Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombi Shqiptar > Folklori Shqiptar

Folklori Shqiptar Gojėdhėnat, legjendat, kėngėt popullore, bejtet, kėngėt pėr heronjtė jane pasuri kombėtare qė shqiptarėt duhet t'i trashėgojnė nga brezi nė brez. Jepni kontributin tuaj tė ēmuar nė kėtė drejtim duke sjellė folklorin e krahinės suaj.

10 Temat e fundi stafi filluat perjashtimet nga legjenda kerkojm lirohet ban legjendes (Autor : shkrimtare - )           »          Rafte librash ne mur (Autor : Nova_Design - )           »          Si te ndajme kokrrat e misrit nga boshti. (Autor : Nova_Design - )           »          Abri Boka dekoracion (Autor : Nova_Design - )           »          Pajisje per te lyer dekoracione ne mur (Autor : Nova_Design - )           »          Djep(Kumo baby crib) (Autor : Nova_Design - )           »          E dua nje tavoline si kjo...... (Autor : Nova_Design - )           »          Kepuce XYZ krijuar me printer 3D (Autor : Nova_Design - )           »          Peshkaqenet shofin vetem bardh e zi. (Autor : Nova_Design - )           »          legjenda moderator ose de ve flake forum (Autor : legjenda - )

Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė Mėnyra e shfaqjes
i vjetėr 26-09-2012, 10:02   #1
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,344
Thanks: 0
Thanked 30 Times in 24 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 14
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė kenge popullore humoristike

Na ket qiri!
Ē’asht ky qiri
Fitili – fitili
Fitilin e hangri mini
Mini e hangri maca
Maca kceu ne tra
Tras ju dha zjarre
Zjarret e ndali ujet
Ujet e pijn bujet
Bujet punuen aren
Na I qitme faren
Faren e hangri zogu
Zogu hini ne ferre
Ferren e preu kmesa
Fmesa shkoi ne kovaēe
Kovaēi hangri fiq e diq
Hangri zall e u ngjall

Malesi e Madhe



Po ndrite hana permbas mollash
O pellumb, o pellumb!
Mir’ po I ndrit shrrregullat tona
Te madhe ēikat qe po kndojne
Dora-dores po vallzojne
Djelmt e rij kan’ qit e pvete:
“Han’ e re! Han’ e re!
Bukra e dheut kun a ka mbete?
Gjija rrugen vashes shkrete
Se me gjas’ rrugen ka trete!”

Shkoder

M'kan than shoqet mrame
merre moj merre plakun he
O ju thaft' goja mori shoqe
ē'ka ta baj un' plakun e
tuj e pasun djalin he ...(kaq mė kujtohet )

Valle humoristike e kenduar

Si mbillet far’ e piperit?
Jo ashtu, po keshtu,
hidhe kemben permbi gju,
hidhe, moj, te shkreten-o
se ma plase shpretken-o;
hidhe, moj, te shtrembren-o
Se ma plase zemren-o
Uluni, sic ulem une
se disa u lodhen shume,
dridhuni nga dridhem une
se u thyej kercinj e gjunje
Me avash, pa ngaterruar
hidhe kemben permbi duar;
dridhuni nga dridhem une
se u thyej kercinje e gjunje

Damės – Fier


Plaku me plakėn ē’u zunė

Plaku yn’ ka njė mėrzi
Me plakėn ėsht’ nė mėri
Plaku me plakėn ē’u zunė
Kush je ti e kush jam unė
Plaku, moj, plaku
O mustaqe sharku
Plaka, moj, plaka
Plaka, gjithė lajka
Kush je ti e kush jam unė
- Bjemė kutruven me ujė!
- Aman se me plase xhanė!
- Bjemė ēanakun me dhallė!
Ja se ē’i tha plaku
Plaku shenjėraku
Plaku, moj, plaku
O mustaqe sharku
- Barku gjunjėt s’t’i ka zėnė
merre vet’ se jam me punė
po deshe pėrshesh me dhallė
ngreu vet’ se s’je i ēalė
plaka, moj, plaka
plaka, gjithė lajka
gjithė lajka
- Jo, moj, jo, se s’jam i ēalė
isha mė trimi me pallė
do bėrtas sa tė tund fshanė
bjemė ēanakun me dhallė
plaku, moj, plaku
ėshtė zot konaku
shenjėraku
- Kur ishe tinė me pallė
jesha bejk’ e gushėbardhė
ē’ke, o plak, a rrėnjėdalė?!
Do na degjojn’ nė mėhallė!
Plaka, moj, plaka
Plaka, gjithė lajka
Gjithė lajka
Qeshi plaku, plaka qeshi
Plakun e zbuti pėrsheshi
Plaku, moj, plaku
O mustaqe sharku
Plaka, moj, plaka
Plaka, gjithė lajka
Gojėmjalta

Bolenė - Vlorė

MBET XHA KICUA PA FUSTANE

Mireseardhe, o pashk' e madhe,
na gjete me shume halle:
mbet xha Kicua pa fustane,
pa fustane e xhamadane;
shkoj ne nj'a dy-tre dyqane,
veresi s'i japin fare.



O PLAK O KOKE ROGAC
(Himare)

O plak, o koke rogac,
c'te duhet me djem, a plac?
Rri ne vater e ben kulac,
te behesh ortak me mac.

KADE MOJ KADE
(Elbasan)

- Kade, moj kade,
ty te del kurrizi.
- Jo, aga, te keqen,
se ve xhybe e ndreqem.

- Kade, moj kade,
ty t'u zbardhen floket.
- Jo, aga, te keqen,
ve kena e ndreqem.

- Kade, moj kade,
ty te rane dhamet.
- Jo, aga, te keqen,
se ve dham' e ndreqem.

Lojera me gishtat e duerve

Airexhe pipirexhe
Hallakatesh neper teqe
Amin!
Xhaqmin
Pipiriq
Hiq i gisht!

Arka arka
Si shuplaka
Sy zi
vetull zi
Arka cil
Pik meshil!

Loja e turrės

Gugu picigu
Kam nji kale
pa martu
Sa lesh
Sa desh
Sa brina
Jane perpjete
Turra n'ke asht?

Per te qeshun

Qorr qorr sumlla
hajde hame kumlla
kumllat u thane
qorrin e vrane!

---

Curi curi me nji vesh
Shkon te halla e han pershesh
Mos e luni curin
Se na rrenon murin
Muri u rrxu
Curi u terbu!

----

Shi shi bobo shi
Poqi plaka ne kaci
Bani tre kulac ne hi
Nji e dogj, nji e poq
Nji e hangri
me gjithe zoq!

----

Breshen breshen
Per fatme
Harapeshen!

----

Bore bore
Per malcore
Malcore cingilore
Gjithe pazarin e permorre
Tuj shti
Tuj u ndi
Bum bum bum
Si loderti!

----

Qele qele qelbatare
A mi run njata livadhe?
Me i kupe tatareshe
Mori qele u bash kaurreshe!

----

Anto Tota mia
Fifo kompania
Ali stoli kapistoli
Sisla lakatuc!

----

Oili bojli
Me tri kupa akshi.
Akshia bokshija
Cirivili Kola
Kole paluca
Beg Parruca
Hengri Leca
Tre gagluca!

----

Kur bie bora e pare

Mire dita per kullana
Me kupa merxhana
Del e del e zoja e shpise
Me kulac t'zotnise
Del e del moj qosh e bardhe
Sot me barre e mot me djale!
Apo na qet gja?
Apo shkojme?

(mbas dhuratave)

----

Njitu kenka
Shej shej mir-e
Zoje e plarueme
Dere e bekueme!

------

Kush i perserit shpejt e pa gabime dhjete here me radhe fjalet e poshteshenueme fiton lojen.

1."E shes thesin, s'e shes thesin,
Thesi thes se thes."

2. "Hasan sahan,
Sahan hasan,"

3. " kupa me kapak,
Kupa pa kapak."

4. "Piva uje neper bire t'pipit t'vidhit
Piva uje neper bire t'pipit t'vidhit".


Vargje lojnash per te vogjėl

Dallndyshe pek ndryshe
Pek vend pek dren
Aty qindro kurdohere
Tuj ba ciri ciri
N'gem t'qershis-e
N'dege t'hajmalis-e.
Lumja ti mori pele
Qi ka ba ndande maza
Tre t'bardhe, tre t'lare
Dy t'kuq e nji me shale.
Ma i miri gem vidhi
Gem vidhi gem sute
Kujt po ia ban ato klina?
Orit e borit
Sulejman Sokolit.

Fatime/Kasem/Abdulla Grimci, Shkoder, 1929



plaku im marshallah

plaka:
plaku im marshallah,
se ka shokun ne mehalle,
ngulet dhe ha sa nje ka
gjerb dhe nje dybek me dhalle.

plaku:
sos jam ti moj zaberhane,
qe ke shejtanin ne bark,
as t'mbyll ajo kamare
terre terre poshte e lart!

plaka:
ngrehu more rrenjeshuar,
ngrehu ben nje pune dhe ti,
ku te gjec a mira bafte
s'ben as per coban me dhi!

plaku:
pusho, do rrembej mashane,
dhe njehere po me cingerise,
u plake s ta kam sevdane
gjidi zhord qe m'u poftise!

plaka:
edhe ti e do nje hander
te behesh xhedit i ri,
pse kundon si per pasneser
kujt ju hap barku per ty?!

plaku:
moj plaka ime me huqe,
qase moj te shkreten faqe,
thuaj ulu asaj hunde
ne do ta mbyllim me paqe!......

Shkodėr - 1955

U xu vasha, u xu plaka
U xunė pėr djalė te ri
Plaka thotė: "do ta marr vetė!"
Vasha thotė:"do ta marr vetė!"
Ēou, kadi, e ven myfti
Nji kjo punė, s’ka ba vaki
Me marr plaka’ i djalė tė ri
U ēue kadia e qiti short
Qiti short edhe i ra plakės
“Ti moj plake, shka i nep ktij djalit?”
“I nap nji oborr me lopė,
I nap grigjėn me kumbonė
I nap arėn pa u korrė”
Ēou kadia ene thrret vashėn:
“Ti, moj vashė, shka i nep kėtij djalit?”
“I nap ballė perishan
I nap vetllėn si gajtan
I nap synin si filxhan
I nap hundėn miskalli
I nap faqen gurabi
I nap gojėn si kuti
Dhambė e dhmballė porsi inxhi
I nap shtatin si selvi
I nap qafėn si zambak”
“Hajt, moj plakė, e rri tu ksolla
Nuk asht plaka pėr sokola!”

---------------------------------
perishan - stoli ne balle qe varin nuset
inxhi - perle margaritar



Nani ndė Kreshmė tė Mbėdha
Prifti ksulė nuku ka
Tė vėnė tė gjithė ga njė pulė
Ti bėjmė priftit ksulė

Nani ndė Kreshmė tė Mbėdha
Prifti brekė nuku ka
Tė vėmė tė gjithė ga nji qep
Ti bėjmė priftit njė palė brek

Arvanitėt e Atikės
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Sponsor
Pėrgjigje

Bookmarks


Tema po shikohet nga: 1 (0 anėtarė dhe 1 vizitorė)
 
Mundėsitė nė temė
Mėnyra e shfaqjes

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur

Pėrzgjidh nėnforumin