Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Letėrsia shqiptare

Letėrsia shqiptare Diskutime rreth letėrsisė nė Shqipėri . Autorė dhe krijimtaria e tyre.

Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė Mėnyra e shfaqjes
i vjetėr 29-09-2012, 01:26   #1
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,344
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 28 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Poezi per atdheun dhe thenie per gjuhen

Asdreni



BETIMI MI FLAMUR

Rreth flamurit tė pėrbashkuar
Me njė dėshir’ e njė qėllim,
Tė gjith’ atij duk’ iu betuar
Tė lidhim besėn pėr shpėtim.
Prej lufte veē ay largohet
Qė ėshtė lindur tradhėtor,
Kush ėshtė burrė nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si njė dėshmor!

Nė dorė armėt do t’i mbajmė
Tė mprojmė atdhenė mė ēdo kėnt,
Tė drejtat tona ne s’i ndajmė;
Kėtu armiqtė s’kanė vėnt.
Se Zoti vetė e tha me gojė
Qė kombe shuhen pėrmbi dhe,
Po Shqipėria do tė rrojė;
Pėr tė, pėr tė luftojmė ne!

O flamur, flamur, shenj’ e shenjtė,
Te ty betonemi kėtu,
Pėr Shqipėrin’ atdhen’ e shtrenjtė,
Pėr nder’ edhe lavdimn’ e tu.
Trim, burrė quhet dhe nderohet
Atdheut kush iu bė theror;
Pėr jet’ ay do tė kujtohet
Mi dhet mi dhet si njė shenjtor!

Populli



MĖ NJĖZET E TETĖ NĖNTOR

Mė njėzet e tetė nėntor
Mė kėmb' u ngre Shqipėria
Smail Qemali nė Vlorė
Me gjithė shokėt e tija
Ē'i tha popullit me gojė -
Poshtė o shokė, robėria
Evropa le ta dėgjojė
Nuk ka vend kėtu Turqia
Ja te vdesim, ja tė rrojmė
Ėshtė e jona, Shqipėria

Gjergj Fishta



SHQYPNIJA
(fragment)

1. Edhč hāna do t' a dije,
Edhč dielli do t' két pį,
Se per qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk kį !
.............................................
5. Mbi ato male e bjeshkė kreshnike
Léjn mande' ata djelm si Zāna,
Armėt e t' cillvet, p'rherė besnike,
Janė permendė nder fise t' tana.
6. Atje léjn, po Toskė e Gegė,
Si dż rreze n' flakė t' nji dielli:
Si dż rrfé, qi shkojn tue djegė,
Kśr shkrepė rźja nalt prej qielli.
.................................................. .
11. Shkundu pluhnit, prį, Shqypnķ,
Ngrehe ballin si mbretneshė,
Pse me djelm, qi ngrofė ti n' gjķ,
Nuk mund t' quhesh, jo, robneshė.
.................................................. .
14. Kaq tė bukur, kaq tė hieshme
Perendija t' fali i Amshueshem,
Sį 'dhe deka āsht per tż e shieshme:
N' gjķ t' and vorri āsht i lakmueshem.
15. Po, edhč hāna do t' a dije,
Edhč dielli do t' két pį,
Se per qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk kį !
16. Rrnosh e kjosh, prį moj Shqypnķ,
Rrnosh e kjosh gjithmonė si vera,
E me dije e me Lirķ
Pėr jetė t' jetės tė rrnoftė tż ndera.


ALI ASLLANI




VAJZA SHQIPTARE
(fragment)

.................................................. .
II
Kush tė ka dėrguar, Hėna apo Djelli?
Pa mė thuaj, tė lutem, sa yje ka qjelli?
Ka tė tilla pyje nėpėr ata yje?
Ka tė tilla xhinde nėpėr ata pyje?

Qofshi tė ėrgjėnda, ka tė tilla xhinde?
Rrofsh e qofsh, sa malet, zotrote ku linde?
Desha qė ta dija ku ėshtė ylli yt,
Desha qė ta dija ku ėsht’ pylli yt!

Nė je ndonjė dritėz, dritėz perėndie,
Lum kush tė ka afėr, kurse nata bie;
Nė je ndonjė hije, hije hyjėnore,
Kthema zemrėn time, zemrėn qė ma more!

.................................................. ............

Nė je xhevahire, nga se ku je dukur?
Nga se xhevahiri rri nė kuti futur?
Nė je ndonjė flutur, kush tė ka qėndisur?
Kush ėshtė ajo dorė, qė tė ka stolisur?

.................................................. ............

- Un’ jam njė arbreshe, rroj kėtu nė rrėza,
Njė gjak e njė gjuhė kemi me thėllza;
Pullumb e sorkadhe jemi farė e fis,
Kemi dhe shqiponjėn gjyshen e shtėpisė!

Ēdo tė mira kemi, djelli si ar
Derdhet pėrmbi neve nga ēdo vėnd mė par’,
Lul’ e vėndit tėnė katėr stinat ēel
Edhe erė e bukur na deh e na vel!

A e more vesh kush mė ka qėndisur?
Ėshtė dritė e djellit qė mė ka stolisur,
Ėshtė dritė e djellit, ėshtė dritė e hėnės,
Mė shum’ nga tė gjithė ėshtė sisė e nėnės!

Mitrush Kuteli



TĖ FALEM TY
(fragment)

I
Tė falem ty, o gjuhė-shkėmb,
me rrėnjėt thellė nė shkėmbenj,
qė ēave qiellinkur t’ u vrėnj
dhe shembe bisha e shtėrpėnj,
po mbete prapė:
shkrep e shtėng:
tė falem, gjuhė shkrepėtim,
qė shkrep nė qiej e vrungullon,
me bujė pyjesh bubullon,
me gjėmė detesh uturon,
dhe je, siē ishe:
vetėtim;
tė falem ty, o gjuhė - hoj,
ty, zėth i nėnės - qetėsi,
ty, kėngė e foshnjės - kaltėsi,
ty afsh’ i zemrės - dashuri -
gjithmon e ėmbėl
mjaltė zgjoi.

II

Tė falem ty o gjuhė e fisit tim,
siē nuk i falem asnjė perėndi -
se tempull i pėrjetshėm mė je ti,
dhe ti mburoje nėpėr mot tė zi:
ti, dritė e krirtė nėpėr errėsi,
ti, perėndi, qė nuk ke perėndim.

Fatos Arapi



ATDHEU

Atdheu ėshtė dhembje, ėshtė dhembje,
Njė prill i pikėlluar nė shpirt.
Atdheu ėshtė kryqi, ėshtė kryqi.
E mban – edhe tė mban ty – nė shpirt.

Atdheu ėshtė toka e premtuar.
Ti shkel si njė zot dhe s’e ke ndėn kėmbė.
Atdheu s’ka fjalė, ka sy tė trishtuar.
Vdes dashuria nė dashuri qė tė ēmend.

Atdheu ėshtė buka e uritur:
Tė ikėn nga duart e dot nuk e ngop.
Ėndėrr dhe ankth dhe shpresė e sfilitur.
Me sytė n’errėsirė vetveten kėrkon.

Atdheu ėshtė varr i hapur, ėshtė varr.
Njė jetė drejt tij shkon me besė qė bind.
Nė njė pikė loti mbyt lotin fatvrarė.
Nė njė pikė loti lirinė e lind.

Atdheu yt i vogli, i vogli,
ai hyjnori, i pavdekshmi – loti.


“Gjuha ruhet atje ku shkruhet”
Populli

“Ai qė e zotėron gjuhėn e vet vlen mė tepėr se ai qė pushton njė qytet”
Njė mendimtar i lashtė

“Gjuha ėshtė institucion mbi tė gjitha institucionet”
Heidegger

“Viktimat e gjuhės janė mė tė shumta se ato tė shpatės”
S. Frashėri

“Gjuha ėshtė tepėr e rėndėsishme pėr t'ua lėnė vetėm gjuhėtarėve”
Heidegger

“Gjuha Shqipe ėshtė i vetmi mjet i ndriēimit dhe i pėrparimit moral.
Ajo ėshtė njė gjuhė e fuqishme dhe e bukur qė duhet tė jetė krenaria e folėsve tė saj dhe njė mjet i shenjtė pėr zhvillimin kulturor dhe intelektual tė kombit tė vjetėr shqiptar”
Holger Pedersen

“Kurrė nuk kemi tė drejtė tė quhemi komb i qytetėruar, sado qė tė mėsojmė gjuhė tė huaja, sepse kombi nuk qytetėrohet vetėm me mėsimin e gjuhėve tė huaja, por me mėsimin e gjuhės sė vet”
Filip Shiroka

“Gjuha ėshtė sendi mė i ēmueshėm i njė populli dhe pėr popullin shqiptar ėshtė i vetmi thesar”
E. Ēabej
“Gjuha ėshtė pasqyra mė e qartė e njė kombi dhe e kulturės sė tij”
Eqrem Ēabej
“Gjuha pasqyron njė kombėsi, ajo ėshtė pasqyra mė e qartė e njė kombėsie dhe e kulturės sė saj. Shkalla e pasurisė dhe e pastėrtisė sė gjuhės ėshtė tregues i nivelit tė kėsaj kulture”
E. Ēabej

“Shenjat e civilizimit tė njė populli janė:
si kujdeset ai pėr drunjtė e tij,
si kujdeset ai pėr fėmijėt dhe pleqtė
si sillet ai me gjuhėn e tij.
Por gjuha ėshtė mė e rėndėsishme. Ėshtė detyrė e tij qė ta ruajė dhe ta kultivoj atė si vlerė kulturore dhe si tipar identiteti”
Erwin Chargaff

“Themelin e diturisė dhe tė atdhetarisė e pėrbėn gjuha shqipe”
Mit’hat Frashėri

“Fjala e huaj nė gjuhė ėshtė si dhia ndėr dhen”
N. Frashėri

“Gjuha mė e mirė se gjithēka tjetėr jep shpesh dritėn ose mjerimin e njė kohe”
I. Kadare

“Gjuha shqipe ka aq pasuri fjalėsh e ėshtė e ardhshme e plot gjallėri e jetė, sa mund tė pėrkthehen nė tė klasikėt e ēdo kombi, e ēdo kohe”
Gj. Fishta

“Gjuha letrare s’ėshtė vetėm thesari i kulturės sonė, por edhe mjet i fortė pėr mbrojtjen e etnisė shqiptare”
I. Ajeti

“Ka njė mjet me anėn e tė cilit kėrkimtari ėshtė nė gjendje ta ndriēojė, deri-diku, muzgun e fillimeve tė popullit shqiptar dhe tė hyjė nė kohėn qė shtrihet pėrtej dėshmive historike. Kėtė mjet e jep gjuhėsia”
N. Jokl

“Larg gjuhės shqipe, larg tė qenit shqiptar”
Q. Murati

“Mbrojtja e gjuhės ėshtė detyrė dhe peng nderi pėr ēdo shqiptar”
Gj. Shkurtaj

“Zot! Jepu shqiptarėve vullnet dhe logjikė qė tė flasin shqip tė paktėn kur janė nė Shqipėri. Se, siē kanė zėnė disa, shpejt a vonė do ta bėjnė atdheun babiloni gjuhėsh, ku s’do ta marrė vesh qeni tė zonė”
N. Bulka

“Duke lexuar autorėt qė shkruajnė mirė, mėsohesh tė flasėsh mirė”
Volter

“Gjuha e keqe sjell shumė tė kėqija”
Latine
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 30-09-2012, 14:28   #2
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,344
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 28 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Poezi per atdheun

POEZI DASHURIE PĖR ATDHEUN


POPULLI



MĖ NJĖZET E TETĖ NĖNTOR

Mė njėzet e tetė nėntor
Mė kėmb' u ngre Shqipėria
Smail Qemali nė Vlorė
Me gjithė shokėt e tija
Ē'i tha popullit me gojė -
Poshtė o shokė, robėria
Evropa le ta dėgjojė
Nuk ka vend kėtu Turqia
Ja te vdesim, ja tė rrojmė
Ėshtė e jona, Shqipėria

NAIM FRASHĖRI



SHPREH

Kam shumė shpresė
Te Perėndija,
Qė tė mos jesė
Kshu Shqipėrija,
Po tė ndritohet
Tė lulėzohet.

Pa vjen njė ditė
Qė tė na sjellė
Tė madhe dritė
P’ ajo tė pjellė:
Qytetėrinė,
Fatbardhėsinė.

Vėllazėrija
Edhe bashkimi
E njerėzija
Ėshtė shpėtimi,
Lum kush t’arrinjė!
Pa do tė vinjė.

Qė Shqipėrija
Do tė ndritohet,
Dhe ligėsija
Do tė mėrgohet.
Jak’ e vėrtetė!
Pse rri e qetė?

Pėr Shqipėrinė
Ditėt e mira
Paskėtaj vinė
Shkoj errėsira,
Lum kush tė rronjė,
T’a shohė zonjė!

Se Shqipėtari
E gjuh’ e tija
Venė sė mbari
Dhe Shqipėrija,
Lum kush t’a shohė
Pėr pakė kohė.

Pa dituritė
Dhe mbrothėsija
E mirėsitė
Dhe njerėzija,
Do tė burojnė
Nukė mėnojnė.

ASDRENI



SA TĖ DUA O SHQIPĖRI!

Sa tė dua, o Shqipėri,
sa me mall ndiej e sa dėshirė,
pėr ty gaz e dashuri
mu nė zemėr mė ka mbirė!
Se pėr mua, o Atdhč,
je njė lule aq e vyer,
sa nuk gjendet pėrmbi dhč
shpirtin tim pėr tė ushqyer!

ĒAJUPI



MĖMĖDHEU


Mėmėdhe quhetė toka
ku mė ka rėnurė koka,
ku mė ka dashur mėm' e atė,
ku mė njeh dhe gur' i thatė,
ku kam pasurė shtėpinė,
ku kam njohur perėndinė,
stėrgjyshet ku kanė qėnė
dhe varret qė kanė vėnė,
ku jam rritur me thėrrime,
ku kam folur gjuhėn time,
ku kam fis e ku kam farė,
ku kam qeshur ku kam qarė,
ku rroj me gaz e me shpresė,
ku kam dėshirė tė vdesė.

NOLI



HYMNI I FLAMURIT


O Flamur gjak, o flamur shkabė,
O vėnd e vatr' o nėn' e babė,
Lagur me lot, djegur me flagė,
Flamur i kuq, flamur i zi.

Fortesė shkėmbi tmerr tirani,
S'tė trėmp Romani, as Venecjani,
As Sėrp Dushani, as Turk Sulltani,
Flamur i math pėr Vegjėli

Flamur qė lint Shėn Kostandinin,
Pajton Islamn' e Krishtėrimin,
Ēpall midis feve vllazėrimin,
Flamur bujar pėr Njerėzi.

Me Skėnderben' u-lavdėrove
Dhe nė furtun' i funtmi u-shove,
Me Malon prapė lart vrapove,
Yll i pavdekur pėr Liri.

Sa shpesh pastaj pėr-dhe u-shtrive
Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive,
Po ēdo mizor me shpat' e grive,
O fushė-kuq, o shkabė-zi.

Pėrpjetė pri-e Shqipėrinė,
Pėrlintj'a shpirtin dhe fuqinė,
Diell pėr vllanė, yrnek pėr fqinė
Pėr botėn ėndr' e qjell i ri.

FILIP SHIROKA



SHKO DALLĖNDYSHE...


Udha e mbarė se erdh pranvera,
shko, dallėndyshe tue fluturue,
prej Misirit n'dhena tjera,
fusha e male tue kėrkue;
n'Shqipni shko, pra, fluturim,
shko nė Shkodėr, n'qytetin tim.

Shėndet prej meje tė m'i falėsh
saj shpisė vjetėr ku kam le,
me ato vende rreth t'pėrfalesh,
ku kam shkue kohėn e re;
atje shko, pra, fluturim,
fal me shndet qytetit tim.

Me ato male, me ato kodra,
me ato prroje rreth t'pėrfalesh
n'ato fusha qė m'ka Shkodra
tė lulzueme, aty t'ndalesh;
tue kndue me ambėlcim,
fal me shndet qytetit tim.

T'mujsha dhe un' me fluturue
dojsha dhe un' me u nisė me ty,
dojsha n'Shkodėr me kalue,
m'e pa prap at'vend me sy!
Por... ti shko atje... fluturim
e ti qajma fatin tim.

HIL MOSI



MALL


Vend i dashtun , ku un'leva,
Sa sa her' me mall t'kujtoj!
Kurr si sot dashtni nuk ndjeva,
Shum' Shypni, un' ty t'dishroj!

Shpesh kujtimet m'shkojn' te shpia,
Ku me mall e shkush fmininė,
Zemrėn krejt ma grin dashtnia
E prej mallit mrend po zin.

Ah, at' votėr kur kujtova,
Ku qark saj un' jam rrethu...
Dy tri pika lot i lshova,
Ktu n'kėt vend ku jam mėrgu.

Kur ma thell' jam shty n'mendime
E mjerimin kam kujtu...
Ikne, ikne ē'pata gzime,
Zemra faret m'u coptu!

LAME KODRA



UNĖ E DUA SHQIPĖRINĖ
(fragment)


........................................
Unė e dua Shqipėrinė,
Pėr tėrfilin mi lėndinė,
Pėr njė vajzė gjeraqinė,
Dhe pėr ujėt qė buron
Nga njė shkem e gurgullon
Nėpėr lisat gjetheshumė,
Edhe zbret pėrposh nė lumė.
Unė e dua Shqipėrinė
Pėr njė lule trėndelinė,
Pėr njė zok qė fluturon,
Pėr bilbilin qė kėndon
Nė ato ferra nė ato hije
Kėngė malli e dashurie,
Kėngė shpirti tė helmuarė.
Unė e dua Shqipėrinė
Si poet i dhemshuruarė.

MITRUSH KUTELI



BALTA SHQIPĖTARE
(fragment)


.......................................
Tė dua, Baltė shqipėtare,
magjistare,
e embėl
si vetė vdekja!

Se thellė jam kėtu,
brenda teje:
gjer mbi gju
gjer mbi bel
e gjer mbi krye.

Dhe dua fort tė dehem
tė prehem
(ah, qė tani!)
Brenda teje.

Tė tė pushtoj
i dėshpėruar;
tė tė shtrėngoj,
tė mė shtrėngosh:
egėrsisht!
dėshpėrimisht!
e tė mė tretėsh
si gjysh-strėgjyshnė
e si po tret
ah! Zemėr-madhė
e flokė-bardhė
e trup-zhuriturin
Babanė!

Tė dua Baltė shqipėtare,
magjistare:
ti mjalt e ėmbėl, -
pelin e hidhur.
Tė dua:
egėrsisht,
dėshpėrimisht,
si ujku pyllin,
si vala valėn
si balta baltėn!
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Askushi pėlqehet nga
Ganimet (03-06-2014)
Pėrgjigje


Tema po shikohet nga: 2 (0 anėtarė dhe 2 vizitorė)
 
Mundėsitė nė temė
Mėnyra e shfaqjes

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur