Kujtimet kanë qenë të bukura, por marredhënia mësues nxënës ka qenë skandaloze. Shumica thonë "figura e arsimtarit nderohej asokohe, ndërsa sot jo". Nuk nderohej nga respekti, por nga frika! Nxënësit kishin frikë sepse ushtrohej një dhunë që gati-gati ishte çnjerezore ndonjëhere. Mbaj mend një nga mësuesit në 8 vjeçare aq shumë e ka goditur një nga djemtë saqë filloi ti dilte gjak nga hundët. Mu duk aq denigrues si veprim sa sdi çtë them. Nuk aplikohej asnjë metodë përpos dhunës mbi fëmijët problematikë. Shihej si zgjidhja për çdo problem. Ndër arsyet që një pjesë sot janë bërë të pa sukseshëm, të padobishëm për veten, madje disa janë bërë kontigjent kriminal. Bashkë me dhunën u vrisnin dhe vetëbesimin që fëmijë.
Pastaj në gjimnaz shumë më ndryshe. Nuk mbaj mend asnjë rast dhune. E vetmja dhunë ishte ajo midis djemve që lanin hesapet jashtë në pushim, lol.
Kam qenë gjithmonë mbi mesataren me nota, pra 9 e diçka gjithmonë. Por mësoja për vete, nuk më pëlqente konkurenca. Shoqet që mësonin më shumë i respektoja dhe vlerësoja. Madje njëra prej tyre doli maturantja më e mirë e vitit. Mbresa më ka lënë profesori i letërsisë i cili mundohej me çdo kusht të na intimidonte. Na e zhvillonte lëndën si matematike, fikse. Nuk na linte të shpreheshim lirshëm, madje nëse i hiqje një presje nga shënimet që jepte, të detyronte ta hapje dhe t'ia lexoje ashtu siç i kishte dhënë. Le që skishte gramin e mëshirës me detyrat. Iku shyqyr në vit të fundit, erdhi një zyshë e ëmbël.
Ishte edhe profja i fizikës, serioz, i sertë dhe shumë ironik. Më pëlqente shumë kur flisnte me ironi.
Ndërsa njëra nga zyshat irritohej dhe acarohej shumë nga çunat. Sa hynte ngrinte vetullat dhe i ulte veç kur dilte, lool. Zap çunat gjithë orës me atë. Një rast ikën të gjithë, dolën për bilardo më duket, edhe hyn kjo, me nerva, sa e pa që nuk ishin ia plasi " uaa, nuk janë mii, le të ikin aman, le të mos vijnë hiç, o sa mirë". U kënaqëm atë ditë me zyshën, vetëm buzëqeshte, sikur ishte një person ndryshe, lool.
Ndërsa kujdestare kemi pasur zyshën e biologjisë. Kur shpjegonte Aparatin e Riprodhimit, tek mësimet mbi organet gjenitale i nxirrte djemtë jashtë, gjoja iu jepte ndonjë punë për të berë, pastaj iu thoshte lexoni vetë mësimin në shpi. Ça loti ka qenë, lol. Veç tek hormonet i mbante në klasë.
Ndërsa orët e historisë ishin orët e gjumit. Perdet e klasës i kishim ngjyrë akuamarinë, të kaltra. Edhe bëhej si dhomë gjumi fiks kur binte dielli. Ulesha gjithmonë në bankë të parë që të përqëndrohesha, po ndërkohë shumicën e rasteve kërciste muhabeti me ndonjë.
Ka qenë një kohë, mix, përzierje e shumë ndjesive.