Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Tė ndryshme > Kėndi i vogėlushve

Kėndi i vogėlushve Kėtu mund tė sillni gjithēka qė ka tė bėjė me vogėlushet dhe rritjen e tyre.

Temė e mbyllur
 
Mundėsitė nė temė Mėnyra e shfaqjes
i vjetėr 12-06-2010, 23:51   #1
PuffetiNa
Linimesazhintujpassinjali
 
Avatari i PuffetiNa
 
Data e antarėsimit: Apr 2010
Postime: 10,081
Thanks: 3,566
Thanked 2,539 Times in 1,267 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 92
PuffetiNa i pazėvėndėsueshėmPuffetiNa i pazėvėndėsueshėmPuffetiNa i pazėvėndėsueshėmPuffetiNa i pazėvėndėsueshėmPuffetiNa i pazėvėndėsueshėmPuffetiNa i pazėvėndėsueshėmPuffetiNa i pazėvėndėsueshėmPuffetiNa i pazėvėndėsueshėmPuffetiNa i pazėvėndėsueshėmPuffetiNa i pazėvėndėsueshėmPuffetiNa i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Fėmijėt parashkollor dhe televizioni

"Fėmijės duhet dhėnė atė qė i duhet, jo atė qė e kėrkon”.Sami Frashėri

Zhvillimi i teknikės dhe i teknologjisė e kanė bėrė qė jeta dhe puna e njeriut tė ndryshojė shumė. Nė kuadėr tė zhvillimeve dhe pėrsosjes sė teknologjisė nė pėrgjithėsi, dhe asaj informative nė veēanti, bėn pjesė edhe televizioni. Televizioni ėshtė bashkimi i fotografisė, zėrit, lėvizjeve dhe ngjyrave. Ky kombinim e bėnė shumė mė interesantė dhe mė tėrheqės pėr fėmijėt, por edhe pėr tė rriturit. Ngjyra dhe lėvizja, si dhe pėrmbajtjet qė jepen, tėrheqin shumė vėmendjen e fėmijės. Ndikimi nė tė tre sferat e pranimit tė informatės, dėgjimi, pamja dhe efektet lėvizėse janė formė mė e lehtė pėr t’u shikuar dhe mė lehtė pėr t’u pranuar nga ana e fėmijėve. Shpesh edhe pse nuk kuptohet gjuha nė tė cilėn emetohet njė emision ai kuptohet nga ana e fėmijėve.
Me pėrjashtim tė emisioneve tė veēanta edukative e arsimore, nė kuptimin e zhvillimit tė kreativitetit, fėmijėt marrin pėrgjigjet e gatshme. Kėtu edhe mund tė themi se televizioni ka bėrė shumė ndryshime nė jetėn e njeriut, na bėnė mė tė lehtė marrjen e informatave tė shumta dhe interesante. Por, shtrohet pyetja se ēfarė ėshtė ndikimi i televizionit nė moshat parashkollore dhe cilat janė efektet e tij nė shėndetin e fėmijės? A po keqpėrdoret TV dhe a jemi sa duhet tė kujdesshėm me tė kur ėshtė fjala pėr qėndrimin e fėmijėve para tij? A ėshtė mė mirė tė mos shikohet fare nga fėmijėt apo tė vendosim rregulla pėr shikimin e tij?
Televizioni, pa mėdyshje, ushtron ndikim pozitiv dhe negativ nė fėmijėt e vegjėl. Ana pozitive e televizionit mund tė jetė argėtues, edukativ dhe mund tė hap dritare tė reja informimi pėr fėmijėt duke u mundėsuar atyre pėr tė udhėtuar edhe atje ku nuk mund tė jenė pėr momentin, tė mėsojnė leximin dhe shkrimin, gjuhė tė tjera, dukuritė e natyrės, kulturat e popujve tė ndryshėm, tė pėrcjellin emisione tė ndryshme edukative, tė mėsojnė pėr ato gjėra nė tė cilat ata nuk kanė qenė pjesėmarrės, pėr kafshėt qė nuk i kanė parė, etj.
Pėrzgjedhja e programeve dhe pėrmbajtjeve
Te ne, ende nuk ėshtė ndėrtuar kultura pėr pėrcjelljen e programit televiziv. Nuk kemi vėnė kritere, nė familje, pėr pėrzgjedhjen e programeve tė cilat janė tė pėrshtatshme edhe pėr fėmijėt. Me shumė rėndėsi dhe domosdoshmėri, ėshtė qė tė pėrzgjidhen programet qė i pėrgjigjen moshės sė fėmijės. Emisionet nė TV, duhet tė jenė nė pėrshtatshmėri me moshėn kalendarike tė fėmijės. Ēdo shmangie nga kjo mund tė ketė mė shumė efekte tė dėmshme se sa pozitive. Nė kėtė mėnyrė fėmijėt parashkollorė (por edhe tė tjerėt), mund tė mėsojnė gjėra tė dobishme dhe tė pa dobishme tė cilat ndihmojnė tė zhvillojnė imagjinatėn e tyre. Nuk ka dyshim se televizioni mund tė jetė njė mėsues i shkėlqyer dhe argėtues. Efekti parėsor i tij qėndron nė faktin se ndikon nė sferėn e perceptimin vizual dhe dėgjimor.
Pamja vizuale ushtron ndikim tė lartė tėrheqės pėr fėmijėt dhe tė rriturit, pėr tė gjitha moshat. Kėtė fėmijėt e pėrcjellin pa kurrfarė shtytje nga tė tjerėt, shtytje tė cilėn nė shumė raste ata mund ta marrin si imponim. TV-nė e shikojnė me dėshirė dhe me kureshtje tė lartė. Por a janė tė gjitha emisionet me pėrmbajtje pozitive apo negative pėr fėmijėt. Si ndikojnė kėto pėrmbajtje tė televizioni te fėmijėt parashkollor? Ėshtė shumė e vėrtetė qė sot shumica e fėmijėve parashkollorė kalojnė kohė tė gjatė para televizionit. Sipas Fondacionit Kaiser Family (KFF):
• Dy tė tretat e foshnjave dhe tė vegjėlve shikojnė nė TV me njė mesatare prej 2 orėsh nė ditė.
• Fėmijėt nėn moshėn gjashtė vjeēare mesatarisht shikojnė rreth 2 orė nė ditė nė ekran, kryesisht TV dhe video ose DVD.
• Fėmijėt dhe adoleshentėt e moshės 8-18vjeē shpenzojnė gati 4 orė nė ditė para ekranit televiziv dhe gati 2 orė shtesė nė kompjuter dhe duke luajtur video lojėra.
Por ēfarė statistike kemi ne nė Kosovė, kur nuk kemi ndonjė tė dhėnė se sa kohė kalojnė fėmijėt duke parė TV-nė? Kjo ėshtė shqetėsuese kur kemi parasysh kohėn qė fėmijėt e kalojnė para TV-sė, por dhe kur e dimė se ēfarė janė llojet e programeve nė tė cilat fėmijėt parashkollor janė tė ekspozuar. Qėndrimi i gjatė para ekranit shkakton varėsi tė fėmijėve ndaj televizionit. Sidomos kjo varėsi mund tė shprehet te fėmijėt parashkollor tė cilėt qėndrojnė gjatė para televizorit kur dihet se personaliteti i tyre ėshtė nė formim e sipėr. Nė shumė raste, nė realitetin kosovar, fėmijėt jetojnė nė familjet ku televizioni ėshtė gjithmonė, apo nė pjesėn mė tė madhe tė kohės i ndezur edhe pse nuk ėshtė duke e shikuar askush. Fatkeqėsisht, nė kėto raste, “kontribuojnė” edhe prindėrit, nė mėnyrė tė pavetėdijshme apo nė mungesė tė informimit apo tė kulturės pėr pėrcjelljen e televizionit.
Prindėrit shpesh, nė mungesė tė kohės qė t’u pėrkushtohen fėmijėve, si mjet pėr t’i qetėsuar ata, zgjedhin si “kujdestar-edukator “ televizorin. Fėmijėt parashkollor kanė nevojė tė hulumtojnė rrethin, tė lėvizin, manipulojnė dhe tė mėsojnė duke qenė nė kontakt tė drejtpėrdrejtė dhe duke i prekur gjėrat qė i rrethojnė. Por duke shikuar televizor, ata mbėrthehen pėr vendin ku janė ulur dhe nuk shprehin interesim apo vėmendje nė gjėra tė tjera, nuk krijojnė raport sociale,por edhe nuk i nxisin aftėsitė krijuese tė tyre. Nė kėtė fazė tė zhvillimit ata janė imitues, atė qė e shohin edhe e shfaqin duke imituar.
Mbjella e ndjenjės sė dhunės nga TV
Shikimi i TV-sė pa njė pėrzgjedhje tė emisioneve dhe kanaleve, ka mundėsi qė fėmija tė shoh edhe raste tė paraqitjes tė skenave tė dhunės. Kėsi kanalesh ka me bollėk nė TV. Qysh nga filmat e ndryshėm, aksion etj., deri te dokumentarėt ose emisionet e veēanta. Ekspozimi i dhunės nė TV rrit nivelin e rrezikut pėr sjellje agresive edhe tė fėmijės dhe tendenca pėr tu frikėsua nga bota qė i rrethon. Te ai krijohet, ose ngulitet bindja, se ajo qė shfaqet nė ekran ėshtė reale dhe se mund tė ndodhė edhe nė realitet. Dihet se fėmijėt e moshės parashkollore janė nė fazėn e zhvillimit emocional dhe se ndikimet e jashtme mbi ta janė tė fuqishme, por edhe shpesh me pasoja pėr tė ardhmen emocionale tė tyre.
Kėtu duhet tė kemi kujdes tė shtuar sepse ndikimi negativ i TV-sė mund tė jetė i pashmangshėm kur dihet se shumė fėmijė nuk kanė kapacitet mendor pėr tė dalluar realitetin nga fantazia. Ata gjithashtu shikojnė filma vizatimor, shumė tė dashur pėr fėmijėt, videot muzikore e shumė tė tjera tė cilat nuk janė reale, por imagjinatė apo trillime tė kreatorėve tė tyre. Pėr shkak tė mungesės sė pėrvojės jetėsore e mendore, ata thjeshtė nuk mund ta dallojnė botėn reale dhe pėrmbajtjen qė u shfaqet pėrmes ekranit tė TV-sė. Pėr kėtė arsye ata(fėmijėt) mund tė mė pak krijues dhe imagjinativ, nėse pėrmbajtjet e tyre nuk pėrkojnė me moshėn dhe kapacitetet absorbuese tė tyre .
Ky ėshtė njė problem shqetėsues sepse ka implikime shėndetėsore. Qėndrimi i gjatė i fėmijėve para ekrani tė TV-sė, bėnė qė ata tė mos janė aktiv nė aktivitete fizike dhe tė mos kėrkojnė aktivitete tė reja nė tė cilat ata do tė ishin mė aktiv dhe nė lėvizje mė tė gjatė. Kėshtu ata konsumojnė ushqim, por nuk bėjnė lėvizje tė cilat do tė shpenzonin kaloritė e tepėrta. Sipas hulumtimeve njė gjendje e kėtillė ka shkaktuar edhe problemin e paraqitjes sė mbipeshės nė mosha tė reja.
Nė TV-tė tona shpesh kemi edhe reklama e paraqitje tė skenave nė tė cilat aktorėt konsumojnė duhan, alkool, drogė e tė ngjashme, por edhe sjellje tė tjera tė rrezikshme e tė pahijshme, tė cilat po nuk u biseduan e sqaruan me fėmijėt, ato mund tė merren si diēka qė edhe ai duhet ti bėjė, ti provojė ose edhe tė merren si diēka qė aktori a personazhi i tyre i bėnė prandaj edhe ai duhet ta imitojė atė.
Mund tė pėrfundojmė se zhvillimi i teknikės dhe i teknologjisė ka quar para zhvillimin njerėzor. Ka lehtėsuar shumė punėn e tij dhe ka shkurtuar rrugėn e ardhjes deri te informata. Pėrparimi qė ėshtė bėrė nė fushėn e zhvillimit tė mjeteve audio vizuale ka ndikuar qė ato tė bėhen pjesė e jetės sė pėrditshme tė njeriut. Ky hap kaq i madh pėr njeriut ka edhe pjesėn tjetėr jo tė mirė. Ka ndikuar qė njeriu nė njė farė mėnyre tė bėhet rob i teknologjisė. Nė kėtė mes viktima mė tė mėdha janė fėmijėt tė cilėt po rriten me teknologjinė audio vizuale elektronike. Ky nuk do tė ishte ndonjė problem i madh sikur tė vendosej ndonjė kontroll mbi pjesėn e programeve tė cilat ndikojnė keq nė zhvillimin e fėmijės.
Pasojat e kėtyre ndikimeve sot janė bėrė objekt i hulumtimeve tė shumta nė botė. Sidomos brengosėse ėshtė vartėsia e fėmijėve nga ekrani, qoftė TV ose kompjuter. Kjo sindromė ėshtė duke prekur me tė madhe, ndoshta edhe mė me vrull, edhe familjen kosovare dhe fėmijėt. Prandaj do tė ishte e rrugės qė tė parandalojmė ndikimin negativ tė TV-sė, duke u pėrkujdesur pėr kohėn e qėndrimit tė fėmijėve para televizorit dhe lojėrave elektronike. Prindėrit, por dhe edukatorėt janė faktorė kryesor nė kėtė drejtim.
Prindėrit duhet t’i ndihmojnė fėmijėt e tyre nė aspektin pozitiv duke u pėrfshirė nė shikimin e pėrbashkėt tė TV-sė, duke pėrzgjedhur programet dhe sė bashku me fėmijėt duhet diskutuar pėr atė ēfarė shohin, pėr tė mirat por edhe pėr anėt e kėqija tė asaj qė shohin nė TV. Ata duhet tė pėrcaktojnė rregullat nė raport me shikimin dhe kohėn e qėndrimit para televizorit si dhe ambientet ku qėndrojnė fėmijėt, kryesisht tė ketė libra, revista tė fėmijėve, lodra tė ndryshme etj. Por assesi nė dhomat e gjumit tė ketė TV dhe gjatė ngrėnies tė shikohet ai.
Nė qoftė se fėmijėt duan tė shohin TV-nė sugjeroni fėmijėve ndonjė lojė, shėtitje tė vogėl, lexoni sė bashku me ta,tė vizatojnė ose ndonjė aktivitet qė fėmijėt kanė dėshirė e pse jo edhe tė dėgjoni muzikė e tė vallėzoni sė bashku me ta, e shumė mėnyra tė tjera. Pra pėrdorni taktikėn e orientimit pozitiv tė dėshirave dhe tė kėrkesave tė fėmijės. Samiu ynė i madh pat thėnė:” Fėmijės duhet dhėnė atė qė i duhet, jo atė qė e kėrkon”.
Duhet shmangur situatėn kur ne tė biem nė pozitėn e fėmijės e fėmija nė pozitėn e prindit. Nėse ata pėrfitojnė ndjenjat dhe emocionet tona dhe nė njė mėnyrė ata marrin frenat e komandimit nė dorė, ndėrsa ne si prindėr, vetėm plotėsojmė dėshirat e tyre, nuk do tė arrijmė qė tė ndėrtojmė personalitete tė pėrshtatshėm pėr shoqėrinė. Me kėtė nuk do tė nėnkuptonim tutorizmin ose ndonjė formė tė kontrollit tė pėrhershėm mbi ta, por njė zhvillim normal, mjedis kreativ dhe mbjellje e ndjenjės sė pėrgjegjėsisė nė varėsi me pozitėn qė zė fėmija nė familje, kopsht, shkollė e mė vonė nė rrethin e gjerė shoqėror.
Jeta pa rregulla dhe papėrgjegjėsi nuk garanton ndėrtimin e brezit tė shėndosh. Kėtu bėn pjesė patjetėr edhe krijimi i mjedisit pedagogjik nė raport me mjetet audio vizuale si dhe raportin e tyre me fėmijėt, kohėn e qėndrimit para ekranit, llojin dhe cilėsinė e emisionit ēfarė bėn dhe nuk bėn tė jetė material edukativ pėr fėmijėt.
Edhe pse nganjėherė gjėrat teorike ėshtė vėshtirė tė zbatohen nė praktikė nuk do tė thotė se nuk ėshtė e domosdoshme tė punojmė, tė pėrpiqemi qė tė gjejmė rrugė, tė debatojmė e tė diskutojmė qė ta ndėrtojmė njė urė, duke ndihmuar fėmijėt qė nė kėtė drejtim tė zhvillojnė aftėsitė dhe predispozitat e tyre.

Shkruan: Kadrie Asllani
__________________
Pak femra e pranojnė moshėn qė kanė..!
Pak meshkuj sillen sipas moshės qė kanė..!
PuffetiNa nuk ndodhet nė linjė  
Temė e mbyllur

Mundėsitė nė temė
Mėnyra e shfaqjes

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur