• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

BE, paralajmërim Francës për mediat pas ndalimit të fotografimit dhe filmimit të efektivëve

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
9,737
Pikët
113
police.jpg

Në Francë, ligji i ri i sigurisë i ndalon mediat të fotografojnë efektivët e policisë kur ata janë në krye të detyrës, por kjo gjë ka alarmuar Brukselin. Komisioni Europian thotë se mediat dhe gazetarët duhet të jenë në gjendje të “punojnë lirshëm”. Ekziston frika se policia mund t’i ndalojë gazetarët të dokumentojnë veprime të paligjshme.

Gazetarët dhe organizatat për lirinë e mediave të Francës po kundërshtojnë një projektligj të sigurisë, në bazë të të cilit do të kufizohet e drejta për të filmuar ose fotografuar efektivë të policisë në detyrë.

Komisioni Europian i tha agjencisë AFP se mediat duhet të jenë në gjendje të “punojnë lirshëm”.

“Komisioni nuk komenton mbi projektligjet, por thekson se në një periudhë krize është më e rëndësishme se kurrë që gazetarët të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre lirshëm dhe në siguri të plotë”, tha zëdhënësi i Komisionit Christian Wigand.

Të premten, parlamenti francez miratoi ndryshimet në ligjin e sigurisë, një nen i të cilit penalizon mediat për botimin e fotografive të oficerëve të policisë me arsyetimin se një gjë e tillë “dëmton integritetit fizik ose psikologjik” të tyre.

Sindikatat e medias thonë se kjo mund t’i japë policisë dritën e gjelbër për t’i ndaluar gazetarët të bëjnë punën e tyre dhe potencialisht të dokumentojnë veprimet joligjore të forcave të sigurisë.

Policia thotë se po ndeshet me një rrezik të madh gjatë kryerjes së detyrës dhe se dhjetëra policë janë plagosur pas përleshjeve me protestuesit në vitet e fundit.
---------
 

thirsty

V.I.P
Anëtar
Mar 15, 2011
Postime
30,963
Pikët
113
Pse si debojne keta leshuket dhe ata korrozinjt nga europa? Do kthehej jeta ne normalitet :unsure:


Nese do force pune importo kinez dhe te amerikes latine.

Te qete e punetor.
 

Pirati

makeyourday and myday holiday !
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
12,955
Pikët
113
posi paqeter edhe Franca do ti degjoje se çfare thone :unsure: intern e rregullon çdo shtet ne menyren e vet, ngaqe nese ndermerr ndonje aksion eshte aksion policor dhe jo xhirim hodhywoodi qe te hapin ata fakanjuz pipell objektivat e fotoparat-kamerave dhe te shkrepin shkrrrraaaapaaa , shkrrruuuupaaaaa.
 
Top