Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Enciklopedi

Enciklopedi Kėtu do ketė informacione nga mė tė ndryshmet, thjesht emri tregon risin e kėtij nėnforumi.

Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė Mėnyra e shfaqjes
i vjetėr 29-09-2012, 09:36   #1
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,281
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 28 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Mashtrimi nė letėrsi - (absurdi te Miti i Sizifit tė Kamysė)

Hiqmet Meēaj





MASHTRIMI NĖ LETĖRSI - vazhdim





(absurdi te Miti i Sizifit tė Kamysė)
(essé)




Shkaqet qė mė shtyjnė tė ndėrmarr kėtė essé nuk janė tė shumtė. Me anė tė saj, duke vazhduar idenė e mashtrimit nė letėrsi, mė duhet tė shprehem se shkrimtarėt, mes tė cilėve edhe Kamyja, duan tė na mbushin mendjen se teoritė e tyre qėndrojnė mė kėmbė edhe duke na sjellė argumente anėsore nga njė mit. Nė kėtė rastin e Kamysė kemi njė paraqitje klasike mashtruese tė mbrojtjes sė idesė sė absurdit, se lumturia dhe moskryerja e misionit jetėsor deri fund, janė themeli i jetės. Sipas kėtij autori, Sizifi duhet tė jetė i lumtur nė absurditetin e vet tė mosēuarjes sė gurit asnjėherė nė majė tė malit. Mjafton vetėm pėrpjeka pėr tė arritur nė majė. Rezultati nuk ka rėndėsi.
Lexoj mitin, bazėn e tij themelore, siē pėrshkruhet nė njė enciklopedi greke, por qė Kamyja na sjell diēka tjetėr, tė zgjeruar, e cila i shėrben idesė qė ai kėrkon tė na pėrcjellė. Ja miti: Sizifi, djali i Eolit, mbret i Korintit. Sizifi ishte i dėgjuar pėr veprimet e kėqia tė tij (nėnvizimi im). Ngriti mure nė ngushticė, (aty ku sot ndodhet kanali-shėnimi im) dhe merrte taksė tė rėndė nga ēdo udhėtar (I detyronte kalimtarėt tė punonin pėr tė- shėnimi im). Pėr mėkatet e tij u dėnua tė shkonte nė Skėterrė tė rrokulliste njė gur tė madh drejt majės sė njė mali. Por, sapo afrohej pėr atje, shkėmbi rrėshqiste pas dhe ai e fillonte nga e para ngjitjen. Dhe ajo vuajtje e tij vazhdonte pambarimisht. (Enciklopedia Idra, vėllimi 10, faqe 3493-3494, botim i vitit 1987).
Vetėm kaq. Pra thelbi i mitit pėrbėhet nga njėra anė prej prapėsirave dhe mėkateve tė rėnda tė Sizifit, nga ana tjetėr prej ndėshkimit tė tij. Ėshtė ēuditshme se, sipas kėtij varianti bazė tė tij, kemi nė themel gurin nga kreu deri nė fund: Sizifi ngriti mur, kuptohet me gur dhe u ndėshkua tė ngrinte gur nė Skėterrė, duke mos arritur tė ngrinte mė mur.
A nuk e ka ditur kėtė thelb Kamyja? E pabesueshme ta pranojmė se nuk e dinte. Po pėrse ai na e sjell mitin nėpėrmjet degėzimeve tė tij, nėpėr paraqitjet dytėsore e jo nė atė thelbėsore?
Ja fragmenti kryesor i mitit i sjellė nga Kamyja. "Po t'i besojmė Homerit, Sizifi ėshtė njeriu mė i ditur dhe mė i kujdesshėm midis te vdekshmėve. Megjithatė, sipas njė tradite tė vjetėr, atė e tėrhiqte zanati i cubit. Nuk mė duket kontradiktore. Opinionet janė tė ndryshme pėr shkaqet pėrse u dėnua qė tė bėnte nė ferr punė tė padobishme. Para sė gjithash, e dėnojnė pėr mendjelehtėsi nė sjelljet me perėnditė. Nuk i ruajti sekretet e tyre. Egina, vajza e Azopit, u rrėmbye nga Jupiteri1. I ati u befasua nga kjo zhdukje dhe u ankua te Sizifi. Ky i fundit, qė kishte dijeni pėr rrėmbimin, i premtoi Azopit t'i tregonte, me kusht qė ky t'i jepte ujė kėshtjellės sė Korintit. Midis rrufeve qiellore dhe bekimit tė ujit, ai zgjodhi tė dytėn. Pėr dėnim, u dėrgua nė ferr".* Te ky fragment i sjellė nga Kamyja, Sizifi na pėrshkruhet i ngarkuar me virtyte, mė i ditur dhe mė i kujdesshėm midis te vdekshmėve, vetėm se e tėrhiqte zanati i cubit. Por edhe kėtė ves autori i cituar ia fal, nuk i duket kontradiktor. Ndryshe, teoria e tij pėr absurdin nuk mund tė mashtrojė. Sipas kėtij versioni, Sizifi dėnohet sepse midis rrufeve dhe bekimit tė ujit ai zgjodhi tė dytėn. Kam tė drejtė tė pyes: Pėrse nuk u dėnua me ujė por me gur? Kėtu lind ēarja e parė nė logjikėn e mitit dhe atij tė Kamysė.
Edhe nė traditėn e shumė popujve, jo vetėm nė lashtėsi, masa e ndėshkimit vihet mbi bazėn e asaj qė kryhet nga fajtori: nė se vret, vritesh. Nė se tė kapin duke vjedhur, p.sh. njė dele, ta varin atė nė qafė e tė turpėrojnė pėr tėrė jetėn duke tė shėtitur, pra ta bėjnė jetėn skėterrė. Nė disa vende tė tjera vjedhja ndėshkohet me prerje dore, pra hiqet nga trupi ajo pjesė qė u pėrdor pėr tė kryer veprimin e ndaluar..
Kurse Sizifi pėrdori gurin pėr tė kryer prapėsitė e tij dhe u ndėshkua me ngritje guri, jo me dele. Nė njė pamje jo aq figurative tė ēmitologjizuar, Sizifi mund tė jetė njė njeri i zakonshėm qė e shėtitin fshat mė fshat e krahinė mė krahinė me njė gur nė shpatulla, duke e turpėruar, pra duke ia bėrė jetėn skėterrė. Edhe nė kėtė rast bartja e gurit nuk ka si qėllim ndėrtimin e murit, pra nuk kryhet me tė asnjė punė, ėshtė njė lodhje e kotė me qėllim jo ndėrtimin, por ndėshkimin. A mund tė jetė i lumtur Sizifi apo ēdo lloj sizif tjetėr me kėtė? Kotėsia e punės dhe e lodhjes a do tė ishin burim kėnaqėsie nė njė rast tė tillė? Padyshim, jo dhe pėr asnjė.
Homeri gjithashtu na tregon se Sizifi kishte lidhur me zinxhirė Vdekjen, vazhdon citimin Kamyja. Plutoni nuk mund ta duronte kėtė pamje tė shkretė tė mbretėrisė sė vet. Ai dėrgoi perėnditė e luftės tė ēlironin vdekjen nga duart e ngadhnjimtarit.
Ky citim i duhet autorit tė arrijė nė pėrfundimin se Sizifi i pėrēmonte perėnditė, se ai donte tė vepronte tė ndryshe, i lirė prej tyre, tė shijonte pasionet e jetės i shpenguar. Mos vallė nė kėtė rast nuk kemi tė bėjmė me njė hero absurd por anarkist? Mos kemi tė bėjmė me njė tentativė pėr tė qenė ndryshe, pėr tė pėrjashtuar tė tjerėt duke u bėrė mė pas i pėrjashtuar prej tyre? Por kjo ėshtė njė ēėshtje e rėndėsishme qė duhet trajtuar nė njė esé tė tėrė.
Qė Sizifi lidh me zinxhirė vdekjen, nė rregull, dėshiron tė jetė i pavdekshėm edhe vetė, pra t'u ngjajė perėndive. E bėn kėtė edhe pėr tė tjerėt, pėr tė gjithė njerėzit? Cili motiv e shtyn? Ėshtė ngasje e brendshme e vetvetes pėr vetveten, apo pėr vetveten dhe tė tjerėt? Cilėndo nga tė dyja tė pranojmė, nė asnjė rast nuk do tė vėrejmė se veprimi i Sizifit ėshtė absurd, shterp dhe pa fryt. Revolta ndaj njė vullneti sipėror pėr tė ndryshuar diēka, nuk ėshtė asnjėherė veprim absurd, edhe nėse nuk arrin tė plotėsohet si kryerje. Mirėpo vėshtirė tė pranojmė se ai e kryen kėtė veprim edhe pėr tė tjerėt, sepse sipas mitit, tė cilin e solla nė fillim, Sizifi ėshtė njeri plot vese qė dėmton tė tjerėt. Ai dėnohet tė mos kryejė nė skėterrė atė punė qė e kreu nė jetė, me anė tė sė cilės dėmtonte tė tjerėt. Edhe vdekjen, sipas kėsaj logjike, ai e mbėrtheu vetėm pėr vetveten, qė tė kthehej pėrsėri nė jetė, ku bartja e gurit do tė pėrfundonte me ndėrtime muresh, ndarės tė njerėzve, pengesė qarkullimi tė lirė, me qėllim pėrfitimi e plotėsimi tė dėshirave tė mbrapshta qė i mbulonin shpirtin.
Dhe nė librin "Fjalor i mitologjisė", me autor Todi Dhama, botim i shtėpisė "8 Nėntori", Tiranė, 1977, nė faqen 221-222 Sizifi pėrshkruhet kėshtu: "Tė gjithė poetėt e vjetėr e tregojnė si vjedhės, gėnjeshtar dhe dinak". Kurse mė tej vazhdon: "Shkaqet pėr tė cilat qe dėnuar Sizifi, Homeri nuk i tregon, kurse autorė tė mėvonshėm japin versione tė ndryshme (Sizifi qe dėnuar kėshtu, sepse tregoi planet e perėndive, ose sepse grabiste udhėtarėt, ose se i tregoi Asopit se ku e kishte fshehur Zeusi vajzėn qė kishte mbėrthyer").
Po tė gėrmojmė edhe mė nė mitologjinė greke do tė vėrejmė se ekziston edhe njė tjetėr, qė fare mirė mund tė quhet "binjaku i Sizifit", i quajtur Skiron. Ky, si edhe Sizifi, qėndronte nė istmin (ngushticėn) e Korintit Ai i detyronte udhėtarėt qė t'i lanin kėmbėt, pastaj nė shenjė falėnderimi i hidhte nga maja e njė shkėmbi nė det, qė tė shėndoshte breshkat me tė cilat ai ushqehej.
Nuk dimė cili nga tė dy heronjtė mitologjikė ėshtė mė i vjetri, por tė dy janė tė ngarkuar me vese tė ngjashme dhe tė dy i kryejnė prapėsitė nė ngushticėn e Korintit, nė Peloponez.
Po pėrse Kamysė nuk i intereson tė merret me thelbin, tė thotė ose tė shpjegojė se janė veset ato qė e ēojnė Sizifin nė Skėterrė? A do t'i interesonte autorit tė Absurdit tė bėnte tė lumtur nga mundimet njė njeri qė vuan tė kėqijat qė ka kryer? Pėrse dėshiron ta paraqesė Sizifin si njė pararendės tė largėt tė Krishtit, apo ta pėrqasė me proletariatin? Edhe Krishti, si Sizifi, mban njė peshė nė ēastin para vdekjes. Duhet ta ēojė kryqin te shtylla ku do ta mbėrthejnė pėr tė vdekur. Mirėpo Krishti nuk dėnohet me Skėterrė pas vdekjes, ku tė torturohet duke mos e ēuar dot kryqin te shtylla e sa herė qė ai t'i bjerė nga supat, tė kthehet prapsht e ta fillojė veprimin nga e para. Krishti e do ndėshkimin, kryqin, ai ėshtė i barabartė me kryqin. Thuhet se Krishti vdiq i lumtur, pasi u dha ngushėllim njerėzve me vdekjen e vet dhe akti i tij ka njė fillim e njė fund. Te Sizifi ndodh ndryshe: nė jetė u ka sjellė telashe e mundime njerėzve dhe perėndive, ka ndėrtuar mure me gur pėr tė ndarė njerėzit, se kėshtu realizonte dėshirat e tij tė prapshta, dėnimi i tij pėr tė mbartur gurin ka si qėllim tė vetėm ndėshkimin dhe kjo nuk ka mundėsi t'i sjellė gėzim, aq mė tepėr kur thuhet nė mit, se kur i iku vdekjes njė herė, iu dha i shfrenuar gėzimeve tė jetės. Po tė lexojmė mitin e Odisesė, mėsojmė se duhet tė ketė qenė kjo kohė kur Sizifi u lidh pėr kėnaqėsi epshore me Antiklenė, tė fejuarėn e Laertit, (prindėt e ardhshėm tė Odisesė), prej nga do tė lindte heroi mitik i Trojės. Pra, Odiseja na del sipas kėtij miti, djalė jo i ligjshėm i Sizifit. Prej tij besohet t'i ketė marrė disa nga veset: sidomos dinakėrinė, vjedhjen dhe gėnjeshtrėn. Kujtojmė se nė Luftėn e Trojės ai u fut me Diomedin fshehtazi nė Trojė dhe grabiti statujėn mbrojtėse tė qytetit, Paladiumin.
Sipas historianėve tė lashtė, Peloponezi dikur quhej Pellasgji dhe dihet se pellazgėt qenė mjeshtra nė ndėrtime muresh me gurė ciklopikė. Ata kishin ndėrtuar edhe muret e Athinės sė vjetėr. Dihet se atikasit i dėbuan pellasgėt, por para se tė bėnin kėtė, u krijua fushata propagandistike kundėr tyre. Dihet gjithashtu se dėbimet kryhen me dhunė, jo me mirėsjellje. Nė mitin propagandistik mbi Tezeun, heroin e Atikės, mes tė tjerave heroizma tė Tezeut, pėrmendet vrasja e hajdutit Sinid, tė mbiquajtur Pitiokampt, (pėrkulės i pishave). Ai ishte i pajisur me njė forcė tė madhe, pėrkulte pishat mė tė trasha, afronte majat e tyre dhe lidhte aty kalimtarėt qė kishte zėnė. Degėt, kur drejtoheshin, i shqyenin viktimat. Sinidi vepronte nė ngushticėn e Korintit, njėlloj si Sizifi dhe Skironi. Tė tre janė me forcė tė madhe, e pėrdorin forcėn pėr tė kryer tė kėqija dhe ndėshkohen. Po ashtu, nė mitin mbi Tezeun, ky vrau Skironin nė kufirin midis Megarės dhe Atikės, e hodhi atė nė det, por deti dhe toka nuk donin ta pranonin trupin e hajdutit, kėshtu qė ai qėndroi pėr ca kohė i varur nė ajėr, derisa mė nė fund u shndėrrua nė shkėmb. Te ky mit kuptohet fare qartė se ky popull, pra pellasgėt, as tė gjallė nuk kishin mė vend nė tokė e nė det, se toka dhe deti duhej t'i pėrkisnin njė populli tjetėr, tė cilėt i pėrfaqėsonte heroi i tyre, Tezeu.
Skironi shndėrrohet nė gur, nė atė qė i simbolizon pellasgėt, njerėz tė mureve me gurė ciklopikė. Kurse Sizifi u dėnua tė ngrinte nė Skėterrė njė gur tė madh, pa arritur ta ēonte dot nė majė tė malit, nė njė mundim tė pafund e tė padobishėm. Nė tė gjitha kėto raste, asnjė prej kėtyre figurave mitike, nė veēanti Sizifi, nuk mund tė ndjehen tė lumtur. Miti i Sizifit fare mirė mund tė quhet miti i veprimit tė papėrfunduar, moskryerje e detyruar e diēkaje nėn dhunėn e njė vullneti superior. Sizifi nuk ka mė tepėr vese se Zeusi. Zeusi ėshtė kryeperėndi, i pavdekshėm, Sizifi princ i Korintit, i vdekshėm. Zeusi mbretėron qiellin, tokėn, ujėrat dhe nėntokėn, jetėn dhe vdekjen. Principata e Sizifit ėshtė e vogėl. Zeusi dhunon perėndi dhe njerėz. Sizifi nuk mund tė arrijė dot te perėnditė. Edhe nga kėto qė thamė, kuptohet se Sizifi nuk mund tė jetė i lumtur. Ai ndjehet i fyer dhe i poshtėruar, i nėnshtruar e pa personalitet, njė i tepėrt qė nuk sjell dobi as i gjallė e as i vdekur. Ai nuk ėshtė absurd sepse do tė duhej tė pranonim qė absurditeti lind nga kotėsia. Kėshtu do ta thjeshtonim sė tepėrmi problemin. Kėtu kemi njė lojė me mashtrimin, tė cilin Kamyja e pėrdor pėr tė na mbushur mendjen se njė teori mund tė qėndrojė mė kėmbė edhe duke sjellur argumente anėsore nga njė mit.

18-05-2007

---------------------
*- Citime nga libri "Miti i Sizifit" i Alber Kamysė, pėrkthyer nga frėngjishtja prej Petrit Sinanit, botim i vitit 1992, Tiranė, shtypshkronja A.Z.Ēajupi.
1- Sipas mitit vajza u grabit me urdhėr tė Zeusit, ose nga vetė Zeusi, i cili edhe e fshehu diku duke e mbėrthyer. Sizifi nuk e tregoi kėtė fakt se i dhimbsej babai apo vajza, por qė tė pėrfitonte, duke spiunuar kryeperėndinė.

(Botuar nė "Gazeta e Athinės", maj 2007)
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė
Mėnyra e shfaqjes

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur