Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombi Shqiptar > Ēėshtja kombėtare > Figurat e shquara

Figurat e shquara Gjithēka mbi figurat e ndritura Kombėtarė Shqipėtare...

Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė Mėnyra e shfaqjes
i vjetėr 15-09-2012, 10:37   #1
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,344
Thanks: 0
Thanked 31 Times in 25 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Ali Kelcyra

Ali Kėlcyra, Aristokrati kuqezi




Njė vepėr nga Tanush Frashėri pėr demokratin patriot, figurė qendrore e Ballit Kombėtar. Pinjolli i Kėlcyrave, parė pėrtej legjendės sė historianėve tė PPSH-sė

Elsa Demo

Kush ėshtė Ali Kėlcyra? Njė vepėr e historianit Tanush Frashėri pėrmbush qėllimin pėr ta parė figurėn e demokratit patriot pėrtej legjendave tė PPSH-sė qė deri dje e ka futur nė historiografinė e saj si “tradhtari”, “kolaboracionisti”, “bajlozi”. Shumė vite jetė i kaloi nė mėrgim, njė dėnim me vdekje u nėnshkrua pėr tė nga organet e gjyqėsisė sė monarkisė, PKSh donte ta shiste tek Aleatėt si kriminel lufte, dhe qė nga dita e instalimit tė diktaturės komuniste deri kur mbylli sytė jashtė atdheut, nė Itali nė 1963 e mė pas, fushata anti Ali Kėlcyra ėshtė endur si hije. Edhe njė vepėr kushtuar kėsaj figure, tanimė sipas burimeve arkivore, nė dritėn e tė vėrtetės, promovohet jashtė Shqipėrisė. Sot nė mbrėmje pėr tė dhe “Lahutėn e malcisė” tė at Gjergj Fishtės pėrkthyer anglisht nga Robert Elsie dhe botuar nga “IB Tauris Publisher”, njė pritje do tė mbahet nė dhomėn e komunave tė Parlamentit Britanik nė Londėr. Kjo u arrit nga bashkėpunimi i shoqatės gjithėpartiake Shqipėri-Britani, pranė parlamentit britanik me Qendrėn pėr Studime Shqiptare e cila drejtohet nga publicisti Bejtullah Destani. Shtėpia botuese “Ēabej” drejtuar nga Brikena Ēabej bashkė me kėtė Qendėr sjellin shqip “Ali Kėlcyra, aristokrati kuqezi”, kėrkimin disavjeēar tė studiuesit Tanush Frashėri.
Ali Kėlcyra u lind nė Kėlcyrė mė 28 maj 1891. Mėsimet e para i merr nė vendlindje. Ndjek liceun “Gallata Saraj” nė Stamboll. Studion nė Mulqije, shkollė e lartė e shkencave politiko-administrative e ekonomike. Me shpėrthimin e Luftės I Ballkanike kthehet nė Kėlcyrė, dhe shpallja e pavarėsisė e gjen nė atdhe. Gjatė ripushtimit tė Jugut nga ushtritė greke largohet me muhaxhirėt e tjerė nė Vlorė. Nė emėr tė tyre pėrshėndet Princ Vidin e princeshėn Sofi qė erdhėn tė vizitonin tė ikurit nga zonat e pushtuara. Lė atdheun dhe vendoset nė San Demetrio Korone, tek arbėreshėt e Italisė. Nė 1915 vazhdon studimet nė Fakultetin e Drejtėsisė nė Romė kohė kur pėrqafon idetė e socialdemokracisė, miqėsohet me Avni Rustemin dhe shokun e betejave Stavro Vinjau.
Kthehet nė atdhe njė vit mė pas dhe bashkė me Themistokli Gėrmenjin e tė tjerė, ndėrmerr nismėn e krijimit tė ēetave kombėtare shqiptare. Nė 1918 kthehet sėrish, shkon nė Vlorė ku nė njė mbledhje tė fshehtė themelohet organizata qė u quajt “Mbrojtja Kombėtare”. Komanda italiane e dėbon nga territoret nėn administrimin e saj. Komitetet e MK-sė kishin tashmė pėr qėllim organizimin e luftės sė armatosur kundėr italianėve qė ndodheshin kėtu pėr “mbrojtjen” nga ushtritė greke qė ishin vendosur rreth kufirit. Merr pjesė nė Kongresin e Lushnjes, zgjidhet nė Kuvendin Kombėtar si deputet i prefekturės sė Gjirokastrės dhe qysh nė seancėn e parė propozon qė nė apelin e deputetėve tė hiqet titulli “bej”. Lėvizja e Qershorit shėnon mėrgimin e tij tė parė larg atdheut pėr 15 vjet. Nė 1925 themelohet nė Bari organizata BASHKOMB, ku zgjidhet nė komitetin drejtues dhe sekretar i saj. Njė vit mė vonė, gjyqi i hetimeve politike nė Tiranė lėshon njė “Letėr pėrdhuni” kundėr tij pėr t’u hetuar nėn akuzėn e “propagandės kundėr shtetit, regjimit e kryetarit tė Republikės”. Nė Fletoren zyrtare botohet vendimi i dėnimit me vdekje dhe i konfiskimit tė pasurisė.
Gjatė qėndrimit nė Paris, Ali Kėlcyra bėn raporte pėr gjendjen nė Shqipėri dhe pėr politikėn profashiste tė Mbretit Zog, duke shkruar nė tė pėrditshmet “Le Quotidien”, “Le Matin” etj. Nė 1939 bashkė me Mehdi Frashėrin ėshtė nė krye tė Frontit tė Rezistencės qė kthehet nė “Nacionalizma shqiptare. Balli Kombėtar”. Nė 1944 nga tribuna e Kongresit tė Ballit Kombėtar shtron edhe njė herė nevojėn pėr t’u bėrė thirrje komunistėve tė heqin dorė nga lufta civile. Nė kėtė moment hedh idenė e krijimit tė njė Fronti Kombėtar pėr t’i bėrė ballė luftės nė dy krahė.
Nė nėntor tė atij viti, bashkė me familjen tė hipur nė njė varkė mbėrrijnė nė Bari dhe dorėzohet me tjerė tek Aleatėt. Mbyllet nė kampin Santa Fara.
“Nga formimi akademik Ali Kėlcyra ishte jurist, njė jurist me prirje politike, pikėpamjet e tė cilit kanė pėr bazament veprėn e Didėroit “E drejta natyrore”, traktatin historiko-politik tė Monteskjesė “Fryma e ligjeve” dhe posaēėrisht traktatin politik “Mbi kontratėn shoqėrore” tė Rusosė”. Njė figurė qė kishte njė vizion dialektik pėr vendosjen e demokracisė e shtetit tė sė drejtės, nė pėrputhje me alternativat qė shtronte praktika politike e statuore e vendit tė tij”, shkruan Tanush Frashėri. Autori pohon se e njohu Ali Kėlcyrėn e vėrtetė dhe u magnetizua prej kėsaj figure sidomos kur pa tek ai “gatishmėrinė, vullnetin dhe durimin pėr tė debatuar me kundėrshtarėt e vet politikė, nė momentet e luftės vėllavrasėse, lidhur me nevojat e vendit e popullit nė ēastet tragjike qė kalonte ai (1943); paanėsia nė gjykimin e qėndrimin qė mban pėr ngjarjet qė shkruan nė pjesėn mė tė madhe tė tė cilave ai ka qenė pjesėmarrės aktiv”.
Frashėri nuk nguron tė vėrė theksin tek ata historianė tė djeshėm, po ata tė sotmit qė po rishkruajnė historinė, tė cilėt u bėnė pjesė e fushatės anti Ali Kėlcyra nė linjėn e qėndrimit tė PPSH-sė qė e quante “vegėl e fashistėve”, “tradhtari”, etj. Ky qėndrim ndaj njėrit prej udhėheqėsve tė Ballit Kombėtar e kishte fillin nė kohėn kur PKSH e nxiste Aleatėt nė Itali qė opozitarėt duke i quajtur kolaboracionistė kėrkonte t’ia dorėzonin si kriminel lufte.
“Jam pėrpjekur tė shkruaj pa zemėrim e me paanėsi tė them tė vėrtetėn, pse e vėrteta nuk fyen njeri, aq mė tepėr kur “Ai qė e di dhe thotė njė gėnjeshtėr ėshtė njė kriminel”- shkruan autori duke cituar njėherėsh Bertold Brehtin. Kjo vepėr historike ėshtė mbėshtetur nė punėn e hollėsishme e tė lodhshme arkivore nė Arkivat e Republikės Italiane, ato angleze, sigurisht arkivat shqiptare dhe fondi arkivor i Kėlcyrave.

26/10/2005
KATEGORIA: Kulture.Shekulli.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Sponsor
i vjetėr 15-09-2012, 10:39   #2
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,344
Thanks: 0
Thanked 31 Times in 25 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Ali Kelcyra

Prof. Ernest Koliqi flet ndėrsa trupi i Ali Kėlcyrės pėrcillet nė 29 shtator 1963 nė varrezat Acatolico di Testaccio, ku varrosen personalitetet e shquara tė huaja

Ata qi do tė kenė fatin me kėthye n’atdhe



Ernest Koliqi


Edhe nji tjetėr Atdhetar shpirtmadh u zhduk nga mesi ynė. Edhe nji udhėhjekės i palodhun qi ecte nė krye t'aradhve tė Liris humbi ndėr hijet e mėdhaja tė dekės. Edhe nji pohues i ides sė Shqipnisė sė lirė, ēerdhe e vokėt e shqiptarvet tė vėllaznuem sipėr paragjykimeve tė ēdo lloji, nė ditėt kur ma fort ndihej nevoja e ndėrhymjes sė Tij ndėrtuese, po e len shprazėt vendin e vet nė barrikadėn e luftimit kundra dhunuesave tė traditave shejta qi janė palci jetėsuer i atdheut t’onė. Ali Kėlcyra shkoi: nuk do t’a kemi ma trupnisht pėr bri nė pėrpjekje t’ashpėr pėr shpėtimin e Shqipnis. Ai Shqipnis s’onė qyshė nė moshė ma tė blerė i kushtoi fuqin e nji mendjeje sė ndritun nga kultura dhe zjarrmin e nji zemre qi rrahte pėrherė nė plotėni ndiesish bujare. Nė Lindje e nė Perėndim, ku filloi e ku sosi pregatitjen e Tij kulturore, Ai thithi nga burimet e ditunis ato mendime, ato parime, ato piknisje qi vyejshin pėr t’a realizue idealin kombėtar. U ushqye me at kulturė tė shėndoshtė qi mėson me themelue jetėn vetjake dhe kombėtare mbi nderė, mbi besė e mbi burrni, mbi kėt granit trikandėsh tė shpirtit shqiptar, ku pėrjetėsohet trashigimi i shuguruem me gjak fisnik prej stėrgjyshave. Por trashigimin e etnicizmit t’one ma tė ēmueshėm, Ai nuk u orvat t’a mpronte nė qindrime statike por dinamikisht t’a pėrtrinte me fuqi krijuese me idenat ma tė reja tė kohės. Kur nė vend t’one nji mendėsi mesjetare, tepricė damcore e nji robnije shekujsh, ngujonte shumicėn e popullit shqiptar nė mendime e rendime shoqnore anakronike, Ali Kėlcyra, ndonse pinjuell i nji dere feudale, doli papritmas si flamurtar i demokracis. Nė luftėn e ideve, qi i hapi kombit horizonte tė reja, gojtaria e Tij jashtėzakonisht prekėse e tėrhjekėse vringėlloi si shpatė e mprehėt. Me at gojtari lartushtuese Ai thei e shpartalloi perde errsije, kundėrshtoi ēdo trajte tyranie, lėshoi kushtrime pėr liri e rilindje. E nuk qe prej atyne qi nxisin tė tjerėt nė pėrleshje luftarake tue ndejun larg rrezikut: nė Tė fjalėn e shoqnonte veprimi. Nė kryengritjen e Vlonės Ai mori pjesė si luftėtar i thjeshtė; nė luftėn kundra komunizmit Ai u fut guximtarisht mu nė strofull tė dėrmuesave tė Shqipnis Etnike e tė shqiptarizmit qi mbetėn shtang me armė tė ngrime ndėr duer, tė ēuditun nga trimnia e Tij e pashoqe. Shum punoi Ali Kėlcyra pėr liri, pamvarsi e naltėsim shoqnuer tė Shqipnis dhe Shqipnija, e rrėmbyeme nė nji shakulluer ngjarjesh orėzeza, nuk mujt me ia shpėrblye ndryshej mundin e zellin veēse me mėrgime, vuajtje e salvime. Krejt jetėn e vetit Atdheut ia kushtoi dhe nuk pat prej si as pozitat zyrtare, as kėnaqėsit morale qi meritonte. Kėt vrejtje jam kah e baj unė, sepse fisnikija e natyrshme e kėtij Atdhedashėsi tė rrallė, ndjenja vetmohuese, qi i a pajiste shkėlqimtarisht shpirtin, nuk lanė kurr asnji ankim m’u vizatue nė buzė tė Tija.
Ai ruente nė zemėr, edhe nė moshėn e shtyeme, nji hov ndiesish atdhetare qi ishte pėr Tė shpėrblim i mjaftueshėm. Veprimtaria patriotike ishte pėr Tė e natyrshme si frymėmarrja qi mban gjallė trupnisht njeriun. Prendvera e pėrpjekjeve tė para kombėtare lulėzonte pėrherė freski-plotė nė gjak tė Ali Kėlcyrės dhe pėrhapte dalldi atdhedashėse rreth e rrotull tue thekė kėdo qi kishte fatin t’a afrojė.
Ai po zhduket sot nga mesi ynė, por po na len nji testament shpirtnuer, qi duhet t’a ruejmė nė mendė e nė zemėr mbi udha tė vėshtira tė mėrgimit deri sa t’agojė dita qi tė mundemi me i a dorėzue djalėrisė shqiptare n’atdhe tė liruem. “Bashkohuni me nji ndiesi vėllaznore e nė nji qėllim tė vetėm epruer. Bashkohuni n’emėn tė Nanės Shqipni dhe shkrini fuqi t’uaja nė nji pėrpjekje kompakte pėr ēlirimin e Saj nga zgjedha zvetnuese qi po i a than e po i a shkymbe nė gji tharmet ma tė thella autoktone.”
Ali!
Hija ka mė na pri edhe mbas sodit n’udhė qi Ti burrnisht e bujarisht ke rrahė drejt plotėsimit t’idealeve ma tė larta tė kombit. Nė vrullin e traditave, urtisht tė njomsueme nga fryma e kohės tue u shtye nė pėrtrimje shoqnore deri aty ku tė mos preket palci qenėsuar ethnik, ashtu si Ti na mėsove me fjalė e me vepėr, na do t’a vazhdojmė veprėn epike t’Ande e tė Rilindsavet tė mėdhenj. E ndėr ēaste dyshimi, lodhjeje, ngurrimi, do tė ngjallim nė mbamendjen t’onė shembullin t’And qi ruejtė tė pashkimun nė mes mjerimeve e padrejtėsive tė fatit e tė njerzve nji dritė ndiesish agimore.
Ali!
Kur Perendia, qi nuk do ta lajė pa shpėrblim gjakun e derdhun pėr tė drejtat e shenjta t’ona, do tė ēeli nė qiellin e atdheut agimin e Liris, ata qi do tė kenė fatin me kėthye n’atdhe, kanė me pa nė rrezet e atij agimi, tue xixėllue e lumnue edhe shpirtin t’And bujar, tekembramja tė qetėsuem e tė kėnaqun.

26/10/2005
KATEGORIA: Kulture.Shekulli.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 15-09-2012, 10:40   #3
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,344
Thanks: 0
Thanked 31 Times in 25 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Ali Kelcyra

Ali Kėlcyra, aristokrati ballist

Ka njė dritėhije kaq tė madhe ky personazh potent i historisė sonė, saqė tė duhet tė mendosh mirė, kur tė pasqyrosh figurinėn e tij. Nga historia jonė, ka mbetur i skalitur keq pėr Marrėveshjen e njohur tė Dalmazzo-Kėlcyrės, e cila nė vetvete i vuri dhe “damkėn” Ballit Kombėtar. Ndoshta, kjo ka qenė njė nga elementėt, nga ku ka filluar grishja e Z. Tanush Frashėri te “Ēabej” pėr tė zbardhur staturėn e shumėpėrfolur tė Ali Kėlcyrės... me librin “Aristokrati kuqezi”


Ben Andoni


A mund t’i kesh zili jetėn njė njeriu tė tillė? Familje me oxhak, shkollim perfekt i huaj, emigrim i stėrgjatė, antizogist, antifashist, demagog i rrallė, pėrsėri emigrim…vdekje e nderuar. Ndoshta po, por mė shumė jo. Ali Kėlcyrės, njeriut qė u ngrit nė Parlament pėr tė hequr titullin “Bej” (ai vetė e posedonte), duhet t’i ketė pėlqyer sė shumti kjo jetė. Nė njė foto tė jetės sė pasluftės, sikur mos t’i mjaftojė ajo stėrbredhje, tė shikon i ngrefosur, sikur tė ketė fituar tė gjitha. Faktikisht nga lufta ka dalė i humbur, i rraskapitur, pa pasuri... dhe ca mė shumė ka humbur dhe atdheun…Pikėrisht, kėtė figurė kaq me dritė-hije, qė historiografia komuniste na e nguli nė kokė me traktatin e famshėm Dalmazzo-Kėlcyra (momenti qė hapi rrugėn e shikimit ndryshe Ballit Kombėtar), i ka kushtuar njė punim tė fundit shumė serioz, Z. Tanush Frashėri tek “Ēabej”. Mbase, edhe falė mbėshtetjes sė Brikena Ēabejt, pėr ta pėrfshirė studimin historik nė kolanėn e librave tė saj tė zgjedhur tė historisė…

Nėn vėshtrimin e historianėve

Njė vėshtrim interesant pėr Kėlcyrėn na vjen nga Bernd Fisher, nė punimin, qė ai i ka bėrė situatės shqiptare tė Luftės Dytė Botėrore. “Komiteti Qėndror, i krijuar pėr tė drejtuar vijėn politike, pėrfshinte edhe disa anėtarė mė tė moderuar pėr tė drejtuar vijėn politike, edhe disa anėtarė mė tė moderuar dhe tė rinj, por meqėnėse kėta elementė u arrestuan shpejt nga italianėt, drejtimi i Ballit u mbeti anėtarėve konservatorė mė tė vjetėr nė moshė-tė prirur nga kolaboracionizmi. Kėtu pėrshiheshin njė numėr individėsh nga i ashtėquajturi “grupi i Parisit”, antizogistė, tė cilėt kishin kaluar gjatė periudhės midis dy luftrave disa vjet mėrgimi nė Francė dhe ishin kthyer vetėm pas pushtimit Italian. Mė i shquari nė kėtė grup, ishte Ali Kėlcyra, i cili kishte paraqitjen dhe gojėtarinė e traditės sė Partisė sė dikurshme radikale franceze, por mbetej gjithsesi njė politikan i shkollės sė Zogut dhe Rexhep Mitrovica, i cili mė pas do tė kryesonte nė qeverinė kolaboracioniste nėn pushtimin Italian…”. Kaq tė mjafton, pėr tė formuar njė opinion tė parė pėr Kėlcyrėn nė skenėn historike shqiptare.

Protokolli Dalmaco-Kėlcyra

Kuptohet se, ajo qė e ka mbajtur tė gjallė nė historinė e Shqipėrisė ėshtė roli i tij nė Protokollin e njohur si Dalmaco-Kėlcyra. Autori Frashėri ka meritėn se ka bėrė njė punė shumė qėmtuese pėr tė qepur pa fund ngjarje, duke na dhėnė rolin e tij tė vėrtetė nė kėtė qerthull. Nė vitin 1943, nė Shqipėri, situata ishte krejtėsisht jashtė kontrollit, ndėrsa grupimet e atėhershme kanė shumė e shumė probleme, mė sė shumti mes vete. Rėnia e pritshme e qeverisė tė Mustafa Krujės duket se ėshtė pritur mirė. Por, pėr fat tė keq- nuk pritet gati asgjė- nga ata tė cilėt mendohet se do ta zėvendėsojnė. Kabineti i ri i Maliq Bushatit, ashtu si edhe pritet, nuk mund tė sjellė asgjė tė re. “Me programin e tij thjesht kombėtar” sjell njė “thellim tė mėtejshėm tė pėrēarjes mes interesave italiane dhe shqiptare”, ankohen forcat italiane…Gjenerali Dalmazzo duke ndėrmarrė shumė veprime nė jug- mendon qė do tė tkurrė shumė forcat e rezistencės pėr ti dhėnė pastaj njė goditje shumė tė egėr me Operacionin “Delta”. Por, nė kokė, ka njė ide qė e mundon shpesh: Po sikur tė fillojė kryengritja nė jug, ēfarė mund tė ndodhė. E ka gjithsesi njė rrugėdalje, qė mund t’u interesojė tė gjithėve. Nuni i kėtij mendimi, nė botimin e fundit tė “Ēabejt”, shihet qartė se ėshtė vetė Jakomoni e merr vetė situatėn nė dorė. Ky thėrret kryeministrin dhe i kėrkon mundėsinė e njė takimi mes pėrfaqėsuesve tė rezistencės dhe pėrfaqėsuesve tė italianėve, por nė rrethana private.”Forcat e rezistencės nacionaliste e komuniste nė fillim tė pranverės 1943, vuanin nga mungesa e armatimeve tė nevojshme dhe nuk duhet ishin nė gjendje tė bėnin ballė pėr njė kohė tė gjatė sulmeve tė trupave fashiste, qė kishin epėrsi sidomos nė armatime”, thuhet tek “Aristokrati kuqezi”... Mė 4 mars 1943, Maliq Bushati, shtron njė drekė intime pėr njė rreth tė ngushtė miqsh prej katėr tė ftuarish, ku gjenden gjeneral Dalmazzo, N.Vlora dhe A.Kėlcyra. Dy ditė mė vonė bisedohet normalisht dhe konkretisht. Dalmazzo shkruan se “nacionalistėt ekstremistė” nėnvizuan pėlqimin e tyre “tė marrin kontakt me karakter politik me autoritetet ushtarale nė vend tė autoriteteve politike kopetente”…Kurse Kėlcyra, anėtari mė potent i nacionalistėve, vazhdon t’i pėrmbahet rrugės sė tij qė: “Programi i nacionalistėve shqiptarė ėshtė ’Shqipėri e shqiptarėve’. Nga ana tjetėr, vazhdon tė mėtojė se “synimet tona nuk kufizohen vetėm me rimėkėmbjen e xhandarmarisė dhe ushtrisė me karakter tėrėsisht kombėtar…Bashkėpunimi nuk zė fill nga njė orientim i vetvetishėm psikologjik, por vetėm nga detyrimi moral pėr tė ndalur pushtimin e Shqipėrisė sė jugut nga ana e trupave bullgare ose sidoqoftė tė pengojė gjakderdhjen dhe rrėnimet qė do tė shkaktojė operacioni i paralajmėruar i policisė..”. Kjo bėn qė tė ketė shumė keqkuptime, ndėrsa pėrfaqėsuesit e Ballit premtojnė tė pėrpilojnė njė projekt- deklaratė tė re nė mbledhjen tjetėr. Ali Kėlcyra paraqiti bocėn me titull “Protokoll- Nderi”….Ajo qė erdhi mė pas dihet. Komunistėt jo vetėm nuk u bindėn por Mehmet Shehu veproi egėr me ēetėn e tij, duke bėrė qė italianėt t’i pėrgjigjeshin me pushkatimin e qindra vetėve, sidomos nė tė gjithė krahinėn e Vlorės…Ndėrkohė qė Ali Kėlcyra kėmbėngul dhe madje pas lidhjeve me Nacional-Ēlirimtaren nxjerr nevojėn e njė xhandarmėrie shqiptare, roli i tė cilės ishte mbrojtja e kufinjve. Por, nuk mund t’i bindė komunistėt, qė pas kėsaj, tashmė e kanė tė pėrcaktuar si njė armik pėr vdekje...


Shkurt...pėr Ali Kėlcyrėn

Ky armik i komunistėve, zogistėve...etj ėshtė njė figurė, qė ndoshta e ka merituar mė parė studimin....I lindur nė Kėlcyrė mė 1891, Ali Kėlcyra shpejt do tė binte nė sy pėr cilėsitė e mira tė inteligjencės natyrale. Qė i vogėl flet pėrveē gjuhės kombėtare, frėngjisht, greqisht e turqisht. Nė shtator 1904, familja e tij- njė nga familjet mė tė njohura tė Shqipėrisė e ka dėrguar pėr tė studiuar djalin nė Gallata Saraj…. Ai do tė mbetet po kaq i suksessėm dhe nė njė nga shkollat mė elitare tė kohės. Nė vitin 1909 do tė marrė diplomėn e pjekurisė me ‘Bachalier es-lettres-es sciences’. Vitin tjetėr e ardhmja e tij dihet: vazhdon shkollėn nė Mulqije, shkollė e lartė turke tė shkencave politiko-administrative-ekonomike. Ky ėshtė dhe vendi qė pėr herė tė parė njihet me ndikimet komuniste. Ndėrkohė ka ardhur Lufta e Parė Botėrore, ku ai do tė rikthehet nė Kėlcyrė. Mė 1912 do tė marrė pjesė nė Kuvendin e Vlorės, ndėrsa pushtimi i vendit tė tij prej grekėve do tė thotė privim nga shumė gjėra. Arrin tė dalė mė 1914 nga zona e luftės dhe fillon e merr pjesė vetė nė kaosin e luftės sė kohės. Shfaqet nė jetėn e vendit teksa pėrshėndet ardhjen e Vidit me njė fjalim nė frėngjisht. Njė vit mė vonė do tė shkojė te arbėreshėt nė San Demetrio Korone, ku studion nė drejtimin e Mehdi Frashėrit dhe thellon edhe njohuritė e letėrsisė shqiptare dhe italiane. Njė vit mė vonė ėshtė nė Fakultetin e Drejtėsisė nė Romė, ku do tė njihet me Avni Rustemin dhe Stavro Vinjaun, por edhe me kryeredaktorin e “Avanti” organit tė PSI-sė, Treves. Nuk humb lidhjet me Shqipėrinė, dhe njė vit mė vonė- vjen nė Gjirokastėr dhe fillon bisedat pėr krijimin e njė fronti tė pėrbashkėt kundėr grekėve. Bashkėpunon me Gėrmenjin, Butkėn etj. Kthehet nė Itali dhe mbaron studimet universitare, por biografėt e tij thonė se do tė rikthehet prej gjendjes nė Shqipėri. Njė vit mė vonė e hasim nė Kongresin e Lushnjes…Nė luftėn e Vlorės, caktohet tė shkojė nė Itali ku futet nė bisedime me autoritetet tė njohura tė vendit pėr luftėn. Merr pjesė nė Luftėn e Vlorės nė grupin qė hapi luftėn nė Tepelenė dhe ėshtė njė nga funksionarėt qė merret me procedurat e lėshimit tė qytetit. Pas vdekjes sė Avni Rustemit largohet nė dhjetor 1924 nga vendi, njė mėrgim qė do tė zgjaste 15 vjet. Nė kėtė kohė merr titullin Dr. i shkencave juridike dhe vendoset nė Bari, ku do tė themelojė organizatėn BASHKOMB, me atribute si sekretar i saj. Ka njė jetė shumė aktive, ndėrsa endet nėpėr Evropė i pėrndjekur nga serbėt dhe nga italianėt. Ca mė tej akoma, Riza Cerova orvatet qė ta vrasė. Nė kėtė kohė shkruan pėr “Kotidien” dhe “Matėn”,”Ymanite” “La Rypublikė”, “Liberte” etj dhe ka shumė aktivitet. Nė tetor-dhjetor 1939, tashmė i kthyer nė vend, krijon me njė grup intelektualėsh tė kohės “Frontin e Rezistencės”, ku Frashėri, Dosti dhe ai vetė krijojnė tezat e programit qė titullohen “Nacionalizma shqiptare, Balli Kombėtar”. Pėrfundimisht mė 1941 internohet, ndėrsa nė 1942 nė Tiranė krijohet Balli Kombėtar, ku Frashėri paraqet “Dekalogun” e tij. Mė 1943 takohet me gjeneral Dalmazzon, takim i cili mė 13 mars do tė lindė projekt-protokoll marrėveshjen pėr fundin e gjakderdhjes. Episodi mė i hidhur pėr tė ėshtė koha, kur nė qershor tė kėtij viti e kapin komunistėt qė e lirojnė mė pas, tė detyruar nga njė presion i madh…Bėn njė jetė aktive dhe vazhdimisht bėn thirrje pėr njė luftė jo vėllavrasėse. Kjo nuk mjafton, sepse komunistėt fitojnė, ndėrsa ai nė nėntor 1944 i duhet tė lerė vendin, pėr tė mos u kthyer mė... me njė peshkarexhė.


Epilogu

Vuan shumė nė kampet ku i fusin aleatėt, ngaqė i duhet tė justifikojė dhe akuzėn e PKSH pėr “krime lufte”. Endet nėpėr Evropė dhe nė 1947 pėrfundon nė Kajro, ku fillon rezistencėn nė mėrgim. Shkon andej-kėndej, derisa pėr mbijetesė kėrkon tė punojė si mėsues nė Egjipt. Rezistenca e kėrkon tė udhėtojė dhe tė luftojė sėrish, ndėrsa kthehet nė Romė, ku do fillojė pėrgatitjet nė shumė plane. Nė vitin 1953 ėshtė anėtar i Komitetit Kombėtar “Shqipėria e Lirė”, kohė kur ushtrohet pėrsėri fjala e tij si orator i shkėlqyer. E gjen duke folur me Zavalanin, ku ky i fundit i kėrkon ndihmė dhe kudo ku ka shqiptarė. Pajtohet dhe me Zogun. Nė fund, kjo figurė kaq e pėrfolur dhe shumė aktive i afrohet zgripit tė jetės. Mė 24 shtator tė vitit 1963, eksponenti i lartė i Ballit Kombėtar bie nė koma. Varroset nė Akatoliko di Tesaēio, nė njė vend ku janė figurat mė tė njohura tė Italisė dhe pėrfundimisht i ndarė dhe sė vdekuri larg Shqipėrisė sė tij...ndoshta pėr tė riardhur me kėtė pėrpjekje shumė serioze dhe lavdėruese tė Tanush Frashėrit me “Ēabejn” me titullin qė e meriton mė sė vėrteti “Aristokrati kuqezi”.




Kundėrshtari

Sejfi Vllamasi, si e portretizon*
Ali Kėlcyra dallohej midis shokėve tė tij si ambicioz dhe si njė demagog shkatėrrues. Ai nuk ishte ashtu si mundohej tė tregohet. Me tė kam qenė katėr vjet koleg nė parlament dhe 14 vjet nė emigracion, bashkėpunėtor nė njė organizatė nė “Bashkimin Kombėtar” mė 1924-1939 dhe mė ka takuar ta njoh nė tė gjitha aspektet e jetės sė tij politike. Aliu nuk ka qenė i sinqertė nė propozimet e tij nė fillim tė hapjes sė parlamentit mė 1921, kur tha: “Tė mos pėrdoret emri ‘bej’ nė parlament”. Kėtė propozim e bėri me qėllim qė tė thoshte se vetėm ai ėshtė njė demokrat dhe se vlerėn personale e konsideronte mė superiore nga ēdo paragjykim tjetėr. Kurse konstatimet e mia, gjatė njė bashkėpunimi aq tė gjatė kanė qenė nė kundėrshtim tė plotė me pretendimet e tij. Ai e luftonte Zogun, pse atė nė rangun e vet e konsideronte rival, i cili abuzivisht i kishte zėnė vendin, qė i pėrkiste jo vetėm atij si “oxhak”, por edhe se kishte plus edhe diplomėn e drejtėsisė nga Universiteti i Romės. Ai kritikonte bejlerėt pėr arsye se kėta, nė personin e Aliut, nuk konstatonin cilėsitė e njė udhėheqėsi as edhe cilėsitė si burrė shteti. Aliu s’mund tė duronte ndikimin e personave jooxhakė nė punėt e shtetit, tė cilėt me mėnyra tė tėrthorta e tė mshefta i luftonte pėr vdekje…
Ali Kėlcyra ishte aktiv, energjik, guximtar dhe dispononte njė lehtėsi gjuhe speciale, por negative pėrveē agjitacionit. Eshtė mjaft i zoti si orator, kur ai flet mbi situatėn e pėrgjithshme, ku e ka fushėn e lirė e tė gjerė e ku mund tė flasė ēdo gjė qė mund t’i ikė logjikės sė tė vėrtetės. Atij i pėlqen mė tepėr forma e dukshme sesa esenca e vėrtetė qė s’vlen pėr reklam... Me njė fjalė pėr kohėt anormale ėshtė pozitiv, por pėr kohėt normale negativ dhe shkatėrrues...
Vllamasi, ka qenė njė kundėrshtar i tij ideor

abc NR.9-Ben Andoni
31.10.2005
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 15-09-2012, 10:43   #4
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,344
Thanks: 0
Thanked 31 Times in 25 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Ali Kelcyra

Aristokratja e fundit

(Nė foto: Hėna Kėlcyra me Eqerem Bej Vlorėn nė vitet gjashtėdhjetė nė Romė. Eqerem Bej Vlora ka vdekur nė duart e saj ndėrsa shkruante kujtimet)


Nga Mero Baze

Hėna ėshtė e fundmja e familjes Kėlcyra. Vajza e vetme e Ali Kėlcyrės, pinjollit tė fundit tė oxhakut tė madh tė jugut, ėshtė dhe arkiva e fundit e gjallė e sė vėrtetės sė madhe tė deformimit tė historisė sonė. Njė 72-vjeēare qė tė huton me energjitė e saj dhe lidhjen me Shqipėrinė, ka disa rekorde qė na bėjnė tė turpėrohemi tė gjithėve. Ka ikur nga Shqipėria nė fund tė nėntorit 1944 dhe nuk ka pranuar tė marrė shtetėsinė austriake, por ruan atė shqiptare, pėr tė cilėn nuk ėshtė e qartė, nėse e ka apo jo nė regjistrat e Tiranės. Ka lindur nė Paris dhe ka shkuar 3 vjeē e gjysmė nė Kėlcyrė dhe ka ikur andej rreth 9 vjeē. Kaq pak vite tė fėmijėrisė sė saj i kanė mbajtur peng gjithė jetėn. Prej atėherė, jeta e saj normale ėshtė ndėrprerė dhe jeta e mėpastajme ėshtė e pėrdhunuar nga historia. Fėmijėria e saj ka kaluar nėpėr tymin e cigares qė zgjatej gjatė bisedave tė babait tė saj me elitėn shqiptare tė ikur nė mėrgim dhe personalitete tė huaja. Adoleshenca e saj ka ikur nėn kėshillat pedante tė Eqerem Bej Vlorės qė e shėtiste muzeumeve tė Romės dhe e nxiste tė thithte gjithēka nga kultura qė ofron qyteti. Rinia e saj ka mbetur e dyzuar nga nevoja pėr tė qenė pranė Ali Kėlcyrės dhe Eqerem Vlorės si vajzė dhe mbesė dhe nga dėshira pėr tė bėrė diēka pėr jetėt qė shuheshin larg Shqipėrisė. Megjithėse Shqipėria u hap nė vitin 1990 dhe tashmė ėshtė njė vend normal, ku njerėzit mund tė kthehen dhe tė ikin, Hėna Kėlcyra ka vazhduar me dyzimin e saj historik. Dėshmitare e madhe e vlerave, ēfarė ne si shoqėri kemi flakur rrugėve, ajo e ka tė vėshtirė tė pranojė qė kthimi i saj nė Shqipėri tė jetė njė vizitė e thjeshtė. Nė emėr tė asaj qė ka ndodhur, ajo nuk pranon tė fyejė rikthimin. Nuk jam i sigurt se ēfarė kėrkon vėrtet, por ajo qė e mundon ėshtė se shoqėria jonė nuk mund tė sillet sikur nuk ka ndodhur asgjė. Eqerem Bej Vlora ka vdekur nė duart e saj dhe libri i tij i mrekullueshėm sė bashku me dorėshkrimet e tjera tė tij janė ende nė shtėpinė e saj nė Vjenė. Gjashtė muaj para tij ka vdekur dhe Ali Kėlcyra, babai i saj qė hoqi publikisht nė parlamentin e Shqipėrisė titullin “Bej” pėr veten e vet, duke e konsideruar atė njė titull tė Perandorisė Osmane tė pavlerė nė njė shoqėri tė lirė. Shqetėsimet me tė cilat vdiqėn kėta dy burra tė mėdhenj nė duart e saj dhe shqetėsimet e sotme tė shoqėrisė shqiptare nuk janė nė njė gjatėsi vale dhe Hėna Kėlcyra kėrkon njė pėrgjigje pėr kėtė. Kėrkon njė pėrgjigje nga politika shqiptare qė ka injoruar nė thelb rehabilitimin real tė elitės sė mėparshme politike. Kėrkon njė shpjegim nga historiografia jonė qė vazhdon tė groposė vlerat, ngjarjet dhe tė vėrtetat historike. Kėrkon dhe njė shpjegim biologjik pėr kromozomet e njė specieje pa shpresa pėr zhdukje sigurimsash, qė vazhdojnė ta trajtojnė familjen e saj si “shfrytėzuese tė popullit” dhe vazhdojnė tė shkruajnė trakte kundėr tyre.

Hėna Kėlcyra nuk ka pengesa fizike pėr tė ardhur nė Shqipėri pėrveē njė copė pasaporte refugjati qė mban qė nga viti 1944, ku thuhet se lejohet udhėtimi pėr nė ēdo vend tė botės pėrveē Shqipėrisė, njė procedurė normale pėr azilantėt politikė. Por hezitimi i saj ka ngjyrat e veta tė vėrteta qė nuk kuptohen menjėherė, nėse nuk njeh historinė e saj dhe tė familjes sė saj tė madhe. Nė vitin 1992, i ka dhėnė fund kėtij hezitimi. Njėherė ka nisur planet pėr t’u kthyer nė Kėlcyrė. Kishte bėrė njė projekt shumė njerėzor. Do tė shkonte nė Kėlcyrė tė merrte 20 djem tė rinj tė pashkolluar, t’i sillte nė Vjenė t`iu mėsonte zanate tė thjeshta dhe t’i kthente te pronat e veta atje. Nuk e dinte se njė gurore po i afrohej si pėrbindėsh kullave tė tyre tė rrėnuara dhe dyqanet e tyre nė qytet ishin humbur nėpėr gėrmadhat e komunizmit dhe paskomunizmit. Plani nuk funksionoi. Kėlcyra qė ka nė kokė Hėna dhe Kėlcyra e mbetur pas komunizmit, janė si kullat qė ka nė kujtesė tė fėmijėrisė Hėna dhe rrėnojat e sotme. Shumė gjėra i ka ndėrprerė historia me dhunė dhe kanė mbetur shumė pak fajtorė tė identifikuar, te tė cilėt mund tė drejtohesh pėr t`u ballafaquar me atė qė ka ndodhur. Rikthimi ėshtė gjėja qė ajo ka ėndėrruar mė shumė se ēdo gjė tjetėr gjithė jetėn e saj, por ka nevojė tė ketė njė vėmendje pėr kėtė. Ka nevojė tė bindet qė zonja Topalli, e cila drejton sot Kuvendin, ta dijė se babai i saj ka qenė nė njė Kuvend me paraardhėsit e Topallit, ka nevojė tė bindet qė presidenti Topi, qė drejton sot vendin, ta dijė se pronat e familjes sė saj kanė nevojė pėr t`u ribėrė dinjitoze nėn emrin e njė fondacioni “Kėlcyra” dhe tė pėrdoren pėr tė ndriēuar historinė dhe shkollimin e fėmijėve tė Kėlcyrės, ka nevojė tė bindet, se kryeministri Berisha dhe opozitarėt e tij dinė tė respektojnė tė vėrtetat historike dhe t’i hapin rrugė njė historie tė shkruar pa komplekse.

Ky hezitim e mban me trup nė Vjenė dhe mendjen nė Kėlcyrė 72-vjeēaren. Ėshtė njė hezitim aristokrat, i cili na skuq tė gjithėve.

* * *

Hėna Kėlcyra ka lindur nė Paris, ku Ali Kėlcyra gjendej prej vitit 1930, si azilant i dėnuar me vdekje prej Ahmet Zogut pas ngjarjeve tė vitit 1924. Nė krye tė “Bashkimit Kombėtar”, njė organizatė reformiste qė synonte rregulla tė qarta pėr lojėn politike nė Shqipėri, liri shtypi dhe konkurrencė politike, Ali Kėlcyra formoi padyshim penalitetet mė tė mėdha pėr jetėn e vet dhe familjes sė vet. Njė bej modern i shkolluar qė heq dorė nga titulli dhe merr pjesė nė formimin e parlamentarizmit shqiptar pas katėr vitesh jete politike largohet dhe pėr 14 vjet nuk kthehet dot nė Shqipėri. Karakteri i tij i fortė e kishte bėrė atė joelastik nė ēėshtjet diplomatike mė fqinjėt dhe aleatėt tanė dhe pėr njė kohė tė gjatė ai ia kishte arritur tė ishte hasėm me italianėt, jugosllavėt, grekėt dhe mė pas dhe anglezėt. Kulmi i idealizmit tė tij ėshtė rikthimi nė Shqipėri, nė gusht tė vitit 1939, pėr tė organizuar rezistencėn nė jug tė Shqipėrisė. Nga Parisi nė Itali pas shumė bisedimesh zhgėnjyese ai hyri nga Brindizi nė Sarandė dhe nė fund tė gushtit u vendos nė sarajet e tij nė Kėlcyrė, tė cilat kundėrshtarėt e tij politikė i kishin masakruar, duke iu marrė dhe njė pjesė tė gurėve tė shtėpisė. Sarajet, tė cilat ishin djegur fillimisht mė 1914, kur xhaxhai i Ali Kėlcyrės nuk pranoi qeverinė e Zografit dhe kufirin grek nė Kėlcyrė, ishin dėmtuar nga Musa Juka, kur u dėnua Ali Kėlcyra pas vitit 1924, janė djegur dy herė nga italianėt mė 1940 dhe 1942 dhe do tė shkatėrroheshin fare nga regjimi i Enver Hoxhės. Hėna Kėlcyra i ka tė gjitha kėto momente tė ngulitura nė mendjen e saj si njė film plot ngjyra. Ajo nuk ka mėri me askėnd nga kundėrshtarėt politikė tė babait tė saj gjatė kohės sė Zogut dhe komunizmit. Pėr vetė Ahmet Zogun tė flet me dhimbsuri dhe tregon se ai e ka dashur shumė, kur kanė jetuar bashkė nė Egjipt pas luftės, edhe pse Ali Kėlcyra nuk u pajtua kurrė pėrfundimisht me tė. Po ashtu, mendon se, megjithėse Mehmet Shehu ishte njė kundėrshtar publik i babait tė saj, ajo do ta kishte pranuar mė parė se Enver Hoxha, si udhėheqės komunist tė Shqipėrisė. Dhe arsyet kėtu janė paksa aristokratike. Ajo tregon se Enver Hoxha ka shkuar nė shtėpinė e tyre nė Paris pėr tė uruar pėr lindjen e Hėnės. Nė atė kohė, ai kishte shkuar tė tentonte pėr tė studiuar nė Montpelje, por thuajse nuk mori asnjė vit. Nė pėrpjekje pėr t`u afruar me Ali Kėlcyrėn, pas disa vitesh ai i kishte kėrkuar atij tė anėtarėsohej nė “Bashkimin Demokrat”, por Kėlcyra nuk e kishte pranuar, me arsyetimin se kjo ėshtė njė organizatė e njerėzve qė kanė kontribute politike kundėr regjimit nė Shqipėri dhe jo njė vend qė mbledh njerėzit qė kanė halle personale. Hoxha mė pas ishte lidhur me Eqerem Libohovėn dhe ai i kishte rregulluar njė punė nė konsullatėn tonė nė Belgjikė, ku u pushua, pasi u gjend e vjedhur arka e konsullatės. Kjo ėshtė ajo ēka Hėna kujton pėr Enver Hoxhėn, kurse pėr Mehmet Shehun ka njė vizion tjetėr. Ja njeh inkriminimin ideologjik dhe mizoritė, por ka respekt, se ishte ushtarak i shkolluar dhe njohės i luftės guerile. Mendon se Lufta nė Spanjė i dha pėrvojė qė diti ta pėrdorė gjatė luftės nė Shqipėri. Me babain e saj ka pasė disa polemika publike gjatė luftės, sidomos nė Berat dhe Rrapė tė Dervenit.

Toleranca e saj ndaj figurave historike, me tė cilat babai i saj ėshtė puthur dhe pėrleshur, ėshtė njė kulturė qė na mungon. Puna e saj 31-vjeēare pranė ambasadės amerikane nė Vjenė, ku ka monitoruar zhvillimet nė Shqipėri, ēdo lajm dhe gazetė qė dilte nga Tirana komuniste e ka bėrė realiste dhe shumė tė qartė pėr historinė tonė tė pėrbashkėt.

Ajo nuk dėshiron tė vijė tė jetojė nė Tiranė. Akoma nė ėndrrat e saj ėshtė njė shtėpi buzė mullirit tė saj nė Kėlcyrė, buzė Vjosės, njė shtėpi fėmijėsh, njė qendėr pėr pleq tė braktisur, njė fondacion pėr shkollimin e fėmijėve tė Kėlcyrės, tė gjitha kėto duke pėrdorur pronat e braktisura tė familjes Kėlcyra, trashėgimtare e tė cilave ėshtė ajo dhe kushėrira e saj Shega, vajza e Muhamet Kėlcyrės, e cila ėshtė masakruar nga burgjet dhe izolimet gjatė komunizmit nė Shqipėri. E mėsuar tė jetojė nė Vjenė prej mė shumė sė 40 vjetėsh, ėshtė vizitore e rregullt e operave dhe teatrove tė Vjenės, ajo ka krijuar njė “saraj” tė vogėl nė njė fshat austriak afėr kufirit me Ēekinė, rreth 90 km larg Vjenės. Ka blerė aty njė shtėpi fermeri, ka rregulluar bahēen e tij dhe ka krijuar njė “saraj” tė vogėl me dhjetė dhoma, hangarė dhe bahēe plot me mollė. E ka zbukuruar, duke ėndėrruar se po e bėn nė Kėlcyrė. Imazhet e forta tė kthimit dhe ikjes sė saj nga Kėlcyra janė tė pashpjegueshme. Ajo tė tregon me tė njėjtėn qartėsi sikur tė kenė ndodhur dje tė qarat e saj si fėmijė e trembur nga pishtarėt e ndezur nė saraje natėn e parė nė Kėlcyrė, kur kjo nuk e kuptonte dot pse nuk kishte drita, tė qarat e fshatarėve rreth Kėlcyrės, kur kjo si fėmijė iu hynte nė shtėpi dhe ata i shtronin tė hanin dhe tė qarat e saj, ditėn qė ka ikur nga Kėlcyra me parandjenjėn se nuk do kthehej mė. Lotėt e saj, kur shkoi ditėn e parė dhe tė qarat, kur iku i kishte qarta. Por nuk kuptonte pse qanin njerėzit, kur ajo iu shkonte si fėmijė nė shtėpi. Dhe xhaxhai i saj i kishte shpjeguar se qanin, ngaqė ajo nuk ishe djalė dhe Ali Kėlcyra do mbyllte oxhakun me tė.

* * *

Nė shtėpinė e Hėna Kėlcyrės nė Vjenė dhe nė “sarajet” e saj nė fshat nuk ka pasuri. Babai i saj vdiq, duke jetuar me honoraret e radios “Evropa e Lirė”, ku shkruante komente dhe me disa ēeqe dhuratė qė i niste nga SHBA, njė nga miqtė besnikė tė familjes sė tij. Por aty gjendet njė pasuri qė na mungon ne nė Tiranė. Nė raftet e banesave tė saj ka dhjetėra fotografi tė rralla tė historisė sonė tė munguar, dorėshkrime tė Eqerem Bej Vlorės dhe mbi tė gjitha, njė arkivė e gjallė e historisė sonė, Hėna Kėlcyra. Fotografitė e kullave tė paprishura tė Kėlcyrės, shtėpia e bejlerėve tė Vlorės dhe dhjetėra fotografi fisnikėsh shqiptarė, politikanė dhe mendimtarė tė viteve `30 flenė nė raftet e saj. Hezitimi i saj pėr tė ardhur lidhet me kėto vogėlsira qė mbajnė gjallė jetėn e saj. Mban me vete njė tavolinė shkrimi tė Ali Kėlcyrės, syzet e tij, briskun e fundit tė rrojes, furēėn dhe peshqirin. Ajo nuk mund tė kthehet pa ato nė atdhe. Dhe nuk mund t`i kthejė ato nė njė vend ku ia fyejnė. Do dhe ajo Shqipėrinė e saj. Historinė e saj.

* Hėna Kėlcyra formalisht thirret Hana Klissura nė dokumentet e saj si azilante politike 63-vjeēare
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 15-09-2012, 10:44   #5
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,344
Thanks: 0
Thanked 31 Times in 25 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Ali Kelcyra

Pėrse ia keni ndėrruar emrin Ismail Qemal Bej Vlorės?

Nga Hana Klissura (Hėna Kėlcyra)

I dashur Mero!

Pjekja me ju nė Vjenė qe pėr mua njė dhuratė, sepse unė prej kohėsh doja njė mundėsi pėr tė komunikuar me njerėzit nė Shqipėri, si dhe me Kėlcyrėn e rrethin e saj. Shumė herė mė bėhet pyetja: “Pse nuk ke shkuar ende nė Shqipėri, nėse ke mallėngjim pėr vendin tėnd….?” Pėrgjigjet e mia, si tė huajve, ashtu dhe pjesėtarėve tė familjes, iu dukeshin anakronike. Sot, meqė ju po mė jepni rastin, do kėrkoj tė jem sa mė e kjartė tė jetė e mundur. Edhe nėse sot flas pėr ngjarje shumė private tė jetės sime, nuk ėshtė shumė kollaj. Ėshtė si tė futėsh gishtin nė njė plagė. Po pėrdor njė gjuhė shumė tė thjeshtė dhe mbase jo nė nivelin e pėrshtatshėm tė gazetės suaj, por unė flas dhe e kuptoj shumė mirė gjuhėn shqipe. Nė njė intervistė ėshtė shumė e zorshme tė shpreh me lehtėsi mendimet dhe ndjenjat e mia. Por mendoj se, si ju, ashtu dhe lexuesit nuk do tė ēuditeni, se fundja unė dua me kėtė letėr tė bėj tė ditur tė vėrtetėn dhe tė kontribuoj pėr historinė e kaluar, kur tė rishkruhet nė njė tė ardhme tė afėrt.

Dua tė sqaroj lexuesit mbi dy pika qė unė i konsideroj tė rėndėsishme.

Unė pėrdor gjithmonė titullin “Bej” ose “Pasha” jo sepse i pėlqej, por, sepse i pėrkasin asaj kohe, nė tė cilėn ata tituj iu jepeshin atyre njerėzve qė pikėsėpari kishin cilėsitė e duhura pėr to. Pėrse ne sot e quajmė Gjergj Kastriotin, Skėnderbeu, kurse Ismail Qemal Bej Vlorėn, Ismail Qemali? I heqim jo vetėm titullin Bej, por edhe mbiemrin, qė nesėr, brezat e ardhshėm, si dhe tė huajt mos ta dinė prej cilės familje rridhte ai. Sigurisht, ky titull nuk ėshtė i nevojshėm tė pėrdoret pėr brezat e rinj. Por, klasės sė bejlerėve, qė bėnė sakrifica tė mėdha pėr pavarėsinė dhe njohjen e atdheut tonė si njė shtet i lirė, ne nuk kemi tė drejtė t`iu heqim sot njė titull tė trashėguar ose tė fituar. Edhe nėse populli shqiptar sot ėshtė i indoktrinuar nga ideologjia marksiste-komuniste, duhet tė mėsojė tė rrojė nė botėn evropiane, nė tė cilėn ai bėn pjesė.

Nashti tė rrijmė tek emri Klissura (Kėlcyra). Nė bazė tė hartave tė vjetra, qyteti i Kėlcyrės quhesh Clissura qė vjen nga clausura ose klavsura, qė do tė thotė grykė. Nė vitin 1272, domethėnė dy shekuj para pushtimit turk, ky emėr iu dha nga Mbreti Charles D’Anjon, qė ishte njėkohėsisht Mbreti i Napolit dhe i Shqipėrisė vetėm pėr atė vit, ndėrsa Andrea Muzaka, ishte Kont i Clissanies, me detyrė qė tė mbronte ish-udhėn romake qė kalonte aty. Kur ushtria osmane zaptoi Shqipėrinė, familja u bė myslimane (sipas akteve tė Kadastrės sė Stambollit, djali i tij u quajt nga Theodhor nė Jakup) dhe mori titullin “Bej”, pa pėrdorur mbiemrin qė nė Perandorinė Osmane, si dhe tek hebrenjtė nuk pėrdorej. Por, babai mė ka treguar se ata ende kishin njė hambar me dokumente dhe, duke qenė familje bektashinjsh, nuk e zinin nė gojė emrin e krishterė, por thoshin: “Kur ishim ashtu”. Gjyshi dhe vėllezėrit e tij e pėrdornin kėtė mbiemėr nė kartėvizitat e tyre qė kam parė dhe nė shtėpi. Dokumentet qė erdhėn nga Gallatasaraj, Liceu Frėng nė Stamboll, pėrmbajnė kėtė mbiemėr; po ashtu dhe aktlindja ime nė Paris ose dokumentet e tjera nė mėrgim. Sigurisht, pjesėtarėt e familjes Klissura kanė qenė pjestarė tė oxhakut tė Kėlcyrės dhe bejlerėt e kėtij qyteti. Ne kishim nė Kėlcyrė dhe njė familje tė Gurit, qė ishin bejlerė, por jo bejlerė tė oxhakut tė Kėlcyrės. Pra, unė, duke rrojtur nė shekullin e XXI, nuk pėrdor as titullin “konteshė”, as “hanėm”, (versioni i beut pėr gratė), por nuk e shikoj pėrse tė rinovoj mbiemrin qė mė pėrket, aq mė shumė qė jam e fundit qė mund ta pėrdor. Pėr ta bėrė mė tė kuptueshme kėtė farė monografie tė oxhakut tė Kėlcyrės, po ju bashkoj dhe njė pemė tė familjes qė ka tė bėjė me Sarajet e sotme tė Kėlcyrės prej Hejbetullah Hanėmit qė i vendosi deri te babai im qė lindi dhe jetoi atje.

Me kėtė rast, zoti Baze, dua t`iu shpreh dhe njėherė mirėnjohjen time, si dhe simpatinė qė ndjej pėr ju .

Me respekt,
Hana Klissura
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 15-09-2012, 10:46   #6
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,344
Thanks: 0
Thanked 31 Times in 25 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Ali Kelcyra

"Rrefej Ali Kelcyren"

Blendi Fevziu per "Opinion+"
E Hene, 24 Dhjetor 2007

Hana Kelcyra, e bija e Ali Kelcyres, rrefen ne kete interviste kthimin e babait te saj ne Shqiperi, njohjen me Enver Hoxhen, marredheniet me mbretin Zog dhe lidhjet me Ballin Kombetar. Ali Kelcyra ishte nje nga firmetaret e Aktit te Pavaresise se Shqiperise, i dekoruar pak dite me pare nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi, me urdhrin "Gjergj Kastrioti Skenderbeu".

Pse keni lindur ne Paris?


"Kam lindur (ne vitin 1936), sepse babai ishte ne emigracion kunder mbretit Zog".

Ali Kelcyra ka qene dy here ne emigracion. Nje here i denuar me vdekje nga mbreti Zog...

"Tri here nga mbreti Zog".

Tri here nga mbreti Zog dhe nje here nga komunistet?


"Nga komunistet nuk e di, nje here apo me shume. Por, nga mbreti Zog e di qe tri here".

Ju keni lindur ne Paris, ne vitin 1936. Cili ishte mjedisi i pare qe mbani mend ne Paris?

"Nga Parisi nuk mbaj mend asnje gje dhe eshte shume interesant qe kur ikem nga Parisi dhe erdhem ne Shqiperi. Udhetimi ka vazhduar pak a shume nje jave, apo dhjete dite. Une nuk mbaj mend as udhetimin ne tren, as kurrgje. Hapet nje drite ne kujtimet e mia ne momentin qe une hipi ne vaporin nga Brindisi per ne Sarande dhe gjeja qe me ka bere pershtypje kane qene penxheret rrumbullake te vaporit. Arritem ne Sarande, fjetem atje dhe te nesermen, apo ate dite, nuk e mbaj mend mire, arritem ne Kelcyre. Kelcyren e mbaj mend shume mire se me beri pershtypje, qe nuk kishte drita edhe dolen njerezit me shandane, me qiri dhe une isha 3 vjec e gjysme, e shihja prapa ketyre shandaneve hijet e tyre dhe njerezit shumoheshin, pata shume frike, u tmerrova. Por, te nesermen, si sot ne mengjes ketu, u zgjova shume heret dhe pashe qe kishte dale dielli dhe ajo ishte pjekja e pare me Kelcyren".

Ju u kthyet ne shtepi per arsye se, Ali Kelcyra, nje nga deputetet e pare te Parlamentit shqiptar, kishte vendosur te rikthehej ne Shqiperi per t'u marre me politike. Si kishte hyre fillimisht ne politike babai juaj?

"Babai im, me ekzaktesi nuk e di. E di qe ka marre pjese ne Vlore, eshte pjekur me princ Vidin dhe mbretereshen Sofi, besoj eshte fjalimi i pare qe ka bere, politik, mbretereshes Sofi, pasi ai kishte bere studimet ne Gallatasarai dhe zoteronte gjuhen frengjishte. Mbreteresha Sofi nuk ka ditur shqip. Keshtu qe, ky u zgjodh pasi kishte lehtesi ne te folme dhe i mbajti mbretereshes Sofi nje fjalim. Besoj se ky ka qene akti i pare i tij".

Cilat kane qene marredheniet e babait tuaj me Ahmet Zogun?

"Jo te mira. Nuk kane pasur marredhenie te mira, nuk ka funksionuar".

Per cfare arsye?

"Nuk e di, ka qene edhe mbase se nuk ka pasur simpati reciproke. Madje, shume me vone, mbreti Zog ne Egjipt, kur u takuan (kur jane takuar per here te pare nuk kam qene atje, por nga fundi u ndodha dhe une aty) ka pasur shume simpati per mua. Me te vertete me ka trajtuar si niperit dhe mbesat e tij. Megjithese une nuk kam asnje relate familjare me familjen mbreterore. Domethene, te kaluara, apo me statutin, familja mbreterore nuk ka fis me bejleret".

Si shpjegohet qe babai juaj, i cili vinte nga nje familje e njohur bejleresh te Kelcyres, u rendit me forcat qe kontestonin bejleret, me Fan Nolin, me Luigj Gurakuqin etj., ne Parlamentin e pare?

"Besoj qe eshte nje reaksion me shkollen qe beri, pasi ai ka studiuar ne Gallatasarai dhe eshte rritur ajo influenca e Frances, e kultures franceze".

Babai juaj u arratis per ne Paris ne vitin 1924. Si e kujtonte ai emigracionin shqiptar ne Paris?

"Si e kujtonte, ne krahasim me emigracionin e dyte ose te trete, se eshte edhe nje emigracion ne Luften e Pare Boterore. Kete emigracion e kujtonte sigurisht me te lehte, ate te Parisit, sepse edhe nese ishte denuar me vdekje, te gjitha keto peripecite, babai kishte kontakt me personalitete. Si Mehdi bej Frasheri, kur vinte delegacioni shqiptar ne Kombet e Bashkuara, ai piqesh me ta. Ndersa me qeverine e Enver Hoxhes, jo babai, por asnje, te themi keshtu haptazi (nese kane pasur kontakte keshtu te fshehura qe nuk e besoj) nuk kane pasur asnje kontakt. Domethene, ishte si nata me diten".

Babai juaj e ka njohur Enver Hoxhen ne Paris, ku ai ishte student, apo kur kishte lene studimet pergjysme dhe jetonte ne Paris?

"Jo, me duket studionte akoma. Kur ka vdekur vellai i babait, Faiku, ka ardhur madje per ngushellim. Pasi babai nepermjet vellait te tij, e dinte qe ky nuk studionte mire, apo nuk kishte nota. Pervec kesaj, ai e njihte zoti Hoxha, si kunati i mikut dhe shokut te tij, Bari Omarit. Pas vdekjes se vellait, kam lindur une, pas nje viti ose pak me shume, dhe ka ardhur per te uruar per lindjen time, Enver Hoxha".

Si e kujtonte babai juaj Enver Hoxhen me pas, ne emigracion?

"Nuk i ka bere nje pershtypje te mire, pasi besoj jo heren e pare, por heren e dyte, zoti Hoxha kerkoi qe te futesh ne Bashkimin Demokratik dhe babai nuk e pranoi, pasi tha se kjo ishte sepse zoti Hoxha humbiste bursen qe i kishte dhene Ekrem Libohova. Familja e Hoxhave vijne nga Gjirokastra dhe bejleret e Libohoves kane pasur nje fare mbrojtje per disa familje nga ato ane. Keshtu ishte Shqiperia atehere, duhet te kishe keto lidhjet per te pasur nje burse. Me qartesi nuk e di, po ky nuk i kishte kaluar provimet, nje vit ta falnin, vitin e dyte ta perjashtonin bursen. Kaq ishte e vertete qe babai vajti, nuk eshte se jemi kunder regjimit te mbretit Zog, por po humbnin bursen edhe per kete nuk e pranoi.

Me ka treguar nje dite qe, i gjetem nje pune ne rrethet e Parisit. Perfundimisht Eqerem Libohova, qe ishte minister ne ate kohe dhe i gjeti nje pune ne Bruksel, ne konsullaten shqiptare dhe, me sa kam une dijeni, atje ka pasur kontaktet e para me Kominternin".

Pra, Enver Hoxha ishte ne mbrojtje te Eqerem bej Libohoves, njeri nga ministrat me te rendesishem te qeverise se mbretit?

"Po".

Per sa kohe ka vazhduar kjo perkujdesje?

"Po, deri sa u kthyem ne Shqiperi. Pastaj ndodhi nje aksident, qe kasa e konsullates u vodh, nuk dihet nga kush, por ky ishte pergjegjes. Thoshin qe ky e vodhi per vete, e vodhi per propaganden qe kishte pasur Kominterni dhe i duheshin fonde. Kjo mbeti nje enigme".

U vodh kasa e konsullates kur Enver Hoxha ishte pergjegjes?

"Po, ishte pergjegjes, e thirren ne Tirane se do te behej gjyqi. Erdhi ne Tirane me 7 prill dhe kjo nuk u sqarua kurre".

Pra, nuk u mor vesh nese ai ishte autori i vjedhjes?

"Po sepse nuk mund te themi qe i mori apo s'i mori".

Ju personalisht e keni njohur Eqerem bej Libohoven?

"Po".

C'mendime kishte me pas ne emigrim, megjithese ai vdiq heret?

"Nuk kam pasur nje okazion per te folur me te. Eqerem bej Libohova ka qene me te vertete nje diplomat, mbase nuk ka pasur kalibrin e Myfit beut, ai ka qene nje politikan, ndersa Eqerem beu ka qene thjesht nje diplomat, edhe fjalet i kufizonte, i maste. Nuk kam pasur nje informate, isha teper e vogel".

Ne momentin qe u kthyet ne Kelcyre, qe sic e thate ishit 3 vjec e gjysme, ne vitin 1939, ne gusht te 1939, Shqiperia ishte e pushtuar nga Italia. A eshte e vertete qe Ali Kelcyra ka mirepritur pushtimin italian te Shqiperise?

"Jo, ne asnje menyre. Kur u degjua qe fuqite ushtarake po sulmonin Shqiperine, jo vetem babai, por komplet Komiteti i Bashkimit Demokratik, i ka derguar mbretit Zog nje telegraf, duke i paraqitur te rezistonte dhe keto ishin te gatshem te vinin dhe ta mbronin, edhe pse ata ishin kundershtar te mbretit, por per te mbrojtur Shqiperine. Kur ka arritur ky telegrafi, mbreti Zog ka qene ne Greqi. Princ Leka lindi me 5 prill dhe me 7 u be pushtimi. Baba ka pasur shume pjekje me Musa Juken ne Egjipt".

Pas vitit 1944?

"Jo, kur vajti ne Egjipt per t'u takuar me mbretin Zog. Babai me thoshte se bisedat me Musa Juken kane qene shume me interesante se bisedat qe kane pasur me mbretin Zog per situaten e Shqiperise, gjate regjimit te mbretit Zog".

Gjate luftes, Ali Kelcyra u perfshi shpejt ne nje nga organizatat politike dhe u be nje nga kreret e Ballit Kombetar...

"Po, sepse ka ardhur me kete qellim, qe te perfshihej ne politike. Babai im qe perpara nje dileme: Te mbetej ne emigracion duke luftuar Italine, se mbreti Zog ishte larguar, ose te kthehesh ne Shqiperi. Ai anonte te rrinte perjashta. Mamaja ime anonte qe te kthehej se ajo kishte shume te aferm dhe e kishte marre malli per njerezit. Por, personi vendimtar qe e ka influencuar babane te kthehet, ka qene nje anglez, Hilli. Ata kishin biseduar dhe i tha qe kaq vjet ke luftuar mbretin Zog dhe kurre nuk do t'ia kishe arritur qellimit qe ta rrezoje, nese nuk do te vinte Italia. Nga jashte nuk behet dot asnje rezistence, duhet te shkosh ne vend dhe aty mund te kesh sukses per te luftuar. Keshtu vendosi babai te kthehej, mori kontaktet e para me ambasaden italiane ne France. Kerkoi qe te kthehej si privat, mos ta detyronin te merrej me ceshtje politike. Domosdo ambasadori dhe ambasada nuk ishte ne gjendje te pergjigjeshin pa pyetur Palaco Kixhin (qeverine italiane). Ai tha: Po. Kam degjuar ne disa dosje se ai personi qe kishte shkruar: "Con tempo verra il piacere", qe do me thene se kur te vinte babai do t'i vinte deshira per t'u marre me politike dhe te behej minister. Qeveria italiane atehere kishte nevoje per keta njerez qe nuk ishin te komprometuar me mbretin Zog".

Ne momentin qe u kthyet ne Shqiperi, a ishte Ali Kelcyra per nje kryengritje te armatosur ndaj italianeve apo jo?

"Te armatosur nuk e di. Ka ardhur per te organizuar nje rezistence, kaq ishte e vertete, nuk kishte mbushur as javen ne Kelcyre dhe ka marre mamane dhe gjoja per t'i kallezuar Shqiperine, ka shetitur 6 muaj e ka marre kontakte me persona. Ndersa mua me ka lene vetem nje here 3 muaj, nje here 4 muaj. Me ka lene vetem ne Kelcyre me xhaxhane e tij dhe nje here me tezen".
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 15-09-2012, 10:47   #7
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,344
Thanks: 0
Thanked 31 Times in 25 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Ali Kelcyra

Topi dekoron firmetaret e Pavaresise

E Diele, 23 Dhjetor 2007

Pese personalitete te historise shqiptare, u dekoruan dje me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. Ne ambientet e Kryesise se Kuvendit, ne nje ceremoni te organizuar nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Presidenti Bamir Topi dekoroi pas vdekjes, te pese personalitetet te historise, firmetare te Aktit te Pavaresise, Lef Nosi, Dom Nikolle Kacorri, Mit’hat Frasheri, Pandeli Evangjeli e Ali Kelcyra. “Dekorimi eshte nje nder qe nuk i bejme ne atyre, por nje nder qe ata na kane bere ne dhe historise sone. Une gjithmone kam menduar se nje vend i mire dhe nje komb i mire nuk e sheh kurre historine bardhezi”, tha Topalli gjate ceremonise. Kryetarja falenderoi familjaret e pranishem ne ceremonine e dekorimit, duke vleresuar figurat si intelektuale qe ne kohe jashtezakonisht te veshtira te shtetit shqiptar, kur te tjere kerkonin copetimin e trojeve shqiptare, gjeten kuraje, sakrifikuan cdo gje, edhe jeten e tyre, vendosen firmen ne aktin me te rendesishem, me te shenjte te kombit tone, qe eshte Pavaresia.

Koha Jone
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 15-09-2012, 10:49   #8
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,344
Thanks: 0
Thanked 31 Times in 25 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Ali Kelcyra

Frashėri: Ali Kėlcyra, figura mė e shtrembėruar pas Zogut

Aida Tuci

Me shumė punė dhe durim historiani Tanush Frashėri arriti tė krijojė tė parin arkiv personal tė njė prej figurave mė tė pėrfolura tė historisė sė Shqipėrisė. Kėrkoi me ngulm dhe mblodhi nė bodrumet e shtėpisė sė pasardhėses sė Ali Kėlcyrės, gjithēka ai kishte lėnė tė shkruar; kujtime politike, shkrime dhe letėrkėmbime. I gjeti tė futura nė ca qese plastike tė hedhura ashtu kuturu nė bodrumin e njė pallati, por pati durimin e ēeliktė qė bashkė me bashkėshorten e tij Afife Frashėri (Vlora), stėrmbesė e Ismail Qemalit, tė ēonte nė fund dėshirėn e Ali Kėlcyrės…botimin e dorėshkrimeve tė tij. Njė antologji e historisė sė Shqipėrisė e ka cilėsuar ai librin “Shkrime pėr historinė e Shqipėrisė”, bazuar nė kujtimet dhe dorėshkrimet e ish-kreut tė Ballit Kombėtar, Ali Kėlcyrės. “Zor se mund tė ketė njė periudhė tjetėr nė historinė shqiptare si ajo e kohės sė sundimit komunist, nė tė cilėn historianėt tė kenė nxirė dhe shtrembėruar kaq shumė historinė”, – thotė Frashėri. E nė kėtė vorbull gėnjeshtrash, historia nuk kurseu as figurat historike, ku njė prej tyre ėshtė dhe Ali Kėlcyra. “Pėrveēse tė plotėsoja dėshirėn e tij qė kėto dorėshkrime tė shihnin dritėn e botimit, pikėsynimi tjetėr pėr mua si historian ishte dėshira qė nė tė ardhmen ta shohim Ali Kėlcyrėn ashtu siē ka qenė“…Por siē do tė lexoni dhe nga intervista e Tanush Frashėrit pėr suplementin e librit nė “Mapo“, nė misionin e tij ka hasur pengesa pikėrisht nga e bija e Ali Kėlcyrės, Hana Kėlcyra. Kjo e fundit, siē vėren Frashėri, ka penguar jo vetėm me indiferencėn e saj pėr tė treguar tė vėrtetėn mbi tė atin, por dhe me tė pavėrtetat e shumta qė ka deklaruar publikisht rreth tij.



Zoti Frashėri, pas librit “Ali Kėlcyra aristokrati kuqezi”, ju i prezantoni lexuesit “Shkrime pėr Historinė e Shqipėrisė”. Si iu qasėt kujtimeve dhe dorėshkrimeve politike tė Kėlcyrės?


Nė kohėn kur mėsova nga e shoqja e Ali Kėlcyrės, Adivija (Dudushi), se Aliu kishte lėnė mjaft shkrime, iu vura sė bijės (Hana Kėlcyrės) qė tė m‘i jepte, por ajo e bėri veshin e shurdhėt gjer ditėn kur firma qė kishte nė zotėrim pallatin ku banonte Hana, kėrkoi nga qiraxhinjtė tė zbraznin bodrumet se do tė kryenin ri-izolimin e tyre. Shkrimet e Aliut qenė futur nė ca qeska plastike tė pluhurosura e ishin pėrplasur nė dyshemenė e bodrumit, sipėr tė cilave qenė hedhur mobilie tė vjetra. Shkrimet ishin ngatėrruar keqas, sa mua dhe gruas na u desh njė kohė shumė e gjatė tė rindėrtonim atė pjesė tė dorėshkrimeve qė sot janė botuar tek Shtėpia Botuese “Onufri”.



Komunistėt, siē pohoni nė krye tė librit, krijuan njė raport tė shtrembėr me tė vėrtetėn. Po Ali Kėlcyra si pozicionohet nė kėtė raport?

Ali Kėlcyra i ka bėrė tė qarta marrėdhėniet me tė vėrtetėn kur shkruan se udhėhiqet nga dy parime: nuk ndikohet nga smira personale nė ēmimin e vlerave tė vėrteta morale dhe intelektuale tė bashkatdhetarėve, qofshin kėta edhe kundėrshtarėt e tij; tė pėrshkruajė pa pasion ngjarjet kombėtare, qofshin kėto tė madhėrishme apo lėnduese tė prestigjit kombėtar, pėr tė qenė kėsisoj njė pasqyrė e pėrpiktė e rrjedhės sė ngjarjeve e tė ndihmojė nė formimin shoqėror e politik. Ėshtė kundėrshtar i mendimit qė tė fshihen ose tė justifikohen mungesat shoqėrore, vetjake dhe kolektive – qofshin ato tė tilla sa tė na vijė turp. Shtrembėrimin e sė vėrtetės historike ai e quan njė krim.



Cila figurė historike (krahasuar me historinė qė na ėshtė mėkuar pėr vite me radhė) e sjellė nė kėndvėshtrimin e Ali Kėlcyrės ėshtė mitizuar dhe cila ėshtė ēuposur (shtrembėruar) mė shumė?

Figura mė e mitizuar nga regjimi komunist ėshtė pa dyshim ajo e Enver Hoxhės, i cili me kulturėn e njė liceisti mesatar, qė jepte nė vjeshtė shtatė lėndė, u ngrit nė rangun e njeriut qė ka vetėm njė datė: atė tė lindjes, dhe u propagandua nga papagalli i regjimit si “themeluesi i shtetit modern”, por do tė thosha… mbėshtetur mbi pedagogjinė e kufomave dhe sidomos mbi genocidin e intelektualėve. Figura mė e ēuposur pas asaj tė mbretit Zog ėshtė ajo e Ali Kėlcyrės, qė i veshėn dhe vijojnė me kryeneēėsi t‘i veshin Protokollin Dalmazzo-Kėlcyra, i cili nuk ekziston; e bėjnė fajtor pėr dėshtimin e komunistėve nė mbrojtje tė Kurveleshit, qendėr komuniste, aq sa quhej “Republika e Kuqe“, me akuzėn se pas marrėveshjes Dalmazzo- Kėlcyra (…) zbulimi ushtarak armik mori tė dhėna tė hollėsishme pėr vendosjen e ēetave partizane (Historia e Luftės Nacionalēlirimtare (f.188, bleu IV) dhe pėr kėtė akuzė nė librin-pėrrallė tė mėsipėrm nuk citohet asnjė burim.



Si historian, ēfarė ju ka befasuar mė shumė gjatė hulumtimeve nė kėto dokumente dhe materiale?

Befasimi im mė i madh m‘u krijua kur pėrpara meje qėndronte njė dosje e fryrė me dokumentet e Shėrbimit Informativ tė Ushtrisė Italiane (SIM-it). Isha shumė i emocionuar sepse prej tyre varej nėse ishte i vėrtetė protokolli, apo ishte njė gėnjeshtėr e paskrupullt qė na u tund njė gjysmė shekulli si prova e tradhtisė.



Si ka qenė Ali Kėlcyra sipas jush?


Ali Kėlcyra ka qenė njė figurė karizmatike e historisė sonė. Ėshtė ushqyer me idetė socialdemokrate qysh nė bankat e shkollės. Ai mendonte se kur ėshtė fjala pėr shpėtimin e atdheut, asnjė skrupull moral nuk e pengonte tė ulej pėr bisedime edhe me pushtuesin, mjaft qė tė lehtėsoheshin vuajtjet e popullit dhe tė ndalej shkatėrrimi i vendit. Ai nuk ka qenė kurrė nė shėrbim tė pushtuesve, ashtu siē e kanė trumbetuar dhe vazhdojnė ta paraqesin historianėt komunistė -edhe pse u dekorua nga instancat e larta tė shtetit me mllefin e tyre zemėrak: ‘bashkėpunoi me italianėt pėr pushtimin e Shqipėrisė, nėnshkroi protokollin – qė ekziston nė fantazinė e tyre deliruese, bashkėpunoi me pushtuesit gjermanė. Kanė harruar tė shėnojnė se kur ndiqte mėsimet nė Liceun e Galatasaray ishte ‘agjent bashkėpunėtor i pushtuesit osman tė vendit tonė’.



Pse dėshtoi politikisht?

Ali Kėlcyra pohon se ishte gabim mosdalja nė ilegalitet e anėtarėve tė KQ tė Ballit Kombėtar; njė e metė tjetėr ishte gabimi taktik i skrupujve tė tepruar ndaj komunistėve, qė vazhdonin t’i quanin si vėllezėr tė njė ideologjie tjetėr dhe iu bėnin thirrje tė luftonin sė bashku okupatorin dhe jo njėri-tjetrin; meraku i tepruar pėr tė kufizuar sa mė shumė humbjet nė njerėz e rrėnimin e vendit; ceni tjetėr ishte taktika e thirrjes sė ndjenjave patriotike dhe mospėrpjekja pėr t’iu pėrgjigjur dhunės komuniste me dhunė -siē vepruan p.sh. nė njė fshat tė Korēės, ku komunistėt me nė krye Dushan Mugoshėn i therėn fshatarėt, kurse Mugosha, dr. Kasimatit kur po i priste fytin, i ulėrinte si i xhindosur: “Thirr tashti po deshe, Kosova shqiptare!” Ardhja e misioneve ushtarake angleze nė Shqipėri e prishi baraspeshėn mes dy organizatave tė rezistencės; ēmenduria e legalistėve qė bashkėpunonin me komunistėt dhe sė fundi bashkimi i komunistėve italianė me shokėt shqiptarė shpuri nė radhėt partizanėve teknikė ushtarake dhe kuadro tė specializuara.



Si kanė qenė marrėdhėniet e tij me komunistėt, nė veēanti me Mehmet Shehun dhe Enver Hoxhėn?

Ali Kėlcyra nuk ka pasur me Enver Hoxhėn asnjė lidhje. Madje dua tė theksoj se nė njė intervistė, e bija e Aliut ka pretenduar se kur lindi ajo, shkoi pėr urim edhe Enver Hoxha. Kjo ėshtė njė gėnjeshtėr nė diell. Dudushi, nėna e Hanės, qė ishte njė arkiv e vėrtetė ngjarjesh dhe kujtimesh, nuk na e ka pėrmendur asnjėherė kėtė profkė tė Hanės. Me gjalljen e Dudushit, Hana nuk e ka cekur askurrė. Po le tė shohim faktet: Hana ka lindur mė 8 mars 1936. Hoxha ishte kthyer nė Shqipėri qysh mė 1935. Nė vitin 1936 ai ishte i punėsuar, prandaj s‘kishte si tė gjendej nė Paris pėr tė bėrė urimet e rastit. E po kėshtu edhe t‘i ketė gjetur punė Aliu. Dr.Hasan Jero ka shkruar pėr kėtė periudhė dhe siē dihet, ka qenė mirėbėrėsi i E. Hoxhės po profka tė tilla, nuk ka thėnė nė pohimet e tij. Sa pėr takimin me Mehmet Shehun, Ali Kėlcyra ėshtė takuar tek “Rrapi i Dervenit“. Takim tjetėr me tė Aliu nuk pėrmend mė.



Cila nga agjenturat e huaja ka pasur mė tepėr ndikim nė Shqipėri?

Mė tepėr nga tė gjithė ndikim kanė pasur jugosllavėt, qė e krijuan PKSH-nė, qė i zgjodhėn drejtuesin, qė i hartonin materialet propagandistike, qė hartonin rezolutat dhe qė drejtonin strategjinė dhe diktonin qėndrimet ndaj forcave tė tjera nacionaliste, qė mė nė fund deklaruan haptas, pėrmes pėrfaqėsuesit tė tyre – Velimir Stojiniē-it, Ju jeni tė vegjėl, jeni kafshatė e mirė pėr imperializmin. Pa Jugosllavinė, ju nuk mund ta mbani pushtetin, (…) le tė jenė kėto marrėdhėnie njė konfederatė dhe mė tutje. Dhe e rropėn vendin tonė.



A e ka parė si gabim tė Ballit Kombėtar bashkėpunimin me pushtuesit?

Ali Kėlcyra ka bashkėpunuar me pushtuesin vetėm nė fantazinė e sėmurė tė historianėve komunistė, kriptokomunistė dhe neokomunistė, tė cilėt pėr mungesė provash sajojnė legjendėn e bashkėveprimit me zaptuesit e vendit. Sa mė shumė po futen nė arkiva jo mė tė zgjedhurit e partisė, qė ishin gati tė falsifikonin ēdo gjė, aq mė shumė ēirren pėr kooperimin e Aliut me tė dy okupatorėt, ashtu siē po rreken tė vėrtetojnė (kinse) Zogu nėnshkroi njė marrėveshje me Pasiē-in dhe pastaj me Titon, qė tė dalė i larė Mesia i tyre, Enveri.



Si e karakterizon Ali Kėlcyra Ahmet Zogun dhe, a keni hasur ndonjė dėshmi nėse ka pasur kontakte mes tyre apo bashkėpunim gjatė kohės nė mėrgim?

Ali Kėlcyra e ka kritikuar vazhdimisht mbretin Zog dhe madje nganjėherė edhe pa tė drejtė. Pas 1944-ės u ngarkua tė bisedonte, nė kohėn kur mbreti Zog ishte nė Egjipt. Aliu u afrua me mbretin Zog me qėllim qė tė bashkonin forcat e ndryshme politike nė njė front tė vetėm pėr ēlirimin e vendit nga sundimi brutal komunist. Gjer dje e luftoi me ndėrgjegje tė plotė, sot i dhanė dorėn njėri-tjetrit, jo se u pėrulėn, por e bėnė pėr njė qėllim tė lartė- mbi ēdo gjė qėndronte pėr tė dyja palėt interesi i mėmėdheut. Mes A. Kėlcyrės, mbretit Zog dhe familjes mbretėrore u krijuan marrėdhėnie njerėzore tė ngrohta.

E bija e Ali Kėlcyrės nuk thotė tė vėrtetėn kur nė intervistėn e dhėnė ka mėtuar se A. Kėlcyra e urrente Zogun dhe familja e saj nuk mban lidhje me Zogollėt. Halla e mbretit Zog, Hedije. H. Zogu ka qenė martuar me Isuf Biēakun. Nga kjo martesė lindėn disa fėmijė, midis tė cilėve ishte edhe Afifeja, qė u martua me Sali pashė Vrionin dhe lindi, mes fėmijėve tė tjerė, edhe Adivije-Dudushin, nėnėn e Hanės. Kėshtu, halla e Zogut ishte gjyshja e nėnės sė tė bijės sė Aliut. E sa pėr relatat miqėsore e tė pėrzemėrta, janė disa telegrame ngushėllimi tė mbretit Zog pėr vdekjen e motrės sė Aliut-hallė e Hanės, si edhe pėrgjigjen e Aliut. Mbreti Leka i shkruan: Mėsuam me tronditje pėr vdekjen tragjike tė motrės suaj nė atdhe. Ju lutemi pranoni ngushėllimet tona”. Ndėrsa Aliu i pėrgjigjet: Shpejtoj t’ju shpreh mirėnjohjen time tė thellė pėr ngushėllimet qė patėt mirėsinė tė mė dėrgoni me rastin e vdekjes sė motrės sime. Komunikimi mes tyre ka vazhduar gjatė kėsaj kohe. Ndėrkohė qė familja mbretėrore ka dėrguar dhe telegrame ngushėllimi pėr vdekjen e Ali Kėlcyrės. “Humbja e patriotit Ali beu qė ēmohet pėr pėrpjekjet e mėdha tė Shqipėrisė na preku thellėsisht. Ju ngushėlloj e tė keni durim”, – shkruan nga Madridi Leka I, trashėgimtari i fronit. Ndėrsa Nana Mbretėreshė, Geraldina shkruan nė telegramin ngushėllues: Vdekja e idhėt e Ali beut qė e kam njoft mirė si njanin nga burrat e mėdhenj shqiptarė mė ka ra shumė keq. Zoti t’ju laj juve e t’ju japė durim.



Ali Kėlcyra: E vėrteta e Protokollit Dalmazzo-Kėlcyra

“Pėr fat tė keq, teksti i plotė i kėsaj projekt-marrėveshjeje mbeti nė Shqipėri sė bashku me tė gjitha dokumentet e tjera tė organizatės sonė, por jam i bindur se autoritetet italiane duhet tė kenė nė arkivat e tyre njė kopje tė tij. Sidoqoftė jam i sigurt qė pikat thelbėsore tė tij janė si mė poshtė”,- kėshtu shkruan Ali Kėlcyra nė kujtimet politike. Mė poshtė ai rikujton pikat e kėsaj marrėveshjeje:

Protokoll Nderi

Komandanti i Armatės IX, gjeneral Renzo Dalmazzo, me cilėsinė e kryekomandantit tė trupave italiane nė Shqipėri dhe z. Nuredin Vlora e Ali Kėlcyra, si pėrfaqėsues tė lėvizjes nacionaliste shqiptare, me qėllim qė tė reshtin katastrofėn dhe plojėn nga tė dyja anėt, tė pashmangshme gjatė njė operacioni nė shkallė tė gjerė, vendosėn, me miratimin edhe tė qeverisė sė Tiranės, tė nėnshkruajnė protokollin e mėposhtėm:



1- Tė dy delegatėt e lėvizjes nacionaliste i deklarojnė nėn pėrgjegjėsinė e tyre personale kryekomandantit tė trupave italiane se asnjė kryengritje e pėrgjithshme nuk do tė ngjasė nė Shqipėri brenda kohės kur protokolli do tė jetė nė fuqi. Ky angazhim do tė jetė i vlefshėm, me kushtin qė trupat fashiste tė lėvizin me mjetet e transportit vetėm nėpėr rrugėt kombėtare dhe tė shmangin depėrtimin nė zonat e brendshme tė vendit ku janė vendosur forcat e rezistencės.

2- Do tė shihet si kryengritje e pėrgjithshme lėvizja nė tė cilėn do tė marrė pjesė shumica e popullsisė sė katėr krahinave tė Jugut tė Shqipėrisė.

3- Tė dy delegatėt nacionalistė, nė rast tė aksioneve tė forcave komuniste kundėr trupave italiane, kėrkojnė qė ndjekja dhe masat ndėshkimore kundėr tyre tė kufizohen nė pesė kilometra nga tė dyja anėt e rrugės, pėr tė shmangur kėshtu dėmtimet dhe vuajtjet e popullsisė, pa dallime ideologjike, nga veprimet e komunistėve.

4- Ky protokoll do tė jetė i vlefshėm vetėm pėr dy muaj, kohė e mjaftueshme pėr qeverinė pėr tė kryer detyrėn e saj ndaj vendit. Pėr kėtė qėllim, ėshtė i domosdoshėm zėvendėsimi i armės sė karabinierisė me xhandarmėrinė shqiptare, tė organizuar e armatosur mė sė miri, dhe krijimi i njė ushtrie tė pakėt nė numėr e tė rekrutuar nga gjiri i popullsisė kosovare”.



Gjeneral Dalmazzo nuk pranoi ta nėnshkruante kėtė marrėveshje, duke deklaruar se nuk ishte nė gjendje tė dallonte forcat komuniste nga ato nacionaliste e duke nėnvizuar se ishte e vėshtirė pėr autoritetet ushtarake tė pėrcaktonin prirjet ideologjike tė ēetave qė mund tė vepronin kundėr autokolonave. Veēanėrisht Dalmazzo kundėrshtoi kufizimin qė u vinte marrėveshja trupave italiane pėr tė hyrė nė zonat e brendshme tė vendit, sidomos nė rastet kur sulmoheshin nga ēetat shqiptare. Pėr tė gjitha arsyet e mėsipėrme, kjo marrėveshje, qė nuk ishte gjė tjetėr veēse njė armėpushim, nuk u pėrfundua edhe pse bisedimet dėshtuan plotėsisht pėr shkak tė qėndrimit tė palėkundur tė dy delegatėve patriotė, taktika zvarritėse e tė cilėve kishte pėr qėllim vonimin e fillimit tė operacionit fashist, komunistėt shqiptarė dhe mbrojtėsit e tyre titistė tė asokohshėm bėnė shumė zhurmė rreth kėsaj ēėshtjeje dhe e pagėzuan me emrin Protokolli Dalmazzo-Kėlcyra. Qėllimi i tyre nuk qe vetėm demaskimi i armikut mė tė rrezikshėm tė tyre, Ali Kėlcyrės, por sidomos pėrligjja pėr pasivitetin e turpshėm tė udhėheqėsve komunistė dhe pėr disfatėn e forcave partizane gjatė zhvillimit tė operacionit, siē do ta shpjegoj mė poshtė.

Me t’u ndėrprerė bisedimet, nisi menjėherė operacioni ndėshkimor nė shkallė tė gjerė nė Jug tė vendit, nėn komandėn e gjeneral Olivieri-t. Trupat fashiste, me pishtarė tė ndezur nė dorė e me urdhrin qė t’i shuanin vetėm nė kufirin me Greqinė, u nisėn nga Vlora e marshuan drejt Jugut, duke djegur e shkatėrruar ēdo gjė qė u dilte pėrpara.

Panorama
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Bookmarks


Tema po shikohet nga: 1 (0 anėtarė dhe 1 vizitorė)
 
Mundėsitė nė temė
Mėnyra e shfaqjes

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur