė tė arrinte t’i fuste dhėntė nė shtrungė pa perėnduar dielli,
pėrndryshe Sabriu, do tė turfullonte si kalė teknefes.
Rrugės hasi njė udhėtar qė la xhadenė dhe mori monopatin e fshatit tė tij. Sikurse e donte mirėsjellja, e pėrshėndeti i pari:
- Mirėmbrėma, o mik!
- Mirėmbrėma, - iu pėrgjegj udhėtari.
- Nga vjen zotrote?
- Nga qyteti.
- Ke ndonjė mik kėtu, apo...
- Jo, jam inspektor arsimi.
- A, paske punė me shkollėn... Shkolla tė bėn njeri, po ē’e do qė s’e patėm
atė fat.
Sapo inspektorit i ranė sytė mbi zogun e gdhendur, e pyeti:
- Ku e gjete kėtė zog?
- E bėra vetė, -iu pėrgjegj Stiliani. – Kaloj kohėn duke gdhendur lugė druri, koka
kėrrabash, qepshe...
- E bukur, - tha tjetri pasi e vėrejti hollėsisht, se vėrtet e befasoi forma elegante e zogut.
- Tė pėlqen? – e pyeti bariu.
- Shumė, -pohoi inspektori.
- Merre! – ia ofroi bariu.
-Po ndoshta ta ka porositur dikush... – deshi tė davariste dyshimet inspektori.
- Jo, jo, - e siguroi ai. – Kush porosit gjėra tė tilla? – u habit Stiliani.
Inspektor Misto Kavaku u mendua pak. Zogu i pėlqente, por kishte tė ngjarė
qė ēobani t’i kėrkonte njė ēmim tė lartė dhe ai nuk ishte i prirė pėr shpenzime luksi. Sikur tė kishte kuptuar dyshimet e tij, bariu i tha se ia falte.
- Kam dhe njė lugė druri, - tha ēobani duke nxierrė nga torba qepshen e lėmuar me prarime bojė lajthie.
- Kėtė do ta ble, - i tha inspektori, duke menduar se e shoqja do t’i gėzohej dhuratės.


***


E shoqja e Mistos, Pavlina, iu gėzua qepshes, ndėrsa skulpturėn prej druri s’e pėrfilli aspak. Si vajzė fshati, edhe pse jetonte nė qytet prej vitesh, ajo ēmonte vetėm sendet qė i hynin nė punė, ndėrsa objektet artistike i shihte si rrangulla tė kota.
- Po kėtė ē’e deshe? – e pyeti tė shoqin qortueshėm, sapo ai nxori nga ēanta zogun prej druri.
- Thashė mos e doje ta vije te komoja pėr bukuri, - ironizoi i shoqi.
- Unė s’e shoh dot me sy, ti mė thua ta mbaj atje si ikonė...
– Po nuk e deshe, e shpie nė zyrė.
- Shpjere ku tė duash, veē ma hiq nga shtėpia, - erdhi pėrgjegja e saj.
Tė nesėrmen Mistoja e mori skulpturėn prej druri nė zyrė dhe e vuri mbi tryezėn e punės.
Doemos ishte njė objekt i rrallė qė tėrhiqte vėrejtjen e e secilit vizitor a nė punės qė hynte nė zyrė.
- Ku re nė kėtė kryevepėr? – e pyeti Jeton Shtuni, drejtori i Arsimit, sapo hyri nė zyrė. Shkoi pranė tryezės, e mori zogun nė dorė dhe po e sodiste hollėsisht.
- Ma falėn, - ia ktheu Mistoja.
- Mos fol gjepura, nuk tė fal njeri sende tė tilla...
- Pėr nder ma falėn nė Arrėz.
- Thuaj, sa e ke blerė?
- Unė tė harxhoj pėr tė tilla gjėra? – protestoi Mistoja.
- Atėherė e ke peshqesh nga ndonjė mik, qė ta ka nevojėn... – e ngacmoi Jetoni
-As nuk e njoh fare, - u mbrojt Mistoja duke e befasuar shefin akoma mė shumė. – U takuam rastėsisht nė rrugė. “Tė pėlqen?” mė pyeti. “Po,” i thashė. “Mbaje!” mė tha. As emrin nuk ia mėsova. Qe ēoban dhėnsh, mė duket...
Misto Kavaku u kutua se nuk ia dinte autorit as emrin e mbiemrin, veē profesionit ēoban dhensh. .
- Ky u bė imi, - deklaroi shefi duke pėrdorur formulėn e njohur tė pėrvetėsimeve shoqėrore.
- Merre! – ia ofroi zemėrgjerėsisht Misto Kavaku. – Unė e solla pėr zyrėn. – Madje ndihej i gėzuar qė iu dha rasti t’ia falte shefit diēka qė i pėlqente. E dinte se Jetoni mblidhte objekte etnografike, ēorapė me lule, qendisje me grep, mblatėsa, kupa druri, etj. Disa thoshin se e shtynte pasioni pėr artin popullor, disa tė tjerė pėshpėritnin se synonte tė nxirrte fitime tė majme prej tyre. i donte pėr tregėti.
I mrekulluar nga punimi, Jeton Shtuni e vuri mbi tryezėn e vet qė t’ua dėftente shokėve tė vet, sidomos atyre qė dinin t’i ēmonin vlerat e artit popullor. I joshur nga punimi artistik i veprės “Zogu me kėmbė tė gjata,” -titullin vepra e mori vetvetiu- ai mendoi tė shkonte nė Arrėz e tė takonte autorin. Shpresonte se artisti popullor do tė kishte nė inventarin e vet edhe vepra tė tjera dhe ai s’donte t’i linte t’i shpėtonin nga duart mrekulli tė artit popullor. Ai u nis me veturė drejt fshatit Arrėz mes pyllit me pisha e bredha. Kėrkoi mėsuesin e shkollės fillore dhe e pyeti nėse njihte ndonjė gdhėndės figurinash prej druri. Mėsuesi u mendua. Me frikė nė zemėr Jetoni priti pėrgjigjen e tij.
- Mė duket se Stilian Ademi, gdhend kupa gjize, lugė me bilbil, vazo, koka kėrrabash... Kėshtu mė kanė thėnė, - bėri njė parapritė mėsuesi, - por unė vetė s’i kam parė.
-A thua tė ruajė nė shtėpi sende tė gdhendura? – e pyeti shefi.
-Nuk e di. Ai s’ka shtėpi fare, as familje, - u kujtua mėsuesi. - Fle nė plevicėn e Sabri Tulanit.
- Kush ėshtė ky?
- Kryetari i komunės pra, ai qė e ka pajtuar ēoban.
Shefi kėrkoi ta takonte ēobanin sapo tė kthehej nga kullota nė darkė, ndėrsa mėsuesi qe i mendimit tė takonin Sabriun mė parė, ndryshe atij do t’i ngelej hatėri.


***


Sabri Tulani nuk e pyeti mikun nga qyteti pėrse qe munduar, se te shtėpia e tij vinin vazhdimisht blerės leshi, gjalpi, lėkurėsh ose mish nė kėmbė. Mysafiri mbase donte katėr a pesė shelegė pėr dasmė a ndonjė festė familjare. Pas pėrshėndetjes tė zakonshme, miku nga qyteti filloi tė interesohej pėr punėt e ēobanit qė ruante dhentė e tij.
-Ē’punė? – pyeti me dyshim Sabriu, duke menduar mos merrej me kontrabandė.
- E ka fjalėn pėr lugėt, kokat e kėrrabave qė gdhend ai, - e sqaroi mėsuesi.
- Ooo! Ēeplendiset me brisk nė dorė e vret kohėn duke gdhendur druēka, - e zhvleftėsoi Sabriu. – Kalamajve , u ka lezet tė gdhendin bilbila druri, e asi sendesh, jo burrave! Rri gjithė ditėn burri duke gdhendur njė kokė kėrrabe. Pse stoli pėr ta varur nė gushė ėshtė kėrraba? Si e gdhendur, si e pagdhendur njė punė bėn. Apo e kam gabim?
- Jo, e ke mirė, - e pėrkrahu mėsuesi.
-Nė krye xheku vinte m’i tregonte, - vazhdoi Sabriu, - mė lutej t’ia shihja si e kishte stolisur dashin te koka e kėrrabės, mė tregonte turinjtė, buzėt, brirėt e tij tė kthyer. Dashin e dua tė gjallė, ia ktheja unė, qė ta shes nė pazar, qė ta pjek nė furrė, ndėrsa ky i kėrrabės tėnde s’mė hyn nė qese. Mirė i thosha? – pyeti Sabriu.
-Bukuri, - e miratoi mėsuesi.
- Xhingla-minglat s’i hyjnė askujt nė sy, - shpėrtheu Sabriu.
- Mė falni, - ndėrhyri Jetoni, - por edhe ato kanė vlerėn e tyre....
- Vlerė? – u habit Sabriu. Ai s’mund ta besonte se nga duart e ēobanit tė tij delnin gjėra me vlerė. – Te fundēat e shqopave tė Tilit mbeti vlera? – pyeti mospėrfillės.
- Njė tavan i gdhendur e kėnaq syrin, ndėrsa atij me tavanishte s’ia hedh sytė kush, - vėrejti mysafiri.
Kundėrshtimi i matur dhe argumentet e tij, e shtynė Sabriun tė mos acarohej me blerėsin e ri.
- Jo, unė s’e ndaloj, - deklaroi Sabriu, - ama i mjeri ai po mė humbi ndonjė sheleg. Qumshtin e nėnės kam pėr t’i nxjerrė.
-Kur mund ta takojmė? – e pyeti Jeton Shtuni.
Gėzimi avulloi nga fytyra e Sabri Tulanit. Pra ai kishte ardhur tė takonte argatin e tij. Doli mė i rėndė bishti se sqepari..
- Sonte s’besoj se vjen, - shtoi kryetari, - e kam dėrguar nė stan tė qethė dhentė.
-Po nesėr? – pyeti i ardhuri nga qyteti.
-As nesėr. Do tė rrijė atje tre katėr ditė, - i gėnjeu.
Miku i largėt u ngrit nė kėmbė e pas tij edhe mėsuesi.
-Nuk mė premton koha ta pres, - tha me hidhėrim Jetoni.
I zoti i shtėpisė i pėrcolli deri te gardhi dhe kur mbylli me zimbicė tokatin, uroi me mend tė mos i shkelnin mė nė shtėpi miq tė tillė.


***


Ndėrkohė as Jeton Shtuni nuk e gėzoi gjatė skulpturėn. “Zogu prej druri” dukej prirej tė shkonte drejt sferave tė larta dhe vrullin s’mund t’ia ndalte askush.. Sapo drejtori i Artit i i Ministrisė sė Kulturės, Klement Tufa, e pa te tryeza e shefit, u sevdallis pas tij.
-Kryevepėr, - tha duke e soditur me ėndje. - Kush e skaliti kaq hijshėm? Ē’elegancė! Sodit pėrhedhjen qė ka qafa tok me sqepin! Duket sikur pas pak do tė ngrihet si shigjetė drejt qielli. Kush qenka ky artist?
- Njė ēoban dhensh nga Arrėza, - i tha shefi.
- Besoj se nuk e ke vėshtirė tė gjesh njė tjetėr si kjo, - i tha duke ia rrėmbyer pa ceremoni. - Do t’ia tregoj ministrit, - deklaroi pėr tė larguar ēdo kundėrshtim tė mundshėm e ndėrkohė i lėmonte sqepin zogut si ta pėrkėdhelte. – Besoj se edhe ai do ta pėlqejė. - Doli nga zyra pa e lėshuar zogun nga dora.


***


As Klement Tufa nuk mundi ta mbante gjatė te dollapi me xham prapa tryezės sė tij. Sapo veprėn artistike e diktoi zėvendės ministri, u interesua tė dinte si i kishte rėnė nė dorė dhe ku mund tė prokuroronte njė kopje tjetėr si ajo. Klementi i tregoi se e kishte gjetur nė rrethin e Korēės, te zyra e shefit tė arsimit. Pas njė jave zevendės ministri Perlat Maska u nis me shėrbim nė Korēė “pėr disa pune administrative” tė sektorit. Nė ēantė futi edhe “zogun me kėmbė tė gjata,” qė porosia tė ishte e saktė dhe vartėsit tė mos e hanin sapunin pėr djathė. Pasi mbaroi kontrollin e sipėrfaqshėm nė prefekturė e pasi la detyrat pėr tė ardhmen, e pyeti prefektin nėse asaj ane kishte njerėz qė gdhendnin nė dru ashtu si qėmoti.
- Kėtej tė gjithė gdhendin, - iu pėrgjegj prefekti pa u menduar.
- E kam fjalėn pėr punime artistike, - e sqaroi zėvėja.
Prefektin e ngatėrroi fjala “artistike” dhe nuk po e kuptonte pėrse interesohej zyrtari i ministrisė.
- Lugė prej druri, figurina, kafshė, gjela pėr shishet e rakisė, koka kėrrabash... – vazhdoi sqarimin Perlat Maska.
Nėnprefekti u shtensionua menjėherė.
- Shiten nė pazar me okė, - i informoi, - prit deri ditėn e shtunė dhe i shohim bashkė po deshe. Do t’i gjesh si t’i duash e sa tė duash....
- Pranojnė porosi?
Pyetja i erdhi e papritur, por si nėpunės i shkathėt, nuk e humbi toruan.
- Pse jo? – iu pėrgjegj nėnprefekti. – Edhe me porosi...
- Dua njė zog tė tillė, - shfaqi dėshirėn ai, duke nxierrė nga ēanta zogun prej druri. – Dua t’i kem ēift.
Vepra kaloi dorė mė dorė te nėpunėsit e prefekturės. Pėr hatėr tė mikut u hoqėn sikur e pėlqyen. “Po. Po shumė e bukur!” “Punim i hollė..” “Shihe si e ka sqepin, si fėndyell.” Veē pa pėrjashtim vrisnin mendjen pėrse duhej? Kėrraba e luga e kurrizit e kryejnė nga njė funksion, ndėrsa zogu, zog sot, zog mot. As cicėron, as ecėn...
- Tė pyesim, - tha prefekti, - se tė tilla s’kemi parė nė pazar. Atje shesin qepshe, lugė druri, sende qė hyjnė nė punė.
Pastaj dikush u kujtua se njė zog tė tillė e kishte parė nė zyrėn e shefit tė arsimit dhe me ndihmėn e tij zbuluan adresėn e Stilian Ademit dhe tė pronarit ku ishte pajtuar. Meqė vetura nuk shkonte deri nė Arrėz, pėr shkak tė shėmbjeve dhe shkarjeve tė dheut, i dėrguan lajm Sabri Tulanit tė zbriste nė qytet. Mė mirė se ai, askush s’e mbaronte atė porosi. Mjaft t’i jepte urdhėr ēobanit tė tij.
Sabriu i lajmėroi tė afėrmit se e kėrkonte njė zyrtar nga Tirana, sigurisht pėr ndonjė punė tė rėndėsishme dhe do tė zbriste nė qytet. “Njerėzit e sėrės sime i thėrresin,” mendonte duke kalėruar krenar me frerėt ndėr duar, veshur me rrobat mė tė mira. Portofolin e mbushi me kartmonedha qė t’u shtronte drekė nė ndonjė lokal, nėse nuk do t’i lejonte koha tė vinin deri nė fshat, te shtėpia e tij. “Jam i modės sė vjetėr,” thoshte Sabriu, “mė pėlqen mė shumė kali se vetura. Pse, do pyesėsh ti. Se kali tė shpije tė shpije atje ku do ti, ndėrsa vetura atje ku do ajo.”


***

Prefekti i prezantoi zyrtarin e shquar e ndėrsa Sabriu e pėrshėndeti, ai nxori nga ēanta zogun prej druri dhe pasi e ēpėshtolli, nisi tė fliste pėr stilin e modelimin sa tradicional, aq dhe modern. Sytė e Sabriut shkonin sa te zogu te fytyra e butė e zyrtarit nga Tirana. Shtrėngonte nofullat nga inati, qė ai zyrtar me peshė, interesohej pėr njė palo ēoban qė gdhendte ca druēka, nė vend tė nderonte kryetarin e komunes. A durohej kjo shpėrfillje? Mundohej ta fshihte inatin me buzėqeshje tinzare.
-Ma jep atė druēkėn mua, - e luti Sabriu zyrtarin.
Ai u step dhe vėrejti se zogu nuk i duhej.
- Ta ketė pėrpara si yrrnek, a model, si i thonė sot, se ai ėshtė paksa i lajthitur dhe ē’bėn sot e harron nesėr...
Pa e besuar krejtėsisht, drejtori e mbėshtolli me letėr me kujdes dhe ia dorėzoi. Atij iu duk se zogu u drodh sapo e mori Sabriu.
- Mos ki merak! – e qetėsoi ai. – Pėr njė javė, e shumta, ia shpije nė zyrė zotit prefekt.


***


Nė mbrėmje Sabri Tulani, me xhaketėn hedhur krahėve e me dorėn fshehur pas kurrizit, i doli pėrpara kopesė. I bėri shenjė me kokė Stilianit t’i vinte pranė e ndėrkohė vuri re njė sheleg qė ēalonte.
Pse ēalon shelegu? – e pyeti vrazhdė.
- Vikoja? – Stiliani u kishte vėnė emra dhėnve e shelegėve tė kopesė. – Ka dy ditė e gjora qė ēalon... iu ēa thundra.
Thundra? Po pse?
- Ku ta dish? Bagėti ėshtė, s’ka gojė tė flasė. Ka shkelur nė ndonjė ēakull tė mprehtė, a...
Po ti ē’bėn? Pse nuk i mban hapur sytė?
Mal i thonė, o zot. Ka vende tė buta, ka edhe grill.
- Ti e ke mendjen tė gdhendėsh nga kėto, - tha duke nxierrė qė prapa kurrizit zogun e mbėshtjellė me letėr. E grisi nga qė s’i durohej ta hapte sa mė shpejt dhe ia futi nė surrat. – Ti e ke sajuar kėtė? Jotja ėshtė kjo?
- Unė... – Stiliani po habitej si i kishte rėnė nė dorė pronarit, zogu tė cilin ia kishte falur njė udhėtari.
- Qen e bir qeni! Tėrė ditėn gdhend ca syfete e ca hiēmosgjėra, e mė le bagėtinė azat. Nuk tė mbaj pėr kėto unė, e more vesh? Nuk ta jap ēapin e bukės pėr marrėzi tė tilla. – Ai e vendosi zogun mbi gju dhe i mėshoi me tė dy duart. Qafa e hollė e zogut krisi dhe Stilianit iu duk sikur dėgjoi njė cicėrimė dhimbje qė iu mek nė grykė. Tė dy copat ia hodhi mbi kokė Stilianit dhe ndėrsa ai ngriti duart tė mbrohej, copat e zogut dergjeshin pėrtokė.
- Ē’ke aty nė torbė? – e mbėrtheu me sy Sabiti.
- Hiē ... – tha ēobani i habitur, se torbėn s’ia kishte kontrolluar kurrė. Mos dyshonte se i vidhte ndonjė dorė lesh, a ndonjė kupac hurle?
- Derdhi kėtu! – e urdhėroi.
Pranė kėmbėve tė Stilianit ranė sendet e torbės, njė kokė kėrrabe me figurėn e nuselalės, njė fyell i zbukuruar me lale-lule, njė dorėze thike dhe disa copėra shqope e bushi. Sabriu i shkeli me kėpucė me inat, deri sa i bėri bėrllok.
- Tė pashė dhe njėherė duke gdhendur, kėtu tek unė s’ke mė vend. Hajt, ēporru tashti!
Duke zvarritur kėmbėt ngadalė, i tronditur nga tėrbimi i pronarit, Stiliani u ēapit drejt plevicės. Shtyri dedrėn dhe u shukos nė errėsirėn e saj.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje


Tema po shikohet nga: 1 (0 anėtarė dhe 1 vizitorė)
 
Mundėsitė nė temė
Mėnyra e shfaqjes

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur