Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Enciklopedi

Enciklopedi Kėtu do ketė informacione nga mė tė ndryshmet, thjesht emri tregon risin e kėtij nėnforumi.

Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė Mėnyra e shfaqjes
i vjetėr 29-09-2012, 22:00   #1
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,281
Thanks: 0
Thanked 40 Times in 31 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Vlora e vjetėr

VLORA QĖ NUK SHFAQET



nga Fatos Baxhaku


Vlorėn, kush mė shumė e kush mė pak, tashmė e njohim tė gjithė. Sheshi i Flamurit, Monumenti i Pavarėsisė, bulevardi i madh, teatri, skela, plazhet, hotelet dhe pallatet e mėdha, sheshi i demonstratave tė 1997-ės, tė gjitha janė familjare pėr shumėkėnd anė e mbanė Shqipėrisė. Por shumė herė harrojmė se ka edhe njė Vlorė tjetėr, njė lėmsh rrugėsh e rrugicash tė ngatėrruara, tė cilat kanė ekzistuar shumė kohė mė parė godinave dhe bulevardeve tė lavdishme. Pikėrisht nga kjo nga Vlora e vjetėr ka ardhur ajo qė ne njohim sot. Nga Muradija, Varoshi, Karabashi, Llonxha ka ardhur shpirti i vėrtetė vlonjat, i kėtij qyteti ku pėrziheshin fort ndikimet e Perėndimit, qė sillte deti, me ato qė vinin nga malet e Labėrisė. Ky shkrim nuk merr pėrsipėr tė bėjė historinė e lagjeve tė vjetra tė Vlorės. Kjo do tė ishte njė sipėrmarrje e madhe. Ai ėshtė ndėrtuar mbi disa shėnime tė mbajtura gjatė njė shėtitjeje vetėm disaorėshe nė njė pjesė tė vogėl tė Vlorės sė vjetėr.

Nga Karabashi nė Matthausen


Karabashi ėshtė njė lagje e vjetėr e vendosur mbi njė kodėr tė butė, qė zbret ngadalė drejt qendrės sė qytetit. Shtėpitė e vjetra kanė mbetur ende tė ulėta dhe duket se moda e pallateve marramendėse do ta ketė tė vėshtirė tė depėrtojė nė zemrėn e lagjes sė vjetėr. Miqtė vlonjatė, qė na shoqėrojnė, na thonė se tė gjitha shtėpitė janė tė vjetra, ndonėse mė pas janė rikonstruktuar. "Mė e reja prej tyre duhet tė jetė afėr 100-vjeēare", na thonė. Ecim pėr pak kohė mes rrugicave tė kėsaj lagjeje tė pjerrėt. Shiu, qė nuk ka pushuar tėrė kėto ditėt e fundit, ia ka lėnė vendin njė dielli tė bukur dimėror dhe Vlorės, dihet dielli i shkon aq shumė. Kalimtarėt janė tė pakėt. Hera-herės pėrshėndeten gratė e moshuara, qė vijnė nga pazari tė ngarkuara me trastat e rėnda dhe qė ecin avash me frymėn qė i merret nga e pėrpjeta me ēupa tė reja, ndoshta studente, tė veshura sipas modės mė tė fundit. Neve na duket se befas i kemi takuar nė tė njėjtin vend tė dyja Vlorat bashkė, tė vjetrėn dhe tė renė.

Kthejmė nė njė rrugicė qė vendasit jetė e mot e kanė quajtur Pisorukė. Kujtohemi se jemi nė njė vend tė ēuditshėm. Jemi nė njė lagje qė mban emėr turk (Karabash - Kryezi), nė njė rrugė qė mban emėr grek (Pisoruka - pas teshave) dhe ku flitet njė nga dialektet mė tė pastra tė shqipes. "Vetėm kjo rrugicė duhej shpallur simboli i Ballkanit tė vėrtetė", thotė njėri prej nesh ndėrsa i jemi afruar portės sė njė shtėpie tė vjetėr.

Vizhdan Rushiti-Vreshtazi ėshtė njė figurė shumė e njohur nė Vlorė. Afėr tė 80-tave, ai vazhdon tė punojė. E takojmė nė oborrin e tij tė kėndshėm teksa po lyen me bojė disa shalle qė do t‘i mbajnė nė qafė veteranėt e Brigadės sė V-tė, pėrvjetori i sė cilės ėshtė pas pak. Xha Vizhdani ka punuar njė jetė tė tėrė nė dekorin e qytetit, por njė pasion i tij edhe mė i madh ėshtė sporti. "Unė kam lindur nė kėtė shtėpi - nis tė na rrėfejė pasi kemi kėmbyer pėrshėndetjet e para. Im atė ishte autodidakt, merrej me tregti dhe i vinte mbarė. Njihte mirė shumė gjuhė tė huaja dhe udhėtonte shumė. Dėshira e tim eti kishte qenė tė shkollohej, por kushtet e atėhershme nuk e lejuan. Ne kishim edhe njė problem familjar, gjyshi im ishte shurdhmemec, edhe ky tregtar, kėshtu qė babait iu desh qė shumė herėt qė tė punonte me tė. Nė fakt, babai qė nė fillim ka pasur njė jetė tė vėshtirė. Nė 1920, ndonėse fėmijė, atė e internuan bashkė me shumė vlonjatė tė tjerė nė Sazan. Qė 24 vjeē ishte kryeplaku i lagjes tonė, tė Karabashit. Punėt u ngatėrruan kur nisi lufta. Njė kushėriri ynė, Qemal Myrseli ishte, kryetar i Kėshillit tė Nacionalēlirimtares pėr Vlorėn. Ky erdhi njė ditė nė shtėpinė tonė dhe i kėrkoi babait qė nga kryeplak tė bėhej kryetar i kėshillit NAĒL pėr lagjen. Babai pranoi me gjithė kundėrshtimet e gjyshes dhe tė nėnės. Kėshtu nisi pėr ne njė jetė tjetėr, qė do tė na sillte pasoja tė cilat as qė mund t‘i merrnim me mend".

E shoqja e xha Vizhdanit, nėnė Ponja, ka pėrfituar nga heshtja qė ėshtė vendosur pėr pak minuta pėr tė na sjellė njė foto tė madhe. Nga brenda kornizės na shikon njė burrė i pashėm mustaqelli. "Ky ėshtė babai i Vizhdanit, Vehbiu, po historinė e tij e di mė mirė ky vetė", bėn me shenjė nga i shoqi. "Po. Ky ėshtė babai. Sikurse iu thashė babai u lidh me partizanėt. Edhe mė parė e kishte ndihmuar luftėn. Karvanė tė tėrė me ushqime ka dėrguar falas nė zonat e shkatėrruara. Kjo histori lidhet edhe me njė fqinjin tonė nga Karabashi. Edhe ai quhej Vizhdan. Ishte bej i madh nga familja Risilia. Ky u bė prefekt i Vlorės nė kohėn e gjermanit. Ruhej gjithė kohėn nga dy SS. Njėsiti gueril i qytetit i bėri njė atentat afėr fushės sė dikurshme tė druve, por nuk e vrau dot. Ky atėherė ka mbledhur 20 burra nga lagjja, mes tė cilėve edhe im atė, dhe u ka bėrė presion qė tė dorėzojnė njėrin nga djemtė e lagjes qė thuhej se kishte marrė pjesė nė atentat. Kėta sigurisht qė nuk pranuan dhe atėherė Vizhdani me gjermanėt hodhėn hapin tjetėr. E mbaj mend si sot. Ishte gusht 1944, natė. Dėgjuam trokitje tė forta dhe pamė dy ushtarė gjermanė te porta. Morėn babanė, ishte hera e fundit qė e pashė. Mė vonė mėsuam se e kishin ēuar nė Matthausen nga ku nuk u kthye mė kurrė. Xhaxhai im shkoi dhe iu lut Vizhdan Risilisė qė ta lironte babanė, por ai iu pėrgjigj: Mė jep atentatorin tė tė jap Vehbinė. Vonė, pas lufte, nga tė paktėt qė u kthyen qė andej ishte dhe njė doktor. Ky na tregoi pėr babanė. Ishte shuar nga mungesa e ushqimit. Atė pak gjė qė u jepnin ia kishte dhėnė njė shoku qė kishte qenė shėndetlig". Xha Vizhdani e tret shikimin nė shtėpinė pėrballė, njėsoj sikur tė dojė tė kujtojė hollėsi tė tjera nga ajo kohė. "Ja edhe dy komshinj qė jetonin kėtu pėrballė nesh nuk u kthyen mė kurrė", psherėtin. Jeta e Vizhdanit ėshtė kėputur qė nė atė kohė nė mes. "Eh, e kush ma la ėndrrėn mua - i pėrgjigjet pyetjes tonė se ēfarė kishte dashur tė bėhej nė jetė - ėndrra ime ishte tė bėhesha piktor, po nejse". Xha Vizhdani ka bėrė shumė punė, shėrbėtor nė njė familje tė pasur, pastiēier nė dyqanin e xhaxhait, korrier i Bashkisė, llogaritar e mė sė fundi njė "gjysmėndrre": disenjator i dekorit tė Vlorės. Tė paktėn pikturės i ėshtė afruar ca.

"Po ne qenkemi kolegė xha Vizhdan!", thotė njėri prej nesh, sapo mėson se ai ka qenė pėr shumė vjet korrespondent i "Sportit Popullor". Xhaxhai shpejton tė na tregojė krenarinė e tij, arkivin. Foto tė rralla, shėnime, portrete, postera na shfaqen sakaq pėrpara. Mė shumė se 70 vjet histori sportive ėshtė para nesh. "E tė gjitha kėto me katėr klasė shkollė", na thotė me keqardhje. Mė kot mundohemi ta bindim se shkollėn qė ka kaluar ai nuk e kanė bėrė asnjėri prej atyre me shkollė. "Mos ma bėni qejfin, shkolla ėshtė shkollė", kėmbėngul plaku.

Nga hebrenjtė te Godart


Ca mė poshtė Karabashit, fare afėr sahatkullės sė qytetit hyjmė nė njė rrugicė. Ajo ėshtė bėrė edhe mė e ngushtė se sa ka qenė nga ndėrtimet qė janė shtuar anash saj. Ėshtė "Rruga e Hebrenjve". Kėtu ka jetuar deri nė vitet e para tė pasluftės komuniteti mė i madh hebre nė Shqipėri. Njė pllakė nė anė tė saj na kujton se zyrtarisht ndėrtesat nė tė dyja anėt e saj janė "Monument Kulture", por duket se pakkush e vret mendjen pėr njė nga rrugėt mė tė veēanta tė krejt Shqipėrisė. Kėtu kanė jetuar pėr shumė kohė mbi 50 hebrenjtė e familjeve, Kohen, Koreta, Matathia, Sareta, Sollomoni, Yomtov. Tė ardhur kryesisht nga komunitetet hebreje nė Itali, sikurse ndodh rėndom, ata u vendosėn pranė njėri-tjetrit nė afėrsi tė qendrės tregtare tė Vlorės. Mė sė shumti tregtarė, por edhe mjekė e farmacistė, ata kanė qenė njė komunitet qė ka ndikuar shumė nė jetėn e vlonjatėve tė viteve ‘20-‘30 tė shekullit tė shkuar. Shumica u vendos nė Izrael qė me krijimin e tij. Tani rrugica ėshtė e heshtur. Njė punishte duralumini, ndonjė dyqankė, njė dentist, ėshtė shumė pak pėr t‘u quajtur trashėgimi e hebrenjve. Mė kot mundohemi tė gjejmė ndonjė shenjė tė prezencės sė tyre. Banorėt janė tė gjithė tė ardhur. Vetėm njė e moshuar, e veshur sipas stilit tė vjetėr me pallton me jakė gėzofi, qė tėrheq pas mbesėn e vogėl, na duket sikur ka lidhje me kohėn e vjetėr, me atė kohė kur kėtu thuhej "shalom".

Jo shumė larg, nė skajin e poshtėm tė lagjes sė vjetėr Muradije, ndodhet rruga "Justin Godart". Senatori francez, emrin e tė cilit mban kjo rrugė, ka qenė vetėm njė herė nė Vlorė nė 1921, por ka qenė njė mbrojtės i madh i tė drejtave tė shqiptarėve nė kohėn kur kishim pak ose aspak miq. Nė tė dy anėt e rrugės mbahen ende godinat e vjetra shumė prej tė cilave banesa tė dikurshme tė tregtarėve tė pasur vlonjatė. Tani rruga ka marrė pamjen e njė pazari tė madh ku tregtohen pak nga tė gjitha. Njė rrasė pėrkujtimore, pėr parakalimin e forcave fituese tė 1920 pikėrisht mbi kėtė kalldrėm, mezi lexohet. Disa pulovra, qė janė rreshtuar para saj na duken tani tė vetmit ushtarė, tė gėnjeshtėrt sigurisht. Ca mė lart, nė drejtim tė lindjes ndodhet zemra e Muradijes, sheshi ku qėndron "Xhamia e Kuqe". Njė palmė qė s‘dihet se si mbahet ende nė kėmbė dhe disa ēarēafė tė varur janė tė vetmit shoqėrues tė xhamisė sė vjetėr pa minare. Ca mė tej disa njerėz tė shqetėsuar presin me letra nė dorė. Janė para konsullatės italiane nė pritje tė vizės.

Nuk ėshtė vetėm Vlora e vjetėr ajo qė nuk para shfaqet. Edhe pjesė tė sė resė nuk para kanė dalė edhe aq nė pah. Kėshtu qė kalojmė nė anėn tjetėr tė qytetit. Ecim pėrmes Varoshit, me kishėn ortodokse qė lartėsohet mbi shtėpitė relativisht tė ulėta, kalojmė nė krah tė shtėpisė sė Tole Arapit, babai i shkrimtarit, Fatos Arapi, dhe pak nga pak hyjmė nė njė Vlorė tjetėr, nė njė Vlorė ku gjithēka ėshtė ngritur mbi njė ish-kėnetė. Ėshtė "Ēolja", e bėrė e njohur pėr marrėzitė e pėrgjakura tė 1997. Tani lagjja ėshtė krejt e qetė. E qetė dhe e sistemuar, aq sa mund tė sistemohet njė grumbull godinash tė bėra me punė vullnetare. Pėrballė saj ėshtė "Kumja". Ndryshe nga fqinja e saj kjo ėshtė ngritur mbi njė ranishte. Sillemi njė copė herė vėrdallė mes kėtyre lagjeve qė e ruajnė ende njė si shije trishtimi dhe kthehemi sėrish nė rrėmujėn e Vlorės, kėtė herė tė asaj qė shfaqet mė shpesh.

Lugati qė bėnte seks

Nė vitin 1906, rregullimi i disa telasheve tė pronėsisė, por edhe malli pėr vendlindjen e detyroi njė bej tė pasur, pasardhės i pashallarėve Vloraj, qė tė kalonte do kohė nė vendlindjen e tij, nė Vlorė.

Nė kujtimet e tij ai vetė rrėfen njė histori qė duket sikur vjen nga filmat horror. Njė ditė prej ditėsh, ndėrsa po rrufiste qetėsisht kafenė nė sarajet e tij tė stėrmėdha, i paraqitet njė dėrgatė e banorėve tė Muradijes me nė krye kryeplakun. Dėrgata dukej shumė e shqetėsuar. Njė vejushė e re dhe e bukur priste ēdo natė "jaranin" e saj. Ky hynte nė shtėpi vonė nė mbrėmje dhe dilte prej andej herėt nė mėngjes. Kryeplaku kishte dyshime tė forta se nga kjo lidhje vejusha kishte mbetur shtatzėnė. Pėr burrat e lagjes kjo gjė ishte njė turp i padėgjuar mė parė dhe njė ofendim i madh pėr Muradien. Kishte vetėm njė zgjidhje: ajo duhej vrarė, por pėr kėtė duhej tė jepte mė parė miratimin beu.

Ky ėshtė zėnė seriozisht nė hall. I shkolluar nė Vjenė nė pjesėn mė tė madhe tė fėmijėrisė dhe rinisė sė tij, as qė mund ta imagjinonte jo vetėm kėtė zgjidhje makabre, por edhe faktin se krejt rastėsisht mund tė bėhej pjesėmarrės nė njė vrasje. Beu u ėshtė lutur vlonjatėve qė tė hetonin edhe njė herė mė mirė e mė gjatė ēėshtjen dhe tė mos merrnin ndonjė veprim tė nxituar. "Kur tė mėsojmė mė shumė, atėherė do tė vendosim", u ka thėnė, dhe kėshtu, telashi ėshtė shtyrė edhe pėr disa ditė. Vejusha kishte qėlluar e zgjuar. E ka pranuar se natėn dikush hynte nė shtėpinė e saj, por ky nuk ishte gjė tjetėr veēse lugati, ish-burri i saj, hija e tė cilit dilte natėn nga varri dhe bashkohej me tė. Pikėrisht me burrin-lugat kishte mbetur edhe shtatzėnė. Tani mbetej edhe njė provė e vetme, ajo e kalit me lugatin. Sipas zakonit merrej njė kalė i bardhė dhe detyrohej tė kapėrcente varrin e dyshuar. Nėse kali kalonte matanė, atėherė varri nuk kishte lugat dhe vejusha gėnjente, nėse jo atėherė lugati ishte i vėrtetė dhe vejusha lirohej nga tė gjitha akuzat. Dhe kėshtu u bė. Njė ditė mė pas karvani i burrave me beun nė krye u ngjit nė varret e vjetra tė Muradijes. Beu i kishte mėsuar shėrbėtorėt e tij qė nė asnjė mėnyrė tė mos e linin kalin tė kapėrcente varrin. Kėshtu ndodhi. Kali nguli kėmbė qė tė qėndronte nė vend. "Burri-lugat na paskėsh qenė i vėrtetė", kanė menduar burrat e llahtarisur dhe kanė nxituar ta djegin varrin e mallkuar. Kėshtu shpėtoi vejusha nga vdekja dhe beu nga telashi i kotė qė e zuri. Ai nuk thotė mė tej nėse, pas kėsaj, vejusha vazhdoi ta bėnte atė punė me lugatin, por sigurisht qė kjo tashmė pėrbėnte njė hollėsi tė parėndėsishme.

(Marrė nga gazeta shqip)
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Sponsor
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė
Mėnyra e shfaqjes

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur