Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombi Shqiptar > Folklori Shqiptar

Folklori Shqiptar Gojėdhėnat, legjendat, kėngėt popullore, bejtet, kėngėt pėr heronjtė jane pasuri kombėtare qė shqiptarėt duhet t'i trashėgojnė nga brezi nė brez. Jepni kontributin tuaj tė ēmuar nė kėtė drejtim duke sjellė folklorin e krahinės suaj.

Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė Mėnyra e shfaqjes
i vjetėr 26-09-2012, 17:33   #21
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,281
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 28 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Rreth folklorit shqiptar

Folkloristi Filipaj dhe tri kėngė dashurie





Simon Filipaj, lindur mė 1925 nė fshatin Kllezėn (Ulqin). Ka kryer Fakultetin Teologjik nė Zgareb". Kėtė informacion telegrafik jep pėr mbledhėsin e perlave korpusi "Letėrsi popullore", e Institutit Albanologjik tė Prishtinės. Ndėrsa revista "Gjurmime Albanologjike. Folklor dhe etnologji" e Institutit, punėn e tij specifike e pėrmbledh edhe mė shkurt, si lajm flesh: "Shėnoi: Simon Filipaj-Shėngjergj, Ulqin". Nga viti 1971 gjer nė vitin 1988, Filipaj do tė botojė nė kolanat e arta tė kulturės shqiptare nė mbijetesė, nė Kosovė, 1500 vargje burimore dhe 30 faqe prozė popullore, nėn sitėn e imėt vlerėsuese tė elitės sė kėtij lėmi: Anton Ēetės, Rustem Berishės, Myzafere Mustafės, Sadri Fetiut, Shefqet Pllanės, Mark Krasniqit, Demush Shalės, Fazli Sylės, Anton Berishės, Halit Ternavcit. Realisht, Dom Simoni repertorin kėrkues e nisi mė herėt, mė 1954 dhe e pėrmbylli mė 1975, meqė mė pas iu pėrkushtua trup e shpirt pėrkthimit tė Besėlidhjes sė re e tė vjetėr. Portreti i folkloristit Filipaj s'do tė ishte i plotė pa emrat e 20 subjekteve, grave e burrave me dell artisti, amvisa apo bujq, analfabetė a veē me fillore, tė cilėt treguan, kėnduan a vajtuan nė prani tė tij. Tingujt kumbonin nė qiell e fjalėt shkruheshin nė letėr. Pėrveē 10 kėngėve tė dashurisė, dy ninullave, dy vajtimeve, gjashtė baladave, tri kėngėve historike nė poezi, ai ka mbledhur dhe publikuar edhe njė kallėzim, dy pėrralla, 18 pėrrallėza dhe katėr anekdota nė prozė. Prania e veē dy motėrzimeve nė 48 krijimet orale, tregon se ai e ka lakmuar motivin origjinal folklorik si kopshtari frutėn e parė tė stinės.

Hapėsira


Shtrirja e thesarit gojor mbledhur prej Simon Filipajt nis nga vendlindja Kllezėn-Ulqin (25 krijime popullore), ngjitet nė rrafshnaltėn e Llovgė-Grudės (2), valėzon nė katundet e Stjepo e Budėz tė Trijeshit (10), zbret nė Livadhet e Oroshit, Mirditė (2) dhe mbaron nė vendshėrbimin e tij si famullitar, nė fshatin Shėngjergj tė Bregut tė Bunės (4). Tri kėngė popullore tė Rilindjes Kombėtare janė lėnė pa vende mbledhjeje, si pėr ta zgjeruar mė tepėr kėtė qark. Ėshtė njė hapėsirė gjeografike me konfiguracion ylberor, nga bregdeti tek majėmali. Mirėpo, hapėsira shpirtėrore e njerėzve tė kėtij peizazhi ka reliev edhe mė kontrastues. Nga lirizmi i lehtė erotik e pėrkundja e ėndėrrt e djepit, tek vėllavrasja a pėrzėnia e motrės pėr hir tė gruas, nga krenaria e djemve tė rėnė pėr shqiptari, e tek vaji shkulės pėr njė perri tė pamort, tek sentencat proverbiale a humori fin, jetėdhėnės, nga magjia e pėrrallės e shėmbėlltyra e fabulės, tek pėrvoja e kallėzimit a loja me fjalėn. Njė univers i shprehur me tė gjitha ojnat e gegėrishtes.

Tri kėngė dashurie

Nė visarin popullor qė Filipaj botoi nė vėllimet "Kėngė dashurie I", "II", Prishtinė 1979 dhe 1987, vajza protagoniste del nė tri mėnyra: fytyra pėrballė-personalizuar, profili djathtas-simbolizuar, profili majtas-pėrgjithėsuar.

Fytyra pėrballė-personalizuar

"Moj Havo faqet simit". Kėndoi Leze Mirdita, lindur mė 1936, nė fshatin Kllezėn. Ka kryer katėr klasė tė shkollės fillore. Amvisė. Bukuria shtangėse e identifikon Havon edhe pa mbiemėr. Pėrsosmėria e tipareve jepet harmonikisht pėrmes njė linje zbritėse: balli i ndritshėm, faqet e buta, qafa vezulluese. "Ē'ka t'ka balli ēi t'shėndritė?/ "Tu i vu flori pėrditė!". Pyetjes tėrheqėse tė djalit, fshatarja Havo qė e ēon jetėn mes bimėve tė arave i pėrgjigjet: "-Ē'janė florit-e, gja nuk di!". Pyetja vijon pa e ndryshuar thelbin sensualisht: "Ē'ka t'ka faqja ēi t'shėndritė?/ Tu i vu bakam pėr ditė!". Vajza Havo qė e ēon jetėn mes tufave tė deleve ia kthen: "Ē'isht bakami, gja nuk di?" Pyetja nė njė formė tjetėr bėhet edhe mė joshėse: "Ē'ka t'ka qafa ē'i shėndritė?/ Tu i vu gjerdan pėr ditė!" Bukuroshja Havo qė e ēon jetėn mes gjindve tė thjeshtė i thotė: "Ē'isht gjerdani, gja nuk di?". Bukuria me nam s'ka nevojė pėr ornamente dhe stoli. Bukuria qė vjen nga lart, tė godet nė shpirt. Tė vetmen gjė qė di, Havoja e pėrsėrit tri herė para djalit ngulmues: "M'ka falė Zoti bukuri!". Ky ėshtė vargu i fundit i kėngės. Fati i Havos lihet nė dorė tė Zotit.

Profili djathtas-simbolizuar


"O zamak, o lule bardhė". Kėndoi Lekė Koēaj, lindur mė 1939 nė Kllezėn. Nė sintezėn e 16 vargjeve me aromė erosi, vajza "portogale" dhe djali "zamak" i falin njėri-tjetrit "sy e vet'lla". "Mori Kumbull, zardeli, se ē'u rrite me shpejti!". Pastėrtia dhe hijeshia e vajzės spikasin jo veē nė rimėn mashkullore tė kėngės, ku djali ia zbulon hiret, por edhe nė rimėn femėrore, ku vajza ia tregon rrėnjėt e saj: "Se nė ty dashni kam xanė, n'm'ė dhaēin babė e n'm'dhaēin nanė". Sistemi simboliko-metaforik bėhet pėrcjellės i kodit etik. Nė dialogėt poetikė tė qėmtuar nga Dom Simon Filipaj del se ai si folklorist e pėrzgjedh heroin lirik me bukuri morale.

Profili majtas-pėrgjithėsuar

"Kur kalova nanda male". Kėndoi Kolė Mirdita, lindur mė 1898 nė fshatin Pistull (Ulqin). Bujk. Elementėt qė e shkėpusin vajzėn nga pėrgjithėsimi janė epitetet "Syzezė" (vargu 4), "shtatselvi (vargu 15) dhe 'faqebardhė' (vargu 18), qė nga tri pika shikimi japin pamjen e saj. Kapėrcimi i nėntė maleve nga djali ėshtė pak pėr tė gjetur dashurinė. Veē duke tejkaluar shumėsin folklorik, ndesh bukuroshen e fjetur. Nė situatėn epike me dridhje lirike, vlerat e vajzės-nuse dalin pėrmes njė antiteze tė rrallė. "Ēova fjalė sė krushkės -o/ ta mora syzezėn-o/ ta shymtova derėn-o/ hijeshova temėn-o". Djali-burrė shkon mė tej nė lartėsimin e cilėsive tė nuses edhe mbi veten e tij: "Mė ēon fjalė gjith kojshija/: -Ku e ke marrė kėt shtatselvija?/ -Ma ka falė perėndija!" Burri dhe gruaja qė i dhurohen njėri-tjetrit...Kėtu pena e mbledhėsit Simon ėshtė ndalur pak. Befas ka thėnė: "-Po shėnoj zėrin e rapsodit a po pėrkthej Kėngėn e Kėngėve?

gsh
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-09-2012, 17:34   #22
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,281
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 28 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Rreth folklorit shqiptar

Njohuri nga folklori Shqiptar (fragment)





Gjate aktivitetit te tij jetesor ai ka krijuar kulturen dhe artin I cili ka lindur ne kohe te kahershme, ne keto krijime zene vend kenget e perrallat, legjendat e proverbat, kenget e kreshnikeve dhe gjegjezat muzika e valet e ndryshme tere kjo pasuri njihet me emrin folklore ne anglisht: folk-popull, lore-dije.
Pasuria folklorike ndahet ne :
Folklor letrar (poezia,perrallat,legjendat e gojedhenat,anektodat e fjalet e urta gjegjezat.)
Folklor muzikor(melodite e kengeve te valleve, melodite instrumentore).
Folklor koreografik(valet popullore).
Folklor dramatik (lojerat,argetimet, shfaqjet popullore).
Tiparet e folklorit:
Individi:krijon jeton meson dhe kryen aktivitetin e tij jetesor ne nje mjedi te caktuar.
Kolektivi: perzgjedh prej individit krijimet me te vecanta te tij duke ruajtur ato qe jane me te bukura por edhe ato qe I pelqejne me shume.
Karakteri anonimaraqitet pa emrin e individit te pare krijues. Kjo karakteristike eshte si rrjedhoje e transmetimin dhe e perpunimit brez pas brezi te krijimeve folkloreike sipas shijeve dhe kerkesave te veta pa pyetur per te drejtat e autorit.
Improvizimite krijuarit aty per aty) Duke mos qene e shkruar sa here qe nje kenge kendohet apo perralle peson ndryshime.
Karakteri sinkretik:ku nje krijimi njekohesisht e shoqeron me disa veprime.
Karakteri popullore:si krijimtari folklorike ai pasqyron me gjuhe e artit plot vibracion madheshti dhe saktesi jeten e popullit punen luften dhe perpjekjet e tij gjate shekujve.
Vlerat e folklorit:
Folklori u ka qendruar shekujve ndonese eshte transmetuar e ruajtur ne kujtesen popullore brez pas brezi. Duke mesuar folklorin ne mesojme se si ka ecur dhe eshte zhvilluar populli si I ka perjetuar fatet e veta historike cfare ka vleresuar etj.
Folklori ndryshe mund te quhet edhe gurra popullore.
Folkloristika shqiptare:
Folkloristika eshte nje shkence e cila merret me studimin e folklorit. Mbledhesi dhe studiuesi I folklorit quhet folklorist.
Llojet e folklorit letrar
Me tremin folklore letrar kuptojme ate lloj folklori ku fjala esht mjet kryesor komunikimi dhe krijimi artistik. Poezia popullore nfahet ne tri gjini: lirike,epike dhe liriko epike.
Poezia popullore lirike:
Keto lloje I klasifikojme ne tri grupe oezi lirike familjare, poezi shoqerore dhe intime.
Lirika familjare :
Kane te bejne me castet me te bukura te jetes se njeriut ne familje si dhe me castet me te dhimbshme.
Ninullat: Jane krijime qe nenat ua kendojne femijeve te vegjel zakonisht kur I vene ne gjume. Ao ndryshe quhen edhe kenge djepi ose nina-nana .
Kenget e dasmes: Dasma eshte nje nga momentet kryesore ne jeten njerzore. Ne kete rit tradicional ku dy te rinj lidhin jeten e tyre zhvillohen ceremoni te ndryshme te cilat shoqerohen me kenge.
Vajet: keto krijime kane lindur gjate vajtimit te te vdekurve. Humbja e njeriut te familjes kthehet ne nje tragjedi per to te cilet duan te ndreojne deri ne fund , duke shprehur dhembjen qe ju ka shkaktuar atyre.
Lirika shoqerore: ne liriken shoqerore hyjne ato krijime popullore qe trajtojne problemet shoqerore dhe shprehin mendime ndjenja dhe vleresime per to.
Disa nga llojet e lirikes shoqerore jane: kenget e kurbetit ose kenget e mergimit ekonomik politik dhe ushtarak, kenget me motive shoqerore per natyren kenget kunder padrejtesive
Kenget e kurbetit:ne folklorin shqiptar ka nje fond te pasur me kenget e kurbetit. Kjo shpjegohet me vendin e gjere qe ka zene kjo dukuri .shkaqet jan te ndryshme ekonomik politike etj, Drama qe shpaloset ne kenget e kurbetit ekonomik eshte e ndryshme diku vajtohet per ata qe shkojne neper bote pa derguar as lajm as leter, diku shohimata qe kthehen rishtazi pasi tani nuk e kane energjine e dikurshme.
Kenget e mergimit politik: keto kenge I takojne shekujve XV e XVI dhe lidhen drejteperdrejte me emigrimin e shqiptareve ne grupe te medha ne italine e jugut si rezultat I pushtimit osman. Ne keto kenge zotron dashuria per vendin e te parve dhe malli i madh
Kenget e mergimit ushtarak: u kushtohen djemve te Shqiperise qe merreshin nizame(ushtare rekrut) ne nje periudh sherbimi prej 7-12 vjetesh. Ata luftonin e vrtieshin hapesirave e skajeve te perandorise osmane. Ne keto kenge ndjehet shume dhembje.
Lirika intime(erotike):
Ne liriken tone gojore motive erotik ze nje vend te dukshem. Dashuria, ndjenja me njerezore eshte pjesa vitale e njeriut e cila ka perfituar te drejten e himnizit.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-09-2012, 17:36   #23
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,281
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 28 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Rreth folklorit shqiptar

E FSHEHTA E DORUNTINЁS




Stavri Trako



Gjёja qё na nxiti t`i rikthehemi prap baladёs sё Kostandinit dhe Doruntinёs ёshtё fakti i thjeshtё qё kjo kёngё ёshtё kёnduar dhe kėndohet nё dasma nё ēastin e pёrcielljes sё vajzёs nuse kudo ku jane trojet Shqiperise –te Kosoves,-te Camerise si dhe ato –arvanitase Greqi,-arnauteTurqi , - arbereshe Itali. Kėnga tė befason me mesazhet artistike qe pervijon brenda vehtes.
Dita e dasmes ,vajza (motra ) martohet 9 male kaptuar .Jo rastёsisht 9 male larg pa njё drejtim tё pėrcaktuar ku bёhet kjo krushqi.
Duke qёnё njė kёngė qё kėndohet ngado nё vise ku jetojnё shqiptarёt[Zarё,JutbinёKroaci,Dalmaci,Mal tė Zi, Kosovė,Maqedoni, ,Shqipёri,Ēamёri,arnautёt[Stamboll,Dardanele,Izmir,Turqi],arbereshёt[Kalabri ,Siēili.Korsikё etj] apo arvanitasit[Greqi] tė shkon mendja te nje shtrirje gjeografike qė me siguri duhet tė pėrvijojė njė hapesirė tepėr te hershme , te cilen e mbulon tisi i I njė mjegullsie qė lipset tė daravitet nga dijetarė tė paanshėm.
Hamendėsojmė se: Doruntina ,Dhoqina,Gerardina,Gjeraqina Fatimja, ishte nje vashė nga Berati, nё kёmbё tё Tomorit [mal ku mbreterit e lashtёsisё vinin pёr tё paraparё fatin e tyre te Tri Fatat njё detaj qё e pёrdor edhe Shekspiri tek tragedia e Makbethit] e qё do te shkonte nuse 9 male kaptuar .Nė veri do ta gjenim deri nė Grac tė Austrisė dhe nė Hungari ku mendoj se nuk janė te rastėsishme lidhjet martesore mbretėrore shqiptare,nė lindje Varna Bullgari, ne juglindje ne Kostandinopoje (Stamboll) ,Dardanele ,Izmir(Troja ),ne jug ne Libi,Aleksandri dhe Egjipt [Misir],ne jugperendim Kartagjenė ,Korsike,nje pjese te brigje lindore te Spanjes[Katalonjė] dhe Frances[Marsejė] dhe mbyllet ky qark ne veri te Italise,ku sė lashti jetonin Etruskėt.
Pak ashume ata kufije qe Robet D”Anzheli i vlerėson si troje te Pellazgėve primat ,qė popullonin kėtė qark gjeografik ,qė kishin njė gjuhe me tė cilėn u foli Aleksandri i Madh bashkėluftėtarėve dhe me te cilen Jezukrishti u refeu apostujve dhe besimtareve te tij biblen per here te pare.
Sot e gjithe ditёn ёshtё fakt i pakudėrshtueshёm qё nё kёtё qak jetojne :shqiptar,arberesh,arvanitas ,arnaute etjnje popullsi qe pa medyshje flet tё njejte gjuhė qė betohen pėr atė diell,per ate dhe ,pėr atė bukė(politeizmi thjesht shqiptar) .Historikisht kёta kanė qėnė dhe faktori kryesor nė tė gjitha ngjarjet qė kane perjetur kjo hapsirė gjeografike qё matet me masėn 9 male nga qёndra Tomor. Biologjikisht ėshte nje hapsirё gjeografike qё lejon ruajtjen e racёs se pastėr pa mutacione ku si qёndra dhe qarku I skajshёm jane te barasvlefshem ne pėrteritjen e llojit.Edhe atehere kur bėrthama e kesaj hapsire te stėrmadhe qėllonte te shuhej siē ndodhi mё167 p k nga ushtrite e Pablio Emilit dhe 150000 njerėz u dėrguan si skllever ne Rome(Pert kete fakt Lazgushi yne porosit :-Dhe mos haroni bijte e mij se keta skllever per tri dite, ne sfilaten e Harkut te Triumfit ne Rome, mbanin mbi supe 1015 statuja te Artes sone e bukur te grabitura prej ushtareve te Pablio Emilit dhe te birit) , Skajet e kesaj popullsie rimbillnin jeten dhe qėndra prapё mirte jete ,nje dukuri qe pėrseritet sa herё qё ka ngjarje tragjike nga gotet,jermet,turqit osmanlli sllavet deri ne ngjarjet me moderne .
Edhe nė baladėn e Doruntinės shuarja tragjike e linjes se gjakut 9 vėllezėr thėrret nė kėtė provė mundėsinė e fundit ,motrėn .Nė njė agoni pa shprese njeriu mёmё e vendosur nė kufirin e jetės dhe tė vdekjes , .nё gjendjen njё ēmenduri tronditesen kёrkon fillin e jetёs.
Diten e Pashkes se Madhe , nėna shkon te zgjoje se vdekuri Kostandinin dhe i kujton amanetin e dhėnė se do ti sillte tė motrёn Doruntinёn .
Dukuria e ripėrtėritjes funksionon.Balta kthehet ne kalё,rasa ne shalё ,skeleti mbushet me muskuj Nėpėrmjet fantastikes vdekja merr trajtat e jetes.Nė pikėpamjen biogjenetike sot riperterit eshte bėrė e mundur nėpermjet klonimit tė adnsė.Nje dukuri ēuditėrisht sa jetėsore aq edhe artistike qė pranohet pamėdyshje dhe qė funksionon si me magjiostandini sjell tė motrėn ,duke mbajtur besėn

Ky ėshtė natyrisht dhe horizonti mė i shkėlqyer, sepse pervijon nje nga tiparet mė interesante tė karakterit njerėzor, mbajtja e fjalės sė dhėnė, qė njerezit e vleresojnė mė shumė si njė domosdoshmėri tė mbijetesės.
Ēdokush e ka pėrjetuar kėngėn nėn vlerėn e kėsaj ngjarjeje fantastike: atė te ringjalljes dhe e mbajtjes se besės sė dhėnė nga Kostandini.
Mendoj se ,nuk ėshtė ky i vetmi horizont artistik i kėngės. Figurat mbi te cilat kompozohen ngjarjet nė baladė janė Nėna dhe Doruntina.
Nje nėnė qė ka pirė 9 kupa helmi nė jetė, pėr 9 djemtė e saj tė rėmbyer nga vdekja qė ka pėrmasat mė tragjike nė hapsirat e mendimit. Nė keto kushte njė qėnie e brishte do tė kalonte nė ēmenduri, por nėna me stoicizem pervuan tragjizmin e saj. Ka vetėm nje dritė qė mban gjallė Doruntina, por dhe njė besė e dhėnė qė nuk e tret dheu.Jo vetėm ngushellimin por dhe zgjidhjen e gjen te e bija dhe te fjala e dhėnė qe eshte njekohesisht dhe mesazhi i pėrballimit te tragjizmit te jetės, edhe kur njeriu ėshtė i detyruar tė provojė te papėrballueshmen.
Njė gjė ėshtė e vėrtetė. Me shume se kudo gjetkė te kjo balade te bie ne sy njehsimi i kufijve te reales me irealen, tė jetės me vdekjen. I rėndesishėm ėshtė fakti se kjo ngjarje ndodh ditėn e Pashkės se Madhe, dite kur i perndrituri Krisht ngjallet prej se vdekurish.
Edhe nė kėtė rast gjenia popullore nuk le shkas dyshimi. Vdekja nė shembulltyrėn mė tė mirė pėr njeriun nuk ėshtė njė proces humbje, shperberje, por ėshtė nje cikėl natyror ku ringjallja ndodh pafundesisht.. Edhe mendesia artistike e popullit kėtė fakt e ka tė padiskutueshėm. Dialogu i nenes me te birin, Kostandinin, te Kremten e Madhe sintetizon brenda vetes tė vėrtetėn e Ditės se ringjalljes, te riperteritjes sė jetės. Por gjenia popullore nuk mistizon realitetin jetėsor. Pėr tė jeta ka kuptimin e saj tė vėrtetė. Nena nuk therret prane Kostandinin, por Doruntinen, si mundesia e fundit qe ka ne lidhjet me jeten. Te Doruntina ajo sheh shpresėn e jetės. Nė epilog tė kėgės njė gjė mbetet mister. Pse u kthye Doruntina?
A duhet tė besojmė qė ajo thirret qė tė shpėtojė nga makthi nenen, t’i shuaje asaj mallin dhe pastaj tė plasin si poce me vere nje ne prag dhe nje ne dere. Kėshtu balada do te quhej ndryshe kėnga e fisit tė shuar.
I vėrtetė ėshtė fakti qė nė baladė dy figurat nena dhe bija (Doruntina) zenė nje vend te rendėsishem. Po t’i perjashtojmė ato Kostandinit nuk do t’i duhej te bėnte atė qė bėri. Kjo ėshtė arsyeja qė na bėn tė mendojmė se kėnga kėrkon tė tėrheqe vemendjen mbi keto dy figura qė nė fund tė fundit janė dhe ruajtese kryesore tė linjės sė tamlit (qumeshtit).
Nė njė subjekt ku gjithshka ėshtė e sterrosur ėshtė arsyeshme tė kėrkohet shpresa. Dhe kėte shpresė e mbart Doruntina, qė kėtu do ta konsideronim si te vetmen zgjidhje pėr tė shpėtuar nga apokalipsi qė tė pergatit nė udhekryqet e saj historia. Ruajtje e vazhdimesise se fisit nėpėrmjet linjės sė Tamlit perbėn dhe motivin e jetės.Intuita popullore nė kėtė rast vlerėson si te barabarta dy shtyllat e vazhdimesisė sė fisit: atė tė Gjakut qė perfaqėsohet nga vėllai si figura Patriarke ne planin historik dhe atė tė Tamlit tė pėrfaqėsuar nga motra si figura qė pėr rrethana tragjike tė historisė barazvlerėsohet nė vazhdimėsinė e jetės.
Mesazhet se njeriu eshte i pamposhtur kur jeta i rezervon shanse per ta jetuar dhe rikrijimi i jetės mbėshtetet nė barazi tė vajzės dhe djalit.
Pėr mendėsine artistike shqiptare binomi motėr- vėlla , janė jo vetėm gėzimi i jetės, por kanė edhe shansin e barabartė pėr ta vazhduar atė.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-09-2012, 17:37   #24
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,281
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 28 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Rreth folklorit shqiptar

Nė Vėrmicė…Ku shtėpitė mbrohen nga hyjnitė





Dr.sc. Flamur DOLI



Fshati Vėrmicė gjendet nė jug perėndim tė Prizrenit. Ky vend banim ėshtė i banuar qė nga para historia, pėrkatėsisht qė nga koha
e neolitit, dhe i pėrkiste krahinės sė Dardanisė. Nė shekujt I-IV ishte stacion nė rrugėn Lissus -Naissus. Nga koha antike e vonė dhe mesjeta janė rrėnojat e njė bazilike paleokristiane dhe tė njė varreze mesjetare (shek.IX-XIII) pranė saj. Lėnda antropologjike dėshmon se varreza u pėrkiste banorėve tė tipave antropologjikė adriatikė dhe varianteve tė tyre adriatike-mesdhetare, karakteristike pėr popullsinė arbėrore.
Sipas strukturės morfologjike-urbanistike, fshati Vėrmicė, nė kuptimin mė tė gjerė, bėn pjesė nė tipin e shpėrndarė (dispersiv) tė vendbanimeve. Atė e sajojnė dhjetė mėhallė apo lagje. Meqė strukturimin e gjerė urbanistik tė vendbanimit e sajojnė mėhallėt, ai duhet pėrkufizuar si vendbanim i tipit tė mėhallėve. Mėhallėt e kėtij fshati karakterizohen nga njė zhvillim spontan dhe njė strukturė krejtėsisht e ēregullt, por nė harmoni me tiparet relievore tė truallit. Grupimet e shtėpive sipas mėhallėve, me prejardhje tė pėrbashkėt familjare, shquhen pėr dendėsi jo tė njėjtė, herė–herė shumė tė dendur, siē ėshtė rasti me mėhallėn e Koēinajve. Rrjedha e njė pėrroi, e cila kalon nėpėr njė luginė tė thellė, Vėrmicėn e ndan nė dy pjesė. Nė pjesėn jugperėndimore tė saj janė tė ngulitura kėto mėhallė: mėhalla e Fanajve, mėhalla e Gjoēajve, mėhalla e Koēinajve, mėhalla e Ēovanajve dhe mėhalla e Kadriajve. Ndėrkaq, nė anėn verilindore tė fshatit, shtrihen mėhallėt e tjera, si ajo e Pulajve, pastaj, mėhalla e Rakajve, mėhalla e Kolukajve, mėhalla e Sulajve dhe mėhalla e Gjahajve.
Kulti i vendeve tė larta - majat e nderimit pagan
Fshati Vėrmicė ėshtė i ngulitur rrėzė malit Koritnik, dhe shtrihet mbi disa kodra tė ngritura, tė cilat krijojnė njė peizash me njė plastikė – pėrthyerje dinamike. Pozita e kėtillė e fshatit mundėson njė pamje tė gjerė mbi gjithė arealin nė mes maleve tė Koritnikut dhe Pashtrikut (1989 m), si dhe mbi liqenin e Vėrmicės. Nga ēdo cep i kėtij fshati, po ashtu, shpėrthejnė pamje mahnitėse edhe mbi shpatijet e malit tė Koritnikut, si dhe mbi majėn e kėtij mali me lartėsi mbidetare 2395 metra.
Zumė ngoje majėn e malit tė Koritnikut, ngase kjo majė ka tė bėjė me kultet e lashtėsisė sė popullit shqiptar. Siē mėsojmė, Maja e Korinikut, si dhe maja e malit tjetėr, pėrballė tij, Maja e Pashtrikut, qė nė kohėt e lashta ishin maja tė nderimit pagan. Nga shumė studime tė bėra, kuptojmė se Dielli, deri nė kohėt e vona, ishte objekt adhurimi, dhe se atij i faleshin nė mėngjes, nė tė lindur, nė disa vende edhe nė perėndim tė tij. Dielli adhurohej si burim jetese, burim shėndeti, burim pjellorie dhe si objekt mbrojtės e dobiprurės.
Nė fillim tė shek. XX edhe studiuesi B. Nopēa, kishte vėnė re se Shqiptarėt i faleshin Diellit sipas besimit pagan dhe se nderimi i majave tė maleve, i disa vendeve tė larta, ka tė bėjė me kultin e Diellit. Nė lidhje me kultin e Diellit, duhet pėrmendur se ndėr shqiptarėt e malėsisė sė Jugut e tė Veriut, ka ekzistuar kulti i disa vendeve tė larta ose i majave tė maleve. Kėtyre vendeve njerėzit u faleshin nė mėngjes me tė lindur dielli. Apo, nė disa raste, nė kėto maja malesh, nė data tė caktuara tė vitit zhvilloheshin ceremoni qė kishin tė bėnin me Diellin. Vlen tė theksohet se, ceremoni tė caktuara rituale ndodhnin edhe nė Majė tė Gjallicės sė Lumės (2486 m). Maja e Gjallicės, pastaj Maja e Pashtrikut, si dhe Maja e Koritnikut, komunikojnė vizualisht dhe gjenden jo fort larg njėra- tjetrės.
Nga sa u tha mė lart, pėr rrjedhojė, ėshtė fare e natyrshme qė kulti i Diellit tė jetė ruajtur nga banorėt qė jetuan shekuj tė tėrė rrėzė kėtyre majave, ashtu siē ndodhi edhe me ngulimin parahistorik tė fshatit Vėrmicė. Pra, kulti i Diellit si mbijetojė e besimeve pagane, apo si mbijetojė e kulteve tė lashtėsisė, jo rastėsisht u ruajt nė masė tė konsiderueshme dhe nė paraqitje artistike shumė interesante, pėrkatėsisht, gjeti aplikim tė gjerė nė arkitekturėn popullore tė kėtij fshati.
Ornamentika popullore nga kompleksi i hyjnive mbrojtėse tė shtėpisė.
Ornamentika nga kompleksi i hyjnive mbrojtėse tė shtėpisė, siē janė motivet nga kulti i Diellit, kulti ktonik i gjarprit, kulti i gjinjve tė gruas dhe motive tė tjera, si mbijetoja tė besimeve pagane tek arkitektura e gurtė e fshatit Vėrmicė, natyrisht se u aplikua ekskluzivisht nė teknikė tė relievit - skalitjes nė gur.
Ornamentika popullore nga kulti i diellit
Paraqitja artistike e motiveve nga kulti i Diellit nė shtėpitė e gurta tė fshatit tė Vėrmicės shquhet pėr tiparet dalluese dhe karakteristike tė teknikės sė realizimit.
Elementet e ornamentikės nga kulti i Diellit, tė skalitura nė gurėt kėndorė tė shtėpive, pastaj nė elementet e portave tė shtėpive apo nė ballinat e oxhaqeve tė vatrės familjare, u realizuan nė formė tė rozetės rrethore-spiraloide (fig.4., skalitur nė anėn e djathtė tė gurit kėndor), nė teknikė tė relievit tė ulėt – tė cekėt. Po ky motiv, u realizua edhe nė teknikė tė relievit tė lartė, nė formė tė rozetės rroshe – spiraloide, tė dalė nga sipėrfaqja nė formė plisi, gatise gjysmėsferike (fig.3. shih dy motivet e poshtme).
Kėtė formė tė paraqitjes artistike nė teknikė tė relievit tė lartė, apo kėtė mystėsi tė theksuar tė motivit diellor, gurėskalitėsi popullor e ka realizuar me qėllim sugjerimi mė tė plotė tė formės sė trupit diellor, pėrkatėsisht tė paraqitjes sa mė realiste tė kėtij ylli.
Vlera tė njė shkalle mė tė lartė tė modelimit artistik mjeshtri popullor ka arritur tek dy motivet diellore nė formė tė rrathėve bashkėqendrorė, (shih motivin e sipėrm nė fig.3.), si dhe motivin tjetėr, skalitur nė anėn e majtė tė gurit kėndor, (fig.4.). Tek ky lloj i ornamentit nga kulti i Diellit, kemi njė strukturim mė kompleks tė modelimit hapėsinor tė rrathėve bashkėqendrorė. Me kėtė, rrethi i jashtėm i kėtij ornamenti ėshtė strukturuar si pjesė e gjysmėsferės, e cila, pėrmes njė lugu rrethor, shkrihet - ndėrlidhet me elementin qendror tė ornamentit nė formė plisi, nė sipėrfaqen e tė cilit ėshtė skalitur - gėrryer spiralja. Kjo strukturė gjeometrike e spirales hapėsinore paraqet Diellin nė livizje rrethore.
Katėr motivet e zėna ngoje mė sipėr, u skalitėn mbi gurėt kėndorė, apo siē u thonė nė popull, mbi qoshnikėt e kullės sė Sherif Kadriajt, ndėrtuar nė mėhallėn e Kadriajve (shek.XIX - sot e braktisur).
Po kėtu nė Vėrmicė, dhe po kėtė ornament nga kulti i diellit nė formė tė rrathėve bashkėqendrorė e hasim edhe tek gjetjet arkeologjike, pėrkatėsisht tek dy unazat e derdhura nė bronzė tė gjetura nė varret 109 dhe 280 tė shek. X dhe XIII, nė hapėsirėn e bazilikės paleokristiane (shek.V-IV i e.s.).
Pjesa e zgjeruar e njėrės unazė (gjetur nė varrin nr. 280) ėshtė e zbukuruar me gjashtė motive diellore tė incizuara nė formė tė rrathėve bashkėqendrorė. Dy rrathėt e jashtme bashkėqendrore tė kėtyre ornamenteve, tė kompozuara nė dy radhė, janė incizuar nė formė lineare, kurse rrethi qendror ėshtė thelluar nė formė sferike. Nga mė sipėr, e mbėshtetur nė provat materiale – gjetjet arkeologjike kėtu e 600 deri nė 1.000 vjetė mė parė, kuptojmė se kulti i diellit edhe tek popullata arbėrore nė mesjetė zinte vend tė rėndėsishėm nė besimet e tyre religjioze.
Pėr mė tepėr, tė njėjtat ornamente zbukuruese nga kulti i diellit nė formė rrathėsh bashkėqendrorė, nė vazhdimėsinė e tyre diakronike, i hasim tė incizuara edhe nė enėn tre vegjake tė shek.IV., tė gjetur nė nekropolėn antike tė vendbanimit tė Gllamnikut afėr Podujevės.
Tiparet formėsuese tė kėtyre ornamenteve dhe struktura kompozicionale e tyre nė dy nivele, pėrkon tėrėsisht me ato tė unazave arbėrore mesjetare tė zėna ngoje mė sipėr. Tė kėtilla motive dekoruese hasen edhe nė gjetjet e tjera arkeologjike tė periudhės antike ilire, si dhe tė periudhave tė tjera parahistorike nė trevėn e Kosovės dhe mė gjerė.
E gjithė kjo provon katėrcipėrisht se nė aspektin e shtrirjes sė ornamentikės nga kulti i diellit nė kohė dhe nė hapėsirė, trashėgimia e kėtij sistemi dekorues, qė nga ilirėt nė parahistori dhe nė antikitet, pastaj nė mesjetėn e hershme tek arbėrit dhe mė vonė tek shqiptarėt, ėshtė pėrcjellė brez pas brezi me njė pėrpikėri tė madhe nė vijimėsi tė pakėputur.
Nė vazhdim, siē shohim nga fig.2., nė tė dyja anėt e gurėve tė kėndit tė kėsaj kulle, pėrballė hyrjes nė oborr, janė skalitur gjithsej nėntė motive relievore. Prej tyre, pesė motive tė skalitura nė pjesėn e poshtme tė kėndit i pėrkasin kultit tė Diellit, ndėrkaq, sipėr tyre, nga njėra faqe e gurit kėndor ėshtė skalitur njė motiv nga kulti i gjinjve tė gruas, realizuar nė teknikė tė relievit tė lartė, por me pėrmasa paksa mė tė vogla se motivet e tjera nė formė rroshe. Nė faqen tjetėr tė tė njėjtit gur kėndor, ėshtė skalitur edhe njė kompozim ornamental nė formė trekėndėshi, nė teknikė tė relievit tė cekėt (bareliev). Ky motiv, skalitur nė anėn e djathtė tė gurit kėndor, siē shohim nga fig.5., nė paraqitjen e tij relievore ngėrthen dy trekėndėsha. Brendapėrbrenda trekėndėshit tė madh, i dalė nga sipėrfaqja e gurit, ėshtė thelluar – brendashkruar trekėndėshi i vogėl, me pozitė tė pėrmbysur. Trekėndėshin si ornament simbolik e hasim jashtėzakonisht shpesh tė aplikuar nė gjithė arkitekturėn popullore tė Kosovė. Ai ka karakter religjioz dhe nė kėto raste ėshtė pėrdorur nė funksion magjik – mbrojtės prej sė keqes.
Po kėshtu, qė nga kohėt parahistorike e deri nė ditėt tona, qė nga Evropa e deri nė Lindjen e Largėt, trekėndėshi luajti rol tė rėndėsishėm nė besimet magjike dhe nė zakonet e njerėzve. Varėset nė formė trekėndėshi, tė cilat nė shumė qytetėrime tė lashta shėrbenin si amulete, sikundėr edhe phallus-i kanė domethėnie apotropeike.
Megjithėkėtė, jemi tė bindur se nė rastin konkret, trekėndėshi me kėto tipare formėsuese ėshtė paraqitur nė funksion tė simbolizimit tė organit gjenital tė femrės. Pėr mė tepėr, edhe tek ornamentika e kulteve ilire, kemi pėrfundime se trekėndėshi e simbolizon vulvėn. Kėto pėrfundime i bėnė edhe mė tė qėndrueshme fakti se, nė rastin e zėnė ngoje, nė dy faqet e tė njėjtit gurė kėndor janė aplikuar nė reliev dy ornamente tė besimit pagan nga i njėjti kult i gjinisė sė amėsisė, tė cilat e simbolizojnė burimin e jetės, parkatėsisht vazhdimin e gjeneratave njerėzore.
Sė fundi, nė tėrėsinė e kėtij kompleksi motivesh, nė pjesėn mė tė lartė tė kėtij kėndi tė shtėpisė, na paraqiten edhe dy ornamente relievore. Njėra syresh ka karakter gjeometriko- kompozicional, dhe simbolikė tė caktuar. Sipėr kėtij ornamenti, po ashtu nė teknikė tė relievit tė lartė, ėshtė skalitur ornamenti i nėntė, me njė formėsin jo tė rregullt elipsoidal tė pėrzgjatur. Lidhur me kėtė ornament nuk jemi nė gjendje tė themi se a i pėrket apo jo ndonjė mbijetoje tė besimit kultik.
Ndėrkaq, ornamenti tjetėr gjeometrik, skalitur nė teknikė tė relivit tė lartė, nė paraqitjen e tij artistike tė bukur, ngėrthen njė kompozim tė dy katėrkėndėshave. Katėrkėndėshi i jashtėm, nė formė drejkėndėshi ėshtė i dalė nė mėnyrė plastike nga sipėrfaqja e gurit kėndor. Brendapėrbrenda kėtij drejtkėndėshi e nė lartėsi tė njėjtė me tė, me thellim pėrkatės, ėshtė brendashkruar njė romboid.
Siē mėsojmė nga literatura, edhe ornamenti i rombit nė paraqitjen e tij gjeometrike tė stilizuar e simbolizon vulvėn. Tek ilirėt, veē tjerash, rombin e hasim tė brendashkruar nė drejtkėndsh. Po kėshtu, tek tė njėjtit, rombi haset sė bashku me trekėndėshin, i cili, siē thamė mė sipėr e simbolizon vulvėn. Mė tej, kėtė ornament e hasim sė bashku edhe me svastikėn e cila e simbolizon Diellin, i cili nė vete i ngėrthen edhe elementet e simbolikės sė plleshmėrisė.
Pėr rrjedhojė, nga kundrimi analitik i kėtyre dy ornamenteve tė cilat nė strukturėn e tyre kompozicionale dhe simbolike e ngėrthejnė trekėndėshin dhe rombin, kuptojmė se i pėrkasin sistemit simbolik tė sė njėjtės natyrė e cila ka tė bėjė me burimin e jetės dhe vazhdimėsinė e saj.
Pėrveē ornamenteve tė zėna ngoje mė sipėr, tek shtėpitė e bukura tė Vėrmicės, ndėrtuar nė tėrėsi prej gurit, hasėm edhe njė sėrė ornamentesh tė tjera nga i njėjti kult i Diellit, si dhe nga kultet e tjera.
Para se tė bėjmė fjalė pėr ornamentet e tjera nga kulti i diellit tė skalituara nė gurėt e shtėpive tė kėtij fshati, duhet theksuar se, pėrveē shtėpisė sė Sherif Kadriajt, sot e braktisur, pastaj shtėpive tė Xheladin Imerit dhe Halil Pulajt (mėhalla e Pulajve), qė tė gjitha shtėpitė e tjera u dogjėn dhe u shkatėrruan nga forcat ushtarake serbe gjatė luftės sė vitit 1999. Okupatori serb, duke qenė i vetėdijshėm pėr vlerat e mėdha tė kėtyre shtėpive, pastaj pėr rėndėsinė e tyre historike e arkeologjike, i shkatėrroi ato pamėshirshėm, duke e lėnė njė fshat tė tėrė nė rrėnoja (shih fig.1.).
Shtėpitė e gurta tė fshatit Vėrmicė shquhen pėr portale tė bukura, me formėsime elegante e harmonike. Po kėto tipare i ngėrthejnė edhe oxhaqet e vatrave familjare. Veēmas spikatin gjashtė oxhaqet e vatrave tė shtėpisė sė Myrtez Fanės, ngulitur nė mėhallėn e Fanajve. Oxhaqet e vatrės sė kėsaj shtėpie, si dhe oxhaqet e ēatisė, shquhen pėr tipare karakteristike, me formėsim elegant dhe tė harmonishėm. Oxhaqet e vatrave me tipare tė kėtilla u ndėrtuan gjithandej nėpėr shtėpitė e kėtij fshati.
Pėr shkak tė vlerave arkitektonike tė kėtyre shtėpive dhe rėndėsisė sė tyre, duhet tė restaurohen doemos tri shtėpitė e ruajtura, ndėrkaq, tė gjitha shtėpitė e tjera nė rrėnoja, tė konservohen dhe tė ruhen si tė tilla.
Nė gurin ballor tė njėrit prej oxhaqeve karakteristike tė shtėpisė sė Fanajve ėshtė aplikuar njė motiv, nga kulti i Diellit, nė formė ylli – rozete gjashtėrrembėshe, brendashkruar nė rreth, realizuar nė teknikė relievi tė cekėt.
Nė mėhallėn tjetėr, tė Pulajve, siē shohim nga fig.6., nė elementin vertikal tė kornizės sė portės harkore tė kėsaj shtėpie tė shkatėrruar, nė teknikė relievi tė lartė, me pėrmasa mjaft tė mėdha, ėshtė skalitur edhe njė ornament nga kulti i Diellit nė formė plisi. Mbi sipėrfaqen pothuaj gjysmėsferike tė kėtij motivi ėshtė gėrryer-skalitur spiralja hapėsinore. Nga elementet e tjera harkore tė kėsaj porte, tė shtrira pėrtokė nė afėrsi tė saj, kuptojmė sė kjo portė kishte njė formėsim tė bukur dhe tipik pėr shtėpitė e kėtij fshati, sikundėr edhe oxhaqet e vatrės sė kėsaj shtėpie, shquhen pėr formėsim tipik.
Mė poshtė shtėpisė sė zėnė ngoje mė sipėr, ėshtė ngulitur edhe njė shtėpi. Nė pjesėn kėndore tė kėsaj shtėpie-rrėnojė janė skalitur nė reliev edhe katėr ornamente tė tjera.
Njėri syresh, ėshtė skalitur nė pjesėn e poshtme tė murit nė teknikė relievi tė ulėt-tė cekėt, dhe i pėrket kultit tė Diellit. Ndėrkaq ornamenti tjetėr, skalitur nė pjesėn e sipėrme tė sė njejtės faqe tė murit, i pėrket kultit ktonik, pėrkatėsisht kultit tė gjarprit, dhe po ashtu ėshtė skalitur nė teknikė relievi tė cekėt. Nė faqen tjetėr tė kėsaj pjese kėndore tė shtėpisė, ėshtė skalitur ornamenti i kultit tė gjinjve tė gruas, dhe sipėr tij ornamenti nga kulti i Diellit, nė teknikė gėrryerjeje tė cekėt lineare, nė formė tė drejtkėndėshit me dy diagonale. Ornamentet e kultit tė gjinjve tė nėnės tė skalitura nė teknikė relievi tė lartė, hasėm edhe nė disa shtėpi tė tjera tė fshatit Vėrmicė. Etnologėt, skalitjet e kėtilla ornamentale i konsiderojnė si mbeturina tė kultit tė gjinisė sė amėsisė, pėrkatėsisht si mbeturina tė ngurtėsuara e tė ndryshuara nė brendi tė kultit tė gjinjve tė sė parės sė gjinisė, ushqyeses sė parė tė pasardhėsve. Pra, kėtė kult e marrin si simbolizues tė burimit tė jetės dhe vazhdimit tė gjeneratave njerėzore.
Kulti ktonik i gjarprit
Nga fotoja nr.7., shohim se paraqitja figurale e gjarprit, nga kulti ktonik, si dhe paraqitja relievore e ornamentit me rrathė bashkėqendrorė, nga kulti i Diellit, janė paraqitur afėr - njėra tjetrės. Kėtė mėnyrė tė paraqitjes sė ornamenteve tė kėtyre dy kulteve sė bashku, e kemi hasur dendur nė zbukurimoren e arkitekturės popullore nė Kosovė. Kjo dukuri e bashkimit tė kėtyre dy kulteve, tek ilirėt, zė rrėnjė qė nga shekujt e fundit p.e.r. dhe nė fillim tė epokės sonė. Para kėsaj, nė njė thellėsi edhe mė tė lashtė kohore, pėrkatėsisht nė epokėn e gurit, byzylykėt prej argjendi, nė mbarimet e tyre kishin formėn e kokave tė gjarprit. Kjo dukuri ishte shprehje e futjes sė paraqitjes figurale nė artin ilir. Paraqitja e motivit tė gjarprit i kishte rrėnjėt e tij tė thella nė religjionin ilir. Gjarpri ishte njė simbol i fuqishėm i ilirėve tė lashtė, dhe asnjė shtazė tjetėr nė simbolikėn religjioze nuk kishte rol mė tė rėndėsishėm se ai. Gjarprin nė mitologjinė popullore shqiptare, nė veēanti nė Kosovė, e ndeshim me emrin: “gjarpni i shpisė” ose “bolla e shpisė”.
Gjarpri si mbijetojė e besimeve pagane, i pėrket kultit ktonik, pėrkatėsisht kultit tokėsor, ai konsiderohej si rojė e shtėpisė dhe e anėtarėve tė familjes. Atė e ndeshim edhe si hyjni mbrojtėse tė jetės, tė mirėqenies e mbarėsisė nė familje.
Nė pėrmbyllje tė kėtij studimi analitik, tė themi se, nga aspekti i shtrirjes sė ornamentikės simbolike nė kohė e nė hapėsirė, trashėgimia e sistemit dekorues, qė nga ilirėt nė parahistori dhe nė antikitet, pastaj nė mesjetėn e hershme tek arbrit dhe mė vonė tek shqiptarėt, ėshtė pėrcjellė brez pas brezi, nė vijimėsi tė pakėputur, me njė pėrpikėri tė madhe. E gjithė kjo, pėrveēse provon trashėgiminė kulturore nga ilirėt tek shqiptarėt, njėherėsh provon vazhdimėsinė etnike iliro-shqiptare, rrjedhimisht provon edhe pėrkatėsinė shqiptare tė mjeshtėrve si ndėrtues tė arkitekturės tradicionale popullore nė Kosovė.

-----------------
Shėnim/ Duhet theksuar se fotografitė dhe eksplorimet nė terren autori i ka zhvilluar nė tetor tė kėtij viti.

g.sh
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-09-2012, 17:37   #25
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,281
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 28 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Rreth folklorit shqiptar

Fjalėt e urta dhe temat kryesore qė trajtojnė ato





Fjalėt e urta njihen dhe me emrin proverba. Kėto janė thėnie tė shkurtra artistike kolektive, qė, nė mėnyrė shumė sintetike, shprehin mendime e gjykime pėr ngjarje, dukuri e ēėshtje tė ndryshme.
Mendimet dhe gjykimet e fjalėve tė urta kanė dalė nga praktika shumėshekullore e punės dhe e jetės sė popullit. Pėr kėtė arsye populli i quan ato dhe fjalė tė moēme ose fjalė ari. Po pėr kėtė arsye, ato paraqiten si tė vėrteta tė pakundėrshtueshme e me vlerė tė pėrhershme. Sigurisht, kjo ėshtė e drejtė pėr shumicėn e rasteve, por jo pėr tė gjitha rastet. Disa fjalė tė urta dhe mendime qė ato bartin, u pėrkasin periudhave tė caktuara historike.
Fjalėt e urta e shprehin mendimin e tyre nė forma tė ndryshme: si pėrfundim logjik, si parim, si ligj, si kėshillė. Po s’punove nė tė ri, do tė vuash nė pleqėri; Lumi fle hasmi s’fle; Shtri kėmbėt sa ke jorganin.
Disa fjalė tė urta e shprehin mendimin drejtpėrdrejt, kurse tė tjerat nė mėnyrė tė tėrthortė, figurative. Kur thuhet puna tė jep shėndet, shprehja pėrdoret me kuptimin e saj tė parė tė zakonshėm; por, kur thuhet S’mbulohet dielli me shoshė, shprehja ka kuptimin se e vėrteta s’mund tė fshihet. Nė rastin e parė arti i proverbit qėndron te mprehtėsia dhe drejtėsia e mendimit, te aftėsia pėr ta shprehur mendimin me sa mė pak fjalė. Nė rastin e dytė, veē kėtyre, kėrkohet dhe aftėsia pėr tė gjetur figurėn e duhur. Populli ėshtė treguar shumė i talentuar nė gjithė kėto drejtime. Pėr tė shprehur mendimin nė mėnyrė figurative, populli nė fjalėt e urta pėrdor mė shumė metaforėn, alegorinė dhe krahasimin; Bes’ e shqiptarit – si purtek’ e arit; S’futet hosteni nė thes.
Nė gjithė rastet mendimi shprehet nė mėnyrė pėrgjithėsuese. Pėr kėtė arsye fjalėt e urta pėlqejnė shumė fjalitė mungesore, mėnjanojnė fjalėt qė nėnkuptohen. Veē kėsaj, tek ato ideja nuk del nėpėrmjet shtjellimit tė njė subjekti. Ato janė vetė ideja.
Sintetizmi, karakteri pėrgjithėsues dhe mėnyra figurative e shprehjes sė mendimit bėjnė qė ēdo fjalė e urtė tė pėrdoret me disa kuptime. Proverbi Derri do plumb, fjala vjen tėrheq vėmendjen pėr qėndrimin qė duhet mbajtur kundėr armikut, kundėr sė keqes nė pėrgjithėsi e kundėr njerėzve kokėfortė. Prandaj pėr tė ditur kuptimin e saktė tė ēdo fjale tė urtė, duhet tė mbahet mirė parasysh koha, vendi dhe rasti kur thuhet.
Tematika e proverbave ėshtė shumė e gjerė dhe e larmishme. Proverbat kapin ēėshtje qė i kanė dalė popullit qė nė kohėt e hershme e gjer nė ditėt tona, prandaj janė enciklopedi e filozofisė popullore. Temat kryesore qė trajtojnė janė:
1. Atdheu (atdhedashuria, liria e atdheut, lufta kundėr armiqve tė tij, karakteristikat e shqiptarit): Duaje atdhenė si shqiponja folenė; Darov’ e armikut- o helm, a thikė.
2. Marrėdhėniet shoqėrore (varfėria e masave, protesta dhe lufta e tyre kundėr padrejtėsisė): I varfėri vjel rrushin, i pasuri pi mushtin; Ule qafėn, prite zverkut.
3. Familja: Burrė e grua – mish e thua; Kur s’do nėnėn e babanė, asnjeri s’ta ka sevdanė.
4. Puna (vlera e saj, rregulli e kujdesi nė punė, shfrytėzimi i kohės sė punės, zanatet): Kėmbėpėrbaltja – gojėpėrmjaltja; Lėmyshku bren gurin, pėrtimi fik burrin; Fjala e gjatė bėn ditėn e shkurtėr.
5. Morali (e mira dhe e keqja, e drejta dhe e padrejta, e vėrteta dhe gėnjeshtra, virtyti dhe vesi): Njė krimb than njė lis; E drejta dėrrmon hekurin; Kush shkon pas brumbullit, do tė arrijė nė plehrat.
Fjalėt e urta janė njė nga llojet mė tė gjalla dhe aktive folklorike.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-09-2012, 17:38   #26
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,281
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 28 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Rreth folklorit shqiptar

Zanat dhe Orėt nė "Lahutėn e Malcis"



27/04/2008 - gazeta Shqiptare
• Tonin Ēobani



Nė gojėn e popullit, kur pėrmendėn Zanat dhe Orėt, thuhet Shtojzovallet, qė do tė thotė Shtojua, o Zot, vallet. Zanat dhe Orėt janė qenie mitologjike, ndėrsa fjala “Shtojzovallet” vjen si eufemizėm pėr Zanat dhe Orėt ose pėr tė dyja sė bashku. Ky ligjėrim ishte i pėrgjithshėm nė kapėrcyell tė shek.XIX-XX kur ngjizej Lahuta e Malcis, ndėrsa sot nė ligjėrimin e shkruar ndodh tė pėrdoret eufemizmi Shtojzovallet, sikur tė bėhej fjalė pėr qenie mitologjike, pavarėsisht nga Zanat dhe Orėt. Nė popull thuhet edhe Zanat e Malit, ēfarė nėnkupton se vendqėndrimi tyre ka qenė pėrgjithėsisht mali, prandaj gjinorja “e malit” ėshtė identifikim: Zana e Veleēikut (Zana e Malit tė Veleēikut), Zana e Miliskaut (Zana e Malit tė Miliskaut). Pėr Orėt thuhet: Ora e Shalės ose Orėt e Dukagjinit dhe Ora e Shtėpisė ose Ora filanit me kuptimin pėrkujdestarja misterioze e krahinės, e shtėpisė apo e aksh individi. Pėr kėtė arsye mund tė arrijmė nė pėrfundimin se funksioni i dallon Zanat prej Orėve. Me fjalė tė tjera, Zana ėshtė njė qenie mitologjike, ndėrsa Ora ėshtė njė Zanė me “detyra” tė pėrcaktuara. Pėr mė tepėr Zana ėshtė trime, sepse nė popull thuhet: Filani ėshtė trim si Zana, ndėrsa ky krahasim zakonisht nuk vjen pėr Orėt. Zana ėshtė shumė e bukur, prandaj thuhet: E bukur si Zanė. Orėt mund tė jenė ose jo tė bukura.
Si Zanat ashtu edhe Orėt, pra Shtojzovallet, zotėrojnė edhe njė fuqi tė mistershme: aftėsinė pėr tė shituar njerėzit. Zakonisht shitojnė burrat qė guxojnė t’i shohin Shtojzovallet nudo tek lahen nėn dritėn e hėnės, apo kėdo qė i trazon gjatė ekstazės sė tyre tė vallėzimit. Folja “me shitue” ka tė bėjė me njė veprim tė mistershėm qė e zotėrojnė vetėm Shtojzovallet, tė cilat, kur zemėrohen me njerėzit, i shitojnė ata, dmth, i lėnė pa mend nė kokė pėr tėrė jetėn, tė paaftė pėr t’i dalė zot vetes; i ngrijnė nė vend, i bėjnė kallkan. Zanat dhe Orėt shitojnė kėdo, burrė apo grua, plak a tė ri me timbrikėn e hatashme tė tingujve qė prodhojnė gjatė tė kėnduarit ose me vallet e magjishme e mjete tė tjera, ashtu si edhe shėrojnė apo u japin fuqi tė mbinatyrshme me qumėshtin e gjirit cilitdo qė ka fituar simpatinė e tyre.
E bėmė kėtė hyrje, sepse gjykojmė se Fishta nga ky pėrfytyrim popullor u nis kur iu drejtua Zanave dhe Orėve nė veprėn e tij madhore, Lahuta e Malcis. Madje mund tė thuhet me plot gojė se vepra e tij ka ndikuar nė ngulitjen e mėpastajme tė pėrfytyrimeve pėr Zanat dhe Orėt, tanimė jo thjeshtė si besime popullore, por tė rizgjuara si imazhe artistike nga mitologjia iliro-arbėrore.
Nisur nga vargu “Pėr mjedis mue m’plastė lahuta”, qė Fishta e ka vėnė si betim nė gojėn e njė Zane, mendojmė se edhe vetė titulli i veprės Lahuta e Malcis ka tė bėjė mė tepėr me mitin e Zanave kėngėtare se sa me instrumentin e lahutės, me tė cilin shoqėroheshin pėrgjithėsisht vargjet epike tė folklorit shqiptar. Nė veprėn e Fishtės metonimia “lahuta e malėsisė” shėnjon bėmat e malėsorėve, historinė e shkruar dhe tė pashkruar tė shqiptarėve ndėr shekuj, mbartur ndėr mitet e tyre tė trashėguara qysh nga parahistoria e etnogjenezės ilire qė na shpie te pellazgėt, popullimet paraindoeuropiane tė kontinentit tonė. Lahuta ėshtė simbol identifikues i atyre qenieve mitologjike prej nga Fishta krijoi figurėn e Zanės sė Frymėzimit, me tė cilėn kėndoi pėr 35 vjet rresht nė veprėn e tij epope. Mė tej ai modeloi personazhin e Orės sė Shqipėrisė, njė Zanė qė u jep fuqi tė mbinatyrshme heronjve shqiptarė; skaliti figurėn e Zanės sė Madhe, qė lufton fyt a fyt me Orėn thepe tė Malit tė Zi etj. Fishta kėndoi nė Lahutė tė Malcis “Panteonin” e munguar tė Shtojzovalleve dhe tė disa figurave tė tjera mitologjike nė letėrsinė shqiptare. Edhe pėr kėtė kontribut Lahuta e Malcis “ėshtė pėrpjekja ma vigane,- si shprehet Ernest Koliqi,- qi Shqiptari bani deri tash per t’ia zbuluem vetvetes boten e vet”
Zanat dhe Orėt zėnė vendin mė tė madh tė lėndės mitologjike nė Lahutė tė Malcis. Veēanėrisht Zana e Frymėzimit, qė na shfaqet qė nė blenin e parė (“Marash Uci”, shkruar mė 1902), e identifikuar si Zana e Veleēikut. Zana e Frymėzimit ėshtė thirrur prej Fishtės qė nė ngjizje tė poemės si njė alter autor, duke e bėrė kėshtu njė element funksional tė strukturės pėrmbajtėsore dhe narrative tė veprės.
Duhet thėnė qė nė fillim se Zanat dhe Orėt (dhe pėrgjithėsisht figurat mitologjike) nuk vijnė nė veprėn e Fishtės si mite tė gatshme, si mund tė mendohet sot kur etnologėt kanė arritur tė studiojnė mitologjinė shqiptare dhe ta krahasojnė atė me mitologjinė ballkanike e mė gjerė. Mitet nė veprėn e Fishtės nuk janė as ndikim i modeleve tė njohura letrare tė penave tė shquara, si janė shprehur disa studiues kur kanė krahasuar poetin e Lahutės sė Malcis me Homerin, Virgjilin, Miltonin a ndonjė tjetėr. Aq mė pak, Zanat dhe Orėt e Lahutės sė Malcis shėmbėllejnė me Vilat e mitologjisė sė sllavėve tė Ballkanit, pėr tė cilat, gjithashtu, ka pasur studiues qė kanė gjetur pėrvijime pa u thelluar sa duhet.
Nė kohėn kur jetonte Fishta, Zanat dhe Orėt ishin njė realitet, ta quajmė, fantastik shqiptar. Ditėn malėsorėt gjallonin me pushkė nė krah, natėn mbylleshin nė kullat e tyre pėr t’ua lėshuar trojet pėrreth qenieve mitike, tė cilat kishin nė dorė fatin e njerėzve, mbarėvajtjen e gjėsė sė gjallė, shumimin e bereqetit. Secili person ose ēdo gjė e gjallė kishte Orėn e vet tė bardhė ose tė ligė. Ēdo fis a krahinė kishte Zanėn e vet qė ishte e bukur “me tė verbue”, trime “me tė ēartė”. Edhe nė qytete (veēmas nė njė qytet si Shkodra) fantazia mitologjike ishte e gjallė. Netėve me hėnė tė plotė Zanat dhe Orėt e maleve kėndonin dhe hidhnin valle zabeleve mė tė bukura buzė ujėrave, ashtu si ditėn malėsorėt mblidheshin nė log duke u argėtuar me kėngė e valle.
Duke qenė edhe vetė pjesė e kėtij realiteti, Fishta e thėrret Zanėn e Veleēikut pėr tė kėnduar sė bashku me tė nė Lahutė tė Malcis bėmat e kėtyre njerėzve, shpirtin e tyre. Sikur tė mos kishte vepruar ashtu, dmth, po tė mos e thėrriste njė Zanė Mali pėr tė kėnduar sė bashku me tė jetėn e malėsorėve, zor se malėsorėt do ta pranonin kėngėn e tij, si u pranuan realisht vargjet e Lahutės sė Malcis, duke u mėsuar pėrmendsh edhe nga njerėz qė nuk dinin shkrim e kėndim. Sepse ndėr shqiptarė ka edhe njė kult tė kėngės, njė kult tė fjalės sė bukur qė vjen vetėm si frymėzim i magjishėm prej qenieve mitologjike, si kudo nė trevat e Mesdheut. Kur duan ato, Shtojzovallet, ia vėnė dikujt nė dorė lahutėn dhe ia rreshtojnė fjalėt. Jo kushdo mund ta bėjė kėtė punė, pėrveē tė zgjedhurve prej Zanave. Fishta qė kur zu fill Lahuta e Malcis ndihej i zgjedhur prej Zanės sė vet tė Frymėzimit: “Se pa ty, besa, moj Zanė, / Vėshtirė se ‘i fjalė unė muj me e thanė” do tė shkruajė ai mė vonė.
Nisur nga vargjet e Fishtės, gjithnjė nga bleni i parė, Zana e Frymėzimit ėshtė thirrur nė Lahutė tė Malcis pėr tė mallkuar armikun (“Lum, oj Zana e Veleēikut \ qė m’ia lėshon ti namet anmikut”); pėr tė nxitur malėsorėt nė mbrojtje tė trojeve tė veta (“Qė m’i uron djemtė e Malcis”); pėr tė mbajtur zgjuar ndėrgjegjen kombėtare edhe nė kushtet mė tė pafavorshme (“Qė m’ia qan hallin Shqipnisė”). Por, pavarėsisht asaj qė komunikon autori, Zana e Frymėzimit ėshtė thirrur nė Lahutė tė Malcis, jo vetėm si njė alter autor, por edhe si njė alter ego. Fishta vė nė pingrimėn e Zanės krahas lavdisė sė tė kaluarės (“nė tė bardhat kohė qė kanė prendue”) edhe dhimbjen e vet pėr gjendjen e rėndė ekonomiko-sociale tė shqiptarit tė robtuar:
Pėr me mbrojtė njė grue te shpia,
Tė cilės bukė i lypin fėmija
Edhe i len, ndoshta, me qa
Pėrse e mjera bukė nuk ka
(Kėnga XIII, v.30-34)
Vargje tė tilla, qė rreth njė ēerek shekulli mė vonė do tė karakterizonin veprėn e Migjenit, nuk mund tė zinin vend ndryshe nė njė vepėr epike qė ishte e orientuar nė lartėsimin e bėmave heroike tė kombit. Kemi parasysh kėtu rregullat e ngurta tė klasicizmit qė nuk e pranonte kategorinė e sė ulėtės (vulgares) nė njė vepėr epike. Por Fishta, qė i ka njohur mirė kėto rregulla, ka ditur edhe t’u shmanget atyre, duke i lėshuar rrugė spontanitetit tė vet poetik pėrmes pingėrimės sė Zanės sė Frymėzimit. Zana e Frymėzimit, si njė alter ego, shpreh nė ndonjė rast edhe nervozizmin qė i shkaktohej poetit prej njė realiteti herė-herė aspak epik, si dhe nevojėn pėr t’u ēliruar prej mllefeve asfiksuese pėr shkak tė politikės sė atėhershme tė Evropės nė Ballkan, e cila ishte fare pak qytetėruese si pretendonte tė ishte. Nė shpėrthime tė tilla autori ka pėrdorur edhe njė gjuhė tejet vulgare, si nė vargjet:
Uh, Evropė, ti kurva e motit,
Qė i re mohit Besės e Zotit,
Po a ky asht sheji i qytetnisė,
Me nda tokėn e Shqipnisė,
Pėr me mbajtė kėlyshėt e Rusisė?
(XIII, v.40-44)
Njė dimension tjetėr i Fishtės, tė cilin na duhet ta theksojmė qė nė krye tė kėtyre shėnimeve pėr Zanat dhe Orėt nė Lahutė tė Malcis, ėshtė fakti se ai ishte njė frat i shkolluar qė njihte mirė mitologjinė greko-romake e biblike. Fishta njihte mirė edhe letėrsinė e shkruar qė ishte mbėshtetur nė atė mitologji. Por thirrja e Zanave dhe Orėve nė Lahutė tė Malcis nuk duhet marrė si aplikim i atyre modeleve, qofshin edhe tė mjeshtėrve klasikė si Homeri e Virgjili. Aq mė pak tė mendohet se Zanat dhe Orėt janė muzat dhe nimfat e Olimpit apo se Zana e Frymėzimit tė Fishtės ėshtė muza Kaliopi qė nė mitologjinė greke paraqitet me lahutė nė dorė dhe simbolizon epikėn. Fishta e krijoi vetė figurėn mitologjike tė Zanės sė Frymėzimit sipas lėndės mitologjike qė gjallonte nė popull. Zana e tij e Frymėzimit nuk ėshtė as Diana e romakėve qė identifikohet me Artemidėn e grekėve, sa do qė nė thelb ka diēka tė pėrbashkėt me tė, sepse simbolizon mbrojtjen e natyrės sė virgjėr. Ēabej qė e ka lidhur origjinėn e fjalės “Zana” me Dianėn e romakėve, ka theksuar se “kulti i fortė i Dianės nė Shqipėri e pėrveē kėtij vendi nė mbarė Gadishullin e Ballkanit tė kohės antike sikundėr shihet nga dėshmia e mbishkrimeve (...) na bėn tė pranojmė qė te kjo Diana kemi tė bėjmė me njė “interpretatio latina” tė hyjnive epikore (vendase) pararomake.” Ka edhe njė shpjegim tė A.Meyerit, qė vėren se “tek emri ilir Thana... mund qė tė ruhet njė shkallė e vjetėr e shqipes Zana”, tė cilėn e lė tė kuptuar edhe Ēabej si tė pranuar. Nė kėtė rast kemi tė drejtė ta lidhim edhe me kuptimin e foljes me thanė (ai thot-ė), pra, me simbolikėn e Thot-it, njė nga perėnditė mė tė lashtė tė Egjyptit me origjinė pellazge (iliro-shqiptare), siē e klasifikon prof. Katapano nė veprėn e tij, “Thot-i fliste shqip”.
Nė blenin e dytė tė Lahutės sė Malcis, nė episodin e Vraninės (botuar mė 1907) Zana e Frymėzimit (ajo nuk identifikohet mė si Zana e Veleēikut) zė vend mė dukshėm nė strukturėn pėrmbajtėsore dhe narrative tė atij cikli. Nė njė farė mėnyre mund tė thuhet se Zana e Frymėzimit, gjithnjė si njė alter autor, “pėrzihet” nė konfliktin e ēetės shqiptare tė Oso Kukės me cubat e sirdarit tė Malit tė Zi. Me tė narracioni fiton njė pėrmasė tė re, tepėr origjinale, sepse dialogu i saj me autorin zbulon nė njė farė mėnyre intrigėn e atij konflikti tė ashpėr tragjik midis shqiptarėve dhe fqinjėve tė tyre.
Nė blenin e tretė tė Lahutės sė Macis Zana nis tė na shfaqet edhe si personazh. Ajo tanimė ėshtė “Ora e Shqipnisė”. Duhet tė risjellim ndėr mend se bleni i tretė “Lidhja e Prizrenit” (shkruar dhe botuar sė pari mė 1920-1922) zė vend nė Lahutė tė Macis fill mbas episodit tė Oso Kukės (bleni i dytė), me tė cilin hapet vepra. Kur shkruheshin dhe botoheshin tė pesė kėngėt e episodit “Lidhja e Prizrenit”, Shqipėria ishte bėrė shtet i pavarur, ishin vendosur kufijtė dhe kishin filluar tė funksiononin institucionet. E kaluara nuk ishte mė njė tregim mitologjik pėr fisin apo njė kėngė folklorike trimėrie. E kaluara tashmė ėshtė histori. Marash Uci dhe Oso Kuka janė njė pjesė e saj. Fiset e malėsorėve qė u pėrballėn me shovinizmin malazias, gjithashtu, njė pjesė e saj. Madje e gjithė Shqipėria dhe Ballkani ishin pjesė e konflikteve historike tė perandorive tė kohės dhe tė Fuqive tė Mėdha. Ashtu si sot dhe dje, nė vitet ’20-‘30, kur vazhdonte tė shkruhej Lahuta e Malcis, Fishta ishte ndėrgjegjėsuar se po shkruante epopenė e fisit dhe tė kombit shqiptar. Dhe kombi shqiptar i kishte rrėnjėt deri thellė nė mitet e veta. Zana e Frymėzimit do ta shoqėrojė autorin si nė dy blenet e para. Por tashmė Fishta ėshtė bėrė intim me tė. Ai i drejtohet me shprehje tė tilla, si: “Deh, moj Zanė, ty, t’qofsha true”.
Edhe nė kėngėn e fundit Fishta nuk e harron Zanėn e vet tė Frymėzimit, e cila pėr disa dekada i ka qėndruar pranė. Ai tani e quan njė bjeshkatare, me tė cilėn ka realizuar njė monument tė pavdekshėm nė gjuhėn shqipe: “Ndertue kem ‘i pomendare, \ Rrfe as mot mos m’e dėrmue”. Tė pathemelta mbetet argumentimet e disa studiuesve qė te kjo Zanė vazhdojnė tė kėrkojnė njė figure “qė del nė literaturėn tonė si substitut i Perėndive tė literaturės antike greke”. Ajo ėshtė thjeshtė njė krijesė e poetit qė i shton rrėfimit epik notat e “tipizimit lirik”. Mė kot janė munduar edhe zėra tė tjerė qė kanė kėrkuar te kėto Orė dhe Zana tė Lahutės sė Malcis analogji apo diēka tjetėr me Vilat e epikės sllave. Mund tė ishte e kundėrta.
Fakti qė figurat mitologjike shqiptare vijnė fuqishėm nė letėrsinė e shkruar shqiptare kaq vonė, nė fillimshekullin XX, nuk duhet paragjykuar si “njė fenomen i vonuar nė letėrsi”, krahasuar me letėrsinė e vendeve tė zhvilluara, pėrfshirė, psh, letėrsinė dhe kulturėn gjermane me Richard Ėagnerin (1813-1883), shkrimtar dhe kompozitor i shquar i romantazmit evropian, veprat e tė cilit ishin rikrijim i subjekteve dhe figurave mitologjike gjermanike, veēanėrisht, tė eposit tė Nibelungėve. Mund tė kujtojmė kėtu se nė vitin 1906, kur Fishta niste botimin e Lahutės sė Malcis nė Evropė vlerėsohej me Ēmimin Nobel italiani Karduēi (1835-1907), qė nė vendin e tij konsiderohej poeti i fundit romantik. Nė njė kėndvėshtrim mė tė guximshėm, pėr shfrytėzimin e miteve nga Fishta dhe rikrijimin e tyre, sipas modeleve tė letėrsisė gojore, mund tė shtonim se ai ishte nė tė njėjtėn paralele me zhvillimet estetike evropiane tė kohės sė tij. Autori i Lahutės sė Malcis ishte nė vazhdėn e atyre shkrimtarėve romantikė, pėr tė cilėt ėshtė thėnė se “nė krijimtarinė e tyre pati gjallėrim edhe njė lloj mitologjizmi i ri, i cili i parapriu mitologjizmit modernist”.

Kėnga e fundit
Edhe nė kėngėn e fundit Fishta nuk e harron Zanėn e vet tė Frymėzimit, e cila pėr disa dekada i ka qėndruar pranė. Ai tani e quan njė bjeshkatare, me tė cilėn ka realizuar njė monument tė pavdekshėm nė gjuhėn shqipe: “Ndertue kem ‘i pomendare, \ Rrfe as mot mos m’e dėrmue”.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-09-2012, 17:39   #27
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,281
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 28 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Rreth folklorit shqiptar

"Ēelės i Artė" pėr vallen shqiptare nė Rusi





Moskė, ansambli Elba-Folk merr pjesė nė festival.




Nė kohėn e njė dimri tė madh rus pėr shkak tė qėndrimit ndaj ēėshtjes sė Kosovės, arti duket se mbetet i vetmi qė mund tė shkrijė akujt. Pas ekspozitės sė hapur nė Tiranė pas afro 50 vjetėsh nga artistja ruse Tatjana Vavrzhina, takimi i kulturave ruse e shqiptare u pėrsėrit nė Moskė.
Ansambli elbasanas Elba-Folk shkeli tokėn ruse dhe pas afro 50 vjetėsh ndėrprerje. I drejtuar nga etnologu Thanas Meksi u prezantua mes 115 kanditaturave tė paraqitura nga tė gjithė kontinentet. Elba-Folk u paraqit me njė larmi vallesh popullore, nga veriu, jugu dhe Shqipėria e mesme tė pėrgatitura nga koreografi i Ansamblit tė Shtetit, Rexhep Ēeliku.

Top-Channel



"Ēelės i Artė" pėr vallen shqiptare nė Rusi




Njė trofe jo pak i lakmuar nga pjesėmarrėsit e kėtij eventi, qė merrnin pjesė nga vende tė ndryshme tė botės. Por fati i ra Shqipėrisė, e pikėrisht ansambli nga Elbasani "Elba Folk" qė bėri tė kėrcejnė me vallen shqiptare mijėra spektatorė. "Kureshtja ishte e madhe. Ashtu si rinia, por edhe 40-vjeēarėt na quanin "kosovarė", ndėrsa mė tė rriturit kishin dashuri dhe respekt pėr vendin e shqiponjave dhe shqiptarėt, duke na thėnė "se kemi kohė qė iu presim", tregon kėshtu presidenti i "Elba Folk", Thanas Meksi. Artisti tregon se nostalgjia pėr kėngėn shqipe, pėr vallen dhe ritmin e muzikės kombėtare ndihej nė ēdo vend, nė ēdo gjest e ēdo rus qė e njihte sadopak Shqipėrinė. Nga Moska, nė Vladimir, nė Suzdal ku edhe u nderuan me ēmimin e parė tė festivalit, "Elba Folk" ėshtė pritur ngrohtė.
Festivali Botėror i Folkut nė Suzdal tė Moskės u zhvillua nga datat 17- 24 shtator nė njė skenė tė madhe, tė ngritur mbi njė livadh. Nė kėtė festival merrnin pjesė 13 ansamble nga vende tė ndryshme tė Evropės, por edhe nga kontinenti i Azisė dhe Afrikės, e konkretisht si India, Turqia, Nigeria, Spanja, Sllovenia, Sllovakia, Kroacia, Moldavia, Polonia, Shqipėria, Ansambli shtetėror i Rusisė sė Veriut dhe ansamblet republikave autonome tė Moldovės, Asfatisė etj. "Konkurrimi ishte dinjitoz nga tė gjitha grupet, me kostume tė mirėfillta popullore. Qė nė fillim grupi ynė u rreshtua te mė tė pėrgatiturit sė bashku me Spanjėn, Ansamblin shtetėror rus, Moldavinė etj. E veēanta ishte se grupi ynė paraqiste nė koncerte programe tė ndryshme nė valle, kostume e melodi dhe dy ditė para finales u rreshtua me Spanjėn nė krye tė listės. Po gjatė kėtyre ditėve koncertet tona u shoqėruan edhe me librat tanė "Kostume popullore tė Elbasanit", "Isuf Myzyri" "Elba-Folku nė vite" etj. Mendoj se edhe ēmimin e merituam plotėsisht", shprehet mė tej etnologu Thanas Meksi. Ansambli popullor "Elba Folk" i Elbasanit i krijuar dhjetė vjet mė parė ka grumbulluar njė pėrvojė pozitive nė grumbullimin e folkut shqiptar nėpėr botė. "Fitoi bukuria shqiptare, nė vallet e bukura, kostumet e bukura popullore, muzikėn e bukur dhe ēdo gjė ishte e bukur", u shpreh pas festivalit dirigjentja Larisa Atimova. Pėr pjesėmarrjen nė Festivalin Botėror tė Moskės juria pėrzgjedhėse nė caktimin e ansambleve u bazua nė CV e tyre tė dokumentuar edhe nė disqet muzikore dhe koreografike. Si e tillė CV e "Elba Folkut" u rendit nė vendin e nėntė nga 115 CV tė ansambleve tė tjerė. Jashtė festivalit mbetėn ansamble tė tjera Bullgaria, Rumania, Greqia, etj. Ndaj presidenti i festivalit, Genadiy Danishevski e vlerėsoi ansamblin shqiptar "Elba Folk" si pėrfaqėsuesen e denjė tė folkut nė botė.

Gazeta Panorama
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-09-2012, 17:41   #28
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,281
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 28 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Rreth folklorit shqiptar

Njė thesar i ēmueshėm i epikės sė lashtė shqiptare nė Universitetin e Harvardit




Nė koleksionet e letėrsisė gojore tė Bibliotekės Widener, ndodhet thesari i quajtur Koleksioni i Letėrsisė Gojore i Milman Parryt (The Milman Parry Collection of Oral Literature) qė daton nga vitet 1933-35, i cili ngėrthen njė bagazh tė madh tė incizimeve tė kėngėve tė lahutarėve tė trevave tė Ballkanit, nė mesin e tė cilėve edhe njė numėr i konsiderueshėm i atyre shqiptarė

PRISHTINĖ, 17 NĖNTOR - Pėr universitetin e parė amerikan dhe njėrin prej universiteteve mė tė njohura botėrore, Harvardin, kanė dėgjuar tė gjithė, mėgjithėkėtė ky institucion shkencor fsheh njė thesar tė ēmueshėm tė epikės sė lashtė shqiptare, pėr tė cilin dihet shumė pak.

Nė degėn e Folklorit dhe Mitologjisė, pėrkatėsisht nė koleksionet e letėrsisė gojore tė Bibliotekės Widener, ndodhet thesari i quajtur Koleksioni i Letėrsisė Gojore i Milman Parryt (The Milman Parry Collection of Oral Literature) qė daton nga vitet 1933-35, i cili ngėrthen njė bagazh tė madh tė incizimeve tė kėngėve tė lahutarėve tė trevave tė Ballkanit, nė mesin e tė cilėve edhe njė numėr i konsiderueshėm i atyre shqiptarė.

Nė kėtė koleksion pėr tė cilin pėrkujdesen kuratorėt Steve Mitchell, Greg Nagy dhe asistenti i tyre David Elmer, nė muajin shtator- tetor tė kėtij viti ka qėndruar epikologu ynė i shquar dr. Zymer Neziri, bashkėpunėtor i lartė shkencor nė Degėn e Folklorit nė Institutin Albanologjik nė Prishtinė.

Vizita studimore e Nezirit e realizuar nė bazė tė marrėveshjes pėr bashkėpunim ndėrmjet Institutit Albanologjik dhe pėrgjegjėsve tė koleksionit tė Milman Perryt nė Universitetin e Harvardit nė Cambrige, i ka mundėsuar atij tė konstatojė saktėsisht gjendjen e materialeve shqip si dhe tė propozojė idenė qė ky material tė pėrgatitet pėr shtyp e tė botohet shqip dhe anglisht.

Lidhur mė pėrmbajtjen e koleksionit Neziri thotė: “Koleksioni i Milman Perryt dhe asistentit tė tij Alber Lord, qė daton nga vitet 1933-35 ėshtė i mbledhur nė krahinėn e Sanxhakut tė Jeni Pazarit. Ato janė kėngė tė incizuara dhe tė kėnduara nga lahutarėt shqiptarė qė janė tė njohur si kėngėtarė bilingualė (dygjuhėsor)”.

Ndėrkaq, nė kuadėr tė koleksionit tė Perryt ėshtė edhe koleksioni i kėngėve shqipe i Albert Lordit, qė asokohe ishte asistent i profesorit Perry, i cili qėndroi nė Shqipėri, nė shtator-tetor 1937.

“Ky koleksion ėshtė i shkruar nė 12 fletore, tė cilat Lord i ka quajtur libra. Kėngė tė shkruara me dorė, janė kryesisht kėngė tė ciklit tė kreshnikėve, ndėrkaq kėngėtaret janė nga viset e ndryshme tė Shqipėrisė: Malėsia e Madhe (Kelmend, Kastrat, Shkrel), Dukagjin i Ri (Shalė), Mėrturim, Malėsia e Vogėl (Krasniqe, Bytyē)”, thekson Neziri pėr tė shtuar: “Po ashtu aty janė tė pėrfaqėsuar lahutarė dhe zonat e lahutės qė mbeten jashtė kufijve tė Shqipėrisė mė 1912; Peja me rrethinė, krahina e Rugovės dhe krahina e Plavės dhe Gucisė”.

Koleksioni i Lordit ka gjithsej 22,645 vargje, prej tyre 20,445 janė vargje tė eposit tė lashtė heroik. Pjesa tjetėr janė vargje epike historike (18 kėngė) 4 balada dhe 2 kėngė lirike.

Studiuesi Neziri shpjegon se nga vizita qė i ka bėrė kėtij thesari nė Universitetin e Harvardit i ka mundėsuar atij qė nė Institutin Albanologjik tė sjellė shtatė bobina 90-minutėshe, kopje incizimesh nga koleksioni i Perryt (me pėrgjegjėsitė e kėtij sektori ka nėnshkruar tekstin pėr kushtet e shfrytėzimit tė tij, tė cilat i ka dorėzuar administratės sė Institutit Albanologjik) si dhe materiale tė tjera shkencore, si fjalorė, disertacione, bibliografi etj., qė kanė tė bėjnė me kėtė thesar tė ēmueshėm.

Por sipas Nezirit puna nuk duhet tė ndalet kėtu, por duhet vazhduar me eksplorimin e kėtij materiali, mu sikurse kanė bėrė edhe disa kombe tė tjera qė kanė thesar tė tyre nė kėtė Universitet.

“Universitetit tė Harvardit i propozova qė nė vėllim tė veēantė tė botohet, shqip dhe anglisht, Koleksioni i Lordit. Po ashtu propozova qė nė vėllim tė veēantė tė botohet edhe materiali i Koleksionit tė M. Perryt, pjesa dygjuhėsore, shqip dhe boshnjakisht, qė ėshtė me interes tė madh edhe pėr studimet krahasimtare nė fushė tė epikės si dhe mbajtjen e njė tubimi tė pėrbashkėt shkencor pėr Millman Perryn”, thekson Neziri.

Sipas Nezirit, Alfred Lord mund tė radhitet nė mesin e mbledhėsve mė tė mėdhenj tė eposit tonė heroik deri nė Luftėn e Dytė Botėrore dhe mbledhėsi mė i madh i huaj i kėtij thesari.

Thesarin e filologut klasik Milman Perry nė vitin 1940 e ka studiuar edhe njė kompozitor eminent i quajtur Bela Bartok, i cili ka punuar nė transkriptimin e incizimeve tė Parryt, tė cilat i ka quajtur unike dhe ndėr mė tė ēmueshme nė botė.

Incizimi i tėrėsishėm mė tė cilin ėshtė ndeshur ky kompozitor ishte i bėrė me 90 kėngėtarė tė ndryshėm nga trojet e ish- Jugosllavisė dhe Shqipėrisė, tė pėrfshirė nė mė shumė se 2,200 disqe me mundėsi incizimi nė tė dy anėt e tyre, rreth 300 incizime tė quajtura “kėngėt e grave” (“women’s songs”) dhe afro 350 disqe (disa prej tė cilėve nė gjuhėn shqipe dhe turke dhe tetė incizime tė muzikės instrumentale folklorike nga kėto treva.

Pas kthimit tė tij nė SHBA mė 1935, profesor Parry kishte humbur jetėn nė njė aksident trafiku, ndėrkaq Lordi kishte vazhduar punėn e tij.

Biblioteka Widener ku ruhet ky thesar i epikės shqipe ka njė fond prej 3 milionė librash dhe bashkė me 89 biblioteka tė tjera pėrbėn bibliotekėn e tėrėsishme tė Harvardit me fond prej 14 milionė tituj librash, qė ėshtė edhe biblioteka mė e vjetėr nė SHBA.

Universiteti i Harvardit i quajtur nė atė kohė “Harvard College”, ėshtė themeluar me 1636 me pėlqimin e Gjykatės Kryesore tė kolonisė sė Massachusettsit, Bay Colony dhe ėshtė emėruar sipas drejtuesit tė parė tė tij John Harvard nga Charlestown, njė ministėr i ri i cili kur vdiq me 1638, e la bibliotekėn e tij dhe gjysmėn e pasurisė pėr kėtė universitet. Nė kėtė institucion shkencor mė tė vjetėr nė SHBA, qė ka njė buxhet sa ndonjė shtet i Ballkanit, tashmė punojnė 14,000 njerėz nė mbi 2,000 fakultete dhe degė tė veēanta. Shtatė presidentė tė deritashėm tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės: John Adams, John Quincy Adams, Theodore and Franklin Delano Roosevelt, Rutherford B. Hayes, John Fitzgerald Kennedy dhe George W. Bush kanė qenė bursistė tė Harvardit.

Ndėrkaq fakultetet e kėtij Universiteti deri mė tash i kanė dhuruar botės njė numėr tė madh shkencėtarėsh mė tė njohur, 40 prej tė cilėve janė edhe laureatė tė ēmimit “Nobel”.

(c) koha ditore (gazete ditore kosovare)
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-09-2012, 17:43   #29
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,281
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 28 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Rreth folklorit shqiptar

Krenari shqiptari - Oso Kuka



Kjo poeme eshte marre nga romani "OSO KUKA" shkruar nga shkrimtari i shquar Sulejman Krasniqi. Gjithashtu ndodhet ne koleksionin e dr. Gerhard Geseman "Heroische Lebensform zu Literatur und weskunde Ballkanische Patriarchalitet" - Munchen - 1979.



KRENARI SHQIPTARI


Nuk te perulem, as te leshoj udhe!
Pse jam i vorfen,pa fajin tim, jam burre!
Nuk te leshoj udhe, anise pjelle e nji bareshe!
Nuk te nenshtrohem,sikur te jesh bir i cdo mbretneshe!
Ti mund te kesh lindur ne djepin me ar,
i mbeshtjellun me mendafsh te bute e te papare;
ushqye me musht luleshqerrash e me mjalte,
pasanikja te kete mbeshtjelle me brez te arte.
Po une jam me i madh se ne kasolle vorfnie,
me buke, krype e fjale fisnikie
e ruejta, e mbrojta, u gjakosa per kete toke,
nder motet ma te veshtira pushken pata shok.
Ne lahuten time do gjesh historine,
te lashte sa rruzulli per mua,per Shqiperine!
Me ka linde shqiptarja e ashper,e forte,
midis dhenve dhe krismave, mbi shkambin e ftofte,
Me ka mbeshtjelle me shallin e leshte e te ngrohte,
peshtjellakun ma te mire qe s'asht pa ne bote!
Lidhun me ka me sixhim, loze manaferre.
Nuk me ka perkedhelun, por ushqye me tamel dele!
Dhe per kete jam betue:
Askujt udhen s'kam per t'ia leshue!




Kush eshte Oso Kuka?





Njė shprehje pėr OSO KUKĖN




Shprehja "Me je mbyllur brenda si Oso Kuka" perdoret ne zhargonin e bisedave te perditeshme kur komunikon me nje njeri, qe ke kohe qe nuk e ke pare, a qe rri brenda ne shtepi per te studiuar dhe del disi rralle ne shoqeri.
Ne fakt shprehja nuk eshte krejt e saktė, sepse kujdo qe i thuhet nuk eshte as ne kushtet, as ne qellimin e "mbylljes" si Oso Kuka. Per ta kuptuar se jo cdo mbyllje ne shtepi, ne zyre , konvikt a salle studimi, eshte e ngjashme me mbylljen ne Kulle te Vranines te Oso Kukes me djemt e tjere shkodrane, le t'ju sjellim ne kujtese ngjarjen:
Ishte koha e perandorise Turke. Malazezet qe kishin shtetin dhe Mbreterine e tyre te dale pas traktatit te Shen Stefanit ne mbarim te luftes Ruso-Turke, kerkonin pushtimin e teritoreve te Perandorise Otomane, te cilat ne te vertete ishin toka shqiptare. Ne maj te vitit 1862, forcat malazeze nisen sulmet ne Malesi te Shkodres por u thyen nga malesoret e Hotit dhe te Grudes. Nje muaj me vone, forca te shumta ushtarake te Malit te Zi, sulmuan ishullin e Vranines. Per te mbrojtur piken kufitare te Vranines, qe eshte anen veriore te Liqenit te Shkodres, dolen vullnetare nga Rinia Shkodrane. Nder keto ishte dhe i riu nga qyteti i Shkodres Oso Kuka.
Detyra e grupit te tij prej 24 vetesh ishte te mbronin Kullen e Vranines qe ishte dhe poste kufitare, qe ndante shtetin malazez me perandorine otomane. U zhvilluan luftime te shumta, ne mes te grupit te djelmoshave shkodrane te komanduar nga Oso Kuka dhe ushtareve te shumte malazezė. Oso Kuka me shoket e vet rezistoi gjate, mirepo sulmuesit malazezė ishin te shumte, dhe vendosen ta marrin me cdo kusht Vraninen.
Oso Kukes po i vriteshin bashkeluftetaret e vet nje e nga nje dhe ndihma nga qyteti i Shkodres po vononin te vinin. Ne momentet e fundit, kur malazezet mendonin se kulla do te dorezohej, sepse ishi vrare pothuaj te gjithe mbrojtesit, Oso Kuka me dy tre shkoket e mbetur akoma gjalle, megjithese me trupin plage, vendosin te mos dorezohen te gjalle ne duart e armikut.
Mbledhin te gjitha fucitė e barotit ne nje vend te kulles dhe ndenjen ne pritje te sulmit vendimtar te armiqeve. Kur ushtaret malazeze menduan se shqiptaret ishin vrare te gjithe, dhe i u afruan kulles me deshiren, kush me pare te hynte brenda per te vendosur flamurin malazez ne maje te kulles, Oso Kuka i gatshem me pishtar ne dore, i vuri flaken fucive te barotit. Kulla u hodh ne ere bashke me rrethuesit dhe mbrojtesit. U degjua nje shperthim i tmerrshem.
Jehona e kesaj ngjarje shume shpejt u percoll ne Shkoder e ne Podgorice - kryeqyteti i Malit te Zi. Ishin vrare te 24 djelmoshat shkodrane ne kohen me te bukur te jetes se tyre, por e kishin shpaguar vehtem duke vrare me qindra armiq qe u dogjen e perveluan ne ekstazen e fitores qe u kthye ne nje tragjedi, e cila edhe sot e kesaj dite kujtohet me hidherim ne Mal te Zi.
Nenat shkodrane e rapsodet e malesise se Shkodres, trimerine e Oso Kukes e kenduan ne kenge trimerie qe edhe sot e kesaj dite degjohen me admirim nga i gjithe populli shqiptar. Oso Kuka shume shpejt u kthye ne simbol trimerie e vetmohimi per mbrojtjen e trojeve shqiptare, qe mizorisht u pushtuan nga fqinjet tane ballkanike, dhe shembellesa e tij ishte e gjalle e frymezuese edhe ne zjarrin e luftes per lirine dhe pavaresine e Shqiperise dhe me pas.
Nder shkrimtaret qe eshte frymnezuar me shume nga akti vetmohues i Oso Kukes eshte At Gjergj Fishta, i cili ne kryevepren e tij "Lahuta e Malesise" i kushton kater prej tridhjete kengeve te librit, Oso Kuka, Preja, Vranina, dhe Deka.

pėrgatitur nga Kolec Traboini, Boston
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-09-2012, 17:44   #30
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,281
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 28 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Rreth folklorit shqiptar

Kultura Tradicionale nė Shqipėri




Nė Shqipėri njihen dy grupime tė mėdha etnografike, tė konsoliduar qė nga mesi i shek.XVIII, qė janė: Gegėria nė veri tė lumit Shkumbin dhe Toskėria nė jug tė tij. Gegėria pėrbėhej nga Gegėria e mirėfilltė, Dukagjini apo Leknia, Malėsia dhe Fushat Bregdetare tė Veriut, kurse nė Toskėri bėnin pjesė: Toskėria e mirėfilltė, Myzeqeja, Labėria e Ēamėria. Natyrisht, pėrbrenda kėtyre krahinave etnografike ekzistonin edhe ndarje tė tjera mė tė vogla.


Mėnyra e jetesės nė fshat – Doke e zakone


Vendbanimet nė Shqipėri, qysh nė mesjetė, kishin arritur njė stabilitet dhe kishin kufij tė pėrcaktuar mirė, qė ndanin njė fshat nga tė tjerėt. Kufijtė shėnoheshin me gurė tė mėdhenj tė ngulur nė tokė, me grumbuj plisash, me rrjedhėn e pėrrenjve e tė lumenjve, me shenja nė trungjet e drurėve, atje ku kishte pyll, etj. Lėvizja e kėtyre shenjave konsiderohej njė faj shumė i rėndė. Ēdo fshatar i njihte mirė kufijtė e fshatit tė vet dhe mund t’i tregonte me lehtėsi, duke pėrmendur toponimet pėrkatėse.
Pėrbrenda kufijve tė fshatit, pėrfshiheshin trojet e banesave e pėrqark tyre oborret e kopshtijet, pastaj vinin arat ose tokat e punuara dhe mė tej kullotat dhe pjesa e malit a e pyllit, qė i pėrkiste fshatit. Kjo ndarje e territoreve tė fshatit, nė shumė zona tė Shqipėrisė, ruhej ende mjaft mirė deri nė vitet e Luftės sė Parė Botėrore, sidomos atje ku mbizotėronte fshatarėsia e lirė. Pronė plotėsisht private, mbi tė cilėn fshatari dispononte krejtėsisht, ishin trojet e banesave dhe kopshtijet, kurse tokat e mbjella ishin nė disponim tė tij, deri sa ishin nen kulturė. Pasi mblidhej prodhimi bujqėsor, tokat liroheshin dhe kushdo mund tė lėshonte bagėtinė pėr t’i kullotur, tė tjera toka qė shfrytėzoheshin sė bashku, pra fshatēe, ishin toka djerrė nė vėrri, kullotat e mali dhe sidomos, burimet ujore pėr vaditjen e tokave tė mbjella, qė bėhej sipas njė rradhe rreptėsisht tė caktuar pėr ēdo familje.
Vendbanimet fshatare, nė pėrgjithėsi, i janė pėrshtatur klimės dhe relievit ku janė vendosur. Fshatrat mė tė ulta janė ato tė Fushave Bregdetare, kurse fshatrat mė tė larta arrijnė deri nė 1400 metra mbi nivelin e detit dhe ndodhen nė rrethin e Korēės e atė tė Kukėsit. Banesat e njė fshati mund tė ishin tė grumbulluara ose tė shpėrndara, madje nė disa zona edhe shumė tė shpėrndara. Sidoqoftė, fshati kishte njė qendėr shoqėrore, rreth sė cilės gravitonte aktiviteti i njerėzve nė kohėn jashtė punės dhe kjo mund tė ishte njė shesh i vogėl pranė njė rrapi a njė lisi shekullor, dyqani i ndonjė bakalli ose oborri i njė ndėrtese kulti (kishe a xhamie). Nė gjysmėn e dytė tė shek.XX, nė shumicėn e fshatrave, fondi i banesave pothuaj u pėrtri, duke ndryshuar tipet e banesave tradicionale tė mėparshme. U bėnė edhe shumė ndėrtime social-kulturore, si shkolla e kopshte fėmijėsh, shtėpi e vatra kulture, njėsi tregtare, etj.
Nga pėrllogaritjet e historianėve ka dalė se, nė shek.XV, nė Shqipėri, mesatarja e shtėpive pėr ēdo fshat, ishte 21; mesataren mė tė lartė e kishte rrethi i Elbasanit, me 38 shtėpi, i ndjekur nga rrethi i Korēės, me 28 shtėpi pėr fshat. Deri nė ēerekun e parė tė shek.XX, rreth 80% e popullsisė punonte e jetonte nė fshatra, shumica e tė cilave kishin nga 20 shtėpi afėrsisht, dhe 3% e fshatrave kishin mbi 1000 banorė. Nė 50-60 vitet e fundit, pėrqindja e popullsisė fshatare ndaj popullsisė sė pėrgjithėshme, ra ne 64%, megjithėse qeveria e kohės synonte qė fshati tė mos braktisej. Pra, mund tė pohojmė, se pesha e kulturės fshatare ndaj asaj qytetare, ėshtė ende e ndjeshme.
Gjatė shek.XX e sidomos pas Luftės sė Parė Botėrore, mėnyra e jetesės nė fshatin shqiptar pėsoi ndryshime tė rėndėsishme. E megjithatė, nė jetėn familjare, si edhe nė jetėn shoqėrore, vazhduan tė ruhen festa popullore me forma tė ndryshme argėtimi dhe nė ndėrgjegjen e njerėzve u ruajtėn shumė pasuri shpirtėrore, tė manifestuara nė folklorin gojor e muzikor tė krahinave tė ndryshme, sidomos nė epikėn legjendare e atė historike, edhe pse hynin vazhdimisht shumė ide e shije tė reja, me anė tė mjeteve tė reja tė komunikimit masiv.
Nė ambientin fshatar shqiptar, familja ka ende stabilitet tė mirė dhe kohezion tė bazuar nė jetėn ekonomike tė saj. Pėrsa i pėrket strukturės sė saj, mund tė thuhet se ajo tashmė, ėshtė thjeshtuar mjaft. Nė pjesėn mė tė madhe tė vendit, familja pėrbėhet nga ēifti i tė martuarve me fėmijėt e tyre beqarė. Vajzat e martuara jetojnė nė familjen e burrit. Djemtė e martuar, pak kohė pas martese, veēohen nga familja e prindėrve dhe jetojnė mė vete, por nė shumė raste, djali mė i vogėl mbetet nė shtėpinė e prindėrve dhe jeton me ta. Kėshtu, mesatarja e frymėve pėr familje ėshtė 5-6 vetė, por ka fshatra, ku kjo mesatare ėshtė mė e ulėt. Megjithatė, nė kujtesėn e njerėzve tė moshuar, ruhen raste familjesh tė mėdha, ku vėllezėrit e martuar e fėmijėt e tyre jetonin sė bashku. Nė kėto familje kishte detyrimisht njė rregull strikt nė ndarjen e punėve dhe tė detyrave pėr tė gjithė. Atje ruheshin mė gjatė edhe doke e zakone tė dikurshme tė jetės familjare, praktika e rite pagane, etj.
Nė ritet e besimet qė kanė tė bėjnė me ciklin e jetės, pra me lindjen, martesėn e vdekjen, studjuesit qė janė marrė me to, kanė mundur tė hetojnė edhe rite tė lashta, tė cilat, sado tė zbehta, jetojnė aty-kėtu. Kėto janė kryesisht rite pėr tė ndjellė mbarėsi pėr familjen e ēiftuar e ēiftet e reja, qė tė shtohen e tė kenė sidomos trashėgimtarė meshkuj. Ndėr zakonet e vdekjes, mund tė shėnojmė se deri nė Luftėn e Dytė Botėrore, nė disa krahina ruhej vajtimi me “ligje” (kėngė mortore).
Mjaft rite e besime tė tjera lidhen me data tė caktuara tė njė kalendari tė vjetėr popullor dhe sipas studjuesve, kanė tė bėjnė me kulte tė herėshme blegtorale e bujqėsore. Bie fjala, Dita e verės apo 1 Marsi, shėnohej nga njė pastrim i pėrgjithshėm ritual i banesave dhe i oborreve dhe mė nė fund, jo vetėm u vihej zjarri plehrave tė mbledhura gjatė kėtij pastrimi, por nė atė zjarr hidheshin edhe vetė fshesat e vjetra, pėr tė filluar stinėn e re me fshesat e reja, pra ėshtė fjala pėr njė rit purifikator, Dikur, nė fshatra, Dita e verės pritej me shumė gėzim, sidomos nga fėmijėt. Dita e Shėn Gjergjit (23 Prill), ishte gjithashtu nje festė e shoqėruar me rite e praktika zbavitėse. Atmosferė gėzimi e hareje nė fshat krijonin edhe zjarret e mėdhenj, qė ndizeshin nėpėr oborre e nė kryqėzime tė rrugėve mė 22 Qershor, Ditėn e Shėn Gjonit. Rite shumė interesante shoqėronin dikur nėpėr malėsi festėn e “buzmit” nė natėn e solsticit tė dimrit.
Shumė festa tė motmotit lidheshin me javėn bujqėsore e blegtorale, si ishin pėrfundimi korrjeve, qethja e dhėnve, kthimi i barinjve nga kullotat verore, etj.


Mite e besime popullore


Njė aspekt me interes i kulturės popullore shqiptare kanė qenė padyshim, mitet, supersticionet e besimet fetare. Dihet historikisht, se feja e krishterė filloi tė pėrhapej ilegalisht nė Iliri, qė nė shekullin e parė tė erės sonė. Ungjillėzimin e saj e filloi Shėn Pali dhe e pėrfunduan misionarėt latinė. Kjo shpjegon faktin, se pėrse nė gjuhėn shqipe, terminologjia fetare e krishterė ėshtė e burimit latin, si nė Veri e nė Jug. Me pėrhapjen e myslimanizmit, e sidomos nga shek.XVII e kėtej, lindėn disa fenomene tė veēanta, si kriptokristianizmi nė disa fshatra nė rrethin e Elbasanit (nė krahinėn e Shpatit), qė vazhdoi deri nė Shpalljen e Pavarėsisė mė 1912. Por nė shek.XIX, edhe nė disa zona tė Shqipėrisė Veriore (psh nė Lurė), kishte familje tė pėrziera nė pikpamje fetare: disa pjesėrisht katolikė e disa tė tjerė myslimanė. Nga Lufta e Parė Botėrore ka ardhur duke u rritur edhe numri i atyre, qė nuk i ndjekin rregullisht praktikat fetare. Nė kėtė kuadėr historik, nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptohet, se si u bė e mundur qė tė ruhej deri nė shekullin tonė njė pėrzierje e traditave tė lashta pagane, me elementė tė krishtėrimit e tė myslimanizmit.
Ndėr mitet mė tė lashta tė ruajtura aty-kėtu deri nė fillim tė shek.XX, ishte sigurisht
kulti i diellit, i cili ka lidhje me kultin e zjarrit e tė vatrės (sepse vetė dielli ėshtė burim drite e ngrohtėsie), si edhe me kultet bujqėsore e blegtorale (sepse jeta e ēdo gjallese nė tokė varet nga dielli). Ruhej gjithashtu, nderimi pėr disa maja malesh, qė adhuroheshin, si “maja tė diellit”. Kėshtu, nė data tė caktuara, bėheshin pelegrinazhe nė disa maja malesh, si Maja e Rumies, Gjalica e Lumės, Ēuka e Tomorrit, kėndravica, etj. Nė kėto festa ndizeshin zjarre tė mėdhenj nė pritje tė lindjes sė diellit dhe besohej se ata ia shtonin fuqinė diellit. Le tė kujtojmė kėtu, se mallkimi mė i fortė qė ndeshim nė epikėn legjendare pėr kundėrshtarin e heroit, ėshtė: “T’u shkimt hisja e diellit”.
Nė shumė vise shqiptare ka patur gjurmė tė njė “kulti tė gjarpėrit”, veēanėrisht, pėr gjarpėrin e bollės e shtėpisė qė konsiderohej si njė hyjni mbrojtėse. Kulti i gjarpėrit ka qenė shumė i njohur edhe tek Ilirėt e lashtėsisė e sidomos tek dalmatėt. Nė malsitė tona, dikur mendohej se ēdo shtėpi e kishte gjarpėrin e vet mbrojtės.
Nė epikėn legjendare flitet edhe pėr figura tė tjera mitologjike mbrojtėse tė njeriut, si ishin orėt dhe zanat a shtojzovallet. Ora mund tė merrte nė mrojtje personin, familjen, por edhe gjithė fisin. Zanat ishin gra tė bukura, por edhe trime e luftėtare. Besohej, se ato banonin nė shpella mes pyjesh, pushonin nė mrize, pranė burimeve ose nė maja malesh. Studjuesit e mitologjisė mendojnė, se zana ka lidhje me njė perėndi ilire tė pyjeve e tė burimeve qė, nė interpretimin romak mori emrin Diana.
Dragoi pėrfytyrohej si njė qenie e mbinatyrėshme, me fuqi tė jashtėzakonshme. Bėma e tij kryesore ishte tė lironte ujrat, qė i kishte zėnė kuēedra. Besohej, se dragojtė luftonin sidomos nė kohė furtunash tė mėdha, duke pėrdorur topuzat, heshtat, shigjetat, gurėt me brima, por sidomos parmendat e zgjedhat. Ata mund tė shkulnin edhe drurė tė mėdhenj e gurė tė malit.
Kuēedra, pėrfytyrohej si njė qenie mitologjike, qė mishėronte forcat e verbra shkatėrruese tė natyrės. Thuhej, se ajo ishte si njė gjarpėr i madh me 3, 7, 9 ose 12 koka, qė mund tė villnin zjarr. Zinte vend pranė burimeve, ndalonte ujin dhe i linte njerėzit tė vuanin.
Ka pasur padyshim edhe figura tė tjera interesante nė mitologjinė shqiptare, qė nuk mund tė arrijmė t’i pėrmendim kėtu, ashtu si ka patur edhe supersticione mbi magjitė, syrin e keq, parashikimin e sė ardhmes, etj.
Arti fshatar e zejtaritė artistike
Zhvillimi i artit fshatar dhe i zejtarive artistike nė tre-katėr shekujt e fundit nė Shqipėri, ka qėnė i lidhur ngushtė me kushtet historike e shoqėrore tė vendit, si ishin pushtimi i gjatė osman me pasoja tė rėnda nė plan fetar e kulturor, shtypja kombėtare e shoqėrore e ushtruar gjatė kėtij sundimi tė huaj, etj. Kėto kushte tė vėshtira penguan lulėzimin e artit nė shumė fusha, si nė arkitekturėn monumentale, nė skulpturė, etj. dhe e ndrydhėn pėr njė kohė artin vendas nė sfera mė tė kufizuara si janė artet minore. Nė pamundėsi pėr tė trajtuar tė gjitha fushat e arteve tė aplikuara popullore, mė poshtė, po flasim shkurtimisht vetėm pėr disa prej tyre.
Nė fshatin shqiptar, tradita e punimit dhe e zbukurimit tė objekteve tė vogla prej druri nga vetė fshatarėt pėr nevoja tė jetės sė pėrditshme, aty-kėtu, u ruajt e gjallė edhe nė gjysmėn e parė tė shekkullit XX. Kėshtu, barinjtė zbukuronin krraba e kupacė, furka, boshte, etj. Ndėrsa tė tjerė, fshatarė mė tė stervitur, punonin shkambe e karrige me forma tradicionale, si ishin ato tė Dukagjinit, tė Pukės, tė Mirditės, etj., apo djepa pėr fėmijė, vegla muzikore e sidomos arka pėr pajė.
Nė disa krahina tė vendit, punimi i drurit kishte arritur tė ngrihej nė zejtari artistike.
Nga shekujt XIII-XIX, kemi ekzemplarė gdhėndjesh nė dru, qė tėrheqin edhe sot admirimin tonė, si interiore ndėrtesash kulti, interiore banesash fshatare e qytetare, etj. Njė nga ekzemplarėt mė tė pėrkryer ėshtė padyshim ikonostasi i kishės ortodokse tė fshatit Leusė tė Pėrmetit, i punuar nė fund tė shekullit XVIII. Atje, sfondi vegjetal ėshtė mbizotėrues, por me degėt e gjethet e shumta, ndėrthuren edhe figura kafshėsh reale e fantastike, zogj e simbole tė ndryshme kristiane.
Punime tė shquara nė dru gjenden edhe nė interiore banesash, kryesisht tavane, dollapė muri. kapakė dritaresh, trapazane, nė qytete si Gjirokastra, Berati, Elbasani, Shkodra, Prizreni, etj.
Traditėn e punimit tė argjendit e gjejmė nė lulėzim tė plotė nė shekujt XVII-XVIII. Edhe sot, ruhen veēanėrisht nė koleksione muzeale, objekte argjendi me mbishkrime tė datuara e me prejardhje nga qendra tė ndryshme qytetare tė vendit, si Shkodra, Elbasani, Berati, Voskopoja, etj. Ato janė shumė herė tė njė cilėsise tė lartė artistike, qofshin kulti, si kryqe, potirė, kapakė ungjijsh, etj., qofshin objekte laike, si stoli trupi, pajisje shtėpiake, etj.
Mjeshtrat e talentuar argjendarė tė qyteteve, gjatė shekujve XVIII-XIX, kanė punuar pėr tė veshur me pafta argjendi njė numur shumė tė madh pushkėsh tė gjata, koburesh, jataganėsh, vezmesh, qe konsideroheshin si pajisje tė nevojshme tė ēdo burri, nga tė cilat, njė numur i mirė ruhet ende nėpėr muzetė e vendit. Madje, ka shumė prej tyre, qė janė edhe tė lara me ar.
Midis tė gjitha objekteve prej argjendi tė ekzekutuara me teknika tė ndryshme (me tė rrahur, me tė derdhur, etj), finesė tė veēantė paraqesin punimet me filigranė, qe ishin mė fort njė specialitet i mjeshtėrve argjendarė tė qyteteve tė veriut se sa i atyre tė jugut.
Gratė fshatare nė Shqipėri, prej shekujsh janė marrė me endjen e pėlhurave tė ndryshme, qė shėrbenin qoftė si pjesė veshjeje, qoftė si pajisje shtėpiake (dyshekė, peshqirė, shtroje, mbulesa, piceta duarsh, mėsalla tryeze, etj).
Nė Shqipėri, pėlhurat e mėndafshta janė punuar e pėrdorur mė shumė se nė vende tė tjera tė Ballkanit, ndoshta sepse edhe klima e favorizonte rritjen e krimbit tė mėndafshit, meqenėse nė disa zona ishte mjaft i pėrhapur mani i bardhė.
Tekstilet e leshta, tė ekzekutuara me njė varg teknikash tė ndryshme pune, pėrdoreshin gjerėsisht dhe ruanin shumė karakteristika lokale, qė i bėnin punimet e njė krahine tė dalloheshin nga ato tė krahinave tė tjera.
Tė tjera punėdore me interes, ishin thurjet e ndryshme me shtiza, ojat e dantelat e sidomos qendisjet e shumėllojshme, qė nga qendisjet e thjeshta fshatare deri tek qendisjet e mahnitėshme e virtuoze, me fije mėndafshi ose ari tė mjeshtrave qendistarė tė disa qyteteve, dhe mė herėt, edhe pranė manastireve tė kohės. Midis punėve tė tyre, kemi edhe ekzemplarė tė rrallė, si ėshtė rasti i Epitafit tė madh tė Glavenicės (pranė Beratit), qė mban datėn 1373, si dhe tė tjera qendisje laike e fetare me interes tė veēantė.


Kostumet tradicionale



Veshjet popullore, janė pa dyshim njė nga manifestimet mė tė fuqishme tė kulturės tradicionale. Ato janė trashėguese e transmetuese tė shumė elementėve, qė vijnė nga lashtėsia dhe nga koha e mesme, por janė njėkohėsisht edhe shprehje e marrėdhėnieve kulturore me popuj tė tjerė gjatė shekujve.
Tipet kryesore tė veshjeve popullore shqiptare pėr burra janė: kostumi me fustanellė, kostumi me kėmishė tė gjatė e dollamė (cibun), sipėr kostumi me tirq dhe ai me poture (pantallona tė shkurtra deri te gjuri). Pra, nė Shqipėri, burrat kanė mbajtur si veshjet nė formėn e njė fundi tė gjerė, ashtu edhe ato nė formė pantallonash, por tė parat kanė dalė nga pėrdorimi mė herėt se tė tjerat. Pjesėt mė tė zbukuruara ishin jelekėt dhe xhamadanėt e kostumit festiv. Burrat shqiptarė mbanin edhe stoli tė ndryshme argjendi, si jastekė gjoksi, sumbulla dekorative tek jelekėt, unaza, pipa e kuti cigaresh, por mbi tė gjitha, armėt e brezit e tė krahut, qė ishin gjithnjė tė stolisura pasurisht.
Pėr gra, tipet kryesore tė veshjeve, ishin: kostumi me xhubletė (njė fund nė formė kėmbane), kostumi mė kėmishė tė gjatė e xhokė shajaku sipėr, kostumi me dy futa tė vendosura mbi kėmishėn e gjatė, njėra pėrpara e tjetra prapa dhe kostumi me mbėshtjellėse (njė fund i hapur, i mbledhur tek beli me rrudha ose pala).
Nė veshje, ngjyrat e zbukurimet ndryshonin simbas moshės. Pėr tė vegjėlit e tė rinjtė, kostumi krahinor mund tė ishte mė i thjeshtė. Ndryshe nga popuj tė tjerė tė Ballkanit, nė Shqipėri, vajza qė kishte arritur moshėn e martesės, duhet tė vishej thjeshtė e pa stoli, flokėt t’i mbulonte mirė me njė shami dhe tė mos vishte rrobė tė kuqe. Kostumi i martesės ishte varianti mė i pasur i veshjes sė krahinės, si pėr nuset edhe pėr dhėndurėt. Pėr nuset, stolitė metalike ishin tė pamungueshme, madje, pėrdoreshin edhe me tepri, sepse kėtu, me sa duket, kishte rendėsi jo vetėm funksioni i tyre estetik, por edhe funksioni magjik qė u atribuohej. Pėr nuset, rėndėsi tė veēantė kishte zbukurimi i kokės. Disa vjet pas martese, veshja fillonte tė lehtėsohej nga zbukurimet.
Tė vdekurit i visheshin, sipas zakonit, ish rrobat mė tė mira. Nė veshjet popullore, shenjat e zisė ishin tė pakta, gratė mund tė vishnin praptas ndonjė nga pjesėt mė tė zbukuruara tė kostumit, psh. xhokėn a pėrparjen.
Studimet e deritanishme, kanė treguar se pjesėt pėrbėrese tė veshjeve tradicionale, nuk kanė tė gjitha tė njejtėn moshė. Ka pjesė, qė tė kujtojnė veshjet mesjetare, me ndikime bizantine e orientale, tė tjera qė vijnė si njė jehonė e kohės antike, por ka edhe elementė, qė mund tė lidhen me kulturėn ilire. Mund tė pėrmendim kėshtu analogjitė e verejtura midis linjės popullore dhe “dalmatikės” ilire, apo midis kapuēave, strukave (shalleve), opingave, etj. dhe elementeve respektivė, tė pėrdorur nga ilirėt. Falė kėtyre elementeve tė trashėguar nga kultura ilire dhe ajo e arbėrve tė mesjetės, gjatė zhvillimit tė tyre historik, veshjet popullore kanė arritur tė fitojnė njė varg tiparesh origjinale, qė marrin vlerat e njė treguesi etnik, i cili i dallon veshjet shqiptare nga ato tė popujve tė tjerė.

Prof.Dr.Andromaqi GJERGJI
Etnologe
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-09-2012, 17:46   #31
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,281
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 28 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Rreth folklorit shqiptar

Eshte mekat qe muzika folklorike shqiptare eshte lene pas dore dhe nuk po merr vemendjen qe i takon. Ndihesh edhe me keq kur degjon studiues te huaj te flasin me aq pasion per kete pasuri kombetare ndersa vete muzikologet shqiptare kane kaluar ne nje pasivitet te turpshem.
Shpesh nga ne shqiptaret rrihet gjoksi me nje mburrje per vjetersine tone, talentet qe kemi, vlerat si popull dhe sidomos kohet e fundit kjo renie gjoksi eshte veshur me nuanca te theksuara nacionalizmi qe me shume demton sesa tregon vlerat e verteta. Por nese ka dicka per te cilen ne si shqiptare duhet me te vertete te krenohemi, ajo eshte muzika jone folklorike.
Folklori muzikor shqiptar eshte nje nga me te pasurit ne bote jo thjesht per ritmet e thyera dhe nderthurjen shume te rralle te tingujve por sidomos per larmishmerine e tij. Nuk ka shembull tjeter ne bote ku te kete nje mori te tille ne nje siperfaqe km katore dhe numer popullsie kaq te vogel sa Shqiperia.
Zona e Veriut eshte nje thesar i vertete tingujsh instrumental (ciftelia, lahuta) dhe zanor (kenget e maje krahit, epikat mashkullore dhe polifonia grarishte qe po behet gjithmone e me e rralle). Ska vend ne bote te kete kenge te nje natyre te tille dhe nderthurje zanore me kombinime kromatike dhe me pas se gjysem toni sic ka folklori i Veriut te Shqiperise.
Me pas kemi Shqiperine e Mesme e cila ndonese paraqet shume nga influencat Turke perseri ka autenticitetin e saj dhe ka ruajtur vlera fantastike persa i perket muzikes folklorike instrumentale dhe asaj zanore. Jane te famshme kenget e dasmave dhe ato festive te kesaj treve ku dominojne temat solistike por edhe ato ne grup.
Dhe me pas eshte treva e Jugut qe eshte nje thesar i vertete ne ritme dhe tinguj. Polifonia e Jugut ska te krahasuar dhe pervec nje rasti ne Kaukaz qe eshte disi i ngjashem nuk ka te dyte ne gjithe boten. Greket kane nje polifoni paksa te ngjashme me tonen por kurresesi skane larmishmerine dhe nderthurjen zanore dhe sidomos nderthyrjen modale brenda nje kenge te vetme.
Me kujtohen festivalet e Gjirokastres nder vite dhe cfare pasurie qe ishin. Ne ato kohera na dukej dicka qesharake dhe absurde (per faj dhe te moshes qe kishim) por ka qene nje kultivim i persosur i vlerave te folklorit shqiptar. Pavaresisht nga tematika e disa kengeve qe thureshin per Partine dhe Enverin ne to derdhej gjithe talenti popullor dhe si te tilla jo vetem qe se humbasin kurre vleren por perkundrazi e kane percuar ate ne nivele me te larta. E mira e atyre festivaleve ka qene qe jo vetem pasurohej folklori por edhe rikujtoheshin kenget dhe tingujt e vjeter folklorik.

Me pas kjo tradite shkoi drejt harreses (desh zoti jo teresisht) dhe u krijua nje tjeter "tradite" e perpunimit te kenges dhe muzikes folklorike duke e shnderruar ne ate popullore ku u shtuan perdorimi i instrumentave moderne dhe kombinime te tipit sllav dhe grek. (flas per kete lloj muzike mbas viteve 90-te). Ky ka qene dhe demi me i madh qe i eshte bere muzikes tone popullore. Stili sllav qe fatkeqesisht u importua nga Kosova, bastardimi i kengeve popullore dhe sidomos interpretimi i tyre nga pseudoartiste dhe sharlatane qe u vetquajten muzikante futi nje fryme jo vetem shume te gabuar por edhe me tendenca komplet te huaja.
Me kujtohet mesi i viteve 90-te kur degjoje kenge popullore shqiptare te konvertuara ne nje stil arab ose turk ose grek ose akoma me keq sllav. Dhe kjo fryme u percua nga kengetare qe me vone u konsideruan si shume te suksesshem dhe popullore, interpetimet e te cileve sot kane mbushur jo vetem faqet e internetit por edhe tregun shqiptar te muzikes.
Kjo eshte ajo qe nuk i falet muzikologeve, etnomuzikologeve dhe studiuesve te Folklorit Shqiptar. Kjo lloj apatie do kete pasoja katastrofike per brezat qe do vijne sepse eshte nje tradite qe po demtohet shume nga amatorizmi dhe huazimet.
Fatmiresisht kane mbetur muzikante dhe studiues qe jo vetem se kane harruar se cfare vlerash ka muzika folklorike shqiptare por edhe po perpiqen ta ruajne ate, dokumentojne dhe paraqesin para gjithe botes si nje vlere e rralle qe duhet mbrojtur.
Do ju keshilloja librin Enciklopedia e Muzikes Popullore Shqiptare nga prof. doc. Vaso Tole (te cilin e njoh personalisht dhe ruaj nje respekt absolut).
Po ju paraqes disa rrjeshta nga libri i tij:

Njė hyrje pėr enciklopedinė

Skedimi, studimi dhe shpjegimi i fjalėsit tė muzikės popullore si dhe vetė muzikės popullore nė njė vėshtrim mė tė gjerė, siē dihet, deri mė sot ėshtė bėrė nė mėnyrė tė pjesshme. Ėshtė bėrė pjesėrisht sepse ndėr tė tjera edhe vetė shkenca etnomuzikologjike ( formuar nė gjysmėn e dytė tė shek. XX), ėshtė njė shkencė e re nė lėmin e shkencės shqiptare tė antropologjisė kulturore. Pavarėsisht sa mė sipėr, duhet tė pranojmė se ka ekzistuar njė literaturė e cila ndonėse anėsisht, ka cekur kėtė terren tė paeksploruar mirė deri mė sot. Gjurmėt e para tė fjalėsit tė muzikės popullore do t'i hasim nė vetė folklorin letrar shqiptar, qysh nė momentet e para kur ai filloi tė mblidhej dhe shkruhej. Mbledhje dhe botime tė kėngėve popullore duke filluar nga shek. XVIII kanė bėrė Reinholdi, Hani, Pukėvili, Dozoni, Mitkoja, Hekordi, Basile, Camarda, Crispi, Staffa, Biondelli, Schiroi, De Rada etj. Gjithashtu njė lėndė tė pasur do tė gjejmė edhe nė veprat e para tė letėrsisė sė vjetėr shqipe duke filluar me Buzukun, Budin, Bogdanin, Frang Bardhin, Marin Barletin etj.

Pėr herė tė parė, mė 1891, botohet nė Strasburg "Fjalori etimologjik i gjuhės shqipe" i Gustav Mejerit, nė tė cilin, njė pjesė e vogėl e fjalėve tė kėtij fjalori i pėrkisnin fjalėsit tė muzikės sonė popullore, e pėrgjithėsisht folklorit shqiptar. Disa vjet mė vonė gjejmė tė tjera fjalė tė muzikės sonė nė fjalorin "Bashkimi" fjalor i shqipes, Shkodėr 1908. Mė tej vazhdojmė me punimet bibliografike tė cilat kanė evidentuar lėndėn muzikore folklorike shqiptare. Ndėr kėto punime pėrmend "Bibliographija shqype" e autorėve F.Manek, Dr. Gj. Pekmezi dhe A. Sotz botuar nė Vjenė mė 1909; At Vinēenc Prenushi "Visari Komtarr" Sarajevo 1911; "Bibliografia shqipe"-vepėr postume e Emil Legrand botuar nė Paris mė 1912; bibliografia e Norbert Joklit etj. Pas ēlirimit, Dh. S. Shuteriqi boton mė 1956 "Bibliografinė e arsyetueme tė folklorit shqiptar" tek buletini pėr shkencat shoqėrore; Q. Haxhihasani boton "Kontribut pėr bibliografinė e studimeve folklorike-etnografike shqiptare", mė 1957 tek Buletini i Universitetit Shetėror tė Tiranės; Andromaqi Gjergji boton "Bibliografinė e etnografisė" etj.

Si botime specifike, mė 1965, Ramadan Sokoli boton si pjesė tė librit tė tij "Folklori muzikor shqiptar-morfologjia" mė 1965 "Fjalorth etnomuzikologjik". Nė vitin 1981, po nga Prof. Sokoli kemi realizimin e njė fjalori teknik dhe etimologjik tė veglave popullore tė botuar si pjesė e librit "Gjurmime folklorike". Mė 1986 Palokė Rotani boton "Fjalorth muzikor nga Malėsia e Madhe", tek "Kultura Popullore", 2/1986; mė 1989 nė librin "Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalėve nė gjuhėn shqipe". Prof. A.Kostallari, nė kap. "Rreth depėrtimit tė turqizmave", Vol III, evidenton rreth 100 turqizma qė kanė hyrė nė muzikėn popullore shqiptare. Me rėndėsi e konsiderojmė edhe punimin "Huazime orientalizmash nė shqipet" e Tahir Dizdarit, punim i cili evidenton tė gjithė atė lėndė muzikore me burim oriental etj. Nė vitin 1997, Vasil S. Tole pėrzgjedh dhe boton "Fjalorin etnomuzikor etimologjik tė shqipes" sipas veprės "Studime etimologjike" tė Prof. E.Ēabej, tek libri "Muzika & Letėrsia"

Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-09-2012, 17:48   #32
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,281
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 28 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Rreth folklorit shqiptar

Folklori muzikor



Muzika Shqiptare




Folklori muzikor



pėrbėn njė ndėr pasuritė mė tė ēmuara tė vendit. Nė pėrshkrimet e studjusve tė huaj tė ardhur nė Shqipėri gjatė shekujve XVIII-XIX ėshtė arritur pėrafėrsisht nė konkluzionin se pasuria kryesore e Shqipėrisė ėshtė folklori muzikor, por ka edhe krom edhe naftė.
Folklori muzikor bėn njė jetė aktive edhe sot, ndėrkohė qė gjurmėt e lashtėsisė sė tij janė provuar qė prej shekujve XIV-XIII p.e.s. Nė objekte tė ndryshme arkeologjike – skulptura, basoreliefe, terrakota, etj. – janė pėrfiguruar qartė vegla popullore, qė pėrdoren deri nė ditėt tona, valltarė, kėngėtarė, kostume karakteristike, etj.
Folklori muzikor shqiptar ėshtė jashtėzakonisht i pasur , ēka dhe shprehet nė ekzistencėn e muzikės vokale qė nga forma njėzėrėshe e deri tek shumėzėrėshi; nė muzikėn me vegla popullore; muzikėn me zė e vegla; muzikėn pėr shoqėrimin e valleve popullore, etj. Kėtyre u shtohet dhe njė fond i madh veglash popullore tė klasifikuara nė katėr grupet tashmė tė njohura si ideofone, membranofone, kordofone, areofone.
Folklori muzikor shqiptar e bėn jetėn e vet nė njė ndarje specifike, qė lidhet me format e tė shprehurit muzikor dhe me tipet kryesore tė instrumenteve tė pėrdorur. Lumi i Shkumbinit, qė pėrshkon mes pėr mes Shqipėrinė, pėrvecse ndan dy dialektet kryesore tė vendit nė Gegė nė Veri tė Shkumbinit dhe nė Toskė nė Jug tė Shkumbinit, shėrben edhe si kufi natyror pėr klasifikimin e tipologjisė sė folklorit muzikor. Nė veri tė lumit Shkumbin lokalizohet zona monodike e tė shprehurit muzikor, e shoqėruar kjo me shkallėt modale (diatonike apo kromatike) sėbashku me vegla muzikore specifike pėr kėtė zonė, si lahuta dhe ēiftelia. Ndėrkohė, pėr trevat qė shtrihen nė jug tė lumit Shkumbin ėshtė karakteristik fenomeni i tė shprehurit muzikor nė iso-polifoni (ang. Poliphonie with burdon) me pėrdorimin e shkallėve pentatonike si dhe tė instrumenteve specifik si gajde dhe bicula (fyell i dyfishtė). Krahas muzikės fshatare pa shoqėrim me vegla (a capella), duke nisur nga fundi i shekullit tė nėntėmbėdhjetė, lindi dhe u kristalizua muzika popullore qytetare, qė nė Jug tė Shqipėrisė takohet kyesisht nė qytetet Korēe, Vlorė, Sarandė, Delvinė, Pėrmet, Leskovik, Pogradec, me formacionin polifonik tė Sazeve (tė pėrbėrė nga instrumente tė importuar si klarineta,violina dhe fizarmonika, si dhe nga vegla popullore karakteristike si lahuta, dajre, fyell), ndėrsa nė Veri nė qytetet Shkodėr, Durrės, Elbasan, Kavajė, etj., shoqėruar nga ansamble popullore monodike ose monodi me shoqėrim (tė pėrbėrė nga vegla tė importuara si klarineta, fizarmonika dhe violina, por edhe nga vegla tė traditės popullore, si kemanxhia, fyelli, etj).
Nisur nga roli i dorės sė parė qė ka nė traditėn shqiptare, folklori muzikor studjohet si lėndė e veēantė nė shkollat e mesme tė pėrgjithėshme, nė ato artistike, si edhe nė Akademinė e Arteve tė Tiranės, ku formohen edhe etnomuzikologėt e ardhėshėm.

Regjistrimet e folklorit muzikor shqiptar nisin qė prej viteve 1900 e kėtej. Pėrpara viteve 1940 ato janė realizuar pranė shoqėrive Odeon, Columbia, Pathé, His master’s voice. Regjistrime mė tė vona takohen edhe nė formėn e CD-ve, si CD me muzikė tė “Familjes Lela”, prodhuar nė Francė mė 1992 nga Judigo; dy CD me muzikė toske tė “Laver Bariut”, prodhuar pėrkatėsisht nė Greqi dhe Angli, etj.

Aktivitetet kryesore folklorike shqiptare janė Festivali Folklorik Kombėtar, mbajtur ēdo pesė vjet, i cili ka filluar nė vitin 1952 nė qytetet Lezhė dhe Tiranė, pėr tė vijuar mė pas nė dy qytetet muze me arkitekturė mesjetare, Gjirokastėr dhe Berat; Festivali Kombėtar i Kėngės Popullore Qytetare nė Elbasan; Takimi i Rapsodėve Lahutarė nė Lezhė; Takimi i Sazeve nė Korcė; Takimi i Grupeve Polifonike nė Vlorė dhe Gjirokastėr; Takimi i Grupeve dhe Shoqėrive Folklorike (NGO) nė Sarandė.


Organizatat folklorike kryesore qė veprojnė nė Shqipėri, tė krijuara kryesisht pas viteve 1990 me qėllim mbėshtetjen e folklorit dhe tė traditave popullore nė pėrgjithėsi, janė: Elena Gjika – Pėrmet, Demir Zyko – Skrapar, Shoqėria Folklorike – Gramsh; Grupi Bilbili – Vlorė, Gjirokastėr; Shoqata Tirana – Tiranė, Kastrioti – Krujė, etj.

Institucioni i vetėm shkencor qė merret me studimin e folklorit ėshtė Instituti i Kulturės Popullore nė Tiranė, i pėrbėrė nga departamenti i etnomuzikologjisė dhe etnokoreologjisė dhe nga departamenti i etnografisė. IKP boton revistėn periodike Kultura popullore. Pranė tij gjendet njė arkiv shumė i pasur me mbi 60000 ekzemplatė tė mbledhur nė tėrė Shqipėrinė.
Disa nga librat mė tė rėndėsishme mbi Folklorin Muzikor Shqiptar janė: Gjurmime Folklorike i Ramadan Sokolit (Tiranė, 1981); Polifonia labe i Spiro Shitunit (Tiranė, 1989); Polifonia dyzėrėshe e Shqipėrisė sė Jugut i Beniamin Krutės (Tiranė, 1989); Folklori muzikor shqiptar i Sokol Shupos (Tiranė, 1997); Muzika me saze + CD i Vasil. S. Toles (Tiranė, 1997).


Muzika profesioniste
paraqitet si njė ndėr traditat mė tė reja artistike shqiptare . Fillimet e saj i pėrkasin viteve 1920-1930 tė shekullit XX, ndėrsa zhvillimet mė tė rėndėsishme periudhės sė mbas Luftės II Botėrore e kėtej. Sidoqoftė, nga tė dhėnat e deritashme, studjuesi i njohur i traditave muzikore shqiptare, Prof. Ramadan Sokoli, nė librin e tij 16 shekuj (Tiranė; Eurorilindja, 1995) argumenton sė paku kontributet e dy figurave tė shquara shqiptare nė artit kishtar mesjetar. I pari prej tyre ėshtė Niketė Dardani, i njohur ndryshe si Niketa i Ramesianės, lindur rreth vitit 340 nė Ramesianė tė Dardanisė. Personalitet poliedrik, teolog, vjershėtor, muzikant, mik i afėrt i Aurel Ambrason, N. Dardani emėrohet nė moshėn 26 vjecare Ipeshkėv i Ramesianės. Vepra e tij mė e njohur ėshtė himni Te Deum Laudamos, i pėrhapur nė Europė mė 525, dhe mbi tė cilin kanė shkruar muzikė kompozitorė tė tillė si G.B.Lulu, G.F.Haendel, J.S.Bach, W.A.Mozart, F.Schubert, G.Verdi, G.Mahler, etj. Muzikanti tjetėr, Jan Kukuzeli, i lindur nė qytetin bregdetar tė Durrėsit rreth viteve 1078-1088, njihet si njė ndėr figurat mė tė mėdha tė kishės bizantine Arsimohet dhe afirmohet nė Kostandinopojė, pėr t’u vendosur mė pas nė kishėn Laura e madhe nė malin Athos, ku harton edhe veprėn madhore tė jetės sė tij, shkrimin neo-biznatin. Disa nga krijimet e tij kryesore janė Himnet Aniksandri, Kėnga e Kerubinėve, Psalmi 107, Polilei 117, tė pasqyruara pothuajse nė tė gjitha antologjitė e muzikės bizantine.
Nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare jeta muzikore shqiptare pasurohet me forma tė reja, tė cilat i drejtohen mjediseve tė gjėra qytetare. Qendra tė rėndėsishme kulturore e muzikore tė kohės janė qyteti i Shkodrės nė Veri dhe ai i Korēes nė Jug tė vendit, ku krijohen formaconet e para orkestrale dhe korale laike. Sidoqoftė, pėrpjekjet mė serioze pėr krijimin e njė arti muzikor profesionist i gjejmė sė pari tek kompozitori franceskan Pader Martin Gjoka (1890-1940), i cili punoi pėrgjithėsisht pranė kishės franceskane tė qytetit tė Shkodrės, ku pėrvec muzikės fetare, kompozoi disa vepra vokale dhe instrumentale, midis tė cilave njė sinfoni, pjesė korale, pjesė pėr instrumente tė ndryshėm, etj. Ndėrkohė, Gjoka shquhet edhe si veprimtar i muzikės, duke formuar e drejtuar formacione tė ndryshme instrumentale e vokale. Brezi i parė i kompozitorėve shqiptarė tė pas-Luftės II Botėrore pėrbėhet nga njė grup muzikantėsh, pjesa dėrrmuese e tė cilėve u formuan nė Konservatorin Cajkovski (ang. Tchaīkovski) tė Moskės, ndėrsa tė tė tjerėt pranė shkollave perėndimore. Dy veprat kryesore me tė cilat themelohet tradita muzikore profesioniste shqiptare janė Sinfonia (1956) e Ēeks Zadesė (1927-1992) dhe opera Mrika (1958) e Prenga Jakovės (1917-1969), qė tė dy kompozitorė me origjinė nga Shkodra, dhe i pari i cilėsuar shpesh herė si babai i muzikės profesioniste shqiptare. Gjatė viteve 1950-1990 tradita e re muzikore shqiptare bėri hapa tė rėndėsishėm pėrpara, duke ezauruar nė njė mėnyrė apo njė tjetėr vonesėn e gjatė nė kohė. Repertori muzikor shqiptar plotėsohet me tė gjitha format e gjinitė tradicionale, qė nga ato tė muzikės sė dhomės e deri tek ato skenike. Njė rol pėrcaktues pėr kėtė luajti ngritja pėr tė parėn herė nė Shqipėri e institucioneve tė tilla tė rėndėsishme muzikore, si Filarmonia e Shtetit, Teatri i Operas dhe Baletit, disa orkestra sinfonike dhe ansamble korale nė Tiranė dhe nė qytete tė tjera tė vendit, si Shkodėr, Korēe, Vlorė, Elbasan, Durrės, si dhe krijimi i sistemit tė plotė tė edukimit muzikor. Zhvillimet muzikore shqiptare tė kohės pėsuan njė rritje tė ndjeshme qė prej gjysmės sė dytė tė viteve 1960 me Koncertet e Majit tė Tiranės, tė cilat u mbajtėn nė mėnyrė periodike nga viti 1967 deri mė 1990 duke aktivizuar muzikantė e trupa profesioniste dhe amatore. Pėrgjithėsisht muzika e kėsaj periudhe ka njė orientim tradicional klasiko-romantik dhe njė mbėshtetje tė fortė nė folklorin muzikor shqiptar. Pėrvec Zadesė dhe Jakovės, disa nga figurat kryesore tė muzikės shqiptare tė gjysmės sė dytė tė shekullit XX janė Tish Daija (1926), Nikolla Zoraqi (1929-1991), Tonin Harapi (1928-1991), Feim Ibrahimi (1935-1992), Shpėtim Kushta (1946), Thoma Gaqi (1948), etj. Nė kushtet e izolimit tė vendit, muzika shqiptare e kėsaj periudhe, ashtu si tė gjitha artet nė pėrgjithėsi, me pėrjashtim tė pėrpjekjeve tė rastit, e pati tė pamundur avancimin drejt zhvillimeve bashkėkohore perėndimore.

Mbas viteve 1990 situata muzikore nė Shqipėri njohu zhvillime krejtėsisht tė reja, tė cilat synuan integrimin e shpejtė nė strukturat artistike europiane. Njė rol tė rėndėsishėm pėr kėtė luajti formimi i shoqatave muzikore, si Shoqata e Muzikės sė re Shqiptare (NAM, anėtare e Konferencės Europiane tė Muzikės sė Re) dhe Shoqata Mbarėshqiptare e Profesionistėve tė Muzikės (seksioni shqiptar i ISCM), pranė tė cilave ėshtė grumbulluar pjesa dėrrmuese e kompozitorėve dhe interpretesve tė vendit, dhe qė aktualisht shėrbejnė si tribuna kryesore tė krijimtarisė sė re muzikore tė kompozitorėve shqiptarė.

Institucionet muzikore mė tė rėndėsishme nė Shqipėri janė Teatri i Operas dhe i Baletit, Anasambli i Kėngėve dhe Valleve Popullore (qė tė dyja nė Tiranė), ku janė pėrqėndruar muzikantėt e kėrcimtarėt mė tė mirė tė vendit. TOB, me seli nė sheshin Skėnderbej, ka njė aktivitet permanent sezonal, ku vendin mė tė rėdėsishėm e zenė shfaqjet e repertorit klasik e romantik; ndėrsa AKVP, i pėrbėrė nga grupi i valleve, i korit, orkestrės dhe solistėve, pėrfaqėson njė institucion muzikor profesionist fare specifik, repertori i tė cilit mbėshtetet kryesisht nė pėrpunimin artistik tė traditės muzikore e koreografike popullore.

Formacionet orkestrale mė tė rėndėsishme tė vendit janė Orkestra Sinfonike e Teatrit tė Operas dhe Baletit, Orkestra Sinfonike e RTV, Orkestra Sinfonike e Akademisė sė Arteve dhe Orkestra e Dhomės e drejtuar nga muzikanti Zhani Ciko - kjo e fundit, me njė veprimtari tė dendur disavjeēare brenda dhe jashtė Shqipėrisė, dhe shpesh herė laureate nė aktivitete europiane. Ndėr dirigjentėt kryesorė janė Ermir Krantja, Rifat Teqja, Ferdinand Deda, Bujar Llapi. Repertori koncertal i kėtyre formacioneve pėrfshin muzikė qė nga periudha barok e deri nė shekullin XX, por nė pėrgjithėsi ai anon pėr nga tradita klasiko-romantike dhe krijimtaria e autorėve shqiptarė.


Sistemi i edukimit muzikor nė Shqipėri u themelua me hapjen pėr tė parėn herė nė vitin 1947 tė Shkollės sė Mesme Artistike “Jordan Misja”, qė me kalimin e kohės u shoqėrua me disa shkolla tė tjera tė llojit nė qytetet kryesore tė vendit, si Durrės, Shkodėr, Elbasan, Korēe, Vlorė, Fier, Gjirokastėr, etj. Mė 1962 hapet Koservatori Shtetėror i Tiranės, tashmė i pėrfshirė si njė Fakultet mė vete nė Akademisė e Arteve tė Tiranės, ku bėjnė pjesė gjithashtu dhe Fakulteti Dramatik dhe ai i Arteve Figurative. Pranė shkollave tė muzikės dhe Akademisė sė Arteve ushtrojnė aktivitetin e tyre mėsimor dhe koncertal orkestra sinfonike dhe formacione tė tjera tė muzikės sė dhomės sėbashku me koret. Midis kėtyre tė fundit, njė aktivitet intensiv, shpesh herė tė vlerėsuar me ēmime ndėrkombėtare, ka Kori i Vajzave tė Akademisė sė Arteve, me dirigjent Milto Vakon. Po nė Tiranė, gjatė dekadės sė fundit tė shekullit tė kaluar, nėn drejtimin e mjeshtres sė korit Suzana Turku, ėshtė krijuar edhe kori tjetėr i njohur i vendit, Pax Dei.

Aktivitetet kryesore tė jetės sė sotme muzikore shqiptare mbahen kryesisht nė Tiranė dhe pjesa dėrrmuese e tyre realizohen nėpėrmjet veprimtarisė sė shoqatave muzikore, pėrmes tė cilave janė afirmuar emra tė rinj kompozitorėsh, si Aleksandėr Peēi, Sokol Shupo, Vasil. S. Tole, Endri Sina, etj., dhe ushtrojnė aktivitetin e tyre koncertal ansamblet e specilizuara pėr interpretimin e muzikės sė re, SPECTRUM dhe ASMUS. Qė prej vitit 1992 NAM organizon Festivalin e pėrvitshėm tė muajit maj, Ditėt e Muzikės sė Re Shqiptare, ndėrsa prej vitit 1994 Festivalin e Interpretimit tė Muzikės Bashkėkohore “Nikolla Zoraqi”. Me inisiativėn e Seksionit shqiptar tė ISCM qyteti i Tiranės pret nė ēdo sezon vjeshte muzikantė dhe artistė tė huaj, pjesėmarrės nė veprimtarinė komplekse Vjeshta e Tiranės, inaguruar nė tetor 1994. Veprimtari tė tjera permanente tė fushes sė interpretimit dhe krijimtarisė muzikore janė Festivali i Romancės Shqiptare (organizuar qė nga viti 1994 nga Shoqata muzikore “Tonin Harapi”), Konkurset e pianistėve tė rinj (organizuar qė nga viti 1993 nga Shoqata EPTA), etj.
Qendrat muzikore koncertale janė tė shtrira nė disa prej qyteteve kryesore tė vendit; nė Tiranė ndodhen midis tė tjerash Salla e Koncerteve e Akademisė sė Arteve, ajo e Qendrės Ndėrkombėtare tė Kulturės, Teatri Rubairat, etj; nė Shkodėr salla e Teatrit Migjeni, nė Korēė Salla e Koncerteve e Shtėpisė sė Kulturė; nė Elbasan salla e Teatrit Skampa; nė Durrės, Salla e Koncerteve e Pallatit tė Kulturės; etj.

Muzika e lehtė shqiptare
bėn pjesė edhe ajo nė traditėn e re artistike tė formuar mbas Luftės II Botėrore, pavarėsisht disa pėrpjekjeve tė pjesėshme qė zėnė fill gjatė viteve 1920-1930. Kėngėtarėt dhe instrumentistėt e muzikės sė lehtė e zhvillojnė veprimtarinė e tyre kryesisht pranė trupave tė Teatrove tė Varieteve, pothuajse aktive nė tė gjitha qytetet kryesore tė Shqipėrisė. Sidoqoftė, Tirana, si qendėr kryesore kulturore e vendit, ėshtė njėherėsh edhe qyteti mė i pasur i veprimtarive tė muzikės sė lehtė. Kėtu zhvillohen nė mėnyrė tė rregullt dy aktivitetet kryesore tė vitit, Festivali Kombėtar i Kėngės nė Radio-Televizion (themeluar nė vitin 1962) dhe Festivali i Pranverės - ky i fundit destinuar kryesisht pėr muzikantėt e rinj, ndėrsa tė dy sėbashku, tė njohur si aktivitete ekskluzive tė Radio-Televizionit Shqiptar. Mbas viteve 1990 kėnga e lehtė shqiptare pėsoi zhvillime tė rėndėsishme si rrjedhojė e hapjes sė pėrgjithėshme kulturore tė vendit ndaj shoqėrisė perėndimore. Me formimin e traditės bazė tė llojit, tė kryesuar nga emra shumė popullorė pėr publikun shqiptar, si ai i kėngėtares sė shquar Vaēe Zela, i kompozitorit Agim Prodani, i fizarmonicistit, kompozitorit dhe aranzhatorit Agim Krajka, nė Shqipėrinė e fund-shekullit tė njėzetė, muzika e lehtė mund tė cilėsohet si njė ndėr fushat e artit, qė njohu ridimensionime ndėr mė tė tė ndjeshmet, duke adaptuar format dhe drejtimet kryesore tė njohura perėndimore. Aktualisht ajo njeh tė gjitha zhvillimet e mundėshme, qė nga muzika rok, xhaz, rap, tekno, etj, duke synuar njėherėsh edhe pasurimin me elemente ritmike dhe timbrikė tė folklorit muzikor vendas. Shqipėria ka sot njė numėr tė madh interpretėsh, kompozitorėsh, kantautorėsh, aranxhuesish tė muzikės sė lehtė, ndėr mė tė njohurit e tė cilėve janė Ardit Gjebrea, Elton Deda, Elsa Lila (kėngėtarė), Shpėtim Saraēi (kompozitor-aranzhator), etj, si dhe njė sėrė kompleksesh tė muzikės alternative.

Prof. Dr. Zana Shuteriqi
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-09-2012, 17:48   #33
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,281
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 28 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Rreth folklorit shqiptar

Njė kėngė pėr Geraldinėn




Sadik Bejko



Manxhuré leshura tėndė, / Ke ikur ke lėnė vėndė, / Kaluar apo nė kėmbė? / Kaluar se s’dija vėndė. / Fajin ta pati jot ėmė,
Tė dha nė oxhak tė rėndė, / Ē’u trete qiri nė kėmbė / Kafe miqe tuke dhėnė. …. Nė disa variante vargu i dytė ėshtė: “Qysh e gjete vėndin tėnė”. Nė disa krahina Manxhuré bėhet Manxharé.
Si ka lindur kėnga
Kjo kėngė qė kėndohet edhe sot, sipas disa tė dhėnave, i kushtohet mbretėreshės Geraldinė. Ėshtė kėnduar nė dasmėn e mbretit Zog. Tė moēmit ishin tė bindur pėr njė fakt tė tillė. Mbreti Zog, pėr tė respektuar tė ftuarit nė dasmėn e tij, bėri zakonin e vendit. Nė fund tė ceremonisė zyrtare tė dasmės nxori mbretėreshėn Geraldinė, nusen e re, qė t’iu japė kafenė e lamtumirės mysafirėve tė tij. Ndėrsa pihej kafja, njė dasmor nga fshati Dukat, i prekur, ngaqė njė mbretėreshė, njė e huaj, jep kafe si nuset e qyteteve dhe tė fshatrave tė tjera tė Shqipėrisė dhe nė njė dasmė ku tė ftuarit ishin tė panumėrt, (Oxhak i rėndė, u tret qiri nė kėmbė) e improvizoi dhe e kėndoi po aty kėngėn pėr Maxharen.
Si mbeti kjo kėngė pa u ndaluar nė kohėn e komunizmit
Nė Shqipėri ka pasur emra Manxhar (hungarez) pėr meshkuj, por rrallė ose mbase nuk ėshtė dėgjuar kurrė tė ketė pasur femra me emrin Manxhare. Pas luftės, rrallė pėrdorej mbiemri maxhar, pėr hungarez. Nė tė kundėrt, fjala “maxhar” para Luftės sė Dytė ka qenė shumė popullore. E gjen nė kėngėt folklorike. Pėrmendet edhe Ali pashė Maxhari, pashai turk, qė u vra nga kryengritėsit nė Gjakovė. Fjala hungarez ėshtė e stilit libror. Ajo nga shkollimi, nga shtypi hyri dhe nė tė folurin e pėrditshėm, duke zėvendėsuar termin maxhar a manxhar. Emri maxharja, pėr Geraldinėn, nė kėngė ka ardhur nė formėn Manxharé, Manxhuré, me theksin nė fund. Kėnga ėshtė kėnduar nė tė gjitha krahinat e Vlorės, Labėrisė, Tepelenės dhe nė malėsinė e Beratit. Nga asnjeri nuk pėrmendej, madje disave as qė u shkonte mendja, se kėnga ishte pėr mbretėreshėn Geraldinė. Me kohė kjo u harrua. Nė dasma kėndohet pėr nusen, pėr fatin dramatik tė lėnies sė vendlindjes dhe tė familjes, pėr kalimin te njė jetė e re, te burri, te njė vend i huaj dhe te zakone tė tjera (kaluar se s’dija vėndė). Manxhareja ėshtė simboli i nuses, i shkėputjes nga njė mjedis nė njė tjetėr. Nusja mund tė jetė nga fshati fqinj, por tė martohesh ėshtė si tė shkosh nga njė botė nė tjetrėn. Kėshtu qė askush nuk shtyhej mė tej pėr tė pyetur se kush ishte kjo Manxharé. Mjegullimi i largėsisė e bėn mė tė bukur kėngėn. Nė kėngėt e dasmės nusja nuk ka emėr konkret. Nė kėngėt e dashurisė femra mund tė ketė emėr si: Bajame, Selvi, Katina, Dafina etj. Kėndohet pėr to dhe nuk kėrkohet shpjegim se pse dhe si kėto vajza a gra kanė hyrė nė kėngė. Pėr Manxharen, pėr njė emėr tė huaj nė njė kėngė dasme, ishte ndryshe. Por pėr kėtė u hesht. Edhe nga shteti, edhe nga ata qė e dinin. Dhe nuk u ndalua asnjėherė. E kėndonin dhe heshtnin. Mbase se kėnga kishte “ngjitur” pėr pėrmbajtjen e saj, jo pėr emrin Manxharé.
Kur kėndohej kėnga?
Kėnga kėndohej nga gratė dhe nga burrat. Gratė e kėndonin nė ēastin kur nusja kishte zbritur nga kali dhe ishte vėnė tė nusėronte nė dhomėn e grave. Dhėndri vinte i hiqte duvakun. Gratė fillonin kėngėn: Manxhure leshuratėndė/ qysh e gjete vėndin tėnė..
Kėnga kėndohej edhe kur nusja jep kafe pėr herė tė parė. Pas natės sė dasmės, zakoni e kėrkon qė nusja t’u japė kafenė e pėrcjelljes mysafirėve tė ngritur nga gjumi qė mblidhen tė takohen me tė zotėt e shtėpisė se do tė largohen. Kafja e nuses ėshtė veprimi i saj i parė nė shtėpinė e dhėndrit. Ėshtė mė tepėr se njė kafe. Ėshtė rit. Me kėtė kafe dasma mbyllet pėrfundimisht. Pihet kafja, darovitet nusja. Dajua dhe krushqit kryesorė e tundin qesen mirė pėr tė fundit herė. Pas kėsaj, miqtė dhe tė ftuarit ndahen dhe pėrcillen nga tė zotėt e shtėpisė. Zakonisht gjatė kėsaj kafeje nuk ka kėngė. Ėshtė njė tė kėnduar i lodhur, tė kėnduar pas dasme. Por ndonjė nga krushqit pėr tė shprehur kėnaqėsinė qė i ka dhėnė kjo dasmė, apo kėnaqėsinė qė i jep bukuria e pashoqe e nuses, ia merr kėngės. Ē’u trete qiri nė kėmbė/ kafe miqe tuke dhėnė…Por mė shumė se sa kėto, ka patur dhe njė arsye tjetėr pėr tė kėnduar. Arsyeja qė ishte bėrė njė krushqi e goditur apo me leverdi. Martesa tradicionale ishte ēėshtje mė e rėndėsishme se sa bashkimi dashuror i dy tė rinjve, tė cilėt mundet dhe nuk e kishin parė njėri-tjetrin para dasme. Martesa ishte pajtim interesash, ekonomish, fisesh, forcim i pozitės dhe i peshės qė zinin nė shoqėri dy familjet qė lidhnin krushqi.
Valle e kėnduar
Nė Vlorė kėnga ėshtė kėnduar gjatė dhe pa ndėrprerje. Ishte valle e kėnduar nga burrat dhe nga tė rinjtė. Kėrcehej dhe kėndohej, kur nata e dasmės ishte nė tė shtyrė. Nusja dhe dhėndri futeshin nė gjerdek (dhoma e natės sė parė). Dasmorėt i kishin lėshuar tė gjitha frerėt e haresė. Pija e kishte bėrė punėn e saj. Tė rinjtė ngriheshin nė valle me kėngėn e Manxhuresė dhe shtėpia dridhej, dyshemeja gati rrėzohej. Kėndonin e kėrcenin pėr gruan qė lė shtėpinė e saj, shkon dhe nė fund tė botės pėr njė burrė. Fshatare qoftė ajo apo mbretėreshė. Vallja shprehte triumf dhe shpoti bashkė: nė ato ēaste Manxhureja ishte “kaluar”. Gratė e reja qė linin mendjen pėr tė parė burrat e fortė dhe tė pashėm tek kėrcenin tė ēliruar e gjithė pasion kėngėn pėr njė grua, shqyenin sytė mbas dyerve dhe mbas dritareve. Kėnga ishte dhe njė lavdėrim pėr tė zotin e dasmės, “tė dha nė oxhak tė rėndė”. Shqiptarėt nė ditėn e dasmės e quanin dhėndrin bej, i vishnin vetes tituj fisnikėrie, bėheshin kalorėsorė dhe mbretėrorė. Pra, kėnga i kėnaqte tė gjitha nivelet e tė ftuarve.
Njė bindje qė duhet provuar
Dėshminė qė kjo kėngė ishte pėr mbretėreshėn Geraldinė, e kam dėgjuar herėt. Ma kanė pėshpėritur mė tė moshuarit. Kėtė ma kanė thėnė dhe shumė miq nga Vlora. Nė fshatin Dukat tė Vlorės tė japin tė dhėna tė hollėsishme pėr njeriun qė e krijoi. Mbetet detyrė e studiuesve qė kėto tė dhėna tė mos jenė pandehma, por tė vėrtetohen shkencėrisht. Regjistrimin e kėngės nė variantin qė e dhashė nė krye, e kam nga Elham Sharra, ekonomist, kryetar i Bashkisė sė Vlorės mė 1993-1996, dhe Ibrahim Vasjari nga Tepelena, mėsues letėrsie, deputet i Kuvendit tė Shqipėrisė nga 1992-1996. Ata i pėrmbahen mendimit qė kjo ėshtė njė kėngė pėr mbretėreshėn Geraldinė.
Edhe nėse nuk vėrtetohet me saktėsi, prapė nė popull ka ekzistuar bindja se kjo kėngė ėshtė pėr mbretėreshėn Geraldinė. Sado me rrezik, edhe gjatė komunizmit nėn zė ėshtė thėnė dhe ėshtė pėshpėritur se asaj i kushtohej kėnga.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-09-2012, 17:49   #34
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,281
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 28 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Rreth folklorit shqiptar

Nje tjeter sukses per folklorin shqiptar




FOLKLORI SHQIPTAR, CMIM TE DYTE NE GJERMANI



LINBURG - Trupa e Ansamblit Kombetar te Kengeve dhe Valleve Popullore eshte vleresuar me cmim te dyte ne "Harmoni Festival 2005", qe u zhvillua ne datat 5-9 Maj ne Linburg (Gjermani), ku moren pjese 30 shtete. Drejtori i AKVP-se, Haxhi Dalipi, u shpreh sot (e Premte) gjate nje konference per shtyp, se " artistet e korit dhe solistet e e ansamblit moren pjese ne kete aktivitet me pjese te ripunuara te kompozitoreve shqiptare si: Cesk Zadeja, Xhemal Laci, etj".

Kengetaret Bardhyl Xhafka, Sabaet Vishnja dhe Irini Qiriako se bashku me korin e perbere nga 16 kengetare, pas ketij festivali do te marin pjese ne festivale te tjera qe organizohen ne Spanje, Austri, Greqi.

Ansambli Kombetar i Kengeve dhe Valleve Popullore eshte krijuar ne vitin 1957. Trupa e ansamblit numeron mbi 3 mije shfaqje te dhena per publikun brenda dhe jashte kufijve te Shqiperise, si dhe mjaft cmime e vleresime ne festivale te ndryshme ku ka marre pjese. Prej dy vjetesh AKKVP funksion si nje institucion i pavarur nga Teatri Kombetar i Operas dhe Baletit. M.A.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-09-2012, 17:50   #35
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,281
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 28 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Rreth folklorit shqiptar

Tradita dhe Zakonet Shqiptare




Ngjallet" Skenderbeu... sa per te celebruar nje dasme
E Premte, 01 Prill 2005



Kane asistuar ne Muzeun Kombetar zv/kryeministri Namik Dokle; Parlamentari dhe historiani Neritan Ceka, si edhe te ftuar te Trupit Diplomatik ne martesen alla skenderbejane, e cila eshte celebruar ashtu si dikur- me rastin e 600 vjetorit te lindjes se Kryeheroit

Zhurme, ankth, hare, pak konfuzion dhe rekuizita te cuditshme te koheve te ndryshme. Ky ka qene pak a shume mjedisi dje, ne Atriumin e Muzeut Historik, ku Institucioni i Zeqos ne bashkepunim me Bashkine e kryeqytetit (pa harruar Ministrine e Kultures, qe mungoi dhe qe ishte e shenuar ne protokoll) ka realizuar nje revokim te dasmes alla skenderbejane. Pasi, eshte ndare ky 'konfuzion' ne fund, duhet thene se eshte bitisur nje aktivitet i respektueshem. Me idene per te sjelle nje ritual skenderbejan, dy institucionet e kryeqytetit, jane munduar qe te shplurosin pak shpatullat indiferente te shtetit shqiptar per kremtimin e 600 vjetorit te datelindjes se Heroit Kombetar, Skenderbeut.

Keshtu, Muzeu ka pergatitur pervec mjedisit dhe rekuiziten e nevojshme per te revokuar kohen e Skenderbeut, ndersa e="background-color: #FFFF00;">Bashkia ka vene ne dispozicion Banden dhe personelin e saj, pervec te tjerave. Nje grup te tjerash institucionesh, ku perfshihej Garda, qe ka ndihmuar direkt me personel dhe veshje; TOB; Qendra e Femijeve- Tirane; Ansambli i Tiranes; Shkolla e Baletit; Fondacioni "3 Mariat", Firmat "Tre furrat", "Collaku", "Konomi" etj kane mundesua kete eveniment te rrralle.

Ne oren 11.16 (vonese e arsyeshme shqiptare-pasi arriten disa nga te ftuarit dhe te tjere qe nuk kishin ardhur), u degjua kumbimi i kembanes se shekullit te XV, qe ishte vendosur prane murit te Cukes se Ajtoit. Pas saj u shfaq Ai dhe qendroi prane nje ndenjese tipike te kohes, e zgjedhur me kujdes. "Skenderbeu" (nje manekin trupmesatar-zhgenjimi i te rinjve qe prisnin nje gjigand), pasi ka hedhur nje veshtrim ka dhene sinjalin me nje "Mire se na kini ardh", dhe ka zene vend, perkundrejt te ftuarve VIP. E pak minuta me vone- me nje ritual sakral, ka nderruar kurorat e gjetheve mbi kokat e te rinjve, qe "do celebroheshin". Keta te fundit, te veshur me rroba popullore, kane kercyer pastaj dhe seicilit nga te gjashte ciftet qe "do celebroheshin", kane marre per te mbjelle nga nje rrenje ulli ne hyrje te Muzeut. Procesionin e ka drejtuar "Skenderbeu", i shoqeruar me Shpuren e tij, kurse nga pas, kane qene VIP-at shteterore dhe Trupi Diplomatik.

Per te ftuarit, Dr. Zeqo, ka zgjedhur dhe nje menyre origjinale te gostituri, ku femijet u ka sherbyer te ftuarve me poce dhe katruve balte. Gjithshka per ta sjelle sa me afer ate kohe. "Ne i jemi borxhlinj Heroit, per krenarine qe na la, ndersa aktiviteti i sotem le te quhet si nje fillim per aktivitete te tjera te ketij lloji, kudo ku ka shqiptare", ka thene Dr. Moikom Zeqo mes shume gjerave te tjera per te pranishmit.

Kuptohet qe aktiviteti, po te respektohej me shume nga te ftuarit e shumte mund te kishte edhe permasa me te medha dhe me pompoze. Por, gjithsesi, ai ia arriti qellimit te tij: Nderimit te heroit. Kjo ishte edhe arsyeja, qe Drejtori i Muzeut Zeqo, dje ne fund ka marre falenderime te sinqerta nga te gjithe te pranishmit. Ben Andoni


Gezohem shume qe kane filluar te riperterihen disa tradita dhe zakone tona kombetare si kjo e dasmave tani ne Tirane apo edhe Darka e Lames ne Prishtine.
Keto jane gjerat qe na bejne te ndjehemi krenar per veten tone dhe qe na dallojne nga te tjeret, prandaj duhet investuar ne to dhe riperterire e percjelle brez pas brezi.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-09-2012, 17:52   #36
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,281
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 28 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Rreth folklorit shqiptar

Margaret Hezllak, Etnografia, qe "desantoi spiunet" ne Shqiperi


E Merkure, 02 Shkurt 2005
"Dadoja" etnografe, qe pergatiti ardhjen e misionareve britanike ne Luften e Dyte



Quhej Margaret Hezllak (Hasluck) dhe fale saj kemi nje nga punet me te mira per sa i perket Kanunit shqiptar. E pervec kesaj, "The unwritten law in Albania" (Ligji i pashkruar ne Shqiperi-ne origjinal), do te jete shpejt ne duart e publikut shqiptar. Autorja e studimit, Hezllak ka nje jete te ndare ne dy pjese, ashtu si edhe struktura kryesore e vepres se saj: ku njera i kushtohet Shqiperise dhe studimit te saj etnografik dhe tjetra pergatitjes se misionareve britanike, qe do te vinin ne Shqiperi. David Smiley, britaniku, qe qendroi aq afer Enver Hoxhes dhe Shtabit te Pergjithshem, na ka dhene kujtimet e pjeses tjeter te saj, kur ajo u rrefente pa fund per Shqiperine. Vdiq pa mundur qe te perfundoje vepren e saj, e cila u redaktua dhe u botua pastaj nga autoritetet e njohura britanike te etnografise

Ben Andoni

Ka disa gjera, per te cilat nuk gabohet ne "Kujtimet" e tij Enver Hoxha. Nje nga keto eshte percaktimi si spiune i Margaret Hezllakut. Ne fakt, britanikja e paqme me sy bojeqielli dhe e moshuar ne udhetimet e gjata ne kreshtat shqiptare- e meritonte disi nje epitet te tille. Ajo pergatiti disa nga misionaret kryesore britanike, qe desantuan per ne Shqiperi ne Luften e Dyte Boterore. Kuptohet jo per luftime trup me trup, apo si te shpetonin ne rast rrethimi, por thjesht duke i njohur me zakonet shqiptare dhe me gjuhen e tyre, qe per ta ishte po aq e panjohur sa edhe e nje fisi ne Afrike. Duhet ta kete folur shume mire shqipen, Hezllak, sepse sic kujton Hamond, nje emisar po aq sa i zoti si ajo: "E takova per here te pare ne Manastirin e Shen Gjonit prane Elbasanit ne Shqiperine Qendrore...Gjithe jeten e saj ia perkushtoi shqiptareve, jetonte neper fshatra dhe kishte lidhur miqesi me grate e vendit". Ne kete kohe, ajo ishte thjesht anglezja dhe madje thone se ne Elbasan, te vjetrit mbajne mend ende nje rruge, qe e identifikonin si rruga e anglezes. Per 13 vjet me rradhe, ajo capitej atje perditazi (kuptohet se kur nuk ishte ne udhetimet e gjata), duke u marre me vendasit dhe duke mbledhur kodet e tyre te ngaterruara te zakoneve, qe asaj i perngjisnin me ato te Islandes apo dhe Zelandes se Re . Eshte pak e veshtire, qe te zbulosh kete fiksim pas Shqiperise, pasi kane kaluar kaq shume kohe dhe kur nuk kemi ndonje biograf te mirefillte te saj dhe te Miss Durham, qe pak vite para saj, i kishte rene po si ajo, kryq e terthor maleve shqiptare. Por, nje gje dihet mire se "Two Ladies" u fashinuan me gjithshka "Made in Shqiperia".

Dashuria per shqiptaret


Ka nje element, per te cilen te besohet se pse ishin te dashuruara te dy grate me vendet e ashpra, dhe qe fati i njejte "i hodhi" ne viset ballkanike. Ishte nje teori e kohes ne Boten Perendimore, sipas te cilave, njerezit e apasionuar pas etnografise (perpos pasionit, kur ishin shendetlige mund te kuroheshin duket qene sa me shume ne terren). Pas Edith Durhamit (ishte e semure), qe mori kete keshille se pari; ishte Hezllak, qe zbriti pak vite me vone ne Shqiperi. Kjo e fundit, fale dhe rrethanave te kohes, qe nuk mund te perjashtohen. Pasi ishte laureuar shkelqyeshem, sipas vleresimeve te kohes ne Keimbrixh, ajo u emerua ne Shkollen Britanike te Athines, ku bashkeshorti i ardhshem i saj, Z. F.W Hezllak, ishte Ndihmes Drejtor. Ketu u martuan dhe kjo lidhje do t'i rezistonte dhe semundjes te Z.Hezllak, kur ata u zhvendosen ne Zvicer. Ishin vitet e tmerrshme te Luftes se Pare Boterore dhe ne Ballkan, ku punonin ata, kjo lufte ndihej me shume se ne te gjitha vendet e tjera. Kater vjet me vone, bashkeshorti i saj, nje nga studiuesit me te njohur britanike, do te jepte shpirt. I binte barra Znj.Hezllak, qe te merrej me botimin e librit te tij "Manastiret e Malit Athos". Kujtimi moral me te shoqin e saj e detyroi qe te mbaronte librin dhe nderkohe asaj i ishte ravijezuar ne mendje, se me cfare duhej te merrej qe ketej e tutje. Nga ketu filloi rruga e saj per t'iu kushtuar folklorit ballkanik dhe fale nje burse prej "Qendres Wilson" ajo do te shfaqet fillimisht ne Lindjen e Mesme, ku me sa duket filloi dhe clirimi i saj i plote profesional. Pak kohe me vone, ajo vendosi te vendosej perfundimisht ne Shqiperi.

Veprimtaria e saj shkencore


Nuk dihej aq shume per Shqiperine ne kohen kur Hezllak erdhi ne vend. Por, para saj, viset shqiptare i kishte rrahur George von Han, konsulli njohur austriak ne Janine, qe me vone botoi "Albanesische Studien" ne Jene me 1854 dhe "Griechische und albanesische Märchen", botuar ne Laipcig dhjete vjet me vone. Po t'i shtosh dhe Letrat e Hobhauz, mikut te Lord Byron dhe udhetareve te tjere para dhe pas tij, atehere kuadri behet me i plote. Gjithsesi per Britanine, deri me atehere, dritaren me me drite e kishte prezantuar Miss Durham me "High Albania" (1909-Shqiperia e Eperme), dhe pas saj edhe me "Some Tribal Origins, Laws, and Customs of the Balcans" (1928). E po ti shtoje dhe Strabonin, mijera vjet me pare, atehere do te perftohej nje kuader disi me i plote per shqiptaret. Ky ishte momenti ne historine e studimeve kur futet gruaja, qe tashme ishte e veja e njerit prej studiuesve me te njohur te kohes F.W.Hezllak. "The unwritten law in Albania" (Ligji i pashkruar ne Shqiperi) eshte kryevepra e saj dhe fryt i hulumtimeve te gjata dhe te kujdesshme ne Shqiperi. Packa, se ne te, vendin kryesor e ze e drejta zakonore e Malesise, ajo eshte nje veshtrim interesant per te gjithe Shqiperine. Znj.Hezllak e shihte kete te drejte, si mjet per te kuptuar bazat themelore logjike te ketij kodi, por edhe zbatimin ne praktike te tij. Fale shikimit te mprehte te saj, kemi menyren sesi jetonin shqiptaret dhe shume here elemente mbi ceshtje specifike, qe tregojne pasqyrimin dhe funksionimin e se drejtes se pashkruar te banoreve te saj. Keshtu kemi nje panorame te struktures familjare te shqiptareve, menyren e jeteses, si edhe strukturen e pergjithshme te fshatit dhe te jetes fisnore, por ne te njejten kohe dhe natyren dhe funksionimin e kuvendeve fisnore, sipas J.H. HUTTON. Po sipas tij,-"tregohen metodat e trajtimit te krimit kunder prones apo personit, normat qe rregullojne, per shembull, cenimin e prones, udhetimin, ushqimin e kopeve, ose ruajtjen e shtepive nga qente roje. Jepen te dhena te hollesishme mbi trajtimin e beses, menyren e vendosjes se denimeve; dhe se fundi normat qe rregullojne gjakmarrjen. Keshtu, gjakmarrja, ka nisur qe kur s'mbahet mend, dhe padyshim ze ende nje vend shume te rendesishem ne jeten e shqiptarit".

Po ne kete studim shpjegohen dhe elemente te tjere, ku nje i tille interesant eshte ai i kokegjuajtesve. Ky element eshte i lidhur me xhufken klasike te flokeve, qe shqiptaret mbanin ne koke dhe qe etnografet e lidhnin dhe me nje zakon te tille dhe ne vende qe nuk lokalizohen madje fare ne kontinentin tone. "Xhufka sherben per bartjen e kokes se prere", ka sqaruar ne studimin e saj Hezllak. "Ligji i pashkruar shqiptar, ne pikat e tjera, eshte shume i ngjashem me ate te Azise Juglindore dhe te Oqeanise", sqaron ajo.

Kodet e pashkruara, qe na referon ajo- u ruajten kohe pas kohe ne gojen e pleqve dhe u transformuan nga koha, kuptohet fale miratimit te njezeshem te kuvendeve te fisit, organizmit suprem te pjeses me te madhe te komunitetit shqiptar. Madje, edhe Skenderbeu por edhe Leke Dukagjini, nuk munden te kodifikonin kete te drejte te pashkruar, sepse ne shekuj mbeti shume e veshtire, qe te merreshin vesh me njeri-tjetrin dhe nder fiset e ndryshme shqiptare. "Studimi i Znj. Hezllak mbi zakonet shqiptare eshte i rendesishem, jo vetem per etnologet dhe antropologet sociale, por edhe per studiuesit e historise se lashte te jurisprudences", vazhdon studjuesi Hutton, qe ka nje kontribut te madh per pergatitjen dhe botimin e vepres se saj. Nuk eshte e veshtire qe te llogarisesh se me cfare mundi, por me sa shume deshire eshte bere kjo pune, e cila i dha nje dokument te tille shqiptareve dhe studiuesve me te vonshem te saj. Per te bere kete pune, britanikes i duhej qe te zinte rrenje ne Shqiperi, ku miqte e saj shtriheshin nga sferat me te uleta te shoqerise deri ne ato me te larta.

Veprimtaria si spiune

Pa dashur qe te hamendesojme, Lufta e Dyte Boterore, referuar burimeve te ndryshme, e zuri ne Shqiperi gruan. Ajo ishte 54 vjece dhe patjeter si te gjithe njerezit e moshes se saj, ne ate kohe, me shume gjera te lena pas vetes dhe me ankthin e nje lufte te re te perbotshme, qe tashme po kaplonte Kontinentin. Gjithsesi, italianet e larguan nga vendi me 1939 duke ditur peshen e saj te vecante. Vendmberritja e pare e saj ishte Athina, ku punoi per disa kohe ne Ambasaden Britanike dhe pas bombardimit te rende te qytetit, kaloi ne Aleksandri dhe qe ketej ne Kajro. Ketu eshte koha, kur ajo rekrutohet nga "Inteligence Service" dhe momenti, qe asaj mund t'i atribuohet me gjithe mend percaktimi "spiune". Ne fakt, nuk mund te bente me shume praktikisht. Ne moshen e saj, me nje barre gjerash per te treguar, ky do te ishte vendimi me i mire para atyre rrethanave. Por, nuk mund te mohosh dhe sensin patriotik, te futjes se saj ne kete aktivitet, qe ishte pak si aventurier, po te mendosh shendetin dhe ca me shume moshen e saj. Kol. David Smiley, nje figure shume e njohur e Luftes se Dyte Boterore ne Shqiperi, mund te sherbeje shume mire per te percaktuar kete periudhe te re te saj. "Seksioni per Shqiperine (i SOE-se "Ekzekutivi i Operacioneve Speciale", MO 4) drejtohej nga nje njeri, Zonja Margaret Hezllak, e veja e nje arkeologu te famshem, nje grua e moshuar me faqe roze dhe sy ngjyre qielli... Nuk i mungonte as energjia as entuziazmi. Ajo i donte shume shqiptaret, pasi kishte banuar per 20 vjet ne Elbasan, ku studioi antropologjine dhe folklorin shqiptar, per te cilin mund te konsiderohej si nje autoritet. Miku i saj me i ngushte ishte patrioti i shquar Lef Nosi... "Pak me poshte, ne kujtimet e tij, po ai tregon: "Kur ajo shkoi ne Turqi, u rekrutua nga "Intelixhens Servisi". Per dy vjet punoi per te mbledhur informata ne lidhje me Shqiperine dhe mbajti kontakte me shqiptare brenda dhe jashte vendit. Me ne fund perfundoi ne Kajro per te organizuar seksionin per Shqiperine, prane komandes se SOE-se... Zonja Hezllak na mesonte sa mundete ne lidhje me vendin dhe zakonet, si dhe per gjuhen me prejardhje nga gjuha ilire, por ne te cilen ishin futur huazime gjate pushtimit romak dhe turk. Shqipja eshte gjuhe e veshtire, me nje gramatike te nderlikuar por shkruhet me alfabetin latin. Me ne fund arrita te zoteroj disa fjale dhe shprehje. Zonja Hezllak ishte e bindur se shqiptaret do te benin gjithshka per te debuar italianet. Ajo kishte marre njoftim per grupe guerrile, qe vepronin ne male dhe per nje organizate qe i kordinonte, por nuk dinte nese kjo ekzistonte me te vertete dhe kush e mbeshteste dhe kontrollonte. Emrat e kryetareve per te cilet kishte dijeni ishin: Abaz Kupi, Baba Faja, Myslym Peza dhe Muharrem Bajraktari".

Ky ishte informacioni, qe kishte me vete Bill Maklini dhe David Smiley, kur erdhen ne Shqiperi. "Ne kishim dokumenta te firmosura nga Znj. Hezllak dhe Gjeneral Persi, qe na kerkonin qe ketyre shqiptareve qe drejtonin guerrilet t'u jepej mundesia qe t'i ndihmonin...Ajo qe do ndodhte me vone dihej. Smiley dhe McLean kane lene kujtime dhe per luften tone, por tashme te fokusuar nga nje kendveshtrim krejt tjeter. Ku Mehmet Shehu eshte nje "mburravec dhe shpirtlig" dhe ata e nxjerrin genjeshtar pas nxjerrjes se disa fleteve; apo dhe nje shikim krejt interesant per Enver Hoxhen dhe marredheniet e tij...

Fundi...


"Ne Kajro, fatkeqesisht, ajo u semur rende, ku u mesua se vuante nga leucemia. Duke shpresuar se do te permiresohej, shkoi te jetoje ne Qipro, por, e ndergjegjeshme se nuk i kishte mbetur shume kohe per te jetuar, kthehet ne Angli e vendosur qe ta perfundoje librin "The unwritten law", qe e kishte planifikuar prej shume vitesh dhe per te cilin kishte mbledhur material te bollshem. Pasi nuk po vendoste dot per te gjetur nje vend te pershtatshem per banim, shkoi ne Dublin, ku per aq kohe sa i kishte mbetur punoi per librin me kurajo dhe kembengulje te madhe. Ajo vdiq me 1948 pa i dhene vepres doren e fundit, kujton bashkepunetorja e saj Alderson, qe e botoi, pas nje kembimi opinionesh dhe nje ndihme te madhe qe i dhane nga Shoqeria Gjeografike Mbreterore dhe deri ne misionaret, qe Znj.Hezllak vete pergatiti per ne Shqiperi. Ishte nje pune titanike dhe botimi do te konsakronte dashurine e saj per shqiptaret...Flitej per nje vend, ku ajo kishte gati cerekun e jetes se saj dhe qe pothuaj i kishte kushtuar energjite aktive te gjysmes se jetes. Fatkeqesisht, ne Shqiperi, ajo do te etiketohej, vetem me atributet e pjeses se fundit te Luftes...agjente, duke i mohuar pjesen e saj me te bukur: studimin...Tashme, ishte vone, agjentja..e kishte mbaruar misionin e saj tokesor, ndersa "The Unwritten law in Albania" me 1954 pa driten e botimit, plot gjashte vjet pas vdekjes se saj...Ata qe e botuan kishin pasur ne dispozicion vetem materialin e saj bruto dhe konceptimin e librit qe kishte bere ajo vete me kapitujt. 50 vjet me vone... per fat, ne shqip "spiunja" e Enver Hoxhes, do te vije ...me botimin e titulluar "Kanuni shqiptar", qe eshte edhe pjesa e pare e librit...



Si eshte botuar ne shqip

"The unwritten law in Albania" i Margaret Hasluck do te botohet me emrin "Kanuni shqiptar. Origjinali eshte i perbere nga dy pjese 1. "Costumary law-Albania". (Ligji zakonor) 2."Albania-Social conditions" (Shqiperia-kushtet sociale). E perkthyer sefundi ne shqip nga Leka Ndoja, ajo perben edhe nje nga sprovat per te sjelle nje nga autoritetet me te njohura, qe lidhet me etnografine dhe madje edhe shume autoritative. Libri u botua pas vdekjes se saj, nga nje bashkepuntore e saj, pasi u konsultua me shume e shume specialiste. Nder te cilet, ishte edhe Brigadieri Davis, nje nga misionaret e derguar ne Shqiperi dhe qe ishte pergatitur po nga ajo. Libri u botua ne vitin 1954 nga "Cambridge University Press" me 1954, ndersa ne Tirane me shkurt 2005.


© Copyright 2001-2004 Korrieri.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-09-2012, 17:53   #37
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,281
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 28 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Rreth folklorit shqiptar

Festivali Folklorik i Gjirokastrės 2004


--------------------------------------------------------------------------------

E Shtune, 28 Gusht 2004


HISTORIKU I FESTIVALIT

Festivali Folklorik Kombetar eshte zhvilluar fillimisht ne qytetin e Tiranes ne vitin 1957 me siglen "Festivali Kombetar i kenges muzies dhe valles". Festivali i pare Folklorik Kombetar i Gjirokastres u zhvillua ne vitin 1968. Pas ketij festivali ne kalane e ketij qyteti eshte zhvilluar rregullisht, cdo pese vjet, Festivali Folklorik Kombetar "respektivisht ne vitet 1973, 1978, 1983, 1988). Ne vitin 1995 FFK u zhvillua ne kalane e qytetit te Beratit dhe ne vitin 2000 FFK rikthehet perseri ne qytetin e Gjirokastres. Mbeshtetur nenit 5, pika 2 e Ligjit nr.9048, dt. 07.04.2003, "Per trashegimine kulturore" me Urdher nr.348, dt.28.07.2003, te Ministrit te Kultures, Rinise dhe Sporteve data 29 shtator u shpall Dita Kombetare e Trashegimise Kulturore. Me date 09.10.2003 u miratua nga ministri i Kultures, Rinise dhe Sporteve Statuti i ri i Festivalit Folklorik Kombetar, Gjirokaster 2004. Ne kuadrin e Dites Kombetare te Trashegimise Kulturore, me Urdhrin nr. 462, dt. 16.10.2003 te ministrit te Kultures, Rinise dhe Sporteve u shpall organizimi i Edicionit te VIII-te te Festivalit Folklorik Kombetar, Gjirokaster 2004 ne datat 29 shtator-5 tetor



E Shtune, 28 Gusht 2004


MIRATOHEN 35 MILION LEKE PER FESTIVALIN E GJIROKASTRES

Miratohet fondi shteteror per organizimin e Festivalit Kombetar te Gjirokastres. Ne mbledhjen e sotme te Keshillit te Ministrave eshte miratuar projekt-vendimi i propozuar nga MKRS per "Per nje shtese fondi ne buxhetin e Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sporteve dhe Ministrise se Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, te miratuar per vitin 2004, per financimin e Festivalit Folklorik Kombetar, Gjirokaster 29 Shtator-5 Tetor 2004"

Ky vendim synon mbeshtetjen financiare me nje fond prej 35.000.000 lekesh te ketij aktiviteti te madh mbarekombetar, sipas preventivit bashkelidhur. Fondi i vene ne dispozicion do te siguroje realizimin e festivalit ne nivelin e kerkuar per te bere te mundur prezantimin e vlerave me te mira te folklorit shqiptar dhe trevave rreth saj.

Ne mbeshtetje te Ligjit nr. 9048, dt. 7.04.2004 "Per trashegimine kulturore", eshte detyre e shtetit shqiptar mbrojtja, ruajtja, promovimi, perhapja dhe popullarizimi i vlerave me te mira te trashegimise kulturore, muzikore, koreografike, etnografike te krijuara nga populli yne ne shekuj dhe evidentimi i tyre nepermjet ketyre aktiviteteve te ketyre permasave.

Ne kuadrin e dites Kombetare te Trashegimise Kulturore, 29 Shtator, me Urdhrin nr. 462, dt. 16.10.2003, te Ministrit te Kultures, Rinise dhe Sporteve, u shpall organizimi i edicionit te VIII-te Festivalit Folklorik Kombetar, Gjirokaster 2004, ne datat 29 Shtator-5 Tetor.

Per sa i takon efektit financiar te ketij projekt-vendimi ai do te perballohet nga fondi rezerve i Keshillit te Ministrave, per vitin 2004, duke u ndare nje pjese ne forme granti prej 6.000.000 leke per Ministrine e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, e cila do te perdoret per 12 qarqet pjesemarrese ne festival, si dhe pjesa tjeter per Ministrine e Kultures, Rinise dhe Sporteve ne shumen 29.000.000 leke, qe do te perdoret per periudhen pergatitore dhe ate te zhvillimit te Festivalit Folklorik Kombetar, Gjirokaster 2004. Festivali Folklorik Kombetar Gjirokaster 2004 do te sherbeje per ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e trashegimise shpirterore mbarekombetare, duke perzgjedhur ne te krijimet me autentike e me te lashta, qe populli ka krijuar ne shekuj.

Pjesemarrja ne Festival e grupeve te folkut nga Kosova, shqiptaret e Maqedonise, Malit te Zi, arbereshet, arvanitasit, diaspores se larget si dhe te folklorit cam, etj, do te zgjeroje jo veten hapesirat gjeografike te folkut shqiptar, por do te sjelle edhe vlera ne kulturen tradicionale shqiptare. Jane 12 grupe, nga nje per cdo qark; 4 grupe nga trojet etnike: Kosove, Maqedoni, Mali i Zi dhe Cameria; grupe nga ngulimet e medha te arberesheve te Italise dhe shqiptaret e Turqise; grupe nga shoqatat e medha te emigracionit: SHBA, Zvicer, Suedi, RFGJ.

Realizimi

Festivali do te zhvillohet nga data 29 shtator-5 tetor 2004 dhe do te perfshije :

Ceremonine e celjes se festivalit dhe koncertin e mireseardhjes; konkrrimin e grupeve pjesemarrese qe do te zhvillohet gjate 5 diteve, grafiku I konkurrimit te te cilave do te percaktohet nga Komiteti Organizativ i Festivalit.

Do te kete konferenca shtypi, duke filluar qe diten e pare dhe cdo paradite, veprimtari me rastin e 29 shtatorit, Dites Kombetare te Trashegimise Kulturore; promovim te librave te studiuesve te folklorit nga Shqiperia, Kosova, Mali i Zi, diaspora botuar ne vitet 2000-2004; nje dite homazh, kushtuar mjeshtrave te kultures popullore shqiptare gjate shekullit te 20-te si Neco Muka, Hafize Leskoviku, Laver Bariu, etj., etj; ekspozite e piktoreve me motive nga Festivali Folklorik Kombetar;

ekspozite fotografike me pamje nga te gjitha Festivalet Folklorike Kombetare te zhvilluara deri tani; sfilate e kostumeve popullore shqiptare dhe nje aktivitet per artizanatin shqiptar; ceremonia e mbylljes se Festivalit Folklorik Kombetar, Gjirokaster 2004 dhe dhenia e cmimeve nga juria; pergatitja e spotit televiziv ne bashkepunim me Tvsh; organizimi i bisedave ne Tvsh apo Tv private, per Festivalin Folklorik Kombetar, si dhe vlerat e kultures shpirterore te popullit shqiptar.

Ne bashkepunim me Rtvsh, pergatitja e nje dokumentari per folkun shqiptar; pergatitja e flete-palosjeve per kostumet shqiptare si dhe artizanati popullor; hedhja ne treg e kasetave dhe videokasetave cilesore te folkut shqiptar.

Gjate diteve te festivalit do te dale gazeta e Festivalit Folklorik Kombetar, Gjirokaster 2004.

Synimet e projektit:

Nisur nga pervoja 50-vjecare e zhvillimit te festivaleve folklorike, vlerat qe kane sjelle ato ne trashegimine shpirterore te popullit, por edhe mangesite qe kane te bejne me politizimet, grupet masive apo shfaqjet qe denatyrojne folkun; ndryshimet politike dhe ekonomiko-shoqerore te ndodhura ne Shqiperi pas vitit 1990; levizjet masive te popullsise nga zonat e thella ne qendrat e medha urbane te vendit; emigracioni i gjere dhe hapja e Shqiperise me boten, per kete, krahas synimeve per mbajtjen gjalle, perhapjen dhe popullarizimin e vlerave me te mira muzikore, koreografike, etnografike te krijuara nga populli; pasqyrimin me te gjere te folklorit dramatik, pak i ekspozuar ne veprimtari folklorike kombetare. Rendesi do t'i kushtohet evidentimit te krijimeve folklorike, me karakter improvizues, lodra me karakter imitativ, pantonimik e humoristik, krijimet qe lidhen me festat tradicionale popullore dhe ato me karakter ritual; evidentimin e krijimeve me te lashta duke ruajtur pastertine burimore. Per kete do te evitohen shfaqjet qe denatyrojne folklorin, tendencat dhe elementet e tepruar spektakolare, amatorizmi dhe grupet masive; zgjerimin e shtrirjes gjeografike nepermjet pjesemarrjes se grupeve nga trojet etnike, arbereshet dhe arvanitasit, diaspora; zbatimin e strategjise se Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sporteve per integrimin e kultures shqiptare dhe ballafaqimin e saj me kulturen ballkanike dhe evropiane; perfaqesimi me i plote i hapesirave gjeografike te folkut shqiptar dhe i koloritit te jashtezakonshem te tij dhe pjesemarrja ne Festivalin Folklorik e individeve, grupeve apo shoqatave kulturore, jo sipas zonave te ngushta, por zonave te gjera etno-kulturore dhe vecorive karakteristike te tyre. Kjo ka veshtiresite e veta, por mendohet se do te sjelle vlera me cilesore dhe do te shmange grupet masive apo dhe perseritjen e repertorit

Copyright KOHA JONE - E perditshme e pavarur
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-09-2012, 17:54   #38
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,281
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 28 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Rreth folklorit shqiptar

JAM VJERSHETOR I FSHATIT TIM, I KRAHINES SIME, I VENDIT TIM

Interviste me Lefter Cipen, laureat i gjashte festivaleve folklorike kombetare



Rajmond Taho

(Ketu gjeta kengen e 1912-es, te 2004-es, pse jo dhe te 3004-es.
Ne kala kendon historia shqiptare, gjaku, fisnikeria. Une jam nga Piluri i Himares, i Vlores dhe i Shqiperise.)

Ashtu i imet, i zeshket, i shkathet ne levizje ka mbetur Lefteri. Portret tipik bregasi. Fytyra e tij pothuajse kockore. Nje portret qe dallga e detit dhe era e malit ka gdhendur ne vite. Leviz keto dite neper rruget e Gjirokastres, rruge qe te cojne lart ne kala, te skena e festivalit. Ne dore, si gjithmone dosja, qe s'e ndan kurre. Veshtire ta gjesh nje here vetem. Ai ka shume miq. Kenga e Pilurit e ka ben te njohur anekend vendit, madje edhe jashte kufijve. Dikush e fton per kafe. Tjetri e qeras me ndonje gote raki. Lefteri nuk ofendon askend. Te gjithe di t'i respektoje. Ashtu duke biseduar ne nje tavoline e gjeta. E gjeta te klubi i festivalit, ne kala. Me ftoi te ulesha. I thashe se me duhej nje interviste per gazeten. Ai porositi nga nje raki. Une i thashe se doja vetem kafe. Kafeja ne vaki, me tha ai. Ketu kemi festival, kemi gezim...



***


-Meqe i dhe udhe vete kesaj pune, cila eshte pershtypja e deritanishme per ecurine e festivalit?

-Vija ne Gjirokaster me shprese te deshperuar. E verteta. Kisha gabuar. Ketu gjeta kengen e 1912-es, te 2004-es, pse jo dhe te 3004-es. Ne kala hedhin valle perendite. Ne kala kendon historia shqiptare, gjaku, fisnikeria. Une jam nga Piluri i Himares, i Vlores dhe i Shqiperise.



-Kenga (Kenget e atdheut tim( ka nje histori...

-Po. Dikush nga njerezit me peshe te asaj kohe qe shtruar ne nje klinike te Parisit. Ne njeren prej diteve te qendrimit ne te kishte vene ne magnetofon e po degjonte bejken. Doktori francez e pyeti se c'qe kjo kenge. Bejke e bardhe e Pilurit, i qe pergjigjur ai. Pileri, Pileri. Dua kengen e pilerit i qe drejtuar te nesermen doktori. Jo Pileri, por Piluri, ia ktheu pacienti shqiptar. Dhe qe ngritur nga shtrati i te semurit i inatosur dhe i qe drejtuar mjekut. Edhe Parisin te me falesh nuk ta jap Bejken e bardhe. Ajo eshte kenge e atdheut tim, ajo eshte ilaci i shpirtit...

Ja kjo qe pak a shume historia qe me ka treguar vet me gojen e tij ai burre. E une aty mora ngacmim e shkrova vargjet:

Kenget e atdheut tim

Jane ilac e jane sherim.



-Me sa kam degjuar edhe (Bejke e bardhe( pati peripecite e saj

-Na e ndaluan te shoqerohej kenga me fyej. Vec ne nuk i dorezuam fyejt, i fshehem brenda menges se kemishes dhe i nxorem kur nuk mund e na ndalonin me, ne skene, para mikrofonit. Ata qe deshen te na ndalonin nuk e dinin se magjia e fyellit vjen nga shpirti i botes shqiptare. Magjia e tij mblodhi ne kuvend perendite.

-Sa kenge numerohen ne arkivin tuaj?

Vetem deri ne vitin 1998 ne fonoteken e RTSH-se numeroheshin plot 1001 kenge. Te gjitha keto kenge jane kenduar nga grupi i Pilurit te Himares. Tani mund te jene bere 2000 e mos me. Fond me vete ka ne Institutin e folklorit dhe Akademine e Shkencave.



-Po libra sa keni botuar?

-Plot trembedhjete. Shto ketu dhe dymbedhjete vellime ne proces me kenget e popullit te jugut.



-Per 35 vjet keni qene pergjegjes kulture ne Pilur. Si ia dolet mbane kesaj jete?



-Ja ku jam. Me kete pune rrita 5 femije, i bera burra. Martova 5 vellezer e 3 motra. Mundimi te burreron, te ben shqiptar.



-Per Petro Markon keni bere nje kolazh te plote kenduar nga grate e Bregut



-I munduar lindi, i munduar jetoi, i munduar dhe ne varr... vec eshtrat e tij ne Dhermi me flake ne varr.

-Le te kthehemi te festivali. Sot konkuron Vlora...



-Vlora vjen ne festival me histori. Kenga e grupit te Terbacit ka per tekst vargjet e Cajupit, poezine (Memedheu(. Grupi (Bilbili( i te rinjve te Vlores vjen me ligjeratat per Evgjenine po te Cajupit. Ndersa grupi i Himares me kengen (Une jam Himara qe thone(...

Ketu ne vendet e mia

Ku dhe zoti vjen i ftuar

Ketu mbreteron liria

Tjeter falmure s'ka pranuar.



-Ne krijimtari, ku e vendosni veten; ne grupin e poeteve apo ate te rapsodeve?



-Une jam vjershetor i fshatit tim, i krahines sime, i vendit tim. I tille qe dhe Naimi, Cajupi, Lasgushi... nuk jam as poet, as rapsod. Jam vjershtor. Degjo keto vargje:

Burrit shikoi shikimin e syrit

Dhe gruas gucimin e gjirit.



-Kur hidheroheni me teper ne jete?

-Kur vdes ndonje burre i mencur i kombit.

-I gezuar kur ndiheni?

-Kur shoh prinderit e mi tek rrojne te dy, edhe pse i kane kaluar te 80-tat.

-I trembeni vdekjes?

-Kurre. Edhe ti s'duhet t'i trembesh vdekjes. Mos mbaj kurre rreth vetes shoke frikacake. Ata jane te rrezikshem.

-Tani qe jeni 60 e kusure, si e fotografoni jeten?

-Une pergjigjen do ta jepja perseri me vargje:

Me mire nje mike ne pleqeri

Se nje dashuri ne rini!

C'merak te ka mbetur?



-Te plak sa me shpejte gruan, qe te mbreteroj une. Vetem ta plak, jo ta vdes. Ajo te mos vdese kurre, edhe pse dua ta plak sa me shpejt.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-09-2012, 17:55   #39
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,281
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 28 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Rreth folklorit shqiptar

Natėn e tretė tė festivalit janė ngjitur nė skenė shqiptarėt e Maqedonisė. Sipas tyre, shumė rite tė traditės kanė nisur tė humbasin e tė ndryshojnė

Shqiptarėt e Maqedonisė, rikthim nė ritet e motmotit


Violeta Duri, Alma Mile

Kanė qėmtuar numrat mė tė mirė e i kanė sjellė nė sofrėn e festivalit. Rite, kėngė e valle tė ruajtura brez pas brezi, janė interpretuar nė skenėn e festivalit tė Gjirokastrės prej artistėve tė ardhur nga Maqedonia. Pėr grupin folklorik “Lidhja Shqiptare”, nuk ėshtė hera e parė pjesėmarrja nė Festivalin Folklorik, megjithatė kėtė herė, ata paraqiten krejt ndryshe. Kanė pėrzgjedhur numra, qė nuk janė interpretuar mė parė nė skenėn shqiptare. “Lidhja shqiptare” e pėrbėrė nga shoqėria kulturore “Burimet e Sharrit” nga Tetova, ka konkurruar natėn e tretė tė festivalit, ndėrkohė qė kanė marrė pjesė edhe grupe nga Shkupi, Gostivari dhe Struga. Shoqėria Kulturore tetovare “Burimet e Sharrit”, ėshtė krijuar me 1996, me pjesėmarrje tė interpretuesve nga treva tė ndryshme tė Malėsisė sė Sharrit dhe Rrafshit tė Gollogut. Nė pėrbėrje tė grupeve ka emra tė njohur tė kėngėve e valleve tradicionale, burimore, qė ekzekutohen qė nga 60-vjeēarėt e deri tek fėmijėt 7-8 vjeēarė, bartės sė kėsaj tradite. Njė nga interpretuesit mė tė njohur tė folkut shqiptar nė Maqedoni, Remzi Aliu, tregon pėr punėn qė bėhet pėr kultivimin e folklorit dhe transmetimin e tij tek brezat e rinj.


Intervista
Flet, Remzi Aliu, njė nga interpretuesit mė tė njohur tė folkut shqiptar nė Maqedoni

Kemi besuar se Shqipėria ishte parajsa
Me ē’program paraqiteni nė festival?
Programi me tė cilin paraqitemi ėshtė tėrėsisht burimor. Janė 6 numra tė cilat do t’i quaja perla si “Valle lodrash”, kėngėn me motive baritore, titulluar “Bjeri djalo fyellit”, ritin e bletės, njė kėngė kurbeti dhe njė tjetėr me motive motmoti, 100-vjeēare si ajo e “Shėn Gjergjit”. Tė gjithė numrat, me tė cilėt do tė paraqitemi, vijnė pėr herė tė parė nė skenėn e festivalit.

A vazhdojnė tė ruhen nė popull kėto elementė tė artit foklorik dhe si i pėrcillen brezave mė tė rinj?
Fatkeqėsisht po harrohen. Por ne gjurmojmė, i zbulojmė e i sjellim nė skenė. Kėshtu, “Riti i bletės” ėshtė 100-vjeēar. Eshtė zbuluar nė malėsinė mė tė lagėt tė Sharrit, sikurse riti i “Shėn Gjergjit”. Ndėrkohė mundohemi tė punojmė me brezin e ri. Kemi shumė tė rinj e tė reja nė grupet tona, qė i pėlqejnė ritet e zakonet e hershme. Gjithashtu punojmė me grupe, nė shkolla e nė familje. Megjithatė ka vėshtirėsi, pasi shumica e tė rinjve, preferojnė muzikėn moderne. Edhe nė dasma ku mund tė kujtohen e intepretohen ritet, pak gjejmė. Tė njėjtėn gjė mund tė them edhe pėr zona tė tjera ku banojnė shqiptarėt nė Maqedoni. Ne kemi njė festival tonin, “Sharri kėndon”, megjithatė duhet bėrė edhe mė shumė.
Po kostumeve popullore, a ruhen?
Ato pėrdoren dhe ruhen, madje me fanatizėm. Kėtu kemi sjellė dy lloj kostumesh. Tek veshjet e burrave mbizotėron ngjyra e bardhė, ndėrsa tek veshjet e femrave, ngjyrat hapen. Janė tė pėrpunuara nga leshi e pambuku.
Edhe ju keni njė kala, sa e shfrytėzoni pėr aktivitete kulturore?
Kjo ėshtė e vėrtetė, kemi kalanė e “Abdurraman Pashės”, 400-vjeēare. Vite mė parė nė kėtė kala organizoheshin shumė veprimtari kulturore, sidomos, ritet e “Shėn Gjergjit”, por pas krizės qė kaloi Maqedonia, kjo kala ėshtė “pushtuar” nga forcat maqedone ushtarake dhe nuk kemi mė mundėsi ta pėrdorim.
Ju keni ardhur pėr herė tė parė nė Shqipėri nė vitet ’90…
E kemi pasur tė ndaluar tė ndiqnim Radio Televizionin Shqiptar, megjithatė informoheshim fshehurazi. Atėherė dėgjonim vetėm fjalė tė mira, ndaj dhe kishim krijuar pėrshtypjen e parajsės, por kur hymė, e pamė se nuk kishte asgjė tė pėrbashkėt me atė qė kishim imagjinuar dhe ndjejmė dhimbje.
Ē’mendoni pėr festivalin e kėtij viti?
Unė them se festivalet e mėparshėm kanė qenė mė tė pėrgatitura, me materiale mė origjinale. Tani shoh shumė koreografi. Folklori burimor nuk e duron ndėrhyrjen, prekjen, aq mė shumė pėrzierien. Me sa kam parė vetėm Dibra kishte program burimor.

Hoxha: Folklori nuk e duron modernen
Riza Hoxha ėshtė pjesėmarrės i 7 festivaleve tė Gjirokastrės. Hulumtues i apasionuar i vlerave folklorike, por edhe njė instrumentist i shkėlqyer. Si specialist i vjetėr ai di mirė tė dallojė “pastėrtinė” e materialeve folklorike. Sipas tij, numrat e kėtij viti janė burimorė, autoktonė, tradita vjen e pastėr, herė-herė e kulluar, megjithatė ai nuk e mohon qė ka edhe pėrzierje. “Ka shpesh mani nga vetė ne specialistėt pėr ta aktualizuar, pėr ta pėrshtatur me tė sotmen dhe ka ndodhur qė e kemi dėmtuar, shėmtuar, hequr shkėlqimin e origjinalit. Ne jemi pėrpjekur ta ruajmė dhe tė sjellim tė pastėr folkun e zonės, por nuk jemi tė kulluar”, - thotė Hoxha, duke marrė si shembull vallen humoristike dhe atė origjinale tė dasmės pukjane tė shoqėruar edhe me kėngė. “Vallja humoristike “Plaku i dasmės”, qė ėshtė pasuar ndėr breza, flet qartė. Si koreograf, e pėrsėris, se edhe ne specialistėt e kemi fajin pėr ca modernizma. Folklori nuk e duron kėtė.”

Fran Pali, rapsodi i festivaleve
Ka zbritur prej bjeshkėve tė Pukės. Nuk i ka munguar asnjėherė Gjirokastrės sė festivaleve, prej vitit 1973. Tė flasė pėr veglat, pėr baladat, pėr grupin e Pukės, nuk ndjen lodhje. Fran Pali ėshtė rapsod i dėgjuar, kėngėtar e instrumentist. Prej 34 vjetėsh ai punon pėr grumbullimin e folkut dhe ruan me fanatizėm traditėn mė tė mirė tė zonės sė vet. Eshtė vlerėsuar me ēmime nė disa festivale, si krijues, si interpretues dhe si folklorist, madje ėshtė dekoruar dy herė nga Kuvendi Popullor, me medaljen dhe urdhėrin “Naim Frashėri”. Ai kujton vitet kur sėbashku me Ndue Shytin, krijuan orkestrinėn e Pukės dhe e “rritėn” atė nė 102 interpretues tė veglave tė ndryshme muzikore, si fyelli, ēiftelia, lahuta, lodra, dajrja e cylja. “Ishte periudhė e bukur. Punonin shumė, por dhe i qėndronim besnik traditės, madje nuk kalonim as tek tradita e rretheve tė tjera tė afėrta”, thotė rapsodi. Me keqardhje atij i duhet tė pohojė qė kohėt kanė ndryshuar dhe orkestrina qė ngriti me Nduen, tashmė ėshtė rrudhur. Njerėzit janė larguar.

02/10/2004
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-09-2012, 17:55   #40
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,281
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 28 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Re: Rreth folklorit shqiptar

Bujar Qamili per here te pare ne Festival


E Diele, 03 Tetor 2004
Pak njerez, qe nuk jane te lidhur me muziken, mund t'u shkonte ndermend, se Bilbili i kenges shkodrane do te ngjitej si debutues ne skenen e gurte. Por, kjo ka ndodhur, dhe per artistin e njohur, kjo do te mbetet si nje nga kujtimet me te mira

Zeri i tij melodioz ka jehuar ne kengen qytetare shkodrane dhe ne sa e sa koncerte te kenges popullore. Jarja shkodrane e Bujar Qamilit eshte bere sinonim i kenges qytetare te kesaj treve foklorike. E, vertete, bilbili i kenges shkodrane, nuk kishte si ti mungonte ketij edicioni ku vershon koloriti i kenges popullore shqiptare. "Pjesmarrja ne grupin konkurues te Qarkut Shkoder, per mua, perben dicka te vecante, -thote Bujari. Eshte hera e pare qe une ngjitem ne skenen e festivaleve ketu ne Kalane e gurte te Gjirokastres". Ne karrieren e tij si kengetar popullor, ngjitja ne skenen e Festofolkut shenon nje faze te rendesishme. "Per mua,-vazhdon ai- si kengetar popullor perben nje gezim te vecante ekzekutimi i kenges qytetare shkodrane perpara artdashesve te folkut shqiptar. Gjate gjithe periudhes parapergatitore te ketij festfolku une kam punuar me nje pergjegjesi te vecante ne lidhje me kete prezantim". Dhe, me te vertete, prezantimi gjate konkurrimit te kengetarit Bujar Qamili, ka perbere kulmin e konkurrimit te grupit shkodran. Kenga e interpretuar prej tij eshte shoqeruar me duartrokitje entuziaste nga spektatoret e pranishem ne Kalane e gurte. Zeri i Bujar Qamilit ka qene pjese e folkut shkodran per te cilen ai shprehet se eshte nje nga me te shumellojtet, persa i perket repertorit te kenges qytetare. Ne e justifikuam besimin e spektatorit shkodran per nje prezantim dinjitoz ne kete Festival Folklorik. Nderkohe, nje mbrese te vecante tek Bujari, ka lene edhe qyteti i Gjirokastres. Gjirokastra eshte nje qytet me fizionomi te vecante shprehet plot respekt Bujari per qytetin e festivaleve. B. Kore



Teknika nuk eshte ne funksion te "Fest Folk 2004"

Interviste me regjizorin e Festivalit Folklorik Kombetar Milto Kutali. Kush jane gjerat e reja, qe kane ardhur ne kete festival, ne kendvshtrimin e tij, konceptet regjisoriale te grupeve dhe cfare e mundon Festivalin ne vetvete

Blerim Kore

Nga ndryshon konceptimi regjizorial i ketij edicioni nga ai i vitit 2000?

"Elementi me i rendesishem ne konceptimin regjizorial te Festfolkut 2004, mendoj se eshte mireadministrimi i forcave krijuese artistike, te cilat ne fakt numerojne 1 200 pjesmarresit ne kete feste te madhe. Ajo qe mendoj une si regjizor se duhet te vije nga kjo bote e folkut eshte dhe duhet te jete raporti qe duhet ndertuar midis asaj qe eshte tipike per seicilin prej trupave pjesmarrese dhe nga ana tjeter universalja dhe filli i perbashket qe i lidh dhe i bashkon keto treva ne ate qe quhet folklori kombetar. Pikerisht, per kete, ne jemi munduar qe si domethenie te cdo nate konkurrimi, kete element bashkues ta realizojme nepermjet nje ceremoniali te perbashket, atij te dasmes. Cdo grup konkurues do te sjelle nepermjet interpretimit te nje dasme, ate realitet te ceremonise se dasmes shqiptare, qe ekziston ne treva te ndryshme. Element tjeter, qe perben autenticitetin e seicilit grup popullor konkurrues, eshte evidentimi artistik i se vecantes ne jeten e perditshme. Kjo ka te beje me ritualet zakonore te cdo treve folklorike, te cilat si regjizor jam perpjekur ti ndertoj ne momentet e tyre te vecanta per ti sjelle me te kuptueshme per spektatorin e gjere. Regjia, ne menyren e konceptimit artistik, eshte perpjekur te respektoje nje spektator qe eshte mik i festivalit madje po te mendosh qe ai vjen edhe nga jashte kufijve te vendit".

Cili eshte koncepti regjizorial, qe mbizoteron ne festivali ?

"Regjia, gjate punes se saj artistike, ka pasur parasysh se nuk duhet shuar ai spontanitet , improvizim dhe ai pasion i zilishem i artit popullor, qe vjen nga krijimtaria artistike e anonimatit. Eshte pikerisht ky spontanitet, qe percjell boten dhe shpirtin e pasur te ketyre njerezve. Shpirtin e improvizimit, qe mbartin artistet popullore, ne jemi perpjekur qe ta ruajme, mos ta cenojme per ta sjelle te fresket ne skenen e festivalit".

Cfare veshtiresish ka ndeshur regjia gjate neteve te konkurimit ?

"Kam pershtypjen se dobesia e ketij festivali eshte serish elementi teknik, te cilen mund ta konsideroj si mungese atavike, te trasheguar nga festivalet e kaluara. Mendoj se infrastruktura teknike nuk eshte ne dispozicion te festivalisteve. Duhet patjeter qe keto gjera ti shikojme per te ardhmen dhe te mundohemi qe ti veme ne funksion mesa te mundemi. Sepse ne fund te fundit eshte teknika dhe te gjithe efektet e tjera jashteartistike qe duhet te vihen ne funksion te interpretuesit".
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė
Mėnyra e shfaqjes

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur