• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Katër rreziqet që kërcënojnë kombin shqiptar (Agim Hamiti)

Pirati

makeyourday and myday holiday !
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
12,923
Pikët
113
Vazhdon te n'a ofendosh... Nese te shqeteson kaq shume fenomeni i vjedhjes, ik shiko Greqine tende ku shteti lejoi aq shume vjedhje dhe evazion fiskal sa vendi u mbyt ne borxhe dhe qeverisja juaj u vendos nen mbikqyrje nderkombetare ne aspektin financiar sepse nuk kishte te ardhura te paguante interesin e borxhit te jashtem!

Pellazget, domethene paraardhesit e shqiptareve te cilet ti i quan barinj, e pushtuan Greqine tuaj dhe ju mbajten te pushtuar per me shume se nje shekull e gjysem deri sa juve ju shpetoi Roma. Pushtuan perandorine Persiane me Aleksandrin, dhe me vone udhehoqen edhe Romen dhe Bizantin me disa perandor ilir.
Je vonuar me keto gjerat, se i kemi diskutuar keto te gjitha ne pothuajse gjitha variantet e mundshme para Agim Hamitit, kur ai nuk e ka ditir fare qe emri Agim eshte 4000 vite i vjeter bashke me Hasanin e Hysenin. Vetem jepi nje sy temave ketej edhe thuaj atij Agimit, qe eshte vonuar dhe ka ikur urbani :unsure: me mire te marre ndonje furgon se ik ne kembe pastaj dhe te zene rrugen çobenjet kapidana te pishkaqinit :ROFLMAO: se ky gjysh e babagjysh, çoban ka shkruar se i kishte... bile kur kaloj thane Ismajl Qemajli me karroce andeja , thane qe i dhane te pinte llallte ``fumato``
 

peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
9,023
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Je vonuar me keto gjerat, se i kemi diskutuar keto te gjitha ne pothuajse gjitha variantet e mundshme para Agim Hamitit, kur ai nuk e ka ditir fare qe emri Agim eshte 4000 vite i vjeter bashke me Hasanin e Hysenin. Vetem jepi nje sy temave ketej edhe thuaj atij Agimit, qe eshte vonuar dhe ka ikur urbani :unsure: me mire te marre ndonje furgon se ik ne kembe pastaj dhe te zene rrugen çobenjet kapidana te pishkaqinit :ROFLMAO: se ky gjysh e babagjysh, çoban ka shkruar se i kishte... bile kur kaloj thane Ismajl Qemajli me karroce andeja , thane qe i dhane te pinte llallte ``fumato``
Shejtan qe je ti...
Na sqaro pak historin e Shqiperise pa leri llafet, se ti i sqaron mire gjerat.
Mua me zuri shurra dhe e mbajta deri sa i dola ne fund ligjerates tende mbushur gjithe kultyre dhe pasuri historike. Aq terheqese jane ato rrefimet e tua historike. Prandaj shkruaji pak me shkurt ato postime se do na zere prostata.

Atje ku ke zberthyer historin a Ali Pashait duket qarte qe prejardhja jote eshte fisnike. Vetem ata e kendveshtrojne ne ate forme.
Ta thom une qe Ali Pashai edhe pse ka jetuar dy shekuj para teje kishte njohuri shume here me te thella administrativo-ekonomike dhe historike nga ato qe ke ti sot pas dy shekujsh dhe kerkon ta vlersosh. Ali Pashai ka qene atrist, ne artin e administrimit, po ti nuk e kupton dot, se te duket si shkrim kinez ai art dhe nuk ia thith dot kuptimin.
 

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,173
Pikët
113
Kam nje pyetje per te gjith debatuesit ne kete teme.

Kush e ka patur pushtetin ne Shqiperi qe ne '45 deri sot?
 

Dea

Super Anëtar
Anëtar
Aug 1, 2020
Postime
143
Pikët
43
Ti mire bere qe u rrefeve, po nuk jemi ne kishe ketu, qe te falim.

Nuk po e kap fillin e muabetit...
Ka ardhur Pirati ketu dhe po tregon historin e shqiptareve. dhe keta te tjeret po hapin veshet dhe po degjojne rrefenjat e shenjta te Piratit.
E njef Gimin ti ? :p
 

Pirati

makeyourday and myday holiday !
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
12,923
Pikët
113
Shejtan qe je ti...
Na sqaro pak historin e Shqiperise pa leri llafet, se ti i sqaron mire gjerat.
Mua me zuri shurra dhe e mbajta deri sa i dola ne fund ligjerates tende mbushur gjithe kultyre dhe pasuri historike. Aq terheqese jane ato rrefimet e tua historike. Prandaj shkruaji pak me shkurt ato postime se do na zere prostata.

Atje ku ke zberthyer historin a Ali Pashait duket qarte qe prejardhja jote eshte fisnike. Vetem ata e kendveshtrojne ne ate forme.
Ta thom une qe Ali Pashai edhe pse ka jetuar dy shekuj para teje kishte njohuri shume here me te thella administrativo-ekonomike dhe historike nga ato qe ke ti sot pas dy shekujsh dhe kerkon ta vlersosh. Ali Pashai ka qene atrist, ne artin e administrimit, po ti nuk e kupton dot, se te duket si shkrim kinez ai art dhe nuk ia thith dot kuptimin.
prandaj me gjithe ate dituri te modhe dhe te trasheguar te pashait ne keto dy shekuj deri ke pashai qeter i rilindur ? ju ndodhe edhe te ju kap shurra edhe m..i duke pritur ne kolone ke vija e kakes. Duke u tadhur hedhaqet, po hajt ta shofim sa gjate mbajne shurren duke pritur ne kolone alvanoi.

Edhe heren qeter, te mos vini me histori te atij Hamitit ? se do ju beje m...n siper asaj qe ai e quan histori dhe qe nuk eshte relevante as per muhabet çobanesh shezllogu ??
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,812
Pikët
113
AGIM HAMITI

KATËR RREZIQET QË KËRCËNOJNË KOMBIN SHQIPTAR

1- TKURRJA PROGRESIVE E HAPËSIRËS JETIKE TERRITORIALE

Dihet se populli shqiptar ka humbur tashmë më shumë se 3/5 e trojeve të tij të dikurshëm. Ky proces shpërbërës vazhdon edhe në shekullin XXI, por me një ndryshim të madh cilësor: sot me trojet shqiptare po bëjnë tregti vetë politikanët (anti)shqiptarë, në shkëmbim të karrierës së tyre abuzive. Juglindja e Shqipërisë dhe Veriu i Kosovës janë në proces e sipër, për t'u shkëputur një ditë në të ardhmen prej trungut kombëtar. Morsa serbogreke i ka mbërthyer fort trojet e mbetura shqiptare, me objektiv tkurrjen e tyre maksimale dhe, gradualisht, tjetërsimin përfundimtar, në qoftë se shqiptarët nuk përmenden nga letargjia që po përjetojnë.

2 – GJYMTIMI I GJUHËS.

Sesa jetike është gjuha për ekzistencën, sigurinë dhe zhvillimin e një populli, e përcakton më së miri kjo shprehje e shkrimtarit francez Henri Bëjl (Stendal):

«Nuk ekziston formë më e lartë përkatësie për një popull, sesa të shkruarit në gjuhën e tij.»

Jo më kot perandoria turke e ndaloi rreptësisht lëvrimin e gjuhës shqipe për shekuj me radhë. Dihet mirë sesa sakrifica e flijime u nevojitën që shqiptarët të arrinin të lëvronin gjuhën e tyre, veprim që i parapriu pavarësisë sonë kombëtare. Cila është gjendja e gjuhës shqipe sot? Ashtu si çdo vlerë tjetër kombëtare e rëndësisë së parë, edhe gjuha jonë e bukur po keqtrajtohet. Mjafton t'i hedhësh një sy shtypit shqiptar, për të kuptuar mjerimin që përjeton ajo. Gabimet e rënda ortografike janë bërë dukuri e zakonshme, ndërkohë që rregullat e tjera të drejtshkrimit po braktisen gradualisht. Askush nuk kërkon llogari e askush nuk jep llogari për këtë gjymtim të gjuhës sonë të përbashkët. Shembullin më të keq për respektimin e gjuhës zyrtare në Shqipëri e jep, prej një kohe shumë të gjatë, pikërisht ai që e ka për detyrë të japë shembullin më të mirë: kryeministri i vendit. Berisha nuk është më verior sesa Rexhep Qosja, Adem Demaçi, Albin Kurti, Kim Mehmeti, Fatmir Sejdiu, Isa Mustafa, Jakup Krasniqi, e shumë e shumë motra e vëllezër të tjerë të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, apo të Luginës së Preshevës, të cilët e flasin dhe e shkruajnë në mënyrë korrekte gjuhën shqipe, megjithë vështirësitë e njohura që kanë hasur për studimin e saj. Do të ishte në të mirën e vetë Berishës e më gjerë, sikur të mos ta demonstronte civilizimin e tij duke na mbushur mendjen se është një Felps shqiptar që, për çdo vit, thyen rekordin e vet në not (kompleks inferioriteti i mentalitetit prej rurali), por duke respektuar gjuhën zyrtare të popullit që (ç)qeveris. Në qoftë se ajo gjuhë ka të meta (që nuk përjashtohen), fajin e kanë partia e djeshme e Berishës, PPSH, dhe bija e saj e sotme, PDSH, të cilat nuk kanë begenisur të organizojnë një kongres drejtshkrimor të depolitizuar të gjuhës zyrtare shqipe. Por deri atëherë, respektimi i gjuhës ekzistuese zyrtare është një detyrim ligjor për çdo shqiptar brenda e jashtë atdheut, e jo më për kryeministrin e vendit. Anglezët kanë një institucion të posaçëm me kompetenca të forta për mbrojtjen e gjuhës së tyre, ndonëse është gjuhë prioritare në botë. A do të pranonin britanikët që David Cameron të mos fliste gjuhën zyrtare të tyre? Gjuha shqipe është e sëmurë, vuan, rënkon, kërkon ndihmë nga populli me të cilin bashkëjeton. «Kur një gjuhë vdes me ngjyrat dhe nuancat e saj, vdes gjithashtu edhe populli përkatës», ka shkruar shkrimtarja finlandeze Maila Talvio.

3 – DEFORMIMI I HISTORISË

Diktatura komuniste gjymtoi jo vetëm Historinë e Shqipërisë, duke e politizuar atë në ekstrem, por tjetërsoi edhe vetë historinë e partisë që e polli: PKSH. Është fakt i njohur prej gjithë shqiptarëve, se sa herë që Enveri «pastronte partinë nga armiqtë e brendshëm» për të mbjellë terror në radhët e saj dhe në popull, po aq herë ndryshonte edhe historia e partisë, e cila u bë sinonim i emrit të tij. A mund të quhet më histori ajo? Kompraçikosët e kuq të historisë shqiptare nuk ngurruan të tjetërsonin as fotografinë simbol të Pavarësisë Kombëtare, duke hequr Mit'hat Frashërin e të tjerë «reaksionarë», për të vendosur atje kontrabandë «Baba Çenin» e Enverit e ndonjë anonim tjetër, të cilët nuk i njihte njeri në lagje, kur Burrat e Kombit shpallnin pavarësinë. Arkivi shtetëror i Luftës së dytë Botërore nuk hapet, për të mos dalë në dritë të palarat e historisë së falsifikuar. Një histori e falsifikuar është shumë më e dëmshme se një vakuum historik, mbasi ajo është antihistori, sepse i paraqet martirët (edhe ata komunistë) si tradhtarë dhe tradhtarët si martirë.

Instituti i studimeve arkeologjike nuk financohet më qëllimisht, sepse arkeologjia nxjerr në dritë rrënjët e historisë së lashtë shqiptare, gjë që bie ndesh me synimet e errëta aneksioniste të fqinjëve që sponsorizojnë karrierën e politikanëve (anti)shqiptarë. Afreske mesjetare kishash dhe vepra të tjera të lashta arti po shkatërrohen, apo vidhen, me një plan ogurzi të detajuar mirë, godina historike po shemben qëllimisht. Ministri i sapolarguar i (mavro)Kulturës deklaronte se «nuk i ruajmë dot monumentet me polici», gjë që vërteton katërcipërisht se shteti nuk funksionon as në hallka të rëndësishme të tij. Monumentet nuk mbrohen me polici (përveç atij të Enverit) në asnjë vend, por i mbron funksionimi harmonik i gjithë ingranazheve të rendit publik e shoqëror dhe sundimi i ligjit, që në Shqipëri janë ndryshkur prej kohësh. Historia jonë po nëpërkëmbet nga klane antishqiptare, të cilët janë në ekspansion të plotë në një Shqipëri të drobitur që po i merren këmbët, ndërsa hienat greko-serbe mezi presin momentin e volitshëm t'i vërsulen përsipër për ta shqyer.

Shkrimtari, filozofi dhe burri i shtetit haitian, Zhan Pris Mars, ka shkruar:

«Ne nuk do të kemi fatin të jemi këta që jemi, në qoftë se nuk do ta ruajmë të pacenuar trashëgiminë historike stërgjyshore

Po ne, shqiptarët, a do të vazhdojmë të mbetemi gjatë shqiptarë, me këtë gjumë të rëndë që po bëjmë e me këtë rrjedhë të turbullt që kanë marrë ngjarjet?

4 – BASTARDIMI I ARSIM-KULTURËS

Si pasojë e reformës sterilizuese të arsimit e të kulturës në vitin 1967 (e mbiquajtur ironikisht «revolucionarizim në arsim-kulturë»), shkolla shqipe u bastardua, duke i ngjarë shumë shkollës së partisë «V. I. Lenin». Frutat e atij sterilizimi intelektual janë edhe sot të dukshme në jetën politiko-shoqërore të vendit. Mishërim i rrëqethshëm i atij dështimi intelektual është aktualisht kooperativa e «doktor-profesorëve» të Akademisë së Shkencave, gojëkyçja e përhershme e të cilëve (sikur të ishin anëtarë të «Akademisë së Heshtjes») në katrahurën tronditëse, që po përjeton Shqipëri-rrumpalla e sotme, tregon qartë sesa shtrenjtë e paguan një popull e një vend aneminë intelektuale të të diplomuarve dhe të titullarëve të tij pa taban të vërtetë kulturor. Mjerë kostumet firmato çfarë kërmash të rëndomta mbulojnë, të cilët as skuqen e as zverdhen duke dhënë të parët shembullin e dergjjes në koma, ndërkohë që çdo vlerë e mirëfilltë shqiptare po nëpërkëmbet në mënyrë të pamëshirshme dhe Shqipëria, çdo javë e më shumë, po i afrohet greminës! Atrofizimi i ndjenjave të tyre si njerëz, si shqiptarë, i kombinuar me mediokritetin intelektual, krijon një aliazh fatal me pasojë pandjeshmërinë e plotë ndaj realitetit dramatik shqiptar

«Mediokri është një njeri i ulur në fund të pusit, të cilit i duket se qielli është sa gryka e pusit», ka thënë mendimtari kinez i shekullit IX, Han Yo.

Shumica dërrmuese e intelektualëve të sotëm shqiptarë janë të tillë. Vëreni nivelin e ulët intelektual të (palo)shtypit shqiptar, pavarësisht se cilit klan politik (blu a rozë) i shërbejnë. Shikoni vetëm shterpësinë e mendimit të tyre, vulgaritetin e të shprehurit, cektësinë e analizës, mungesën e etikës. As që mund të bëhet fjalë për personalitet gazetari: janë thjesht kalemxhinj, që nxijnë mekanikisht faqe letrash, në shërbim të atij që i paguan më mirë. Shkolla e sotme shqiptare është degraduar në ekstrem. Analfabetizmi po përparon me hap të shpejtë, kryesisht në fshatra. Shkollat e larta më shumë tregtojnë diploma, sesa përgatisin studentë. Këta do të jenë brezi i ardhshëm i intelektualëve, që do të marrin në dorë fatet e dyshimtë të Shqipërisë së agresuar nga jashtë e të minuar nga brenda. A do të jenë në gjendje ata, me përgatitjen e tyre të sipërfaqshme intelektuale e profesionale, që të zgjidhin barrën e madhe të problemeve të trashëguara nga e sotmja e sabotuar? A do ta kryejnë dot një detyrë kaq të vështirë “intelektualët” e pakulturuar e me ndjenjën tejet të dobësuar të shqiptarizmës, që vazhdon të nxjerrë shkolla shqiptare?

«Një vend nuk vdes kur është i pushtuar; por po vdiq kultura e tij, atëherë ai vdes vërtet», ka shkruar shkrimtari libanez Aleksandër Najjar ( i lauruar në Francë me Urdhërin e Artit dhe të Letrave).

Kultura jonë dergjet në agoni.

Katër kolonat, mbi të cilat qëndron dhe zhvillohet një komb e një popull, janë pikërisht ato të katra që analizuam përmbledhtas më lart. Për çdo popull e komb normal, do të mjaftonte dobësimi i vetëm njërës prej këtyre kolonave që të binin kambanat e alarmit për të gjithë. Ndërsa ne, shqiptarët, as që duam t'ia dimë se po kërcasin të katër këto kolona, që një ditë në të ardhmen edhe mund të thyhen... Atyre që mund t'iu duket e pabesueshme kjo, u rekomandoj të mbyllin për një çast sytë dhe të imagjinojnë sesa do të habiteshin të parët tanë, sikur të çoheshin nga varri dhe të shikonin që më shumë se 3/5 e territoreve, ku ata kanë jetuar dikur, nuk janë më shqiptare. Pastaj t'i hapin sytë dhe të lexojnë sesi grekët po përpiqen aktualisht ta legalizojnë në OKB (me ndihmën e tërthortë të qeverisë (anti)shqiptare) pjesën ish-shqiptare të detit Jon dhe se me sa papërgjegjshmëri deklaron Hashim Thaçi «marrëveshja me Serbinë qe realiste, por jo ideale», ndërkohë që edhe bufi e kupton se Veriu i Kosovës u serbizua përjetësisht: këtë realitet shumë të hidhur për gjithë shqiptarët tani nuk do ta mbrojë vetëm Serbia, por edhe BE që e ndërmjetësoi atë marrëveshje të kobshme për ne.
Kufijte pa fund, mungesa e lirise etj etj..
 

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,173
Pikët
113
Komunistet jugosllave o @Mano !!Ata qe do ti :LOL: :p Apo jo @magnus -qesh-
E pra shiko sa e thejshte eshte e verteta!

Keta kerrma qe na mbyllen nje popull te tere hermetikisht nga bota per gati nje gjysem shekulli dhe pasardhesit e tyre qe moren stafeten me dore ne '91.

Pikerisht ata jane rreziku. Le ta quajne veten cfar te duan nuk ndryshon fakti qe ata jane qene dhe vazhdojne te jen shkaterruesit tane!
 

ciarli

Super Anëtar
Anëtar
Apr 25, 2018
Postime
618
Pikët
43
...perkundrazi shqiperia eshte po ne ato ujera politike qe ka qene dhe me perpara.
bagetite shqiptare apo populli gjithnje nuk kane patur ndonje status dhe maltrajtoheshin nga te huajt ndersa mafja shqiptare, nje term modern i nacionalizmes apo patriotizmes, lulezon nen hijen e kalendave romake njesoj si dikur.
 
Top