Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Letėrsia shqiptare

Letėrsia shqiptare Diskutime rreth letėrsisė nė Shqipėri . Autorė dhe krijimtaria e tyre.

Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė Mėnyra e shfaqjes
i vjetėr 13-11-2009, 19:15   #21
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Postime: 1,714
Thanks: 0
Thanked 2 Times in 2 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 10
Alb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuar
Gjendja bazė Titulli: Letersia shqiptare ( Moderne )

Poezia

Poezia e Agollit krijoi njė model tė ri vjershėrimi nė problematikė, nė shqetėsime dhe nė mjeshtėrinė letrare. Me krijimtarinė e vet Dritėro Agolli ka treguar se di tė rrezikojė nė letėrsi. Dyzet vjet mė parė, duke botuar vėllimin e parė poetik "Nė rrugė dola" (1958), ai huajti pėr titull pjesėn e parė tė njė dyvargėshi tė mirėnjohur tė poetit skocez Bėrns: "Nė rrugė dola / Pas meje porta u mbyll".
Rruga e rritjes sė tij poetike shprehet dhe nė titujt e librave poetikė: Hapat e mia nė asfalt (1961), Shtigje malesh dhe trotuare (1965), Devoll-Devoll (1964), Mesditė (1968), Baballarėt (1969), Nėnė Shqipėri (1974), Fjala gdhend gurin (1977), Udhėtoj i menduar (1985), Pelegrini i vonuar (1993), Lypėsi i kohės (1995), Fletorkat e mesnatės (1999) e libra tė tjerė. Me poezinė e tij Dritėro Agolli e ėkanonizoi vjershėrimin e traditės dhe njėherėsh krijoi njė traditė tė re e ėliroi poezinė shqipe nga njė frymė monumentalizmi tė gėnjeshtėrt, nga deklarativizmi dhe ngurtėsia; ndryshoi pėrdorimin pėr "temėn e madhe", duke kėrkuar madhėshti poetike jo vetėm prej luftės dhe heroizmit tė jashtėm, por edhe prej pėrjetimeve tė "heroit tė dobėsisė"; duke zgjeruar shumėfish hapėsirėn e realitetit nė poezi dhe duke i ndryshuar rrėnjėsisht raportet ndėrmjet tyre. Agolli krijoi njė poezi antologjike me motive tė pėrditshmėrisė sė jetės.
Poezia e Agollit ka ndikime tė drejtpėrdrejta prej poezisė popullore, prej artit tė Naim Frashėrit e tė Lasgushit, prej Bėrnsit e autorėve rusė tė fillimit tė shekullit tė 20-tė. Kjo poezi emancipoi nė tėrėsi mendimin letrar nė Shqipėri dhe futi frymėn e konkurrencės pėr ide tė reja dhe cilėsi nė art. Gjithashtu krijimtaria poetike e Dritėro Agollit mund tė cilėsohet si liriko-epike. Kjo ishte njė shmangie e madhe nga tradita, e cila mbahej kryesisht nė lavdinė epike. Agolli e pruri poezinė shqipe prej kozmocentrizmit nė homocentrizėm.
Poezia e D. Agollit e ktheu vėmendjen nė jetėn e njeriut nė kohė paqeje. Nė kohėn kur u botuan librat e parė poetikė tė tij, botėn e sundonte slogani "t'i ktheimė armėt nė plugje". Kjo ishte njė thirrje e pėrgjithshme e njerėzimit nė gjysmėn e planetit. Nė kėtė kohė Agolli shkroi poezi qė pėrshkohen nga kulti i vendlindjes, i tokės, i bukės, i parmendės, i familjes, i prindit, babait. Ishte njė prurie e re nė letėrsinė shqipe pretendimi i tij pėr tė qenė njė "unė" i identifikuar nė letėrsi. Kjo u shpreh qartė, fillimisht nė poemat "Devoll-Devoll", dhe "Poemė pėr babanė dhe pėr veten".
Nga ana tjetėr nė tėrėsinė e vet poezia e Dritėro Agollit sundohet nga bota e gjallė, shpirtėzimi i mjedisit, shenjtėrimi i natyrės, i arės dhe i bagėtisė. Nė kėtė tipar tė poezisė sė tij rishfaqen panteizmi i Naimit dhe gjurmė tė botėkuptimit bektashian.
Nė mėnyrėn e vet Dritėro Agolli krijoi "njė Shqipėri alterna-tive", qė mbėshtetej nė njė ideal romantik. Kjo ėshtė njė marrėdhėnie e zakonshme poetike me realitetin, e njohur nė traditėn shqiptare
dhe atė tė huaj. Tė gjithė e dinė se Naimi e kishte fare mirė tė qartė se cila ishte Shqipėria, por ai krijoi Shqipėrinė e vet plot bukurira imagjinare. Ismail Kadare e krijoi "Shqipėrinė tjetėr" duke mėrguar nė lashtėsitė e moėme shqiptare. Ndėrsa "Shqipėria tjetėr" e Dritėro Agollit, qė hyjnizohet tek "Nėnė Shqipėri" dhe nė vepra tė tjera, ėshtė kulti i atdheut, pėrthirrja e krenarisė kombėtare. "Nėnė Shqipėri", si duket, u shkrua si njė "Bagėti e bujqėsi" e kohėve moderne. Fryma naimiane e futurizmit romantik ("Shqipėria, ė'mund tė jetė", siė do tė shprehej Samiu), ndihet e plotpushtetshme nė poemė. Agolli dėshironte tė ndėrtonte njė Shqipėri tė lumtur. Poetikėsht kjo mund tė arrihej ose nė formėn e mitit tė sė shkuarės (nostalgjisė pėr "motin e madh", si e bėnė shumica e rilindėsve), ose nė formėn e utopisė - kultit tė sė ardhmes, idealizimit tė njė "vendi qė nuk ekziston" (nga greqishtja. "u-topos", "vend qė s'ėshtė").
Dhe nė vėllimet mė tė fundit poetike, D. Agolli s'ka pushuar sė qeni njė poet mjaft popullor, qė s'mban kurrėfarė distance me lexuesin e thjeshtė; qė dhimbjen, gėzimin dhe dobėsinė njerėzore i merr si ndjenja universale dhe i shkrin me filozofinė jetėsore. Raportet jetė / vdekje, lumturi / hidhėrim, tradhti / besė etj. bashkėjetojnė dhe pėrplasen me njėra-tjetrėn sa nė realitetin e jashtėm aq edhe nė atė tė brendshėm.
Dritėro Agolli qė nga fillimet e deri mė sot mbeti njė poet i trishtimeve "tė vogla" pėr njė zog tė vrarė apo njė qen tė shtypur dhe poeti i dhimbjeve tė mėdha pėr udhėkryqin e historisė shqiptare. Asnjė poet mė shumė se Agolli nuk e ka tė shprehur kaq me sinqeritet dobėsinė e vet njerėzore.

Mė ndodh sikur s'jetoj nė vendin tim,
Por nė njė vend tė huaj dhe tė largėt...
(Sikur s'jetoi nė vendin tim)

... Dhe gishtat kėrcas si kokrra arrash tė forta
ėshtė koha kur mblidhem shuk nėn peshėn e natės
Dhe pres i friksuar kusarėt tė vijnė te porta
(ėshtė koha)

Po iki me trishtim i zhgėnjyer nga miqtė,
E mbylla dhe derėn qė rrinte e hapur...

... Diku nė njė skaj tė largėt do prehem
Me qafėn e futur nė jakėn gri tė xhaketės...
( Trishtimi)

Libri poetik "Fletorka e mesnatės" u botua nga Dritėro Agolli nė 40-vjetorin e botimit tė vėllimit tė parė, "Nė rrugė dola".
Gjatė 40 vjetėve krijimtari, poezėa e Dritėro Agollit ka ruajtur disa tipare pėrveėuese, tė cilat janė tė pranishme vijimisht: kultin e tokės dhe tė bukės, shenjtėrimin e natyrės dhe tė njeriut, raportin vetjak me botėn, mitin e dheut tė tė parėve dhe tė historisė sė tyre, pėrmasėn e njė tė ardhmeje optimiste dhe zhgėnjimin pėr humbjet e sė shkuarės.
Nė vitet '90 Agolli iu paraqit lexuesit tė vet me njė ringjallje poetike. Kjo qe njė sfidė e fuqisė krijuese. Pas "Pelegrinit tė vonuar" dhe "Lypėsit tė kohės", nė njė periudhe kulturore qė erdhi me tronditje tė rėnda tė referencave tė shoqėrisė, poeti shfaqi njė tjetėr pjesė tė fshehtė tė vetes, qė ruhej diku nė "Fletorkėn e mesnatės".
Nė kėtė libėr shpėrfaqet po ai Dritėro qė prej vitesh "udhėton i menduar", po ai qytetar qė mundohet tė shohė fatin e vet nė fatin e bashkėsisė ku jeton, i njėjti poet qė e gdhend fjalėn sikurse mjeshtri gurin. "Fletorka e mesnatės" ėshtė njė vėllim me tė cilin poeti ka shprehur pėrjetimet e dhimbshme tė njė kohe me tronditje tė mėdha, prej vitit 1996, kryesisht tė vitit 1997, disa edhe tė vitit 1998. Me kėtė vėllim ėshtė paraqitur njė hapėsirė tjetėr e poezisė sė tij.
Vjershat e "Fletorkės sė mesnatės" janė bisedė e dhimbshme me veten, me miqtė, me aleatėt dhe kundėrshtarėt, me njeriun ashtu siė ėshtė. Nata ėshtė e ngarkuar me zymtėsi dhe njeriu ėshtė mirė tė mos mendojė gjatė natės. Nata ėshtė depresive dhe njeriu ėshtė mirė tė ruhet prej rėnies, sidomos nė kohėra tė rėnda. Mirėpo ndėrgjegjja e poetit nuk mundet ta pranojė kėtė luks. Dhe ėshtė njė fat qė ndėrgjegjja e poetit ka ndenjur zgjuar e ka kthyer nė art situata e ndjesi qė njeriu i zakonshėm do t'i shmangte lehtė me njė qetėsues nervash. Poeti ka nyjėtuar nė artėn e tėj vuajtjet e njerėut qė e di pėrgjegjėsinė e tij para opinionit, qė t'i tregojė atij se ė'vlerė ka dhimbja. Po, edhe dhimbja ka vlerė! Eshtė njė ndjenjė fisnikėruese.
Ka qenė njė fat pėr njeriun shqiptar, subjektin qė pret letėrsinė nė gjuhėn shqipe, qė kėto dhimbje poeti la sjell atij si njė "realitet tė dytė", si realitet letrar. Ne dridhemi nga dhimbja e poetit, qė vjen prej "realitetit tė parė", ngjarjes sė ditės, gjėmės sė ditės, tronditjes sė ditės, tė cilin poeti nuk e ka pėrjetuar si poezi. Pėrmes dhimbjes letrare qė arriti tė shprehė Dritėro Agollė ne kemi mundur tė kuptojmė vlerėn e mahnitshme tė gjuhės qė flasim e qė kanė folur tė parėt tanė, vlerat e kėsaj pasurie qė i lidh shqiptarėt me burimin e kryehershėm tė popujve evropianė e indo-evropianė, finesat e saj tė brendshme, qė vetėm njė mjeshtėr i fjalės mund t'i bėjė tė ditura.
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Sponsor
i vjetėr 13-11-2009, 19:16   #22
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Postime: 1,714
Thanks: 0
Thanked 2 Times in 2 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 10
Alb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuar
Gjendja bazė Titulli: Letersia shqiptare ( Moderne )

Proza

Komisari Memo (1970), ndoshta pėr shkak tė ngjyresės sė fjalės "komisar", ėshtė njė libėr qė shpesh ėshtė gjendur i ekspozuar kritikės. A ėshtė "Komisari Memo" njė vepėr tipike e realizmit socialist, nė kuptimin e nėnshtrimit ideologjik (ndaj frymės sė partisė) dhe artistik (ndaj kanoneve), domethėnė njė vepėr skematikeė Vėshtirė tė thuhet po. Sė pari, sepse vetė figura qendrore e romanit, komisari Memo, ėshtė brenda llojit tė "njerėzve tė krisur" qė pėrmban nė tėrėsinė e vet letėrsia e Dritėro Agollit. Ai nuk ėshtė njė komisar i ngrirė nė rregulla e mendime, si dy paraardhėsit e tij, qė komandanti Rrapo i kishte pėrzėnė pa e zgjatur. Komisari Memo, "patriot i njė kohe tė re", e gjen pa vėshtirėsi gjuhėn e komunikimit me "shqiptarin e vjetėr patriot" komandantin Rrapo, qė ngjan si i thirrur prej kohės sė komitėve. Ai ėshtė njė hero qė herė-herė e shkel disiplinėn, bėn gabime, dashuron njė vajzė nė njė kohė kur pėr cėnim tė kėsaj tabuje, mund tė merrje vendimin e pushkatimit nga gjyqi partizan (duhej edhe shumė qė Kongresi i Helmėsit ta lejonte dashurinė), nuk bėn "trimėrira sokolash".
Zhurma e erėrave tė dikurshme (1964), njė pėrmbledhje me tregime, botuar mė 1964, u hoq nga qarkullimi pėr nxirje realiteti Nga pikėpamja letrare, kėto tregime, njė pjesė e tė cilave u ribotuan nė librin "Njerėz tė krisur", janė tė mbushura me personazhe atipike, me karakter e pamje tė paskalitura, me individualitete jashtė standartit, gjė qė pėrbėnte njė largim tė hapur nga parimet e metodės skematike zyrtare.
Nė romanin Njeriu me top (1975) Dritėro Agolli zbuloi njė marrėdhėnie tjetėr, krejt tė ndryshme nga ajo e "Gjeneralit tė ushtrisė sė vdekur" tė Kadaresė, sa i takon raportit tė njeriut shqiptar me armėn. Zot e rob i pushkės, i magjepsur dhe i marrosur prej saj, ky njeri bėn ėudira e marrėzira nga mė tė pabesueshmet. Ky njeri ėshtė i denjė tė thėrrasė me dėshpėrim njėsoj si Hamleti: "Dynjaja u prish! O hak i madh, ė'pretė!", ndonėse mund tė mos e ketė dėgjuar kurrė emrin e Shekspirit. Edhe nė kėtė roman shfaqen gjurmė tė babait patriark nė organizimin e bashkėsive bektashiane shqiptare.
Romani Trandafil nė gotė (1980) u prit nga mendimi letrar si njė "libėr rozė", por me kėtė vepėr Dritėro Agolli provoi tė bėnte njė sfidė tjetėr nė letėrsi, duke krijuar njė vepėr tė arrirė me njė personazh qė gjendet midis dashurish, pa tema epokale; pa epizėm dhe heroizėm. Me kėtė roman Agolli krijoi njeriun hero pėr merita tė dobėsisė, duke manifestuar njė hapėsirė lirie vetjake jashtė asaj lirie qė ofrohej prej mendimit shoqėror tė kohės.
Dritėro Agolli ėshtė njė shkrimtar i mėsuar me "goditje rrufesh". Nė vitin 1965, njė plenum i posaėėm i Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės pėr letėrsinė dhe artet, e kishte kritikuar nė raportin kryesor librin e tij "Zhurma e erėrave tė dikurshme", i cili pastaj u hoq fare nga qarkullimi. Ndonėse periudha e liberalizmit nė kulturė (1972-1974) e gjeti "nė pozita tė shėndosha" (sapo kishte botuar poemėn "Baballarėt", qė evokonte lidhjen e brezave dhe jo konfliktin e tyre), romani Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo, qė botohej pjesė-pjesė nė revistėn "Hosteni", u ndėrpre me porosi nga zyra tė larta tė shtetit. Nė mesin e viteve '70 njė teatėr vuri nė skenė dramėn e tij "Baladė pėr njė grua", ku personazhi qendror, njė aktiviste e partisė nė rreth, anėtare byroje, voton kundėr pėrjashtimit tė ish-burrit tė saj nga partia, por duke zbritur shkallėt pas mbledhjes i thotė: "Ti je i denjė pėr tė qėndruar nė parti, por jo pėr tė qenė burri im!". Ishte njė "kundravajtje ideologjike" qė nuk mund tė falej. Sipas vijės duhej tė ndodhte e kundėrta: marrėdhėnia nė familje vinte si rrjedhim i mbetjes ose jo nė parti. Shfaqja u ndalua dhe drama nuk u botua mė. Edhe dramat Fytyra e dytė e Mosha e bardhė nuk u pritėn mirė nga kritika zyrtare. Polemikė kritike u zhvillua pėr romanin "Trandafil nė gotė". Vitet '80 vijuan me njė varg zymtish tė tjera. "Hundėleshi" (i botuar mė pas me titullin "Kalorėsi lakuriq"), u kritikua ashpėr pėr ironi dhe aludime anti-ideologjjke. Kritikat ndoqėn edhe disa tregime dhe cikle poezish tė botuara nė gazetėn "Drita". Ndėrsa pėr romanin "Dėshtaku", qė pruri tek lexuesit njė realitet me dramė, u mbajt heshtje.
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-11-2009, 19:16   #23
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Postime: 1,714
Thanks: 0
Thanked 2 Times in 2 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 10
Alb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuar
Gjendja bazė Titulli: Letersia shqiptare ( Moderne )

Po i sjell ca poezi (te preferuarat e mia) nga Dritero Agolli

Trishtimi

Po iki me trishtim i zhgėnjyer nga miqtė
E mbylla dhe derėn qė rrinte e hapur
Pėr lajkatarėt, pėr rrenacakėt e smirėzinjtė
Qė shtireshin engjej tė dashur.

Ku vete s'e di , veė s'dua tė kthehem
Sėrishmė nė rrenat e jetės
Diku nė njė skaj tė largėt do prehem
me qafėn e futur nė jakėn gri tė xhaketės.


Letrat

Kur dashuroheshim nė kohėn tonė,
Kur tretesha dhe digjesha pėr ty,
Nga njeri-tjetri letrat vinin vonė,
Kalonte dhe njė muaj apo dy.

Po ndofta dashuria mbahej gjallė,
Se zjarrin mbanin letrat nė udhėtim
Me bicikletė a mushkė apo me kalė
Nė vapė e shi, dėborė dhe thellim.

Kur dashuroheshim nė kohėn tonė
Me zor na vinin letrat fshat-qytet
Nuk kishim nėpėr dhoma telefonė
Dhe nė ėndėrr s'kishte faks dhe internet.

Megjithatė mė mirė qė nuk kishte
As telefon as internet, as faks,
Se fjalė e nisur shpejt dhe mund ta vriste
Njė dashuri tė vjetėr pėr njė ėast...


Kur tė Jesh Mėrzitur Shumė

Kėtu s'do tė jem, do jem larguar;
Nėn tokė i tretur si tė tjerėt,
Nė kafenenė e preferuar
Nuk do mė shohin kamarierėt.

Dhe nėpėr udhėt ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thatė,
Mbi varrin tim do tė rrijė i heshtur
Njė qiparis si murg i ngratė.

Ti do trishtohesh atėherė,
Se s'do mė kesh nė dhomė tė gjallė,
Dhe, kur nė xham tė fryje erė,
Do qash me erėn dalėngadalė.

Po kur tė jesh mėrzitur shumė.
Nė raft tė librave kėrkomė,
Atje i fshehur do tė jem unė,
Nė ndonjė varg a ndonjė shkronjė

Mjafton qė librin pak ta heqėsh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshėsh,
Si njė blerim pas njė rrėkeje.
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-11-2009, 19:17   #24
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Postime: 1,714
Thanks: 0
Thanked 2 Times in 2 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 10
Alb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuar
Gjendja bazė Titulli: Letersia shqiptare ( Moderne )

Kur njė mėngjes

Do te jete mengjes e une do te vi patjeter.
Mbi xhaketen time do te kene rene petale
Nga lulet e kumbulles se vjeter,
Nga lulet e thanes se tharet.

Ahere ti s'do te jesh zgjuar akoma.
Une do te them emrin tend ne xhame
Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone:
"Ti cele heret, moj bajame!"

Do vershellej ngadale-ngadale
E s'do prish gjumin tend te bukur.
Do bien mbi mua petale
E do ulet ne sup nje flutur...

E, kur syte te hapesh, do te shohesh
Romantikun e perjetshem ne xhame
Dhe kengen e dashur do njohesh:
"Ti cele heret, moj bajame!"





Vetmija

E vetmuar ti, i vetmuar unė
Nga e diela deri tek e diela.
S'ke ė't'i bėsh, nuk dilet tek kjo turmė
Dhe sikur t'i ngjitėsh shpirtit vela.

Ja, pėr shembull, vela shpirti pati,
Do lundrosh me velat nėpėr dete,
Pėrsėri do kthehesh tek krevati,
Po atė vetmi do kesh me vete.

Dhe kėputen ditėt si tespihe
Nga e diela deri tek e diela.
S'i shpėtojmė aspak kėsaj vetmie
Dhe nėse na zgjojnė ne treqind gjela.




I Pėrndjekuri i Dashurisė

Unė jam i burgosuri yt
Rroj me prangat qė ti mė ke vėnė
Po ėudi as qelia s'mė mbyt
Dhe s'mė mbyt as dritarja e zezė

Kur ti prangat m'i hodhe nė mish
Unė i putha duart e tua
ėshtė rast i pashembullt ta dish
Qė xhelatin ta puth a ta dua

I pėrndjekuri yt erotik
I pėrndjekur tė mbetet gjithmonė
Erotim i mirė a i lig
Hidhmi duart nė fyt, torturomė

Ky burgim sa do zgjasė s'e di
I pėrjetshėm do kisha dėshirė
Veė ti eja mė shih nė qeli
Tė perndjekurit tėnd i vjen mir
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-11-2009, 19:18   #25
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Postime: 1,714
Thanks: 0
Thanked 2 Times in 2 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 10
Alb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuar
Gjendja bazė Titulli: Letersia shqiptare ( Moderne )

Dritėro Agolli

MUNDJA E LEKė DUKAGJINIT

1.
Grua, pėr ty u zura me Lekė Dukagjinin
E fjalė kėmbeva nė malet me fletė,
Po Lekė Dukagjini ishte trim e bir trimi
Dhe s’mundej dot lehtė...
Po Lekė Dukagjini nuk ishte Leka i Lecit,
Qė bėn njėqind lėshime nė punė;
Lekė Dukagjini i rrepti i tė rreptit
Ma tundte para syve kanunė
Dhe gjėmėn lėshonte si shkėmbi kur bie nė pėrrua:
“O mbaje gruan kėshtė si them unė,
O lėre gruan, se s’je pėr grua!”

2.
Grua, pėr ty u zura me Lekė Dukagjinin
Me gjyshin tim tė nderuar;
Dhe pritė njėri-tjetrit i zinim
Nė malet me shkrepa mbuluar…
Dhe unė here-herė i bėja lėshime
Dhe ty tė mundoja dhe brėnda tė mbaja
Dhe jetėn ta mbushja plot hidhėrime
Sus!
Me zėrin e egėr tė shaja
Se Lekė Dukagjini ma tundte kanunė
Dhe gjėmėn lėshonte si shkėmbi kur bie nė pėrrua:
“O mbaje gruan kėshtė si them unė,
O lėre gruan, se s’je pėr grua!”

3.
Grua, pėr ty u zura me Lekė Dukagjinin,
Se donte lėshime nga unė.
Pritė nė male njėri-tjetrit i zinim,
Ai mburrte kanunė, unė shaja kanunė.
“Eh, gjysh, ti je hedhur pėr gratė nė flakė,
Po pse nė kanun i ke sharėė
Eh, gjysh, ti gruan tėnde s’e ke dasht pakė,
Pse mua qė e dua mė quan tė marrėė”



4.
Njė ditė kanunin ja mora nga dora
Dhe copė ja bėra mes malesh tė lartė.
Iu drodh ajo mjekėr e bardhė dėborė
Pas ėetinės sė lashtė…
Dhe unė thirra:
E munda Lekė Dakagjinė!
(Natyrisht e munda kanunė;
I heq kapelėn pėr trimėrnė;
Ka qenė trim si furtunė…)
Ti, grua, mė pyete e sytė tė ndrinin,
Mė pyete ngadalė mėnjanė:
“Vėrtetė e munde Lekė Dukagjininė“
Dhe unė tė thash: e munda, po sytė ė’mė pan
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-11-2009, 19:19   #26
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Postime: 1,714
Thanks: 0
Thanked 2 Times in 2 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 10
Alb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuar
Gjendja bazė Titulli: Letersia shqiptare ( Moderne )

Fragment nga "NENE SHQIPERI"

Lerme te bie ne prehrin tend te ngrohte
o hallemadhja ime shekullore
te puth duart e tua me te mirat ne bote,
i ngazellyer te hesht ne heshtje foshnjore

Eh xhubleta jote
eh fustanella jote moj loke
vertitej ne skenat tragjike ne amfiteatrin e madh te Ballkanit

-nje cope, nje cope,
nje cike nje cike-
ulerinin ujqit mes zhegut kallkanit
dilnin nga shpellat si ne perrallat e vjetra
veshur me mburoja kaloresie
fshehur frak e turi ne helmeta
zbutur me frak diplomacie
zgjatnin kemben si ne perrallen e dhise e kecave
-tuk-tuk, hape jam une!
po nena e dinte gjuhen e genjeshtrave
lokja rrinte pa gjume
-tuk tuk, hape jam une
vij nga kongresi i Berlinit, vij nga Traktati i Londres, vij nga Mbledhja e Versajes
Jam gjyshja, jam gjyshi, jam cuni i dajes.
tuk tuk
ia hiq llozin portes
kemben e kam te bardhe, kemben e kam te mbare
-tuk tuk, hape jam une
po NENA rrinte pa gjume...!

______________________________

Kam qene ne klase te trete kur e kam mesuar permendesh kete fragment. Ma dha nje dite mesuesja ta merrja nga libri, dhe ta mesoja por nuk ma dha arsyen. Atehere nuk e kisha idene se cfare kuptimi kishin keto fjale, por sot qe kuptoj se si ka funksionuar pak a shume politika ne Ballkan, e shoh se cilet jane Ujqerit qe kerkojne "NJE COPE, NJE CIKE" nga Nena Shqiperi...dhe cilet zbuten me frak dipllomacie.

O hallemadhja ime shekullore...Nene Shqiperi!
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-11-2009, 19:20   #27
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Postime: 1,714
Thanks: 0
Thanked 2 Times in 2 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 10
Alb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuar
Gjendja bazė Titulli: Letersia shqiptare ( Moderne )

Vajta ne Stamboll
Te bej pazar
dhe per kujtim ta blej nje vazo balte
paqe dhe selam
ustah poqar dhe vazen me te mire
per mua ne e pate

vazoja nga dora sec me ra
dhe mu be 25 cope
me erdhi rrotull deti marmara
dhe duqani turk mu hap si grop

Pa me shau poqari rend turqisht,
une e shava shqip dhe mend i lash
per cudi poqari nuk u ligsht
vec dy pika lot ne sy i pash

mos u cmend ky turk e musliman
une e shaj ai me dur ne qaf
vazo tjeter mori ne dyqan
dhe me tha me shaj per bese prap

cer ti si une tha jam shqiptar
shqip vella ti sham edhe nje here
fjala shqipe z'blihet ne pazar
ne dyqan ka kohe qe se kam ndjere

vazoja nga dora sec me ra
dhe mu be 25 cope
me erdhi rrotull deti marmara
dhe duqani turk mu hap si grop

Pa me shau poqari rend turqisht,
une e shava shqip dhe mend i lash
per cudi poqari nuk u ligsht
vec dy pika lot ne sy i pash

mos u cmend ky turk e musliman
une e shaj ai me dur ne qaf
vazo tjeter mori ne dyqan
dhe me tha me shaj per bese prap

cer ti si une tha jam shqiptar
shqip vella ti sham edhe nje here
fjala shqipe z'blihet ne pazar
ne dyqan ka kohe qe se kam ndjere
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-11-2009, 19:22   #28
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Postime: 1,714
Thanks: 0
Thanked 2 Times in 2 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 10
Alb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuar
Gjendja bazė Titulli: Letersia shqiptare ( Moderne )

Ismail Kadare

Jeta dhe veprat

Ismail Kadare lindi nė qytetin e Gjirokastrės. Atje ai kaloi fėmijėrinė dhe kjo la gjurmė tė thella nė gjithė jetėn dhe krijimtarinė e tij. Shkollėn e mesme e kreu nė gjimnazin "Asim Zeneli". Mė pas kreu studimet e larta nė Fakultetin e Historisė e tė Filologjisė nė Universitetin e Tiranės, pastaj nė Institutin "Gorki" tė Letėrsisė Botėrore nė Moskė. Kėto studime iu ndėrprenė pėr shkak tė krizės politike ndėrmjet Shqipėrisė dhe ish Bashkimit Sovjetik. Kadareja ka punuar nė gazetėn "Drita", pastaj drejtoi revistėn "Les letres albanaises". Sė fundi punonte nė profesion tė lirė. I.Kadare ka qenė dhe ėshtė protagonist i jetės politike dhe i mendimit tė vendit qysh prej viteve '60. Nė fund tė vitit 1990, dy muaj pas rėnies sė shtetit diktatorial, Kadare u largua sė bashku me familjen nė Paris, por mbajti lidhje mjaft tė shpeshta me Shqipėrinė. Ismail Kadare ėshtė njė nga personalitetet mė tė shquara tė kulturės shqiptare, ambasador i saj nė botė. Kadare ėshtė shkrimtari qė i ktheu mitet legjendare nė realitet, shkrimtari qė bėri histori prej prehistorisė; pa rėnė nė kundėrthėnie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht nė mėnyrė tė pėrkorė dhe pėr kohėn absolute. Nė Shqipėrinė e ndodhur nė udhėkryq vepra e Kadaresė ka qenė dhe mbetet njė shpresė apo njė ogur i bardhė pėr tė.
Ismail Kadare ėshtė autor i shumė veprave nė poezi e prozė, laureat i shumė ėmimeve kombėtare, kandidat i ėmimit Nobel pėr shumė vite me radhė, anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė dhe Anėtar i Akademisė Franceze tė Shkencave Morale.
Vepra e Ismail Kadaresė ėshtė pėrkthyer nė 32 gjuhė tė huaja duke arritur kėshtu njė rekord tė pėrhapjes nė tėrė botėn e qytetėruar.
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-11-2009, 19:23   #29
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Postime: 1,714
Thanks: 0
Thanked 2 Times in 2 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 10
Alb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuar
Gjendja bazė Titulli: Letersia shqiptare ( Moderne )

POEZIA E KADARESė

Poezia e Ismail Kadaresė ėshtė njė prej zhvillimeve mė novatore nė vjershėrimin shqip gjatė njė gjysmė shekulli. Ajo shprehu vendosmėrinė e shkrimtarėve tė brezit tė viteve '60 pėr tė realizzar qėllime estetike tė ndryshme prej paraardhėsve.
Frymėzime dialoshare (1954), ėndėrrimet (1957), Endėrr industriale (1960), Shekulli im (1961), Poemė e blinduar (1962), Pėrse mendoben kėto male (1964), Shqiponjat fluturojnė lart (1966), Motive me diell (1968), Koha (1976), Shqipėria dhe tri Romat, pėrbėjnė titujt kryesorė tė veprės poetike tė Kadaresė.
Ismail Kadare, ndryshe nga Agolli, nė periudhėn e parė tė krijimtarisė sė tij, u tėrhoq pas poemės epiko-lirike. Nė prirjen e pėrgjithshme ai nuk u shkėput prej frymės monumentalizuese tė poezisė sė mėparshme, por e kushtėzoi kėtė me tipin e njeriut shqiptar, tė historisė sė tij kombėtare, tė fatit tė tij nėpėr shekuj. Thuajse nė tė gjitha poemat e shkruara nė vitet '60 -'70 ka njė gėrshetim tė mjeteve tė reja tė tė shprehurit me mėnyrėn tradicionale tė tė vėshtruarit tė jetės dhe tė historisė:

Po s'ndėrron ai kurrė
Art i skulpturės
Gėnjeshtrėn mbi mua ka ngrėrė pėrgjithnjė.
I mbėrthyer nė dėshminė e saj tė rremė
Tė vėrtetėn kujtoj dhe qaj pėr tė.
(Laokonti)

Poezia e Kadaresė, ndryshe prej prozės sė tij, ėshtė pėrgjithėsisht e qartė, pa ekuivoke, shpesh marciale, thuajse pėrherė optimiste. Ajo, nė kritikėn zyrtare, ėshtė pritur si pasurim problematik i poezisė shqipe, veėanėrisht me temėn e qėndresės shumėshekullore tė popullit shqiptar nė rrugėn e tij tė gjatė tė historisė. Poezia e Kadaresė ėshtė poezi e sfidave tė mėdha shqiptare. Ajo ėshtė e pėrshkuar nga qėndrimi hyjnizues ndaj historisė kombėtare, ndaj lavdisė sė tyre, ndaj tokės sė tė parėve, ndaj gjuhės shqipe.
Qėndresa hyn nė poezinė e Kadaresė qysh prej kohėrave antike, deri nė periudhat mė tė afėrta tė historisė. Veėmas ajo lidhet me "motin e madh", tė epokės sė Gjergj Kastriotit; por Kadare hyjnizoi njė periudhė mė tė hershme se kjo, qė ishte mitizuar mė herėt prej Rilindjes Kombėtare: periudhėn e humanizmit evropian (siė mendon shkenca e historisė, kjo periudhė e gjeti Shqipėrinė nė tė njėjtėn shkallė zhvillimi me anėn tjetėr tė Adriatikut), e cila pati shprehjen e saj dhe nė njeriun dhe qytetėrimin shqiptar:

Njėzet e katėr luftra bėri,
Njėzet e katėr vdekje theu.
ėka mangut linte ditėn Gjergji,
Plotėsonte natėn Skėnderbeu.
(Portreti i Skėnderbeut)

Pėrgjithėsisht poezia e Kadaresė ėshtė e sunduar prej mitit tė sė shkuarės, evokimit tė lavdisė sė dikurshme. Kadare synon, pėrmes poezisė sė tij, ta ėlirojė njeriun shqiptar prej akuzash qė e kanė ndjekur ndėr shekuj, duke pėrfshirė akuzėn si popull i lindur me instinktin e luftės dhe tė mercenarizmit, binjak me armėn dhe peng i saj:

Dhe kur binin nė prille a nė vjeshtra
Nėpėr brinja tė shtrirė, nėpėr lugje,
Si me zjarre tė vegjėl tė pėtjetshėm
Era loste me xhufkat e kuqe.
(Nisja e shqiptarėve pėr nė luftė)

Poema epiko-lirike shqipe arriti njė nivel tė lartė afirmimi me vepra tė tilla tė I. Kadaresė, si "Pėrse mendohen kėto male" dhe "Shqiponjat fluturojnė lart", pastaj me "Shekulli i 20-tė", "Poemė e blinduar", "Shqipėria dhe tri Romat" e vepra tė tjera.
Poezia e Kadaresė ėshtė e prirur drejt sintetizmit dhe abstraksionit. Nė kėtė cilėsi poezia e Kadaresė tė sjell ndėrmend vjershėrimin e Migjenit. Sintetizmi shfaqet nė mungesėn e ėfarėdo subjekti apo elementi tė subjektit. Poemat e Kadaresė, pėrgjithėsisht poezia e tij, janė art mendimi, pa elemente tė rrėfimit (narracionit). Si tė tilla, si poema mendimi, ato ofrojnė shumėsi leximesh, nė kohė dhe nė miedise tė ndryshme.
Kadare nė problematikėn e poezisė shqipe, krijoi emėrtesėn e "temės sė madhe". dhe jo vetėm kaq, ai e ktheu nė mit atė, duke e bėrė mbizotėruese nė jetėn letrare tė vendit pėr mė shumė se dy dekada. Para sė gjithash poezinė e Ismail Kadaresė e intereson ajo qė shpesh quhet gojėdhėnė kombėtare ose mit i origjinės. Sfidat mė tė rėndėsishme tė historisė sė popullit shqiptar janė stacione tė poezisė sė tij.
Kadare i shkroi disa prej veprave tė tij mė tė rėndėsishme nė vargje tė lira, duke pėrvetėsuar vlera tė rėndėsishme tė vjershėrimit tradicional, prej De Radės deri tek Migieni. Nė fillimet e veta ishte i ndikuar prej poezisė ruse, veėmas prej Majakovskit. Poezia intime e Kadaresė ėshtė mjaft e ngrohtė, e drejtpėrdrejt, njė bashkėbisedim me tė dashurėn qė pėrgiithėsisht ėshtė larg si vend apo si kohė:

Do shkoj tė ulem pėrmbi pellgjet,
Tė pi nė gjunjė duke rėnė,
Nė grykė e di qė do mė ngelet
I ftohti medaljon i hėnės.

Gjithashtu poezia intime e Kadaresė pėrshkruhet nga malli pėr qytetin e lindjes, pėr njerėzit qė lanė gjurmė nė fėmijėrinė e tij,
pėr atdheun kur ndodhet larg tij, pėr kohėn studentore, vajzat dhe rrugėt e Moskės kur ėshtė nė atdhe, e mbi tė gjitha, pėr vajzėn qė le gjurmė nė shpirtin e tij, por qė pėrgjithėsisht ndodhet larg.
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-11-2009, 19:23   #30
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Postime: 1,714
Thanks: 0
Thanked 2 Times in 2 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 10
Alb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuar
Gjendja bazė Titulli: Letersia shqiptare ( Moderne )

RAPORTI NDėRMJET JETėS DHE VDEKJES

Raporti midis jetės dhe vdekjes, midis tė gjallėve dhe varreve, midis brezit qė shkoi dhe atij qė vjen, njė nga raportet mė thelbėsore tė qenies njerėzore, pėrbėn njė rregullator tė mbifuqishėm tė gjithė yllėsisė sė veprave tė Kadaresė. Synimi parėsor i ėdo letėrsie serioze qė tė qėndrojė mbi kohėn dhe hapėsirėn zuri vend kryesor qė tek romani "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur". Ky roman i kushtohet misionit tė njė shtabi ushtarak tė gjallė, i cili duhet t'i bėjė nderet e fundit njė armate tė tėrė ushtarėsh tė mbuluar me dhė. Vlera e jetės, ėmimi i vdekjes, taksa e gjakut, varrimi dhe zhvarrimi, muranat anonime dhe piramidat hijerėnda, ringjallja dhe rivdekja (rivrasja), arka e hirit dhe dosja e zezė, kamarja e turpit dhe pėrmendorja e nderit, harrimi dhe pėrjetėsia, vetėflijimi dhe kurbani, trupi dhe hija (fantazma, sozia, spiritus), janė nocione themelore artistike tė shkrimtarit.
Nė mėnyrė tė veėantė vdekja pėrbėn njė zgjedhje tė dendur tė autorit pėr tė dhėnė qėndrimin e tij ndaj jetės njerėzore. Ajo paraqitet nė formė individuale dhe kolektive, natyrore dhe heroike, tė mirėqenė dhe tė sajuar. Ajo vjen nga fati, nga hakmarrja, nga lufta, nga gjyqi, nga sėmundja nga mplakja; nė tė gjitha pamjet e saj, si ndėrprerje e zakonshme e jetės, si shpagim pėr vdekjen e tjetrit, si prurje e lėngatės, si varje apo pushkatim nga shteti, si zvarrisje apo linėim nga hakmarrja.
"Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", vepra qė i dha njohjen ndėrkombėtare Kadaresė, nuk ėshtė e para qė trajton raportin midis jetės dhe vdekjes. Qysh tek "Balada e zhvarrimit", kushtuar fatit pas-vdekjes tė prijėsit arbėr Gjergj Kastrioti, duket qartė prirja pėr tė zbuluar, nėpėrmjet qėndrimit ndaj varrit, kulturėn nga barbaria, dhunimin nga shenjtėrimi, sundimin e tė vdekurve mbi tė gjallėt.
Nė tregimin "E krehura", vdekja dhe varret, nė heshtjen e tyre, marrin vlerė fisnikėruese. Njeriu qė edhe me vdekjen dėshiron tė tregojė dinjitet dhe fuqi shpirtėrore ka njė varr tė thjeshtė, pa shenjė, nė njė kėnd tė padukshėm tė varrezave verilindore tė kryeqytetit, ndryshe nga shumė tė tjerė, qė, nė pėrputhje me hierarkinė zyrtare mbitokėsore, mbajnė mbi krye statuja, ornamente, lule dhe figura. Por ata nuk kanė bėrė mė shumė se Egla e vogėl pėr Shqipėrinė dhe s'kanė asnjė meritė pėr tė qenė tė diferencuar edhe pėrpara vdekjes e varrit. Nėpėrmjet varreve Kadareja ka stratifikuar gjithė shoqėrinė shqiptare, nė kuadrin e sė cilės veprojnė personazhet e tij.
Shtresėzimi i shoqėrisė nė veprėn e Kadaresė fillon me varret pa emėr, me muranat e thjeshta nė gryka malesh e pusish, me varrezat e zakonshme shqiptare, pranė kishės, rrethuar me selvi; pėr tė vazhduar mė tej me pėrmendoret dhe lapidarėt, me varret e shenjtėruar pėr motive patriotike, siė janė varret e dėshmorėve (le tė kujtojmė, pėr shembull, varrin e veėantė tė Alush Tabutgjatit; varrin e Skėnderbeut ose edhe tė pashait turk nė Orikum) dhe pėr tė pėrfunduar me piramidėn e faraonit Keops ose arkėn e hirit tė trupit tė djegur tė ėu En Lait, qė, sipas testamentit tė tij, u derdh mbi hapėsirėn ndėrkontinentale tė Kinės, pėr ta pushtuar me frymėn e vet.

Ismail Kadare ėshtė nga personalitetet mė tė shquara tė letėrsisė shqiptare. Me veprėn e tij, qė ka shėnuar njė numėr rekord tė pėrkthimeve (nė rreth 32 gjuhė tė huaja) ai e bėri tė pranishme Shqipėrinė nė botė, me historinė dhe me kulturėn e saj shekullore.
Kadareja qė nė vitet '60 shėnoi kthesė nė letėrsinė shqiptare me poezinė dhe prozėn e tij. Brenda potencialit tė tij krijues janė mitet dhe legjendat, e shkuara dhe e ardhmja, raportet e pėrkohshmėrisė dhe tė pėrjetėsisė, dramat e kaluara dhe ato tė tashmet, veset dhe virtytet shqiptare, kullat dhe pallatet moderne, qėndresa dhe humbja, zhdukja dhe ringjallja, tė gjitha labirintet e jetės dhe tė vdekjes. Duket sikur asgjė ėka ėshtė shqiptare, nuk mund t'i shpėtojė syrit tė shkrimtarit tė madh.
E gjithė vepra e Ismail Kadaresė qė nga botimi i parė deri te i fundit ndrit nga mesazhi dhe shpresa pėr njė Shqipėri tė barazuar me shtetet mė tė qytetėruara tė botės, sepse asktu e meriton, ndihet tė pohojė autori.
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-11-2009, 19:25   #31
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Postime: 1,714
Thanks: 0
Thanked 2 Times in 2 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 10
Alb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuar
Gjendja bazė Titulli: Letersia shqiptare ( Moderne )

BOTIMET

1- Frymėzime djaloshare, Lirika; Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve, Tiranė, 1954
2- ėndėrrimet, lirika dhe poema; Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve, Tiranė, 1957
3- Princesha Argjiro, poemė; Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve, Tiranė, 1958
4- Princesha Argjiro, poemė; Naim Frashėri, Tiranė, 1967
5- Princesha Argjiro, poemė; Rilindja, Prishtinė, 1970
6- Princesha Argjiro, poemė; Rilindja, Prishtinė, 1972
7- Princesha Argjiro, poemė; Rilindja, Prishtinė, 197(ė)
8- Princesha Argjiro, poemė; Shtėpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranė, 1977
9- Princesha Argjiro, poemė; Rilindja, Prishtinė, 1983
10- Shekulli im, vjersha dhe poema; Naim Frashėri, Tiranė, 1961
11- Gjenerali i ushtrisė sė vdekur, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1963
12- Gjenerali i ushtrisė sė vdekur, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1967
13- Gjenerali i ushtrisė sė vdekur, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1971
14- Gjenerali i ushtrisė sė vdekur, roman; Rilindja, Prishtinė, 1973
15- Gjenerali i ushtrisė sė vdekur, roman, botim i dytė; Rilindja, Prishtinė, 1976
16- Gjenerali i ushtrisė sė vdekur, roman; Shtėpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranė, 1978
17- Gjenerali i ushtrisė sė vdekur, roman, botim i tretė; Rilindja, Prishtinė, 197(ė)
18- Gjenerali i ushtrisė sė vdekur, roman, botim i katėrt; Rilindja, Prishtinė, 1980
19- Gjenerali i ushtrisė sė vdekur, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1980
20- Gjenerali i ushtrisė sė vdekur, roman; Rilindja, Prishtinė, 1990
21- Gjenerali i ushtrisė sė vdekur, roman; Fayard, Paris, 1998
22- Pėrse mendohen kėto male; Naim Frashėri, Tiranė, 1964
23- Vjersha dhe poema tė zgjedhura; Naim Frashėri, Tiranė, 1966
24- Gurėgdhendėsit, poemė; Naim Frashėri, Tiranė, 1967
25- Motive me diell, vjersha dhe poema; Naim Frashėri, Tiranė, 1968
26- Motive me diell; Rilindja, Prishtinė, 1978
27- Qyteti i Jugut, tregime dhe reportazhe; Naim Frashėri, Tiranė, 1967
28- Qyteti i Jugut, tregime; Rilindja, Prishtinė, 1971
29- Dasma, roman; Rilindja, Prishtinė, 1967
30- Dasma, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1968
31- Kėshtjella, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1970
32- Kėshtjella, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1973
33- Kėshtjella, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1976
34- Kėshtjella, roman; Rilindja, Prishtinė, 1976
35- Kėshtjella, roman; Shtėpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranė, 1977
36- Kėshtjella dhe helmi, pjesė teatrore; Naim Frashėri, Tiranė, 1977
37- Kėshtjella, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1978
38- Kėshtjella, pėrshtatur pėr fėmijė; Naim Frashėri, Tiranė, 1979
39- Kėshtjella, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1980
40- Kėshtjella, roman; Rilindja, Prishtinė, 1980
41- Kasnecėt e shiut, roman motėrzim pėrfundimtar; Fayard, Paris, 1994
42- Kasnecėt e shiut, roman motėrzim pėrfundimtar; Dukagjini Pejė 1997
43- Kronikė nė gur, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1971
44- Kronikė nė gur, roman; Rilindja, Prishtinė, 1972
45- Kronikė nė gur, roman; Rilindja, Prishtinė, 1976
46- Kronikė nė gur, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1978
47- Kronikė nė gur, roman: Rilindja, Prishtinė, 1980
48- Kronikė nė gur, roman; Fayard, Paris, 1997
49- Kronikė nė gur, roman; Onufri, Tiranė, 2000
50- Linja tė Largėta, shėnime udhėtimi; Naim Frashėri, Tiranė, 1971
51- Autobiografia e popullit nė vargje, studim, shėnime kritike; Naim Frashėri, Tiranė, 1971
52- Dimri i vetmisė sė madhe, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1973
53- Dimri i madh, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1977
54- Dimri i vetmisė sė madhe, roman; Fayard, Paris, 1999
55- Nėntori i njė kryeqyteti, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1975
56- Nėntori i njė kryeqyteti, roman; Rilindja, Prishtinė, 1980
57- Nėntori i njė kryeqyteti, roman; Fayard, Paris, 1997
58- Pėrse mendohen kėto male; Shqiponjat fluturojnė lart; ėndėrr industriale, poema; Shtėpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranė, 1975
59- Poema tė zgjedhura pėr fėmijė; Naim Frashėri, Tiranė, 1975
60- Koha, vjersha dhe poema; Naim Frashėri, Tiranė, 1976
61- Poezi; Naim Frashėri, Tiranė, 1976
62- Emblema e dikurshme, tregime dhe novela; Naim Frashėri, Tiranė, 1977
63- Emblema e dikurshme, tregime dhe novela; Naim Frashėri, Tiranė, 1981
64- Kėshtjella dhe helmi, pjesė teatrore; Naim Frashėri, Tiranė, 1977
65- Ura me tri harqe, novela; Naim Frashėri, Tiranė, 1978
66- Ura me tri harqe, novela; Rilindja, Prishtinė, 1980
67- Nė muzeun e armėve, poemė; Naim Frashėri, Tiranė, 1978
68- Nė muzeun e armėve, poemė; Naim Frashėri, Tiranė, 1989
69- Poezi; Naim Frashėri, Tiranė, 1979
70- Komisioni i festės; Rilindja, Prishtinė, Rilindja, Prishtinė, 1980
71- Gjakftohtėsia, novela; Naim Frashėri, Tiranė, 1980
72- Gjakftohtėsia, novela; Rilindja, Prishtinė, 1980
73- Autobiografia e popullit nė vargje, studim; Naim Frashėri, Tiranė, 1980
74- Buzėqeshje mbi botė, poezi e zgjedhur; Rilindja, Prishtinė, 1980
75- Prilli i thyer; Rilindja, Prishtinė, 1980
76- Vepra letrare 1, poezi; Naim Frashėri, Tiranė, 1981
77- Vepra letrare 2, poema; Naim Frashėri, Tiranė, 1982
78- Vepra letrare 3, Gjenerali i ushtrisė sė vdekur; Naim Frashėri, Tiranė, 1981
79- Vepra letrare 4, Kėshtjella, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1981
80- Vepra letrare 5, Kronikė nė gur, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1981

Vazhdon ..
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-11-2009, 19:25   #32
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Postime: 1,714
Thanks: 0
Thanked 2 Times in 2 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 10
Alb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuar
Gjendja bazė Titulli: Letersia shqiptare ( Moderne )

81- Vepra letrare 6, Nėntori i njė kryeqyteti; Naim Frashėri, Tiranė, 1983
82- Vepra letrare 7, Dimri i madh; Naim Frashėri, Tiranė, 1983
83- Vepra letrare 8, Kush e solli Doruntinėn; Ura me tri harqe; Lėkura e daulles; 1981
84- Vepra letrare 9, Pashallėqet e mėdha; Naim Frashėri, Tiranė, 1981
85- Vepra letrare 10, Prilli i thyer; Muzgu i perėndive tė stepės; Naim Frashėri, Tiranė, 1981
86- Vepra letrare 11, Tregime dhe novela; Naim Frashėri, Tiranė, 1981
87- Vepra letrare 12, Publiėistikė, Autobiografi e popullit nė vargje, reportazhe, shėnime udhėtimi, intervista; Naim Frashėri, Tiranė, 1981
88- Poezi; Shtėpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranė, 1985
89- Koha e shkrimeve, tregime, novela, pėrshkrime; Naim Frashėri, Tiranė, 1986
90- Koncert nė fund tė dimrit, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1989
91- Koncert nė fund tė dimrit, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1990
92- Koncert nė fund tė stinės, roman; Fayard, Paris, 1999
93- Dosja H, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1990
94- Dosja H, roman; Fayard, Paris, 1996
95- Ftesė nė studio; Naim Frashėri, Tiranė, 1990
96- Ftesė nė studio; Rilindja, Prishtinė, 1990
97- Eskili, ky humbės i madh, studim; 8 Nėntori Tiranė, 1990
98- Viti i mbrapshtė; Rilindja, Prishtinė, 1990
99- Pėrbindėshi, roman; Vreber, Prizren, 1990
100- Pėrbindėshi, roman; Shtėpia Botuese e Lidhjes sė Shkrimtarėve, Tiranė 1991
101-Pėrbindėshi, roman; Fayard, Paris, 1998
102-ėndėrra mashtruese, tregime, novela; Naim Frashėri, Tiranė, 1991
103-Ardhja e Migjenit nė letėrsinė shqipe, studime; 8 Nėntori, Tiranė, 1991
104- Nga njė dhjetor nė tjetrin, kronikė, kėmbim letrash, pėrsiatje; Fayard, Paris, 1991
105- Pesha e Kryqit; Fayard, Paris, 1991
106- Vepra, vėllimi i parė: Tregimet e tejkohshme: Prometheu, ėndėrra mashtruese, Pėrpara banjės, Nata e Sfinksit, Piramida, Kush e solli Doruntinėn, Ura me tri harqe, Muri i madh; Fayard, Paris, 1993
107- Vepra vėllimi i dytė: Tregimet e ditės qė po thyhej, Kisha e Shėn Sofisė, Shėnime nga Kapiteneria e Portit, Sjellėsi i fatkeqėsisė, Kamarja e turpit; Fayard, Paris, 1994
108- Vepra vėllimi i tretė: Komisioni i festės, Qorrfermani, Pallati i ėndėrrave, Vjedhja e gjumit mbretėror, Breznitė e Hankonatėve, Heqja e mjeshtėrisė sė munxadhėnėsve, Lamtumira e sė keqes; Fayard, Paris, 1995
109- Vėllimi i katėrt: Viti i mbrapshtė, Prilli i thyer, Dosja H, Kėnga, Kalimet e nėndheshme, Konkurs bukurie pėr burrat nė Bjeshkėt e Nėmuna; 1996
110- Vėllimi i pestė, Kronikė nė gur, Nėntori i njė kryeqyteti, Rrėfim trikohėsh, Triptik: Koha e shkrimeve, Koha e parasė, Koha e dashurisė; 1997
111- Vepra vėllimi i gjashtė: Qyteti pa reklama, Gjenerali i ushtrisė sė vdekur, Muzgu i perėndive tė stepės, Pėrbindėshi; Fayard, Paris, 1998
112- Vepra vėllimi i shtatė, Dimri i vetmisė sė madhe, roman; Fayard, Paris, 1999
113- Vepra vėllimi i tetė: Koncert nė fund tė stinės, roman; Fayard, Paris, 1999
114- Piramida, roman, Vepra, vėllimi i parė; Fayard, Paris, 1993
115- Piramida, roman, ėabej, Tiranė, 1995
116- Shkaba, roman; ėabej, Tiranė, 1995
117- Shkaba, roman; Dukagjini, Pejė, 1996
118- Spiritus, roman; Onufri, Tiranė, 1996
119- Spiritus, roman; Onufri, Tiranė, 2000
120- Dialog me Alain Bosquet; Onufri, Tiranė, 1996
121- Dialog me Alain Bosquet; Onufri, Tiranė, 1996
122- Legjenda e legjendave, ese; Dukagjini, Pejė, 1996
123- Pallati i ėndėrrave, roman; Dukagjini, Pejė, 1996
124- Pallati i ėndėrrave, roman; Onufri, Tiranė, 1999
125- Kush e solli Doruntinėn; Flaka e Vllazėrimit, Shkup, 1997
126- Kush e solli Doruntinėn; Album, Tetovė, 1997
127- Kushėriri i ėngjėjve, ese; Onufri, Tiranė, 1997
128- Tri kėngė zie pėr kosovėn, tregime; Onufri, Tiranė, 1998
129- Kombi shqiptar nė prag tė mijėvjeėarit tė tretė, ese; Onufri, Tiranė, 1998
130- Ikja e shtėrgut, tregim; 1999
131- Ra ky mort e u pamė; Onufri, Tiranė, 1999
132- Qorrfermani; Onufri, Tiranė, 1999
133- Vjedhja e gjumit mbretėror, tregime; Onufri, Tiranė, 1999
134- Ra ky mort e u pamė; Onufri, Tiranė, 2000
135- Kohė barbare, Nga Shqipėria nė Kosovė, Biseda me Denis Fernandez Rėcatala; Onufri, Tiranė, 2000
136- Breznitė e Hankonatėve, roman; Onufri, Tiranė, 2000
137- Bisedė pėrmes hekurash me Ushkin Hotin; Onufri, Tiranė, 2000
138- Lulet e ftohta tė marsit, roman; Onufri, Tiranė, 2000

1936 Jeta dhe Vepra

Hyrje
Botimet
Analiza
Qėndresa tek Kadare
Dilema ndėrmjet Urės dhe Kėshtjellės
Ringjallja dhe Kulti i Besės
Kronikė nė Gur
Nėpunėsi i Pallatit tė ėndėrrave
Dimrat nė Romanet e Kadaresė
Poezi
Edhe kur Kujtesa
Gjuha Shqipe
Kėrcėnimi
Kinema e Vjetėr
Koha e Pamjaftueshme
Kristal
Ky Dimėr
Laokoonti
Mall
Malli i Shqipėrisė
Nė Leksion
Nė Parkun qė e Mbuluan Fletėt
Njė Vajzė
Tetor
Fund Vjeshte
Qiell Dimri
Tė Huaj jemi
Ti dhe Hėna
Ti ishe pėr mua
Ti qave
Unė pashė lulet e para
Varri
Kronikė nė Gur
Fragmenti I
Pėrbindėshi
Fragmenti I
Nėpunėsi i Pallatit tė ėndėrrave
Fragmenti I
Gjenerali i Ushtrisė sė Vdekur
Fragmenti I
Qyteti pa Reklama
Fragmenti I
Fragmenti II
Fragmenti III
Fragmenti IV
Fragmenti V
Fragmenti VI
Fragmenti VII
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-11-2009, 19:26   #33
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Postime: 1,714
Thanks: 0
Thanked 2 Times in 2 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 10
Alb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuar
Gjendja bazė Titulli: Letersia shqiptare ( Moderne )

Ti qave

Ti qave dhe mė the me zė tė ulėt
Se unė tė trajtoja si prostitutė.
Athere lotėve tė tu s'ua vura veshin
Tė desha, pa e ditur se tė desha.

Veė njė mėngjes tė beftė kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazėt m'u duk,
Athere kuptova ė'kisha humbur,
ė'kisha fituar kuptova gjithashtu.

Mė rrezėllinte si smerald mėrzija,
Dhe lumturia ngrysej si njė muzg me re...
Nuk dija kė tė zgjidhja nga tė dyja
Sepse secila m'e bukur se tjetra qė.

Se ish i tillė ky koleksion bizhush
Qė dritė e terr lėshonte njėkohėsisht,
Qė njėqindfish etjen pėr jetėn shtonte,
Por dhe qė vdekjen ndillte njėqindfish.
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-11-2009, 19:27   #34
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Postime: 1,714
Thanks: 0
Thanked 2 Times in 2 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 10
Alb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuar
Gjendja bazė Titulli: Letersia shqiptare ( Moderne )

Poezi nga Ismail Kadare

Ti ishe pėr Mua
Ti ishe pėr mua e pamposhtur si Troja
Troja qė unė dot s'e pushtoja.
Ti ishe pėr mua e pakuptueshme,
Mė e pakuptueshme se mbishkrimet etruske

Vetėm nė ėndrra, ah, nė ėndrra
T'i pėrqafoja flokėt e dendura.
Gaz mė shumė ndjeja tek tė pushtoja
Se gjithė grekėt kur ra Troja.

Vetėm nė ėndrra m'ishe e kuptueshme,
Ti, e shtrenjta ime etruske.



Njė Vajzė

Duke tė puthur, pa tė dashur
Nė shpirt ai ty tė plagoi
Buzėpėrgjakur nga tė kuqtė e tu,
si vrasės tinėz shkoi


Krenar qė ty "tė shtiu nė dorė"
Gjith' shokėve emrin tėnd ua tha.
Pranė gotės sė birrės pėr ty folėn
nė park, tė dielave ata.


Dhe ti e vetme mbete, bosh
mbenė sytė e ty nė net bilbilash
Si sheshi i shkretė, ku posa ndodhi
Njė katastrofė automobilash.


Tani kur shkon Rrugės sė Dibrės
Ata me sy tė ndjekin pas
Pataj me bėrryl i bien shokut
"E sheh filanenė E ka pas..."


Dhe ti ul kokėn shpejton hapin
T'arrish tek shoqja sa mė shpejt
Tė pėrsėrisėsh fjalėt standart:
"Ah, njėlloj janė tė tėrė djemtė"


Tė dyja t'ulura pranė radios
Do ndizni heshtur njė cigare
tek supi i saj, nėn fjalė lajmesh
njė ėast dremitja do tė t'marrė


Dhe do tė tė ėojė tek njė rrugė tjetėr
M'e gjerė, m'e bukur dhe mė e re
Atje nė sfond fabrikash, njerėzit
Nga kembėt s'do tė tė venė re.


Atje ku t'ecėsh midis turmash
Nė njė grup djemsh, ndoshta midis
Dikush me brryl do t'i bjerė shokut:
"E sheh filanenė Ishim miq..."
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-11-2009, 19:28   #35
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Postime: 1,714
Thanks: 0
Thanked 2 Times in 2 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 10
Alb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuar
Gjendja bazė Titulli: Letersia shqiptare ( Moderne )

Kristal

Ka kohe qe s'shihemi dhe ndiej
Si te harroj un' dalngadal,
Si vdes tek une kujtimi yt
Si vdesin floket dhe gjithcka
Tani kerkoj une posht' e lart
Nje vend ku ty te te leshoj.
Nje strofe a note a nje brilant
Ku te te le, te puth, te shkoj.

Ne s'te pranofte asnje varr
Asnje mermer a morg-kristal.
Mos duhet vall' prap te te mbart
Gjysem te vdekur, gjysme te gjalleė

Ne s'gjetsha hon ku te te hedh
Te gjej nje fushe a nje lulnaje
Ku butesisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund te te shperndaj.

Te te mashtroj ndoshta keshtu
Dhe te te puth e t' ik pa kthim
Dhe nuk do te dime as ne, askush
Harrimi ish ky, a s'ish harrim.
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-11-2009, 19:28   #36
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Postime: 1,714
Thanks: 0
Thanked 2 Times in 2 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 10
Alb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuar
Gjendja bazė Titulli: Letersia shqiptare ( Moderne )

Zef Brozi

Qė nė fillim tė kėtij shkrimi i kėrkojmė falje Kadaresė. E dimė qė Kadaresė nuk i pėlqejnė shkrimet qė i kushtohen atij dhe sidomos lėvdatat. Madhėshtia e veprės sė Kadaresė flet vetė. Ajo ėshtė edhe mbrojtėsja ... mė brilante e sė vėrtetės. Ne mendojmė gjithashtu, se Kadare nuk meriton tė sulmohet. Aq mė tepėr nga ne shqiptarėt. Nė kėtė shkrim ne duam thjeshtė tė shprehim shkurt mendimet tona pėr disa ėėshtje qė lidhen me Kadarenė si kandidat i ėmimit “Nobel”, me respektimin e simboleve tė kulturės dhe historisė sonė kombėtare, me rolin e gjithė shqiptarėve dhe institucioneve e organizmave shqiptare nė vlerėsimin dhe nderimin e personaliteteve tė kulturės sonė kombėtare nė pėrgjithėsi e tė Kadaresė nė veėanti. Fakti se Kadareja ka qenė disa herė kandidat pėr ėmimin “Nobel”, nga njė anė na gėzon ne dhe besoj edhe gjithė shqiptarėt, por nga njė pikėpamje edhe na dėshpėron. Natyrshėm lind pyetja: Pėrse akoma Kadare nuk e ka fituar ėmimin “Nobel”ė Padyshim qė vepra e Kadaresė e mė se ‘50 viteve ėshtė e atyre pėrmasave dhe niveleve qė duhej ta bėnte Kadarenė prej kohėsh fitues tė kėtij ėmimi. Tė huajt shprehin habi qė njė shkrimtar aq i madh tė ketė dalė nga njė vend i izoluar dhe shumė pak i njohur. Jo rrallė, disa tė huaj e pohojnė pa hezitim se Kadare do tė ishte prej vitesh fitues i ėmimit “Nobel”, nėse ai do kishte qenė amerikan, anglez, italian, grek etj. Sigurisht, ata nuk duan tė fajėsojnė Kadarenė pse ai ėshtė shqiptar. Po atėherė ėfarė e pengon dhėnien e ėmimit “Nobel” Kadaresėė A mos vallė komiteti pėrkatės i ėmimit “Nobel” nė letėrsi ndikohet nga disa shkrime e kritika tė padenja e dashakeqėse, madje edhe shpifėse, qė disa individė kanė bėrė e bėjnė kundėr Kadaresėė Pėrse ne shqiptarėt vazhdojmė tė veprojmė kundėr vetvetesė

Mendojmė se ėshtė i nevojshėm dhe dinjitoz njė qėndrim dashamirės i gjithė shqiptarėve, institucioneve e organizmave shqiptare nė Shqipėri, Kosovė etj, pėr kolosin e kulturės sonė kombėtare, Ismail Kadare. Ne jemi tė vonuar nė mbėshtetjen masive ndėrkombėtare qė si shqiptarė duhet t’i bėjmė veprės dhe personalitetit tė Kadaresė nė botė dhe nė Komisionin e Dhėnies sė ėmimit Nobel. Nė kėtė mėnyrė, nė radhė tė parė, afirmojmė kulturėn tonė kombėtare, nė kėtė mėnyrė do tė pėrfitojė dhe do tė vlerėsohet sė pari kombi dhe kultura shqiptare. Ne shqiptarėt duhet ta pranojmė me keqardhje se aktualisht s’kemi aq shumė pėr t’u mburrur nė sytė e botės. (Nė tė vėrtetė shqiptarėve dita-ditės po u del nami i keq pothuajse nė gjithė botėn, nga aktet kriminale tė disa individėve.) Por tė paktėn sot kemi tre personalitete, tre simbole kombėtare tė pėrmasave botėrore: Heroin tonė kombėtar Gjergj Kastrioti “Skėnderbeu”, Nėnė Terezėn dhe Ismail Kadarenė. Natyrisht qė ne nuk mohojmė se ka pasur, ka e do tė ketė edhe tė tjerė shqiptarė tė shquar nė fusha tė ndryshme dhe nė etapa tė ndryshme, por varet tė ėfarė pėrmasave janė e do tė jenė ata nė kontekstin botėror. Ky shkrim as nuk synon dhe as ka mundėsinė tė bėjė analizėn e personaliteteve tė rėndėsishme tė kombit tonė. Duke veėuar kėto tre simbole ne kurrė, nuk nėnvleftėsojmė personalitetet e tjera tė kombit tonė. Dihet se ėdo komb i ruan dhe krenohet me simbolet e tij, simbolet e historisė dhe kulturės sė tij. Ndėrsa disa shqiptarė bėjnė tė kundėrtėn. A ka mė turp qė vetė shqiptarėt tė ngrihen edhe kundėr simboleve tė tyre kombėtare pėr t’i mohuar e denigruar atoė Nėse ne vetė nuk respektojmė simbolet dhe personalitetet tona kombėtare, atėherė ėfarė mund tė pritet nga tė huajtė E megjithatė, nė mjaft raste tė huajt janė ata qė i vlerėsojnė mė shumė personalitetet dhe simbolet tona kombėtare. Mendojmė se liria e fjalės dhe e shtypit nuk shkon deri nė atė masė sa tė mohosh dhe denigrosh edhe ato pak vlera e simbole kombėtare, me tė cilat na njeh sot bota e civilizuar. Tė gjithė shqiptarėt, pra edhe diaspora shqiptare, kudo ku ndodhet, duhet tė jetė mė aktive pėr t’i dhėnė pėrgjigjen e duhur qėndrimeve dhe veprimeve tė tilla antikombėtare, antishqiptare. ėshtė fat i mirė qė simboli i tretė i kombit tonė, Ismail Kadare, ėshtė gjallė dhe vazhdon tė pasurojė fondin e letėrsisė shqiptare e botėrore. Vepra e Kadaresė flet vetė. Kadare ėshtė jo vetėm njė shkrimtar i madh botėror, por edhe njė ndėr shqiptarėt mė atdhedashės. Ai ėshtė mbrojtės i principeve tė njė demokracie reale nė Shqipėri e Kosovė, mbrojtės i menėur i ėėshtjes shqiptare nė arenėn ndėrkombėtare, fshikullues i sė keqes, i guximshėm nė kritikat kundėr korrupsionit dhe mafias, mbrojtės i tė drejtave tė njeriut dhe vlerave njerėzore pa asnjė lloj dallimi e diskriminimi. Kadare ėshtė diplomati i shkėlqyer i kombit shqiptar nė botė. Do tė jetė nė tė mirė tė popullit shqiptar, qė politikanėt shqiptarė nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni e Mal tė Zi t’i dėgjojnė dhe vėnė nė jetė kėshillat e Kadaresė. (Apo politikanėt tanė s’kanė nevojė pėr kėshilla se i dinė tė gjitha!)

Disa e mohojnė faktin se Kadare ka dhėnė njė kontribut tė ėmuar nė lėvizjen pėr demokratizimin e Shqipėrisė. Disa pėrmendin epitetet e shpifura tė diktaturės komuniste, qė nė tetor 1990 e cilėsuan Kadarenė “tradhėtar tė Shqipėrisė”. Vetė Lėvizja Studentore e Dhjetorit tė 1990-ės vlerėsoi dhe brohoriti emrin e Kadaresė, i cili me gjestin e tij simbolik nė tetor tė 1990-ės, duke kėrkuar azil politik nė Francė, nė fakt i bėnte apel rinisė dhe gjithė popullit shqiptar se duhej ngritur fuqimisht pėr shembjen e diktaturės dhe pėr ndėrtimin e njė Shqipėrie demokratike. Disa pyesin, pse Kadareja nuk u burgos gjatė regjimit komunistė Ata do ta vlerėsonin Kadarenė vetėm nėse ai do tė kishte qenė i burgosur pėr shumė vite, dhe mbase edhe tė kishte vdekur nga torturat nė burgjet e diktaturės! Shqiptarėt duhet tė jenė tė lumtur qė njė gjė e tillė nuk ndodhi. Nė diktatura, tė burgosurit politik janė me mijėra. Por personalitete si Kadare, kombi shqiptar rrallė mund tė ketė. Me Kadarenė tė mbyllur nė burgjet komuniste, kombi shqiptar do tė kishte thjesht njė tė burgosur mė shumė. Ndėrsa me Kadarenė shkrimtar tė lirė qė shkruan kundėr burgjeve, kombi pėrfitoi njė personalitet me famė botėrore. Pra, cilin Kadare do tė zgjidhnin shqiptarėtė

Tė dashur bashkėkombas! Asnjė njeri i madh nė botė, asnjė Nobelist, qofshin edhe ata qė lindėn e jetuan nė vende demokratike e jo nėn thundrėn e diktaturave, nuk kanė qenė e nuk janė perfekt. E megjithatė, popujt e tyre kanė ditur t’ua nxjerrin nė pah, apo edhe t’ua zmadhojnė akoma mė shumė vlerat dhe madhėshtinė e tė pėrfitojnė prej tyre nė shumė aspekte, madje politikisht dhe ekonomikisht. Perfektshmėria mund tė synohet nga tė gjithė, por mbase askush, pra as njerėzit e mėdhenj, nuk e arrijnė atė. Le t’i marrim Kadaresė ato anė qė e bėjnė atė tė madh, dhe qė i jep kombit shqiptar tė drejtėn tė krenohet me veprėn e tij. Edhe vendet e mėdha si Amerika krenohen dhe kanė shumė pėrfitime, kur njė shtetas i tyre fiton ėmimin Nobel. Ndėrsa pėr vende si Shqipėria, njė gjė e tillė do tė ishte njė mrekulli qė ngjet shumė rrallė. Kur Kadare tė marrė ėmimin Nobel, emri i Shqipėrisė dhe kombit shqiptar do tė pėrmendet nė gjithė botėn. Interesi i tė huajve pėr letėrsinė dhe kulturėn shqiptare do tė rritet. Mbase pėr disa tė huaj do jetė njė zbulim qė nė botė ekziston njė vend qė quhet Shqipėri, dhe do tė kenė kuriozitet pėr ta vizituar. Autorė tė tjerė shqiptarė do tė kenė shansin tė bėhen edhe mė tė njohur dhe tė konkurojnė pėr ėmime Nobel e ėmime tė tjera nė tė ardhmen. Mbase edhe turizmi e biznesi nė Shqipėri e Kosovė mund tė pėrfitojnė me miliona dollarė nė vit me emrin e Kadaresė Nobelist. Dhe me Kadarenė Nobelist do tė mund tė krenohen e pėrfitojnė edhe vetė ata qė e kritikojnė dhe shkruajnė kundėr tij. Shqiptarėt duhet tė bėjnė atė qė u takon pėr tė mos e humbur kėtė shans tė rrallė, qė nuk dihet se kur mund t’u jepet mė. Le ta respektojmė edhe ne shqiptarėt Kadarenė, tė paktėn nė atė masė sa tė huajt e respektojnė dhe e nderojnė! Shqiptarėt e Amerikės e kanė filluar rrugėn e mbarė tė pėrhapjes sė vlerave tė veprės dhe personalitetit tė Kadaresė nė Amerikė e mė gjerė. Nė janar 2005 disa intelektualė dhe shoqata shqiptaro-amerikane kanė shkruar e po shkruajnė nė mbėshtetje tė Kadaresė dhe kandidaturės sė tij pėr ėmimin Nobel. Po merren nisma pėr ta bėrė veprėn e Kadaresė dhe kulturėn shqiptare edhe mė tė njohur nė shkolla, librari e institucionet tė tjera amerikane, si dhe ndėr lexuesit amerikanė dhe vetė emigrantėt shqiptarė. Kadare po viziton edhe mė shpesh Amerikėn dhe bėn takime me komunitetin shqiptar. Nė nėntor 2004 ai u mirėprit nė takimet e tij miqėsore me diasporėn shqiptare tė Michiganit. Veprat e Kadaresė po bėhen dhuratė e preferuar qė mund t’u bėhet miqeve amerikanė dhe tė huajve tė tjerė. Ja edhe njė fakt tjetėr domethėnės: Pronari shqiptar i njė restoranti tė mirėnjohur nė Michigan, qė nė nėntor 2004 pati nderin tė shtrojė njė drekė pėr Kadarenė, po bėn njė gjė tė veėantė: karriges ku u ul Kadare dhe tavolinės pėrkatėse do t’u vėrė njė pllakatė me emrin e Kadaresė dhe do tė ndėrtojė njė kėnd tė posaėėm nė lokal pėr tė ekspozuar veprat e Kadaresė. Sa shumė mundėsi dhe mėnyra ka qė ne shqiptarėt tė ekspozojmė vlerat e letėrsisė, historisė dhe kulturės sonė kombėtare. Tė gjithė shqiptarėt duhet tė bėjmė njė gjė tė tillė. Nė mėnyrė tė veėantė studentėt shqiptarė qė studiojnė nė vende tė ndryshme tė botės. Ata mund tė bėhen nismėtarė tė shkėlqyer, pėr tė vendosur kontakte frytdhėnėse midis shkollave dhe universiteteve ku studiojnė dhe personaliteteve tė kulturės sonė kombėtare. Ata mund tė organizojnė edhe ditėt e kulturės shqiptare nė vendet ku studiojnė etj., etj. Sė bashku dhe me respekt e dashamirėsi pėr njeri-tjetrin e sė pari pėr personalitete si Kadare, ne shqiptarėt, kudo ku ndodhemi, mund tė bėjmė shumė gjėra tė mira e me vlerė. Le tė shpresojmė dhe punojmė qė viti 2005 tė jetė njė vit fatlum pėr kombin shqiptar, viti qė tė kemi Kadarenė fitues tė ėmimit “Nobel”.
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-11-2009, 19:29   #37
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Postime: 1,714
Thanks: 0
Thanked 2 Times in 2 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 10
Alb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuar
Gjendja bazė Titulli: Letersia shqiptare ( Moderne )

Nga Stephan Wackwitz

Nė njė “Kapitull pa numėr” romani “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” i Ismail Kadaresė reflekton vetveten. Dhe kėtė ai e bėn nė formė tė njė pėrralle: “Ishte njėherė njė gjeneral dhe njė prift qė kishin dalė pėr kismet. Jo, nuk kishin dalė pėr kėsmet. Ata kishin dalė pėr tė mbledhur eshtrat e ushtarėve tė tyre tė vrarė nė njė luftė tė madhe. Ec e ec, kapėrcyen shumė male e shumė fusha, duke kėrkuar e duke mbledhur kėto eshtra.

Vendi ishte i ashpėr e i keq. Frynin erėra e binin shira pa pushim. Por ata nuk u kthyen nga udha dhe ikėn mė tutje. Mblodhėn sa mblodhėn dhe u kthyen tė numėronin ato qė kishin mbledhur. Doli se mungonin ende shumė eshtra”. Pėrmbledhja pėrrallore, njėkohėsisht fėminore, e vjetėr dhe e goditur shpalos njė ngjarje, tė cilėn vetė libri me jodiciplinė tė pėrsosur artistike e ka derdhur nė toposin sugjestiv, fantastik, frikėndjellės dhe erotik tė njė romantike tmerri. Sepse nė kėtė roman qė habitshėm sillet nė vetvete, qė fillon vazhdimisht rishtaz dhe qė modifikon motivet vėrtet ėshtė fjala pėr zhgroposjen, katalogjizimin, kthimin nė shtėpi tė njė armate pushtuese. Toka e Shqipėrisė duhet t’i kthejė kufomat e armiqėve tė dikurshėm nė mėnyrė qė ata tė varrosen nė vendlindjen e tyre matanė detit. Njėkohėsisht nė romanin e Kadaresė “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” pėrshkruhen mjerimi i hoteleve provinciale nė vjeshtė nė bllokun lindor, vuajtja melankolike e njė koloneli, i cili dashurohet nė njė shqiptare tė re, e cila pėr ėdo mbrėmje vjen nė stadiumin e Tiranės pėr tė shikuar dashnorin e saj duke ushtruar futboll. Fjala ėshtė pėr njė mallkim, tė cilin e ka shprehur nėna e dhėndrrit gjatė njė dasme, pėr historinė e dashurisė tė njė pengu lufte dhe pėr frontin e bafasishėm unik tė shqiptarėve shumėfish tė grindur dhe tė ndarė nė dysh nga gjakmarrja nė Luftėn e Dytė Botėrore. Fjala ėshtė pėr njė shtėpi publike, tė cilėn e drejtojnė forcat pushtuese nė njė vend tė vogėl dhe tė harruar nga Zoti, dhe pėr fatet e tė rinjėve tė cilėt kėtu janė takuar tėrthorazi dhe njėkohėsisht me fytyrė tė kthyer anash: “Ato kushedi nga i degdisėn, me siguri nė ndonjė qytetth tė humbur, atje ku ndaleshin pėr njė natė trupat qė shkonin nė vijėn e parė dhe trupat qė ktheheshin andej. Dhe me siguri, jeta e tyre ishte mbushur prapė me rreshta tė gjatė e tė pėrbaltur ushtarėsh, qė zbraznin mbi to gjithė hidhėrimin dhe baltėn e luftės.”
Fjala ėshtė pėr kodrat, pėr Tiranėn nė nėntor, pėr detin dhe vazhdimisht pėr frymėn, e cila nė kėtė vend duket qė fryen pėrherė: “Ulėrimė ere. Ditė e natė. Duket sikur botės i ka mbetur vetėm era”.

Tė vdekurit kundėrshtojnė
Por, sado artistikisht ndėrtohet bota e kėtij romani nga dendėsimi i kėtyre motiveve, ringjallja e mundimshme, pėrherė e aksidentuar, nė tė vėrtetė e pamundshme dhe nė fund e dėshtuar burokratike e tė vdekurve ėshtė tema dhe puna, tė cilės figurat e tij si tė ishin nėn presion mitik kthehen sėrish nė ėdo kapitull dhe nga tė gjitha drejtimet. Fillimisht tė vdekurit kundėrshtojnė shqetėsimin. Ata mobilizojnė trevėn e padepėrtueshme kodrinore pėr tė mbrojtur prehjen e tyre, vjeshtėn, shiun, atė frymė qė fryen pandėrprerė, pashpresėn, baltėn, mjerimin. Pasi qė gjenerali dhe prifti nuk frikėsohen nga kjo, tė vdekurit e luftės tė groposur nė kėtė trevė reagojnė si kufomat e letėrsisė sė llahtarshme tė tė gjitha vendeve: ata bėhen vetė aktiv. Ata kalojnė kufirin, i cili atyre u kontestohej, pėr t’i tėrhequr nė anėn e tyre tė gjallėt. Jo tė vdekurit kthehen nė shtėpi, por tė gjallėt, tė cilėt nuk mund tė pajtohen me pakthyeshmėrinė e vdekjes. “Jam nisur herėt”, thotė i fejuari i frikshėm i Lenores nė baladėn e (Gott fried August) Berger-it (njė lloj magna karte e letėrsisė europiane tė tmerrit, e cila nė romanin e Kadaresė citohet nė njė vend vendimtar), “dhe dua tė tė marrė me vete”.

Sė pari tė vdekurit helmojnė varrmihėsit: “Njėzet vjet mikrobi qėndron I fshehur nėn tokė dhe papritur shpėrthen. E frikshme, tha gjenerali. Ashtu ėshtė, tha prifti. Porsa bie nė pėrkitje me ajrin dhe diellin, zhvillohet. Si bisha qė zgjohet nga gjumi i dimrit. Prifti e pinte kafen ngadalė”. Pastaj, ndėrkaq, tė vdekurit mbizotėrojnė plotėsisht romanin. “Madje frika se duke pėrdorur fraza dhe fjalė hijesh, ai po bėhej ndėrkaq pjesėtar i asaj bote, nuk kishte mė kuptim. Ai ishte ndėrkaq i tyre, kishte hyrė dalngadalė, ditė pas dite e stinė pas stine nė atė gjithėsi, e prej saj ėfardo tė bėnte s’dilte mė dot”. Motivet e llahtarshme romantike janė shenjė dalluese e kėtij zotėrimi tė pushtetit. Kėshtu pėr shembull ekspedita pėr zhgroposje e gjeneralit dhe e priftit shumėzohet nė mėnyrė tė pakontrollueshme derisa nė fund lėvizin aq shumė dytėshorė saqė as nuk njihen mes veti: “Tė lutem ma thuaj shkurt dhe qartė: kush i hapi varret para dhjetė ditėshė Njeriu i fermės e vėshtroi me pėrėmim. Ju i hapėt, tha me zė tė prerė. Balli i specialistit u mbush me djersė”. Nė kėtė roman nė mėnyrė shumė tė ndieshme pėrzihen momentet e llahtarshme me ato komike. Ndėrlidhja mes tė frikshmes me qesharaken, njė element grotesk nė kuptimin burimor e pėrcakton atė dhe shpalos njė ngjashmėri tė habitshme familjare me kushėrinjtė e tij latinoamerikan. Romani i Ismail Kadaresė ėshtė ndoshta kushėriri i vetėm legjitim europian i librave tė tilla si “Njėqind vjet vetmi” i Gabriel Garcia Marquezit. “Rrėfimet e painterpretueshme, imazhet irituese, mendimet e rrezikshme, eksperimentet e paparashikueshme nė njė gjuhė tė pafrenueshme” “ ato qė Heinz Schlaffer i ka skicuar si cilėsi tė librave, tė cilave u ngjitet etiketa e “realizmit magjik”, nė Shqipėrinė staliniste-maoiste, me sa duket, kanė lindur nga njė pėrzierje mjaft e rrezikshme e trashėgimive tė ndryshme kulturore, siė sundojnė nė shoqėritė e pėrziera katoliko-indiane tė Amerikės Jugore (Latine).

Evidenca e frikshme
Ndėrkaq, evidencėn e tij tė ėuditshme, paksa tė frikshme, njė joshje dhe fascinim, tė cilat nuk mund tė shpjegohen vetėm pėrmes citateve nga tradita e llahtarshme europiane, romani i Kadaresė nga viti 1964 (historia e tij e recepsionit shėnon, ndėr tė tjera, njė xhirim me Marcello Mastroianni dhe Michel Piccoli) duket ta ketė nxjerrė nga kujtesa edhe mė e thellė kulturore. “Ec e ec” tė sjellim kėtu edhe njėherė pėrrallėn, e cila i shėrben romanit si model miniature i vetvetes “kapėrcyen shumė male e shumė pllaja. Moti ishte i egėr e i keq. U lodhėn e u kėputėn e u plasi shpirtin kjo punė. As era, as dėbora nuk u tregonin ku gjendeshin ushtarėt qė kėrkonin. Mblodhėn sa mblodhėn dhe u kthyen prapė tė njehsonin ato qė kishin mbledhur. I njehsuan dhe doli qė kishin mbetur pa u gjetur ende shumė ushtarė”. Tė vdekurit s’mund tė nxirren mė plotėsisht. Gjatė vėshtrimit mė tė afėrt nuk ėshtė rastėsi qė romani i Kadaresė subjektin dhe fshehtėsinė e tij e shpreh pikėrisht si pėrrallė. Sepse mitit, rreth tė cilit sillet pa u zgjidhur subjekti pėrherė i rifilluar i romanit, ne bashkėkohėsit vėrtet mund t’i qasemi vetėm si njė kujtesė pėrralle gjysmė tė harruar. Eshtė raporti i vjetėr, shamanist mbi udhėtimin nė nėntokė, prej tė cilit nuk kthehesh i plotė dhe i padėmtuar, por me njė njollė: duke ėaluar, me njė kėmbė kali, pa njė gisht, me njė kėmbė prej ashtit tė balenės.

“Ndonėse mitet dhe ritet rreth mbledhjes sė eshtrave tė kafshėve tė vrara paraqiten edhe nė ato kultura, tė cilat nuk njohin fenomene shamaniste nė kuptim tė ngushtė”, shkruan Carlo Ginzberg nė librin e tij tė mrekullueshėm “Sabati i shtrigave” (i cili shamanizmin e deshifron si njė trashėgimi tė heshtur tė fondit edukues europian), “duket qė ato imitojnė rrugėn e brendshme dhe tė frikshme, nė tė cilėn shamani dallon misionin e tij”.

Fakti qė Ismail Kadare nė thelbin e katastrofės europiane gjen pėrvojėn e shamanizmit euroaziatik ėshtė njė rezultat i befasishėm i metodės sė tij magjike. Komizmi i madh dha lakonik i gabimeve dhe mundimeve i dy figurave tė tij nėpėr nėntokėn e atyre hoteleve tė braktisura, pėrmes trevave kodrinore, qyteteve dhe ėndrrave i jep kėtij libri njėkohėsisht lehtėsinė dhe poezinė e njė filmi tė Fellinit. Ndėrsa dendėsia atmosferike, me tė cilėn pėrkėndohet njė rreth i braktisur, i shkretė dhe i pashpresė i bllokut lindor socialist e bėn romanin e Kadaresė njėkohėsisht njė dokument tė saktėsisė historiografike. Ky roman i madh, ngjethės, komik dhe nė ėdo aspekt i paharrueshėm vėrteton tezėn e Heinz Schlaffer-it se “krijimi i letėrsisė moderne ėshtė fare i lidhur nė rrethanat shoqėrore paramoderne, tė cilat kanė rėnė nė krizėn e modernizimit tė vonshėm”. Sepse “pėr t’u shkruar letėrsia asaj i duhen kujtimet e njė bote arkaike, nė tė cilėn aura e fjalėve ende nuk ėshtė shkatėrruar plotėsisht nga mediat teknike; ku iluminizmi i gazetarisė, i shkencės sė popullarizuar dhe i qarkullimit shkėmbyes nuk i ka mėnjanuar copėzat e fundit tė besimit dhe bestytnisė; ku dikush qė shkruan e paraqet mundimin e ėlirimit tė tij nga traditat paraletrare, tė cilat ai njėkohėsisht i shkatėrron dhe i ruan nė kujtesė”.

Pėrktheu nga gjermanishtja: Enver Robelli
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-11-2009, 19:30   #38
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Postime: 1,714
Thanks: 0
Thanked 2 Times in 2 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 10
Alb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuar
Gjendja bazė Titulli: Letersia shqiptare ( Moderne )

Aventura nė "Kadaria", si tė jesh human nė botėn e frikės

Nga DAVID BELLOS
"The Independent"

Nesėr Ismail Kadare do tė jetė nė Edinburg, pėr tė tėrhequr ėmimin "Man Booker International Prize". Pak ditė para kėsaj ngjarjeje, nė "The Indipendent" ditėn e premte u publikua njė shkrim i David Bellos, qė gazeta e cilėson "njė guidė rreth botės unike tė shkrimtarit". David Bellos ėshtė pėrkthyesi nė gjuhėn angleze i njė varg veprash tė shkrimtarit Ismail Kadare, duke nisur qė nga "Dosja H", "Piramida" "Verė lulesh, verė e ngrirė".

LAJMI
Tė hėnėn Ismail Kadare do tė pranojė pėr herė tė parė ėmimin "Man Booker International Prize", nė Edinburgh.
Ai pėr njė kohė tė gjatė njihet si shkrimtari mė i mirė shqiptar pėr brezin e tij, ndoshta i tė gjitha kohėrave, si dhe njė nga romancierėt mė tė admiruar europianė tė shekullit tė 20-tė.
Veprat e tij janė tė pafundme, si ato tė Balzakut; kritike ndaj diktatorit, sikurse Orwell-i, dhe me fantazi shqetėsuese si ato tė Kafkės.
ėshtė, gjithashtu, njė zbulim dhe njė reflektim se ėfarė do tė thotė tė jesh shqiptar, njė zbulim i sė shėmtuarės dhe dinjitetit tė njė kombi tė vogėl. Kadareja, ndoshta, ėshtė i fundit shkrimtar nacional nė historinė e Europės.
Djalė i njė zyrtari tė rangut tė vogėl dhe i njė nėne nga familje pasanikėsh, Kadare ka lindur nė vitin 1936.
Ai u rrit nė qytetin me mure tė Gjirokastrės, jo larg nga kufiri me Greqinė, gjithashtu dhe vendlindja e Enver Hoxhės, "Sulltanit tė Kuq" tė Shqipėrisė, qė sundoi nga viti 1945 deri mė 1985. Qyteti me atmosferėn e tij, ėshtė rikrijuar nė librin me titull "Kronikė nė Gur", botuar nė vitin 1970.
Kadare ishte njė student i shkėlqyer nė Universitetin e Tiranės, ku qė nė atė kohė do tė publikonte poemat e tij tė para. Shqipėria ishte njė satelit i Bashkimit Sovjetik, gjė qė do tė bėnte tė mundur dėrgimin e tij atje nė vitin 1960, pėr studime tė mėtejshme.
Pasi Hoxha prishi marrėdhėniet me Bashkimin Sovjetik, Kadare ishte i detyruar tė kthehej nė Tiranė. Shqipėria u kthye nė njė vend tė izoluar, me njė shoqėri tė mbyllur, deri atėherė kur Hoxha prezantoi njė nga aleancat mė tė ėuditshme tė kohėrave moderne, me Maon e Kinės.
Pas kthimit nga Moska, Kadare do tė publikonte novelėn e tij tė parė, e cila merret me detyrėn e ėuditshme tė njė gjenerali italian, i dėrguar nė Shqipėri pėr tė mbledhur eshtrat e ushtarėve tė rėnė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.
"Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", themeloi reputacionin e tij. Libri u pėrkthye nė disa gjuhė dhe mė pas u bė edhe film, ku luante edhe Marcelo Mastroianni. Subjekti mbulon njė temė tė trashėguar nga mitet greke, nga Shekspiri dhe nga romanca gjermane.
Kadareja duhet t'ia dedikojė mbijetesėn vetes sė tij, nė njė vend qė drejtohej me frikė dhe represion, si nė librin "Dimri i Madh", nė tė cilin flitet pėr ndarjen me Bashkimin Sovjetik, e ku pėrfshihet edhe njė foto e Enver Hoxhės.
Kadareja e pėrshkruan novelėn si njė ėmim qė duhej tė paguante pėr lirinė e tij. Hoxha ishte i vendosur ta ndalonte publikimin e librit, gjė qė mė pas ėoi te njė jetė e vėshtirė artistike pėr Kadarenė.
I pandryshuari Kadare do tė vihej nė pozitė tė vėshtirė, duke iu ndaluar publikimi i tė tjera botimeve. Shumė prej tyre do tė nxirreshin fshehurazi jashtė Shqipėrisė. Fletėt e shkruara do tė futeshin nė shishe vere bosh.
Qė nga viti 1965 deri mė 1998 tė gjitha veprat e tij tė lejuara do tė pėrktheheshin nė frėngjisht nga pėrthyesi shqiptar Jusuf Vrioni, dhe mė pas do tė botoheshin. Statusi qė Kadare formoi brenda Shqipėrisė, dhe nė veėanti jashtė saj, e bėri atė njėrin nga tė paktėt shqiptarė qė mund tė udhėtonte jashtė.
Njė vizitė nė Turqi, nė vitin 1970, e vuri atė nė kontakt me shkollarėt mė tė mirė tė Ballkanit pėr veprat epike.
Pas kėsaj, ai do tė shkruante novelėn rreth vėshtirėsive tė identitetit kombėtar, me titull "Dosja H", nė vitin 1981.
Kadareja mbijetoi nė njė ambient tė rrezikshėm tė krijuar nga Hoxha, i cili i detyroi shumė njerėz nė Perėndim qė tė dyshonin se ai kishte bėrė njė kompromis, ose mė keq akoma.
Angazhimi i tij si deputet i Parlamentit ėoi nė mendime tė gabuara shumė vetė, tė cilėt mendonin se ai kishte simpati pėr regjimin. Ndėrsa tani gjithėka duket qartė. Tė gjitha kėto dyshime kanė qenė tė pabaza. Historia e Kadaresė ishte njė histori e jashtėzakonshme e kurajos sė vazhdueshme, plot vullnet dhe me fat.
Nė vitin 1985 Hoxha do tė pasohej nga Ramiz Alia, i cili vazhdoi rrugėn e regjimit stalinist.
Kadare do tė arratisej pėr nė Paris nė vitin 1990, nga ku do tė pėrfitonte azilin politik dhe mė pas do t'i jepej shtetėsia franceze. Qė kur regjimi i Alisė u rrėzua, jeta e tij do tė ndahej nė dy pjesė, mes Tiranės dhe Parisit. Si njė qytetar i privilegjuar, ai ka pasur mundėsinė pėr tė promovuar edhe poetė e romancierė tė tjerė shqiptarė.
Shkalla e produksionit tė tij mbetet e lartė.
Me punėt e tij mė tė reja dhe ato tė hershmet tė marra sė bashku, universi i Kadaresė shkon shumė larg. Me tė vėrtetė pėrmbush portretin e njė toke imagjinare "Kadaria", siė edhe e kanė quajtur disa, me njė temė tė vetme: si tė jesh human nė botėn e frikės, udhėhequr nga dyshimi. ėshtė njė arritje madhėshtore, e cila pėr njė kohė tė gjatė provoi se ishte e vlefshme e mund tė vlerėsohet si njė nder i madh.

Pėrktheu
Muhamed Veliu

Bellos, pėrkthyesi i preferuar nga Kadare
David Bellos u zgjodh para pak ditėsh nga shkrimtari Ismail Kadare si pėrkthyesi qė do tė marrė ėmimin me vlerėn 15 000 paund. Ky ėmim ėshtė dhėnė nga juria e "Man booker international prize" plus ėmimit tė shkrimtarit, me vlerė 60 mijė paund. Ditėn e shpalljes sė ėmimit u theksua se 15 mijė paundėt i jepen shkrimtarit qė ai t'ia dhurojė njėrit prej pėrkthyesve tė veprės sė tij nė gjuhėn angleze. I zgjedhuri i shkrimtarit nė kėtė rast ishte David Bellos.
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-11-2009, 19:30   #39
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Postime: 1,714
Thanks: 0
Thanked 2 Times in 2 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 10
Alb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuar
Gjendja bazė Titulli: Letersia shqiptare ( Moderne )

Laokoonti

Me shihni tek mbytem nga gjarperinjte
ne muze te Luvrit ne Madrid , ne Nju-jork
Para syve tuaj e aparate turistesh.
qindra vjet kam qe vuaj
nga qe sflas dot

Si te flasė
A mundet nje nofull mermeri
te levize nje grime, te korrigjoje dickaė
vini re syte e mi, te zgavrat e thella
nje enigme, si amebe te thare atje ka.

Nje te fshehte te madhe ndrydh brenda gjoksit
para syve tuaj, ne Paris, ne Madrid.
Ah, do te doja dyfish te m`i shtonit,
vec sekretin e madh te shkarkoja nje dite.

Tek me vini rrotull, une them me vete
kaq te verber te jeni sa te mos te ndjeni kete,
qe ky ngerc e ky ankth ne qenien time
s`eshte nga gjarperinjte, por nga nje tjeter gjeė

Mijera here ne mijera net e dite
te verteten e frikshme perseris pa pushim.
Me shpresen e marre se nga kjo perseritje
ndoshta mermeri peson nje ndryshim.

Po s`nderron ai kurre.
Art i skulptures
genjeshtren mbi te ka ngrire pergjithnje.
I mberthyer ne deshmine e saj te rreme,
te verteten kujtoj e qaj per te.

Si cdo gje e tmerrshme eshte i thjeshte sekreti,
qe brenda boshlleku i gjoksit mban.
Afroni, pra, kokat te degjoni te verteten,
mua s`me mbyten gjarperinjte por trojanet me
vrane.

O, sikur te mundja gjithcka te tregoja.
Si do te ngrinit para meje si gur,
por une i denuar mes rropames suaj
moskokecarese
monologun te thurr.

Ju e dini se perpara Trojes ahere,
kali i drunjte, dhurata e grekeve u shfaq.
Ky kale ne dy grupe i ndau trojanet:
ta pranonin ate, ose ta flaknin sakaq.
Pajtim me armikun, ulerinin tradhtaret
mjaft me me lufte, zjarr edhe helm.
Erdhi koha qe shpatat ti kthejme ne parmenda
armiqte ne miq erdh koha te kthejme.

Ne mbledhje te gjate "pro" dhe "kundra" kalit,
une "kundra", kryesova me terbim.
Dhe juve ju kam thene ahere se hyjnite
gjarperinjte me derguan si ndeshkim.

C`perralla kalamajsh, c`trillim per budallenjte
une gjarperinjte do t`i mbrapsja me nje shkelm.
Po c`ti bej fushates se tradhtareve kunder meje
shantazheve,letrave anonime plot helm.

Dite e nate e me jave polemika vazhdonte,
nga shtresat e mesme e gjer lart ne qeveri.
Ishte vjeshte.
Nen qiellin e hirnosur me ere
kali i drunjte perjashta priste ne shi.

Ate kale une i pari e kisha goditur,
ndaj, e dija, kete s`do te ma falnin perjete.
Me ne fund "vije e bute" fitoi mbi te "ashpren",
dhe ne "kokefortet" na vune ne arrest.

Ne burg, me goten e ujit, ne mesnate
helmin na dhane ata te pijme
ata qe ulerinin kunder dhunes e shpates
Qe dinin te kafshonin tamam si gjarperinjte.

Ne mengjez qe pagdhire ne breg te detit
ma hodhen kufomen drejt mbi zhavor.
Rapsodet anembane perhapen
versionin fals te gjarperinjve hyjnore.

Ky ishte mbarimi i polemikes per kalin,
ju e dini me Trojen se c`ndodhi pastaj.
Tre mije vjet rrjesht,
nga muzeu ne muzera,
une hamalli i mermerte, genjeshtren mbaj.

Tre mije vjet...Akoma zjarret e Trojes
si floknaje e kuqe me rrine ne sy.
Po me i tmerrshem se zjarret, kumet e vomet
ishte fundi fare,
kur u be qetesi.

Troje e braktisur.
Germadhe.
Hi i ftohte;
dhe poshte ne te vdekurit shtrire rresht.
Dhe papritur, ne muzg siper tokes se mardhur
u ndje dicka qe ate cante permes.

C`ish kjo gervime keshtu, kjo jehoneė
Vume veshin. Kuptuam. greket e ligj
permbi qendren e qytetit me parmende leronin
per te thene se Troja perjete vdiq.

Ja me ne fund dhe parmenda e tyre.
Ah, plugu i saj si na cante me dysh!
Nga tradhetia e Trojes, nga gjithe dhembjet,
ky kafshimi i parmendes me i hidhur ish.

T`i kthejme shpatat me ne fund ne parmenda.
Keshtu therritnin atehere ata.
Midis fjaleve tuaja, si mallkim, si gjeme
veshet me kapen edhe kete hata.

Me kane lodhur me shume, besomeni, ca fjale,
se kjo peshe e neveritshme gjarperinjsh.
Ju, qe gjer ne hene kini shkuar, si valle
s`depertoni dot deri ne gjoksin timė

Gumezhina juaj si zhaurime deti
me vjen nga cdo ane me perplaset ne vesh,
nga copera bisedash shumegjuheshe rreth meje
shqetesimet e medha te botes marr vesh.

Degjoj emra shtetesh te reja qe kane dale,
emra kombesh e popujsh te rinj degjoj,
vec ai, i vjetri, i tmerrshmi kale,
ashtu si ahere ka mbetur njelloj.

Prej potkonjve te tij une rreqethem akoma
dhe keshtu ne mermer i mbrojtur sic jam,
kurse ju, te panjohurit, ju prej mishi dhe kocke
vertiteni mosperfilles nga salla ne salle.

Vertiteni,
flisni per teatrin e per plazhet,
per gjithfare motoresh e gjithfare qeverish,
pa ju shkuar mendja qe ai mund te shfaqet
ne nje dite te rendomte, nje mengjes me shi.

Ashtu si ahere...
po mjaft,
u lodha.
Nga vertitja juaj po me erren syte,
nga rropama juaj veshet me gjemojne
ne muze te Londres ne Luver e Madrid,

ne pafshi ndonje dite te behem copera,
nga marazi, sic thone, te plas, t`ia bej "krak"
jo kujtimet e Trojes, as gjarperinjte monstra,
por indiferenca juaj
do te behet shkak.
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-11-2009, 19:31   #40
Alb_LoVeR
V.I.P
 
Avatari i Alb_LoVeR
 
Data e antarėsimit: Nov 2009
Vendndodhja: LosT In YouR EyeS
Postime: 1,714
Thanks: 0
Thanked 2 Times in 2 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 10
Alb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuarAlb_LoVeR ėshtė njė gur i ēmuar
Gjendja bazė Titulli: Letersia shqiptare ( Moderne )

BEQIR SINA, NJU JORK
20 Prill Njė ditė pas ligjėratės sė mbajtur nė Universitetin e Kolumbias, shkrimtari Ismail Kadare ėshtė nderuar me ėmimin "Pėr Arritje Jetėsore" nga Kėshilli Kombėtar Shqiptaro - Amerikan. Sipas deklaratės sė lėshuar nga , qė ka dhėnė pėr komunitetin letrar botėror". Ky ėmim ėshtė njė vlerėsim mė shumė pėr shkrimtarin shqiptar, i cili siė u shprehėn tė pranishmit "ngre mė lart letrat shqipe". Ndėrkohė njė ditė mė parė, Kadare ishte pjesėmarrės me ligjėratėn e tij"Literatura dhe tirania", nė leksionin e mbajtur mbrėmjen e sė hėnės nė Universitetin Kolumbia nė Nju-Jork. Pėrveė tij nė Shkollėn Ndėrkombėtare tė ėėshtjeve, tė Universitetit tė Kolumbias ligjėruan edhe Mikahil Gorbachev, Alexander Yakovlev, Helmut Schmidt, Barrington Moore,Jr,Dimitri Likhachev, Alec Nove, Ernest Gellner, Katherine Verdery, Moshe Leėin, Andrei Sinayavsty, dhe shkrimtari hungarez fitues i ėmimit Nobel pėr Letėrsi, Imre Kertesz. Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, mbajti, kėtu njė leksion qė zgjati mė shumė se 120 minuta, pėrpara njė auditori me rreth 500 pjesmarrės. Nė ligjeratė, mori pjesė edhe arkitekti i marrėveshjes sė Dejtonit, ambasadori Ricard Hollbruk, ish-ambasdori i SHBA-sė nė Tiranė, ėilliam Rajson, Professor Sami Repishti, ish kongresmeni republikan i Nju Jorkut, Josef J. DioGuardi dhe bashkėshkortja e tij Cloyes DioGuardi, analisti i ėėshtjeve evropiano lindore dhe ballkanike, Dr. Elez Biberaj, drejtor nė detyrė i Degės Euroaziatike tė Zėrit tė Amerikės, albanologu dhe gjuhėtari Prof. dr Frederik Fico, aktori i njohur Luan Bexheti, professor Kadri Brogi, poetja Kozeta Zylo, poetja Donika Timko, profesor Mit'hat Gashi, ambasadori i Shqipėrisė nė Kombet e Bashkuara, A. Neritani dhe ambasadori L. Dilja, dr. Selahudin Velaj, Agim Rexhaj etj. Gazetarė, diplomatė, veprimtarė tė tė drejtave tė njeriut, pėrfaqėsues tė organizatave ndėrkombėtare dhe joqeveritare, studentė, profesorė tė kėsaj shkolle, afaristė tė suksesėshėm, intelektualė, politikanė, shkrimtarė dhe kritikė ishin gjithashtu tė pranishėm nė kėtė auditor.

Mirėserdhjen dhe njė prezantimi tė shkrimtarit Ismail Kadare, e bėri drejtorja e Harriman Institute, Catharine Theimer Nepomnyashchy, ndėrkohė qė Kadare u pėrkthe nga David Bellos nga shtėpia botuese "Arcade".

"Tė jetoje, punoje dhe krijoje nė diktaturėn komuniste dhe sidomos atė nė Shqipėri, atėhere ishte me tė vėrtetė diėka e pabesueshme", u shpreh Kadare. "Aq sa, sot ėshtė e vėshtirė edhe tė besosh se nė Shqipėri, pėr disa vargje janė dėnuar nė lulen e rinisė deri me vdekje dhe dhjetra vjet burg, disa poetė tė rinj, dhe tė talentuar. Shqipėria",- tha ai,- ka kaluar nėpėr tmerret dhe egėrsinė e regjimit tė Enver Hoxhės. Shqipėria, nuk ka qenė kurrė ėekosllovaki, ku hijet e qytetėrimit vazhduan tė ekzistojnė gjatė dekadave tė diktaturės".

Kadare zbulon "rrėnjėt e tiranizmit"

Pėr profesor doktor Agron Ficon, ky takim ishte njė bashkėbisedim shumė i rėndėsishėm e i veėantė pėr nga interesimi dhe mėnyra sesi u zhvillua. "Nė kėtė takim, shkrimtari ynė i madh edhe njėherė ndriti si njė shkrimtar i rangut botėror. E veėanta nė kėtė takim, ishte ajo se edhe njė herė, Kadare zbuloi historikisht rrėnjėt e tiranizmit. Duke e ilustruar atė edhe me shembuj nga praktikat letrare, pėr tė vėnė nė pah se letėrsia ka qenė dhe mbetet, njė letėrsi e madhe dhe e vėrtetė. Njė opozitare e vazhdueshme ndaj ėdo diktature", u shpreh Fico. "Ajo qė mė bėri pėrshtypje,- tha ai dhe qė, patjetėr ėshtė e gėzueshme ėshtė fakti qė pati njė auditor tė gjithanshėm dhe me njė numėr jashtėzakonisht tė madh, ėka do tė thotė se diaspora shqiptare nė Amerikė e adhuron dhe e respekton Kadarenė", vazhdoi Fico. Kurse, sipas intelektualit Arif Mata auditori ishte shumė heterogjen pėr tė kuptuar nė esencė leksionin qė dha Kadareja. "Sepse mė shumė, aty kishte njerėz tė interesuar se ėdo tė thotė shqiptari Kadare, sesa ėfarė do tė thotė shkrimtari Kadare. Aty shtrohej pyetja se, a mund tė bėhet art edhe nėn diktaturė dhe Kadareja, me leksionin qė mbajti tregoi se ka arritur tė bėjė njė gjė tė tillė edhe nėn diktaturė, pra njė art tė kuptueshėm dhe tė lexueshėm. Pasi, ai ishte njė shkrimtar i nivelit botėror edhe pse shkruajti nėn diktaturė. I madhi Kadare, foli nė njė tempull famoz. Me njė audiencė mjaft cilėsore e parė nė tė gjitha shikimet. Unė, si adhurues e vlerėsues i letrave tė Kadaresė dhe kritikuesit, pėr motivin politik, pėr fatin tonė Kadareja ėshtė aq i madh sa i duhet kombit, i duhet gjuhės sonė tė shenjtė. Mė tė mėdhenjė sesa ne, do tė donin t'a kishin tė tyren, fati e solli qė ne t'a kemi", pėrfundoi ai.

Tė krijosh nėn diktaturė

Pėr profesorin Sami Repishti, ardhja e Kadaresė nė Universitetin Kolumbia ishte njė ngjarje me rėndėsi tė madhe pėr komunitetin shqiptaro - amerikan, auditorin dhe botėn akademike tė kėtij universiteti. "Kadareja e njeh mirė letėrsinė, sidomos atė evropiane dhe botėrore nė pėrgjithėsi. Kadareja, ka njė kuptim fare tė thellė tė natyrės dhe tė formės qė ka diktatura. Ai ka jetuar nė njė diktaturė, tė cilėn e ka njohur fare mirė, duke i bėrė sot, analiza tė thella dhe mjaft tė forta", tha Repishti duke analizuar "diktaturėn, sipas paraqitjes sė Kadaresė". Lidhja qė bėn Kadareja mes diktaturės dhe letėrsisė, pėr Repishtin, ėshtė njė temė e vjetėr dhe e lashtė. "Kjo ka filluar qė nga koha e Greqisė sė vjetėr. Sepse shkrimtarėt gjithnjė janė presekutuar nga format e ndryshme tė diktaturave. Ajo qė bota mendon pėr Kadarenė, ėshtė "pyetja e madhe": Pse Kadareja nuk "pranoi" tė shkojė nė burg!ė!, sikurse tė tjerėt, si Haveli, apo ndonjė tjetėr. Ose, pse nuk ndenji i qetė e tė mos shkruante fare. Ndėrsa, pėrsa i pėrket talentit tė tij, vlerėsimit si shkrimtar, Kadareja ėshtė defenitivisht njė shkrimtar i madh dhe shkrimtar i dorės sė parė. Unė mendoj pikė sė pari se, auditori i sotėm nė "Columbia University", ka mėsuar shumė gjėra nga ato qė tha Kadareja. Nuk e di se ėfarė qėndrimi duhet tė mbante Kadareja, qė t'u pėlqente tė gjithėve, por pėr mendimin tim ai dha njė pasqyrė tė qartė dhe shumė tė lexueshme", pėrfundoi Repishti.

Flet Kadare

Stacioni i fundit i njė regjimi

Pas 16- vjetėve, nė kampin e internimit nė Savėr tė Lushnjės, veėse njė javė nga ajo ditė, Kadareja do tė merrte arratinė drejt Francės dhe do t'a linte atė regjim, pasi zhvilloi njė takim nė kino - teatrin e fshatit, me banorėt, shumica e tė cilėve ishin tė internuar. Ky takim ndoshta mbeti nė heshtje dhe patjetėr qė shkrimtari e ka harruar, por padyshim sipas Kadaresė, ai takim i fundit nė kampin e interrnimit ishte sinjali qė tregoi se ai regjim kishte "kapitulluar", siė shprehet edhe vetė ai."Atėhere isha plotėsisht i bindur dhe i sigurt qė ai regjim falimentoi, pasi edhe s'kishte sesi tė ndodhte ndryshe. Ai regjim kishte rėnė e mbahej, pa ditur se ėdo tė bėhej mė vonė. ėdo gjė kishte marrė fund. Veėse regjimin e mbyste dilema sesi do tė largohej dhe sa do t'a pranonte largimin! Njė regjim qė rrėzohet, gjithmonė nuk arrin t'a kuptojė kurrė se po rrėzohet. Ai ishte stacioni i fundit, pėr atė regjim", pohon shkrimtari.
__________________
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''

E hėnė: Pashe
E martė:Njoha
E merkure : Besova
E enjte: Dashurova
E premte: U lendova
Shtunė:Vdiqa
E diel : U harrova
Alb_LoVeR nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė
Mėnyra e shfaqjes

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur