Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Arti dhe Kultura Botėrore > Letėrsia Botėrore

Letėrsia Botėrore Diskutime rreth letėrsisė Botėrore .

10 Temat e fundi Rafte librash ne mur (Autor : Nova_Design - )           »          Si te ndajme kokrrat e misrit nga boshti. (Autor : Nova_Design - )           »          Abri Boka dekoracion (Autor : Nova_Design - )           »          Pajisje per te lyer dekoracione ne mur (Autor : Nova_Design - )           »          Djep(Kumo baby crib) (Autor : Nova_Design - )           »          E dua nje tavoline si kjo...... (Autor : Nova_Design - )           »          Kepuce XYZ krijuar me printer 3D (Autor : Nova_Design - )           »          Peshkaqenet shofin vetem bardh e zi. (Autor : Nova_Design - )           »          legjenda moderator ose de ve flake forum (Autor : legjenda - )           »          Lamborgini model Veneno Roadster (Autor : Nova_Design - )

Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė Mėnyra e shfaqjes
i vjetėr 22-02-2010, 22:30   #1
SubZ
A Legend Never Dies
 
Avatari i SubZ
 
Data e antarėsimit: Aug 2010
Vendndodhja: Underground
Postime: 901
Thanks: 0
Thanked 8 Times in 8 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 7
SubZ ėshtė vėrtetė talentėSubZ ėshtė vėrtetė talentėSubZ ėshtė vėrtetė talentėSubZ ėshtė vėrtetė talentė
Gjendja bazė Dan Braun dhe "kodi" i suksesit tė tij.

Ka sfiduar me librat e tij Kishėn Katolike dhe masonėt, e ndėrsa gėzon frytet e famės dhe ato financiare tė punės sė deritanishme, bėn plane pėr tė ardhmen dhe temat qė synon tė rrahė

Kishte kohė qė njihej nga lexuesi, por famėn e vėrtetė botėrore e mori me botimin e “Kodi da Vinēi”. Sė fundi ka nxjerrė edhe “Simboli i humbur”, qė ėshtė pritur me shumė kuriozitet nga miliona lexues. Dan Braun ėshtė i qetė, qė ka mundur tė hedhė nė treg edhe njė tjetėr libėr dhe i ka lejuar vetes njė pushim tė shkurtėr. Nga pamja e jashtme, ai vazhdon tė jetė i njėjti si edhe vite mė parė, madje edhe pėr sa i pėrket veshjes, xhaketės bojėkafe, kėmishės sė hapur ngjyrė deti dhe pantallonave kaki. Mbase ėshtė rastėsi, por kjo ėshtė pak a shumė edhe veshja e preferuar e personazhit tė tij tashmė tė famshėm, tė disa librave, Robert Langdon, simbologjistit qė ka marrė pėrsipėr tė nxjerrė nė dritė shumė tė vėrteta tė mbajtura tė fshehura nga forcat e pushtetit tokėsor. “Langdon ėshtė njeriu qė kam dashur gjithmonė tė jem. Kur e krijova si hero tė romaneve tė mia, nisa tė pėrjetoja njė jetė paralele dhe arrita tė lidhem e ta dua aq shumė sa nuk e ndava nga shkrimet e mia pėr gjashtė vjet me radhė”, thotė Braun nė njė intervistė dhėnė njė tė pėrditshmeje italiane.

E besoni me tė vėrtetė personazhin tuaj?
Absolutisht. Plotėsisht. Fillimisht kam qenė shumė skeptik ndaj tij, por mė pas bėra kėrkime tė ndryshme dhe gjėrat ndryshuan. Mund tė duket si ēmenduri, por ėshtė e vėrtetė. Edhe kėtė libėr e kam shkruar bazuar nė bindjen time. Nė roman citoj njė eksperiment tė bėrė nė Princton. Sipas kėtij eksperimenti, nėse nė njė gotė nė tė cilėn uji ėshtė duke u shndėrruar nė akull ti pėrqendrohesh dhe mendon gjėra tė bukura, atėherė kristalet qė po forcohen bėhen tė bukur nė formė, ndėrsa nėse pėrqendrohesh nė gotė duke menduar apo sjellė ndėrmend gjėra tė kėqija, humbjen apo situata krizash, atėherė kristalet qė formohen janė vėrtet tė shėmtuara. Sigurisht qė nuk pretendoj qė njė fakt i tillė tė pranohet menjėherė dhe me normalitetin mė tė madh, por gjatė historisė ka pasur gjithmonė momente kur shkenca mbėshtet tė vėrteta qė deri dje mund tė jenė dukur tė pamundura. Kėtė e thotė edhe njė nga personazhet, Kathrine,motra shkencėtare e Peter Solomon, masoni qė ruan simbolin e humbur. Ndoshta pas 50 vitesh, njerėzit do tė thonė: A ju kujtohet koha kur pushteti dhe fuqia e mendjes konsiderohej njė kotėsi dhe madje mė kaq, qesharake? Unė i shkruaj kėto libra jo pėr tė dhėnė pėrgjigje, por pėr t‘i bėrė njerėzit qė tė bėjnė pyetje.
Nė kohėt kur shkruanit dhe botuat romanin e parė “Crypto” ju hidhnit hipotezėn e njė sulmi terrorist nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ishte viti 1998. Ēfarė keni menduar mė 11 shtator tė vitit 2001?
Ishte njė gjė e tmerrshme, por qė pėr hir tė sė vėrtetės nuk mė befasoi.
Mal‘hak, engjėlli-djall qė do tė ketė me ēdo kusht “simbolin e humbur” tė masonėve, duket sikur bėn tė njėjtat veprime me tė terroristėve. A keni pasur parasysh Bin Ladenin pėr njė gjė tė tillė?
Jo kėtė herė. Bin Laden ishte frymėzim i imi nė librin “E vėrteta e akullit”. Edhe aty bėhet fjalė pėr vitin 2001 dhe unė flisja pėr terroristėt nė Afganistan. A jam profet? Mendoj qė ėshtė vetėm fat, nė fakt njė fat i keq, duke qenė se bėhet fjalė vetėm pėr fatkeqėsi dhe luftė.
Duke filluar nga “Kodi da Vinēi” e nė vazhdim zgjodhėt tema qė, pėr hir tė sė vėrtetės kanė bėrė shumė bujė. Sfida ndaj Opus Deiā€¦
Unė nuk e vras mendjen pėr kėtė. Edhe ata duhet ta kenė kuptuar tashmė se bėhet fjalė pėr njė roman. Unė nuk kėrkoj polemizime, por teatralitetin. Mė pėlqen qė tė rrėmoj nė materien gri qė ekziston mes sė drejtės dhe sė padrejtės. Nė “Simboli i humbur” mbėshtes faktin se etėrit themelues tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės ishin masonė e deistė. Nuk ėshtė e vėrtetė qė Amerika u themelua si njė vend i krishterė. Politikanėt qė mbėshtesin njė teori tė tillė nė televizion, nuk thonė tė vėrtetėn.
A ėshtė e vėrtetė qė keni kėrkuar tė takoni Papėn?
Fjala “kėrkoj” mė duket pak si e paedukatė.
Prisni qė t‘ju ftojė ai?
Ah po tė ndodhte kjo, do tė hidhesha menjėherė nė njė avion pėr ta takuar. Sigurisht qė nuk do tė isha dakord pėr shumė gjėra, por kjo nuk ka rėndėsi pėr mua.
Mamaja juaj drejtonte korin e Kishės Episkolape. Ju shkoni mė nė kishė?
Vetėm nė raste funeralesh dhe martesash, por kam qenė gjithmonė nė tė ri fetar. Kam qenė i dhėnė pas studimeve tė feve tė ndryshme. Nė kapelėn e shkollės ku kam studiuar, gjeje studentė tė tė gjitha feve dhe kėshtu u rrita mes njė diversiteti tė madh fetar.
Nė librin tuaj tė fundit ėshtė njė fjalė qė tė godet: “Shpresė”. Ėshtė kjo vetėm njė koincidencė me parullėn e Obamės?
Kėtė pyetje ma ka bėrė edhe njė senator i rėndėsishėm. Nė fakt, nuk e kam ndjekur fushatėn e Obamės. Isha shumė i zėnė me shkrimin e librit dhe pėr disa muaj i kisha humbur tė gjitha lidhjet me botėn.
Po mė falni pėr pyetjen, ju pėr kė votuat?
Unė votoj si i pavarur dhe herė votoj njėrin krah, e herė tjetrin.
Po Obama a ju pėlqen? Ai mė duket njė tip inteligjent, me njė mision tė pamundur.
Pra qenka vetėm njė koincidencė qė njė nga masonėt nė libėr ėshtė zezak?
Presidenti aktual nuk ėshtė i vetmi afro-amerikan i pushtetshėm nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Unė doja tė tregoja vetėm se masonėt janė njė grupim i hapur pėr tė gjithė.
Nė libėr ju shfaqni simpati pėr masonerinė. Ky ėshtė njė fakt qė tė bie nė sy menjėherė. Po pėr sa i pėrket episodeve tė errėt? Ju citoni vetė Lozhen P2, por pa kujtuar vrasjen e Roberto Calvit…
“…ura e fretėrve tė zinj, rasti ‘Ambroziano‘”. E di e di. E njoh mirė kėtė histori tėrheqėse. Pėr ca kohė mendoja qė tė shkruaja njė roman qė lidhej me tė. Por nuk ėshtė kjo tema e librit. Nėse ke njė rrėfim tė jashtėzakonshėm si historia e P2, por nuk pėrputhet mirė me disa nga idetė e tua, atėherė duhet ta lėsh mėnjanė, sepse ndoshta rrėfimit tė kėsaj historie nuk i ka ardhur koha.
Pushteti. Feja. Shėrbimet e fshehta. Masoneria. Gratė. Siē e dini nė Itali mund tė keni njė personazh shumė interesant pėr librin tuaj tė ardhshėm, Kryeministrin e vendit, Berluskoni.
“Oh. ‘Kodi Berluskoni‘. Mė pėlqen”.
Ju intereson ky argument?
Nuk di shumė nė lidhje me telashet tuaja, por mendoj se ndaj njerėzve qė qeverisin njė vend duhet tė ekzistojė “luksi” i “dyshimit”, sepse puna e tyre ėshtė jashtėzakonisht e vėshtirė dhe bėhet nė njė botė tė vėshtirė.
Nga P2 te skandalet financiare dhe mafia, emri i Berluskonit ndodhet nė tė gjitha ēėshtjet mė tė rėndėsishme.
Po atėherė, si ka mundėsi qė sillet ende vėrdallė? Po, po duhet tė jetė interesant. Do ta vė nė dosjet e mia.
Kritikėt thonė se nė librat tuaj ka shumė reklama duke filluar nga “Twitter” deri tek “iPhone”.
Kritikėt e kanė zakon tė thonė shumė gjėra
Si i bėni kėrkimet tuaja nė lidhje me argumente tė ndryshme qė ju interesojnė pėr librat qė shkruani?
Tashmė nuk mund tė lėviz pa mė njohur njeri. Pėr shembull pėr tė konsultuar disa materiale nė Arkivin Qendror mė ėshtė dashur tė vė njė palė syze tė errėta pėr tė mos u njohur. Pėr fat kam edhe gruan qė mė ndihmon.
Pėr ju thonė se jeni shumė i rezervuar si njeri dhe keni pak miq shkrimtarė.
Po, ėshtė e vėrtetė. Kam mik John Grisham, qė ėshtė njė njeri i kėndshėm. Mė ka mbėshtetur nė momentet e mia tė vėshtira, duke mė inkurajuar e mė dhėnė zemėr.
Ju keni studiuar shkrim krijues me David Foster Wallace. Ishit miq?
Jo, por ka qenė shumė kohė mė parė. Vetėvrasja e tij ishte shumė e trishtė. E kuptoj shumė mirė kur njė shkrimtar nis tė ndihet vetėm. Janė momente me tė vėrtetė tė errėta.
Thonė pėr ju se i dedikoni njė pjesė tė madhe tė suksesit shkrimtarit italian, Umberto Eko.
Duhet tė them se nuk e kam lexuar Ekon. Kam parė filmin “Emri i trėndafilit”. Di edhe atė qė tė dy shkruajmė pėr komplote dhe di qė ai ka thėnė disa gjėra jo fort tė mira pėr mua. Por ēdo njeri ka shijet e veta. Sigurisht qė ai ėshtė njė talent i jashtėzakonshėm, por librat e tij nuk bėjnė pjesė tek ata qė unė lexoj.
A ėshtė e vėrtetė qė pėr tė shkruar ju ēoheni nė orėn katėr tė mėngjesit?
Ėshtė pjesa mė e mirė e ditės. Zgjohesh dhe je nė njė gjendje ėndrre. Ėndrra dhe tė shkruarit janė njė gjendje qė pėrafrojnė shumė me njėra-tjetrėn. Mundohem qė tė shfrytėzoj atė moment tė ditės kur realiteti dhe fantazia janė ende tė gėrshetuara me njėra-tjetrėn. Studioja ku punoj, nuk ndodhet nė shtėpinė ku banoj, ndaj mė duhet qė tė shkoj aty me shumė vrap.
Ju keni incizuar tre CD para se tė braktisnit muzikėn. Ju mungon?
Jo, sepse i bie pianos gjithė ditėn. Jam rritur duke dėgjuar Lucio Dallėn. Kur isha i ri kam bėrė xhiro nėpėr Europė me njė kor dhe kam kėnduar nė mesha tė ndryshme nė San Marco, apo Notre Dame.
Si e imagjinoni veten pas 30 vitesh?
Do tė jem njė zotėri i moshuar qė jetoj nė tė njėjtėn shtėpi ku jetoj edhe tani. Vazhdoj tė jem i martuar dhe sigurisht qė vazhdoj tė shkruaj. Nuk mendoj se do tė kem ndryshuar shumė, pėrveēse nė rastin e flokėve.
__________________
जीव हस अनुरज
Live Laugh Love
Jetė Qesh Dashuri
SubZ nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Sponsor
i vjetėr 22-02-2010, 22:35   #2
SubZ
A Legend Never Dies
 
Avatari i SubZ
 
Data e antarėsimit: Aug 2010
Vendndodhja: Underground
Postime: 901
Thanks: 0
Thanked 8 Times in 8 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 7
SubZ ėshtė vėrtetė talentėSubZ ėshtė vėrtetė talentėSubZ ėshtė vėrtetė talentėSubZ ėshtė vėrtetė talentė
Gjendja bazė Sė shpejti, romani i ri i Dan Brown

Sė shpejti, romani i ri i Dan Brown


Gjashtė vjet pas publikimit tė mega tė shiturit, "The Da Vinci Code", grupi botues Knopf Doubleday paralajmėroi se trileri i Brown, "The Last Symbol" nė tė cilin luan simbolisti i "The Da Vinci Code", Robert Langdon do tė publikohet nė shtator.

"Ky roman ishte njė udhėtim i mrekullueshėm dhe i ēuditshėm", - tha Brown, nė njė deklaratė tė publikuar tė hėnėn nga botuesi i tij. "Thurja e pesė vjetėve tė kėrkimeve brenda kornizės 12-orėshe tė tregimit ishte njė sfidė stimuluese. Jeta e Robert Langdon, lėviz shumė mė shpejtė se e imja". Botimi i parė do tė dalė me 5 milionė kopje, thanė nga 'Knopf Doubleday'.

"The Da Vinci Code" ėshtė shitur nė mė shumė se 80 milionė kopje nė tė gjithė botėn. Versioni filmik, me Tom Hanks nė rol kryesor, u publikua nė vitin 2006 dhe fitoi mė shumė se 700 milionė dollarė nė arkat e kinemave. Hanks do ta shohim pėrsėri si Langdon, kur adaptimi i romanit "Angels & Demons" tė debutojė nė muajin maj.
Tė hėnėn mbrėma, "The Lost Symbol" ishte nė krye tė listės sė Barnes&Noble.com, duke u ngjitur edhe nė top 100 tė Amazon.com. Nė shenjė tė luftės sė ēmimeve qė do tė pasojė, tė dy ueb-faqet ofrojnė zbritje pėr 40 pėr qind dhe rritje pėr 28.95 dollarė pėr secilin roman. Brown, (44) i mbajti pezull lexuesit e vetė si dhe industrinė e librit, vite e vite me radhė pa ndonjė roman tė ri.

Sikur qė nė vitin 2004, Doubleday paralajmėroi se pėrforcimi ėshtė duke ardhur, kushtimisht i quajtur "The Solomon Key" dhe qė besohej se do tė jetė pėr masonėt e lirė nė Uashington (Brown u njollos pėr vite nė Uashington, duke kėrkuar tempujt masonit). Anticipimi pėr "The Solomon Key" ishte aq i lartė, saqė "ciceroni" i romanit i publikuar nė vitin 2005, ende mbeti nė shtyp. Nė njoftimin e sė hėnės nuk u tha se ku do tė zhvillohet ngjarja ose pėr cilin do tė bėhet fjalė, ndėrsa zėdhėnėsja e Doubleday, Suzanne Herz, refuzoi tė japė informata tė mėtutjeshme.

Nė "The Da Vinci Code", njė vrasje nė muzeun parisien Louvre e vė Langdon nė njė hetim qė pėrfshin kulte sekrete religjioze dhe spekulime se Jezusi kishte pasur njė fėmijė me Maria Magdalenėn - skenar ky i cili inatosi studiuesit, kritikėt dhe zyrtarėt religjioz, gjė qė vetėm sa i solli librit mė shumė lexues. I etur pėr sukses, por i papėrgatitur pėr obsesion, Brown pa dashje u bė ngurrues pėr paraqitje publike apo biseda me mediat. Rezerva e tij u pėrforcua nga akuza pėr shkelje tė sė drejtės tė autorit, qė u gjykua nė favor tė tij, megjithatė jo para se ai tė detyrohet tė dėshmojė nė Londėr dhe tė pėrgatitet pėr pėrmbledhjen e thellė tė karrierės sė tij, duke shkruar procesin dhe tėrbimin me tė cilin u ballafaqua kur e promovoi "The Da Vinci Code". "Ndjehem i pafuqishėm, sepse ka kaluar mė shumė se njė vit prej unė kėrkova dhe shkrova romanin, dhe emrat e saktė, datat, vendet dhe faktet disi janė zbehur nė kujtesėn time", - kishte shkruar Brown.

Debati shet librin
Pjesėrisht i inspiruar nga trillimi komercial i Sidney Sheldon, Brown ėshtė i diplomuar nė Amherst College, i cili tha qė kaherė ka hequr dorė nga ideja e tė qenit njė shkrimtar i thjeshtė dhe pėr dallim nga kjo ka dashur tė shkruajė romane qė do tė lexohen nga shumica. Por, as autori, as botuesi i tij dhe as shitėsit nuk prisnin njė "boom" kaq tė madh pėr "The Da Vinci Code", respektivisht romanin e tij tė katėr, i cili mbeti nė listėn e bestsellerėve pėr mė shumė se tri vjet dhe gjithashtu ndikoi nė shitjen e romaneve paraprak "Deception Point" dhe "Angels & Demons".

Heshtja e gjatė pas "The Da Vinci Code", mė e gjatė se koha e kaluar mes dy romaneve tė tij paraprake, dėrgoi tek spekulimet se Brown ishte i bllokuar pashpresė, njėjtė sikurse autorja e "Forever Amber", Katheleen Winsor apo Grace Metalious, shkrimtare kėto tė cilat kurrė mė nuk iu afruan lartėsive tė bestsellerėve tė tyre kontroverse. Brown ėshtė familjar i Exeter, N.H i cili ende jeton nė shtėpinė e tij me bashkėshorte, Blythe Brown, tė cilėn gjatė gjykimit nė Londėr shkrimtari e pėrshkroi si njė bashkautore virtuale, njė kėrkuese energjetike e cila solli njė "perspektive tė paēmueshme femėrore" nė libėr tė zhytur nė "femrėn e shenjtė, adhurim tė perėndeshės dhe aspektin femėror nė mėnyrė shpirtėrore".
__________________
जीव हस अनुरज
Live Laugh Love
Jetė Qesh Dashuri
SubZ nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 23-03-2010, 23:21   #3
Lela
shiraz
 
Avatari i Lela
 
Data e antarėsimit: Feb 2010
Postime: 122
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 5
Lela ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Dan Braun dhe "kodi" i suksesit tė tij.

Madness,
The Lost Symbol se kam lexuar...
ti e ke lexuar dhe c`pershtypje te ka lene?
__________________
Life is a moment in space when the dream is gone...
Lela nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 24-03-2010, 00:08   #4
Mikela
V.I.P
 
Avatari i Mikela
 
Data e antarėsimit: Mar 2009
Vendndodhja: U.S.A
Postime: 397
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 6
Mikela ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Dan Braun dhe "kodi" i suksesit tė tij.

hahaahha lela mos e ve ne pozite cunin se ku do ti kete marre keto lexime deshiroj ti lexoj dhe une kur te hidhet romani ne treg
Mikela nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 24-03-2010, 23:53   #5
Lela
shiraz
 
Avatari i Lela
 
Data e antarėsimit: Feb 2010
Postime: 122
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 5
Lela ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Dan Braun dhe "kodi" i suksesit tė tij.

Mikela,
ne treg ka ca muaj qe ka dal, por po presim te ulet ne gjysem cmimi, ose te "hidhet" romani ne biblioteke

p.s. krize gjithandej...kush paguan €18,95
__________________
Life is a moment in space when the dream is gone...
Lela nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Bookmarks


Tema po shikohet nga: 1 (0 anėtarė dhe 1 vizitorė)
 
Mundėsitė nė temė
Mėnyra e shfaqjes

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur

Pėrzgjidh nėnforumin