Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombi Shqiptar > Gjuha shqipe

Gjuha shqipe “Gjuha jonė sa e mirė!/ Sa e ėmblė, sa e gjerė!/ Sa e lehtė, sa e lirė!/ Sa e bukur, sa e vlerė!” Naim Frashėri

Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė Mėnyra e shfaqjes
i vjetėr 06-02-2010, 17:15   #1
Heily
BuRreLse
 
Avatari i Heily
 
Data e antarėsimit: Jan 2010
Vendndodhja: Ku tme doje e bardha zemer
Postime: 463
Thanks: 0
Thanked 1 Time in 1 Post
Shuma e pikėve qė jep: 8
Heily ėshtė njė gur i ēmuarHeily ėshtė njė gur i ēmuarHeily ėshtė njė gur i ēmuarHeily ėshtė njė gur i ēmuar
Post Historia e alfabetit tė gjuhės shqipe - Stavri Skėndo

Alfabeti Shqip,njė Histori e gjallė e Kombit tonė nė momentet e vetėdijes Kombėtare

Stavri Skendo


Historia e Abecese Shqipe eshte nje histori e gjate dhe e nderlikuar.Ndarjet tokesore te Vendit -Veri e Juge --me krahinat e tyre me kulture te ndryshme, kane luajtur nje rrol te dalluar; edhe grupet fetare -Katolike, Myslimane dhe Orthodhokse -qe gjenden atje kane qene nje faktor me rendesi. Por interesat politike te fuqivet te huaja i kane shtuar kesaj historie nje nderlikim dhe vecori te rralle .
Per here te pare behet fjale per nje abece te gjuhes Shqipe nga nje frat Domenikan i quajtur Brochart, i cili ne vitin 1332 i paraqiti Mbretit te Frances, Philippe De Valois, nje raport per ckishte pare ne vendet e ndryshme qe kish vizituar, me qellim qe t'a shtynte Mbretin t'ia niste njej kryqezate. Duke permendur Shqipetaret e Veriut, frati shkruan- te: « ...sadoqe qe Shqipetaret kane nje gjuhe krejt te ndryshme nga ajo e Llatinevet, ata perdorin shkronjat Llatine ne librat e tyre »
Me te vertete, germat Latine i shohim ne nje nga shkrimet e para te gjuhes Shqipe, ne nje formule pagezimi ne ritem Katolik Roman, qe nga viti 1462 dhe qe ben pjese ne nje letre baritore te Pal Engjellit (Paulus Angelus), Kryepeshkop i Tiranes dhe Durresit. Kjo formule eshte shkruar ne te folmen gegerishte dhe doreshkrimi ruhet ne Biblioteken « Lau- rentiana » te Florences. . Nje shkrim tjeter ne gjuhen Shqipe me nje date ndofta gjysme shekulli perpara asaj qe permendem, dhe, sipas disa studimtareve, me teper se gjysme sheku11i perpara, ishte nje doreshkrim i njej cope te Testamentit te Ri.qe ka nga pas nje kenge Pashke te ritit Bizantin, shkruar me germa Greke dhe qe gjendet ne Bib1ioteken «Ambrosiana», ne Milan. Dialekti i perdorur ne kete shkrim eshte toskerisht, ai i te Krishterevet Orthodokse. Abecete e ketyre dy dokumenteve deshmojne te dy influencat kulturore, te cilat sundonin ne Shqiperi perpara pushtimit te plote te saj prej Turqvet:

Llatine Katolike ne veri te lumit te Shkumbinit: Greke Orthodhokse ne juge po te ketij lumi.

U desh disa kohe te shohen driten te parat vepra te shtypura ne gjuhen Shqipe. Keto ishin libra kishetare ose fjalore te shkruar nga Kleri Katolik ne veri. E para ne radhe eshte Meshari (1555), i Gjon Buzukut- i -cili ka te ngjarete kete qene peshkop ne Shqiperin' e Veriut -shtypur me nje abece te mbeshtetur ne abecene Latine porme disa germa Cyrili- ke . Kupetohet vetiu se afesia e tokavet sllave te Juges, vecanerisht bregdeti Dalmat me te cilin prifterit katolike Shqipetare kane pasur te bejne, e ka influcuar te perdore disa germa Cyrilike per tingujt Shqip qe germat Llatine nuk mund t'i jepnin. Keto germa jane Cyrilike Perendimore qe perdoren nga Katoliket e Kroacise ne tekste te shenjta te botuara ne gjuhen e popullit. Por abeceja e Buzukut nuk duhet te kete qene e perdorur nga te tjere, sepse ne veprat e Pjeter Budit (1566-1623)
si pershembull, ne Doktrinen e Krishten (1618), shohim nje shkrim te ndryshem, sado te mbeshtetur ne abecene Llatine. Abeceja e Budit, me disa ndryshime te vogela, eshte perdorur nga Frang Bardhi ne Fjalorin e vet (1635) dhe nga Pjeter Bogdani ne Cuneus Pro phetarum(1635). Kejo abece u ruajt gjer ne fillimin e shekullit te njezetet nga prifterit Jezuite te Shkodres, te cilet vazhduan t'a perdorin ne botimet e tyre. Ky sistem abeceje eshte quajtur me te shumten e hereve « Abeceja e Shkrimtarevet te Lashte te Veriut », sepse qe perdorur prej tyre nga nje here permendet edhe si « Abeceia Katolike », nga qe vetem pjesa Katolike e popullesise Shqipetare ka shkruar me te. Megjithe kete kjo abece ka mbetur e kufizuar vetem ne krahinen e Shkodrcs.
Edhe ne Juge te parat vepra te shkruara ne gjuhen Shqipe kane qene libra kishe dhe fjalore, por ato qe na kane mbetur neve jane te njej datuara shume me te vone nga ato te Veriut, domethene te shekujvet te 18-t e 19-t. Ky ndryshim kohe shpjegohet nga gjendja ne te cilen kane qene kishet Katolike dhe Orthodhokse gjate sundimit Turk. Kisha Katolike ne Shqiperi, ne te tre shekuit e pare te 9undimit Turk, shikohej me dyshim nga Porta e Larte, se kish lidhJe me Vatikanin dhe me Perendimin Katolik qe ishin armiq te Perandorise Turke dhe shtemgata per te islamizuar besniket e saj ka qene nga nje here shume e rende. Kleri Katolik ndjeu nevojen te perktheje dhe te shkruaje vepra kishetare ne gjuhen e vendit per zhvillimin shpirteror te popullit. Sadoqe nuk dihet gje per Re- formen dhe Kunder-Reformen tek Katoliket e Shqiperise ka te ngjare qe Reforma te mos kete qene shtrire aqe larg ne juge gjer ne vendin e tyre por, pasi Kunder-Refoma. ne Kroaci dhe ne vendet e tiera Sllave te juges ka qene e gjalle dhe shume vepra kane qene shkruar ne gjuhen e popu1lit, edhe Kleri. Katolik i Shqiperise mund te kete qene i influencuar te veproje ashtu. Patrikana e Stambollit, m'ane tjeter, gezonte, qe nga koha e pushtimit Turk, mbrojtjen e Shtetit Turk dhe ishte bere praktikisht nje nga institutet e tij administrative. Atehere kur Rusia dolli si mbrojtese e te Krishterevet Orthodhokse ne shekullin e 18-t -kejo qe edhe koha kur Perandoria Otomane kish- te marre te poshten pozita e Kishes Orthodhokse ne Shqiperi filloi te dobesohet. Shtemgesa e Islamizimtit peshonte rende mbi besimtaret dhe ishte e nevojeshme qe t'u forcohej besimi . Veprat ne gjuhen Shqipe te shkruara nga Orthodhokset per propagande fetare nga nje here nuk qene edhe pa prirje helenizimti.
Te pakta jane, megjithate, librat e shkruara ne gjuhen Shqipe nga te Krishteret Olihodhokse ne Juge. Sic mund te merrej me mend, abe- ceja e tyre ishte pergjithesisht Greke. Aty nga shekulli i tetem'bedhietet nje qender kulturore Greke ishte zhvi1Iuar ne Voskopoje (Moskho. polis), afer qytetit te sotem te Korces, qender e cila ushtronte nje influence te fuqishme ne juge. Dy fjalore shumegjuhesh duallen ne drite, njeri nga kryeprifti Theodor Kavalioti, me titu1Iin Fialor i Greqishtes Popullore, Vllahishtes dhe Shqipes, qe bente pjese ne librin e Kendimjt (Protopeiria) l710, dhe tjetri nga Mjeshtri Dhanil, prift dhe mesonjes, i quajtur Fialor Katergjuhesh (1802), sepse qe shtuar edhe Bullgarishtja.Te dy keta shkrimtare i paten bere mesimet e tyre ne Voskopoje dhe perdoren shkronjat Greke per pjesen Shqipe te fjalorvet. Ne hyrjen vepres se tij, shkruar ne vjershe dhe ne gjuhen Greke, Mjeshter Dhanili e thoshte haptas se qellimi i tij jshte helenizimi i popullsivet vllehe, Bullgare dhe Shqipetare . Ne Berat, ne juge te lumit te Shkumbinit, Kostantin Berati shkroi ne gjysmen e dyte te shekulit te tetembedhiet ne Liber Kendimi Greqisht dhe Shqip dhe perdori shkronjat Greke ne pjesen Shqipe te ketijEshte per t'u vene re se ne kete liber kendimi gjendet nje abece e mbeshtetur me te shumten neshkronjat Cyrilike dhe Glagolitike edhe me te cilen vetem dy vija Shqip jane shkruar . Elbasani, nje qytet ne Shqiperin Mesme, mburret per nje abece te vegante, qe J .G. v. Hahn, konsull i Austrise ne Janine dhe babai i albanologjise, besonte se i perngjante abecese se vjeter te Fin1ikasvet. Kejo abece u perdor n'ate qytet dhe mund te kupetohej aty ketu ne Berat; sherbeu per pune kishetare si edhe per pune tregetie. Hahn-i mendonte se keio abece ish evjeter e se Mjeshter Theoldori (Haxhifilipi) vdekur me 1806, mesonjes dhe predikonjes n'Elbasan, i cili i kish bere mesimet ne Voskopoje, e kish perdorur ne shkrimet e tij . Megjithkete, studimtaret e Shqipes nuk mendojne si Hahn-i, persa i perket vjetersise se abecese, dhe thone se kejo abece esht sajuar nga Mjeshter Theodori vete. Nje prej ketyre dijetareve ka shfaqur edhe mendimin se ajo ka qene « nje abece korsive Greke e shekullit te tetembedhjetet, e pershtatur nje ~r nje » (12). Keto kohet e fundit duan te thone se kejo abece, e perbere nga 53 shkronja, tregon influence Sllave, Greke dhe Llatine (13). Ne vitin 1949 nder dokumente te gjetura ne manastirin e njohur Orthodhoks te Shen Jonit, afer Elbasanit, eshte zbuluar nje doreshkrim i shkurter ne gjuhen Shqipe m~ nje abece te vegante dhe te panjohur gjer me sot. Do~ti permban vuajtjet e Krishtit dhe disa copa te Ungjijvet ne nje gjuhe me te vjeter se a~o e Mjeshter Theodorit. Sadoqe thone se kejo mbeshtetet ne Glagolitiken , po t'a gjykosh nga copa faksimile botuar ne liber (faqe 317), njeriu do te mendonte me fort se kejo abece eshte mbeshtetur ne shkronjat Greke. Doreshkrimi besohet te kete qene shkruar ne nje kohe kur Kryepeshkopata (e quajtr edhe Patriarkata) e Ohrise perkrahte perkthimin e libravet te shenjta ne gjuhen e Vendit me qellim qe te kundershtonte me mire Islamizimin, ndofta ne gjysmen e pare te shekullit te tetembedhjetet. Kejo abece quhet «Abecja e Anonimit te Elbasanit
Ne vitin 1827 u shtypen ne Korfus te kater Ungjijt ne Greqishten me perkthimin Shqip perkundrejt. Ne kete perkthim Shqip perkundrejt.Ne kete perkthim u perdoren germat Greke -24 shkronjat Greke si edhe 9 shkronje te posacme.Kejo pune u be nga nje grup perkthenjesish nen kqyrjen e Grigor Argjirokastritit (nga Gjirokastra), nje peshkop Shqipetar i ishu1lit te Eubese. Sic duket ky perkthim u prit mire nga Tosket, pasi ne vitin 1885 u botua per se dyti n'Athine . Nje tjeter abece e vecante me Liber Kendimi u botua ne vitin 1845 nga Naum Veqi1harxhi prej fshati afer Korces, por vetem ai e perdori kete , Konstandin Kristoforidhi, nga Elbasani, ky Purist i zoti dhe qe shkroi shume edhen qe mesonjes i Hahn-it ne gjuhen Shqipe, perdori dy abece per librat e ndryshme te Ungjillit qe perktheu per Shoqerine Ungjillor Britanike te Huaj (Foreign and British Bible Society). Ne perkthimet gegerishte perdorte abecene Llatine, ose me mire « shkronjat Evropialle » sic porosiste R. Lepsius ne botomin e vet si pershembell nete kater Ungjijt (1866); dhe sa here qe perkthimet i bente toskerisht perdorte shkronjat Greke, si per shembell Psalltirin (1868) . Ne vitin 1877, nje Shqipetar Orthodoks qe kish lere ne Rumani, Vasil Dh. Ruso, botoi Pellasgjika, Shqip aplla alfavita
(Pellasgjika, Abece e Thjeshte Shqipe), shkruar me germa Greke dhe kushtuar te bijvet.


Me pushtimin e plote te Shqiperise nga Turqit pas vdekjes se Skederbeut (1468) dhe me islamizimin e dalengadalte te banorvet, hyri ne veprim abeceja Arabishte Ose Turqishte. Megjithekete, dokumentet qe kemi me nje shkrim te tille fillojne qe nga shekulli i tetembedhjetet. Ne Juge keto dokumente nisin me vjershen e gjate Erveheja (1820) te Muhamet Kycykut (Cami).Ne Berat, nje qender kulture Orientale, me vjershat Nezim Trakulles (vdekur me 1760); ne Veri me poezine «anakreontike» Mul1a Hysen Dobracit ). Disa nga shkrimtaret ishin Syni dhe te tjeret Bektashi, besnike te njejtit sekti pantheistik te deges Shia te Islamizmit, qe ishte perhapur ne Shqiperine Juges. Subjektet e tyre, t'influencuar ng: kultura Orientale, qene me frymezim fetar edhe me frymezim sheku1lar Islamizmi ne Shqiperi, duke mos qene i shtrenguar te mbrohet sikur Kishet e Krishtera, nuk kish nevoje t'u vihej vetem e vetem shkrimevt
fetare. Flitet edhe per nje abece me shkronja Turqishte bere rreth vitit .1861 nga nje fare Daut Borici prej Shkodre . Ne vitin 1877, nje Shqipetar i mesuar, qe kishte udhetuar ne Perendim dhe jetonte ne Janine, i quajtur Tahsin, botoi nje abece. Shqipe te mbeshtetur ne shkronjat Turqishte, abece e cila u perhap mjaft n'ate krahine, por autori u arrestua menjehere dhe u dergua ne Stambo1l sepse gjuha Shqipe nuk gezonte po ato te drejta qe gezonin gjuhet e tjera brenda Perandorise Turke.
perpjekjet per te bere abece Shqipe nuk mungonin as ne mergaten Shqiptare. Pasardhesit e Shqipetarvet qe emigruan ne Greqi (heren e pare nga mbarimi i shekullit te 14;.t dhe ne fillimin e shekl1l1it te 15-t), dhe u vendosen atje, e shkruan giuhen e tyre ametare me shkronja Greke. Nje shembell te tille e gjejme ne doreshkrimin e njej fjalori te vogel, Fjalor Greqisht-Shqip (1809), te Marko Bocarit, fia1or te cilin heroi Suliot i Kryengritjes Greke e shkroi per konsul1in Freng te Jalli
__________________
Dikur besoja verberisht por tani kam filluar te eci me moton: Gjithkush duhet ta meritoje besimin tim...
Heily nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Heily pėlqehet nga
kreksi (13-03-2014)
Sponsor
i vjetėr 07-05-2010, 18:37   #2
Heily
BuRreLse
 
Avatari i Heily
 
Data e antarėsimit: Jan 2010
Vendndodhja: Ku tme doje e bardha zemer
Postime: 463
Thanks: 0
Thanked 1 Time in 1 Post
Shuma e pikėve qė jep: 8
Heily ėshtė njė gur i ēmuarHeily ėshtė njė gur i ēmuarHeily ėshtė njė gur i ēmuarHeily ėshtė njė gur i ēmuar
Gjendja bazė Historia e alfabetit shqip

Ajo cka mban gjalle vetedijen e nje Kombi padyshim qe eshte Gjuha e Tij. Nje Komb pa Gjuhe eshte i destinuar te zhduket dhe asimilohet.
Ne kete kendveshtrim vetedija dhe zgjimi i Shqiptareve nen pushtimin osman padyshim qe varej edhe nga faktori Gjuhesore,pa Gjuhe ne nuk do te kishim as Komb. Si u arit kristalizimi i Alfabetit te pare Shqiptar qe do te perfshinte te gjitha trojet Shqiptare dhe kolonite e mergimit.

Historia e formimit te Alfabetit tone Kombetar eshte nje histori e gjate dhe shume e nderlikuar.Ndarjet tokesore Veri-Juge,grupimet e popullsise ne tre Besime te ndryshme Myslimane Katolike dhe Orthodokse e kane nderlikar se tepermi kete hap te rendesishem te vetedijes sone Kombetare. Vlen te permendet se nje faktor mjaft i rendesishem ka qene edhe trysnia e ushtruar nga Fuqite e huaja karshi Popullates Shqiptare.

Per here te pare eshte bere fjale per nje Alfabet te Gjuhes Shqipe ne vitin 1332,nga nga nje frat Domenikan i quajtur Brochart.Kete Alfabet Ai ja paraqiti Mbretit te Frances, Philippe De Valois, ne nje raport per ckishte pare ne vendet e ndryshme qe kish vizituar, me qellim qe t'a shtynte Mbretin t'ia niste njej kryqezate. Duke permendur Shqipetaret e Veriut, frati shkruante:

« ...sadoqe qe Shqipetaret kane nje gjuhe krejt te ndryshme nga ajo e Llatinevet, ata perdorin shkronjat Llatine ne librat e tyre »

Ne te vertete dokumentin e pare te Gjuhes Shqipe,pra Formulen e pagezimit e gjejme te shkruar me germat Latine (1462).Ky dokument ben pjese ne nje leter baritore te Peshkopit te Tiranes dhe Durresit Pal Engjellit.
Nje tjeter dokument i shkruar Shqip mendohet qe gjendet ne Biblioteken "Ambriozana" te Milanos. Behet fjale per nje pjese te Testamentit te Ri. Sipas studiuesve (Stavri Skendo) ky shkrim eshte i shkruar ne dialketin Tosk dhe nen frymen e fese Orthodokse.

Duke bere nje paralele mes ketyre Alfabeteve te Gjuhes Shqipe te shkruar shikojme qarte trysnine apo influencat kulturore qe kane ushtruar ne Shqiperi dy nga fqinjet tane para pushtimit Osman. U desh njefare kohe qe te dilni ne drite te tjera botime ne Gjuhen Shqipe.Kjo vonese shpjegohet me faktin se Ballkani e bashke edhe Shqiperia me te po perballeshin me nje tjeter kulture qe perhapej nen forcen e jataganit. I pari botim pas pushtimit te Shqiperise nga Perandoria Osmane eshte Meshari i Gjon Buzukut (1555).
Ky liber eshte shkruar me Alfabet latin,por edhe me disa germa Cilirike. Afersia e popullsive sllave te Jugut qe jetonin ne bregun Dalmat me prifterinjte Katolike Shqiptare mendohet te jete shtytja qe ka bere qe ne Alfabetin e Mesharit te hasim edhe germa Cilirike. Megjithate ky Alfabet nuk ndeshet me sepse ne veprat e Pjeter Budit gjejme nje Alfabet te ndryshem nga ai i Buzukut,sadoqe edhe ky ishte mbeshtetur ne germat Latine.
__________________
Dikur besoja verberisht por tani kam filluar te eci me moton: Gjithkush duhet ta meritoje besimin tim...
Heily nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-05-2010, 18:38   #3
Heily
BuRreLse
 
Avatari i Heily
 
Data e antarėsimit: Jan 2010
Vendndodhja: Ku tme doje e bardha zemer
Postime: 463
Thanks: 0
Thanked 1 Time in 1 Post
Shuma e pikėve qė jep: 8
Heily ėshtė njė gur i ēmuarHeily ėshtė njė gur i ēmuarHeily ėshtė njė gur i ēmuarHeily ėshtė njė gur i ēmuar
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Historia e Alfabetit Shqip.

Kete Alfabet e perdori edhe Bogdani ne vepren e tij "Ceta e Profeteve".Ky Alfabet u ruajt deri ne fillimin e shekullit te 20-te dhe u "pagezua" me emrin "Abece-ja e Shkrimtareve te Lashte te Veriut". Ne Shqiperine e Jugut veprat qe kane mbeteur ende jane te datuara relativisht vone,megjithse edhe keto kane karakter kishtar.Kjo vonese shpjegohet me kushtet ne te cilat ndodheshin dy Kishat,Ajo katolike ne Veri dhe Kisha Orthodokse ne Jug. Gjate pushtimit Turk,kisha Katolike shikohej nga Osmanet si nje "armik" i perandorise,pasi kishte lidhje me Vatikanin,ndersa Kisha Orthodokse kishte shume here me shume liri veprimi saqe ishte bere edhe pjese e administrates Osmane. Kjo gjendje per Kishen Orthodokse vazhdoi deri ne kohen kur Rusia doli si mbrojtesja e te Krishtereve Orthodokse.

Patriakanes se Stambollit ju dobesuan shume pozitat ne Shqiperi edhe pse nje pjese e Popullsise Sqiptare nderoi besimin ne Islam. Atehere Kisha Orthodokse filloi propaganden fetare per te forcuar Besimin.Vlen te theksohet se veprat e shkruara nga Orthodokset ne ate kohe ne te shumten e rasteve kishin nje fryme Helenizimi. Ne Voskopoje ne shekullin e XVIII dolen ne drite dy vepra,njera i perket Theodhor Kavaliotit dhe titullohej
"Fjalor i Greqishtes popullore,Vllahishtes dhe Shqipes" ndersa tjetra i perkiste Mjeshter Dhanilit dhe qe titullohet "fjalor katergjuhesh" pasi ishte shtuar edhe gjuha Bullgare karshi greqishtes,vllahishtes dhe Shqipes.

Keto vepra qe ishin me sakte fjalore u shkruan me alfabetin grek dhe Mjeshter Dhanili ne parathenien e fjalorit te tij e tregon qarte se kishte si qellim greqizimin e popullsive Vlehhe dhe Shqiptare.Ne gjysmen e dyte te shkullit te XVIII Kostandin Berati shkroi "Liber kendimi i Greqishtes dhe Shqipes" por edhe ky perdori si alfabet ate Grek. Ne vitin 1824 ne Korfuz botohen te Kater Ungjijte Greqisht edhe Shqip.Per pjesen Shqipe u perdoren te 24 germat greke si dhe 9 germa te tjera te posacme.Ky Alfabet u prit mire ne Shqiperine e Jugut pasi u perdor edhe me vone ne vitin 1885.Ky alfabet u krijua nga nje grup perkthyesish nen kryesimin e Grigor Argjirokastritit, peshkop Shqiptar i ishullit te Eubese.

Naum Veqilharxhi ne vepren e tij "Liber Kendimi"1845 perdori nje tjeter alfabet. Ky alfabet nuk u perdor nga ndonje tjeter dhe mbeti vetem ne zonen e Korces. Kostandi Kristoforidhi ne verpat e tij perdori dy alfabete ne perkthimet e tij te Ungjillit.Ne perkthimet qe beri ne dialektin Geg ai perdori gemrat Latine ndersa ne dialektin Tosk perdori germat Greke. Vec dy alfabeteve qe kemi permendur deri tani ne veprat e shkrimtareve Shqiptare shikojme te shtohet edhe nje tjeter Alfabet.Behet fjale per alfabetin Arab,qe erdhi si pasoje e pushtimit te Shqiperise nga Turqia.

Veprat e para datojne ne shekullin e XVIII."Evraheja" e Muhamet Kycykut,poezite e Nazim Trakulles dhe poezia "anakreontike" e Mulla Hysen Dobracit jane disa nga keto vepra.Disa prej ketyre shkrimtareve ishin Syni dhe te tjeret Bektashi (besnike te nje sekti Pantheist te deges Shia) qe ishin perhapur ne Shqiperine e Jugut.Ne pergjithesi keto botime ishin vjersha me klarakter fetar.Ne vitin 1877 Hoxha Tahsin qe jetonte ne Janine nxjer ne drite nje alfabet te mbeshtur ne shkronjat Turke,por menjehere u arestua nga autoritetet dhe u dergua ne Stamboll,pasi Gjuha Shqipe ende nuk i gezonte te drejtat ashtu sikunder disa gjuhe te tjera brenda Perandorise.
Nje vend te vecante zene edhe botimet e mergatave Shqiptare ne Greqine e Jugut dhe ne Itali. Marko Bocari ne vitin 1809 shkroi fjalorin Greqisht -Shqip per konsullin Francez Pouqueville.Ky fjalor u shkrua me germa Greke dhe u botua ne vitin 1882 nga Anastas Kullurioti.

Alfabetet qe perdoren Arbereshet e Italise,sadoqe nga origjina ishin Orthodokse dhe nga Jugu i Shqiperise qene bashkuar dhe perdoren vetem Alfabetin Latin .Vetem Dhimite Kamarda perdori alfabetin Grek ne Gramatiken e tij si dhe ne shtesen e saj.Megjithate ky alfabet ishte perdorur edhe me pare nga Albanologu Hahn ne botimin e tij Albanesische Studien.
Sic u pa me larte vetem "Abeceja e Shkrimtare te lashte" pati jetegjatesi reth 300 vjet,ndersa te tjerat nuk dolen jashte qarkut ose zones se shkrimtarit qe i perdori dhe nuk paten shtrirje kohore.

Ajo qe i bashkoi Shqiparet per te krijuar nje Alfabet Shqiptar qe te perdorej ne te gjithe Shqiperine pa dallime fetaro-krahinore ishtje Lidhja e Prizrenit ne vitin 1878.Lidhja hartoi nje program per autonomi administrative duke i dhene rendesi mesimit te Shqipes ne Shkolla si e vetmja ruge qe do te conte ne krijimn e nje alfabeti te perbashket mbare Shqiptar. Ne Stamboll,Vellezerit Frasheri (Sami dhe Naim Frasheri) formojne "Shoqerine per botime Shqipe)1879. Kjo shqoeri krijoi nje Alfabet te mbeshtetur ne shkronjat Latine dhe ne disa Greke si (f) dhe (dh).Ky alfabet ndoqi parimin "nje shkronje,nje tingull" dhe pati nje themel gjuhesor te shendoshe.Ky alfabet u perdor per organin e kesaj shoqerie "Drita" si dhe per botimin e Abetares dhe Kendimit si dhe te librave te tjere shkollore.

Ky alfabet u quajt me emrin "abeceja e Stambollit" dhe ushtroi nje ndikim ne pothuajse gjithe popullsine Shqiptare perfshire edhe mergatat.
Konsujt Austriake ne raportet e tyre lajmerojne se ne vitin 1905 ky Alfabet perdorej ne te gjithe Shqiperine e Jugut duke perfshire Myslimane e Orthodokse deri ne Jugun e Prizrenit dhe Diber. Fillimisht kjo nisme u perkrah nga Porta e Larte si nje ruge per te ndaluar trysnine Sllave dhe greke,duke cilesuar Kombesine Shqipatre nder Shqiptare,por sa u pa se reziku Slavo-grek kaloi Porta e larte filloi ndalin e perdorimit te ketij Alfabeti.Interesi i Sulltanit ishte qe ne Shqiperi te mbizoteronte alfabeti Arab ose ai Turk sidomos ne popullsine Myslimane Shqiptare qe perbente pjesen me te madhe te popullsise.Duke percare popullsine ne Mysliane dhe te Krishtere,reziku per shkeputjen e Shqiperise behej shume here me i vogel,per te mos thene i pa mundur.

Shkollat Shqipe here lejoheshin nga Porta e Larte e here mbylleshin,si pasoje e politikes qe ushtronte Evropa.Politika Turke luhatej mes Liberalizimit dhe konservatorizimit. Per te theksuar eshte edhe politika qe kleri Orthodoks Grek ushtroi ne percarjen e popullsise Shqipatre ne Myslimane dhe Orthodokse.Fillimisht Kleri grek mallkoi perdorimin e "Abecese se Stambollit" dhe ata qe e perdornin ate.Shume Shqiptare u vrane apo u helmuan nga greket vetem sepse kerkonin arsimin e tyre ne Gjuhen Amtare. Ne Shqiperine e Veriut gjendja paraqitej disi me mire.nen mbrotjen e Austro-Hungarise ishin hapur dy shkolla nje seminar Franceskan dhe nje institut Jezuit. Me vone u hapen edhe shkolla te tjera pasi interesi i Austro-Hungarise ishte ndergjegjesimi i Shqipareve me anen e kultures se tyre Amtare si kunderpeshe ndaj sllaveve.

Ne vitin 1899 ne Shkoder themelohet shoqeria Bashkimi nen kryesine e Imzot Preng Docit, abat i Mirdites.Ky abat pati nje mbeshtetje te madhe ne klerin katolik dhe hartoi nje Alfabet te vetin. Ky alfabet u mbeshtet ne ate Latin dhe gemrat Shqipe qe nuk kishin korespodente ai i krijoi duke bashkuar dy germa psh: dz (xh) gh(gj).KY alfabet u perdor per te shtypur nje sere librash te financuar nga Austro_hungarezet por megjithate kjo {abece} mbeti vetem ne zonen e Shkodres. Tre vjet me vone ne Shkoder u krijua nje tjere Shoqeri,Agimi nga prifti katolik Dom Ndre Mjeda nje filolog dhe poet.Edhe kjo Shoqeri prezantoi Alfabetin e saj.Edhe ky Albabet si ai i Stambollit perdori parimin "nje shkronje,nje tingull" por me ndryshimin sepse ne disa shkronja u vendosen shenja dalluese psh g'(gj" n'(nj). Ky Alfabet u prit mire ne Kongresin Nderkombetar te Orientalisteve qe u mblodh ne Hamburg ne vitin 1902 dhe u perkrah nga KryePeshkopata Katolike e Shkodres. Faik Konica filloi te perdorte nje Alfabet te vetin ne te perjohshmen Albania qe dilte ne Bruksel,per te krijuar nje Alfabet mbare Shqiptare,Perpjekjet e tij nuk paten shume sukses dhe Alfabetet qe mund te mernin trajta Kombetare nebeten vetem tre.Aflabeti i Stambollit,alfabeti i shoqerise Bashkimi dhe ai i shoqerise Agimi.

At Gjergj Fishta,nje Poet Kombetar duke pare se pas Lidhjes se Prizrenit kishim nje bollek Alfabetesh filloi ti bente objekt ne satiren e tij. Ja nje pjese e shkeputur nga Anzat e Pernasit:
per cdo kacube na bijne nga nji letrar ,
Qi, ethun trush me' pralla e me gazeta,
perfton ma n'fund e piell nji Abecedar .
Pjelle mushku po. Por prap Shqipnia e shkreta
Prej sish do t'ndahet n'njaq kortare e copa
sa shkrola iane prej A e deri n' Zeta...

Ardhja ne fuqi e Xhon Turqve (Turqeve te rinj) solli per Shqiptaret nje liri te madhe ne fushen e Arsmit.Tani Shqptaret gezonin te drejta si te gjithe popujt e tjere te perandorise Osmane.KJo liri veprimi i dha Levizjes Shqipatare per Pavarsi nje shtytje te madhe.Ne qytet e medha u krijuan Shoqeri apo Klube me karakter Arsimor por qe kishin qellime politike te pa shpallura.Filloi botimi i gazetave,librave dhe krijimi i nje Alfabeti te perbashket u be kerkese e dites. Ne gazeten Liria qe botohej ne Selanik nga Midhat Frasheri u be nje thirrje per mbledhjen e nje Kongresi qe te vendoste njehere e mire per punen e Alfabetit Shqip.Bara per organizimin e Kongresit i ra Klubit te Manastirit qe quhej Bashkimi. Ky Klub ishte nder te paret e krijuar dhe kishte nje rendesi gjeo-politike pasi ishte kryeqender e Vilajetit. Ky Kongres i filloi punimet ne 14 Nentor te vitit 1908 deri ne 22 nentor dhe perbehej nga delegate Klubesh, Shoqerish, Mergatash, Shkollash, qytetesh. Ky Kongres kryesohej nga Midhat Frasheri qe ishte edhe ideatori.Pak pas hapjes se punimeve Kongresi vendosi krijimin e nje komisione nga delegatet me te afte per te zgjedhur Alfabetin. Ky Komision pati per Kryetar At Gjergj Fishten. Fillimisht Ky komision i vuri si detyre vetes tre ceshtje:
1) Te zgjidhej njara nge tre abecete (ajo e Stambollit, Bashkimit, Agimit)
2) Te mereshin pjese nga cdo abece per te krijuar nje te re
3) Te behej nje alfabet i ri.
Pasi rahu per me shume se tre dite ceshtjen e Alfabetit,komisioni doli ne perfundime Njera ryme mendonte per te krijuar nje Alfabet te mbeshtetur ne 25 germat Latine dhe krijimin e germave te tjera me bashkimin e dy germave.Ne pak fjale ky Alfabet ishte pothuajse si ai i Shoqerise Agimi.
Ndersa pjesa tjeter perkrahte Alfabetin e Stambollit.

Pas shume mbledhjesh Komisioni vendosi te linte ne perdorim te dy keto Alfabete,duke ja paraqitur kete vendim Kongresit.Ne fjalen e Tij,At Gjergj Fishta theksoi se edhe vetem Alfabeti i Stambollit do tu mjaftonte Shqiptareve per nevojat e tyre,dhe u rikujtoi delegateve se edhe Gjermanet perdorin dy Alfabete, ate Gotik dhe ate Latin.Megjithese Kongresi i Manastirit ishte nje ngjarje me rendesi per jeten Politiko-Kulturore Shqiptare
filluan te dalin pengesat e para. Popullsite Myslimane te Kosoves dhe te Veriut nuk mund te pranonin nje Alfabet qe nuk ish si ajo e Kuranit
pasi propaganda e Hixheve pat zene vend ne keto popullsi.Turqit e Rinj qe ishin ne fuqi filluan te perdornin kete moment per te ndaluar perdorimin e Alfabetit Latin,duke pasur frike se mos Shqiptaret kerkonin pas kesaj edhe shkeputjen krejt nga Porta e Larte.

Ne Shkurt te 1909 Klubi Shqiptar i Filatit i shkruan Shoqerise Bashkimi te Manastirit qe ishte bere edhe qendra e ketyre Klubeve:": « Ju kemi shkruar shume here se Komiteti i Turqvet te Rij ( Cemiet) ne Filat eshte shume kunder gjuhes Shqipe. Ndashti po e tregon kete kundershtim krejt hapet; mbledh fshataret dhe u thote se Sulltani eshte kunder gjuhes Shqipe... Po ne kete kohe u thote te nenshkruajne rije deklarate kunder perdorimit te shkrimit Shqip». Ne Korce Klubi Dituria u shqetesua kur pa se disa hoxhe predikonin se Aflabeti Shqip duhet te ishte me germa turke dhe se germat Latine ishin te te "mallkuarve". Ne 23 korik te vititt 1909 ne Diber Turqit e rinj mundesuan nje Kongres nen emrin e "Komitetit Konstitucional Osmanlli Shqiptar".Ne kete kongres moren nje pjese e madhe delegatesh nga Veriu dhe Jugu i shqiperise dhe Porta e Larte e perdori kete Kongres si karte ne syte e Evropianeve. Ne 19 shkurt 1910 ne Korce u be nje demonstrate kunder futjes me pahir te Alfabetit Turk ne shkolla.Mernin pjese reth 15000 veta dhe u mbajten shume fjalime ne favor te Alfabetit Latin dhe Hafiz Aliu (nje Klerik Islam) e bekoi Alfabetin e Manastirit.

Gjithashtu u derguan edhe telegrafe deputetve Shqiptare qe te mos hiqnin dore nga kersat per lejimin e arsimimit te shqiptareve ne Gjuhen Shqipe dhe te ndalonin hyrjen e alfabetit turk ne Shqiperi.Per tu vene re jane edhe deklaratet e 12 hoxheve te Filatit qe u shfaqen hapur pra Alfabetit Latin. Edhe ne Shqiperine Jugor,Bektashinjte luajten nje rol me rendesi ne favor te Alfabetit latin ndersa ne zonat e Shqiperise se Mesme propaganda pro Turke kishte zene vend. Carja mes Nacionalisteve Shqiptare dhe Turqeve te rinje ishte bere aq e madhe saqe u hoq dore nga ruga ligjore per te ndaluar hyrjen e alfabetit turk ne sistemin arsimor Shqiptar.

Ne vitin 21 mars te vitit 1910 ne Manastior mbidhet serisht Kongresi qe doli me vendimin se "Ceshtja e Aflabetit eshte nje ceshtje qe u oerket vetem Shqiptareve dhe se kjo ceshtje eshte zgjidhur perfundimisht dy vjet me pare". Qeveria Turke i shikoi perpjekjen e Shqiptareve per te pranuar Alfabetin latin si nje hap drejt shkeputjet nga Porta e larte. Vete Veziri i madhe deklaron keto fjale:''Qeveria e quan deshiren e Shqiptarevet per te pranuar abecene Latine si hapin e pare te shkeputjes se tyre prej Turqise... Qeveria duhet te beje cmos dhe do te beje cmos pe'r te ndaluar perdorimin e abecese Llatine". Kryengritjet Shqiptare dhe lufta Ballkanike coi ne Pavarsine e Shqiperise ne Nentor te vitit 1912,gje qe e shkeputi autoritetin e Portes se Larte mbi Arsimin e Shqiptareve.

Sic thame me larte Kongresi i Pare i Manastirit 1908 la ne perdorim Aflabetin e Shoqrise Bashkimi si dhe ate te Stambollit.Ky i fundit mbante brenda tij disa germa greke per te zevendesuar shkronjat qe nuk gjendeshin ne ate latin.Gjate Luftes Ballkanike kur populli yne u perball me mizorite Greke, filoi ta identifikoj cdo gje greke si armike e detyrimisht edhe germat greke te Alfabetit te Stambollit. Ne Shqiperine e Jugut filloit tanime te perdorej vetem alfabeti me gemra Latine dhe per faktin sepse ishte me i lehte ne botimet brenda gjith Shqiperise.
__________________
Dikur besoja verberisht por tani kam filluar te eci me moton: Gjithkush duhet ta meritoje besimin tim...
Heily nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-05-2010, 18:40   #4
Heily
BuRreLse
 
Avatari i Heily
 
Data e antarėsimit: Jan 2010
Vendndodhja: Ku tme doje e bardha zemer
Postime: 463
Thanks: 0
Thanked 1 Time in 1 Post
Shuma e pikėve qė jep: 8
Heily ėshtė njė gur i ēmuarHeily ėshtė njė gur i ēmuarHeily ėshtė njė gur i ēmuarHeily ėshtė njė gur i ēmuar
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Historia e Alfabetit Shqip.

Pra sic shihet pame me larte nje histori te shkurter te formimit te Alfabetit Shqiptar qe kemi edhe sot.Megjithese i permbledhur shkurt kjo histori mban brenda saj dramen e Shqiptareve ne keto 500 vjet,dhe pa pike dyshimi mund te themi se Historiku i Alfabetit eshte ne vetvete Historia e Shqiperise.
__________________
Dikur besoja verberisht por tani kam filluar te eci me moton: Gjithkush duhet ta meritoje besimin tim...
Heily nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 10-07-2013, 23:15   #5
XH.GASHI
Anėtar
 
Avatari i XH.GASHI
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Postime: 95
Thanks: 0
Thanked 4 Times in 2 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 5
XH.GASHI ka njė atmosferė spektakolareXH.GASHI ka njė atmosferė spektakolareXH.GASHI ka njė atmosferė spektakolare
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Historia e alfabetit shqip

Ketu qendron gabimi me i madh qe mund ti behet kombit ,Nese gjuha shqipe ekzistonte me pare se keta abecedaret cili ishte abecedari qe e shoqeronte gjuhen tone ,neve na pelqejn elaborimet e pjelles se mushkave ,siq kemi rastin e njejt me trillimin e kombit ,,Kosovar''.
Te paret tane lejuan qe shkrimi Iliric te behet cyrili nderkohesisht qe shkrimin e tille t'ja mveshin nje gjuhe e cila ishte e panjohur per rajonin.Sot fale abecedarit iliric hienat,sorrat, hardhucet mburren me lashtesin e gjuhes se vet.
XH.GASHI nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-10-2013, 12:09   #6
kreksi
Metropolis
 
Avatari i kreksi
 
Data e antarėsimit: Jan 2012
Vendndodhja: France.
Postime: 1,137
Thanks: 484
Thanked 68 Times in 56 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 23
kreksi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerkreksi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerkreksi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerkreksi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerkreksi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerkreksi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerkreksi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerkreksi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerkreksi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerkreksi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerkreksi ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Gjendja bazė Re: Historia e alfabetit shqip

Ne mund te japim vetem se hipoteza kurse realiteti ishte ndryshe; njerėzit e qytetruar nuk shkruanin nė mure as nė gota as ne kupa, as nė vegsh sepse iu dukej i mbrapsht ky veprim..mirepo kete gjź e bźnin vetem se barbaret, njerzit mė te pa qytetrum, e tjeter eshte se me vone perfituan edhe keta popuj nga barbaret qe te marrin kete mjeshtri te shkrimit.
Pra, popujt e parė qe shkruanin ishin Skitėt apo te paret e pellazgeve, para se te vinin tek ne nė Ballkan, pra ky alfabet i mbeti Kadmosit si fenikas por ne realitet ishin gerrma Skite para pellazge.. e tjeter eshte hamendja por shkenca e thote keshtu;

__________________
Nga Arsimimi lind madhėshtia e njė kombi ! (Akademia f.)
kreksi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 15-01-2014, 16:29   #7
Zana
e....Thjeshte
 
Avatari i Zana
 
Data e antarėsimit: Oct 2013
Postime: 11,310
Thanks: 6,781
Thanked 4,444 Times in 2,252 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 49
Zana ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Historia e alfabetit shqip

....Cudi qe eshte neglizhuar/lene pas dore kjo teme -Shqetesuese ,nga Historianet e Forumit, nderkohe ne krahun tjeter.... grinden/perpeliten, me Dialektin
__________________
-Some people feel the rain, others just get wet

-Some people can connect, to Greater Intelligence
Zana nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 28-03-2014, 21:20   #8
Socio
V.I.P
 
Avatari i Socio
 
Data e antarėsimit: Feb 2012
Vendndodhja: Cdokund
Postime: 1,321
Thanks: 356
Thanked 652 Times in 320 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 30
Socio i pazėvėndėsueshėmSocio i pazėvėndėsueshėmSocio i pazėvėndėsueshėmSocio i pazėvėndėsueshėmSocio i pazėvėndėsueshėmSocio i pazėvėndėsueshėmSocio i pazėvėndėsueshėmSocio i pazėvėndėsueshėmSocio i pazėvėndėsueshėmSocio i pazėvėndėsueshėmSocio i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Historia e alfabetit shqip



Skalitur me 1857 !


Respekt !
Foto e bashkangjitur
Lloji i dosjes: jpg Shqip.jpg (69.1 KiloByte, 22 shikimet)
__________________
'Non Sibi Sed Toti'
Socio nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Socio pėlqehet nga
NosFeratu (30-04-2014)
i vjetėr 30-04-2014, 13:17   #9
Shila
Illuminati
 
Avatari i Shila
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Postime: 387
Thanks: 0
Thanked 73 Times in 59 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 1
Shila ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Historia e alfabetit shqip

Ajo cka mban gjalle vetedijen e nje Kombi padyshim qe eshte Gjuha e Tij.Nje Komb pa Gjuhe eshte i destinuar te zhduket dhe asimilohet.
Ne kete kendveshtrim vetedija dhe zgjimi i Shqiptareve nen pushtimin osman padyshim qe varej edhe nga faktori Gjuhesore,pa Gjuhe ne nuk do te kishim as Komb.
Si u arit kristalizimi i Alfabetit te pare Shqiptar qe do te perfshinte te gjitha trojet Shqiptare dhe kolonite e mergimit

Historia e formimit te Alfabetit tone Kombetar eshte nje histori e gjate dhe shume e nderlikuar.Ndarjet tokesore Veri-Juge,grupimet e popullsise ne tre Besime te ndryshme Myslimane Katolike dhe Orthodokse
e kane nderlikar se tepermi kete hap te rendesishem te vetedijes sone Kombetare.
Vlen te permendet se nje faktor mjaft i rendesishem ka qene edhe trysnia e ushtruar nga Fuqite e huaja karshi Popullates Shqiptare.
Per here te pare eshte bere fjale per nje Alfabet te Gjuhes Shqipe ne vitin 1332,nga nga nje frat Domenikan i quajtur Brochart.Kete Alfabet Ai ja paraqiti Mbretit te Frances, Philippe De Valois, ne nje raport per ckishte pare ne vendet e ndryshme qe kish vizituar, me qellim qe t'a shtynte Mbretin t'ia niste njej kryqezate. Duke permendur Shqipetaret e Veriut, frati shkruante: « ...sadoqe qe Shqipetaret kane nje gjuhe krejt te ndryshme nga ajo e Llatinevet, ata perdorin shkronjat Llatine ne librat e tyre »
Ne te vertete dokumentin e pare te Gjuhes Shqipe,pra Formulen e pagezimit e gjejme te shkruar me germat Latine (1462).Ky dokument ben pjese ne nje leter baritore te Peshkopit te Tiranes dhe Durresit Pal Engjellit.
Nje tjeter dokument i shkruar Shqip mendohet qe gjendet ne Biblioteken "Ambriozana" te Milanos.Behet fjale per nje pjese te Testamentit te Ri.Sipas studiuesve (Stavri Skendo) ky shkrim eshte i shkruar ne dialketin Tosk
dhe nen frymen e fese Orthodokse.
Duke bere nje paralele mes ketyre Alfabeteve te Gjuhes Shqipe te shkruar shikojme qarte trysnine apo influencat kulturore qe kane ushtruar ne Shqiperi dy nga fqinjet tane para pushtimit Osman.
U desh njefare kohe qe te dilni ne drite te tjera botime ne Gjuhen Shqipe.Kjo vonese shpjegohet me faktin se Ballkani e bashke edhe Shqiperia me te po perballeshin me nje tjeter kulture qe perhapej nen forcen e jataganit.
I pari botim pas pushtimit te Shqiperise nga Perandoria Osmane eshte Meshari i Gjon Buzukut (1555).
Ky liber eshte shkruar me Alfabet latin,por edhe me disa germa Cilirike.Afersia e popullsive sllave te Jugut qe jetonin ne bregun Dalmat me prifterinjte Katolike Shqiptare mendohet te jete shtytja qe ka bere qe ne Alfabetin e Mesharit te hasim edhe germa Cilirike.Megjithate ky Alfabet nuk ndeshet me sepse ne veprat e Pjeter Budit gjejme nje Alfabet te ndryshem nga ai i Buzukut,sadoqe edhe ky ishte mbeshtetur ne germat Latine.
Kete Alfabet e perdori edhe Bogdani ne vepren e tij "Ceta e Profeteve".Ky Alfabet u ruajt deri ne fillimin e shekullit te 20-te dhe u "pagezua" me emrin "Abece-ja e Shkrimtareve te Lashte te Veriut".
Ne Shqiperine e Jugut veprat qe kane mbeteur ende jane te datuara relativisht vone,megjithse edhe keto kane karakter kishtar.Kjo vonese shpjegohet me kushtet ne te cilat ndodheshin dy Kishat,Ajo katolike ne Veri dhe Kisha Orthodokse ne Jug.
Gjate pushtimit Turk,kisha Katolike shikohej nga Osmanet si nje "armik" i perandorise,pasi kishte lidhje me Vatikanin,ndersa Kisha Orthodokse kishte shume here me shume liri veprimi saqe ishte bere edhe pjese e administrates Osmane.Kjo gjendje per Kishen Orthodokse vazhdoi deri ne kohen kur Rusia doli si mbrojtesja e te Krishtereve Orthodokse.Patriakanes se Stambollit ju dobesuan shume pozitat ne Shqiperi edhe pse nje pjese e Popullsise Sqiptare nderoi besimin ne Islam.
Atehere Kisha Orthodokse filloi propaganden fetare per te forcuar Besimin.Vlen te theksohet se veprat e shkruara nga Orthodokset ne ate kohe ne te shumten e rasteve kishin nje fryme Helenizimi.
Ne Voskopoje ne shekullin e XVIII dolen ne drite dy vepra,njera i perket Theodhor Kavaliotit dhe titullohej
"Fjalor i Greqishtes popullore,Vllahishtes dhe Shqipes" ndersa tjetra i perkiste Mjeshter Dhanilit dhe qe titullohet
"fjalor katergjuhesh" pasi ishte shtuar edhe gjuha Bullgare karshi greqishtes,vllahishtes dhe Shqipes.
Keto vepra qe ishin me sakte fjalore u shkruan me alfabetin grek dhe Mjeshter Dhanili ne parathenien e fjalorit te tij e tregon qarte se kishte si qellim greqizimin e popullsive Vlehhe dhe Shqiptare.Ne gjysmen e dyte te shkullit te XVIII Kostandin Berati shkroi "Liber kendimi i Greqishtes dhe Shqipes" por edhe ky perdori si alfabet ate Grek.
Ne vitin 1824 ne Korfuz botohen te Kater Ungjijte Greqisht edhe Shqip.Per pjesen Shqipe u perdoren te 24 germat greke si dhe 9 germa te tjera te posacme.Ky Alfabet u prit mire ne Shqiperine e Jugut pasi u perdor edhe me vone ne vitin 1885.Ky alfabet u krijua nga nje grup perkthyesish nen kryesimin e Grigor Argjirokastritit,peshkop Shqiptar i ishullit te Eubese.
Naum Veqilharxhi ne vepren e tij "Liber Kendimi"1845 perdori nje tjeter alfabet.Ky alfabet nuk u perdor nga ndonje tjeter dhe mbeti vetem ne zonen e Korces.
Kostandi Kristoforidhi ne verpat e tij perdori dy alfabete ne perkthimet e tij te Ungjillit.Ne perkthimet qe beri ne dialektin Geg ai perdori gemrat Latine ndersa ne dialektin Tosk perdori germat Greke.
Vec dy alfabeteve qe kemi permendur deri tani ne veprat e shkrimtareve Shqiptare shikojme te shtohet edhe nje tjeter Alfabet.Behet fjale per alfabetin Arab,qe erdhi si pasoje e pushtimit te Shqiperise nga Turqia.
Veprat e para datojne ne shekullin e XVIII."Evraheja" e Muhamet Kycykut,poezite e Nazim Trakulles dhe poezia "anakreontike" e Mulla Hysen Dobracit jane disa nga keto vepra.Disa prej ketyre shkrimtareve ishin Syni dhe te tjeret Bektashi (besnike te nje sekti Pantheist te deges Shia) qe ishin perhapur ne Shqiperine e Jugut.Ne pergjithesi keto botime ishin vjersha me klarakter fetar.Ne vitin 1877 Hoxha Tahsin qe jetonte ne Janine nxjer ne drite nje alfabet te mbeshtur ne shkronjat Turke,por menjehere u arestua nga autoritetet dhe u dergua ne Stamboll,pasi Gjuha Shqipe ende nuk i gezonte te drejtat ashtu sikunder disa gjuhe te tjera brenda Perandorise.
Nje vend te vecante zene edhe botimet e mergatave Shqiptare ne Greqine e Jugut dhe ne Itali.
Marko Bocari ne vitin 1809 shkroi fjalorin Greqisht -Shqip per konsullin Francez Pouqueville.Ky fjalor u shkrua me germa Greke dhe u botua ne vitin 1882 nga Anastas Kullurioti.
Alfabetet qe perdoren Arbereshet e Italise,sadoqe nga origjina ishin Orthodokse dhe nga Jugu i Shqiperise
qene bashkuar dhe perdoren vetem Alfabetin Latin .Vetem Dhimite Kamarda perdori alfabetin Grek ne Gramatiken e tij si dhe ne shtesen e saj.Megjithate ky alfabet ishte perdorur edhe me pare nga Albanologu Hahn ne botimin e tij Albanesische Studien.
Sic u pa me larte vetem "Abeceja e Shkrimtare te lashte" pati jetegjatesi reth 300 vjet,ndersa te tjerat nuk dolen jashte qarkut ose zones se shkrimtarit qe i perdori dhe nuk paten shtrirje kohore.
Ajo qe i bashkoi Shqiparet per te krijuar nje Alfabet Shqiptar qe te perdorej ne te gjithe Shqiperine pa dallime fetaro-krahinore ishtje Lidhja e Prizrenit ne vitin 1878.Lidhja hartoi nje program per autonomi administrative duke i dhene rendesi mesimit te Shqipes ne Shkolla si e vetmja ruge qe do te conte ne krijimn e nje alfabeti te perbashket mbare Shqiptar.
Ne Stamboll,Vellezerit Frasheri (Sami dhe Naim Frasheri) formojne "Shoqerine per botime Shqipe)1879.
Kjo shqoeri krijoi nje Alfabet te mbeshtetur ne shkronjat Latine dhe ne disa Greke si (f) dhe (dh).Ky alfabet ndoqi parimin "nje shkronje,nje tingull" dhe pati nje themel gjuhesor te shendoshe.Ky alfabet u perdor per organin e kesaj shoqerie rita" si dhe per botimin e Abetares dhe Kendimit si dhe te librave te tjere shkollore.
Ky alfabet u quajt me emrin "abeceja e Stambollit" dhe ushtroi nje ndikim ne pothuajse gjithe popullsine Shqiptare perfshire edhe mergatat.
Konsujt Austriake ne raportet e tyre lajmerojne se ne vitin 1905 ky Alfabet perdorej ne te gjithe Shqiperine e Jugut duke perfshire Myslimane e Orthodokse deri ne Jugun e Prizrenit dhe Diber.
Fillimisht kjo nisme u perkrah nga Porta e Larte si nje ruge per te ndaluar trysnine Sllave dhe greke,duke cilesuar Kombesine Shqipatre nder Shqiptare,por sa u pa se reziku Slavo-grek kaloi Porta e larte filloi ndalin e perdorimit te ketij Alfabeti.Interesi i Sulltanit ishte qe ne Shqiperi te mbizoteronte alfabeti Arab ose ai Turk
sidomos ne popullsine Myslimane Shqiptare qe perbente pjesen me te madhe te popullsise.Duke percare popullsine ne Mysliane dhe te Krishtere,reziku per shkeputjen e Shqiperise behej shume here me i vogel,per te mos thene i pa mundur.
Shkollat Shqipe here lejoheshin nga Porta e Larte e here mbylleshin,si pasoje e politikes qe ushtronte Evropa.Politika Turke luhatej mes Liberalizimit dhe konservatorizimit.
Per te theksuar eshte edhe politika qe kleri Orthodoks Grek ushtroi ne percarjen e popullsise Shqipatre ne Myslimane dhe Orthodokse.Fillimisht Kleri grek mallkoi perdorimin e "Abecese se Stambollit" dhe ata qe e perdornin ate.Shume Shqiptare u vrane apo u helmuan nga greket vetem sepse kerkonin arsimin e tyre ne Gjuhen Amtare.
Ne Shqiperine e Veriut gjendja paraqitej disi me mire.nen mbrotjen e Austro-Hungarise ishin hapur dy shkolla
nje seminar Franceskan dhe nje institut Jezuit.Me vone u hapen edhe shkolla te tjera pasi interesi i Austro-Hungarise ishte ndergjegjesimi i Shqipareve me anen e kultures se tyre Amtare si kunderpeshe ndaj sllaveve.Ne vitin 1899 ne Shkoder themelohet shoqeria Bashkimi nen kryesine e Imzot Preng Docit,abat i Mirdites.Ky abat pati nje mbeshtetje te madhe ne klerin katolik dhe hartoi nje Alfabet te vetin.Ky alfabet u mbeshtet ne ate Latin dhe gemrat Shqipe qe nuk kishin korespodente ai i krijoi duke bashkuar dy germa psh: dz (xh) gh(gj).KY alfabet u perdor per te shtypur nje sere librash te financuar nga Austro_hungarezet por megjithate kjo {abece} mbeti vetem ne zonen e Shkodres.
Tre vjet me vone ne Shkoder u krijua nje tjere Shoqeri,Agimi nga prifti katolik Dom Ndre Mjeda nje filolog dhe poet.Edhe kjo Shqoqeri prezantoi Alfabetin e saj.Edhe ky Albabet si ai i Stambollit perdori parimin "nje shkronje,nje tingull" por me ndryshimin sepse ne disa shkronja u vendosen shenja dalluese psh g'(gj" n'(nj)
Ky Alfabet u prit mire ne Kongresin Nderkombetar te Orientalisteve qe u mblodh ne Hamburg ne vitin 1902
dhe u perkrah nga KryePeshkopata Katolike e Shkodres.
Faik Konica filloi te perdorte nje Alfabet te vetin ne te perjohshmen Albania qe dilte ne Bruksel,per te krijuar nje Alfabet mbare Shqiptare,Perpjekjet e tij nuk paten shume sukses dhe Alfabetet qe mund te mernin trajta
Kombetare nebeten vetem tre.Aflabeti i Stambollit,alfabeti i shoqerise Bashkimi dhe ai i shoqerise Agimi.
At Gjergj Fishta,nje Poet Kombetar duke pare se pas Lidhjes se Prizrenit kishim nje bollek Alfabetesh filloi ti bente objekt ne satiren e tij.Ja nje pjese e shkeputur nga Anzat e Pernasit
per cdo kacube na bijne nga nji letrar ,
Qi, ethun trush me' pralla e me gazeta,
perfton ma n'fund e piell nji Abecedar .
Pjelle mushku po. Por prap Shqipnia e shkreta
Prej sish do t'ndahet n'njaq kortare e copa
sa shkrola iane prej A e deri n' Zeta...
Ardhja ne fuqi e Xhon Turqve (Turqeve te rinj) solli per Shqiptaret nje liri te madhe ne fushen e Arsmit.Tani Shqptaret gezonin te drejta si te gjithe popujt e tjere te perandorise Osmane.KJo liri veprimi i dha Levizjes Shqipatare per Pavarsi nje shtytje te madhe.Ne qytet e medha u krijuan Shoqeri apo Klube me karakter Arsimor por qe kishin qellime politike te pa shpallura.Filloi botimi i gazetave,librave dhe krijimi i nje Alfabeti te perbashket u be kerkese e dites.
Ne gazeten Liria qe botohej ne Selanik nga Midhat Frasheri u be nje thirrje per mbledhjen e nje Kongresi qe te vendoste njehere e mire per punen e Alfabetit Shqip.Bara per organizimin e Kongresit i ra Klubit te Manastirit
qe quhej Bashkimi.Ky Klub ishte nder te paret e krijuar dhe kishte nje rendesi gjeo-politike pasi ishte kryeqender e Vilajetit.
Ky Kongres i filloi punimet ne 14 Nentor te vitit 1908 deri ne 22 nentor dhe perbehej nga delegate Klubesh,Shoqerish,Mergatash,Shkollash,qytetesh.Ky Kongres kryesohej nga Midhat Frasheri qe ishte edhe ideatori.Pak pas hapjes se punimeve Kongresi vendosi krijimin e nje komisione nga delegatet me te afte per te zgjedhur Alfabetin .Ky Komision pati per Kryetar At Gjergj Fishten.Fillimisht Ky komision i vuri si detyre vetes tre ceshtje 1)Te zgjidhej njara nge tre abecete (ajo e Stambollit,Bashkimit,Agimit) 2)Te mereshin pjese
nga cdo abece per te krijuar nje te re 3)Te behej nje alfabet i ri.
Pasi rahu per me shume se tre dite ceshtjen e Alfabetit,komisioni doli ne perfundime Njera ryme mendonte
per te krijuar nje Alfabet te mbeshtetur ne 25 germat Latine dhe krijimin e germave te tjera me bashkimin e dy germave.Ne pak fjale ky Alfabet ishte pothuajse si ai i Shoqerise Agimi.
Ndersa pjesa tjeter perkrahte Alfabetin e Stambollit.
Pas shume mbledhjesh Komisioni vendosi te linte ne perdorim te dy keto Alfabete,duke ja paraqitur kete vendim Kongresit.Ne fjalen e Tij,At Gjergj Fishta theksoi se edhe vetem Alfabeti i Stambollit do tu mjaftonte Shqiptareve per nevojat e tyre,dhe u rikujtoi delegateve se edhe Gjermanet perdorin dy Alfabete,ate Gotik dhe ate Latin.Megjithese Kongresi i Manastirit ishte nje ngjarje me rendesi per jeten Politiko-Kulturore Shqiptare
filluan te dalin pengesat e para.
Popullsite Myslimane te Kosoves dhe te Veriut nuk mund te pranonin nje Alfabet qe nuk ish si ajo e Kuranit
pasi propaganda e Hixheve pat zene vend ne keto popullsi.Turqit e Rinj qe ishin ne fuqi filluan te perdornin kete moment per te ndaluar perdorimin e Alfabetit Latin,duke pasur frike se mos Shqiptaret kerkonin pas kesaj edhe shkeputjen krejt nga Porta e Larte.
Ne Shkurt te 1909 Klubi Shqiptar i Filatit i shkruan Shoqerise Bashkimi te Manastirit qe ishte bere edhe qendra e ketyre Klubeve:": « Ju kemi shkruar shume here se Komiteti i Turqvet te Rij ( Cemiet) ne Filat eshte shume kunder gjuhes Shqipe. Ndashti po e tregon kete kundershtim krejt hapet; mbledh fshataret dhe u thote se Sulltani eshte kunder gjuhes Shqipe... Po ne kete kohe u thote te nenshkruajne rije deklarate kunder perdorimit te shkrimit Shqip»
Ne Korce Klubi Dituria u shqetesua kur pa se disa hoxhe predikonin se Aflabeti Shqip duhet te ishte me germa
turke dhe se germat Latine ishin te te "mallkuarve".
Ne 23 korik te vititt 1909 ne Diber Turqit e rinj mundesuan nje Kongres nen emrin e "Komitetit Konstitucional Osmanlli Shqiptar".Ne kete kongres moren nje pjese e madhe delegatesh nga Veriu dhe Jugu i shqiperise dhe Porta e Larte e perdori kete Kongres si karte ne syte e Evropianeve.
Ne 19 shkurt 1910 ne Korce u be nje demonstrate kunder futjes me pahir te Alfabetit Turk ne shkolla.Mernin pjese reth 15000 veta dhe u mbajten shume fjalime ne favor te Alfabetit Latin dhe Hafiz Aliu (nje Klerik Islam) e bekoi Alfabetin e Manastirit.Gjithashtu u derguan edhe telegrafe deputetve Shqiptare qe te mos hiqnin dore nga kersat per lejimin e arsimimit te shqiptareve ne Gjuhen Shqipe dhe te ndalonin hyrjen e alfabetit turk ne Shqiperi.Per tu vene re jane edhe deklaratet e 12 hoxheve te Filatit qe u shfaqen hapur pra Alfabetit Latin.Edhe ne Shqiperine Jugor,Bektashinjte luajten nje rol me rendesi ne favor te Alfabetit latin
ndersa ne zonat e Shqiperise se Mesme propaganda pro Turke kishte zene vend.
Carja mes Nacionalisteve Shqiptare dhe Turqeve te rinje ishte bere aq e madhe saqe u hoq dore nga ruga ligjore per te ndaluar hyrjen e alfabetit turk ne sistemin arsimor Shqiptar.
Ne vitin 21 mars te vitit 1910 ne Manastior mbidhet serisht Kongresi qe doli me vendimin se "Ceshtja e Aflabetit eshte nje ceshtje qe u oerket vetem Shqiptareve dhe se kjo ceshtje eshte zgjidhur perfundimisht dy vjet me pare".
Qeveria Turke i shikoi perpjekjen e Shqiptareve per te pranuar Alfabetin latin si nje hap drejt shkeputjet nga Porta e larte. Vete Veziri i madhe deklaron keto fjale:''Qeveria e quan deshiren e Shqiptarevet per te pranuar abecene Latine si hapin e pare te shkeputjes se tyre prej Turqise... Qeveria duhet te beje cmos dhe do te beje cmos pe'r te ndaluar perdorimin e abecese Llatine"
Kryengritjet Shqiptare dhe lufta Ballkanike coi ne Pavarsine e Shqiperise ne Nentor te vitit 1912,gje qe e shkeputi autoritetin e Portes se Larte mbi Arsimin e Shqiptareve.
Sic thame me larte Kongresi i Pare i Manastirit 1908 la ne perdorim Aflabetin e Shoqrise Bashkimi
si dhe ate te Stambollit.Ky i fundit mbante brenda tij disa germa greke per te zevendesuar shkronjat qe nuk gjendeshin ne ate latin.Gjate Luftes Ballkanike kur populli yne u perball me mizorite Greke,filoi ta identifikoj cdo gje greke si armike e detyrimisht edhe germat greke te Alfabetit te Stambollit.Ne Shqiperine e Jugut filloit tanime te perdorej vetem alfabeti me gemra Latine dhe per faktin sepse ishte me i lehte ne botimet brenda gjith Shqiperise.
Pra sic shihet pame me larte nje histori te shkurter te formimit te Alfabetit Shqiptar qe kemi edhe sot.Megjithese i permbledhur shkurt kjo histori mban brenda saj dramen e Shqiptareve ne keto 500 vjet,dhe pa pike dyshimi mund te themi se Historiku i Alfabetit eshte ne vetvete Historia e Shqiperise.
Shila nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 30-04-2014, 13:18   #10
Shila
Illuminati
 
Avatari i Shila
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Postime: 387
Thanks: 0
Thanked 73 Times in 59 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 1
Shila ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Historia e alfabetit shqip

Alfabeti shqip dhe historia e krijimit te tij
http://mobile.ikub.al/Handlers/Image...4-d1a594bbdd52
Lashtėsia e gjuhės shqipe, e pranuar nga autoritetet shkencore dhe akademike botėrore, dėshmon njėkohėsisht lashtėsinė e kombit, popullit shqiptar, qė e ka krijuar, e ka folur, e ka zhvilluar dhe e ka ruajtur deri nė ditėt tona. Gjuha shqipe zotėron cilėsi tė larta linguistike dhe ėshtė e aftė tė japė shqip kryeveprat e letėrsisė botėrore; shqipja ėshtė gjuhė e njė kulture qytetėruese. ABC-ja shqipe e rrjedhimisht edhe shkrimi i gjuhės sonė kanė historinė e tyre.

Ato kanė ecur nė njė udhė tė gjatė dhe tė vėshtirė, kanė pėrshkruar shtigje tė rrezikshme, kanė kapėrcyer kurthe e pengesa tė panumėrta. Lėvizja pėr ABCnė dhe shkrimin shqip ka qenė pjesė pėrbėrėse e pėrpjekjeve mbarėshekullore tė kombit tonė, ka hasur nė kundėrshtime dhe qėndrime negative tė armiqve tanė kombėtarė dhe ka ēarė pėrpara duke pasur pishtarėt e vet. Lufta pėr ABC-nė dhe shkrimin shqip u ashpėrsua sidomos gjatė Rilindjes Kombėtare dhe pas saj. Pas daljes nė dritė tė "Abetares" sė Naum Bredhit, lėvizja pėr ABC-nė dhe shkrimin shqip u sulmuan pėrherė e mė rreptė nga oborri osman dhe athino-fanaritėt jo mė si njė dukuri gjuhėsore, por si njė dukuri politike. Konstandin Kristoforidhi, gjuhėtari ynė i njohur, do tė lėshonte alarmin: "Ndė mos u shkroftė gjuha shqipe nuk do tė shkojnė shumė vjet dhe nuk do tė ketė Shqipėri ndė faqe tė dheut, as nuk do tė shėnohet mė emri shqiptar ndė kartė tė botės" ("Nėpėr udhėn e penės shqiptare", f.7).

Pėrpjekjet e Rilindėsve pėr gjuhėn shqipe, pėr shkollėn shqipe, kishin si hallkė zgjidhjeje krijimin e njė ABC-je shqip. Kėrkesa kryesore ishte qė kjo ABC t‘u pėrgjigjej karakteristikave tė vetė gjuhės shqipe, veēorive tė saj fonetike dhe atyre tė shqiptimit. Njihen 4 lloj shkrimesh tė moēme, qė kohė pas kohe kanė zėvendėsuar njėritjetrin: vizatimori, kunjiformi, hieroglifiku dhe tingullori. Ishin fenikasit, 2 mijė vjet para erės sonė, qė bėnė hapin e madh tė parė, tė cilėt ndėrtuan shkronjat dhe shkrimin alfabetik, ku ēdo tingull paraqitej me njė shenjė tė posaēme. Sipas dėshmive prehistorike, kėto shkronja u sollėn nga detarėt fenikas nė Ballkan. Jani Vretoja, i cili mbėshtetet te Herodoti dhe Diodori, thotė se tė parėt qė morėn shkronjat nga kolonėt fenikas ishin "pellazgėt jonikė", qė mund tė ketė ndodhur aty nga fillimi i qindvjeēarit XVI para erės sė re.

Shkenca gjuhėsore shqiptare ka pranuar faktin historik se gjuha shqipe ėshtė shkruar qysh herėt dhe se janė pėrdorur disa lloje ABC-sh. Marin Barleti, nė librin "Rrethimi i Shkodrės" (1504), thotė se kishte pėrdorur burime historike qė flisnin pėr krijimin e Shkodrės tė shkruara "nė gjuhėn e popullit", pa pėrmendur se me ē‘lloj ABC-je ishin shkruar. Po tė merret me mend se nė ato burime ka qenė pėrdorur alfabeti latin, atėherė pohimi i dėshmitarit mė tė hershėm qė njihet gjer sot pėr kėtė ēėshtje, francezit Gulielm Adae, i njohur me emrin Brokard Monaku, ėshtė njė provė e fortė e shkrimit tė shqipes me shkronja latine qysh nė lashtėsi. Gulielm Adae, nė njė kumtim latinisht tė vitit 1332, shkruante se shqiptarėt, sado qė kishin "njė gjuhė krejt tė ndryshme nga ajo e latinėveā€¦, nė librat e tyre pėrdorin shkronjat latine". Por nuk thotė nė cilėn mėnyrė pėrdoreshin dhe prej sa kohe ishin nė pėrdorim ato shkronja. Gjurma e parė qė haset mbi pėrdorimin e alfabetit latin nė Shqipėri ėshtė e vitit 1462. Nė kėtė alfabet ka qenė shkruar e ashtuquajtura "Formulė e Pagėzimit".
Mendohet se ky dorėshkrim shqip, me shkronja latine, ėshtė lėnė prej dorės sė Pal Ėngjėllit, kryepeshkopit tė Ilirisė. Kryepeshkop Pal Ėngjėlli udhėzonte besnikėt qė t‘i pagėzonin vetė fėmijėt e tyre, kur nuk kishin mundėsi qė t‘i shpinin nėpėr kisha, duke pėrdorur shqip formulėn qė autori e shkruan kėshtu: "Unte‘ paghesont premenit Atit et birit et spertit senit" ("Unė tė pagėzoj nė emėr tė Atit e Birit e Shpirtit tė Shenjtė".) Ėshtė dokumenti mė i vjetėr i gjuhės sonė, qė dėshmon pėr pėrdorimin e alfabetit latin pėr shkrimin e shqipes. Kėtė dokument e zbuloi historiani rumun, Nicolae Jorga. Burimi i dytė ku pėrdoret alfabeti latin nė shkrimin e gjuhės shqipe ėshtė i vitit 1496 apo 1497. Ai ka qenė njė fjalorth, nė tė cilin udhėtari Arnold von Harff, gjatė kalimit nėpėr disa qytete bregdetare shqiptare, shėnon numėrorėt themelorė nga njėshi deri nė njėmijė; tetė fraza tė ndryshme (pėrshėndetje, pyetje e zotime), si dhe njėzetegjashtė fjalė. Me "Mesharin" (1555) e Gjon Dedė Buzukut shpaloset njė fazė e re dhe mė e gjerė e ABC-sė shqipe. Buzuku, edhe pse kryesisht pėrdori shkronjat e alfabetit latin, krijoi, pėrshtati apo huazoi edhe disa shenja a shkronja tė njė lloji tjetėr, sepse shqipja ka mė shumė tinguj e zėra se latinishtja.

Ndėrtimi dhe cilėsitė e veēanta tė ABC-sė tė pėrdorura nga Buzuku janė trajtuar shkencėrisht nga profesor Eqrem Ēabej nė transliterimin dhe transkriptimin e "Mesharit". Shkrimtari i dytė qė pėrdori gjerėsisht shkronjat e alfabetit latin nė njė vepėr tė plotė nė gjuhėn shqipe ka qenė Lekė Matrėnga, qė besohet se jetoi midis viteve 1560-1619. Ishte nga fshati Hora e Arbėreshėve, siē e quajnė banorėt e vet, apo Piana dei Greēi, siē e thėrresin italianėt. Ndryshe nga Gjon Buzuku, Lekė Matrėnga pėrdori vetėm shkronjat e alfabetit latino-italian. Shkrimtarė tė tjerė klerikė katolikė, si Pjetėr Budi, Pjetėr Bogdani, Frang Bardhi, e ndonjė tjetėr, u pėrpoqėn dhe e shkruan shqipen kryesisht me alfabetin latin, prandaj edhe ABC-tė e tyre shėmbėllejnė ku mė shumė e ku mė pak mė njėra-tjetrėn. Atdhetarėt tanė tė dijes dhe tė kulturės i panė tė papėrshtatshme ABC-tė e gjertanishme tė ndėrthurura me huazime tė pjesshme nga alfabetet e gjuhėve tė huaja, prandaj iu pėrveshėn punės pėr ndėrtimin e njė ABC-je tė veēantė tė shqipes.
ABC-tė e ndryshme pėr shkrimin e shqipes kanė qenė tė shumta dhe tė shumėllojshme. Ato u shtuan, sidomos gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit XIX. Lidhja Shqiptare e Prizrenit, me programin politik e kulturor, u bė frymėzuesja e fuqishme pėr atdhetarėt e ditur qė tė krijonin njė ABC shqip, tė pėrshtatshme dhe tė lehtė pėr shqiptarėt. Njė vit e gjysmė pas themelimit tė kėsaj Lidhjeje, u ngrit nė Stamboll "Shoqėria e tė shtypurit shkronja shqip". Sipas njė burimi tė kohės pėrmenden si anėtarė tė kėsaj shoqėrie Sami Frashėri, Hasan Tahsini, Pashko Vasa, Jani Vreto, Koto Nase Hoxhi; ndėrsa njė burim tjetėr pėrmend edhe Zija dhe Ali Danishin nga Prishtina. Anastas Kulluriti shkruante: "Vetėm me anėn e shkronjave shqipe dhe tė gjuhės amtare kanė pėr t‘u pėrhapur dritat e shkencės, kanė pėr tė ndritur ditė tė lumturisė dhe idetė e qytetėrimit e tė pėrparimit dhe nė atdheun e shqiptarėve" (Vep. cit. f.138). "Shoqėria e tė shtypurit shkronja shqip", qė njihet edhe si Komisioni i ABCsė, pranoi njėzėri ABC-nė e Sami Frashėrit. Rreth pėrkatėsisė sė shkronjave tė kėsaj ABC-je, burimet e ndryshme nuk janė tė njėzėshme. Njėri prej tyre thotė se ajo ABC kishte 36 shkronja, ndėr tė cilat 26 ishin latine, 10 ishin tė pėrbėra, tė sendėrzuara a tė huajtura nga alfabeti grek, kurse njė burim tjetėr thotė se 25 prej shkronjave ishin latine, 6 sllave dhe 5 greke.

Kjo ABC pėrbėhej pra nga 36 shkronja; nga kėto 7 zanore dhe 29 bashkėtingėllore. Nė gjysmėn e dytė tė vitit 1879, ajo ABC u pėrmblodh brenda njė abetareje prej 136 faqesh, e cila u quajt "ALFABETARE E GJUHĖS SHQIP". Kjo ABC u botua nė 20000 kopje dhe u shpėrnda nė gjithė Shqipėrinė dhe nė kolonitė shqiptare brenda dhe jashtė sulltanatit osman. Me tė u botuan fletoret "Drita" e "Dituria", librat e vėllezėrve Frashėri dhe plot vepra e fletore tė tjera. Kundėr ABC-sė sė "Shoqėrisė tė tė shtypurit tė shkronjave shqip" u sulėn nė njė front tė pėrbashkėt armiqėsor qė nga oborri osman, Patrikana e Fanarit dhe Papati i Romės, oborri carist rus, e deri te qeveritė frėnge, greke, serbe, malazeze etj.

Nuk mbetėn pas tyre as krerėt e "Shoqėrisė biblike britanike dhe pėr vendet e huaja". Mirėpo pėrpjekjet e tyre dhe tė gjithė armiqve tė tjerė, dėshtuan. Shoqėria e shkronjave ishte shoqėria e parė kombėtare shqiptare nė lėmin e penės shqiptare, "e para farė pėr njė punė tė tillė", siē i shkruante Sotir Kolesė, Jani Vretoja. Ēėshtja e ABC-sė, edhe pas shkatėrrimit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, mbeti e gjallė. Pėrpjekjet vazhduan tek arbėreshėt e Italisė dhe arianitasit nė Greqi. Nė fund tė shekullit XIX dhe fillim tė shekullit XX u dallua njė shtim i vrullshėm i veprimeve pėr hartimin e njė ABC-je me njė bazė tė gjerė kombėtare.
Kėshtu, mė 1899, njė grup atdhetarėsh shkodranė, me Preng Doēin nė krye, ngritėn shoqėrinė "Bashkimi" dhe krijuan njė ABC tė posaēme, tė quajtur "ABC-ja e Bashkimit". ABC-ja u botua nė librin "ABETARI". Njė grup tjetėr shkodranėsh tė penės, me Ndre Mjedėn nė krye, nė vitin 1901 krijoi shoqėrinė "Agimi"; po nė kėtė vit Mjeda ndėrtoi dhe pėrhapi njė ABC tė ndryshme nga ajo e "Bashkimit". ABC-ja nė fjalė, sipas Justin Rrotės, u vu menjėherė nė pėrdorim dhe zuri vend tė parė. "Kongresi i alfabetit tė gjuhės shqipe" u mbajt nė Manastir mė nėntor 1908. Ai kurorėzoi pėrpjekjet e shumė brezave atdhetarėsh dhe njerėzve tė penės. Thirrja e kongresit u prit me gėzim nga tė gjithė, siē dėshmon Mihal Gramenua nė njė reportazh tė gjatė pėr kėtė ngjarje historike: "Ah! Me sa gėzim dhe me sa padurim prisnim ditėn e Kongresit tė parė kombėtar, gėzimi dhe padurimi ishte nė delegatėt". "Tubimi historik i Manastirit nuk ishte thjesht njė mbledhje gjuhėtarėsh, por njė kongres kombėtar pėr ēėshtjet mė tė rėndėsishme tė lėvizjes sonė kombėtare", shkruan Uran Butka. Nė kongres morėn pjesė 32 delegatė, qė pėrfaqėsonin 22 klube dhe shoqėri tė ndryshme atdhetare e kulturore, brenda dhe jashtė vendit.

Mihal Gramenua pėrmend edhe Parashqevi Qirjazin, si e dėrguara e shkollės sė ēupave tė Korēės. Por Gramenua shton se ishte e pranishme edhe Filomena A. Bonati, mbesa e Pashko Vasės, e cila kishte shkuar me dėshirėn e vet pėr tė shoqėruar Parashqevi Qirjazin. Kryetar i Kongresit tė Manastirit u zgjodh me vota tė fshehta atdhetari i madh dhe erudit, Mit‘hat Frashėri, dhe si nėnkryetarė Luigj Gurakuqi dhe Gjerasim Qirjazi. Mit‘hati atėherė ishte 28 vjeē dhe nuk kishte ardhur ende nga Selaniku kur u zgjodh nė mungesė kryetar; u zgjodhėn edhe tre shkrues: Hilė Mosi, Nyzet Vrioni e Thoma Avrami. Ditėn e tretė tė punimeve tė kongresit i cili vazhdoi deri mė 22 nėntor, u zgjodh komisioni i ABC-sė. Kryetar i Komisionit tė Alfabetit u zgjodh poeti i shquar Gjergj Fishta; ndėrsa anėtarė Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi, Sotir Peci, Bajo Topulli etj. "Pikėrisht se Mit‘hat Frashėri ishte kryetar i Kongresit tė Manastirit dhe Gjergj Fishta kryetar i Komisionit tė Unifikimit tė Alfabetit tė Gjuhės Shqipe -shkruan studiuesi i njohur Uran Butkahistoriografia komuniste e anashkaloi dhe e censuroi kėtė kongres, vendimet dhe pjesėmarrėsit". Komisioni i Alfabetit u nda nė 4 grupe dhe gjatė 3 ditėve rresht punuan veēmas, nė mėnyrė tė pavarur. Grupet patėn diskutime tė ashpra pėr zgjedhjen e alfabetit tė pėrbashkėt. Debatet zgjatėn aq sa u rrezikua edhe kompromisi. Por, me kėmbėnguljen e Mjedės, u arrit kompromisi historik.

Nė procesverbalin e mbledhjes lexohet: "Te nesėrmen nadje, para se tė fillonim mbledhjen e komisionit, Dom Ndre Mjeda vajti te Mit‘hat Frashėri dhe i paraqiti kėto dy alfabete. Zotnia, pas njė diskutimi tė shkurtėr, mbeti i kėnaqur dhe i tha t‘ia paraqiti vetė komisionit". Mjeda ia paraqiti alternativat komisionit, ndėrkohė qė Luigj Gurakuqi zbuloi dėrrasėn e zezė ku ishte shkruar ABC-ja. Fishta shkoqiti se ABC-ja e Stambollit ėshtė e mirė e mbi baza latine, por pėr tė shtypurit e librave shqip ka vėshtirėsi, ndaj duhet njė ABC thjesht latine.
Mė nė fund u vendos tė pėrdoreshin tė dyja ABC-tė paralelisht dhe pas dy vjetėsh tė mbahej njė kongres tjetėr nė Janinė, i cili do tė vendoste pėrfundimisht pėr ABC-nė dhe ortografinė e gjuhės shqipe. Nė fund, pas diskutimesh dhe polemikash tė shumta, shkruan studiuesi Ibrahim D. Hoxha, grupet u mblodhėn sė bashku dhe vendosėn tė mbahej ABC-ja e Shoqėrisė sė shkronjave "me nja dy ndryshime tė vogla" dhe krahas saj njė ABC "krejt me germa latine, duke bashkuar dy shkronja pėr ata tinguj qė kemi nevojė pėr gjuhėn shqipe".

Poshtė nėnshkrimeve tė anėtarėve tė komisionit tė posaēėm shėnohet: "Vendimin e Komisionit e pėlqyen tė gjithė zotėrinjtė delegatė, tė cilėt po e nėnshkruajnė duke dhėnė besėn se kanė pėr ta mbajtur" ("Nėpėr udhėn e penės shqiptare", 1984, f.2007). "Kongresi i alfabetit tė gjuhės shqipe" ėshtė ngjarja mė e shėnuar kombėtare nė prag tė shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 28 nėntor 1912. "Njėsimi i ABC-ve, shkruante Mit‘hat Frashėri, ėshtė pema e parė e Kongresit. Por ka edhe njė pemė tjatėr, akoma mė tė madhe dhe mė tė bukur dhe kjo ėshtė bashkimi i shqiptarėve. Ish, pra, njė ngjarje e re pėr ne kjo mbledhje, ku pamė shqiptarėt tė ardhur nga veriu dhe jugu, nga lindja dhe nga perėndimi, ku pamė krah pėr krah gegė dhe toskė, tė krishterė dhe muslimanė, hoxhė dhe priftėr. Qoftė ky themeli i njė bashkimi tė pėrjetshėm tė shqiptarėve", pėrfundon Mit‘hat Frashėri.
Shila nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 30-04-2014, 13:20   #11
Shila
Illuminati
 
Avatari i Shila
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Postime: 387
Thanks: 0
Thanked 73 Times in 59 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 1
Shila ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Historia e alfabetit shqip

Historia e Manastirit






Kontributi i Skėnderbeut dhe Ali Pashe Tepelenės pėr shėndrimin e Manastirit nė qendėr vilajeti dhe nė vendlindje tė Alfabetit Shqiptar


Gjeneza ose fillimi i kėsaj rruge ėshtė mjaft e gjatė, por unė do tė filloj nga koha e Skėnderbeut e kėtej. Jam i vetėdishėm qė titulli i kėti shkrimi, shumė lexuesėve, nė shikim tė parė, do t’iu duket si apsurd, por nėse kanė durim dhe e lexojnė me kujdes deri nė fund kėtė shkrim, do binden nė tė kundėrtėn. Ja pse. Po filloj me Skėnderbenė. Kongresi i parė i Manastirit nuk do tė ndodhte sikur ky qytet mos ishte qendėr vilajeti, e, pėr kėtė, nė mėnyrė indirekte ka kontribuar edhe rezistenca e shqiptarėve, duke filluar nga koha e Skėnderbeut. Pushtuesėt osmanė, me tė shkelur nė Manastir, shqetsime tė mėdha patėn pikėrisht nga rezistenca nė fjalė, nė krye me heroin ynė kombėtar. Ky, pėrveē asaj qė ka dashur Manastiri, themeluar nga stėrgjyshėt e tij – Linkestėt, mos mbetet nė duart e osmanėve, deshte tė hakmeret edhe pėr helmimin e vėllezėrve tė vet nga ana e sulltanit. Ky i fundit, i vetėdishėm qė me forcė nuk do mund tė pėrballojė dot Skėnderbenė, trimėrinė e tė cilit e kishte njohur derisa e kishte peng, vendosi ta qetsojė pėrmes islamizimit tė shqiptarėve. Pėr ta kryer kėtė, patjetėr duhej tė ngrihen objekte fetare islame nė Manastir. Prandaj, nuk ishte gjė e rastit qė xhamia e parė nė Ballkan u ngrit pikėrisht nė kėtė qytet dhe atė, me iniciativėn e njė komandanti tė shquar turk i cili posa ishte kthyer nga njė betejė e pasuksesshme me shqiptarėt e Skėnderbeut, vetėm disa vjet pas vdekjes tė kėtij tė fundit. Pas xhamisė tė parė, filluan tė ngrihen edhe tė tjera, numri i tė cilave, nė fund, mbriu nė 72, gjė qė e shėndroi Manastirin nė qendėr mė tė rėndėsishme dhe mė atraktive fetare nė Ballkan. Pėr kėtė pra, nė mėnyrė indirekte, ka kontribuar edhe Skėnderbeu dhe rezistenca shqiptare nėpėrgjithėsi. Nga kjo qė theksova mė sipėr del pėrfundimi se shqiptarėt pushtetin osman e rrezistonin mė tepėr se ēdo popull tjetėr qė jetonte nė Manastir. Me tė drejtė, ndonjė nga lexuesit do tė dojė tė dijė shkaqet pėr kėtė. Pėrgjigja ime do tė ishte kjo. Historia ka dėshmuar se ai qė rruan pragun e shtėpisė sė tij, reziston mė tepėr nga mysafiri. Nėse kėtė shtėpi rastėsisht e pėrfshin zjarri, mysafiri do dalė prej saj, pėr tė shpėtuar jetėn, kurse i zoti qendron deri nė fund dhe bėn ēmos pėr ta shuar zjarrin, duke sakrifikuar jetėn. Ose, pėr ta elaboruar mė mirė kėtė, do shėrbehem me njė shembull mjaft tė thjeshtė, por me plot kuptim. Nėse njė fėmijė mban nė dorė para tė veta, vėshtirė ėshtė qė t’ia marrish, e nėse ato para i ka tė vjedhura, menjėherė ti jep dhe ia mbath kėmbėve, sepse si ka fituar me djersė. Besoj se u kuptuam. Por, ti kthehemi Skėnderbeut. Manastiri, pėrveē qendėr fetare, mė vonė, u bė edhe qendėr ushtarake. Rezistenca e Skėnderbeut dhe e shqiptarėve pas vdekjes sė tij, kontrobuoi tepėr nė kėtė drejtim sepse, edhe pse njė pjesė e madhe e shqiptarėve, pėr ti shpėtuar asimilimit tė egėr sllav, pėrqafoi islamizmin, por ata nuk e pranuan sundimin osman, kėshtu qė, rezistenca shqiptare nuk u ndėrpre. Kjo e detyroi sulltanin tė sjellė forca tė mėdha ushtarake, pėr nevojat e tė cilėve u ngritėn objekte tė ndryshme ekonomike etj, nė Manastir, tė cilat kėtij qyteti ia ndryshuan krejtėsisht tiparet ose fizionominė, duke e shėndruar nė qendėr vilajeti dhe nė qytet konsujsh, gjė qė, mundėsoi qė Manastiri tė shėndrohet edhe nė Qendėr tė Lėvizjes Mbarėkombėtare Shqiptare, me vepra tė shumta atdhetare, siē ėshtė edhe Kongresi i Alfabetit. Nė kėtė drejtim, ka kontribuar edhe Ali Pashė Tepelena. Ky, si kundėr Skėnderbeu, pėrveē qė ka dashur Manastiri, si vatėr e vjetėr ilire, mos mbetet nėn turqit, hakmerrej edhe pėr vrrasjen e vjehėrit tė tij, Kapllan Pashės, tė cilit, akoma pa zbritur nga kali, ia prenė kokėn dhe e lanė nė atė gjendje tė mjerueshme disa ditė me rradhė nė njė shesh tė Manastirit. Kontributi i Ali Pashė Tepelenės pėr afirmimin e Manastirit, ka tė bėjė edhe me vllehėt. Ai, siē dihet, dogji Voskopojėn dhe disa vende tė tjera, jo pėr ti plaēkitur, siē thonė kundėrshtarėt e tij, por pėr t’ia shkulur rrėnjėt e propagandės greke. Kjo djegie bėri qė shumė familje vllehe nga ato vende, tė shpėrngulen nė Maqedoni, pra edhe nė Manastir. Kėta vllehė, njihnin nga disa gjuhė dhe zanate dhe si tė tillė i dhanė impuls tė veēantė zhvillimit ekonomik, gjegjėsisht tregėtisė dhe zejtarisė, gjė qė edhe mė tepėr i hapi rrugėn Manastirit pėr t’u shėndruar nė qendėr vilajeti, pa tė cilin nuk do tė mbahej dot Kongresi i Alfabetit. Ja pse. Manastiri si qendėr e rėndėsishme ekonomike, u mundėsoi disa familjeve shqiptare, tė pasurohen dhe njė pjesė tė pasurisė ta shfrytėzojnė nė dobi tė veprave kombėtare, siē ishte edhe Kongresi i Manastirit. E them kėtė, sepse ky kongres zgjati rreth 10 ditė dhe kėrkonte shpenzime tė mėdha, tė cilat rranė kryesisht nė kurriz tė familjeve tė pasura, siē ishin ajo e Gėrmenjėve, nė hotelin e tė cilėve – “Liria”, u mbajt kongresi nė fjalė, si dhe ajo e Qiriazėve, familja mė patriotike nė mbarė kombin shqiptar dhe nė tė gjitha epokat pas asaj tė Frashėllinjėve, prej tė cilės fitoi frymėzimin e saj kombėtar dhe atdhetar. Kėsaj familje, gjegjėsisht, rolit tė saj nė Kongresin e Alfabetit, unė i kam kushtuar edhe njė fejton tė veēantė. Prandaj, nė kėtė rast, do theksoj vetėm disa momente mė kryesore. Kjo familje pėrbėhej prej 5 antarėve, 3 meshkujve dhe 2 femrave, secili mė patriot se tjetri. Pėr kėtė ka kontribuar, siē thamė, familja e Frashėllinjėve, posaēėrisht bilbili i gjuhės shqipe – Naim Frashėri. Ky, veē tjerash, i ka mundėsuar Sevasti Qiriazit, tė kryejė me sukses dhe nė kohė fakultetin e mėsusisė nė Stamboll dhe gjatė ceremonisė sė diplomimit, i dha porosi tė tilla kombėtare, tė cilat ajo i respektoi dhe i realizoi nė maksimum. Sevastia dhe motra e saj Parashqeva njihnin nga 8 gjuhė dhe si tė tilla ishin femrat mė tė emancipuara nė Ballkan, kurse e dyta ishte e vetmja femėr nė botė, nė Konferencėn e Paqes nė Paris, mė 1919-1920. Librat e Naim Frashėrit ishin pasuria mė e madhe e familjes Qiriaze. Nga shkrimet e tij ishte frymėzuar sidomos Gjerasim Qiriazi, gjė qė shihet edhe nė vjershat e tij, siē ishte edhe strofa nė vijim: Do punoj pėr mėmėdhenė, gjithė jetėn sa tė roj, do t’i zgjoj edhe ata qė flenė, kėshtu jetėn ta mbaroj. Patriotizmi i Naim Frashėrit kishte frymėzuar edhe nėnėn e Qiriazėve, e cila, edhe pse e pashkolluar, kontribuoi tepėr nė shkollimin e fėmijėve tė saj dhe e cila nuk lejonte qė nė shtėpinė e saj tė flitet gjuhė tjetėr pėrveē shqipes, kėshtu qė aty hynin e dilnin vetėm patriotė tė shquar, posaēėrisht para, gjatė dhe pas Kongresit tė Manastirit. Nė shtėpinė e saj mbaheshin mbledhjet e fshehta qė kishin tė bėjnė, jo vetėm me Alfabetin, por edhe me ēėshtjen e ēlirimit tė vendit nga sundimi pesė shekullor osman. Pėr Qiriazėt, e zgjata njėēikė mė tepėr pėr tė konstatuar se pa kėtė familje Manastiri nuk do tė bėhej dot qendra e Lėvizjes Kombėtare, pra, as edhe vendlindje e Alfabetit shqiptar. Nė oborrin e kėsaj familje, u ngrit edhe Shtypshkronja Universale Shqiptare. Pėr ngritjen e saj u vendos nė Kongresin e Manastirit. Nga kjo shtypshkronjė dollėn 300 tituj tė shkrimeve, librave, abetareve dhe publikimeve tė ndryshme shkencore e tj., nė 13 gjuhė tė botės tė cilat disperzoheshin nė tė katėr anėt e rruzullit tokėsor, gjė qė ēėshtjen shqiptare e afirmoi tepėr nė tėrė anėt e Globit dhe hapi rrugėn drejt Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Pikėrisht kėtu qendron roli i familjes Qiriaze dhe i Kongresit tė Alfabetit, nė tė cilin, siē thashė, ra vendimi pėr ngritjen e Institucionit nė fjalė. Pėrndryshe, Kongresi i Manastirit ishte urrė midis Lidhjes sė Prizrenit dhe Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Sepse, nė Lidhjen e Prizrenit tė v. 1878 u aktualizua nevoja e aprovimit tė Alfabetit tė pėrbashkėt. Prandaj, jo rastėsisht, vetėm disa muaj pas kėsaj, gjegjėsisht gjatė vitit 1879, u krijua Alfabeti i Stambollit, i njohur edhe si Alfabeti i Sami Frashėrit, sepse ky me duart e veta i krijoi gėrmat e atij Alfabeti, i cili u vlerėsua lart nė Kongresin e Manastirit. Ndėrsa, lidhja e Kongresit me Pavarėsinė e Shqipėrisė qėndron nė faktin qė para kėtij kongresi, shqiptarėt pėrdornin alfabete tė ndryshme, tė cilat, jo vetėm qė pengonin komunikimin normal midis tyre, pėrmes letrave, por shkakėtonin edhe grindje, sepse bihej nėn ndikim tė vendeve nga tė cilat fitohej alfabeti. Me aprovimin e Alfabetit tė Manastirit, pengesat nė fjalė si dhe grindjet, morėn fund, gjė qė hapi rrugėn e trasuar nga Lidhja e Prizrenit drejt Pavarėsisė sė Shqipėrisė, e cila u realizua nė tė njėjtin muaj, pas 4 vjet nga Kongresi i Manastirit, mė 28 nėndor, 1912. Me siguri, lexuesve do t’iu interesojė se si ishte atmosfera para objektit tė Alfabetit ditėn e fillimit.
Shila nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 30-04-2014, 13:21   #12
Shila
Illuminati
 
Avatari i Shila
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Postime: 387
Thanks: 0
Thanked 73 Times in 59 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 1
Shila ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Historia e alfabetit shqip

Ishte 14 nėntori 1908. Dėbora kishte mbuluar Pelisterin piktoresk dhe kulmet e shtėpive tė Manastirit. Megjithatė, qysh nė orėt e para tė mėngjezit, para objektit ishin grumbulluar qindra shqiptarė e tė tjerė, tė cilėt tė ftohtin e pėrballonin pėrmes kėngėve dhe valleve kombėtare, gjė qė krijonte pėrshtypjen sikur aty bėhet ndonjė dasmė e madhe shqiptare. Para objektit, nė tė dy anėt e Dragorit, ishin mbledhur edhe mė tepėr se 100 nxėnės shqiptarė tė cilėt mėsonin nė shkollat e mesme, sidomos nė Gjimnazin turk tė Manastirit qė ndodhej pranė objektit tė Kongresit. Nė atė gjimnaz kishte edhe 4-5 profesorė shqiptarė, midis tė cilėve edhe Bajo Topulli, zavėndės drejtor i atij institucioni arsimor. Kėngėt dhe vallet pushuan nė momentin kur filluan tė vijnė kongresmenėt tė cilėt ishin ajka e kombit tė atėhershėm shqiptar, siē ishin: Mitat Frashėri – kryetar i kongresit, kurse mė vonė edhe i Ballit Kombėtar, Gjergj Fishta – “Homeri shqiptar”, Luigj Gurakuqi, Shain Kolonja – dhėndėr i Naim Frashėrit, etj

Pėrqafimet dhe lotėt nga gėzimi nuk kishin fund. Interesant ishte fakti qė midis kongresmenėve kishte myslimanė, tė krishterė, synitė, bektashinj, ortodoksė, katolikė, prtotestantė, toskė, gegė, ēamėr, labėr, etj. Prandaj edhe para objektit ishin tė pranishėm njerėz pothuajse tė tėra konfesioneve nė fjalė. Pas kėsaj ceremonie madhėshtore, njerėzit u kthyen nėpėr shtėpitė e veta duke pritur padurim epilogun, kurse pjesėmarrėsit e Kongresit hynė nė sallėn e madhe, e cila sot nuk ekziston mė dhe pas disa mbledhjeve tė njėpasnjėshme, aprovuan Alfabetin. Kėshtu qė, kongresmenėt, tė shprehem nė mėnyrė figurative, lojtėn rolin e krushqėve tė cilėt nga ky objekt, gjegjėsisht nga Manastiri, morėn “nusen” mė tė mirė e cila rreth njė shekull po i shėrben dhe sa tė jetė bota do t’i shėrbejė tėrė shqiptarėve kudo qė kanė jetuar dhe do jetojnė paskėtaj. Siē dihet, Kongresi i Manastirit nuk do tė ndodhte pa Hyrijetin. Shtrohet pyetja: Pse kėtė ngjarje e pėrfituan mė tepėr shqiptarėt, e jo edhe popujt e tjerė. Pėrgjigja ėshtė kjo. Revolucionin xhonturk qė solli Hyrijetin, e filloi dr. Ibrahim Temo nga Struga nė Stamboll, kurse e realizoi bashkatdhetari i tij – Nijazi Be Resnja mė 1908 nė Manastir. Pra, pa shqiptarėt, nuk do tė ndodhte Hyrijeti. Xhonturqit tė cilėt u kapardisėn nė krye tė shtetit, ishin tė vetėdishėm pėr kėtė, prandaj s’kishin guxim as edhe fytyrė qė tė pengonin Kongresin e Alfabetit, edhepse ky ishte nė dėm tė Perandorisė osmane, sepse zavendėsoi alfabetin e mėparshėm, turko-arab, dhe krijoi kushte pėr Pavarėsinė e Shqipėrisė, gjegjėsisht pėr ndarjen e kėtij shteti nga Turqia. Nga kjo qė thashė gjer tani, del pėrfundimi se historia e Manastirit ėshtė e pasur me plot ngjarje tė lavdishme pėr popullin shqiptar. Por, ēka mbetur sot nga kjo histori nė kėtė qytet? Asgjė. Nga Shtypshkronja Universale s’ka as nam as nishan, edhe pse ajo ka afirmuar tepėr emrin e kėtij qyteti dhe sikur tė ishte vepėr e ndonjė maqedonasi, kushedi se ēfarė pėrmendore do tė vendosej aty. Madje, as emrin e ndonjėrit nga 5 antarėt e familjes Qiriaze ku u ngrit ajo shtypshkronjė nuk e ka marrė, tė paktėn ndonjė rrugicė e qytetit. Objekti ku u mbajt Kongresi ėshtė nė ditė tė hallit, gabim ky qė duhet tė korigjohet, sidomos tani kur po bėhen pėrgatitje pėr manifestimin e 100-vjetorit. Ajo qė ka mbetur si gjurmė, tė cilėn autoritetet albanofobe s’kanė mundur ta zhdukin, ėshtė emri i fushės sė Pellagonisė, qė kujton Pellazgėt e para 12.000 viteve tė kaluara, Heraklea Linkesits, qė kujton fiset ilire – Linkestėt dhe Bardhylin, emri i lumit Dragor, qė ka tė bėjė me fjalėn shqipe dragua, si dhe emri sllav i Manastirit – Bitolla, qė ka tė bėjė me fjalėn shqipe i butė. Sikur kėto sqarime t’i dinin autoritetet serbe dhe komuniste maqedone, me siguri do tua ndėronin emrin.
Parasqevi Qiriazi
Pėr nė Kongresin e Parė tė Manastirit komisioni pregatitor ftoi edhe motrėn time Sevasti tė pėrfaqėsonte shkollėn shqipe tė vajzavet nė Korēė.
Vjeshtėn e motit 1908 pėr shkak tė rrethanave politike tė krijuara me shpalljen. e regjimit konstitucional nė Turqi, shkolla jonė u ēel me njė
numėr shumė mė tė madh nxėnėsish se sa nė vjetėt e mėparshėm.

Puna e shumtė pėr tė zmadhuar shkollėn dhe internatin e penguan drejtoreshėn tė largohet, prandaj ajo mė delegoi mua me tė drejtėn, pėr tė
pėrfaqėsuar shkollėn e vajzave tė Korēės nė kėtė Kongres tė parė kombėtar, sikundėr u quajt atėhere prej shqiptarėvet.
Siē dihet, inisiativėn e mori klubi i Manastirit *Bashkimi+, i cili u themelua fill pas Hyrietit, dhe vėllai im Gjergj Qiriazi pati luajtur njė rol kryesor.
Klubi i Korēės nė kėtė mbledhje tė shėnuar dėrgoi pėrfa-qėsues Mihal Gramenon, Gligor Cilkėn, Sami Pojanin dhe Thoma Avramin. Si grua qė isha nuk munda tė udhėtoja vetėm, prandaj mora shoqen time Fillomena A. Bonati tė mė shoqėronte nė atė mision interesant.
Nuk do tė flas kėtu mbi vėshtirėsitė qė patėn hasur im vėlla Gje-rasim Qiriazi me motrėn Sevasti, pėr tė ēelur shkollėn shqipe tė vaj-zavet e pėr ta mbajtur hapur njėzet vjet me radhė gjatė sundimit tiranik tė sulltan Hamitit.

Por dua tė them se vetė ne mėsueset e shkollės kur dėlnim nga shkolla, Mitropoliti grek porositte rrugaēėt tė na shanin "Masonka, Protestante,
Papistė" - megjithėse nuk ishim as gjė tjetėr veēse shqiptare patriote. Nė njė kohė tė kėtillė pra kur sundonin kushte barbare pėr femrat, pa tė drejta politike pėr ato, dhe gratė muhamedane nė rrugė s'mund tė delnin pa ferexhe, do tė ishte e parmindur dhe e padėgjuar qė njė .grua tė delte sheshit nė njė kon-gnes burrash.
Im vėlla Gjergji mė kėshilloi tė mos ekspozohesha nė kongres e tė mos dilja nė tribunė. Megjithatė mua prapė m'u dha njė rast i mirė tė shėrbej nė
komisionin qė zgjodhi Kongresi pėr tė caktuar abecenė. Ky komision i bėnte mbledhjet nė shtėpi tė Gjergj Qiriazit.
Nėna jonė, Maria ishte e pamundur, por unė ndihmoja zonjėn e Gjergjit pėr tė pritur e pėrcjellė tė tetė anėtarėt e komisionit, tė cilėt punonin me ditė tė tėra, tė veēuar, pėr tė shikuar ēėshtjen e alfabetit, por edhe dhashė dorė duke mbajtur shėnime pėr komisionin.
Shila nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 30-04-2014, 13:21   #13
Shila
Illuminati
 
Avatari i Shila
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Postime: 387
Thanks: 0
Thanked 73 Times in 59 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 1
Shila ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Historia e alfabetit shqip

Por kjo puna ime gjatė kongresit qe e rėndėsishme. Ajo qė mbeti nė formė koirkrete dhe e dobishme prej dorės sime, punė e frymėzuar prej
kongresit tė parė tė Manastirit, ėshtė botimi i abetares sime tė hartuar sipas rregullavet qė vendosi kongresi vetė. Kjo abetare, e para e llojit tė saj,
doli pas disa muajve dhe u lajmua prej shtypit kombėtar si njė pimė e vlefshme.

"Bashkimi kombėtar" mė 5 tė vjeshtės sė tretė 1909 shkruante: *Kjo Oibėr e vogėl me 32 faqe dhe me 18 fytyra ėshtė radhitur bukur e pas methodhės sė re me abecenė qė vendosi Kongresi i Manastirit". Abetarja vėrtet mbante ēminnin 20 para copa, por e vėrteta ėshtė se ajo 01 shpėrnda gratis jo vetėm tek tė vobektit por edhe nė gjithė nxėnėsit e shkollavet shqipe tė atėhershme.
Qė nė Kongresin e Manastirit turqit dhe grekėrit treguan planet e tyre ndaj shqiptarėvet. Bėnė ēmos qė tė merret alfabeti arab edhe grek 'pėr tė shkruar gjuhėn shqipe.

Pėr tė luftuar punėn e vlefshme tė Kongresit tė parė tė Manastirit dhe pėr tė penguar mbrodhėsinė e popullit shqiptar e tė arėsimit me gjuhėn amtare, xhonturqit nisėn fushatėn kundėr abecesė shqipe duke botuar njė abetare tė tyren me shkronja arabe. E zemėruar ruga kjo punė e keqe e xhonturqvet kundra abecesė aty pėr aty shkrova hymnin e alfabetit kombėtar, i cili u kėndua nė katėr anėt e Shqipėrisė mė 1909.

Alfabeti

1. Sot ėshtė dita, shqiptarė, tė ipėrpiqemi,
Alfabetin ton' ta mprojmė,
Shpejt o burrani;
Shkronjat tona jan' tė arta,
Kėto duamė

Udhėtimin nga Korēa nė Manastir e bėmė atė kohė nė dy dite Nuk mė del nga mendja nata qė ngrysėm nė han tė Stenjas. Katėr burra dhe dy gra nė
njė kthinė trualli pa tavan e pa oxhak. Me rrobat e udhės e me pallton e madhe krahėvet u mblodhėm tė gjithė rreth zjarrit tė ndezur nė mes tė
vatrės me tymin qė ntrashej sa mė shumė, se s'kish nga tė delte.

Natėn e gdhimė me biseda kombėtare dhe rreth ēėshtjes sė abecesė dhe herė herė duke dėgjuar ndonjė shaka prej Xha Mihalit, i cili ndėrsa
derdhnim lotė prej tymit, pėrpiqej tė na bėnte tė qeshnim. Kur arritėm nė Manastir njė ditė para se tė ēelej Kongresi qemė pa gjumė e tė lodhur
prej udhės.
Edhe ky udhėtim edhe kongresi vetė mė shtynė tė mendohem se ē'duhej bėrė pėr ta shpėtuar gruan nga gjendja nė tė cilėn kredhej. Pėrveē
abetares dhe hymnit tė alfabetit, vendosa ashtu e heshtur, qė kur tė kthehesba nė Korēė tė ftoja shoqet e mija tė qytetit dhe sė bashku tė fillonim
organizimin tė njė shoqėrie kombėtare pėr gruan.

Brenda vjetit e themeluam me emrin *Yll'i Mėngjezit” me qendėr nė Korēė.
Kjo shoqėri bėri punė tė mirė pėr tė mbrojtur tė drejtat e gruas duke mbajtur konferenca kulturore patriotike dhe duke ēelur kurse pėr tė rejat qė
nuk vinin dot nė shkollė.
Kjo shoqėri nuk u themelua -pa vėshtirėsi, mė thirėn dhe nė gjyq disa herė. Kundėrshtarėt e ēėshtjes shqipe e shpiegonin kėtė thirrjen time nė
gjyq si njė turp, sikur tė kisha bėrė ndonjė punė tė keqe, - "njė grua ta bėnje veten sa tė shpien nė gjyq", - thoshin turkomanėt dhe grekomanėt.
Por unė do ta kisha pėr nder sikur tė mė shpinin edhe hė litar pėr ēėshtjen shqipe.
Kurrė nuk mė shkonte ndėr mend se do tė rroja tė shoh ėndrrat e mia tė realizuara. Nuk jam mė e zonja tė marr pjesė nė punėn e madhe qė bėhet
pėr gruan dhe prej gravet, nė kėtė zhvillim madhėshtor tė qytetėrimit e tė kulturės nė Shqipėri, mė mbetet tė pakėn e drejta natyrale tė gėzohem
edhe unė pėr kėtė punė tė mbarė...
(Marrė nga libri "Alfabeti i gjuhės shqipe dhe Kongresi i Manastirit", Tiranė 1972)
Shila nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 30-04-2014, 13:22   #14
Shila
Illuminati
 
Avatari i Shila
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Postime: 387
Thanks: 0
Thanked 73 Times in 59 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 1
Shila ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Historia e alfabetit shqip

Kongresi i Dytė i Manastirit (2-3 prill 1910)
Nė kėtė gjendje tė acaruar tė marrėdhėnieve shqiptaro-turke, kur konflikti me xhonturqit pėr ēėshtjet e kulturės shqiptare kishte arritur kulmin e
tij, atdhetarėt shqiptarė mblodhėn njė kuvend tjetėr kombėtar, Kongresin e Dytė tė Manastirit. Ky tubim u thirr me nismėn e klubit “Bashkimi” tė
Manastirit dhe i zhvilloi punimet nga 2-3 prill tė vitit 1910.
Nė Kongres morėn pjesė 20 delegatė, qė pėrfaqėsonin 34 klube e shoqėri tė vilajeteve tė Shkodrės, tė Kosovės, tė Manastirit e tė Janinės, si edhe
klubet shqiptare tė Stambollit, tė Selanikut e tė qendrave tė tjera. Kongresit i erdhėn telegrame pėrshėndetjeje nga anė tė ndryshme tė Shqipėrisė
dhe nga shoqėritė atdhetare tė mėrgimit.
Ndryshe nga kongreset e mėparshme kombėtare, nė kėtė kuvend pati njė numėr mjaft tė madh delegatėsh nga qytetet e vilajeteve tė Kosovės dhe
tė Manastirit, nga Peja, Gjakova, Gjilani, Mitrovica, Vuēiterna, Shkupi, Tetova, Dibra, Struga, Ohri etj. Midis delegatėve ishin Dervish Hima, Fehim
Zavalani, Petro Nini Luarasi, Hysni Curri, Ferit Ypi, Bedri Pejani, Qamil Shkupi, Gjergj Qiriazi, Bejtullah Gjilani, Themistokli Germenji, Tefik Panariti,
Hajdar Blloshmi, Abdullah Efendiu (nga Struga), Qazim Iliaz Dibra, Rexhep Mitrovica, Xhafer Kolonja etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Bedri Pejani,
ndėrsa sekretarė Ferit Ypi dhe Petro Nini Luarasi.
Sikurse dėshmon “Zėdhėnia” qė klubi “Bashkimi” i Manastirit shpėrndau me kėtė rast, qėllimi i kėtij Kongresi ishte tė diskutonte ēėshtjet qė kishin
tė bėnin me mbrojtjen e shkollės, tė shkrimit e tė kulturės kombėtare kundėr reaksionit xhonturk dhe kundėr politikės asimiluese tė xhonturqve.
Kongresi do tė merrte masa tė mėtejshme pėr zgjerimin e rrjetit tė shkollave shqipe dhe pėr zhvillimin e kulturės shqiptare nė tėrėsi.
Kongresi i Dytė i Manastirit ishte njė manifestim politik e kombėtar shqiptar. Si nė fjalimet e delegatėve, ashtu edhe nė vendimet e Kongresit u
shpreh protesta kundėr pėrndjekjeve qė po u bėheshin shkollės e alfabetit shqip nga Komiteti Qendror “Bashkim e Pėrparim” dhe nga qeveria
turke.
Dervish Hima, qė mbajti edhe fjalėn e hapjes nė Kongres, foli “pėr nevojat e zhvillimit tė arsimit, tė pėrhapjes sė diturisė dhe tė pėrparimit tė
kombit shqiptar”. Ai dhe delegatėt e tjerė, si Ferit Ypi, Tefik Panariti etj., kritikuan Komitetin Qendror “Bashkim e Pėrparim”, i cili, nė kundėrshtim
me premtimet qė u kishte bėrė shqiptarėve, po u mohonte tė drejtėn e arsimit kombėtar dhe tė pėrdorimit tė lirė tė gjuhės shqipe, ndėrhynte egėrsisht nė ēėshtjen e alfabetit tė gjuhės shqipe, qė ishte njė e drejtė e natyrshme e njerėzore si pėr ēdo popull. Ky qėndrim i xhonturqve u
cilėsua nga delegatėt si njė pėrpjekje pėr tė pėrēarė shqiptarėt sipas dasive fetare, pėr tė osmanizuar myslimanėt shqiptarė dhe pėr tė penguar
pėrparimin kulturor dhe emancipimin politik tė kombit shqiptar. “Na kanė shpallur luftė nė fushėn e shkronjave”, theksoi Dervish Hima nė
Kongres, prandaj “ne qė jemi mbledhur kėtu, bashkė me gjithė atdhetarėt shqiptarė, do t’i mbrojmė me ēdo mjet shkronjat tona kombėtare…”.
Kongresi tėrhoqi vėmendjen e gjithė atdhetarėve shqiptarė pėr rrezikun e shkombėtarizimit dhe tė aneksimit tė territoreve tė Shqipėrisė nga
shtetet fqinje, nga Serbia, Greqia e Bullgaria. Serbia, u tha nė Kongres, duke ndjekur njė politikė shoviniste, synon tė pushtojė Kosovėn, tė cilėn e
ka pagėzuar me emrin “Stara Serbia”, ndėrsa qarqet politike tė Greqisė po pėrpiqen me tė gjitha mjetet, duke pėrdorur klerikėt ortodoksė
konservatorė e progrekė, shkollat e mėsuesit grekomanė, tė asimilojnė shqiptarėt e krishterė dhe tė aneksojnė territoret e Shqipėrisė sė Jugut.
Petro N. Luarasi theksoi nė fjalėn e tij se kėta klerikė fanatikė e grekomanė, tė nxitur nga Greqia, mallkojnė e shkishėrojnė banorėt e fshatrave
Progėr, Negovan e Bellkamen sepse ēojnė fėmijėt nė shkollat shqipe, ndėrsa bandat e andartėve grekė, tė paguar nga Athina, vrasin atdhetarėt mė
tė dalluar qė pėrhapin mėsimin e shkrimin shqip. Gjatė 5 vjetėve tė fundit ishin vrarė nė Negovan nga bandat greke 45 shqiptarė. Pėr tė paralizuar
kėtė veprimtari Petro Nini Luarasi, pėrveē tė tjerave, i propozoi Kongresit qė tė kėrkonte qė kisha shqiptare tė ndahej nga Patrikana greke.
Aktet kryesore tė Kongresit tė Dytė tė Manastirit ishin Programi prej 10 pikash dhe njė Promemorje prej 4 pikash, qė iu dėrgua qeverisė turke. Nė
kėto dokumente parashikoheshin masa tė rėndėsishme pėr zhvillimin e arsimit kombėtar, pėr mbrojtjen e alfabetit tė shqipes, pėr botimin e
librave dhe tė teksteve shkollore shqipe. Pėr kėtė qėllim do tė ngrihej pranė klubit qendror njė komision arsimor-kulturor, qė nė program quhej
Akademi, i cili do tė merrej me botimin e teksteve shkollore, tė veprave letrare dhe tė njė fjalori shqip-turqisht e anasjelltas. Parashikohej tė hapej
nė Shkup njė shkollė normale me konvikt, e ngjashme me atė tė Elbasanit, dhe tė themelohej kėtu njė gazetė e re nė shqip dhe nė turqisht, me
anėn e sė cilės do tė informoheshin shqiptarėt dhe opinioni publik evropian pėr ngjarjet e rėndėsishme qė po zhvilloheshin nė kėtė vilajet.
Kongresi ngarkonte klubet dhe gjithė atdhetarėt shqiptarė qė tė punonin pėr zgjerimin e mėtejshėm tė rrjetit tė shkollave shqipe, pėr sigurimin e
lokaleve shkollore, tė mėsuesve dhe tė mjeteve tė nevojshme financiare.
Shila nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 30-04-2014, 13:22   #15
Shila
Illuminati
 
Avatari i Shila
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Postime: 387
Thanks: 0
Thanked 73 Times in 59 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 1
Shila ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Historia e alfabetit shqip

Nė Promemorjen prej katėr pikash, qė iu dėrgua Portės sė Lartė, parashtroheshin kėto kėrkesa: tė jepej liri e plotė pėr mėsimin e gjuhės shqipe, nė
pėrputhje me tė drejtat kushtetuese; tė mėnjanoheshin tė gjitha pengesat qė nxirrnin autoritetet shtetėrore pėr zhvillimin e lirė tė kombit shqiptar
dhe veēanėrisht tė mos lejohej asnjė lloj ndėrhyrjeje nė mėnyrėn e mėsimit tė gjuhės kombėtare (shqipe), duke ua lėnė tė drejtėn e zgjedhjes sė
alfabetit tė shqipes, siē qe vendosur nė Kongresin e Dibrės, mėsuesve (shqiptarė); tė caktohej nga qeveria njė subvencion pėr shkollat e tė
krishterėve shqiptarė, pėr t’i shkėputur ato nga ndikimi i Greqisė dhe t’i kėrkohej Patrikanės nga qeveria qė tė lejonte pėrdorimin e gjuhės shqipe
gjatė predikimit nė kisha. Promemorja ngarkonte klubin qendror shqiptar qė tė kėshillohej me Shejhylislamin rreth “dėmit” qė gjoja i shkaktohej
fesė myslimane nga pėrdorimi i alfabetit latin pėr mėsimin e shqipes.
Kongresi mori masa edhe pėr forcimin e lidhjeve organizative ndėrmjet klubeve shqiptare dhe pėr bashkėrendimin e veprimtarisė sė tyre. U vendos
qė klubet shqiptare tė kishin njė rregullore tė njėjtė dhe tė detyrueshme pėr tė gjithė. Kjo rregullore a kanonizėm e pėrgjithshme do tė njihej
zyrtarisht edhe prej qeverisė turke. Njė vendim i tillė ishte marrė edhe nė Kongresin e Elbasanit, por nuk ishte vėnė nė zbatim. Tė gjitha klubet do
tė drejtoheshin nga klubi qendror shqiptar, atributet e tė cilit tani, ndryshe nga vendimet qė ishin marrė nė kongreset e mėparshme, do t’i kishte
klubi i Stambollit. Kongresi mendoi se duke e shpėrngulur qendrėn udhėheqėse tė klubeve nga Manastiri nė Stamboll do tė krijohej njė udhėheqje
e vetme e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, ku tė bashkoheshin drejtuesit e klubeve dhe deputetėt atdhetarė shqiptarė tė parlamentit, si Ismail
Qemali, Hasan Prishtina, Shahin Kolonja etj. Kėta deputetė parashikohej tė pėrfshiheshin edhe nė kryesinė qendrore tė klubit tė Stambollit.
Megjithatė, vendimi i Kongresit tė Dytė tė Manastirit, pėr tė caktuar si klub qendror atė tė Stambollit, nuk u pėlqye nga rrethet e gjera atdhetare tė
vendit. Edhe ngjarjet e mėvonshme, sidomos qėndrimi i udhėheqjes sė kėtij klubi ndaj kryengritjes shqiptare tė vitit 1910, kur ajo mori hapur nė
mbrojtje xhonturqit, provuan se ky vendim ishte i gabuar.
Po kėshtu u vendos qė tė thirrej nė korrik tė vitit 1910 njė kongres mė i gjerė nė Janinė, i cili, krahas problemeve tė tjera, do tė zgjidhte
pėrfundimisht problemin e alfabetit, duke zgjedhur njėrėn prej dy abėcėve latine, tė miratuara nga Kongresi i Parė i Manastirit.
Nė Kongresin e Dytė tė Manastirit, ashtu si nė ato tė mėparshmet, u mbajtėn edhe mbledhje tė fshehta, nė tė cilat u diskutuan ēėshtje tė tilla
politike, siē ishin forcimi i komiteteve tė fshehta dhe masat qė duheshin marrė pėr pėrgatitjen e njė kryengritjeje tė pėrgjithshme. Por, ndėrsa pėr
komitetet e fshehta u mor vendim qė tė zgjeroheshin e forcoheshin mė tej, pėr pėrgatitjen e kryengritjes sė pėrgjithshme nuk u mor ndonjė masė.
Kjo ēėshtje u la tė diskutohej e tė vendosej nė kongresin e ardhshėm. Sipas tė dhėnave tė bashkėkohėsve, nė mbledhjet e fshehta u hartua edhe
njė program politik, tė cilin ata e quanin platformė “tė autonomisė sė Shqipėrisė”, ku, pėrveē tė tjerave, parashikohej njohja zyrtare e kombit
shqiptar, mėsimi i gjuhės shqipe nė tė gjitha shkollat e Shqipėrisė dhe njohja e saj si gjuhė zyrtare. Megjithatė, ky program nuk u pėrfshi nė
asnjėrin nga dy aktet e shpallura botėrisht tė Kongresit.
Kongresi i Dytė i Manastirit, ashtu si mitingjet, protestat dhe manifestimet e tjera qė u zhvilluan nė Shqipėri nė pragun e kėtij kuvendi, nė shkurt
-mars tė vitit 1910, shprehėn vendosmėrinė e shqiptarėve pėr mbrojtjen e shkrimit shqip, tė shkollės dhe tė kulturės kombėtare nė tėrėrsi. Ato
ishin, njėherazi, njė paralajmėrim pėr kryengritjen e armatosur qė do tė shpėrthente nė pranverėn e vitit 1910.
Shila nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 30-04-2014, 13:24   #16
Shila
Illuminati
 
Avatari i Shila
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Postime: 387
Thanks: 0
Thanked 73 Times in 59 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 1
Shila ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Historia e alfabetit shqip

95 vjetori i Kongresit tė Alfabetit nė Manastir
Dy caqe tė gjuhės Shqipe
Dorėshkrimi i Teodor Shkodranit (1210)
I gjetur nė Vatikan, ai ėshtė botimi mė i vjetėr i njohur deri tani i gjuhės Shqipe. I tėri ėshtė nė pergamen dhe ka 208 faqe. I gjithė dorėshkrimi
ėshtė i shkruar me shkronja latine dhe i tėri nė gjuhėn shqipe, nė dialektin e veriut. Dorėshkrimi ndahet nė tre kapituj, nė faqet 1r-97r mbi
teologjinė; faqet 98r-146r mbi filozofinė dhe faqet 147r-208r mbi historinė. Ndėrsa nė fund, autori ka firmosur vetė duke shkruar: Mee
nihemmen zze dessirnnee e phorte t' Lummnummitt ZOT e mbaronjj n'Vitte MCCX dittn ee IX t' Mmarxxitee. THEODOR SSCODRAANNITTEE.
Rėndėsia e kėtij libri (qė nuk ėshtė abetare) ėshtė se tregon qė ka patur shkrues, botues dhe lexues te shkolluar te Shqipes nė vitin 1210.
Alfabetet origjinale shqiptare (1761-1844)
Dorėshkrimi Elbasanas i Ungjijve njihet si Anonimi i Elbasanit (1761) ėshtė teksti mė i hershėm Shqip i shkruar me njė alfabet origjinal. Autor
ėshtė Gregori i Durrėsit, i njohur edhe si Gregori i Voskopojės, i cili qėndroi pesėmbėdhjetė vjet nė Elbasan para hartimit tė dorėshkrimit. Ai u
pėrpoq tė shkruante nė njė gjuhė tė pėrbashkėt qė ta kuptojnė shqiptarėt nga krahinat e ndryshme. Njė gjė bie nė sy nė Dorėshkrimin Elbasanas:
Ka shumė pak fjalė tė huaja, vetėm tri fjalė latine dhe shtatė fjalė turke. 59 faqet e pėrkthimeve biblike nė Dorėshkrimin Elbasanas pėrmbajnė
6113 fjalė tė shkruara nė njė alfabet prej 40 gėrmash: 35 gėrma tė zakonshme dhe 5 gėrma tė rralla. Shumica e gėrmave tė kėtij alfabetit janė
krijime tė reja pa ndikim tė gjuhėve dhe tė alfabeteve tė popujve fqinjė.
Nė kapakun e Dorėshkrimit Elbasanas tė Ungjijve gjėndet njė vizatim dhe afėr dymbėdhjetė fjalė tė shkruar me njė alfabet i cili ndryshon
krejtėsisht nga alfabeti i dorėshkrimit; por i pa zbėrthyer akoma.
Alfabeti i Todri Haxhifilipit (1730-1805) nga Elbasani, i cili ėshtė njė sistem grafik i ndėrlikuar prej 52 gėrmash qė u pėrdor nė mėnyrė sporadike
nė Elbasan nga fundi i shekullit XVIII.
Alfabeti i Kodeksit tė Beratit (1764-1798), njė dorėshkrim prej 154 faqesh. Nė faqen 104 gjejmė dy radhė Shqip tė shkruara me njė alfabet
origjinal prej 37 gėrmash tė ndikuara nga glagolishtja.
Nga Gjirokastra kemi njė alfabet tjetėr nga fundi i shekullit XVIII ose nga fillimi i shekullit XIX, i cili ėshtė njė sistem grafik prej 22 gėrmash, por
pak i pėrhapur.
Njė alfabet tjetėr i shpikur nė jugun e Shqipėrisė ėshtė ai i Jani Vellarait (1771-1823). Ai ishte autori grek i shėnimeve gramatikore greqisht-shqip
tė vitit 1801 pėr t'i mėsuar shqip grekėrve. Gjuhėn shqipe e shkroi me njė alfabet origjinal prej 30 gėrmash nė bazė tė latinishtes dhe tė
greqishtes.
Alfabeti i Naum Veqilharxhit (1797-1846) nga Korēa prej 33 gėrmash tė botuarai nė abetare e tij Shqipe nė vitin 1844. Jehona e kėtij alfabeti, i cili
i ngjan njė lloj armenishtje kursive, ishte e pakėt.
Kjo periudhė njėqindvjeēare 1750-1850 ishte njė kohė shumėllojshmėrie shkrimesh tė habitshme nė Shqipėri. Me tė gjithė, gjuha shqipe u shkrua
me dhjetė alfabete: shtatė alfabetet origjinale tė lartėpėrmendur si dhe pėrshtatjet pas vitit 1850 tė alfabeteve latin, grek dhe arab. Ėshtė pėr t’u
ēuditur qė kultura shqiptare arriti ta dallonte veten dhe tė mbijetonte me njė madhėshti tė tillė letrare. Egzistenca e tyre ējerr poshtėrsinė me tė
cilėn u ndesh delegacioni Shqiptar nė Kongresin e Berlinit mė 1878 ku iu tha nė vend tė JO-sė pėr shtetin Shqiptar se: nuk mund tė ketė komb pa
gjuhė tė shkruar. Ndėrkohė qė kishte jo njė, por 10 alfabete qė mund tė pėrzgjidheshin e zbatoheshin.
Kongresi i Manastirit ose ndryshe Kongresi i Alfabetit (14 Nėntor 1908)
Atdhetarėt qė pėrpiqeshin tė bashkonin popullin kishin pėrpara njė pėrēarje nė popull qė shkatohej nga: 1- politika ‘pėrēa e sundo’ e qeverise
osmane; 2- struktura shoqėrore feudale-fisnore nė Shqipėri; 3- drejtimet e huaja tė grupeve tė ndryshme fetare, tė cilat pėrdornin turqishten,
greqishten, italishten e gjermanishten nė vend tė Shqipes. Nė ato kushte, shoqėria Bashkimi e Manastirit thirri mė 14 Nėntor 1908 kongresin e
parė tė pėrgjithshėm pėr diskutimin dhe miratimin e nje alfabeti tė njėsuar.
Aty ishin tė pranishėm 150 delegatė tė ardhur nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė dhe nga bashkėsitė shqiptare nė Rumani, Turqi, Egjipt, Itali, Amerikė
e gjetkė. Ata zgjodhėn si kryetar Mithat Frasherin, tė birin e tė shquarit Abdyl qė kishte kryesuar mbledhjen nė Prizren. Pėrfaqėsuesi i Shoqėrisė
Biblike Gjergji Qiriazi u zgjodh nėnkryetar, kurse prifti protestant nga Korēa Grigor Cilka mori pjesė bashkė me tė nė Komisionin e Alfabetit tė
pėrbėrė prej 11 vetėsh. Parashqevi Qiriazi, e Shkollės sė Vajzave nė Korēė, shėrbeu si sekretare e komisionit. Ajo ishte e vetmja grua delegate nė
Manastir dhe e para grua nė histori qė mori pjesė nė njė forum gjithėshqiptar. Zonja Fineas Kenedi, njė misionare amerikane nė Korēė, e pranishme
aty si vezhguese, shkruante pėr poetin Gjergj Fishta: Kumtesa mė e mirė u mbajt nga njė prift katolik nga Shkodra, fjalėt e tė cilit bėnė qė
dėgjuesve t'u rridhnin lotė; njė hoxhė u prek aq shumė, saqė rendi ta pėrqafonte para gjithė tė pranishmeve.
Shila nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 30-04-2014, 13:25   #17
Shila
Illuminati
 
Avatari i Shila
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Postime: 387
Thanks: 0
Thanked 73 Times in 59 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 1
Shila ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Historia e alfabetit shqip

Kongresi nėntėditor vendosi me votė tė plotė qė shqiptarėt tė linin mėnjanė alfabetin e Stambollit me dhjetė shenjat e tij tė veēanta dhe ta shkruanin gjuhėn e tyre vetėm me alfabetin latin. Alfabeti i hartuar nė Manastir pėrmbante 36 shkronja e ndėrthurje shkronjash latine. Duke qenė se para kėsaj mbledhjeje gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke e sllave apo pėrshtatje tė tyre, vendosmėria e kėtyre delegatėve pėr t'i kthyer sytė nga perėndimi ishte haptazi nje shpallje kulturore e pavarėsisė, gjė qė shkaktoi kundėrveprime tė ashpra nga qeveria osmane, sllavėt dhe kisha ortodokse e grekėrve.
Njė pjesėmarrės i shquar nė Kongresin e Alfabetit ishte studiuesi, poeti dhe atdhetari nga Shkodra, Ndre Mjeda. Tetė nga trembėdhjetė propozimet e tij u miratuan nga Kongresi i Manastirit. Ndonėse jetoi nė disa vende tė huaja dhe mėsoi tė fliste 13 gjuhė, mbi gjuhėn Shqipe ai nuk vinte gjė tjeter.

Ndėr komb' tjera, ndėr dhena tjera ku e shkoj jetėn tash sa mot, veē per ty rreh zemra e mjera e prej mallit derdhi lot.

Nji kto gjuhė, qi jam tue ndie janė tė bukra me temel por prep’ kėjo, si diell pa hije, pėr mue t’tanave ju del.
Kongresi vendosi gjithashtu ngritjen e Shtypshkronjės Shqipe nė Manastir nėn drejtimin e Gjergj Qiriazit, e cila u bė shpejt e njohur anembanė vendit si shpėrndarėse e librave dhe gazetave Shqipe. Por shpejt qeveria osmane i mbylli tė gjitha shtypshkronjat shqipe. Mė 1911, Hoxhson, pėrfaqesuesi i Shoqėrisė Biblike tė Kostandinopojės, raportonte: Tė gjitha shkollat shqipe janė mbyllur pa pikė mėshire, kurse pėrpjekjet ngulmuese pėr ndalimin e gjuhės dhe zhdukjen e letėrsisė Shqipe nuk kanė rreshtur kurrė. Gjendja e rėndė politike mund tė marrė flakė nga ēastinė ēast. Tashmė shqiptarizmi kishte shpėrthyer dhe nuk do ndalej mė!
Shila nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 30-04-2014, 13:25   #18
Shila
Illuminati
 
Avatari i Shila
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Postime: 387
Thanks: 0
Thanked 73 Times in 59 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 1
Shila ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Historia e alfabetit shqip

Nė historinė e alfabetit si mė i vjetėr pėrmendet ai egjiptian, krijuar rreth vitit 2900 p.e.s. Nga ky mė pas rrjedh alfabeti fenikas, i shekullit tė 11 p.e.s., i cili kishte vetėm bashkėtingėlloret dhe ku zanoret nėnkuptoheshin. Mė pas nga fenikasit, shkruhet se alfabetin e morėn grekėt, e pėrmirėsuan edhe me zanoret dhe prej tij rrodhi mė pas alfabeti latin. Asnjė fjalė nuk thuhet mbi alfabetin pellazg, qė pėrmendet shpesh nga autorėt antikė.
Nga kėrkimet tona tė fundit mbi alfabetet, puna qėndron krejt ndryshe: njerėzit e parėt qė kanė shpikur dhe pėrdorur shkrimin dhe alfabetin pėr tė shkruar gjuhėn e tyre kanė qenė pellazgėt dhe kjo, gjatė mijėvjeēarit tė 6 p.e.s., pėr tė cilėn ka prova mjaft bindėse. Alfabet pellazg i kishte tė dyja, zanoret dhe bashkėtingėlloret.
Nė kulturėn neolitike tė Vinēės, qė shtrihet nė tė gjithė Ballkanin gjatė mijėvjeēarit 6-5 p.e.s., janė ndeshur mbishkrime tė lashta gjer tashmė tė pavlerėsuara nga ana gjuhėsore.
Nė figurat 1 dhe 2 tregohen njė enė balte nga kjo kulturė me mbishkrimin e lashtė pellazg dhe njė copė ene, qė mban germėn “M” tė alfabetit. Shprehja: IIIVIJV1, e cila po tė ndahet, bėhet: III VIJ V 1.


http://sphotos-b.ak.fbcdn.net/hphoto...48655579_n.jpg
Shila nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 30-04-2014, 13:26   #19
Shila
Illuminati
 
Avatari i Shila
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Postime: 387
Thanks: 0
Thanked 73 Times in 59 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 1
Shila ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Historia e alfabetit shqip

Familjarėt e Hasan Prishtinės ndihmojnė Muzeun e Alfabetit


Manastir, 18.11.2012

Mehmet Prishtina, njė nga pinjollėt e familjes sė Hasan Prishtinės tha se do tė ndihmonte materialisht Muzeun e Alfabetit nė Manastir. Pasi i dhuroi kėtij muzeu disa dokumente tė rėndėsishme qė kanė tė bėjnė me historinė e Kongresit tė Manastirit, si: procesverbali i Kongresit tė Parė dhe tė Dytė tė Manastirit, procesverbalin e Kongresit tė Elbasanit, sė bashku me fotografitė pėrcjellėse tė kėtyre kongreseve, Prishtina tha se sė shpejti do tė investojė nė kompletimin e dyerve dhe dritareve tė reja tė kėtij muzeu.

Tė premten Shoqata e Historianėve Shqiptarė tė Maqedonisė, bashkė me pinjollėt e familjeve atdhetare tė Hasan Prishtinės, Idriz Seferit, Isa Boletinit, Haxhi Zekės, Mehmet Pashė Derallės, Oso Kukės, etj., vizituan tempullin e dijes shqiptare, Muzeun e Alfabetit Shqip.

Drejtori i muzeut, Gazmend Hoxhaj, tha se me kėtė vizitė nderohet Kongresi i Manastirit dhe gjithė shqiptarėt kudo qė janė, tė cilėt pėrdorin shkronjat qė rrodhėn nga ky kongres 104 vjet mė parė.

Tė gjithė tė pranishmit vlerėsuan se Kongresi i Alfabetit pėrbėn njė nga ngjarjet mė madhore historike tė kombit shqiptar, paraprijėse e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, andaj gjithnjė duhet tė pėrkujtohet me dinjitet. Gjithashtu u theksua se pėr Muzeun e Alfabetit nė Manastir, tė gjithė shqiptarėt kudo qė janė dhe nė ēfarėdolloj pozitash gjenden, duhet tė tregojnė kujdes tė veēantė, dhe ta ndihmojnė nė tė gjitha format e mundshme.
Shila nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje


Tema po shikohet nga: 1 (0 anėtarė dhe 1 vizitorė)
 
Mundėsitė nė temė
Mėnyra e shfaqjes

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur