Përgjigje e: Grekët dikur flisnin shqip
Greqia, 695 fshatra shqiptare — Document Transcript
1. Greqia, 695 fshatra shqiptareÇamët dhe arvanitasit që jetojnë në Greqi përbëjnë një komunitet prej afro 3milionë banorësh, ndonëse sot jo të gjithë flasin shqip. Çfarë zbuluan dhedokumentuan priftërinjtë arbëreshë Antonio Belushi dhe Jani Kapareli nga viti1965 deri në 1995. Rrënjët arbërore që zgjaten deri në Athinë dhe represioni iautoriteteve greke në viteDOKUMENTI / Recensioni i prof. Peter Priftit (1924-2010) mbi veprën “Kërkime dhestudime ndër arbërorët e Helladhës – prej rrënjës arbëreshe në Itali në mëmëzënarbërore në Helladhë”*. Vepër e Papa Andon Bellushit, botuar me 1994Faksimile e kopertinës së librit të Antonio Bellusci-it “Ricerche e studi tra gli arberoridell’ Ellade – Da radici arbëreshe in Italia a matrici arberore in Grecia (Kërkime dhestudime ndër arbërorët e Greqisë – prej rrënjës arbëreshe në Itali në mëmëzënarbërore në Greqi)Në ditët tona vëmendja e botës shqiptare është përqendruar me të drejtë në çështjene madhe të Kosovës. Ajo përbën sot fushën më të madhe të luftës për liri nga njëzgjedhë e rëndë, për pavarësi dhe për bashkimin eventual të të gjithë trojeveshqiptare. Shkurt, është çështja kyç që i jep formë dhe frymë çastit historik para tëcilit gjendet sot bota shqiptare.
2. Megjithatë, shqiptarët një sy dhe një vesh e kanë patur gjithmonë në drejtim tëshqiptarëve të Greqisë. Në një mënyrë ose tjetër, janë interesuar për fatin evëllezërve dhe motrave çame, si edhe për gjendjen e shqiptarëve të vjetër, që uvendosën gati kudo në Greqi që në kohët e lashta të mesjetës.Një nga këta shqiptarë është prifti i njohur arbëresh, Andon Bellushi (Papa AntonioBellusci). Të parët e tij, ashtu si të parët e shumicës së arbëreshëve, emigruan ngaGreqia që në kohën e Skënderbeut, në vitin 1434. U larguan që të mos binin në duarte shkelësve turq. U larguan me lot në sy që të ruanin mënyrën e jetës së tyre, gjuhënshqipe dhe çdo gjë të shtrenjtë, të trashëguar brez pas brezi nga gjyshët dhestërgjyshët e tyre.MALLI PËR MORENËI nxitur nga një mall i papërshkrueshëm për vendin e prejardhjes, për Morenë ebukur, papa Bellushi udhëtoi në Greqi për të parën herë në vitin 1965. Ai udhëtoi atjejo vetëm si një “pilgrim” i përmalluar, por edhe si njeri i shkencës, si etnograf ipasionuar për të mbledhur folklorin e “arbërorëve”, sikundër quhen zakonishtshqiptarët e Greqisë. (Një tjetër emër për ta është “arvanitë”). Pas vizitës së parë, aiu kthye herë pas here në Greqi, për të vazhduar dhe rafinuar punën e nisur.Ky libër: “Kërkime dhe studime ndër arbërorët e Helladhës”, është fryti i asaj pune tëmadhe. Në këtë vëllim Bellushi vë në dukje lidhjen e ngushtë që ekziston midisarbëreshëve dhe arbërorëve. Në një takim me arbërorët në Tebë më 1990, ai tha:“Ne flasim ashtu si flisni ju këtu… Kemi gjuhën tuaj, zemrën tuaj. Kemi ritin (fenë)tuaj. Kemi emrin tuaj.” (f.173) Kënga e Moresë, ka thënë Bellushi, “mbajti të gjallë nëzemrat tona nostalgjinë për Morenë”. Këtë ndjenjë e ka shprehur bukur edhepeshkopi arbëresh Ercole Lupinacci me fjalët: “E kemi pasur gjithmonë këtë dëshirëtë fortë, të njihemi me Dheun e gjyshëve, që i kujtojmë me mall në këngët tonapopullore.” (f.101) Lidhja me shqiptarët e Greqisë duket në emrat e vendeve(toponimet) dhe fshatrave të arbëreshëve, në emrat e tyre personale, në shërbesatfetare, dhe, mbi të gjitha, në mënyrën e të folurit, në gjuhën e tyre të përditshme. Ngabisedat që pati autori me arbërorët, bëhet e qartë se shqiptarët e Greqisë dhe ata tëItalisë nuk kanë aspak vështirësi për t’u marrë vesh, për të komunikuar me njëri-tjetrin, sepse të dyja palët flasin të njëjtin dialekt – një toskërishte të vjetër. (Është njëdialekt ky që tingëllon disi arkaik në veshin e folësit të shqipes moderne). Të bëjnëpërshtypje takimet dhe bisedat shumë të ngrohta që pati Bellushi me arbërorët. Ai uprit me plot përzemërsi dhe u nderua si vëlla sepse – siç u shpreh historiani arbëror,Aristidhis Kolljas – ai dhe arbërorët hodhën “urën midis Greqisë dhe Italisë që të gjejëvëllai vëllanë”. (f.92)
3. ARRITJET E PUNËS ME ARBËRORËT NË GREQIDuke filluar nga viti 1965, autori i kësaj vepre “fotografoi” gjuhën dhe zakonet earbërorëve me kujdesin dhe ndërgjegjen e shkencëtarit, duke i inçizuar me trak.Gjatë afro 30 vjetëve ai mblodhi një thesar të dhënash mbi historinë dhe folklorin earbërorëve: përralla, legjenda, fjalë të urta, mallkime, këngë dhe bisedime –trashëgim kulturor ky i ruajtur shekuj me radhë. Regjistrimet e bisedave dhe këngëvepërbëjnë material të pastër etnografik, sepse Bellushi i la njerëzit të flisnin dhe tëkëndonin shqipen që dinin. Pra, i mori ato dhe i botoi në këtë libër ashtu siç ia dëgjoiveshi, pa i korrigjuar, pa i ndryshuar.Ja, disa nga rezultatet e punës së palodhur që bëri në Greqi. Sa shqiptarë ka nëGreqi, nuk dihet saktësisht. Po një arbëror i shkolluar në Athinë i tha autorit se nëGreqi ka 3 milionë “arvanitë”, veçse jo të gjithë flasin shqip. (f.59) Libri ka një listë tëgjatë të krahinave dhe fshatrave ku banojnë arbërorët – 696 fshatra në nja 15krahina. Në këtë listë gjen emra fshatrash si Qiuteza, Vithkuqi, Blushi, Matranga,Variboba, Dara, që dëshmojnë për lidhjet e tyre me fshatrat e Shqipërisë, si edhe meemra të njohur të arbëreshëve në Itali.Bellushi u njoh mirë me kulturën e lashtë të arbërorëve. Besa e shqiptarit, thotë ai,rron në trojet e shqiptarëve të Greqisë. Ata krenohen me këtë kryevirtyt të racësshqiptare, të cilën e shprehin me frazën, “arvanit-besalith”. Ne “nuk themi fjalë nëerë”, i tha një arvanit papa Bellushit.(f.135) Për të zbuluar botën e tyre të përditshmenë mënyrë më të imtë, Bellushi i pyeti arbërorët për gjërat më të thjeshta.“Si e bënibukën, djathin?Si i punoni vreshtat?Si i rrjepni dhitë?Si i ruani bagëtitë ngaujqit?”Pastaj pyet çfarë zogj kanë andej, si u thonë maleve që kanë afër, cilët janëkatundet arbërore rreth e përqark? I pyet, gjithashtu, të recitojnë numrat (l,2,3…),ditët e javës dhe muajt e vitit. Përgjigjet që mori ishin pothuaj të njëjta nga një krahinëte tjetra, gjë që tregon se në thelb kultura e shqiptarëve në Greqi është e njëjtëkudo.Autori mblodhi me qindra këngë, shumica e të cilave bëjnë fjalë përdashurinë.Ja, disa radhë të shkëputura nga këto këngë:Eja të të puth një herë,Tani që kam pirë verë.Prapa malit kam një pus,Eja vashë të të puth.Prapa malit kam shtëpinë,Eja vashëzë të rrimë.
4. Libri hedh dritë edhe mbi figurat arbërore që i kanë bërë shërbime të çmuara popullitshqiptar në Greqi, burra si: I ndjeri Jorgo Marougas, redaktor i shquar i revistës“Dialogoi”, Aristidhis Koljas, autori i librit “Arvanites” (1983), veprës kryesore përnjohjen e arbërorëve, Vangjelis Ljapis, folklorist, autor dhe avokat për mbrojtjen e tëdrejtave të arvanitëve; dr. Jorgo Haxhisotiriov, i njohur si mjek në Athinë, sishkencëtar dhe si mbledhës i folklorit arbëror. Ka edhe të tjerë.GJENDJA E GJUHËS SHQIPEArbërorët janë krenarë për gjuhën e tyre. Një nga këngët që këndojnë në krahinën eKorintit thotë:Kjo gjuhë arbërishteËshtë gjuhë trimërishte.E fliste Admiral Miaulli,Boçari dhe gjithë Suli (f.327)Nga intervistat e shumta që pati autori me arbërorët, bëhet e qartë se ata e duangjuhën shqipe me zemër, dhe kënaqen kur flasin shqip.Prandaj kanë merak ta ruajnëdhe t’ua lënë trashëgim fëmijëve.Ky merak duket edhe në ndonjë këngë të tyre, si,p.sh. në radhët: “Arvanitete të këndomi/ Gluhenë të mos harromi”. Papa Bellushipyeti herë pas here kudo që vajti: “Do të rrojë gjuha arbërore?” “Nuk e di,-iu përgjegjnjë burrë,-sepse është një gjuhë që nuk mësohet në shkollë dhe nuk shkruhet”.Dhevërtet bisedat e Bellushit me arbërorët zbuluan një konflikt midis atyre që duan taruajnë gjuhën me çdo kusht, dhe atyre që preferojnë greqishten, sepse ajoshkruhet.Po në përgjithësi ata kanë besim në të ardhmen e gjuhës. Kanë po atondjenja që shfaqi një plak nga Korinthi kur tha: “Unë kam tri vasha me shkollë. Po kurmë vinë këtu në shtëpi, flasin arbërisht.Greqishten nuk e flasim neve këtu”. (f.349)Gjatë gjithë udhëtimeve që bëri në Greqi, meraku më i madh i papa Bellushit ishtepër gjuhën shqipe, por edhe për kulturën e arbërorëve, dhe me të drejtë, sepse ngatë gjitha anët ai dëgjoi ankime për grekët.Grekët nuk lejojnë hapjen e shkollaveshqipe.Nuk i lejojnë shqiptarët as të këndojnë këngët e tyre.“S’kemi mundësi tëshkruajmë gjuhën tonë,” thotë arbërori.“S’kemi botime, as fetare, as popullore, asletrare. S’na lejojnë… Jemi si një trup pa shpirt”.(f.426) “Këtu gjuha jonë flitet vetëmmidis mureve të shtëpive.Ajo s’ka banesë as në liturgji, as në shkollë, as në shtyp,askund”.Kështu foli plaku 72- vjeçar Dhimitri Gonos në More.(f.419) Priftërinjtë indalojnë fëmijët arbërorë të flasin shqip, se “është e mallkuar”.Një burrë i thaBellushit se kur ishte djalë i vogël në shkollë, mësuesi i rrihte nxënësit shqiptarë po tëthonin ndonjë fjalë shqip, dhe i detyronte të shkruanin ato fjalë njëqind herë nëdërrasën e zezë. (f.233)
5. Grekët i shohin shqiptarët si vllehë, d.m.th.pa rrënjë, pa shtëpi, pa tokën e tyre, sikurata nuk ekzistojnë si popull me kombësinë e vet. Edhe emrat shqip të fshatrave tëtyre nuk i durojnë, dhe i kanë ndryshuar e u kanë vënë emra greke.(Megjithatë,populli vazhdon të përdorë emrat e tyre të vjetër shqip).Thonë se shqiptarët nukekzistojnë fare. Përgjigjen shqiptarët: “Një e rremë e madhe! Në Korinth, në Beoci, nëAtika, në Eube, në Argolidhë, në More, në Thebe arbërorët i gjen si milingonat nga tëgjitha anët”. (f.426)Arbërorët e dinë mirë rolin e shqiptarëve në Revolucionin për Pavarësinë eGreqisë.“Greqinë e kanë ngjallur arbërorët”, thonë ata me këmbëngulje.Por kjo evërtetë historike nuk u bën përshtypje grekëve.Ata e mohojnë kombësinë shqiptare tëherojve të revolucionit grek si Boçari, Miaulli, Xhavella, Kollokotroni, etj.duke thënë seata ishin grekë që kishin mësuar të flisnin shqip!! Më e keqja është se ka edhearbërorë që s’duan të thonë se janë shqiptarë.E mohojnë kombësinë e tyre dhezemërohen po t’ua kujtosh.UDHËTIM NË MORE MË 1970Me interes të veçantë është udhëtimi që bëri Bellushi në More më 1970, i shoqëruarnga prifti arbëresh Jani Kaparelli.Përshkrimi i këtij udhëtimi përbën një dokument mevlerë të rrallë. Në hapësirën e gati 20 faqeve, (409-427), autori shkruan për mallin epafund që kanë arbëreshët për Morenë, sepse, sikurse thotë ai, arbërorët e Moresëdhe arbëreshët “janë lidhur ngushtë nga historia, nga gjuha e nga besa… Jemi simish e thua”.Ai bën fjalë për takimet e ngrohta bisedat e përzemërta, këngët qëkënduan së bashku me shqiptarët e Moresë, të cilat mishëronin gëzimin e tyre tëpërbashkët, hidhërimin, vajtimin, besën, mundimet, dhe afërsitë shpirtërore që kanënjohur gjatë shekujve.Pastaj shkruan për prelatin simpatik grek të Moresë, dhespot Stefanos i cili, ndryshenga qëndrimi zyrtar i grekëve, i mirëpriti arbëreshët dhe tha me gojën e tij se, “këtujanë shumë katunde arbërore”.(f.415) Madje, ai lëshoi një kartë, të hartuar në formëne një “leje” për vizitorët, ku ai përmendte me emër fshatrat e Moresë që donin tëvizitonin Bellushi dhe Kaperelli.“Ky është i pari dokument grek”, thotë Bellushi, “ku shkruhet se në More gjendenedhe sot katunde arbërore!” Dhe si i tillë “ka një rëndësi historike të madhe”. (f.416)
6. VEPËR E DENJË SHKENCOREMe botimin e këtij vëllimi, Andon Bellushi ka vënë në duar të lexuesve një vepër qëndriçon jo vetëm gjendjen e shqiptarëve të Greqisë, por edhe të arbëreshëve. Veprae tij ka material të gjerë të mbledhur në terren, nga një kërkues i pasionuar “që uletgju më gju analfabetët e të papërfillurit”, sikurse thotë prof. Gjovalin Shkurtaj iUniversitetit të Tiranës, “duke regjistruar… gjithçka që ata mbajnë mend”. Prof.Shkurtaj e cilëson veprën si “një enciklopedi të tërë të jetës, shpirtit, kulturës, dokeve(traditave), zakoneve, dhe gjuhës që flitet edhe sot në komunitetet e moçme tëshqiptarëve në Greqi”.Në mënyrë shkencore autori vë në dukje botën e shqiptarëve që zbuloi në tokën eGreqisë, që do t’u vlejë dijetarëve dhe studentëve të historisë, gjuhësisë dhe folklorit.Njëkohësisht, duke iu përmbajtur kritereve shkencore që kërkonte puna e tij, aiparaqet edhe ndonjë të metë, dobësi apo konflikt që gjeti midis arbërorëve. Një ngagjërat që ia rritin vlerën librit dhe e bëjnë atë më interesant, janë fotografitë e shumtaqë ilustrojnë faqet e tekstit. Ato fiksojnë fytyrat e personave që takoi autori gjatëvizitave në Greqi; rrëfejnë, gjithashtu, edhe diçka nga jeta e tyre: veshjet, dhomat eshtëpive, kisha, monumente, peizazhe. Dy tipare të tjera të librit janë hartat, qëtregojnë fshatrat arbërore me emër, dhe qindra e qindra shënime “notes” (në italisht),që e bëjnë tekstin më të qartë për lexuesin.Me gjithë gjendjen e rëndë të arbërorëve që gjeti autori në Greqi, për shkak tështypjes së gjuhës dhe kulturës së tyre, ai nuk u dekurajua, nuk u dorëzua. I mbrujturme ndjenja të thella atdhedashurie dhe i nxitur nga një mall përvëlues historik (qëburon nga thellësia e shekujve), papa Bellushi, më se fundi, del fitues si etnograf, sishërbëtor i urtë i Zotit dhe si burrë i Besës shqiptare. Ai e afirmon vetveten si optimistpër të ardhmen e shqiptarëve të Greqisë.Shpirti i Arbërit rron, thotë Bellushi, “ifreskët, i gjallë, i thjeshtë”. Rron në këngët arbërore rron dhe do të rrojë, se “ajo karrënjë të thella”, dhe “flitet nga të mëdhenjtë e nga të vegjlit”. (f.424)***Teksti i këtij libri është në dy gjuhë: shqip dhe italisht (me disa faqe edhe nëgreqisht). Pjesa më e madhe e lëndës është në gjuhën shqipe.Teksti italisht është,në të vërtetë, një përkthim disi i përmbledhur i tekstit shqip. Megjithatë, emri i autoritdhe titulli i librit në kapakun e veprës janë në gjuhën italishte, si pason: AntonioBellusci, “Ricerche e studi tra gli arberori dell’ Ellade – Da radici arbëreshe in Italia amatrici arberore in Grecia.”Libri ka një hyrje nga Aristidhis Kolljas, kryetar i ShoqatësKulturore Arbërore “Mark Boçari” në Athinë, dhe një parathënie nga prof. GjovalinShkurtaj i Universitetit të Tiranës.U botua nga Qendra për Kërkime Socio-Kulturore“G.Castriota, Cosenza, Itali, 1994, 500 faqe.*Shënim: Citatet nga bisedat dhe këngët e abërorëve janë shkruar gati të gjitha nëshqipen e njësuar letrare, për ta bërë më të lehtë leximin e tyre. – P.R.P.San Diego, CaliforniaShkurt, 1996
7. Peter R. PriftiPeter Prifti (1924-2010) lindi në Rehovë (Kolonjë) më 1924. Pasi kreu shkollën fillorenë fshat dhe Plotoren në Ersekë, emigroi në Amerikë më 1940. Peter Prifti mbaroishkollën e mesme, pastaj u diplomua për art e letërsi në Penn State College.Vazhdoistudimet në University of Pennsylvania ku fitoi gradën shkencore “Master of ArtDegree in Philosophy” (1955).Punoi redaktor në gazetën “Dielli” dhe sekretar i“Vatrës” (1958-1960), përvojë e cila e ndihmoi të njihte nga afër Fan Nolin dhekomunitetin shqiptar.Për 15 vjet ishte konsulent për çështjet shqiptare në M.I.T.(Massachusets Institut of Technology) qendër e shquar e studimevendërkombëtare.Më 1976 University of California, Dega e Linguistikës e mori sipedagog sapo hapi katedrën e Gjuhës Shqipe.Jetonte në San Diego, Kaliforni. Ështëautor i librave “Socialist Albania since 1944”; “Remote Albania – The politics ofisolation”; “Confrontation in Kosova, The Albanian-Serb Struggle, 1969-1999”; “Landof Albanians: A crossroads of Pain and Pride”; “Mozaik Shqiptar”; “Unfinished Portraitof a Country”.Aristidh KolaAristidh Kola (1944-2000) është jurist, studiues, publicist, shkrimtar, veprimtar iguximshëm për çështjen kombëtare, kryetar i shoqatës së arvanitasve të Greqisë“Marko Boçari”.Mbante lidhje dhe bashkëpunoi me personalitetet e diasporës nëAmerikë e Turqi, Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, arbëreshët e Italisë dhe Korsikës.Është autor i veprave “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, “Gjuha e perëndive”,“Deklarata e Bashkimit Arvanitas”, “Fjalori korregjues i fjalëve arvanite”, “Fjalorikrahasues i gjuhës shqipe”, “Greqia në kurthin e serbëve të Milosheviçit”, “Kënga emercenarëve, prejardhja e grekëve”, “Mithi dhe e vërteta”, “Varrimi i tretë i MarkoBoçarit”, etj.Nxorri revistat “Besa” dhe “Arvanon”.Në vitin 1999 përkrahu në mediet grekebombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi dhe UÇK-në.Është hedhur në gjyq dhekërcënuar me vdekje nga qarqet ultranacionaliste greke.Dekoruar nga ish-Presidentët e Shqipërisë Sali Berisha dhe Rexhep Meidani, si dhenga kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi.Është “Qytetar nderi i Skënderajt”.
8. Andon Bellushi (Antonio Bellusci)Prift arbëresh, gazetar, shkrimtar, pedagog, etnolog, lindur në vitin 1934 nëFrashinetë të Kozencës, (Itali).Diplomuar për filozofi e teologji.Ka shërbyer si priftfamullitar arbëresh.Ka themeluar revistat “Vatra Jonë, “Lidhja”, shoqatën kulturoredhe shtëpinë botuese “G. Kastrioti”, Bibliotekën Ndërkombëtare “Bellusci”. Ka botuarstudime në periodikët “Shejzat”, “Zgjimi”, “Katundi Ynë”, “Studime Filologjike”,“Përparimi”. Qysh nga viti 1962 ka bërë udhëtime, studime dhe kërkime etnografikenë vende të ndryshme, ka marrë pjesë në veprimtari shkencore në kuvende,kongrese në Itali, Shqipëri, Kosovë, Itali, SHBA, Australi. Ka botuar librat “Këngëfetare arbëreshe”, “Argalia në tekstet popullore arbëreshë në Frasnitë”, “Magjia, mitedhe besime popullore në katundet arbëreshë”, “Fjalor Frazeologjik i Arbëreshëvet nëItali dhe Arbërorëve në Greqi”, “Blegtoria në Frasnitë”, :Kërkime dhe Studime ndërArbërorët të Elladhës”, “Antologjia Arbëreshe”, “Arbërorët-Arvanitë”. Është nderuarnga Qeveria Italiane, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Qeveria e Kosovës, etj.Zgjodhi dhe përpunoi: Bajram Osmani DardaNet Media