i vjetėr 17-05-2010, 18:02   #1
SmiLey
Only God Can Judge Me!
 
Avatari i SmiLey
 
Data e antarėsimit: Feb 2010
Vendndodhja: Negli occhi suoi! ♥ ♥
Postime: 1,786
Thanks: 0
Thanked 4 Times in 4 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 6
SmiLey ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Jeronim De Rada



Historia e arkivės sė Jeronim De Radės qė u zbulua nga njė letėr e nipit tė tij drejtuar shtetit shqiptar i cili nuk u interesua nė ato kohė pėr rimėkėmbjen e shtėpisė sė rrėnuar tė De Radės. Pikėrisht aty ndodhej ky arkiv.

Dorėzimi i dorėshkrimeve nė Akademisė Mbretėrore Italiane. Vetėm pas shumė vitesh, shteti shqiptar do tė siguronte kėtė pasuri tė De Radės

Nė 100- vjetorin e vdekjes sė rilindasit, kėto dorėshkrime e letėrkėmbime janė vendosur nė njė ekspozitė



100 vjet pas vdekjes sė De Radės studiues tė shumė janė mbledhur tok nė njė konferencė pėr tė diskutuar gjatė pėr veprėn e tij, mbi pozicionin e tij nė jetėn shoqėrore e politike tė kohės, mbi gjurmėt e thella qė ai vendosi nė letėrsinė shqipe, etj. Studiuesi Alfred Uēi ka mbajtur kumtesėn “Profeti i poezisė dhe i mendimit shqiptar” , Kristaq Jorgo ka mbajtur kumtesėn “Si lindi njė letėrsi kombėtare: Jeronim De Rada”, Gjovalin Shkurtaj “Gjuha dhe shpirti i arbrit nė veprėn e De Radės”, Ali Aliu me “Universi i “Milosaos”, Klara Kodra “De Rada, midis traditės dhe modernitetit”, Shaban Sinani ka mbajtur kumtesėn “Kulti i epopesė tek De Rada”, Ali Xhiku “De Rada nė mungesat e studimeve pėr tė” dhe Nevila Nika me “Fondi i De Radės, burim parėsor pėr studimin e Rilindjes Kombėtare”.
Alfred Uēi ėshtė ndalur mė shumė nė veprėn e botuar sė fundmi tė De Radės “Parime tė estetikės”, pėrgatitur pėr botim nga vetė studiuesi. “Jeronim Derada i mirėnjohur si pėrfaqėsues i parė i poezisė moderne shqipe, themelues i letėrsisė romantike shqipe me librin “Principi di Estetica”, paraqitet nėpėrmjet kėtij libri edhe si lėvrues i estetikės teorike”,- tha Uēi. Sipas tij, ky libėr mbėshtetet mbi baza tė forta filozofike, mbi pėrvojat e historisė botėrore tė estetikės, dhe tė letėrsisė dhe arteve.
Ndėrsa dr. Shaban Sinani, nė kumtesėn e tij tha se “Letėrsia shqipe ėshtė sunduar pėr afro njė shekull prej kultit tė epopesė. Shkrimtarėt e mėdhenj rilindas e shihnin veten pėrgjegjės ndaj epopesė kombėtare. Nga kjo pėrgjegjėsi lindėn vepra tė rėndėsishme prej mė tė mėdhenjve tė letrave shqipe, duke filluar qė nga Jeronim De Rada , Naimi e deri tek Fishta.” Mė tej ai tha se “Kulti i epopesė tek De Rada ėshtė pjesė e mitit tė sė shkuarės, e hyjnizimit tė “motit tė madh”. Nėse kjo ēėshtje do tė shihej nė mėnyrė teknokratike, atėherė do tė duhej tė pranohej se romantizmi i De Radės ėshtė romantizėm prapavajtės. Karakterizimi teorik i romantizmit si drejtim dydegėsh, futurist-utopik dhe retrospektiv, do tė bėhej pengesė pėr tė kuptuar nė tėrėsi veprėn e tij”. Mė tej nė kėtė konferencė ėshtė diskutuar edhe mbi pikėpamje tė tjera tė veprės sė De Radės, si dhe ėshtė hapur njė ekspozitė me dorėshkrime dhe letėrkėmbime origjinale tė De Radės nga Arkivi Qendror Shtetėror. Mbi kėtė arkiv tė De Radės ka folur nė kėtė konferencė dr.Nevila Nika.

Udhėtimi i vėshtirė i arkivit tė De Radės
“Arkivi i Jeronim De Radės bėn pjesė nė ato arkiva personale, qė janė njė minierė ari pėr tė gjithė studiuesit e Rilindjes Kombėtare Shqiptare”, – kėshtu bėri tė ditur studiuesja Nevila Nika, e cila foli nė kėtė pėrvjetor pėr “Arkivi i Jeronim De Radės,- burimi parėsor pėr studimin e Rilindjes Kombėtare”. Nė kėtė kumtesė ajo foli me hollėsi pėr kėtė arkiv si dhe pėr rrugėn qė i ėshtė dashur tė ndjekė ai qė prej kohės sė vėshtirė kur shtėpia e De Radės ishte nė gjendje shumė tė keqe. Sipas saj, njoftimi i parė, pak a shumė zyrtar pėr ekzistencėn e kėtij arkivi na e pėrcjell njė letėr e nipit tė De Radės, i quajtur Zef De Rada, ose Xhuzepe mė 14 korrik 1924. Pikėrisht 21 vjet pas vdekjes sė gjyshit tė tij, ai i ka drejtuar njė letėr Ministrisė sė Punėve Botore nė Tiranė. Letra ėshtė dorėshkrim i Zef De Radės dhe ėshtė shkruar nė gjuhėn italiane. Nga kjo letėr mėsojmė se shtėpia e lindjes sė Jeronim De Radės “ėshtė nė gjendje mjaft tė keqe” dhe pėr kėtė arsye Zef De Rada kėrkon ndihmėn e shtetit shqiptar. Sipas tij, nė kėtė shtėpi ndodhet arkivi me vlera tė pallogaritshme i vetė Jeronimit, i cili nga gjendja e mjerueshme e shtėpisė rrezikon tė zhduket . Lutja e Zef De Radės, pėrcillet disa ditė mė vonė pikėrisht mė 20 korrik 1924 nga Ministria e Punėve Botore tek ajo e Arsimit. Arsyetimi ishte se Ministria Botore nuk mund tė nxirrte fonde pėr tė tilla raste. Po ashtu edhe Ministria e Arsimit tha se nuk kishte fonde pėr meremetimin e shtėpisė sė De Radės, por pėrsa i pėrket dokumenteve ato mund t’i dėrgohen kėsaj ministrie dhe ajo do t’i vlerėsojė. Pėr kėtė pėrgjigje, Ministria Botore lajmėron familjen De Rada e cila si duket, kishte pritur mė shumė nga atdheu i tė parėve. Kėsisoj vite mė pas, trashėgimtarėt e De Radės, pjesėn mė tė madhe tė arkivit ia kaluan Akademisė Mbretėrore Italiane. Ky njoftim del nga njė letėr e datės 16 nėntor 1941, dėrguar Ernest Koliqit, autori i tė cilės nuk dihet pasi ėshtė vetėm njė fletė nga kjo letėr e shkruar nė gjuhėn italiane. Nisur nga ky fakt mendohet se letėrshkruesi tė ketė qenė italo- arbėresh dhe sipas tij kuptohet se vetė Ernest Koliqi ka qenė i interesuar, pėr tėrheqjen nė Shqipėri tė arkivit tė De Radės. Por Koliqi u njoftua mė vonė se Akademia Mbretėrore Italiane, nėpėrmjet prof.Skiroit, arriti tė tėrhiqte tė gjithė dorėshkrimet. Mė tej u deshėn tė kalonin vite, deri nė vitin 1951, kur qeveria shqipatre mori nė shqyrtim mundėsinė e blerjes sė dorėshkrimeve tė Jeronim De Radės. U ra dakord pėr t’i blerė dhe u caktua shuma pėrkatėse 3 milionė lireta italiane. Nuk dihet nėse kėtė shumė e kėrkoi familja e De Radės, apo e caktoi vetė qeveria shqiptare, megjithatė me anė tė saj u bė tėrheqja e kėtyre dorėshkrimeve. Fillimisht dorėshkrimet kanė kaluar nė Seksionin e Historisė tė Institutit tė Shkencave e mė pas nė Arkivin e shtetit.

Ēfarė ndodhet nė arkivin e De Radės?
Siē shpjegon me hollėsi studiuesja Nevila Nikaj, ky arkiv qė tashmė ndodhet nė Arkivin Qendror tė Shtetit i ėshtė nėnshtruar pėrpunimit tekniko shkencor, pra klasifikimit tė dorėshkrimeve tė De Radės, i cili sipas saj paraqiste mjaft vėshtirėsi, pėr shkak se ishin dorėshkrime pothuajse nė gjuhė tė huaj si italisht, frėngjisht dhe greqisht, por edhe dorėshkrimet nė shqip e arbėrisht ishin po aq tė vėshtira pėr t’u lexuar. Po ashtu njė pjesė e madhe e dorėshkrimeve ishin fragmente shkrimesh tė ndryshme dhe paraqitnin vėshtirėsi pėr t’i bashkuar apo identifikuar. Por megjithatė u arrit tė bėhej pikėrisht klasifikimi i dėshiruar, nga puna e pėrkthyesve profesionistė si Cin Ēapeli, Vasil Bozgo, Gjon Kovaēi, dhe Shuk Koka. E pas klasifikimit pėrfundimtar nė vitin 1963 ky arkiv pati 91 njėsi ruajtjeje me 6410 fletė dokumente dhe 31 libra. Tashmė janė disa njėsi ruajtjeje tė kėtij arkivi ku pėrmblidhen 1) materiali biografik, 2)veprimi zyrtaro-shoqėror, 3)veprimtaria krijuese, 4)letėrkėmbimet( letra tė ardhura e tė dėrguara), 5) pasuria e krijuesit tė fondit, 6) tė tjerėt pėr krijuesin e fondit, 7)materiali i familjes, 8)materiali i grumbulluar dhe 9) materiali ilustrativ. Materialet janė shkruar nė gjuhėt shqipe, arbėrisht, italisht, frėngjisht, greqisht, dhe pjesa dėrrmuese e tyre janė dorėshkrime origjinale. Nė dosjen e parė gjendet “Autobiologjia”ose outobiografia e botuar nė tre pjesė nė formė broshure. Nė dosjen numėr 10 gjenden artikuj dhe materiale tė tjera shtypi pėr tė cilat mendohet se janė botuar, ose grumbulluar pėr botim nga vetė De Rada. Mes tyre gjendet edhe njė artikull i nėnshkruar nga njė shqiptar qė jeton nė Egjipt, njė artikull pa autor me tė dhėna pėr vendbanimet e arbėreshėve nė Itali, njė material mbi Shkodrėn, tre artikuj tė Xhuzepe Petrasit. Pėrmbajtja e “Flamurit tė arbėrit”, pėr vitin 1884, etj. Sipas Nikės, dorėshkrimi i njėrės prej veprave mė nė zė tė De Radės “Kėngėt e Milosaos” ndodhet nė dosjen 19. Sipas saj, vepra nuk ėshtė e plotė. Vargjet janė arbėrisht dhe janė shkruar nė njė bllok tė pėrmasave shumė tė vogla. Gjithsej janė 42 fletė. Ndėrsa dosja 21 ka 99 fletė dorėshkrime. “Poesie albanesi del sec.XV” De Rada e ka shkruar nė njė bllok tė vogėl dhe mban datėn 1839. Dorėshkrimi ėshtė arbėrisht e italisht. Po nė kėtė dosje ėshtė edhe njė fletore nė tė cilėn De Rada arbėrisht ka shkruar “Terzo libro della vita di Serafina Topia” nėnshkruar nga ai vetė nė Napoli me 1846. Po ashtu nė kėtė dosje gjenden edhe disa pjesė tė ditarit tė tij.

Letėrkėmbimet e De Radės
Janė rreth 400 persona nga tė vilėt 368 dihet se kush janė me tė cilėt Jeronim De Rada ka pasur letėrkėmbim tė vazhdueshėm. Tė gjithė kėto letra janė origjinale dhe janė tė periudhės nga viti 1829 deri ėn vitin 1903. Ndėr to ka koppje tė letrave qė vetė De Rada iu ka shkruar rreht 17 personave, letra kėto tė ruajtura nga ai vetė. Ndėr to njė vend tė rėndėsishėm zė edhe letėrkėmbimi familjar, ku ka letra tė babait, vėllezėrve, motrave, djemve, bashkėshortes, , nipave, etj. Nė kėto letra duket synimi i De Radės qė shkon nė dobi tė ēėshtjes kombėtare shqipatre, pėrqendruar kryesisht nė mėsimin dhe kultivimin e gjuhės shqipe, si dhe angazhimi i tij nė jetėn politike tė Italisė sė atyre viteve. Lista e letėrkėmbyesve me De Radėn ėshtė mjaft e gjatė, e ndėr ta njė numėr tė madh bėnin bashkatdhetarėt nė kolonitė e mėrgimit, nė Itali, Egjipt, Rumani, etj. Midis tyre janė Zef Jubani, Sami Frashėri, Faik Konica, Dora D’Istria, Thimi Mitko, Spiro Dine, Visarion Dodani, Gavril Dara i Riu, Zef Serembe, Anselmo Lorekio, Lui Benloev, Gustav Majer,Alfons De Lamartin, Luigj Gurakuqi, Mit-hat Frashėri, Anton Santori, Preng Doēi, princesha Di Strongoli, Franēesko Krispi, Pietro Kiara, Dhimitėr Kamarda, Pietro Matranga, etj. Sipas dr. Nevila Nikės, studimi i fondit arkivor tė Jeronim De Radės nga ana e historianėve dhe sidomos i letėrkėmbimit tė tij , pėrbėjnė njė ndėr burimet mė tė rėndėsishme pėr njohjen dhe studimin e e Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Aty studiuesit mund tė njihen me pėrpjekjet e De Rdaės nė drejtim tė mėsimit e tė pėrhapjes sė gjuhės amtare, evolimin e gjuhės shqipe nė shekuj, ēėshtjen e alfabetit, shkollave etj.

Fletė nga ditari
Sa tė ndryshme e tė trishtuara janė tani ditėt e jetės sime, plot andralla familjare dhe shqetėsime tė rėndomta, nė krahasim me ato ditėt aq tė gėzuara tė rinisė sime, kur me shpirt tė pushtuar nga dashuria pėr njė vajzė fisnike, erdha pėr pak ditė nga njė qytet i largėt nė shtėpinė e fshatit ku mė priste ajo. Kėtu u dhashė pas punėve bujqėsore, i ēliruar nga ēdo shqetėsim qė sjell puna mendore . Toka m’u shfaq e mbushur jo vetėm me gėzimin e tė vjelave tė vreshtave dhe tė mbledhjes sė ullinjve, me ditėt e bukura e tė kthjellėta, por edhe me erėrat kushtrimtare tė kohės, tė cilat kishin mbėrritur deri nė fshatin tim dhe kishin pushtuar zemrėn dhe shpirtin tim…
Trimi e zuri e ma puthi
Na e puthi mu nė buzėt
Vasha n’uj’ e vėrtiti faqen
Dhe lau tė puthurėn
Po m’atė e skuqi ujėt.
Nga qyteti aty afėr
Duallė gratė e lan’ leveret
Skuqeshin, nuk zbardheshin
T’linato qė ato lanin
Kopshtet qė vaditeshin
Gjethet i bėnin tė kuqe.
Zogjtė qė pinin atij uji
Cicėrimn’ e tyre humbnin…
SmiLey nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 17-05-2010, 18:04   #2
SmiLey
Only God Can Judge Me!
 
Avatari i SmiLey
 
Data e antarėsimit: Feb 2010
Vendndodhja: Negli occhi suoi! ♥ ♥
Postime: 1,786
Thanks: 0
Thanked 4 Times in 4 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 6
SmiLey ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Jeronim De Rada-Jeta

Kush ėshtė Jeronim De Rada:
Jeronim De Rada lindi mė 1814 nė fshatin e vogėl dhe piktoresk Maki tė Kozencės, jo larg nga Shėnmitėr Korona, qendėr e kolegjit arbėresh Shėn-Adrianit. Nė kėtė kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, qė patėn rėndėsi tė veēantė pėr formimin e personalitetit tė tij. Aty ai studioi letėrsinė antike dhe moderne, njohu idetė e Revolucionit Francez, qė ndikuan nė formimin e personalitetit tė tij.
Vepra "Kėngėt e Milosaos„ u botua mė 1836. Poema, me vlerat e saj tė spikatuar ideore dhe artistike, e bėri tė njohur poetin dhe ngjalli entuziazmin e arbėreshėve.
Mė 1840 ai botoi poemėn e vet tė dytė, "Serafina Topia„ e cila mė tepėr sesa njė poemė dashurie, ishte njė himn pėr bashkimin dhe vllazėrimin e shqiptarėve.
Mė 1847 dhe mė 1848 De Rada kishte nxjerrė nė dritė Rrėfimet e Arbrit, katėr novela nė vargje, ku ideja patriotike vinte duke u fuqizuar nė krahasim me krijimet e tij tė para. Kėto novela dalloheshin pėr njė romantizėm me karakter tė stuhishėm, pėr thellėsi lirizmi, por kishin edhe ėrrėsi dhe copėzim. Mė 1850 poeti u martua me arbėreshen Madalena Melkji, me tė cilėn pati katėr djem. Pas vitit 1860 ai filloi tė boronte njė sėrė veprash estetike, gjuhėsore, politike, folklorike, qė mbėshtetnin aktivisht ēėshtjen shqiptare, si "Parimet e estetikės„(1861), "Lashtėsia e kombit shqiptar„(1864), "Rapsodi tė njė poeme arbėreshe„(1866) etj.
„. De Rada organizoi edhe dy kongrese gjuhėsore pėr ēėshtjen e shqipes (Koriljano Kalabro, 1895, Ungėr, 1897), mori pjesė nė Kongresin XII tė orientalistėve ne Romė, ku foli pėr gjuhėn tonė dhe, me pėrpjekjet e tij u cel njė katedėr e shqipes nė Institutin e Gjuhėve Orientale nė Napoli.
SmiLey nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė
Mėnyra e shfaqjes

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur