Marre nga studentishqipetar.com
Besueshmeria e bibles. Nje teme e percjelle ne menyre graduale.
Kush e shkroi Biblën? Si krahasohet ajo me libra të tjerë "të shenjtë"?
Kurani erdhi nga Muhamedi. Libri i Mormonit erdhi nga Jozef Smithi. Por Bibla është unike midis librave të shenjtë në botë. Ajo nuk u shkrua nga një person. Përkundrazi, Dhiata e Vjetër dhe ajo e Re u shkruan nga 40 autorë të ndryshëm, në Azi, Afrikë dhe Europë, në një kohështrirje prej 1600 vjetësh.
Shkruesit e Biblës--edhe pse kaq të shpërndarë në kohë--përçojnë të gjithë të njëjtin mesazh bazë: Perëndia që krijoi qiejtë dhe tokën ka siguruar një mënyrë që njerëzit ta njohin Atë personalisht.
Përveç autorësisë unike, Bibla përmban një sasi të madhe profecish që janë përmbushur deri në detaje. Për shembull, profetë të ndryshëm të Dhiatës së Vjetër kanë thënë mbi 300 profeci specifike në lidhje me ardhjen e Mesias, dmth, ku do të lindej, ku do të rritej, etj. Këto profeci u përmbushën në mënyrë të përsosur nga Jezu Krishti qindra vjet më vonë. Këto dhe shumë profeci të tjera të përmbushura tregojnë pse autorët me të drejtë shkruan, "Kështu thotë Zoti..."--ata po flisnin për Atë që e di "fundin që nga fillimi."1 Më shumë për profecitë e Biblës.
Gjithashtu arkeologjia në mënyrë të vazhdueshme konfirmon emrat e njerëzve, ngjarjet historike dhe detajet gjeografike saktësisht siç jepen në Dhiatën e Vjetër dhe të Re. Megjithëse arkeologjia nuk mund të provojë të vërtetën shpirtërore të Biblës, zbulimet tregojnë besueshmërinë e Biblës si dokument historik. Më shumë për arkeologjinë e Biblës.
Gjithashtu, krahasuar me shkrime të tjera të vjetra, Bibla është ruajtur në mënyrë të shkëlqyer me kalimin e kohës. Në kontrast me vetëm shtatë dorëshkrime ekzistuese të shkrimeve të Platonit, ka mbi 5,000 dorëshkrime të Dhiatës së Re. Dhe kur tekstet e këtyre volumeve krahasohen me njëri-tjetrin, del se përputhen 99.5%. Më shumë për dorëshkrimet.
vazhdon....