Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Shkenca > Filozofia | Psikologja | Sociologjia

Filozofia | Psikologja | Sociologjia Gjithēka qė ka tė bėjė me misterin me emrin "Njeri".

Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė Mėnyra e shfaqjes
i vjetėr 27-02-2010, 14:19   #1
SmiLey
Only God Can Judge Me!
 
Avatari i SmiLey
 
Data e antarėsimit: Feb 2010
Vendndodhja: Negli occhi suoi! ♥ ♥
Postime: 1,820
Thanks: 0
Thanked 4 Times in 4 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 6
SmiLey ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Inteligjence artificiale: rrjetat neurale.

Ekzistojne disa forma te inteligjences artificiale. Nje nga me te suksesshmet jane rrjetat neurale. Keto bazohen ne llogaritjet paralele dhe jane sot nje fushe e ethshme kerkimi.

Mundesite e perdorimit jane te shumta. Vetem per te permendur dy raste jane parashikimi i bursave dhe kampionatet robotike te futbollit (Robocup). Ne rastin e pare te dhenat e bursave per nje kohe te gjate (psh nje vit) injektohen ne hyrje dhe rrjeta meson te parashikoje gjithmone e me sakte ndryshimet e cdo ndermarrjeje. Pas kesaj programi mund te parashikoje si do shkoje bursa per disa ore ose dite. Ekziston te pakten nje program commercial qe ben parashikimin e burses. Ne rastin e dyte behet fjale per lojtare futbolli qe ngjajne me robote te vegjel, rreth gjysem metri, te cilet luajne ne nje fushe disa metrash. Ekzistojne kampionate boterore te ketyre roboteve te cilen jane teresisht autonome.
Edhe njohja e germave nga nje faqe e skanuar behet shpesh me OCR, Optical Character Recognition.

Po cfare jane saktesisht rrjetat neurale?
Do duheshin libra per te folur ne detaje mbi to dhe mund te shkruaj ne te ardhmen mesazhe te tjera. Ketu do spjegoj vetem disa gjera te pergjithshme sa per t'ju informuar mbi teknologjite e fundit te inteligjences artificiale.
Rrjetat nerale imitojne ne menyre te thjeshtuar principet fiziologjike te trurit te njeriut. Pra ka disa neurone qe lidhen me njera tjetren me ane te sinapseve. Cdo sinaps dergon impulset nga nje neuron tek tjetri. Nga ana tjeter cdo impuls qe dergohet nga nje neuron tek tjetri peshohet nga ky i fundit ne baze te rendesise qe ka kjo sinapse. Pra deridiku vleresohet forca e lidhjes mes dy neuroneve me ane te "peshimit" te lidhjes. Per detajet e rrjetave neurale do te flas me vone, nese dikujt i intereson. Duhet patur parasysh se eshte e domosdoshme njohja minimale e funskionimit te trurit dhe neuroneve reale per te kuptuar neuronet virtuale.
Ideja inovative ne kete drejtim eshte perllogaritja paralele. Ne konceptin tradicional te analitikes dhe kompjuterit ekziston nje fluks informacioni qe kalon ne disa stade. Nese mungon nje stad (psh memoria RAM ne kompjuter) atehere elaborimi ka falimentuar. Ndryshe nga kjo ide seriale rrjetat neurale imitojne nje paralelizem te perllogaritjes ku pikat fituese jane dy. Se pari mund te prishet nje neuron ose grup neuronesh pa kompromentuar te gjithe funskionimin. Kjo ngjan efektivisht me trurin tone. Se dyti, mund te gjehen solucione per probleme jo lineare. Pra se dyti mund te gjehen rregulla te brendshme ne nje bote kaotike ne dukje.

Rrjetat neurale perdoren si ne inxhinieri, per te realizuar software te fuqishem (njohjen e zerit te dikujt, diktimin e nje teksti ne kompjuter, njohjen e germave nga nje fotografi etj) ashtu edhe ne psikologji, per te imituar funksionimin natyral te trurit (rruga e dyfishte e shikimit, riprodhimi i neuroneve te lobit ocipital, riproshim i elaborimit audio qe ben truri ne zona te caktuara, etj). Ka patur tentativa per te krijuar software qe mund te japin diagnozen e nje pacienti ne baze te simptomave (pra te zevendesojne mjekun deridiku).

E gjithe kjo do te thote se ky sektor eshte me shume perspektive. Natyrisht qe universiteti shqiptar nuk para merret me keto gjera, sepse eshte teper mbrapa ne zhvillimin shkencor (te pakten kete pershtypje kam une).
Nese ju interesojne keto gjera mund te jap nje rezyme te pergjithshme mbi llojet e rrejtave neurale dhe eksperimentet qe behen neper bote. Natyrisht qe nuk do jete nje liber per te mesuar por eshte me mire se asgje. Mos harroni se duhet nje baze fiziologjie per te kuptuar ku konsiston imitimi i neuroneve.
SmiLey nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Sponsor
i vjetėr 28-02-2010, 11:17   #2
SubZ
A Legend Never Dies
 
Avatari i SubZ
 
Data e antarėsimit: Aug 2010
Vendndodhja: Underground
Postime: 894
Thanks: 0
Thanked 8 Times in 8 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 8
SubZ ėshtė vėrtetė talentėSubZ ėshtė vėrtetė talentėSubZ ėshtė vėrtetė talentėSubZ ėshtė vėrtetė talentė
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Inteligjence artificiale: rrjetat neurale.

Duke e njohure mire A.I (Inteligjenca Artificiale), ku e kam studiuar me baza, si nga koncepti Psikologjik po ashtu dhe Shkenca Kompjuterike, apo Arkitekture Kompjuterike, do thoja dy fjale ne zhvillimin e A.I, se si u rrit dhe e mori kete forme: Ne vitin 1958 John McCarthy nga MIT krijoi gjuhen LISP (LISt Proccessing) e dedikuar per inteligjence artificiale (AI). LISP eshte gjuhe funksionale e bazuar ne Kalkulusin Lambda (Lambda Calculus) dhe ka te bej me manipulimin e listave. Sintaksen e trashegon prej Fortran-it ndersa manipulimin me simbole prej Information Proccessing Language (IPL). Listat jane struktura qe permbajne numra apo simbole. Te gjitha ato futen brenda kllapave te vogla "(" dhe ")". Ne kete menyre, programi mund te krijoje e mbledh lista te reja dhe ne kete menyre te "rritet vet". Ketu vjen ne shprehje inteligjenca artificiale. Informacionet e reja rrisin diturine e programit, dhe ne kete menyre i adopton vendimet e veta. LISP-i eshte gjuhe e ndryshme nga te tjerat, dhe per programuesin e gjuheve tjera (C p.sh..) eshte dicka e re, dhe jo shume e afert. Nje koncept qe eshte kyc per kete gjuhe eshte nevoja per rekurzion. LISP 1 doli ne 1959, LISP 1.5 ne 1962 dhe LISP 2 ne 1966. Shume dialekte te LISP-it jane zhvilluar (Scheme, InterLisp, FranzLisp, MacLisp and ZetaLisp) LISP perdoret edhe sot per shkak te abstrakcionit sidomos ne fushen e AI. Dialekti i Lisp-it Scheme, u zhvillua nga G.L. Steele dhe G.J. Sussman ne 1975 ne MIT. Shume permirsime iu ben ne versionet me te vonshme sikur "scope rule", procedurat (funksionet), "first class object", iu larguan unazat (loops) dhe i bazuar ne vetem procedurat rekurzive. Scheme u standardizua nga IEEE ne 1989. Ne vitin 1981 u ben perpjekjet per ta zhvilluar Common Lisp i cili do t'i perfshinte te gjitha dialektet e Lisp-it, ne menyre qe te zhvillohet produkt i madh komercial. Megjithate, perpjekjet per ta fusin Scheme ne Lips deshtuan, keshtuqe Scheme qendron si version i pavarur. "Common Lisp" u standardizua nga IEEE ne 1992.
__________________
जीव हस अनुरज
Live Laugh Love
Jetė Qesh Dashuri
SubZ nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 15-11-2011, 11:33   #3
k.kolea
Anėtar i ri
 
Data e antarėsimit: Nov 2011
Postime: 1
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
k.kolea ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Inteligjence artificiale: rrjetat neurale.

Pershendetje! Ju lutem mundet te me jepni nje informacion me te detajuar per rrjetat neurale, prezantimin e kesaj arkitekture alternative, ndertimin e saj, avantazhet dhe disavantazhet qe ajo ka! Kam nje detyre kursi per keto rrjeta. Falemnderit!
k.kolea nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 15-11-2011, 12:28   #4
gurax
Super Moderator
 
Avatari i gurax
 
Data e antarėsimit: Mar 2011
Vendndodhja: Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-Cygnus Spur, Sol-3, THE UNIVERSE
Postime: 2,325
Thanks: 792
Thanked 608 Times in 423 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
gurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Inteligjence artificiale: rrjetat neurale.

"Neural Networks" nuk eshte dicka qe mund te shpjegohet "me dy fjale". Duke filluar qe ne hapin e pare ku duhet dalluar nese A) flitet per menyren se si neuronet lidhen me njeri tjetrin, si kalohet informacioni nga njeri tek tjetri, transformimi/vonesa i informacionit neper sinapse, etj; apo B) Rrjetet artificale neurale, funksionet e tyre funksionale (kalues, kushtueshmerise, etj), algoritmet e te mesuarit (me apo pa ndihme, me apo pa feedback, analize statistikore apo me pesha stokastike, etj).

Per secilen nga keto, behen vite e vite shkolle. Nese ke nje detyre kursi per kete gje, duhet qe ne te te pyesim ty, dhe jo anasjelltas.
__________________
"I refuse to prove that I exist," says God, "for proof denies faith, and without faith I am nothing". "But," says man, "the Babel Fish is a dead giveaway, isn't it? It proves you exist and so therefore you don't. QED." "Oh dear," says God, "I hadn't thought of that," and promptly vanishes in a puff of logic. "Oh, that was easy," says man, and for an encore goes on to prove that black is white, and gets killed on the next zebra crossing.
gurax nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-05-2013, 23:33   #5
emily
Anėtar i ri
 
Data e antarėsimit: May 2013
Postime: 1
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
emily ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Inteligjence artificiale: rrjetat neurale.

prsh!
dua qe rrjetat neurale ti bej teme diplome. a mund te me sygjeroni ndonje aplikim konkret ne kete fushe?
flm.
emily nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Bookmarks


Tema po shikohet nga: 1 (0 anėtarė dhe 1 vizitorė)
 
Mundėsitė nė temė
Mėnyra e shfaqjes

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur