Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Shkenca > Filozofia | Psikologja | Sociologjia

Filozofia | Psikologja | Sociologjia Gjithēka qė ka tė bėjė me misterin me emrin "Njeri".

Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė Mėnyra e shfaqjes
i vjetėr 26-03-2013, 16:59   #1
Duaje Siveten
Shqiperi pa Zombizem
 
Avatari i Duaje Siveten
 
Data e antarėsimit: Feb 2012
Postime: 1,747
Thanks: 36
Thanked 179 Times in 140 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 18
Duaje Siveten ka shumė pėr tė qenė krenarėDuaje Siveten ka shumė pėr tė qenė krenarėDuaje Siveten ka shumė pėr tė qenė krenarėDuaje Siveten ka shumė pėr tė qenė krenarėDuaje Siveten ka shumė pėr tė qenė krenarėDuaje Siveten ka shumė pėr tė qenė krenarėDuaje Siveten ka shumė pėr tė qenė krenarėDuaje Siveten ka shumė pėr tė qenė krenarėDuaje Siveten ka shumė pėr tė qenė krenarėDuaje Siveten ka shumė pėr tė qenė krenarė
Gjendja bazė Agresiviteti, liria; cenimi i individit

MAPO

Agresiviteti, liria; cenimi i individit nė shoqėrinė tonė e mė tej
Prof.Dr. Ylli Pango

Agresiviteti, veē mjaft shkaqesh tė njohura, formohet edhe nėn ndikimin e disa faktorėve specifikė nė shoqėritė nė zhvillim. Kėshtu pėr shembull, problemet ekonomike ndikojnė nė rritjen e agresivitetit tė njerėzve nė kėto shoqėri. Direkt dhe indirekt. Nėse nė kushtet e krizės njeriu pėrballet me mungesa tė mjeteve, le tė themi jo elementare tė jetesės, por tė dėshirueshme apo tė domosdoshme pėr kohėn, pa dyshim ai do tė kėrkojė t’i plotėsojė ato. Nė mungesė tė kėtij plotėsimi kemi kundėr-reagimin i cili reflektohet, nė agresivitet, dhe nė rastet me ekstreme dhe nė krim. Sidomos kur kėto nevoja janė elementare ky agresivitet arrin kulmin. Njihet nė psikologji termi personalitet antisocial. Mendohet se ky personalitet kryesisht formohet nė rrjedhėn e jetės dhe kriza ndikon mjaft nė kėtė formim. Ky personalitet njerėzor shquhet pėr raporte tė frustruara, probleme nė ndėrveprime me tė tjerėt, sjellje antisociale, deri nė dhunė e agresivitet.

Njė faktor tjetėr qė rrit agresivitetin tek ne, janė elemente tė trashėguara tė mentalitetit tė egėr e tė frustruar tė individėve nėn regjimin diktatorial. Kėto elemente tė trashėguara bėjnė qė njerėz me pushtet nė media, politikė etj., tė godasin rėndė e shpeshherė nė mėnyrė barbare bashkėqytetarėt edhe pėr arsye a mosarsye nga mė banalet. Kėto kanė ēuar mė pas nė goditjen e personalitetit e cenimin e lirisė a privatėsisė sė mjaft individėve. Njerėzit shpesh janė pėrballur keqas me kėto deformime personalitetesh a me personalitete me kufizim ose reduktim nė ekstrem tė elementeve tė humanizmit, trashėguar nga diktatura. E pėr rrjedhojė ka pasur mjaft shembuj rastesh nga mė tė rėndat tė shkatėrrimit tė personalitetit njerėzor qė kanė ēuar edhe nė vetėvrasje, sėmundje psikike, vdekje etj. Agresori me pushtet politik a mediatik nė kėto raste ka tentuar nė mjaft raste deri nė asgjėsimin e plotė tė jetėve njerėzore a imazheve pėrkatėse, pavarėsisht kontributeve, aftėsive, talentit, gjithė asaj ngrehinė tė madhe tė quajtur jetė njerėzore, ngjizur me mund e djersė. E gjitha kjo thjesht sipas dėshirės, urrejtjes, ambicieve tė individėve tė caktuar. Vini re ngjashmėrinė: nė rastet e goditjeve nė kohėn e diktaturave. Sidomos tė goditjeve si rrjedhojė e urdhrave, mėrive tė vetė diktatorėve. Jetė tė tėra njerėzore shembeshin menjėherė me njė tė rėnė lapsi, me njė verdikt a urdhėr tė sovranit diktator.

Kjo pėrmbante nė vetvete veē paranojės sė pushtetit e asgjėsimeve politike edhe kėnaqėsinė sadiste tė shkatėrrimit tė jetės sė tjetrit, mllefet e frustracionet e jetės sė shkuar tė agresorit apo asgjėsuesit, ligėsinė njerėzore nė kulmin e vet dhe mbi tė gjitha cinizmin e padrejtėsinė. Janė jo tė pakta rastet nė diktaturat staliniane e enveriane, kur njeriu sa ēel e mbyll sytė pėrfundonte nė hiē, duke kėnaqur kėshtu epshet e ambiciet e egra jo vetėm tė ekzekutorit por dhe tė njė turme tė tėrė pagane e mediokre, gjithnjė nė pritje tė rėnies sė figurave, personaliteteve, si kompensim i vuajtjeve tė veta personale tė mosarritjeve e dobėsive, inferioritetit e mossuksesit nė jetė.

Reminishenca e kėtyre ngjarjeve makabre, nė kohėn tonė ende jodemokratike, qėndron nė faktin se dhe sot e gjithė ditėn shohim tė goditen pa skrupull njerėz nė media e kudo, shpesh pėr urrejtje personale, arsye politike a interesa tė fėlliqura. Madje dhe nė rastet kur nuk provohet asnjė lloj fajėsie e viktimės a vėrtetohet se vetė sulmi a goditja janė kriminale, atentatori i jetės sė tjetrit vazhdon tė jetojė i qetė, ndėrsa viktima merr fund me gjithēka e askush nuk bėn apologji…Jo mė tė flasėsh pėr dėnim tė agresorit pėr krimin e shkatėrrimit tė njė jete njerėzore.

Nė fund tė fundit vdekja sociale ėshtė mė e rėndė se ajo fizike, e cila merr fund menjėherė. Kjo e para, vdekja a ekzekutimi social, janė tė vijueshme, torturuese, dhe pėr karakteret jo tė forta, jo rrallė marrin fund me vetėvrasje, rrėnim, ēmenduri etj. Kjo vazhdon tek ne dhe ėshtė njė nga treguesit mė tė qartė qė ende demokracia nuk ka ardhur e se ajo do tė quhet nė rrugė tė mbarė kur tė fillojnė ndryshimet e mėdha tė mentalitetit njerėzor, respekti pėr njeriun. Mė e keqja ėshtė se ekzekutorėt e kohėrave tė sotme janė vegla a pjesė me rėndėsi e pushtetit mediatik e politik.

Nė kėso rastesh nė mungesė tė mbėshtetjes sė duhur ligjore a asaj tė shoqėrisė, njeriu duhet shpesh tė mbėshtetet kryesisht tek vetja pėr tė rifituar sigurinė dhe kapėrcimin e vėshtirėsive kur shtypja e personalitetit tė njeriut nė jetė arrin kulmin. Pra tė mbėshtetet nė aftėsitė e veta, nė forcėn e personalitetit. Nė aftėsinė pėr t’i parė ngjarjet, njerėzit, nga njė kėndvėshtrim shumė me panoramik e tė gjerė se shumica e njerėzve. Si pjesė e njė tė tėre pa fund, para sė cilės jemi aq tė vegjėl, saqė dramat tona personale nuk duhen pėrjetuar kurrė si gjėma tė mėdha. Thjesht tė parėt e vetes, si njė pjesė e njė tė tėre, e cila nė kulturat e Lindjes shkrihet a pėrfshihet nė dramėn a komedinė universale. Kjo ndihmon shpesh nė jetė tė pėrballohen dhe situata ku mjaft janė mbytur a vetėvrarė, zhdukur a shkatėrruar mendėrisht a fizikisht apo si personalitet. Kjo deri nė ato kohėra kur edhe kėtu demokracia, drejtėsia, e drejta e sidomos mentaliteti, tė piqen e tė arrijnė nivelet e kėrkuara tė zhvillimit demokratik tė vendeve tė zhvilluara.

Mund t’ju jap vetėm dy shembuj persistentė kundėr jetės sė njė njeriu nė kuadėr tė njė periudhe disavjeēare: atentati me bombė pėr t’i marrė jetėn, dhe mė pas atentati a shkatėrrimi i personalitetit a mė shumė i imazhit me njė “atentat” tjetėr po aq tė rėndė viziv, mediatik. Pa llogaritur denigrime, sulme, poshtėrsi tė tjera me tė vogla, por jo tė vogla, qė shoqėronin dy goditjet egėrsisht agresive. Ē’ėshtė mė absurdja, nė tė gjitha goditjet ekzekutorėt kanė marrė kurora lavdie, kanė vazhduar poshtėrsitė e tyre, ndėrkohė qė viktima madje dhe nė tryezėn e operacionit a shtratin e spitalit, ėshtė denigruar mė keq, duke shtruar problemin nė biseda publike televizive nėse duhej a nuk duhej kryer asgjėsimi i tij dhe a e meritonte ai kėtė. Kjo pėrbėn njė nga ngjarjet mė kulmore tė tė kuptuarit tė jetės si barbari, pa ligje e drejtėsi, pa humanizėm e pa asnjė skrupull njerėzor. Kėto, ndofta jo deri nė kėtė masė, u kanė ndodhur jo pak njerėzve tek ne. Agresiviteti tek ne ėshtė ende i pashembullt dhe vjen nė njė masė tė madhe si reminishencė e agresivitetit e brutalitetit tė shoqėrisė diktatoriale nėpėr rrathėt e ferrit tė sė cilės sapo kaluam. Nuk ėshtė kollaj tė flaket a shkulet nga mendja a zemra e shumė njerėzve qė vijnė s’andejmi.

Agresiviteti nė kohėrat e sotme shfaqet edhe si rrjedhojė e imitimit a ndjekjes sė modeleve mediatike, tė pakontrolluara tė akteve agresive, krimeve, vrasjeve, a vetėvrasjeve, aq tė shpeshta nė mediat tona. Dihet tashmė dhe pranohet nė psikologji se shfaqja e vijueshme e modeleve agresive nė media rrit agresivitetin nė shoqėri. Njerėzit pėrjetojnė si tė lehtė, mjaft tė natyrshme a thjesht tė realizueshme atė qė shohin a dėgjojnė nė ekranin televiziv. Kėshtu ndodh qė kryhen krime karshi tjetrit sipas modeleve tė pėrsėritura. E njėjta gjė ndodh edhe me vetėvrasjet, sidomos nė moshat e reja e nė adoleshencė, ku agresiviteti drejtohet karshi vetes nėn ndikimin e modelit televiziv dhe kemi jo pak vetėvrasje.

Por ka edhe agresivitet, nė njė konotacion tjetėr, qė mund tė konsiderohet i dobishėm. Por kėtu kuptimi ėshtė i ndryshėm. Ndonėse nė gjuhėn shqipe fjala agresiviteti pėrgjithėsisht ka konotacion negativ, me prurjet e reja nė gjuhė, ndikimin e jetės globale, e tė gjuhėve perėndimore ka filluar tė pėrdoret shpesh edhe termi agresivitet nė kuptimin jonegativ tė kėsaj fjale. Kėshtu kur e pėrdorim kėtė fjalė nė sensin e tė kėrkuarit tė diēkaje me ngulm, tė kėrkesės sė lartė pėr punė, tė derdhjes sė energjive tė mėdha, dinamizmit, persistencės, fjala agresivitet mund tė marrė njė kuptim pozitiv. Ndonėse nė shqip nė pėrgjithėsi kjo fjalė vazhdon tė pėrdoret nė kuptimin e parė, jo pozitiv. Kėshtu pėr tė parė dallimin, nėse e kemi fjalėn pėr dobinė e veprimit a kundėrveprimit, qė vijnė si rrjedhim i pėrdorimit tė agresivitetit karshi tjetrit, kėtu vlerėsimi i agresivitetit ėshtė negativ. Kėtu parametėr mund tė jetė fakti nėse shfaqja e agresivitetit i sjell dobi agresorit kur ai nuk e drejton atė karshi dikujt tjetėr. Nė pėrgjithėsi veē rasteve me qėllim suksesin nė punė, agresiviteti paraqitet i dobishėm nė kohėrat tona, veēse nėse e pėrdorim a e shohim si ekzorcim a nxjerrje pjesėrisht jashtė tė frustrimit. Nė kėto raste mund tė kemi edhe efektin e kundėrt qė mjaft bukur shprehet nė proverbin “uthulla e fortė prish enėn e vet”.

Nėse kuptojmė me agresivitet, atė tė shprehur nė lėvizjen sociale a atė politike, kėtu kuptimi ėshtė veēse negativ. Nuk duhet shkuar deri aty nė njė shoqėri demokratike. Shumė-shumė protesta e vazhdueshme paqėsore e tipit gandist, ka sjellė mė shumė rezultate nė mjaft raste tė njohura nė historinė moderne nė krahasim me atė qė do tė sillte agresiviteti, dhuna shpesh e pajustifikuar e me pasoja tė rėnda. Por nė shoqėrinė tonė tė sotme edhe si rrjedhim i frustracionit tė gjatė gjatė diktaturės, vijon ende tė shfaqet edhe ky lloj agresiviteti qė nuk ka tė bėjė me protestėn paqėsore dhe qė shpesh sjell pasoja tė pariparueshme.

Ka edhe njė agresivitet qė shfaqet disi si njė kundėrveprim i njė realiteti frustrues pėr njeriun shqiptar tė dalė rishtazi nė njė sistem tė ri kompetitiv, nė kushte tė reja tė njė ekonomie e konkurrence shpesh jo lehtė tė pėrballueshme. Madje jo vetėm kėtu por edhe nė botėn e madhe. Ky realitet veē pjesės sė panjohur pėr shqiptarin ėshtė edhe rrjedhojė e problemeve tė shoqėrive tė prekura nga kriza financiare dhe sociale. Reagimi karshi tij ėshtė shpesh joadekuat dhe shfaqet nėpėrmjet kriminalitetit, dhunės nė familje, delinkuencės nė moshat e adoleshencės etj. Jemi nė njė fazė tranzitore, ku agresiviteti shfaqet nė forma nga mė tė ndryshmet e nė pėrmasa jo tė vogla.

Si mund t’i pėrballojnė qytetarėt shqiptarė gjithė kėto probleme qė sjellin pėr rrjedhojė nė disa raste edhe rritjen e agresivitetit? Dalja nė realitetin e botės mė tė zhvilluar do tė kėrkojė kohė dhe eksperienca tė reja. Integrim i plotė nė realitetin europian do tė jetė i vėshtirė pėr kėdo qė kėrkon qoftė edhe njė punė tė thjeshtė, por nė veēanti edhe pėr biznesin, kėrkimin shkencor, artin, politikėn. Kėto vėshtirėsi janė tė ndjeshme qysh nė kėto tentativa qė bėjmė edhe sot, ende tė paintegruar, pėr tė jetuar nė vendet mė tė zhvilluara. Me pėrjashtime tė vogla, njerėzit nuk e gjejnė dot veten e tyre edhe pas njė kohe tė gjatė atje dhe pėrgjithėsisht vetėsakrifikohen si karrierė apo shpirtėrisht, pėr fėmijėt a pėr njė ėndėrr tė vjetėr, pėr humbje tė lidhjeve me vendin amė, apo edhe pėr njė ndryshim pas zhgėnjimesh tė shumta nė vendin tonė. Po kjo paaftėsi pėr tė gjetur veten, rrugėn e duhur, suksesin, vetėplotėsimin, e qė sjell pėr rrjedhojė edhe shtimin e agresivitetit,duhet marrė parasysh edhe pėr ata qė jetojnė kėtu e nuk tentojnė emigracionin.

Pėr rrjedhojė do tė kemi edhe do kohė, njė lloj frustrimi, e pėr rrjedhojė shfaqje agresiviteti, njė lloj izolimi a vetizolimi qė nuk do tė jenė mė ata tė vizave a tė pengimit tė lėvizjes sė lirė, por i mbetjes pas nė kohė, si mentalitet, formim, edukatė, profesionalizėm, i pamundėsisė pėr tė zgjidhur problemet e jetės etj. Ky ėshtė vetizolimi pengesė, e vetėfrustrimi, mė i madhi qė duhet tė kalojmė nė vitet qė vijnė. Pėrpara kėtij izolimet e frustrimet e ardhura si rrjedhojė e shkaqeve thjesht personale, grupore a familjare paraqiten mė tė vogla. Kėto sjellin ndjesinė dhe reagimin e njė agresiviteti mė tė madh se ē’ėshtė nė tė vėrtetė ai i shoqėrisė sė botės sė madhe.

Kjo bėn qė disa nga ne kėtu e tė tjerė qė dolėn e do tė dalin nė njė botė tė madhe duhet tė pėrballen me njė agresivitet tė njė lloji tjetėr. Njė agresivitet tė sė panjohurės, tė sė resė, tė pamundėsisė shpesh por edhe tė mbilodhjes pėr tė arritur suksesin. Kėto nuk janė tė lehta e as racionale pėr t’u pėrballuar me metodat a stilet tona tė vjetra. Me agresivitetet tona tė vogla tė njė mentaliteti tashmė tė prapambetur hakmarrjesh personale, goditjesh pas shpine e intrigash tė vogla. Kjo ėshtė njė dalje pėrballė njė agresiviteti konkurrence qė duhet pėrballuar ndryshe, me njohuri, pėrgatitje, guxim, mentalitet tė ri e sidomos me aftėsim gradual, por sa mė tė shpejtė tė shprehive a aftėsive integruese tė individit e tė shoqėrisė sonė nė tėrėsi.
Duaje Siveten nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Sponsor
i vjetėr 26-03-2013, 17:44   #2
Mano
V.I.P
 
Avatari i Mano
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Postime: 4,700
Thanks: 929
Thanked 916 Times in 519 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 32
Mano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Agresiviteti, liria; cenimi i individit

Shkrim shume i mire. Nje permbledhje, nje pershkrim i rrealitetit, te zymt, pesimist bashkangjitur peripecive te jetes se perditshme, qe mbulon gjith territorin e vendit si nje re e zeze mbi koke qe nuk po hiqet dote

Ajo qe ngacmon njeriun me shume, ajo qe e acaron ate deri ne kulm, eshte padrejtesia. Sa me teper padrejtesi ti behen aq me shume rritet stresi dhe nevoja per tu liruar nga kjo barre. Kjo ka qene dhe vazhdon te jete nje plag e rende e cila sa shkon e rendon me shume nga dita ne dite. Ngadaleson perparimin psikologjik, rendon shpritin, zbeh shpresat dhe si rrjedhoj edhe emancipimin e vertet te shoqerise ne pergjithesi.\
Mano nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-03-2013, 19:49   #3
Mano
V.I.P
 
Avatari i Mano
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Postime: 4,700
Thanks: 929
Thanked 916 Times in 519 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 32
Mano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Agresiviteti, liria; cenimi i individit

DuajeSiveten, kush eshte ky Ylli Pango?
Mano nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-05-2013, 23:03   #4
Brari
V.I.P
 
Avatari i Brari
 
Data e antarėsimit: Jan 2012
Postime: 3,564
Thanks: 18
Thanked 58 Times in 45 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 19
Brari ka shumė pėr tė qenė krenarėBrari ka shumė pėr tė qenė krenarėBrari ka shumė pėr tė qenė krenarėBrari ka shumė pėr tė qenė krenarėBrari ka shumė pėr tė qenė krenarėBrari ka shumė pėr tė qenė krenarėBrari ka shumė pėr tė qenė krenarėBrari ka shumė pėr tė qenė krenarėBrari ka shumė pėr tė qenė krenarėBrari ka shumė pėr tė qenė krenarė
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Agresiviteti, liria; cenimi i individit

illi spango o dinush dinja.. eshte nje profesor i njohur..

mirpo nje bir hurve.. filipo qakulli i thone.. ja hodhi.. duall me profesor se profesori..

e futi ne kurth..

dhe.. e beri lecke te ngratin..
Brari nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Bookmarks


Tema po shikohet nga: 1 (0 anėtarė dhe 1 vizitorė)
 
Mundėsitė nė temė
Mėnyra e shfaqjes

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur