Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombi Shqiptar > Historia e Shqiptarėve

Historia e Shqiptarėve Historia kombėtare shqiptare dhe ajo botėrore ndėr shekuj.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 30-04-2010, 14:29   #1
ChocolatE_DiamonD
*BitterSweet*
 
Avatari i ChocolatE_DiamonD
 
Data e antarėsimit: Sep 2009
Vendndodhja: Where you cant tell me what to do
Postime: 466
Thanks: 0
Thanked 2 Times in 2 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 8
ChocolatE_DiamonD ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Kontributi i gruas shqiptare ndėr shekuj

Gruaja duhet tė jetė e mėsuar mė shumė se burri, sepse fėmijet sė pari nga nėna marrin arsimimin dhe mėsimet.(N.Frashėri)


Njerėzor

-Nė historinė mijėravjeēare tė njerėzimit nuk ėshtė i madh numri i grave qė paten mundėsi tė shquheshin nė sferat e ndryshme tė jetės.
U njohėn,kryesisht,emrat e atyre grave qė zėvendėsuan burrat e tyre sundimtarė apo ato qė pėrkrahėn burrat e shquar.Njė numėr i madh i grave ngelėn anonime dhe u pėrfshinė me emrin e pėrbashkėt:grua.

-Bota e ngulfatur vepruese dhe krijuese e gruas nisi tė gjente shprehje vetėm nga shekulli XVIII. Nė shekujt vijues ,falė energjisė dhe kėmbėngulėsisė individuale tė femrave nė Perėndim dhe,mė pas,mėtimeve kolektive,nisi shpalimi i botės krijuese tė gruas.Fundi i shekullit XX shėnon inkuadrimin e gruas nė tė gjithat sferat e jetės dhe begatimin e trashėgimisė sė ēmuar tė njerėzimit.
-Jashtė rrjedhave tė pėrgjithshme historike nuk ngeli as gruaja shqiptare.Duke pasur parasysh katrahurat historike tė kombit shqiptar,njė mori grash shqiptare e meritojnė te pėrmendim nė kėtė shkrim sepse ishin shtyllė e qėndrueshme e kombit.
-Sipas burimeve historike,qėndresa e sakrifica,si formė e rezistencės sė gruas shqiptare nė luftėrat pėr liri e pavarėsi,paraqitet nė vazhdimėsi.Ato u rezistuan tendencave tė asimilimit e fortunave tė akulturimit,perms edukimit human familjar e ruajtjes sė traditės krijuese popullore e urbane qė nga kohėt antike.Por, ky nuk ishte fushėveprimi i vetėm i gruas shqiptare ,ajo u shqua nė lėmin e arsimit,tė kulturės,tė shkencės,tė politikės etj.
-Nga shumėsia e femrave shqiptare ,tė cilat qėndruan dhe vepruan nė rrethana ngulfatėse tė kohėve,dolen personalitete tė shquara,vepret e tė cilave tejkaluan kufijtė kombėtarė e botėror.Me veprat e tyre dėshmuan se nuk ka fuqi qė mund t’i ndalė synimet e shenjta nė drejtim tė emancipimit tė gjithmbarshėm.
-Gruaja nė botėn ilire,ndryshe nga ai i botės antike greke,kishte njė vend tė veēantė,madje edhe trashigiminė.Kėshtu nė antikė Teuta e mori fronin e burrit,Agronit,nė mesjetė Komita dhe,mė pas vajza e saj Rugina trashėguan Despotatin e Vlorės,Helena Topia trashėgoi zotėrimet e Topiajve nė Krujė ,Skėnderbeun e mbėshtetėn fuqimisht motra e tij Mamica dhe gruaja Donika.Mjerisht,rėnia e Perandorisė Osmane nuk solli lirinė pėr gjithė popullin shqiptar.Konferenca e Ambasadorve nė Londėr nė vitin 1913,lane gjysmėn e popullit shqiptar jashtė Shqipėrisė dhe I detyruan kėta qė ta vazhdonin luftėn pėr liri,tani nga zgjedha serbe e greke.Lėvizja e Kaēakėve ishte njė prej rezistencave mė tė fuqishme tė armatosura ndaj pushtimit serb ndėrsa Shote Galica u bė personifikim i rezistencės sė gruas kosovare.Pėrfundimi I Luftės sė Dytė Botėrore nuk e zgjodhi qėshtjen shqiptare dhe mėsimet pėr bashkim kombėtar vazhduan.Nė Organizatėn Nacionale Demokratike Shqiptare u angazhuan edhe shumė gra.Me hapjen e Univerzitetit tė Prishtinės nė vitet ’70 nisi shkollimi I hovshėm I femrave shqiptare ,dhe femra shqiptare u bė shkėmbė I palėvizėshem I drejt synimit kombėtar.
-Pas okupimit ushtarak tė Kosovės (1989) gruaja kosovare u bė kompetente e rėndėsishme e rezistencės paqėsore dhe ushtarake e UĒk-sė,ku mund ta pėrmendim heroizmin e Xhevė Lladrovcit rėnė nė fushen e nderit.
-Nė rrugėn e stėrgjatė tė histories sė popullit shqiptar meritat e gruas shqiptare zėnė njė kaptinė tė veēanta. Ajo e bėri kėtė permes edukimit tė gjeneratave ,edukim ky qė niste nga ninullat e para dhe mbajti frymėn liridashėse,kultivoj ndjenjat e mosgjunjėzimit dhe tė respektit ndaj vlerave kombėtare e njerzore.Meritat e gruas shqiptare i njeh edhe Kanuni i Lekė Dukagjinit ,sipas tė cilit gruaja kishte tė drejtė tė merrte pjesė nė kuvende.Prandaj ne do ti shpalosim vlerat dhe guximin tė pakufishėm krijues,intelektual dhe njerzor tė disa garve qė lan gjurmė nė historinė tone.
Mbretėresha Teuta- shek. III p.e.s. Udhėhoqi shtetin Ilir nė vitet 230-228 nėn organizimin e saj shteti Ilir u zgjerua dhe u forcua sa qė i pėrballoi shumė vėshtirėsi tė brendshme dhe tė jashtme. Zhvilloi luftėn iliro-romake 229-228, pushtoi Korkyren dhe nė fund u strehua nė Rizon.


Donika Kastrioti- shek. XV. Ishte vajza e Arianit Komenit. U martua nė vitin 1451 me Gjergj Kastriotin - Skėnderbeun. Ishte krahu i djathtė i Skėnderbeut, lindi njė djalė, Gjonin ku pas vdekjes sė Skėnderbeut, me frymėzimin e Donikės nipi i saj Gjergj Kastrioti II erdhi nė Shqipėri pėr organizimin e kryengritjeve kundėr turqve.

Nora e Kelmendit shek. XVII. Ishte njė vashė nga Kelmendi (Malėsia e Shqipėrisė veriore). E frymėzuar me idetė patriotike dhe duke mos duruar terrorin e osmanėve nė kėto anė,ju bashkėngjit forcave vullnetare shqiptare. Nora hyri nė legjendėn kreshnike shqiptare pasi vrau pashain turk.

Elena Gjika 1829-1888 shkrimtare, shkencėtare, publiciste dhe diplomate e cila e sensibilizoi ēėshtjen shqiptare nė arenėn botėrore nė ato kohė kur kombi ynė ishte nė rrezik nga hordhitė sllavo-greke.

Sevasti Qiriazi – Dako -1870-1949 Pedagoge, publiciste, diplomate, luftėtare pėr emancipimin e gruas shqiptare. Ishte drejtoreshė e Shkollės Shqipe tė vashave nė Korēė (1891) dhe e Institutit femėror Kyrias nė Kamėz (Tiranė)1922. Sė bashku me motrėn e saj Parashqevin kontribuuan pa ndalė drejt pėrhapjes sė shkollimit tė femrės shqiptare.

Marigo Pozio 1878-1932 U shqua pėr angazhimin e suksesshėm pėr emancipimin e femrės shqiptare. Marigo apo Marigona njihet edhe si grua qė me duart e saj qėndisi flamurin kombėtar, i cili valoi nė Vlorė me rastin e shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė, mė 28 nėntor 1912.

Shote Galica 1895-1927. Pas mbarimit tė Luftės sė Parė Botėrore ēėshtja e kosovarėve ishte e pa zgjedhur, pasi ata ranė nėn sundimin sllav. Shote Galica u bė figura mė karizmatike e Lėvizjes Kaēake nė Kosovė, ku pas rėnies sė burrit tė saj Azemit ajo e udhėhoqi luftėn ēlirimtare.


Gonxhe Bojaxhiu - Nėna Tereza 1910-1989. Humaniste, mbajtėse e Ēmimit Nobel pėr Paqe. Shenjtėresha e gjallė Gonxhja, u quajt nga bota Nėna Terezė humanistja mė e madhe e shekullit XX.

Marie Shllaku 1922-1946. Politikane, luftėtare pėr lirinė e Kosovės. Maria ishte njė prej veprimtareve mė tė denja tė Organizatės Nacional Demokratike Shqiptare. Pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore ju bashkua qetave tė Shaban Polluzhes e Mehmet Gradicė pėr ta luftuar sllavo- komunizmin.

Katarina Josipi 1923-1969 Ishte aktore shumė e ēmuar dhe kreative, ishte njė prej shtyllave tė rėndėsishme tė nismės dhe zhvillimit tė teatrit dhe filmit kosovar.

Nexhmije Pagarusha 1933 Legjendė e kėngės shqiptare. Ambasadore e kulturės shqiptare nė botė, Primadona e melosit shqiptar, Bilbili I Kosovės, Poezia e gjallė e kombit, Fyti i kristaltė, Madam Baterflaj kėto dhe epitete tė tjera tė ngjashme janė bėrė sinonime pėr emrin e Nexhmije Pagarushės.
prof.GAZMEND MIRENA
__________________
~Don't like my attitude?
Call 1-800-WHO-CARES~
ChocolatE_DiamonD nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur