i vjetėr 17-05-2010, 18:22   #1
SmiLey
Only God Can Judge Me!
 
Avatari i SmiLey
 
Data e antarėsimit: Feb 2010
Vendndodhja: Negli occhi suoi! ♥ ♥
Postime: 1,786
Thanks: 0
Thanked 4 Times in 4 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 6
SmiLey ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Mitrush Kuteli - Jeta



Mitrush Kuteli ėshtė pseudonimi i Dhimitėr Paskos, i njėrit prej prozatorėve mė tė shquar tė letėrsisė sonė, ushqyer qė nė fėmijėri me legjendat dhe baladat e Jugut, sidomos me ato tė malėsisė sė Pogradecit, qytetit tė lindjes sė tij. Duke njohur thellė edhe letėrsinė botėrore, ai arriti tė krijojė njė prozė realiste origjinale, tė fuqishme, me njė fantazi tė jashtėzakonshme.
Mėsimet e mesme i kreu nė Selanik, kuse tė lartat nė Bukuresht, ku mė 1934 mori titullin "Doktor i shkencave ekonomike". Mė 1942 u kthye nė atdhe, ku punoi nė fillim si ekonomist dhe mė vonė e derisa vdiq, mė 4 maj 1967, si pėrkthyes.
Vepra letrare tė tij janė vėllimet: "Netė shqiptare", "Ago Jakupi", "Kapllan aga i Shaban Shpatės", "Dashuria e berberit Artan", "Shėnimet letrare", "Sulm e lotė", "Kėngė e britma nga qyteti i djegur", "Mall e brengė", "Havadan mė havadan", "Tregime tė moēme shqiptare" etj. Si pėrkthyes ai pasuroi kulturėn shqiptare me Kryevepra tė letėrsisė botėrore si "Kujtimet e njė gjahtari" tė Turgenjevit, "Tregimet e Petėrburgut" dhe "Shpirtra tė vdekura" tė Gogolit, "Zotėrinj Gollovlinovė" tė Sllatikov Shēedrinit, vepra tė Gorkit, tė A.Tolstoit, tė Paustovskit poezi tė Pablo Nerudės etj.
Dallohen pėr problematikėn e rėndėsishme, pėr tonin e rreptė antifeudal, pėr dashurinė ndaj atdheut e ndaj njeriut tė thjeshtė tė popullit, pėr pėrbuzjen ndaj gjithēkaje tė huaj qė vjen tė shkatėrrojė njė traditė tė bukur tregimet: "Vjeshta e Xheladin beut", "Hanet e karvanet", "Si u takua Ndoni me Zallorėt", "Gjonomadhė e Gjatollinj", "Xha Brahua i Shkumbanares", "Kujtimet e kujtimeve", "Natė muaji Shembiteri", "Natė marsi", "Qetėsi para fėrtyne" etj.
SmiLey nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 17-05-2010, 18:23   #2
SmiLey
Only God Can Judge Me!
 
Avatari i SmiLey
 
Data e antarėsimit: Feb 2010
Vendndodhja: Negli occhi suoi! ♥ ♥
Postime: 1,786
Thanks: 0
Thanked 4 Times in 4 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 6
SmiLey ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjendja bazė Kuteli, shkrimtari qė sfidoi diktaturėn dhe ringjalli shpresėn

Kuteli, shkrimtari qė sfidoi diktaturėn dhe ringjalli shpresėn
Poeti Petraq Kolevica sjell kujtimet e tij pėr shkrimtarin e madh shqiptar Mitrush Kutelin nė ditėn e 95 vjetorit tė lindjes sė tij, trishtime dhe poezi, brengosje dhe pėrsosmėri profesionale

Petraq KOLEVICA

Me Mitrush Kutelin pata miqėsi pothuaj dhjetėvjeēare (vitet 1958-1967). Ai - mjeshtėr i njohur, nė moshė tė pjekur. Unė-njė inxhinier i ri qė vraponte pas muzave, por qė ai, me zemrėn e tij tė gjerė, gjithmonė mė ngrinte e mė vinte pranė, nė vendin e shokut… Te Mitrushi vija shpesh sepse atje-siē thotė Lumo Skėndo pėr Naimin- "I varfėr vinja, i pasur shkonja, i urėt vinja, i nginjėt shkonja; pa shpresė vinja, plot shpresė shkonja; me shpirt tė sėmurė vinja, kur shkonja ndjenja veten tė gjallė e me shpirt".

Po sot, nė kėtė 13 shtator-nėntėdhjetė e pesėvjetorin e lindjes sė tij- ē'tė them mė tepėr nga sa kam thėnė mė parė e nga sa kanė thėnė mė shumė tė tjerėt? Megjithatė, pėr tė mėdhenjtė, gjithmonė ka diēka pėr tė treguar: Nė ato nja njėzet vjet jetė qė kaloi nėn diktaturėn komuniste nė Shqipėri, Mitrush Kuteli u mor (nga halli, jo nga malli) kryesisht me pėrkthime, prandaj dua tė them diēka mė shumė mbi ndihmesėn e tij nė kėtė fushė.

Pėrkthyesi
Qė nė maj 1939, ėshtė i pari qė ia bėri tė njohur lexuesit shqiptar poetin e madh kombėtar tė Rumanisė, Mihail Emineskun, duke botuar librin me 24 poezi tė pėrkthyera prej tij sėbashku me njė pėrshkrim tė krijimtarisė dhe biografisė sė poetit ku ka guximin tė mbrojė idenė, deri diku tė argumentuar, mbi prejardhjen shqiptare tė kolosit rumun, prej tė cilit, poezinė e parė e kishte pėrkthyer e botuar qė nė moshėn njėzet e dy vjeēare.

Katėr vjet mė vonė, pėrmes flakės sė Luftės sė Dytė Botėrore dhe pėrvojės sė vet tė hidhur nė atė luftė, ėshtė i pari qė ia bėri tė njohur lexuesit shqiptar tė madhin poet tė Ukrahinės, Taras Shevēenko. Tė kėsaj kohe janė dhe vėrejtet e tij tė ēmuara mbi saktėsinė apo vlerat e pėrkthimeve si dhe mbi pastėrtinė e gjuhės shqipe. Nga kėto fjalė tė thėna prej tij na ndajnė gjashtėdhjetė vjet, por mė duket se sot janė edhe mė tė vlefshme. Dėgjojini:

"Duhet tė themi se ne na duhen shqipėrime, jo pėrkthime fjalė pėr fjalė. Ata qė kanė dėshirė pėr tė pasuruar shqipen me kryeveprat e letraturės sė pėrbotėshme, lipset tė zgjedhėn rrugėn e parė dhe jo tė dytėn".

- (Nė pėrkthimet) kemi penda varfanjake e sidomos kaleme anonimė qė nuk njohėn ligjet e shqipes edhe, shumė herė, as gjuhėn nga e cila mburon vepra. Shumė pėrkthime, ku shqipja ka dalė e therrur me gisht".

- "Dhe do t'u lutesha atyre qė bėjnė ligje, tė shtojnė njė paragraf tė ri nė Kodin Penal pėr ndėshkimin e gjith atyre, tė cilėt, me qė kanė njė makinė shkrimi e njė pėrkthim greqisht ose italisht tė bėrė pas njė teksti frėngjisht, tallen me shqipen e me lėēitėsin shqiptar".

- "Shtypi ka njė mision tė rėndė dhe njė pėrgjegjėsi nė raport me kėtė mision. Pėr ndryshe shtypi, editori, bėhet pėrgjegjės krah pėr krah me pėrkthenjėsin, si shkatėronjės tė gjuhės".

Mbi kėto parime tė qarta e tė shėndosha e pati bazuar, qysh herėt e deri nė fund, punėn e vet si pėrkthyes dhe me gjithė sa nxori nga dora, na dha shembuj tė paarritshėm pėrkushtimi e cilėsie tė lartė. Kjo ėshtė krejt e natyrshme, sepse ai qė e ka treguar veten me vepra origjinale tė klasės sė parė, nuk e ndyn dot dorėn tė bėjė pėrkthime tė kėqija. Kėtu ka dhe diēka tė veēantė. Siē dihet, nė tė gjithė "kampin e socializmit" tė atėhershėm, kur pllakosėn akullnajat e diktaturės komuniste, disa shkrimtarė tė talentuar nuk bėnė pakt me djallin, po gjetėn strehė te pėrkthimet dhe shkrimet pėr fėmijė. Kėshtu p.sh. nė Rusi, Samuel Marshaku pėrktheu Robert Bėrs-in e shkrimtarė tė tjerė dhe bėri shkrime tė kėndshme pėr fėmijė. Valeri Brjusovi pėrktheu poezinė klasike armene. Boris Pasternaku, ndėrsa punonte fshehtas Zhivagon e tij, pėrkthente pjesėn e dytė, aq tė vėshtirė, tė Faustit tė J.V. Gėte - dhe pjesė nga Shekspiri.

Dhe tek ne, shkrimtarėt qė kishin pasur vepra origjinale para luftės dhe kishin bėrė emėr, pasi shpėtuan gjallė nga tajfuni Xoxe, gjetėn strehė gjithashtu te pėrkthimet dhe shkrimet pėr fėmijė. Lasgushi bėri punėn kolosale tė pėrkthimit tė "Eugjen Oniegin-it" dhe tė gjithė atyre poezive nga Hajne, Gėte, Mickieviē, Bėrn etj. Mitrush Kuteli bėri pėrkthimet pėr tė cilat do tė flasim mė poshtė. Kėtu dua tė vė nė dukje diēka tė rėndėsishme qė tregon se sa mė e ashpėr ka qenė diktatura tek ne dhe se sa mė e egėr ishte cmira, ambicja, madje, ligėsia e kolegėve.

Nė Rusi, d.m.th. nė ish Bashkimin Sovjetik, V. Brjusovi, S. Marshaku dhe B. Pasternaku morėn ēmimet mė tė larta tė asaj kohe nė vendin e tyre pėr ato pėrkthime qė bėnė.

Tek ne, pėr asnjėrin prej atij brezi tė shquar pėrkthyesish tė cilėt ishin shtyllat e vetme qė mbajtėn mė kėmbė kulturėn shqiptare, nuk u dha asnjė ēmim. As atėhere pėr sė gjalli, as sot, pas vdekjes. Mitrush Kuteli i dalė pas dy vjet burgimi tė rėndė, i papranuar, madje i dėbuar, si ekonomist, i sharė, i pėrbuzur e i pėrtallur si shkrimtar, me se ta nxirrte bukėn e gojės, pėr vete e pėr ata qė kishte mbi kurriz, ky njohės i disa gjuhėve tė huaja?

S'mbetej veēse fusha e gjerė e pėrkthimeve!

Dhe Mitrush Kuteli, me kularin e rėndė tė normės sė atėhershme, pėr pesėmbėdhjetė vjet me radhė (1952-1967) lėvroi e branisi ējornozjomin e pafundmė tė pėrkthimeve. Nga rusishtja pėrktheu mbi njėzet vėllime, nga rumanishtja (katėr a pesė) vėllime, pėrktheu disa vėllime me prozė turke, kineze, persiane, arabe, mongole, polake, mblodhi e pėrktheu pėrralla tė popujve tė ndryshėm si dhe poezi tė Elyarit dhe P. Nerudės (vėllimi "Zgjohu druvar"). Tė gjitha kėto bėjnė mbi shtatė mijė faqe librash tė shtypura me gėrma tė vogla.

Nuk duhet tė harrojmė ama, se gjatė kėsaj kohe, ai bėri dhe libra me shkrime origjinale tė pranueshme pėr atė kohė si p.sh. "Pylli i gėshtenjave", "Xinxifilloja", "Tregime tė moēme shqiptare" dhe "Nė njė cep tė Ilirisė sė poshtme" dhe poemėn e pabotuar "Rrjedhin lumenjtė" qė sėbashku bėjnė mė shumė se njėmijė faqe. Gjithkush e kupton nga kėto pak shifra tė thata, se ēfarė pune tė rėndė ka bėrė ai njeri aq i sėmurė!

Pėr cilėsinė e lartė tė pėrkthimeve tė Mitrush Kutelit kanė folur e flasin me admirim tė gjithė, veēanėrisht pėr pėrkthimin e librit "Frymė tė vdekura" (apo shpirtra tė vdekur) tė N. Gogolit, po ndonjė studim i mirėfilltė ende nuk ėshtė bėrė. Kultura shqiptare kėtu ka njė borxh siē ka dhe pėr mosbėrjen e njė studimi mbi vlerėsimin apo rėndėsinė e shtatėmbėdhjetė librave e broshurave me shkrime ekonomike tė Dhimitri Paskos-ekonomist. Kushedi, ndoshta dėgjon dikush nga Fakulteti i Shkencave Ekonomike tė U.T.

Dhimitėr Pasko (Mitrush Kuteli) ishte ekonomist i shquar, pėrkthyes i rrallė, por mbi tė gjitha, ai do tė mbetet si shkrimtar shqiptar, nė njė nga vendet e krejit e tė nderit tė letėrsisė shqipe, mjeshtėr i veēantė i prozės dhe i fjalės shqipe.

Mitrushit, pėr atė frymėzim tė pashoq me shpirt thellėsisht shqiptar tė shkrimeve tė tia, mund tė themi se i kishte hije, si askujt tjetėr ndėr shkrimtarėt tanė, tė pėrsėriste fjalėt e francezit tė madh Pierre-Jan Beranger:

"Le peuple c'est ma muse" (Populli ėshtė muza ime).

Dhe sepse populli ka qenė muza e tij, ai lexohet e do tė lexohet me ėndje nga njerėz tė thjeshtė, nga intelektualė tė lartė si dhe nga shkencėtarė tė ftohtė dhe pėr tė gjithė do tė jetė njė minierė e begatė.

I burgosuri
Eshtė shkruar pėr disa prej atyre burrave shqiptarė, njerėz tė shquar tė kulturės qė u burgosėn, u internuan apo u pushkatuan gjatė kohės sė diktaturės komuniste nė Shqipėri. Mjaft prej atyre burrave patėn gra qė tė heshtura i ndoqėn pas, i mbajtėn gjallė, vojtėn bashkė me ta dhe ashtu, tė papėrkrahura, madje tė shara e tė pėrbuzura, me burrat nė burg, tė internuar apo tė pushkatuar, dijtėn tė rritin e tė edukojnė fėmijė pėr Shqipėrinė e sė nesėrmes dhe nėse rėnkuan e derdhėn lot, nuk i dėgjoi e nuk i pa njeri. Tė tilla s'kanė qenė pak, por pėr to mė duket se s'ėshtė shkruar aspak. Unė di tė flas diēka vetėm pėr disa.

Di njė grua tė nderuar nga Korēa qė me dy vajza ende tė parritura mirė, shkonte tė shihte burrin e saj tė pafajshėm tė mbyllur nė burgun e Burrelit. Dhe ishte shqiptar ai qė i pėshtyu atje tek prisnin, kur mori vesh se ishin gruaja dhe vajzat e njė tė burgosuri.

Ishte shqiptar dhe ai qė donte t'i zbriste nga makina e t'i linte nė mes tė katėr udhėve ato qėnie tė pambrojtura, po atė grua tė pafjalė s'e ndalonte dot kush tė kryente detyrėn e bashkėshortes sė denjė. Dij dhe gruan e njė shkrimtari qė nė fillim tė vitit 1991, e kthyer drejt e nga internimi, ngjitej nė shkallėt e zyrave tė atėhershme tė gazetės RD. Jo! Atė fytyrė gruaje shqiptare nuk do ta harroj kurrė! S'besoj tė ketė nė botė fytyrė gruaje tė racės sė bardhė me aq shumė vija tė thella, vraga, rrudha, zhubra. Shenja sa tė shėmtuara aq tė dhimbshme kėto tė vojtjeve tė saj tė patreguara. Kam njohur dhe njė grua tė moshuar, ndjesė pastė, e shquar fort pėr bukuri femėrore tė rrallė nė tė ri tė saj, e cila u pat dashuruar e martuar me njė shkrimtar tė ri tė talentuar qė e burgosėn dhe kur e liruan, s'e lanė tė bėhej mė shumė sesa bojaxhi i komunales, po ajo nuse e re e mė vonė grua, nuk iu nda kurrė burrit tė vet, rroi e voi bashkė me tė zezat e asaj kohe qė nuk do tė mjaftonin as tė njėmijė e njė netėt pėr t'i treguar. Nga kjo trumbė fisnike grash tė heshtura, tė pafjala, tė vojtura e tė palodhura ėshtė edhe Efterpi Skendi (Pasko) bashkėshortja e denjė e shkrimtarit Dhimitri Pasko (Mitrush Kuteli). Ajo rrjedh nga njė familje e vjetėr dhe e njohur nė Korēė pėr sjellje, miqėsi e ndershmėri tė papėrfolur. Nė vitet tridhjetė tė shekullit tė kaluar, mbaroi shkollėn e atėhershme "qytetse" qė i pėrgatiste vajzat me arsim dhe mjeshtėri shtėpiake pėr t'i bėrė tė ishin tė afta si bashkėshorte tė denja, zonja shtėpie dhe nėna tė shkolluara qė do tė rrisnin fėmijė tė edukuar. Me Dhimitri Paskon u martua mė 1946. Mesa duket, ata ishin bėrė pėr njėri tjetrin, sepse kanė lindur nė tė njėjtėn ditė tė vitit, mė 13 shtator. Sivjet, 95 vjetori i lindjes sė Dhimitėr Paskos (Mitrush Kutelit) pėrputhet me 81 vjetorin e gruas sė tij tė nderuar, Zonjės Efterpi, sė cilės, me kėtė rast i urojmė jetė tė gjatė e tė gėzuar sė bashku me fėmijėt, nipėrit e mbesat e saj.

Pas martese ne kampin e Maliqit

Thamė se u martuan mė 1946, por gati plot pas njė viti martese (16 maj 1947) Mitrush Kutelin e burgosėn dhe e dėrguan nė kampin shfarosės tė Vloēishtit (nė Maliq) ku, gjithashtu, vuante dėnimin e kotė si "tregtar i pasur" babai i saj dhe vėllai, zoti Foqi Skendi, i cili mė ka treguar: "Kur e sollėn Mitrushin, e mbyllėn nė njė kotec derri. Ai kamp ishte lemeri. Nė mėngjes-vetėm njė si ēaj-bukė, si baltė-vetėm njė herė nė ditė, mė drekė. Nė punė na detyronin tė shkonim duke rendur. Rendnim zbathur nėpėr baltrat, pėrmbi gjunjė e gjer nė mes. Poshtė na pinin ushujzat, sipėr na grinin mushkonjat. Dizanteria bėnte kredinė. Kur ktheheshim nga puna, nė mbrėmje, ecnim me kėmbė e duar si bagėtia, sepse nuk qėndronim dot mė kėmbė nga lodhja. Njė tregtar nga Korēa, Koci Misrasi, nuk duronte dot mė dhe vari veten. Alfred Ashikun e rrahėn pėr vdekje se hėngri njė panxhar qė e gjeti aty, nėpėr baltrat. Njė tjetėr, Niko Kirkėn, e lanė tė lidhur me tel me gjemba te njė shtyllė pėrkundrejt diellit. Atje e lanė si Krishtin nė kryq dy ditė e dy net dhe ne, nja 1500 tė burgosur, na detyruan tė shkonim pranė tij e ta pėshtynim. Ky qe kampi i Maliqit".

Nėpėr kėtė ferr kaloi dhe Mitrush Kuteli. Duke parė gjendjen e tij tė pashpresė nė burg e nė kamp, i shkruante sė shoqes:

Kaq afėr jemi, por kaqė larg,
Tė lutem mos mė prit
Na ndajnė terre rreth e qark
Dhe yll pėr mua s'ndrit.

Pėrse ta lidhėsh fatin tėnd
Me njė pafat si unė,
Kur di se emri im u shemb
Me dhunė e pėrdhunė?

Pra hidhe hapin guximtar
Ndaj jetės sė gėzuar
Dhe mė harro kėtu, nė varr,
Tė vdekur pa mbuluar.

Po zonja Efterpi qė kishte themele tė shėndosha morale personale e fisnore, prej asaj klithme dėshpėrimi tė burrit tė vet u forcua edhe mė tepėr dhe pėr dy vjet rrjesht e ndoqi atė burg mė burg deri sa u lirua nė prill 1949.

Pas kėsaj filloi koha e njė farė shkrehje mbas terrorit gjakatar tė viteve tė para tė pasluftės dhe filloi hareja e miqėsisė me Bashkimin Sovjetik.

Atėhere duheshin pėrkthyes nga rusishtja dhe Mitrushi, i dalė gjallė nga burgu, mundi tė gjejė punė si pėrkthyes nga kjo gjuhė pėr artikujt propagandistikė tė gazetave sovjetike qė i duheshin ti botonte shtypi shtetėror shqiptar.

Qė nga viti 1952 filloi tė punonte si pėrkthyes nė shtėpinė Botuese "Naim Frashėri", por erdhi viti 1956. Kishin filluar lėvizjet nė disa "Demokraci Popullore" tė Kampit Socialist. Emri i Mitrush Kutelit ende figuronte si "Armik i popullit" nėpėr listat e vjetra tė sigurimit, prandaj qė tė garantohej qetėsia e kryeqytetit, duhej larguar familjarisht nga Tirana nė bazė tė ligjit hipokrit tė "Urbanizmit". Se ē'hoqėn atėhere ata tė dy, ma ka treguar zonja Efterpi:
"Sa mė kujtohet, ka qenė muaji mars, kur na erdhi njė polic me njė shkresė e na tha:"Ju ka dalė urbanizmi!" Kėshtu u thuhej atėhere atyre qė dėboheshin nga qyteti. Ne na thanė se do tė shkonim nė Kavajė, po se ku do tė rrinim, nuk ta caktonin. Pasaportat dhe atė qė quhej "Libri i shtėpisė" na i damkosėn me vulėn A.P. d.m.th. armik i popullit. Dhimitri nuk u tremb. Do tė shkojmė, tha. Nuk vete t'i lutem njeriu. Ku do tė shkojmė more burrė?- thashė. Kemi tre fėmijė, ku do t'i mbysim nė Kavajė? Thuamė ku duhet vajtur dhe vete unė.

Bėmė lutje nė Kryeministri, nė Ministrinė e Brendshme, po s'na kthente askush pėrgjigje. Ne prisnim me ankth. Kur ngrysej thosha: Shyqyr qė u bė natė dhe sa fillonte tė bėhej ditė, thosha: Bobo, si do tė jetė kjo ditė, sepse polici vinte e na kėrcėnonte: Kur do tė shkoni. Njė ditė na tha se do tė vinin tė na merrnin me kamion.

U ngritėm qė nė ora tre tė mėngjesit, ishte ende natė, shkuam me gjithė fėmijė nė shtėpinė e babait tim. Gjatė ditės i vinim rrotull shtėpisė dhe e shihnim nga larg ē'bėhej…"

Tregimi ėshtė i gjatė, po dhe kaq mjafton pėr t'u kuptuar disi vojtjet e asaj kohe. Nejse. Le tė themi se filloi jeta "normale". Mitrush Kuteli punonte si pėrkthyes nė Shtėpinė Botuese, bashkė me atė trumbė pėrkthyesish tė shquar qė Lasgushi i quante me dhimbje "Hamenjtė e pėrkthimeve". Me punėn e lodhshme tė pėrkthyesit, pėr shtatėmbėdhjetė vjet me rradhė, Mitrush Kuteli nxorri bukėn e fėmijėve, por pėrkrah gjithmonė i qėndronte Efterpi. Deri sa u rritėn vajzat ajo, e vetme, lante, pastronte, fshinte dhe e kishte shtėpinė dritė. Kėtė shtėpi-thoshte shpesh Mitrushi-e mban Efterpi me thonj. Nė atė kuzhinėn e tyre tė vogėl e kam parė vetė sesi Efterpi, nga vendi pranė makinės, ku qepte gjithēka qė i duhej shtėpisė e fėmijėve, ndiqte me vėmendje gjellėn qė ziente pėrmbi sobė. Kur mbaronte me kėto dy punė, kthente karriken nga tryeza, ku ishte makina e shkrimit dhe ia niste daktilografimet e pėrkthimeve tė pėrgatitura nga Mitrushi, nė mėnyrė qė edhe ajo tė nxirrte ndonjė lekė mė shumė pėr ato shtatė gojė tė asaj familje. Pas vdekjes sė parakohėshme tė Mitrushit ajo punoi pėr disa vjet si daktilografiste pėr tė nxjerrė bukėn e fėmijėve ende tė parritur.

Pėrkujtimi

Tė gjithė sot e pėrkujtojnė me admirim U. Shekspirin, po s'ka qenė gjithnjė kėshtu. Kur ai dilte nga theatri "Globus" vėshtirė se gjendej njeri tė hiqte kapelen pėr ta nderuar. Dhe po kėshtu pėr shumė kohė… Ishte Victor Hugo ai qė tha: "U. Shekspiri nuk ka nevojė pėr monument. Anglia ka nevojė pėr monumentin e tij!".

Ne, sot, pėrkujtojmė nėntėdhjetė e pesė vjetorin e lindjes tė Mitrush Kutelit. Shumė shpejt, pas pesė vjetėsh, vjen njėqindvjetori. Nėse Shqipėria ka Ministėr tė Kulturės dhe njerėz tė kulturės, po kėshtu dhe Kosova, me gjithė hallet e saj, duhet tė ēelin konkursin pėr bėrjen e monumentit tė Mitrush Kutelit nė mėnyrė qė tė pėrurohet nė atė njėqindvjetor tė ardhshėm. Duke marrė shkas nga fjalėt e tė madhit Victor Hygo themi: Mitrush Kuteli nuk ka nevojė pėr monument. Shqipėria, Kosova dhe ca mė shumė Pogradeci, kanė nevojė pėr monumentin e tij. Nėse tė gjithė do tė bėjnė veshin e shurdhėr, atje u qoftė!

Mitrushi do tė jetė kėtu, nė Tiranė, do tė ecė rrugėve nėpėr shi e do tė kėndojė:
O, sa ēudi,
Tė duash tė mos jesh njeri
Dhe gurėve t'u kesh zili
Se gurėt s'vuajn'kur bie shi
Pėrmbi Tiranė.

Do tė jetė nė Pogradec, nė atė trollin e djegur tė shtėpisė, duke ngritur potirin e lavdisė pėrplot me atė lėngun e sertė tė fshatit qė e pi rakinė.

Izedin Jashar Kutrulia do tė jetė pėrherė nė Prizren e gjithandej nė Kosovė, nė mes tė gjallėve e tė vdekurve.
SmiLey nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-09-2012, 01:31   #3
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,281
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 28 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Mitrush Kuteli - Jeta

MITRUSH KUTELI



Mitrush Kuteli (Dhimitėr Pasko), lindi mė 13 shtator 1907 nė Pogradec. Studimet e mesme i kreu nė Selanik dhe tė lartat nė Bukuresht, ku mė 1934 mori titullin «doktor i shkencave ekonomike». Mė 1942 u kthye nė atdhe dhe u muar nė fillim me ekonomi e mė vonė vetėm me letėrsi si pėrkthyes pranė Shtėpisė Botuese «Naim Frashėri», deri nė mbarim tė jetės mė 4 maj 1967. Veprimtaria e tij ndahet nė ekonomike dhe letrare. Nė veprat e tij ekonomike sulmohet kapitali italian nė Shqipėri. Kėtu pėrmendim: «Tri probleme nė lidhje me Bankėn Kombėtare tė Shqipėrisė», «Sistemet e bankave tė emisionit tė vendeve tė Ballkanit» (tezė pėr doktoratė), «Banka Kombėtare e Shqipėrisė», etj. etj. Veprimtarinė letrare e filloi me botime tregimesh dhe artikujsh kritikė. Ai shkroi dhe shumė artikuj tė tjerė politikė dhe ekonomikė me frymė antizogiste nė gazetėn «Shqipėria e Re», qė mė 1927, nė Konstancė. Ndėr veprat letrare pėrmendim: «Netė shqiptare», «Aga Jakupi», «Kapllan Aga i Shaban Shpatės», «Dashuria e Barbarit Artan», «Shėnime letrare» «Sulm e latė», «Kėngė e britma nga qyteti i djegur», «Mall e brengė», «Havadan mė havadan», etj. Po ashtu pėrktheu «Vjersha» nga Erninesku dhe tregime nga autorė rumunė. Pas ēlirimit botoi vėllimthin me vjersha - «Pylli i gėshtenjave», «Xirrxifilua» - (pėrralla), «Tregime tė moēme shqiptare»; romanet e paplotėsuara: «Mėrgim e kthim», «Nė njė cep tė Ilirisė sė poshtme» (nė revistėn «Nėndori»), etj. Ndėrmjet shumė pėrkthimeve pėrmendim: I. Turgeniev «Kujtimet e njė gjahtari»; N. Gogol - «Tregimet e Peterburgut», «Shpirtra tė vdekura»; Salltikov Shēedrin - «Zotėrijtė Gollovliovė», «Prralla»; M. Gorki - «Tregime», «Armiqtė», «Pėrralla tė Italisė»; Krillov - «Pėrralla»; N. Ostrovski - «Si u kalit ēeliku»; A. Tolstoj - «Rruga e mundimeve»; A. Fadejev - «Shpartallimi»; Vlladkov «Ēirnentua»; K. Paustovski - «Tregimi pyjeve», «Vėrshimet e lumenjve»; Lu Sin - «Tregime tė zgjedhura»; (letėrsi kineze); M. Sadoveanu - Mitri Kokor, Korrja e mrekullive; T. Popoviē - «Etja»; vėllime tė veēanta me tregime arabe, persiane, turke, mongole; Pablo Neruda - «Zgjohu druvar»; J. Fuēik - «Reportazh me litar nė grykė», etj.


ABC-JA E KRESHNIKEVE


A

- E njeh Zenelin?
- Jo, nuk e njoh!
- U bė pėr tė vrarė. E do ta vras!
- Si e qysh?
- Dje mė shkeli hijen!
- Hijen tėnde?
- Timen! Ecja rrugės, nė diell, kur mė arriti Zeneli. Hija ime ishte aty poshtė. Ish e gjatė, sepse dielli perėndonte. E priste mė dysh rrugėn. Zeneli mė dha tungjatjetėn edhe ma shkeli hijen. Ē'tė bėj?
- Vraje!
- E vrava.
- Aferim!
Pas pakėz, duke pirė duhan.
- Fėmijė ka Zeneli?
- Ka po janė tė vegjėl.
- Vraji!
- T'i vras?
- Vraji se do rriten. Mė mirė tani sesa mė vonė.
- Mirė thua; ke tė drejtė. Do t'i vras! Do t'i shuaj! I ati mė shkeli hijen. Kjo s'ėshtė pak!

B

- Dėgjove gjė?
- Jo.
- E vranė Todrin.
- Ku?
- Nė mes tė tregut.
- Kishte faj?
- Tani s'ka faj se ėshtė i vdekur, po atėherė kish.
- Si e qysh?
- Todri po shikonte njė dru telefoni. Ish pak si i vrenjtur se s'kish me se tė blinte bukė. Iu afrua njė burrė me mustaqe, trim me fletė si ēdo burrė me mustaqe, edhe i tha: - Bre qen!
- E njihte burri me mustaqe Todrin?
- Jo nuk e njihte. Por e vėrteta: burri me mustaqe kish tė drejtė. Bre qen! - i tha trimi me mustaqe: Bile i tha: Bre qen i qenit! Pse vėshtron me inat drunė e telefonit?
- Mė fal, se tė pres fjalėn: druri i telefonit mos ish i trimit me mustaqe?
- Jo. Druri mund tė ish i kujt tė ish. A mund tė mos ish asfare, mall pa zot si ėshtė malli i shtetit. Po sidoqoftė Todri e vėshtronte me inat drunė e telefonit.
- Ndofta sepse kish barkun bosh...
- Punė e tij. Bre qen, tha trimi, bre qen i qenit! Pse, bre, vėshtron me inat drunė e telefonit? Todri desh t'i pėrgjigjet, po trimi nuk e la: nxori koburen edhe e vrau. - Na, i tha, tė tė mėsoj unė tė shikosh me inat drunė e telefonit!
- Kish tė drejtė trimi.
- Doemos, se po tė mos kish nuk e vriste.

C


- S'po e shoh prej disa ditėsh Zefin.
- As e ke pėr tė parė, Zefin e vranė.
- Pse? Kush?
- Fajin e kish Zefi.
- Fol!
- Nipi i tė kunatit tė vėllait tė Zefit...
- Nuk mora vesh. Edhe njė herė, tė lutem.
- A ka njė vėlla Zefi?
- Ka.
- Edhe ky a ka njė kunat?
- Ka.
- Edhe kunati a ka njė nip?
- Ka.
- Pra, nipi i tė kunatit tė vėllait tė Zefit kish rėnė nė gjak me njė shtėpi kreshnike kombėtare.
- Vetė nipi?
- Jo, shtėpia. Punė e vjetėr, gjysh-stėrgjysh, po ti e di se gjaku s'falet.
- Jo! Po tė falet, humb burrnia, ndera e trimnia.
- Po, pra... E meqė shtėpia e tė nipit tė kunatit tė vėllait tė Zefit ish nė gjak, erdhėn edhe e vranė Zefin, sipas Kanunit tė Lekė Dukagjinit, (ndjesė pastė!).
- Nė e vranė sipas Kanunit, bėnė mirė. Iu rrittė ndera e trimnia e burrnia hasmit tė shtėpisė tė tė nipit tė kunatit tė vėllait tė Zefit. Mė vjen keq pėr Zefin, se ish njeri me kulturė - pesė vjet nė Torino, poet e shkrimtar... - po nė qenka punė gjaku, shumė mirė qė u vra! Duhet ruajtur ndera, trimnia e besnia e kreshnikia e fisit tė racės arbėnore. Duhet ruajtur pėrgjithmonė Kanuni i Lekė Dukagjinit (ndjesė pastė!) sidomos pėr punė ndere, trimnie, kreshnikie, besnikie. Pse ndryshe kombi i racės kombėtare ilire edhe pellazge kreshnike arbėnore asht nė rrezik me hupė. Dhe qė tė ketė qetėsi tė plotė Shkėlqesia e Tij Lekė Dukagjini qė na la Kanunin, duhet medoemos t'i digjet shtėpia Zefit edhe t'i priten drurėt e kopshtit kombėtar.
- Eja tė pimė nga dy-tri gota pėr shėndet tė Lekė Dukagjinit (i rrofshin ēunat!) e pėr nderėn, trimninė, besnikinė e kreshnikinė mijėvjeēare qė na nderon truallin tonė kombėtar e fisnik.
- Eja tė pimė po koburet t'ia dorėzojmė njė miku, se kam frikė mos tė shkel hijen, o mos shoh me inat ndonjė dru telefoni...


Ē


- Ore, thonė se ti e vrave Selmanė...
- Unė, jo!
- Po kush?
- Dyfeku im!
- Ky qė ke nė krahė?
- Ja, ky! Pse s'ta mbush synė?!
- Si jo. Dyfek tė kėtillė s'kam parė as nė Turqi.
- E ke mirė. Dyfek si tė turkut s'ka nė botė, se turku i punon me merak. Po ky imi ėshtė veē botės. Pandeha se s'tė pėlqen...
- Si u bė puna e Selmanit?
- I qe shkrojtur ta vras unė, nga e shkrojtura nuk shpėton dot.
- E ke hak. Qė kur e polli e ėma, iu shkrojt nė qitap: kėtė ēun do ta vras Ymeri me njė dyfek turku. Po aman mė thuaj si erdhi puna qė e vrave?
- Me njė tė shtėnė e lashė thes. Erdhėn edhe e ngritėn nė tabut.
- Ti ku ishe?
- Prapa ferrės.
- Ai?
- Shkonte rrugės.
- Bukuri! Si trimat e vrave. Edhe ai bėri mirė qė ra si thes. Tė lumtė dora ty edhe dyfekut i lumtė ēarku!
Ymeri qeshi se iu kujtua thesi. Selmani ra menjėherė si njė thes me misėr pa pasur kohė t'i thotė: faleminderit se mė vrave - si e do burrnia, kreshnikia e besa shqiptare. Po Ymeri zemėrgjerė e shpirtluan, ia fali kėtė tė metė.
- Shkaku i vrasjes?
Fajtor ka qenė Selmani! Sepse Selmani ka njė nip nga ana e mbesės. Nipi i mbesės sė Selmanit ka njė qen edhe ky qen qopek i ka lehur njė herė mikut tė tė nipit tė sė mbesės sė Ymerit. Miku iu qa tė nipit, nipi iu qa mbesės, mbesa iu qa Ymerit edhe Ymeri mori dyfekun dhe e vrau Selmanė...

D


Rrinte Suli me Sulėn nė hijen e njė lisi kombėtar edhe pėrkėdhelnin dyfeqet kreshnike me nga njė leckė vaj. Kėtė e bėnin pėr tė kaluar kohėn e pėr tė shprehur dashurinė kreshnike pėr armėt kreshnike.
Dhe qė tė dy, si trima kombėtarė, e kishin ngjeshur mesin me kollanė e gjoksin me rripa. Kollanėt ishin mbushur me paketa fishekė edhe varur kishin bomba tė kuqe.
Tė tjerė fishekė e bomba kombėtare kishin nėpėr xhepat kreshnikė.
I foli Sula Sulės:
- Ore, ti e ke tė papėrdorur dyfekun e as qė di nė shpon.
- Kam zbrazur njėzet paketa. Qe kalamidhet!
- Ke zbrazur nė bosh, jo nė plot...
- Qysh nė bosh? I kam rėnė njė zogu majė njė lisi edhe e kam rrėzuar, i kam rėnė njė lepuri, i kam rėnė njė thiu tė egėr...
- Tė thashė se ti ke zbrazur bosh, mė havadan. Ti s'hyn nė radhėn e burrave. Hajt!
- ...
- Ore, a ke zbrazur mė njeri? Se atėhere i thonė plot. Je goxha burrė, e s'ke vrarė njeri!
- Jo, njeri kurrė! Kur tė mė bjerė hasmi nė pusi, do t'ia shkrep.
- Prit gomar tė mbijė bar!
Fluturoi njė zog kombėtar nga lisi kombėtar edhe hija e tij kreshnike shqiti pėr njė grimė nė truallin e fisit arbėnor, ku ujku nuk e ha ujkun, po arbri e ha arbrin, si urdhėron Kanuni i Lekė Dukagjinit (ndjesė pastė!).
I foli Sula Sulit:
- Po ti sa herė e ke pėrdorur pushkėn?
- Dy! Njė herė i rashė Zeqos edhe e lashė kapicė, nė lėmė. Gjysmė herė kur plagosa Zyferė e gjysmė herė Stavron. Kėto tė dyja bėjnė njė. E njė e para: dy!
U duk larg njė si pikė e zezė qė lėvizte nė rrugė. I foli Sula Sulės:
- Ja, shikon tutje, po vjen njė njeri! Bjeri!
- S'di cili ėshtė...
- Ēudi e madhe! As ai nuk di cili je ti. Atij i qėnka shkrojtur t'i biesh ti me dyfek tė ri. I erdh exheli. Apo s'ta mban?
- I bie po mos merret vesh...
- S'ka si merret vesh. Unė s'rrėfej!
- Me besa-besė?
- Me besa-besė e pėr kokėn e dyfekut.
- Atėherė t'i bie?
- Bjeri!
Nė kėtė kohė pika qė lėvizte nė rrugė ish madhuar se e shtynte exheli drejt pushkės kreshnike kombėtare.
Sula ish i pėrulur prej Sulit se kish shtėnė vetėm bosh. Turp i madh pėr njė trim kombėtar e pėr njė pushkė kreshnike tė lyer me vaj!
U shtri barkazi nė mezhdė, i fjeti synė pushkės edhe i hoqi kėmbėzėn.
Edhe pika lėvizėse nuk lėvizi mė...
Edhe Sula puthi ēarkun e dyfekut kreshnik pėr provėn e naltė...
... Qanė e vajtuan nė shtėpi. Shkulėn flokėt nėna e motrat e tė vrarit. U kanos vėllai tė marrė gjakun nga hasmi i vjetėr i shtėpisė, po puna ėshtė se pushka kreshnike e Sulės nuk mbeti nė turp kombėtar.
Edhe Suli e mbajti fjalėn e nuk e tradhtoi Sulėn...


DH


Vasili me Veselin ishin shokė. Shokė qė nė vogėli - ngrohur mė njė diell, lagur mė njė ujė. Pastaj erdh puna qė Veseli vrau Vasilin edhe Vasili vrau Veselin. Qė tė dy ia dhanė flakė mė flakė, si trima tė ndjerė qė na nderojnė vendin e kombin kombėtar kreshnik.
Puna rrodhi kėsilloj:
Vasili me Veselin rrinin nė njė hije edhe bisedonin. Aty pranė ish lumi. Pranė lumit njė plep. Vasili tha:
- Hajde plep, hajde, qė tė mbolli dora e Krishtit!
Veseli tha:
- E keq, or mik, e mbolli dora e Muhametit!
- E Krishtit!
- E Muhametit!
E filluan si me tė qeshur po doli e ngjeshur se sikush gojėn e kish tė tijėn edhe me bukė e ushqente. Po pėrveē gojės, kishin edhe kobure nė brez, si ēdo shqiptar i vėrtetė.
- Plepin e mbolli Krishti!
- Plepin e mbolli Muhameti!
Pak-pak! koburet kreshnike, flakė mė flakė!
E qė tė dy u vranė!
Njėri pėr plepin e Krishtit, tjetri pėr plepin e Muhametit...


E


Selmani vrau Selmanin; Stefani vrau Stefanin; Hasani vrau Kristanin; Mestani vrau Vasilin...
Puna rrodhi kėsilloj:
Rrinin qė tė gjithė edhe vėshtronin malet e larguar.
I pari i tha tė dytit (Selmani Selmanit):
- Mali qė pėrtej ėshtė mė i lartė se ai tjetri.
- Jo, e ke jangėllėsh. Ai tjetri ėshtė mė i lartė nga ai qė pėrtej.
- Jo, ti e ke keq!
- Jo unė, po ti!
Hynė nė valle edhe tė tjerė: dy Stefanė, njė Hasan, njė Mestan, njė Kristan, njė Vasil, njė Halil...
Si trima qė ishin, e bėnė fora edhe u vranė trimėrisht nė shesh tė burrave. U ngritėn pastaj edhe farefisi edhe i dogjėn shtėpinė njėri-tjetrit.

Dhe malet mbetėn si ishin: male...

Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, shkurt 2010)
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-09-2012, 01:32   #4
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,281
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 28 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Mitrush Kuteli - Jeta

MITRUSH KUTELI



GJONOMADHE E GJATOLLINJ




Ju falem, o burra tė mirė, qė rrini e kėndoni kėtė kartė. Ju falem e ju marr dorėn t’ju pyes njė fjalė e dua tė mė ktheni pėrgjigje: kini parė a s’kini parė, ore, trima nė botė? Ama ta dini: unė s’ju pyes pėr trima sidokudo, pėr kokėshkretė, nga ata qė s’i merr as kandari, as kalemi, po pėr trima tė vėrtetė, pėr burra qė hanė bukė veē.
“Kemi parė...” mund tė hidhet e tė thotė ndonjė qė s’e ka marrė vesh mirė pyetjen time, qė nuk e ka pleqėruar mirė punėn e qė ngutet tepėr.
Mirė, ta zemė se kini aprė apo ta zemė se kini dėgjuar, po urdhėroni e mė thoni – me fjalė burri e jo me dėngla e me gangra-dungra, nga ato qė tė gėrvishtin veshin: a kannė qenė kėta tuajt mė trima se sa ata tė derės sė Gjomadhėve nga Shėmėrtia e sipėrme? Ja, tani mė duket se zutė ta merrni vesh pyetkėn time: po ju shoh se qysh shtypi e pėrshtypi, vrisni mendjen, varni vetullat e nuk mė jepni dot pėrgjigje. Pa nė doni tė dini tė vėrtetėn, ju them se vrisni mendjen e varni vetullat kot mė kot. Unė, ore, ju flas me tė drejtėn e Zotit, me dorė nė zemėr, se ja, u thinja e sot jam nesėr s’jam, e s’dua tė shkoj matanė me njė gur mulliri varur nė qafė. Se kėshtu ėshtė gėnjeshtra: gur mulliri varur nė qafė. Pėr njatė qiell tė lehtė, qė na fal, e pėr kėtė dhe tė rėndė, qė na mban, s’di tė ketė patur ndonjė-herė trima mė tė fortė se sa ata tė derės sė Gjonomadhit! Meshkujt e kėsaj dere kannė qenė njėherė e njėkohė veē botės, jo vetėm pėr punė shpate e punė hute, qė i punonin si punon bulku parmendėn e muratori ēekanė e mistrinė, po edhe pėr mendjen e ndritur e pėr emėrn flori qė kannė patur tė gjithė, ashtu siē i ka hije burrit tė vėrtetė. Ata s’e kishin vėnė kurrė vdekjen nė kandar, s’i qenė drojtur kurrė. Gjonomadhėt e kishin trimėrinė, si t’ju them unė i mjeri, gjėkafshė qė nuk veēohet dot nga burri, sindozot se nuk veēohet mishi nga thoji. E kishin, them, tė tyren, siē e ka zogu erėn e peshku ujin.
Nė s’ju vjen tė besoni e druhi tė ma thoni, urdhėroni e dėgjoni dy fjalė: nė Shėmėrtinė e Sipėrme e nė gjithė fshatrat pėrqark nuk mbahet mend brez pas brezi qė ndonjė burrė nga dera e Gjonomadhėve tė ketė vdekur dalėngadalė, nė pleqėri, kur s’i mund mė kėmba e dora, kur i soset vaji i kandilit.
Jo, more, jo!
Meshkujt e Gjonomadhėve kannė rrojtur, qė tė gjithė, sa kohė u ka regėtirė shpirti, mė kėmbė e jo mė gjunjė, me shpatė nė dorė dhe kannė vdkeur gjithė me vdekje burri: plumb e shpatė, qė ėshtė vdekja mė e shkrutėr e mė e ėmbėl nga tė gjitha. Po, besa, burra tė fortė kannė qenė!
Ja, ejani tė ngjitemi bashkė nė remėn e kohės, kuk rrjedh papushim uji i jetės e i njerėzimit – se edhe ne ujė jemi e si uji shkojmė nė kėtė botė - e kini pėr tė parė me sytė tuaj dėmet e kėsaj dere bujėmadhe.
S’di sa breza mė parė, njė Pjetėr Gjonomadhi ka luftuar sa ka luftuar kėtej, i ka mundur kundėrshtarėt e pastaj, me qė s’kish me kė tė luftonte, ėshtė ngritur e hedhur kaluar, tutje, nė Frėngji, me katėr djem si katėr lisa mali e me njėqind e sa huta tė tjerė, mė tė shumtėt nipėri e farefis. Atje, nė Frėngji: Pjetėr Gjonomadhi me shokė, veshur me fustane tė bardha, me tirqe tė bardha, e ma kapa tė bardha nė kokė, me shpatė tė ndritur nė dorė, ka ēuditur tėrė botėn me trimėritė qė ka punuar nėpėr luftra tė mėdha e tė vogla. Kėto gjėra i ka parė vetė ,e sytė e tij mbreti i Frėngjisė. I ka parė e a mbetur gojėhapur. E si ka mbaruar lufta, ka thirrur pranė e pranė Pjetrin me shokė, i ka pėrqafuar, u ka dhėnė nga njė shpatė tė artė, nga njė qese me florinj pėr shoq e nga dhjetė qese bashkė pėr ēdo flamur qė i kishin shkulur nga dora e armikut nė luftė e sipėr. Po mė shumė nga tė gjithė e ka lėvduar e shėrblyer zotin Pjetėr, qė ishte koka e tė gjithėve. E kur ėshtė kthyer nė Shėmėrtinė e sipėrme me lavd e pre, shumė kohė bota i ka thėnė Pjetėr frėngu. Mė vonė, Frėngjia ka ndezur luftėra tė tjera, ėshtė gjendur ngushtė dhe ka dėrguar e ka thirrur Pjetrin me shokė tė vejė e tė luftojė. Ky ka shkuar, ka trimėruar e nuk ėshtė kthyer mė. Them nuk ėshtė kthyer, po ka lėnė nam tė madh nė bot.
Disa Gjonomadhė tė tjerė, qė kannė pasur nė krye Gjin Gjonomadhin, janė hedhur s’di se kur nė mbretėrinė fusharake tė Maxharit e kannė luftuar pėr mbretnė e atij vendi kundėr mbretit tė Tataristanit kokėrruarit qė vinte kaluar,rrėke-rrėke, me jatagn nė dorė, qė vriste e digjte, rrėmbente gra e fėmijė e i hiqte tutje. Ky, Gjin Gjonomadhi me shokė, ja ka prerė hovin Tataristanit, ka luftuar si burrė e ka shpėtuar nga mortja shumė gra e fėmijė. Prandaj mbreti i Maxharistanit ja ka shpėrblyer nderin me nder dhe e ka mbajtur andej, nė bukė tė madhe. Shumė Gjonomadhė tė tjerė - njė Pal, njė Gjon, njė Pjetėr (tė tjerėve nuk ua mbaj mend emrat) kannė luftuar pėr Vojvodėn e Vllahisė sė Sipėrme e pėr atė tė Vllahisė sė Poshtme, qė ishin nga gjaku ynė, dhe kėta i kannė ngritur nė shkallė tė lartė e i kannė mbajtur andej qė t’i kenė dorė tė djathtė kundėr atyre qė deshin t’u mihnin varrin. Njė Gjonomadh – s’di si i thoshin: Gjergj a Kostandin – ka shkuar me nipėr e shokė gjer tutje nė Axhemistan e ka luftuar pėr mbretnė e Stambollit. Edhe ky, kur ka dėgjuar pėr trimėritė qė ka bėrė, ėshtė ngritur mė kėmbė, ka pėrpjekur duart e ka thėnė: “U lumtė burrave tė dheut!”
Nė s’i kini dėgjuar kėto e shumė tė tjera tė kėsaj dore, qė janė shumė tė lashta, patjetėr besoj se ja kini dėgjuar emrin Selfo Gjonomadhit e kėngėn qė ja ka kėnduar bota dy a tre breza njeriu. Ky, Selfo Gjonomadhi, ka luftuar me manxhura e me shpatė nė dorė brenda nė Misir me ata felahėt kėmishėgjetė. Atje, nė Misir, ka lėnė edhe eshtrat e tija, qė ju zbardhėn e ju tretėn nė rėrėn e valė. Njashtu duhet tė kini dėgjuar pėr Upe Xhufkemadhė e pėr Bido Shėmėrtinė, qė kannė ndezur xheng tė madh edhe e kannė tundur tėrė Rumelinė, pėr Myrto Nishanllinė, qė e kish njė tė shtėnė e dy tė vrarė, pėr Selfo Mustaqemadhė e pėr shumė burra tė tjerė nga dera e Gjonomadhit, qė kannė lėnė nam nė Janinė, nė Allasonė e nė gjithė mbretėrinė e madhe tė Turkut. Nė ēdo vend ku ka plasur luftė e zjarr, Gjonomadhėt janė hedhur nė krye tė burrave, herė vetėm me shpatė, herė me karafil e manxhura, me shishane, shishopo, me dogra e martinė, me pisqollė e s’di ēfarė armė; nuk i janė drojtur vdekjes.
“E pse s’janė shkruar nė kartė gjithė kėto trimėrira?” do tė hidhet tė pyesė ndonjė shkollar nga ata tė rinjėt, qė e kanė mendjen vetėm nėpėr kartėra, nėpėr divitė e kalemė kallmri.
E kush t’i shkruante, o djalosh i mirė? Nė atė kohė nė vendin tonė njeriu nuk lindte e nuk rronte me kartė, divit a kalem kallmri, po me shpatė e me hutė. Se po tė paskeshim patur edhe njerėz tė atillė, ne do tė kishim sot njė kartė tė madhe sa fusha e Domovuzės – qė nė Urakė e gjer nė Rrajcė e qė aty gjer poshtė nė Prrenjės e nė Lėngajcė, tė mbushur dinga me rrėfimet e trimėrive tė burrave tanė.
Po, vaj e vaj, tė gjithė kėta trima tė ndjerė e derdhėn gjaknė e tyre pėr botėn, pėr tė tjerėt, ca me njėrin e ca me tjetrin, bjeri t’i biem e tym mė tym, trimėri pėr trimėri...Ja, kjo ka qenė e keqja jonė..S’doli njė burrė qė tė thotė: “Dale, ore, ku po shkoni kėshtu? Mblidhni mendjen e mbani dorėn, mos u vrini pėr tė huajin”. Nuk doli e shkoi e vate...
E kėshtu, o tė mirė qė rrini e kėndoni kėtė kartė, mė falni se preva fjalėn, pėr nam e trimėri ndėr tė huajt, u shkallmua e u blua ajo dera e ndjerė e Gjonomadhėve tė Shėmėrtisė sė Sipėrme.
Sa u dilte pushi faqeve e sa e ndjenin veten burrė, meshkujt e kėsaj dere martoheshin, qė tė linin prapa ndonjė hutė pėr t’u zėnė vendin e pastaj, pas dy a tri vjet, merrnin dyfegjet, ngjeshnin pisqollat e jataganėt dhe i binin kryq e tėrthor mbretėrisė, nėpėr luftra, apo hidheshin nėpėr mbretėrira tė tjera. I ndillte, bre, kjo e uruar vdekje nė vende tė largėta, me shpatė nė dorė, sikur tė paskej qenė mjaltė, jo vdekje.
Po sado shumė trima qė kannė hequr e bluar vendet e largėta, prapėseprapė mė shumė ka ngrėnė gjaku qė ka patur dera Gjonomadhėve tė Shėmėrtisė sė Sipėrme me derėn e Gjatollinjėve tė Shėmėrtisė sė Rėposhme. Gjaku u ndez s’di se si e s’di se kur pėr njė ēupė edhe pastaj, bjeri t’i biem, vrini tė vritemi, mbajti shumė breza gjersa Gjonomadhėt e Gjatollinjtė ju afruan buzės sė varrit e ment ju shua fara tė dyja palėve. Sepse e vėrteta ėshtė e vėrtetė: as Gjatollinjtė nuk binin mė poshtė nga trimėria. Derė mė e re, afėr menē, po mė e shtuar se sa ajo e Gjonomadhėve. Po t’i merrje kokė pėr kokė binin nėntė me njė. Mirėpo Gjonomadhėt kishin nam tė madh e shumė miqėsira, se ishin derė e vjetėr, kėshtu qė katundari vinte pothuaj pat e pat.
Ehej, o tė mirė, tė paskeshit qėnė atyre maleve tė larta e tė paskeshit parė kur ndizej dyfegu midis Gjonomadhėve e Gjatollinjve! Dilnin gjithė kėta burra – me vėllezėr e djema, me nipėr e stėrnipėr, me miq e miq tė miqve, me numėri e krushqi, me tė afėrm e tė largėt, qė i kishin ngrėnė bukėn e krypėn njėri tjetrit, e sa tė tjerė - dilnin, them, gjithė kėta burra me armė nė dorė e zinin majat e shkrepat, qafat e grykat, kronjtė e pėrrenjtė e ja lėshonin soqi-shoqit flakėn mes pėr mes: vriteshin, priteshin. Gjėmonte gjithė vendi nga krismat e dyfegjeve grykėgjetė, mjegullohej nga tymi i barutit, qė nuk e kursente as njėra palė, as tjetra. E nuk shtinin kot se koti, nė erė, po nė mish tė gjallė, vetėm nė mish tė gjallė. Edhe sa shpejt i mbushnin dyfegjet me barut e plumb, sa shpejt i ngjishnin zhap e zhap, me harbi, sa shpejt e vinin azgotin atje ku duhej, sa shpejt e merrnin shenjėn dhe e shkrehnin dyfegnė! Nuk hanin e nuk pinin, nuk mbėshteteshin nė ndonjė gur a dru pėr tė marrė njė sy gjumė, po vetėm luftonin. Shpesh, ditėn apo natėn, njėra palė pėrpiqej tė kaptonte ndonjė kreshtė a ndonjė qafė mali e t’i dilte krahut palės tjetėr. Dhe atėherė - hej, hej! – sa njerėz mbeteshin tė nderė, pa shpirt, gėrxheve e brinjėve, sepse dyfegu s’bėn shaka: vret.
Po, fundja, burrat mėrziteshin sė luftuari me dyfegje tė gjetė. Larg e larg, e me pisqolla, afėr a fėr. Edhe, papritur, dilte ndonjė e thėrriste me tė madhe: - “Heeej, dėgjoni! Kush i thotė vetes burrė le tė dalė kėtu, nė shesh tė burrave qė tė pritemi me shpatė!” – “Kėtu mė ke!” ja kthente tjetri, qė matanė. Aty pėr aty linin pritat e dilnin kėta burra fustanebardhė, me shpatė nė dorė, bėnin pėrpara, afroheshin e luftonin vetė pėr vetė, nė sytė e tė dy palėve, gjersa njėri apo tė dy shembeshin poshtė tė mbytur nė gjak. Pastaj bėnin pėrpara dy nga dy, tre nga tre, pesė nga pesė e priteshin shoq me shoq, kurse tė tjerėt rrinin e shikonin, u jepnin zemėr me fjalė njerėzve tė tyre.
Lufta e gjaku s’mbante pak, po javė e muaj tė tėrė, hop kėtu e hop pėrtej, mal mė mal e breg mė breg, kur njėra anė mė e fortė e kur tjetra. Atėhere mbylleshin gjithė udhėt e gjithė shtigjet. Ata qė s’merrnin anė as nga njėra palė e as nga tjetra rrinin brenda nė shtėpi, qė tė mos i zinte ndonjė plumb i ftohtė. Karvanėt e nisur ndėrronin udhėn a ktheheshin prapė; ujqit e arinjtė tuliteshin nėpėr strofka.
Luftė, kjo!
Luftonte Gjonomadhi me Gjatollinė, si mbret me mbret.
Edhe mbushej vendi me tė vrarė tė pa kallur nė varr e me tė plagosur. Tė plagosurit vuanin shumė, se u ftoheshin plagėt, po nuk rėnkonin qė tė mos gėzohej armiku e tė mos i thyhej zemra e mikut. Ata qė shkonin t’i ngrinin mbeteshin shtrirė nė vend. E sa mė shumė zgjatte lufta, aq mė fort ndizej gjaku e mėria, aq mėshumė shtoheshin tė vrarėt brinjėve, gėrxheve, shkrepave, sepse burrat hidheshin si tė verbėr nė krahėt e vdekjes.
E kur shikonte kaq burra tė nderė pa frymė, hynte nė mes ndonjė shpirtmirė, i paanė, sidmos Rushan Aga Muzaka apo Hodo Selmani, ose qė tė dy bashkė, mundoheshin tė platitnin gajkrat, me fjalė tė buta, edhe e ujdisnin punėn qė tė pushonte huta e shpata ca ditė, ca javė e ca muaj, gjersa tė kalleshin tė vrarėt nė varr, tė hiqeshin tė plagosurit, tė lidheshin e tė shėroheshin plagėt, tė mblidhej bereqeti e tė nxirrej gjėja e gjallė nė kullotė a tė vozitnin udhėtarėt nga njė anė tek tjetra. Po kur nuk e prisje, si ajo rrufeja nė tė kthjellėt, plaste prapė xhengu, buēisnin grykat, tymosnin shkrepat dhe hapeshin varre tė reja.
Mirėpo qėllonte qė nė mes tė zjarrit e tė luftės vinte ndonjė tabor i madh i turkut, qė donte tė ante udhė e tė shkonte tutje, nė punė tė tij. Atėherė kumandari – mylazim, miralla, pasha a s’di ēfarė - u dėrgonte urdhėr tė dy palėve: - “Ore, shuani zjarrin, hapni udhė tė shkoj e pastaj bėni ē’tė doni, vrituni gjersa tė shuhi tė gjithė!” Fjala ishte aq e vrazhdė, sa qė tė dy palėt – Gjonomadhė e Gjatollinj – merreshin vesh fėt e fėt njėri me tjetrin, me tė fėrshėllyer e tė thirrur a me lajmės, pushonin luftėn midis tyre, bashkoheshin e zinin vend krah pėr krah, ja kthenin hutėn turkut: e gėrmonin, e shuanin, i merrnin armėt. Pastaj e nisnin prapė, shoq me shoq...
E, qė ta dini sa e madhe ishte mėria, duhet ta dini se qėllonte qė tė dy palėt ta ndiqnin njėri-tjetrin, me luftė, gjer tutje nė Grekėri, nė Rumeli e s’di se ku, edhe atje vriteshin e priteshin si deshin vetė e sa deshin vetė e s’guxonte njeri t’u mbante dorėn.
Po gjėra tė kėtilla qėllonin vetėm rrallė e tek, sepse kur gjendeshin larg vendit, sikush shikonte punėn e vet e nuk e ngiste hasmin. Bile kish ndodhur rasti qė ta ndihnin shoqi shoqin nė luftė me tė huajin. Kėshtu, rrėfejnė se ai Selfo Mustaqeziu, qė zumė nė gojė aty mė parė, me tetėdhjetė e ca huta ėshtė hedhur e i ka marrė krahun Nure Gjatolliut, tė cilin e kish qarkuar armiku nė atė Grekėri tė shkretė e e mbante si nė kllapė, pa bukė, pa ujė. I mori krahun, e theu tė huajin dhe e ēliroi Gjatollinė nga ēargu i vdekjes.
“O selfo, i thanė ca burrė, ē’pate qė i dole zot hasmit? Ti je nė gjak me derėn e Gjatollinjve”. – “Ke tė drejtė: unė jam nė gjak me atė derė, po nuk dua t’i ha hakėn. Hasmi im ėshtė trim, burrė. Prandaj nuk desha qė t’i vejė fir trimėria pėr bukė e ujė, nė dhé tė huaj. Ne vritemi shoq me shoq, se ashtu na ka vajtur filli, po s’duam tė na vrasė i huaji. Ja, kėshtu! Nė dhe tė huaj s’jemi hasėm, po vėllezėr, se flasim njė gjuhė”.
Edhe atje tej, nė Grekėri, Gjatollinj e Gjonomadhė bashkė, me Nuren e Selfos nė krye, duke shkelur mbi kufomat e armikut tė thyer, u pushtuan e u puthėn si vėllezėr, hėngrėn e pinė bashkė dhe e lidhėn besėn qė tė harrojnė tė shkuarat e tė shuajnė gėrnjėn e vjetėr. Kjo lidhje mbajti njėzet e ca vjet. Tė dy fiset ju vunė punės, rritėn kopera tė reja, mbushėn hambaret me drithė, ndėrtuan shtėpi tė reja, u shtuan e u forcuan, gjersa mbyllėn sytė krerėt e pastaj, s’di se qysh e s’di pėrse (thonė se nė kėtė punė ka patur gisht valiu i Manastirit, qė ua shtiu ujėt nėn rrogoz), plasi pėrsėri dyfegu, mė fort se qėmoti, u bė urgji e madhe.
Gjak sot gjak nesėr, varr sot varr nesėr, ja, sė fundi, ardhi ēasti i lig e nuk mbeti nga dera e Gjonomadhėve veēse njė mashkull, po edhe ky ishte djalė i ri, i njomė. I thoshin Sefedin, ish tetėmbėdhjetė vjeē, mbante dy nuse (se desh tė bėnte djema qė tė linte huta prapa) e nuk i trembej syri as nga mbreti as nga hasmi. Gishti e syri i tij bėnin ēudira, se e kish trashėgim nga gjyshstėrgjyshi tė shtinte njė e tė vriste dy. Edhe kur Gjatollinjtė hidhnin rromuze poshtė e lart, duke thėnė se i kish edhe buzėt me qumėsht e nuk mund tė matej me ta, Sefedini dėrgoi nja katėr a pesė nė botėn tjetėr, qė t’i bėnte tė fala babait e betohej se nuk do tė shkelte tė njėzetat pėrpara se t’i shuante gjithė Gjatollinjtė. Po as kėta s’flitnin: e ndiqnin kėmba kėmbės e nuk e shtinin dot nė ēarg, se ishte fnok i madh, syshqiponjė, kėmbėlehtė. Ata e qarkonin, ai u dilte prapa krahėve e ua shkrepte; ata i ngrinin prinin nė shteg, ai u dilte tutje, nė njė shkrep, e qė atje: zhgėdau! Me martinė, i bėnte kopan. Tė nuhaturin e kish mė tė fortė se tė langoit; vendin e dinte me pėllėmbė. Binte nė dyfeg, vriste, plagoste e hiqej shpejt, ku nuk ta priste mendja. Njė herė u bė si i vrarė, nėn gunė. Ata tė tjerėt ja bėnė gunėn shoshė, me plumba, pastaj ju afruan ngadalė, dhe, kur s’e prisnin, Sefedini ua shkrepi qė prapa njė lisi tė shembur, i griu. Dy herė e vunė nė kllapė, po mbetėn nderė lėndinave, si levere, gjersa ardhėn i ngritėn shokėt, me trira, pa armė. Ēuditej njė botė e tėrė: ē’njeri paska qėnė ky? Sefedini e linte tė ēuditej e shikonte punėn. Pėr njė shterpar qė i vranė, nga inati, sepse thoshnin qė kish qenė nė kallauz, vrau dy tė parė nga dera e Gjatollinjve, ky desh me kėmborė, siē u thesh bota. Ndajnata e zinte nė shtėpi, mėngjezi nė qafė tė malit: dreka nė stan tė pėllejave, darka mbi luadhet e Gjatollinjve, mun pranė shtėpisė. –“Ky ėshtė nishan! – thoshin njerėzit. – Ecėn e s’i dėgjohet ēapi, shkel e s’le gjurmė. E kur nuk e pret tė del nė brinjė.” Atėhere Gjatollinjtė e ndryshuan tropon: u shpėrndanė nė tė katėr anėt: po s’e zumė kėtu do ta zemė andej, se s’ka se si tė bėhet zog me krahė. Atė desh edhe Sefedini: tė pėrhapeshin, tė holloheshin, qė t’i grinte njė nga njė. Mirėpo miqėsia thosh ndryshe: shtamba shkon shumė herė pėr ujė gjersa thyhet. Vanė i thanė Sefedinit qė tė mbyllej brenda ca kohė, gjresa t’i lindte ndonjė mahskull, Sefedini dėgjoi, tha “peqe” e bėri sikur u mbyll nė shtėpi, prapa mazgajve. Tha dhe e hapi fjalėn anembanė, qė ta merrte vesh edhe hasmi. Ky besoi e s’besoi dhe, me tė besuar e pa tė besuar, e humbi toruan. Kėtė desh Sefedini dhe i ra ku s’e priste.
E ja njė ditė - nė pranverė, kur sapo kish lėshuar fletė lisi – ranė ca dyfegje lart, mbi fshat.
Pesė Gjatollinj, tė gjithė burra tė regjur, me mustaqe tė gjata, kishin ndezur luftė me Sefedin Gjonomadhė ne Guri i Üjetėrkalit. Ata pesė, ky fill i vetėm. Gjatollinjtė kishin zėnė pusi edhe, siē e dini, pusia tė vret, sado, i fortė qofsh. Qė nė batare tė parė, Sefedini mori dy plagė: njė nė ije e njė mė lart, nė brinjė, dhe u unj poshtė. Gjatollinjtė thanė se ishte vrarė e u turrėn, yrrja! t’i marrin armėt. Mirėpo Gjonomadhėt s’janė nga ata qė i lėshojnė armėt me njė e dy, sa kohė qė u regėtin shpirti, se edhe tė plagosur dinė ta punojnė dyfegnė Punoi e punoi ky dyfegu i Sefedinit gjersa tre Gjatollinj mbetnė shtrirė nė rrah, sa tė gjatė tė gjerė. Lufta shkoi mė tej, dy me njė. Dhe ja, Sefedini ja futi njėrit Gjatolli plumbin nė grykė tė dyfegut, ja vulosi. Mbetėn tani vetėm dy dyfegje qė punonin e i pėrgjigjeshin njėri tjetrit: njė dyfeg Gjonomdahi e njė dyfeg Gjatolliu.
-Dil sheshit, nė je burrė! – i thirri Sefedinit ay Gjatolliu me dyfeg tė vulosur e u ngrit mė kėmbė me gjashtore nė dorė. – Dil sheshit ta bėjmė flakė me flakė!
Burrė burrė, po edhe plagėt plagė...Dhembin, tė shkretat, rrjedhin gjak. Sefedini i harroi plagėt e bėri tė ngrihet, po nė atė ēast i ranė dy plumba, qė e muar mes pėr mes: njė plumb martine e njė plumb gjashtore.
Ra i vdekur.
Kur dėgjoi bota, pėrpoqi duart me gjėmė e tha: “Medet, u mbyll dera e Gjonomadhit!”
Trim o Sefedin, ē’e ka qarė e vajtuar gjyshja, ditėn e parė! Vetėm tė parėn, jo tė dytėn e tė tretėn. Se, duke ndenjur e mekur, leshlėshuar me kokėn nė ashmak tė vatrės, ju shti si nė ėndėrr – ama ėndėr nga ato me sy hapur – Sefedini vetė me katė plagė me gjak tė mpiksur. I tha: “Ardha tė tė marr dorėn, zonja gjyshe. Tė tė marr dorėn e tė tė falem. Gjaknė tim e kam marrė vetė: kam vrarė dhjetė e kam plagosur tre. Mos mė qani, se kur mė qani mua mė dhembin plagėt...” Si thua kėshtu, Sefedini u unj, i mori dorėn e djathtė, e puthi me buzė, e ngriti nė ballė. “Nurija, tha, do tė lindė njė djalė. Kėtij djali do t’i vini emrin tim. Si tė rritet, thoni tė dalė lart, ne guri i Pjetėrkalit, tė luftojė e t’ja marrė hasmit dyfegnė tim, se mė vjen rėndė nga shokėt qė kam kėtu: tė gjithė e dinė se dyfegnė tim e mban Selma Gjatolliu”.
Atėhere Hanko Dudija kėrceu mė kėmbė e u bėri emėr nuseve tė pushonin gjėmėn e vajin:
-Dhjetė burra shtriu pėrdhe njė djalė i ri, Sefedini zogu i malit. Gjaknė do t’ja marrė i biri. Qė sot s’ka mė zi e vaj nė shtėpi tonė.
Nuk shkuan as tre muaj, ndėrsa Gjatollinjtė vozitinin pa drojtje mes pėr mes Shėmėrtisė sė Sipėrme, tundu e shkundu, me armėt e Sefedinit nė krah e nė brez, brenda nė shtėpinė e vjetėr tė Gjonomadhit shkrepi njė shkėndijė e re: lindi njė foshnjė.
-Gur! – thirri zonja e madhe, qė e priti stėrnipin nė pėqi.
-Gur, na rruat! – thirri nusja e parė, qė kish dy ēupa dhe vetė ishte nė tė shtatat.
-Gur ... – murmuriti lehoneja me zė tė qarė. – Gur, shpirt i nėnės, e s’ka kush tė zbrazė njė dyfeg, qė ta dijė gjithė fshati se na u ndes prapė zjarri nė vatėr.
-Hesht, nuse bijė, mos qaj, se dyfegnė e zbraz unė vetė pėr djalin! – thirri zonja e madhe; e mbėshtolli foshnjėn nė pelena, ja la nė pėqi nuses sė parė, rrėmbeu njė dyfeg tė mbushur, nga ata qė ishin varur nė peronat, e nxorri grykėn ne mazgalli edhe e zbrazi dang e dang, tri herė.
U gėzua gjithė miqėsia, afėr e larg.
Djalit ja vunė emrin e t’et: Sefedin.
Zonja e madhe, stėrgjyshja, harroi sėmundjet e pleqėrinė, u krekua, u pėrtėri si mėnjolla, ngriti kokėn lart, si qėmoti. Natėn e tė tretave vuri djepin nė kėndin e djathtė, tė burrave, e qerthulloi me dega lisi tė njomė, i vuri njė dyfeg nė krye, njė pisqollė, njė shptaė, vezme.
-Burrė u bėfsh, trim u bėfsh e gjaknė mos e harrofsh kurrė!
Qė kur ish foshnjė, Sefedin Sefedini prekte me gishtėrinjtė e tij tė njomė llozin e ftohtė tė dyfegut, e pėrkėdhelte. Nė motin e gjashtė, kur e kish édhe krahėrorin plot me rupa argjėndi njėri mbi tjetrin, si ato luspat e peshkut, zbrazi dyfeknė e parė nga dritarja. Ky defeg s’ishte as karafil, as manxhura, as martinė e as dogra, po manxer tringo i ri, qė merrte brenda njė krehėr me pesė fyshekė. Manxeri ishte i shtrenjtė - njėzet lira folri njėra mbi tjetrėn. Edhe fyshekėt ishin tė shtrenjtė. Po zonja e madhe nuk kursente asgjė: e mėsonte Sefedinin tė merrte nė shenjė. Ajo mbush, ay zbraz; ajo mbush pėrsėri, ai zbraz pėrsėri, gjersa dora nuk i dridhej fare e syri nuk gabonte. Fluturonte lart petriti, laraska a korbi e plaka thosh:
-Bir, ja njė Gjatolli!
Dhe pa mbaruar mirė fjalėn, “Gjatolliu” kėputej e binte poshtė sikur e thėthinte gremina.
Herė zonja e madhe, herė nėna e herė gjithė Shėmėrtia kėndonin trimėritė e Gjonomadhėve; Sefedini i dėgjonte i menduar, i vrėnjtur. A dinte vallė se ai ishte Gjonomadhi i fundit i gjithė kėtyre brezave bujėmėdha? Domosdo e dinte. Ky ishte ushqimi i pėrditshėm qė merrte shpirti i tij.
Zonja e madhe priste tė rritej edhe ca, ta martonte edhe pastaj, pas martese, ta niste qė t’ja bėnte forra luftės me Gjatollinjtė. Sepse zonja e madhe ngulte kėmbė e nuk donte tė ndahej nga kjo botė para se ta ngopte shpirtin: tė dėgjonte se stėrnipi kish lidhur fillin e jetės sė tij me atė tė gjyshstėrgjyshėrve, se kish marrė gjakun, se armiku kalbej nė varr e se shtėpia e kėtij ishte veshur nė zi. Po e para nga tė parat: martesa.
Kėshtu donte zonja e madhe, po puna doli ndryshe.
Njė ndajnatė, aty nga zemra, ranė ca dyfegje lart mbi fshat, ne Guri i Pjetėrkalit. Bile njerėzit i njohėn pas krismės:
“Ky ėshtė manxeri i Sefedinit! Ndofta gjaun ndonjė egėrsirė”.
Po nuk ish egėrsirė, sepse pas pak u dėgjua njė dogra.
“Kjo ėshtė dograja e Sefedin Gjonomadhit qė e mban Selman Gjatolliu. Po pse s’pėrgjigjet manliheri i Nures? Nurja e Selmani s’ndaheshin kurrė”.
Mbajtėn vesh e pritėn. Krisi pėrsėri tri a katėr herė rresht manxeri i Sefedinit. Dograja s’u pėrgjegj mė. Heshtje. Nuk shkoi shumė - ja, sa tė dredhėsh e tė pish njė cigare duhan – dhe zbardhi nė ata gurė tė zinj fustan’ja e Sefedin Sefedinit. Zbardhi, zbriti e shkoi mespėrmes Shėmėrtisė sė Sipėrme me tre dyfegje: dy krahut e njė nė dorė, me tre kollanė fyshekė tė ngjeshur kryq e tėrthor, me tri kobure nė silahe. Kaq? Jo, Sefedin Sefedini mbante varur nė kraharor edhe tre qostekė argjendi, me pafta tė mėdha, si mburoja. Njėri ishte i tija, tjetri ishte i Selmanit. E panė me sytė e tyre tė gjithė ata qė ishin mbledhur e rrinin pėr fjalė e kuvend nė hajat tė xhamisė. E panė, i kthyen tunjatjetėn e thanė me vete:
“Vajti haka ne i zoti. Gjonomadhi Gjonomadh mbetet.”
“Dardha nėn dardhė bie”.
“I lumtė njajo dorė!”
Edhe kur u ngjit bota lart, ne guri i Pjetėrkalit, gjeti Nure Gjatollinė tė vrarė nė gjithė atė vend qė ku e kishin ngritur katėrmbėdhjetė vjet mė parė Sefedin Gjonomadhė, t’anė e Sefedin Sefedinit. Pakėz mė tej ish shtrirė Selman Gjatolliu me njė plumb nė ballė.
“Hajde, dorė Gjonomadhi, hajde!”
“Mėnon, duron, po s’harron...”
Pa kur ma pa zonja e madhe dogranė e tė nipit, tė Sefedinit, ma mori nė krahė, ma puthi, sikur tė paskej puthur tė nipnė e ma lau me lot, ma fshiu me cullufet e bardha tė kokės. Me cullufet, ore! Se katėrmbėdhjetė vjet kish pritur ajo tė merrte prapė dyfegnė e tė birt tė tė birt! Katėrmbėdhjetė vjet nė hi tė vatrės, kryeunjur, pa gėzime. E shponin nė zemėr, si tryelė, gozhdat e opingave tė Gjatollinjve, qė shkonin e vinin aty, mbi udhė, me armėt e Sefedinit nė sup.
Priti shumė, po nuk priti kot.
Ja, stėrnipi, ja shkuli gozhdėn nga zemra: vrau krerėt e fisit tė Gjatollinjve.
U gėzua gjithė miqėsia anembanė, afėr e larg.
Me t’u platitur vala e parė e gėzimit, stėrgjyshja i tha:
-Bir, zgjidh e merr njė nuse a dy, cilat tė tė dojė zemra, se dua tė bėjmė dasma. Nė s’do tė zgjedhėsh vetė, lermė mua tė tė zgjedh.
-Tė puth kėmbė e dorė, nėnė e madhe: martsėn ta lemė pėr mė tutje. Gjer tani s’mė ka pjekur ylli me asnjė.
Zonja e madhe u pikėllua:
-Nė s’do martesė, mbyllu brenda, se ata emėrshuarit duan tė tė vrasin. T’i kanė zėnė tė gjitha pusitė. Ca tė tjerė vijnė vėrdallė.
Sefedini qeshi:
-A ke parė, zonjė e madhe, mashkull Gjonomadhi tė mbyllet brenda, si gratė?
Zonja e madhe u zu ngushtė.
-Jo, bir, s’kam parė. Po atėhere si do t’ja bėjmė? Mos dhėntė i sipėrmi tė na shuhet kandili, qė mezi na u ndez! Plumbi shpon mish tė gjallė...
Plaka ra nė tė thella: e hodhi e priti me mendje, dha e mori natėn e ditėn, pastaj tha:
-Sefedin, bir: ti je mashkulli i vetėm i derės – u shtofsh e u bėfsh njėqind oxhakė! Nė s’do tė martohesh e as tė mbyllesh brenda, merr dyfegnė e ndonjė shok tė besės e shko larg, nė Gegėri. Atje dera jonė ka shumė miq. Pas motmoti, jo mė vonė, kthehu tė bėjmė dy a tri dasma njėrėn pas tjetrės. Nuset ja zgjidhi vetė, ja t’i zgjedh unė.
Sefedin Sefedini i mori dorėn zonjės sė madhe, i mori dorėn nėnės e shembrės sė kėsaj, qė e donte si sytė e ballit, puthi motrat e u nis pa lindur dielli. Jashtė e priste njė shok i besės, mik me kokė i derės sė Gjonomadhėve. Dy tė tjerė, qė kishin qėruar udhėn, prisnin mė tutje. Fėrshėllyen, muar pėrgjigje, u nisnė. Vetėm katėr veta, Sefedini nuk ktheu kokėn qė tė shikonte shtėpinė qė mbeti prapa majė njė magulli. Nuk e ktheu, sepse i himbsej shumė. Dhe psherėtiu. Pėrse? Ju kujtua se nė kohėrat e para Gjonomadhėt dilnin nėpėr botė me njėqind e ca dyfegje...
Andej, nė Gegėri, miqtė dhe miqtė e miqve e pritėn kudo krahėhapur. Mirėpo, koha ishte shumė e turbullt. Zjente dyfegu nė tė katėr anėt. Si mund tė rrinte duarkryq nė mes tė kėsaj bote, ai, djalė i njomė, po zemėrfortė, qė e kish zbrazur kaqė herė dyfegnė? Pra bėri ashtu siē bėnė miqtė dhe miqtė e miqve: u hodh vorbull mė vorbull, luftė mė luftė. Sė pari i ktheu dyfegnė Trukut kur ky donte tė shkelte Dibrėn. Pastaj ju dėgjua emri nė tė dy Dibrat, ju dėgjua nė Kosovė e brenda nė Shkup, ku kosovarėt trupgjatė e plisbardhė thanė pėrpara gjithė botės – me britmė e pushkė - se janė shqiptarė dhe duan qė vendi i tyre tė jetė Shqipėri, si qėmoti. Pastaj krisi lufta me tė katėr kralet, vendi u mbush flakė e zjarr. Dhe kėshtu, luftė pas lufte, u gjend, s’di se si, nė Shkodėr, nė mes tė redifėve tė Esat Pashės, dhe i vuri dyfegnė Nikoll Popit – siē i thoshin asohere knjaz Nikollės sė Karadakut, qė s’ngopej me tokat qė kish rrėmyber e donte tė gllabėronte toka tė tjera tė vendit tonė - nuk e la tė bėnte kėmbė kėtej. Mirėpo Nikoll popi u bashkua me kralin e Sėrbit e zuri tė godasė me topa tė mėdhenj, dėrgoi mizėri njerėzish me mitralozė tė ngrehur mė tri kėmbė. Ftohtė. Dėborė. Sefedini nuk luftonte dot si shumė tė tjerė, futur nė gropė. Jo, dilte e luftonte sheshit, siē kishin luftuar tė partė e tij. Po kujt t’i binte? Ata me opinga derri qėllonin nga larg me top. Mori dy plagė e humbi njė nga tė tre shokėt. E shpunė nė Dibėr, gjersa t’i mbylleshin plagėt. E me t’ju mbyllur u hosh prapė nė luftė, sepe krali i Sėrbit kish shkelur Dibrėn, kish vėnė zjarr anembanė, kish ēnderuar, kish vrarė. Sefedinit ju ndez gjaku. U ngrit krah pėr krah me dibranėt dhe i vuri dyfegnė katraveshit me opinga derri, e nxori nga tė dy Dibrat, e ndoqi gjer nė Gostivar e nė tEtovė, ju afrua pėrsėri Shkupit tė Isa Boletinit. Luftonte, shikonte e ēuditej: pėrkrah kish jo vetėm miqtė e tij, po edhe armiqtė e miqve tė tij. Njerėzit kishin lėnė mėnjanė mėritė e vjetra, gjakrat e vjetra dhe ishin bashkuar tė gjithė kundra tė huajit qė shkelte e ēnderonte vendin. Nisėn t’i lindnin mendime e dėshira tė reja mė tė forta se sa ato tė luftrave qė ksihin bėrė fisi i tij me atė tė Gjatollinjve. Por kėto dėshira ishin edhe mjaft tė mjegullta, tė turbullta, - ashtu siē ishte edhe koha e ahershme. Sidoqoftė, i dhembi shumė kur dėgjoi se Esat Pasha ish shitur e hequr nga Shkodra e i kish hapur udhė Nikollės...
Dhe pėrsėri turbullira. Kur ju kujtua porosia e zonjės sė madhe, tėrė vendi ynė ish bėrė copė-sopė: e kishin shkelur e djegur tė katėr kralet e vegjėl e katėr nga ata tė mėdhnjtė: Austria njė, Gjermani dy, Italia tre, Frengu katėr. Po njerėzit ē’bėnin? Ishin ndarė e pėrēarė. Shumė kishin vrarė kralėt e vegjėl e tė mėdhenj, shumė tė tjerė i kishin shkulur nga vendi e hequr tutje, syrgjyn, qė vendi tė mbetej hambull, lėndinė. Dhe kudo tė hidhje sytė nuk shihje veēse vdekje, sėmundje, skamje.
Tani Sefedini ish rrahur me vaj e me uthull, kish hyrė nė moshėn e burrėrisė. Trupi i tij kish shumė plagė tė mbyllura, po shpirti i tij kish njė plagė shumė tė madhe tė hapur, tė pėrgjakur. Kish harruar fshatin e shtėpinė...
Dhe ja, njė ditė, nė atė mėngė tė vendit, nė Shėmėrti, sosi njė togė e njė tabori tė Esat Pashės. Ky tabor hante bukėn e Frėngut e luftonte pėrkrah frėngut kundėr memces, brenda nė Shqipėri. Njerėzit ishin veshur me rroba shajaku bojė vaji, si nė tė gjelbėr, ashtu siē ishin veshur algjerianėt, marokanėt, tunisianėt dhe ushtėri tė tjera qė kish sjellė Frėngu nė vendin tonė. Kėta mbanin feste tė gjata, tė kuqe, me hėnėzė mbi ballė; esatistėt mbanin qeleshe tė bardha, herė me hėnėzė e herė me shqiponjė. Toga e taborit tė Esat Pashės kish “kumanar” Sefedin Sefedinin nga dera e Gjonomadhit.
“Po ē’ėshtė kjo turbullirė? – do tė thuash zotrote. –Pardje nė Dibėr e nė shkup kundėr Turkut; dje nė Shkodėr kundrė Karadakut e nė Dibėr kundėr Sėrbit; sot me Esat Pashėn, qė kish qenė herė mik i Turkut e herė mik i Karadakut e i Sėrbit...” Fjalėn e the mirė, o kėndonjės: tamam “turbullirė”. Po, trubullirė e madhe nė gjithė vendin, turbullirė e madhe nė shpirtin e shumė njerėzve. Kėtė turbullirė na e sillte ajo e keqja e madhe she de s’kishim dritė.
Po mė falni, se dua ta lish pėrsėri fillin e rrėfimit, ashtu siē ka qenė, ashtu siē ka ndodhur. Thashė: toga e esatistėve kish nė krye Sefedin Sefedin Gjonomadhin, qė kish nisur tė fliste nėpėr hundė e me fjalė tė shkurtėra, tė prera. Toga kėndonte njė kėngė qė e kish sjellė me vete nga Shqipėria e Mesme:

Esat Pasha gropa-gropa,
Karadaku lufton me topa..

Bashkė me togėn kėndonte edhe vetė Sefedini, duke ngritur lart e mė lart zėrin.
Thirri e kėndoi gjer brenda nė fshat. Aty s’kėndoi mė, nuk thirri mė. Zonja e madhe, stėrgjyshja, kish mbyllur sytė e kish shkuar tek tė shumtėt. Me ankth kish rrojtur, me ankth kish vdekur. Se s’ėshtė punė e vogėl tė presėsh sosjen kur di se jeta e fisit tėnd ėshtė e lidhur me njė fill tė hollė dhe nuk di as se ku gjendet ky fill. Nėna me shemrėn ishin nė shtėpi. Tė mplakura para kohe, me njė vajzė tė vogėl, tė motrėn e Sefedinit, qė kish lindur dy muaj pas tij. Dy tė tjerat ishin martuar. Gjėnė e gjallė e kishin grabitur tė huajt, qė kishin shkuar nėpėr fshat si ujqit. Ato tė dyja, nėna e shemra, punonin vetė tokėn. Gjatollinjtė keq e mė keq. Lufta, zia, sėmundjet i kishin sheshuar barabar me dhenė. Dhe kish shumė shtėpi tė djegura nė tė dy Shėmėrtitė, tė Sipėrm e tė Rėposhmen.
Sefedinit iu duk sikur jeta ishte pėrmbysur. Kudo njerėz tė brengosur, tė urtuar. Prisnin me zemėr nė dorė tė korrat e reja.
I ra rreth e qark fshatit, qė i dukej i rrėgjuar, i zvogėluar, i shėmtuar, me ato gėrmadhat e tij tė shumta. Ujėt e kronjve tė ftohtė i dukej i pėshtirė. Mezhdat e arave kishin mebutr pa hije, se pemėt i kishin brejtur kuajt e mushkat e frėngut e ishin tharė. Njerėzit e shikonin si tė huaj. Dhe me tė vėrtetė ishte si i huaj.
Shokėt e togės s’dinin gjėra tė tilla, qė do t’i ndjenin vetėm kur do tė ktheheshin nėpėr fshatrat e tyre, prandaj hė pėr hė hanin pilafin e frėngut me mish dashi Australie ose mish deveje Misiri dhe ja thoshim kėngės:

Ee-sat Paa-sha groo-pa grooo-pa,
Ka-raa-daa-ku luu-fton me tooo-pa,
O s’jaaan too-pat e Karadakut...

Vendasit shikonin e dėgjonin tė habitur. Kėnga as i ngrohte, as i ftohte. Njerėzit me rroba bojė vaji, tė ngarkuar me kollanė e vezme fyshekėsh, me bomba tė varura nė bel, me kobure nė kėllėfė drejtpėrdrejt nė kollan a nė rryp apo tė futura nė kėllėfė e tė varura nė tė mėngjėr, qė flisnin shqip, po si nėpėr hundė, duke i kėputur fjalėt pėrpara se t’i mbaronin, u dukeshin sikur kishin ardhur nga njė botė tjetėr. Ama armėt ua shikonin me zili. Domodo: manxeri e manliheri kishin dalė sheshit, dograja e martina ishin futur hatujve.
Kumandar Sefedin Sefedini bėri emėr tė kėndohej njė kėngė tjetėr, ajo e katėr kraleve. Dhe njerėzit e tij kėnduan:

Katėr krale nisėn lu-
Nisėn luftė me Turkin.
Dun me hap rrugė nė Shkodėr,
Dun me da tė mjerėn Shqipėni.

Vendasit mbanin vesh e dėgjonin. Dėgjonin dhe kuptonin, sepse ish fjala pėr Shqipėri. Dhe kėnga ishte e mallėngjyeshme, si mė tė qarė.
-Kumanar – i tha Sefedinit njė nga tė tijtė - kan ardh shumė burra e dun pushkė, dun me u shkruejt.
Dhe kjo ishte e vėrtetė. Shumė vendas donin tė hynin nė bukė tė Frėngut kundėr Nemcit. Ē’ėshtė e drejta, atyre s’u bėhej vonė pėr Frėngun e Frėngoren e tij, pėr Nemcin e Nemcoren, pėr djallin e djalloren qė, thoshin, le t’i nxirrnin sytė njėri-tjetrit e le t’i hiqnin pėr peri. Ata donin bukė, se u kish hypur varfėria dhe, mė shumė se bukė, donin dyfegje e fyshekė, bomba e mitralozė, e mė tej dinin vetė se ē’duhej tė bėnin...
Kėtė punė e merrte vesh mirė e bukur Sefedin Sefedini. Dhe tha me vete: “Duhet parė se mos ka edhe ndonjė nga ata tė Gjatollinjve qė kėrkon dyfeg. Pėrse?” Ecte pėrmes grynjave tė Shėmėrtive me dy veta prapa. Vendin e njihte me pėllėmbė: lart ishin arat e Gjonomadhėve, pra tė tijat; poshtė ishin ato tė Gjatollinvje. I ndante vetėm njė mezhdė e ca gorrica tė egra. Sa e sa burra ishin vrarė njė herė e njė kohė, nga tė dy palėt, nė kėto ara qė i ndante mezhda e gorricat e egra. Dilnin pėr tė lėruar me parmendė a me damaluk tė drunjtė, njmonin tokėn me dirsėn e tyre dhe mė tej – me gjakun e tyre. Ja, kėto gjėra bluante Sefedini nė mendje duke ecur gjatė mezhdės. Po ja – a mos i bėjnė sytė? – Poshtė rrėzė mezhdės, duket njė ēupė. Kjo bėn tė ikė e s’ik dot. Rri nė vend, e ngrirė, sikur ėshtė ngulur brenda nė dhe. Pėllėmbėn e mabn mbi sy, qė tė mos ja vrasė djelli, dhe shikon. Fytyrėn e ka tė bukur, tė rrumbull. Portokalle? Jo; shegė? Jo; mollė? Po. Mollė tė kuqe nga ato tė Shėmėrtisė . Po tė shikuarit e ka tė ashpėr. Sytė e saj shüojnė si gjemba. Sefedini afrohet, mban kėmbėt. Edhe ata qė vijnė prapa qėndrojnė mė tej.
-E kujt je, moj gocė e bukur? – pyet Sefedini.
Ajo e shikoi nėpėr qepallat e kreshpėruara si hala dėllinje. Sefedinit i rreh zemra. “Sa e bukur!” thotė me vete dhe e pyet sė dyti:
-E kujt je, moj ftujake e njomė?
Vajza vrenjtet e mė shumė.
-S’di e kujt jam-a? – ja kthen ajo. Jo vetėm vėshtrimin, po edhe zėrin e ka me hala dėllinje. Sefedinit i vjen tė qeshė: kaqė e bukur, po kaqe e vrazhdė nė tė folur e nė tė vėshtruar. Megjithatė, nuk qesh; e mban veten si “kumanara” i vėrtetė. Dhe pėrsėri me mend e tija: “Sa e bukur, sa e bukur!”
I thotė sė treti, me zė tė butė (me zėrin e Gjonomadhėve):
-Jo, moj e bukur, s’di e kujt je.
-Jam e Nures..A e ke njohur Nuren e Shėmėrtisė sė Rėposhme?
Tani i vjen radha Sefedinit tė vrenjtė ballin, me dhembje.. Me tė vėrtetė, pyetja e tij kish qenė e kotė. Duhej ta kish marrė me mend vetė; ara ėshtė e Nures, pra edhe ēupa e Nures. Armiq i kish Gjatollinjtė, po nuk ua hante hakėn: njerėėz tė hijshėm, si nė burra e nė gra. Psherėtiu e i tha me zė tė butė, tė pikėlluar:
-Qofsh e gėzuar, moj ēupė e mirė! Mos ma merr pėr tė keq se tė pyeta. Jam i ardhur..Dera jonė me derėn tuaj...
Ēupa s’e kish pritur kėtė fjalė nga goja e njė Gjonomadhit tė fundit. Sefedini i kish folur me njė zė kaq tė dhimbshėm sikur t’i paskej ardhur keq pėr gjithė ato qė kishin ndodhur gjatė gjithė brezave midis dy dyerve, qė ishin vrarė e sosur kot mė kot.
Dhe pėrsėri Sefedini:
-Qofsh e gėzuar sot e mot! Babanė ta kam njohur. Trim ka qenė, burrė ka qenė po unė...Kėshtu paska qenė e thėnė. Mos mė mbaj mėri. Aq mė shumė se sot jam e nesėr ndofta s’jam.
E bija e Nure Gjatolliut ngriti kokėn mė fort, hapi sytė dhe e shikoi mirė e mirė: me gjithė mend e kish, apo tallej? Jo, Sefedini nuk tallej. Ishte i pikėlluar. Pa, meqė e mira ndjell tė mirėn, u mat t’i thosh: “Edhe ti qofsh i gėzuar, o kuandar”, po aty pėr aty ju kujtua se nuk i flitet kėshtu hasmit tė derės dhe aq mė fort dorės qė i kish vrarė babanė ne Guri i Pjetėrkalit. Doemos, ajo e dinte edhe se i ati, Nurja, i kish vrarė Sefedinit t’anė, pra...Po jo, kėto janė fjalė qė s’i thotė sot kush se ka gjak pėr tė marrė. Mė vonė, kur ta vriste i vėllai Sefedinin e tė lante gjakun e babait, mund tė thosh edhe ajo ndonjė fjalė tė mirė pėr tė, siē thotė tani Sefedini; sot – jo! Sepse hė pėr hė, Sefedini ishte fajtor. Pra puna e nderi e donte qė tė vritej Sefedini, tė shuhej e tė mbyllej dera e Gjonomadhėve. Dhe sa keq i vinte pėr kėtė njeri, qė rrinte i pikėlluar pėrpara saj, i gjatė, i hijshėm, me njė gjurmė plage nė njėrėn faqe, qė mezi ja mbulonte maja e mustaqes sė zezė si pendė korbi. Ē’sy tė fortė kish ky njeri! Ajo e pyeti veten: “Tė kisha njė kobure, a do t’i binja ta vrisnja?” dhe u pėrgjegj: “Do t’i bija..dhe pastaj ndofta do ta laja me lot”.
Ja, kėto gjėra i vinin vėrdallė nė kokė sė bijės sė Nures,a tje nė mezhdėn qė ndante arat e Gjatollinjve nga arat e Gjonomadhėve. Vrugoi ballin, rrahu ta mbushė me zhubra, po mė kot: sepse zhubrat i sjellin vjetet e jo dėshirat. I tha:
-mirė qė e paske njohur babanė. Pandehja se ndofta e kishe harruar.
Sefedin Sefedini, qė kish luftuar nė Kosovė, nė Shkodėr, nė tė dy Dibrat e gjer tej nė Gostivar e Tetovė, qė kish parė kaqe zjarre e gjak e qė ish kumandar mbi shumė njerėz, vuri dorėn nė zemėr, uli kryet e ju fal ēupės sė hasmit, pastaj u largua nga mezhda qė ndante Gjonomadhėt nga Gjatollinjtė. Ata dy burrat e ndoqėn nga prapa.
Atė ditė Sefedini u largua, po tė nesėrmen u kthye pėrsėri. E gjeti tė bijėn e Nures tek po merrte egjėrin e grashinėn, midis grynjave. I skuqte shamia mbi krye. Shamia ishte e kuqe, po faqet e sė bijės sė Nures ishin edhe mė tė kuqe. Era e hollė e qershorit tundte kallinjtė, qė unjeshin e ngriheshin dallgė-dallgė. Sefedini qėndroi, mbajti kėmbėt lart, nė mezhdė, dhe shikoi. Kėsaj radhe ishte fillikat, pa njerėz prapa qė ta ruanin.
Nurija – kėshtu i thoshin ēupės sė Nures – mori njė krah bar, ēau ngadalė grunjat dhe ju afrua mezhdės tek rrinte Sefedini.
-Puna mbarė, moj ēupė e mirė! – i tha Sefedini. ėAjo bėri sikur s’e pa, sikur s’e dėgjoi, me gjithė qė ai ndodhej dy ēape afėr e afėr. Unji shaminė e kuqe mbi ballė, shikoi me bisht tė syrit, u mundua dhe bėri tė hynte prapė nė grynjat tek skuqnin paparunat.
-A di pėrse dera jonė ėshtė nė gjak me derėn tuaj, moj e bija e Nures? – pyeti Sefedini.
Ajo u kthye, e shikoi ashpėr me pėllėmbėn mbi vetullat e holla e ju pėrgjegj:
-Ti mė pyet – a? Ti qė mė ke vrarė babanė?
-Mos ma merr pėr tė keq se tė pyeta. Sa pėr babanė, ti e di se edhe yti vra timin, qė kur isha nė barkun e nėnės. S’kisha ē’tė bėja. Po tė mos e vrisja nuk rronja dot. Pastaj do tė mė vriste. Ay ishte burrė, unė isha katėrmbėdhjetė vjeē djalė.
-Ishe si ishe, ishte si ishte, ai tė pret andej, qė t’i shpiesh tė fala nga Shėmėrtia.
Nurija futi dorėn nė gji e s’di ē’kėrkoi atje. Shaminė pėr tė fshirė dirsėn e balli? Jo. Sefedini e mori vesh se ē’kėrkonte dora e sė bijės sė Nures, po nuk u tund nga vendi, nuk vuri dorėn nė brez ku mbante koburen tė mbushur. E shikoi e pikėlluar, qėrtonjės dhe i tha:
-Ne jemi nė gjak, se qėmoti njė nga tė mitė u zu me njė nga tė tutė, pėr punėn e njė ēupe, qė e donte edhe njėri edhe tjetri. Pėr kėtė ēupė ėshtė derdhur njė lumė gjaku. Kėshtu mė ka thėnė stėrgjyshja kur isha i vogėl.
-Ka qenė si ka thėnė, unė s’dua tė di. Sot dera jonė ka pėr tė marrė njė gjak nga dera juaj. Do t’ju shuajmė fare, do t’ju fshijmė nga faqja e dheut.
Sa ashpėr fliste e bija e Nures!!
-Doni gjak, thua? Doni tė na shuani fare? Pėrse?
-Pėrse e pėrse, ja nga koha qė ka re – ja theu ēupa me tė qesėndisur.
Sefedini u mat t’i thosh: “Unė e di se ē’ke nė gji. Ke njė kobure. Mirė, nxirre e vramė me dorėn tėnde”. Dhe fėrkoi sytė, i mbylli pak, duke pritur, edhe me pikėllim, po edhe me pėrbuzje. Ajo kuptoi ē’kish dashur t’i thosh, nxori dorėn nga gjiri, kėputi njė kalli tė njomė dhe zuri tė shkoqė njė nga njė koqiskat qumėshtore. I shkoqte dhe i kafshonte me dhėmbė.
-Mos u nxito, gjaknė do tė ta marrin tim vėllezėr. A mos kemi frikė se je kumandar i atyre kokėlakrave?
Dhe vazhdoi:
-Apo tė thotė mendja se ne e harruam gjaknė e gurit tė Pjetėrkalit?
Sefedin Sefedini psherėtiu: ju kujtuan tė gjitha.
-Atje – tha – ne Guri i Pjetėrkalit ėshtė vrarė edhe imi edhe yti. Unė...
Rrinin tani ballė pėr ballė: ajo si e nusėruar, me duart grusht nėn gjinjė, ai si i dhėndėruar, me duart varur. Era u forcua e mė shumė, pėrkulte sa ment pėrthyente grynjat e derės sė gjonomadhėve e grynjat e asaj tė Gjatollinjve, pothuaj i bashkonte, i gėrshetonte. E si rrinin kėshtu papritur Sefedini bėri buzėn nė gaz, sepse tha me mendt e tija: “Pse s’ėshtė kėtu nėna e madhe, ta pyesja nė i pėlqen tė marr nuse tė bijėn e Nure Gjatolliut? Ajo desh tė mė martonte.” Cicėriu njė zog i vogėl nė grynjat, pastaj edhe njė tjetėr; ju pėrgjegjėn shumė zogj tė tjerė nga drizat, nga pemėt, nga qielli. Edhe Nurija e Nures, padashur, buri buzėn nė gas. Vetėm atėhere Sefedini vuri re se e bija e Nures kish gropėza nė tė dy faqet. Dhe sa lezet i kish kur vinte buzėn nė gaz! Nė atė ēast, nė qoftė se ajo do tė kishte nxjerrė koburen nga gjinjtė e do tė matej t’i binte, Sefedini nuk do tė kish lojtur nga vendi, po do ta kish pritur plumbin i gėzuar, do tė kish vdekur i gėzuar. Nga dora e saj, vetėm nga dora e saj! Sepse vdekja ėshtė e ėmbėl kur vjen nga dora e asaj qė ti e do mbi tė gjitha.
Aty pėr aty, Sefedini u err pak e tha me zė tė dhimbsur:
-Po tė jetė puna pėr tė shuar e pėr tė mbyllur derėn, mund tė shuhemi e ta mbyllim lehtė tė dy palėt. Marr njėqind burra, nga ata qė i kam nėn urdhėr, zbres poshtė, nė Shėmėrtinė tuaj, e nuk le gur mbi gur. I lag tė gjithė me gjak.
Ngriti zėrin e shtoi me tingull tė pėrzėmėrt, tė butė (prapė zėri i Gjonomadhėve qė, siē thoshin tė gjithė, ishte bar pėr plagė):
-Dėgjo, Nurije (dhe zėri ju drodh kur ja shqiptoi emrin). Unė s’dua tė shuhet as fisi im, as juaji. Dua tė rrojmė edhe ne, tė rroni edhe ju. Mjaft gjak u derdh mė kot kėtu ku jemi, ne Guri i Pjetėkalit, rreth e qark.
Nurija ja ktheu:
-A nuk ikėn tani, o djalė? Se ta dish, po ardhi selmani, tė vrt nė vend, ja, pėr kėtė bukė! – dhe hapi tė dy pėllėmbėt mbi halat e kallinjve tė njomė.
-Mirė - tha Sefedini. – Meqė ti po mė pėrzė, unė do tė shkoj.
Dhe bėri t’ja merrte nga kish ardhur.
-Jo andje! – i thirri Nurija e trembur. – Mos shko andej! Nuk dua tė shkosh andej! Mos!
Zėri i Nurijes dukej i trembur, i njomur me lot. Shtoi:
-Merrja kėtej poshtė, nėpėr vragė - dhe i tregoi me dorė njė vragė nė anėn e kundėrt.
Sefedini diē kuptoi, si nėpėr tym, ngriti pėllėmbėn e fėrkoi sytė, shikoi rrotull, gjer larg, vuri dorėn nė brez, i hodhi njė vėshtrim lamtumire e mirėnjohjeje Nurijes dhe ja mori andej, vragės qė i kish treguar ajo.

A doni t’ju them tani, o kėndonjės, se ē’ndodhi mė tej?
Dėgjoni,
Tė nesėrmen, toga me kumandar Sefedinin nė krye u ngrys e s’u gdhi. Iku.
“Kėshtu e ka kanuni i atyre qė shkojnė nė luftė” do tė thoni ju.
Mirė, po a thotė kanuni i atyre qė shkojnė nė luftė tė rrėmbejnė ēupat e botės?
Se kėshtu ndodhi andej, nė Shėmėrti: Sefedin Sefedin Gjonomadhi rrėmbeu tė bijėn e nure Gjatolliut. Jo, nuk e rrėmbeu, po u rrėmbyen. Ēupa desh e iku. Nuk e shtrėngoi njeri. E shtyu zjarri i zemrės. Ra nė dashuri pas armikut tė shtėpisė.
Thoni se pėr kėtė tė pabėrė u ndez gjak i ri? Jo, nuk u ndez gjak i ri, po u shua edhe i vjetri.
U mbush kėshtu fjala e atij burrit tė thinjur e tė ushtuar qė kish thėnė njėherė e njėkohė: “nJė thembėr ndezi zjarrė midis Gjonomadhėve dhe Gjatollinjve, njė thembėr do ta shuajė”
Kjo fjalė s’doli e kotė: gjaku u mbyll pėrnjėherėsh, siē mbyllet plaga kur i ve njė bar tė mirė.
Tani Sefedin Sefedin Gjonomadhi nga shėmėrtia e Sipėrme ka pesė djem. Kėta pesė djem kanė nė damarė edhe gjak Gjonomadh edhe gjak Gjatolliu. Nė s’i besoni fjalėt e mia, ngjiti lart nė Shėmėrti e do t’i shihni me sytė tuaj.
Ē’ėshtė e drejta, nga kjo punė doli njė si ngatėrresė e vogėl: nė shtėpinė e Gjonomadhit u bėnė dy Nurije, vjehrra e nusja, po kjo s’ngra kandar, sepse nė Shėmėrti s’e kanė zakon t’u thonė nuseve e nėnave me emėr – nusja i thonė vjehrrės “nėnė” ose “zonjė” dhe vjehrra i thotė “bijė”, “Nuse”.
Mbaroi rrėfimi?
Mbaroi, po kam t’u them edhe nja dy fjalė kėndonjėsve. Kur dėgjoi se ē’kish ndodhur e se si ishin rrėmbyer ata tė dy, u ngrit mė kėmbė Dajlani i Kruabardhit, plak mbi tė qindėtat, qė kish parė kaq gjak tė derdhur nga tė dy palėt, e tha:
-Gjysma e punės u bė vetė. Gjysmėn tjetėr duhet ta bėjmė ne, qė tė forcohet miqėsia e re.
-Si? – i thanė.
-O burrani t’ua mbushim mendjen tė dy palėve qė i biri i Nure gjatolliut tė marrė tė bijėn e Sefein Gjonomadhit. Tė motrėn e Sefedinit.
Nuk mėnoi shumė e puna mori fund. Selmani i Nures mori nuse motrėn e Sefedinit dhe u bėnė pat e pat: njė dhanė, njė muar.
Dhe rrojnė shėndoshė e mirė.
Rrofsh edhe ti, o kėndonjės, qė pate durimin tė kėndosh deri nė fund rrėfimin tim.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-09-2012, 01:33   #5
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,281
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 28 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Mitrush Kuteli - Jeta

PĖRTEJ VALĖVE TĖ KOHĖS
NATĖ GUSHTI


I
Tė vėrtetėn e sė vėrtetės, as unė s’di t’ju them sa breza kanė shkuar qė kur u prish e u shkretua Katjeli i Mokrės.
Mbaj mėnt vetėm se kam dėgjuar nga pleqtė e lashtė, e kėta nga pleqtė e tyre, se ky Katjeli i Mokrės paska patur qėnė dikur – ndofta pesė-a-gjashtė breza pėrpara nesh – njė fshat i math e i begaēmė fort. Vėndėsit e tija paskėshin qėnė trima tė ndjerė e paskėshin lėftuar me tė vėrtet si burra nė ballėn e burrave pėr tė mbruar vendin e nderė nga turku.
Nga ky shkak turqit kur e muarr e paskan shkretuar qė nga themeli.
Sot, nė gjithė grykėn ku pat qėnė njėherė katundi janė pėrhapur pyje gėshtenjash, driza e dėllinja. Viset sheshe tė pllajavet janė bėrė luadhe e ara ku thekri na rritet dy bojė njeriu. Nė vise-vise duken edhe sot, afron njė me dhenė, themelet e murevet tė vjetėr, si krėhėrė tė dalė nga lėndina. Nė vjeshtė a nė prenverė kur damalugu hap brazdat e dheut qė dėrmohet si bukėvale, andej-kėndej dalin copa pploēa tė gėdhendura me dorė e tulla tė kuqe mun si flaka e zjarrit. Nė dimbėr zbresin gjer kėtu poshtė bishat e malit.
Vetėm kjo kodra e Shėn e Djelės ku pat qėnė dikur kisha e fshatit, ka mbetur edhe sot e pacėnosur prej dorės sė njeriut. Vendi i saj as lėrohet, as mbillet, as korret. Kėtu njihen edhe sot murishtat e vjetra tė kishės e rrasat e rėnda tė themelit tė pa blojtura prej kohės. Rreth-e-rrotull, nėpėr plisa e fjer, duken gurė varresh me ēipe tė mbuluar me myshk. Nė mes tė Kishės sė Shėn e Djelės qė i pėrngjan njėj anije sė fundosur nėr ujra, dheu ėshtė pak si i batisur dhe ēapet e njeriut godasin mė bosh.
Njė pėlhurė fshehtėsije, qė tė bėn tė bjesh nė mendime, mbulon tė gjitha kėto vise e gėrmadhat e lashta. Fshatarėt qė ngjiten tė korrin thekrat a tė mbledhin gėshtenjat edhe barinjtė e bagėtive rrėfejnė se shumė herė, e mė fort nė netėt me hėnė, dalin e shėtisėn nėpėr murishta e lėndina njerės tė mbėdhenj tė veshur me mėngore e fustane tė bardha, edhe treten pastaj, rishtas, mė tė thyerėt tė natės.
Vraga qė nis nga an’ e djathtė e Shėn e Djelės zbret nė fshat buzė-liqerit, kur se ajo qė nis nga an’ e mėngjėr, ndrethon nėpėr pyllin e dendur tė gėshtenjave duke ngjitur e dyke zbritur kurrizet e ēukave, e del mi Gurin e Kol Branės, njė rrasė e lartėr dy-tre hostene qė qėndron vėngėr mi greminat e bregut.
Rrėfejnė gojė-pas-goje pleqėt e lashtė se kėtu pat qėnė nė kohėrat e vjetra, njė qytezė e vogėl, qyteza e Zotit Kol Branė Katjelit.
Edhe thonė se kėtij Kolė Branės i paskan humbur nė luftėrat e pėrgjakėshme tė asaj kohe, kur hyri turku nė Shqipėri, tė pesė djemtė e gjithė nipėrija. Edhe si u sosnė kėta tė gjithė edhe turqit iu afruan Katjelit, Kol Brana ngjiti shkallėt e gurta tė qytezės, mbylli dyerėt edhe priti tė afrohet rrebeshi. E atėhere kur ardhi armiku as dora as kėmba nuk iu droth nga pleqėrija. Shumė kohė gryka buēiti si buēet kur lėftojnė trimat e ballit. Lėftonte Zoti Kol Brana vetė…
Mė von, kur kėshtjella ra, nuk u gjend brenda pėrveē se njė plak i thinjur me gjoksin e mbushur plot plagė. Zoti Kol Brana i Katjelit tė Mokrės nuk ishte mź nė jetė.
Qė asaj kohe muret e kėshtjellės u gremisnė e mbretėrija e dėllinjave i mori vėndin. Vetėm guri i Kol Branės, si i thonė edhe sot, ka mbetur i patundur prej valėvet tė kohės e prej valėvet tė turkut.


II
Vėndin ku pat qėnė dikur Katjeli i Mokrės edhe kisha e Shėn e Djelės e kam shkelur dendur vetė me kėmbėt e mija.
Nė vogėli ne djemuria e fshatit ngjiteshim gjer atje pėr tė mbledhur, si pas zakonit tė vjetėr, poleska e manushaqe pėr llazoret e vashave. Kjo ngjante nė Mars a nė Prill kur gjelbėronin pllajat e korijevet e kur tė velte era e luleve. Vinim pastaj mė von pėr tė marrė shėndet, kur lulėzonin gėshtenjat dyke u ngarkuar me xhigerė tė bardhė e tė verdhė. Kur sbriste tatėpjetė era e malit, sillte gjer brenda nė fshat fije nga lulet e tyre.
Shėmbitrit e Listopathit, gjer sa afroheshe dėbora, ngjiteshim dendur pėr tė mbledhur ndonjė gėshtenjė nga drutė e Gjergollinjve.
Po e vėrteta ėshtė se nė atė kohė vinja nė Katjel ditėn e kėthehesha mė tė ngrysur. Rasti pėr tė ndenjur njė natė tė tėrė m’utfaq mė von, sot e disa vjet.
E ja se qysh:
Atij moti kisha ardhur sė largu, nga vėnd’ i huaj, pėr tė shkuar pushimet e verės. Kisha dėgjuar se dy miq tė mirė tė derės s’onė, e mbase far’ e fis, mirreshin me kėrkimin e haznave nėpėr male. E prandaj, sa mbante vera e gjer afrohej Shėmbitri, shėtisnin viset e Mokrės mal-mė-mal e breg-mė-breg tė tėrhequr prej ndriēimit magjistar tė florinjve qė i thėrrisnin ndėnėdhe.
E drejta ėshtė se bota e fshatit qeshnin me ‘ta po kjo nuku i ndalonte asfare tė shėkojnė punėn si u thesh shpirti.
Njė natė njėrit prej tyre iu paskej fanitur nė ėndėr njė vashė e re, e veshur nė tė bardha, si vishen grarija e Mokrės, edhe i paskej thėnė:
-Jam ne Shėn e Djela e Katjelit, njėzet e pesė pash nga kisha, andej nga e djathta, as eja e mė nxir.
Kjo i paskej ngjarė mė dy javė tė Gushtit, mė tė gėdhirė tė Shėmėrisė. Edhe ky si paskej pritur disa ditė gjer tė pėrtėritet hėna, e pastaj nė njė ndajnatė, me shoknė tjatėr e me mua bashkė, ngjiti grykėn e Katjelit.
Ishim nė Shėn e Djelė kur hėnėza e re filloj tė ngrihet qė pėrtej Malit tė Thatė. E kuqe si prushi nė fillim, kjo hėn’ e Gushtit na u bė mė von si e larė me ergjėnd. E gjithė malet e gjithė brigjet edhe gjith liqeri u mbuluan me njė linjė tė bardhė…
Miqtė e mij qė s’kishin kohė tė vėshtrojnė as hėnė e as ēudit e kėsaj nate Gushti, nxuar nga torba njė litar e disa kazma, shėnuan vėndin njėzet e pesė pashe nga an’ e djathtė e mezit tė kishės edhe nisnė tė rėmojnė. Nė fillim rėmuan qė tė dy e mė pastaj, kur gropa u fellua, radhė pas radhe njėri punonte kazmėn dhe tjetri lopatėn. Toka ish e ngjeshur fort dhe pa e lidhur me fije rėnje gėshtenje.
Puna mbajti afron dy orė, gjer sa hėna u ngjit gjer nė mezin e kubes sė qellit.
E nė qetėsinė e fellė tė kėsaj nate vere goditjet e kazmės sikur ishin rėnkime tė mbytura qė dilnin nga bota tjatėr.
Nga do-njė shpes pa fole dilte dendur prej pylli e si hithte hijen e vet mi murishtat e Shėn e Djelės, humbiste rishtas nė pyll.
E kazma rėmonte-rėmonte e rėnkimet e botės tjatėr madhoheshin-madhoheshin…
Tanithi nė gropė na u shfaq njė lloj shtrati i hirtė porsi gur shurishte dhe midis tij disa drudheza tė bardha qė ngjanin me disa iskra eshtrash.
Kazma pushoj.
-Kėtu paska qėnė njė varr, pėshpėriti njėri nga miqtė qė ish brenda nė gropė.
Tjatri u unj, mori pak dhe nė dorė e thėrmoj midis gishtėrinjvet pa foli pakėz mė von:
-Varr paska qėnė, vėrtet…
Dhe shtoj:
-Jemi nė varret e Katjelit tė moēmė.
U unja edhe unė pranė gropės sė hapur dyke gjunjėzuar nė tokėn e nxjerė jashtė. Atėhere njė dorė u sgjat sė brėndėshmi, dora e mikut pa fjalė, e mė la nė pėllėmbė njė aspėr tė bardhė, – njė lloj kostandinari me shkronja tė blojtura. Pas pak dora dolli sė rish me njė kryqėz tė artė e me njė send tė ēudiēmė qė i pėrngjante njėj vėthi. Tė paktėn kėsilloj gjykuam e vendosmė ne tė tre. Dhe me qėnė se vendosmė kėsilloj, shokėt vėzhguan me vėrrejtje tė himėt tė gjejnė edhe tjatrin. Po vėzhgimi na dolli i kotė se vėthi tjatėr duket se u pat pėrzjerė me tokėn nė rėmitje e sipėr dhe nė vėnd tė vėthit gjetmė njė lloj rėnje qė mbante erė temjani.
Ky pat qėnė thesari qė nxuarmė nė Shėn e Djelė nė atė mesnate Gushti me hėnėn pesėmbėdhjetė mi krye.
Shokėt e mij nuk ishin as fort tė gėzuar as fort tė dėshpėruar. Si pas gjuhės sė tyre nė kėtė gjah tė thesarėve nuk lispet tė dėshpėrohesh lehtė se vjen nata e lumtur kur njėherė e njėherė… E mė fort se kėtė radhė kishin gjyrmėn e thesarit i cili mundet tė gjindej ose pesė pash mė lart ose pesė pash mė poshtė.
Mua kjo ngjarje mė vuri nė mendime. E kur miqtė e mij hithnin prapė gropė nė dherin e nxjerė qė tė mos lenė as njė gjyrmė, unė rashė tė ēlodhem nėr barishta. Qė brenda nga gjiri i pyllit ndjenja tani shkoqitur rėgėtimet e mburimeve. Pėrtej midis malesh dukej njė ēip i liqerit i iskrosur prej do-njė ere qė sbriste nga gryka.
-Vallė ē’mall e ē’dėshirė e pat shtyrė vashėn e varrit t’i shtihet nė ėndėr njėj gjahtori thesarėsh? Mos e shrėngonte, vallė, fort ky zėndani i varrit a mos dėshėronte tė vėshtrojė hėnėn e plotė e tė ndjejė erėn e lulevet dhe tė barit qė sbriste nga malet? A mos e kish marrė malli pėr tingėllimin e zilevet e pėr rėgėtimėn e krojt?
E sikur mė vinte keq se nuk u paskesha lindur nė njė kohė tjatėr disa breza pėrpara.
E kur mendohesha kėsilloj gropa u pat mbuluar e sheshuar e mi ‘tė ish ndezur tani njė zjarr me shkorreta pėr tė humbur gjyrmėn e kėrkimevet. E mua ky zjarri mė dukej sikur ish nuri qė digjej mi varrin e njė vashe qė pat vdekur e re.
Me qėnė se kjo natė ish e bukur po si njė natė pralle si s’rrėfehet dot me gojė, gjumin e parė vendosmė t’a bėjmė nė njė padinė tė vogėl me bar tė njomė, pėrmi krua.
-Nuk ėshtė mirė tė flemė pranė krojt, foli njėri nga shokėt, se natėn vozitėn hije.
-Ky vėnd ėshtė i shkelur nga tė bardhat, vazhdoi gjith ay me njė lloj dridhje tė fshehtė nė zemėr.
Po sepse ne s’i vumė veshin, fjalėt e tij i mori era edhe ay ra pas vragės s’onė.
Shtruam disa shtrate fjer nė padinė edhe ramė tė flemė. Mbulesė kishim qellin e sbardhėllyer prej pahut tė hėnės. Fjeri e gjethet na mbytnin me erėn e tyre. E sa tė nėmėrosh gjer mė pesė, miqtė e mij i zuri gjumi.
Vetėm mua harroj tė mė zerė. Rinja nė shtratin e njomė me duart nėnė krye: vėshtronja qellin e dėgjonja rėgėtimet e krojt dhe rėnkimet e mbytura tė pyllit. Qė tė largoj mendimet e pyetjet e vetė-vetes fillova tė nėmėroj yjet. E ndava kuben qė sipėr meje nė tri pjesė me vija preēarthe edhe nisa qė nga pjesa qė mi Rrėzhan. Vura mė nj’anė tridhjet e tre yj mė tė ndriēmė, dyzet e pesė mė tė shuar dhe nuk di sa yjeze tė tretura. Kėto tė fudnit lėvrinin pa pushuar e dukeshin e ēdukeshin rishtas sa qė syt e mij nuk kishin se qysh t’u dalin zot. Pastaj, s’di se qysh, vijat e mija u fshinė dhe yjtė u ngatėruan po si mendimi im.
M’u kujtua befas pralla e Bir’ tė Mbret, dhe e vashės sė kopshtarit qė i ngjante nga bukurija sė Bukurės sė Dheut:
-Vashė, o moj vashė, sa yjez ka qelli?
-O i Bir’ i Mbret, o i Bir’ i Mbret, sa lule ka fusha?
Pa dalngadal-e-dalngadal pyetjet e pėrgjigjiet ē’u bėnė ujem me yjt e Rrėzhanit e me rėgėtimet e mburimit. E m’u duk befas sikur nga hija e gėshtenjave dolli njė linj e bardhė e shkiti si njė erė gjer ne padina jonė e nga mezi i saj ē’u fanit njė vashė.

- Flenė qė tė tre? – pyeti njė zė i njomė.
- Flenė, iu pėrgjigj njė tjatėr. Edhe ndjeva pastaj sikur njė dorė e bryllėt, pa fjalė dora e vashės linjė-madhe, m’i preku e m’i magjepsi qėpallat…
Atėhere fjeta me tė vėrtet.

III
…Dalngadal-e-dalngadal sikur prej qėnies tė sotme filloj tė ngrihet njė lloj mbulese e himėt e hendur prej valėvet tė kohės. Kjo na i ngjante njė pėlhure tė ngjyrė hiri qė u hepua, u tret e firos nė mugėtirė. Atėhere palėt e dheut e tė lėndinavet, tė derdhura mi mure e gurė, se ē’u tėrhoqnė mė nj’anė si pas njė urdhėrate, edhe, sa tė mbyllėsh e tė hapėsh sytė, tė gjitha ndėrtesat e moēme u rritnė sikush nė vendin e parė. Tani Katjeli i Mokrės, ky fshat i bukur i Zotit Nikoll Branės, m’u faneps ashtu sikundėr se pat qėnė katėr-a-pesė breza njeriu mė parė.
Nė fillim thashė se jam nė ėndėr a mė pat magjepsur dora e bryllėt e vashės qė dolli nga fletėt e gėshtenjavet e prandaj rraha tė gjej fillin e vėrtetė tė qėnies sė vėrtetė. Sepse unė ndjenja nė shpirt njėlloj pėrzjerje midis dy shekuj tė ndryshmė. Katjeli ish, pa fjalė, Katjel, me kopshte e shtėpi tė gurta sindozot qė pat qėnė qėmoti, po mėndja ime kish mbetur nė njė mot tjatėr mė tė ri. Ndjenja sikur gjendesha midis dy botė tė ngatėruara njėra me tjatrėn: bota sotme dhe bota e perėnduar. Disa grima m’u duk edhe sikur gjendesha nė dy vise tė ndryshme: nė gėrmadhat afron pa gjyrmė tė Katjelit dhe nė Katjelin e moēmė tė pa cėnosur prej tallazevet tė kohės.
Po, pėr fatin t’im, kjo gjendje nuk u sgjat fort sepse mėndja m’u kthjelltėsua shpejt e shpejt edhe ja se ē’u gjenda krejt, me trup e shpirt, nė Katjelin e Mokrės nė kohėn e Zotit tė Shqipėrisė Gjergj Kastrioti.
Shtėpitė e fshatit ishin tė gurta e tė mbuluara me plloēa tė gėdhėndura mir e bukur dhe rruga e shtruar me gurė shpinte ne kisha e Zonjės Shėn e Djelė.
E ē’u pikasa se unė qėnkėsha Rodovani, Rodovani i Vllastar Katjelit, djalė i ri i veshur me mėngore liri, me kallca e me fustane kinda-kinda. Pa m’u kujtua se atėhere, nė vitin e Tėnėzot njė mijė e katėr qint e gjashtėdhjet e tre, mbretėronte nė zemrėn t’ime Engjėllina, Engjėllina e motra e Kostandinit. Kjo Engjėllina na ish nga bukurija mi gjithė shoqet e fshatit e ky Kostandini na ish trimthi mė i ndjerė e vėllajthi im m’i dhemshur. Edhe sepse mė kish marrė malli fort pėr kėtė tė fejuarėn e spirtit t’im pata sbritur asaj dite ne Kroj ku vinin pėr ujė vashat e Katjelit. Po se atė ditė ne Kroj nuk u patnė ndodhur pėrveē se dy vasha tė tjera. E njėra prej tyre, qė m’a dinte brengėn e tetėmbėdhjetė vjeteve, mė pat folur kėsilloj:
-Rodovan, o Rodovan, Engjėllina vasha jote sė bashku me Kostandinin po tė pret ne Zonja Shėn e Djelė ku do fillojė vallja e Ristozit Tėnėzot.
Atėhere m’u kujtua se, me tė vėrtet, ish dit e tretė e Pashkės sė Madhe kur vashat e fshatit heqin vallen e Ristozit ne Sheshi i Shėn e Djelės.
Atje ē’e pashė, me tė vėrtet, Engjėllinėn t’ime tė bukur si ftoj i bardhė, tė bryllėt si er’ e malit.
Disa nga vashat e fshatit t’ėnė kėndonin kėngėn e Ristozit me njė zė qė tė lavoste shpirtin dhe tė tjerat hiqnin vallen dyke dredhur e pėrdredhur bel e hollė si mėnjolla. Engjėllina ime se ē’mė ish nė kryen e valles dhe gjithė syt e botės se ē’i ndiqnin me ēudi mjeshtėrinė plot magji tė valles. Pa se kur m’a hasi vėshtrimin fytyra se ē’iu ndes si prushi edhe unji kryet tatėpjetė. Atėhere, qė t’iu them tė drejtėn e Zotit, nga malli e gazi shpirti m’u pat dredhur sindozot se dridhet flet e plepit kur fryn era e ndajnatės.

Po se asohere njė grimė vetėm, njė grimė tė errėt, kur i pashė kryqėthin e gushės edhe vėthėzat e veshit m’u pat kujtuar kjo jet’ e sotme, ėndra e mikut t’im me vashėn q’e pat thirrur nė Shėn e Djelė, gropa e hapur nė njė natė me hėnė pikėrisht nė vėndin ku mė buzėqeshte aqe ėmbėl Engjėllina ime, dhe jeta e bot’ e tėrė m’u patnė dukur tė murrme e pa shije si uji pas njė lėngate.
Pikėrisht atėēas ndjeva mi sup dorėn e Kostandinit edhe fytyra e tij qė mė nxirte mallin e Engjėllinės s’ime mė solli rishtas nė ujrat e para tė lume.
-Rodovan, vėllajthi im, pėrse tė shoh tė errėsuar?
E atėhere pushoj vallja e vashave e Engjėllina na ardhi pranė. E kur mė ardhi Engjėllina pranė m’u sikur njė djellė m’u pat lindur nė shpirt…
U gjenda pastaj nė njė tjatėr shesh, ne sheshi i burravet, ku trimat e fshatit me Kostandinė nė krye, tregonin mjeshtėrinė e shigjetės e tė shpatės. E ish asaj dite nė Katjelin e Mokrės njė brithmė e njė gas si nuk pat qėnė asnjėherė.
…Pastaj, s’di se qysh, filli i jetės sė parė sikur u kėput pre dore njeriu.
Unė Rodovani i Vllastarit sikur isha gjith nė Katjelin e Mokrės po se tanithi ky fshati ynė sikur paskėshe humbur brithmėn e gazin e parė. Njė ushtėtar kaluar paskej sjellė brenda nė fshat lajmin e zi se qeni turk po vintej nė viset t’ona dyke vrarė e prerė ē’do gjė tė gjallė.
Ndjeva asohere se qė nga kodra e Shėn e Djelės sbriste tatėpjetė tingėllimi i dredhur i kambanės qė hepohej e tretej nė grykėn e lumit sindėkur sbriste nė njė tjatėr botė. Djemt e fshatit me shtijza nė dorė e shpata pėr brezi ngjiteshin nė nxitim e sipėr nė kodrėn e kishės ku do mblidhej pleqėrija. Pa m’u duk sikur burrat e fshatit t’ėnė paskėshin shkuar nė luftė e dhogat e zeza qė mbyllnin dritaret tregonin se shumė nga shtėpitė e Katjelit kishin mbetur tė shkreta e pa zot.
Nxitova ēapet qė tė arrij shokėt. U gjendmė befas ne Sheshi i Shėn e Djelės ku ish mbledhur gjithė fshati pėr kuvend e bisedim. Tingėlli i kambanės ish shojtur dhe njė pushim i rėndė kish rėnė mi gjithė botėn.
Qė brenda, nga Kisha e Zonjės Shėn e Djelė vinin pėshpėritje tė mbytura.
Pleqtė e tė parėt, tė gjithė veshur me floke tė bardha, nxuar kėsulat e hynė dyke u krusur nė derėn e unjtėr tė faltores.
Sbrita edhe unė shkallėt e gurta edhe u gjenda nė Shėn e Djelė.
Erė temjani e qirinjsh.
Flagė tė arta kandilesh.
Zėri i ngadalshmė i uratės.
-T’i lutemi Tėnėzotit…
Pleqtė qėndronin kryeunjur e dėgjonin me bindje tė kėnduarat e lutjet qė vinin nga alltari. Plakat e gratė u luteshin koravet.
-Ynėzot! Ynėzot!… na mbaj nė hijen T’ėnde!
-Ynėzot! Ynėzot!… na mbruaj nga armiku!
-Ynėzot! Ynėzot!… na mbruaj foshnjat e tė miturit!
-Ynėzot! Ynėzot! Ynėzot!…
Ē’u gjenda pastaj sėrish nė Shesh.
Pleqtė kishin ndenjur nė lėndinė, pranė varrevet, e bisedonin.
Ne tė rinjtė qėndronim mė kėmbė, pakėz mė tej.
Burrat midis moshės s’onė e midis pleqvet ishin tė paktė. Kėta kishin zėnė grykat e viset ku do shkonte qeni turk.
Qetėsi e rėndė si plumbi.
Pleqtė e ndjerė mbaruan kuvendin edhe u ngritnė nė kėmbė. Ne tė rinjtė, qė ishim si do-nja njė qint veta, u afruam. Disa gra tė thyera nga mosha e nga brengat bėnė dy-tre ēape.
Pa midis pleqvet se ē’dolli njė plak bujar i lashtė e shpatull-gjėrė, si ishin burrat e asaj kohe, e na vėshtroj me njė vėshtrim shqiponje.
Ky qėnke vetė Zoti Nikoll Brana i Katjelit.
Dikush mė pėshpėriti:
-Ligjėron ynė-Zot Nikoll Brana.
E me tė vėrtet pas dy-tri grimave dėgjova kuvėndin e Zotit Nikoll Branė Katjelit.
Na foli mi tė kėqijat qė punonte turku qė linte kudo shkelte hi e varre, mi luftat e pareshtura tė arbėrvet e mi trimėritė e tyre.
Pastaj, e kėtu ē’iu paskej errur balli si nata, kuvėndoj mi njė armik nga gjaku arbėr me emrin Ballaban qė vinte nė ballėn e turkut pėr tė prishur vėllezėrit e vendin e tij.
-Mallkuar qoftė pėr jetėn e jetės, foli urata i Shėn e Djelės.
-Mallkuar qoftė bres-pas-bresi! Mallkuar qoftė! – folė pleqėrija.
-Prej shpate arbėri iu derthtė gjaku, mbylli Zoti Nikoll Brana.
E pastaj ē’u bė disa grime qetėsije qė tė pėrmbushet mallkimi. Tingėllimi i kambanės, i dalė vet-vetiu, e shpuri pėrtej, mbase vetė ne Zot i math e i vėrtetė.
Ky Zoti Kol Brana ē’na u drejtua pastaj neve tė rinjve e na ligjėroj kuvendin qė kish dėrguar Gjergj Kastrioti, Prengu i Krujės e Kryezoti i arbėrit: t’i bjemė befas turkut nga malet e t’i japėm gjėmėn e zezė.
Djemtė ngritnė lart shpatat dyke u lidhur pėr besėn e arbėrit e pėr Tėnėzotin.
Urata na bekoj, mėmat na pushtuan me lotė nėr sy.
Mua mė rrihte zemra si zogu nė leqe se ndjehesha si i ndarė midis dy botė tė ndryshme…
Befas m’u pat fanitur pėrpara Gjoni i Prendit i veshur me fustane kinda-kinda, me helme nė krye, me pafta ergjėndi nė gjoks e me shtijėzė nė dorė. Ish nga trupi i kalorisė.
-Eja, Rodovan, pėr Tėnėzotin…
Atėhere u ndjeva rishtas i gjith asaj bote dhe hyra midis shokėvet. Zoti Nikoll Brana qė ish nė kryet t’ėnė, nipėr e stėrnipėr, i ngjante njėj Shėndėlliu-plak me shpatė nė dorė…
Hodha vėshtrimin pėrtej e m’u duk sikur njė vashė, qė i pėrngjante kėsaj Engjėllinės s’ime, mė vėshtronte me mall e brengė e ndofta dyke lotuar.

Kėtu filli i ėndrės sė katjelit m’u kėput befas.
U zgjova i lodhur.
Era shushėlliste midis fletėvet tė gėshtenjavet. Hije tė rėnda lėngonin mi murishtat e Katjelit.
Hėna po zhdukej pėrtej Rrėzhanit tė Mokrės edhe liqeri hynte nė t’errėt.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-09-2012, 01:34   #6
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,281
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 28 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Mitrush Kuteli - Jeta

MITRUSH KUTELI



NATE KOLLOZHEGU
(tregim)



Kur arritėm rrėzė Qafės sė Bushit e do tė merrnim pėrpjetė, xha Martini mbajti kuajt e u hodh poshtė me njė tė kėrcyer trimoshe, sikur tė paskej qenė djalė njėzet e njė mot. Ne, udhėtarėt, ndenjėm ca ēaste nė vend, tė mardhur, pastaj zumė tė lėviznin nėn gunat e mbuluara me njė gisht dėborė. Udha e gjatė me erėn pėrballė, dhe fėrtyma e kollozhegut na i kish mpirė kėmbėt qė nėn kėllk e poshtė dhe prandaj na thernin thellė-thellė, sikur tė paskeshim ndenjur nė thika e shtija. Gjersa tė merrnim veten, xha Martini kish nisur kuvendin me kuajt. Kėta turfullonin e nxirrnin nga goja shtullunga avulli, kurse ay i pėrkėdhelte: u fliste nė gjuhėn e tyre, (qė t'u jepte zemėr), ua fėrkonte veshėt e ua shkundte dėborėn e vitheve.
Pamė ē'pamė e zbritėm poshtė.
Dėbora sitej e hollė, po e dendur, dhe mbulonte shpejt e shpejt vazhdat qė kishin lėnė prapa rrotat e qerres. Mjegulla zbriste qė lart si lumė i rrėmbyer e po na rrethonte nga tė katėr anėt. Edhe si derdhej kėshtu, dukej sikur malet vetė shkrinin e rrėkėlleheshin poshtė.
Njė nga tė pesė udhėtarėt - fytyrė e skuqur nėn kapuēen e gunės sė dhirtė e hundė me krrabė - mė zgjati paguren stumbaqe tė rakisė. Hoqa njė herė, hoqa dy, hoqa tri, gjersa ndjeva se m'u ngroh trupi e zunė tė mė shkrinin rrėmbat.
Tani udha duhej bėrė mė kėmbė, se vendi vinte thikė pėrpjetė e kuajt s'hiqnin dot.
- O xha Martin, ne do t'ja marrim tėrthor, me tė prerė, qė tė shkurtojmė udhė - tha udhėtari hundėkėrrabė. - Biem fillall ne Varri i Malush Agos e qė aty, sa tė pish njė cigare duhan, dalim lart nė Qafė. Atje tė presim.
Xha Martini, qė i njihte viset e kohėn, tundi kryet si njeri qė s'i zė besė fjalės qė i thua, ngriti edhe nja dy a tri herė paguren e atij mikut e na ftoi t'ja merrnin udhės drejt pas qerres, sepse dėbora ishte e madhe, si nuk kish parė prej vjetėsh Qafa e Bushit, dhe kish mbuluar tėrė vragat poshtė.
- Pa, helbete, si pyll qė ėshtė, mund tė ketė edhe egėrsira: ulq, derra, - na tha ai qė tė na e mbushte mendjen tė merrnim udhėn e qerres.
Po meqėnėse ne ngulmė kėmbė tė presim udhė e tė dalim tėrthor ne Varri i Malush Agos, Xha Martini tundi kamxhiknė, u thirri kuajve «iii, djem!» - e na tha:
- Udhė e mbarė e u pjekshim shėndoshė!
- Hapni sytė, ore, se dėbora ėshtė si uji: s'ka besė. Tė heq e s'tė lėshon! - na thirri ai nė tė ndarė e sipėr, duke ecur herė pėrbri kuajve e herė pėrbri qerres.
Ne i bėmė me dorė (megjithqė shenja jonė nuk dukej nė mes tė mjegullės), i thirrėm tė ngjitej i shkujdesur dhe ja muarėm tėrthor, ashtu siē kishim kuturisur. Nė fillim puna na vajti mirė, po mė tej na ngatėrruan leqet: ramė nė udhė pa udhė. As shenjė, as vragė, as gjurmė. Trėmba dėbore lart, trėmba dėbore poshtė e det i bardhė nė mes. Nėpėr kėtė det tė bardhė ecnim ne, tė pesė udhėtarėt, tė pėshtjellė me ato tė uruarat guna. Kur e kur kėmbėt na fundosnin gjer mbi gju nė dėborė e mezi i nxirrnim. Xhumblet e bushit, tė shkozave e tė dushkerkave, tė tulitura nėnė dėborė, na ēirrnin e na plagosnin keq. Tė ftohtėt na bėnte tė lotonim. Zumė tė ecnim kuturu, njėri lart, tjetri poshtė, i treti s'di se ku. Dielli, qė dukej si njė lėmsh dėbore, po i murtuar, humbi fare pėrtej, nė mjegull. S'e shihnim mė shoku shokun. Kėtu shtrat i hollė dėbore, mė tej gropė, pastaj votrome si puse, nga ato qė me tė vėrtetė s'kish parė prej shumė kohe Qafa e Bushit. Qėndruam dhe mbajtėm vesh tė dėgjojmė qerren e zile tė kuajve. Asnjė pipėtimė, sikur zilet tė paskeshin qenė mbushur me shtupė a me lesh. Ja kėtu njė tragė egėrsire, mė tej njė tjetėr. Mornica nėpėr trup...
- Egėrsira? Pse ua kini frikėn egėrsirave kur kemi barut e plumb? - tha udhėtari i pagures, qė tė na jepte zemėr. Pastaj i ra gunės me bryll e na tregoi njė karadakllie tė ngjeshur brezit.
- Edhe unė kam njė copė hekur nė brez - tha njė tjetėr - po ulku e derri nuk tremben kollaj nė dimėr me njė tė shtėnė e dy. Le qė s'po na bėjnė as duart tė shtiem. Puna ėshtė si do ta ēajmė kėtė dėborė e kėtė mjegull e si do tė arrimė ne Varri i Malush Agos.
- Unė - vazhdoi ai i pagures, qė ish bėrė ēakėrqef - dua vetė tė mė dalė pėrpara ndonjė ulk a ulkonjė qė t'ja bėj lėkurėn shoshė e pastaj t'ja mbush me kashtė.
Kėsaj lėvdate as qė i dhamė pėrgjigje, se kishim brengėn e udhės, tmerrin e mjegullės dhe tė egėrsirave qė kishin lėnė gjurma nėpėr dėborė.
Mė vonė, kur pamė se nuk i dilet dot nė krye pyllit nėpėr njė dėborė kaq tė madhe, u kthyem pas gjurmėve tona e zbritėm rrėzė Qafės. Qė aty ramė pas vazhdave tė qerres qė mezi shquheshin dhe pėrpjetė-pėrpjetė, kaptuam Qafėn.
- Bam! - krisi njė armė tutje, pėrpara se tė sosnim ne Varri i Malush Agos.
- Bam! - ja ktheu karadakllia e atij mikut tė pagures stumbaqe.
...E gjetėm xha Martinė qė po na priste me gjashtaren nė dorė, pranė kuajve tė mbuluar me mutafe e mutafet me dėborė.
- A jini tė gjithė? - na pyeti.
- Tė gjithė, Xha Martin - i thamė ne, tė penduar.
Nuk na qėrtoi as se e kishim vonuar, as se e kishim lėnė fill i vetėm nė atė tė pėrpjetė tė shqitė, ku kuajt duan ndihmė, sepse na pa qė na qe marrė fryma. Tundi kokėn e tha:
- Haj, hypni, se tani udha na heq poshtė. Shkundėm gunat, hypėm nė qerre dhe ngjeshėm kapuēet nė kokė. Xha Martini u thirri kuajve: «Hiii, djem!»- dhe qerrja shqiti lehtė, butė.
Pas njė copė here, kur na shqisnin pėrpara qepallave tė pulitura ėndrra tė ngatėrruara, pa fund e pa krye - zjarr bubulak nė vatėr, erė pastėrmaje, xixa vere nė kupat dhe avull gėshtenjash tė ziera - Xha Martini na thirri:
- Zbrisni, o burra, se arrimė ne Hani i Olloman Beut!
Ne as qė kishim vėnė re se qerrja kish qėndruar edhe se xha Martini ish hedhur poshtė. Zbritėm. Mjegulla ish holluar. Dėbora pothuaj kish taraksur.
Trokitmė ne porta. Njė herė, dy...
U dėgjuan nga brenda ca zėra tė mbytur qė sikur vinin qė ndėnė dhe, kėrciti njė kanatė e vogėl - derė nė portė - dhe nėpėr tė ēarat e dhogave ranė ca fasha drite nė dėborė. Kuajt hingėllinė: ndofta ja ndjenė erėn quarit, tagjisė.
- Ti Xha Martin je-a? - pyeti njė zė nga brenda.
- Unė, unė. Hape.
- Ja, tashi!
Rėnkoi njė lloz, nga ata qė futen nga muri nė mur, pastaj edhe njė tjetėr, krisi njė mandall dhe hanxhiu na hapi portėn duke bėrė dritė me njė copė pishė.
Hymė nė oborr e qė aty brenda nė han, pastaj nė odėn e zjarrit. Nė njė vatėr tė madhe, pa hashmakė - vatėr hani, - digjeshin nja tre a katėr kėrcunj dushku tė rrethuar me njė vandak dru - ca tė thata e ca tė njoma. Aty pranė rrinin nja tre udhėtarė, qė i kish zėnė moti i keq udhės.
Si qeverisi kuajt, xha Martini u kthye nė odėn e zjarrit, tha mirėmbrėma, nxori opingat e ngrita, ēliroi liqet e tirqeve, u mbėshtet e i vuri kėmbėt vatrės. Hanxhiu hodhi ca shkarpa, qė t'u jepte ndihmė drunjve e kėrcunjve. Sakaq bubulloi njė flakė e madhe qė mbyti me dritėn e saj tė fortė dritėn e kuqe tė pishtarit.
Jashtė kish dalė veriu me ēomage nė dorė e bėnte kėrdinė: frynte, alurinte, buēiste. Pemėt rreth e rrotull hanit pėrpiqnin degėt me degėt, kurse hatujt fėrshėllenin e ulėrinin sikur tė ishin mbushur me mijėra lugetėr tė dalė nga varret e ngrira a s'di qė ku... Ne dėgjonim me trembje gjėmėn e kollozhegut dhe ja ndjenim edhe mė fort ėmbėlsinė zjarrit, qė na e kish sjellė zemrėn nė vend. Xha Martini rrinte i kapitur, qėpallėvarur . Njė nga udhėtarėt, si nė moshėn time, tha:
- Ky na qenka hani i Olloman Beut... S'e dija. Ē'ka qenė ky Olloman Be?
- S'ja paske dėgjuar emrin-a?
- Jo, ja kam dėgjuar. Gjyshja mė trembte kur isha i vogėl; - «Shshsht... Vjen Olloman Beu e tė bėn kėsh-kėsh, me thikė. Tė shpie nė han, tė hedh nė pus...» Kėshtu mė thosh. Po pse i thonė kėshtu kėtij hani?
- Kėshtu i thonė - tha hanxhiu, njė burrė i gjatė, i thatė si ēėngel, zeshkan, me ca vetulla tė trasha qė, kur fliste, i ngriheshin lart duke bėrė nė mes njė kėnd si njė kapuēe gune, e me ca sy tė futur thellė nė gropėzat sa nuk i dukeshin fare. - Kėshtu i thonė se i tija ka qenė njė-herė e njė-kohė.
- Po mė parė?
- Kur mė parė? - pyeti hanxhiu dhe hop, vetullat i kėrcyen si kapuēe gune.
- Nė krye... Dua tė them kush e ka bėrė, kush e ka ndėrtuar?
- Gjyshi im. Olloman Beu vuri njė njeri qė e vrau e ja mori. Me tė gjitha ato qė kish brenda e jashtė. Brenda kish pare, mall, bar e tagji pėr karvanėt, ushqime pėr njerėzit. Jashtė kish ara e vreshta.
- Po ti?
- Unė? Unė s'kam gjė. Hanė e ka blerė njė tjetėr; unė e kam marrė me qira. Tashi do ta lė, se u shkoi ko ha haneve qė kur s'ka mė karvane - tha hanxhiu e doli se e thirri dikush jashtė njė zė gruaje.
Kur u kthye nuk e pyeti mė tej askush, kėshtu qė fjala mbeti e vdekur. Vetėm pas darke me pastėrma ftuje tė pjekur nė prush, me vezė gajgana tė mbytura nė gjalpė, me arme e turshi tė mirė, me bukė tė ngrohtė sapo dalė nga ēerepi - kur hanxhiu solli plloskat me verė tė vjetėr, fytyrat qė i kish rrahur e vrenjtur kaq shumė fėrtynla e kollozhegut filluan tė kthjellen. Atėhere edhe xha Martini u ēel e u krekua si njė lule kur i bie vesa.
Verė po verė bėjnė kėto vreshtat e hanit, qė gjenden ballė diellit! Tė mbyt damfi i fortė kur e shpis kupėn a plloskėn nė buzė: erė trėndeline e luleshtrydhesh. Se me tė vėrtetė, trėndelinė e luleshtrydhe bėheshin njė herė e njė mot nė atė rrahun e Skurės, siē i kishin thėnė qėmoti bregores sė madhe me tokė tė tultė.
Tani, si kthen pothuaj gjysmėn e plloskės, xha Martini merr shpirt tė ri e fillon tė na tregojė ca ngjarje nga tė moēmet - as shumė tė afėrme, po as shumė tė largme. Fytyra i skuqet, zėri i kthjellet dhe, pėrnjėmend, kredhet nė remėn e sė shkuarės, duke na hequr edhe ne pas vetiu me njė tė folur tė fortė e tė dhembėshme, qė tė tund e tė shkund. Hanxhiu, me vetulla tė dendura e sy tė thellė dhe udhėtarėt e tjerė, qė i kish mbyllur dėbora nė han, afrohen tė dėgjojnė, sepse ja dinė shijen fjalės qė del nga zemra.
- Pijanik? Kėshtu thua zotrote qė kėndon kėtė shkrim?
- Ndofta, pijanik, po nga ata qė t'ja pish dollinė tri herė rresht, me fund. Dhe nė kam tani ndonjė brengė tė madhe nė shpirt, ta dini se s'kam tjetėr veē brengės se s'mund tė shkruaj fjalėt ashtu siē i dilnin nga goja. Ato ishin fjalė tė gjalla, tėrė ashk, tėrė dhembje, qė tė rrėmbenin e tė shpirnin atje, nė kroin e ngjarjeve tė qėmoēme.
- Ehu, o djem, qė mė pyesni pėr hanė e Ollornan Beut - ja nisi xha Martini - e ku e dini ju, more, ē'ka qėnė nė kėto vise ku rronte gjėmėmadhi Olloman Be, mallkuar i qoftė emri!
Edhe dora e tij, dorė e madhe pune, e bumbyer nga shiu e breshėri, largoi nga balli kapėn e zezė prej lėkure dashi me rrethin tėrė zgjyrė.
- Po, ka qenė njė kohė kur edhe foshnjat e djepit dinin ē'ėshtė emri Ollornan Be. Sepse, Olloman Be dhe lemeri ishin njė e njė, vėlla e motėr. Atėkohė nė tėrė kėtė mėngė tė vendit - fusha, kodra, pyje - zotėronte Olloman Beu i Karafil Agait. Kur pyeste ndonjė qė s'dinte: «E kujt ėshtė kjo fushė pėllore?» - i thoshin: «E Olloman Beut». - «Po ay fshat nėnė atė kodėr?»
«I Olloman Beut». - «Po ato tufė bagėti qė zbardhin nėpėr ato kullota?» - «Tė Olloman Beut». - «Po ai pyll qė nxin atje tej?» - «I Olloman Beut. Me gjithė sharra, me gjithė karvane. Me gjithė njerėzit qė ngasin karvanet». Tė gjitha tė Olloman Beut! .
- Llamje paska qenė? - pyeti ay moshatari im, i ēuditur.
- Llamje, po! Ndofta mė keq se Ilamja. Dorėn e kish mė tė rėndė se plumbi, hijen mė tė hidhur se vdekja. Edhe dita ditės zgjeronte rrethin e ēifligjeve e numrin e bulqėrve, qė i mbante si bagėti. Po bagėtinė nuk e vriste, kurse bulkun... Sot dėgjoje se zaptoi njė korie tė re, nesėr njė mulli, njė luadh, njė han e ē't'i thosh goja. Kur vriteshin ndonjė nė mal a nė fushė, nė udhė a nė shtėpi e i mbetej kufoma pa kallur nė varr a kur i zhdukej ndokujt gjurma si uji nė ujė, ta dish se kish pasur gisht Olloman Beu. Edhe gishti nuk vonohej tė dukej sheshit, sepse me t'i dalė shpirti njeriut, Olloman Beu nuk mungonte tė dėrgonte trimat qė t'ja merrnin arėn, kalin, ēupėn... E ku kish mbret, more, e ku kish kral, more, e ku kish zot e hyqymet mė tė madh se Olloman Beu?! Ai ishte vetė vali, vetė kadi, i priste palla mė tė katėr anėt, i shkonte vula nė Janinė e nė Stamboll. Kur dilte Olloman Beu pazarit me dyzet a pesėdhjetė trima tė zgjedhur me kandar tė zjarrit, tė armatosur gjer nė dhėmbė: me kėto vezne, pallaska e palcore, me kėto pisqolla me ēark brezit, me kėta jataganė, hedhur krahut dyfegjet e gjatė tė larė me ergjend e flori, e ku je ti, more, dridhej foshnja nė barkun e s'ėmės! Mė tė djathtė e mė tė mėngjėr sikur s'kish njeri tė gjallė. Po tė mos qenkeshin ato bataret e gozhdėve tė opingave zhgrap-zhgrup, nė kalldrėm, e ato taktaket e tiktiket e zhingėrmingrave qė kishin varur trimat nė brez, dėgjohej miza njė tė shtėnė dyfegu larg. Njerėzia nguroseshin sikush nė vend, me pėllėmbėn e mėngjėr nė zemėr, kurse me tė djathtėn i bėnin nga njėqind e pesė temenara e salavate, qė nga dheu e gjer lart mbi ballė.
Edhe Olloman Beu i Karafil Agait shkonte nė mes tė kėtij salltaneti duke tundur vap-vap xhufkėn e festes sė kapitur mbi vetull. Pa shikonte rrotull me njė tė pamė tė ashpėr sikur desh tė pėrpinte retė. Dridheshin, ore, ja pėr kėtė krypė! - dridheshin si purteka ata qė guxonin tė ngrinin sytė e ta shikonin!
...E ku t'i dini ju, bre, ku t'i dini ju kėto azape...
Ju, o miq tė mirė, qė rrini e ngrohi sot rreth kėsaj vatre e pini verė nga kjo e bekuara, po tė ndodhte tė shkonit kėtej, si tashi, nė palcėn e dimrit, do tė thoshit mė mirė ta bėnit gjumin jashtė, nė dėborė, a nė ndonjė shpellė mali, me egėrsirat, se sa tė trokisnit nė kėtė portė e tė hynit nė kėtė oborr ku kishin ndodhur kaq lebeti. Ja, aty nė oborr, nė tė hyrė, ish druri e litari pėr tė varur njerėz. Pak mė tej ish ēengeli, qė i futej njeriut nė grykė, sė gjalli. Mė tutje, pusi me kapak hekuri. Tashi pusi ėshtė mbushur e mbuluar, po sa koska njeriu kalben brenda!
Hanxhiut ju ngritėn ato vetullat e zeza, qė u bėnė trikėndėshe, na shikoi si i verbėr, ofshoi e tha:
- Ashtu ėshtė... Mė ka thėnė babai.
Xha Martini vazhdoi:
- Ca vjet mė parė, kur u prish, s'di se si, njė copė e murit tė avullisė, dualėn jashtė koska njeriu tė futura nė ca si kamare tė gjata. Kėshtu, hanxhi?
Hanxhiu ofshoi edhe mė thellė, dhe u pėrgjegj me vonesė.
- Kėshtu, kėshtu, kokalla, fyej tė thyer: shumė kamare, shumė koska, i lamė me verė tė kuqe, u hodhėm borzilok tė thatė, i vėshtuallėm me pėlhurė e i kallėm nė njė gropė, tė treten atje.
Tha kėshtu, ktheu kokėn mėnjanė dhe tundi pėllėmbėn sikur desh tė thosh: «Ehe... ka dhe gjėra tė tjera nėpėr kėta mure...»
Xha Martini vazhdoi:
- E ku i dini ju kėto gjėra, o djem... Ju i kini edhe buzėt me qumėsht, megjithqė thoni se ju ka ardhur koha t'i njomni me verė. U pėrpoq tė shpinte buzėn nė gaz, po u helmua
edhe mė shumė, ngriti plloskėn dhe hoqi ca gllėnjka, u ra vėsht e vėsht mustaqeve me pėllėmbė, shikoi njė ēast pishtarin, pastaj tha:
- Hyqymet kish sa pėr sy e faqe, se pėr tė gjitha beu shkruante, beu vuloste. Ata pak zaptie qė rrinin kotnasikot, me njė ēaush nė krye, pėr ēdo gjė i merrnin dorė beut. Kur piqeshin me Olloman Benė kthenin menjėherė poshtė grykat e dyfegjeve, se veē gryk e dyfegut tė beut dhe e zybave tė beut duhej tė ishin lart. Edhe tė gjithė i bėnin temena, po beu as qė begėndiste t'i shikonte me sy; po dridhte e pėrdridhte mė tė madh ato shtullungat e mustaqeve bojė vaji. Kur vinte beu nė Manastir, kaluar, me zybat prapa, pastaj vetė ngrihej mė kėmbė dhe e priste si mik me kokė, se qė tė dy ishin ortakė: njėri djalli, tjatri dreqi.
Beu e ktheu botėn prapė: i shembi tė gjitha oxhaket e shtėpive tė botės, se veē dera e tij ishte oxhak e duhej ta nxirte tymin pėrpjetė, tė tjerėt: nėpėr vėrat e ēatisė, nėpėr hatujt...
Kur vinin kurbetlinjtė nga kurbeti, qėndronin mė parė ne porta e beut, qė t'i faleshin e t'i jepnin haraēet e peshqeshet, pastaj shkonin tė shikonin fėmijėt e gratė. Ata i sillnin nga larg jataganė tė larė me flori, shishane me kondakė ergjėndi, pisqolla, opinga telatine, dengje me kafe Jemeni e sa e sa tė tjera. Kėshtu bėnin edhe ata qė ngisnin karvanėt, ata qė shisnin e blinin: mė parė ne porta e beut, pastaj nė han e dyqan. Pa ndodhte shpesh qė beu t'u priste kryet njerėzve me jataganėt qė i kishin sjellė vetė.
Kur desh Olloman Beu t'i dėrgonte imdate e peshqeshe Baba Dovletit, vezirit a pashait, qė ta forconte vulėn, njė muaj tė tėrė kėrciste dita me ditėn dajaku mbi kurriz tė rajesė - kurbetlinj, zanatēinj, tyxharė, bulq - qė t'i kthenin mahmudetė e mexhitet e bardha me turrėn e Dovletit, se tėrė paraja e tėrė vendi, mal e fushė, qenkeshin tė sulltanit edhe ai ua lėnka sa kohė tė dojė vetė njerėzisė e ua marrka kur t'i shkrepė qefi. Edhe pastaj, kur njerėzia rrinin brenda qė tė shėronin plagėt, gjysmat e parave shkonin me karvan nė hanė tė Stambollit, sė bashku me qojlet e me nja dy a tri vasha tė bukura majė kalit. Kėto i kishin rrėmbyer zybat e beut me urdhėrin e beut, qė ja dėrgonte peshqesh padishahut. Edhe, si shpėrblim, i vinte njė ferman i madh nga Stambolli, qė ja forconte rrėnjėt e ja madhonte vulėn.
Pa shumė nga ata qė nuk e duronin mė zinė e babėzinė, turpin e shtypjen, merrnin fėmijėt e gratė, pleqtė e plakat e iknin natėn ku sytė kėmbėt e nuk kthenin kokėn prapa tė shikonin vendin ku kishin lindur e ishin rritur. Humbnin nė dhe tė huaj, nėpėr fshatra e kasabara, bėheshin shqehė, grekė, frėngj e ku ta di unė ēfarė, pėr tė shpėtuar kokėn e nderin nga dhuna e pėrdhuna.
Njė sahat pėrpara se tė perėndojė dielli mbylleshin gjithė shtėpitė e gjithė pazari, se lėshoheshin kuajt e Olloman Beut pėr ujė. Se na kish ky beu njė hergjele tė tėrė me kuaj dorinj, ēilė, kėrrė, karanj e balashė tė sjellė drejt nga Rabistani. E ku tė peshonin, more, ty e mua e tėrė botėn kėta kuajt e Ollornan Beut qė ishin mė tė hazdisur e mė tė akrosur se sa seimenėt! ...Buēiste tėrė vendi kur potkonjtė e tyre copėtonin gurėt e kalldrėmit e mbushej udha shkėndijė e gjallė!
Pa kur dėgjohej se ka dalė e po shkon udhės Olloman Beu i Karafil Agait kyēiteshin me nga tre kyēe dyert e shtėpive, mbylleshin me lloze kanatat e penxhereve dhe tėrė bota mbyllej nė zėndan, nė qivur. Edhe foshnjat, qė janė foshnja, pushonin tė qarit kur dėgjonin emrin e qahjait tė beut. Vashat e nuset e reja dridheshin si fleta kur vjen fėrtyma e u binte faqeve kur tė kuqtė e fruthit e kur tė verdhėt e verdhicės.
Se ku ta dini ju, more, se Olloman Beu ish njeriu i qefit e ahengut! Konakėt e tij ishin rėngė me ēupa tė bukura tė rrėmbyera nga lind e ku perėndon. Edhe sa herė qė i shkrep te qefi beut pėr ndonjė vajzė tė njomė... Lebetiteshin gjithė fusharakėt...
Kėtu, zėri i xha Martinit u kėput siē kėputet e bie nga lart njė zog kur kris rrufeja. U mundua te vazhdonte rrėfimin, belbėzoi ca fjalė tė ngatėrruara, si preēarte, e m'u duk sikur i shkriu njė lot nė beben e syrit. Ngriti dollinė, qė tė mos ja pikasnin hidhėrimin, pastaj vazhdoi, po kėsaj here me kryet pėrdhe:
Pėr punėn e njė ēupe, njė Xhoxhi-Xhoxhi, nga ata tė Motovilės, i ra me dyfeg beut. Plumbi ja mori kėmbėn beut, po nuk e vrau dot. Pastaj Xhoxhi iku s'di se ku, po shtėpia ju dogj e ju shkretua. Nga tėrė fisi i Motovilės s'mbeti asnjė i gjallė. Ca muarėn malet e luftuan me dyfeg nė dorė, se i mbanin me bukė ēobenjtė, ca tė tjerė i vranė zybat e beut. Tėrė malli e gjėja e lisit tė Motovilės i mbeti Olloman Beut.
Kur kish beu ndonjė rast gėzimi: dasmė, lindje, synet e ku ta di unė ēfarė, a kur i shkrepte qefi vetvetiu, nė tė ndenjur e sipėr, digjeshin reth e rrotull mullarėt e bulkut, ndizeshin togje shirrė bredhi tė pėrzier me hi e u jepeshe urdhėr gjithė njerėzve tė loznin e tė kėndonin. E doemos, kėta lonin e kėndonin sipas gajdes, se si tha dikush njė fjalė: «Lot prifti nga belaja, - I miri nga maskaraja». Kėsaj i thoshin donoma. E nė donoma e sipėr, oborri i madh i sarajeve tė Olloman Beut, i qarkuar me dy palė mure, njėri mė i trashė se tjetri, njėri mė i lartė se tjetri, si kala Janine, mbusheshe me zjarre edhe trimat e beut dridhnin nė hell deshinj tė majmė tė sjellė peshqesh (ama peshqesh me kėrbaē nė dorė!) nga ana e anės. Edhe pastaj, tėrė ditėn e ditės edhe tėrė natėn e natės gjėmonte dyregu. Shtatė male larg binte erė barut.
Gjithė vendt dridhej, o djem. Dridhej, rėnkonte e lėngonte, si mos o Zot, nėn hijen e rėndė tė Olloman Beut. E kjo hieja e tij ishte mė e rėndė se plumbi, mė e zezė se vdekja.
Pleqtė e asaj kohe luteshin:
- Zoti na, dhėntė qė t'i japėm!
Bulqit:
- Zoti na faltė durimin, pėr hatrin e foshnjave! Edhe rajeja gjithė, me njė zė:
- Zoti i shtoftė zullumin!
Edhe zullumi shtohej e shumohej dita ditės e derdhej si rrėke nga konakėt e Olloman Beut: turpėrime, rrėmbime, vrasje, presje, shkatėrrime. Ky ishte mielli qė bluante mulliri i tija.
Vetėm njė Malush Aga Katunishti ja ka prerė yryshnė Olloman Beut! - thirri xha Martini me zė tė gjallė e tė nxituar, sikur desh qė tė shpėtonte nga hija e rėndė qė e kish pllakosur gjer ahere.
Sytė i shkėlqyen si djelli kur del nga retė.
- M'i ndriēin eshtrat e shpirti nė kėtė e nė atė jetė Malush Agait, se ai i doli zot nderit tė vendit edhe e mbrojti si burrė.
E qė ta dini mirė, nga zullumet e tė kėqiat e beut, kurbetlinjtė iknin e s'ktheheshin prapė, dyqanet mbylleshin, karvanet ndėrronin udhė e nuk shkelnin mė nė viset tona, punishtet pa punėtorė, shtėpitė tė shkreta, arat pa bulq... Shumė nga ata qė, arratisesnin, qėndronin njė ditė a dy nė udhė e sipėr - nė derė tė Malush Aga Katunishtit, e ky i priste me bukėn shtruar e me fjalė tė mirė. S'ka pasur e s'di tė ketė nė viset tona njeri mė zemėrbardhė e mė tė mirė se sa Malush Agai.
Pa edhe njerėzit e kishin nė krye e sipėr e i kishin nxjerrė kėngė qė nė tė gjallė.
Kur e pa se do tė pėrpiqeshe ballė pėr ballė me Malush Aganė, sado abrazh qė ish, Olloman Beu i vuri gishtin kokės e u mundua ta ėmbėlsojė punėn: i dėrgoi fjalė tė zbriste qė tė merreshin vesh bashkė.
«Ne jemi njerėz mali e nuk zbresim dot nė fushė, se s'na lė driza, - i tha Malush Agaj njeriut tė beut. Po tė dojė beu tė flasėm, le tė ngjitet kėtu, lart».
Kur dėgjoi fjalėn qė i kish dėrguar Malush Agai, beut i hypi gjaku nė kokė e mėnt i ra pika. S'e nxinte tani as lėkura, as konaku, as tėrė vendi. I ziente zemėrimi nė zemėr, sindozot zjen jashtė fėrtyma e kollozhegu.
Po meqė e dinte se Malush Aga Katunishti s'ishte burė i pakėt, nuk e prishi menjėherė. Nisi i dėrgoi ca trima, me tė fala, qė Malush Agai t'i jepte nė dorė fusharakėt qė kishin ikur nga ēifligjet: «M'i jep mua, nė dorė ata derra bulq, pastaj shohim e bėjmė...» Kėshtu bėri njė herė, kėshtu dy, tri, po gjithnjė trimat u kthyen duarthatė: Malush Agai nuk ua dha njerėzit. Ca nga trimat e beut u kthyen, ca s'u kthyen fare, mbetėn nė mal.
Kur e pa Ollornan Beu se po i binte vula poshtė, i bėri emėr trimave tė lanin mirė armėt, tė mbushnin vozmet me barut e plumb, dėrgoi njerėz tė qėronin udhėt, pastaj ja mori pėrpjetė nė mes tė bylykut, ca kaluar e ca mė kėmbė.
Mirėpo Malush Agajt i kish rėnė nė vesh fjala se beu donte t'ja shkelte fshatnė e i doli pėrpara me pesė veta, mė kėmbė (tė tjerėt kishin zėnė vend atje ku duhej, qė tė mos linin tė fluturonte as zogu).
- Ardhe, o be? Hajde, me kėmbė tė mbarė! Ne tė presim me sofrėn shtruar - i tha Malush Agai e i dha atij tunjatjetė burri, me kryet lart, me trupnė drejt, si lis.
- Tunjatė, Malush Aga - ja ktheu Olloman Beu dhe mbajti kalin.
Tashi na ishin ballė pėr ballė: aty poshtė, Olloman Beu me dyzet e ca dyfegje; atje lart, Malush Agai me pesė veta. Ky ish njė burrė i thyer e pak si i thinjur, po kolonė: kish njė sy tė fortė qė e vriste trimnė me njė tė pamė. Syri i tija bėnte sa pėr njėqind dyfegje. E na kish Malush Agai njė shkop thane nė dorė, me krrabė, e njė pisqollė nė silahe.
- Mirė se na erdhe, Olloman Be. Tė them mirė se na erdhe, nė vjen si mik... Derėn tonė e ke tė hapur.
Edhe e shikoi me njė sy kaq tė fortė, sa beu, nga ulk na u bė qengj i butė.
- Nė ke ardhur ndryshe, e mira e sė mirės ėshtė tė mos bėsh njė ēap pėrpara, se...
Olloman Beut ju drodh xhufk e festes fėr-fėr, si dridhet maja e kallmėrit kur fryn era. Pastaj, dalngadalė, e mblodhi veten, u hodhi njė sy trimave, qė prisnin urdhėr e tha:
- Kam ardhur si kam ardhur, kjo ėshtė puna ime.
Po ti, o Malush Aga, tė bėsh mirė e tė mė japėsh nė dorė ata qen a rajenj e ata derra fusharakė, qė kanė lėnė parmendat e kanė rėnė nė strehėn tėnde. Tė mė japėsh se ndryshe, besa, ke tė bėsh me kėtė koskė! - edhe i ra gjoksit me grusht.
- E shkele fare, o Olloman Be i Karafil Agollit.
E shkele, Zoti qė ėshtė njė e pa shok, e zure tė lėndosh thellė. Kėto viset tona, o be, kanė hequr tė zit e ullirit, me kamje e skamje, me jetė e mortje, po nuk janė turpėruar kurrė veēse nė ditėt e tua pėr punė nderi... Turpi qoftė yti e i oxhakut tėnd, se edhe ti je nga kėto vise. Turp, besa, turp!
Zėri i Malush Agait, qė zakonisht ishte i butė e i ėrnbėl si bar pėr plagė, tani qe egėrsuar si njė pėrrua mali, kur zbret poshtė, vjeshtės, shkėmb mė shkėmb.
- E ē'kėrkon tė na bėhesh ti, o be? Ali Pashė Tepelenė kėrkon tė na bėhesh, ė? Po as Ali Pasha, qė kish qenė pasha me tre bishtėrinj, nuk shkeli kaq vėngėr siē po shkel ti, o Olloman Be! Dėgjo tė tė them njė fjalė: unė s't'i jap nė dorė ata qė mė kanė kėrkuar strehė e krah edhe sikur ta di se nuk do tė mbetet gur mbi gur nga shtėpia time!
Pastaj u kthye e u foli trimave tė beut:
- Po ju, bre, si u bėn zemra tė bėhi qojle e vegla tė kėtij katili, qė i punon qindin kėtij vendi? Mė thoni: si? Beu na zvesh e na vret vėllezėrit, beu na rrėmben e ēnderon motrat, edhe ju: peqe-lepe! Pėrse? Pėr njė koromane! Turp, bre, se edhe ju kini pirė sisė nėne e kini ngrėnė bukėn qė e bėn bulku!
Nga tė dyzet e pesė trimat e beut, ca unjėn kryet, ca kthyen sytė nė tė djathtė e nė tė mėngjėr, se nuk guxonin ta shikonin Malush Aganė.
- Po ti, o Lite, ku e ke mendjen? Kėshtu tė ka porositur yt gjysh, qė e kam patur si baba, nė krye e sipėr? Ehe, yt gjysh i kish dalė njė herė e njė kohė zot kėtij vendi, kish luftuar gjersa ish vrarė. Po ti, o Zenel? Edhe ti, o Kajo? sa turp!
Atėhere disa nga trimat e beut i kthyen kurrizin Olloman Beut, ju afruan Malush Agait, kokunjur e i thanė: «Na fal, Malush Aga. Ē'bėmė s'do bėjmė. U gėnjyem».
Beut iu drodh buza, siē i qe dredhur xhufka e festes.
E si tė mos i dridheshe kur pa se me njė fjalė goje, Malush Agai i mori gjithė ata trima? Malush Agai, qė s'kish nė dorė veēse njė krrabė e nė silahe vetėm njė pisqollė...
- Jau bėj haram bukėn! - u thirri beu trimave. - Bukėn e bėn dheu e bulku. Me dirsėn e ballit.
Ti nuk ua bėn dot haram, se s'ėshtė jotja. Po tė jetė pėr haram, ti, Olloman Be, je i pari qė e ke haram kėtė bukė, se e hėngre dhe e shkele.
Tre semenė kaluar vunė dorė nė pisqollat e brezit e i nxuar qė t'i binin Malush Agait, po namėta ranė, qė atje ku ranė shtatė e tetė dyfegje bashkė edhe tė tre semenėt u rrėkėllyen poshtė, nė kėmbėt e kuajve, pėrpara se ta shkrepnin. Kuajt mbetnė pa zot e muar tatėpjetėn.
Kur pa se qe kthyer fleta, Olloman Beu ktheu kalin e mori poshtė nė mes tė batareve tė. dyfegjeve qė zbraznin nė err trimat e Malush Agait qė thėrrisnin me tė tallur: «Isa-ha! Isa-ha! Zėre, laro! Kafshoje, balo!» - Beut i tundej nė erė xhufka e zezė e festes sė kuqe. Edhe ikte, ikte... Pas tij iknin ata njėzet e ca lanxho, qė i kishin mbetur besnikė gjer nė fund. Ama trimat e Malush Agait, qė kishin zėnė tėrė grykėn, kishin dalė nga pusitė e u thėrrisnin: «Isa-ha! Isa-ha!» - sikur t'u ndėrsenin qentė e stanit.
Iku beu, si i thonė njė fjale, me bishtin ndėr shalė.
Ama ish bėrė tym e zjarr nga zemėrimi. Kjo ishte hera e parė qė kish gjetur sharra gozhdėn.
...E ku je ti, more, ku je ti, se ē'ka ndodhur pas asaj dite nė viset tona! Shkuan bumbashirėt nė Manastir e nga Manastiri brenda nė Stamboll tė shpien fjalėn se Malush Aga Katunishti ngriti krye kundėr mbretit. Vetė Olloman Beu u ngrit e shkoi me njė torbė lira qė tė kėrkonte imdat. Solli taborė me bashibozukė, topēinj e kumbaraxhinj e ku ta di unė sa nizamė tė tjerė. Meqė nuk u zinte mė besė atyre tė vendit, dėrgoi e solli nga Dibra njerėz qė i paguante me ylyfe tė madhe.
Plasi lufta. Bam kėtu, bam atje, ditė e natė. Po ku e zinte plumbi Malush Aganė? Nuk i druhej, po nuk e zinte. Pa edhe njerėzit e tija nuk e kursyen gjaknė: fusharakė e malėsorė bashkė, ēobenjtė e maleve.
- Ashtu, ashtu! - ja bėri hanxhiu duke nagasur zjarrin. - Mė ka thėnė babai.
- U vranė nga tė dy palėt e nuk fitoi asnjėra. Mė nė fund ardhi kartė nga Stambolli se mbreti kish zėnė luftė s'di me kė e thosh qė tė dy palėt - Malush Agai e Olloman Beu - ta linin tė tyren pėr mė vonė e tė vinin ta ndihmonin mbretin. Ardhi edhe njė ferman i madh qė thosh se Malush Agai ishte i falur, tė mblidhte trimat e tė shkonte nė luftė pėr mbretin.
Malush Agai nuk i zuri besė e nuk shkoi tė luftonte pėr mbretin. As Olloman Beu nuk shkoi, por mblodhi e i dėrgoi redifė e bedelė. Lufta u platit, pothuaj u shojt fare. Olloman Beu nuk i ra mė Malush Agait, as Malush Agai nuk i ra Olloman Beut. Njerėzit punonin nė mal e nė fushė. Mirėpo uji fle, armiku s'fle. Olloman Beu solli edhe njerėz tė tjerė me ylyfe. Kėta i zunė njė herė pusi. Malush Agait ne gryka ku lajthittė juve udhėn qėparė, kur deshit t'ja merrnit me tė prerė, ne ay Lisi me dy bigla. Pas ca ditė, kur beu kish shtruar drekė tė madhe, nga gazi, njė i biri i Malush Agait ja lėshoi flakėn mespėrmes. E vrau.
Pastaj prapė taborė me bashibozukė e nizamė, e rrethuan Katunishtin. U luftua sa u luftua me plumb e zjarr e mė nė fund u nxehėn kėta bura e dual sheshit, u prenė me jataganė... Fitoi turku: pashai i Manastirit...
Xha Martini, kėputi fillin e rrėfimit e mbeti i mekur me sytė ne ēengeli i vatrės. Kur filloi sėrish dukej shumė i lodhur e mė plak se ē'ish.
- Po, u vranė, u shuan. Tė nipnė e Malush Agait qė ish shkėndija e fundit e vatrės, e muar e e shpunė nė Rabistan, atje ku piqet dheu me qiellin. Atėhere Hodua - se Hodo i thoshin tė nipit - ishte i vogėl: shtatė a tetė vjeē. Atje e mbajtėn, atje e rritėn, atje e martuan. Pas njėzet e ca vjet, turku e dėrgoi kajmekam nė viset tona. I thoshin Hajdar Efendi...
Xha Martini fshiu ballin e dirsur, tundi dy a tri herė pėllėmbėn e hapur pėrpara syve tė perdelisur, sikur tė desh tė largonte errėsirėn.
- Eh, more djem, i keq qenka ky i verbosur dhe i huaj: ta merr gjuhėn e nėnės, ta shtrembėron shpirtin, ta prish. Atje, larg, Hodua i Katunishtit e kish harruar fare shqipen tonė, fliste vetėm turēe e arapēe, me terxhuman. Shumė thoshin se e dinte, po nuk desh ta fliste, se i vinte turp t'i thosh vetes shqiptar. Kajmekam Hajdar Efendi Katunishti u pėrpoq me mish e shpirt tė shtronte malet nėn kėmbėt e mbretit tė turkut e tė belerėve. Hajde, hajde: malet qė kish mbrojtur i gjyshi, Malush Aga Katunishti!...
Jashtė kollozhegu ish ngritur mė kėmbė me tė bijtė e tė bijat e me soj e sorollopnė e bėnte gjėmė tė madhe qė tė shembte e tė zhdukte ēdo gjė tė gjallė. Fjalėt u shojtėn me pishėn e fundit tė pishtarit e me plloskėn e fundit, qė mbeti e zbrazur. Llavat e ujqve, qė i vinin rrotull hanit, alurinin sa tė kallnin lemerinė. Tufani frynte nėpėr hatuj.
Zgjata kryet ne oxhaku dhe pashė qiellin e kthjellėt si pikė loti. Hėna ndriēonte flokėt e dėborės qė zbrisnin poshtė duke luar valle. U vėshtolla me gunėn e tharė e bėra si gjithė shokėt: rashė tė flė, Fjeta e u zgjova, fjeta e u zgjova, sepse mė dukej sikur dėgjoja tė thirrura e tė lebetitura. A mos thėrrisnin njerėzit e gozhduar tė gjallė nė ato kamaret e avllisė tė hanit tė Olloman Beut? Kushedi...
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-09-2012, 01:35   #7
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,281
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 28 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Mitrush Kuteli - Jeta

MITRUSH KUTELI




VENDOSA TĖ SHKOJ NĖ AMERIKĖ




Vendosa tė shkoj nė Amerikė.
Unė njė e Ēuli dy.
Unė kisha shtatė vjet edhe Ēuli gjashtė.
Unė i veshur me njė kėmishė pa mėngė, pantallona gjermi gju. Ēuli, kėmishė me mėngė.
Qė tė dy s’bathur.
Qė tė dy pa takije.
Na kish djegur fort djelli, qė nga veshėt e gjer nė thembrat e kėmbėve dhe kishim kėmbyer, asaj vere, tri lėkura. Nuk di sa lėkurė ndėron gjarpri nė mot e sa qime ujku, po neve kishim ndėruar tri lėkurė.
Dhe ish Korrik.
Pa fjalė se edhe nė kėto lėkurat e reja drizat kishin lėnė mjaft gjyrma, po u pyes Zotėrinė t’uaj, qysh do ish e mundur ndryshe tė arrish, degė me degė, ku janė foletė ose tė mbledhėsh kumbulla nė mezhdat e arave ?
Kėshtu si ishim, ne vendosmė tė shkojmė nė Amerikė.
Po tė deshnim mund tė shkonim e nė Vllahi, se pėr ne qė tė dyja ishin nė der’ė e shtėpisė: - kėtu Vllahija, aty Amerika - po neve na u pat mbushur mendja pėr nė Amerikė. «Vllahija u bė batall qė kur doli Amerika», pat thėnė, dikur, Trifun kasapi edhe neve e kishim mbajtur ment fjalėn e tija.
- Vllahija ka mbetur vetėm pėr sy-leshėt qė shkojnė Shėngjergjit e vijnė Shėmbitrit thesh fshati, edhe as unė, as Ēuli nuk ishim sy-leshė.
Pėrveē kėsaj :
- Ē’tė kėrkoni nė Vllahi, kur Vllahinė e bėri batall vetė Trifun-kasapi? - na kishin thėnė nuset.
Edhe fjala e nuseve ish pėr ne fjalė vendimtare, asaj kohe.
Se, pata harruar t’u them qė nė fillim, qė unė edhe Ēuli ishim tė martuar, me kurorė, si e desh puna.
Nusja ime kish shtatė vjet dhe i theshin Marinė.
Edhe sepse, Ēuli edhe unė ishim bėrė vėllezėr -me gjak nė gisht, si bėhen vėllezėrit – nuset tona ishin kunata.
Prandaj rrinim tok, nė njė shtėpi me tė ndara shumė aty pranė jazit.
Shtėpija jonė ish ndėrtuar me gurė lumi, tė rradhosur nė tokė njėri pas tjatrit. Kish edhe portė edhe derė, pėr tė hyrė e pėr tė dalė.
Atje brenda Marina ime edhe nusja e Ēulit bėnin punėt e shtėpisė : bukė prej balte tė thara nė djellė mi copa qaramidhe edhe gjellė prej lėvezhge bostani.
Atje prisnim e pėrcillnim miqėsinė tė moshės sonė, dyke u pėrshėndoshur si pėrshėndoshen tė mėdhenjtė.
- Mir’ ndajnatė, moj nus e Ēilit.
- Ose :
- Mir’se u gjejmė, moj nus’e Ēulit.
- Mir’ se ardhe, tė lumtė kėmba, urdhėro e hyrė brėnda.
- Ju arthēin njė mijė tė mirat po do shkoj, se kam djalė nė djep e mė qan.
Ajo qė thesh se i qante djali kish tetė vjet.
Dhe pastaj :
- Do-njė kartė a kini marrė nga tė largmit, moj nus’e Ēilit ?
- Kemi marrė, kemi marrė, falemeshėndet tė gjithėve, i math e i vogėl.
- Tė fala pastė e gėzuar qė paski marrė fjalėn e mirė.
Dhe zonjat e shtėpisė u jepnin dy pika ujė nė njė copė filxhani. Kėsaj i theshin kafe e raki, si pas rastit, edhe miqėsija bėnte sikur e pinte dyke uruar.
- Sa tė mirė e paske goditur, moj nus’ e Ēulit, pėr dasmė e pėr gėzim.
- Tė lumtė goja, t’u bėft’ e’argjendė.
Dhe, kur shvilloheshin kėto ceremoni, unė dhe Ēuli rrinim mi gur, jashtė shtėpisė, edhe si burra qė ishim, bėnim sikur nuk u vinim veshin (se ē’flasin gratė midis tyre s’duhet tė mbash veshin.)
Asohere kjo Marina ime kish njė ēupė qė ish ēupa jonė.
Edhe kjo ēupa jonė ish njė degė shelgu me dy bigla nė vend tė kėmbėve e veshur me tre gishtrinj basmė.
Edhe dega e shelgut me dy bigla qante kur e kur, si qajnė gjithė fėmija, kur u vjen tė qajnė. Marina e qortonte, po mė kot, se gjer mos afronte ne gjiri, pėr qumėsht, kjo foshnja nuk pushonte.
Edhe kur ngjisnin kėto tė gjitha unė e Ēuli rrinim gjith mi gur e bisedonim si burrat pėr tė tjera punė me rėndėsi…
Pa mė ish kjo nus’ e Ēilit (Ēili jam unė) njė vogėlushe e bardhė si njė top dėbore, sy shkruar si ēudija, sa dėgjonja dendur botėn tė flasė :
Si rusp ėshtė – t’i rrėmbesh kokėn e tė ikėsh !
Dhe kur dėgjoja kėto mė bėhej njė bosh i math nė zemėr se fort e desha, sa isha gati ta mbyll nėr kafaze e nėr zendanė…
E desha fort, po pėr tė thėnė nuk i thesha.
E pėrse t’i thesha kur ajo vete ish nusja ime ?
Lonim bashkė lodrėn e tė mėdhenjėve dhe dashuroheshim pa folur.
Njė dashuri si prej sė vėrteti, shkuar sė vėrtetit.
Kur ndaheshim ndajnatave mė dukej se isha i dėnuar tė hy nė burgje. Ndjenja njė bosh tė math, tė math, kėtu nė zemėr. Po dendur haseshim edhe pas ndajnatė, ne kroj, ku Mėm’emjerė mė dėrgonte tė lahem nga pluhuri i ditės. Dhe vonohesha atje gjer sa trokiste dera e dilte edhe Marina pėr t’u larė. Pa rrinja i turbulluar fort dyke vėshtruar Marinėn qysh mirrte ujė me grushte pėr tė larė syt e saj tė shkruar. E qysh pastaj, sbulonte kėmbėn, gjer lart pėrmbi gju, edhe e vinte atje ku rrithte kroj.
Dhe kaq tė bardha ishin pulpat e Marinės, atje ne uji i shkėmbėzuar, sa mė mbushej shpirti me dridhje shumė e kėthenja kryet, nga pjergulla, a nė yjt e qiellit, pėr tė mos t’a vėshtruar…
Po desha, dhe desha me vrull tė vonohet sa mė shumė.
Dhe unė desha mė kot se ajo mbaronte sė rrahuri ujin me duar e kembė dhe si mbaronte mė thesh :
Tashi, natėn e mirė.
Edhe ikte me vrap pėr nė shtėpi e mė linte tė mjeruar fort.
E nė vrap e sipėr i ndrinin kėmbėt si dėbora, mbrenda nė t’errėt.
Si mbyllej dera unė vonohesha dhe pak pėr tė dėgjuar zėrin e kronjėve dhe pastaj kėthehesh dyke fėrshėllyer, se ish errėt.
Pa nat pėr natė e shihja Marinėn nė ėndėrr. Sikur dilte nga kora e vinte pranė meje. Edhe kur kroji e jazi e bulkthi i shtroheshin kėngės sė tyre, ne ngriheshim sė bashku, nė pėrfytyrime pa mbarim mbi dhé e mbi ujra. Sbrisnim kur e kur mbi tokė a mbi nj’ato pemė tė lulėzuara a nėpėr gėshtenja dhe si qėndronim pak pėr tė pirė ujė nė kronjt e ftohtė, rifillonim fluturimet tona.
Kjo pat qenė dashurija ime parė, qė mė bėnte kaqe tė lumtur e kaq tė mjerė.
Dhe pastaj nuk guxonja t’ja tregoja.
Njė ditė nga ato ditėt e shumta tė asaj kohe ishim duke luar sy-mbyllur me Ēulin e me tė tjerė.
E zura pėr dore Marinėn dhe vrapuam tė fshihemi gjėkund, aty ne mulliri. Ishim tė lodhur fort edhe vendi i vogėl sa njė fole shpeshėrije. Rrinim pranė e pranė, aqė pranė sa dėgjonja si i rrihte zemra tak-tak si trojka e mullirit. Kurrė nuk kisha qenė aq pranė Marinės dhe kurrė nuk i pata ndjerė sa for mund t’i rrahė zemra. Pa era e trupit tė saj tė valė si era e luleve tė fushėsė qė mė bėnte tė mbyll sytė, i lumtur.
Sa i vogėl ish furiqi ynė !
Po, sado i vogėl qė ish na nxinte qė tė dy: mua edhe Marinėn time.
Dėgjuam qė pėrtej njė zė qė thėrriste:
- Ēel ! Ēel !
U shtypmė njėri pas tjetrit, nė folenė tonė.
I ndjenja tani fijet e flokėve tė arta nė fytyrėn time.
Dhe morniza lumturije mė zbrisnin nėpėr trup.
Dhe tjatėr zhurmė, pėrveē zemrės sė Marinės edhe ujit tė jazit qė derdhej bosh, nuk kish.
Doli njė kocomi, aty ne hambari - i vogėl, i vogėl sa njė arrė. I vrau drita sytė edhe, fėsh-fėsh, me gjith bisht, hyri prapė nė vrimė.
Ngrita sytė tė vėshtroj njė mizė qė sillej mbi ne edhe hasa vėshtrimin e Marinės.
Befas kjo nusja ime rrėmbeu fytyrėn nėr duart e saj dhe me vėshtroi drejt nėr sy.
- Mos luaj! - urdhėroi zėri i saj.
Dhe une s’lojta.
- Mbaji sytė hapur !
Dhe unė i mbajta.
- Shėkoj gjėsend, ja, kėtu brenda, nė sytė tėnd.
- Nė syt e mij ? Ē’do tė ish nė sytė e mij? A mos do-njė kocomi ? A do-njė mizė ? A do-njė thes me kashtė ?
E lashė Marinėn tė vėshtrojė.
Isha njė lodėr nėr duart e saj.
Dhe lodėr jam sot nė duar vashash.
- Ti ke nė sy brenda njė ēupė qė lot. Dua ta di cila ėshtė ?
Balli i Marinės ish vrejtur fort. Si mali i Thatė me dėborė, kur vijnė t’a rrethojnė retė. Mė frikėsoj zėri i saj dhe nuk lojta vendit.
As nuk pulita sytė.
Por pėr tė vėshtruar e vėshtrova edhe unė drejt nė sy. Nė sytė e saj tė kaltėr e tė kulluar si engjėllushet e korave. Dhe ja ! atje brenda pasqyrohej fytyra ime (si e kisha parė nėr flluskat e ujit tė liqerit e nėr flluskat e sapunit).
Marina mė lėshoi fytyrėn e foli :
- Pashė njė ēupė nė sytė tėnd. Lonte-lonte si nusk e lalės e s’dinja cila ish. Kisha frikė mos ish do-njė tjatėr. Tashi mė duket se jam unė.
Mua m’u hodh zemra pėrpjetė.
- Ti je, thashė, ti je s’ka tjetėr. E gjer nė Perėndija e gjer nė mali, ti. Ja, edhe unė jam nė sytė tėnd. Kur do bėhem i math e do kem shumė pare do martojemi me tė vėrtet.
- Me duak ?
- Me duak, me tela, me fustan.
- Unė e dua bojė-qielli.
- Bojė-qielli, si ta duash ti.
- E me dorėza tė bardha, pe hoje.
- Pe hoje tė bardha.
- Sa mė do ti mua ?
- Gjeeer ne mali e mė lart, gjeeer ne gjoli.
- Edhe unė gjer ne mali. Sa Nėnėn, e mė shumė !
Ishim tari pranė mė pranė, sa faqja ime prekte me tė sajėn.
Dhe ujit rrithte me zhurmė.
Dhe kocomiu hyntė e dilte, aty pranė hambarit.
Dhe zemra e Marinės ish qetuar krejt…
- Tė pashė, tė pashė! - u dėgjua zėri i Dimushit jashtė.
Ēape tė zbardhur nė kalldrėm. U ngritmė dhe ne. Dhe dorė pas dore rentmė dhe hymė nė brithmėn e shokėve.
Amerika jonė e asaj kohe ish aty, afėr tregut, nė njė vend ku ishin copa xhami e filxhani.
Kėto ishin dollarėt tanė.
Kur e kur bridhnim edhe nė Amerikė tė Zezė, qė ish pak mė tej. Kėtu kish kuti tė bardha e tė kuqe e dy-tre gishtrinj basmė me ngjyra (se kisha ēupėzė e duhej veshur, mos na qeshė bota…)
Pėr kėto vise kaqė tė largėta u patmė nisur njė ditė vere, unė njė e Ēuli dy.
Shumė herė mundet t’u pata nisur pėr Amerikė e vise tė tjera nė kohėn e Marinės, po atė tė asaj dite nuk mė vjen t’a harroj kurrė.
Sbritmė gjatė jazit dyke mbajtur pėrdore njė spango tė gjatė ku kishim lidhur njė copė dėrrasė. Ky ish vaporri ynė i ujit.
Se ne kishim dėgjuar se nė Amerikė shkojet me vapor tė ujit…
Marina edhe nusja e Ēulit e disa fqinjėri vinin pas nesh.
Ndarja pat qenė e mallėngjyeshme e me shamizė nė dorė, si bėjnė tė mėdhenjtė, kur ndahen.
- Tė na shkruani karta, - foli Marina.
- Do shkruajmė pėr ditė, i thashė (asaj kohe unė kisha filluar tė bėja karabacka nė pllakė).
- Tė vini shėndoshė e tė kėtheji shėndoshė, me pare njė shoshė, foli nus e Ēulit.
Dhe pastaj si tė mėdhenjtė, u pushtuam nė krahė dhe bėmė sikur qajmė.
E zura Ēulin pėr dore edhe sbritmė nga rema.
Nuk fliste as ay, as unė.
Mblothmė me zell xhame e copa teneqeje e shumė sende tė tjera me vlerė, pėr nderė tė shtėpisė.
Dhe kur pregatiteshim tė nisemi pėr nė vilajet, u javitnė aty pėrpara nesh Arapi, Durua i Llukės edhe Verdhaniku.
Ata tė tre pėrtej, ne tė dy kėtej.
Midis nesh uji i jazit.
- Ku do vini o Duro ? (Arapi ish mė i math po ne pysnim Duron).
- Xhe-ku vemė, ande poshtė, - foli Arapi, po yve ?
- Nė shtėpi.
- Ne xhe-ku vemė pėr tė mirė, - foli Durua.
Ndejmė pastaj e mė s’thamė gjė : ata pėrtej edhe ne kėtej jazit.
Arapi, Durua edhe Verdhaniku u afruan kokė me kokė edhe biseduan gjėsend.
Pastaj Arapi foli :
- Po tė doni i marrim dhe yve, apo doni tė loni me ēupat ?
Tėrė krenaria jonė prej burri, e prekur kėsilloj, ndjehej e shkelur nėpėr kėmbė.
Hapa gojėn e fola :
- Thoni ku do veni edhe pastaj…
Biseduan qė tė tre kokė me kokė, po ē’theshin andej jazit dėgjohej edhe ketej. Na e kishin nevojėn pėr tė forcuar tarafnė se tė tjerėt ishin zhganė nga pesė nga gjashtė e mė shumė. S’kishin ata Arap mi krye, po ishin tė shumė.
- Po tė vini, ne u rrėfejmė.
- Vijmė.
- Kanė ardhur qerret me bar ne Hani i Petros. Vemė ngjeshėm bar edhe pastaj kollovitemi me qerre nė fushėn e m’at’anė.
U zumė krah pėr krah me Ēulin e folmė sa folmė nė vesh. Pastaj nxorra gjithė thesaret qė kisha mbledhur nė Amerikė edhe ia dhashė t’i vendosė nė vendin qė dinim ne (ja u tregoj tani juve, po tė mos i thoni Duros : nė mur tė mullirit ne qoshja, ėshtė njė vrimė sa tė futėsh krahun).
Unė kalova remėn edhe hyra midis tė tjerėve.
- Prisni se ja po vjen e Ēuli.
Dhe si ardhi Ēuli u nismė qė tė pesė, krah pėr krah, me Arapnė nė mes, dyke u hedhur pėrpjetė si keca Marsi e dyke kėnduar :
Ore djal’i Jaēesė,
Trim o Kapedan ;
Kur mė shkon sokakutė,
Hidhesh si shejtan…
Nuk di si hidhej djal i Jaēes, po neve si shejtan e shkuar shejtanit, arok e shkuar arokut, pelivanė !
Pėrpara Hanit kishim qėndruar, me tė vėrtetė, nja pesė qerre me bar, tė ngarkuara gjer nė majė, sa dukeshin si miza qetė pėrpara.
Binte erė lule nga tė fushės.
Brėnda nė plevice bari ish ngjitur gjer afėr trarėve.
Kish shumė djem tė moshės sonė e mė tė mėdhenj qė ngjishnin bar. Hymė edhe ne edhe ia krismė lodrės. Ngjiteshim nė trarė, njėri pas tjatrit, edhe hidheshim pėrposh, me sulm. Zireshim dorė pas dore edhe lonim valle.
Ndaheshim nė tarafe, ca me Kapedan Kajon e ca me Myftara Bimbashnė edhe nisnim luftėn, bam-bum ! kush ishte i mundur mbulohej me bar.
Nėr ato pak reze djelli qė hynin tėrthorazi lėvrinte tremba-tremba pluhuri qė ngrihej sė rėposhmi.
Ardhi pastaj Ēuli qė jashtė ku kish vajtur tė pijė ujė edhe tha :
- Ore djemani, po shkojnė qerret pėr nė fushė.
Sa tė mbyllesh e tė hapesh sytė Hani mbeti bosh edhe qerret plot.
Disa prej nesh hypnė nė rrazhnicat e qerres.
Ishin tė kuq si lulja e kuqe.
Dhe trupi na ish plot me byk tė ngjitur me dirsė.
Na dilte sojesh njė avull i zjarrtė.
Binte erė katrani nga boshtet e rrotave.
- Aga, mė merr edhe mua, - vinte do-njė i vonuar.
- Edhe mua, Aga !
- Edhe mua !
Edhe ngarkoheshin qerret me djaj tė kuq. Kur niseshim pėr nė udhė njė brithmė gazi ēantė rrugėt, sikur ish dasma e Rogoz Beut tė Tokoēi Pashajt.
- Hajs, hajs ! - bėrtisnim ne. Dhe qetė nxitonin ēapet.
- Oha, oha ! ia priste i zoti i qerres. Dhe na kanosej tė na zbresė poshtė.
Po nuk na zbriste.
Dhe ne linim qetė e fillonim bisedimet tona.
Kishim qenė pesė, tani ishim tetė.
Rruga ishte plot fije bari e fije kashte.
Kur iu afruam lumit, Arapi i hodh poshtė. Edhe ne pas tij.
- Ore, ne do vemė tė lahemi ne sofat, kush tė dojė le tė vijė.
U kėputnė nja tre nga qerret e tjera edhe u bashkuan me ne. Tė tjerėt, qė tė mos i bėjnė vollėn Arapit, sbritnė pak mė tej.
Kaluam gardhin me ferra edhe u lėshuam arave, pėrmes, qė tė shkurtojmė udhė.
Misri e kish bukėn tė njomė, qumėsht jo tjatėr. Edhe ish vaditur rishmė. Ku shkelmė ne mbet gjyrmr e gjallė, sikur kishin shkelur pelat e egra. Balta ish e butė fort e sikur ish bėrė qė tė na pėrkėdhelė kėmbėt.
Nuk kėputmė gjė se e lamė kur tė kthehemi (se ku t’i fshehėsh ata kallėpe, kur shkon tė lahesh,) vetėm Arapi, si arap qė ish, mori dy kungėlleshka tė njoma, pėr tė lojtur nė ujė, nė vent tė topit. Unė edhe Ēuli kėputmė ca mustaqe misri edhe rrahmė t’i ngjitėm ndėnė hundė qė tė dukemi si burrat e ēinimaēinit.
Kishim edhe shumė gjer buzė liqerit kur u dėgjua zėri i Arapit, si ay i Bajram tellallit :
- Njė… dy… tri… mbetet i share kush hyn i fundit nė ujė !
Pa fjalė se Arapi na e kish punuar e ish njė tė shtėnė gur pėrpara. Po, edhe kėshtu e shara ish e sharė.
U thirrmė kėmbėve sa mė tė mund nėpėr misėr, nėpėr kunguj e mbi gjerdhė. E qė mi gjerdhė kush mi tel kush ndėnė tel, me tė gulēuar e me shpirt nė gojė, gjer buzė liqerit. Aty hith kėmishėn, hith pantallonat edhe bulldump ! Nė ujė.
Unė dhe Ēuli kishim sveshur kėmishėt qė rrugės, nė vrap e sipėr e hymė nė ujė nėr tė parėt. Vetėm e vetėm mos na qeshėn se mbetmė tė sharė ! Ca mbetnė prapa, me kockorre e gjemba nė kėmbė, e ca se i zuri teli e i ēorri fėrtel-fėrtel. Durua ra nė ujė me gjith kėmishė, Koēomiu me gjith takije, ēun i Ēucit, ēalė-ēalė, me gjith kockorre e kėmbės.
Po puna ėshtė se nuk mbetnė tė sharė.
Ish kaqė i ngrohtė ujėt, kaqė i ėmbėl djelli i Korrikut dhe kaqė i math gazi e zhurma sa, pėrnjėmend, e harrova krejt Marinėn time edhe shtėpinė pranė jazit.
U pata nisur pėr nė Amerikė, po ja qė nė liqer ish mė mirė !
- Tė bėjmė luftė ! - tha dikush.
- Luftė ! Luftė ! - tė tjerėt.
Edhe zuri lufta.
Me ujė, jo me zjarr si bėhet lufta e vėrtetė.
Ujė qė ia hithnin shoqi-shoqit, si stėrkala, nė fytyrė.
Dhe nė kėto stėrkala lonin gjithė ngjyrat e ylberit.
- Unė jam Karadaku !
- Unė jam Nemci !
- Unė jam Ēinmaēini !
Edhe, Karadak-e-Nemc-e-Ēinmaēin-bashkė e sa e sa kombe tė tjerė, bjerė e bot, me ujė shoku-shokut, sa nuk dukej gjer nė sofat tė dytė veē se shkumbė e gjallė.
- Prite o Karadak topnė e Nemces !
- Prite, Nemc, plumbin e Karadakut.
- Prite ! Prite !
Hynte pastaj me kuje e bujė tė madhe si ariu i malit Moskovi, si i thesh vetes Rrapi i Xhyres, e na vinte tė gjithė pėrpara, shkumbė pėr shkumbė e valė pėr valė, gjer sa na lėshonin sytė shkėndija ngjyrė-ngjyrė.
Linim asohere luftėn pėr do-njė Arap a pėr do-njė Rrapi qė e kishin inatnė tė fortė e dilnin tė ēlodheshim nė anė. Shtriheshim sa gjat e gjėrė, nė shur.
Pa na vėrtitej kjo botė, me male, me kodra, si nė motnė kur do dalė Qoftė-largu me njė stomė ujė nė dorė. Njėqind daulle nė veshė, njėqind pela tė egra mi krye e gjith kjo botė vėrtitu rotull, si pa gjė tė keq.
Platiteshim pastaj, dalėngadalė, edhe dremitnjim pak.
Kur na shtrėngojė urija, Ēuli shkoj ne Teto-Vasa, qė e kish aty pranė e na solli bukė e djathė. Buke ēerepi, kjo, e butė si pambuku. Ha e ha gjer sa s’mbeti thėrrime pėr be.
Na digjej tani gryka pėr ujė, po, kroji ishte larg. Ngrehu tani Ēili e hyrė pėrtej sofatit tė tretė, me not tė rreptė, edhe pi ujė sa tė duash, se liqeri ėshtė plot. Ish pak si ngrohtė ky uji i liqerit tonė, binte era peshk e barishta, po i kulluar si ay s’ka tjatėr. Edhe i ėmbėl, mjaltė. Edhe i lehtė si penda, se jo me kot ish ujė i rrahur nė dallgė.
Dhe kėsilloj, hyrė e dil, bjerė e ngrehu : tė lodhur nga noti tė kapitur nga djelli e tė dėrmuar nga lufta, me shkėndija nė sy e daulle nė vesh, ndenjmė aty gjer afėr zemrės.
E kur rrinim dyke u thekur e pjekur nė shur, u dėgjua zėri i Arapit :
- Ore, tė vinė ata tė katėr qė janė me mua.
Hynte kėtu edhe Ēili edhe Ēuli.
U mblodhnė kokė-mė-kokė, me bark : unė njė, Ēuli dy, Durua tre, Verdhaniku katėr edhe Arapi pesė.
Arapi foli :
- Ore do tu them gjėkafshė, po ėshtė i sharė ay qė rrėfen. T’a dini !
- I sharė - thamė ne.
- E t’ja marrė zhaba dhisė qumėshtin.
- T’ia marrė.
- Iu mbylltė dera me kyē e katinare.
- Iu mbylltė.
- Mirė. Tashi u them : Kam pikasur nė njė vent, qė s’e di asnjeri, njė fole laraske. Ka njėzet vezė. Ne jemi pesė. I marrim, i ndajmė nga katėr pėr shoq edhe i a vemė klloēkės tė na nxjerrė laraska. Njėzet laraska ! I rritėm e di unė vetė ē’bėjmė pastaj.
- I lidhėm pėr kėmbe.
- Lėre ti, pa tė them.
Neve na u turbullua krejt edhe ajo pak mendje qė kishim kur dėgjuam pėr njėzet laraska.
- Me bisht ?
- Ke parė ti laraske pa bisht ? A, bir, a… ku je ngrysur ?
- Mirė, nė janė me bisht, i duam.
Ne qė foshnja i shėkonim laraskat mi qaramidhe e mi plepa, po as ne, as guri tonė nuk i zinte. Me kot u hidhnim dhėmbėt qė na ndėrroheshin e u bėrtisnim :
Moj laraskė,
Kėmbė-kaskė…
ato gjithė majė plepit. E qė atje na vėshtronin me pėrbuzje.
Tani, njėzet laraska tė vogla nė duar tona !
- Vemė ? - pyeti Arapi
- Vemė ! - ne tė gjithė.
- Haj, po mos na pikasin tė tjerėt.
U veshmė tinės e u mblodhem ne Luadhi.
Na u lut Kocomiu t’a marrėm, po kush ndahej nga tė katėr laraskat e tija ?
Na ra gjyrmės, gjer ne Plepi, Gagaēi edhe Ogiēi, po ne iu lėshuam me gurė edhe ata, panė ē’panė, e u kėthyen.
Kaluam nėpėr mezhda e gjerdhe, dyke shkundur, kėtu njė kumbull, aty njė arrė e pėrtej do-njė aguridhe tė thartė.
Brodhėm gjer pėrtej Udhės sė madhe, nė Ajazmė e gjer nė Shpellėn e lakuriqėve, po folenė nuk e gjetmė.
- E kanė marrė tė tjerėt - foli Arapi i zėmėruar.
Edhe u betua pėr kėtė ujė e pėr kėtė dhé e pėr shpirt tė tė vdekurve, se do t’u punonte tė njėmijė e njėqindat gjer sa t’ia japin prape laraskat, se tė tijat janė.
Me qė ishim aty shkuam ndėnė Gur tė etheve edhe lamė shenjė tė grisur nga ēipet e kėmishėve.
U kthyem nė Ajazmė e pimė ujė tė ftohtė, sa ment e shteruam. Kaqė etje kishim !
Pikasmė aty njė mollė tė verės, tė brylltė, po na thirri dikush qė pėrtej e na ra me gurė. Ju pėrgjegjmė e ne me gurė, po as-njė mollė pėr be nuk muarrmė.
Ishim tė lodhur fort dhe djelli mė tė perėnduar.
Na digjej trupi si furrė e Xha-Ndinit, sa na ndėrohej lėkura.
Asohere mu kujtua mua edhe Ēulit se u patmė nisur asaj dite pėr nė Amerikė.
I lamė shokėt edhe u pėrzjemė me dhit e fshatit qė ktheheshin nga mali.
Unė e gjeta Gjesėn tonė, Ēuli Sarėn : i zumė pėr qafe edhe zbritmė pėr nė shtėpi, nė mes tė tufės.
Shtėpija jonė ish shkretuar krejt. Njė pjesė e gurėve ishin hedhur nė jaz.
As Marina aty, as Pina aty.
Na kishin pritur gjithė ditėn e pastaj kishin hyrė nėpėr shtėpi.
E ndjemė veten fajtorė.
Ishim tė mjerė fort, sikur kishim ngrėnė shprėnda.
S’di kush na pat pikasur (tė jetė Gagaēi ? tė jetė Kocomiu ? tė jetė Laboti ?) vendin tonė ne qoshja e mullirit ku kishim fshehur thesaret.
Vendin e gjetėm bosh…
Kaqė gaze e kaqė mjerime, mbrėnda njė dite !
Asaj ndajnate nuk guxova tė dal ne kroj pėr tė pritur Marinėn.
Kisha turp…
Nuk di nė doli edhe ajo pėr tė larė ato pulpat e bardha e ata sytė tė shkruar.
- Ēilit iu mbytnė gjemitė me rresk – mė talli motra e madhe.
- I ėshtė rrjepur hunda nga djelli – foli tjatra.
- I shkon sa t’i vijė rradha tė martohet – qeshi Nėna.
- E mirė-mirė, ay ėshtė i martuar me kurorė.
Dhe qeshnė tė gjithė.
Ata qeshnė e mua mė vinte tė qaj.
Edhe mė duket se ndjeva si me ngrohėn sytė. Gėlltita lotėt e tepėrta edhe lashė kaqė sa tė kem zhizha tė ndritura e reze tė arta midis syrit e zjarrit.
Darkė nuk hėngra. Mė patnė thėnė nėntė herė tė rri nė sofėr e unė prita tė dhjetėn.
Po e dhjeta nuk ardhi.
Dhe mbeta pa bukė.
Fjeta i mjeruar edhe i penduar fort.
Kur i kujtoj kėto tė gjitha sikur ndje edhe sot njė gur mulliri pėrmbi zemėr.
Sikur e shoh Marinėn me pulpa tė bardha, me sy tė shkruar dhe me atė trup tė nxehtė, qė mbante erė lule-fushe, aty ndėnė atė pjergullėn e krojt a ne foleja jonė e mullirit – e mė vjen tė ik e tė marr malet…
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-09-2012, 01:36   #8
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,281
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 28 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Mitrush Kuteli - Jeta

MITRUSH KUTELI



NATĖ MUAJI MAJ
(I Vdekuri dhe i gjalli)



Na ish njėherė njė i mirė me mall e gjė shumė e na bėnte dasmėn e tė birt.
E si e kish gaz tė parė nė derė na ēoi e dėrgoi mushtullukė mė tė katėr anėt, pėr tė ftuar botėn. Pa na janė nisur kėta mushtullukė, tė gjithė trima e tė pamartuar, kaluar mbi kuaj tė bardhė, nisur e stolisur, me kėto kėsula mbi sy, me kėto riza tė gjata varur kuajve, e me kėto opinga me xhufka, me nga dy plloska pėr shoq, nė kocaqe, na janė nisur fshat mė fshat e derė mė derė duke thirrur me gaz tė madh:
-Hej! Dėgjoni mbani vesh: Im zot bėn dasmėn e bandillit e fton tė madh e tė vogėl tė vijė e tė gėzohet nė shtėpinė e tij!
Edhe gjithė kjo botė-i mirė e i lig, i madh e i vogėl, burrė e grua-ngrinte nj’ato plloska tė rėnda, mbėshtjellė me borzilok e me trėndelinė tė thatė edhe uronte:
-Hej! Na u trashėgofshin e na u mplakshin si zgjoi i bletės! Edhe tė zon’ e dasmės e paēim sa malet!
Pinte pastaj dėng e dėng, me sytė nė qiell, qė t’i zihet urimi, dhe kur mbaronte fshinte buzėt me rizėn e qafės edhe rishtas uronte bandillė dhe mushtullukun bashkė:
-Bandilli na u trashėgoftė, Zoti na e bėftė kral e mbret! E me gaz tėnd, o trim!
Edhe kėshtu: fshat mė fshat e shtėpi mė shtėpi sa s’mbeti njeri pa ftuar nė dasmė.
Kur po na ktheheshin kėta mushtullukė me zhurmė e gaz te i zoti i dasmės, me arra e gėshtjenja nė torba, njėri qė i kish mbetur njė pikė verė nė plloskė e mbajti kalin pranė njė varri, aty mb’udhė, (ku a pat zėnė vdekja njerinė) i derdhi verėn e i tha kėto fjalė, si me tė qeshur:
-Pi edhe ti, o i vdekur, njė pikė verė se imzot marton bandillė e tė fton pėr dasmė!
E si i derdhi verėn e i foli kėshtu, si me tė qeshur, i ra kalit e iku. E si i ra kalit ktheu kokėn e thirri:
-O i vdekur! Mos harro se je i ftuar nė dasmė!
Pastaj shtrėngoi mamuzet e kėmbės dhe hopa-hopa! Arriu nė shtėpi tė dasmės, ku gazi ish nė valomė, si lėmi nė mes tė Korrikut. Dasma ish nė valomė po dasmorėt gjith rridhnin e rridhnin qė nga an’e anės ku kishin shkuar e ftuar mushtullukėt. E jo vetėm dasmorėt por edhe kanisqet: kush me kėta deshinj arrokė, me brirė tri herķ pėrdredhur e me mollė tė kuqe nė majė; kush me kėta qype me mjaltė e kush me kėto shkel me gjalp’ e djathė-sikujt ia deshi puna e radha.
E na ish njė gaz e njė bukuri e madhe si s’kish parė qė shumė kjo botė e murrme! Zjente kjo kėngė e kjo valle, majė mė majė-burra e gra bashkė, djem e vasha bashkė, si ka qenė nėr ato kohė tė lashta kur bota s’ish e pėrēarė. E jo vetėm tė rinjtė po edhe pleqtė me xhoke tė bardha edhe plakat me linjė tė gjata hidheshin e kėrcenin si pa gjė tė keq, pėr gazin e bandillit.
Po hidhėrime e mėndje tė ligė s’kish njeri, se ay qė ngre plloskėn me gjakun e Tėnėzotit edhe qė vėshtron qiellė kur pi verėn shikon me vetė sytė e tij Zotin e madh (hej, vėntė dorė e na shpėtoftė!) qė kurdisi kėtė botė.
Edhe sa pėr verė gjer aty e ktheu prapė, sa butet ishin ne dera edhe plloskat ne goja: me trėndelinė, me borzilok-e lehtė a e rėndė-si ta desh e bardha zemėr.
E sa pėr tė ngrėnė, s’ka si bėhet mė mirė, se qengjet e buta edhe gjahu i egėr ish nė heje-si ta deshe.Pa vetė ky i zoti i dasmės shkonte oborr mė oborr e odė mė odė qė tė vėshtrojė me syt’ e tij si gėzohen dasmorėt e tė japė urdhėrata pėr mirė e mė mirė.
Kur u ngrys e doli ylli na hapet ky varrii qė ish atje mb’udhė, ku derdhi mushtulluku plloskėn, e na ngrihet ky i vdekuri qė ish Brenda e na niset pėr nė dasmė. Kish hedhur edhe ay njė gunė krahėve, si gjithė bota, e kish vėnė njė rizė qafės, si dasmor qė ish. Na vajti mė parė nė qilar e na la dhuratėn (njė trėmbė linjė tė hollė si drita e hėnės, tė nedur nė atė jetė-dhe na u ngjit pastaj shkallėve pėrpjetė.
-Mirėmbrėma, o tė mirė!
-Misardhe, tė lumtė kėmba!
Vajti pastaj drejt ne i zoti i dasmės-sikur e kish tė njohur prej njėqind vjet-edhe e uroi t’i trashėgohet gazi e t’i shtohet fara sa yjt’ e qiellit e sa rrėr’ e detit. Ndenj pastaj, si mė njė anė, pranė dasmorėve. Pėr tė ngrėnė nuk hėngri gjė as pėr tė pira nuk piu gjė, po pėr tė gėzuar u gėzua fort kur pa tė rinj e pleq qė luanin me shami nė dorė.
Tė tjerėt nuk e vinin fare re, se ata kishin gazin e tyre, po ky zot i dasmės e mirrte mėndjen si belcat nė dėrstilė nė e kish parė e nė s’e kish parė kėtė dasmor qė i shkonte drita tej pėr tej nėpėr trup e qė binte pak si erė dhé e myk. Tha se pishtari nuk djeg mirė dhe bėri emėr qė tė sillet njė krah pishė me shirė shumė, sa u bė kjo botė drit’ e gjallė e u mbush me erė shire. Si nuk mundi ta shėmbėllejė as tanithi mblodhi e pyeti gjithė mushtullukėt, kur doli tė shikojė si vete dasma.
Asnjėri nga mushtullukėt nuk e njojti atė mikun se e kish fytyrėn si ndryshe e tė folurit si ata tė vjetrit. Pyeti pastaj i zoti i dasmės:
-Kujt i dhatė plloskėn e parė?
-Kėtij e kėtij,-thanė ata.
-Po tė fundit?
-Atij e atij.
Atėherė u hodh e foli njė mushtulluk:
-Mua mė kish mbetur njė pikė verė nė fund tė plloskės edhe e derdha mbi njė varr, aty mbi udhė.
I zoti i dasmės e kuptoi tani se i kish ardhur i vdekuri nė dasmė; po si burrė qė ish e mbajti veten e nuk prishi zemrėn. Se pėr tė ftuar e kish ftuar tė vdekurin si ēdo tjetėr dasmor dhe puna ia donte ta nderojė. Edhe kėshtu dasma e gazi shkuan pėrpara, me tė vdekurin aty nė mes, qė s’hante gjė e s’pinte gjė, po vetėm gėzohej.
Pėrpara se tė kėndojė kėndezi ay miku me gunė e me rizė nė qafė, u ngrit e i dha dorėn tė zot tė dasmės (njė dorė si tė butė) edhe e uroi:
-Gazi t’u trashėgoftė, or mik, ti qė mė nderove i nderuar qofsh nė kėtė e nd’atė jetė. Gazi mos t’u largoftė nga dera! Binte pak erė dhé e myk, si i vdekur qė ish, po fjalėt e tij ishin tė mira si prej njeriu tė urtė.
-Unė jam, tha, filani biri i filanit, qė kam rrojtur tash e njė qind vjet, po tani m’u shua fara e nami. Rri nė filan vėnd, ku mė dėrgove mushtullukun qė mė ftoi pėr nė dasmė. Aty mė ka zėnė vdekja njė natė, se vuanja nga zemra e mė pat dhembur fort kur mė pat humbur djali nė luftė. Kur do kem edhe unė gaz qė tė gėzohem, do tė tė ftoj tė mė vish. Tashi ri me shėndet edhe gazi t’u trashėgoftė. Si tha kėto fjalė miku u bė erė e u firos. Edhe sapo iku, kėndoi kėndezi i parė.
-Ki-ki-ki!
Pastaj i dyti dhe i treti.
Po kur kėndoi i treti, ay i vdekuri kish gjetur vendin e tij e kish hyrė brenda. Dasmorėt e tjerė as qė u muarr vesh se kish qėnė i vdekuri aty nė mes edh e mbajtnė xhengun majė mė majė, gjer mė tė gdhirė, e kur nisnė radhė tė re pėr gaze. Kur tė shikojnė nė mėngjes kaniskun e atij dasmorit qė pat ardhur e ikur natėn panė me tė vėrtetė njė gjė qė s’e ka bėrė dorė njeriu nė kėtė botė. Se kjo trėmba e linjtė ish kaq e hollė sa ia shkonte merimnagės edh e qėndisur me fije tė arta e me thėrrime gurė qė ndritin si dielli.
Shkoi sa shkoi edhe kėtij tė mirit puna na i vinte bukuri, sikur gjithė urimet e botės i pat dėgjuar me vesh vetė Zoti. E si i dėgjoi i plotėsoi jo me thėrrime po me grushte plot. Kish mall e gjė tė gjallė sa s’ia dinte numurin. Kėtu arat e tij-njė kalli njė killė grurė-aty stanet e tij, pėrtje tė gjithė tė tijat, me kėto pėlleja qumėshtore e lesh tė rudė si jo tjetėr. Edhe kaq s’ish asgjė. Po i kish falur Zoti kėsaj bote njė dashuri, njė duajmė tė tė dua!-si nuk ka patur nė botė. Atyre moteve s’kish pasur e tė vobektė veēse me fjalė, se pėr tė rrojtur gjith’ bota rronte si nė gji tė Perėndisė e me vėllazėri si njė njė.
Ky i miri, i zėnė nanithi me punė, si rob, e harron atė mikun e dasmės qė e pat ftuar pėrtej.. E si na e harron, mė t’ngrihet e i dėrgon ay vetė njė mushtulluk natėn e i thotė: -Filani, bir’ i filanit, qė e ka varrė mbi udhė, tė fton t’i vesh pėr gėzim si mik, ashtu si e kini bėrė me fjalė natėn e dasmės.
Tha tė vejė ky i miri, po prapė e vonoi se kish punė shumė: kur tė korra, kur tė shira, kur tė mbjella e kur me gjė tė gjallė. Nisi e i ēoi ay miku njė tjetėr mushtulluk qė t’i thotė se po e presin. Po ky nuk vajti as kėsaj radhe. Shkoi sa shkoi kėshtu nėr tė mira gjera namėta ardh e u ndryshua moti se zunė luftėra tė mėdha e gjaku u derdh si lumė. Se njerėz tė ligj me sy tė vegjėl si tė uriqit e shpata dhimisqi nė dorė, u derdhnė mbi kėto vise, sa buēiste bot’ e tėrė nga ulėrimat e nga vajet.
Bandilli e fėmija ishin mirė, po dhembja e botės e madhe fort. Shkoi pastaj edhe vetė nė luftė ky imzot edhe si i theu tė ligjtė u kthye pėr nė shtėpi. Ka qenė asohere njė natė me hėnė tė plotė e njė bukuri e madhe, lart mbi kėto male e poshtė mbi fushė. Po tė gjitha kėto s’kish si i shikonte imzot se e kish shpirtin tė helmuar fort e trupin tė lodhur.
E di shkonte kaluar, me hijen aty pranė, ja se ku arriti ne varri qė ish aty mb’udhė, ku rrinte ay miku i dasmės. -S’bėra mirė, foli vetė, s’bėra mirė qė s’i ardha kėtij miku kur mė ftoi nė gazet e tij. -S’bėre mirė vėrtet..sikur i foli dikush aty pranė. Ktheu kokėn tė shikojė kush foli, po nuk pa njeri. Vetėm njė hije shpeshi-si hije bufi-shkiti me tė nxituar aty pėrsipėr. Ky i miri nisi tė pėrtypė tani mendime tė shumta: mos kėto tė liga i ardhė se nuk i vajti mikut, mos i ngjasė gjėsend bandillit e sa e sa tė tjera.
Aty pėr aty kuturisi: i zbriti kalit edhe vajti drejt e ne varri. Cicėrinin gjihtė kėta shpesė nėpėr degė edhe gjithė bulkėzat e karkalecėt e barishtave u mbanin zėnė:
U mbanin zėnė e flisnin kur e kur, nė gjuhė tė tyre: -Kriu, po shkon i gjalli ne i vdekuri!
-Fiu! Po pret i vdekuri tė gjallin!
Po ky i miri frikė s’kish, se kish luftuar si burrė me hark e me shpatė e se ay vetė kish vendosur tė vejė ne miku qė e kish ftuar.
Edhe trupi e shpirti i tij ishin tė brengosur fort. Kur hėna ish ngritur lart nė kuben e qiellit, shėrėmtiu edhe i ra gurit tri herė me shkop edhe foli: -Dėgjo vėlla! Unė tė ardha tani, si e patmė fjalėn. Menjėherė hėna u shua e varri u hap. E si u hap varri u kurdisnė tatėpjetė ca shkallė tė bukura-mermer i bardhė i shtruar me qilime-edhe i doli ay miku pėrpara edhe i foli:
-Misardhe, o vėlla.
Rrodhė pastaj tė tjerė tė mirė qė anembanė, duke shkitur lehtė mbi barin e gjelbėr edhe i thanė fjalė tė mira nė gjuhė tė ndryshme. Vėndi ku rrinin ish fushė e bleruar, me pemė tė luklėzuara pėr gjithmonė e me ujra qė ndritnin si engjervia. Fluturuan sė bashku, tė lehtė, si mėndja, pėrmbi degėt e qershive tė ngarkuara me lule, gjer lart nė qiellin e kaltėrt. Zbritėn pastaj poshtė e shėtitėn-krua mė krua, ajazmė mė ajazmė, hije mė hije. Ishin tė lumtur fort edhe i kishin zemrat fort mbushur me aq gaz, sa kurrė s’i shkonte ndėr mėnd se do tė ketė ky njeri. I vajti nė mėndja njė grimė pėr bagėti e stane, si nė botėn e tė gjallėve dhe, namėta, u gjend nė pyje tė veshur e qė atje nė ca stane bukuri e madhe. Blegėrinin kėto bagėti e tingėllonin kėto zile-si falė i qofshim Zotit qė na i fali!
Ndenji kėtu ditė aps dite e nuk ndahej dot. Sepse koha rridhte pa vėnė re, si uji ndėnė ujė. E duke u sjellė nė fluturime arrinė, sė bashku me atė mikun, nė njė si lumė tė klatėr si s’kish parė kurrė nė botėn e kėtejme. Shpirtet e lumtur qė silleshin mbi tė ishin tė bardhė si argjendi i larė, e gjith’ tė bardhė ishin edhe ata qė shkuan nėpėr ujė. Qėndruan qė tė dy anės edhe vėshtruan bukurinė qė buronte atje ku Zoti ka stisur fronė e tij. Miku i foli:
-Qė tė shkojmė pėrtej ti duhet tė lėsh trupin kėtu anės. E la edhe u ndje aq herė i lumtur sa fletė kishin tė gjitha pemėt e atij vėndi. I tha kėto mikut e ay foli:
-Kur do kalojmė pėrtej do jesh aq herė mė i lumtur sa yjėz ka qielli. Edhe qielli kish me tė vėrtet mizėri yje...U suall edhe kėtu mbu jėrat e klatra e brenda tyre. Edhe trupat e trye ndriēonin si argjendi i kulluar. Pastaj me tė vėrtetė u shtuan pėrtej gazet edhe lumtėritė. Shkuan kėshtu shumė ditė gjersa u kthyen prapė mbi lumė, ku ky i miri kish lėnė trupin.
-Ē’ėshtė kjo gjė e shtrirė aty mbi barishte?- e pyeti atė vėllanė.
-Ky ėshtė trupi yt, qė tė lidh me tokė e qė tė errėson lumtėritė.
S’di si u bė pastaj edhe u gjend i veshur me trupin e tij. Ish edhe tani i lumtur, po si pat qėnė nėr ato ujra e fusha pėrtej, jo. Ndenj sa ndenj edhe atje pastaj i ra nėr mėnt kjo botė kėndej-bandilli edhe shtiėpia-edhe tha tė niset.
-Rri ore, atje mė s’ka as gjurmė nga jeta qė di ti, se u ndryshua krejt bota qėkur ke ikur.
-Si kėshtu, unė pak ditė kam qė ika....
-Puna s’ėshtė me ditė. Ti pas atij vėndi ke pesėqind vjet qė ke ikur. Kėtu koha rrjedh shpejt se jemi tė lumtur, atje ngadalė se jini tė mjerė.
Sado qė i foli, sado qė iu lut,-ky nguli kėmbė tė kthehet, nga malli i kėsaj bote me helme dhe u kthye. Ka qėnė asohere gjith njė natė me hėnė tė plotė edhe si dikur bulkėzat edhe karkalecėt cicėrinin nė gjuhėn e tyre.
-Kriu! Del i gjalli nga i vdekuri.
-Fiu! S’e njohin tė gjallėt tė gjallin.
Si doli nga varri e ndjeu veten tė rėndė fort, se e lidhte tė rėndėt e tokės.
I ardhi keq, po s’kishte ē’tė bėnte. Kėrkoi kalin qė kishte lėnė kur hyri nė varr, po nuk e gjeti.
-Kali, tha me vete, ka marrė udhėn e shtėpisė. I dukej sikur e pat ndarė dje prej kėsaj bote, se hėna ish gjith’ po ajo hėnė e mali po ay mal. U nis pėr nė shtėpi, me mallė e njeriut tė mėrguar. Kur shkrepi dielli mbi male u gjend nė njė vend tė panjojtur. As gjurmė nga shtėpia e tij e nga muret qė e rrethonin. Tani atje ku kish patur arat e vreshtat kish mizėri shtėpi, me rrugė tė shumta e me njerėz tė veshur ndryshe. Edhe jo vetėm tė veshurit po edhe tė folurit ish ndryshuar. Ay ēuditej me ta edhe ata ēuditeshin me tė.
-Dua, tha, shtėpinė time.
-So ta thonė emrin ty?
-Ja, kėshtu mė thonė, edhe u tregoi emrin.
-Ne njeri me kėtė emėr s’kemi, po haj tė vemė tė pyesim njė plak. As plaku s’i kish dėgjuar emrin. Vajtnė nė njė tjetėr e pastaj nė njė tejtėr gjersa gjetnė njė qė mbante mėnd qė nga gjyshi.
-Ay tha plaku, nuk rron mė, ka pesėqind vjet qė ka vdekur nė luftė duke mbrojtur vėndin.
Pyet kėtej, pyet andej, gjeti gjurma nga nipstėrnipėt e tij. Tė tjerė ishin ngritur nga ky vend e kihsin kaluar male e dete, qė tė mbeten tė lirė. Ata qė kishin mbetur, ishin ndarė e pėrēarė e vriteshin shoq me shoq. As gjurmė nga gazet e lumtėrit’ e sė kaluarės. U thye prapė ne varri i atij mikut, gjithė nė njė natė me hėnė plot po varri nuk u hap si u pat hapur dikur. Shėrėmtiu e qau, qau e shėrėmtiu-po asnjė nuk do ta ngushėllojė.
I lodhur e i kapitur ra nė tokė me njė gur ndėnė krye edhe fjeti. Natėn e bardhė iua qas edhe i foli:
Nuk tė pata thėnė, o vėlla, mos kthehesh nė kėtė botė tė lotėve?
Dhe zėri i tij ish i trishtmė dhe tė pamėt e tij tė brengosur.
-Mė merr,vėlla,atje ku je ti-I foli ky. Bėmė atje shėrbėtorin e shėrbėtorėve, po vetėm tė shoh edhe njė herė me sy ujin e kaltėr tė atij lumit. Edhe miku i foli:
-Vėlla, atje s’ka zotėr e shėrbėtorė. Atje ka vetėm shpirte tė lumtur. Unė, pėr atė pikė vere qė i derdhi mushtulluku kėtij varrit tim tė grisha. Po tė kishe dashur do tė kishe mbetur pėrgjithmonė. Tani s’ke se qysh kthehesh pėrveē se me rrugėn e sė mirės. Ngrehu e hyr nė jetė dhe mė vonė kam pėr tė ardhur tė tė marr.
Kur u zgjua, kish rėnė dielli mbi male. U ngrit e zbriti tatėpjetė, i huaj midis tė huajsh. Dalngadal filloi ta dashurojė pėrsėri kėtė jetė kaq tė hidhur e kaq tė ėmbėl! Dhe u martua pėrsėri e nisi radhė tė re.
Kėtu fillon njė tjetėr rrėfim qė ėshtė shkrojtur nė njė tjetėr libėr qė nga fjala e parė e gjer te fjala e fundit.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-09-2012, 01:39   #9
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,281
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 28 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Mitrush Kuteli - Jeta

MITRUSH KUTELI



VJESHTA E XHELADIN BEUT
(novelė)



I

As vetė Xheladin Beu nuk dinte pėrse ndjente njė zbrazėtirė aq tė madhe nė zemėr atij mėngjezi vjeshte tė dytė. Njė zbrazėtirė sa njė zgėrbonjė gėshtenje qė e ka brejtur krymbi pėrbrenda, njė shembėtirė, njė trubullirė e njė neveritje pa fund e pa anė...
Edhe ēudi: mėngjezi s’ishte i keq. E rrallė dhe e verdhė, vėrtet, fleta e plepit pėrtej dritareve me hekura e kafazė, po qielli i kulluar, i ėmbėl. Shpeshėria qė, siē na duket neve, njerėzisė, s’ditka kurrė se ē’qenka dhembja e pikėllesa, cicėrinte e ngazėllohej me bujė tė madhe aty pranė konakėve tė beut e tej e tutje – arave, pemėve, qiellit – kurse ay, Xheladin Beu i Shemshedin Beut tė xheladin Pashait, apo “Beu i madh”, siē i thosh tėrė bota, zot i patundur mbi ēifligje e mbi njerėz, ndjente njė zbrazėtirė tė madhe nė zemėr. Gojėn e kish tė hidhur sikur paskej ngrėnė shafran, qiellėzėn tė thatė, gjuhėn tė trashė si shuall bualli. Dhe herė-herė, njė tė therur nė tepelekun e kokės.
As nga shėndeti, as nga malli e gjeja s’ish qarė shumė gjer ahere Beu i madh. Shėndetin e kish patur grurė: burrė i ngjeshur, dėrdėng, ta ēaje bėje katėr: kamjen tė rėndė, shumė brezash, sa as vetė s’ja merrte dot radhėn me tė numėruar e me kalem; bujqit, rajej e harbutė, tė gjithė me dorėn nė zemėr, si nuse kaurri: s’guxonin as t’i thoshin me emėr, as ta shikonin nė dritėn e syrit. Edhe sikur t’u bėnte urdhėr qė tė shtirheshin pėrdhe qė t’i shkelte me kėmbė, siē shkelet balta pėr tė bėrė plitharė, shumė prej tyresh do tė shtriheshin t’i shkelte. Se jo mė kot Xheladin Beu kish nė dorė bukėn e kopaēen, tamam ē’i duhet fusharakut qė tė bėhet i butė si dele, jo aq fort pėr jetėn e tij sa pėr atė tė fėmijve tė njomė e shumė brenga tė tjera tė kėsaj dore. Tua tė qaheshin? Po kujt t’i qaheshin? Kush i dėgjonte? Tė ngriheshin e tė iknin? Mirė, tė iknin, po ku? Kudo qė tė shkonin i priste qaforja, sepse gjithė bejlerėt e pashallarėt kishin kėrbaē e qahjanj. Tėrė dheu qė jepte bukė ishte e tyrja. Mirė thoshin ata qė thoshin: gjithė derrat njė turi kanė...Ca qė ishin ngritur e kishin ikur natėn, nė erėsirė, me fėmijėt nė kosha e pleqtė nė tezga, kishin humbur si uji nėpėr ujė, nuk u qe ndjerė nami e nishani. Prandaj ata qė kishin mbetur, rrinin aty ku ishin, bėnin grurė e hanin misėr. Kur s’kish misėr tė mirė, hanin misėr gjarpri, kėlkėzė, tė shkuar nėpėr tri ujra, zienin pėrbrenda siē ziejnė e roniten nė lyrėn e vet ato kokat e kėmbėt e bagėtisė tė futura nė njė poēe tė madhe balte, me kėltyrėn tė zėnė me brumė, brenda nė furrė. Nuk u ndjehej as regėtima, as cicėrima. Herė-herė binte ndonjė sėmundje e u vinte kosėn tė vegjėlve e tė mėdhenjve; shtėpi e fshatra tė tėra mbeteshin tė shkrta. Po, ēudi, ēudi, pas sėmundjes shtroheshin pėrsėri si fara e sinapit.
Ta pret mendja se ndėr rajenj e ndėr harbutė kish edhe kokėndezur, qė nuk duronin mė tej e mateshin t’ja shkrepnin, po Xheladin Beu, qė ishte brezi i tretė zot nė atė mėngė tė mbretėrisė sė madhe tė Baba sulltanit, e kish vėnė punėn nė vijė tė mos bėnte rrėk njeri, kėshtu qė kokėndezurit mbeteshin pa kokė pėrpara se tė ndiznin koka tė tjera. Kėtė punė e bėnin qajhallarėt, “trimat” siē u thosh beu, apo “lanxhot”, “larot”, “zybat”, siē u thoshin me gjysmė goje ata tė tjerėt, vegjėlia.
Ja kėshtu!
Puna e bejllėkut dhe e ēiflikllėkut do marifete. Dhe marifetet mblidhen e shtohen brez pas brezi, nga babai, nga gjyshi e mė tej. Kėto marifete Xheladin Beu i kish nė xhepdhe i nxirrte njė nga njė a tė gjitha bashkė, si t’ja donte puna. Veē kėsaj, duhet ta dini se ai kishte zėnė tė gjitha shtigjet, shpatullat i kishte tė ngrohta dhe i kthente gjithnjė andej nga ngrohte dielli, duvaxhi me mish e me shpirt i “llambės sė dynjasė”, Baba sulltanit, tė cilit i dėrgonte kur e kur peshqeshe: mahmudije tė verdha e ēupa tė bardha, nga ēifligjet e tija. Nuk e harronte Kapu Aganė, as sadrazemin, as sulltan-validenė, as adėmin e madh, tė parin e haremllėkut tė sulltanit, qė tė mbyllnin sytė kur Xheladin Beu zgjeronte ēifligjet lart e poshtė, nė stėrkat e bujqėsisė, nė zabelėt dhe tokat e buta pa zot. Nuk pėrzihej fort nė gėrnjat e tė mėdhenjve tė mbretėrisė, po kur i vinte ndonjė bumbashir e i thosh se Baba sulltani kish luftė s’di se ku, nė Qyrdistan, nė Rabistan apo nė Tinglimajmunistan, beu i dėrgonte karvanė me imdate e njerėz me dyfegje, qė do tė linin kokat andej. Po mbi tė gjithė, beu mbėshtetej tek i vjehri, qė ish bir veziri, mbėshtetej tek tė kunetėrit, qė ishin tė gjithė nė bukė tė madhe.
Me gjithė kėto tė mira qė zumė nė gojė e ato qė nuk i zumė fare – kazanėt e qypat dinga me mahmudije tė verdha nga ato tė merhum sulltan Mahmutit, me dupje lira, ingjiliska e verdhashka tė ndryshme tė kauristanit (s’prish punė se i kish prerė kauristani, alltėn ishin edhe kėto, nuk i hante ndryshku) dhe qė i shtoheshin mot pėr mot, kukumale – me gjithė ata trimat mustaqepresh e mustaqerruar, qė kish nėnė urdhėr e qė s’linin tė fluturonte as zogu pa lėnė poshtė ndonjė pendė, se nuk i ushqente mė kot me mish tė majmė e somune tė bardha, Xheladin Beu ndjente njė zbrazėtirė tė madhe nė zemėr (po, brenda nė zemėr) atij mėngjezi tė ėmbėl vjeshte.
Dhe kjo oda e madhe e konakut tė madh me mure kalaje, me ca dritare me nga dy palė hekura tė pėrdredhura si brirė dashi e me kafazė, nėpėr tė cialt drita e diellit hynte e ējerrė si nėpėr ca kula drizash, i qerthullohej beut ashtu siē qerthullohen kuajt nė lėmė. Jo, nuk qerthullohej oda, po qerthulloheshin trutė e Xheladin beut. Dhe nuk dinte ē’ishte kjo punė. I sėmurė nuk ishte, sepse ishte ngjallur, dhe tė ngjallurit, thonė, nuk sėmuren kurrė. Kish patur, vėrtet, nė tė ri, njė si frėngjyzė a si i thonė asaj sėmundjes sė frėngut, qė ja kish dhėnė peshqesh njė cingi e trashė, brenda nė Manastir, ku kish vajtur me ftesėn e valiut dhe kish “kėmbyer gjellėn”, po kjo s’ish gjė: punė e vjetėr, e harruar. Fshikėn ja kish mbyllur njė xherah plak me melhem zhive e hudhėr tė shtypur nė havan e s’di ēfarė tjetėr. Ca mė vonė i qe mbushur trupi me pushkuriza prush tė kuqe, po edhe kėto i kish mbyllur me melhem dhe trupi i qe zbardhur pėrsėri. Pastaj i kish rėnė leshi i kokės, po rroftė festja me xhufkė, qė ja mbulonte tullupanen. S’di se kush i kish thėnė se po tė kesh ndonjė sėmundje tė kėsaj dore, duhet ta hedhėsh, t’ja japėsh dikujt, ta pėrndash mbarė e prapė: peshqesh e dhe! Kjo isht epunė qė dihej. Filan be, hanedan i madh, e kish hedhur oftikėn duke pėshtyrė fshehur nė gjellėt e mira qė u shtronte mysafirėve dhe, thoshin, ish bėrė mirė, kish rrojtur edhe mjaft vjet. Ē’ėshtė e drejta, me kohė e mot, shumė nga mysafirėt e tė afėrmit ishin sėmurur, po kėsaj s’ke ē’i bėn: sikush si ta ketė shkruar nga dora e zotit. Fundi i fundit, pėrse ata tė mbeteshin faqekuq si molla, kurse ai, beu handean, tė zverdhej e tė thahej dita ditės? Ata tė rronin, ai tė vdiste - ė? Kėshtu bėri edhe Xheladin beu; i suall njė ēupė tė mitur (sa mė e mitur, thoshin, aq mė e mirė ėshtė pėr benė, se tė miturat e kanė gjakun tė hollė, tė valė, dhe gjaku i hollė dhe i valė e hollon, e ngroh dhe e spastron gjakun e trashė, tė ftohtė...) dhe beu e pishi. E prishi e dha urdhėr ta shpinin tutje qė tė mos shihej e tė mos dėgjohej. Pastaj e pėrndau frėngjyzėn anembanė, nė gra e nė dylberė, dhe u shėrua fare...
Dhe ja tani, oda e madhe e konakut tė madh i qerthullohej si kuajt nė lėmė. I therte tepeleku i kokės. Ndezi njė cigare, esėll, qė t’ja priste vrundullin rrotullimit e tė mbante mendjen nė vend dhe zuri ta pinė shqeto, pa ēibuk, po cigarja, aq e shijėshme herėt e tjera, tani ju duk e hidhur e pėshtirė. E kafshoi dhe e hodhi tutje, nė vatėr.
Ē’ishte kjo punė? A mos beu s’ishte mirė? Jo, jo. Gjer dje kish qenė fare mirė.
Asaj nate kish bėrė, vėrtet, njė aheng tė vogėl, me raki tė fortė e meze nga tė gjitha llojet – mish gjahu, pa dhjamė, tė shuar nė uthull, me hudhra, pra me shije shumė; mish tė butė e tė majmė, qė e kish shqyer me dorė, e kish ngrėnė dhe kish hedhur tutje koskat dhe kish lėpirė tė persė gishtėrinjtė e mė the tė thashė (ca jevga me daire e a tė tjera me kėngė nė gojė, me ēitjane tė fryra si bajrakė dovleti, kur i nget era, me nga njė flori tė verdhė tė ngjitur nė ballė me sherbet tė trashė, qė thyenin belin e tundnin vithet aman-aman, qė ta ndiznin benė...), them, kish bėrė njė aheng tė vogėl, po kjo s’ishte punė e re. Se Xheladin Beu kish qenė gjithnjė, qė nė tė ri, njeriu i qejfit, hashari, dhe jo njė herė e dy e zinte mėngjezi ku s’ta pret mendja, nė konakėt e afėrm a tė largėt, nė pėrdhesat e tebabisė, qė mbanin erė myku e memish-haneje e shumė erėra tė tjera. Bile edhe aty brenda, nė selamllėk, ku priste miqėsinė, meshkujt, beu kish nė njėrin krah odat e tija pėr punėt e tija, me fjalė tė tjera pėr gjerdheqe mbi gjerdheqe. Pastaj, kur velej sė tepėrmi nga mishi i bardhė i haremlėėkut (kėsaj here hanėmi as qė ishte aty: kish shkruar teferiē nė sarajet e babait, tė pashait), ngrihej vinte atje ku desh vetė apo sillte nė jatak ato qė desh vetė, dhe defi binte pa pushuar nė dera, gjersa beu i madh mbaronte punė, po tė ishte i kėnaqur, e hidhte groshnė me grusht, qė ta dinte vegjėlia sa tė madhe e kish zemrėn beu i madh...
Kėto teke ja dinin tė gjithė, e mė fort ja dinin e ja druanin ata qė kishin ēupa tė mitura nė shtėpi, prandaj pėrpiqeshin t’u gjenin shpejt e shpejt ndonjė burrė sido-kudo e t’i martonin, pėr tė hequr ferrėn nga dera e pėr tė shpėtuar faqebardhė. Po edhe nė bri tė buallit sikur t’u futkeshin kėto, tė bukurat, prapė Xheladin Beu i gjente pas erės, sepse era e ēupės sė bukur qenka si ajo e mollės sė mirė, u pėrhapka anembanė. Dhe, si ja gjente gjurmėn, Xheladin Beu akrosej si ai kali i zhdėpur me elb e nuk i zinte vendi gjersa e bėnte vollen e tij, ja me tė mirė, ja me tė keq. Po, po: edhe me tė mirė, sepse kur ja donte puna, beu bėhej, si i thonė, qumėsht e mjjaltė. Dhe ju e dini sa shumė hie i ka njė beu tė madh kur qesh; i zbardhin dhėmbėt, i xixėllojnė sytė, i shkėlqen lėkura e lyrshme e faqeve, i tundet xhufka e festes. Kjo tė bėnte t’i harroje tė gjitha e tė thoshe: “Oh, ē’burrė babaxhan ėshtė beu ynė, e paēim sa malet! Tamam si dielli i muajit maj!” Kėshtu thoshin syleshėt, po ata qė nuk ishin syleshė e dinin se Xheladin be “babaxhani” ishte si ata qentė e kiq qė tė hanė nga prapa: tė fshinte nga faqja e dheut! Ay kish edhe njė fjalė tė tijnė, qė e kish trashėguar nga i gjyshi: “Ēdo gjė e gjallė qė pillet, rritet e kullot nė dhenė tėnd ėshtė e jotja. Merre e bėj ē’tė duash”.
Kur ja donte puna tė bėnte tembillėk” u jepte urdhėr trimave qė tė fillonin spastrimin. Atėherė njeriu zhdukej pa gjurmė, siē nuk le gjurmė zogu nė erė. Kish qenė e s’ishte mė...Ai nuk harronte amanetin e vjetėr tė gjysh pashajt: “Mbaje e shtoe atė qė ke; preja kokėn atij qė mundohet ta ngrerė lart: mos lėrė tė dalin nė kasabanė tėnde e nė ēifliget e tua njerėz mė tė menēur se ti: mos e prsih me tė madhin; kij mendjen tė shikosh nga fryn era e nga ngroh dielli. Pėr punėt e tjera bėj ē’tė duash, si zot malli.” Dilte nganjėherė njė i krisur ndėr rajenj e ndėr hajdutė (nga njė i veēuar), qė vinte shpirtin nė majė tė dyfegut e ja shkrepte, po vendi se mbante dot me bukė dhumė kohė dhe shpejt mbulonte balta baltėn, rritej bari mbi varre dhe Xheladin Beu bėnte siē kish bėrė...
Dhe ja sot, pas njė ahengu tė vogėl, Xheladin beu ndjente njė zbrazėtirė tė madhe nė zemėr. Oda i vinte rrotull, zverkun e kish tė rėndė, cigarja i dukej shafran.
U shtri nė divan, vuri pėllėmbėt prapa kokės, nė jastėk, hodhi kėmbė mbi kėmbė e u mundua tė platitej.
Krisėn dėrrasat e thata tė ēardhakut, tringėlliu rezja e derės sė parė, nė hyrje, dhe mė tej rezja e derės sė odės, kėrcitėn menteshėt dhe hynė brenda katėr a pesė kopile, kush me legen a ibrik, kush me sapun e peshqir nė dorė. Kėto tė gjitha i printe njė ballabane zeshkane me njė shami aliskė nė kokė, tėrė tule mbarė e prapė, po gojėmjaltė. Kjo i tha tėrė dhele: “Mirmėngjes, be. Si m’u gdhive, be? Si mė je zotrote, be? Ta marrtė tė keqen Sheqerja, be. Ditėt tona nė tė tuat, be” e sa e sa tė tjera tė tilla. Kopilet pėrsėritėn fjalėt e ballabanes, por me zė mė tė ulėt, tė drojtur, si me gjysmė goje. Xheladin Beu u pėrgjunj e u la me zhurme e me grahmė, duke hapur rreth e qark shumė stėrkala, siē e kish zakon: fėrkoi zverkun bojė vishnje, u fshi me peshqir gjersa i krisi mishi, duke bėrė “ohoho” e “ahaha”, se e ndjente veten mė mirė. Vetėm gojėn e kish tė hidhur, megjithqė e lau dhe e shpėlau me ujė. Kur dual tė gjitha, bashkė me ballabanen, hyri kopilja mė e vogėl e shtėpisė, njė miturake me ca faqe si pjeshka qė sapo e ke kėputur nga dega, me vetulla tė holla si tirtir serezi. Sytė nuk i dukeshin, se i mbante pėrdhe e ja mbulonin qepallat e gjata. Kish njė fustan me lule, as tė gjatė, as tė shkrutėr, dhe njė palė papuēe Stambolii, qė qėndisura, qė i kish futur nė kėmbėt e zbathura. Kjo ishte, si tė thuash, kopilja e fundit qė kish hyrė nė konak tė beut, njė jetime qė ja kish gjetur s’di se ku njė myftar fshati e ja kish sjellė peshqesh, pėr tė forcuar veten. Beut i kish pėlqyer shumė dhe e kish marrė qė atė natė nė dysheg, e kish bėrė grua: ai me tė gulēuar, si buall kėnete, ajo me tė blegėrirė, si shqerrė nė therrtore. Kėshtu edhe mė tej, shumė net me radhė.
Shoqet, kopilet e tjera, i kishin zili, po mė kot: ajo i priste me ankth e dhembje netėt e dyshegut. Po tė kish mundur do tė kish zbathur, zhveshur, uritur nga kjo shtėpi e urryer, nga ky njeri i urryer. Tė ikte, po nuk mundte: dritaret kishin hekura, oborret kishin mure, qahjanj. Kėshtu, vajza ish shtruar, kish hyrė nė sėrėn e grave tė tjera dhe vinte nė jatakun e beut sa herė qė i jepte urdhėr Sheqerja.
Tani ajo mbante nė duar njė tabaka tė artė me njė xhezve tė verdhė e njė filxhan sa njė lagjin, pa vegėl, tė stolisur me yj e hėnė. Beu e shikoi me epsh dhe i qeshi buza – pėr herė tė parė atė ditė - pastaj u ngrys pėrsėri: kopilja ishte gjithnjė e bukur, me qafėn tė gjatė e tė bardhė, me gjinjtė as tė mėdhenj as tė vegjėl, tė shtrėnguar me jelekun e qėndisur, po benė nuk e gėnjente syri. Kopilja ishte ndryshuar s’di se si, nuk ishte mė ajo e para. Fytyrėn e kish pak si tė zbetė, tė munduar; belin mė tė mbushur. A mos vallė?...
I tha:
-Gurie (kėshtu i thoshin aty, po emrin e vėrtetė nuk ja dinte njeri), hap atė penxher.
Kopilja bėri siē i tha i zoti: la tabakanė me xhezve dhe filxhan, u pėrkul sa hyri pothuaj e tėra nė pezuli i murit tė trashė, u zgjat, ngriti xhamin, e mbėshteti nė tė dy zemberekėt djathtas e majtas. Brenda nė odė hyri mė shum dritė dhe, bashkė me dritėn edhe era e freskėt e vjeshtės.
-Edhe atė tjetrėn – tha beu, qė ja kish mbėrthyer sytė shtatit tė Gurijes.
Kopilja u pėrkul shumė e mė shumė, fundi i fustanit iu ngrit lart e mė lart dhe, pėr njė ēast, pėrpara syve tė beut llambaritėn pulpat e zėmbakta. Hyri brenda edhe mė shumė dritė e mė shumė ajėr, qė e gjallėruan Xheladin Benė. Ndjeu njė fėrgėllim tė kėndshėm nė rrembat dhe kėrceu mė kėmbė.
-Edhe atė, Gurije!
Ajo u pėrkul ne dritarja tjetėr, pėrsėri i zbardhėn pulpat gjer nė kyēet me damarė tė hollė, tė kaltėr, prapa kupės sė gjurit. Kur u kthye tė marrė tabakanė, kopilja u gjend nė krahtė e shėndoshė tė Xheladin Beut, qė e hoqi vrulltaz dhe i ngjeshi kokėn nė kraharorin e tij leshtor. Beu i madh kundėrmonte raki, gromėsinte shpesh “gup-gup” duke pėrhapur njė erė tė rėndė. Gurija u drodh, bėri tė prapsej, uli kryet, po ay e hoqi mė fort dhe i puthi gropėn e qafės. Buzėt i kish tė vala, tė thata; mustaqet tė ashpra si kreshta derri. E shtyu ngadalė drejt divanit, duke ja shtypur vrazhdė gjinjtė - si zot malli – ndonse ajo klithi nga dhembja. Gurija priste me tmerr e krupė se ē’do tė ndodhte mė tej. Ah, sikur tė kish njė pus aty pranė, njė greminė, qė tė hidhej, tė vdiste...Vetėm tė ndodhej sa mė larg kėtij divani tė butė, larg Xheladin Beut tė ndezur, tė lemerishėm, qė e shtrėngonte, gufonte, kafshonte. Mirėpo ndėrkaq beut i qe shuar zjarri i ndezur njė ēast mė parė nė damarėt e fryrė. Ju prenė kėmbėt, u zverdh, u ngrys dhe e largoi vetė, duke e kqyrur me ca sy tė skuqur, tė kėrcyer.
-Efendėm...Ti je “ashtu”? – e pyeti Xheladin Beu sa pėr tė thėnė njė fjalė.
-“Ashtu”...be...mė tha...
-Efendm, kush tė tha?
-Dado Sheqerja.
Sheqerja ishte ajo ballabaneja zeshkane, e para mbi tė gjitha kopilet dhe kėto i thoshin “dado”, ndonėse beu s’kish fėmijė, sepse hanėmi ishte shterpė.
Njė herė e njė kohė, Sheqerja kish qenė zjarrshojtėsja e epsheve tė parakohshme tė Xheladin Beut dhe kjo punė kish zgjatur shumė vjet, bile edhe pasi atij i qenė zgjuar epshe tė tjera: pėr ēupa miturake e pėr dylberė bardhoshė, e mė tej, pasi ish martuar me hanėmin. Mė vonė, kur Sheqeres i qenė flashkur e varur sė teprėmi tulet dhe kur as tė bardhėt e zhivės nuk ja fshihte dot rrudhat e dėrudhat e shumta (doemos, ajo ishte disa vjet mė e madhe nga beu) ky e kish pajosur mirė dhe e kish martuar me nallbanin e konakėve, shumė mė tė ri se veten, sepse, hej-hej! Dadua dinte shumė ledhe dashurie qė i kish nxėnė nga koha e Shemshedin Beut, babait tė Xheladin Beut, kishte mbetur “folė-e-qesh” mbante kyēet e qilarėve dhe shkopin me tė cilin rrihte kopilet. Nallbani ishte i kėnaqur se qe bėrė “baxhanak” me benė e madh e puna i vinte mbarė, tamam “ibrishim nė qilim”, siē thosh kėnga.
Po meqė zumė nė gojė “baxhanakėt”, duhet tė themi se Xheladin Beu kish mjaft tė tillė, tė cilėve u falte kopilet e konakut, pasi velej me to e sillte tė tjera, tė njoma. Nė kėtė punė beu ndiqte gjurmė pėr gjurmė tragat e Baba sulltanit, “diellit tė dynjasė”, i cili u falte sadrazemėve, pashallarėve, nedimėve, javerėve dhe gjithė tė mėdhenjve tė mbretėrisė, tė afėrm dhe tė largmė, odaliskat e bukura qė kishin shkuar nėpėr jatakun e tij, pasi i pajoste me pajra tė mėdha. Dhe kėta burra tė mėdhenj tė mbretėrisė tė madhe – sadrazemėt, pashallarėt, nedimėt, javerėt e belerėt e tė gjithė kallėpeve – e kishin pėr nder tė madh tė quheshin “baxhanakė” tė “diellit tė dynjasė” dhe tė bėnin fėmijė me bukuroshet qė kishin lėnė vajzėrinė nė dyshegun e sulltanit e tė forconin themelet e mbrtėrive tė tyre tė vogla nėn hien e sė madhes. Sa pėr punė “vajzėrie” atyre nuk u bėhej vonė, sepse, kur u tekej, kishin ēifligjet e tyre: “Zgjat dorėn e merr”.
Tani dado Sheqerja ishte ajo qė gjuante e shtinte nė dorė vajzat e njoma – zakonisht miturake, jetime, pa krahė, po ndodhte edhe ndryshe..- qė duhej tė shuanin epshet e Xheladin Beut. Ajo vetė bėhej bullė e i stoliste para gjerdhekut, i mėsonte se ē’tė bėnin e si tė bėnin qė ta kėnaqnin tė zonė. Asaj vetė, Sheqeres, i mjaftonte nallbani i shėndoshė, qė mund tė thyente potkuan me dorė, e qė punonte gjithė ditėn me sandraē e ēekan dhe mbante erė tė fortė djerse burri.
...Beu iu afrua Gurijes, e hoqi lehtė pas gjerdhanit tė inxhinjve dhe e pyeti duke i fryrė nė turinj kundėrmimin qė i dilt enga plėnci:
-Efenm, hanėmi di gjėsendi?
-S’di...
Nuk u muar vesh mirė: s’dinte ajo, Gurija, apo s’dinte hanėmi dhe se si i kuptoi beu kėto fjalė. Tha:
-Sot do ta pi ahven (kėshtu i thosh beu kafesė: “kahve”, siē e kish dėgjuar nga i vjehri e nga e shoqja) nė ballkon.
Kopilja nxori tabakanė nė ballkon, mbushi filxhanin me “kahve” pak si tė ftohur, pa ajkė, dhe u kthye nė odė.
-Mirė. Shko – tha beu.
Gurija doli kryeunjur, me sytė tė pėrlotur, duke u pėrkundur, sepse papuēet e qėndisura i futeshin thellė nė qilimin e butė. Ajo dinte ē’dinte, nga tė dėgjuarat, se kopilet qė mbeteshin me barrė nė konakėt e beut...dhe prandaj kishte pėrse tė lotonte. Kujt t’i ruhej mė parė: hanėmit, shembrave, apo beut? Njė ēast harroi puset e greminat, qė kish menduar njė ēast mė parė, thosh tė kthehej, t’i binte nė gjunjė e t’i thosh: “Aman, be, mos mė vraj...mos...Mos...Lėshomė tė shkoj gjėkund”. Por nuk u kthye.
Xheladin Beu mbeti vetėm, Tha tė delte nė ballkon, tė pinte “kahven”, po e ktheu mendjen e i ra rrotull odės, qėndroi njė ēast pėrpara pasqyrės sa njė derė, u shikua e nuk e njohu veten: nga pasqyra e vėshtronte njė burrė tjetėr me ca sy tė skuqur, tė kėrcyer, me njė grykė tė shfryrė e tė varur si ato laprat e misėrokut, me ballin brazda-brazda. Aty-kėtu, nėpėr mustaqet e kreshpėruara, i dukeshin fije ergjėndi. Vetėm nėn hundė, ku ndaheshin mė dysh shtėllung, i kish pak si tė zverdhura nga tymi i duhanit, tamam si ca qime pėrēi plak.
A mos e kish fajin pasqyra?
Jo, pasqyra e ndritur, me yll e hėnė tė bardhė, nė cep, s’kish asnjė faj. Fajin e kishin vjetėt e shumta qė i kish rrojtur e gėzuar si shumė tė paktė janė ata qė i rrojnė dhe i gėzojnė, e kishin ahenjgjet e gjerdheqet e shpeshta, tė cilat Sheqerja ja nxiste me pije xhenxhefili e karafili. Sidoqoft, tani, pėr herė tė parė, xheladin beu vuri re se sikur i kish shkuar njė damaluk nėpėr fytyrė. Megjithatė, vajti e u ngul pėrpara njė pasqyre tjetėr. Po edhe kjo ishte si e para dhe i tregonte njė burrė me lapra, brazda e sy tė skuqur. I ra lehtė festes, me gisht, dhe e shtyu nė majė tė kokės tullupane. E ktheu nė vend, e vuri mbi sy, si ngaherė. Hej, sa zėt i kish atė ēast ata derra ēifēinj qė rronin me bukė misri e dhallė po leshrat i kishin si penda tė korbit...
-Efenm, u mplake, Xheladin Be...
Kush foli kėshtu? U kthye e shikoi pėrqark. S’kish njeri. Kish folur vetė beu. Kėtė zakon kish kohė qė e kish filluar dhe po e shtonte dita ditės: fliste e pėrgjigjej vetė. Njerėzit e tij tė afėrm e dinin, po bėnin sikur s’dėgjonin, sikur s’vinin re kur ēuēuriste kot mė kot nėpėr mustaqet, qė i ngriheshin dhe uleshin. Domosdo, ata e dinin fjalėn e moēme: “Beu edhe gomar tė bėhet, mos i hyp”.
Dhe pėrsėri:
-U mplake, u mplake...Ike...
Dhe i vozitėn mornica tė ftohta nėpėr trup jo pėr kohėn qė kish shkuar, po pėr atė qė do vinte pasandaj. Ja, nėpėr qytet e nėpėr fshatra zunė tė rriten ēupa tė reja. Aty mė parė i shihje pragjeve e udhės, nėpėr pluhur, tė dregosura, tė qurrosura, tė palara, kurse tani s’i sheh fare: janė “mbyllur”. Domosdo, duhet tė jenė zbukuruar. Kujt do t’i mbeten kėto? Kujt do t’i mbetej mjalti i zgjonjve, rrushi i ėmbėl, tėrė pemėt e ēifligjeve? Xheladin Beu po mplakej, Xheladin Beu ish mplakur...
Mendja zuri t’i qerthullohej, sa ment ra poshtė, nė sixhade. Bėri ca ēape e ndenji nė cep tė divanit.
-Po pas pleqėrie? – pyeti.
Dhe u pėrgjegj vetė:
-pas pleqėrie, efenm? Ti e di: varri...
I hypėn djersė tė ftohta, qė ja njomėn rrethin e festes. Atėhere, po tė shihej nė pasqyrė, do tė dukej si njė kufomė e pakallur nė varr. Kish parė shumė tė vdekur, kish dėgjuar e dėgjonte ditė pėr ditė se vdisnin njerėz, po ata, thosh ai, ish in budallenj. Budallenjtė vdisnin...Ata qė s’kanė ē’tė hanė, ata qė tėrė jetėn s’dinė tė bėjnė gjė tjetėr veēse tė ngasin qetė e t’i rėndojnė dorakut tė parmendės. Ay ishte be, ishte Xheladin Beu i Shemshedin Beut tė Xheladin Pashajt, qė e kishin pritur nä shparga mėndafshi dhe e kishin tundur nė djep floriri. Ai nuk ishte si tė tjerėt, rajenjtė e harbutėt, qė i pjellin gratė nė arat, i mbėshtjellin me lecka e i tundin nė govatė, nė vend tė djepit. Njė ishte Xheladin Beu nė atė mėngė tė mbretėrisė, njė e me vulė!
Po pas pak e ktheu:
-Mirė, mirė tha, duke pėrtypur nėpėr gojė “efendėmin”, qė e kish, siē thotė bota, “araret” – po edhe babai vdiq, edhe gjyshi vdiq...budallenj ishin ata?
Dhe u pėrgjegj vetė me njė fjalė qė e kish marrė nga Xhixhi-hanėmi:
-Afedersėn! Afedersėn!
Dhe mė tej padashur: a s’ka edhe aty, Xheladin Beu dy duar e dy kėmbė, si gjithė bota? A s’duhet tė punojė si gjithė bota pėr tė nxjerrė bukėn?
Kėtu nuk e mbajti dot tė qeshurin, me tė madhe: “Ha-ha-ha! Ku ėshtė parė bej, nip pashaj, tė ngasė qetė? Ptu!”
Dhe u ēudit se si mund t’i kish bėrė vetes njė pyetje kaq tė shėmtuar. Si mund tė vihej ay, beu i madh, burrė “temis” – siē i thosh pastėrtisė, ndonėse kundėrmonte nga kalbėsit e brendėshme si ato saraxhatė e kuajve – nė radhėn e ēifēinjve tė thatė, nofullmėdhenj, tė palarė, barkbosh, qė Zoti, me tė madh tė tij, i kish jaratisur t’i bėnte grurė e berra? Doemos, edhe ēupa pėr gjerdheqe...
-Jok, jok! – tha siē thoshte xhixhe-hanėmi.
Kėshtu thirri beu sa kumboi tėrė oda, si shpellė, dhe doli nė ballkon, ndenji kėmbėkryq nė shaneshin, ndezi njė cigare nga ato qė dridhte Sheqerja e ja ngjitte me pėshtymėn e saj. Aty, nė ballkonin si kafaz me hekura tė dendura e tė pėrdredhura si ca rrathė buti, tė teptisur jashtė e ė lidhur lart me murin e gurtė - qė ku shihte dhe nuk e shihnin – cigarja ju duk pak mė e shijshme. Zgjat dorėn, mori filxhanin dhe e shpuri nė buzė, po e la prapė menjėherė: kafeja ish ftohur fare. Ngrysi ballin, pėrpoqi duart fap-fap, njė herė, dy..Hyri njė kopile e vogėl si zog pule, e zbathur, qė beu nuk e thėrriste mė nė dysheg dhe qė, sė shpejti, do ta vinte tė ruante patat, sepse i kish shkuar koha, i kish kapėrcyer tė tetėmbėdhjetat. Kopilja u mat t’i kėrkonte urdhėrin, po nuk guxoi, ngriu me duart tė mpleksura mbi gjinjtė e mėdhenj, shumė tė mėdhenj pėr shtatin e saj tė vogėl. Vajza ish trembur: fytyra e tėrė trupi i pėrkulur i Xheladin Beut ishin tėrė vija drite e hije. Drita vinte nga rrezet e diellit, hija nga hekurat e ballkonit. Pėr njė ēast asaj ju duk i llahtarshėm, si qoftėlargu, dhe prandaj u mek.
-Moj ti, si tė thonė... – tha beu – Kahvja m’u ftoh. Tė mė sjellė njė tjetėr. Ajo..
“Ajo” ishte Gurija...
Kopilja heshtur hyri, heshtur doli: Nuk ju ndje as hapi, as zėri.
Beu ktheu kokėn nga ana tjetėr. Nė oborr shkonin e vinin njerėz pa zhurmė. Ata e dinin se beu ishte nė ballkon. Nuk e shihnin, po e dinin: nga tymi i cigares qė dilte nėpėr hekurat, nga tė murmuriturat me vetveten.
Konakėt e Xheladin Beut ishin ndėrtuar nė njė vend tė lartė, pothuaj nė krye tė qytetit. Qė aty dukej qyteti, apo “kasabaja ime”, siē i thosh ai vetė, dukej si nė pėllėmbė tė dorės, me pak shtėpi tė larta e shumė shtėpi tė ulėta, me minare tė bardha e kėmbanore tė hirta, tė gjitha tė mbėshtjella nė kithin e pėrndritur tė vjeshtės sė thatė. Njė pjesė e madhe e dyqaneve dhe gjithė hanet nė vrom tė tregut, njė pjesė e shtėpive, kopshteve dhe vendeve viranė, plot troskė, hithra e gjemb gomari dhe gjithė mullinjtė, ishin tė beut. Qiratė i mblidhte dhe ja sillte Zylfua, muaj pėr muaj. Aty, nė “kasabanė e beut” nuk bėhej gjė pa i marrė dorän atij. Mėngjez pėr mėngjez vinte bylyk-bylyk parėsia e vendit, qė t’i falej beut ose, siē thoshin, “t’i pinte kafenė”. Sillnin lajme se ē’kish ndodhur nga njė ditė tek tjetra – kush ish vrarė e kush kish vdekur, kush kish ardhur e kush kish shkuar, kush gjykohej e pėrse gjykohej, kush shiste e kush blinte, kush kish zhveshur ndonjė karvan, kush ish martuar e kush do tė martohej e sa tė tjera tė kėsaj dore – merrnin urdhėra e pastaj shkonin me nxitim sikush nė punė tė tij. Rrallė e tek, kur ish fjala pėr ndonjė punė tė madhe, a kur vinte ndonjė njeri i madh – kajmekam, kadi, yzbash ose duvaxhi i parė - dilte e priste vetė beu; mė tė shumtat e herės e prisnin veqilėt, Zykua a Zylfua. Beu bėnte sehir nga ballkoni ose ngjitej lart, nė kullė, njė odė e vogėl me katėr dritare, qė ku mund tė shihej nė tė katėr anėt, ose rrinte nė shilte prpa perdes, si sulltani i Stambollit, dhe njerėzit ja dėgjonin vetėm kollėn ose pėllėmbėt qė i pėrpiqte fap-fap, dhe atėherė u ngrinte gjaku nė zemėr: pėrpoqi duart beu!
Domosdo, nė konakėt e beut vinin edhe agallarė dhe myftarė fshatrash, vinin fshatarė pėr tė qarė ndonjė hall. Ta pret mendja: asnjė nuk vinte me duart bosh.
Mirėpo kėsaj here Xheladin Beu s’kish nge tė merrej me vogėlsira tė kėtilla; ai ndjente njė zbrazėtirė tė madhe nė zemėr.
Hoqi sytė nga qyteti dhe i hodhi tutje, nė fushė: kėtu tė verdhė, mė tej tė murrme dhe vende-vende tė gjelbėr, me selvi. Atje ku dukeshin selvi kish varreza, tė vdekur, shumė tė vdekur, sepse fshatarėt e “kishin zakon” tė vdisnin me shumicė, mė fort fėmijėt. Andej, nė fushė, kish shumė shtėpi “tė shuara”, shumė tė tjera tė braktisura. Nejse, tėi lemė fshatarėt e tė zemė njė gjė tjetėr mė tė mirė: dhenė. Pothuaj tėrė ky dhe, gjer larg, ku piqej me qiellin ishte i tija. Me gjith varreza. Edhe kodrat nė tė djathtė e nė tė mėngjėr. Tė tijat, po ē’i do? Beu s’ishte mirė atij mėngjezi vjeshte. Pse e qysh? Po mplakej...Ja mbrėmė, i kishin sjellė njė “ftujė tė njomė”, si Gurijen. Jo, mė tė njmė: Gurija ishte persėmbėdhjetė vjeē, ajo tjetra qė s’ja dinte as emrin, trembėdhjetė. Kishin kėnduar me gojė e i kishin rėnė defit: “Jarnana, jarnani” dhe prapė: “Jarnana, jarnani;/ Ato cica sherbetli,/ M’i bėj naze t’i pi raki...” Dhe ai, Xheladin Beu, zot mbi dhera e zot mbi njerėz, s’ish bėrė burrė, ish lidhur. Kėsaj here s’kish bėrė ferk as xhenxhefili, as karafili, e as rakia me meze. Xheladin Beu po mplakej. Vogėlushja ēupė hyri, ēupė doli...dhe ish e bukur me vetullat tė bėra me mazi, me thonjtė tė lyer me kėna, me sytė e bukur, me faqet me vrima.
Dhe beut i vinte keq, i vinte inat, i vinte turp. Ai goxha bej.
Aty pėr aty i shkrepi njė mendje tjetėr: kujt do t’i mbetej tėrė ajo pasuri qė kish mbeldhur e ajo qė po mblidhte? Tėrė ajo kasaba, tėrė kėto ēifligje? Vėrtet, e shoqja, Xhixhe-hanėmi, ishte nga derė e madhe, bijė pashai e mbesė veziri, po shterpė, barkthatė. Veziri kish qenė “baxhanak” i sulltanit; edhe vetė pashai. Pra Xheladin Beu kish hyrė nė radhėn e tė parėve tė mbretėrisė dhe priste ta ngrinte oxhakun lart e mė lart, tė bėhej pasha. Peqe, po kujt do t’ja linte kėtė oxhak? Mund tė bėnte njė gj: tė shtinte kurorė tė dytė e tė tretė me grua pjellėtore. Kėtė tė drejtė ja jepin tė gjitha kanunet e dheut e tė qiellit, po Xheladin Beu – i madhi Xheladin Be, i forti Xheladin be – duhej ta prishte punėn me tė vjehrin, me tė kunetėrit, me tėrė farefisin e sė shoqes, gjer lart nė Porta e Lartė. Ai ja kish frikėn sidomos Xhxhi-hanėmit, njė gamile tėrė koska e kokalla, sikur tė paskej qenė ushqyer jo me qumėsht e mjaltė, po me karkalecė tė pjekur. Kur endej nėpėr ēardhak e kur sillej nėpėr odė, tėrė kėto kocka e kokalla bėnin trak-trak sikur tė paskej vozitur vetė shapatani apo ai kadiu i vjetėr i Libohovės, qė thoshin se ish ngjallur lugat, sepse kish qenė i shtrembėr e rryshfetēi i madh. Po ashtu, trak-trak, edhe kur ulej nė shilte, kur binte nė jatak: vetėm koska e kokalla. Mirėpo kėto ishin koska e kokalla bije pashaj e mbese veziri, dhe prandaj i mbulonte me mėndafsh e pembe e belluz jeshil, tė qėndisura me fije ari e tė stolisura me xixa xhevahiri. Xixa tė tjera tė kėtilla i ndritnin e i pėrndritnin nė kapuē, nė leshrat, nė qafė, nė kyēet e duarve, nė gishtėrinjtė me thonj tė skuqur.
Ajo dhe tė vėllezėrit prisnin qė Xheladin Beu tė hidhte topnė - kėshtu apo ashtu... – dhe t’i pėrlanin pasurinė. Doemos, dinin se beu bridhte si maēok kobash poshtė e lart, brenda nė qytet e jashtė nėpėr fshatra, po kjo ishte punė mashkulli, le tė bėnte ē’tė donte. Vetėm dy gjėra s’donin ata: kurorė tė dytė, me shembėr, dhe niqa...
Tani Xheladin Beu vėshtronte e nuk shihte gjė, sikur t’i qenė perdelisur sytė. Mendja e tij bluante po atė punė: kujt do t’ja linte emrin, oxhakun, mallin? Niqa – jo, kurorė tė dytė - jo, po atėherė si? Kėtė kokėl duhej ta kish zgjidhur qė qėkuri, dhe nuk e kish zgjidhur. Tani ish vjeshtė, tani beu...
Dha e mori me vete, murmuriti, u pėrgjegj vetė e sė fundi tha me zė:
-Efenm, nė djall tė venė e bija e pashajt, tė bijtė e pashait dhe vetė pashai, i biri i vezirit” Do tė bėj siē bėri im gjysh! Ja, po tė pjellė kjo njė djalė (“Kjo” ishte Gurija) do t’i shtie kurorė e do ta marr grua tė dytė! Pastaj le tė bėhet ē’tė bėhet!
Po ē’kish bėrė i gjyshi?
Edhe gjyshit, Xheladin Pashajt, i kish qėlluar shterpė gruaja e parė. E mirė ishte, e bukur ishte, po shterpė...dhe pastaj e donte me gjithė shpirt e nuk desh t’ja thyente zemrėn, t’i hidhte kurorė tė dytė. Po si mund tė rronte pa fėmijė? Dhe ja, njė ditė vere, tek po rrinte nė dritare, prapa hekurave, hyri nė oborr njė fshatar me njė ēupė tė vogėl, qė e ndiqte si ogiēe. Fshatari ishte me opinga, ēupa ishte zbathur. Ai ju afrua ēezmės sė pashait, piu ujė, lau sytė, u hoq mėnjanė e i bėri vend ēupės, zgjidhi shaminė e kuqe nga brezi e zuri tė fshinte fytyrėn, qafėn. Ēupa bėri siē kish bėrė fshatari: piu ujė, lau sytė, po nuk i fshiu se s’kish shami. I la tė thaheshin vetiu. Faqet e kuqe ju skuqėn edhe mė fort. Aty afėr s’kish njeri. Megjithatė, ēupa shikoi rrotull, pastaj ngriti pak fustanin dhe vuri njėrėn kėmbė nėn lyfyt, pėr tė hequr pluhurin e udhės. Vuri edhe tjetrėn, u pėrkul, i fėrkoi. Kėmbėt i kishte, poshtė, tė nxira, po lart, tė bardha si niseshteja nė diell. Piu edhe njė herė, u hodhi edhe dy a tre grushta ujė syve. Pashai e pa qė prapa dritares me hekura dhe e pėlqeu. Ai ish njeri i dhėnė pas kėlliēit e pas luftėrave e jo pas grave, po kjo ēupė i pėlqeu e mė shumė. “Mirė, tani nxirre kėtė ēupė, i tha ay qehajajt. Tė presė jashtė”. Qahjaj dhe ēupa dualėn. Pashai u kythe e e pyeti fshatarė cili ishte e nga ishte, ē’e kish atė ēupė, ku vinte. Fshatari i tha emrin, fshatin. Fshati ishte pronė e pashait; ēupa ishte mbesa e fshatarit, e bija e tė vėllait, jetime. Sa vjeē? Dymbėdhjetė. Fshatari shkonte nė pazar. Ēupėn do ta martonte me njė qė i jepte njėqind grosh, tre kreė dhen, njė palė rroba, njė shami e s’di ēfarė. Ay qė e merrte – filani i biri i filanit nga filan fshat – ishte i pasur. Kish edhe tri gra tė tjera, shumė djem e vajza, me tė tria. Disa djem e disa vajza i kish tėmartuar e me fėmijė mė tė mėdhenj se sa nusja e re, qė i qe tekur tė merrte, pėr pleqėri. Pashai e dėgjoi dhe, fundi, i tha: “Mirė e mora vesh. Ti shko, ēupėn lere kėtu, se ėshtė malli im, nga ēifligu im. Do ta martoj vetė me kė tė dua”. – “Aman pasha! Derman pasha! Vetė dorė nė zemėr! Ēupa ėshtė jetime, kam marrė kapar qė t’ja jap filanit...” – tė gjitha shkuan kot; pasahi nuk u tund nga fjala e parė. “Eshtė malli im, do ta martoj vetė”. Nxori qesen, i numėroi pesėqind grosh, i hodhi pėrsipėr xhing-xhing edhe nja tre mexhite tė bardha, i dha fjalėn se do t’i jepte njė pendė qė, pesė krerė dhen e s’di ēfarė, pastaj pėrpoqi duart. Hyri qahjai, e zuri lehtė pėrkrahu e nxori jashtė me tė butė. Fshatari ishte edhe i gėzuar – pesėqind e kusur grosh, njė pendė qe, pesė krerė dhen! – po edhe i trembur. “aman, - i tha qahjajt, mos mė merrni nė qafė! Kam nė shtėpi fėmijėt e mi e fėmijėt e tjerė tė vėllait. Druhem mos bie nė gjak me atė miknė qė mė ka dhėnė kaparė”. – “Verė kėsulėn mbi sy, e qetėsoi qahjaj, - e i thuaj se ēupėn e mbajti pashai dora vetė. Nė do gjak, le tė vijė kėtu”...
Qė atė natė pashai e mori ēupėn nė jatak. Edhe netėt e tjera...Kur mbeti me barrė, e dėrgoi nė njė fshat tė largėt, qė tė lindte. Bėri djalė. Atėhere pashai ishte dyzet e kusur vjeē. Kėtė punė e mbajti tė fshehtė. Tė fshehtė-tė fshehtė, po fjala i vajti nė vesh sė shoqes, pashalleshės. Nė vend tė pikėllohej, kjo u gėzua e i tha pashait: O imzot, pse ma fsheh mua gazin tėnd? Gazi yt ėshtė edhe imi. Unė dnodha tė jem kėshtu siē jam, barkthatė. Ti, Pasha, s’mė ke faj...Kėshtu desh zoti. Hidhi kurorė ēupės, sille kėtu me gjithė djalė. Do tė ta dua si birin e gjirit e tė pėqirit. Do tė ta tund nė djep floriri, do tė ta lish me shparga mėndafshi, qė tė rritet, tė shtohet e tė mos na shuhet oxhaku”. Pashai e shikoi i ēuditur, po e kuptoi se e shoqja i fliste nga zemra. Dėrgoi e solli fshataren e vogėl, me gjithė djalė. I hodhi kurorė. E shoqja e parė, pashallesha, e mbajti fjalėn: e lidhi djalin me shparga mėndafshi, e tundi nė djep floriri. Nuk i mbajti kurrė mėri shembrės sė re, tė bukur si hėnė. Kjo s’bėri fėmijė tjetėr. Djali u rrit dhe u bė Shemshedin Be. Pashai vdiq pas disa vjet, po e la me fjalė qė i biri tė martohej i ri e tė bėnte shumė fėmijė. Shemshedin Beu nuk ja shkeli porosinė. Bėri shumė djem, nga tė cilėt mbeti gjallė vetėm Xheladin Beu; tė tjerėt vdiqnė apo u vranė nėpėr luftra, pėr tė fituar ofiqe e ēifligje. Ama pasurinė e shtoi shumė e mė shumė, mbushi kazanė e qypa me verdhashka, se ish lakmonjės i madh i parasė, dorėshtrėnguar, i rripte tė gjallė tė gjithė ata qė kish nėn urdhėr. Mbyllte grurin e misrin nė hambarė tė mėdhenj, qė i hapte nė mars a nė prill, kur binte zia e bėnte kėrdinė. Mbante njerėz apostafat pėr tė zhveshur karvanėt, pastaj bėnte sikur i dėrgonte pėr tė ndjekur hajdutėt, ndėrsa kuajt e mushkat e karvanėve, me gjithė barrė, i kishte nė ahur. Ua kthente tė zotėrve me pagesė, dhe, mė vonė, ua grabiste pėrsėri. Shkonte pėr gosti nėpėr fshatrat e nėpėr stanet, hante e pinte dhe, mė nė fund, nė tė ikur, kėrkonte “dhėmb-parasi” – pagesė pėr dhėmbėt qė ishin munduar pėr tė ngrėnė mishin e pjekur. Shpesh trimat e tij grabisni tufė tė tėra bagėtish. Qanin ēobenėt e ēobankat, qė kishin mbetur lugėthatė, po shemshedin Beut nuk i bėhej vonė. Njė herė, s’di se kur, thonė se njė ēoban i krisur, qė beu i kish rrėmbyer kopenė, i ra me dyfeg tė gjatė e krisi e iku. Nuk e vrau, po e plagosi: i futi njė plumb nė mollaqet. Qė atėherė Shemshedin Beu s’mundi as t’i hypte kalit, as tė ecte me dy kėmbė. Plaga ju bė xhivadi e madhe, qė ja punonin me fitil. Lėngoi shumė vjet, pėrmbys, gjers vdiq, apo gjersa ngorshi, siē thosh harbutėria a rajallėku.Gjithė pasurinė qė kish trashėguar nga i ati, nga pashaj, e atė qė kish mbledhur vetė, ja la tė birit, xheladin Beut. Ky ra pas qefeve e ahengjeve, pas grave, pas zullumeve. Mė tej, pėr tė forcuar oxhakun u martua me njė bijė pashai, mbesė veziri, baxhanakė e stėrbaxhanakė sulltani, me atė gamilen koskėmadhe e hundėsamare, qė i thoshin Xhixhi-hanėm apo xhixhiko-hanėm. Beu s’e kish parė fare, se mblesėria e martesa ishin bėrė, siē e donte puna, me lajmėtarė, qė ja kishin ngritur nė qiellin e shtatė tė mbesėn e vezirit, duke thėnė se kjo ishte e bukur si hėna e gushtit, si dudia e butė e sa tė tjer tė kėsaj dore. Krushqit ja suall nusen nė shtėpi, me suvarinj, me salltanet tė madh, me allajka e stėrallajka prapa, po pa ēupėri...Ēupėrinė ja kish falur s’di se kujt, qė nė kohėn kur i thoshin Xhxhi.hanėmkėz (kėtė punė e dinte ajo vetė dhe ai mashkulli festekuq, qė kish hyrė i pari nė jatakun e saj), po xheladin Beu s’guxoi tė bėnte gėk as mėk, se binte nė luftė me pashallarė e vezirė, me baxhanakun e tyre sulltanin.
Ja kėshtu! Xhixhiko-hanėmi doli, siē thamė, shterpė. Jo tamam shterpė se, siē thoshin gojėt e kėqia, dikur kish hedhur nė diell fėmijėn e parė dhe mė tej kish shterur. Kėtė punė, ajo e dinte qė qėkuri, dhe prandaj ja kish bėrė fora, andej, nė pashallėkun e babait, duke ndėrruar jaranėt si fustanėt.
Tani sikush bėnte jetėn e vet nė konak tė vet: hanėmi nė haremllėk, me tė pritur e me tė pėrcjellė zonjat e parėsisė (helbete, shpesh s’dihet ē’fshihet nėn ferexhe: ti pandeh se ėshtė femėr e tė del njė bandill mustaqedredhur...); beu, nė selamllėk, me ato qė dimė e ato qė s’dimė.
Dhe prisnin.Ēfarė prisnin? Kushedi...Rrallė e tek shtroheshin nė sofėr bashkė; beu me sheqeren pranė, gjithnjė sytė katėr; hanėmi, me allajkėn mė kėmbė, prapa kurrizit.
Xheladin Beu nuk shkelte kurrė nė pashallėkun e vjehrrit, plak, se kish frikė mos kthehej meit, nė tabut..
Ama “selįmet” dhe “aleqym selįmet” bashkė me peshqeshet, shkonin e vinin pa kursim. Dhe ndėrkaq, beu e nxirrte dufin duke bredhur poshtė e lart, si ata maēokėt e shkurtit, duke pėrhapur nė tė katėr anėt sėmundjen e frėngut, kurse hanėmi shkonte e rrinte muaj tė tėrė nė pashallėkun e babait apo nė atė tė vėllait tė madh, dhe atje, tym tė dalė: sonte njė feste, nesėr njė tjetėr, pasnesėr njė sarėk – shterpė qė shterpė ish!
Pashai plak i kish dėrguar fjalė disa herė tė dhėndrit qė t’i jepte pėr grua tė dytė njė mbesė, ēupėn e ēupės a nuk di ēfarė (qė tė mos i shuhej oxhaku e tė mos i dilte pasuria nga dora), po Xheladin Beu, qė ish djegur nga ēorba, tani i frynte edhe kosit e s’desh tė bėnte mė krushqi me pashallarė.
-Evet, efenm! – thirri Xheladin Beu, si e pleqėroi punėn nė mendje – do tė bėj ashtu siē bėri gjyshi!
Kur e ngriti kokėn, pa se pėrpara tij qėndronte Sheqerja me tabaka nė dorė, me xhezve e filaxhan.
-Ti? Po pse, pse...ajo? Hėm...Hėm...Hėm Efenm – dhe u ngrit nė kėmbė.
Sheqerja buzėqeshi me atė gojėn e madhe, u pėrkul e mbushi filaxhanin, sa njė lagjin, me kafe avulloshe.
Xheladin Beu ishte burrė i pashėm, i mbushur, i gjatė, po Sheqerja vinte njė pėllėmbė mė e gjatė. Domosdo, edhe shumė mė e mbushur, prapa e pėrpara. Ajo e dinte se po tė qėndronte mė kėmbė, ne pragu i ballkonit, do tė duhej ta shikonte benė nga lart poshtė, kurse ky duhej tė ngrinte kokėn. Punė pa lezet...Prandaj u ul e ndenji burrėrisht ne pragu i ballkonit, duke hapur djathtas e majtas palat e shumta tė dimiteve dyzet-kutėshe, dhe ngriti kryet tė shikonte benė, qė ndėrkaq ish ulur pėrsėri dhe kish ndjellė e zhurmė, sikur tė thithte palcėn e ndonjė koske, gllėnqet e para tė “kahves” sė valė, zinxhirli, plot kajmak. Sheqerja tha:
-Ajo, be, t’u bėftė Sheqerja e ka marrė punėn me frikė. S’di ē’i kanė thėnė ato ziliqaret, kopilet. Tė kėtejshmet e tė andejshmet – dhe tregoi me dorė konakėt e Xhixhi-hanėmit.
-E kanė marrė vesh se ėshtė “ashtu”?
Sheqerja bėri me kokė:
-E kanė marrė...E kanė trembur ēupėn. I kanė thėnė se, gjoja, zotrote do ta vrasėsh me gjithė foshnjė. Ka lojtur pak...Kėshtu e ka barra e parė, ta marrtė Sheqerja, po kjo bėn veē botės. Flet pėrēart: “Bubu, beu! Bubu (hanėmi! Do tė mė hedhin nė pus. Do tė mė mbėrthejnė nė mur tė gjallė” Tė ik, tė ik, nė mal, me ujqit! Bubu, beu! Bubu beu!” Kėshtu bėn. – dhe Sheqerja qeshi.
Xheladin Beu ndezi njė cigare, lėshoi njė shtėllungė tymi mbi filxhanin, qė ja mbushi Sheqerja sė dyti, e tha:
-Jo, moj, jo” Kėtė nuk e vras, nuk e mbyt. Unė...unė...efenm, them...
-Ka frikė edhe nga allajkat, nga tė gjithė.
-Jo, jo! Tė mos ketė frikė.
Pėr ca ēaste biseda u kthye nė ēuēurimė. Beu e hoqi pėr jeleku, i tha nė vesh ē’kish pėr tė thėnė. Dhe kur e kur: “Hėm, more vesh, Sheqe? Kėshtu...Unė...atė...po tė bėjė djalė...efenm...si gjyshi!” Ajo dėgjonte e bėnte me kokė nė tė djathtė e nė tė mėngjėr: “Peqe, be. Sa mirė tė paska rėnė nė mend. Si tė urdhėrosh zotrote, be, ta marrtė sheqja, t’u bėftė Sheqja. Kėtė punė ma lerė mua, qė t’i gjej vendin. Djalin do tė ta rrit unė. Ti i bukur, ajo e mirė, djali si pėllumb! Tė pėlcasin nga inati ata qė s’na duan”. Herė pas here bėnte me kokė lart e poshtė, duke nxjerrė ca tinguj shumė tė thatė a shumė tė lėngtė nga qiellza, nga gjuha e dhėmbėt, qė veshi i shquan dhe i kupton mirė, po kalemi nuk i merr dot: “ncuk”, “ncuq”, “ntxk”, “ntck” e kėshtu mė tej. Kur mbaroi, beu i vuri pėllėmbėn mbi supin e tultė, tė dhjamur, rėndoi, shtėrngoi, sa Sheqe i dhembi, zgurdulloi sytė.
-More vesh, Sheqe? Ashtu tė bėsh. Po tė mė sjellėsh myzhdenė se bėri djalė do tė tė jap njė mulli!
-Mė rrofs be.
-Tani shko.
Sheqerja u ngrit mė kėmbė, pothuaj e gėzuar – sepse pėllėmba e rėndė e beut ja kish bėrė supin zdrame – dhe, pėr njė ēast, me ato kindat e dimiteve tė hapura djathtas e majtas, prapa e pėrpara, u duk si njė mullar me bar qė e kishin ēarfalitur me gojė e me brirė ca buaj shumė tė uritur. Ndreqi palat, u mat tė dalė. Beu po e shikonte tėrė epsh. Aty pėr aty iu ndez njė dėshirė e re pėr Sheqen e tij tė vjetėr. La filxhanė e tha:
-Jo Sheqe, mos shko. Futi llozin derės dhe eja.
Sheqeres i qeshi fytyra:
-T’u bėftė Sheqja, be...ti me mua e ke shpirtin.
Shkoi i vuri llozin derės dhe u kthye me dhele, si dikur. I ndritnin tengllat e mėdha, tė arta. Shkopsiti me naze jelekun...
Edhe kėshtu, atij mėngjezi vjeshte, Xheladin Beu i Shemshedin Beut tė Xheladin Pashajt u bė pėrsėri burrė dhe “ortak” me “baxhanakun” e tij, nallbanin, tė shoqin e Sheqeres.
Nga jashtė vinte trokėllima e ēekanit tė nallbanit qė mbathte kuajt. Dimitet dyzet-kutėshe kishin mbetur jetime, nėmes tė odės.
-Me Sheqen tėnde e ke shpirtin, be...
-Me ty, Sheqe, me ty...-thosh beu duke gulēuar si kalė teknefes.
...Sheqerja u vesh pėrsėri, kopsiti sumbullat e jelekut dhe u mat tė ēelte, po diē ju kujtua:
-Jashtė presin ca njerėz.
-Ē’janė?
-S’janė gjė, hallexhinj: kasaballinj, fshatarakė. Ndofta kanė ardhur tė qahen.
-Tė qahem, efenm? U thuaj tė flasin me Zykon. Sot jam zaif.
Zykua ishte veqili i parė i beut, njė shkurtabiq i ēalė e dredhak, qė tė shkonte nė hell, tė diqte e nuk tė piqte.
Beu shtoi:
-Jam zaif. I thuaj Rizait tė nxjerrė kuajt, tė mė shaloj Allēanė. Do tė dal teferiē, andej – dhe tregoi vagėl fushėn. – Pėr gjah. Me shtatė veta. Sillmė rrobat, Sheqe.
-Peqe, be. A je mirė? – e pyeti ajo me buzė nė gas.
-Shumė mirė Sheqe.
-Me mua e ke shpirtin, be, me mua.
Veshi me nge rrobat e kadifesė sė gjelbėr me vija e sumbulla argjendi, qė i kish apostafat pėr udhė e gjah. Sheqerja u ul nė bisht e i mbėrtheu kopsat poshtė, nėn gjunjė; i lidhi lidhėzat e gjata tė ēizmeve tė verdha, duke i shkuar kanxhė mė kanxhė. Kur u mat tė ngjeshte kollanin me fishekė, u dėgjua njė trokėllimė nė derė. Sheqerja e hapi. Hyri njė zhgan kopilesh qė sillnin mėngjezin. Xhelain Beu u shtrua nė sofėr, i ra festes dhe e largoi nga balli. Hėngri llap-llup, me zhurmė, si ngahera. E nisi me ēorbė pule tė majme, tėrė sythe lyre, po tė athėt tė prerė me limua (dinte Sheqerja se ē’t’i gatuante qė t’i hiqte gromėsirat e rakisė), e vazhdoi me mis tė bardhė pule e miske, me qengj tė pjekur, e mbylli me shqerpare tė mybtur nė sherbet tė trashė, tė mbuluar me pluhur xhenxhefili, kanelle e karafilke. Ēliroi kopsat, pėrpoqi buzėt e gjuhėn me “oh! oh!...”, lėpiu tė pesė gishtėrinjtė. Lakmoi shumė e u ngjesh paq, pastaj kur s’mundi tė hante mė, i largua nga strofa, lau duart, u mbėshtet nė jastėk dhe shikoi togun me koska, poshtė, dhe strofėn plot mishra e ėmbėlsira.
-Eh, efenm! Mirė i ka jaratisur tė gjitha i madhi zot, ama njė gjė s’e ka bėrė mirė: i ka dhėnė njeriut vetėm njė bark, si kamėsit, ashtu edhe skamėsit, qė s’ka ē’tė hajė...Punė i thonė kėsaj? Ja unė hėngra e u ngopa, po tepėroi. Kush do t’i hajė kėto qė lashė? Hė? Jo, kėtė s’e ka bėrė mirė!
Kjo ishte fjala qė thosh dendur beu, kur ish me miq, kur hante shumė velej e tepėronte. Tani s’kish miq, po prapė e tha fjalėn dhe vėshtroi me pikėllim sofrėn plot: kish ngrėnė shumė, po edhe kish tepėruar.
Pėr njė ēast harroi gjahun, Rizanė dhe pelėn e kullme, qė zbriste nė oborr duke ēukitur kalldrėmin me potkonjtė e nallbanit tė Sheqeres, harroi langonjtė dhe qahjallarėt, dhe po e ndillte gjumi. Por, mė nė fund, e mundi veten, u ngrit, ngjeshi lehtė-lehtė kollanė mbi plėnxin plot, mori ēiften e zbriti. Tirmat e pritėn me dorė nė zemėr e u hodhėn ta ndihnin t’i hypte pelės: kush i ndreqi yzengjitė e kush i mbajti kėmbėn me tė dy pėllėmbėt dhe e ngriti lart. Puna shkoi zor, se beu qe rėnduar shumė, po i dha hov trupit e u gjend majė pelės, doli nga porta me qemer guri e u nis pėr nė fushė: ai pėrpara, trimat prapa, langonjtė kur pėrpara e kur prapa.
Qielli ishte i kulluar, fusha e kodrat tė veshura e dritė, udha e butė, me pluhur, vende-vende, nė hije, e lagur nga vesa e natės. Zogj udhėtarė, tė renditur si perusti, fluturonin lart, shumė lart, duke fėrfėllirė krahėt. Langonjtė ēafkėllonin nėpėr dternishtet mbi udhė e nėn udhė. Nga njė brryll udhe dual njė tufė fshatarėsh me qerre, kuaj, mushka e gomerė tė ngarkuar me drithė, qepė, presh, kunguj, pemė, dru: i shpinin nė konakėt e beut. Kur e panė, mbajtėn kafshėt e qėndruan buzė hendekut, si tė ngrirė, me dorė nė zemėr.Beu as qė u hodhi sytė. Tani e kish marrė pak veten dhe kulloste rreth e pėrqark sytė e skuqur. Nata e ahengut kish mbetur prapa, larg, nė mjegull, me gjithė jarnanitė e jarnanatė e saj, qė dukeshin tė paqena, si njė ėndėrr e keqe e njė nate dimri, kur tė bėhet sikur tė ndjek njė llavė ujqsh, tė afrohet tė tė ēajė e ti bėn tė vraposh, tė shpėtosh, po nuk ik dot, je mbėrthyer nė vend, thėrret me tė madhe e as veshi yt s’ta dėgjon zėrin. Edhe Xhixhi-hanėmi ishte zhdukur bashkė me natėn e dmrit, me ujqit. Xheladin Beu ishte nė diell tė mirė, bėnte, i gėzuar, “ohoho!” e “ahaha”, jepte e merrte me vete. Ata qė vinin prapa dėgjonin, po nuk ja shkoqitnin dot fjalėt.
Papritur, era solli njė kundėrmim kėrme. Beu e trimat kaluan tė ngrysur pranė njė gomari tė ngordhur me kėmbėt pėrpjetė, me kokalla tė kuqe, dhe trembėn njė tufė galash tė shtruara nė gosti. Kėto u ngritėn e shqitėn sipėr kalorėsve si ca hije tė zeza, krokėrinė me zemėrim, ranė nė njė ugar, u ngritėn pėrsėri e u kthyen nė gostinė e tyre.
Beu nxori cigare, e ndezi, qė tė shpėtonte nga kundėrmimi i kėrmės. Nėpėr arat me misėr tė paprerė, zbardhėn, skuqėn, zverdhėn pėr njė ēast ca shami, pastaj s’u panė mė. Domosdo, Xheladin Beu e kish hijen tė rėndė, prandaj gratė e vajzat u tulitėn nėpėr misrat.
Mė tej era e u bė pėrsėri e pastėr, e kėndėshme, si nė vjeshtė. Njė ēast ju kujtua Gurija e trembur, me barrė.
-Nė djall tė vejė edhe kjo! – tha dhe hodhi tutje bishtin e cigares.
Vetėm njė gjė nuk harronte dot: atė gjerdhekun e dėshtuar tė natės qė shkoi, qė i qe ngulur si njė gozhdė nė tru, megjithqė Sheqerja e kish kėnaqur nė mėngjez si ngahera. Ju duk sikur ja dėgjoi zėrin e butė, ledhatonjės: “Me mua e ke shpritin, be...me mua! Tė vesh ku tė vesh, me mua e ke shpirtin!” Dhe Sheqerja kish tė drejtė: me tė e kish shpritin Xheladin Beu. Dhe s’di se si, i vinte keq qė ja kish falur nallbanit, baxhanakut. Mė nė fun tha:
-Prapė imja ėshtė. Kur tė dua...
I futi mamuzet pelės dhe e ngau vrap pėrpara. Mė tej dėrgoi njė qahja tė lajmėronte tė parin e akcilit fshat se do t’i vinte pėr drekė e pastaj u fut nėpėr korie, pas gjahut.
Gjahu i vajti shumė mirė atė ditė: turtuj, thėllėza, pėllumba...Ay vriste, langonjtė e qahjanjtė ja sillnin.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-09-2012, 01:40   #10
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,281
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 28 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Mitrush Kuteli - Jeta

II

Drekėn e hėngri jashtė, nė “jeshillėk”, pranė Kroit tė dardhės plakė, se aty e kish kėrkuar vetė. Tė trapiturat pas gjahut, rakia e mirė, e ftohur brenda nė krua, mezetė e shijshme ja hapėn oreksin sa pėr katėr barqe. Beu mbushi vetėm njė, sepse aqe kishte, po e ngjeshi mirė, si targaē kurbati: hodhi brenda shumė, nga tė gjitha.
Tani, ndėrsa trimat ishin shtruar e po hanin pak mė tej, nė njė brinjė, beu rrinte shtrirė nė qilim, me tėmblėn e djathtė tė mbėshtetur nė pėllėmbė. Burrat e fshatit, pothuaj bujq nė ēiflik tė beut, kishin lėnė punėn e grindjet dhe kishin ardhur t’i faleshin, t’i bėnin nder, siē e do puna. Kėta rrinin nja dhjetė ēapė larg, posht, kush mė kėmbė e kush mė bisht a mė gjunjė, duke pritur njė shenjė, njė urdhėr. Ca tė tjerė u shėrbenin trimave tė beut, qė hanin bukė e mish e ua hidhnin kockat langonjve. Beu mbajti pranė tij vetėm disa pak burra nga parėsia, me qosteqe e pafta ergjendi nė gjoks e “peqepeqe” nė gojė. Kėtyre u hodhi vėp e vėp nga njė cigare tė hazėrtė, qė ishin shumė tė mira, sepse i kish dredhur vetė Sheqerja e i kish ngjtiur me pėshtymėn e saj.
Drita e ditės ishte e butė, e ėmbėl, si e kulluar nėpėr gjergjir. Beu foli pėr punėt e mėdha e tė vogla tė mbretėrisė; pėr “djellin e dunjasė”, Baba sulltanin, qė ja kish vėnė kėmbėt nė njė kėpucė gjithė “Avropės” ja kishte hedhur hallkėn tejpėrtej nėpėr hundė e bėnte tė loste si ari. Sė shpejti, Baba sulltani do tė nxirrte kėllėēin e madh e do t’i bėnte hi e pluhur gjithė kralet e mėdhenj e tė vegjėl, do t’u merrte gratė e ēupat e do t’i mbyllte nė haremin e Stambollit. Domosdo, ato qė do tė tepėronin do t’ua falte tė mėdhenjve tė mbretėrisė. Tha se ay,, Bab sulltani, mblidhte njerėz me harxhe, paguante tink-tink alltėn e argjėn. Pastaj, papritur, vuri re se burrat qė kishin ardhur t’i merrnin dorėn ishin tė paktė. Pyeti:
-Efenm, vetėm kaq burra paska fshati? Ku janė ata tė tjerėt?
-Ka vdekur njė si ēun i vogėl, be. Kanė shkuar ta kallin nė varr – tha njėri.
-Ka vdekur edhe njė si grua, me nder tė zotrisė sate, njė nuse e re – tha tjetri.
-Hėm, hėm, xhenaze biēimi...Dy tė vdekur nė njė ditė. A mos i ka rėnė murtaja fshatit? – pyeti beu edhe si me tė qeshur, po edhe me frikė.
-Murtaja jo, be, po na ngrinė ethet. Edhe dje...
Beu s’pyeti mė tej si e qysh, si nuk pyeste kurrė pėr punė vdekjeje. “Kėta derra ēifēinj janė tė shtuar si fara e sinapit...Vdesin, po nuk shuhen fare. Po tė kenė bukė misri shtohen gjene, se ato dosa fshatarake pjellin stėrc e stėrc pėr mot”. Aty pėr aty e ktheu bisedėn: “Mė kini mbetur borē kaqe grurė e kaqe misėr, kaqe dru...Dushk i dua. Mjaltin s’ma kini sjellė. Harruat ku jini? Do t’ju dėrgoj Zylfon a Zykon qė tė ndajmė hesapet bashkė. Hėm...hėm...” Fshatarėt dėgjonin me sytė pėrdhe. “Grurin e msirin i kemi larė. Edhe drutė i kemi larė. Sot dėrguam tė fundit”. Dhe me gjysmė goje: “A mos i ka mbajtur Zylfua pėr vete?” Po fjalėt e tyre s’i ranė nė vesh beut, se askujt s’ja mbante tė fliste me zė tė lartė. Beu ligjėroi:
-Shkoni bre, andej, me harxhe – dhe tregoi tutje me dorė. – Tė mbushni qeset e tė lani borxhet. Dovleti ka haznė tė madhe, ka taraphanė. U jap kartė pėr tim vjehrr, pashanė, se mė ka bėrė haber: do njerėz. Dovleti ka luftė, lufta sjell pare, tė mbush me plaēkė.
Dhe, si rrinte kėshtu, me cigaren tė shuar ndėr gishtrinj, e preu njė gjumė i lehtė, i ėmbėl, pa jarnani e jarnana, po me gurgullimė kroi, me shushurimė fletėsh tė zverdhura, qė shkundeshin e binin duke u tundur nėpėr erė. Sapo e preu gjumi, ata me qosteqe nė gjoks u shikuan sy nė sy e u larguan sė prapthi, ngadal, duke shkelur nė majė tė gishtėrinjve.
Trimat kishin mbushur barqet e ēlodheshin duke kruar dhėmbėt me ndonjė kleēkė. Langonjtė rrinin aty pranė me gjuhėn jashtė, tė kuqe, varur si llapė.
Kur u zgjua, Xheladin Beu pa se kish pėrsipėr njė mbulesė tė leshtė, qė ja kish hedhur Rizai. E largoi tej, u ngrit shesh, fėrkoi sytė e tha:
-Efenm, mė paska marrė gjumi.
Ndenji sa ndenji kėshtu, pastaj shtoi:
-A ikim, o Riza?
-Si tė urdhėrosh zotrote, be.
U ngritėn tė shkonin, po nuk shkuan. Moti i ėmbėl e gjahu i mirė i mbajtėn gjer vonė, kur dielli kish kthyer mė tė perėnduar. Edhe njė copė herė tė mirė ēiftet e teket krisėn bambum, nėpėr korie.
Vetėm njė gjah nnuk pa me sy kėsaj radhe: ēupa e nuse. Nė asnjė nga fshatrat qė shkeli. Ta pret mendja: ish hapur fjala anembanė se kish dalė beu pėr gjah dhe...”Ama derra kėta ēifēinj! I mbajnė dosat mbyllur!” Pa beu aty-kėtu ca plaka leckamane tė ngarkuara me dru e karthje, po ē’i do kėto? Janė si pastėrmaja e dhisė. Beu s’desh pastėrma; desh mish thėllėze.
Tani gjendej nė njė ēukė me kėlpishte. Rizai vinte prapa me torbat plot. Kuajt prisnin tutje, nė udhė, nė anėn tjetėr. Fėrshėlleje me dy gishtėrinj nė gojė e vinin sakaq. Po nuk fėrshėlleu njeri. Aty poshtė, midis sallkėmėsh, ishte njė pus me ēikrik, qė bėnte gau giu kur zbriste e ngjitej kova. Qė aty vinin ca zėra tė hollė, zėra ēupash. Qeshnin, i thėrrisnin njėra-tjetrės. Beu mbajti ēapin e i bėri me dorė Rizait: mos luaj nga vendi! Dy turtuj topolakė kishin qėndruar nė njė degė kėlpishteje mu mbi krye tė tij. Ēiften e kish tė mbushur. Po nuk u ra. Mė nė fund, ndajnata i sillte njė gjah tjetėr nė grykė tė dyfegut. Ēupat e fshatit e dinin tė ikur dhe kishin ardhur tė mbushnin ujė.
Vragės-vragės, Xheladin Beu zbriti ēukėn, hyri nėpėr sallkėme, iu afrua pusit. Aty ishin nja shtatė a tetė ēupėrlina qė flisnin e qeshnin. Ca kishin mbushur stomnat, ca po i mbushnin e nja dy prisnin radhėn. Namėta, ay me njė kėmbė u nxori pėrpėrpara Xheladin Benė!
Ēupėrlinat klithėn sikur tė paskej rėnė ujku, lanė stomnat e u pėrhapėn ku mundėn: kush hodhi ledhin, kush ēau drizat e kush mori vijėn tatėpjetė. Shumė gjemba hynė atė ditė nė mish tė butė, po mė mirė nėpėr gjemba se sa nė dorė tė beut...Sa tė mbyllėsh e tė hapėsh sytė ikėn tė gjitha. Tė gjitha, veē njėje, qė i ra stomna nga dora e iu thye. Ēupa e shikonte benė si zogu gjarpėrin, qė i afrohet t’i hedhė helmin, dhe s’ikte dot. Sikur e mbante tė rėndėt e dheut. Njė ciflė e stomnės sė thyer ja kish gjakosur njėrėn kėmbė, po shkaku nuk ishte ky: frika e kish mbėrthyer nė vend. “Qėnka pėllumbeshė e butė, peshqesh nga zoti” tha beu me vete dhe ju qas mė pranė. Ēupa sikur s’ish nga kjo botė, po nga bota tjetėr: njė hyrije e veshur e tėrė nė tė bardha: linjė tė bardhė, shami tė bardhė mbi leshrat e verdha, trup tė hedhur, sy tė gjelbėr si bari i njomė i kėnetės. Beu e peshoi me sy, qė nga kiskat e holla, mbi noēkė, ku zbriste njė fije gjaku, gjer lart nė pulpat qė ngjiteshin nėn linjė, pastaj lart, nė belin si tė shkuar nėpėr unazė, edhe mė lart, Nė gjinjtė e vegjėl, nė qafė, nė gojėn e vogėl, me ca buzė tė tulta, tė kėryera, me hundėn tė derdhur si qiri, me sytė e blertė tė kėnetorė dhe ballin e sheshtė, tė bardhė. “Shiko, shiko, efenm, ē’bereqet bėka ēifligu i Kėlpishtes e unė s’ditkam gjė. Hyrije e zbritur nga xheneti! Po t’ja dėrgoj padishahut mė bėn menjėherė pasha. Jo, s’mė duhet pashallėku! Imja ėshtė e do ta mbaj vetė. Kjo ja shkon njėqind herė Gurijes e gjithė tė tjerave. Do ta marr qė tani! Sonte, nė jatak...” Kur ju afrua mė shumė, sa ta prekte me dorė, ēupa u drodh, po mė fort ju drodh buza e poshtme. Dhe ndėrkaq, nėn linjėn e qėndisur me tė kuq e tė zi gjinjtė ngjitu-zbrit, ngjitu-zbrit, sytė ju mbushėn plot lot. Po beut s’iu bė vonė; ay ish mėsuar me gjėra tė kėtilla: qengjet blegėrijnė kur u vė thikėn kasapi ēupat qajnė kur i merr beu nė dyshek. Pastaj, kur e shkon nė hell dhe e pjek, qengji bėhet shumė i shijshėm; ēupa e marrė sė dyti e sė treti nė jatak bėhet edhe mė e shijshme se qengji.
Xheladin Beu zgjati dorėn, i ēiku lehtė faqet dhe ndjeu ėmbėlsi tė madhe nė trup, sikur u pėrtėri e u bė djalė njėzet vjeē.
-Mos mė qaj, moj sulltane, mos...Unė tė kam xhan, unė s’tė ngas. Do tė tė bėj zonjė mbi zonja.
Ēupa u drodh edhe mė shumė, u mat tė ikte, po beu i shtrėngoi krahun si nė mengene. Atėherė ajo lėshoi zėrin e klithi:
-Nėėėno! Nėėėno moj!
Beu u ngrys, po i foli butė:
-Jo kėshtu, moj sulltane, jo kėshtu...Mos thirrė. Si tė thonė? Ti je ēupa e ēifligut; ēifligu ėshtė imi! Edhe ti je imja. Do tė tė marr nė konak, do tė tė bėj...
-Nėėėno! Nėėėno!
Nuk shkoi shumė e u dėgjua njė zhaurimė e madhe nėpėr degat e varura, sikur tė ēante udhėn ndonjė derr i egėr nga ata tė mėdhenjtė. Beu ktheu kokėn andej. Jo, s’ish derr, po njė grua e gjatė, e thatė, e nxirė si ēotillė lisi qė e ka djegur rrufeja. Gruaja u turr, i shkėputi beut ēupėn nga dora e i thirri:
-Po ta bėsh edhe kėtė punė s’tė djeg as zjarri i xhenemit, Xheladin Be. S’tė tret dheu!
“Ē’ėshtė kjo e krisur qė mė del pėrpara?” tha Xheladin Beu me vete dhe u zbyth. Ēiften e kish nė dorė, tė mbushur, me imniet tė hequr. Mund ta zbrazte, po nuk e zbrazi: u praps edhe mė tej. Ai u praps, gruaja e ndoqi ballė pėr ballė. Tani vetė beu ish si njė zog qė sheh gjarpėrin tek afrohet e nuk ik dot. E mban tė rėndėt e dheut. Gruaja u kthye e i thirri ēupės:
-Ikė shpejt!
Kjo s’priti t’i thosh sė dyti: hodhi ledhin e ua mori me tė katra. Kish qenė e s’ish mė.
Xheladin Beu e shikonte gruan e s’fliste dot. Kjo ish e gjatė, e thatė, po ndryshe nga Xhixhiko-hanėmi. Dukej nga nishanet se dikur kish qenė e bukur, kurse e bija e pashajt kish qenė ngaher anjė thes me kokalla si ato tė gomarit tė ngordhur qė kish parė udhės. Dhe ishte e fortė: tė tė binte njė herė me atė pėllėmbė - tė linte nė vend e vinin tė tjerėt tė tė ngrinin nė trirė e tė hanin hallvėn.
-Ta dish, o pushtanik – thirri gruaja si iku ēupa – po tė bėsh atė punė me kėtė ēupė do tė ta hanė mėrshėn krimbat, do tė t’i qitin sytė galat! Jo galat, po do t’i qit unė, me thonj. Ēnderove gjithė ēupat e botės, tani kėrkon tė ēnderosh edhe tėt bijė!
“Ē’po thotė kėshtu kjo e marrė? Ku kam unė ēupė? S’kam as ēupė, as djalė...”
Gruaja mori vrull, e zuri benė pėr jeleku, e tundi dhe shkundi me atė dorėn e fortė, sa i kėrcyen edhe mė fort sytė e skuqur.
-S’mė njeh ti mua? S’e njeh Maron e Kovit, qė e ēnderove nė tė ri, se kishe kamxhik nė dorė, se ishe i fortė? Ja, ajo qė kishe pranė ėshtė jot bijė! Ta dish se unė do tė ta shtyp kokėn, si gjarpėrit, po tė bėsh me ēupėn ē’bėre me mua! Y-y-y murtajė. Pusht Stambolli! Matuf!
E shtynte, e hiqte, e tundte, e shtynte prapė, si leckė, dhe ai, xheladin Beu, zot kasabaje e zot ēifligjesh, zgurdullonte sytė si tė bufit e s’bėhej dot burrė t’i shkėputej nga dora, s’ishte i zoti t’i binte me ēifte a tė nxirrte koburen nga brezi.
-Mė ke marrė nderin tė marrtė zoti mentė! Mė ke lėnė me turp e nė zi mė tė lėntė perėndia pa sy, tė heqshin pėr peri! Mė ke ngrėnė jetėn tė hėngėrt mortja!
E tundi sa e tundi, pastaj i dha njė tė shtyrė sa beu i madh mėnt u shemb pėrdhe. Gruaja shkoi e mblodhi copat e stomnės sė thyer e ja hodhi pėrpara, ku mundi: kėmbėve, gjunjėve, duarve, duke mallkuar papushim:
-Ja theve thefsh arrėzėn e qafės! U kalbsh sė gjalli pėrmbys, siē u kalb yt atė, qė e hėngėr krimbat! Ngorē nė ndonjė pėrrua si qen i zgjebur! Na shojte, t’u shojttė emri, tė kėndoftė kukuvajka nė shtėpi! Ku ėshtė parė e dėgjuar tė ēnderojė i ati tė bijėn?
Copat e shtambės i vinin breshėr, dhe ai, beu, rrinte i ngrirė nė vend; nuk fliste dot, nuk ikte dot.
Gruaja u pėrkul mbi kovė e zuri t’u hidhte ujė syve, me grusht. U hidte e mallkonte. Stėrkalat e qullėn Xheladin Benė. I dukej sikur dheu kish nisur t’i vinte rrotull, sikur dėgjonte daire e daulle bashkė: xhing-xhing, dum-dum. Dhe nė mes tė kėsaj bubullime shquante zėrin e ējerrė tė Difes:

Sa tė dua unė ty,
Mė rri mendja gjithė nė ty;
Ato cicat sherbetli
M’i bėj meze t’i pi raki...


Po Difja ishte larg, s’di se ku, Marua ishte afėr. Dhe Marua u hidhte ujė syve e mallkonte:
-Tė ēaftė ujku e tė nxjerrtė zorrėt! Tė pjekshin nė hell, tė gjallė! Humbsh e mos u duksh, mos u dėgjofsh!
Tė gjitha i dėgjonte beu e s’thosh dot njė fjalė, tė paktėn “efnm” ose “hėm-hėm””, siē e kish zakonin. Sikur i qe kyēur goja.
-Na plase, mė tė plastė dhjamėt e syrit! Na kalle frikėn, mė tė kallēin tė gjallė nė varr! Na dogje, tė djegshin lugat!
Fjalė e mallkim, fjalė e kanosje. Dhe mė e keqja: ndofta e dėgjonin trimat pėrtej, ndofta e dėgjonte Rizai.
...xheladin Beu u zbyth pa bėrė zė, rotulloi ēukėn e doli nė udhė, ku prisnin kuajt, i hypi Allēasė, i futi mamuzet e ngriti kamxhikun.
-Ike, mos u kthefsh; ike, tė ikshin mendtė e kokės! Mos arrifsh i gjalli nė shtėpi! – vazhdoi gruaja fill i vetėm pranė pusit me ēikrik.
Allēaja u bė veri: i ndritnin potkonjtė e bardhė. Po ngrysej, por qielli kish edhe pakėz dritė - njė dritė sedefi, si vragė qė e ndante nga toka e errur. Dhe mbi kėtė vragė kish njė brez tė gjerė, tė gjelbėrth. Pastaj u shojtėn tė gjitha dhe zbriti mugėtira. Bashkė me mugėtirėn nisi tė frynte njė erė e ftohtė, qė ngrinte pluhurin e udhės.
-Hėm, hėm! – bėnte beu. – Jezit-grua! Lanet-grua!
Trimat, me Rizanė nė krye, qė i kish hypur njė kali ēil kishin mbetur prapa, sepse pela e beut s’e kish shoqin nė vrap. Lluk-lluk, i bėnte barku. Ferrat e pemėt iknin si ca hije nė tė dy krahėt e udhės.
Era e ftohtė i vėzhgėllinte veshėve.
Ne ura e drunjtė po vinin ca qerre tė ngarkuara me misėrishte. Rrotat kėrcisnin thatė, gau-giu. Pranė tyre dhe prapa vinin ca fshatarė mė kėmbė. Beu shkoi si shigjetė pranė tyre dhe ata as qė patėn kohė ta shihnin mirė cili ish. Ikte, ikte, si ndėrkryer.
Pas njė copė here tha:
-Ē’po bėj kėshtu? Unė po e vras Allēanė..
Lehtėsoi mamuzet, hoqi frenė, bėri “trrrp” dhe pela zbuti vrapin; mė tej nisi t’ja merrte me hap. E arritėn trimat nga prapa.
“Ē’ėshtė kjo grua?” tha me vete.
Dhe dalngadalė, kur po e mbulonte botėn errėsira, Xheladin Beut nisi t’i bėhej pėrbrenda njė dritė e hollė. Ja se ē’pa nėpėr kėtė dritė:
...pranverė. Kish mugulluar bari, kish ēelur dardha. Beu kish dalė nė fushė. Jo pėr gjė, po konakėt nuk e nxinin dot. Pranverė, kjo! I vlonte gjaku. Sheqerja e ato tė tjerat sėi dukeshin gjė, s’e ngopnin mė. Donte gjėsend tjetėr e s’dinte ē’donte. Dhe kur po bridhte kėshtu, me dėshira shumė, poqi udhės njė ēupė fshati, tė njomė, sindozot kjo qė kish parė sot ne pusi me ēikrik. Ēupa u mundua tė ikte, po beu e arriu. Ajo luftoi me tėrė fuqinė qė i jepte mosha e re: e shtyu, i shpėtoi nga dora, iku, thirri, po beu e arriu, e goditi me kamxhik, e rrėzoi. Luftoi pėrsėri, e goditi benė, e kafshoi, e gjalosi. Kjo endezi mė fort Xheladin Benė dhe i ra sė dyti me kamxhik. Ēupa i kish sytė tė mėdhenj, tė blertė si barishtat e kėnetės, dhėmbėt tė bardhė, tė mprehtė. Dhe luftoi pėrsėri, po gjithnjė mė dobėt. Luftėn e vednosi kamxhiku. Po tė mos kish qenė ky, nuk do tė kish ndodhur ajo qė ndodhi. Po tė mos kishte qenė ky, nuk do tė kishte ndodhur ajo qė ndodhi. Beu ju hodh si ujku deles. Ajo thirri pėrsėri dhe thirrjen e saj e dėgjuan disa grari qė ndodheshin aty pranė, po kush guxonte t’i dilte pėrpara Xheladin Beut? Ēupa nuk lotoi ceēse kur u ngrit qė poshtė me linjėn tė ējerrė, me vjazėrinė tė humbur. Ndenji kryeunjur nėn njė pemė dhe atje lotėt filluan tė pikonin pėrdhe. Kamxhiku i kish lėnė nė trup vazhda tė pėrgjakura. Edhe beu e kish kėrcen e veshit tė ndarė mė dysh. E pyeti si i thonė. Ajo e shikoi si ulkonjė dhe nuk ju pėrgjegj. U ngrit e shkoi ēalė-ēalė, humbi nėpėr lule e blerime. Por beu ja gjeti tragėn; i thoshin Marua e Kovit. I ati hiqte nga oftika, nė rrogoz, nė kasolle. Beu u pėrpoq ta merrte kopile, nė konak, si shumė tė tjera. S’desh. U pėrpoq ta shtinte prapė nė dorė; s’mundi. Trimat e beut e rrahėn Kovin. Ky lėngoi edhe pak kohė, pastaj vdiq. Beut i ra nė vesh se Marua kish mbetur e rėndė. Atėhere i bėri fjalė njė bujku qė ta merrte grua. Bile i taksi njė pendė qė e s’di ēfarė, po bujku krisi e iku s’di se ku. S’kish dashur tė bėhej “baxhanak e ortak” me xheladin Benė, siē bėheshin vezirėt e pashallarėt me sulltanėt e Stambollit. Mė tej beu ra pas epshesh e gazesh tė tjera, mori grua Xhixhi-hanėmin, qė tė ngrinte lart e mė lart oxhakun, e ja humbi gjurmėn Maros syblertė. Kjo ishte, si i thonė njė fjale, “fis i shquar”, pa krahė. Lindi njė ēupė, punoi dhenė, si bujkeshė, pleqėroi e varrosi nėnėn dhe rrojti e veēuar, e pėrēmuar, e egėrsuar nė njė cep ēifligu. Dalngadalė ju shua bukuria e dikurshme, ju rreshk e rrudhos fytyra, po ēupėn nuk e braktisi. Dhe ja tani, pas kaqe vjet, i del pėrsėri pėrpara. Ēupėn e ka t’i presėsh kokėn. I tha se kjo ēupė ishte e tija. Dhe beu i zuri besė..Po nė e gėnjeu? S’ka se si tė jetė e bija! “Kėto dosa ēifēesha gėnjejnė si ata derrat ēifēinj”
-Mė gėnjeu! – thirri Xheladin Beu me zė dhe e ngau pelėn pėrpara.
Dhe ē’fjalė tė rėnda i tha ajo deli-grua! “Y-y-y, murtajė, pusht Stambolii! Matuf! Tė marrtė Zoti mendtė! Tė lėntė Perėndia pa sy! Ngorē nė ndonjė pėrrua, si qen i zgjebur! Tė kėndoftė kukuvajka nė shtėpi! Tė plastė dhjamėt e syrit! Tė djegshin lugat!” Beu i kujtonte tė gjitha mallkimet, s’kish harruar asnjė. Dhe gruaja ju kanos t’ja shtypte kokėn, si gjarpėrit. E shtyu, e pėshtyu. – “Si i durove kėto tė gjitha, o Xheladin be?” – “U ndodha gafil”. – “Gafil, apo pate frikė?” – “Unė...frikė? Unė...” – Hajde, be, hajde...edhe pėr tėt atė tė tha fjalė tė rėnda nga ato qė nuk i ngre kandari”.
Kėshtu jepte e merrte Xheladin Beu. Trimat e dėgjonin e s’bėnin zė.
Ish errur natė. Cicėrinin bulkthet. Lart, nė qiell, ndriēonte kloshka me gjithė zogj. Tėrė fusha sikur merrte frymė. Befas ēau erėn njė zė i ējerrė, si zė grifshe. Beu u tremb, po e mori prapė veten: trimat i kish prapa. Tha:
-Do tė kthehem ta rrah me kamxhik atė deli-grua. Mė gėnjeu...I marr tė bijėn edhe e sjell nė konak. Kėshtu!”
Ment e ktheu pelėn, po atė ēast i ra njė mendje tjetėr.
-Kėtė punė e kam nė dorė. Dėrgoj nesėr trimat edhe e mbarojnė. Evet, efenm.
Dhe pėrsėri: tė kthehet, tė mos kthehet...
-S’kthehem dot, u bė vonė. U lodh pela. Nesėr, qė menatė, u bėj urdhėr trimave e ma sjellin. Kėtė punė e mbaron Rizai. Ajo, ime bijė? Jo! Mė gėnjeu plaka.
Era e mbrėmjes sillte njė kundėrmim tė rėndė: udha shkonte pranė vendit ku gjendej kėrma e gomarit tė ngordhur. Beut ju duk sikur e kish zėnė dikush pėr gryke dhe e shtrėngonte. “Kėrmė, krimba. Kėshtu do tė bėhem edhe unė nesėr?” Pastaj doli nga vendi i kundėrmimit e ju bė sikur pa Rizanė, kaluar, me ēupėn pėrpara, tė mbėshtjellė me njė ēarēaf tė abrdhė. Dhe u gėzua. Do ta bėnte tė tijėn, jo si Maron, pėrdhe, nė fushė, po nė jatak. Do ta rrihte, po ta donte puna. Edhe do ta pėrkėdhelte.
Pastaj tė gjitha kėto u shembėn siē shembet njė shtėpi plitharėsh qė e merr lumi. “Mirė, po cili ėshtė Rizaj?” – “Rizaj? Djalė fshati”. – “Djalė fshati, po i kujt?” - “Djali i asaj, si i thonė? Aha, mė ra nė mend: djali i Xhemiles!” E bukur kish qenė Xhemilja, i bukur ishte dhe Rizai. Djalė pa baba. Jetim? Jo, nuk ishte jetim, po pa baba. Beu e mori nė konak, mė parė...ndryshe, dylber-hesapi, pastaj qahja, se ay i pari qe mplakur. I ati i Rizait (qė s’ish tamam i ati, sepse Xhemilja ja kish sjellė djalin, si i thonė, pėrpara kalit) kish qenė plak dhe e kish marrė Xhemilen pėr pleqėri, me gjithė djalė, siē i kish dhėnė urdhėr beu..
Pastaj mendimi ju ēakėrdis. I bėnė veshėt sikur dėgjoi njė kėgė tė vjetėr, tė harruar:

O ēun, ēun; ēun, ēun,
Gushėn si pėllumb,
Mos ma pi rakinė,
Se tė bėn zullum...


Hėna! Doli hėna! E kuqe, me njėrėn anė si tė ngrėnė, po edhe kėshtu siē ish bėnte mjaft dritė. Bahkė me rrezen e parė, qė i goditi bishtin e syrit, Xheladin Beut ju duk sikur dėgjoi njė zė qė tha: “Po kur vjen yt bir kaluar e po tė sjell tėt bijė pėr gjerdhek. Vėllai i sjell motrėn babait...Hajde-hajde, ku degdise o Xheladin Be! Si qentė e si derrat!”
Kush foli kėshtu! Asksh. Aty pranė s’kish njeri. Po atėherė kush?
Dėgjoi ēape kuajsh qė afroheshin. Ktheu kokėn dhe njohu kalin e Rizajt. E ju duk sikur Rizai kish pėrpara njė gjė tė bardhė: i sillte beut tė bijėn. Vėllai...motrėn “Ta solla baba. Merre time motėr, tėtė bijė!”
..Qė ku dual kėto gala? I prenė udhėn, me hijen e tyre tė rėndė, pastaj u zhdukėn. U zhdukėn dje u dukėn prapė, pėrsipėr, mbi krye, duke krokėritur. Midis tyre ishte edhe njė korb i zi, qė e kish vrarė atij mėngjezi, sepse e kish pandehur pėllumb. Ky korb bėnte mė tė madhen e kėndonte si njeri:

Jarnani, jarnana...

Ku ta dish? Korbi ka tre shpirtra e prandaj rron treqind vjet. Rron se ha kėrmė. Ngjallet lugat. Jo, ky s’ėshtė korb, po lugat!
Xheladin Beut i hypėn tė dredhura. Aty, mbi udhė, kish ca varre qė i kishin mbytur ferrat. Ju duk sikur pa dritė e sikur dėgjoi njė zė:
-Hajde, se tė presim, o Xheladin Be! Tė presim tė na vish nė tabut floriri, me qefin mėndafshi, ashtu siē tė kanė tundur nė djep.
Dhe galat, lart, qė i printe ai korbi i zi:
-Ga, ga, gaaa...
Jo, s’ishin gala, se natėn s’ka gala. Ishin bufė kėnete.
Hėna hyri nė re. Zotėroi errėsira.
Xheladin Beu i nguli mamuzet pelės, ngriti kamxhikun, goditi. Pela u bė furtunė. Nė tė ikur e sipėr beut i ra kamxhiku nga dora. Papritur, ja preu udhėn njė hie. Xheladin Beu nxori koburen nga brezi dhe e zbrazi. Po vritet hija. Ajo i preu udhėn pėrsėri.
Pela ish mbytur nė djersė. Ment pėlciste.

...Xheladin Beu i Shemshedin Beut tė Xheladin Pashės, njeriu i gjakut, i ahengut dhe i frėngjyzės, kish humbur mendjen. Dhe ikte nėpėr fushė, natėn, nė udhė pa udhė, kurse dheu, pemėt hijet dhe ēdo gjė e gjallė dhe e vdekur kėndonin papushim:

Jarnana, jarnani...
M’i bėj meze t’i pi raki.
.....................................
Jarnana, jarnani...


III

E gjetėn tė nesėrmen nė njė hendek. Tė gjallė. Nuk njihte njeri. E shpunė me njė trirė, nė konak, ta pėrkujdeste Sheqerja. Po si pėrkujdeset i ēmenduri? Domosdo, i lidhur. Pėlliste. Hante nėn vete.
S’di kush i bėri fjalė Xhixhi-hanėmit. Ajo ardhi shpejt, me tė vėllanė. Pa tri ditėsh Xheladin Benė e kallėn nė varr. Xhixhi-hanėmi mori ē’mori e u kthye, me karvan e suvarinj, nė pashallėkun e babait. Ēifligjet i shiti mė vonė.
Po Gurija ē’u bė?
Ku ta dish...
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 21-09-2012, 00:22   #11
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,281
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 28 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Re: Mitrush Kuteli - Jeta

Testamenti i Mitrush Kutelit




E dashur Efterpi,

Kėtė letrė, qė ėshtė, ndofta, e fundit, desha tė ta shkruaj me dorė, po nuk mund. Sot nuk e kam dorėn tė sigurtė, mė dridhet. Ti s’je kėtu. Ke shkuar me Pandin nė Rrushkull pėr tė parė Poliksenin dhe Atalantėn. Tė nxita mė shumė unė. Nga brenga, nga malli. Jam vetėm nė shtėpi. Doruntina ka shkuar tė lozė me vajzat e Bajramit.
Mendjen e kam tė turbullt nga pagjumėsia, nga ėndrrat e kėqia. Sikur mė ndiqnin gjermanėt, qė tė mė varnin. Iknja me vrap, hynja nė gropa e puse, dilnja prapė. Ata mė ndiqnin. Ment mė kapnin. Iknja pėrsėri. Nė njė ēast u gjende edhe ti pranė meje. Dhe iknim. Pastaj u ndamė. Fundja u gjenda i ndjekur nga njerėzit tanė. Prapė gropa, puse, gremina. Sikur isha nė Berat, nėn Kala. Nė njė sterrė tė Kalasė, pranė Kishės. Mė tej, nė Fier. Kisha shpėtuar nga ndjekjet dhe kėrkonja ndonjė shtėpi pėr t’u fshehur.
Isha i zbathur, i zveshur. Dikush mė thirri: “Qėndro, Dhimitri! Tė zumė”. Mė rrethuan, mė zunė dhe po mė shpinin tė mė vrisnin. Unė qeshnja. Kisha qef tė mė vrisnin… Dhe ja, u gjenda nė burg. Shumė njerėz. Midis tyre Sofo Ēomorra, qė ka vdekur. Mė shikonte me dhembje. “Si u bė kėshtu, o Pasko? Ē’ke bėrė?” –“S’di”. –“Shiko kėtu”. Dhe mė dha ca shkresa tė shkruara bukur: njė akt akuzė dhe ca lidhje tė tjera. Mė quanin bejtexhi. Mė thoshin se kisha bėrė njė vjershė pėr glyrėn me rima italiane. Pashė Andrean. I ardhi keq. U vendos tė mė vrasin. Prapė u gėzova. –“Fundja, do vdes, thashė. Do tė shpėtoj. Do ēlodhem. Jeta ime ka qenė shumė e turbullt, e ngatėrruar, e mirė dhe e keqe. Sa mirė qė mbaroi”. Kur u ngrita, ti po bėheshe gati pėr nė Rrushkull. Kokėn e kisha, dhe e kam, tė rėndė. Ti shkove mė 7 e gjysmė. Pas 5 minutash ardhi Ilua i Sterjos e mė solli lajmin: vdiq Thanas Cikuli… Sipas mendjes sime, shpėtoi. E kam zili. Vdekja ėshtė prehje e madhe, shkėputje nga dhembjet. Vėrtet, edhe nga gazet, por nė njė kohė, kur njeriu ėshtė shumė i sėmurė, i mėrzitur, vdekja ėshtė shpėtim: nga dhembjet fizike e shpirtėrore. Qė tė dyja janė tė rėnda. Ti e di sa dhembje tė tilla kam pasur nė kohėn e fundit. Njėra, qė ti ma di, ėshtė se si pasojė e tyre nuk jam i zoti tė punoj, tė krioj, tė paguaj bukėn qė mė jep shteti pėr vete e pėr fėmijėt. Unė s’kam qėnė e s’dua tė jem kurrė parazit. Po ē’tė bėj, grua? S’mund. Kokėn e kam tė turbullt…..
Letrėn e nisa pėr tjetėr gjė: tė tė pėrsėrit porositė e mija tė fundit. Mė fal se tė mėrzit. Unė t’i kam thėnė kaq herė. Tė kam helmuar jetėn, sepse edhe mua ma kanė helmuar tė tjerėt. Dhe s’kam qėnė i zoti ta mbaj helmin pėr vete, siē mė takon. Ky qoftė i fundit qė po tė sjell.
Ne u bashkuam, rrojtmė, dhe bėmė fėmijė nė vjete stuhie: burg, urbanizėm, hotel. Po atėhere kisha shėndet dhe i kapėrxeva tė gjitha. Tani, ti e di… I di ditėt e netet e mija. Sėmundjet dhe brengat mė brehnė, mė hėngėrn. Unė e shoh tani vdekjen si njė lirim nga dhembjet. Nuk e dua, po nuk e largoj dot. E shoh se afrohet, mė ēik. Mė vjen keq se do t’i le fėmijėt tė vegjėl, pa krah, mbase nė vobekėsi tė madhe, nė pamundėsi pėr t’u arritur synimeve. Pensioni im nuk do tė mjaftojė. S’kam “vjete shėrbimi”. Domosdo, 22 vjet jashtė. Edhe atje kam punuar sa jam shuar, por kėtavjete pune nuk peshojnė pėr efekt pensioni. Fati im i keq, fati i tyre i keq. Ndofta, pas vdekjes, kur tė pushojnė pasionet dhe urrejtjet, shteti ynė mund t’ju ndihmojė pėr hir tė punės sime sė kaluar: nė gazetari dhe letėrsi, qė nė moshė tė njomė, dhe sidomos nė fushėn ekonomike. Njė pjesė tė shkrimeve tė mija-shqip dhe rumanisht- janė aty, nė Bibliotekėn Kombėtare. Disa njerėz i dinė pėrpjekjet e mija kundėr kapitalit italian, kundėr grabitjeve gjermane. Kam punuar pa interes vetiak, bile kundėr interesit vetiak. Nuk kam ndjekur kurrė pasurimin tim, sepse ky pasurim mund tė bėhej vetėm me dy mjete: me vjedhje (ka njėmijė e njė mėnyra vjedhjeje dhe unė s’kam pėrdorur asnjėrėn) dhe me trathėti, duke u shėrbyer tė huajve pėr tė grabitur vendin dhe duke marrė para pėr kėtė shėrbim. Zgjodha rrugėn e kundėrt: luftėn kundėr atyre qė donin tė grabisnin, atyre qė grabisnin. Nuk i ndala dot tė tėra, jo se s’desha, jo se kisha interes, po se s’munda. Kaq munda, kaq bėra. Kundėr grabitjeve italiane, kundėr grabitjeve gjermane, kundėr grabitjeve jugosllave. Nuk zgjodha kurrė udhėn e rehatit vetiak, udhėn e “urtė e butė e lugėn plot”. Kam punuar shumė, kam dashur shumė, kam gabuar shumė. Tani jeta shkoi, nuk kthehet dot, nuk ndreqet dot. Tė kam treguar se gjermanėt do tė mė varnin pėrpara bashkisė, kur muarr vesh se kisha sabotuar nxjerrjen e monedhės sė re qė donin tė bėnin. Mė shpėtoi fati. Nuk do tė skuqem kurrė nga turpi as me veprimin tim nė ditėt e para tė ēlirimit. Punova si i marrė, luftova kundėr grabitjeve jugosllave. Aq mė fort nuk mund tė skuqem nga turpi pėr veprimtarinė time praktike-nė fushėn ekonomike-nė Rumani. Edhe atje kundėr gjermanėve. Unė kam pasur gjithnjė, si bir i njė populli tė vogėl, njė urrejtje tė madhe kundėr idesė sė zezė “popuj mbi popuj” ose “tė mėdhenj mbi tė vegjėl”, por “popuj pėrkrah popujsh”. Ky parim ka ushqyer nė mėnyrė tė vetėdijshme dhe tė pavetėdijshme, automatikisht, veprimtarinė time. Kam qėnė kundėr rusėve sepse ata mbajnė nėnvete dhe shkombėtarizojnė popuj tė tjerė; kundėr gjermanėve sepse kanė shfrytėzuar dhe zhdukur popuj tė tjerė, kundėr anglezėve pėr tė njėjtėn arėsye. Biri i njė populli tė vogėl nuk mund tė bėnte ndryshe. Nė Rumani kam luftuar, aq sa mund tė luftojė njė njeri i vogėl, kundėr shfrytėzimit tė kapitalit vėndas dhe tė huaj. Kėtė qėndrim kam pasur edhe kur isha drejtor banke. Njė nga pasojet e para ka qėnė njė “skedė e zezė” nė aparatin gjerman tė Vjenės, mė 1940-41. Pėr kėtė “skedė tė zezė” ardhi e mė foli dikush nė bankė: “Ē’po bėn kėshtu? Nuk e di ē‘tė pret? Pse kundėrshton qė vėndin e kapitalit ēifut ta zerė kapitali mik gjerman?” Unė di njė gjė: kapitali s’mund tė jetė kurrė mik, po vetėm kapital. Ay ushqehet me fitime, mbahet me fitime, rron pėr fitime. Dhe fitimet s’kanė kurrė tė mbaruar. Njėja kėrkon tė bėhet dy, dyja katėr, katra tetė, mija dhjetė mijė, milioni qindmilion e kėshtu me radhė. Nė dėm tė njerėzve, tė popujve. Si ish drejtor tri bankash (gjithnjė i varfėr) di se fitimi i vjetėr nuk ngopet me fitim tė ri, siē nuk ngopet deti me ujė.
Do tė mė njohė dhe do tė mė kuptojė dikush, tė paktėn pas vdekjes? Nuk di. Desha tė mė kuptonte dhe njihte jo pėr nder e lavdi, po qė fėmijėt e mij-tė cilėve u le trashėgim punėn dhe ėndrat e mijatė mos vuajnė pėr bukė sa janė tė vegjėl, tė ndjekin studimet dhe tė gjejnė udhėn e tyre nė jetė.
Jam i sigurtė se po tė vlerėsohej nė kėtė drejtim puna dhe pėrpjekjet e mija nė tė kaluarėn, fėmijėt nuk do tė vuanin.
Nisa tė tė shkruaj njė letrė tė shkurtėr lamtumire, dhe u nxeva-ndonse mė buēasin veshėt e mė dhemb koka prapadhe shiko se ku arrita.

Dėgjo!

Shenjat nuk i kam tė mira. Tensioni ngrihet e ulet, zemra ngec. Nisem pėr nė zyrė a pėr shėtitje dhe mė priten kėmbėt, mė mbahet fryma. Ndalem e helmohem me ilaēe. Netet i kam skėterrė, siē e di vetė. Kėto tė gjitha thonė se nuk e kam tė gjatė. Pra, mos u hidhėro se po tė porosit edhe njė herė.
1. Kur tė vdes mos bėni lajmėrime nga ato qė ngjiten nėpėr muret.
Vdekja ėshtė njė ngjarje qė i takon atij qė vdes dhe shtėpisė sė tij. Pse ta dijė bota? S’dua!
Nuk do tė lajmėroni, para varrimit, asnjeri, me pėrjashtim tė pesė a gjashtė njerėzve mė tė afėrmė pėr tė bėrė formalitet e varrimit dhe varrimin. Kaq!
S’kam qef tė mėrzit njeri. Sikush ka hallet e veta.
2. Dikur kisha dashur tė varrosesha nė Pogradec, pranė babajt e nėnės ose lart nė gėshtenjat, nė Shėn e Djelė. Tani e kam ndryshuar mendjen. Varrimi ėshtė njė ngatėrresė. Varrosmėni kėtu, nė Tiranė. Gjith Shqipėri ėshtė! Nuk dua asnjė shkrim mbi varr. Vetėm njė kryq, si babaj, gjyshi, stėrgjyshi.
3……………………..
4. Fėmijėt i porosit ta duan vendin dhe gjuhėn tonė gjer nė vuajtje.
Tė mos u shqasė zemra kundėr Shqipėrisė as kur do tė vuajnė pa faj. Atdheu ėshtė atdhe, bile atėhere kur tė vret. Kėtu kanė lindur, kėtu tė rrojnė me mish e shpirt, qoftė edhe me dhembje. Atalanta dhe Pandeli kanė prirje pėr letėrsi. Le tė mbarojnė studimet nė ndonjė degė praktike-ajo fizikė; ay, mjekėsi ose ndonjė fakultet tjetėr, fjala vjen, pėr arėsimtar, -dhe le tė merren edhe me letėrsi. Por jo si profesjon kryesor. Profesionismi nė letėrsi, nė vėndin tonė, ėshtė, hė pėr hė, njė rrugė vuajtjesh, buka e tij ėshtė e hidhur. E hidhur, them, pėr atė qė s’di marifete dhe hipokrizira. Tereni i letėrsisė ėshtė njė tokė tek gėlojnė gjerprinjtė. Tė vrasin shokėt, se ju bėn hije. Dhe kur nuk u bėn hije do tė thotė se nuk je i zoti pėr letėrsi. Dorėshkrimet ja u le atyre tė dyve, sidomos Pandeliut. Tė mos i prekė askush! Ay do tė rritet, do tė lexojė shėnimet e parealizuara, do t’i pėrpunojė. Pėr kėtė duhet tė grumbullojė mė parė shumė kulturė. Talenti, prirja nuk vlejnė asgjė pa punė, pa kulturė.
Askush tė mos mė prekė dorėshkrimet para se tė mė rritet djali! I vini nė arkė, i mbyllni!
Polikseni dhe Atalantė! Pandeli dhe Doruntinė! Tė doni njėri tjetrin, tė ndihmoni njėri tjetrin, tė duroni njėri tjetrin! Mos vini re vogėlsirat, mos u grindni pėr vogėlsira, pėr asgjė. Hithni tutje inatin, se ay ėshtė burim i shumė tė kėqijave. Pėrpiqi tė mos ju rritet mėndja. Inati dhe mendjemadhėsia na kanė bėrė dėme tė mėdha. Na prishnė. Zemra juaj tė mos njohė urrejtjen, grindjen, mėrinė. Urtėsi, butėsi, zemėrgjėrėsi! Hapni sytė pėr ēdo hap qė bėni nė jetė. Jeta mund tė prishet nga njė hap i gabuar, vetėm nga njė hap. Pastaj vinė greminat. Kur t’ju vijė koha, martohuni. Tė dėgjoni zėrin e zemrės, po edhe tė arėsyes. Shpesh, zemra tė shpje nė udhė tė gabuar, nė qoftė se nuk e drejton arėsyeja. Mos i kėrkoni shumė jetės, sepse jeta ėshtė koprace nė mirėsi. Mos ėndėroni ato qė nuk realizohen dot. Mos u matni me hijen e mėngjezit, qė sjell mėndjemadhėsinė. Do t’i kėrkoni jetės aq sa mund t’ju japė.
Ta doni dhe nderoni mamanė, se ka qėnė trime nė jetė, ka vojtur shumė. Tė dy kemi vojtur. Embėlsojani pak pleqėrinė pas kaq tufanesh. Ajo ka grumbulluar shumė pėrvoje nga jeta e hidhur, dhe kjo pėrvoje mund tė jetė e dobishme pėr ju, qė tė mos vuani.
Doruntina ėshtė mė e vogla. Ajo ka nevojė pėr mjaft vjet ndihme dhe drejtimi. Mos i kurseni ndihmėn tuaj, qė tė mund tė prehem i qetė nė dhe.
Mos mė qani! Mbahuni! Unė e rrojta jetėn, mbarova qerthullin tim. Nuk dua t’ju shohin tė tjerėt kur qani. Mė dėgjoni? Lotėt janė tė kotė. Kush vdes nuk ngjallet. Unė asqė dua tė ngjallem, asqė dua ta filloj jetėn pėrsėri. Mjaft! Kėtė porosi mos e shkelni.
5. Efterpi, mė fal pėr kėtė mėrzitje tė fundit! Mbahu dhe jepu zemėr fėmijėve. Bėj siē tė porosita. Mos ndrysho asgjė. Nuk dua njerėz nė varrimin tim. Mė tė shumtit vinė pėr sehir, pėr formė. Unė i kam urryer ngahera varrimet e bujėshme, me kallaballėk. Edhe disa fjalė: kuptohet se nuk do tė lajmėrosh as njerėzit e tu, kėtu ose nė Korēė, me pėrjashtim tė Foqit dhe Nestit.

Tė pėrqafoj, tė lutem tė mė falėsh dhe lamtumirė.
Yti
Dhimitraq
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 21-09-2012, 00:27   #12
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,281
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 28 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Mitrush Kuteli - poezi

Mitrush Kuteli


Mė di a nuk mė di


Mė di a nuk mė di se qaj,
mė di a nuk mė di se vuaj
nė orėt e thella tė natės,
kur ngrihem i ēmėndur tė shkruaj
me gjakun e zemrės tė shkruaj.

Mė di a nuk mė di se agimet
mė gjejnė pa gjumė nė shtrat,
me shpirt tė shkretuar nga dhembja,
e dhimbshėm i pres perėndimet,
me ankth i pres perėndimet.

Mė di a nuk mė di se sot
u drodha kur pashė pranverėn, (vjeshtėn)
qė zbriste me flladet e prillit (tetorit),
e ėmbėl siē ishte qėmot,
e hidhur siē ishte qėmot.

Mė di a nuk mė di se vuaj
nė orėt e thella tė natės,
ku ndjehem nga jeta i huaj,
nga vėndi i lemjes i huaj.

Mė di a nuk mė di….
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 21-09-2012, 00:48   #13
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Postime: 2,281
Thanks: 0
Thanked 34 Times in 28 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Re: Mitrush Kuteli - Jeta

Vendoset busti i Mitrush Kutelit nė Pogradec





E Merkure, 28 Prill 2010 12:02
Pogradec, 28 prill, NOA /Milena Selimi



Pėrurohet nė Pogradec monumenti i shkrimtarit Mitrush Kuteli, i realizuar nga Muntaz Dhrami dhe i vendosur nė breg tė liqenit, pėrballė monumentit tė Poradecit.
Nė prani tė familjarėve, miqve, njerėzve tė letrave, pėrfaqėsuesve tė pushtetit vendor, monumenti i Mitrush Kutelit, realizuar nga skulptori Muntaz Dhrami, ėshtė pėruruar dje nė qytetin e Pogradecit.
Monumenti i Kutelit, realizohet 43 vjet pas vdekjes sė shkrimtarit.
Kryetari i bashkisė, Artan Shkėmbi e pėrshkroi monumentin si "njė vepėr dinjitoze e realizuar nga skulptori Muntaz Dhrami, qė e falėnderojmė pėr tė dy monumentet e realizuara mjeshtėrisht".
Djali i shkrimtarit, Pandeli Pasko, theksoi se historia jonė ka filluar t'u kthehet vlerave tė vėrteta. Pasko kujtoi nė kėtė takim njė amanet tė t'et: "Duajeni shqiptarinė dhe dheun e saj".
Nė vazhdim, njė sesion shkencor nė Pallatin e Kulturės "Lasgush Poradeci", me njohės tė veprave tė Kutelit, ku studiues tė veprės sė tij folėn pėr vlerat unikale tė krijimtarisė.
Ky mjeshtėr i prozės shqiptare na ka lėnė njė prozė krejt tė veēantė e cila njihet si "shkolla kuteliane".
I rritur midis bukurive tė liqenit, tė qytezės sė tij mbi ujė, Kuteli i fali prozės shqiptare perla tė pėrjetėsuara tek "Pylli i gėshtenjave", "Lumi i madh", "Xha Brahua i e Shkumbanores", "Netėt e Kollozhekut", "Balta Shqiptare", "Poem i Shėn Naumit".


m.s/n.e/NOA
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė
Mėnyra e shfaqjes

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur