Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombi Shqiptar > Trojet shqiptare

Trojet shqiptare Ēdo gjė mbi trojet shqiptare: Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Mali Zi, Ēamėria. Ēfarė i bėn trojet nga vini ju mė tė veēanta?

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 20-02-2010, 17:58   #1
OnLy
Super Anėtar
 
Avatari i OnLy
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: Aty Ku Tymi Ska Te Sosur
Postime: 156
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
OnLy ka njė sjellje pak i paturpshėm nė tė kaluarėn
Gjendja bazė Historia dhe shqiptarėt

Njė popull nuk rron dot pa mbamėndje, ashtu sikurse nuk rron dot pa njė ideal. Apo, mė mirė tė themi njė popull me mbamėndje tė dobėt, ėshtė i destinuar tė pėrsėris shpeshherė gabime tė njėjta e fatale. Njė popull qė nuk ka mbamėndje qartėsisht tė theksuar, ėshtė i destinuar mu nėpėrkėmb nga tė tjerėt, mos mu marr seriozisht. Prandaj, rikujtesa dhe freskimi i pėrhershėm i mbamėndjes, ėshtė zinxhiri i fuqishėm i ndėrlidhjes sė kohėve, tė shkuarės dhe sė tashmes, mbase, kujtesa, mbetet pikėmbėshtetja me e sigurt, pėr tė kuptuar tė sotmen dhe nė kėtė kontekst, pėr tė parė qartėsisht nga e ardhmja. E, pėr rrjedhojė, pėr ta projektuar drejt e me siguri atė.

Visar Zhiti njė shkrimtar erudit, thotė se kujtesa nuk duhet tė tjetėrsohet, prandaj kėrkon tė sforcohen armėt e kujtesės. Dhe, armėt mė tė mira tė kujtesės janė leximi, njohja dhe rinjohja e klasikėve, mėsimi nga e kaluara, mėsimi nga figurat dhe ngjarjet e rėndėsishme qė na mundėsuan tė pėrgjallojmė e sfidojmė kohėt, mė mirė tė themi, atyre qė sakrifikuan qė ne sot tė kemi njė identitet shqiptar, me gjitha tiparet shenjėzuese. Si pėr ēudi, apo pėr ironi tė fatit, historia jonė ėshtė e stėrmbushur me tragjedi, tė cilat sillen mbi kokat tona ankthshėm. E ne, vazhdojmė tė sorollatemi pa mundur tė definojmė qartė tė shkuarėn tonė. Ndėrkaq, ne, na kėrkohet, vetėdijshėm a pavetėdijshėm, ta pėrkundim budallallėkun, si formė e harresės, pėr t’u katapluar nė trendėt, kinse tė njė lloj multikulturalizimi banal.

Pėrmes kėsaj forme, disi heshtas, na thuhet ta lėmė mėnjana kujtesėn, e kėsisoj tė mos merremi me historinė, nga e cila duhet marrim fuqinė kėndellėsh pėr njė katharsis e rrugėtim tė sigurt nė tė tashmen e tė ardhmen. Kundruall kėtyre sajesave jemi sjell tė vaktė, tė pa organizuar, mė mirė tė themi, tė ēorientuar, tė ndarė, tė ndikuar nga gjithfarė interesash, pikė e pesė, duke mos kultivuar pėr asnjė ēast mbamėndjen, pėrkundrazi duke e luftuar atė, duke i dorėzuar armėt e kujtesės dhe historisė. Prandaj, memoria jonė kombėtare ėshtė heterogjene, ėshtė e mbushur me konflikte, mbamėndja jonė kombėtare ėshtė e ulėt, tė themi shumė shpėrfillėse, e karakterizuar nga njė moskujdesi e tmerrshėm pėr fenomene e dukuri qė pėrbėjnė esencialisht tėrėsinė e historisė dhe identitetit tonė. Kėsisoj nuk kemi ndėrtuar raporte tė shėndosha e reale me armiqtė, me ata qė na sunduan.

Duke kujtuar e ricikluar tė shkuarėn, popujt arrijnė tė pėrgjallojnė nė kohė, tė sfidojnė kohėt, tė marrin mėsim nga historia, e, kėsisoj tė mos pėrsėrisin gabime tė njėjta. Kėndej pari mund tė pėrgatiten dhe janė tė aftė pėr t’i sfiduar kohėt dhe pėr t’u pranuar denjėsisht nė mesin e kombeve tė civilizuara e pėrparimtare. Mirėpo, me ne shqiptarėt puna qėndron ndryshe. Historia jonė, mė tepėr ka shėrbyer e shėrben pėr ta instrumentalizuar, nė favor tė ndonjė grupi, politike, ideologjie, se sa tė pranohet dhe kuptohet si mėsuese e jetės. Mbase, nga historia ne asgjė nuk kemi mėsuar.

Sot, afro njė shekull pas shporrjes sė turqve nga trojet tona, pas asaj nate tė gjatė e tė zezė otomane, kur shpirti shqiptar u dvarrė si ėshtė mė keq, kur u shkatėrrua njė komb, u rrėnua fizikisht e shpirtėrisht, ne, pa fije turpi krrokasim pėr marrėdhėnie vėllazėrore me turqit. E, harrojmė se e gjithė ajo qė e njohim dhe e mėsojmė nė historinė tonė, qysh nga ABC-ja kulturore, ėshtė kulturė e histori e oponencės, e luftės ndaj turqve, ndaj atij pushtimi tmerrėsisht negativ e shkatėrrimtar pėr shqiptarėt.
Nė mendėsinė shqiptare vazhdon njė apori ēoroditėse debatesh pėr marrėdhėniet e shqiptarėve me turqit, njė histori kjo qė vėrtetė ėshtė pėr t’u analizuar e kuptuar drejtė. Njė dijetar i ditėve tė sotme, Arbėr Xhaferi, me njė shkrim analitik botuar para njė kohe, Pasojat e Akraballėkut, thumbonte me argumente tė fuqishme pozicionin e turqve karshi shqiptarėve, duke kritikuar njėherėsh paragjykimin shqiptar karshi turqve, veēanėrisht perceptimin e tyre si tė mirė, karshi kombeve tjera tė liga, si greke, italian, serb, etj. Ky perceptim, i cili ėshtė shndėrruar nė njė stereotip tė rrezikshėm, ēdo ditė e mė tepėr po zė vend nė botėkuptimin shqiptar, pėrmes njė fraze tejet tė rrezikshme “populli vėlla turk”; frazė kjo qė ėshtė neveritėse, fyese ndaj historisė e identitetit shqiptar.

Nė kėto ditė vape, shija njė ministėr turk se si ishte hapur pranė “vėllezėrve” tė tij, duke pohuar frazėn e mė sipėrme. Kjo situatė groteske, me rikthehu disa ngjarje tė turpshme, e krejtėsisht absurde qė kanė ndodhur brenda pak javėve nė hapėsirat shqiptare. E para, mu kujtua pjesėmarrja e kryeministri turk nė ceremoninė e pėrurimit tė autostradės qė lidh shqiptarėt, njė pjesėmarrje kjo qė nuk mund tė justifikohej me asgjė. Tjetra, fjala e rastit tė kryetarit tė parlamentit turk nė Parlamentin e Kosovės, ku ai i referohej popullit shqiptar si popull vėlla. Dhe sė fundi, njė ministėr turk, i cili para presidentit, larg zyrave tė sė cilit, disa hapa tutje qėndron heroi Gjergj Kastrioti. Dhe ky moment, mė rikujtoj novelėn “Lumturia e sė Keqes”, tė Ismail Kadaresė dhe njė pasues i shkėlqyer, qė e vlerėsuar tejet adekuat pėr kėtė kontekst.

“ -Katėrqind vjet mė parė njė njeri i hapi plagė tė pashėrueshme perandorisė sonė. Besoj se e kuptoni pėr kė e kam fjalėn, pėr tė mallkuarin Gjergj Kastrioti. Ka shekuj qė ėshtė bėrė baltė, as varri nuk i dihet, por sa pare bėn. Kujtimi i tij jeton dhe bashkė me kujtimin shestimi i tij. Ishte ky demon qė e riktheu rrotėn e historisė sė kėtij vendi nga kahja e bekuar qė porsa kishte nisur, drejtė Evropės. Siē mund ta dish, ai vet u kthye nga Skėnderbeu nė Gjergj dhe u shpall kalorės i krishterimit”
Ky pasues e personazhit turk, tregon se ėndrra pesėshekullore turke pėr tė “magjepsur” Shqipėrinė drejtė rikthimit nga aziatizmi ėshtė shpallur e dėshtuar edhe nga turqit. E, ta ringjallim ne, s’ka sens, pėrkundrazi, ėshtė ēmenduri qė s’do koment.

Jam pėr tė kultivuar marrėdhėnie tė shėndosha e frytėdhėnse nė gjitha aspektet me ēdo shtet, e sigurisht edhe me Turqinė, mirėpo, kėto fraza kanė konotacione tjera, tė rrezikshme, pėrtej politike. Prandaj, ndaj tyre nuk duhet heshtur, sepse kėsisoj e deformojmė historinė e identitetin tonė. Kėtė aspekt edhe politikanėt duhet tė ju pėrēojnė miqve turq.

Nėse ekziston njė premisė e shėndoshė pėr tė kuptuar e vlerėsuar historinė si njė mundėsi pėr tė mėsuar tė mos bėhet gabime, ėshtė ajo e jona, e karakterizuar me dhimbje, vuajtje, tragjicitete tė pashembullta. Prandaj, tė kėndellemi njėherė! Shqiptarėt nuk kanė qenė e nuk do tė jenė vėllezėr mė turqit. Ne duhet tė kultivojmė marrėdhėnie tė shėndosha, konform standardeve dhe interesave dypalėshe, por, duhet luftuar tendencat paragjykuese, e sidomos kur luhet me shpirtin e njė kombi. Tjetėrsimi i kujtesės sė njė kombi, ėshtė mė i rrezikshėm se ēdo gjė tjetėr.
__________________
Tė Dua Pa Ditur Si Kur Dhe Nga! Tė Dua Pa Paragjykime Dhe mendjemadhės! Kėshtu Tė Dua Sepse Nuk Mundem Tė Tė Dua Ndryshe!``snog````snog``
OnLy nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur