• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Missouri ekzekuton një burrë për vrasje të tre personave më 1994

Fshatari

Jam me Kosovën por s'jam kundër Amerikës !
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
11,124
Pikët
113
Ernest Johnson nga Missouri, është ekzekutuar për kryerje të vrasjeve, pavarësisht thirrjeve për falje nga avokatët që kanë thënë se ai ka paaftësi intelektuale.
Johnsonit i është injektuar substancë vdekjeprurëse, pasi Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara ka refuzuar të shtyjë procesin.
Kërkesa e 61-vjeçarit për mëshirë ka fituar mbështetje nga Papa Françesku dhe dy anëtarë të Kongresit.
Ai ka vrarë tre punëtorë në një dyqan derisa ka qenë duke kryer një vjedhje më 1994.

Avokatët e tij kanë thënë se ai nuk duhet të ndëshkohet me vdekje, pasi shumë teste për nivele të inteligjencës kanë treguar se ai ka kapacitet mendor të një fëmije dhe ende lexon në nivel të klasës së tretë.

Johnson, burrë me ngjyrë, ka lindur me një sindromë të alkoolit në fetus, pasi nëna e tij ka pirë shumë alkool gjatë kohës sa ka qenë shtatzënë.
Në një deklaratë të shkruar para vdekjes, Johnson ka kërkuar falje për krimet e kryera dhe ka falënderuar familjen, miqtë dhe avokatin për mbështetjen e ofruar.
Sipas Qendrës së Informacionit për Dënime me Vdekje, Johson është i burgosuri i parë që është ndëshkuar me vdekje prej muajit maj të vitit 2020 në Missouri dhe i shtati në gjithë Shtetet e Bashkuara këtë vit. \Rel
______________________
 

Pjer Thomas

V.I.P
Anëtar
Dec 18, 2014
Postime
5,728
Pikët
113
fshataro, te lutna shum, mo na sill çmenurina amerikone, se jena ngop me t'çmenmit tane ktu te pertej antllatikut,
po ta perkthej ne shqipen zyrtare, nese nuk e kupton rreshtin siper ,
fshataro, te lutem shume, mos na sill çmendurira amerikane, se jemi ngopur me te çmendurit tane ketu te pertej antllatikut,
 
Top