Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Bota Shpirtėrore > Ungjillor

Ungjillor Ju nė fakt, jeni tė shpėtuar me anė tė hirit, nėpėrmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po ėshtė dhurata e Perėndisė, Kėtu mblidhemi tė gjithė besimtarėt ungjillor tė tė gjitha bashkesive tė ndryshme pėr tė bekuar njėri-tjetrin me fjalėn e Zotit tonė Jezus Krisht dhe deshmitė tona personale.

Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė Mėnyra e shfaqjes
i vjetėr 11-12-2012, 09:44   #1
Alkoma
Jezusi Shpeton
 
Avatari i Alkoma
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: Shqiperi
Postime: 1,752
Thanks: 157
Thanked 94 Times in 71 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 13
Alkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyer
Gjendja bazė Ndryshimet pozitive qe solli Reformacioni Protestant ne Europe dhe ne mbare boten

http://www.kishaprotestante-bum.com/...d=67&Itemid=64

Shkruar nga Pastor Fehmi Cakolli.

Hyrje

Evropa e cila mbėshtetet mbi tri shtylla civilizimi (kultura pagane, filozofia greko-romake, religjioni i krishterė) pėr sė paku qe dy mijė vjet ndryshimin mė tė madh e ka pasur pikėrisht nė fillim tė shekullit tė XVI me shfaqjen e reformacionit, pėrkatėsisht me shfaqjen e kishės protestante me Martin Luterin, dhe kjo datė ėshtė 31 tetori, andaj ky vit ėshtė edhe viti jubilar i Reformacionit Protestant, pasi po mbushen plot 480 vjet.

Vazhdon...
__________________
Shqiperia Atdhe i dashur

Pse i mbyllim syte kur lutemi...?!! -Kur qajme...??
-Kur enderrojme..??
-Kur puthemi...?!!
... -Sepse, gjerat me te
bukura ne jete nuk
shikohen me sy...
-Por me zemer
https://www.youtube.com/watch?featur...&v=Vg3N2XsyTYw
Alkoma nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Sponsor
i vjetėr 11-12-2012, 09:45   #2
Alkoma
Jezusi Shpeton
 
Avatari i Alkoma
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: Shqiperi
Postime: 1,752
Thanks: 157
Thanked 94 Times in 71 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 13
Alkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyer
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Ndryshimet qe solli Reformacioni Protetant ne Europe.

Vazhdon.......

Premisat pėr njė reformacion evropian

Qysh se krishterimi ra nė dorėn e perandorit romak me prejardhje ilire Konstantini i Madh, nė ēerekun e parė tė shekullit tė katėrt pas Krishtit, dhe deri nė ēerekun e parė tė shekullit XVI, pra plot 1200 vjet, ėshtė ajo periudha e gjatė historike qė quhet mesjetė.

Gjithė jetėn dhe kulturėn evropiane e kontrollonte kisha e Romės e cila kishte rrėshqitur skajshėm nga mėsimi i Krishtit dhe nga parimet tjera ungjillore dhe biblike. Gjatė mesjetės njerėzit nuk mund ta lexonin Biblėn fare, dhe konsiderohej se njeriu ėshtė aq mėkatar sa nuk ėshtė i denjė ta ketė nė duar Fjalėn e Tij.

Kisha gjatė asaj kohe, nė Evropėn Perėndimore ishte vetėm katolike, u thoshte popujve se Bibla i takonte vetėm kishės dhe udhėheqėsve tė saj, kėshtu qė liderėt mund t’ua lexonin, por ishte e rrezikshme qė populli ta lexonte vetė, pėr shkak tė ‘paditurisė’ sė tyre. Pėrveē kėsaj, tė krishterėt duhej tė bėnin shumė punė tjera pėr ta siguruar shpėtimin e tyre, dhe shumica e kėtyre punėve e pėrfitonin kishėn tė cilat nuk ishin pėrmendur nė Bibėl asnjėherė.

Nė vitin 1382, anglezi John Wyclif e pėrktheu Biblėn nga latinishtja nė anglisht, dhe tash mund tė lexohej nga populli. Mė vonė, njė prift ēek bėri protestė se ēdo njeri duhej tė kishte tė drejtė ta lexonte Biblėn nė gjuhėn e tyre, dhe jo vetėm ta dėgjonin nga priftėrinjtė nė gjuhėn latine. Nė fillim tė shek. XVI, shumė evropianė thoshin se Erazmo Roterdami qėndroi si klloēka mbi vezėt, ndėrsa ēeli Martin Luterin. Nė fakt gjithmonė kisha e vėrtetė krishtere (ungjillore) kishte mbetur nė opozitė prej pėrmbytjes sė saj nė shek. IV pas Krishtit.

Vazhdon....
__________________
Shqiperia Atdhe i dashur

Pse i mbyllim syte kur lutemi...?!! -Kur qajme...??
-Kur enderrojme..??
-Kur puthemi...?!!
... -Sepse, gjerat me te
bukura ne jete nuk
shikohen me sy...
-Por me zemer
https://www.youtube.com/watch?featur...&v=Vg3N2XsyTYw
Alkoma nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-12-2012, 09:46   #3
Alkoma
Jezusi Shpeton
 
Avatari i Alkoma
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: Shqiperi
Postime: 1,752
Thanks: 157
Thanked 94 Times in 71 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 13
Alkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyer
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Ndryshimet qe solli Reformacioni Protetant ne Europe.

Kush ishte Martin Luteri?

Martin Luteri u lind mė 10 nėntor 1483 nė Eisleben tė Saksonisė, Gjermani. Qysh prej fėmijėrisė shkoi nėpėr shkolla tė ndryshme pasi ky ishte pasioni i babait tė tij Gjonit qė i biri ta njihte tė vėrtetėn. Gjoni ishte dashamir i librit, dhe nėn kėtė frymėzim rritet edhe i biri.

Nė vitin 1505 Luteri diplomoi nė Universitetin e Erfurtit nė filozofi dhe nė arte. Nga studimet e tepėrta u sėmurė disa herė si i ri. Ai thoshte se “tė dish tė lutesh, ėshtė gjysma mė e mirė e studimit”.

Mė 1507 u shugurua prift katolik. Nė vitin

1508 u bė profesor nė Univeritetin e Vitenbergut. Studioi greqisht dhe hebraisht dhe kėshtu ai jepte mėsim edhe pėr Shkrimin e Shenjtė – Biblėn. Zbulesė e Zotit pėr Luterin ishte njė varg biblik i cili thoshte: “i drejti duhet tė jetojė me besim” (Rom.1:7), dhe prej kėtij momenti fillon reformimi i mendjes dhe i zemrės sė tij.

Vizita qė i bėri Romės papnore mė 1510 po ashtu pati njė rol tejet domethėnės pėr bindjet e Luterit pasi atje pa vetėm hipokrizi dhe doktrina tė shumta jokrishtere. Papa Leo X kishte urdhėruar shpalljen e indulgjencave dhe ata qė i pranuan kėto paguanin para, kurse papa i asaj kohe me kėto para filloi ta ndėrtojė kishėn e Shėn Pjetrit nė Vatikan. Indulgjencat me kėrkesat e tyre kishin shkuar aq larg se njerėzve u jepnin letra duke u premtuar se ēdo mėkat do t’u falej madje edhe ato mėkate qė do t’i bėnin njerėzit nė tė ardhmen – ēėshtja ishte vetėm paguani! Prandaj skandali i kėsaj ēėshtje pati rezistencė sidomos nė Gjermani nė krye me reformatorin e shquar.

Luteri ishte prifti i parė qė u martua pasi ai gjeti mbėshtetje jo te kisha katolike por tek Bibla. Ishte i martuar me Katarina Borėn dhe ishte baba i gjashtė fėmijėve. Mė 31.X.1517 (qė ėshtė edhe Dita e Reformacionit), nė Vitenberg, nė derėn e kishės sė qytetit, i vė 95 tezat e tij, me paralajmėrimin se do t’i mbrojė publikisht pas tri ditėsh. Tri ditėt ishin ditėt simbolike tė ringjalljes sė Krishtit, andaj me kėtė kuptohej se do tė ringjallej sėrish kisha e vėrtetė e Krishtit nė Evropė.

Kėrkesa e kėtyre tezave ishte reformimi i kishės katolike, por papa kundėrshtonte kėtė gjė. Pas mbrojtjes publike, fillojnė sulmet papnore. Nė Kuvendin e vitit 1524, pėrfundimisht, shpallet kisha protestante.

Mė 1529, nė Kuvendin e Shpajerit, njė numėr i vogėl princash, nxjerrin njė protestė pėr shkak tė qėndrimit tė mbretit gjerman, dhe tė shumicės sė princave, qė kishin pėrkrahur reformacionin e Luterit.

Mė 1531, princat protestantė, formojnė Ligėn Protestante. Martin Luteri vdiq mė 18 shkurt 1546.

Luteri nuk ėshtė njė profet i protestantėve, por vetėm njė shėrbyes i Zotit. Pėrveē Luterit ishin edhe kėto figura kyēe tė reformacionit: Gj. Kalvini, U. Cvingli, K. Grebel, M. V. Iliriku, F. Melanhton, Xh. Hus, J. A. Komenski, H. Bullinger etj.


Vazhdon......
__________________
Shqiperia Atdhe i dashur

Pse i mbyllim syte kur lutemi...?!! -Kur qajme...??
-Kur enderrojme..??
-Kur puthemi...?!!
... -Sepse, gjerat me te
bukura ne jete nuk
shikohen me sy...
-Por me zemer
https://www.youtube.com/watch?featur...&v=Vg3N2XsyTYw
Alkoma nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-12-2012, 09:47   #4
Alkoma
Jezusi Shpeton
 
Avatari i Alkoma
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: Shqiperi
Postime: 1,752
Thanks: 157
Thanked 94 Times in 71 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 13
Alkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyer
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Ndryshimet qe solli Reformacioni Protetant ne Europe.

Reformacioni ose tezat e Luterit

Mė 31 tetor 1517 Martin Luteri i revoltuar me kishėn katolike qė ishte shtetėrorizuar, paganizuar, kulturalizuar, ishte ēiftėzuar me fisnikėt, i shtypte fshatarėt dhe tė varfrit, i revoltuar se njeriu i asaj kohe nuk kishte as liri e as mendim, i revoltuar se nuk predikohej ungjilli i Krishtit, ai i shpalli 95 tezat e tij tė njohura nė derėn e kishės sė Vitenbergut. Tezat ishin mėnyra, programi dhe platforma e reformacionit. Pesė tezat kryesore qė nxitėn edhe interesimin mė tė madh tek njerėzit nga shtresa tė ndryshme nė Gjerani, Zvicėr, Francė etj. ishin kėto:

Sola fide (Vetėm besimi)

Shpėtimi vjen vetėm nga besimi nė Zotin, dhe njeriu nuk ėshtė i detyruar tė bėjė vepra tė mira pėr t’u shpėtuar. Nė Bibėl (tek Letra e Palit drejtuar Romakėve 4:5 thuhet: “Kush pranon se nuk ka asnjė punė (merituese) pėr tė treguar, por i beson Atij qė i fal plotėsisht fajtorėt, del i pafajshėm me anė tė pranimit tė faljes”.
Sola gratia (Vetėm Hiri)

Shpėtimi, dhe jeta si besimtarė, vjen vetėm nga hiri i Perėndisė, dhe njeriu nuk mund ta fitojė as ta meritojė. Tek Letra e Palit drejtuar Efesianėve 2:8 thuhet: “Jeni tė shpėtuar me anė tė hirit, nėpėrmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po ėshtė dhurata e Perėndisė....”
Sola Christus (Vetėm Krishti)

Shpėtimi vjen vetėm nga Jezus Krishti, dhe nuk nevojitet asnjė ndėrmjetės tjetėr. Nė Bibėl tek libri Veprat e Apostujve 4:12 thuhet: “Vetėm Jezus Krishti mund t’ju sjellė shpėtim....”
Sola Scriptura (Vetėm Shkrimi i Shenjtė)

Fjala e Zotit ėshtė fjala e fundit nė jetėn tonė si besimtarė. Po tė mos i pėrputhesh Fjalės sė Shenjtė, asnjė kėshillė tjetėr nuk ėshtė e drejtė. Tek Vep. 17:11 thuhet: “Ata ishin... duke shqyrtuar ēdo ditė Shkrimet pėr tė parė nėse kėto gjėra ishin ashtu”.
Soli Deo Gloria (Lavdia i takon vetėm Zotit)

Lavdia nuk na takon neve. Synimi i jetės sonė nuk ėshtė ai qė duhet tė jemi tė suksesshėm, tė pasur, tė zotėt, ose qė do t’i plotėsojmė nevojat tona. Zoti na ka krijuar dhe na ka shpėtuar me anė tė forcės dhe dashurisė sė Tij. Ai ka kryer gjithēka nė jetėt tona, dhe gjithashtu meriton lavdi nga tėrė popujt e botės. Tek Efes. 1:11-12 thuhet: “Nė tė (Zotin) edhe kemi qenė zgjedhur...qė ne tė jemi pėr lėvdim tė lavdisė sė Tij....”

Reformacioni i Luterit u bė njė lėvizje e madhe dhe e fuqishme gjithėpopullore, dhe synimi kryesor ishte liria individuale, zbatimi mėsimit tė Krishtit, deshtetėrorizimi i kishės, decentralizimi kishtar, shembja e kultit tė papės dhe rolit tė tij nė jetėn e tė krishterėve, pėrkthimi i Biblės nė gjuhėt kombėtare, adhurimi dhe lavdėrimi tė bėhej nė gjuhėt e amtare, heqja e ikonave dhe e statujave nga kisha e Zotit, mohimi i sakramenteve katolike, heqja e ligjit tė beatifikimit, ndalimi i shitjes sė indulgjencave, mohimi i doktrinės sė purgatorit, riinterpretimi i transsubancializimit, heqja e ndikimit tė traditės mbi Biblėn, shpallja legale e martesės sė klerit etj.

Vazhdon...
__________________
Shqiperia Atdhe i dashur

Pse i mbyllim syte kur lutemi...?!! -Kur qajme...??
-Kur enderrojme..??
-Kur puthemi...?!!
... -Sepse, gjerat me te
bukura ne jete nuk
shikohen me sy...
-Por me zemer
https://www.youtube.com/watch?featur...&v=Vg3N2XsyTYw
Alkoma nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-12-2012, 09:48   #5
Alkoma
Jezusi Shpeton
 
Avatari i Alkoma
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: Shqiperi
Postime: 1,752
Thanks: 157
Thanked 94 Times in 71 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 13
Alkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyer
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Ndryshimet qe solli Reformacioni Protetant ne Europe.

Pėrhapja e reformacionit dhe kundėrshtimet

Reformacioni u pėrhap shumė shpejt sidomos nė Zvicėr, Francė, Angli, Holandė, Ēeki, Suedi, Norvegji, Finlandė, Danimarkė etj. dhe nė kėto vende pothuajse plotėsisht njerėzit kaluan nga kisha katolike nė kishėn protestante.

Papa i asaj kohe ishte francez, dhe nė marrėveshje me mbretin e Francės dhe me princat e tjerė spanjoll bėjnė kundėrshtimet mė tė rrepta qė njihen nė historinė evropiane pėr sa i takon ēėshtjes sė bindjes fetare.

Nga frika se mos gjithė kontineti po protestanizohej atėherė filloi ajo ēfarė quhet “Nata e Shėn Bartolomeut”, qė i ngjasonte njėjtė edhe aksionit famkeq “ndjekja e shtrigave” kur vetėm gjatė njė nate, mė 23 gusht 1572, nė Francė vriten mbi 6000 fisnikė francezė protestantė, dhe po kėshtu aksione tė dhunshme dhe vrasje kundėr tė krishterėve protestantė nė ballė ishte edhe Ignjac Lajola, i cili ishte udhėheqėsi i kundėrreformacionit.


Reformacioni u zgjerua shpejt nė gjithė kufijt e Evropės, pra deri aty ku shtrihej perandoria osmane, prandaj pjesa e Ballkanit mbeti pa reformacion pasi turqit ishin sundues.

Pasi shumė tė krishterė protestantė u pėrndoqėn nga Evropa atėherė ata filluan qė tė kėrkojnė tokė tė re, dhe kėshtu ata migruan nė Amerikė nė numėr shumė tė madh, dhe pikėrisht kėta njerėz bėhen baza garantuese e lirisė njerėzore qė u ndėrtua mė vonė nė Amerikė.

Vazhdon....
__________________
Shqiperia Atdhe i dashur

Pse i mbyllim syte kur lutemi...?!! -Kur qajme...??
-Kur enderrojme..??
-Kur puthemi...?!!
... -Sepse, gjerat me te
bukura ne jete nuk
shikohen me sy...
-Por me zemer
https://www.youtube.com/watch?featur...&v=Vg3N2XsyTYw
Alkoma nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-12-2012, 09:49   #6
Alkoma
Jezusi Shpeton
 
Avatari i Alkoma
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: Shqiperi
Postime: 1,752
Thanks: 157
Thanked 94 Times in 71 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 13
Alkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyer
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Ndryshimet qe solli Reformacioni Protetant ne Europe.

Reformacioni dhe shqiptarėt

Kisha katolike nė fillim tė shfaqjes sė reformacionit e imitoi doktrinėn dhe reformėn e protestantizmit duke lejuar qė tė pėrkthehej Bibla nė gjuhė tė tjera, pasi deri nė shekullin XVI Bibla nė Evropė ishte kryesisht nė gjuhėn greke dhe latine, mirėpo mė vonė kisha katolike ndėrron mendjen dhe fillon me kundėrreformacionin.

Pra ato botime qė ishin lejuar dhe financuar nga papa tani shpalleshin heretike dhe njerėzit ndjekeshin nėse i posedonin ato. Deri tani Gjon Buzuku mbahet autori i parė qė ka shkruar njė libėr nė gjuhėn shqipe, dhe ai ėshtė Meshari, njė vepėr qė ėshtė pėrkthim i shumė pjesėve tė Biblės nga latinishtja. Kjo vepėr u botua nė vitin 1555 pra nė kohėn e kundėrreformacionit, dhe deri tani dihet vetėm pėr njė kopje tė kėtij libri pasi libri u dogj, u shpall i ndaluar, dhe shumė pak dihet pėr autorin dhe vendin e botimit.

Tė gjitha kėto flasin se Buzuku ka pasur gjasa mė tė mėdha qė tė ketė qenė i lidhur me reformacionin e Luterit sesa me kishėn katolike pasi botimi i librit tė tij ėshtė bėrė gjatė kohės sė kundėrreformacionit papnor.

Tek shqiptarėt vetėm nė vitin 1887 nė Manastir, hapet kisha protestante, kurse nė Korēė nė vitin 1892 po ashtu hapet kishė protestante nėn udhėheqjen e Gjerasim Qiriazit, dhe prej kėtij viti e kėtej gjithmonė kishte kisha protestante tek shqiptarėt. Mbi 100 dokumente gjenden sot nė Britani tė Madhe, Amerikė, Austri, Turqi, Shqipėri qė i tregojnė kėto fakte lidhur me pėrhapjen e kishės protestante tek shqiptarėt.


Qiriazi nė vitin 1884 e vizitoi kishėn protestante nė Prishtinė. Kėto figura kontribuan pėr konsilidimin e protestantizimit tek shqiptarėt: Vangjel Meksin, Grigor Gjirokastrin, Panajot Kapitarin, Naum Veqilharxhin, Koto Hoxhin, Nikollė Naēon, Gj. Qiriazi, Gjergj Qiriazi, Grigor Cilka, Petro Nini Laurasi, K. Kristoforidhi, Thanas Sina, Kristo Shuli, Sevasti Qiriazi etj, kurse e admiruan po ashtu kėto figura: Elena Gjika, Asdreni, Konica, Noli, Naim Frashėri dhe shumė e shumė tė tjerė


Vazhdon.....
__________________
Shqiperia Atdhe i dashur

Pse i mbyllim syte kur lutemi...?!! -Kur qajme...??
-Kur enderrojme..??
-Kur puthemi...?!!
... -Sepse, gjerat me te
bukura ne jete nuk
shikohen me sy...
-Por me zemer
https://www.youtube.com/watch?featur...&v=Vg3N2XsyTYw
Alkoma nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-12-2012, 09:50   #7
Alkoma
Jezusi Shpeton
 
Avatari i Alkoma
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: Shqiperi
Postime: 1,752
Thanks: 157
Thanked 94 Times in 71 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 13
Alkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyer
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Ndryshimet qe solli Reformacioni Protetant ne Europe.

Hegeli dhe Fromi pėr protestantizmin

Kisha protestante i dha njeriut pavarėsinė ndaj dogmės krishtere 12 shekullore.

Kisha shkarkohet nga autoriteti i saj, duke kaluar tek individi, si koncept pėr besimin dhe shpėtimin. Kjo e bėri individin e pėrgjegjshėm dhe tė vlefshėm duke krijuar raportin e drejtpėrdrejtė: Perėndi-njeri. Kėta pėrbėrės tė reformacionit, ndikuan nė zhvillimin e lirisė shpirtėrore, politike, kulturore, artistike dhe ekonomike, pėr t’iu vėnė bazat e shoqėrisė moderne evropiane.

Erih Fromi, ka hetuar se me protestanizmin janė arritur zhvillimet mė tė rėndėsishme psikologjike qė kanė ndodhur ndonjėherė. Ky psikolog bashkėkohor, thotė: “protestanizmi ėshtė pėrgjigje pėr nevojat njerėzore tė individit tė frikėsuar dhe tė izoluar, tė shkėputur nga rrėnja, i cili nė botėn e re duhej tė gjendej dhe tė lidhje me tė”.

Pra, sipas Fromit, kisha protestante e pėrgatiti njeriun psikologjikisht, edhe pėr fillet e punės, si dhe pėr rolin e njeriut qė do tė luajė nė sistemin industrial”.

Ky rol u jetėsua, sepse protestanizmi shemb autoritetet tjera pėr individin, dhe forcon vetėm me Zotin Perėndi.

Pėrfundimet e kėtij psikologu janė se protestanizmi e shpėtoi njeriun shpirtėrisht, ndėrsa kapitalizmi politikisht.

Kisha protestante filloi procesin e atillė qė njeriun e detyroi tė ballafaqohet personalisht me Zotin, dhe jo pėrmes hallkave tė tjera. Hegeli, pėr Luterin, tha se mė tė fillon fryma e lirisė. Luteri u cilėsua si luftėtari i arsyes dhe i vetėdijes sė lirė.


Vazhdon....
__________________
Shqiperia Atdhe i dashur

Pse i mbyllim syte kur lutemi...?!! -Kur qajme...??
-Kur enderrojme..??
-Kur puthemi...?!!
... -Sepse, gjerat me te
bukura ne jete nuk
shikohen me sy...
-Por me zemer
https://www.youtube.com/watch?featur...&v=Vg3N2XsyTYw
Alkoma nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-12-2012, 09:50   #8
Alkoma
Jezusi Shpeton
 
Avatari i Alkoma
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: Shqiperi
Postime: 1,752
Thanks: 157
Thanked 94 Times in 71 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 13
Alkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyerAlkoma ėshtė njė i shkėlqyer
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Ndryshimet qe solli Reformacioni Protetant ne Europe.

Protestantėt sot nė botė

Mbi 10% e popullatės nė botė janė tė krishterė protestantė, pra mė shumė se 600 milion njerėz dėshmojnė se janė tė krishterė protestantė, kurse numri mė i madh i tyre ėshtė nė Amerikė, pastaj nė vendet evropiane shumicė janė nė Britani tė Madhe, Gjermani, Holandė, Suedi, Norvegji, Danimarkė, Zvicėr etj. Reformacioni i Luterit edhe sot ėshtė i gjallė dhe vazhdon tė pėrhapet nėpėr shumė vende tė botės, si nė Kinė (mė shumė se 40 milionė, nė Brazil, mė shumė se 25 milionė, nė Kore tė Jugut, mė shumė se gjysma e popullsisė etj.) Sot, predikuesi dhe teologu mė i njohur botėror i kishės protestante ėshtė Billy Graham.

Rezyme
Zhvillimi i lirisė njerėzore!

Dita e Reformacionit dhe dita e kishės protestante ėshtė 31 tetori, dhe pikėrisht nė kėtė vit bėhen 487 vjet nga fillimi i reformacionit evropian dhe bėhen 480 vjet qė kur ėshtė themeluar kisha protestante nė Gjermani. Nė krye tė kėtij reformacioni u gjend prifti Martin Luteri, i cili u lind mė 10 nėntor 1483 nė Eisleben tė Saksonisė, Gjermani.


Nė vitin 1505 Luteri diplomoi nė Universitetin e Erfurtit nė filozofi dhe nė arte. Nga studimet e tepėrta u sėmurė disa herė si i ri. Ai thoshte se “tė dish tė lutesh, ėshtė gjysma mė e mirė e studimit”. Zbulesė e Zotit pėr Luterin ishte njė varg biblik i cili thoshte: “i drejti duhet tė jetojė me besim” (Rom.1:7), dhe prej kėtij momenti fillon reformimi i mendjes dhe i zemrės sė tij. Mė 31.X.1517 nė Vitenberg, nė derėn e kishės sė qytetit, i vė 95 tezat e tij, me paralajmėrimin se do t’i mbrojė publikisht pas tri ditėsh.


Nė Kuvendin e vitit 1524, pėrfundimisht, shpallet kisha protestante. Mė 1529, nė Kuvendin e Shpajerit, njė numėr i vogėl princash, nxjerrin njė protestė pėr shkak tė qėndrimit tė mbretit gjerman, dhe tė shumicės sė princave, qė kishin pėrkrahur reformacionin e Luterit.

Mė 1531, princat protestantė, formojnė Ligėn Protestante. Martin Luteri vdiq mė 18 shkurt 1546. Pesė tezat kryesore tė tij ishin: Sola fide (vetėm besimi); Sola gratia (vetėm Hiri); Sola Christus (vetėm Krishti); Sola Scriptura (vetėm Shkrimi i Shenjtė); Soli Deo Gloria (lavdia i takon vetėm Zotit).

Reformacioni konsistonte mbi kėto reforma ose ndryshme qė deri vonė ishin praktike nė kishėn katolike: zbatimi mėsimit tė Krishtit, deshtetėrorizimi i kishės, decentralizimi kishtar, jokultizmi i papės dhe heqja e rolit tė tij nė jetėn e tė krishterėve, pėrkthimi i Biblės nė gjuhėt kombėtare, adhurimi dhe lavdėrimi tė bėhej nė gjuhėt e amtare, heqja e ikonave dhe e statujave nga kisha e Zotit, mohimi i sakramenteve katolike, heqja e ligjit tė beatifikimit, ndalimi i shitjes sė indulgjencave, mohimi i doktrinės sė purgatorit, riinterpretimi i transsubancializimit, heqja e ndikimit tė traditės mbi Biblėn etj.


Reagimi zyrtar i Vatikanit, pėrkatėsisht i kishės katolike ndaj reformacionit u zhvillua me anė tė njė fushate tė dhunshme qė quhej kundėrreformacioni, qė pati vrasje massive tė protestantėve dhe masa tė tjera tė dhunshme gjatė asaj kohe nė Evropė.

Tek shqiptarėt vetėm nė vitin 1887 nė Manastir, hapet kisha protestante, kurse nė Korēė nė vitin 1892 po ashtu hapet kishė protestante nėn udhėheqjen e Gjerasim Qiriazit, dhe prej kėtij viti e kėtej gjithmonė kishte kisha protestante tek shqiptarėt.

Mbi 100 dokumente gjenden sot nė Britani tė Madhe, Amerikė, Austri, Turqi, Shqipėri qė i tregojnė kėto fakte lidhur me pėrhapjen e kishės protestante tek shqiptarėt. Qiriazi nė vitin 1884 e vizitoi kishėn protestante nė Prishtinė.

Erih Fromi, ka hetuar se me protestanizmin janė arritur zhvillimet mė tė rėndėsishme psikologjike qė kanė ndodhur ndonjėherė. Ky psikolog bashkėkohor, thotė: “protestanizmi ėshtė pėrgjigje pėr nevojat njerėzore tė individit tė frikėsuar dhe tė izoluar, tė shkėputur nga rrėnja, i cili nė botėn e re duhej tė gjendej dhe tė lidhje me tė”. Sot mbi 10% e popullatės nė botė janė tė krishterė protestantė, pra mė shumė se 600 milionė njerėz.


Fund.
__________________
Shqiperia Atdhe i dashur

Pse i mbyllim syte kur lutemi...?!! -Kur qajme...??
-Kur enderrojme..??
-Kur puthemi...?!!
... -Sepse, gjerat me te
bukura ne jete nuk
shikohen me sy...
-Por me zemer
https://www.youtube.com/watch?featur...&v=Vg3N2XsyTYw
Alkoma nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje


Tema po shikohet nga: 1 (0 anėtarė dhe 1 vizitorė)
 
Mundėsitė nė temė
Mėnyra e shfaqjes

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur