Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombi Shqiptar > Folklori Shqiptar

Folklori Shqiptar Gojėdhėnat, legjendat, kėngėt popullore, bejtet, kėngėt pėr heronjtė jane pasuri kombėtare qė shqiptarėt duhet t'i trashėgojnė nga brezi nė brez. Jepni kontributin tuaj tė ēmuar nė kėtė drejtim duke sjellė folklorin e krahinės suaj.

10 Temat e fundi AMC investon 600 miljon per kolltuqe kinemaje. (Autor : Nova_Design - )           »          Xhirim Video shume solid (Autor : Nova_Design - )           »          Platforme ujore qe pastron oqeanin nga ndotjet plastike (Autor : Nova_Design - )           »          Ēifutėt janė pėrzėnė 47 herė nė 1000 vjet – Pse? (Autor : legjenda - )           »          Gaza drejt paqes njė javore (Autor : legjenda - )           »          Kupe caji 36.3 milion (Autor : Nova_Design - )           »          Behrami pėrjashtohet nga stėrvitja me Napolin (Autor : legjenda - )           »          BDI preferon Hashimin pėr kryeministėr, PDSH Ramushin (Autor : legjenda - )           »          Xhaketa e artistes Cher..... (Autor : Nova_Design - )           »          50 mije shishe plastike boshe..... (Autor : Nova_Design - )

Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė Mėnyra e shfaqjes
i vjetėr 11-11-2009, 11:50   #1
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Postime: 1,736
Thanks: 0
Thanked 2 Times in 2 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 9
Alb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuar
Lightbulb Gjergj Elez Alia

Sipas folkloristit tė madh shqiptar Qemal Haxhihasani ėky hero, qė gėzon njė popullaritet tė gjerė nė epikėn tonė heroike, nuk ka ndonjė lidhje tė drejtpėrdrejtė me cetėn e Mujit e tė Halilit, prandaj ėshtė marrė edhe si personazh i njė nėncikli mė vete nė kuadrin e kėngėve tė kreshnikėve.ė (Q.H. nė Folklori shqiptar, Tiranė 1977 f.76). Si nė rastin e kėngėve rreth Mujit dhe Halilit, kėnga e Gjergj Elez Alisė u botua nė ėVisaret e Kombitė (Vėll.II, Tiranė 1937 f.42). Tė gjitha kėto materiale ribotoheshin nga Instituti i Folklorit nė ėFolklori Shqiptar II Epika Legjendareė (Tiranė 1966). Kėtė libėr tė cmuar e mora si dhuratė nga Biblioteka e Universitetit tė Tiranės nė vitin 1972 dhe e mbaj si thesar nė bibliotekėn time shqiptare. Material me vlerė ėshtė edhe studimi i Fatos Arapi ėKėngė tė mocme shqiptareė (Tiranė 1986), tė cilin e mora si dhuratė nga autori po ai vit. Bashkė me folkloristin suedez Sven-Bertil Jansson pėrpilova mė vonė njė artikull shkencor pėr hulumtimet e Fatos Arapit nė lidhje me motivin e Vėllaut tė vdekur (Kėnga e Halil Garrisė/Kėnga e Dhoqinės/Kėnga e Kostandinit e Garentinės). Ky artikull u botua anglisht nė vjetorin e Arkivės sė Kėngės popullore suedeze ARV ė Scandinavian Yearbook of Folklore 1986. Jam shumė i lumtur tė di se me kėtė artikull kemi bėrė dicka pėr tė pėrhapur njohur pėr kulturėn popullore shqiptare nepėr botė. ė Do tė kthehemi tani te motivi i Gjergj Elez Alisė.

Tė dhėna burimore

Gjergji (Shėn Gjergi) ishte njė burri i shenjtė, njė dėshmor fetar, i cili u lidh me kultin e krishterė, por pėr biografinė e tij nuk dihet gjė me siguri. E qartė ėshtė vetėm se emri Gjergj (Georg, George) u pėrhap nė Evropė. Mė vonė, nė kohėn e mesjetės, Gjergji nė shumė vende u bė njė figurė legjendare. Ai u paraqit si njė kalorės, i cili vra njė dragua dhe me aktin e tij tė trimėrisė e shpėtoi jetėn dhe nderin e njė princeshe. Lidhjet midis Gjergjit dėshmor fetar dhe Gjergjit kalorės janė tė pasigurta. ėKėnga popullore shqiptare ėGjergj Elez Alijaė dhe shumica e varianteve tė saj nuk kanė asnjė element tė pėrbashkėt me legjendėn kristiane pėr Shėn Gjergjin.ė (Sadri Fetiu: Aspekte krahasimtare tė kėngės popullore ėGjergj Eliz Alijaė nė ėKultura populloreė nr 2/1980 f. 95)

nė Suedi Gjergi, nėn emrin Sankt Gėran (Shėn Gėran), u bė i njohur pėrmes njė skulpture qė gjindet nė Kishėn e Madhe tė Stokholmit. Kjo skulpturė, me trimin, princeshėn dhe dragoin, u krijua midis viteve 1484 dhe 1488 nga skulptori gjerman Bernt Notke, i thirrur nė Stokholm nga pushtetmbajtėsi Sten Sture i vjetėr pėr kėtė projekt. Simbolika kuptohet lehtė: Princesha (Suedia) shpėtohet nga kthetrat e dragoit (Danimarka) nga kalorėsi trim (Sten Sture). Disa vite mė pėrpara suedezėt kishin fituar mbi danezėt nė njė betejė afėr Stokholmit, dhe Suedia kishte mbrojtur pavarėsinė e vet pas disa vitesh unioni me Danimarkėn.

Nė Angli Shėn Gjergji u bė shenjtor kombėtar dhe lėvizja e vėzhguesve (Scouting) e ka zgjedhur Gjergjin si simbolin e saj.

Do tė pėrqėndrojmė vėmendjen te kėnga e Gjergj Elez Alisė. Sipas tė gjitha gjasave, pra, ajo nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me legjendėn kristiane pėr Shėn Gjergjin. Nga ana tjeter kjo kėngė ka pėrhapje ndėr popujt e Gadishullit Ballkanik, ose mė mirė tė themi subjekti nė variante tė ndryshme gjendet te rumunėt, serbėt, kroatėt, maqedonėt dhe bullgarėt pėrgjithėsisht me emrin Bolani Dojėin. Te grekėt dhe turkėt kėnga ėshtė e panjohur.

(Vazhdon)
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Sponsor
i vjetėr 11-11-2009, 11:51   #2
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Postime: 1,736
Thanks: 0
Thanked 2 Times in 2 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 9
Alb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuar
Gjendja bazė Titulli: Kenga e Gjergj Elez Alise

Diėka pėr variantet kryesore tė kėngės

Nė variantin shqiptar Gjergj Elez Alia, njė malėsor, ka nėntė plagė tė rėnda mbi trup dhe dergjet nė shtratin e vdekjes. Shumė ka luftuar kundėr shtypėsve tė huaj; nėnė e babė e kanė vdekur, por motra e Gjergjit kujdeset pėr tė natė e ditė te kryet. Dhe nė kėtė situatė njė baloz i zi, njė trim i prapė, ka dalė prej detit. Ky baloz rrėnon e shkatėrron vendin, duke prerė gjithė trimat qė kanė guxuar t’i dalin nė log tė luftimit. I ka ardhur radha Gjergjit. Ai duhet tė luftojė pėr nderin e shtėpisė dhe tė motrės.
Ai e urdhėron tė motrėn qė tė shkojė dhe t’i mbath gjokun (kalin) e luftės te nallban-probatini. Po ky tregohet njeri i mbrapshtė, se i lyp vajzės “faqet e sytė”. Vajza i pėrgjigjet atij rėndė me fjalė dhe niset e bie nė derė tė nallban-jaranit (kumbarės). Ky ia mbath kalin mirė e bukur e tė nesėrmen Gjergji i del nė log tė burrave bajlozit tė tmerrshėm.
Trimat nė fillim hakėrrohen me fjalė, pastaj nis njė dyluftim nga mė tė egėrit, dhe Gjergj Elez Alia mė nė fund del fitimtar – ai ia pret kryet armikut. Ai kthehet nė shtėpi, thėrret pėrreth tij fshatarėt, u fal atyre gjithėka ka nga pasuria e vet dhe u lė amanet tė motrėn. Por pikėrisht nė atė ėast kur ai pėrpiqet ta pėrqafojė motrėn pėr herė tė fundit, qė tė dyve u pushojnė zemrat nė kraharor, dhe vėlla e motėr vdesin tė pėrqafuar. Fshatarėt hapin njė varr tė gjerė e tė gjatė dhe i varrosin ata ashtu siė janė tė pushtuar njeri me tjetrin. Dhe u mbjellin tek kryet nė shenjė jete njė bli. (Njeriu kthehet nė drurė – mbeturinat e totemizmit primitiv).

Nė variantin maqedonas njė “harap i zi” ka dalė nė fushat e Selanikut dhe ka ngritur shatoret e tij tė bardha. Ai merr nėpėr kėmbė nderin e njerėzve dhe i ka vėnė vendit njė haraė tė rėndė. Harapi kėrkon ėdo ditė nga njė nuse tė re e ėdo mbrėmje nga njė vashė me tė cilat bėn dashuri dhe pastaj i vret. I ka ardhur radha Angjelinės, sė motrės sė Dojėinit tė sėmurė. Duke fshirė avllinė ajo qan dhe i derdh lotėt breshėr. I vėllai e sheh dhe e pyet se ė’ka. Motra i tregon tė vėrtetėn: “Erdhi radha ime, mua do tė mė marrin.” Dojėini e porosit tė motrėn qė tė shkojė tek Ymer Biėakėiu dhe tė mprehė shpatėn e mejdanit qė ka nentė vjet qė nuk punon dhe ėshtė ndryshkur. Ymeri i kėrkon vajzės “sytė e zez” dhe Angelina duke qarė largohet prej tij. Kthehet nė shtėpi dhe i tregon tė vėllait se ė’i ka ndodhur. Ky e urdhėron qė ta lerė aty shpatėn e pamprehur e tė marrė kalin e tė shkojė te nallbani Mitro Pomerjanėe pėr ta mbathur. Por edhe nallbani i kėrkon Angjelinės “fytyrėn e bukur, si dielli i kthjellėt”. Dhe vajza qan dhe kthehet pėrsėri nė shtėpi me gjokun e pambathur. Atėherė i vėllai i sėmurė kėrcen nė kėmbė dhe i thėrret sė motrės: “Shko e merr armėt e ftohta dhe ėoja Pletikosa Pavles (“flokėgėrshėtuari Pavel” – figurė nė disa kėngė tė sllavėve tė jugut) qė t’i lajė.” Vajza bėn ashtu siė i thotė i vėllai, por edhe armėlarėsi i kėrkon asaj “shtatin e hollė si njė kallam deti.”
ėupa kthehet nė shtėpi duke qarė e lebetitur: “As miq e as vėllezėr besnikė / Ata janė qė tė gjithė turq tė pabesė.” Atėherė Dojėini i armatosur por me armė tė pamprehura, me kalin e pambathur niset e shkon nė qytetin e Selanikut. Pasi vret Harapin e zi kthehet prapa e nė rrugė e sipėr u pret kokat Ymer Biėakėisė, Mitre Pomerjanėit dhe Pletikosa Pavlit. Me tė ardhur nė shtėpi ai kėrkon qė tė vijnė priftėrinjtė e shenjtė, i ndezin qirinjtė dhe heroi jep shpirt.

Nė variantin serb trimi quhet Xherxhelezi, person negativ dhe i dorės sė dytė, kundėrshtar i hidhėt i heronjve protagonistė tė tyre tė krishterė.

Nė kėngėt boshnjake Xherxhelezi ( d,m.th.me emrin si nė kėngėt serbe) ėshtė njė mejdanxhi i sulltanit.

Kjo mjafton pėr tė treguar se as kėngėt serbe, as ato boshnjake, kanė asnjė pėrqasje me heroin e kėngės shqiptare, i cili ėshtė simbol vetėmohimi pėr lirinė e vendit dhe mbrojtjen e nderit tė familjes.

Nė pjesėn e III-tė do tė diskutojmė rreth dallimeve midis kėngės shqiptare dhe asaj maqedonase. Pastaj do tė thellohemi nė njė analizė tė tekstit tė kėngės shqiptare duke shqyrtuar hollėsirat e kėngės me konkluzionet pėrkatėse.

(Pėr kėtė pjesė tė studimit kam shfrytėzuar nė plan tė parė veprėn e cituar tė Fatos Arapit.)
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-11-2009, 11:51   #3
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Postime: 1,736
Thanks: 0
Thanked 2 Times in 2 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 9
Alb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuar
Gjendja bazė Titulli: Kenga e Gjergj Elez Alise

KėNGA E GJERGJ ELEZ ALISė - PJESA E TRETė
Elementet e kėngės shqiptare dhe ato tė kėngėve sllave

Prof. Eqrem ėabej - mė i madhi lingvist shqiptar - ka vėnė nė dukje rolin dhėnės tė poezisė popullore shqiptare ndaj poezisė sllave. Ndėr elementet mė me rėndėsi thekson Profesori, janė emrat tripjesėsh tė heronjve Gjergj Elez Alia, Gjeto Basho Muji, Dezdar Osman Aga etj. Kėta emra vazhdojnė tė jetojnė edhe sot nė emrat e banorėve tė Veriut: Ded Gjo’ Luli, Prel Memė Ujka etj.

Sadri Fetiu (Prishtinė) thekson se ne kemi shumė arsye qė Kėngėn e Gjergj Elez Alisė ta konsiderojmė si bazė mė tė hershme tė kėtij motivi nė letėrsinė popullore shqiptare. Sė pari, pohon Sadri Fetiu, kjo kėngė ėshtė shėnuar nė Nikaj tė Malėsisė sė Veriut, mu nė zonėn qė studiuesit e epikės legjendare e kanė vėshtruar si trevė tė truallit tė kėsaj epike ndėr shqiptarė. Mandej, kėnga nė strukturėn e vet poetike dhe kompozicionale pėrmban elemente tė veėanta arkaike dhe rrin shumė afėr baladave shqiptare, qė trajtojnė tematikėn problemore tė raporteve tė caktuara familjare.

Nė kėngėt sllave, me kėngėn maqedonase si varianti mė me rėndėsi dhe sigurisht mė afėr burimit, elementet fetare dhe kishtare janė tė dukshme. Sipas legjendės fetare kristiane, tė kushtuar Shėn Dhimitrit, ky e mbrojti Selanikun dhe ka trajta tė ngjashme si figurė me legjendėn e Shėn Gjergjit. Nė kėngėn shqiptare elementet fetare gati mungojnė, me pėrjashtim tė pėrfytyrimeve shumė tė lashta me mbjelljen dhe tharjen e blirit mbi varrin e heroit si dhe me paraqitjen e shpendit, qyqes, nė fund tė kėngės. Po nxjerr pėrfundimin se protagonisti sllav ka mė shumė tė pėrbashkėt me Shėn Gėranit nė Kishėn e madhe tė Stokholmit, qė pėrmenda nė fillim tė studimit, se sa me Gjergj Elez Alinė nė kėngėn shqiptare.

Konteksti historik i kėngės sė Gjergj Elez Alisė ėshtė i lidhur me rrezikun qė shqiptarėve u vinte gjithmonė nga deti. Sadri Fetiu bėn vėrejtje se ky fakt mund tė na ėojė nė pėrfundime tė gabuara, sepse sulmet nga deti kanė qenė realitet gjatė njė pjesė tė madhe tė historisė shqiptare. Sadri Fetiu pėrcakton kėtė hapėsirė kohore – qė nga kolonizimi helen deri te koha e Bizantit dhe tė sundimtarėve tė anzhuve dhe tė Venedikut. Mua mė ka tėrhequr pikėrisht fjala ‘baloz’ dhe fakti se ky luftėtar erdhi nga deti. Kėtu kemi tė bėjmė me fjalėn latine baiulus, fjalė qė u pėrdor edhe nė kohėn bizantine, ndėrsa me titullin bailo shėnoheshin sundimtarėt e Venedikut.

Kjo fjalė ėshtė shumė kuptimplotė, sepse nė kohėn e kryqėzatave (1096-1204) porti i Durrėsit kishte rėndėsi tė jashtėzakonshme dhe dihet se mjaft nga pjesėmarrėsit e kryqėzatės – tė pėrdorim fjalėt e historianit Edwin E. Jacques (Shqiptarėt vėll. I) - ishin “turma kalorėsish e fanatikėsh, shenjtorėsh dhe barbarėsh” tė cilėt “frymėzoheshin nga motive sa tė ulėta aq edhe tė larta, si urrejtja, aventura, plaėkitja, shpėtimi dhe ėlirimi i vendeve tė shenjta.”

Na lind pyetja nė lidhje me balozin: A kemi tė bėjmė me njė individ tė veėantė, me njė personifikim tė njė grupi ose njė trillim pa lidhje me realitetinė Sipas mendimit tim me alternativėn e dytė. Unė pėr veten time besoj se kėnga e ka burimin e vet nė ngjarjet e kohės sė kryqėzatave. Variantet ndėr sllavėt janė pa dyshim tė krijuara shumė me vonė, sepse “harapi” ose “arapi” ėshtė njė fjalė turke, qė me siguri ka ardhur nė Ballkan pas periudhės sė pushimit turk. (E. ėabej: Studime etimologjike II A-B Tiranė 1976 f. 60-61). E gjejmė p.sh. te Buzuku (1555).

Nė fund tė kapitullit tė sotėm do tė ju njoftoj pėr disa detaje qė ka kėnga e Gjergj Elez Alisė, dhe tė cilėt mungojnė nė kėngėt pėr Dojėinin. Sadri Fetiu jep nė studimin e tij disa prej atyre qė janė mė karakteristike:

1. Dialogu midis Gjergjit dhe sė motrės nė kėngėn shqiptare nuk pėrmban asnjė element tė formulave tė zakonshme epike. Ky dialog ėshtė i gjallė dhe dramatik. Fillon me monolog e, nė pjesė tė veėanta, gėrshetohet pėrsėri me tė dhe pėrfundon me porosi e urdhėra, qė heroi i drejton motrės pėr t’ia pėrgatitur kalin pėr dyluftim. Dialogu midis Gjergjit dhe bajlozit fillon dhe pėrfundon me ironi; edhe nė kėtė rast nuk kemi asnjė element tė formulės epike.
2. Dialogjet ndėrmjet motrės dhe dy nallbanėve kanė elemente tė formulave, por nė rastin e dytė (kur motra bisedon me nallban-jaranin) formula shndėrrohet si ligjeratė e drejte nė pajtim me gjendjen shpirtėrore tė motrės. Episodet e nallbanėve nė kėngėn shqiptare nuk i determinojnė veprimet e mėvonshme tė heroit. (Krahaso pėrshkrimin e kėngės maqedonase, shėnimi im.)
3. Nė kėngėn “Gjergj Elez Alia” nuk pėrshruhet fare figura e jashtme e bajlozit.
4. Kėnga shqiptare pėrfundon me njė epilog, i cili si shtojcė e veėantė e zgjidhjes sė veprimit, pėrmban nė vetvete tėrėsinė e njė poezie qė artistikisht paraqet fuqinė kulmore tė shprehjes poetike tė artit popullor. (Krahasoni kėtė me vlerėsimin tim nė tekstin “Edhe njė kėngė nga Drago Siliqi” nė kėtė Forum. Shėnimi im)
5. Motivacioni i kėngės “Gjergj Elez Alija” ėshtė mjaft kompleks. Kjo kėngė ndėrtohet mbi njė sistem motivesh, disa prej tė cilave janė tė afėrta ose tė ngjashme me motivet e baladave tė vjetra shqiptare. I kėtillė ėshtė motivi i dashurisė ndėrmjet motrės dhe vėllait, pastaj ai i vdekjes dhe i respektit memorial tė heronjve si dhe motive mė tė imta siė ėshte kulti i armeve. (Krahasoni Kėngėn e vėllaut tė vdekur, shėnimi im.)

Me kaq pėrfundojmė pjesėn e tretė tė studimit. Nė pjesėn e fundit do tė ju japim tekstin e kėngės me disa komente. Mendimet e lexuesve janė tė mirėpritura.
__________________
vazhdon....
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-11-2009, 11:52   #4
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Postime: 1,736
Thanks: 0
Thanked 2 Times in 2 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 9
Alb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuar
Gjendja bazė Titulli: Kenga e Gjergj Elez Alise

GJERGJ ELEZ ALIA ė PJESA E KATėRT
Le tė shikojmė tani kėngėn nepėr vargjet e saj, duke dhėnė herė pas here analiza dhe komente:

1-12
ėTrim mbi trima ay Gjergj Elez Alija!
Qe nandė vjet nandė varra nė shtat mėi ka!
Veė nji motėr natė e ditė te kryet,
ja lan varrat me ujt e gurrės nandvjeėe,
ja lan varrat me ata lott e syve,
ja terė gjakun me ata flokėt e ballit,
shtatin vllaut ja shtėrngon mėruba tė nanės,
nėpetka tėbabės trupin ja hijeshon,
armėt e brezit ja rendon mbi krye!
Sa herė trupin motra pėe tėrnueke,
Dhimbn e varrėve vallaut krejt e harrueke,
dhimba e motrės dekun nėtokė e lėshueke!ė

Analiza :
Bie nė sy menjėherė stili solemn dhe krenar, njė krenari shumė e dishiplinuar qė nuk lejon teprime as nė formė, as nė pėrmbajtje. Fjalėt ėtrim mbi trimaė pėrcakton karakterin e Gjergjit. Motėr e vėlla jetojnė nė varfėri: Motra pėrdor disa ruba tė nanės dhe petka tė babės pėr tė lidhur plagėt e tė vėllaut. ė Numri nėntė ėshtė konsekuent nė variantin shqiptar, ndėrsa nė variantin maqedon (sipas Fatos Arapit) ky numėr pėrdoret vetėm nė vargun 51. ė Shumė e dukshme nė tėrė poemėn shqiptare ėshtė dashuria vėlla-motėr, njė dashuri tronditėse qė bėn vėllanė tė harrojė dhimbjet e vdekjes dhe shqetėsimet pėr fatin e motrės kur ai nuk jeton mė. Pėr shqiptarėt e ditėve tona ėshtė me rėndėsi tė kujtojnė kėtė lidhje vėlla-motėr si njė traditė burimore nė kundėrshtim me ato tradita negative me ngjyrim fetar sipas tė cilave gruaja ėshtė njė ėtepricė", tradita qė cimentojnė epėrsinė e burrit mbi gruan...

13-20
ėė dalė zani e paska marrun dhenė,
se ėi baloz i zi ė dalė prej detit,
Trim i prapėt e belagji qi ishė kanė,
Ja kiė qitun dheut nji rreng tė randė:
ėTim pėr tim kah njė dash tė pjekun,
tim pėr tim kah njė vashė me ja djergun,
ditė me ditė kah nji kreshnik me premun,
javė pėr javė kah njė krahinė me djegun!ė

Analiza:
Haraėi qė kėrkon balozi, dhunuesi i huaj, ėshtė i prerė dhe i tmerrshėm. Ai ka si synim tė nėnshtrojė totalisht territorin e pushtuar, tė shfrytėzojė pa mėshirė tė mirat e vendit dhe tė poshtėrojė njerėzit, duke shkelur sa mė rėndė mbi jetėn dhe nderin e tyre. Kėto rreshta kanė njė forcė tė jashtėzakonshme shprehėse, ato tregojnė lakuriq gjendjen e hatashme tė popullit tė robėruar. Nuk kam gjetur shprehje aq tė forta nė asnjė kėngė popullore suedeze. ė Haraėi duhet tė paguhet nga tė gjithė (ėtim pėr timė d.m.th ėshtėpi pėr shtėpiė).

21-32

ėEdhe Gjergjit rendi te i ka ardhė,
me lot faqet trimit mėiu kanė mbushė.
Erzi i shpisė qysh lshohet nėdorė tėbalozitė!
Ja ka nisė e motra e po bėrtet,
krejt me lot Gjergjin pėe loton:
-Po qysh mordja, o vlla, me na harrueė
Nanė e tatė kah kalben pėr nan bli,
trupi i vllaut vorrue qe nandė vjet nė shpi,
trupi motrės nėdorė tėbalozit tėziė!
Qysh sėu shemka kulla me na xanė,
qysh sėu kthyeka shpija nėnji muranė,
me tėpshtue erzin, mori e zeza nanė!ė

Analiza:

Themeli i shtėpisė shqiptare ishte i ndėrtuar mbi trekėndeshin Besa ė Ndera ė Burrnija. Dhe tani kjo shtėpi ishte nė rrezik; a do tė shkatėrrohej bile themeliė Brengosja dhe dėshpėrimi i tė dyve duhet parė nė kėtė kontekst. Kush do tė mbronte nderin e shtėpisė kur prindėrit janė tė vdekur, kur vėllau qė nėntė vite dergjet nė shtrat dhe motra ėshtė mbetur e pambrojtur dhe do tė lėshohet nė dorė tė balozitė

(Pjesa e katėrt vazhdon)
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-11-2009, 11:53   #5
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Postime: 1,736
Thanks: 0
Thanked 2 Times in 2 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 9
Alb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuar
Gjendja bazė Titulli: Kenga e Gjergj Elez Alise

GJERGJ ELEZ ALIA - PJESA E KATėRT (vazhdim)
(Vazhdimi i pjesės sė katėrt)

Nė kėtė segment tė kėngės dėgjojmė dialogun e gjallė plot dashuri vėlla-motėr:

33-73

Dy copėsh zemra djalit iu ka da,
Dy sytė nė ballė motrės ja ka lshue,
Dy rigė lot pėr faqe te i kanė skhkue.
Dy fjalė kullės djali ja ka fjakrue:
-He, ju u nxisha, mori sarajet e mija,
me lymashk u mbloshi n’fund e n’krye,
brevė e gjarpėn paėi motėr e vėlla,
pikėt ndėr shtroje kaq shpejt qysh m’i lshuetė!
- Jo, more vlla, lum motra, i ka pėrgjegjė,
t’ka lodhė jermi e s’po di ė’je kah folė;
se pėrjashta shi nuk asht tuj ra,
sytė e motrės po t’pikojnė, more vlla!

Qatherė Gjergji dorėn ja ka shtėrngue,
mirė po e limon me ato duert e shtatit,
mirė po e kqyrė me ata dy sytė e mallit!
Kurr ma themshim djali s’i ka folė:
- Amanet, mori motėr, pse po kanė
Zemrėn dysh, mori motėr, pse ma danė
Qė nandė vjet, qi trupi ė tu m’u kalbė,
Gjergji i yt tjetėr pushim nuk ka,
veė si gjethi i ahit n’log t’shullanit.
A thue s’pate me ngranė e me piė
A t’la keq ty vllau pėr veshė e mbathėė
A mos t’u randue, ndoiherė me fjalė,
motėrzezės vallau me iu mėrzitė,
huj pėr burrė ndoshta qi me t’raė

Sa mirė motra vllaut po m’i pėrgjegjė,
dorėn e vllaut tu balli e paska vndue;
- Amanet ku je, mori njomėzėja e ahit,
po e kaq fort, thue, jermi t’ka ngushtueė
Hisha gjallė nė dhe, n’t’u martue motra!
Mjaft kam pasė, o vlla, me ngranė, me pi,
mjaft kam pasė me veshė edhe me mbathė,
kurr ma randė se sot ti folė nu’ m’ke!
Tjetėr babė nuk kam, as tjetėr nanė,
amanet, more vlla, mos m’pasė randė,
pėr nji dert qi sot po due me t’kajtė!
Qysh s’u njom ky shtat qe nand’ pranveraė
Si s’u mkamb ky trup me dal’ tu deraė
Si s’u tha kjo motėr, thafa-e veraė
Po un’ balozit qysh i shkoj tu deraė


Analiza ime:
Kėtu s’ka nevojė pėr shumė komente, kėnga flet pėr vetveten. Vetėm duhet theksuar me ė’farė gjalleri dhe dashuri flasin motėr e vėlla me njeritjetrin. Nė kėtė dialog nuk ka shabllone (mjaft forma tė ngurtėsuara ekzistokan nė poezinė popullore nė pėrgjithėsi). Kjo bisedė motėr-vėlla ka ngjyrėn e freskėt tė jetės, tė emocioneve njerėzore. Nė fjalėt e Gjergjit dhe tė motrės dėgjojmė shqetėsimet e tyre pėr vatrėn, shtėpinė, dhe kujdesin e tyre pėr njeritjetrin. Dhe unė si suedez me njohuri pėr mentalitetin tradicional shqiptar, mund tė dalloj nė fjalėt e tyre krenarinė tipike shqiptare, qėndrimin pa kompromise nė mbrojtje tė nderit tė familjes dhe tė individit. Uria, sėmundja dhe hallet e tjera tė jetės mund tė durohen – por motra nė duart e balozit do tė thotė thjesht mynxhyrė!



74-104

Braf nė kamb’ por djali konka ėue:
- T’e marrsh gjogjun, motėr, tė mejdanit,
fill n’gjytet me te, motėr, tė m’bijsh
e t’mė shkojsh tu nallban probatini.
Fal’ me shndet, thuej, Gjergji tė ka ėue,
me ma math’ me petkoj prej tumakut,
me m’ia u shti thumbat-o prej ėelikut,
se n’mejdan balozit due me i dalė.
S’u gjegj gjogun vllathi me ta mbathė,
Hypi atit, bjeri n’der’jaranit.

E nė sheher ėika konka ra
Edhe ė shkue tu nallban probatini.
- Puna e mbarė tė kjoftė, more kumbar!
- Tė mbarė paė, ti mori vasha e largė!
- Falėmeshhndet ty Gjergji tė ka ėue,
me ma mbathun gjogun mirė e mirė,
me ma vndue patkojt-o prej tumakut,
me m’ja shti thumbat prej ėelikut,
se n’mejdan balozit due me i dalė!
Mbrapshtė po folė aj nallban probatini:
- Pėr n’m’i falsh, moj vashė, dy sytė e ballit,
ta kam pshtue vlla-Gjergjin prej mejdanit,
e baj gjokun me fjurue si era!

Se me idhnim ėika e kite marrė!
-ė’je kah thue, bre burrė, goja t’u thaftė!
Jam kanė nisė tu dera e probatinit,
qe nandė vjet, qi gjogu ksajt s’ė ra,
m’ fal se ndeshkam derėn e magjupit!
Se kta sy nji herė un ua kam falė
tatės e nanės, qi kalben varrėsh mbi dhe!

Analiza ime:
Nallban probatini ėshtė njėri i pabesė. Megjithėse ai ėshtė vėllami i Gjergjit, vėllau i tij sipas traditės me gjak, ai tani pėrpiqet tė shfrytėzojė situatėn pėr tė kėnaqur epshėt e tij tė ulėta. Duke parė bukurinė e vajzės ai e harron besėn e shkruar me gjak. Dhe bukuria e motrės sė Gjergjit zbulohet nė botėn e saj tė madhe shpirtėrore, nė ndėrshmėrinė e saj, nė dashurinė dhe respektin qė ka ajo pėr tė vėllanė dhe prindėrit e vdekur. Propozimin e nallbanit ajo e hedh poshtė me pėrbuzje, duke e mallėkuar (“goja t’u thaftė!”).

(Vazhdon)
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-11-2009, 11:53   #6
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Postime: 1,736
Thanks: 0
Thanked 2 Times in 2 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 9
Alb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuar
Gjendja bazė Titulli: Kenga e Gjergj Elez Alise

GJERGJ ELEZ ALIA ė PJESA E KATėRT (fundi)

Lufta ka mbaruar dhe trimi kthehet nė shtėpi:

156-188

Qatherė trimi ė nisė me dredhė tu shpija
edhe shokėt tė gjithė m'i ka bashkue:
- Pa ndigjoni, more shokėt e mij!
Falė u kofshin sarajet e mija!
Falė u kofshin tanė paret e mija!
E u koftė falė krejt malli e gjaja e shpisė!
Amanet motra e Gjergj Elez Alisė!
Edhe shtatit trimi i paska dhanun,
motėrzezėn ngrykas kesh me e marrun,
tė dy zemrat priherė por janė ndalun,
vlla e motėr dekun paskan ramun!
Kurkuj shpirti ma mirė s'i ka dalun!
Gjamė tė madhe shokėt qi m'i kanė ba!
Po ja ėilin nji vorr bukur tė gjanė,
Vlla e motėr ngrykas pėr me i xanė
E ėi muranė tė bukur e kanė mbarue,
vlla e motėr kurr mos me u harrue.
E ėi bli tėbukur, qi mėja vndojnė tu kryet,
zogu i verės gjithmonė me pushue.

Kur ka nisun mali me u dushkue,
ė ndalė qyqja nėmuranė tėvorrit tė ri,
ka gjetė blinin tė tanė degash tha.
Ka flurue pėrmbi ėi saraj tė zi,
Ka gjetė kulmin tė tanė shembė pėr dhe.
Mėnji prezor si mėpaska hypė,
ka pėrbe shtegtarin kah po shkon:

- Amanet, more shtegtari i malit!
Nėkofsh tuj kndue ksajt, kajkėn me e pushue.
Nėkofsh tu kajtė ksajt, gjamėn pėr me e xanė!
Kah kėrkova gjithkund bjeshkė e mėbjeshkė,
kah verova gjithkund vrri e nėvrri,
kah mjerova gjithkund shpi e nėshpi,
kėrkund sėndesha mėGjergj Elez Ali!

Analiza ime:
Gjergji mblodhi shokėt e tij pėr takimin e fundit. Ai u dha atyre kullat, paret, gjithė mallin e gjėnė e shtėpisė. Dhe amanet motrėn.... Ai dinte se jeta e tij po soset.
Gjergji u hodh pėr tė pėrqafuar motrėn. Tė dyve zemrat u pushuan pėrnjėherėsh. Vėlla e motėr ranė pėrdhe tė vdekur. Shokėt i vajtuan me gjėmė tė madhe, pastaj ata hapėn njė varr tė gjerė.
Siė theksohet nė vėllimin ėEpika legjendare, Iė, Tiranė 1966: ėNderimi qė i bėhet pas vdekjes ėshtė shprehje e nderimit dhe e mirėnjohjes sė gjerė shoqėrore pėr ata qė bien si burrat nė fushėn e nderit, pėr mbrojtjen e idealeve tė larta njerėzore.ė
Holandezėt marinarė-tregtar kanė njė shprehje shumė kuptimplotė latinisht: Navigare necesse est, vivere non. Shqip: ėMe lundrue asht e nevojshme, me jetue jo.ė Nė tė njejtėn mėnyrė mund tė thuhet pėr mentalitetin e trimave shqiptarė: ėMe mbajt besėn, nderėn e burrninė asht e nevojshme, me u mbajt i gjallė jo.ė
Bukuria ideo-estetike e Kėngės sė Gjergj Elez Alisė rritet edhe mė shumė kur marrim parasysh karakterin dhe pozitėn e motrės. Megjithėse ajo nė kėngė ėshtė e paemėr dhe zbaton porositė dhe urdhėrat e tė vėllaut, ajo ka njė forcė morale dhe njė qėndrim tė paepur qė e vendos krah pėr krah me Gjergjin. Ajo nuk ėshtė person sekondar, ajo deri nė fund rradhitet me tė vėllanė, bėhet e barabartė me tė. Kujdesi i Gjergjit pėr motrėn bazohet nė dashuri, jo nė frikė pėr njė turp tė mundshėm. Motra, me karakterin e saj tė lartė, nuk len shteg pėr dyshime.
Krahasime mund tė bėhen me kėngėn e vėllaut tė vdekur (Konstandinin, Halil Garrinė). Mirėpo, motra e Gjergj Elez Alisė me pozitėn e vet nė kėtė dramė poetike nuk ka shoqe nė poezinė popullore shqiptare.
Nėn bli pushonin motėr e vėlla, tė pėrqafuar nė vdekje. Varri u rrethua nga njė mur, njė grumbull gurėsh, qė tė mos harrohej kurrė sa shumė e kish dashur motra vėllanė dhe sa shumė e kish dashur vėllau motrėn.
Qyqja, kur nisi tė dushkohet mali, qėndroi mbi muranė e varrit tė ri. Ajo e gjeti blirin tė tharė, kulmin e kullės (sarajės) sė Gjergjit tė shembur pėrdhe. Qyqja atėherė zuri vend nė njė dritare, duke kėnduar njė pėrbetim shtegtarit qė shkonte udhės:
Dėgjo, o shtegtar i malit! Nė qofsh duke kėnduar, kur tė afrohesh kėsaj anė, pushoje kėngėn tėnde! Nė qofsh duke qarė, kur tė afrohesh kėsaj ane, shtoje edhe mė shumė vajin dhe gjėmėn!
Dhe qyqja mbaron kėngėn e vet me rreshtat mė tė bukura qė kam gjetur nė poezinė popullore botėrore. Ky mbarim i mahnitshėm ėshtė njė monument pėr rapsodin e panjohur shqiptar, me siguri analfabet, i cili diku nė Malėsi tė veriut krijoi vjersha me njė bukuri tė paparė:
ėKah kėrkova gjithkund bjeshkė e mėbjeshkė,
kah verova gjithkund vrri e nėvrri,
kah mjerova gjithkund shpi e nėshpi,
kėrkund sėndesha mėGjergj Elez Ali!ė

Populli i pėrvuajtur shqiptar ėshtė njė popull shumė i pasur. Thesaret qė kanė shqiptarėt nuk shihen nga tė gjithė. Prapė jam i bindur se Kėnga e Gjergj Elez Alisė, po tė ishe e shkruar anglisht ose frengjisht, do tė numėrohej ndėr xhevahirėt e poezisė botėrore.
Kjo kėngė pėr fisnikėrinė e shpirtit shqiptar ka njė mesazh pėr rininė e sotme shqiptare: Krenoheni! Ju keni pasuri qė as koha nuk do tė prekė! Dhe nė tė njėjtėn kohė kjo kėngė ėshtė njė kushtrim. Jo pėr luftė por pėr rilindjen e shumėvonuar shqiptare me mjete paqėsore. Nėntė plagėt mbi trupin e Gjergjit janė trashėguar brez pas brezi. Sot kėto plagė mund tė quhen: varfėria, papunėsia, korrupsioni, hakmarrja, shfrytėzimi i femrave, mosbesimi, demoralizmi, mėrgimi dhe prapambetja shoqėrore. Nėntė plagė mbi trupin shqiptar sot.
U ngrit nga shtrati i vdekjes Gjergj Elez Alia. Ngriheni shqiptarė! Pse po pritoniė
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-11-2009, 11:54   #7
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Postime: 1,736
Thanks: 0
Thanked 2 Times in 2 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 9
Alb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuar
Gjendja bazė Titulli: Kenga e Gjergj Elez Alise

Roli i qyqes
Dua tė shtoj disa fjalė nga libri i vlefshėm "Personifikimi nė poezinė popullore shqipe" nga Rrustem Berisha (Prishtinė 1976), ku studiuesi shkruan pėr personifikimin e qyqes:
"Vetėm rreth personifikimit tė qyqes, gjeneza e sė cilės, sipas gojėdhėnave, konsiderohet se ėshtė nga njeriu, janė thurur shumė kėngė nė tė cilat personifikohet ajo. Nė rend tė parė, qyqja paraqet kuptimin e shkretėrimit, fikjes, mbylljes sė derės sė njė shtėpie, shuarjen e jetės sė njeriut, kurse nė jetėn e pėrditshme, paaftėsi totale tė njeriut. Vaji i saj thėrret kob, zi. Nė kėngėn e Gjergj Alez Alisė, qyqja u drejtohet udhėtarėve dhe i bėn me dije pėr njė tragjedi qė ka ndodhur aty; u jep njė porosi me rėndėsi tė vecantė qė bazohet nė respektin qė duhet t'i bėhet trimit tė madh edhe pas vdekjes:

"Amanet more shtegtari i malit!
N'kofsh tuj kndue ksajt, kajkėn e e pushue!
N'kofsh t'u kajtė ksajt, gjėmėn pėr me e xėnė!
Kah kėrkova gjithkund bjeshkė e m'bjeshkė,
Kah verova gjithkund vrri e n'vrri,
Kah mjerova gjithkun shpėe n'shpi,
Kėrkund s'ndesha m'Gjergj Alez Ali!"

Qyqja rri mbi muranė tė varrit ku pushojnė vėlla e motėr. Ajo kur vjen si bredhėse qė ishte, gjen blirin me degė tė thata, kulmin e nxirė dhe tė rrėzuar tė sarajit, dhe, kjo pamje shkretėrimi e nxiti tė vajtojė pėr shtėpinė e fikur pa e nxitur kurrkush. Ajo frymėzohet si njeri dhe qan fatin e trimit. Tragjedinė qė e kishte filluar kėngėtari, e pėrfundon vetė shpendi me njė fuqi tė jashtėzakonshme, elegjiake, shpendi qė e ka tė vetmen prirje vajtimin. Me gojen e qyqes janė pėrfshirė me njė fjalė karakteristikat e Gjergjit, janė shprehur nė stilin popullor si mjaft tė spikatura dhe nė formė pėrmbledhėse: "Kėrkund s'ndesha m'Gjergj Alez Ali!" Edhe pse mė parė i dimė parimet etike tė kėtij luftėtari, karakterin, qėndresėn, qyqja e ka dhėnė nė mėnyrė tė prerė, se pas vdekjes sė tij nuk mbeti trim si ky, trim qė don motrėn, qė del pėr ballė armikut. Kėshtu nė atė pamje pikturale e cila na paraqitet si rrėnim i cdo gjėje qė ishte pronė e Gjergjit, ngritet vepra e tij e madhe dhe e pa shoqe. Dhe, pikėrisht pėr madhėshtinė e tij shpirtėrore e strategjike kėndon njė shpend qė di t'ia thotė dhimbės bukur."

Kjo nuk mund tė shprehet mė mirė. Rrustem Berisha me kėtė analizė na jep dicka me shumė rėndėsi, dhe pėr kėtė arsye i citova kėtu fjalėt e tij pėr rolin e qyqes nė Kėngėn e Gjergj Elez Alis
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-11-2009, 11:55   #8
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Postime: 1,736
Thanks: 0
Thanked 2 Times in 2 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 9
Alb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuar
Gjendja bazė Titulli: Kenga e Gjergj Elez Alise

Ja edhe nje pjese e kenges se Gjergj Elez Alise e marre nga Lahuta e malesise "


Kish dale nji Harap prej detit
trim i zi e belaxhi
edhe qitka ' i porez t'rande
ka tri buke pogace per shpi
shate mbase vene per dite me i pi
ka i taroc per mish te zi'
ka nji dash n'mjesdite m'ia pjekun
ka nji skjap per darke m'ia repun.
Njiqind vete n'mejdan ka pre
njiqind vithna qiti faret
njiqind shpia edhe ka djegun.
Kur vojt rendi n'Shqipatri
njati Gjergj Elez Alise
leter t'vrashte i paska cue
ndiej , yi or' Gjergj Elez Ali
mbas dy javesh si t'bjere kjo leter
ti n'mejdan mue ke me m'dalun
pse ty kullat do t'i djegi
mal e verri pse do t'i shkeli
dhen e dhi pse do t'i mjeli
pse edhe gruen rob do ta marr!
Letra Gjergjit n'dore ka ra
Edhe Gjergj fort a vra
fort a vra kur e ka kendue.
Dy jave vehten e ka mbajtun
buke prej derrit ai tue hanger
mish taroci ai tue granun
vene tri vjece tue pi
edhe atin e ka mbajtun
tagji urizit n'strajce tue i qitun
Vene me pi per uje tue i dhanun
Krye dy javesh , mbushun dy jave
vehten Gjergj e ka provue
nji lis t'madh kish ' pase n'oborr
me dy dueret Gjergji e ka kapun
me gjithe toke e ka zhgulun
opet n'vend edhe e ka ngulun.
Kenka mbathe e kenka veshun
paska veshun petka arit
paska ngjeshe shpaten florinit
zgjidhka gjokun pullali
ia ven frenin traqind pullash
ia mberthen me shtate kollona
edhe nanes ai po i ban za
hallalle, nane , ti me me ba
mire e keq , shka kemi folun!
E i ka puthun nanes doren
Amanet , mori ti loke
n'kjofte gjikue me m'pre harapi
lot per mue ti mos me derdhun!
-"Hajt , mor'bir , Zoti te ruejte
se s't'korite , jo , lokja jote"
E ka marre topuzin n'dore
e ka hypun mbi shpine t'atit
edhe a nisun per t'gjate t'shpatit
tue zbardh drita prej sabahit
i ka vojtun n'dere Harapit
"Nadja mire , Harap i zi!
Nuk ke ngae me ndeje sot n'hi
por cau del n'ate fushe t'mejdanit
sot ka dy jave si m'ke cue fjale
sot ty kryet due me ta pre!
Kur ka pa Harapi i detit
n'dere njate Gjergj Elez Aline
shif shka bani atehere Harapi
lekura buejesh per at ka lidhun
Asht tute ati i Gjergj Elezit
e kah Gjergj paska shkue
Mos u tut , bre zogu i atit
gjaja e cofte kurrgja s'mund t'baje
I asht turre harapi i zi
e m'topuz m'ta edhe ka shti
Gjergj kryet po e ka alun
permbi krye topuzi rreshqiti
T'iu drodh Gjergj Elez Alia
dale-kadale , Harapi i zi!
se m'thone Gjergj Elez Ali
E m'topuz m'ta edhe ka shti
M'lug t'dy kraheve ia ka ngjitun
tre pash para n'dhe e ka ngulun
dekun n'toke ra atebote harapi
ka marre djali edhe ka zdrypun
ia ka pre ate krye te zi.
hukubet Zoti e kisht' falun
tri pellambe buzen kishte pasun
kisht'pase veshin sa' i zhgun burri
sa dy vete me te me u mbelue
Kur ka ndie Mbret Sulejmani
paska shkue m'ate dere Stambolle
trim ka e trima s'ka
por si ka trima n'Shqipni
s'i ka Krajli as s'i ka Mbreti
s'i ka toka as s'i ka deti.

keto shkrime jane mare nga studiuesi dhe albanologu i shquar z.Ullmar Qvick
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-11-2009, 11:56   #9
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Postime: 1,736
Thanks: 0
Thanked 2 Times in 2 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 9
Alb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuar
Gjendja bazė Titulli: Kenga e Gjergj Elez Alise

- Amanet, mori motėr, pse po kanė
Zemrėn dysh, mori motėr, pse ma danė
Qė nandė vjet, qi trupi ė tu m’u kalbė,
Gjergji i yt tjetėr pushim nuk ka,
veė si gjethi i ahit n’log t’shullanit.
A thue s’pate me ngranė e me piė
A t’la keq ty vllau pėr veshė e mbathėė
A mos t’u randue, ndoiherė me fjalė,
motėrzezės vallau me iu mėrzitė,
huj pėr burrė ndoshta qi me t’raė
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 29-01-2011, 11:06   #10
Morrison
Moderator
 
Avatari i Morrison
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: me kembe ne toke
Postime: 718
Thanks: 75
Thanked 30 Times in 23 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 85
Morrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Gjergj Elez Alia

Trim mbi trima kishte qėnė gjithmonė Gjergj Elez Alia. Vjet e vjet ai i kishte dal zot truallit tė tė parėve, ia kish mbrojtur nderin .Kish luftuar me topuz e shpatė kundėr armiqve tė derdhur kėtej nga deti e nga toka pėr tė shkelur vendin, pėr t'a dhunuar e zhveshur. Dhe tė gjithė kėta armiq Gjergj Elez Alia i kish shtrirė pėrtokė pa frymė. Por nė luftėrat e shumta me dhunonjės tė shumtė trimi ynė kishte marrė nėntė plagė nė shtat dhe tani kishte nėntė vjet qė dergjej nė kullė. Atė e kishin harruar tė gjithė dhe e kishin lėnė nė dorė tė fatit. Nuk e kishte harruar vetėm e motra qė i rrinte ditė e natė mbi krye. I lante plagėt me ujėt e gurrės nėntė vjece, ia shpėlante me lotėt e syve tė saj, i terte gjakun me flokėt e ballit ; shtatin ia lidhte me shamitė e nėnės, ia hijshonte me petka e moēme tė tatės ; armėt e brezit ia rendiste mbi krye. Sepse kur i shihte armėt pranė, bacė Gjergji e ndjente zemrėn ende tė ngrohtė, i ngjallej njė fill shprese. Ai i duronte si burrė dhembjet e plagėve kur i ndėrronte motra shtatin.Vetėm njė dhembje nuk e duronte dot Gjergji. Dhembjen pėr motrėn e dashur tė varrosur sė gjalli pranė tij, nė kullėn e lartė, qė t'i mjekonte plagėt, tė pėrkujdeseshe pėr tė. Kjo dhembje e shtrinte Gjergjin si tė vdekur, pa frymė. E motra e Gjergjit s'kish patur kurė ēaste gėzimi. Ndėrsa shoqet e saj gėzonin tė ritė e tyre, kishin dashuruar, ishin martuar kishin lindur fėmijė, ajo rrinte gjithnjė mbyllur nė kullė pranė Gjergjit tė sėmurė.

Kėshtu kaluan tė nėntė vjetėt. Vitin e nėntė u hap e mori dhenė fjala gjėmėmadhe se kish dalė nga deti njė bajloz i zi, trim i fortė e i prapė, mė i lig nga gjithė bajlozėt e tjerė qė kishin shkelur gjer atėherė truallin tonė. Ky bajloz i prapė i kishte hedhur vendit njė rreng tė rėndė; ēdo derė ti jepte njė dash tė pjekur, ēdo vatėr ti dėrgonte njė vashė tė njomė Bajlozi vriste ditė pėr ditė, digjte javė pėr javė njė krahinė. Kishte vrarė aq kreshnikė sa tani askush s' kish zemėr t'i dilte pėrpara e t'i priste hovin, sepse topuzi i tij ishte shumė i rėndė, shpata e tij ishte shumė e mprehtė dhe shigjeta e tij pėrshkonte tej e tej trupin e kreshnikut. Kėshtu tėrė vendi lėndonte nėn thundrėn e tij.

Gjergj Elez Alia s'dinte gjė; ai dergjej nė shtrat si i vdekur e i pakallur nė varr. Askush nuk vinte t'i qante brengėn e ti kėrkonte ndihmė sepse e dinin se s'kishte forcė as tė dilte tek pragu i derės. Kur i erdhi rradha shtėpisė sė Gjergjit qė t'i jepte Bajlozit haraēin, dashin e pjekur dhe motrėn, kjo, motra, qau me lot dhe u ankua dhe nėmi - O vėlla , po qysh na harroi neve vdekja e s'na mori Nėna e tata kalben tė vdekur nėn blir. Shtati i vėllait kalbet sė gjalli brenda nė shtėpi. Shtati i motrės do tė bjerė nė duart e balozit tė zi ... Pse vallė nuk shėmbet kjo kullė tė na zėrė brenda tė vdekur ? Pse s'bėhet gėrmadhė kjo shtėpia jonė ? Vdekja ėshtė mė e ėmbėl moj e zeza nėnė se sa jeta pa nder. Atėherė Gjergji u zgjua, shikoi pėrreth e s'dinte ē'kishte ndodhur. Kish ndjerė qė i ishte lagur fytyra dhe kish pandehur se kulla i ishte rrėnuar aq shumė sa ia shtinte shiun brenda. Zemra iu bė copė, shikoi motrėn; dy vija lotėsh ia pėrshkuan faqet e tretura. Dhe nga pikėllimi mallkoi kullėn; - Hej, u nxifsh moj kulla ime! Tė mbuloftė fund e krye lemashku. Paē banorė brevėn e gjarprit! Si mė lėshove ti kaq shpejt pikat e shiut brenda nė shtrat ? Motra ia fshiu me dorė tė dredhur lotėt e i tha: - Jo, more vėlla, nuk bie shi pėrjashta e nuk pikonēatia e kullės. Ty tė kanė lodhur fort plagėt e shtatit dhe shkretia, prandaj s'di ē'flet; sytė e mi pikojnė lot vėlla ! Atėherė Gjergji i shtrėngoi dorėn me atė pėllėmbėn e thatė, i lėmoi ėmbėl fytyrėn, e shikoi me ata sytė e mallit dhe i foli me zjarr, si nuk kish folur kurrė: - Pse qan moj motėr ? Pse ma thyen kaq shumė zemrėn ? Shtati im ka nėntė vjet qė po kalbet sė gjalli. Nė kėta nėntė vjet Gjergji yt s'ka pasur kurrė pushim e ka fėrfėlluar gjithnjė si ai gjethi i ahut nė faqe tė shullėrit. Vallė a s'ke pasur tė hash e tė pish nė kėta nėtė vjet ? A s'tė ka mbajtur ty vėllai me tė veshur e tė mbathur ? A tė ka rėnduar ndonjėherė me fjalė ? Apo tu mėrzit vėllai dhe tė ka lindur dėshira tė martohesh e ta braktisėsh ? Atėherė motra, ia mori dorėn, ia vuri mbi ballin e saj dhe iu pėrgjigj bukur: - Oh vėlla ! Kaq shumė tė paska mėrzitur vuajtja qė mė flet kėshtu ? Hyfsha gjallė nėn dhč nė mė shkon mendja pėr t'u martuar. tė ngrėnė e tė pirė kam patur mjaft vėlla. Edhe tė veshur e tė mbathur kam pasur mjaft, Kurrė s'mė ke rėnduar me fjalė si sot. Unė ty tė kam tatė, ty tė kam vėlla. Po sot bacė Gjergji dua tė qaj njė brengė tė madhe. Si nuk t'u pėrkėmb vallė shtati nė kėta nėntė vjet qė tė dalėsh gjer te praku i derės ? Si nuk u tha motra jote - e thaftė vera ! Po qysh tė duroj unė e zeza turpin e ti shkoj bajlozit nė derė ? Kur dėgjoi kėto fjalė, bacė Gjergji i harroi tė nėtė plagėt e shtatit, i harroi tė nėtė dhimbjet dhe brofi drejt e mė kėmbė sikur tė mos paskėsh lėnguar kurrė nė shtrat: i hollė, i gjatė, ashtu siē kishte qėnė dikur trim mbi trima. I tha sė motrės: - O motėr, merr tani gjogun e luftės e zbrit shpejt deri tek nallban vėlami. I thuaj: " Tė dėrgon falmeshėndet Gjergji, t'ia mbathėsh mirė gjogun me patkonj hekuritė farkuar e thumba trunxhi, se do ti dalė bajlozit nė shesh tė burrave ". Po s'desh tė ma mbathė gjogun nallban vėlami, hipi sėrish e shko nė derė tė nallban dashamirit. Vajza i hipi gjogut, e ngau shpejt, zbriti nė qytet e shkoi drejt tek nallban vėllami. - Puna e mbarė o nallban vėllami ! - Mbarė paē, moj vashė e largėt ! - O vėllam, tė dėrgon falėmeshėndet bacė Gjergji t'ia mbathesh mire gjogun me patkoj hekuri tė farkuar e thumba trungji, se do t'i dale baljozit nė shesh tė burrave. Mirėpo nė kėta nėntė vjetėt, qė kur Gjergji ish varrosur sė gjalli breda nė kullė, nallban vellami e kish harrur fare vėllazėrinė e vjetėr. Ai nisi t'i flasė sė prapthi sė motrės sė bacė Gjergjit. - Po tė m'i falėsh - tha -moj vashė, ata sytė e ballit, unė do tė shpėtoj Gjergjin tėnd: do t'ia mbath mirė gjogun e do t'ia bėj tė fluturoje si era. Motra e Gjergjit ia ktheu me zemėrim: - C'po thua ashtu, o nallban, tu thaftė goja ? un pandeva se pata ardhur nė derė tė vėllamit, po e shoh se paskam rėnė nė derė tė magjypit. Kėta dy sy unė ia kam falur njė hėrė e pėrgjithmonė nėnės e tatės qė kalben nėn dhč, ia kam falur Gjergjit tim qė kalbet me nėntė plagė mbi dhč ! Kaq i tha motra e Gjergjit nallban vėllamit qė e kish harruar vėllazėrinė dhe i ra kalit e shkoi te nallban dashamiri. - O nallban dashamiri - i tha - tė dėrgon falėmeshėndet bacė Gjergji, t'ia mbathėsh mirė gjogun me patkonj tė farkuar dhe me thumba trungji, se do tė dalė tė luftojė me bajlozin e detit. Nallban dashamiri s'ia bėri fjalėn dy po ia mbathi kalin mirė e bukur si pėr vete. - I thuaj - tha - falėmeshėndet bacė Gjergjit e daltė faqebardhė nė luftė. - Rrofsh e qofsh o nallban dashamiri !... - ia ktheu vasha. Mbrėmanet vajza u kthye nė shtėpi dhe gjeti Gjergjin tek po priste nėn hijen e blirit

i veshur e mbathur me armėt pranė. Ai kishte mposhtur dhimbjen e shtatit pėr tė ruajtur nderin e shtėpisė sė vet e tė gjithė vendit pėr hakmarrje.

C'bėri Gjergj Elez Alia ? Ia dėrgoi falėmeshėndet Bajlozit tė detit dhe i tha : - Unė s'kam vashė pėr ty o bajloz ! Deshtė e vathės nuk i kam majmur pėr ty. Kam vetėm njė motėr nė shtėpi po nuk ta jap dot se s'ka kush tė mė lidhė plagėt e shtatit. Pra tė pres tė dalėsh nė dyluftim nė shesh tė burrave. Kur zuri drita tė zbardhė majat ata tė dy, Gjergji dhe Bajlozi i detit dolėn kaluar nė fushė tė luftės dhe zunė t'a thumbojnė shoqishoqin me fjalė. Bajlozi ish veshur me parzmore tė rėnda hekuri, kish vėnė nė kokė pėrkrenare celiku ish armatosur me kėpucė tė rėnda dhe shpatė tė gjatė dhe kalin e kish ngarkuar me pllaka hekuri. Tundej dheu ku shkelte. Sapo pa Gjergjin tė ligur e tė tretur, kaluar mbi gjog, bajlozi qeshi me tė madhe dhe i thirri : - Nga varri qenkė ngritur o Gjergj! Pse mė ke nxjerė kot bre burrė nė fushė tė luftės ? A nuk e di ti se mua mė thonė bajloz deti ? Unė kam shembur nga kali shumė kreshnikė dhe i kam dėrguar nė botėn tjetėr. Ty do tė shemb me gishtin e vogėl ! Gjergji ia ktheu bukur : - Mirė po thua o bajloz tė lumtė goja ! Vėrtetė unė kam nėntė vjet qė kam marrė udhėn e varrit se kam nėntė plagė nė shtat, po pa arritur ende nė varr ti mė ktheve prapė, sepse ti mė ke kėrkuar motrėn pėrpara se tė mė kėrkosh dyluftimin, ke kėrkuar berat pėrpara se tė kėrkosh barinė, unė kam ardhur kėtu tė tregoj se ē'na thotė kanuni i tė parėve tanė; tė mos lėshojmė gjėnė para se tė lėshojmė armėt, tė mos i japim kurrė motrat bajlozit para se tė vritemi me shpatė nė shesh tė luftės. Bėhu gati bajloz se tė ka ardhur dita e fundit. Kėtu i thonė Gjergj Elez Alia. I lėshuan kuajt vrap nė fushėn e luftės tym mė tym . Bajlozi i prapė mori nė shenjė i pari dhe hodhi topuzin . Gjogu i Gjergjit pėrkuli tė dy gjunjėt dhe u ul. Topuzi i rėndė i bajlozit i fluturoi Gjergjit mbi krye dhe u ngul tutje dymbėdhjetė pash thellė nėn lėndinė. Pluhuri u ngrit dymbėdhjetė pash lart. Kur i erdhi rradha Gjergjit e hodhi bukur topuzin e vet dhe e qėlloi bajlozin nė shteg tė ballit. Bajlozi u pėrkul dhe u gremis i vdekur. Kur u gremis u tund tėrė fusha. Kali mori arratinė . Gjergji nxori menjėherė shpatėn e mprehtė dhe ia ndau kryet nga trungu. Kryet ia vari nė modhė tė shalės. Trungun ia hoqi zvarė pėr kėmbe nėpėr fushė pėrmes ferrash dhe drizash dhe ia hodhi nė njė pėrrua. Gjaku i bajlzoit tė zi rrodhi nėpėr pėrrua, nxiu gjithė lumin. Tre vjet rresht vendi rreth e qark kundėrmoi erė kėrme... Si e vrau bajlzoin e zi , trimi u kthye fitimtar nė shtėpi, mblodhi gjithė shokėt e u tha : -pa dėgjoni o shokėt e mi, falė ju qofshin kullat e mia, falė ju qofshin gjithė paret e mia, falė ju qoftė gjithė malli dhe gjėja ime, amanet motrėn e Gjergj Elez Alisė. Dhe trimi u hodh tė pėrqafonte motėrzezėn qė e priste me gėzim. Tė dyve zemrat u pushuan pėrnjėherėsh. Vėlla e motėr ranė pėrdhe tė vdekur. Vdekje mė e lehtė dhe mė e ėmbėl s'ish parė kurrė. Shokėt vajtuan me gjėmė tė madhe, hapėn pastaj njė varr tė gjerė sa t'i nxėrė tė dy vėlla e motėr tė pėrqafuar. Varrin e rrethuan me njė muranė tė bukur qė tė mos harrohej kurrė se sa shumė e kishte dashur vėllai motrėn dhe motra tė vėllanė, tė mos harrohej trimi i madh Gjergj Elez Alia, qė mbrojti nderin e vet dhe tė shtėpisė dhe qė shpėtoi vendin nga dhunat e bajlozit tė zi. Mbi krye shokėt u mbollėn atyre tė dyve njė bli tė bukur, atje pushon ngaherė zogu i verės... Kur nisi tė dushkohet mali qyqja qėndroi mbi muranėn e varrit tė ri se e gjeti blirin tė tharė. Fluturoi mbi sarajet e zeza dhe e gjeti tėrė kulmin tė shėmbur pėrdhe. Atėherė zuri vend nė njė dritare dhe i tha me pėrbetim shtegtarit qė shkonte udhės: - Dėgjo o shtegtar i malit, nė qofsh duke kėnduar kur tė afrohsh kėsaj ane pushoje kėngėn tėnde, nė qofsh duke qarė kur tė afrohesh kėsaj ane

shtoje dhe mė shumė vajin e gjėmėn. Unė kėrkova bjeshkė mė bjeshkė, verova verim mė verim, mjerova shtėpi pas shtėpije por kėrkund nuk e pashė njė trim si Gjergj Elez Alia. Tė gjitha shkuan e vanė, Gjergj Elez Alia vdiq, motra e dhembshur vdiq, kulla e lartė u shemb dhe murana e varrit s'njihet mė, as kulla e dikurshme, po doli kėnga qė shkon si njė yll drite nėpėr shekuj pėr tė kėnduar trimėrinė e vėlait dhe dashurinė e motrės, fismėrinė e shpirtit tė madh shqiptar dhe kėnga nuk vdes kurrė...
Morrison nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 29-01-2011, 12:00   #11
Morrison
Moderator
 
Avatari i Morrison
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: me kembe ne toke
Postime: 718
Thanks: 75
Thanked 30 Times in 23 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 85
Morrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėmMorrison i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Gjergj Elez Alia

Trim mbi trima ay Gjergj Elez Alija!
Qe nand’ vjet nand’ varra nė shtat m’i ka!
Veē nji motėr nat’ e ditė te kryet,
ja lan varrat me ujt e gurrės nandvjeēe,
ja lan varrat me ata lott e syve,
ja terė gjakun me ata flokėt e ballit,
shtatin vllaut ja shtėrngon m’ruba tė nanės,
n’petka t’babės trupin ja hijeshon,
armėt e brezit ja rendon mbi krye!
Sa herė trupin motra p’e tėrnueke,
Dhimbn e varrėve vallaut krejt e harrueke,
dhimba e motrės dekun n’tokė e lėshueke!

Ā dalė zani e paska marrun dhenė,
se ’i baloz i zi ā dalė prej detit,
Trim i prapėt e belagji qi ish’ kanė,
Ja ki’ qitun dheut nji rreng tė randė:
”Tim pėr tim kah njė dash tė pjekun,
tim pėr tim kah njė vashė me ja djergun,
ditė me ditė kah nji kreshnik me premun,
javė pėr javė kah njė krahinė me djegun!”

Edhe Gjergjit rendi te i ka ardhė,
me lot faqet trimit m’iu kanė mbushė.
Erzi i shpisė qysh lshohet n’dorė t’balozit?!
Ja ka nisė e motra e po bėrtet,
krejt me lot Gjergjin p’e loton:
-Po qysh mordja, o vlla, me na harrue?
Nanė e tatė kah kalben pėr nan bli,
trupi i vllaut vorrue qe nandė vjet nė shpi,
trupi motrės n’dorė t’balozit t’zi?!
Qysh s’u shemka kulla me na xanė,
qysh s’u kthyeka shpija n’nji muranė,
me t’pshtue erzin, mori e zeza nanė!

Dy copėsh zemra djalit iu ka da,
Dy sytė nė ballė motrės ja ka lshue,
Dy rigė lot pėr faqe te i kanė skhkue.
Dy fjalė kullės djali ja ka fjakrue:
-He, ju u nxisha, mori sarajet e mija,
me lymashk u mbloshi n’fund e n’krye,
brevė e gjarpėn paēi motėr e vėlla,
pikėt ndėr shtroje kaq shpejt qysh m’i lshuet?!
- Jo, more vlla, lum motra, i ka pėrgjegjė,
t’ka lodhė jermi e s’po di ē’je kah folė;
se pėrjashta shi nuk asht tuj ra,
sytė e motrės po t’pikojnė, more vlla!

Qatherė Gjergji dorėn ja ka shtėrngue,
mirė po e limon me ato duert e shtatit,
mirė po e kqyrė me ata dy sytė e mallit!
Kurr ma themshim djali s’i ka folė:
- Amanet, mori motėr, pse po kan?
Zemrėn dysh, mori motėr, pse ma dan?
Qė nandė vjet, qi trupi ā tu m’u kalbė,
Gjergji i yt tjetėr pushim nuk ka,
veē si gjethi i ahit n’log t’shullanit.
A thue s’pate me ngranė e me pi?
A t’la keq ty vllau pėr veshė e mbathė?
A mos t’u randue, ndoiherė me fjalė,
motėrzezės vallau me iu mėrzitė,
huj pėr burrė ndoshta qi me t’ra?

Sa mirė motra vllaut po m’i pėrgjegjė,
dorėn e vllaut tu balli e paska vndue;
- Amanet ku je, mori njomėzėja e ahit,
po e kaq fort, thue, jermi t’ka ngushtue?
Hisha gjallė nė dhe, n’t’u martue motra!
Mjaft kam pasė, o vlla, me ngranė, me pi,
mjaft kam pasė me veshė edhe me mbathė,
kurr ma randė se sot ti folė nu’ m’ke!
Tjetėr babė nuk kam, as tjetėr nanė,
amanet, more vlla, mos m’pasė randė,
pėr nji dert qi sot po due me t’kajtė!
Qysh s’u njom ky shtat qe nand’ pranvera?
Si s’u mkamb ky trup me dal’ tu dera?
Si s’u tha kjo motėr, thafa-e vera?
Po un’ balozit qysh i shkoj tu dera?

Braf nė kamb’ por djali konka ēue:
- T’e marrsh gjogjun, motėr, tė mejdanit,
fill n’gjytet me te, motėr, tė m’bijsh
e t’mė shkojsh tu nallban probatini.
Fal’ me shndet, thuej, Gjergji tė ka ēue,
me ma math’ me petkoj prej tumakut,
me m’ia u shti thumbat-o prej ēelikut,
se n’mejdan balozit due me i dalė.
S’u gjegj gjogun vllathi me ta mbathė,
Hypi atit, bjeri n’der’jaranit.

E nė sheher ēika konka ra
Edhe ā shkue tu nallban probatini.
- Puna e mbarė tė kjoftė, more kumbar!
- Tė mbarė paē, ti mori vasha e largė!
- Falėmeshhndet ty Gjergji tė ka ēue,
me ma mbathun gjogun mirė e mirė,
me ma vndue patkojt-o prej tumakut,
me m’ja shti thumbat prej ēelikut,
se n’mejdan balozit due me i dalė!
Mbrapshtė po folė aj nallban probatini:
- Pėr n’m’i falsh, moj vashė, dy sytė e ballit,
ta kam pshtue vlla-Gjergjin prej mejdanit,
e baj gjokun me fjurue si era!

Se me idhnim ēika e kite marrė!
-Ē’je kah thue, bre burrė, goja t’u thaftė!
Jam kanė nisė tu dera e probatinit,
qe nandė vjet, qi gjogu ksajt s’ā ra,
m’ fal se ndeshkam derėn e magjupit!
Se kta sy njė her’ un ua kam falė
tatės e nanės qi kalben pėr nan’ dhe,
Gjergjit tem qi kalbet varrsh mbi dhe!

Ka shkue motra tu nallban jarani:
- Fal me shndet, thot, Gjergji tė ka ēue,
kam orokun e mejdanit,
sa ma mir kėt gjok ti me ma mbathė,
Than m’ka pėr patkoj prej tumakut,
me m’ia shti thumbat-o prej ēelikut,
se do t’dal m’u pre me baloz t’detit.

Si pėr vedi gjogun e ka mbathė
Edhe n’pramje ēika ā dredh nė shpi;
ka gjet vllan tu e pritė nėn hije t’blinit.

Ēa kish ba ay trimi Gjegj Alija?
"Falėmeshndet" balozit m’i ka ēue:
- Me dalė heret n’at fushėn e mejdanit!
Ēikė pėr ty, baloz, nu’ m’ka qillue,
desht e vathit pėr ty nu’ m’janė majė,
sall nji motėr, nu’ po muj me lshue,
varrėt e shtatit s’ā kush qi m’i lidhė!

Sa ka nisun drita me zbardhė majet,
N’fushė tė mejdanit trimat konkan dalė.
Keq me fjalė trimat shoshojnė po rrekin:
- P’a prej vorrit, Gjergj, ti konke ēue...?
Pse me m’qitė, bre burrė, n’ket fushė t’mejdanit?

Sa mirė trimi i ka pėrgjegjė balozit:
-Tė lumt goja, baloz, mirė po thue!
Qe nandė vjet qi kam marrė rrugėn e vorrit,
Pak pa mrrijtė baloz, ti m’ke dredhue.
M’ke lypė motrėn para se mejdanin,
m’ke lypė berret para se ēobanin
e jam dredhė n’ket log pėr me t’kallxue,
se ne t’parėt nji kanu na kanė lanė:
"Armėt me dhanė pėrpara e mandej gjanė,
kurr balozit motrėn mos m’ja dhanė,
pėr pa u pre n’at fushėn e mejdanit!
Por shtėrngou, baloz, se t’ka ardhė dita,
se ktu i thonė-o Gjergj Elez Ali!"

E i kanė ba dy gjogjat tim me tim
e n’topuz balozi e ka shinue.
N’dy gjujt gjogu Gjergjit te i ka ra,
pėrmbi kryet topuzi i ka fjurue,
dymbėdhetė pash m’ledinė u ngul topuzi,
dymbėdhetė pashė pėrpjetė, si re, u ēue pjuhni.

Atherė Gjergjit rendi te i ka ardhė.
Sa mirė trimi n’topuz qi ka dredhė,
lik pėrmjet balozit te i ka ra!
Ā trandė fusha kur ā rrxue balozi!

Meiherė trimi shpatėn ma ka nxjerrun,
kryet me neje trupit ja ka damun,
zhag pėr kambet trupin e ka ngrehun,
me gjithė at m’nji bunar e ka mbytun,
tė tanė lumėn gjaku e ka tėrzue,
pėr tri vjet krejt vendin e ka qelbun.

Qatherė trimi ā nisė me dredhė tu shpija
edhe shokėt tė gjithė m'i ka bashkue:
- Pa ndigjoni, more shokėt e mij!
Falė u kofshin sarajet e mija!
Falė u kofshin tanė paret e mija!
E u koftė falė krejt malli e gjaja e shpisė!
Amanet motra e Gjergj Elez Alisė!
Edhe shtatit trimi i paska dhanun,
motėrzezėn ngrykas kesh me e marrun,
tė dy zemrat priherė por janė ndalun,
vlla e motėr dekun paskan ramun!
Kurkuj shpirti ma mirė s'i ka dalun!
Gjamė tė madhe shokėt qi m'i kanė ba!
Po ja ēilin nji vorr bukur tė gjanė,
Vlla e motėr ngrykas pėr me i xanė
E ‘i muranė tė bukur e kanė mbarue,
vlla e motėr kurr mos me u harrue.
E ‘i bli t’bukur, qi m’ja vndojnė tu kryet,
zogu i verės gjithmonė me pushue.

Kur ka nisun mali me u dushkue,
ā ndalė qyqja n’muranė t’vorrit tė ri,
ka gjetė blinin tė tanė degash tha.
Ka flurue pėrmbi ‘i saraj tė zi,
Ka gjetė kulmin tė tanė shembė pėr dhe.
M’nji prezor si m’paska hypė,
ka pėrbe shtegtarin kah po shkon:

- Amanet, more shtegtari i malit!
N’kofsh tuj kndue ksajt, kajkėn me e pushue.
N’kofsh tu kajtė ksajt, gjamėn pėr me e xanė!
Kah kėrkova gjithkund bjeshkė e m’bjeshkė,
kah verova gjithkund vrri e n’vrri,
kah mjerova gjithkund shpi e n’shpi,
kėrkund s’ndesha m’Gjergj Elez Ali!
Morrison nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 29-01-2011, 14:43   #12
Regina
Away.
 
Avatari i Regina
 
Data e antarėsimit: Apr 2010
Postime: 1,199
Thanks: 171
Thanked 217 Times in 142 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Regina ka mbyllur reputacionin
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Gjergj Elez Alia

Goxha kujtim
Regina nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 30-01-2011, 13:05   #13
SystemA
Analizues albanistanas
 
Avatari i SystemA
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Vendndodhja: Wait from HOME
Postime: 14,152
Thanks: 7,690
Thanked 2,270 Times in 1,674 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 76
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Gjendja bazė Pėrgjigje e: Gjergj Elez Alia

@morrison
Ne letersi e ka pasur 10 me YLL besoj.
Respekt.
__________________
Hermanos para siempre
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Bookmarks


Tema po shikohet nga: 1 (0 anėtarė dhe 1 vizitorė)
 
Mundėsitė nė temė
Mėnyra e shfaqjes

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur

Pėrzgjidh nėnforumin